|
| Bashkimi i trojeve shqiptare | |
|
+51Fjona Loti njonidrenica Argent I_heshtur paioni MUHAMETII baba voglushja MARY TRIBUNI eri M naqeta USHTARILIRIS xhavo_ Nezir Myrta Ballistet Zogisti_Legalist petritkola Ago Muji Ani STUPCAT Urata E_Bukura Euridika zeriatdheut Tetovari NetSerseri Aquila flaka Kosovarja Niki Riki30 Ramiz dibranja drenusha shpendi azzurra besa-bese tom sojer ss1 genta renan perparimi Anna Sy kaltri Leka i Madh Beton fatlum shaban cakolli Sofra 55 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Sun Nov 11, 2007 9:06 pm | |
|
Edituar për herë të fundit nga në Sat Feb 09, 2008 6:31 am, edituar 1 herë gjithsej | |
| | | dibranja Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 542 Registration date : 19/09/2007
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Sun Nov 11, 2007 11:45 pm | |
| Sot me 11-12-2007 ne Maqedoni u varosen djemt tane te pafajshen nga dora e zeze e armikut maqedonas qe u vrane me 07-11-2007 te merkuren nje nje akcjon per te zene te burgosurit qe kan hikur nga burgu i Dubravez ,ku kete dite u vran vellezerit tane te pafajshem dhe 13 vendas te fashtit Brodec u arestuan gjojase si terorista sambas qeveris maqedonase.Sot ne F.Brodec u varosen FERAT SINANI-20 VJET,FISNIK AHMETI 21VJET DHE NEVZATI.Ne fshatin Shemshov u varos i rriu FIDAN FEJZULLAU 24 vjet,I cili ka lindur ne Prishtine e te cilin e kane adaptuar prinderit nga ky fashat,i cili ka qene pjestare i rradhes te UCK,i cili 6muajt e fundit per te siguruar kafshaten e bukus ka punuar ne Irak.Ndersa ne Tetove eshte varosur I rriu VISAR SINANI trupi i tije ka qene i tere i masakruar,i cili ka qene bashkeluftetar i UCK- ushtare i brigades 112-MUJDIN ALIU ,ku gjaku i Visarit u bashkangjit te tjetreve qe dhen jeten per bashkimin kombetar.Fshataret te cilet jane te arestuar nga fshati Brodec nga ana e policies iu eshte dhene 30 dite paraburgimi te cilet jane te rahur dhe kaqtrajtuar nga ana e policies ne ne stacjonin policore Bitpazarit ne Shkup. Ju pyes te gjithve dhe sa duhet pritur te na vrajne vellezrit,djemt a ne shqiptaret te rrim duar kryq dhe sa?se shum rrende ishte te shohesh nja nene shqiptare te qane per femijun e saje.... | |
| | | shpendi Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 155 Vendi : Iliride Profesioni/Hobi : Forumi Registration date : 04/09/2007
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Mon Nov 12, 2007 12:19 am | |
| E nderuara dibranja sot eshte dite zie per gjith Kombin tone lavdi trimave qe u fljuan per atdhe do permendi edhe te burgosurin e 14-te Zaim Halili i cili para disa diteve u arrestua nga kfori ne kosove i plagosur me 13 plumba ne nje perleshje me forcat slavomaqedonase ne afersi te Kumanoves ne fshatin Vaksinc dhe i transferuar po dje ne Maqedoni. Zaim Halili ka qen luftetar i lirise ne Kosove dhe Maqedoni. | |
| | | dibranja Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 542 Registration date : 19/09/2007
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Mon Nov 12, 2007 1:54 am | |
| Po shpend keni te drejte eshte dite zie per gjithe kombin ton.A per burgosurin e Zaim Halili keni te drejte kjo perleshje u ba ne Vakcins te kumanoves,por nje gje seshte e publikuar nga shteti? Se ne fshatin Vaksinc at nat ball per ball kan qene dy partullat e Zaim Halili dhe policise me veturat por asnjera pale skan qelluar mes vete,po gershetimet kan ardhur nga drejtimi TJETR kah ana e serbeve pra sebet kan gjuajtur(ku secili fashtar e din se kah mund te vije plumbat e gjuajtura nga cili drrejtim an), ku shteti kete gje e meshef e per at arsyeje kete rast nuk e beri aq me buje e shumm shum tragjike, por shum shpejt e heshti,por mos mendojn ata se keto gjera ne shqiptaret e maqedonise nuk i dijme,ku me e keqja eshte se me slavomaqedonasit bashpujnojne dhe shqiptare ''te ndershem '' kunder shqiptarit.. Prandaj duhet te jemi unei te gjithe se bashku jemi me te foret ku pajtohem me mendimin e Sofres qe ka cituar:Prandaj populli shqiptar ka të drejt të jetë i lirë në territorin e tij, sikur e gjithë bota, dhe i bashkuar në një shtet të vetëm, ashtu sikurse bëri edhe populli gjerman para gjashtëmbdhjetë vjetësh. | |
| | | Niki Fillestar/e
Numri i postimeve : 1 Registration date : 12/11/2007
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Mon Nov 12, 2007 10:13 pm | |
| Tung tung jam antar i ri i këtij forumi.qenka forum shum i mirë ju dëshiroj suksese të gjithve | |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Tue Nov 13, 2007 12:01 am | |
| Falënderit Niki, urojmë qe te jeshë ojesemarres ne ato tema ku mundesh te ndash mendimet tuaja dhe mundesisht te kyqeni ne ato tema ku mendon se kontributi juaj eshte i nevojshem.
Sa i perket bashkimit kombetar, s'ka koment se eshte enderr finale e shqipetareve dhe per mos e perseritur me radhe te tera, cdo lule e cila ne munges te rrenjeve, apo nese iu prehen gjedhet dhe frytet -lulet e saja ajo nuk lulezon por vyshket, prandaj e njejt eshte edhe me trojet shqiptare qe mizorisht na ndanë te huajt duke na shperndarë vetem ne 5 shtete!!!
Rrofte bashkimi kombetar | |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Sun Nov 18, 2007 9:31 pm | |
| ,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
Edituar për herë të fundit nga në Sat Feb 09, 2008 6:32 am, edituar 1 herë gjithsej | |
| | | dibranja Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 542 Registration date : 19/09/2007
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Thu Nov 22, 2007 7:56 pm | |
| SOT FESTOHET-Kongresin e Manastirit thirret tubimi i dijetarve shqiptarë më 14 nëntor - 22 nëntor 1908 në Manastir, për përcaktimin e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.
Gjatë zhvillimit të letërsisë shqipe u hartuan disa alfabete të ndryshme. Një nga më të fundit ishte ai i krijuar në Stamboll. Megjithatë, mendimi i përgjithshëm ishte se shkronjat jolatine nuk ishin aspak të pranueshme për prodhimin e letërsisë shqipe dhe gjuhës kombëtare shqipe. Për këtë arsye, shoqëria aktive dhe idealiste "Bashkimi" në Manastir, thirri Kongresin e Parë të Përgjithshëm për diskutimin e një alfabeti të njësuar. Një alfabet i njësuar do të ishte fillimi i letërsisë mbarë shqiptare. Prandaj më 14 Nëntor 1908 në Manastir u mblodh Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit. Edhe në këtë luftë, shkolla shqipe doli fitimtare. Me pak mjete dhe mësues, por me dëshirën në shpirt për dituri shkollore shqiptare, midis pengimeve, nga armiqtë e afërmt dhe të largët, shkolla shqipe fitoi nga veriu e deri në jug të Shqipnis dhe pregatiti breza të rinjë atdhedashës. Megjithëse ky zhvillim kulturor ishte përfytyruar si jo i dhunshëm, shpejt ai ishte kthyer në një zjarr të rrezikshëm. Që shqiptarët trima si Isa Boletini dhe burri i zoti Ismail Bej Qemal Vlona, do nxitonin hapat për të shpallur mëvetësinë e Shqipnisë më 28 nëntor të 1912 në Vlorë. Mbas pak muajsh filloi Lufta Balkanike dhe Manastiri e Shkupi, dy qytetet historikisht të banuara nga shumica popullsi shqiptare, u pushtuan nga sllavët. Të gjitha dyqanet dhe librat shqip u dogjën dhe shumica e atdhetarëve shqiptar u therrën nga serbët, disa u burgosën. Popullata moslemane shqiptare u detyrua të braktiste qytetin e Shkupit dhe të Manastirit, ata familje ortodokse shqiptare që mbetën aty, me kalimin e viteve dhe me dhunë u nënshtruan duke humbur dinjitetin e tyre shqiptar. | |
| | | dibranja Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 542 Registration date : 19/09/2007
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Thu Nov 22, 2007 8:12 pm | |
| Kongresi i Manastirit - rruga drejt bashkimit kombëtar
Veprimtaria kombëtare, ose më konkretisht, ajo kulturo-arsimore dhe gjithë proçeset që shkojnë në favor të çështjes kombëtare kanë patur momente kur janë lartësuar, kanë qenë të çmuara dhe të domosdoshme për kohën dhe rrethanat ku edhe ishin të krijuara ose të inicuara, dhe, ka patur momente kur kanë patur rrënie, rrënie jo nga vet koha, por zhdukje me qëllim për të humbur ose ndaluar realizimin e idealeve. Në periudhën para 1908, dimë se në çfarë kushte kanë punur atdhetarët tanë, sidomos ata që merej me aktivitete letrare ose kulturore. Duke marrë parasysh se territori shqiptar ka qenë i ndarë në 4 vilajete, ai i Kosovës, i Shkodrës, Janinës dhe i Manastirit, secili vilajet ka patur nga ndonjë ose nga pak më shum figura me të cilët ne sot mburremi dhe do të mburremi edhe më tepër sikur ta dimë saktësisht mënyrën të veprimitarisë së tyre. Dua të them, që të gjithë në mënyr të vet kanë punuar duke iu përshtatur kushteve dhe rrethanave. Atdhetarët e Shkodrës e përdornin alfabetin e “Agimit”, gjithashtu edhe ata të Kosovës ose gegët me një fjal shërbeheshin me alfabetin e lartpërmendur. Toskët ose banorët të vilajeteve dy që na mbetën shërbeheshin me atë latin dhe ai i Samiut ose i “Stambollit”. Ishte vështirësi për botuesit të librave, sepse ishte rëndë për t’u gjetur shtypshkronjë e cila i përmban këto germa, përveç ajo e alfabetit latin, për të cilin alfabet ka patur shtypshkronja në tërë Evropën. Dallimi që ka ekzistuar ndërmjet alfabeteve të ndryshme e bëri që të sillet vendim për krijimin e një alfabeti, një për të gjithë dhe i pranishëm nga të gjithë. Fjala vjen, kur erdhi momenti që të tre alfabetet të bashkohen në një, sepse, sipas planit të Kongresit, duhej që të formohej një alfabet, një kombinim nga ata që ekzistonin dhe alfabetet ekzistues të liren mënjanë, kjo solli pra edhe mosmarëveshjet ndërmjet përfaqësuesve ose themeluesve të alfabeteve në fjalë, sepse secili e mbronte të vetin. Ka qen tepër vështirë që të sillej vendim i cili do t’ia plotësonte dëshirat të gjithëve. Edhe vet themeluesit të alfabeteve të ndryshëm nuk ishin më faj që pa bashkëpunim krijonjin vepra individuale, sepse të rihej dhe të pritej kaq kohë d.m.th. deri më 1908-ën ishte mëkat dhe dobësi e madhe për letërsinë shqipe, sepse, rrethanat ishin të tilla që ishte patjetër për të botuar libra dhe punime të ngjajshme. Ishte medoemos, sepse gjuha nuk përparonte, shkolla nuk ecte përpara, punimet nuk do të kishin vlerën e tyre pa një alfabet të vetëm. Ky pra ishte hapi i parë drejt bashkimit etnik duke parë nga një aspekt. Nëse vazhdohej në këtë mënyrë dhe të mos ish krijuar një alfabet i ri si që ishte ose si që është ky i Manastirit ose alfabeti i “Bashkimit”, a vall sot ne shqiptarët do të ishim në këtë gjendje? Është realitet kur themi se alfabeti ne bashkoi. (na bashkoi si komb e jo teritorialisht) | |
| | | dibranja Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 542 Registration date : 19/09/2007
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Thu Nov 22, 2007 8:13 pm | |
| Në atë periudhë ishte rëndë dhe e palogjikshme që një njeri të mund të paramendojë se çfar mund të ndodhte me botën shqiptare sot, ose mbas 100 vjetëve. Ose kemi patur fat që u soll vendim për përdorim të alfabetit latin, ose ata të cilët e përmbanin kishin patur vizione të zhvilluara dhe burrërisht qendruan prapa interesave mbarkombëtare. Me vetë themelimin të Alfabetit të Manastirit, shqiptarët treguan se janë popull i civilizuar, po i afrohen botës së qytetërimit, një alfabet i njësuar ishte fillimi i letërsisë mbarë shqiptare. Duke lexuar mjaft vepra dhe fejtone lidhur me këtë temë, si nga autori Reshat Nexhipi, Tomor Osmani, etj., konstatova se meritat më të mëdha për bashkimin të tre alfabeteve pa tjetër që i ka patur dhe i ka klubi “Bashkimi”, por ai që e nxiti edhe më tepër punën del se është Gjergj Fishta. Kjo vërehet kur ai paraqitet në foltore dhe drejtohet para të gjithëve me fjalët: “S’kam ardhur që të mbroj asnjë alfabet, por, të mbroj një alfabet të përbashkët”. Me fjalët e tij, në punimet e këtij Kongresi, tregoi që nuk kish ardhur për të përçarë por për të bashkuar. Dhe ai që e kuptoi dhe që e ndjeu vlerën të këtyre fjalë sma mer mendja që se ka përmbajtur një alfabet të përbashkët. Nuk ishte gjë e rastit kur një nga të pranishimit, fjala vjen, kleriku musliman Ibrahim Efendiu del në foltore dhe me lot në sy e përqafon Gjergj Fishtën duke e kuptuar rëndësinë të fjalëve të tij. Por, kishte të tillë që e mbronin të veten, dhe ishte e logjikshme që ta mbrojnë, sepse, ende nuk kuptonin se çfar do të fitohet me alfabetin latin, ndërsa këta që ishin organizator, ose ideologëve që iu kujtua nuk mundnin të shprehen haptas për shkak të prezentës të mjaft “jabanxhinjëve”, si që ishte valiu i Manastirit, etj. Rymat sundonin rreptë duke i mbrojtur alfabetet vendase | |
| | | dibranja Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 542 Registration date : 19/09/2007
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Thu Nov 22, 2007 8:13 pm | |
| Përpjekjet e atdhetarëve shqiptarë për të zgjidhur çështjen e një alfabeti të vetëm u dendësuan shumë. Por, në mënyrë direkte ose indirekte u pajtuan pothuajse të gjithë dhe fund i fundit, shqiptari kur është në pyetje interesi kombëtar nuk e kursen as veten. Shkurt, vendosmëria e delagatëve, synimi kah perëndimi i intelektualëve shqiptar ishte aq i fuqishëm sa që si dilte për ball as propaganda greke, sllave dhe as ajo turke. Dhe në fund delegatët nuk u dëshpëruan, përkundrazi atë zgjidhje që i dha Kongresi i Manastirit, mësimin e alfabetit të shqipes, e konsideronin si një fitore të madhe që arriti që t’i bashkoj shqiptarët dhe kështu t’u japë një shtyllë të fuqishme gjuhës dhe shkollës. Bashkim i Gegërisë dhe Toskërisë. Theksova pra më sipër ce ka patur edhe momente të rënies, këto ishin pra ato momente të rënies, diçka që e ke kriuar vet, me sakrifica të mëdha, duke menduar se ajo është e vërteta, duhet në një moment ta hedhësh ose ta lësh prapa në histori. Politika e armikut e cila i perngjante tepër asaj “përça dhe sundo” u zhduk nga atdhetarët të cilët pa rezervë dhan kontribut për bashkimin e popullit. Pra, ka patur metëvërtet momente të rënda të papërshkruara, dhe mos themi edhe njëher se çfar bën shqiptari kur është në pyetje interesei kombëtar. Tani do të këthehem prapa. Çfar do të ndodhte me shqiptarët nëse Kongresi mbaronte pa efekt? Çfar mendimi do të kishte për ne bota sot nëse e përdornin alfabetin arab, ose Amerika dhe Evropa, të jem më i qartë? A vall nuk e përforcojmë tezën për lashtësinë e gjuhës shqipe me përdorimin e alfabetit latin, e cila tezë është vërtetuar në institutin e gjuhëve në Zvicër, ku në mënyrë figurative në formë të një druri, gjuha shqipe e ka vendin ose e mban vendin e rrënjës? Dhe më në fund thjesht të them, a vall do të egzistonim si komb? Kongresi i Manastirit nuk e përqëndroi vëmendjen vetëm në problemin e zgjidhjes së alfabetit të të gjuhës, por edhe në çështje të rëndësishme politike. | |
| | | dibranja Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 542 Registration date : 19/09/2007
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Thu Nov 22, 2007 8:14 pm | |
| U vendos që të shpallej si klub qendror klubi “Bashkimi“ i Manastirit, ngase luajti një rol të rëndësishëm për shkrimin dhe shkollën shqipe, i shërbeu ngritjes së ndërgjegjes kombëtare të popullit shqiptar dhe unitetit të tij. Kongresi i Manastirit, me atë që e bëri, që krioi një alfabet të ri, jo vetëm që u mundësoi shqiptarëve të ken një alfabet të përbashkët, por njer për çdo her u krye problemi rreth shqiptarizmit anemban botës. Një komb, një gjuhë, një abece. Abece manastirase e cila ndriti historinë dhe ne gjeneratave të rea nai hoqi atë problem nga koka, rreth asaj çështje është kryer puna, na mbetet vetëm që ta kryejmë edhe një akt, për të cilën rilindasit tanë të bekuar ose nuk patën kohë ose nuk mundën, sidoqoftë ne na mbeti, dhe nuk duhet theksuar, duke menduar se e dinë të gjithë se për çfar bëhet fjalë, gjë që e mundon çdo shqiptar të Ballkanit dhe të diasporës. Tani un prap do ta ndëroj temën, ajo nuk është e ndëruar por do të shkoj disa vjet më pas, në Luftërat Botërore. Paramendoni sikur gjith shqiptarët t’i bashkoheshin çetave të Xhem Hasës, ose Ballistëve trima, a vall sot nuk do të kryhej problemi rreth asaj që duhet ne ta bëjmë? “Një komb, një gjuhë, një flamur, një abece, një.....” Të fundit, të pambaruarën, i lë lexuesit ta gjejnë | |
| | | dibranja Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 542 Registration date : 19/09/2007
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Thu Nov 22, 2007 8:14 pm | |
| == Kontributi i Skënderbeut dhe Ali Pashe Tepelenës për shëndrimin e Manastirit në qendër vilajeti dhe në vendlindje të Alfabetit Shqiptar ==
Për Kongresin e Manastirit kam shkruar disa herë, madje edhe një fejton relativisht të gjatë, para disa vjet, prandaj, për të mos u bërë i mërzitshëm dhe i bezdisshëm, vendosa kësaj rradhe të përqëndrohem vetëm në rrugën e cila solli këtë Kongres. Gjeneza ose fillimi i kësaj rruge është mjaft e gjatë, por unë do të filloj nga koha e Skënderbeut e këtej. Jam i vetëdishëm që titulli i këti shkrimi, shumë lexuesëve, në shikim të parë, do t’iu duket si apsurd, por nëse kanë durim dhe e lexojnë me kujdes deri në fund këtë shkrim, do binden në të kundërtën. Ja pse. Po filloj me Skënderbenë. Kongresi i parë i Manastirit nuk do të ndodhte sikur ky qytet mos ishte qendër vilajeti, e, për këtë, në mënyrë indirekte ka kontribuar edhe rezistenca e shqiptarëve, duke filluar nga koha e Skënderbeut. Pushtuesët osmanë, me të shkelur në Manastir, shqetsime të mëdha patën pikërisht nga rezistenca në fjalë, në krye me heroin ynë kombëtar. Ky, përveç asaj që ka dashur Manastiri, themeluar nga stërgjyshët e tij – Linkestët, mos mbetet në duart e osmanëve, deshte të hakmeret edhe për helmimin e vëllezërve të vet nga ana e sulltanit. Ky i fundit, i vetëdishëm që me forcë nuk do mund të përballojë dot Skënderbenë, trimërinë e të cilit e kishte njohur derisa e kishte peng, vendosi ta qetsojë përmes islamizimit të shqiptarëve. Për ta kryer këtë, patjetër duhej të ngrihen objekte fetare islame në Manastir. Prandaj, nuk ishte gjë e rastit që xhamia e parë në Ballkan u ngrit pikërisht në këtë qytet dhe atë, me iniciativën e një komandanti të shquar turk i cili posa ishte kthyer nga një betejë e pasuksesshme me shqiptarët e Skënderbeut, vetëm disa vjet pas vdekjes të këtij të fundit. Pas xhamisë të parë, filluan të ngrihen edhe të tjera, numri i të cilave, në fund, mbriu në 72, gjë që e shëndroi Manastirin në qendër më të rëndësishme dhe më atraktive fetare në Ballkan. Për këtë pra, në mënyrë indirekte, ka kontribuar edhe Skënderbeu dhe rezistenca shqiptare nëpërgjithësi. Nga kjo që theksova më sipër del përfundimi se shqiptarët pushtetin osman e rrezistonin më tepër se çdo popull tjetër që jetonte në Manastir. Me të drejtë, ndonjë nga lexuesit do të dojë të dijë shkaqet për këtë. Përgjigja ime do të ishte kjo. Historia ka dëshmuar se ai që rruan pragun e shtëpisë së tij, reziston më tepër nga mysafiri. Nëse këtë shtëpi rastësisht e përfshin zjarri, mysafiri do dalë prej saj, për të shpëtuar jetën, kurse i zoti qendron deri në fund dhe bën çmos për ta shuar zjarrin, duke sakrifikuar jetën. Ose, për ta elaboruar më mirë këtë, do shërbehem me një shembull mjaft të thjeshtë, por me plot kuptim. Nëse një fëmijë mban në dorë para të veta, vështirë është që t’ia marrish, e nëse ato para i ka të vjedhura, menjëherë ti jep dhe ia mbath këmbëve, sepse si ka fituar me djersë. Besoj se u kuptuam. Por, ti kthehemi Skënderbeut. Manastiri, përveç qendër fetare, më vonë, u bë edhe qendër ushtarake. Rezistenca e Skënderbeut dhe e shqiptarëve pas vdekjes së tij, kontrobuoi tepër në këtë drejtim sepse, edhe pse një pjesë e madhe e shqiptarëve, për ti shpëtuar asimilimit të egër sllav, përqafoi islamizmin, por ata nuk e pranuan sundimin osman, kështu që, rezistenca shqiptare nuk u ndërpre. Kjo e detyroi sulltanin të sjellë forca të mëdha ushtarake, për nevojat e të cilëve u ngritën objekte të ndryshme ekonomike etj, në Manastir, të cilat këtij qyteti ia ndryshuan krejtësisht tiparet ose fizionominë, duke e shëndruar në qendër vilajeti dhe në qytet konsujsh, gjë që, mundësoi që Manastiri të shëndrohet edhe në Qendër të Lëvizjes Mbarëkombëtare Shqiptare, me vepra të shumta atdhetare, siç është edhe Kongresi i Alfabetit. Në këtë drejtim, ka kontribuar edhe Ali Pashë Tepelena | |
| | | dibranja Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 542 Registration date : 19/09/2007
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Thu Nov 22, 2007 8:15 pm | |
| Ky, si kundër Skënderbeu, përveç që ka dashur Manastiri, si vatër e vjetër ilire, mos mbetet nën turqit, hakmerrej edhe për vrrasjen e vjehërit të tij, Kapllan Pashës, të cilit, akoma pa zbritur nga kali, ia prenë kokën dhe e lanë në atë gjendje të mjerueshme disa ditë me rradhë në një shesh të Manastirit. Kontributi i Ali Pashë Tepelenës për afirmimin e Manastirit, ka të bëjë edhe me vllehët. Ai, siç dihet, dogji Voskopojën dhe disa vende të tjera, jo për ti plaçkitur, siç thonë kundërshtarët e tij, por për t’ia shkulur rrënjët e propagandës greke. Kjo djegie bëri që shumë familje vllehe nga ato vende, të shpërngulen në Maqedoni, pra edhe në Manastir. Këta vllehë, njihnin nga disa gjuhë dhe zanate dhe si të tillë i dhanë impuls të veçantë zhvillimit ekonomik, gjegjësisht tregëtisë dhe zejtarisë, gjë që edhe më tepër i hapi rrugën Manastirit për t’u shëndruar në qendër vilajeti, pa të cilin nuk do të mbahej dot Kongresi i Alfabetit. Ja pse. Manastiri si qendër e rëndësishme ekonomike, u mundësoi disa familjeve shqiptare, të pasurohen dhe një pjesë të pasurisë ta shfrytëzojnë në dobi të veprave kombëtare, siç ishte edhe Kongresi i Manastirit. E them këtë, sepse ky kongres zgjati rreth 10 ditë dhe kërkonte shpenzime të mëdha, të cilat rranë kryesisht në kurriz të familjeve të pasura, siç ishin ajo e Gërmenjëve, në hotelin e të cilëve – “Liria”, u mbajt kongresi në fjalë, si dhe ajo e Qiriazëve, familja më patriotike në mbarë kombin shqiptar dhe në të gjitha epokat pas asaj të Frashëllinjëve, prej të cilës fitoi frymëzimin e saj kombëtar dhe atdhetar. | |
| | | dibranja Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 542 Registration date : 19/09/2007
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Thu Nov 22, 2007 8:15 pm | |
| Kësaj familje, gjegjësisht, rolit të saj në Kongresin e Alfabetit, unë i kam kushtuar edhe një fejton të veçantë. Prandaj, në këtë rast, do theksoj vetëm disa momente më kryesore. Kjo familje përbëhej prej 5 antarëve, 3 meshkujve dhe 2 femrave, secili më patriot se tjetri. Për këtë ka kontribuar, siç thamë, familja e Frashëllinjëve, posaçërisht bilbili i gjuhës shqipe – Naim Frashëri. Ky, veç tjerash, i ka mundësuar Sevasti Qiriazit, të kryejë me sukses dhe në kohë fakultetin e mësusisë në Stamboll dhe gjatë ceremonisë së diplomimit, i dha porosi të tilla kombëtare, të cilat ajo i respektoi dhe i realizoi në maksimum. Sevastia dhe motra e saj Parashqeva njihnin nga 8 gjuhë dhe si të tilla ishin femrat më të emancipuara në Ballkan, kurse e dyta ishte e vetmja femër në botë, në Konferencën e Paqes në Paris, më 1919-1920. Librat e Naim Frashërit ishin pasuria më e madhe e familjes Qiriaze. Nga shkrimet e tij ishte frymëzuar sidomos Gjerasim Qiriazi, gjë që shihet edhe në vjershat e tij, siç ishte edhe strofa në vijim: | |
| | | dibranja Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 542 Registration date : 19/09/2007
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Thu Nov 22, 2007 8:15 pm | |
| Do punoj për mëmëdhenë, gjithë jetën sa të roj, do t’i zgjoj edhe ata që flenë, kështu jetën ta mbaroj. Patriotizmi i Naim Frashërit kishte frymëzuar edhe nënën e Qiriazëve, e cila, edhe pse e pashkolluar, kontribuoi tepër në shkollimin e fëmijëve të saj dhe e cila nuk lejonte që në shtëpinë e saj të flitet gjuhë tjetër përveç shqipes, kështu që aty hynin e dilnin vetëm patriotë të shquar, posaçërisht para, gjatë dhe pas Kongresit të Manastirit. Në shtëpinë e saj mbaheshin mbledhjet e fshehta që kishin të bëjnë, jo vetëm me Alfabetin, por edhe me çështjen e çlirimit të vendit nga sundimi pesë shekullor osman. Për Qiriazët, e zgjata njëçikë më tepër për të konstatuar se pa këtë familje Manastiri nuk do të bëhej dot qendra e Lëvizjes Kombëtare, pra, as edhe vendlindje e Alfabetit shqiptar. Në oborrin e kësaj familje, u ngrit edhe Shtypshkronja Universale Shqiptare. Për ngritjen e saj u vendos në Kongresin e Manastirit. Nga kjo shtypshkronjë dollën 300 tituj të shkrimeve, librave, abetareve dhe publikimeve të ndryshme shkencore e tj., në 13 gjuhë të botës të cilat disperzoheshin në të katër anët e rruzullit tokësor, gjë që çështjen shqiptare e afirmoi tepër në tërë anët e Globit dhe hapi rrugën drejt Pavarësisë së Shqipërisë. Pikërisht këtu qendron roli i familjes Qiriaze dhe i Kongresit të Alfabetit, në të cilin, siç thashë, ra vendimi për ngritjen e Institucionit në fjalë. Përndryshe, Kongresi i Manastirit ishte urrë midis Lidhjes së Prizrenit dhe Pavarësisë së Shqipërisë. Sepse, në Lidhjen e Prizrenit të v. 1878 u aktualizua nevoja e aprovimit të Alfabetit të përbashkët. Prandaj, jo rastësisht, vetëm disa muaj pas kësaj, gjegjësisht gjatë vitit 1879, | |
| | | dibranja Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 542 Registration date : 19/09/2007
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Thu Nov 22, 2007 8:16 pm | |
| u krijua Alfabeti i Stambollit, i njohur edhe si Alfabeti i Sami Frashërit, sepse ky me duart e veta i krijoi gërmat e atij Alfabeti, i cili u vlerësua lart në Kongresin e Manastirit. Ndërsa, lidhja e Kongresit me Pavarësinë e Shqipërisë qëndron në faktin që para këtij kongresi, shqiptarët përdornin alfabete të ndryshme, të cilat, jo vetëm që pengonin komunikimin normal midis tyre, përmes letrave, por shkakëtonin edhe grindje, sepse bihej nën ndikim të vendeve nga të cilat fitohej alfabeti. Me aprovimin e Alfabetit të Manastirit, pengesat në fjalë si dhe grindjet, morën fund, gjë që hapi rrugën e trasuar nga Lidhja e Prizrenit drejt Pavarësisë së Shqipërisë, e cila u realizua në të njëjtin muaj, pas 4 vjet nga Kongresi i Manastirit, më 28 nëndor, 1912. Me siguri, lexuesve do t’iu interesojë se si ishte atmosfera para objektit të Alfabetit ditën e fillimit. Ishte 14 nëntori 1908. Dëbora kishte mbuluar Pelisterin piktoresk dhe kulmet e shtëpive të Manastirit. Megjithatë, qysh | |
| | | dibranja Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 542 Registration date : 19/09/2007
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Thu Nov 22, 2007 8:16 pm | |
| qysh në orët e para të mëngjezit, para objektit ishin grumbulluar qindra shqiptarë e të tjerë, të cilët të ftohtin e përballonin përmes këngëve dhe valleve kombëtare, gjë që krijonte përshtypjen sikur aty bëhet ndonjë dasmë e madhe shqiptare. Para objektit, në të dy anët e Dragorit, ishin mbledhur edhe më tepër se 100 nxënës shqiptarë të cilët mësonin në shkollat e mesme, sidomos në Gjimnazin turk të Manastirit që ndodhej pranë objektit të Kongresit. Në atë gjimnaz kishte edhe 4-5 profesorë shqiptarë, midis të cilëve edhe Bajo Topulli, zavëndës drejtor i atij institucioni arsimor. Këngët dhe vallet pushuan në momentin kur filluan të vijnë kongresmenët të cilët ishin ajka e kombit të atëhershëm shqiptar, siç ishin: Mitat Frashëri – kryetar i kongresit, kurse më vonë edhe i Ballit Kombëtar, Gjergj Fishta – “Homeri shqiptar”, Luigj Gurakuqi, Shain Kolonja – dhëndër i Naim Frashërit, etj. Përqafimet dhe lotët nga gëzimi nuk kishin fund. Interesant ishte fakti që midis kongresmenëve kishte myslimanë, të krishterë, synitë, bektashinj, ortodoksë, katolikë, prtotestantë, toskë, gegë, çamër, labër, etj. Prandaj edhe para objektit ishin të pranishëm njerëz pothuajse të tëra konfesioneve në fjalë. Pas kësaj ceremonie madhështore, njerëzit u kthyen nëpër shtëpitë e veta duke pritur padurim epilogun, kurse pjesëmarrësit e Kongresit hynë në sallën e madhe, e cila sot nuk ekziston më dhe pas disa mbledhjeve të njëpasnjëshme, aprovuan Alfabetin | |
| | | dibranja Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 542 Registration date : 19/09/2007
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Thu Nov 22, 2007 8:17 pm | |
| Kështu që, kongresmenët, të shprehem në mënyrë figurative, lojtën rolin e krushqëve të cilët nga ky objekt, gjegjësisht nga Manastiri, morën “nusen” më të mirë e cila rreth një shekull po i shërben dhe sa të jetë bota do t’i shërbejë tërë shqiptarëve kudo që kanë jetuar dhe do jetojnë paskëtaj. Siç dihet, Kongresi i Manastirit nuk do të ndodhte pa Hyrijetin. Shtrohet pyetja: Pse këtë ngjarje e përfituan më tepër shqiptarët, e jo edhe popujt e tjerë. Përgjigja është kjo. Revolucionin xhonturk që solli Hyrijetin, e filloi dr. Ibrahim Temo nga Struga në Stamboll, kurse e realizoi bashkatdhetari i tij – Nijazi Be Resnja më 1908 në Manastir. Pra, pa shqiptarët, nuk do të ndodhte Hyrijeti. Xhonturqit të cilët u kapardisën në krye të shtetit, ishin të vetëdishëm për këtë, prandaj s’kishin guxim as edhe fytyrë që të pengonin Kongresin e Alfabetit, edhepse ky ishte në dëm të Perandorisë osmane, sepse zavendësoi alfabetin e mëparshëm, turko-arab, dhe krijoi kushte për Pavarësinë e Shqipërisë, gjegjësisht për ndarjen e këtij shteti nga Turqia. Nga kjo që thashë gjer tani, del përfundimi se historia e Manastirit është e pasur me plot ngjarje të lavdishme për popullin shqiptar. Por, çka mbetur sot nga kjo histori në këtë qytet? Asgjë. Nga Shtypshkronja Universale s’ka as nam as nishan, edhe pse ajo ka afirmuar tepër emrin e këtij qyteti dhe sikur të ishte vepër e ndonjë maqedonasi, | |
| | | dibranja Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 542 Registration date : 19/09/2007
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Thu Nov 22, 2007 8:18 pm | |
| kushedi se çfarë përmendore do të vendosej aty. Madje, as emrin e ndonjërit nga 5 antarët e familjes Qiriaze ku u ngrit ajo shtypshkronjë nuk e ka marrë, të paktën ndonjë rrugicë e qytetit. Objekti ku u mbajt Kongresi është në ditë të hallit, gabim ky që duhet të korigjohet, sidomos tani kur po bëhen përgatitje për manifestimin e 100-vjetorit. Ajo që ka mbetur si gjurmë, të cilën autoritetet albanofobe s’kanë mundur ta zhdukin, është emri i fushës së Pellagonisë, që kujton Pellazgët e para 12.000 viteve të kaluara, Heraklea Linkesits, që kujton fiset ilire – Linkestët dhe Bardhylin, emri i lumit Dragor, që ka të bëjë me fjalën shqipe dragua, si dhe emri sllav i Manastirit – Bitolla, që ka të bëjë me fjalën shqipe i butë. Sikur këto sqarime t’i dinin autoritetet serbe dhe komuniste maqedone, me siguri do tua ndëronin emrin | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Sat Dec 01, 2007 4:42 pm | |
| "Luftën dhe kundërshtimin ndaj coptimit, do ta ndaloj vetëm kur të çlirohet dhe të bashkohet kombi im" (Hasan Prishtina) | |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Sat Dec 01, 2007 5:35 pm | |
| Bashkimin Kombetar me teper e deshten ne shekujt e kaluar se sa tani, bazuar ne lufterat e Hasan Prishtines, Isë Boletinit, Idriz Seferit, Bislim Hogoshtit, Muharrem Fejzës, Mulla Idriz Gjilanit, Haki Efendiut e shume e shume te tjerë te cilet me arme natëe ditë luftonin me nje deshire dhe qellim per bashkim te trojeve tona, sot partitë tona ne sistemin pluralist shumëpartiak, jane perlot por jane vetem 2 prej tyre qe e shprehin deshiren dhe qelimin per Bashkim Kombetar, te tjerat , bile ato qe i kane fitu zgjedhjet ne nje fusate te tere parazgjedhire as qe e kane mendu se bashkimi kombetar eshte ne programet e tyre zgjedhore, ata edhe i fituan zgjedhjet, dmth, bashkimi kombetar po ngel vetem "kengë", "poezi" dhe ji diqka qe duhet bere per te, por ndoshta edhe keta e kane ndjenjen e frikes se po kundershtuan sistemin ketu ne pluralizmin tone, ne demokracine qe e jeton [kosova edhe te burgosin!!! Keto i din vetevendosja dhe i ndritshmi Albin Kurti qe spo e shef diellin e Kosoves me syte e tij!!!!! | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Wed Dec 05, 2007 1:48 pm | |
| Anatomia e një atentati Shembuj që duhet kujtuarShqiptar OSEKU Sikur populli shqiptar ta kish një histori të mirëfilltë shkencore, e që mjerisht ende s'e ka, disa kapituj të trashë do t'i kushtoheshin patjetër lëvizjes nëntokësore të rezistencës matanë kufinjve të Shqipërisë administrative. Do t'ishte fjala, pa dyshim, për një rrëfim jashtëzakonisht interesant, për shqiptarë e për të huaj. Ajo do të nxirrte në shesh përvojat komplekse të një populli "të ndaluar" në rrafshin e mosbindjes qytetare dhe rezistencës së armatosur ndaj okupimit, përvoja këto që janë edhe sot aktuale në shumë anë.
Cilat ishin motivet e atyre që u angazhuan në ilegale? Ç'i shtynte ata që kryeneçësisht, pa asnjë shans ushtarak e pa asnjë shembull të mbarë lokal (madje përkundrazi), ta sfidojnë pareshtur një okupim ushtarak, administrativ, socioekonomik e kulturor ndër më të jetëgjatët e më brutalët në kontinentin e Evropës? E ç'i shtynte të tjerë, nga ambient i njëjtë e me prapavijë të ngjashme, të zgjedhin tjetër rrugë, të bëhen neutralë a administrues të zellshëm të okupimit?
Këto dhe shumë pyetje tjera interesante mbeten ende, mjerisht, pa një përgjegje të përmbledhur. Megjithatë, copëra fragmentare por domethënëse të përgjegjes ofron jetëshkrimi i personave që janë bërë të njohur, shumica post mortem, si ikona të rezistencës.
Jusuf Gërvalla, albanolog, poet e publicist, vëllai i tij Bardhosh Gërvalla, punonjës social me diplomë universitare të anglishtes, dhe shoku i tyre i armëve Kadri Zeka, gazetar, bëjnë pjesë në heronjtë e ilegales nga fundi i Luftës së Ftohtë, që mbaruan tragjikisht vetëm 10 vjet para ndërrimeve dramatike në kontinentin Evropës. Ata lindën e vepruan në një epokë të errët, duke i ndjekur pa kompromis idetë e veta për çlirimin e një populli që shtypej në rrethin e nëntë të ferrit evrolindor, mes çekanit komunist e kudhrës nacionaliste. Fundi i tyre, të mbytur gjak në terrin e një nate të ftohtë e të varrosur në dhe të huaj, ish komponuar enkas për t'ua kujtuar shqiptarëve në mënyrë diskrete kumtin makabër të zotërve të tyre serbë, atë kumt të stërlashtë të pushtuesve për të pushtuarit që do të shfaqej sërish sheshazi në Ballkan në hyrje të shek. XXI: "Mos ngritni krye, se jua këpusim kështu të gjithëve!"
Sivjet, kur bie përvjetori i 20-të i vrasjes së tyre, historiografia zyrtare shqiptare do të bënte mirë ta rrëfejë deri në fund tregimin e prerë të Jusuf Gërvallës, Bardhosh Gërvallës, Kadri Zekës dhe të shokëve të tyre. E kur ta ketë rrëfyer atë, t'i tregojë edhe rrëfimet e atyre që ishin para tyre, e të atyre që vijuan pas tyre. Jo pse e ka obligim para tyre. Po pse e ka obligim para vetit. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Wed Dec 05, 2007 2:13 pm | |
| 20 vjet nga vrasja e Vëllezërve Gërvalla dhe e Kadri ZekësXhafer SHATRI17 janari i vitit 1982, dita kur u vranë Vëllezërit Gërvalla e Kadri Zeka është një datë e trishtë në historinë e shqiptarëve. Edhe pse kanë kaluar 20 vjet, ajo ditë mbetet përgjithnjë e freskët me zinë e saj jo vetëm për familjet, por edhe për një numër njerëzish që kanë qenë të lidhur shpirtërisht e organizativisht me ta. Fjala është për pjesëtarët e brezit që i vuri kazmën Jugosllavisë së fuqishme, vetëm me një synim: të çlirohet Kosova dhe territoret e tjera shqiptare në këtë ish-shtet. Nëse ju rastis të vizitoni ndonjërin prej këtij brezi do të shihni se nëpër banesa akoma i mbajnë portretet e martirëve që i vrau UDB-ja në Untergruppenbach. Ato portrete prej kohësh kanë statusin e ikonave. Për më tepër janë pjesë e rritjes, formimit dhe burrërimit të fëmijëve të tyre. Ky brez ende pyet dhe pyet: pse edhe pas njëzet vjetesh, ky krim i shtetit serb, i kryer në mes të Evropës, ka mbetur i pandriçuar, ndërkohë që në inatet ndërshqiptare përplot emra janë lakuar si vrasës të mundshëm apo të sigurt? | 1. Një Lëvizje e re përballë një shteti të vjetër Në Kosovë, menjëherë pas demonstratave të vitit 1981, pati filluar në përmasa të pabesueshme, radiologjia e diferencimit politik që nënkuptonte terrorizimin psiqik, largimin nga shkolla e nga puna, arrestimin, torturën dhe burgimin e gjatë. Shërbimet jugosllave përmes arrestimeve i kishin dhënë një grusht të rëndë Lëvizjes për pavarësi, mijëra njerëz ndodheshin nëpër burgje civile ose ushtarake; mbikëqyrej çdo gjo gjë e çdo kush. Elita politike duke qenë e papërgatitur për këto rrethana dhe e përçarë nuk mundi t'a përballojë presionin serb që mëtonte nënshtrimin definitiv të shqiptarëve. Në anën tjetër intelegjencia duke qenë krejt e papërgatitur dhe e pambrojtur u struk para rrezikut evident, kështu që politikën e shqiptarëve filluan ta bëjnë të rinjtë, që ende ishin me njërën këmbë në fëmijëri. Dhe kjo nuk ishte një politikë e madhe: aty këtu ndonjë trakt, ndonjë parullë, ndonjë revoltë e shkruar në letër, në mur ose në asfalt, po që përçonte një measazh të fuqishëm: kurrë nuk do të mund të na nënshtroni! Në këto rrethana mërgata shqiptare përbënte një eshalon të veçantë të Lëvizjes për pavarësi. Përparësia e saj ishte se ajo ishte larg veprimit të drejtpërdrejtë të aparatit shtetëror, ishte prezente në vend, sepse një pjesë e madhe e mërgimtarëve qarkullonin rregullisht brenda e jashtë, kishte kontakte familjare e personale… Roli i saj ishte ndier në mënyrë të drejtpërdrejtë në prag, gjatë dhe pas demonstratave të vitit '81 përmes shtypit që përgatitej jashtë dhe shpërndahej brenda, përmes krijimit të rrjetit të organizimit etj.
|
I vetëdijshëm për rëndësinë e mërgatës shqiptare sektori i kryesisë së Jugosllavisë që koordinonte aktivitetin e gjithë sistemit të shërbimeve informative civile e ushtarake, e që atëherë udhëhiqej nga slloveni Stane Dollanc, u përcaktua për një grusht shkallmues që do t'i jipej mërgatës, në mënyrë që ajo të shfaktorizohej njëherë e mirë. Në këtë vijë u organizua dhe u ekzekutua vrasja e Vëllezërve Gërvalla dhe e Kadri Zekës. Atentati u krye në kohën kur krejt aparati shtetëror i Jugosllavisë ishte përqëndruar në Kosovë dhe në territoret e tjera shqiptare; atëherë kur Kosovës po i dërrmoheshin njëra pas tjetrës të gjitha të drejtat dhe institucionet vetanake që ishin fituar me shumë përpjekje e flijime. Atentati pati pasoja të rënda sepse u krye kur shumë prijës të Lëvizjes për pavarësi, që vepronin ilegalisht ose gjysmilegalisht ishin arrestuar dhe kundër tyre ishin kryer ose përgatiteshin proceset politike. Veç të tjerash, kjo vrasje shkaktoi tronditje të mëdha edhe për faktin se u krye në një periudhë destabilizimi e krize të thellë politike në gjithë hapësirat shqiptare. Ngjarjet e Kosovës në Shqipëri patën efekt të drejtpërdrejtë, sepse çuan deri te konflikte të përgjakshme në vetë udhëheqjen e shtetit për politikën që ishte ndjekur apo që do të ndiqej aty e tutje. Këto trandje madje ndikuan në fundin tragjik të kryeministrit të atëhershëm Mehmet Shehu. Duhet pasur gjithashtu parasysh se atentati në Gjermani ishte edhe përballje e organeve të shtetit jugosllav me organet e shtetit shqiptar, sepse në rrethanat që ishin krijuar në Kosovë për politikën e Shqipërisë viktimat e atentatit ishin gurë me peshë në luftën politike e diplomatike që do të bëhej aty e tutje. | 2. Mozaiku politik i mërgatës shqiptare në fillimvitet tetëdhjetë Në atë kohë në mërgim vepronin shumë organizata. Që në krye duhet nënvizuar se mërgata e vjetër ishte rraskapitur madje edhe dërrmuar në përballjet e shërbimeve jugosllave me ato shqiptare që ishin bërë brenda saj. Por objekt i kësaj trajtese do të jenë ato grupime që mund të kishin një ndikim në rrjedhën e ngjarjeve në Kosovë. Atëherë në Evropën Perëndimore, konkretisht në Gjermani e Zvicër vepronin: 1. Besëlidhja Kombëtare Shqiptare, e drejtuar nga Emin Fazlia. Më 10 tetor 1981 UDB kishte vrarë në Bruksel, bashkëpunëtorin e tij të ngushtë Vehbi Ibrahimi, nënkryetar i Besëlidhjes, ndërsa në Fraknfurt kishte plagosur rëndë bashkëpunëtorin tjetër, Rasim Zenelin. Ky ishte një grupim politik me orientim të djathtë dhe bashkëpunonte me mërgatën kroate. 2. Grupi komunist "Zëri i Kosovës", një qerthull që drejtohej nga Riza Salihu. 3. Fronti i Kuq Popullor, udhëhiqej nga Ibrahim Kelmendi, dhe nxirrte gazetën "Bashkimi" (janë botuar 3 numra). Kjo gazetë shpërndahej edhe në Kosovë. |
4. Organizata Marksiste Leniniste e Kosovës që nxirrte gazetën "Liria" (janë botuar 6 numra). Këtë organizatë në mërgim e udhëheqte Kadri Zeka. OMLK prej vitesh kishte aktivistët e saj në Zvicër. 5. Lëvizja Nacional çlirimtare e Kosovës dhe e Viseve të tjera Shqiptare në Jugosllavi (LNÇKVSHJ), të cilën në Evropën Perëndimore e ka udhëhequr Jusuf Gërvalla. Fillimisht Jusufi ka ndihmuar substancialisht nxjerrjen e gazetës "Bashkimi", pastaj ka nxjerrë gazetën "Lajmëtari i Lirisë" (gjithsej tre numra), së fundi filloi të nxirrte si organ të LNÇKVSHJ-së gazetën "Zëri i Kosovës". Pas shpërthimit të demonstratave të vitit '81 u bënë përpjekje për bashkimin e disa prej këtyre organizatave, konkretisht mes atyre që kishin udhëheqje politike brenda, pra OMLK-së dhe LNÇKVSHJ-së. Përpjekjet për bashkim janë bërë në Kosovë dhe në mërgim. Bisedimet për bashkimin e organizatave janë vonuar e vështirësuar për shkak të veprimit në ilegalitet dhe të rrethanave që u krijuan pas arrestimeve të mëdha gjatë gjithë vitit të demonstratave. Një takim i mbajtur në Stamboll, në tetor të vitit 1981, e në të cilin kishin marrë pjesë në një anë, Kadri Zeka si përfaqësues i OMLK-së, dhe në anën tjetër Sabri Novosella e Bardhosh Gërvalla, si përfaqësues të LNÇVSHJ-së kishte dështuar jo vetëm për shkak të dallimeve konceptuale. Bisedimet për bashkim të këtyre organizatave nuk mund të përjashtoheshin nga rrethanat shqiptare dhe rajonale, sepse organet e shtetit shqiptar pas disa dështimeve në përballjet me shërbimet jugosllave, përpiqeshin ta konsolidojnë apo thënë më mirë ta kontrollojnë Lëvizjen e Kosovës për pavarësi. Në treshin që u vra shteti shqiptar shihte shtyllat e rëndësishme të mbajtjes gjallë të qëndresës në Kosovë. Megjithatë aktivistët e këtyre dy organizatave jashtë, konkretisht Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka kanë bashkëpunuar ngushtë në nxjerrjen e gazetave, në organizimin e demonstratave dhe manifestimeve të ndryshme. Sipas burimeve të besueshme në prag të vrasjes janë bërë përpjekje fort serioze për bashkim dhe ai duhet të ketë qenë shumë afër. | 3. Uniteti i veprimit Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka janë takuar për herë të parë në mërgim, në fillim të vitit 1981. Prej atëherë dhe gjer në vrasjen e tyre ata kanë vepruar bashkë në shumë drejtime: në përgatitjen dhe publikimin e shtypit ilegal, konkretisht të gazetës "Liria", në organizimin e manifestimeve dhe demonstratave në mbështetje të kërkesave të Lëvizjes Studentore në Kosovë. Demonstratën e parë e kanë organizuar në Bernë të Zvicrës më 1 prill 1981, një javë më vonë një demonstratë tjetër në Zürich, më 25 prill kanë organizuar një demonstratë në Stutgart. Me këtë rast janë hetuar agjentët jugosllavë duke fotografuar demonstruesit. Disa aktivistë të udhëhequr nga Bardhosh Gërvalla i kanë zënë ata në flagrancë dhe u kanë marrë aparatin. Në mesin e "fotografëve" kishte qenë dhe një shqiptar (BH), nëpunës i konsullatës jugosllave në Stutgart, përndryshe gjatë viteve shtatëdhjetë inspektor i UDB-së, i ngarkuar për mbikqyrjen e Qendrës së Studentëve. Më 9 maj kanë organizuar një demonstratë në Dusseldorf. Më 13 qershor 1981, u organizua një demonstratë në Bruksel. Me këtë rast në formë të një peticioni konkretizohen kërkesat politike: 1. Kosovës t'i njihet statusi i Republikës në kuadër të federatës; 2. Popullit tonë t'i njihet e drejta për vetëvendosje; |
3. Të lirohen pa kusht të gjithë të burgosurit politikë shqiptarë dhe të kthehen në Kosovë të burgosurit e tjerë; 4. Të mos plaçkiten pasuritë e Kosovës nga republikat jugosllave, por ato t'i shfrytëzojë Kosova për zhvillimin dhe pasurimin e vet; 5. T'i njihet e drejta e festimit të festave kombëtare dhe e përdorimit të lirë të flamurit kombëtar, nga të gjithë shqiptarët në Jugosllavi; 6.Kushte më të mira pune e jetese për nxënësit e studentët kosovarë, trajtim të barabartë me studentët e universiteteve tjera të Jugosllavisë; 7. Sigurimin e punës për të papunët dhe inkuadrimin e mërgimtarëve në vendlindje; 8. Lirinë e fjalës dhe shtypit; 9. Të pezullohet vendimi për shtetrrethim dhe ora policore; 10. Të tërhiqen të gjitha forcat policore e ushtarake të sjellura nga jashtë; 11. Autorët e krimeve të shëmtuara të nxirren para gjyqit të popullit, për të marrë dënimin e merituar. Krahas organizimit të demonstratave Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka kanë vepruar edhe në shtrirjen e rrjetit të organizimit brenda dhe jashtë. Një rëndësi të veçantë i kanë kushtuar shkatërrimit të klubeve që kontrolloheshin nga përfaqësitë jugosllave. Falë këtij aktiviteti prej vitit 1981 e tutje klubet jugosllave nuk janë frekuentuar më nga mërgimtarët shqiptarë. Veç klubeve janë prishur dhe diskredituar një vistër manifestimesh që regjimi i organizonte jashtë me qëllim të joshjes dhe manipulimit të mërgimtarëve shqiptarë. 4. Pse u krye atentati? Veprimtaria e gjithanshme e Vëllezërve Gërvalla dhe e Kadri Zekës pengonte në mënyrë të drejtpërdrejtë shërbimet jugosllave jashtë dhe brenda. Ata ishin një trio e kompletuar, që një lëvizjeje atdhetare i duhet shumë kohë për ta krijuar: Jusufi ishte një penë e fortë e me emër në Kosovë, Kadriu ishte jo vetëm gazetar i mirë, por sidomos organizator efikas me përvojë shumëvjeçare në organizimin ilegal, Bardhoshi fliste shumë mirë gjermanishten e anglishten dhe ishte komunikator i talentuar. Që të tre ishin të rinj dhe të mbrujtur me një idealizëm e gatishmëri për çdo flijim. Mirëpo, përballë tyre ata kishin një shtet të fortë e me shumë mundësi. Jugosllavia prej themelimit të saj, pra që më 1918 e tutje, ka zhvilluar një luftë të pamëshirshme kundër oponentëve të këtij shteti, konkretisht kundër përfaqësuesve të popujve që nuk kishin pranuar të futen nën tutelën serbe. Prijësit më me peshë të kroatëve, maqedonëve dhe shqiptarëve, që i janë kundërvënë politikës serbe, janë ndjekur në vazhdimësi dhe janë luftuar me të gjitha mjetet nga eskadronet speciale serbe. Prej atëherë e gjer më sot sektorët më të përgatitura të shërbimeve informative serbe kanë qenë ato që kanë luftuar kundër mërgatës kroate, shqiptare etj. Format e luftës kanë qenë të nduarduarshme: përcjellje e përgjime hap pas hapi, intriga e përçarje, kërcënime dhe eleminime fizike. Kjo praktikë ka vazhduar edhe më me këmbëngulje pas Luftës së Dytë Botërore. Disa dhjetëra prijës kroatë janë vrarë në atentate spektakulare nga më të ndryshmet dhe nga më të çuditshmet. Struktura të tëra të shërbimeve informative që janë kontrolluar nga serbët kanë funksionuar jashtë. Këto struktura kanë pasur fonde marramendëse, përmes të cilave kanë depërtuar jo vetëm nëpër "organizatat armiqësore", por edhe në struktura shtetërore të vendeve të ndryshme dhe në organizata e institucione ndërkombëtare me peshë. Shërbimet serbe me dekada kanë vepruar të papenguara nëpër shumë vende perëndimore, ku përmes parave, femrave, shantazhit etj. kanë qenë fort të pranishme edhe në qendra themelore të vendimmarrjes. Frytet e këtij aktiviteti Beogradi do t'i korrë sidomos gjatë viteve nëntëdhjetë, kur pa ndonjë pengesë serioze do ta përgjakë keq Kroacinë, do ta masakrojë Bosnje e Hercegovinën dhe përmes një apartheidi të hapur e brutal do ta mbajë Kosovën në zgripc të ekzistencës. Ndikimi i nëndheshëm i Serbisë u rrënua vetëm kur Beogradi, faqe tërë botës, u përpoq ta asgjësojë krejt popullin e Kosovës. Në këtë kuptim përballja e mërgatës së re politike të Kosovës (që ishte pa asnjë mbështetje politike, që nuk kishte arritur të ketë as ndikimin më të vogël në mediat e fuqishme perëndimore, që kishte një gjendje financiare katastrofike) me strukturat e shërbimeve jugosllave ishte tmerrësisht e pabarabartë. Lëvizja shqiptare kishte vetëm një epërsi: idealizmin e pakufishëm, i cili mund të mbijetojë vetëm në aspiratën e përjetshme për të qenë dhe për të jetuar të lirë. Me një fjalë, shërbimet serbe kanë përcjellë gjithë aktivitetin e mërgatës shqiptare nga brenda dhe nga jashtë, sepse ky ka qenë një organizim që posa kishte filluar të vërë rrënjë dhe infiltrimi i provokatorëve nuk ka qenë i pamundshëm. Kështu që përcjellja e Vëllezërve Gërvalla dhe e Kadri Zekës nuk ka qenë ndonjë problem i madh për UDB-në. Lëvizjet dhe aktivitetet e tyre kanë qenë publike :
Edituar për herë të fundit nga në Wed Dec 05, 2007 2:22 pm, edituar 1 herë gjithsej | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Wed Dec 05, 2007 2:17 pm | |
| 28 Nëntorin, ditën e Flamurit e kanë festuar në rrethinën e Ludwigsbourg-ut. Aty Jusufi e Kadriu kanë pasur një debat të drejtpërdrtejtë (pyetje-përgjigje) me bashkatdhetarët. Më 2 janar është martuar Kadri Zeka me Saime Isufin. Në dasmë kanë marrë pjesë rreth 50 aktivistë nga Zvicra dhe Gjermania. Ne dasmë kanë qenë edhe vëllezërit Gërvalla. Më 13 janar 1982 Kadri Zeka ka udhëtuar me tren për Gjermani. Konkretisht në Dusseldorf, ku ka ndejtur gjer më 16 janar. Po atë ditë ka udhëtuar për në rrethinën e Stutgartit, konkretisht në Bernhausen, ku Vëllezërit Gërvalla kishin organizuar shfaqje të filmave shqiptarë me një rreth bashkatdhetarësh. Aty kanë ndejtur deri pas mesnatës. Në banesën e Vëllezërve Gërvalla, në rrugën Habichthöhe, nr. 40, në Untergruppenbach, qytezë afër Heilbronn-it kanë arritur kah ora 3 e mëngjesit. Atë natë nuk kanë fjetur fare. Gjatë ditës kanë planifikuar aktivitetet e mëtejme. Në mbrëmje kanë dalë nga ora 22:00 me veturën e Bardhit, një BMW 316 ngjyrë e gjelbër me targë HN-CY 353. 5. Neve na vrau UDB-ja jugosllave! Lagjja ku kanë banuar Vëllezërit Gërvalla ka qenë një lagje e qetë e banuar kryesisht me mësues, mjekë, inxhinierë. Në njërën hyrje të rrugës, në anën e majtë ka pasur shumë garazha, gjithashtu edhe përballë banesës dykatëshe të familjes Gërvalla ka pasur të tilla. Ndërkaq në fillim të kthesës atëherë ka qenë në ndërtim e sipër një shtëpi trekatëshe. Siç është konstatuar më vonë, agjentët e shërbimeve sekrete jugosllave prej asaj ndërtese kanë përcjellë jo me ndonjë drojë të veçantë banesën e familjes Gërvalla, hyrjet, daljet etj… Atë kohë ka pasur jo pak indikacione se po përgatitet eliminimi i Vëllezërve Gërvalla dhe i Kadri Zekës. Nata e 17 janarit 1982 ka qenë shumë ftohtë e me shumë borë. Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka kanë dalur në atë kohë, siç i kanë thënë shoqes së Jusufit, Syzana Gërvallës për ta bërë një telefonatë nga një kabinë e një fshati fqinj. Ndoshta për të evituar përgjimin. Nga shtëpia kanë dalë rreth orës 22:00. Kanë hyrë në garazhë, kanë hipur në veturë, të cilën e ka ngarë Bardhoshi. Për të dalë nga garazha në rrugë, vetura për shkak të borës është dashur të ngitet së prapthi deri në krye të hyrjes së rrugës, pra rreth 30 metra. Në krye të kthesës vetura është lakuar majtas për të pasur hapësirë për kthim dhe dalje në rrugë. Ky manovrim është bërë mu përballë shtëpisë në ndërtim, ku kanë qenë të fshehur vrasësit. Këta të fundit kanë parë daljen e veprimtarëve shqiptarë nga banesa pastaj hyrjen në garazh dhe janë bërë gati për të ekzekutuar atentatin. Kur vetura ka ardhur së prapthi përballë shtëpisë në ndërtim, vrasësit kanë qenë prapa saj. Sipas dëshmitarëve kanë qenë dy vrasës, njëri ka eliminuar Bardhosh Gërvallën duke e qëlluar 6 herë, ndërkaq tjetri ka vrarë Kadri Zekën që ishte në ulësen e përparme, në anën e djathtë. Pastaj e kanë plagosur për vdekje Jusuf Gërvallën që ishte ulur në ulësen e prapme. Dhe janë larguar pasi kishin zbrazur 12 plumba. Ndërkaq vetura ka vazhduar të ecë përpara gjersa është ndalur në derën e një garazhi përballë. Ndërkohë një fqinj, gjerman, ka informuar familjen Gërvalla për gjëmën. Syzana Gërvalla e ka gjetur të shoqin gjallë, duke mbajtur plagët me dorë. Ai e ka pyetur për Bardhin e Kadriun se a janë gjallë dhe i tregon se ka parë një njeri të gjatë që ka shtënë mbi ta, por nuk e ka njohur. Pastaj i ka lënë porositë e fundit gruas së tij. Pas gjysmë ore vjen ndihma e shpejt nga Heilbronn-i. Pas intervenimit kirurgjikal, në ora 3 të mëngjesit të datës 18 janar 1982 edhe Jusuf Gërvalla jep shpirt. Por para se të vdes Ai arriti t'i thotë policisë gjermane: Neve na vrau UDB jugosllave! Kjo fjalë e atdhetarit dhe poetit Juusuf Gërvalla, e shqiptuar me frymën e fundit do të sfidojë gjithë makinerinë jugosllave të dezinformimit.
6. Praktikat e ekzekutimit Vendimi për ekzekutimin e kundërshtarëve politikë, normalisht është marrë në nivelin më të lartë të vendit. Fillimisht shërbimet informative kanë mbledhur të gjitha të dhënat e mundshme për viktimën e ardhshme: adresën (vendi ku banon, kati, fqinjtë, zakonisht është përgjuar telefoni në atë mënyrë që në bodrum ose në gypat ku janë vënë telat e telefonit kanë instaluar mikrofonët), sjelljen (ku dhe me kë rri, ku punon, me çka udhëton, me kë praktikon hyrjedalje, etj., etj.). Të gjitha këto të dhëna janë konkretizuar edhe me vizatime ekspertësh e fotografi. Pasi është analizuar dosja është caktuar ekipi i atentatorëve dhe i mbështetësve përanash, shlyerësit e gjurmëve të mundshme. Krahas kësaj janë përgatitur edhe dezinformatat, të cilat i ka përhapur rrjeti agjenturor para dhe pas atentatit. Në këtë veprimtari përfshihen edhe letrat e telefonatat anonime drejtuar organeve gjyqësore, mediave dhe personaliteteve të ndryshme. Synimi është që jo vetëm të fshehen gjurmët, por edhe të futet konfuzion sa më i madh dhe krimi politik të paraqitet si qërim hesapesh në mes rivalëve politikë apo si qërim hesapesh në mes përfaqësuesve të nëntokës etj. etj. Kështu ndodhi edhe me rastin e atentatit kundër Vëllezërve Gërvalla e Kadri Zekës. U ngrit një pluhur i tillë dezinformatash sa që nuk errësoi vetëm mërgatën por edhe krejt Kosovën. Ky pluhur vazhdon të ndotë ambientin politik shqiptar edhe sot pas njëzet vitesh nga atentati. Lakohen emra njerëzish, kryesisht shqiptarë. Në këtë ka ndikuar edhe bashkëfajësia e organeve gjermane për këtë rast, sepse ato menjëherë pas atentatit madje edhe përmes shtypit nxorën dhe arrestuan si të dyshmitë kryesor për atentatin një refugjatë shqiptar nga Kosova, konkretisht Riza Salihun, duke publikuar në media edhe fotografinë e tij, gjë që dëshmon se sektori i UDB-së për dezinformim, kishte kryer punën në mënyrë të përkryer. Riza Salihu, një refugjat entuziast nga Mushtishti i Therandës, krahas aktivitetit atdhetar ka qenë i angazhuar, si jo pak të rinj të Kosovës, edhe nga ana e Ambasadës shqiptare në Vjenë, ku ishte qendra e sigurimit të shtetit për Evropën Perëndimore, për të propaganduar politikën e shtetit shqiptar dhe për të informuar për çdo gjë që sheh e që dëgjon, jo vetëm në mjediset e mërgatës shqiptare në Gjermani. Në këtë veprimtari Rizah Salihu si duket ka qenë edhe më tepër si i përpiktë e i përkushtuar. Shkas për arrestimin e tij ka qenë fakti se ai gjoja i ka hapur kutinë postare (Postfachun) Jusuf Gërvallës, për ta kontrolluar dhe për të informuar Qendrën e Sigurimit shqiptar në Vjenë. Jusufi gjoja e ka kuptuar këtë dhe i ka informuar shokët e tij? Apo se policia gjermane e ka ndalur me një rast dhe i ka gjetur një revole… Se Riza Salihu mund të ketë pasur konflikte me grupet e tjera politike në mërgim kjo nuk është për t'u çuditur, sepse nxitja e grindjeve dhe përçarjeve në mërgatë ka qenë një metodë klasike e sigurimit shqiptar për ta kontrolluar edhe mërgatën e Kosovës, e cila ditë e më tepër fitonte në peshë me rolin dhe mundësitë e saj. Rizah Salihun organet hetuese gjermane e mbajtën në burg rreth 5 muaj. Por Riza Salihu nuk ka qenë i implikuar në vrasjen e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, ai më tepër ka rënë viktimë e veprimeve speciale të UDB-së gjatë fshehjes së gjurmëve të krimit në Untergruppenbach. Fillimisht policia e Baden Würtembergut formoi një komision special ku duhet të kenë qenë të angazhuar rreth 40 persona. Që në ditët e para policia publikoi përshkrimin e mundshëm të vrasësve duke premtuar edhe një shpërblim prej 10 mijë DM për dëshmi të besueshme. Në kërkesën e policisë për bashkëpunim jipen edhe këto të dhëna: Të dielen, më 17 janar 1982, rreth orës 22h15 i kanë vrarë vëllezërit Gërvalla dhe shokun e tyre Kadri Zekën. Gjatë daljes së tyre nga garazhi dy persona kanë shtënë me armë mbi ta. Ka të dhëna të besueshme se vrasësit janë sjellur nëpër Untergrupenbach të paktën prej datës 10 janar 1982. Ata duken si më posht: I dyshimti i parë: Rreth 30 vjeç, i gjatë 180-183 cm. I fuqishëm. Ka në kokë një kapelë të kthyer në majë. Pallto të shkurt ngjyrë kafe me jake të mbylltë, pantollona të kuq e të ngushtë, çizme të gjata me një rreth leshi të bardhë lart. I dyshimti i dytë: ka rreth 25 vjet, është më i thatë dhe më i vogël se i pari. Ai ishte i veshur me tesha ngjyrë të mbylltë. Në kokë kishte një kapulaçë të leshtë me një topth në majë. Krahas këtij informacioni, policia kishte publikuar gjithashtu edhe fotografinë e veturës me të cilin mund të jenë arratisur vrasësit. Fjala është për një Citroén CX2000 ngjyrë të çelur. Për dëshmitarët e mundshëm ishte dhënë edhe telefoni i policisë: 07131 104 2205. Pas nëntë muaj hetimesh, kur dosja 08/15 kishte rreth 30 vëllime dokumentacion, por asnjë të arrestuar me akuzë të argumentuar, autoritetet gjermane vetëm mund të pohojnë se "kjo është një vrasje politike e kryer nga vrasës profesionistë dhe se dyshohet se një apo më shumë shërbime të fshehta drejtpërdrejt apo tërthorazi kanë marrë pjesë në tërheqjen e këmbëzave të revoleve të kalibrit 7.65 mm" (Heilbronner stimme, datë 1 tetor 1982).
7. Kush i vrau Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën? Eshtë e njohur se UDB-ja si armë për atentate ka përdorur revolet "Bereta" të kalibrit 7.65mm. Pas vdekjes së Titos kupola e shërbimeve informative, ka qenë e përqëndruar në duart e Stane Dollancit, anëtar i Kryesisë së RSFJ-së. Ministër i Punëve të Brendshme ka qenë gjenerali partizan Franjo Herleviq, me kombësi kroate. Me ardhjen e Dollancit në Kryesi, shërbimet informative ndryshojnë dukshëm metodat e veprimit. Njëra prej ndryshimeve është ajo se UDB fillon të angazhojë nëntokën jugosllave, shtyllat e mafisë, për të eliminuar kundërshtarët politikë jashtë. Sipas shumë burimeve del se atentatin në Untergruppenbach e ka kryer Zheljko Razhnjatoviq, i njohur me nofkën Arkan. Ky ishte bir i një oficeri të lartë të KOS-it (Shërbimi ushtarak i kundërzbulimit) me kombësi malazez. Ai që krejt i ri u mor aktivisht me delikuencë: rrahje, vjedhje, plaçkitje, përdhunime. Duke qenë në vuajtje të dënimit ai ikën nga burgu dhe del jashtë, ku kryen vepra spektakulare krimi. Arrestohet, por arrin të ikë nga burgjet më të njohura të Suedisë, Belgjikës dhe Zvicrës. Nga kriminel me renome ndërkombëtare Arkani, me insistimin personal të Stane Dollanc-it bëhet oficer me ndikim të fortë i shërbimeve serbe. Ka indikacione se në këtë krim ka qenë i implikuar edhe krimineli tjetër, përndryshe bosi i mafisë së Frankfurtit, Ljubo Zemunac. Këta të dy, një vit më vonë, e kanë ekzekutuar afër Munihut edhe personalitetin e njohur kroat Stjepan Gjurekoviq, duke e masakruar edhe me sopatë. Gjatë viteve nëntëdhjetë Arkani do të jetë grushti i hekurt i regjimit serb kundër popullsisë civile në Kroaci, në Bosnje dhe në Kosovë. Ai ka udhëhequr njësitë e ushtrisë që kishin në përbërje kriminelët më të regjur e më katilë të nëntokës serbe. Edhe sot, pas njëzet vitesh, policia gjermane zhvillon hetime lidhur me krimin në Untergruppenbach. Gjykata e këtij vendi të madh evropian akoma nuk ka nxjerrë në bangë të zezë organizatorët, vrasësit apo pjesëmarrësit e çfarëdo niveli në këtë atentat. Por nuk duhet harruar se shërbimet informative gjermane, duke qenë ndër më seriozet e më profesionalet në botë dhe më depërtueset në Evropën Juglindore e dijnë saktësisht gjithë zinxhirin dhe gjithë personat e implikuar në këtë vrasje të shumëfishtë, e cila e qiti në të dy gjunjtë Lëvizjen e Kosovës për Pavarësi. Eshtë udhëheqja politike gjermane ajo që bart përgjegjësinë pse nuk ka ngritur kurrë zërin për këtë krim të shëmtuar. Eshtë vetëm një përjashtim: menjëherë pas atentatit një deputet i partisë Socialdemokrate, aso kohe në opozitë, pati shtruar një pyetje në parlamentin federal se a qëndrojnë shërbimet serbe prapa këtij atentati. Asgjë më shumë. Për më keq as autoritetet lokale nuk denjuan familjen Gërvalla, që kishte kërkuar strehim politik në këtë vend, me një telegram ngushëllimi. As mediat gjermane nuk i kushtuan rëndësinë që pritej atentatit në Untergruppenbah. Bën përjashtim vetëm revista prestigjioze Der spiegel, e cila menjëherë pas vrasjes botoi një artikull, në të cilin pa asnjë hezitim drejtoi gishtin drejt burimit të këtij krimi, duke e ngarkuar me përgjegjësi UDB-në jugosllave. … Dhe dihet se në këtë organ diabolik kanë punuar dhe jo pak shqiptarë dhe ka në mesin e tyre që e dijnë saktësisht se si dhe kush i ka vrarë Vëllezërit Gërvalla e Kadri Zekën, se si dhe kush e ka vrarë Rexhep Malën e Nuhi Berishën, se si është qitur në kurth Zija Shemsiu, se si dhe kush i ka eliminuar Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun…, që e dijnë se cilët kanë qenë urithët e policisë politike nëpër organizatat ilegale të Kosovës jashtë dhe brenda… etj., etj. Por deri më sot asnjëri prej tyre nuk e ka çelur thesin. Dhe kjo flet shumë, flet për mungesë ndërgjegjeje, madje edhe për bindje se kanë vepruar drejt… Flet për shoqërinë kosovare, e cila ka mbamendje kaq të cekët, flet për elitën politike shqiptare dhe për moralin e saj të dyshimtë… Sepse ajo në bërrylimet për pushtet gati fiktiv harroi 20 vjetorin e vrasjes në Untergruppenbach dhe detyrimin e saj që në njërin prej shesheve kryesore të kryeqytetit t'u ngrisë një përmendore të përbashkët atyre që ishin ndërgjegja e kombit, atyre që u flijuan për këtë ditë të madhe… Dhe njëherit të rezervojë dy pëllëmbë toke te varrezat e dëshmorëve e t'i vendosë aty eshtrat e këtyre Burrave që nderuan Kombin. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare | |
| |
| | | | Bashkimi i trojeve shqiptare | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |