|
| Bashkimi i trojeve shqiptare | |
|
+51Fjona Loti njonidrenica Argent I_heshtur paioni MUHAMETII baba voglushja MARY TRIBUNI eri M naqeta USHTARILIRIS xhavo_ Nezir Myrta Ballistet Zogisti_Legalist petritkola Ago Muji Ani STUPCAT Urata E_Bukura Euridika zeriatdheut Tetovari NetSerseri Aquila flaka Kosovarja Niki Riki30 Ramiz dibranja drenusha shpendi azzurra besa-bese tom sojer ss1 genta renan perparimi Anna Sy kaltri Leka i Madh Beton fatlum shaban cakolli Sofra 55 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
Fjona Xhelozja...
Numri i postimeve : 2283 Age : 36 Vendi : n'matiqan Profesioni/Hobi : me vallzu tallava, me kallxu barcoleta Registration date : 07/10/2008
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Thu Nov 20, 2008 1:00 am | |
| Ja qk thot Kushtetua e Republikes se Kosoves: KAPITULLI 1, NENI 1, PIKA E 3 Republika e Kosovës nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose pjese të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë të bashkohet me asnjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti. qka mendoni ju?dot ket bashkim kombtar, un mendoj se jo, nuk esht qe skom qef apo diqka, por realiteti esht ndyshe
| |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Thu Nov 20, 2008 1:02 am | |
| Fjona, shume e shume kushtetuta jane nderruar deri me tani, te gjitha kane thene kete fjale dhe, kane shkuar edhe me lar duke thene ndryshe e ndryshe per populline shqiptare.
Bashkimi Kombetar do arrihet. Vetem se kerkon mund e ndjers. |
| | | rolling Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2086 Age : 32 Vendi : Shqiptari Profesioni/Hobi : Revolucionar Registration date : 17/05/2008
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Thu Nov 20, 2008 1:04 am | |
| - Fjona shkruajti:
- Ja qk thot Kushtetua e Republikes se Kosoves:
KAPITULLI 1, NENI 1, PIKA E 3 Republika e Kosovës nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose pjese të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë të bashkohet me asnjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti. qka mendoni ju?dot ket bashkim kombtar, un mendoj se jo, nuk esht qe skom qef apo diqka, por realiteti esht ndyshe
kur ta bejme bashkimin do ta nderrojme edhe kushtetuten pak si shume, kjo eshte problemi me i vogel | |
| | | Mergimtari Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 755 Age : 111 Vendi : Jashtë forumit Registration date : 31/05/2008
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Thu Nov 20, 2008 1:04 am | |
| Kur populli do thotë PO , kushtetutën do ja dërgojmë BE-së përmes postës si dhuratë për ndonjë fest të rastit.
Në fakt populli është për PO, por duhet me i vetëdijësu akoma , dhe duhet me i pri popullit dikush(jo një individ por një lëvizje kombëtare, me pjestarë nga të gjitha trojet shqiptare) | |
| | | Fjona Xhelozja...
Numri i postimeve : 2283 Age : 36 Vendi : n'matiqan Profesioni/Hobi : me vallzu tallava, me kallxu barcoleta Registration date : 07/10/2008
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Thu Nov 20, 2008 1:11 am | |
| Kushtetuta e nje shteti pas hyrjes ne fuqi mund te shtohet dhe te modifikohet me ligj kuptohet por jo te nderrohet!! | |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| | | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Thu Nov 20, 2008 1:15 am | |
| Askush nuk vepron si thot ligji, po te vepronin ashtu, sot bota do te ishte ndryshe, "rregullat jane bere qe te thyhen" nje thenie interesante. Cdo kushtetute mund te nderrohet e tera, kur te vije pushteti i ri e nderron sic bene p.sh ne Shqiperi Sali Berisha, e cdo njeri me mendje tek si te tije. |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Thu Nov 20, 2008 2:38 am | |
| - Mergimtari shkruajti:
- Kur populli do thotë PO , kushtetutën do ja dërgojmë BE-së përmes postës si dhuratë për ndonjë fest të rastit.
Në fakt populli është për PO, por duhet me i vetëdijësu akoma , dhe duhet me i pri popullit dikush(jo një individ por një lëvizje kombëtare, me pjestarë nga të gjitha trojet shqiptare) Mergimtari, dhe ne dijme te qojme PAKO sikur Ahti Magari qe e ka pru tek ne, e fusim kushteturen ne te dhe e kthejme prapa. |
| | | anila Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 973 Age : 29 Registration date : 29/08/2008
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Thu Jan 01, 2009 12:04 am | |
| Gjithe shqipetaret duhen te zgjohen nga gjumi shekullre,dhe te kerkojme ate qe kemi kerkuar deri me sot Bashkimin Kobetar. Por qeveritaret tane te qelbur aq naiv qe jane,nuk e duan Shqiperine e Bashkuar. Bashkimi Kombetar,nuk mund te ndodh perderisa e kemi kete Kushtetute,e cila ka dal prej pakos thellesisht jodemokratike te Ahtisaarit. Sipas Kushtetutes se Kosoves: Neni 1 -Perkufizimi i shtetit- nr.3 Republika e Kosovës nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose pjese të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë të bashkohet me asnjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti. Prandaj kjo duhet kundershtuar menjehere,qe te arrijme realizimin e synimit tone shekullore:Drejte Vetevendosjes dhe Bashkimit Kombetar...!! | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Thu Jan 01, 2009 7:58 am | |
| - anila shkruajti:
Neni 1 -Perkufizimi i shtetit- nr.3 Republika e Kosovës nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose pjese të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë të bashkohet me asnjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti.
Patjeter ne se kushtetuen na i ben serbi... | |
| | | **Lumi_ Anëtar i ri
Numri i postimeve : 177 Registration date : 20/06/2008
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Thu Jan 01, 2009 9:34 am | |
| Populli Shqiptar ka kaluar shume veshtersi edhe gjate dekadave te kaluara, por gjithmon eshte ndeshur me veshtersi te shumta, per te vazhduar deri ne ditet e sotme. Ne pjesa e ndare nga Shqiperia, e cila vazhdon te mbahet e okupuar nje pjese nga sllavet dhe gjysem e lire Kosova, kemi kaluar shume pengesa me veshtersi te dhuneshme, por pas vitit 1945, gjithmon na kane kurdisur udheheqje e cila na e ka ndalur hovin e finalizimit te ceshtjes sone kombetare per Bashkim me Atdheun tone. Te tilla kurdisje po vazhdohen edhe ne ditet e sotme. Duhet te dalim dhe te protestojm per te drejtat tona te ligjshme. Te drejten e Bashkimit Kombetar. | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Thu Jan 01, 2009 5:03 pm | |
| Po z.Lumi,pajtohem plotësisht me mendimin tuaj.Unë them se udhëheqjen e zgjedhim ne populli,populli si popull nuk mund te gaboi ne teresi,kurdisjet jane te mundshme.Ne e kemi paguar rrugën drejt bashkimit kombëtar me çdo çmim,nuk mjaftojnë vetëm protesta por edhe forma tjera.Gjeri sa 1km e trojeve tona mbetet e okupuar,çështja jonë kombëtare nuk është zgjedhur,dhe ne nuk duhet te ndalemi. | |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Tue Jan 13, 2009 6:29 pm | |
| ...Populli shqiptar duhet bashkuar. Këtë e dijnë të gjithë dhe askush më nuk e konteston. Ai duhet të bashkohet për shkak se është i njësuar në planin shpirtëror: e ka një gjuhë, një kulturë dhe një histori. Për shkak se është një popull i vjetër evropian i Ballkanit, i cili që heret e ka demonstruar pjekurinë e vet shtetformuese; për shkak se gjithashtu që herët e ka arritur nivelin e duhur të vetëdijes politike për veten, për vendin dhe për interesat e veta në regjion, dhe për shkak se e ka dëshmuar në mënyrë të lavdishme dobishmërinë e vet në të gjitha planet e bashkësisë evropiane të popujve. Nuk i duhet që ta dëshmojë përkatësinë e vet në këtë bashkësi, sepse pavarësisht nga pozita e vet gjeopolitike dhe e pranisë së religjionit islamik në shumicën e pjesëtarëve të tij, ai ka qenë dhe ka mbetur popull evropian. Ai duhet të bashkohet edhe për shkak se e drejta për vetëvendosje është njëra ndër arritjet qenësore të qytetërimit evropian, e drejtë të cilën vetë ajo e ka proklamuar dhe e cila më asnjë populli në Evropë nuk mund t'i refuzohet a t'i mohohet. Popullit shqiptar i duhet një gjë e tillë që të mund të zhvillohet vetë më tej për ta arritur nivelin e përgjithshëm të kësaj bashkësie. E drejta e popullit shqiptar për t'u bashkuar buron edhe nga fakti se ai nuk ka qenë ndonjëherë i pyetur për caktimin e kufijve që e cungojnë nga të gjitha anët. Kur u bë një gjë e tillë në Konferencën e Ambasadorëve të gjashtë fuqive të mëdha evropiane në Londër, premieri i atëhershëm britanik, sër Edward Grey, që e kryesonte atëbotë atë konferencë, pati deklaruar publikisht se ishin të detyruar që ta flijonin këtë popull për shkak të ruajtjes së paqes evropiane. Mirëpo paqja me këtë nuk u ruajt as atëherë dhe as më vonë. Misionarë të ndryshëm të Lidhjes së Kombeve nga ajo kohë (1919-20) i propozonin popullit shqiptar që gjeniun e vet krijues ta orientonte në drejtim të rritës së brendëshme e të krijimit, ndërkaq Evropa, nga ana e vet, do të dinte që këtë gjë në një kohë të caktuar ta shpërblente. Ai një gjë të tillë e bëri. Dekada të tëra ai e duroi me dinjitet politikën e asimilimit me dhunë dhe të spastrimit etnik të regjimeve të ndryshme serbe. Vetëm në mes dy luftërash botërore e lëshuan përdhunisht këtë hapësirë më se 240 000 njerëz. Në vitet e pasluftës shkuan dhe 600 000 të tjerë të cilëve iu bashkuan edhe po aq kosovarë në kohën e sotme, në kohën e ndryshimeve demokratike. Nuk ka të dhëna të sakta për numrin e të vrarëve e të dëbuarve, por ai sillet diku rreth dhjetëra mijërave. Shkenca bën të njohur se vetëm gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe menjëherë pas saj, janë vrarë më shumë se 40 000 shqiptarë. Ekzistojnë madje edhe marrëveshje ndërshtetërore për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi si turq, por Evropa pati heshtur. Asnjëherë nuk i pati gjykuar, ndonëse ua pati premtuar shqiptarëve mbrojtjen e vet. Ne e dijmë që kufijtë ndërkombëtarë Evropa i ka shpallur të pandryshueshëm, mirëpo e ka lënë të hapur mundësinë e ndryshimit të tyre me pranimin e palëve të interesuara. Prandaj bashkimi i popullit shqiptar duhet të realizohet në rrugë institucionale dhe me metoda demokratike. Shkenca konstaton se një territor kompakt me 115 mijë km2, nga Kongresi i Berlinit -1878, gjer më sot, është ngushtuar në 55 gjer 65 mijë km2 në të cilat populli shqiptar tani është në shumicë. Në Konferencën e Ambasadorëve në Londër 1912-13, shteti shqiptar u krijua në një sipërfaqe prej pak më shumë se 28 mijë km2. Dallimi midis kësaj shifre dhe 65 mijë km2 në të cilat jeton sot në shumicë populli shqiptar në trojet e veta historike, duhet të inkuadrohet në shtetin e njësuar shqiptar. Në luftën e vet për bashkimin e tij, populli shqiptar ka të drejtë të presë ndihmë jo vetëm nga Evropa dhe bashkësia ndërkombëtare, por pikë së pari prej atyre popujve të ish-Jugosllavisë me të cilët ka jetuar bashkërisht, dhe në rend të parë nga serbët. Serbët duhet ta kuptojnë se koha e dominimit mbi shqiptarët ka përfunduar. Ata që e njohin mirë historinë sigurisht që tashmë e kanë kuptuar se gjer me ardhjen e turqve në këto hapësira nuk kishte dominim të njërit mbi tjetrin. Me pranimin e islamizmit nga ana e feudalëve shqiptarë dhe me inkuadrimin e tyre në sitemin turk të administrimit, ka ardhur deri te një proces të cilin serbët kanë mundur ta kuptojnë si dominim të shqiptarëve mbi ta, gjë që s'ishte e vërtetë, sepse inkuadrimi në sistemin e administrimit të Perandorisë Turke dhe pranimi i religjionit islamik nuk ishte vetëm një veçori shqiptare. Me largimin e turqve nga Ballkani, me forcimin e Rusisë dhe pastaj edhe të ish-BRSS-së, në fillim erdhi gjer ke ndarja e popullit dhe e territorit shqiptar, pastaj edhe tek një politikë e gjenocidit sui generis ndaj shqiptarëve që mbetën jashtë kufijve të shtetit të tyre. Që nga viti 1844, d.m.th. që nga "Naçertania" e Ilia Garashaninit dhe gjer më sot, politika serbe ndaj shqiptarëve ishte në thelb sub-imperialiste. Ajo ka shkuar linjës së nënçmimit dhe të denigrimit të shtetit shqiptar si dhe të asimilimit të dhunshëm të popullatës shqiptare nën jurisdiksionin e saj. Me fjalë të tjera, forcimi i animozitetit shqiptaro-serb apo serbo-shqiptar ka qenë gjithmonë i lidhur me ndryshimet në rrethimin e tyre ndërkombëtar. Pjese e shkeputur nga fjala e mbrojtjes se Mr. Ukshin Hotit-para gjygjit serbe, me 29.09.1994 |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Tue Jan 13, 2009 6:37 pm | |
| ...Në pjesën I të artikullit tim studimor "Viti 81 dhe proceset e demokracisë" pastaj dhe në pjesën II të artikullit "Bëje ose vdis" (Alternativa 7/8, 1991, dhe "Fjala", mars 1992) unë jam përpjekur të përkujtoj se këta dy popuj gjenden në një nivel të përafërt ose të njëjtë të madhësisë demografike, dhe të zhvillimit të gjithëmbarshëm. Pa ndikimin e jashtëm historia e tyre do të mund të zhvillohej në drejtim të rivalitetit të shëndoshë në bashkëpunim dhe në zhvillim. Për këtë shkak gjithmonë kam insistuar që politika të heq dorë nga instrumentalizimi i vet për interesa të huaja. Mirëpo me politikën e terrorit shtetëror ndaj shqiptarëve Serbia sikur synon t'i detyrojë shqiptarët që të heqin dorë nga kërkesat e tyre legjitime dhe nga aspiratat e tyre historike. Kjo sikur arsyetohet me faktin nga që edhe asaj vetë i është e qartë tashmë se një politikë e tillë është absurde dhe jashtë kohës. Me ritualizimin e vrasjeve, siç ndodhi me rastin e Hasan Ramadanit nga fshati Shajkovc, të cilin e përshkruan shtypi në gjuhën shqipe, nuk mund të arrihet asgjë pozitive. Ritualizimi i vrasjeve ka qenë veçori e kanibalizmit, ndërkaq dihet se ai është çrrënjosur. Vdekjet janë tragjike me faktin se na përkujtojnë përkohshmërinë e jetës sonë. Për këtë shkak indiferentizmi ndaj jetës njerëzore nuk mund të jetë përmbajtje e asnjë lloj politike dhe e asnjë ardhmërie. Për këtë shkak politika që ndalet në gjykimin formal të rasteve të tilla, ndërsa më vonë prej tyre, me të gjitha mjetet e mundshme përpiqet të kapitalizojë dhe të mbledhë poena për veten, një politikë e tillë, e cila, veç tjerash, mbështetet ekskluzivisht në faktorët e jashtëm në dëm të faktorit të brendshëm, nuk mund të ketë asgjë të përbashkët me popullin shqiptar. Në qoftë se ajo nuk është shprehje e tradhtisë së interesave nacionale atëherë ajo është edhe vetë viktimë e ndonjë komploti, gjë që nuk e zvogëlon përgjegjësinë e saj për gabimet dhe për lëshimet e bëra. Mirëpo, gjykuar sipas faktit se si njëra më arreston e tjetra më sulmon vetëm për shkak se unë po insistoj në zbulimin e së vërtetës dhe të vërtetave, është shumë afër mendësh se politikat e tilla në të dy anët synojnë në zgjidhje shumë specifike dhe të përcaktuara në këtë pjesë të Ballkanit. Përndryshe, përse si këtu ashtu edhe në Shqipëri po burgoset dhe po gjykohet një profil shumë i përcaktuar intelektualësh, pikërisht ai që ka përvojë të caktuar prej burrështeti, nën akuza që tingëllojnë cinike, dhe që nuk i kanë hije askujt, as kohës dhe as vendit? Në letrën time të hapur drejtuar ish-bashkëshortes dhe një segmenti të inteligjencisë së Kosovës në Prishtinë, në tekstin me nëntitull "Shqipëri e reduktuar apo republikë e barabartë" ia kam tërhequr vërejtjen atij segmenti të inteligjencisë për atë që nuk më pëlqente. Letra u botua në revistën «Doruntina» nr. 3, 1993, në Kumanovë, dhe jo në «Bujkun» apo në gazetat tjera të Prishtinës. Aty kam tërhequr vërejtjen edhe për problemin e marrëdhënieve me Greqinë, lidhur me ortodoksët e Shqipërisë Jugore, mirëpo këta zotërinj atëherë u shtirën si të mençur. Ndërkaq tani, kur ky problem ka shpërthyer në sipërfaqe, ata paraqiten si të befasuar. Zbrazin nëpër gazeta ndjenjen e një "patriotizmi zemërak", duke e fshehur dyfytyrësinë e vet. Vërtet nuk është gjë e vështirë që të bësh karagjozllëk nga politika me metodën e masakrimit të integralizmit të çfarëdo mendimi, me kombinimin e gënjeshtrës dhe të harresës ose me ndrrimin e tezave. Mirëpo kur një gjë e tillë bëhet në disa kushte specifike të caktuara, dhe për një kohë të caktuar, me rrugë sistematike, atëherë dëshirohen të arrihen qëllime mjaft të përcaktuara, ndonëse nuk e di akoma se për çfarë qëllimesh është fjala, por nuk është e vështirë të konstatohet se janë në lidhje të caktuar me zgjidhjen e çështjes shqiptare. Për këtë shkak edhe më tej do t'i saktësoj pikëpamjet e mia lidhur me këtë çështje, dhe këtë për shkak se gjithë deri më sot ato përbënin një lëndë për shpjegime kontradiktore, ndërkaq unë kam qenë dhe jam akoma i sulmuar nga të gjitha drejtimet e mundshme: Bashkimi i popullit shqiptar nuk mund të realizohet si zgjerim territorial as i Jugosllavisë dhe as i Serbisë. Kjo nuk do të ishte zgjidhje e çështjes shqiptare por një imponim i një zgjidhjeje të tillë për të, që do të duhej të ishte rezultat i ndonjë lufte. Kjo gjithashtu do ta implikonte përzierjen e faktorëve të tjerë. Greqia tashmë i ka shfaqur hapur pretendimet e saj ndaj Jugut të Shqipërisë, dhe kundrejt një imponimi të tillë të zgjidhjes as Turqia s'do të mund të ishte indiferente, por as Italia. Bashkimi i popullit shqiptar si zgjerim territorial i Jugosllavisë do të ishte në esencë zgjerim territorial i Serbisë, po qe se kjo do ta nënkuptonte mbetjen e Kosovës nën çfarëdo ingjerence të Serbisë. Populli shqiptar diçka të tillë nuk do të mund ta pranonte, dhe as që do të mund të pajtohej ndonjëherë me të. Propozimet që po shfaqen tani për lidhje konfederale me Shqipërinë pa u zgjidhur paraprakisht çështja e njohjes së Kosovës de jure mund të jenë shprehje e dëshirës që kjo çështje të përshpejtohet, por mund të duket edhe si një çështje tejet e diskutueshme. Nuk ka dyshim se këto propozime janë shprehje edhe e besimit absolut në bashkësinë ndërkombëtare, por ajo në zgjidhjen e këtyre çështjeve rendom i ndjek interesat vetjake, ndërsa interesat e palëve të interesuara i merr parasysh vetëm në masën në të cilën ato palë janë të zonjat vetë që t'i mbrojnë e t'i sigurojnë. Pikërisht për shkaqe të tilla, bashkimi i popullit shqiptar duhet t'i paraprijë çfarëdo forme të bashkimit federal ose konfederal, ose formave të tjera të bashkimit në tërësi më të mëdha, gjersa vetë akti i bashkimit duhet të jetë shprehje e vullnetit të tij që nuk bën të prejudikohet në asnjë mënyrë. Vetë akti i bashkimit të popullit shqiptar për shkak të karakterit të ndarjes së tij, bazohet në esencë në ndarjen e qetë dhe dinjitoze me fqinjët. Çfarëdo politike që nuk e merr parasysh përparësinë e kësaj çështjeje nuk mund të jetë në realitet shprehje e interesave nacionale shqiptare. Shqipëria është vendi i vetëm në Evropë që kufizohet pothuajse nga të gjitha anët me vetveten, d.m.th. me popullin e vet dhe me trojet e veta historike. Për këtë shkak një çështje prioritare ose një çështje me rëndësi prioritare për Republikën e Kosovës, është ndarja e qetë dhe dinjitoze me RFJ dhe me Republikën e Serbisë, dhe jo bashkimi ose njësimi me Shqipërinë, për shkak se kjo do të kuptohej si zgjerim territorial i Serbisë në drejtim të Shqipërisë, gjë e cila do të nxiste pretendime të ngjashme edhe në Greqi. Kjo do të thoshte natyrisht luftë. Nuk është aspak e pamundur që në qarqet e caktuara në të gjitha qendrat e interesuara të fuqisë, nga Beogradi në Athinë dhe gjer në Washington, dëshirohet një zhvillim i tillë i situatës. Ata shpresojnë për një fitore minimale d.m.th., për një zgjidhje të përkohshme të çështjes shqiptare në bazë religjioze në të cilën ndonjë shtet i bashkuar eventual shqiptar musliman do të figuronte ose si një shtet i veçantë, ose si një anëtar i një tërësie më të madhe. |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare | |
| |
| | | | Bashkimi i trojeve shqiptare | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |