Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare

Shko poshtë 
4 posters
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare   Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare EmptySat Sep 01, 2007 4:50 am

Në këtë temë të nderuar forumist mund të postoni reportazhe apo intervista për bukurit natyrore të trevave shqiptare, është një mënyrë shumë e mirë që të mësojm bashkarisht sa më shumë mbi Alpet Shqiptare, Detin Shqiptar, Lumejt dhe për të gjitha bukurit që posedon Atdheu jonë.

Çorovoda, bukuri e vrarë mes malesh dhe hallesh




Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare CorovodaAjo është vendosur midis dy lumenjve. Rrallë ndodh që dy lumenjtë, pasi kanë ecur me kilometra të tërë të vetmuar mes malesh të lartë, të bashkohen në fund të këmbëve të Çorovodës dhe të dy “miqtë” e vjetër nisin rrugën e përbashkët drejt detit, duke lënë pas Çorovodën e maleve, por edhe të halleve, ndërsa valët e Osumit thurin këngën “O ju malet me dëborë, pse s’qani hallet e mia”. Në të dy anët varen rrëpira valë-valë, ndërsa shkëmbinjtë e thepisur lotojnë ujë.[url=][/url] Degët e lisave, ngarkuar me hardhi, përbëjnë dekorin e saj, ndërsa rrapet shekullore me ujin e ftohtë të Varishtit dhe të Guhakut i freskojnë njerëzit e këtij qyteti për të harruar të nxehtin e këtij qershori. Përpara qytetit qëndron kalaja, një mrekulli e vërtetë, një monument i pashpallur i natyrës së Skraparit. Malet e kodrat zbresin butë-butë drejt Çorovodës së qetë. Një fotograf i huaj u magjeps nga kanionet, “vodhi” pamjet etyre dhe i reklamoi diku gjetkë. Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare Corovoda-osumiDuke shkruar këto radhë më vijnë ndërmend një poezi e Dritëroit të madh ku thotë se shpesh kalojmë pranë bukurisë si udhëtarë, pa e vënë re se na buzëqesh madhështia.
Dikur Çorovoda ishte një vend i preferuar. Sëra e lartë e qytetarisë vinte këtu për të thithur ajrin e pastër të maleve apo për të pirë një gotë ujë të ftohtë që të shton oreksin. Pa përmendur këtu rakinë dhe rehaninë, pije karakteristike skraparase. Por gjithë historia e saj duket se ka vlera deri në vitin 1990.
Heshtje që flet
Çorovoda, duke freskuar këmbët në ujërat e Osumit dhe duke mbështetur kokën në supin e maleve, duket se ka rënë në gjendje kome. Dikur qyteti i punës dhe i krenarisë, sot hesht. Është një heshtje e dhimbshme që e thyejnë vetëm thashethemet e kafeneve, kafeja dhe gota e rakisë janë e vetmja mënyrë për të ngrysur ditët. Kur Çorovoda kishte 10 mijë banorë, në zyrën e punës nuk regjistrohej as dhe një i papunë, ndërsa sot që s’kanë mbetur pesë mijë banorë, numërohen tre mijë të papunë, dhe ky numër shtohet përditë si rezultat i reformave që po kryhen, si në arsim, polici e gjetkë.
Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare Corovoda-osumi2Në zyrën e përkrahjes sociale me keqardhje na thonë se janë 450 familje që trajtohen me përkrahje, të cilët marrin 60 për qind të asaj shume që i takon një familje me 6 frymë. Në vend që të marrin 46 mijë lekë të vjetra, marrin vetëm 27 mijë lekë të vjetra. Kjo është një tallje për ata njerëz që të kanë votuar. Ish-ndërmarrjet kanë mbetur si relikte muzeale, kurse disa firma, nëse do t’i quajmë të tilla, 6-mujori i këtij viti u mbyll, dhe ato s’duken që të kenë bërë një lopatë llaç gjëkundi. Çorovodasit, tashmë të gënjyer nga të dy krahët e politikës, s’kanë ku e qajnë hallin dhe kanë filluar të flasin me veten. Të vjen keq për këta njerëz që janë tretur një jetë të tërë si hekurishtet e makinave në themelet, dikur të ngritura me gjakun dhe djersën e tyre. Për këta njerëz, që thithin “helmin e kohës”, ëndrra për pak jetë më të mirë mbetet vetëm një vegim. Demokracia për ta është ëndërr, kurse braktisja dhe absurditeti mbeten çështje të ditës në bisedat e tyre. Është krijuar një mozaik i trishtuar dhe tepër i dhimbshëm! Dhe askush këtu nuk guxon t’i zgjojnë njerëzit e t’u prishin gjumin e tejzgjatur. Ndërsa demokratët, që kanë pushtetin, bëjnë gjumin letargjik. Përshëndesim disa herë në ditë njerëzit e këtij qyteti, herë-herë ata kalonin pa vëmendje, dhe kjo ka një shpjegim: Të tërë pa punë, dhe i papuni i këtij qyteti shëtit si te Migjeni. “Ndalet para një lokali…Mendohet…Nuk guxon…” dhe ky është pjesëtar i armatës së tre mijë të papunëve që bën “homazhe” dyqaneve plot e përplot. Ndërsa shitësi Agim Tusha të tregon listën e veresies. Dhe në dyert e dyqaneve, njësive tregtare ata hyjnë e dalin kokë ulur, pse jo, në të shumtën e rasteve dhe të përlotur. Më tej Migjenin e gjen dhe në sytë e fëmijëve, që në këtë vapë s’provojnë dot një akullore, kurse fëmijët e ministrave apo deputetëve janë me varëse floriri, me celularë dhe makina luksoze.
Bravo Yzedin Naços, po ringre fabrikën e rrushit, funksionimi i kësaj fabrike pritet të punësojë disa njerëz. Skraparlliut i hanë duart për punë. Ai nuk pranon lëmoshë, dhe Çorovoda mbetet e pastër nga dinjiteti. Askush nuk “lyp”.
Historia e njërit nga ata…
Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare Corovoda1 Të mbledhur në sheshin kryesor përpara bashkisë, qytetarë të papunë vazhdimisht vërshojnë nga ajo derë, në pritje të ndonjë sinjali pozitiv. Ata flasin me zë të lartë njëri me tjetrin pa radhë, kush e kush të tregojë hallet, mungesën e shumta në shtëpi, luftën e përditshme për mbijetesën. Ka shumë lodhje në fytyrat e tyre, por ka dhe shumë vendosmëri për të shprehur atë që ndiejnë. Dikush vë në përgjegjësi qeverinë për katastrofën ekonomike dhe për fondet ende të palëvruara. Ndërsa Virgjili e ndërton historinë e tij në bejte, aq sa ne s’arrijmë të dallonim dot të vërtetat e sajimeve. “I ka të gjitha të vërteta”, na thotë një burrë i vjetër. “Këta, thotë Virgjili të kërkojnë votën, që të bëjnë gropën, të lënë të varfër kastile, që ta marrin lehtë votën. Se fukaranë e thyen kollaj”.
Ironia që përdor e bën dhe më të dhimbshëm portretin e Virgjilit, që edhe pse s’është shumë i vjetër, hallet dhe fukarallëku e kanë çuar për fund. Kur e pyet për ndonjë gjë, ai thur vargje dhe qesh me fatin e tij. “Unë,-thotë ai, kam trup e këtë xhup, kam një grua dhe fëmijët, i papunë familjarisht qysh në vitin 1992. Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare Osumi-corovodaAi tregon se s’ka mundur të operojë djalin, pasi i humbi shikimin nga të dy sytë. Dhe mjeku rus, që e mori përsipër operimin e tij këtu, në Tiranë, kërkoi një vlerë prej pesë milionë lekësh të vjetra. Nuk ishin shumë për hallin që kishte, por ai s’kishte as edhe një kacidhe. Por ka njerëz humanë, shërbesat e djalit ia bënë të tjerët. Dhe ai u është mirënjohës. “Për mua, të rrojë Nesim Spahiu, thotë Vigjili, me një krenari të vrarë të dukshme në fytyrë. Mos më shikoni ashtu, shton ai, nuk jam më burrë, më çburrëroi shteti, ai më ka marrë edhe fytyrën. S’është kjo çehreja që ka pasur Virgjil Koprëncka”.
Fukarallëku duket se është ulur këmbëkryq në Çorovodën e bukur dhe të freskët, fshehur pas maleve të larta, aq pas, sa politika nuk e sheh dot, ose e sheh, por bën sikur s’e sheh këtë perlë mes malesh dhe hallesh.
Sefedin Met’hoxha
Tirana Observer


Edituar për herë të fundit nga në Wed Jan 09, 2008 5:38 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Anna
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
avatar


Numri i postimeve : 2694
Vendi : Zurich
Registration date : 26/08/2007

Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare   Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare EmptyTue Sep 04, 2007 1:02 pm

Bukurit e rralla qe Qorovoda por keto bukuri duhet ti shijoj dikush duhet te ket nji ligj qe i shpall park nacional qe mos te demtohen por te pasurohen kjo eshte nji pasuri qe ka natyra shqiptare ne shum mjedise edhe Qorovodes ja tha ket bukuri nuk e ashkaloj natyra por eshte faktori njeri qe nga hallet qe i ka nuk din as bukurit e natyres ti shijoj dhe kohen ta kaloj ne to dhe faktori ndeshkues dhe dhunues i ketyre bukurive eshte qeverija aktuale qe kemi qe ne keto bukuri nuk ven ivestimet e duhura te mbesin te paprekura vetem te shujura .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum


Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare   Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare EmptyWed Sep 12, 2007 12:47 am

fla Shume vende perendimore po ta kishin nje bukuri te till dhe te rrall natyrore do e shfrytzonin maksimalisht,dhe nga kjo bukuri e rrall natyrore kishin me perfitu shum sidomos nga turizmi qe do zhvillohej ne ket pjes te len pas dore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
Guest
Vizitor
avatar



Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare   Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare EmptyWed Sep 26, 2007 11:02 pm

Mua dhe sejcilit i pelqen,
por emrin si e paska edhe
ne harte"corovode" po me
tingellon shkenisht
dhe sahora thojne shkiet
se qaty e kan naj djep te vetin!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare   Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare EmptyWed Jan 09, 2008 5:49 am


2007-09-27


Thethi nje vend takimi me Zotin...


THETH- Kemi udhëtuar 9 orë për të arritur deri këtu, ku mendimet fillojnë e kondensohen, shndërrohen në mjegull dhe fluturojnë tatëpjetë prej majave në humnerë, duke u ndalur herë këtu e herë atje nëpër ahishte apo duke u ardhur vërdallë shkrepave me forma të mbinatyrshme. Arrijmë të shqiptojmë vetëm “uau” mahnitjeje dhe ndër të rrallë, shkëmbejmë ndonjë fjalë, ndërsa ngjeshim hundën në xhamin e ftohtë të mikrobusit që ngjitet me vështirësi të përpjetës në Qafën e Thores, 1800 metra mbi det e bëhet gati për të zbritur teposhtë, ku hapen luginat e zbukuruaranga gjethe të arta vjeshte e avuj gri, pas të cilave fshihet Thethi.

Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare 1429967390_8a6dcb896b

Ai qe lexuat per Thethin ishte reportazh i nje viti me pare...besoj nuk behem i bezdishem tju kerkoj t'i hidhni nje sy te riut (24 shtator 2007), per kedo qe ka ndermend te shkoje ne fund keni te dhenat te nevojshme... Nese ju duken te ngjashem reportazhet, kaloni direkt ne fund :)

THETH- Kemi udhëtuar 9 orë për të arritur deri këtu, ku mendimet fillojnë e kondensohen, shndërrohen në mjegull dhe fluturojnë tatëpjetë prej majave në humnerë, duke u ndalur herë këtu e herë atje nëpër ahishte apo duke u ardhur vërdallë shkrepave me forma të mbinatyrshme. Arrijmë të shqiptojmë vetëm “uau” mahnitjeje dhe ndër të rrallë, shkëmbejmë ndonjë fjalë, ndërsa ngjeshim hundën në xhamin e ftohtë të mikrobusit që ngjitet me vështirësi të përpjetës në Qafën e Thores, 1800 metra mbi det e bëhet gati për të zbritur teposhtë, ku hapen luginat e zbukuruaranga gjethe të arta vjeshte e avuj gri, pas të cilave fshihet Thethi. Këtu fryma të meket dhe 8 pasagjerët e furgonit që mezi merr kthesat e ngushta duke u hedhur përpjetë pas çdo guri, lëshojnë në të rrallë psherëtima dhe përsërisin mrekulli, aq herë sa u shkrep në kokë. Nuk ka tabela informuese, por nëse do të kishte, duhej të shkruanin: “Mirëserdhët në Theth, një vend takimi me Zotin”...

Rruga

“Nuk mendoj se Gjermani ka vende kaq të bukura”,- thotë Arjana një studente nga Eseni, e cila ndodhet për vizitë tek mikja e saj në Tiranë, Lira. Të dyja rrugëtojnë me ne, në udhëtimin që organizon Ambasada Gjermane, GTZ (Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Teknik) dhe KFË (Banka Gjermane për Zhvillim). Ne vetëm ia pohojmë fjalinë mysafires, edhe po të ketë vende kaq të bukura dikund tjetër, kjo nuk ka fortrëndësi kur je duke parë nga dritarja dhe ndodhesh buzë një humnere të mbuluar me mjegull, kur zemra ca prej oksigjenit më të rrallë e ca prej një lloj frike fluturimi, edhe pse ndodhesh në tokë, fillon të rrahë çuditshëm. Ora është 18.00 e pasdites së 20 shtatorit, që përkon me ditën e parë të udhëtimit tonë 3 ditor. Në makinën që tani zbret më lehtë drejt Thethit, jemi të gjithë të lodhur. Në Tiranë u nisëm rreth orës 9.00 të mëngjesit dhe duke mos llogaritur aty tek 4 orë ndalesa e rrugën deri nëShkodër, i bie të kemi afërsisht 5 orë udhëtim dhe në pjesën më të madhe, në një rrugë ku makina kërcen pupthi mbi gurë, duke i shkaktuar gunga në kokë Lirës, studentes shqiptare të ekonomisë në Gjermani, e cila thotë se ndodhet këtu për të fituar eksperiencë në projektet e GTZ-së. Në automjetin, i cili nuk duket shumë i përshtatshëm për këtë rrugë, jemi dhe 6 të tjerë bashkë me shoferin që është mjaft i mërzitur me kthesat e rrezikshme dhe gurët që i ngatërrohen në rrota...

Edhe 30 minuta...

E ndërsa dielli ka perënduar e poshtë në luginë ka filluar të erret, Arjana do me doemos të dijë se kur do të mbërrijmë. “Edhe 30 minuta”,- i themi dhe duke parë prej së larti fundin e gropës që ka filluar të humbasë në hijet e natës, ndërsa i afrohemi gjithmonë e më shumë dhe ne na duket mjaftueshëm. Por kur i kemi kaluar të 30-tat, e kuptojmë që kthesat na kanë mashtruar paq, ndërsa një gur që futet si për inat në mes të dy gomave, duke na detyruar të ndalojmë edhe për nja 15 minuta të tjera, e bën krejt të pavlefshme kohë-matjen. Arjana qesh me parashikimin tonë, por fundja ne nuk jemi gjermanë që të jemi kaq të përpiktë për punë oraresh, e për më shumë as ne nuk kishim si i shpëtonim magjepsjes prej mrekullisë, që na qëndron përbri dhe nuk pyet për orët, vitet, shekujt që i kanë kaluar përmbi, pa i ndryshuar asgjë. Makina niset sërish dhe më në fund jemi në Theth. Gjithçka prehet në errësirë dhe e vetmja gjë që shihet janë majat e bardha të Alpeve që duket sikur digjen të ndriçuara prej një çerek hëne.
Të tjerët, bashkë me ambasadorin e ri të Gjermanisë në Tiranë, Bernd Borchardt dhe bashkëshorten e tij, kanë mbërritur më parë falë fuoristradave apo furgonëve më të vegjël, të cilët janë më të këshillueshëm e më të përshtatshëm, nëse ju duhet të ndërmerrni udhëtim në rrugën e pashtruar drejt Thethit. Organizatorja na tregon se jemi caktuar të bujtim tek Mëhill Çarku, një nga 7 shtëpitë e Thethit që me ndihmën e GTZ është përshtatur për të pritur turistë dhe ne na duhet të kthehemi pas nja 2 kilometra deri në hyrje të fshatit, aty ku një tabelë e vënë së fundmi shkruan emrin e të zotit të shtëpisë. Një grua rreth të 70-tave na pret duke na përkëdhelur e duke na sajdisur me fjalë të ëmbla, që i shkojnë për shtat një gjysheje nga Thethi, ndërsa na rregullon një vend afër dhomës me oxhak. Nga dhoma tjetër, një grup të huajsh të shtruar për të ngrënë darkë na përshëndet me një “Hello”, ndërsa në tavolinën tonë janë shtruar menjëherë gotat e rakisë...

Hollandezë e gjermanë


Turistët e parë që takuam në Theth, po të heqim këtu veten tonë, janë një grup i përzier rastësisht mes hollandezësh dhe gjermanësh, një britaniku dhe udhërrëfyesit të tyre shqiptar. Ata si edhe ne kanë një vend në shtëpinë e Mëhillit, ku siç na tregon i zoti i shtëpisë, qëndrojnë prej tre ditësh dhe do të nisen të nesërmen një pjesë për marshim në Alpe dhe të tjerët drejt Shkodrës. “Tre gjermanët i kam miq. Është hera e tretë që vijnë, kurse të tjerët tani kanë ardhur”,- thotë Mëhilli, duke bërë me kokë nga dhoma tjetër. Ata janë ulur rreth në një tavolinë të madhe ngrënieje, ku veç llampës që mezi bën dritë janë vënë të digjen edhe qirinj. Në një dhomë krejt si për turistë, të zbukuruar me një radio të vjetër “Iliria” dhe ornamente të punuara me dorë. “Shqiptarët janë të mrekullueshëm dhe shumë miqësorë”, -përsërisin si me urdhër njëri pas tjetrit, kur i pyesim sesi ndjehen këtu, ndërsa qeshin me batutat mbi gjyqtarin e ndeshjes Shqipëri-Hollandë dhe shtrëngojnë fort gotat e rakisë së kumbullës.
Këtu u njohëm me Lis, një holandeze që e ndikuar edhe nga rakia, qesh sa për gjithë grupin, ndërsa lëshon herë pas here batuta dhe mburr natyrën shqiptare; dy miqtë e saj nga vendi i tulipanëve dhe ata po aq të qeshur, britanikun Morrou, një 70 vjeçar të heshtur, i cili ishte aksidentuar duke ecur në Alpe dhe flet vetëm për të thënë. “Shqiptarët të ndihmojnë sa herë që ke nevojë apo ndjehesh keq, madje edhe pa e kërkuar, përndryshe nga njerëzit në Ukrahinë apo gjetkë në lindje”,-thotë ai, ndërsa buzëqesh lehtë kur të tjerët bëjnë shaka me apartin fotografik që i është dëmtuar gjatë rrëzimit. Gjithashtu takuam zotin Musonic, një profesor gjerman të dashuruar me Alpet shqiptare dhe Thethin, i cili thotë se ishte nismëtar i një bashkëpunimi me Universitetin e Shkodrës për të përmirësuar turizmin e këtyre anëve dhe që së bashku me dy miq vinte këtu për herë të tretë. I ulur në krye të tavolinës, Musonic, apo kështu ia kuptuam ne emrin, duket se është mjaft i kënaqur me atë që gjen në Shqipëri dhe në shtëpinë e Mëhillit, ku ka ardhur për herë të parë në mes të viteve 90’.


Udhërrëfyesi

E ndërsa hollandezët, që nga pamja duken mbi të 50-at janë dendur me raki dhe kanë shkuar të flenë, Klajdi Kruja, udhërrëfyes i “AutdoorAlbania” gjen kohë për të folur shqip, pasi kishte kaluar orë të tëra në male duke shoqëruar turistët. “Pjesa më e madhe thuajse ikin duke qarë prej këtej”, -na thotë Klajdi, kur e pyesim nëse ata që shoqëron prej 3 vjetësh mbeten të kënaqur. Dhe kur ne lëshojmë një “vërtet?!” dyshuese shton: “ne jemi një vend i vogël me një dendësi të madhe bukurish natyrore dhe njerëz miqësorë që ata nuk i gjejnë në vendet e tyre... Sa herë ndahem në aeroport, i lë të përmalluar”. Por Klajdi vetë nuk është aq i kënaqur nga vendi i tij. “Shkruani noj gjo për plehrat mor amon”,-thotë duke theksuar fjalët në dialekt, ndërsa na tregon se zihet ngushtë sa herë ata që ai shoqëron, e pyesin për mbeturinat e hedhura andej këndej në rrugë gjithmonë në vende të papërshtatshme. Klajdi thotë se është e çuditshme se si për hedhjen e plehrave vend e pavend thuajse nuk flitet fare dhe askush nuk mendon për fshehjen e tyre. Ndërsa bisedat ndanë oxhakut shterojnë dhe ne shkojmë për të fjetur, Klajdi na lë porosi të mos harrojmë të shkruajmë dhe për plehrat, që ai të mos jetë i detyruar t’ua shpjegojë sërish këtë situatë të huajve.


Një shkollë e re për Franin

Këtu është e vështirë të flesh dhe të mbetesh pa parë. Për këtë arsye duket se të gjithë janë në këmbë që herët në mëngjes, kur dielli përkëdhel duke përshkuar tej gjethet e drurëve dhe duke krijuar dritëhije mahnitëse. Programi thotë që duhet të mblidhemi tek shkolla, rikonstruksioni i të cilës i financuar nga ambasada gjermane, do të inaugurohet në praninë edhe të zëvendësministres së Turizmit, Suzana Turku dhe këshilltarit të Kryeministrit për Arsimin, Myqerem Tafaj. Nga ora 10.00 e paradites, të gjithë janë aty, duke përfshirë edhe të sapoardhur nga Tirana dhe një grup të rinjsh vullnetarë, të cilët me ndihmën e GTZ dhe GEF (Projekti i grandeve të vogla) po punonin për shenjimin e shtigjeve malore, për të ndihmuar në këtë mënyrë turistët. Inagurimi zgjat ca,pasi duhet të flasin të ardhurit nga qeveria, që kanë përsëritur të njëjtat premtime për përkrahje dhe turizëm që zhvillohet me hapa të mëdhej, që i dëgjojmë gjithmonë nga Tirana, por që nuk dinë të thonë se pse qeveria, madje asnjë qeveri nuk ka qenë e pranishme deri tani në Theth, qoftë edhe për të sistemuar plehrat.
Në fund, ambasadori gjerman premton sërish mbështetje, ndërsa hapen dyert dy-kanatëshe të shkollës me dy klasa kolektive, ku mësojnë 20 nxënës. Banka të reja, një kompjuter, dritare më të mira dhe një turrë me materiale mësimore, dhuratë nga stafi i ambasadës gjermane, të cilat e bëjnë të qeshë me sy dhe me gojë Françesko Harushën, nxënës në klasën e dytë, ndërsa përpiqet të hapë një kuti me lapsa me ngjyra dhe njëkohësisht t’i përgjigjet mikrofonave që i janë vënë përpara dhe e pyesin se çfarë dëshiron të bëjë. “Do rri në Theth, do merrem me turizëm”,- thotë ai, duke u përkëdhelur. Ndërsa ne dalim jashtë, kësaj radhe të gatitur për marshimin dhe një takim me Zotin...


Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare 1429966958_863ada8688

Ndiqni shenjat

Nuk mund të numërosh sa jemi, pasi me t’u dhënë shenja e nisjes, të gjithë shpërndahen duke u bërë thuajse të padukshëm. Ku po shkojmë dhe ku do shkojmë, e dinë vetëm udhërrëfyesit që heqin rrugën, përmes lëndinave që të ngjallin dëshirën për të vrapuar, para kullave gjysmë të rrënura nga pesha e historisë e viteve, e mes- përmes asaj çka Zoti e fali, e ne njerëzit nuk mund veç të mos e duam. Bashkohemi me të rinjtë, ata që ecin herë duke rendur në mes të barit dhe herë duke u kthyer pas, e marrë poza për aparate që shkrepen njëri pas tjetrit, ndërsa shenjojnë me gisht maja malesh. Ai që di më shumë duket se është Niku, një djalë nga Dibra i pajisur me kovat me bojë me të cilat do të vërë shenjat në shkrepa dhe këmbët më të shpejta të grupit të vullnetarëve, që bashkë me të kanë numëruar shtigjet e maleve mbi Theth. Me Nikun është Elna, Shpresa, Endriti, Sorini dhe Koli, vendaliu që bën gjithmonë shaka. Të gjithë rreth të 20-ave e të dashuruar me natyrën, aq sa për zbavitje na thonë që bëjnë kollotumba në lëndinat me bar dhe kur ndodh të çmenden fare edhe të lahen në ujvarën me ujë brisk të ftohtë, para së cilësgjuetia e manaferrave që na zë të gjithëve, duket gjë e vogël. E ndërsa ecim, na vjen keq që nuk kemi të tjerë sy për të parë dhe mbrapa, të kemi një tjetër gojë dhe të dimë edhe nja 5 gjuhë, për t’u thënë të gjithëve sa bukur duket Radohima që ka vënë për rreth një si shall mjegulle. “E mrekullueshme”, -thotë në gjermanisht Arjana, ndërsa ngjitemi e zbresim në kodrina, apo hyjmë e dalim nga kulla, frengjitë e të cilave të nxisin për të shtënë. “Është vërtet shumë bukur dhe rakia është shumë e mirë”, -vazhdon ajo, ndërsa i kënaqet fotos me një të moshuar që na pret në pragun e kullës dhe na qeras me gota të mëdha rakie. Gurët me forma të çuditshme në lumenj të tharë prej shterpësisë së qiellit, shtigje dhish në të cilat rropatemi, parcela me misër që i bashkohen koloritit të pakrahasueshëm, një kishë e rikostruktuar nga djemtë e Thethit në Amerikë dhe gjurma të kuqe dhe të bardha që shënojnë malin dhe duket sikur thonë: “vazhdo, vazhdo”, deri në pafundësi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare   Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare EmptyWed Jan 09, 2008 6:04 am

Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare 1429966618_917e5338ea

Ditëlindje në Theth

Por pafundësia nuk është aq larg. Ajo mbaron tek ujvara me ujë kristal dhe stërkala që krijojnë ylberë. Del nga shkëmbi dhe përplaset fuqishëm po në shkëmb, vrapon për t’u fshehur tëposhtë gurëve të zallit e zabelit me shkozë e ferra. Pasi kemi ngrënë biskota dhe reçel fiku, që dikush është kujtuar të marrë me vete, zbresim poshtë për nga kanioni, në një tatëpjetë që të bën të rendësh, për t’u ndalur vetëm para rrënojave të një qyteti 2800 vjeçar, të zbuluar nga një arkeolog amerikan, ku mund të kënaqemi me ç’ka kanë bërë paraardhësit e që për t’ia marrë shijen, e bashkojmë me lahutën që na shoqëron gjatë drekës të shtruar në lëndinë, pasi jemi kthyer tashmë në Theth. Këtu, Arjana thotë se është vegjetariane e thuajse mbetet pa ngrënë, ngase treçereku i pjatës përbëhet nga mishi i pjekur. Sidoqoftë, ajo mund të kënaqet me rakinë dhe dollitë, ndërsa në tavolinën ku ndodhen edhe të tjerë të huaj, gjermanishtja përzihet me frengjishten, kjo me italishten e ndonjëherë anglishtja u merr pjesë të gjithave, ndërsa nga sytë që qeshin, kupton se merremi vesh, ndodhemi tamam ku duam të jemi, aty ku Babeli humbet kuptimin. Pasditja kalon me një shëtitje në Ndërlysë, ndërsa nata për ata që kanë ende këmbë dhe ia kanë ngenë argëtimit, vazhdon me këngë dhe leksione kërcimi, apo me një tortë të sajuar për ditëlindjen e Nikut, ku në vend të kremit për të shkruar urimin, janë përdorur arra të çara dhe qirinjtë e vegjël janë zëvendësuar nga një i zakonshëm, por mjaftueshëm për të kënduar “shumë urime për ty”, rrëkëllyer raki, mësuar salsa dhe qeshur me stonaturat dhe tra la la -të pas vargjeve të harruara, treguar pafund histori,deri sa gjunjët fillojnë e këputen, sytë mbyllen vetiu dhe drutë në oxhak janë djegur....Ne që për të fjetur na duhej të shkonim ca më larg se vendi i festës, sigurisht që qemë ndër fatlumët. Ca qindra metra nga Tërthorja, ku ende dëgjoheshin zhurma feste, deri te Mëhilli, ku ndodhej shtrati, mund të shijonim natën, të kërkonim me sy Arushën e Madhe, të ngjetheshim pas zhurmës së ketrave në degë të arrave dhe të ndjenim ajrin që na vërshonte ndër mushkëri me 1 mijë aroma, ndërsa ngrinim kokën për të parë majat e Alpeve që megjithë errësirën, dukeshin të bardha, si të mësuara me dëborën që këtë vit u mungonte kësulave të tyre. Nëse jeni këtu, mos u nxitoni të flini. Kohë për gjumë ka plot në Tiranën e zhurmshme, ku ju duhet të ktheheni. Në Theth hapni sytë katër dhe shijojeni deri në fund se si zhurmon përroi që rend tëposhtë luginës, heshtni dhe ndjeni si pëshpërisin ahishtat dhe arrat, që kur të ktheheni, të keni mundësi të tregoni se çfarë shijuat në takimin me Zotin...

Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare 1429966774_dee19bfe79


Ku të shkosh në Theth...

Pak familje kanë mbetur në Theth, por që të gjitha mund të presin turistë. Veç një hoteli të ndërtuar në hyrje të fshatit, aty ku dikur ka qenë kampi shtetëror i pushimit, me ndihmën e GTZ dhe fondacioneve të tjera 7 familje kanë përshtatur banesat e tyre për turizëm familjar dhe në të gjitha këto familje mund t’ia kalosh në mënyrë të mrekullueshme. “Projekti ka mbështetur deri tani 7 familje që kanë përmirësuar ndjeshëm kompletimin e shtëpive të tyre, duke filluar nga kompletimi i dy banjave, kompletimi i 2-3 dhomave për fjetjen me 8-12 krevate, komodina e rafte të thjeshta, kuzhinat si dhe krijimin e një atmosfere të përshtatshme për turistët”,-thotë zv/drejtor i GTZ për Shqipërinë. Këto 7 familje kanë tashmë një kapacitet prej 63 shtretërish, ndërsa dy familje të tjera po ndërtojnë infrastrukturën me ndihmë të një fondacion holandez. Një guidë turistike dhe një hartë janë në punim e sipër, ndërsa janë shpërndarë informacionet dhe të dhënat për vendet ku mund të qëndrosh në Theth. Për të shkuar atje mjafton të kontaktosh në numrat e telefonit që çdo familje ka në dispozicion të turistëve dhe të prenotoni shtretërit që ju duhen. Kostoja varion nga 1500 deri në 2500 lekë në natë, duke përfshirë të ngrënët dhe ndihmën e nevojshme për të kaluar shtigjet dhe për të mos humbur rrugën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare   Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare EmptyWed Jan 09, 2008 6:13 am

"Asnjë dorë njeriu nuk mund ta ndryshojë atë, ose të paktën deri tani askush nuk e ka bërë. Ajo është mbretëria e pashpallur e gurit dhe e drurit, e ujit dhe e dëborës, e erës dhe e aromës. Kurrkund nuk mund të gjesh kurorë si ajo që Zoti i ka falur Thethit. Prej malesh që çajnë mes reve e mjegullës, gdhendur me ahe, që tani në vjeshtë kanë marrë ngjyrën të kuqe e të verdhë, të gjetheve në të rënë, bredha e pisha të ngulur si me dorë, tek-tuk shpateve të thepisura me gurë të bardhë, ku dëbora e ngrirë prej dimrit të vjetshëm përthyen si gur i çmuar rrezet e diellit."

Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare 1403505725_f698a1ec61_o
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare   Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare EmptyFri Mar 14, 2008 3:27 am

Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare Ambijent1
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare   Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare EmptyFri Mar 14, 2008 3:34 am

Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare Ambijent4
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare   Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare EmptyFri Mar 14, 2008 3:35 am

Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare Lumi%20ne%20rosok
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare   Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare EmptyFri Mar 14, 2008 3:36 am

Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare Shtepi%20dibrane
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare   Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare EmptyWed Apr 16, 2008 10:45 am

Divjake

Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare Divjake_355094
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare   Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare EmptyWed Apr 16, 2008 10:46 am

Bredhi i Drenove

Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare BredhiDrenoves
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare   Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare EmptyWed Apr 16, 2008 10:47 am

Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare Bjeshket_kacanikase


Edituar për herë të fundit nga biligoa në Wed Apr 16, 2008 10:49 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare   Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare EmptyWed Apr 16, 2008 10:48 am

Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare AlpetneVeri
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare   Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare EmptyWed Apr 16, 2008 10:58 am

Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare AlpeteVeriut
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare   Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare EmptyWed Apr 16, 2008 11:00 am

Alpet e ThethitBukuritë natyrore të trojeve Shqiptare AlpeteThethit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare   Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare EmptyWed Apr 16, 2008 11:00 am

Alpet e Shkodres

Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare AlpeteShkodres[/url]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare   Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare EmptyWed Apr 16, 2008 11:02 am

Vlore

Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare Vlore2
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare   Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare EmptyWed Apr 16, 2008 11:10 am

Lumi i Pukes

Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare LumenePuke
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare   Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare EmptyWed Apr 16, 2008 11:12 am

Komani

Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare Komani3
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare   Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare EmptyWed Apr 16, 2008 11:12 am

Komani

Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare Komani[/url]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare   Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare EmptyWed Apr 16, 2008 11:13 am

Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare Zagora
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare   Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare EmptyWed Apr 16, 2008 11:15 am

Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare Veriu2

Thethi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare   Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare EmptyWed Apr 16, 2008 11:16 am

thethi
Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare Veriu
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare   Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next
 Similar topics
-
» Lidhja e Prizrenit
» Bashkimi i trojeve shqiptare
» Bashkimi i trojeve shqiptare
» Hartet Trojeve Shqiptare
» Dede Gjo Luli, mbrojtesi fisnik i trojeve Shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: