|
| Ku duhet varrosur Kolonel Janullatosi? | |
|
+76haxhiu agim__barja arbeni24 Medalim Isa Uka Tatoo arberia eri Tr xhiti Ada_Kondi xhema socratus ramadan mekaniku an-di Lancelot detektivi sokrati Aktiv PeriiKeputur VINCA ngadhenjimi Hamitmatjani anila Kasper Blerti_Gashi Mirushe gjakushi Gjura Eva0506 ylari MUHAMETII paioni feneri MARY besim78 aurora jasini Parapsikologu istogalia Roza alban kita Loti Mergimtari Xili Eagle Eye Argent Euridika E_Bukura ariana18 stabili cuni Ali Baba Tepelena xhavo_ nardlushnja lilu tom sojer Jeetaa zeriatdheut rolling Mister murturi fina Orfe@ MARIA USHTARILIRIS Zogisti_Legalist Delia Leka i Madh Ago Muji Beton prizreni73 Riki30 Aquila ss1 Sofra Anna petritkola 80 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Ku duhet varrosur Kolonel Janullatosi? Sun Nov 16, 2008 6:04 pm | |
| Maria shkruajti: - Cito :
- kujt nuk i pelqen te lexoje nuk lexon qe keshtu ti mos lexo ato qe shkruaj.Por kur moj e dashura Eva nuk do me detyrosh dhe nuk te lejoj as te me udhezosh cdo them dhe cdo shkruaj ,ju mbase jeni mesuar te behet si te thoni ju por une e kam thene qe mendim per hater nuk ndroj.Nuk te pelqen mendimi im?MOS E LEXO
Sa per kete qe thua, je ti Marie, qe vjen dhe fut hundet ne cdo shkrim te kesaj teme. Ishe ti qe e nise e para, me pergjige vend e pa vend. Jepi, tani, hidhe vallen deri ne fund. Nuk ka nevoje qe si besimtare ortodokse te mbrosh nje dhespot, se ben idhujtari, apo nuk i ke lexuar mire shkrimet e shenjta, me sa duket. Ti mund te justifikohesh nese dikush prek fene tende dhe do te te kishin dhene te drejte te gjithe, por nese i del ne mbrojtje nje perfaqesuesi te shovinizmit grek, qe mban marredhenie me organizata famekeqe vorioepirote, atehere ben gabim qe del si perfaqesuese.Si eshte e mundur qe Janullatosi te jete aq i lidhur me ato qarqe, te cilat jane armiq te Shqiperise.Nuk është normale që në Greqi, Janullatosi të marrë pjesë në mbledhje të organizatave "vorio epiriote" dhe të quhet "mbrojtës i helenizmit grek në Shqipëri" nga eksponentet e ketyre organizatave kriminale !Gjithashtu ajo që duhet diskutuar është fakti se si ka mundësi që organizata terroriste dhe kriminale si ato të "vorio epirit", flasin e shkruajnë mjaft mirë për Janullatosin e mjaft keq për shqiptarët !!
Eshte i vertete nje fakt se Janullatos vjen nga vendi që i ka marrë Shqipërisë Çamërinë, nga nje vend, që ka djegur jugun e Shqipërisë, nga nje vend që i ka shpallur luftë Shqipërisë që prej vitit 1940, nga nje vend qe persekuton here pas here me racizem te pashoq emigrantet tane, te cilet halli dhe nevoja i ka shtyre te punojne ne Greqi !!
| |
| | | Musafir Vizitor
| Titulli: Re: Ku duhet varrosur Kolonel Janullatosi? Sun Nov 16, 2008 6:08 pm | |
| duhet lene ne kufi zonen neutrale me greqine |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Ku duhet varrosur Kolonel Janullatosi? Sun Nov 16, 2008 6:30 pm | |
| Greqia fillom pertej Athines... | |
| | | ss1 Fillestar/e
Numri i postimeve : 47 Registration date : 30/09/2007
| Titulli: Re: Ku duhet varrosur Kolonel Janullatosi? Sun Nov 16, 2008 7:43 pm | |
| Oertodoksit e vertet as qe e duan Janullen,e kjo na hote qe erdhi me referendum.Zonje apo zonjush se nuk e di cjeni fshati im eshte 95% ortodoks por ne 94 aty su mbajt ndo nji referendum pervec atij per kushtetuten e berishoviqit.ndaj leri perrallat | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: Ku duhet varrosur Kolonel Janullatosi? Sun Nov 16, 2008 7:44 pm | |
| Un ma smerrem me marian se bol jam marr, por perfundimisht ajo eshte informator/e ne sherbim te Greqis | |
| | | ss1 Fillestar/e
Numri i postimeve : 47 Registration date : 30/09/2007
| Titulli: Re: Ku duhet varrosur Kolonel Janullatosi? Sun Nov 16, 2008 7:45 pm | |
| Nuk ka cudi kjo qe thua ti Ago | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Ku duhet varrosur Kolonel Janullatosi? Sun Nov 16, 2008 8:46 pm | |
| Po sikur te t'ja japim ta haje Sali Fazllico-Berisha qe e solli ne Shqiperi? Ne se e ha do na dali jashqitje Fazllico-Berisha... Si ju duket ky mendim? | |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Ku duhet varrosur Kolonel Janullatosi? Sun Nov 16, 2008 8:49 pm | |
| - petritkola shkruajti:
- Po sikur te t'ja japim ta haje Sali Fazllico-Berisha qe e solli ne Shqiperi? Ne se e ha do na dali jashqitje Fazllico-Berisha...
Si ju duket ky mendim? Petrit Kola, bash po me pelqen ky mendim, por me mire te piqet mire njeher ne zjarre, pastaj ia servojme Berishes, hahaha. |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Ku duhet varrosur Kolonel Janullatosi? Sun Nov 16, 2008 10:42 pm | |
| - BiBiKiM shkruajti:
- petritkola shkruajti:
- Po sikur te t'ja japim ta haje Sali Fazllico-Berisha qe e solli ne Shqiperi? Ne se e ha do na dali jashqitje Fazllico-Berisha...
Si ju duket ky mendim? Petrit Kola, bash po me pelqen ky mendim, por me mire te piqet mire njeher ne zjarre, pastaj ia servojme Berishes, hahaha. Plotesisht dakort. Le ta hedhim ne vote. | |
| | | MARIA Anëtar i ri
Numri i postimeve : 117 Registration date : 10/07/2008
| Titulli: Re: Ku duhet varrosur Kolonel Janullatosi? Tue Nov 18, 2008 2:14 pm | |
| Eva une nuk shkruaj cthone te tjeret sepse mundem dhe mjaf mire vetem ndersa fjalet e tua qe i kam lexuar me dhjetra here besoj se duhet ti ndryshosh sepse po beheni demode.Por ke shkruar dhe dicka tjeter te pa baze une ne rast se ke lexuar ato qe kam shkruar kam thene qe per mua nuk ka'' Vorio epir''nuk ka Vasil Bollano qe ka razicem ne Greqi. Ti e dashur dhe e sterdashur Eva me thuaj perse i hyn diskutimit dhe deformon ato qe kam thene vetem dhe vetem per te bere pershtypje.Qe keshtu po te le pak kohe per te lexuar cdo qe qe kam shkruar dhe te shikosh fare qarte se une nuk kam brojtur asnje politike qofte Greke,Shqiptare apo dhe Kineze une mbroj Janullatosin si njeri ,nuk kam folur per camerine dhe nje here qe tentova dhe bere bje pyetje kaq te thjeshte si ''perse i perzune greket Camet '' anetaret nuk e kane kuptuar pyetjen dhe deri tani ajo ka betur vetem pyetje, mbase eshte pyetje e veshtire po te lutem te pakten pergjigju ti meqe ke hyre me zell ne kete teme sic kane hyre dhe te tjeret dhe kur ka erdhur puna e pyetjeve i kane ulur veshet dhe ne formen e krenarise e kane kethyer nuk merem me.Sa per vallen as nuk e kam lene dhe as nuk e le pergjigjet do ti kethej deri ne fund dhe per kete te jesh mese e sigurt.Petrit ti je i derguar nga Zeusi epo tashi nuk jemi te gjithe te derguar si puna jote ne .....lum ti.Dhe sa per ato shkrimet shkruaj ndonje gje me mend se supozohet qe nuk pergjgigjem une por une jam pergjigjur njehere.Sa per ato punet e Fazllicit dhe Saliut nje gjashte vjecari nuk i duken zbavitese por meqe ju duken anetareve te forumit ok.I dashur Petrit cilit jane ata ustallare si pika pika se nuk i njof.Zeri i atdheut aman aman kete grekofilen edhe ne gjume e shoh ma ke hequr trurin.Ne kelushe te Janullatosit ju kelushe te Xhaxhit dhe te Hitlerit.Po te ishete i ''madhi'' Enver ne akoma nuk do mund ti besomin Zotit per tekat e nje te semuri qe vinte veten ne nje vije me Perendine ,nje i semure qe vdiste te lutshin ne emrin e tij madheshtor ,ne ate emer qe cdo shqiptar e ul koken dhe mediton ate emer te famshem...ENVER BEJ HOXHA.Ylari ti vet po humb kohe duke folut per Janullatosin une nuk kam detyruar njeri dhe sa per menyren e shprehjes mendoj se nuk ke te drejte duke me thene idirekt qe une nuk jam pergjigjur me korektesi dhe kulturen e nje femre mesa mbaj mend nuk kam ofenduar njeri, dhe ne rast se krahasomen me menyren e te pergjigjurit tuaj kam frike se nuk eshte tamam per njerez dhe per menyren e pershtatshme qe permend.Gjithsesi ato qe shkruaj dhe nuk kuptoj une jane pune per mua ti shpreh mendimin tend dhe une timin por ne ate qe besoj une qofte dhe gabim te lutem mos nderhy.SS1 ti qenke i ri frino fare por le te kalojme ne teme sa orthodhokse njeh ne Shqiperi i dashur ss1?Mos fol pa fakte mire hap ndonje liber se perallat nuk i them une per kete referendum ka nje pjese ne libri i Valentina Duka ''Historia e shtetit shqiptar''.Lexoje dhe pastaj hajde te me besh te mencurin ok?AGO le se e paske gjetur shume u lodhe o burre i dheut ,....ago radhen tjeter informatore per AL KAIDEN ore se mos me lesh pa titull radhen tjeter se me mbetet hatri.Shume faleminderit per pergjigjet dhe Zoti ju7ndihmofte. | |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Ku duhet varrosur Kolonel Janullatosi? Tue Nov 18, 2008 2:28 pm | |
| - petritkola shkruajti:
- BiBiKiM shkruajti:
- petritkola shkruajti:
- Po sikur te t'ja japim ta haje Sali Fazllico-Berisha qe e solli ne Shqiperi? Ne se e ha do na dali jashqitje Fazllico-Berisha...
Si ju duket ky mendim? Petrit Kola, bash po me pelqen ky mendim, por me mire te piqet mire njeher ne zjarre, pastaj ia servojme Berishes, hahaha.
Plotesisht dakort. Le ta hedhim ne vote. Maria, nuk kemi cka e diskutojme kete, e kemi thene se cfare duhet te bejme me kete ndyresir, shiko larte...!! Hajt Byee Byee, shihemi ...??! |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: Ku duhet varrosur Kolonel Janullatosi? Tue Nov 18, 2008 2:31 pm | |
| Un eshte pak si problem me u lodh, duhet ni procedur kogja e gjatë, e sa shpejt e a jam prej atyre qe lodhen pyeti ca ketu qe me njohin, un s'them se je informatore e Al Kaides, se sje, ama per qe je e Grekut, ate ska njeri qe ma kthen mendjen, ti e perhap propaganden e tyre, dhe rrjedhimisht je informatore e Grekut.
Te pershendes e thefsh qafen Ago Muji | |
| | | MARIA Anëtar i ri
Numri i postimeve : 117 Registration date : 10/07/2008
| Titulli: Re: Ku duhet varrosur Kolonel Janullatosi? Tue Nov 18, 2008 2:35 pm | |
| Ago epo po ste mbushet mendja mire ke mendjen tendedhe sa per te thyer qafen po te le ta thyesh ti ....eshte me argetuese sepse tashme e ke thyer qafen ne rast se nuk e ke kuptuar. Bibikim epo nuk u cudita dhe aq kur e lexova tashme e kam lexuar. | |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Ku duhet varrosur Kolonel Janullatosi? Tue Nov 18, 2008 2:37 pm | |
| - MARIA shkruajti:
- Ago epo po ste mbushet mendja mire ke mendjen tendedhe sa per te thyer qafen po te le ta thyesh ti ....eshte me argetuese sepse tashme e ke thyer qafen ne rast se nuk e ke kuptuar. Bibikim epo nuk u cudita dhe aq kur e lexova tashme e kam lexuar.
Mire qe e ke lex. keshtu qe tani nuk ke se cfare n'a thua me shum per kete ndyresir, mere ne Greqi e beni cfare te doni me te, ose ia tregojme vendin ne vet...!! Hajt Byeee prap...!! |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: Ku duhet varrosur Kolonel Janullatosi? Tue Nov 18, 2008 2:39 pm | |
| A bene me t'i be nja 2 pytje, sipas teje historikish Korca eshte toke greke a shqiptare? Sipas teje historikish Gjirokastra me Saranden e Himaren jane toke Greke a Shqiptare? | |
| | | MARIA Anëtar i ri
Numri i postimeve : 117 Registration date : 10/07/2008
| Titulli: Re: Ku duhet varrosur Kolonel Janullatosi? Tue Nov 18, 2008 2:45 pm | |
| Ago historikisht jane shqiptare te pektem mua kete me kane mesur ne shkolle. | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: Ku duhet varrosur Kolonel Janullatosi? Tue Nov 18, 2008 2:47 pm | |
| Si e komenton qe kisha jote Greke me shkollat greke ne Gjirokaster e propagandon qe Jugu i Shqiperise eshte toke Greke? | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Ku duhet varrosur Kolonel Janullatosi? Tue Nov 18, 2008 2:54 pm | |
| Maria shkruajti: - Cito :
Por ke shkruar dhe dicka tjeter te pa baze une ne rast se ke lexuar ato qe kam shkruar kam thene qe per mua nuk ka'' Vorio epir''nuk ka Vasil Bollano qe ka razicem ne Greqi. Sigurisht sepse per ty ka vetem Greqi o Marie, e qarte eshte.Maria shkruajti - Cito :
- te shikosh fare qarte se une nuk kam brojtur asnje politike qofte Greke,Shqiptare apo dhe Kineze une mbroj Janullatosin si njeri ,nuk kam folur per camerine dhe nje here qe tentova dhe bere bje pyetje kaq te thjeshte si ''perse i perzune greket Camet '' anetaret nuk e kane kuptuar pyetjen
Edhe ketu te kuptoj o Marie. Patjeter qe do ta mbrosh Janullatosin ti, kjo eshte detyra qe te kane caktuar, per te tjerat jane ata ushtaret qe masakrojne emigrantet shqiptare ne Greqi, mediat greke qe shpifin dhe demonstrimet e organizuara histerike kunder Shqiperise dhe shqiptareve. Janullatosin mbroje mire se ka shume nevoje, per ty..... se keshtu e diskrediton me mire akoma dhe ja nxjerr me shpejt fytyren e tij te vertete. Maria shkruajti: - Cito :
- Sa per vallen as nuk e kam lene dhe as nuk e le pergjigjet do ti kethej deri ne fund dhe per kete te jesh mese e sigurt.
Hidhe Marie vallen hidhe, e di qe nuk do lodhesh kurre sepse te japin pagese te mire padronet. Madje e di c’ke ti, pse nuk iu kerkon dhe ngritje rroge per veshtiresi pune? | |
| | | MARIA Anëtar i ri
Numri i postimeve : 117 Registration date : 10/07/2008
| Titulli: Re: Ku duhet varrosur Kolonel Janullatosi? Tue Nov 18, 2008 2:55 pm | |
| Kete nuk e kam degjuar nga njeri tjeter pervec teje per vete faktin se une kam pasur nje kusheri perpara nja 6 vitesh ne nje shkolle me konvikt keshtu pra sic po thua ti ne Gjirokaster pranoj qe behet greqisht dhe shume aktivitete te tjera pro greke por sigurisht duke mos nenvleftesuar kurre gjuhen shqipe.Sinqerisht qe nuk kam degjuar gje te tille por edhe ne rast se eshte e vetrtete mendoj se eshte propagande por gjithashtu mendoj se populli i Gjirokasteres duhet te ankohet por dhe perderisa nuk ka ankese per mua nuk ka as ceshtje.Po ti Ago per shkollat turke dhe propaganden qe sigurisht eshte me pak se ajo greke ke ndo nje gje? | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: Ku duhet varrosur Kolonel Janullatosi? Tue Nov 18, 2008 3:00 pm | |
| Shkollat turke dhe propaganden turke e ka marre lumi me kohe, tash kan filluar nga pak ti pahip syt kur po thon se nuk kemi pushtuar ne ballkan po kemi investuar, kur dihet boterisht se kane pushtuar. Pushtus ata pushtus greki maria, mos hy kendej kot. Sa per shkollat greke dihet mire se ç'mesohet ne to ne malsit e Korces ku investimet ne arsim te qeverise sone sorrogate kane munguar. Greqia e ka shfytezuar kete boshllek sic po don per ta shfryetzuar Maqedonia boshllekun ne diber. Po ti smu pergjigje, si i komenton qendrimet e Kishes dhe shkollave Greke se Shqiperia Jugore eshte toke Greke. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Ku duhet varrosur Kolonel Janullatosi? Tue Nov 18, 2008 3:02 pm | |
| Maria nuk ka ardhur nga shteti i turqisë askush ta bëjë lëmsh Shqipërinë siç ka ardhur agjenti Janullatos në Shqipëri dhe mundohet ta vejë kufirin tek Vlora.... Janë njerzit më të mjerë sot në trojet tona që fillojnë e ta mbrojnë fenë e vetë në dëm të kombit... | |
| | | MARIA Anëtar i ri
Numri i postimeve : 117 Registration date : 10/07/2008
| Titulli: Re: Ku duhet varrosur Kolonel Janullatosi? Tue Nov 18, 2008 3:04 pm | |
| Eva leri goditjet e poshtra dhe te hidhura poshte mezit.Lexoi mire ato qe kam shkruar dhe mos nxir konkluzione te gabuara sepse sic te thashe behesh cope per te bere pershtypje.Mua personalisht nuk me paguan asneri sepse kam nje roge super te kenaqshme dhe sigurisht per te mbrojtur hiresine e tij nuk do ta ulja qa poshte veten per te kerkuar lek mbase ti je mesur te llogarisish gjithcka me lek por jo te gjithe jemio ashtu.Lexoi ato qe kam shkruar dhe here te meparshme qe te kuptosh qendrimin tim per ''Vorio epirin'' dhe Bollanon ....lexo se nuk te ben keq por ama lexo mos ja fut kot.Sa per ato pika pika ti nuk me ofendon mua por veten tende sepse nuk me perballon dot dhe me jep goditje te pista dhe te pandershme si ato pikat e tua ehuuuuu sa me shkruar Agua me premtimin sa te duash .....ndonje gje me te re te pa kopiuar ke? | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: Ku duhet varrosur Kolonel Janullatosi? Tue Nov 18, 2008 3:06 pm | |
| Në Korçë nxënësit mësojnë se Jugu i Shqipërisë është Greqi
• Në qytetin ku 120 vjet më parë u çel Mësonjëtorja e Parë Shqipe këta fëmijë, falë liçencës që “Omiros” ka marrë nga Ministria jonë e Arsimit, e nisin ditën me mësimin: “Vorio-Epiri iu bashkua padrejtësisht shtetit shqiptar
Fëmijët shqiptarë të fshatrave përreth Korçës, Boboshticë e Drenovë po mësojnë një “të vërtetë” të hidhur: që toka ku ata u lindën e po rriten është greke. Janë rreth 180 nxënës, bijë e bija shqiptarësh që po u mësohet falas nga shkolla jopublike greke “Omiros” një histori e shtrembëruar që i paraqet stërgjyshërit e tyre si pushtues të Vorio-Epirit. Është një brez fëmijësh, i ciklit fillor që A-në e lexon alfa, që gdhihet çdo mëngjez me hymin grek dhe që nuk di asnjë varg të atij shqiptar, që thotë “Kalimera” e jo “Mirëmengjez” që kërcen “zeivefiko” dhe nuk di ç’është pogonishtja.
Në qytetin ku 120 vjet më parë u çel Mësonjëtorja e Parë Shqipe këta fëmijë, falë liçencës që “Omiros” ka marrë nga Ministria jonë e Arsimit, e nisin ditën me mësimin: “Vorio-Epiri iu bashkua padrejtësisht shtetit shqiptar. Banorët grekë të zonës nuk e pranuan këtë vendim dhe organizuan grupe ushtarake për të siguruar pavarësinë e tyre”.
Është pikërisht një mësues grek që ua mëson këto fëmijëve tanë gjatë orës së historisë. “Më 9 Nëntor 1921, ministrat e jashtëm të Fuqive të Mëdha vendosën në Paris se cilat do të ishin përfundimisht kufijtë e Shqipërisë. Sipas këtij vendimi Greqisë i merreshin territoret që kishte çliruar gjatë Luftës së Parë Botërore”, vijon më tej mësuesi. Ai sillet mirë me fëmijët e shqiptarëve megjithëse me historinë që u mëson i konsideron si bij “pushtuesisht”. Ja si e shpjegon ai Luftën e Dytë e Botërore: “Edhe pse forcat ushtarake greke ishin të pakta para superfuqisë së Italisë dhe ndihmës së aleatit të vogël (Shqipërisë), ushtria greke mundi të frenojë ushtrinë italiane në kufirin me Shqipërinë (28 tetor – 14 nëntor 1940). Në vazhdimësi ushtria greke kaloi në mësymje të përgjithshme në Epir dhe në veriperëndim të Maqedonisë (14 nëntor 1940 – 6 janar 1941)”. Tashmë në mbyllje të vitit shkollor, këta 180 fëmijë shqiptarësh e kanë mësuar në shkollë atë që deri dje thuhej lartë e poshtë: “nga Pogradeci në Himarë, toka është greke”.
Si u mor licensa
Licensa për çeljen e një shkolle 9 vjeçare greke në Korçë është lëshuar nga Ministria e Arsimit e Shqipërisë, rreth dy vjet më parë. Në bazë të ligjit për arsimin është kjo ministri që kontrollon kurrikulat mësimore e që rrjedhimisht është institucioni që ka legalizuar dhe vazhdon të heshtë përballë këtij skandali. Ndaj dhe nuk është aspak faji i drejtoreshës greke të “Omiros”, Vasiliki Baraki që përballë kësaj “dashamirësie” të qeverisë shqiptare të deklarojë: “Çdo vit ngjitim nga një shkallë. Perspektiva jonë është që të plotësojmë një sistem të plotë të shkollës së mesme e t´i përgatisim nxënësit për të vazhduar shkollën e lartë kudo që ata do të dëshirojnë, në universitetet shqiptare, greke apo ato evropiane”.
Nga Korça Tedi Blushi | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Ku duhet varrosur Kolonel Janullatosi? Tue Nov 18, 2008 3:08 pm | |
| | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: Ku duhet varrosur Kolonel Janullatosi? Tue Nov 18, 2008 3:09 pm | |
| Kujtimet e Gjeneralit Pangallos,të botuara në gazetën "Akropolis"të Athinës,gazeta më e vjetër greke. ...Në dejet e mijë,pra,rrjedh gjak shqiptari dhe për këtë jam krenar...Si racë shqiptarët nuk janë as tartar-mongolë, as sllavë,por Ilirë,stërnipër të pellazgëve.... Gjeneral Theodhor Pangallos, 1878-1952, ish- kryetar i shtetit grek më 1926, ishte me origjinë shqiptare. Në një sërë artikujsh të botuara në fletoren e përditshme "Akropolis", ai e mbrojti me krenari kombin shqiptar. Përveç heronjve shqiptarë në panteonin grek, historia e Greqisë ka regjistruar edhe shumë figura të tjera me prejardhje shqiptare që janë të njohura për shërbimet e mëdha që i kanë sjellë Greqisë. Në atë atmosferë urrejtje që ishte rrezik të njiheshe si shqiptarë edhe në rrugë, del në fushën e burrave një gjeneral u gjakut tonë, i cili me krenarinë më të madhe mbron Kombin shqiptar:"-Me Bullgarët dhe Shqiptarët jam i njohur prej shumë kohe. Marrëdhëniet e mia me ta kanë qenë të ndryshme. Që në kohën e Perandorit Vasilios "Bullgavrasës" të Bizantit dhe deri më sot. Nga të gjithë qeveritarët grekë, armiku më i madh kam qenë unë. Që nga koha e Esat Pashës e sidomos Amet Zogut, miku më i përzemërt dhe mirëbërës i Shqipërisë, jam përsëri unë. Është lehtë të binden zyrtarët kompetent mbi këto fakte po të hedhin një vështrim në dosjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe se si do të shohim më poshtë nga zhvillimi i ngjarjeve të kohës në fjalë që gati të kishin përfunduar në një aleancë midis Greqisë dhe Shqipërisë. Në foshnjërinë time flisja vetë shqip, pasi gjyshja që më rriti, nuk dinte greqisht. Ajo ishte e bija e aristokratit më të shquar të Magaridhës, Ndon Bilbili, në shtëpinë e të cilit vdiq miku i tij i ngushtë, Marshalli i Rumelisë Karaiskaqi. Në dejet e mijë,pra,rrjedh gjak shqiptari dhe për këtë jam krenar. Admirali Kundurjoti, të tre Nikoladët (gjyshi,bir dhe nip), Admiral Saqellariu, hero i nëndetëses "L.Kaconi", Lasko dhe shumë grekë të tjerë të zgjedhur, janë me prejardhja shqiptarë dhe janë të njohura shërbimet e mëdha që i kanë sjellë Greqisë. Paparigopulos (historian i madh grek )shkruan:"...nga të gjitha kombësitë që janë në Greqi, përzierja me gjakun shqiptar prodhoi racën më të shkëlqyer."Hidriotët, Speciotët, Miauli, Sahturi dhe mira luftëtarë që më 1821 deri sot vërtetojnë mendimin e Paparigopullojt. Nuk jam pra armik i Shqipërisë, përkundrazi e simpatizoj popullin shqiptar, i cili në shumicën dërmuese nuk është përgjegjës për pabesinë kundër Greqisë. Menjëherë sapo erdha në fuqi në Qershor 1926, u ndodha para një keqësimi të vërtet në marrëdhëniet me Shqipërinë, për shkak të problemit të Çamërisë. Përfaqësuesi i Shqipërisë duke prezantuar në zyrën politike më lajmëroi se autoritetet greke më përzunë e në kundërshtim me traktatet shpërngulën popullatën shqiptare të asaj krahine, duke e përcjellë në anën e detit në Azinë e Vogël, dhe se protestimeve të tij u jepet përgjigja se, këta turko-shqiptarë përmblidhen në marrëveshjen për shkëmbimin me popullatën greke në Turqi. Kërkova shkresat përkatëse dhe u binda se interpretimi i Ministrisë nuk kishte bazë, pasi në traktatin e Lozanit shpreheshin qartës se , muhamedanët e Epirit konsideroheshin si minoritet dhe nuk përfshiheshin në shkëmbim,si turqit e Thrakës,etj.Për sqarime e më të plota të çështjes i telefonave ministrit tonë në Londër,të ndierit Kaklamano,që kishte përfaqësuar Greqinë në redaktimin e traktatit. Ky u përgjigj pa hezituar se muhamedanët e Epirit nuk hyjnë në shkëmbimin dhe se mendimi i ministrisë nuk ishte i drejtë. Thirra menjëherë drejtorin e përgjithshëm kompetent,i cili më tha këto fjalë habitëse :"Parimisht kanë të drejtë, por për arsye nevoje dhe qëllimi, urdhërova shpërnguljen e shqiptarëve për të boshatisur katundet dhe vendosjen në to të refugjatëve tanë nga Turqia, nuk vlen të humbasim kohën për pesë gjashtë mijë shqiptarë Zoti Kryetar!". Mezi u mbajta pa e flakur jashtë me shkelma diplomatin monokëlmbajtës. Njëkohësisht sipas raporteve policore një dramë e vërtet kryhej në Epir, pasi katundarët me të qara shkëputeshin prej vatrave të tyre ku ishin lindur dhe jetonin prej shekujsh dhe ngarkoheshin në anijet për tu dërguar në Azinë e Vogël. U dhashë urdhra të shkarkoheshin dhe të ktheheshin të lirë në katundet e tyre. Shqiptarët si çdo racë e vjetër dhe e prapambetur kanë vese, por kanë edhe disa virtyte të zgjedhura. Ngjarja e sipërme ka qenë shkaku kryesor i vendosjes së marrëdhënieve të përzemërta, (midis dy shteteve) të cilat u zhvilluan gati deri në arritjen e themelimit të një federate të ardhshme siç do shohim. Presidenti i Republikës, Amet Zogu,me një letër të përzemërt, më shfaqte mirënjohjen e vet, të cilën nuk do te harroj kurrë. Dhe,pra, deri në ditët e shfronësimit të tij,sa herë vinte përfaqësues i ri shqiptar në Greqi,më porosinë e tij më vizitonte në shtëpi dhe më sillte përshëndetjet e mbretit, duke më drejtuar fjalën shqip më thoshte "vëlla i madh". Dhe këto kur isha vetëm një qytetar i thjeshtë si gjeneral i çmobilizuar. Kjo është e quajtura "Besa" shqiptare,domethënë besë dhe mirënjohje për mirëbesim. Po të hedhim një vështrim në hartën e Ballkanit, kuptojmë menjëherë rëndësinë e madhe të Shqipërisë. Për shkak të ngjarjeve të fundit tani sapo u kuptuan rrethet politike dhe ushtarake në Greqi,rëndësinë e Shqipërisë si bazë sulmi dhe mbrojtjeje. Ushtarakët grek në kohërat e kaluara e dinin këtë,siç tregohet qartë prej luftërave të rrepta dhe të përgjakshme që u zhvillua në limanet dhe kalimet malore të Shqipërisë, sidomos në shekujt e fundit të Perandorisë Bizantine. Për Greqinë Shqipëria mike dhe aleate,përbënë një fortesë kolosale dhe një kërcënim të fortë për çdo sulmues të veriut. Zgjuarsia e mprehtë e Venizellos e kishte kuptuar këtë fakt,kur thoshte që duhet me çdo sakrificë që çështja e Epirit të rregullohet miqësisht dhe të vendoset me Shqipërinë marrëdhëniet më të përzemërta. Besoj me patundshmëri në të drejtën e këtij mendimi. Kërkova me çdo kusht e sakrificë këtë gjë ta vë në zbatim kur isha Kryetar i shtetit. Pas këtyre ngjarjeve u vendosën marrëdhëniet miqësore dhe dërgova në Tiranë si përfaqësues të Greqisë Gjeneralin Aleksandër Kondulin, bashkëvendësin tim i cili e njihte jo vetëm shqipen e Shqipërisë së Jugut që flitet në krahinën tonë, por edhe ato idiomat e labëve e gegëve. Është fakt i pakundërshtueshëm për shumë arsye, se po të zbatohej një politikë e urtë dhe e qëndrueshme në çështjen e Shqipërisë, do të ishte e mundur që në vend të armiqësisë,do të ishte më e mira, më e vlefshmja dhe e vetmja mike besnike e Greqisë në Ballkan. Si racë shqiptarët nuk janë as tartar-mongolë, as sllavë,por Ilirë,stërnipër të pellazgëve. Janë historikisht të provuar, pasojë-racë motër me racat e vjetra që zbritën nga veriu dhe përbënë banorët e parë të Heladhës. Nuk kanë asgjë të përbashkët me Italianët, serbët, bullgarët, kurse me popullin helen lidhen ngushtë në gjak,trashëgime dhe zakone".Gjeneral Theodhor Pangalos, kujtime, botuar tek e përditshmja greke "Akropolis", Athinë. Përkthyer nga shkrimtari Petraq Ktona tek revista "Krahu i Shqiponjës",Nr.2 (14),shkurt 1978, Çikago të ShBA-së, shih edhe tek "Çamëria"Nr. 5 (24), e merkur 22.04.1992,fq. 8. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Ku duhet varrosur Kolonel Janullatosi? | |
| |
| | | | Ku duhet varrosur Kolonel Janullatosi? | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |