Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Kush ka qenë Enver Hoxha?

Shko poshtë 
+60
cristal
Gjura
shpendo
el43
Himalaja
Luki
Ibrahim Rugova
istogalia
Kushtrimi86
ELIE
Xili
murturi
Delia
katunari
MUHAMETII
njonidrenica
Pirro i Epirit
Kosovarja
Ademi85
Martina
Eva0506
stabili
dibranja
Argent
Shqipja
malesorja e Kosoves
mall
fina
lilu
Mister
MARY
metiii
luan mreti
**Lumi_
paioni
nardlushnja
Kasper
gent
echo
idol
Orfe@
genta
USHTARILIRIS
Ago Muji
Mergimtari
xhavo_
besim78
rolling
aurora jasini
rroni
Leka i Madh
zeriatdheut
tom sojer
Guximi
LISI
Sofra
Riki30
E_Bukura
Beton
loredana
64 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 10 ... 16, 17, 18 ... 28 ... 40  Next
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 17 EmptyThu Jul 24, 2008 7:34 pm

Si u masakrua familja e Marash Vatës

Historia e një prej familjeve më të dëgjuara në Veriun e Shqipërisë e përmendur dhe nga Fishta në "Lahuta e Malsisë". Si u persekutuan nga regjimi komunist.

Si u masakrua familja e Marash Vatës, bajraktarit të Shkrelit Dëshmia e 79 vjeçarit Prek Gjelosh Vata: "Familja jonë që rrjedh prej trungut të bajraktarit të Shkrelit Marash Vata i cili ka luftuar kundër turqëve dhe serbo-malazezëve, u trajtua në mënyrën më mizore nga komunistët. Pesë burra u pushkatuan, dhjetë të tjerë u dënuan me 126 vjet burg nga të cilat vuajtën 92, shumë u arratisën jashtë vendit dhe i gjithë fisi ynë përfundoi kampeve të internimit"
Dy vëllezërit e mi Vata me Nduen pasi kishin mbaruar akedemitë ushtarake në Itali dhe shërbenin pranë Gardës Mbretërore të Viktor Emanuelit, në vitin 1944 u kthyen në Shqipëri për tu bashkuar me xhaxhanë tonë Llesh Marashin ish-Qarkomandantin e Shkodrës i cili që në 1943 kishte dalë në mal dhe me çetën e tij luftonte kundër italianëve.
Vata me Nduen mbetën të vrarë më 19 mars të vitit 1946 gjatë një përpjekje me forcat e Sigurimit ku u rrethuan në shtëpinë e Ibrahim Kupit në qytetin e Krujë, ku u vra dhe i zoti shtëpisë me djalin e tij 12 vjeçar. Po kështu vëllai tjetër Ndoci i cili kishte mbaruar për Teologji në Romë dhe jepte mësim në kolegjin e fretënve në Shkodër, u arrestua në dhjetorin e vitit 1945 dhe u dënua me vdekje i akuzuar si pjestar grupit të seminarsistëve që hodhën trakte në zgjedhjet e 2 dhjetorit të atij viti. Ndocit iu fal jeta dhe bëri 18 vjet burg në Burrel. Po kështu xhaxhai major Llesh Marashi në vitin 1946 u var në mes të qytetit të Shkodrës, pasi ishte organizatori i Kryengritjes së Malësisë së Madhe, kurse nipi Rroku që u kap i gjallë së bashku me të në shpellë, në fillim u dënua me vdekje e më pas përfundoi burgjeve dhe internimeve. Vëllai tjetër Marku që banonte në fshatin Shullaz të Kurbinit, në vitin 1979 u arrestua dhe u dënua me 10 vjet burg i akuzuar se në shtëpi iu gjet një radio-marrse që lidhej me agjenturat e huaja. Nga pjestarët e familjes dhe farefisit tonë që rrjedhim prej trungut të bajraktarit të Shkrelit Marsh Vatës, shumë prej të cilëve ishin diplomuar në Akademitë Ushtarake dhe universitetet e Europës, vetëm unë shpëtova pa u dënuar se kisha dalë partizan. Gjatë periudhës së regjimit komunist familja dhe i gjithë fisi ynë pësoi një tragjedi dhe masakër të vërtetë pasi u pushkatuan katër burra, dhjetë të tjerë u dënuan me 138 vjet burg, nga të cilat vuajtën 92 vjet, shumë u arratisën jashtë vendit dhe pothuaj të gjithë të tjerët deri te brezi i tretë e kaluan të gjithë jetën në kampet e internimeve". Njeriu që flet dhe dëshmon për herë të parë për "Gazetën" është 79 vjeçari Prek Gjelosh Vata, nipi i bajraktarit të Shkrelit Marash Vatës, që ka hyrë në Historinë e Shqipërisë si prijës i malësorëve të Shkrelit në luftrat kundër turqëve e serbëve të cilat janë përshkruar me mjeshtëri nga Padër Gjergj Fishta në "Lahuta e Malcisë" ku ndërmjet të tjerash thuhet:

"Porsi rrfeja në shtërngata / duel prej Shkreli njai Marash Vata / dhe ka msy drejt Dukagjinit / bashk me a't Gjin Pjetrin e Kurbinit /"

Teksa pi duhan me çibukun e tij që s'e shuan kurrë, i ulur aty pranë oxhakut të shtëpisë së vjetër në fshatin Gurëz të Komunës së Fush-Kuqes së Kurbinit (8 km. në perëndim të qytetit të Laçit) ku banon prej më shumë se gjashtëdhjet vjetësh, Prek Gjelosh Vata rri e mendohet për një çast sikur do të thërrasë në kujtesën e tij gjithë të kaluarën e asaj familje që para dyqind e sa vjetësh, e cila është mishëruar në legjendat që janë thënë e shkruar të cilat ai i ka fare të freskëta në memorjen e tij. Po cili është i pari i shtëpisë së Marashvatajve dhe si njihet ai e trungu i familjes së tij në historinë e Shqipërisë dhe çfarë ka shkruar për të Gjergj Fishta në veprën e famëshme "Lahuta e Malcisë"?. Kush ishte Llesh Marashi, majori që ishte diplomuar në Vjenë të Austrisë dhe në kohën e Monarkisë shërbeu si Qarkomandant i Prefekturës së Gjakovës e Shkodrës dhe përse lufta që ai bëri kundër italianëve në krye forcave nacionaliste që komandonte në fshatin Reç të Malësisë së Madhe, për më shumë se 40 vjet iu atribua vetëm partizanëve ? Si e sulmoi ai me forcat e tija të armatosura qytetin e Shkodrës në atë që njihet si Kryengritja e Koplikut dhe si varën Lleshin në mes të Shkodrës pasi e kapën të gjallë në shpellë së bashku me nipin e tij ? Si u arratisën nga Shqipëria dy djemtë e Lleshit, Alfonsi me Alfredin kur nuk ishin më shumë se 12-14 vjeçarë dhe si përfunduan burgjeve e internimeve dy motrat e tyre Albina e Rexhina? Kush e vrau Alfredin (djalin e Lleshit) në Marsejë të Francës në vitin 1979 kur ai ishte duke marrë pjesë në një miting antikomunist që e kishte organizuar mërgata politike shqiptare në Perëndim? Cilët ishin pinjollët e tjerë të familjes së Marash Vatës dhe si përfunduan ata burgjeve e internimeve të regjimit komunist deri në fundin e vitin 1990 së bashku me gratë e fëmijët e tyre?

Bajraktar i Shkrelit
Origjina e familjes që rrjedh nga trungu i Marash Vatës është nga fshati Zagorë i Shkrelit i Malësisë së Madhe ku edhe sot gjenden rrënojat e kullës së madhe të cilat me prezencën e tyre në atë luginë të bukur ku fillojnë Alpete Veriut, sikur duan të dëshmojnë lavdinë e dikurëshme të saj. Lidhur me të kaluarën e kësaj familje dhe burrat e shquar që ajo nxorri gjatë dy shekujve të fundit, 79 vjeçari Prek Gjelosh Vata dëshmon: "I pari i trungut të familjes sonë ka qenë Vat Marashi djali i Marash Vatës, i cili ka lindur rreth fillimit të viteve 1800 dhe njihet për luftrat e tija kundër Krajlve të Serbisë dhe Malit të Zi. Që në moshë fare të re kur akoma nuk i kishte mbushur akoma 25 vjeç, Vata u bë tmerri i Krajl Nikollës i cili i kishte porositur ushtarët e tij që t'ja sillnin atë të gjallë dhe ai që e sillte do të paguhej me flori. Pas vrasjes së Vat Marashit, nusja e tij nuk u largua nga ajo shtëpi sipas zakonit, por qëndroi aty dhe djalit që i lindi pas tre muajsh i vunë emrin e gjyshit dhe e quajtën Marash. Familja jonë e cila ka qenë e vendosur prej qindra vjetësh në Zagorë të Shkrelit ka pasur një miqësi të ngushtë me familjet e dëgjuara shkodrane të Ded Jakupit, Hodo Beg Sokolit e Gjon Serreqi etj. Ashtu si gjyshi i tij edhe Marash Vata u rrit duke luftuar dhe mbajti bajrakun e Shkrelit të cilën familja jonë e kishte të trashëguar në disa breza dhe në krye të malësorëve ai luftoi kundër turqëve e serbo-malazezëve. Për trimëritë e Marash Vatës dhe urtisinë e tij në kuvendet e burrave ka folur dhe Padër Gjergj Fishta në "Lahutë të Malcisë" ku midis të tjerash në ato kangë që kanë përjetësuar në histori legjendash emrat e burrave që i bënë emër vetit, ai shkruan:
"Porsi rrfeja në shtërngata / duel prej Shkrelit njai Marash Vata / dhe ka msy drejt Dukagjinit / bashkë me a't Gjin Pjetrin e Kurbinit / që për pushkë e për urti / e lan namin të dy në Shqipni ". Po kështu në një kangë tjetër Padër Gjergji flet përsëri për Marash Vatën."E njai tjetri ma përtej /me ato mustakë të mëdhenj / me i prek në shoq që ka bri vedit / nuk asht jo Diomedi / por ashtë bajraktar i Shkrelit / si jaj pyrgu në ball të kështjellit / që se trem as topi e as shpata / ja thonë emrin Marash Vata"

Shkollohen në Evropë
Po si rrodhën më tej ngjarjet në familjen e bajraktarit të Shkrelit Marash Vata dhe gjashtë djemëve të tij? Lidhur me këtë Prek Gjelosh Vata dëshmon: "Marashi u martua shumë i ri që në moshën 18 vjeçare dhe nga ajo martesë atij i lindën 12 fëmijë, gjashtë djem e gjashtë vajza. Djemtë e tij u quajtën Rrok, Kanto, Pjetër, Gjelosh, Gjek dhe Llesh. Tre djemtë Kanti, Gjeka dhe Lleshi pasi mbaruan kolegjin e fretënve në qytetin e Shkodrës, erdhën në Tiranë dhe përfunduan shkollën mbretërore të plotësimit të oficerëve. Pasi ata të tre u diplomuan me rezultate të lartë në atë shkollë ushtarake, fituan nga një bursë shtetërore nga qeveria e Mbretit Zog dhe vazhduan më tej studimet pranë Akademisë Ushtarake në Vjenë të cilën e mbaruan me rezultate të larta dhe u diplomuan e u titulluan si oficerë. Po kështu edhe djali tjetër Rroku pasi mbaroi kolegjin e fretënve në Shkodër, vazhdoi studimet universitare në Romë për Teologji dhe më pas erdhi në Shqipëri ku shërbeu si frat në disa krahina të Veriut. Dy djemtë e tjerë Pjetri me Gjeloshin nuk vazhduan shkollat por qëndruan në shtëpi në fshatin Zagorë duke administruar atë pasuri që kishte familja, ndonëse Pjetri kishte gradën e kapitenit si oficer në rezervë" kujton Prek Gjelosh Vata lidhur me shkollimin e tre djemve të Marash Vatës në Akademinë Ushtarake të Vjenës, si dhe të Rrokut që u diplomua në Teologji.

Në mbrojtje të Zogut
Po cili ishte fati i tre djemve të Marash Vatës të cilët u shkolluan dhe u diplomuan në Akademinë Ushtarake të Vjenës në Austri? Lidhur me këtë 79 vjeçari Prek Gjelosh Vata dëshmon: "Nga gjashtë djemtë e bajraktarit të Shkrelit Marash Vata, dy prej tyre Kanto dhe Rroku vdiqën në vitet '30. Kant Marashi pasi u diplomua si ushtarak në Vjenë, u kthye në Shqipëri dhe u emërua si oficer i xhandarmërisë Mbretërore në Malsinë e Madhe. Sipas disa dëshmive Kanto u vra aty rreth vitit 1934 nga një vrasës me pagesë të cilin e kishin shtyrë disa persona me bindje të majta dhe përkrahës të KONARE (Komiteti Nacional-Revolucionar) që drejtohej nga Fan Noli qëndra e të cilëve ishte në Gjenevë të Zvicrës. Kjo vrasje erdhi pasi Kanto kishte bërë me ta një debat të ashpër duke u sharë Leninin dhe Bashkimin Sovjetik, për të cilët ishte shprehur "Kolera që do të skllavëroj Shqipërinë".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 17 EmptyThu Jul 24, 2008 7:36 pm

Shifra Nga Krimet E Diktatures Komuniste
Gjatë diktaturës komuniste

Veçori e qeverisjes komuniste ishte vendosja në vend e asaj që quhej “diktatura e proletariatit”.

Gjatë 50 vjet diktaturë në Shqipëri:

u ekzekutuan për motive politike 5037 burra dhe 450 gra;

u dënuan me burgime 16.788 burra dhe 7367 gra;

u internuan 48.217 burra dhe 10.792 gra;

u dëbuan nga qytetet kryesore dhe nga zonat kufitare 11.536 familje;

u pushkatuan apo vdiqën në burgjet shqiptare 64 shtetas të huaj, ndërsa u burgosën 1215 burra dhe 38 gra te huaja.

95 kosovarë që ndodheshin në Shqipëri u pushkatuan.

Në vend u ngrit një sistem burgjesh të niveleve të ndryshme si në Gjirokastër, Tepelenë, Vlorë, Korçë, Berat, Elbasan, Durrës, Tiranë, Burrel, Shkodër, Peshkopi, etj.

Metodat e torturimit nga organet e MPB-së ishin të shumta, si:

jeleku i torturës,
dëmtimi i organeve gjenitale,
kamxhiku dhe druri,
lënia pa ushqim e në këmbë për ditë të tëra,
përdorimi i rrymës elektrike deri në humbjen e ndjenjave,
varja në qafë e zinxhirëve me peshë të rënda,
varje prej krahësh e mbushja e gojës me kripë,
dërgimi gjoja për pushkatim ose varje,
djegia e trupit me cigare,
futje me kokë poshtë në fuçi me ujë,
thyeje e kockave dhe shkulje e mishit me darë,
futja në ujë të ftohtë të dënuarve dhe lënia të lagur në dimër,
pakësimi hap pas hapi i ushqimit,
përdorimi i lëndëve kimike për dëmtimin e sistemit nervor,
lidhja me pranga duar e këmbë për një kohë të gjatë,
përdorimi i zgjojeve të bletëve, etj.

Veç këtyre ndaj të pandehurit ose të dënuarit përdorej edhe një terror tjetër si privimi i personit nga gjumi e nevojat e tjera personale, kërcënimet për familjen, etj, poshtërimi.

(te dhena te nxjera nga Arkivat e Shtetit dhe te Ministrise se Brendshme nga studiuesi dhe historiani Kastriot Dervishi )
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 17 EmptyThu Jul 24, 2008 7:39 pm

Kemi mbi 100,000 vete te quajtur kriminele dhe te denuar (pushkatim, burgim, internim, lufte klasore etj) nga sistemi enverian te etiketuar si balliste, zogiste, kuislingiste, borgjeze, bejlere, feudale, imperialiste, kulake, revizioniste etj etj epitete te "ndritura" te diktatures.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 17 EmptyThu Jul 24, 2008 7:40 pm

Gjemat e komunizmit ne Shqiperi" nga Agim Musta, faqe 263-267:

Ne Muzeun Historik Kombetar ne Tirane, ne pavionin e gjenocidit, ne nje tabele numerohen 20 lloje torturash fizike, qe perdoreshin ne burgjet e diktatures enveriane:
1. Jeleku i tortures.
2. Demtimi i organeve gjenitale.
3. Kamzhiku dhe druri.
4. Lenia pa buke, pa uje, pa gjume ne kembe per dite te tera.
5. Perdorimi i korrentit elektrik, deri ne humbjen e ndjenjave.
6. Varje ne qafe te zinxhireve me peshe te rende.
7. Varje prej krahesh, te lidhura mbrapa ne nje dritare ose ne cengel ne lartesi te tilla qe vetem gishterinjte e kembeve te preknin token.
8. Mbushje plot e gojes me kripe.
9. Dergimi gjoja per pushkatim, zbrazje armesh dhe ngritja ne trekembeshin e varjes.
10. Futje me koke poshte ne fuci me uje.
11. Djegje e mishit me cigare, ose me hekur te skuqur.
12. Hedhja e alkolit ne duar apo ne floke dhe ndezja e tij.
13. Thyerje kockash dhe shkulje e mishit me dare.
14. Dhenie gjelle te kripur dhe me pas lenia pa uje.
15. Futje ne uje te ftohte e te denuarit dhe lenia lagur e tij ne dimer.
16. Pakesim gradual i ushqimit, per te shkaktuar vdekje pas nje kohe te caktuar.
17. Perdorimi i lendeve kimike per ngacmimin, apo demtimin e sistemit nervor.
18. Helmeta te posacme ne koke, qe i burgosuri te mos vetvritej.
19. Lidhje me pranga duar e kembe, per nje kohe te percaktuar.
20. Perdorimi i zgjojeve te bleteve ndaj te burgosurve te zhveshur.


Ne kete tabele jane "harruar" te renditen edhe torturat e poshteshenuara:
1. Tortura e izolimit pa afat. Ajo ka shkaktuar shkaterrimin fizik te ndaluarit, qorrimin, deri ne humbje e te folurit.
2. Dollapi dhe arkivoli i hekurt.
3. Futja deri ne fyt ne gropen e fekaleve (kjo torture eshte perdorur ne kampet e bonifikimit).
4. Lidhja ne shtylla betoni ne vende te ekspozuara me diell, deri ne vdekje.
5. Tortura me shtrengimin e prangave gjermane, qe ka shkaktuar paralizen e duarve.
6. Perdhunimi i pjestareve te familjes ne syte e te ndaluarit.
7. Kafshimi me qen kufiri ndaj atyre qe tentonin te arratiseshin (kjo torture behej ne postat kufitare).
8. Krevati i hekurt (te burgosurin e shtrinin lakuriq mbi krevatin e hekurt, qe e nxehnin gradualisht).
9. Futja e maces ne tumanet e grave dhe ngacmimi me shkop per t'iu demtuar organet gjenitale dhe pjeset e tjera te trupit.
10. Fryrja me pompe nepermjet anusit.
11. Tortura dentale (thyerje dhe heqje dhembesh e dhemballash pa mpirje).
12. Hedhje ne trupin e zhveshur te vajit te djegur.
13. Vendosja e vezeve te zjera ne sqetulla.
14. Heqja e thonjeve me pinca.
15. Thyerje arrash, ne koken e viktimes.
16. Carje e mishit me thike dhe mbushje me kripe.
17. Ecja zbathur mbi prushin e ndezur.
18. Futje ajer neper vena me anen e injeksionit, e cila shkaktonte tek viktima semundje e hemobolise, qe i shkaktonte te arrestuarit dhimbje te padurueshme deri ne vdekje.
19. Ngacmimi i plageve te shkaktuara nga plumbat, me shufren e hekurt te pushkes (perdorej nga forcat e ndjekjes ndaj te arratisurve te plagosur ne perpjekje).
Pervec torturave fizike, ndaj te burgosurve perdoreshin edhe torturat psikologjike, per te shkaterruar personalitetin e viktimes.
Po permendim disa nga torturat psikologjike qe perdoreshin rendomte ne qelite dhe burgjet e diktatures.
1. Privimi - Kjo torture konsistonte ne privimin e viktimes ndaj ndijimeve shqisore: nga gjumi, kontakti me njerezit, drita natyrale dhe artificiale. Privohej nga larja si dhe per kryerjen e nevojave fiziologjike. Tortura e privimit i shkaktonte viktimes depresione nervore dhe halucinacione.
2. Kercenimi - Viktima kercenohej vazhdimisht me tortura, vrasje dhe asgjesim te familjareve dhe te miqve te tij.
3. Poshterimi - Viktima poshterohej nga hetuesi duke e tallur e share me fjale nga me te rendat, jo vetem ate, por edhe te afermit e viktimes. Ata detyroheshin te pinin urinen dhe te hanin fekalet e tyre. Torturat psikologjike ishin te shumellojshme dhe te panumerta.
Torturat fizike dhe psikologjike te permendura me lart, jane vetem nje pjese e torturave qe jane perdorur ndaj viktimave gjate 45 vjeteve te diktatures komuniste. Gjate hetuesise viktimat i torturonin jo vetem per te marre informacionin e duhur prej tyre, por edhe per t'i shkaterruar fizikisht dhe menderisht. Me mijra te ndaluar, per t'i shpetuar tortures pranonin "faje", qe s'i kishin bere kurre. Me dhjetra te tjere, kur kishin mundesi, benin vetvrasje per t'u shpetuar torturave. Me qindra te ndaluar, kane dhene shpirt gjate torturave, ose kane humbur aftesine mendore per gjithe jeten.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 17 EmptyThu Jul 24, 2008 7:44 pm

Ne listen e te pushkatuarve kam haruar edhe 3 foshnje ne bark te nenave.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 17 EmptyThu Jul 24, 2008 7:44 pm

Emrat e tradhetarve mi qet ti moo
hahahaha
Mehmet Shehu i vrare Razz hahahaha
ti me fjal te berishesh flet ketu, ati te paturpi qe fyen edhe me motra e me nena shqiptare 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 17 EmptyThu Jul 24, 2008 7:46 pm

biligoa

Shume pralla ne teme sjell analizo lexo shkrimet para se t'i sjellish ne teme .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Vrasja tragjike e at Bernardin Palajt, mbledhësit të Eposit   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 17 EmptyThu Jul 24, 2008 7:49 pm

Historia e dhimbshme e klerikut katolik që u diplomua në Austri dhe punoi për 20 vjet në mbledhjen e folklorit në Veriun e Shqipërisë. Dëshmia e nipit të tij, Luigj Palok Gjergji.

Vetëm një ditë pasi at Bernardini ishte kthyer nga Tirana ku bashkë me disa klerikë të tjerë katolikë ishin thirrur në një takim nga Enver Hoxha, atë e arrestuan dhe e mbyllën në një nga dhomat e Kuvendit të Françeskanëve të cilin Sigurimi e kishte kthyer në burg. Gjatë asaj kohe që ai mbahej i arrestuar aty, u torturua në mënyrën më mizore dhe asnjë nga familja jonë nuk mundi që ta takonte dot. Më datën 2 dhjetor të vitit 1946, ne na lajmëruan që të shkonim tek Kuvendi për ta parë dhe aty vajtëm: unë me nënën, Lizën dhe gjyshen, Nushën. Ne nuk na lejuan që të futeshim brenda oborrit të Kuvendit, por na hapën paksa portën e jashtëme dhe nga aty pamë trupin e Bernardinit të plandosur përdhe me veladonin gjithë gjak të ngjitur për trupit. Njerzit e Sigurimit na thanë se ai kishte pasur vdekje natyrale dhe na dhanë disa plaçka dhe sende të tija personale krejt të parëndësishme. Ne kërkuam që të merrnim me vete kufomën e tij për ta varrosur, por ata nuk na e dhanë e pas disa minutash na përzunë edhe ne nga ai vënd".
Njeriu që flet dhe dëshmon për herë të parë për "Gazetën", është 69-vjeçari Luigj Palok Gjergji, i cili rrëfen të gjithë historinë tragjike të dajës së tij, at Bernardin Palajt, klerikut katolik i njohur si një nga gjurmuesit e mbledhësit më të mëdhenj të Eposit të Kreshnikëve të Veriut të Shqipërisë. Po kush ishte Bernardin Palaj, cila është origjina e familjes së tij dhe ku ishte shkolluar ai. Cila ishte veprimtaria studjuese e shkencore e At Bernardinit dhe sa kohë punoi ai në mbledhjen e Eposit të Kreshnikëve të Veriut e folklorit të atyre trevave që u njohën dhe u cilësuan si Visaret e Kombit? Përse e arrestuan At Bernardinin dhe cilat ishin rrethanat e vdekjes së tij tragjike në qelitë e Sigurimit të Shkodrës?

Bernardini u lind më 22 tetor të vitit 1894 në fshatin Shllak të Dukagjinit, prej nga është dhe origjina e hershme e familjes së tij. Babai i tij, Gjon Palaj, ishte një rrobaqepës tepër i njohur në të gjithë atë zonë dhe njihej si një nga besimtarët më të devotshëm të fesë katolike. Ndërsa e jëma e tij, Maka, ishte një grua shtëpiake që i ngryste ditët e saj duke u marrë me punët e shtëpisë dhe endjen në avëlmend. Bernardini ishte i parëi i fëmijëve dhe pas tij vinin dhe dy vëllezër e një motër. Lidhur me të kaluarën e tij dhe të familjes, i nipi i tij, 69-vjeçari Luigj Gjergji, dëshmon: "I vëllai i madh i Bernardinit, rreth vitit 1925 iku nga Shqipëria dhe mërgoi për në SHBA, ku u martua me një vajzë me origjinë australiane. Ai deri në fund të jetës së tij banoi në Bruklin, ku kishte në pronësi një hotel me emrin "Juvenilja" dhe një faramci të madhe ku i punonte e shoqja. Ndërsa i vëllai i vogël i Bernardinit, Gjon Palaj, mori zanatin e të jatit të tij, duke u bërë një rrobaqepës i famshëm. Pjesën më të madhe të jetës së tij e deri në vitin 1948 kur u nda nga jeta, Gjoni e kaloi në Tiranë duke punuar si rrobaqepës tek i famëshmi, Gjon Laca, që e kishte puntorinë e tij në shtëpinë e Kacelëve. Ndërsa motra e Bernardinit, Nusha, ka jetuar vazhdimisht në qytetin e Shkodrës dhe është njohur si mjeke popullore. Nusha vdiq në vitin 1953 dhe ajo la dy djem dhe tre vajza, njëra nga të cilat, Liza Gjergji, është nëna ime", dëshmon Luigj Gjergji mbi familjen e At Bernardin Palajt, të cilin e nëna e tij, Liza Gjergji, e kishte dajë.

Nga Austria në Dukagjin
Mësmimet e para të fillores dhe të shkollës unike, Bernardini i mori pranë Kolegjit të Franceskanëve në qytetin e Shkodrës, ku pasi doli me rezultate të shkëlqyera, u dërgua për të ndjekur më tej studimet pranë Liceut Teologjik në Salzburg të Austrisë. Pasi e mbaroi atë Lice me rezultate shumë të mira, ai ndoqi më tej studimet e larta pranë Fakultetit Teologjik në qytetin e Insbrukut. Lidhur me këtë dhe karrierën e mëvonëshme kishtare të Bernardinit, Luigj Gjergji, dëshmon: " Pas marrjes së diplomës, Bernardini u kthye në Shqipëri dhe në vitin 1911 ai u dorzua si frat pranë Kuvendit të Franceskanëve në qytetit e Shkodrës. Pasi qëndroi për disa vjet pranë atij Kuvendi, në vitin 1918, Bernardinit iu dha e drejta e meshtarit duke u dorzuar si prift dhe pas asaj kohe ai shkoi për të shërbyer në disa nga famullitë e fshatrave më të thella të Malësisë së mbi-Shkodrës. Aty nga viti 1920, Bernardini u caktua si profesor i gjuhës shqipe dhe latinishtes pranë Gjimnazit "Iliricum" të qytetit të Shkodrës dhe në atë kolegj ai bashkëpunoi ngushtë me drejtorin e saj, Padër Gjergj Fishtën, i cili e nxiti atë në fushën e studimeve mbi doket zakonore dhe folklorin e Veriut të Shqipërisë. Atë punë kërkimore dhe studjuese, At Bernardini e vazhdoi gjatë gjithë atyre viteve që shërbeu si profesor pranë gjimnazit "Iliricum", duke bashkëpunuar ngushtë dhe me mikun e tij, At Donat Kurtin, me të cilin ai herë pas here ndërmerte ekspedita kërkimore në fshatrat më të thellë të trevave të Veriut. Në ato zona të largëta ai bashkëpunoi ngushtë edhe me rreth 40 famullitarë, të cilëve iu linte detyra për mbledhjen e Eposit të Kreshnikëve të Veriut dhe dokeve e zakoneve të ndryshme të atyre fshatrave ku shërbenin ata. Po kështu përveç asaj pune të vazhdueshme kërkimore në terren që i zgjati për afro 20 vjet me rradhë, At Bernardini u mor edhe me anën studimore të Eposit të Kreshnikëve dhe aty nga viti 1940 ai filloi botimin e tyre. Në atë kohë ai së bashku me mikun dhe bashkëpunëtorin e tij më të ngushtë, At Donat Kurtin, botuan në katër vëllime, librin "Këngë kreshinkësh dhe legjenda", i cili pati një jehonë të madhe dhe u vlerësua shumë nga personalitetet e letrave të asaj kohe, si Xhuvani, Çabej, Dosti, Padër Anton Harapi etj, të cilët e quajtën atë vëllim: "Iliada shqiptare". Pas kësaj në vitin 1942 At Bernardini filloi botimin e studimeve të tij në revistën "Hylli i Dritës" me studimin: "Doke e kanu në Dukagjin", e cila vijoi në disa numra rradhazi, gjë e cila u botua edhe në Romë në vitin 1944. Një pjesë e madhe e studimeve të At Bernardinit, u botuan në vitin 1943 edhe në tekste të ndryshme shkollore. "kujton Luigj Gjergji, lidhur me punën studimore të dajës së tij, At Bernardin Palajt.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Vrasja tragjike e at Bernardin Palajt, mbledhësit të Eposit   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 17 EmptyThu Jul 24, 2008 7:50 pm

Vdekja në qelitë e Sigurimit
Pas vitit 1944, At Bernardini jetoi sa në Shkodër aq dhe në Tiranë, ku vinte shpesh për të botuar punimet e tija shkencore në Institutin e Studimeve Shqiptare me të cilin kishte bashkëpunuar që nga koha e Luftës. Punimet shkencore të tij u vlerësuan mjaft edhe pas mbarimit të Luftës, ku një nga studjueset më të famëshme të Eposit shqiptar, rusja Denisckaja, në një studim të sajin shprehej me superlativa për të duke thënë: "At Palaj është njohësi më i thellë i maleve tona". Mirpo puna e gjatë kërkimore e studimore që At Bernardin Palaj kishte nisur që në fillimin e viteve 1920, nuk mundi të vazhdonte më tej, sepse ashtu si pjesa më e madhe e klerikëve katolikë edhe ai u godit nga regjimi komunist i Enver Hoxhës. Lidhur me këtë, nipi i tij, Luigj Gjergji, dëshmon: "Aty nga data 22 tetor e vitit 1946, vetëm një ditë pasi At Bernardini ishte kthyer nga Tirana ku bashkë me disa klerikë të tjerë katolkë ishin thirrur në një takim nga Enver Hoxha, atë e arrestuan dhe e mbyllën në një nga dhomat e Kuvendit të Françeskanëve të cilin Sigurimi e kishte kthyer në burg. Gjatë asaj kohe që ai mbahej i arrestuar aty, u torturua në mënyrën më mizore dhe asnjë nga familja jonë nuk mundi që ta takonte dot. Më datën 2 dhjetor të vitit 1946, ne na lajmëruan që të shkonim tek Kuvendi për ta parë dhe aty vajtëm: unë me nënën, Lizën dhe gjyshen, Nushën. Ne nuk na lejuan që të futeshim brenda oborrit të Kuvendit, por na hapën paksa portën e jashtëme dhe nga aty pamë trupin e Bernardinit të plandosur përdhe me veladonin gjithë gjak të ngjitur për trupi. Njerzit e Sigurimit na thanë se ai kishte pasur vdekje natyrale dhe na dhanë disa plaçka e sende të tija personale krejt të të parëndësishme. Por e vërteta qëndronte krejt ndryshe, sepse vdekja e tij kishte ardhur nga torturat dhe sëmundja e tetanozit që i ishte shpifur atij ato ditë nga teli me gjëmba që i kishin lidhur duart. Ne kërkuam që të merrnim me vete kufomën e tij për ta varrosur, por ata nuk na e dhanë e pas disa minutash na përzunë nga aty. Që nga ajo ditë ne nuk mësuam dot asnjë të dhënë se ku e kishin varrosur trupin e tij, por pas pesë vjetësh, u hap fjala se At Bernardinin së bashku me gjashtë klerikë të tjerë që i kishin mbytur në tortura, i kishin varrosur në gropën e gëlqeres aty në një skaj të Kuvendit Franceskan. Po kështu krahas këtij lajmi ne na thanë se trupi i At Palajt ishte groposur në një vënd me trupin e Dom Lazër Shantojës, brenda murit rrethues të Kuvendit. Por të gjithë këto ishin vetëm fjalë nga njerëz dashamirës, sepse faktikisht eshtrat e At Bernardinit familja jonë nuk ka mundur t'i gjej dot edhe sot e kësaj dite", e përfundon rrëfimin e tij 69-vjeçari Luigj Gjergji, lidhur me dajën e tij, At Bernardin Palaj, një nga studjuesit më të mëdhenj të Eposit të Kreshnikëve të Veriut, që vdiq në torturat e Sigurimit në dy dhjetorin e vitit 1946, kur qeveria komuniste e Enver Hoxhës propagandonte zgjedhjet e lira dhe demokratike.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Vrasja tragjike e at Bernardin Palajt, mbledhësit të Eposit   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 17 EmptyThu Jul 24, 2008 7:51 pm

Ernest Koliqi: "At Bernardini ishte "frati i kangvet"

Tri dite ndjeja në Palç pa fratin, tue e pritun. Rrogtari e rrogtaresha më shikojshin sytë për të hetue dhe shpejt për të plotsue ma të voglin dëshir t'emin. Kurgja nuk më mungonte n'at qelë të paqët. Megjithëkëtë, kallzoj të drejtën, ato tri dit pa mikun e dashun m'u dukën të gjata. Jo se e urrej vetmin. Përkundrazi shpesh e due dhe e kërkoj si nji gja të lakmueshme. Për ma, ** ajo asht gjtihmonë pjellore. Por vetmija e maleve kish fillue me më lodhun; vetmija e nji qytetari midis Malsorve, me të cilët kurr nuk mund të çelim, nga shkaku i mendësis rranjësisht të ndryshem, një marrëdhanje shfryese shpirtnore. Pritshem me padurim shokun e vjetër, në vetmin e qelës së Palçit. Shumë e rrebtë vetmija e maleve. Vetëm ata ** e provuen mund të flasin për të. Na ** kemi jetue përjashta, njoftim vetmin e qyteteve të mëdhaja. Je kret i vetëm atje ne mes nji morije njerzish të huej. Ecë brryl për bryl me ta, i panjoftun ndër të panjoftun, por atje, ndër udha të mbarmjes plot drita e lëvizje e zhurma e kumbime, zemrën nuk t'a ndrydhë nji shtrëngim i papritur shkretnimi si në Malsi, ku pra flitet gjuha jote.
Edhe pse nuk flasin me ty, kalimtarët e udhavet të përjashtëme të shoqnojnë me fytyra të qeshuna, me sympathy gazmore të shikimeve. E ndien veten si nji botë të rregullueme, q'i gjeti mjetet ma të holla me luftue mërzin, me zbutë ndiejen e tmerrëshme të vetmis njerëzore, të vetmis tragjike, të shpirtit ** trupi dan, robnues. I verbët, nga njerëzit tjerë e nga të gjitha sendet: e lenhë, prandej, e shpesh e kandëshme vetmija ndër qytete të hueja. Përkundrazi ajo e maleve e randë për ne qytetarët dhe nganjiherë dërmuese.
Tmeri, mërzija e mortshme e vetmis më kapi keqas papritmas nji natë në Shosh, mbas dy javësh ** kasha banue me qef aty pa kurrnji takim me njerz qyteti. U argtova si përherë n'at mbramje-deri sa ngjatën ngjyrat e prendimit dhe xhixhilloi hylli i parë në kupë të qiellit, tue ndigjue si muzikë të folunit e pastër të Malsorve. Si u err, u ngjita n'odën t'ime majë kullës së Nik Gjergjit. E qe, aty, m'u duk shum e zbet, trishtuese, drita e vogël e kandilit me vojguri sjellë me tesha tjera prej Shkodre. Do burra të shtëpis, shtrue kambë kryq rreth meje, bsiedojshin. At mbramje nuk më tërhiqte biseda e tyne, si të flitshin nji gjuhë të huej ** un nuk kuptojshem. Sa u kujtuen se un dojshëm të rrij vetëm, ata me shumë njerzi zbritën poshtë. Nikën, ** përpiqej i shkreti t'a largojë me shpoti e gaz mërzin t'eme, e nisa jashtë me fjalë idhnake.
Vobsija e odës, të zit e trenave të tavanit, pabukurija e orendive, terri porsa i davaritun prej flakës dridhëse të kandilit më hynë në shpirt. Dëshirova Shkodrën, shtëpin t'ime qytetare, nji shok qytetar cilindo, për të thye at vetmi kapërthyese. E mbasi këto ngushullime nuk i kishem, e ndjeva veten të mjerë, tmerësisht të mjerë. Por më kaloi. I lajmuem ndoshta prej Nikës për trishtimin t'im, u ngjit majë kullës plaku i shtëpis, Prel Gjoni, me zamare të vet në dorë. Më përshëndeti shkurtazi dhe, pa folun asnji fjalë tjetër, porsa zu vend larg dritës më nji skaj t'odës nisi me i ra zamares me gjashtë bira. Mue më pëlqej sigurija e tij se me ato tinguj të thjeshtë mund të shëronte çdo mërzi të shpirtit. Unë isha mbështetë në psotë me krye në jestek. Mbylla syt e lëshova n'at varg tingujsh ** herë të hollë e të naltë, herë të trashë e t' ulët, mirreshin mbrapa bukurisht tue u gërshëtue e tue u shkri njani në tjetrin. Zamarija përtrinte zanet e pyllit, të krojeve të jehonave bjeshkore.
Kur çela syt, pash bri plakut, pro pak ma në dritë, ndjejë dhe ajo për tokë, Currlinën, blegtoreshën e re. Heshte e më shikonte me vetulla çue përpjetë. Te vona, tue u avitë kadalë e tue më verejtë me nji tutë disi qesharake, këthei edhe Nika. Nji nga nji u shtruen prap rrotull meje burrat e shtëpis dhe pimë duhan e raki së bashku si ndër mbramje tjera. Ato çasa të shkurtë trishtimi midis malesh më bajnë të mendoj vetmin e kishtarve, të mësuesve, të nëpunsave t'anë ** jetojnë ndër vise ma të humbuna t'atdheut. Sidomos mërzija e gjatë dimnore, kur bora për gjashtë muej pret çdo marrëdhanje me qytete, tham do të jetë e tmerrshme. Por ndoshta e shumta mësohen. Ata ** nuk mund të mësohen në shkreti, vuejnë, por sigurisht ua lehtëson vuejtjen vetëdija e naltë e detyrës, e misjonit ** n'ato vise vetmitare kryejnë.
Unë ia qajshem hallin fratit t'em. Famullija e tij asht nji ndër ma të largtat e ma të vishtirat. Me kureshtë të gjallë pritshem t'a shof aty midis asaj bote t'egër, midis njerzve mali, atë ** njofta dikur bisedat plot vlerë e mendehapët në mes rretheve ma t'arsimeume të qytetit. Edhe frati erdhi.,Buzë mbramjeje, ia dëgjuem shirrjen ** lëshoi nga kryet e livadheve. Plot m'a mbushi Me gëzim zemrën zhapllima e thundrave të kalit, ** zbrite shpejt e shpejt kah qela.
At Bernardin Palaj, famullitar i Mërtunit me ndeje në Palç. At mbramje ** erdhi u kënaqme tue bisedue mbi folkflorën t'onë. E, të nesërmen, frati më çoi në nji odë të vogël e aty, mbi lëpizat e nji rafti të vjetër, më tregoi do turra letrash zverdhue nga moti e tefterësh të trashë. Kangët. Mija kangë kreshnikësh e trimnish, mija valle darsmash, poezi shekullore e popullit shqiptar përherë e ngjomë, kalue nga goja e breznive në të sosun n' atë të breznive në të këndellun. I shfletuem bashkë ato letra e ato tefterë të pluhunuem prej kah dilte fryma e nji prendvere s'amshueme. Cikli heroik i Mujit dhe i Halilit i këndue nga rapsodet e Dukagjinit me gjuhë të kulluet e të thekëshme. Po ato kangë, po ndër varjante ma të ngjyrëshme, ma të lëvizshme të Malsis së madhe, ku kangëtarët kanë fantazi ma të gjallë. Vallet e Kosovës dhe të Dibrës plot njomsi dashunore. Ato të Shestanit e t'Ulqinit me fytyrime detare, të holla e të lëmueta. Ato të Bizës, tu Kepi i Rodonit afër Durrësit, deliakte plot analogji me trajtat toskënishte.
Nuk e dij se kush pat thanë ** gjithkund në botë poetët këndojnë për popullin, vetëm në Balkan populli këndon për poetët. Deri tash për mue poeti ma i madh i Shqipnis asht populli i ynë. Kjo e vërtetë, më shëndriti para syve të mendes në Palç, në qelën e Fratit të Kangve. Ai, në vetmin e gjatë të malit, i ka vu veshin kangës së pashtershme ** buron shi nga zemra ma e thellë e kombit arbnuer edhe ia ka rrëmbye harresës. Mbi lëpiza të pluhunuene të qelës së Palçit, flen fara e prendvernave të përtardhuna të poezisë re shqiptare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Vrasja tragjike e at Bernardin Palajt, mbledhësit të Eposit   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 17 EmptyThu Jul 24, 2008 7:52 pm

TRADITA-ZAKONORE
Grimca nga "Visaret e Kombit", vepra madhore e At Palajt

Për herë të parë "Gazeta" publikon disa pjesë nga punimi i Atë Bernardin Palajt, klerikut të famshëm shkodran që për 20 vjet me rradhë mblodhi dhe botoi Eposin e Kreshnikëve.

Para pak kohësh, në faqet speciale të rubrikës "Dossier", zuri vënd një shkrim i gjatë për At Bernardin Palajn, një nga klerikët katëolikë nga Malësia e Shkodrës, i cili vdiq nën torturatë e Sigurimit të Shtetit, në 2 dhjetor të vitit 1946. At Bernardin Palaj kishte lindur në vitin 1896 në fshatin Shllak të Dukagjinit dhe pasi kishte marrë mësimet e para në Kolegjin Franceskan të qytetit të Shkodrës, ishte diplomuar për Teologji në Insbruk Të Austrisë. Pas mbarimit të Studimeve ai u kthye në vëndlindjen e tij ku u caktua profesor i Historisë në Liceun "Illiricum" dhe krahas asaj pune, për afro 20 vjet me rradhë ai u mor me mbledhjen e Eposit të Kreshnikëve të Veriut të Shqipërisë, si dhe me doket e zakonet e atëyre krahinave. Për atë punë voluminoze që i zgjati për më shumë se dy dekada, At Bernardini angazhoi edhe më shumë se 40 famullitarë që shërbenin në atëo vise të thella dhe bashkë me At Donat Kurtin, i mblodhi dhe i sistemoi ato në katër vëllime të veçanta, të cilatë njihen ndryshe si "Visaret e Kombit". Në shkrimin e mëposhtëm, ne po botojmë vetëm një pjesë të vogël nga ajo vepër madhore, të titulluar "Malësia e Madhe dhe Bjeshkët", të cilën At Palaj e patë mbledhur e shkruar së bashku me At Kol Ashtën. Ky material na u dorzua për botim në dorshkrim, nga 69-vjeçari, Luigj Palok Gjergji, që është nipi i klerikut të famshëm, Palaj.

Malësia e Madhe dhe Bjeshkët
"Popullsia e këtyre trevave malore, natyrshëm, në rrjedhën e jetës ka ardhur gjithnjë duke u shtuar, e si pasojë e këtij fenomeni edhe toka ka ardhur duke u copëtuar gjithnjë e më shpesh në ngastra, e meqë kjo sillte që as me blegtori nuk mund të përballohej ndikimi i shtimit të popullsisë, banorët e këtyre trevave e panë të udhës të dyndeshin për t'i hapur rriskun vetes, familjeve të tyre, duke zbritur në fillim në Nën Shkodër, për të siguruar bukën e dimrit, siç i thonë malësorët e kësaj ane: Sa me kalue baltën e dimnit, por më pas shumë prej tyre u vendosën përgjithmonë aty. U shpërngulën pra prej trojeve të tyre, toka tepër të varfëra për t'u vendosur në tokat plla të Bregut të Bunës, Trushit, Velipojës dhe bregut të Matit ku vunë edhe pasuri. Megjithë këtë burim fatlum pune e pasurimi, këta malësorë që ishin mësue me jetue me ajër të shëndetshëm, tani ranë në një situatë të vështirë përsa i përket klimës së disfavorshme për ta, klimë moçalishte, plot mushkonja e cila i detyroi që gjatë verës të ktheheshin në vendlindje, ndërsa vjeshtën, dimrin e pranverën ta kalonin duke punuar në viset e Nën Shkodrës. Kështu u krijua karvani ose siç i thonë malësorët Çoja. Karvanët bëheshin të organizuar duke i thirrur njëri-tjetrit, kur ishin gati me u çua: "O mik kur po çoheni / Gati jemi kur të don". Thirrje kjo karakteristike malësore që për fat të keq disa, për të njollosur malësorët i quanin "fise të egra nomade" gjë që nuk është e vërtetë se malësori ka pasur shtëpinë e plangun e vet në vërri e të bamen në bjeshkë. Çoja ka patur bukuri poetike: Gjithsecili e ka patur me gëzim atë ditë. Banorët e Nën Shkodrës pashmangësisht dëshironin ta mësyjnë bjeshkën me ajër të pastër e me bukuri natyrore. Karvani apo Çurja nuk është punë e lehtë sepse donin shpenzime e përgatitje, megjithatë bëhesh me ngazëllim. Koha e karvanit caktohej më parë, me marrëveshje duke mos i bërë askujt padrejtësi në shfrytëzimin e kullotave. Se ç'kërkohej për këtë e kishte të qartë kushdo që merrte pjesë në karvanin e Çojes. Sigurimi i miellit për shtegtim, e për sa kohë që do të qëndronin në bjeshkë, sigurimi i bulmetit; enëve të gatimit saj vi, talëret (kopajat) për të mbushur çaprat me mazë, enët me gjalpë e mjeshkavinë etj. Veç këtyre edhe rrobat e shtresat, gunat e fjetjes, ngarkoheshin në mushka. Merreshin edhe qentë e hekurave për të ruajtur mallin e vathën, si dhe pushka me fishekë kundër ujqërve dhe harushave. I pari karvanas ishte gjithmonë i zoti i shtëpisë që udhëtonte në kalë i veshur me çakçirë e xhamadan, ku në jelek varej rrëfana e argjendë e sahatit "serk-isuf" e në kokë mbante qeleshen. Pas saj vinte çobani i berreve me pushkë pas krahut duke u prirë dhenve e duke u bërtitur ogiçave e pas çobanit vinte bagëtia e trashë me kuaj, pra, të ngarkuara me enë shtëpiake e ushqime, shtroje e rroba trupi. Fëmijët udhëtonin ngarkuar mbi gomarë me kosha. Gratë u grahnin kuajve dhe tek-tuk mbanin ndonjë foshnjë të kërthinjtë në krah. Karvani udhëtonte herët në mëngjes për të përballur vapën e ditës dhe ndalesat për t'u ushqyer i bënin në vende ku i rrihte hieja dhe ku drekonin me bukë që e përcillnin me qumështin e bagëtive që i milnin rrugës për të mos u prishur gjiri i bagëtisë nga kullota e qumështit. Qumështin që u mbetej nuk e shpërdoronin por ua falnin shtëpive para të cilave u binte rruga. Udhëtimin sipas vapës herë e bënin natën dhe ditën pushonin pranë ndonjë kroi apo hieje pemësh e lisash, nën mriza. Bjeshkën e mësynon Malësia e Nën Shkodrës dhe të Mbi Shkodrës. Ajo e Nënshkodrës karvanin e ka patur më të gjatë se udhëtonin 1 javë e bile edhe mbi 10 ditë deri në Bjeshkë. Këtyre nënshkodrakëve të rënë këtu nga Malësia e Madhe shpesh u kanosej malarja që edhe u jepte vdekjen. Kundër malarjes përdornin "barin e etheve" bimë me shkop të hollë 30 cm me një tufë lulesh të kuqe në majë. Këtë bimë e thanin dhe e pinin si çaj. Edhe kundër vrerit (të vjellurave) përdornin një bimë që kishte një kërcell 50 cm, të gjatë, rritej në shkëmbenj e kishte lule të verdha në majë. Kjo bimë nxjerr një lëng të bardhë si qumështi që quhet rriedhçë e cila përdoret vetëm 3 pika në një masë të pakët sheqeri që duke e ngrënë të pastron të vjellurit (vrerit). Karvanët që niseshin nga zona e Nënshkodrës kalonin nëpër urë të Baçallëkut ku në kohën e Turkut paguhej gjymryku për të hyrë në Shkodër e mandej rruga vazhdonte për në Koplik, Bajzë, Rrapsha e Hotit, Kelmend, Vermosh e në Guci. Ata që Bjeshkën e kishin në krah të Shalës-përmbi Rrogan, binin nëpër Koplik ku përshkonin fushën e Zhajës e pas këndej vijonin tek prroi i Thatë, Shkrel, Ducaj-Zagorë, nëpër Bogë kah Shtegu i Dhenve, nëpër Theth, Rrogan e në Valbonë. Njëri prej konaqeve që i ka ra kësaj rruge ka qenë edhe shtëpia me zë e Lum Mirae (Mirajve) nga Selcka. Kur Malësia binte në Guci, tellalli lëçiste lajmin:"Prej ditës së dielë e deri të mërkurën tjetër të javës që vjen, mos me lëshue kush gjë të gjallë gjatë rrugës që udhëtojn malësorët, se del Malsija në Bjeshkë!" Ky lajm shërbente për të mos u përzierë tufat e bagëtive të vendalive me ato të malësorëve. Atëkohë rruga e malësorëve ka ra nëpër krejt bregun e djathtë të lumit Gerçar-afër Vermoshit deri në Guci. Kjo porosi e tellallit ka qenë në fuqi deri në vitin 1919. Kur malësorët arrinin në Guci secili ka kaluar në bjeshkën e vet.

Tokat e Malësisë
Sot ka mjaft malësorë që dinë për secilën bjeshkë se e kujt ka qenë. P.sh. Tom Pjetri prej Vukli, 80 vjeçar, Zef Lulashi prej Kikçi 85 vjeçar e Zef Doda prej Nikçit 85 vjeçar, që janë marrë tërë jetën me blegtori, dëshmojnë: 1)Vizitori e Brazda e Vezirit kanë qenë të Dedë Gjo Nikë Sykut prej Selce. 2) Zeletina mbi Nakutë e Bori i Kolinës mbi Vuthaj të Ded Cokut prej Selce 3) Golezhi mbi Andrejevicë, i Kaçel Turkut, bajraktar i Niçit. 4) Zeletina (pjesa tjetër) Gjon Sokolit prej Nikçit. 5. Grebeni - Dush Ulës prej Nikçi. 6. Lipovica-Kol Preçit nga Selca. 7. Bistraçiça, e Nikoll Mekut prej Vuklit. 8. Popadija, e Nik Tomës prej Vuklit. 9. Vollushnica e Zef Camit dhe e Pretash Zogut prej Vukli. 10. Gërbaja e Kel Vatës prej Vuklit. 11. Dromodoli mbi Deçan i Keqa Lukës prej Vuklit. 12. Loxhija mbi Pejë, e Prel Kol Rrasit prej Nikçit. 13. Smilojonica, mbi Beran (Ivangrad) e Vatë Pëtrashit me vllazni. 14. Potkobilla, mbi Plavë, e Cak Dedës prej Vukli. 15. Liqeni i Shtrazës, mbi Shalë i Prek Pëllumbit prej Vuklit. 16. Pecokeqi mbi Shalë i Kol Shytit prej Nikçit. Boga që shkon në Kelmend ka pasur bjeshkën e vet në të dy anët e bajrakut, në lindje me majën e Dashit në krye e në veri me Bjeshkët e namuna. Maja e Dashit për Bogën është naltue si të ishte "Ora e Bajrakut" me rreth 2000 m lartësi nga deti dhe është i tëri shkëmb gjigandesk. Aty kalohet vetëm nëpër një shteg të vetëm. Vetë Maja e Dashit është livadh alpin me bar deri në gju. Bjeshkatarët e Bogës binin këtu kur bari vesitej më fort, shtrinë e shterpnimin. Kjo bëhej se nga vesa e barit shtrrima e shterpnimi nuk kishin nevojë për ujë. As egërsirat nuk depërtonin këtu se shtigjet mbylleshin aq lart sa egërsira nuk mund t'i kapërcente.

Bjeshkët e Kelmendit
Kelmendi ka pasur bjeshkët e veta në Bjeshkët e Namuna, rreth Plavës e Gucisë mbi Deçan, mbi Pejë, mbi Andrijevicë e mbi Beran (Ivangrad), Hoti, Gruda, Kastrati, Shkreli, Trijeshi e Koja, për çka dihet, nuk kanë pasur hise por në pastë dalë kush për hatriçe. Kjo pjesë tjetër e Malësisë që përmenda më lart, ka pasur bjeshkët e veta: Hoti ka dalë në Veleçik, të ndarë në hise të ndryshme ngastra), sipas bajraqeve: Brushtulla, Kopita, Gropa e Ahit, Shtjerri, Bjezhgazhi, Lugu i Shakujve, Mala e Pshisës etj. Gruda pa pasur Jeshnicën mbi Vermosh, por duke u vrarë me fqinjët i është dashur të shesin Bjeshkën për të paguar gjaqet, kështu që ka mbetur pa bjeshkë. Në kohën e sotme, pra, e vetmja njësi Bajraku, Gruda, nuk ka Bjeshkë. Kastrati bjeshkën e vet e ka patur në Veleçik, të ndarë sipas bajraqeve: Drugomir, Fushë e Zezë, Krenashdol e Lqeth. Edhe Shkreli ka patun bjeshkët e veta mbi Shkrel nga Lindja, ndër të tjera, me zë Korrila e Shkrelit, si dhe kah Veleçiku-Vrithin, Rranxat e Vrithit dhe Troshanet e Vrithit, por do pasur parasysh se qëkur i ra Hoti përmes kufirit, kësaj ane iu këput edhe Bjeshka në Veleçik, kështu që Traboini e Drumja kanë për bjeshkë Çemerin, Bukuviqin kah Tëbanat e Vuksanas. Për t'u furnizue me ujë kanë pasur Gëzojt shpellë 20 m e thellë ku përmes shkallësh të gurta i afroheshin ujit për t'u furnizuar. Edhe Korita dikur ka qenë e Hotit, por ja hoqën dore. E Hotit ka qenë edhe Smutigorja e vëllezërve Gjelae (Gjelajve) përmbi Vermosh, por mbeti pa të, sepse, edhe sot shihen vorret e Hotjanëve në ato brigje: burra, gra, fëmijë të mbytur, e pra qysh atëhere Hoti nuk ka dalë më në ato bjeshkë. Në bazë të kallëzimeve të burrave të moshuar të Shkrelit, paraqitja e bjeshkëve të kësaj pjese të Malësisë së Madhe, ka qenë: 1. Zagora: Një pjesë të Fushë-Zezës dhe pjesën e Draganit. 2. Vrithi: Troshanin, një pjesë Fushë-Zezë në Glecan Graban. 3. Dedajt: Brushkullin dhe një pjesë të Korilës. 4. Bzhezh Çek Dedajt: Korilë, Grykë Lugje, Negovan. 5. Xhajët: Draganinë. 6. Ducajt: Kamshallin dhe Breg-Beqen e pak Grykë - Lugje. 7. Majat: Mshitel e pak Grykë-Lugje. Gruda deri diku e ka zëvendësuar bjeshkën, që nuk e ka pasur, me freskinë e njomësinë e Lumit Cem që e përshkon përmes Grudën. Shumë shtëpi të Grudës janë ulur në Lug të Cemit e kanë kalur pjesën më të nxehtë të verës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Vrasja tragjike e at Bernardin Palajt, mbledhësit të Eposit   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 17 EmptyThu Jul 24, 2008 7:53 pm

Trimëria e Vuksan Gela
Në Grudë bëheshin shumë fiku e rrushi. Vendalitë kësisoj nuk mund t'ia kthenin shpinën vendit të vet. Ka pasur edhe shumë gjë të gjallë e sidomos dhen. Po si shteruan këto dhen? Duke i dhënë dobërzana bjeshkatarëve në Pyll të Madh, afër Liqenit të Shkodrës ku kishte kullotë e ujë boll, por meqë këtu nuk ishte vend i shëndoshë bagëtia jepej siç thamë për 3 okë djathtë për krye berriplle, ose sipas marrëveshjeve nga më të ndryshmet. Dbërzanat (të përzanat) janë edhe nga Dita e Shën Antonit deri për Shëngjon. Në Grudë kemi një rast tjetër; Veziri i Shkodrës i nxori në Bejleg një rival të tij, por duke mos i besuar vetes, kërkon një burrë trim që t'i dalë në dyluftim armikut të vezirit. I pari i Grudës i asaj kohe, Vuksan Gelë Ivezaj, meqë ishte i plakur, vendosi shprehjen:"Eh, i shkreti unë, më ka lanë këmba e dora se i kisha dalë në bejleg hasmit të Vezirit". Njëri nga djemtë e Vuksanit e garanton të jatin që të rrijë pa merak se do ta kryente vetë këtë dyluftim, dhe, fitoi ndaj rivalit të Vezirit. Vuksani kërkoi Dimoshën në fushë për vërri dhe Vermoshin për Bjeshkë, Dheun e Zi si dhe Pyllin e Madh deri tek liqeni i Shkodrës!… Thuhet se Vuksan Gela, para se të vdiste, porositi me gojë djemtë e vet duke u thënë:"Keni me më varrosun në Majë të Sukës së Grudës ku këmba e kalit të turkut nuk ka me mujtë me ma shkelun vorrin!". "Edhe sot ky varr është aty ku porositi Vuksan Gela e për çdo vit i kujtohet emri dhe i bëhen ritet fetare".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhavo_
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
xhavo_


Male
Numri i postimeve : 782
Registration date : 20/03/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 17 EmptyThu Jul 24, 2008 7:54 pm

Po po ashtu siç thotë partia. Të tjerët janë tradhtarë që tregojnë vetëm përralla. Pa mendohu vetëm njëherë oj mendje komuniste.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 17 EmptyThu Jul 24, 2008 7:57 pm

TË VËRTETAT E PANJOHURA TË SIGURIMIT TË SHTETIT

nga Kastriot Myftaraj

Shqipëria është i vetmi nga vendet ish-komuniste ku nuk është shkruar një libër që të tregojë historinë e Sigurimit të Shtetit dhe ta analizojë veprimtarinë e tij. Policia sekrete e kohës së komunizmit vazhdon ende ta ruajë me sukses sekretin e punëve të veta, edhe 14 vite pasi supozohet se është shpërbërë. Kjo nuk është një gjë e rastit, madje është një provë e fuqisë që ka pasur Sigurimi i Shtetit mbi shoqërinë shqiptare. Sigurimi i Shtetit shqiptar ka qenë me siguri policia më sekrete në historinë e policive sekrete të shekullit XX, pasi ajo qe aq sekrete saqë nuk ekzistonte as një ligj për krijimin, organizimin dhe funksionim e saj. Sigurimi i Shtetit vepronte vetëm mbi bazën e një platforme të Komitetit Qendror të PPSH. Por Komiteti Qendror, nga pikëpamja formale, nuk ka pasur fuqi legjislative. Atë e kishte vetëm Kuvendi Popullor.

Enver Hoxha dhe PKSH, që me krijimin e saj në 1941 kopjoi modelin komunist jugosllav. Enver Hoxha dhe PKSH e kopjuan me besnikëri blueprint-in e Titos në ndërtimin e strukturave të pushtetit komunist që gjatë luftës në mbledhjet e Pezës, Labinotit, Helmësit, Përmetit dhe Beratit, të sjellë nga emisarët jugosllavë Miladin Popoviq, Dushan Mugosha dhe Velimir Stoiniq.

Por, në një mënyrë sa të cuditshme aq edhe domethënëse ky imitim i komunistëve shqiptarë, deri në vitin 1946, ka një anomali në fushën e shërbimeve sekrete dhe kjo jo në sensing se komunistët shqiptarë kanë zhvilluar një model të ndryshëm nga ai jugosllav, por se e kanë vënë veten nën juridiksionin e strukturave respektive jugosllave. Kjo përbënte një devijim nga modeli jugosllav, pasi në Jugosllavi, që në vitin 1941 lidershipi komunist partizan krijoi dy struktura inteligjence:

1) Sherbimin e Zbulimit të Ushtrisë Popullore Clirimtare dhe Forcave Partizane (NOV dhe PO), sipas direktivës të dhënë nga komandanti supreme Josip Broz Tito. Sherbimi i Zbulimit kishte dy seksione, Seksionin e Informacionit dhe Seksionin e Kundërspiunazhit.

2)Sherbimi i Sigurimit

Sipas versionit zyrtar të historiografisë komuniste, shërbimi sekret komunist shqiptar u krijua nga Komiteti Qendror i PPSH në vitin 1943. Si datë e krijimit të Sigurimit të Shtetit mbahet 20 marsi vitit 1943, kur me vendim të KQ të PKSH u krijua Sherbimi Qendror i Informacionit. Në 30 prill 1943, Komiteti Qendror PKSH u dha komiteteve qarkore një urdhër për krijimin e seksioneve të Shërbimit të Informacionit. Nuk është e vështirë që të kuptohet se kjo strukturë e krijuar nga lidershipi komunist partizan shqiptar i korrespondonte vec një seksioni të Shërbimit të Zbulimit të strukturave partizane jugosllave, saktësisht Seksionit të Informacionit. Në Shqipëri nuk u krijua në këtë kohë as Shërbimi i Zbulimit dhe as Sherbimi i Sigurimit. Pse? I vetmi shpjegim është se Enver Hoxha dhe lidershipi komunist në këtë kohë e vunë Shqipërinë nën juridiksionin e agjensive të inteligjencës komuniste jugosllave. Sherbimi i Informacionit partisan shqiptar funksiononte si një pjesë e një departamenti të Shërbimit të Zbulimit Jugosllav, saktësisht e Seksionit të Informacionit.

Në prill 1943, me vendim të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare dhe Forcave Partizane Jugosllave (NOV dhe POJ), u krijua Komisioni për të luftuar “kolonën e pestë” dhe “terrorizmin”. Porn ë Shqipëri nuk u krijua një homolog i tij gjë që nuk ka një shpjegim tjetër vec atij se kjo strukturë jugosllave e kishte dhe Shqipërinë nën juridiksionin e vet.

Në shtator 1943, strukturat komuniste jugosllave të inteligjencës u riorganizuan dhe si rezultat u krijua Seksioni për Sigurimin e Popullit (OZN). Kjo qe policia sekrete e bërthamës së pushtetit komunist që Titoja pati ngritur që gjatë luftës. Policia sekrete që ngriti Tito gjatë luftës quhej “Sigurimi Popullit” dhe kjo qe e kuptueshme pasi shteti nuk qe ende në duart e komunistëve. Pas sesionit të dytë të AVNOJ-t në nëntor 1943, në varësi të OZN kaluan të gjitha agjencitë e zbulimit dhe kundërzbulimit të ushtrisë partizane jugosllave. Asgjë e ngjashme me OZN nuk u krijua në Shqipëri në vjeshtën e vitit 1943, cka nuk ka tjetër shpjegim vec atij se territory shqiptar konceptohej të qe nën juridiksionin e OZN.

Në 13 maj 1944, saktësisht 11 ditë para se Enver Hoxha dhe PKSH të organizonin Kongresin e Përmetit sipas modelit jugosllav, Titoja e shndrroi OZN në OZNA, domethënë Departamenti për Sigurimin e Popullit. Kjo qe një strukturë e krijuar sipas modelit të policisë sekrete sovjetike mbi principe ushtarake dhe ku qenë bashkë zbulimi dhe kundërzbulimi. OZNA kishte këtë juridiksion: punën zbuluese politike ofensive kundrejt vendeve të huaja dhe territoreve të pushtuara, mbrojtjen kundërzbuluese të territoreve të kontrolluara nga forcat partizane, luftën kundër “armikut të brendshëm”. E megjithatë, në Kongresin e Përmetit, pak ditë më vonë, Enver Hoxha dhe PKSH, kopjuan të gjitha krijimet e reja të komunistëve në sferën e pushtetit, me përjshtim të shërbimit sekret. Asgjë e ngjashme nuk u krijua në Shqipëri. Pse?

Kjo pyetje ka vetëm një përgjigje. Enver Hoxha dhe PKSH me vetëdije nuk e krijuan një shërbim sekret (“Sigurimi Popullit”), sepse përsa përket sferës që mbulonte shërbimi sekret, Shqipëria komuniste që po ndërtonte Enver Hoxha dhe PKSH mbulohej nga shërbimi sekret jugosllav, OZNA. Kështu e patën gjetur më konvenuese jugosllavët. Shefi i parë i OZNA-s në Shqipëri ka qenë Dushan Mugosha, ish- dërguari i PKJ në Shqipëri që nga viti 1941, i cili pas luftës u bë gjeneral UDB-s.

Kur komunistët shqiptarë morën pushtetin në nëntor 1944, ata ende nuk patën krijuar një shërbim sekret dhe vazhduan mos ta krijonë ende dhe për mjaft kohë.





Drejtoria e Mbrojtjes së Popullit (DMB) forcë speciale e OZNA-s

Historiografia komuniste është përpjekur ta mbulojë këtë të vërtetë lakuriqe skandaloze me një gjethe fiku, duke thënë se Sigurimi i Shtetit në vitet 1944-46 vepronte pas emërtimit “Drejtoria e Mbrojtjes së Popullit” (DMB), njohur ndryshe si forcat e ndjekjes. Por, kjo strukturë nuk qe një shërbim sekret, por qe vetëm një forcë e armatosur speciale që kryente operacione për asgjesimin e kundërshtarëve politikë të regjimit. Ajo kishte në varësi Divizionin e Mbrojtjes së Popullit, të përbërë prej 5000 vetësh, cili qe krijuar sipas modelit sovjetik, që e kopjuan dhe jugosllavët, që pranë policisë sekrete (atëhere NKGB) të atashoheshin forca speciale operative të armatosura, në mënyrë që shërbimi sekret të mbulonte me forcat e veta dhe sferën inteligjente dhe atë ushtarake të operacioneve. Është e qartë se DMB qe forcë speciale ushtarake e një shërbimi sekret, por ku qe dhe kush qe shërbimi sekret shqiptar? Shërbim sekret shqiptar nuk kishte në atë kohë. Shqipëria mbulohej nga OZNA dhe DMB qe një forcë speciale në varësi të OZNA-s. Si i pari Drejtor Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit ka qenë Koci Xoxe, cili në atë kohë qe nr. 2 në PKSH pas Enver Hoxhës. Zëvendësdrejtor DMB qe Nesti Kerenxhi, cili më pas do të bëhej zëvendësministër Punëve të Brendshme.

Në këtë kohë DMB qe një strukturë e pavarur që nuk varej nga Ministria e Punëve të Brendshme (në krye të së cilës që nga maji vitit 1944 qe Haxhi Lleshi), në varësi të së cilës qenë vetëm forcat policore.

Një provë e fuqishme për tezën se Enver Hoxha dhe PKSH pranuan që Shqipëria të qe nën juridiksionin e shërbimit sekret jugosllav qe fakti se menjëherë pas ardhjes së Enver Hoxhës në pushtet, në Tiranë, arkivi sekret Ministrisë së Punëve të Brendshme të shtetit shqiptar, ku përfshihej dhe arkivi shërbimit sekret shqiptar të kohës së paraluftës dhe të luftës, të njohur si Zyra Sekrete në vitet 1922-40 dhe Zyra Politike në vitet 1940-44, u çua në Beograd. Ky veprim dëshmon qartë se qendra nga varej Shqipëria sa përket shërbimit sekret qe Beogradi dhe OZNA. Arkivi i shërbimeve sekrete shqiptare të paraluftës dhe luftës, me të rënë në duart e partizanëve shqiptarë, u vu nën mbikqyrjen e rreptë të të dërguarve të OZNA-s, të cilët e siguruan dhe e çuan në Beograd ku gjendet edhe sot e kësaj dite. Dhënia e arkivit të shërbimit sekret një vendi tradicionalisht armiqësor, një ngjarje kjo pa precedent në historinë botërore, është një nga tradhëtitë më të rënda që Enver Hoxha dhe regjimi komunist drejtuar prej tij, u kanë bërë shqiptarëve kudo që janë. Mbi bazën e të dhënave që morën nga ky arkiv jugosllavët hartuan me ngut lista të zeza me emra shqiptarësh që qenë të vendosur në rezistencën kundër sundimit sllav dhe zbatuan në genocidin e madh që komunistët jugosllava bënë në Kosovë dhe në trevat e tjera shqiptare në Jugosllavi, në dhjetor 1944-maj 1945, ku u vranë 50 mijë shqiptarë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 17 EmptyThu Jul 24, 2008 7:58 pm

Pse Sigurimi Shtetit u mbajt nga Enver Hoxha si një shërbim sekret ilegal?

Me ardhjen e komunistëve në pushtet në Jugosllavi dhe themelimin e Republikës Federale Popullore të Jugosllavisë, në mars 1946 OZNA u riorganizua, duke u shndrruar në Administrata e Sigurimit të Shtetit (UDB). Prej këtej fjala UDBa. Me anë të një ligji të nxjerrë nga Skupshtina (parlamenti komunist) shërbimi sekret partizan krijuar në kohën e luftës, u shndrrua nga Sigurim Popullit (OZNA) në Sigurim Shtetit, akronimi të cilit qe DB (Drzhavna Bezbednost- Sigurimi i Shtetit). Sipas modelit sovjetik u bë përqëndrimi organeve të diktaturës së proletariatit në kuadrin e Ministrisë së Brendshme (SMUP). Sigurimi Shtetit u bë një drejtori e SMUP. Prej këtej emri UDB-a (Drejtoria e Sigurimit të Shtetit në serbisht). Ky ndryshim u bë për faktin se tashmë komunistët jugosllavë patën ardhur në pushtet dhe tashmë ata e kishin shtetin nën kontroll kështu që termi “Sigurim Shtetit” mund të përdorej në vend të atij “Sigurim Popullit”.

Në këtë kohë, sipas modelit jugosllav bëhet edhe në Shqipëri e njëjta gjë. U krijua Drejtoria e Sigurimit të Shtetit, që ishte në varësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Por, çuditërisht, ndryshe nga rasti jugosllav, krijimi kësaj strukture nuk u bë me një ligj të Kuvendit Popullor, por vetëm me një vendim të Komitetit Qendror të PKSH. Pse kjo mangësi? Me siguri për faktin se krijimi i shërbimit sekret shqiptar, Sigurimi i Shtetit është bërë nga Enver Hoxha pas urdhërit që dhanë sovjetikët, të cilët, ndërsa në atë kohë donin që institucionet e shtetit shqiptar të qenë nën varësinë e jugosllavëve, nuk donin megjithatë që një strukturë kaq e rëndësishme si policia sekrete të mungonte krejt në Shqipëri, çka do t’ u jepte jugosllavëve një kontroll më të madh se ai që qenë të prirur t’ u lejonin sovjetikët. Kjo duke u nisur dhe nga fakti se, sipas modelit që zbatohej në atë kohë në vendet e sferës sovjetike, administruesi i partisë komuniste (sekretari organizativ), mbante njëherësh dhe postin e ministrit të punëve të brendshme, domethënë të shefit të Sigurimit të Shtetit. Kështu, që në këtë kohë, sekretari organizativ i PKSH, Koci Xoxe, u bë dhe ministër i brendshëm, domethënë shef i Sigurimit të Shtetit. Kjo qe një gjetje shumë konvenuese për jugosllavët dhe posaçërisht për homologun e Xoxes, serbin Aleksandër Rankoviq, pasi Xoxe, një sllav ortodoks, shihej si një njeri i lobit ser btë lidershipit komunist jugosllav dhe në fakt qe një puppet strings e Rankoviqit dhe një krijesë e emisarëve serbë në Shqipëri.

Gjithsesi, jugosllavët, të cilët patën planifikuar bashkimin e Shqipërisë me Jugosllavinë, nuk qenë të kënaqur me krijimin në Shqipëri të Sigurimit të Shtetit. Për ta relativizuar këtë zhvillim të ri, ata i kërkuan Enver Hoxhës që krijimi i shërbimit sekret mos të legalizohej nga Kuvendi Popullor, në mënyrë që në të ardhmen të qe më thjeshtë abrogimi tij. Dhe Enver Hoxha ua plotësoi dëshirën jugosllavëve. Për organizimin dhe funksionimin e sherbimit sekret regjimi komunist shqiptar nuk nxorri asnjë lloj ligji, por vetëm një platformë të Komitetit Qendror të PKSH të vitit 1947, pra post factum, që u ripërtëri disa herë dhe në periudhën e mëvonshme dhe shërbeu si bazë për punën e këtij shërbimi deri në vitin 1991.





Pse u asgjesuan dosjet e të dënuarve si agjentë të spiunazheve të huaja?

Sipas platformave të njëpasnjëshme të KQ të PKSH (PPSH) mbi bazën e të cilave vepronte Sigurimi i Shtetit, një nga detyrat kryesore të këtij sherbimi qe lufta kundër veprimtarisë agjenturore në Shqipëri të spiunazheve të huaja. Për luftën e Sigurimit të shtetit kundër spiunazheve të huaja u ngrit një propagandë e madhe gjatë kohës së regjimit komunist, sikur Sigurimi i Shtetit qe duke arritur suksese madhështore në luftën kundër agjenturës së shërbimeve sekrete perëndimore e lindore, amerikane, sovjetike, britanike, italiane, greke, jugosllave, gjermanoperëndimore, polake etj. Një nga gjërat që të intrigon në këtë propagandë është se nuk përmendej shërbimi më i fuqishëm i bllokut sovjetik, STAS-i gjermanolindor, i cili shpesh përdorej nga KGB sovjetike si një instrument për të vepruar në botën e jashtme, në mënyrë që mos t’ i ndotte duart vetë. Por, gjëja që të habit më shumë është se regjimi komunist, në fund të ekzistencës së vet, asgjesoi dosjet që mbulonin këtë sferë, pra luftën kundër spiunazheve të huaja që vepronin në drejtim të Shqipërisë.

Me urdhërat 1-7 të datës 12 shkurt 1991, ministri brendshëm Hekuran Isai, urdhëron që të asgjesohen:

“Dosjet për krimet e parashkruara, dosjet e përpunimit 2A dhe 2B të agjitacionit dhe propagandës, tentativës së arratisjes, të agjentëve në shërbim të zbulimeve të huaja. Dosjet e tjera të asgjesohen me listë të veçantë”.

Një nga gjërat që të habit në këtë urdhër është se regjimi po asgjesonte edhe dosjet për çështjet penale të të dënuarve si agjentë të shërbimeve të huaja sekrete në Shqipëri. Në Shqipëri qenë dënuar mijëra njerëz si agjentë të shërbimeve sekrete amerikane, OSS dhe CIA, të shërbimeve sekrete britanike SIS dhe MI 6, të shërbimit sekret grek, që Sigurimi Shtetit vazhdonte ta quante Asfalia, edhe pse ai që prej vitit 1952 quhej QYP, e prej vitit 1986 quhej EYP, të shërbimeve sekrete italiane SISMI e SISDE, të shërbimit sekret jugosllav UDB, që sigurimi i Shtetit vazhdoi ta quante UDB edhe pse pas Sesionit të Katërt Plenar të PKJ në 1966, UDB u transformua në Sherbimi i Sigurimit të Shtetit (SDB), të shërbimit sekret sovjetik, KGB etj.

Në Shqipëri, në kohën e diktaturës komuniste regjimi pati dënuar me mijëra njerëz si agjentë të këtyre shërbimeve sekrete të huaja. Madje, shumë ish-sigurimsa, që shkruajnë sot, kanë dashur që ta bëjnë apologjinë e Sigurimit duke thënë se ai ka luftuar kundër spiunazheve të huaja, duke e vënë theksin tek UDB, me të cilën në fakt Sigurimi shqiptar ka qenë në bashkëpunim të ngushtë, apo edhe me shërbimin sekret grek e atë sovjetik.

Në rast se Sigurimi i Shtetit ka luftuar vërtet kundër agjenturave të huaja e sidomos kundër shërbimit sekret jugosllav, grek e sovjetik, dosjet me praktikat e kësaj lufte ishte dashur që të ruheshin në mënyrë që kjo luftë t’ u dëshmohej brezave të ardhshëm. Por, e vërteta është se lufta e Sigurimit të Shtetit kundër agjenturave të huaja dhe sidomos këtyre që përmenda, ka qenë fiktive dhe etiketa agjent jugosllav, grek apo sovjetik u vihej njerëzve që dënoheshin me akuza politike për t’ i rënduar edhe më tepër. Se sa fiktive qe kjo luftë kuptohet dhe nga fakti se, edhe pse që prej vitit 1952 sherbimi sekret grek quhej QYP (Qentriko Ypiresia Pliroforion), në Shqipëri vazhdonin të dënoheshin njerëz si bashkëpunëtorë të shërbimit secret grek, që në akt-akuzat e tyre figuronte me emrin e vjetër Asfalia!? E njëjta gjë ndodhte edhe me agjentët e sherbimit sekret jugosllav. Edhe pse shërbimi sekret jugosllav që prej vitit 1967 nuk quhej më UDB, por SDB, në Shqipëri Sigurimi Shtetit vazhdonte të zbulonte agjentë të UDB, pra një sherbimi sekret tashmë inekzistent dhe këta dënoheshin sit ë tillë. Natyrisht që me këtë gjë regjimi Enver Hoxhës donte t’ u thoshte serbëve dhe grekëve se ne nuk e kemi seriozisht luftën kundër jush, por vetëm për qëllime propagandistike, prandaj rrini të qetë.

Asgjesimi i dosjeve që lidhen me luftën kundër spiunazheve të huaja ka vetëm një shpjegim, se kërkoheshin që të mbuloheshin gjurmët e së vërtetës se lufta kundër spiunazheve të huaja ka qenë vec një truk propagandistic dhe se asnjëherë spiunazhet e huaja perëndimore dhe lindore nuk kanë vepruar seriozisht për ta përmbysur regjimin komunist shqiptar (me përjashtim të veprimtarisë së CIA-s dhe MI 6 në vitet 1949-1953), pasi regjimi komunist shqiptar mbijetonte mbi bazën e kompromiseve gjeopolitike të dy superfuqive.

Një tjetër aspekt kurioz i këtij asgjesimi dosjesh është periudha kur ka ndodhur ky proces. Urdhëri për asgjesimin e tyre është dhënë në 12 shkurt 1991 dhe kuptohet që për asgjesimin e tyre janë dashur disa javë, kjo dhe për faktin se ajo ka qenë një periudhë shumë e turbullt (pas tetë ditësh u rrëzuan monumentet e Enver Hoxhës) kur Sigurimi i Shtetit qe shumë i impenjuar në cështje të tjera. Asgjesimi, në rastin më të mirë, ka zgjatur disa javë, cka do të thotë se ai është bërë në kohën e qeverisë Nano 1, që erdhi në fuqi në 22 shkurt 1991, pra dhjetë ditë pas daljes së urdhërit dhe është zbatuar nga ministry i brendshëm i qeverisë Nano1, Gramoz Ruci, sot sekretar i përgjithshëm i PS. Nano dhe Ruci nuk mundet mos ta kuptonin se cfarë qe duke u bërë dhe ata me vetëdije të plotë kanë vazhduar që ta bëjnë këtë krim shtetëror, cka qe asgjesimi i këtyre dosjeve tejet të rëndësishme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 17 EmptyThu Jul 24, 2008 8:04 pm

30 vjet burg per nje enderr.
Ishte nje oficer 19 vjecar i sapo dale nga rradhet partizane, por fati i tij do te ndryshonte kryekeput. Gjithcka nisi ngaqe nuk pranoi ta quante Kosoven “minoriteti shqiptar ne Jugosllavi”…

nga Sebi Alla Revista Klan

“Akuzohesh se je implikuar ne agjenturen e imperializimit anglez e atij amerikan dhe nxit urrejtjen kunder popullit mik jugosllav, ndaj gjyqi ushtarak te denon me vdekje”. Kjo ishte sentenca qe iu “perplas” ne sy 21-vjecarit Aqif Selimi, i cili vetem 4 vjet para se te mesonte nga hetuesi qe ishte kaq “i rrezikshem”, pati dorezuar pushken e partizanit. Djaloshi qe ende nuk e dinte se cfare po ndodhte, zgurdulloi syte, po nuk kishte me fuqi te kundershtonte hetuesin, qe shpesh trecerekun e fjalorit e kishte “tradhetar, i shitur”!

Ne 81 vitet e jetes se tij te nxire, Aqif Selimi ka pare shume endrra, por njera prej tyre edhe pse e bukur, (ngaqe kishte fjetur i uritur, e pa veten duke ngrene llokume), i kushtoi plot 30 vite burgim. Imazhet iu shfaqen ne nje qeli te ngushte, ne garnizonin e Gjirokastres. Personazhi qe iu faneps ishte Mehdi Frasheri, qe e ftoi te fluturonte drejt Anglise me avion. Kjo ishte thjesht enderr; Mehdi Frasherin e kishte fiksuar nga nje foto, por Aqifi kurre nuk preku bordin e avionit. Ne vend te kesaj, kaloi tre dekada ne “bordin” e qelive te burgut.

Xha Aqifi, (sic therritet nga shume banore te Elbasanit), mbahet mire per moshen qe ka. Me nje shkop cadre ne vend te bastunit, ulet ne nje lokal dhe syte i hedh sa tek kangjellat qe i ndjellin trishtim, edhe tek nje lule e madhe shumengjyreshe. Dora e djathte ka nje dridhje te lehte dhe te vazhdueshme, por kujtesa nuk i vuan nga oshilacione te tilla. Rralle vendos te kuvendohet me njerezit per te treguar historine e tij te trishte, aq sa tashme ka vjedhur edhe nje shprehje: “Nese do ua tregoj, nuk do me besonit, ndaj me mire te hesht me njerezit qe me shohin me dyshim”. Ka humbur gezimin e femijeve e gruas dhe jeton i vetem duke paguar edhe 60 mije leke te vjetra qira banese. Vertetesine e historise se tij te trishte e vulos ajo cfare ka perjetuar. Plot 30 vite burgim i ka kaluar ne cdo cep te Shqiperise, kudo ku kishte qeli. Sepse i riu dikur me parime te forta komuniste, vetem nje vit pas perfundimit te luftes do te figuronte ne listen e personave te akuzuar si agjente te turlilloj sherbimesh te huaja.

Aktivitetin si antifashist e lidh ngushte edhe me te atin e tij. “Babai fliste me pasion per komunizmin dhe tregonte se duhej larguar armiku, qe pasi te vije liria te kemi nje qeveri per popullin”. Pa nje e pa dy, Aqifi 15 vjecar filloi te shperndaje trakte e te shkruaje parrulla kunder fashizmit. Kaq mjaftoi dhe nje nate te erret, karabinieret italiane ta plasnin ne biruce. Tete muaj burg kaloi deri ne fillim te vitit 1943, e me pas u lirau per shkak te moshes, por italianet nuk e dinin se ai djalosh i vogel do te rrembente armen e do luftonte kunder tyre, jo me me fletushka po me plumba. “Gjate luftes takova Mustafa Gjinishin ne Peshkopi, i cili ishte komisar i pergjithshem per zonen e veriut dhe organizonte mbledhje qe te bashkonte nacionalistet me partizanet”. Keshtu rrefen Aqifi, i cili teksa kujton Gjinishin e nderpret biseden dhe me pak fjale permbledh CV-ne e luftetarit qe pati fat tragjik, “ai ishte njeri i zgjuar dhe patriot i vertete”. Gjithsesi patrioti Gjinishi, nuk do ta kishte shume te gjate aktivitetin e tij. Duke nuhatur se mund te ndodhnin “cudira”, Gjinishi i jep dy blloqe shenimi Qazim Lacit, qe nese ai nuk kthehej, t’ia dorezonte motres se tij qe jetonte ne Tirane. Qe e thene qe ato doreshkrime te binin pikerisht ne duart e Aqifit, sepse Gjinishi nuk u kthye me i gjalle prane partizaneve (versioni i Enver Hoxhes: E vrane gjermanet), ndersa Laci qe ndjeu se dicka nuk shkonte, ia dorezon ne dore Aqifit, duke i thene se duhet t’i ruante mire. Perfundimisht ai vendosi qe pas clirimit ato dy blloqe t’i fshihte dhe te mos ia dorezonte as motres se Gjinishit, pasi shtepia e saj mund te behej objekt kontrollesh. Nje arkez hekuri e mbushur me tallash, qe mbante dy doreshkrimet personale te Mustafa Gjinishit, u gropos prane shtepise se vjeter, por kur kerkoi pas 11 vitesh burg, Aqifi gjeti vetem ca copeza nga kutiza.

“Para se t’i fusja nen dhe ato dy blloqe me shenime, me nxiti kureshtja”. Gjinishit te ndjere nuk kishte si t’i merrte leje, ndaj Aqifi vendosi t’i lexoje. “Pjesa me e madhe ishte e shkruar anglisht dhe frengjisht, ato nuk i kuptoja, por kishte te shkruar edhe ne shqip. Gjinishi fliste per te ardhmen e vendit, ku nder te tjera shprehej se disa persona si Enver Hoxha dhe te tjere pasi te clirohet vendi mund te shnderrohen ne diktatore te vertete”. Por ndersa idhulli i tij prehej perjetesisht nen dhe, ai vete do te kalonte ne kalvarin e madh te vuajtjeve. Fakti qe ishte partizan, e ndihmoi qe menjehere pas clirimit te vishej me uniformen e ushtarakut.

Ne mesin e vitit 1945, krejt papritur rrjedha e jetes se tij do te merrte tatepjeten e paimagjinuar. “Ishim ne nje mbledhje qe organizoheshin shpesh ne ate kohe. Drejtohej nga Bedri Spahiu qe ishte edhe prokuror i pergjithshem. Ne nje banderole pas shpines se tij ishte shkruar “Lufta e popullit jugosllav dhe te drejtat e minoritetit kosovar”. Kjo me irritoi, aq sa edhe tani me rrenqethet mishi kur e kujtoj”. Nga ajo dite kane kaluar 61 vjet, por ai i mban mend hollesite. Pas diskutimeve te Spahiut, u ngrit dhe i tha se ka nje pyetje. Bedriu e ftoi te flase duke ia ngulur syte. “Po si mund ta konsiderojme Kosoven minoritet, ku ne ate truall jetojne shqiptare? Ceshte kjo politike qe ndiqet?! Kur prisja pergjigjen e Spahiut, qe vazhdonte te me shihte, nga salla degjoj nje ze qe bertet: Ta arrestojme se ky qenka reaksionar”. Pavaresisht se Bedri Spahiu, qe edhe vete me pas do te pesonte te njejtin fat, ne ato momente nuk kishte ndermend te degjonte njeriun qe thirri per arrest, salla e madhe kishte shume veshe. Ndaj edhe raportimet kunder “reaksionarit” Aqif Selimi, ndiqnin njeri-tjetrin. Kaq mjaftoi dhe djaloshi 19 vjecar, te nesermen te humbiste vendin e punes ne kryeqytet dhe te transferohej ne Gjirokaster, me justifikimin se aty kishte nevoje atdheu.

“Ne veren e vitit 1946 me arrestojne dhe per disa muaj me vendosin ne nje qeli prane garnizonit ne Gjirokaster”. Keshtu rrefen 81-vjecari, i cili sjell ne kujtese kohen kur teper i ri, dergjej ne qeline e burgut, pa e ditur se cdo te ngjante me tej me te.

Gjithcka shkoi per dreq kur ne qeline ku prej muajsh ishte i vetem, i sollen nje person tjeter. Vitoja ishte denuar me gjashte muaj burgim per akuzen e vjedhjes, por e plasen aty se nuk kishin vend per ndarje. Gjithsesi per Aqifin ishte nje shoqeri me shume, pavaresisht se pervec qelise nuk i bashkonte asgje tjeter. Aqifi e konsideronte si shok Viton, ndaj edhe shpesh tregonte historite e luftes, por pa i hapur zemren per gjithcka qe kishte kaluar. Por Vito do ta “zberthente” mire djaloshin, i cili nje nate pa nje enderr sa te bukur aq edhe te cuditshme. “Mund te ishte mesnate, ne enderr m’u shfaq Mehdi Frasheri. Ai me ftoi qe te arratisesha dhe me tha se ja tani do vijne avionet angleze e do na marrin. Me pas hengra edhe llokume”. Gjumi i doli dhe qeshi me veten, pasi gojen e kishte zeher, e jo me te kishte ngrene embelsira. Kjo e qeshur e cuditshme ne mes te nates i prishi rehatine edhe Vitos, ndaj e pyeti cfare kishte ndodhur, por Aqifi u mjaftua vetem me nje “asgje, asgje”. Te nesermen, Vitoja kurioz nuk harroi ta pyeste shokun se si ishte puna. “Pas kembenguljes se tij, i tregova endrren. Pak me vone ai kerkoi qe te dilte ne tualet. Kur prisja qe te vinte, brenda qelise u futen policet dhe nje hetues. Me pas nuk mbaj mend shume gjera, pasi me goditen”. Vitoja e kishte kryer detyren, ndersa endrra do t’i kthehj ne makth per gjithe jeten. Hetuesi kishte ne dore nje “prove” e madhe per ta kryqezuar. “Pas 23 muajsh tortura, me ne fund pranova te hedh firmen ne proceverbalin e hartuar nga hetuesit, cka nenkuptonte se pranova se isha agjent anglez, amerikan dhe qe punoja kunder popullit mik jugosllav. Perfundimisht me denuan me vdekje dhe per shume kohe prisja vetem ekzekutimin e vendimit”, shprehet ai. Por Aqifi nuk do te duronte me ate qe po ndodhte me te, per me teper qe nuk kishte se cfare te humbiste. Bashke me shokun e tij te ri te qelise, Rexhep Xhafajn, (i denuar edhe ai me vdekje), me 9 maj te vitit 1948 arratiset nga dhomat e paraburgimit ne garnizonin e Gjirokastres. “Aty ku qendronim ishte nje dere e drunjte dhe e mbyllur me celes. Kisha nje cope hekur dhe pasi i dhashe dy here me force, dera u hap. Me pas u larguam duke perfituar se ne ato momente po nderroheshin edhe rojet”.

Pas 20 ditesh endje, dyshja perfundon ne kufirin me Greqine. Por bien ne duart e forcave partizane greke qe ishin ne lufte me trupat qeveritare dhe te nesermen i dorezojne tek autoritetet shqiptare. Kur rikthehen ne dhomat e paraburgimit ne garnizonin e Gjirokastres, mesuan se ushtaret qe kishin qene roje naten e 9 majit, ishin denuar me pushkatim me akuzen se kishin lidhje me dy te arratisurit e rrezikshem. Kjo do te rendonte akoma me shume situaten per Aqifin, i cili tashme do te transferohej ne Tirane per gjyqin special. “Pranova para Kadri Hazbiut se isha une shkaktari i arratisjes dhe e binda me faktin se te tre ushtaret kishin pranuar se kishin hapur deren vetem nga torturat. “Me erdhi mire qe tre te rinjte qe kryenin sherbimin ushtarak ne garnizonin e Gjirokastres u denuan me afatet e paraburgimit, vetem me akuzen e pakujdesise ne kryerjen e sherbimit”.

Fati me i madh, nese mund te quhet i tille, per Aqifin ndodhi ne shtatorin e po te atij viti. Enver Hoxha kishte vendosur qe te mos ekzekutoheshin denimet me vdekje, pa kaluar me pare nga Presidiumi i Kuvendit Popullor. Aqifit iu fal jeta duke u denuar me 20 vjet burgim. Nga keto kreu vetem 11 dhe me pas u lirua duke perfituar ca vite edhe nga puna qe kishte kryer. Ne vitin 1957 do te niste pune si punetor ne bonifikim, por kete liri, ndonese me pune te rende nuk e gezoi shume. Dy vjet me pas, ai denohet me dhjete vjet per akuzen “agjitacion dhe propagande kunder shtetit”. Nga dhjete vite, Aqifi kreu nente dhe periudha 1968-1976, ishte me e lumtura per te. Krijoi familje dhe nga lidhja martesore pati dy femije. Teksa mendonte si t’i rriste te miturit, rregjimit i rezultoi se qelite e burgut kishin “nje person mangut”. Arrestohet per te treten here. E ndajne nga bshkeshortja dhe vetem pasi kishte kaluar plot 10 vite ne burgun e Spacit, i erdhi liria, qe vazhdon ta gezoje edhe sot e kesaj dite, ndonese i vetem dhe pa kurrfare perkrahjeje.

“Ishte viti 1986. Pasi dola nga burgu, takova djalin dhe ishin momentet me te veshtira te jetes sime. Ai ishte rritur, kishte mbushur 17 vjec dhe perseri kishte frike te rrinte me mua”.

Pas viteve ’90-te, Aqif Selimi ishte ne listen e te perndjekurve politike. Perfitoi si demshperblim nje banese dhe letra me vlere ne shumen 32 milione leke te vjetra. Por endrra e mallkuar e avionit te Mehdi Frasherit e ndoqi deri ne fund. Shtepine do ta shiste per t’i depozituar te hollat tek firma “Vefa Holding” me shpresen se mund te shumefishoheshin, qe te perballonte edhe jetesen, por tashme ka mbetur edhe pa banese. Ish-bashkeshorten nuk e ka pare me qe pas ndarjes, djali shkon dhe e takon, ndersa vajzen nuk e ka njohur kurre. Por gjithcka per te eshte varrosur, si fati i doreshkrimeve te Mustafa Gjinishit. Nese ka nje lehtesim qe Aqif Selimi mund ta gezoje sot e gjithe diten, eshte fakti se endrra mund te shohe plot dhe t’i tregoje te gjitha. C’kishin per t’i bere, ia bene.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 17 EmptyFri Jul 25, 2008 12:27 am

xhavo_ shkruajti:
Po po ashtu siç thotë partia. Të tjerët janë tradhtarë që tregojnë vetëm përralla. Pa mendohu vetëm njëherë oj mendje komuniste.

Xhavo në këtë forum nuk ka komunistë, është e qindëta here që fyen, kjo i bie sikur ty të të quaj dikush fundamentalist, nëse fillojm nga fjalori që përdor ti kundër shqiptarve që mbrojnë figurën e Enver Hoxhës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 17 EmptyFri Jul 25, 2008 3:02 am

Biligoa me gjithë respektin që kam për ty nëpër tema që ke bërë, këto të cilat i ke sjellur për këtë temë nuk janë as më pak e as më shumë një përmbledhje kolaboracionistësh që janë futur në burgje pasi që janë munduar ta përmbysin pavarsinë e Shqipërisë dhe Enver Hoxhën i cili me popullin e mbrojtën Pavarsinë e vendit dhe nuk lejuan të shkilet gjaku i 28000 dëshmorve që e derdhën në themelet e kësaj Pavarsie. Enver Hoxha nuk lejoi të jetë askush mbi Pavarsinë e vendit, ata që deshtën të jenë mbi te veglat që u lidhën me të huajt sot krrekosen posht e lartë Shqipërisë me dokumente të falsifikuara për të bindur njerz se janë të pafajshëm.

Është mirë që para se të shkruajm për të kaluarën 50 vj. të Shqipërisë, ta përdorim secili mendjen tonë e jo të futemi në livadhin e Googles e çka të na del para ta përbijm...

Nëse vështrojm periudhën 50 vj. të Shqipëris, por edhe para 41 në çfar gjendje ishte Shqipëria, si ishin mardhënjet e Shqipërisë me fqinjët, Anglinë, Amerikën, e vendet e tjera në përgjithësi, por edhe ma heret, para viteve të 1912...si ishte gjendja ?! kur për interesa të veta Perandoria Osmane me fqinjtë dhe me evropën i dhuronte tokat e Shqipërisë fqinjëve.
Prandaj, kur erdhi në pushtet Enver Hoxha...një largpamës që i doli zot Shqipërisë nuk u lejoi ndërhyrje nga jashtë të vendosnin në kurrizë të vendit dhe shqiptarve të vendosnin si më parë dhe si të duan ata. Pas këtyre vështërsive, fillojnë plani nr2,nr3.... etj etj... dmth ta përmbysim Kalan nga brenda.
Si përmbyset kalaja nga mbrenda, më duket se e kuptoni të gjithë. Unë do t'ua kujtojë vetëm një që të mos ju kujtojë edhe me mijra raste tjera...

Kur erdh Hrushovi në Shqipëri me të zbritur në Rinas i shndriti fytyra dhe buzëqeshja atijë duke ua bërë me dije atyre që kishin dalë për ta pritur se; "kam ardhur për t'ua fshirë pluhurin nga raftet e librave" .... e kishte fjalën për t'ua rrëzuar udhëheqjen e Shqipërisë. Po ashtu në Korçë haptas u fletë se; " Ju akoma jeni me Enverin", etj etj...Këto ishin disa, për të mos vazhduar para viteve 1960 dhe pas 1960...

Kot e kanë bashkpuntorët, veglat e huaja që po mundohen të hedhin vnerë kundër periudhës 50-vj të historisë që e udhëhoqi Enver Hoxha. Sot në pamundësi që të shikojnë arkivat e Shqipërisë që i kanë mbyllur ish bijtë e kolaboracionistëve apo më mirë të them që i kanë uzorpuar arkivat dhe nuk po ua mban që t'i hapin ato e shikojnë bashkarisht, por po i falsifikojnë ato si t'u shkon atyre përshtati.
Harrojnë se ka autorë si shqiptar po ashtu edhe të huaj të cilët dita ditës po e zgjerojnë kuadrin e panoramës historike, duke iu drejtuar edhe dokumenteve, kujtimeve e botimeve historike shqiptare,gjermane,italiane.. etj. ku sikurse në materialin e arkivave anglo-amerikane hidhet dritë mbi historinë e Shqipërisë në periudhën 1941-1991 dhe posaçërisht mbi qëndrimet burrërore, të mençura, largpamse e parimore të Enver Hoxhës.
Nëpër arkiva ka fakte dhe dëshmi sa të doni për secilën periudhë të atyre viteve por kanë frikë që të lejohen hapur për të studjuar historianët, por kolaboracionistët dhe pasardhsit e tyre bijë të kolaboracionistëve bëjnë zhurmë, por sado zhurmë që bëhet dhe çfardo shtrembrimesh e falsifikimesh që bëhen dhe përdoren, kurrë nuk do të arrihet të çrrënjoset nga zemra dhe të zbehet në kujtesën e shqiptarve heroizmi i LNÇ-re, arritjet madhështore të epokës së socializmit dhe, tok me këto, figura e dashur dhe e ndritur e Enver Hoxhës. Kurrë bashkpuntorët e djeshëm të fashizmit nuk kanë për të shlyer njollën e turpit, sepse me njollë turpi populli do të damkos çdo pasardhës të tyre.

Fan Noli në gazetën "Dielli" jep këtë vlersim për Enver Hoxhën:

" dielli i flaktë është guverna demokratike e Enver Hoxhës, e cila për herë të parë në historinë e saj, Shqipëria e vogël qëndroi ballë për ballë dhe diti t'u jep xhevapin kapadainjëve që i bien në qafë, qofshin të mundurit në luftë si Greqia, qofshin të mëdhenjtë si Anglia.... Si gjithë reaksionarët e tjerë ashtu edhe ballistët tanë të emigruar në Itali e gjetkë kanë marrë ofensiva në mos me armë me propagandë. Siç duket besojnë seriozisht në një luftë të shpejtë ruso-amerikane, e cila do t'i kthejë nga syrgjyni në Tiranë. Por ballistët tanë kanë vdekur porsa falimentoi politika e tyre e bashkëpunimit me fashistët dhe nazistët. Desh perëndia erdhën partizanët me Enver Hoxhën në krye dhe jo vetëm e nxorën Shqipërinë nga hendeku i vdekjes, por edhe e vunë atë në radhën e të gjallëve, pranë shteteve aleate. Sikur të ngjante e pangjara dhe ballistët tanë të kishin qëndruar në fuqi pas disfatës gjermane, përfundimi do të ishte një anarki e plotë, më e keqe se ajo e Greqisë, e cila do ta shpinte ose në një diktaturë reaksionare ose në coptimin final".
Ska shqiptarë me pesë para mend që t'i përkrahë ballistët, që duan ta shpien shqipërinë në buzë të barrit, për herë të dytë. Mos ua varni torbën po u tregoni vendin, dhe vendi i tyre është në varret e fashizmës"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
E_Bukura
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
E_Bukura


Female
Numri i postimeve : 2009
Age : 37
Vendi : Prishtine
Registration date : 30/09/2007

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 17 EmptyFri Jul 25, 2008 10:53 pm

Oh Zote, merr ku ka shume, e jep ku ka mungese me te madhe, apo nuk kan fare ( mend). E kam fjalen pikrishte per ju, qe po shkruani ( copjoni dhe shpifni) kunder Enver Hoxhes. Nje gje nuk arrije ta kuptoje deri ne keto momente! Kjo teme eshte hapur qe nga fillimi ( d.m.th) me shume se 8 muaj. Dhe, per cudi deri me sot ju qe quani Enverin diktatore apo dicka te ketill, asnjeri nuk keni qendruar ne kete teme fillim e mbarim. Ka patur ne fillim "disa" te tjere, te cileve u hargjuan copy-pastet dhe shpifjet ( sepse u mungon mendja sic e thashe ne fillim) dhe iken. Me pas erdhen tjeret, edhe ata iken. Tani kan mbetur 'disa" te cilet e presin momentin e duhur qe te ikin-avullohen. Nuk eshte rrezike. Enver Hoxha, mbetet ai qe ka qen dhe nje dite do jete ne vendin e merituar dhe i respekuar nga te gjithe, njejte sikur Skenderbeu, ku edhe e kam dhen shembullin ne menyre te argumentuar me heret.

Hajt beni qejf.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 17 EmptyFri Jul 25, 2008 11:18 pm

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 17 Stalini_oficeri_malotow_dhe_enver_hoxha
Kjo është "një polemike e detyruar me një diplomat të Enverit", thotë studiuesi i njohur Elmaz Leci. Që në këtë shkrim, i përgjigjet një funksionari të lartë të diplomacisë shqiptare-A e shiti Enver Hoxha Kosovën?!

Kjo është "një polemikë e detyruar me një diplomat të Enverit", thotë studiuesi i njohur Elmaz Leci. Që në këtë shkrim, i përgjigjet një funksionari të lartë të diplomacisë shqiptare, i cili kohë më parë ka polemizuar me të në faqet e "Korrierit", për rolin e Hoxhës për sa i përket Kosovës

Nga Prof. As. Dr. Elmas LECI
Drejtor i Institutit te Studimit te Problemeve te Sigurimit dhe Mbrojtjes,Tirane

Enver Hoxha me vëllan e tij Stalinin - derisa ("miqtë" e tij) kosovarët internoheshin e persekutoheshin nga nëna Shqipëri - A i thuhet çmendurisë dashuri për Kosovën !?

Ne nje artikull timin te botuar ne "Korrieri" me 27 shtator 2003, me titull: "Marredheniet e Shqiperise me Jugosllavine dhe Kosova pas prishjes me Bashkimin Sovjetik", mes te tjerash, aty flitet gjeresisht edhe per Kosoven. Do te ishte e tepert te citoja artikullin, vecse aty evidentohen te dhena, te cilat nuk thone as me shume e as me pak, por qe Enver Hoxha e la Kosoven ne meshiren e ish regjimit te Beogradit.

Pergjithesisht ato fakte e ngjarje nuk i pelqejne nje ish diplomati te kaluar, i cili ne "Korieri"-n e 5 nentorit 2003 synon t'i hedhe poshte permes nje artikulli "polemizues", qe vetem i tille nuk eshte dhe ti quaj ato, trajtime"krejtesisht pa vend". Madje, pervec artikullit, ai boton po ne ate numer gazete edhe nje interviste, ku permes te dyjave,"artikullit" dhe intervistes, na spjegon "bemat e mira" te Enverit per Kosoven.

Pergjigja e tij, duke humbur cdo modesti dhe pervoje diplomatike per te cilen, (per kete te fundit, na flet gjate edhe ne autobiografine e tij te botuar po ne ate numer gazete) sic na e thote edhe prere se: Enver Hoxha nuk e shiti Kosoven! Le ta shohim kete deklarim ekskatedra te shokut Syrja, permes dokumentave historike te kohes: E shiti apo jo Enver Hoxha Kosoven?!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 17 EmptyFri Jul 25, 2008 11:18 pm

Se pari:

Si, dashuria me Beogradin e varrosi çështjen shqiptare ?

Te flasesh per nje ceshtje aq te madhe, sic ishte ajo e Luftes se Dyte Boterore dhe pozicionin e cunguar qe ze lidershipi i ri komunist shqiptar ne te, ne saje te emisareve komuniste jugosllave (Miladin e Dushan) dhe te rolit determinant, (sic e thote vete) te Enver Hoxhes, qe as ne programin (aktin) themelues te Partise Komuniste, ceshtja shqiptare e Kosoves nuk permendet gjekundi, dhe keto sot pas 12 vjeteve demokraci t'ja faturosh nje tjetri si "lajthitje", sic ben ambasadori i kaluar ne "Komentet falsifikuese" ne "Korierin" e 5 nentorit, eshte e kunderta.

Megjithate le t'ja leme gjuhen e komenteve, gjuhes se dokumentave historike: A e shiti Enver Hoxha Kosoven apo jo?! dhe si e shiti ne periudhen e dashurise se tij me Beogradin?!

Ne krye te tavolines themeluese, krijimi i Partise Komuniste Shqiptare, gjeti Miladinin e Dushanin dhe te dy ata, krijuan partine. Mendoj se kjo nuk ka nevoje per zgjatje, sepse nuk eshte objekt i ketij studimi. Si ne aktin themelues te partise dhe ne asnje dokument te saj gjate luftes, nuk ka asgje per ceshtjen e Kosoves. "Ceshtjes shqiptare te Kosoves iu vu vula qe ne 8 nentorin e '41-it, - shkruan V.Dedejeri, ish biografi e Titos. (V.Dedejer, Kujtime, botim i vitit 1949, Beograd).

Per ta zgjeruar me tej argumentin, Dedejeri ne "Jugoslavensko Albanski odnosi", faqe 11-30, po per themelimin e Partise Komuniste Shqiptare dhe per mos zenien ne goje te ceshtjes se Kosoves, perseri shkruan: "Ne mbledhjen themeluese te Partise Komuniste Shqiptare, (e cila u be nen tutelen e dy emisareve komuniste jugosllave, Dushan Margoshes e Miladin Popovicit,) ceshtja e Kosoves as qe u permend.

Per kete ceshtje (te Kosoves) pllakosi po ashtu heshtja e plote edhe ne Konferencen Kombetare te Partise ne marsin e vitit 1943 (Dedejer, "Jugoslavesko - Albanski adnosi", fq.11-20). Pra jane vete jugosllavet ata qe akuzojne ish udheheqjen komuniste me Enver Hoxhen ne krye se Kosoven PKSh-ja ja la Jugosllavise.

I vetmi qe e ngre dhe ankohet se PKSh nuk e ka ne axhenden e saj, e as ne program ceshtjen e Kosoves eshte Koco Tashko, i cili ne fund te vitit 1942 i shkruan Moskes:"Per Kosoven, Partia deri me tani ka heshtur vazhdimisht, duke thene se kjo ceshtje eshte e Partise Komuniste te Jugosllavise (Prof. Plasari dhe Dr. Malltezi, "Politika" fq. 183-187).

Le te vazhdojme me Konferencen e Pezes, 16 shtator 1942. Me qe ishte pluraliste, atje nga nacionalistet jo vetem u diskutua, por u arrit te sanksionohej edhe ne vendimet e saj qe "ne Kosove e viset e tjera shqiptare, jashte kufijve te kishte te njejten organizim dhe po ate forme pushteti, si Shqiperia" vendime, qe nuk u zbatuan asnjehere. Perse - ne do ta shohim ne vijim:

Ne gusht te vitit 1943 u zhvillua mbledhja e Mukjes, ku perfaqesuesi kryesor komunist i Enver Hoxhes, Ymer Dishnica, do te kujtonte: "Ceshtja e Shqiperise etnike, qe do te perfshinte Kosoven, kishte qene nje nder dy guret e kufirit, qe me formulimin qe beme, e kapercyem.

Me kete vendim, per Miladin Popovicin u mbush kupa, i cili e denoi Proklamaten e Mukjes, duke na thene: Ju shpallni lufte kunder fashizmit dhe jo... pavaresine. (Petrovic, libri "Kosova" f. 343-348). Me 31 dhjetor 1943 deri 2 janar 1944 ne Bujan te Tropojes u mbajt ajo, qe eshte quajtur Konferenca e Bujanit, e cila vendosi te nisnin e te funksiononin strukturat qe do te conin ne bashkimin e Kosoves me Shqiperine.

Komiteti Qendror i Partise Komuniste te Jugosllavise nuk qe aspak dakord me kete pjese te Rezolutes se Bujanit. Bashkepunetori i ngushte i Titos, Milan Gjilas, ne nje leter qe i dergonte Komitetit Rajonal, e eleminoi ceshtjen, sic e denoi Bujanin edhe Enver Hoxha" (Rajovic, libri "Autonomija" fq. 439 dhe Hibert, libri "Albania Struggle" fq.91).

Ndersa Ramiz Alia ne librin "Une Ramiz Alia, deshmoj per historine", shkruan se: "Ne vendimin per prishjen e Mukjes, ka ndikuar edhe ceshtja e Shqiperise etnike, e cila u shtrua ne Mukje". Po perse u anullua, denua Mukja?! Kete na e thone te tjere studiues e politikane te kohes qe do t'i shohim me poshte:

"Anullimi i Marreveshjes se Mukjes u be me nderhyrjen e Tempos dhe shkak i saj ishte ceshtja e Kosoves". (E. Barker, dhe B. Tones, libri "Per Luften Nacional Clirimtare" f. 123). Ata qe e firmosen ate (Marreveshjen e Mukjes) do te mbajne pergjegjesi (D. Mugosha, libri "Kujtime" 1973, f.50-58).

Le te ecim me tej me dokumentat, jo me me autore e studiues te huaj, por nga vete goja e Enver Hoxhes: "Ne pragun e clirimit te Jugosllavise dhe te Shqiperise, ne edhe njehere pranuam se nuk eshte koha per te shtruar ceshtjen e bashkimit te Kosoves me Shqiperine". (E. Hoxha, leter sekrete derguar Stalinit, 2 shtator 1949. Kopja e vetme gjendet ne Arkivin Qendror Rus, Moske,Arkiv, RCHIDNI.D.Op.137, D.68. L 64-73)

Ne prill te vitit 1945 u be Masakra e Tivarit, per te cilen jo vetem si veper makabre ndaj shqiptareve te Kosoves e te viseve te tjera shqiptare nen Jugosllavi nuk u ngrit zeri, por ne dhjetor te vitit 1946, Enver Hoxha ne Byrone Politike do te deklaronte e kercenonte: "Disa anetare partie duan te filozofojne se mos thote populli c'bete me Kosoven...Ne do te ua spjegojme, kush nuk na kupton, ne do te luftojme" (Proces Verbal i mbledhjes se Byrose Politike, 15 dhjetor 1946,ish Arkivi i KQ te PPSh).

Ne prill te vitit 1945, Dushan Mugosha dhe Mehmet Hoxha moren pjese si perfaqesues te Kosoves ne Kuvendin e Serbise, mbledhje qe u shty dhe u be ne korrik te vitit 1945, ku u miratua Projektrezoluta per aneksimin e Kosoves ne Serbine Federale" (Bajraktari, libri "Serbia's Annexation" f. 118) Jo shume pas kesaj ngjarje, Enver Hoxha do te shkonte ne Konferencen e Paqes ne Paris (gusht 1946) dhe do te deklaronte" "Ne nuk kemi pretendime ndaj aleatit tone Jugosllavi". (Enver Hoxha,Fjalimi orgjinal ne Konferencen e Paqes, Paris,AQSH).

I morem dokumentat nje e nga nje, qe nga themelimi i PKSh, pas marrjes se pushtetit nga Enver Hoxha, e deri ne Konferencen e Paqes. Pyesim: Ka antikombetarizem me te madh?! Disponojme edhe dokumenta te tjera, psh: Ne vitin 1946 Enver Hoxha ne nje leter per Titon shkruante: "Ne rast se do te behet nje hap tjeter ne lidhje me bashkimin, na lajmeroni "(N.Malkolm , libri "Kosova, nje histori e shkurter).

Ne vitin 1946, pas kthimit nga Shqiperia, Velimir Stojnici, ne nje informacion raportonte: "Tirana zyrtare nuk kishte asnje qendrim te percaktuar, asnje reagim per te ardhmen e Kosoves, aq sa perfaqesuesi anglez ne Tirane thekson:"U cudita pse Qeveria Shqiptare deri me sot nuk ka dhene kurrfare deklarate per qendrimin e saj ndaj Kosoves"" (Raport i V. Stojnicit, Beograd 1946,).

Ne nje mbledhje te jashtezakonshme te Plenumit te Komitetit Qendror te Partise, dhjetor 1946, Enver Hoxha do te pyeste ne menyre retorike: "A eshte ne interesin tone qe ne ta kerkojme Kosoven?!" Dhe ne vijim, po vete Enver Hoxha,do te pergjigjej: "Kjo nuk eshte pune progresive per t'u bere,... perkundrazi ne duhet te bejme qe te sigurojme qe kosovaret te vellazerohen me jugosllavet". (Proces-Verbali, Mbledhja e Plenumit te KQ te PKSh, dhjetor 1946, ish Arkivi Qendror i PPSh). Per komente, besoj se nuk ka nevoje.!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 17 EmptyFri Jul 25, 2008 11:19 pm

Se dyti:

Ato qe i thuheshin Enverit, shkonin ne Beograd!

Ky eshte deklarimi me kuptimplote i njerit prej lidereve me kryesore te Kosoves, Fadil Hoxhes, i cili tregon se c'ishte Kosova per Enver Hoxhen. Kete deklarim, (nese e dini se c'perfaqesonte Fadil Hoxha ) jo vetem e ka shkruar ne librin e kujtimeve, por e ka thene ne nje interviste edhe ne TVSH-ne tone (nentor 1999) dhe na e tha edhe ne shtepine e tij kur ne veren e 1999-es ishim me Presidentin Moisiu (ish atehere President i Shoqates se Atlantikut ) me gjeneral Parllakun (Hero i Popullit), me gjeneral Bekteshin (ish pjestar i Bujanit) e me Liri Belishoven (ish Sekretare e Komitetit Qendror te PPSh)

Te flasesh per mbrojtjen e ceshtjes se Kosoves nga Enver Hoxha, sic ben "polemizuesi", do te thote qe per kete ceshtje te kishte nje program, platforme apo strategji! Te tilla nuk ka, as gjate Luftes se Dyte Boterore, as pas saj. Vecanerisht ajo qe e varrosi ceshtjen shqiptare te Kosoves, eshte periudha e dashurise se Enver Hoxhes me Beogradin e Josif Broz Titon. Vetem pas 1981-it, Enver Hoxha ngre borite "e propogandes megallomane ne mbrojtje" te Kosoves.

Ne nje kohe rekord ai udhezon dhe shkruhen ne gazeten "Zeri i Popullit", "Bashkimi" e "Drita" rreth 13 artikuj te ashtuquajtur "bomba". C'kishte ngjare?! Perse Enver Hoxha u kujtua pas afro 40 vjetesh per Kosoven dhe te drejtat e shqiptareve?! Pergjigja ishte dhe eshte, edhe e qarte, edhe e thjeshte: Ai kerkonte te dilte i lare se nuk e kishte shitur Kosoven, pra te lante duart si Pilati, per krimin qe kishte bere.

Ku ishte ai me 1945-n?! Po ne 1948-n?! Po ne 1956-n?! Ne 1960-n?! Ne 1968-n e ne 1979-n?! Ne 1981-in, Enver Hoxha shperthen, i kthehet Kosoves, "mbron" Kosoven, "i digjet zemra" per shqiptaret ne ish-Jugosllavi! Pse-ja eshte e qarte: Tito, si deshmitari kryesor dhe allishverishesi i shitjes se Kosoves, ne vitin 1980 kishte vdekur.

Sic e shihni asgje nuk tregon strategji mbrojtjeje per shqiptaret, por per mbrojtje te "principates" se Enverit, ku te rrethuar ne tela me gjemba punonin me se dy milion skllever, per familjen e madhe te ish Byrose Politike. Aq e vertete eshte kjo, sa qe mjafton te permend deklarimin e Vasil Katit, ish zevendesminister i tregetise se jashtme ne kohen e Enverit dhe po ne kohen e Enverit i denuar, i cili me 1978 nga burgu i Ballshit do te depononte: "Per cdo vit ne e kishin me plan te padiskutueshem e te detyrueshem qe te importonim nga jashte 18 mije ton tela me gjemba, per te rrethuar klonin (kufirin)qe te mos arratiseshi n shqiptaret (kupto sklleverit).

Le te hidhemi edhe nje here ne retrospektive: Ne shtepine e tij, ne veren e vitit 1999, Fadil Hoxhes i bera pyetjen: "A kishte kontaktuar dhe a ja kishte bere ndonjehere prezent Enver Hoxhes, ceshtjen e rende te Kosoves? Fadil Hoxha mu pergjigj: Po, kam shkuar te Enver Hoxha ne Tirane ne dhjetor te vitit 1945, inkonjito pa lejen e Titos, se bashku me Zekeria Rexhen dhe i kam shtruar si gjendjen e rende nen Serbi ku ndodhen kosovaret, ashtu edhe se c'duhet te benim. Kjo ishte bisede shqiptaresh e mendoj, per shqiptaret. Biseda e zhvilluar ne kabinetin e Enverit, ne vend qe te behej preokupim i Qeverise Shqiptare, kishte mberritur para kthimit tim te Tito".

Keshtu e mbylli deklarimin e tij ish udheheqesi kryesor i Kosoves dhe ne nje periudhe kohe edhe President i Jugosllavise, Fadil Hoxha. Edhe nje retrospective tjeter: A e dini perse e vrane dhe cili e vrau Miladin Popovicin, qe Enver Hoxha i vizitoi edhe varrin kur ishte ne vitin 1946-en ne Beograd?!

Ate e vrau nje shqiptar patriot, Haki Taha, ish mesues. Haki Taha, para se te qellonte, nxorri nga gjiri flamurin kombetar, e shpalosi, ku ne te me shkronja te arta ishte qendisur: "Kosova Shqiperise. Vdekje tradhetareve"! dhe qelloi...". Komentet, mendoj jane te teperta.

Te "paverteta" e te "pa qena" i quani denimet qe jepte regjimi shqiptar i Tiranes per ato qe flisnin para viteve -'70-te per Kosoven e Shqiperine etnike.

Po ku ti coj une, 1226 vete kosovare, ose me mire te shprehemi shqiptare, te cilet Enver Hoxha i denoi me 8 e 12 vjet burg, sepse donin, kerkonin dhe shpreheshin per clirimin e Kosoves dhe Shqiperine etnike?! Po 4561 te tjere kosovare, si t'ja bejme, qe i internuan ne zonen e Myzeqese e zona te ndryshme ne thellesi te vendit sepse nuk gezonin besimin e rregjimit?!.

Po tere ato shqiptare qe iknin nga Kosova per ti shpetuar denimit te rregjimit serb dhe i denonte regjimi i Tiranes si agjente, apo i kthente ne Jugosllavi se kishte nje marreveshje te fshehte Tirane Beograd?! Po a nuk jane denuar ketu per Kosoven, figura te tilla te njohura si Bedri Pejani e Selman Riza, apo qe te tjere kishin shkruar libra per Kosoven, si Vasfi Samimi e Besim Qorri?!

Por keto e qindra fakte si keto, nuk mund te mendojme se nuk i di, por respektojme te drejten qe i takon nje ish posicioni qe ishit si nje "ish diplomat i Hanoit e i Algjerit". Edhe ne se i mohoni, nuk mund te mbulohen plaget e atyre qe i kane hequr mbi kurriz dhe shume e shume te tjere qe punuan per ceshtjen kombetare, por qe nuk u dihet se ku u prehen as eshtrat sepse Enveri "nga qe i donte shume kosovaret" edhe pa varre i ka lene, e megjithate per ju Enveri perseri, faj nuk ka.

Tu evidentosh shqiptareve sic beni ju vepren e ndyre te ish Sigurimit te Shtetit, si pune te vyera te ish regjimit te Enver Hoxhes dhe ta propagandosh Enverin dhe strukturat e inkriminuara te shtetit komunist si pergatites te rezistences se viteve '70- te dhe '80-te ne Kosove, do te thote te mohosh sakrificat sublime te nje populli te tere te Kosoves martire per liri, per arsim e kulture, per ceshtjen kombetare. Aferim!...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 17 EmptyFri Jul 25, 2008 11:47 pm

KETO pralla e tua dhe aq te nveriteshme shko tregojua disa hagjive dhe priftave dhe bashkpuntorve të fashizmit qe kjajn sot rrugeve per "demshperblim" ke ne diber mjaft te tille biligoa qe ta paskan mbush koken me pallavra. Per ju vlen figura e felliqur e fad hoxhes po tani mese e kuptuam nuk ka nevoje te na komentoni, Per ne vlen komenti qe ju thoshte SHOKU ENVER; LETE LEHIN, SE PER ATE PAGUHEN DISA GAZTARE TE KAFENEVE. Mos valle ishe enverhoxha qe ju tha dimbraneve ndroni emrat edhe kete mos e beri enveri a mos valle ju ndaloj ENVERI mos ti bashkangjiteni luftes clirimtare brigades 116 TAHIR SINANI aty para syve e kishit sa djem nenash kane ra ne prita nga dyftyrsyja e juaj tradhtija brina nuk ka ja keshtu eshte si puna e atyre qe ti kane marr mendet dhe sjell postimet e tyre ne kete teme kunder Enver Hoxhes, po kot e keni ne ketu te kemi sjell fakte sa te duash e ti sjell shkrimet e humbesve te shpijunave, lidhur me kete eshte mire ta mere veten me te mire ose shko ulu ku ke qen deri me sote.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 17 EmptySat Jul 26, 2008 2:32 am

biligoa shkruajti:

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 17 Stalini_oficeri_malotow_dhe_enver_hoxha
Kjo është "një polemike e detyruar me një diplomat të Enverit", thotë studiuesi i njohur Elmaz Leci. Që në këtë shkrim, i përgjigjet një funksionari të lartë të diplomacisë shqiptare-A e shiti Enver Hoxha Kosovën?!

Kjo është "një polemikë e detyruar me një diplomat të Enverit", thotë studiuesi i njohur Elmaz Leci. Që në këtë shkrim, i përgjigjet një funksionari të lartë të diplomacisë shqiptare, i cili kohë më parë ka polemizuar me të në faqet e "Korrierit", për rolin e Hoxhës për sa i përket Kosovës

Nga Prof. As. Dr. Elmas LECI
Drejtor i Institutit te Studimit te Problemeve te Sigurimit dhe Mbrojtjes,Tirane

Enver Hoxha me vëllan e tij Stalinin - derisa ("miqtë" e tij) kosovarët internoheshin e persekutoheshin nga nëna Shqipëri - A i thuhet çmendurisë dashuri për Kosovën !?





Ne nje artikull timin te botuar ne "Korrieri" me 27 shtator 2003, me titull: "Marredheniet e Shqiperise me Jugosllavine dhe Kosova pas prishjes me Bashkimin Sovjetik", mes te tjerash, aty flitet gjeresisht edhe per Kosoven. Do te ishte e tepert te citoja artikullin, vecse aty evidentohen te dhena, te cilat nuk thone as me shume e as me pak, por qe Enver Hoxha e la Kosoven ne meshiren e ish regjimit te Beogradit.

Pergjithesisht ato fakte e ngjarje nuk i pelqejne nje ish diplomati te kaluar, i cili ne "Korieri"-n e 5 nentorit 2003 synon t'i hedhe poshte permes nje artikulli "polemizues", qe vetem i tille nuk eshte dhe ti quaj ato, trajtime"krejtesisht pa vend". Madje, pervec artikullit, ai boton po ne ate numer gazete edhe nje interviste, ku permes te dyjave,"artikullit" dhe intervistes, na spjegon "bemat e mira" te Enverit per Kosoven.

Pergjigja e tij, duke humbur cdo modesti dhe pervoje diplomatike per te cilen, (per kete te fundit, na flet gjate edhe ne autobiografine e tij te botuar po ne ate numer gazete) sic na e thote edhe prere se: Enver Hoxha nuk e shiti Kosoven! Le ta shohim kete deklarim ekskatedra te shokut Syrja, permes dokumentave historike te kohes: E shiti apo jo Enver Hoxha Kosoven?!


-------------------------------------------

Këtu shihet realiteti i rinisë sa ishte i gjall Enver Hoxha.


Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 17 Default Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 17 Pixel-vfl73


Rinia dhe Enver Hoxha këndojnë për Kosovën



Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 17 Default Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 17 Pixel-vfl73


Enver Hoxha - Populli shqiptar në Kosovë



Kush është sot Elmaz Leci...

lexoni më poshtë;

Takim i Rektorit të UUS me Atasheun ushtarak grek të akredituar në vendin tonë, kolonel Ksistras





Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 17 20070626142714_foto

Në ambjentet e Universitetit Ushtarak “Skënderbej’’ u zhvillua takimi midis rektorit të UUS, Prof.As.Dr. Elmaz Leci dhe atasheut ushtarak grek i akredituar në vendin tonë kolonel Ksistras.



Qëllimi i takimit ishte mbështetja e palës greke në kuadër të zgjerimit të bashkëpunimit midis të dy vendeve në fushën e mbrojtjes e fokusuar ne drejtim të mësimdhenies të gjuhës greke për studentët e oficerët shqiptar si dhe në drejtim te shkëmbimit të përvojës midis Universitetit Ushtarak ’’Skënderbej’’ dhe universiteteve analoge greke.



Nga ana e rektorit u bënë prezent zhvillimet më të fundit në drejtim të ndryshimeve strukturore të universitetit, në kuadër të transformimit të Forcave tona të Armatosura, synimet dhe objektivat që do të arrihen nëpërmjet implementimit të këtyre ndryshimeve, duke e vënë theksin në zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e arsimimit ushtarak si dhe të asistencës logjistike.



Kolonel Ksistras, pasi uroi suksese në rrugën e nisur të transformimeve në përputhje me standartet e NATO-s, siguroi se ndihma dhe predispozicioni i FA të Greqisë nuk do të mungojne, përkundrazi si vende fqinje ato do të jenë me familjarizuese duke filluar që këtë vit akademik.



Kolonel Ksistras i shoqëruar nga rektori i UUS Prof.As.Dr. Elmaz Leci, komandanti i UUS kolonel Viktor Berdaj, shefja e QGJH zj. Shqipe Dautaj, vizitoi ambjentet e Qendrës së Gjuhëve të Huaja, si dhe mori kontakt me studentwt në klasën e greqishtes duke ndjekur nga afër një orë mësimi greqisht.


Në përfundim të takimit, Prof.As.Dr. Elmaz Leci falenderoi atasheun ushtarak grek kolonel Ksistras për bashkëpunimin dhe ndihmën e dhënë deri tani nga FA të Greqisë në kuadër të transformimit të Forcave tona të Armatosura, si dhe siguroi se informimi dhe komunikimi në të dy fushat, atë të mesimdhenies dhe të shkëmbimit të përvojave në sistemin arsimor ushtarak do të jetë i vazhdueshëm.


Edituar për herë të fundit nga Sofra në Sat Jul 26, 2008 3:15 am, edituar 2 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 17 EmptySat Jul 26, 2008 3:07 am

http://www.enverhoxha.info/enter.asp
Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 17 Default Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 17 Pixel-vfl73 in QuickList


Enver Hoxha dhe Kosova 1/3

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 17 Default Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 17 Pixel-vfl73 in QuickList


Enver Hoxha dhe Kosova 2/3

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 17 Default Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 17 Pixel-vfl73 in QuickList


Enver Hoxha dhe Kosova 3/3
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 17 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kush ka qenë Enver Hoxha?
Mbrapsht në krye 
Faqja 17 e 40Shko tek faqja : Previous  1 ... 10 ... 16, 17, 18 ... 28 ... 40  Next
 Similar topics
-
» Enver Hoxha dhe partizanet e tij....
» Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë
» sigurimi i enver hoxhes se si ruhej E .HOXHA
»  Kush ka qenë Skendërbeu!
» Kush ka qenë Isa Boletini?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: