|
| Kush ka qenë Enver Hoxha? | |
|
+60cristal Gjura shpendo el43 Himalaja Luki Ibrahim Rugova istogalia Kushtrimi86 ELIE Xili murturi Delia katunari MUHAMETII njonidrenica Pirro i Epirit Kosovarja Ademi85 Martina Eva0506 stabili dibranja Argent Shqipja malesorja e Kosoves mall fina lilu Mister MARY metiii luan mreti **Lumi_ paioni nardlushnja Kasper gent echo idol Orfe@ genta USHTARILIRIS Ago Muji Mergimtari xhavo_ besim78 rolling aurora jasini rroni Leka i Madh zeriatdheut tom sojer Guximi LISI Sofra Riki30 E_Bukura Beton loredana 64 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Wed Jul 16, 2008 1:52 am | |
| PO ku dreqin din more qaklaman ti se kush ka qen enveri hiqe ate flamur vishe nje te yougosllavis me yll se per ate je mos flliq flamurin ty baju | |
| | | rolling Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2086 Age : 32 Vendi : Shqiptari Profesioni/Hobi : Revolucionar Registration date : 17/05/2008
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Wed Jul 16, 2008 1:57 am | |
| - mall shkruajti:
- Enver Hoxha ka qen Diktator kjo esht e ditur nga e mbar bota !
Thjesht Vet fjala diktatur jep te kuptosh gjithcka,pra s'mund te flasim per ndonje an te mir. merre ti ate "diktaturen" e enverit dhe bashke me te mbytuni ne varr me mbretin. ate flamur hiqe mos e flliq | |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Sun Jul 20, 2008 1:04 pm | |
| JA kush ishte i madhi enver ki eshte nje fakt nje realitet ki ishte njeriu qe i dha drite vendit ki eshte njeriu qe e beri kal SHQIPERINE dhe ki eshte njeriu qe ruajti dinjitetin kombetare andaj ja shifeni se kush ishte ky njeri shifeni dhe binduni se nu eshte si prallat tua http://www.sopcastchannel.com/live/3Gi5lQiWBOU/enver-hoxha-n-rrethin-e-shkodrs-pjesa-2-.html | |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Sun Jul 20, 2008 2:52 pm | |
| ENVERI i madhe me driten e partise ja kush ishte dhe binduni o te pa bindur jane faktejo gjepuar ki eshte nderi i kombit http://it.youtube.com/watch?v=_sd-ZgQ6wic&feature=related | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Sun Jul 20, 2008 3:30 pm | |
| - mall shkruajti:
- Enver Hoxha ka qen Diktator kjo esht e ditur nga e mbar bota !
Thjesht Vet fjala diktatur jep te kuptosh gjithcka,pra s'mund te flasim per ndonje an te mir. Mall ç'është diktator dhe diktator i proletariatit? Ku është dallimi ? | |
| | | fina Anëtar i ri
Numri i postimeve : 83 Registration date : 19/06/2008
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Sun Jul 20, 2008 4:05 pm | |
| o Sofra diktatori eshte diktator me qfardo shtese qe ka pas.. | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Sun Jul 20, 2008 6:04 pm | |
| Diktator ishte edhe Sadam Huseini por Enver Hoxha vdiq i varfur ,jo si shume diktator tjere ne bote .
Gjithe ç'fare pati ja fali Shqipris ! | |
| | | Guximi Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 2427 Age : 31 Vendi : Në "Komedinë Njerëzore" Profesioni/Hobi : Student Registration date : 12/09/2007
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Sun Jul 20, 2008 6:11 pm | |
| - rolling shkruajti:
- mall shkruajti:
- Enver Hoxha ka qen Diktator kjo esht e ditur nga e mbar bota !
Thjesht Vet fjala diktatur jep te kuptosh gjithcka,pra s'mund te flasim per ndonje an te mir. merre ti ate "diktaturen" e enverit dhe bashke me te mbytuni ne varr me mbretin.
ate flamur hiqe mos e flliq hahaha bravo bre rolling, i fort je shume shoku, haha | |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Sun Jul 20, 2008 6:11 pm | |
| Fina e nderuar besoj se ke mare avdes kur permend pejgamerin ose ke lujt venit se te kap noj name e te ben pa dure e kry nem nuk fo l kure FINA e nderuar ke kujdes se eshte shehit si i thojn arabish po shqip eshte engjull dhe te kap nama e ty ka qene eshte dhe dote mbete e lavdishme vepra e ENVER HOXHES | |
| | | Guximi Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 2427 Age : 31 Vendi : Në "Komedinë Njerëzore" Profesioni/Hobi : Student Registration date : 12/09/2007
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Sun Jul 20, 2008 6:24 pm | |
| - fina shkruajti:
- o Sofra diktatori eshte diktator me qfardo shtese qe ka pas..
Po, keshtu eshte per ty qe sdi. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Thu Jul 24, 2008 12:02 pm | |
| TE NDALET PERHAPJA E METASTAZAVE KANCEROZE ENVERISTE. | |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Thu Jul 24, 2008 1:31 pm | |
| Biligoa, qudi e madhe qe nuk paske shkruajt edhe ketu Poezi ... !!! Enver Hoxha, ka qene dhe do te mbetet nder Shqipetaret me te medhenje... !! |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Thu Jul 24, 2008 1:52 pm | |
| - BiBiKiM shkruajti:
- Biligoa, qudi e madhe qe nuk paske shkruajt edhe ketu Poezi ... !!!
Enver Hoxha, ka qene dhe do te mbetet nder Shqipetaret me te medhenje... !! Ju qé e keni Enver Hoxhén né zemér ju pérshéndes me kété poezi té Altin Voglit Me kéngé né gojé ,né puné té shkojmé
té fillojm reformat,e pronat t´i mbledhim Kishat e xhamijat, né toké t´i hedhim Jo mé me makina, e me shumé gazeta Prapé me Zerin e Popullit, me katér pesé fleta Njé telivizor vetém njé pér be Ku té dale xhaxhi, té flasi me nge, Ata qé nuk binden, qé nuk marrin vesh Xhaxhi do t´i shtypé, do t´i béjé pérshesh Me njé melodi,prapé té kéndohet Kush nuk i pret leshté do té internohet, Jo mé Parlamente, me 100Partira Veq ajo e Xhaxhit, qé éshté mé e mira Jo mé me mitingje, e me té vjedhura vote Ka Qeqoja, biqak e té ikén koka Jo me piramida, qé té hané lekét Jo me kaqaké rrugésh, qé ti hjekin brekét Jo zyrtaré hajduté, jo mé tenderime Ca thasét me leké,ca xhepat me qime Né aksion pér grurin, rinija té argétohet Jo té marr malet, e té na largohet Jo mé prostituta brenda né motele Ca n´Koperativé,ca t´i qojm me dele Nuk do keté dogma,s´do keté doganier Nuk do keté hashash te blloku pérzier Do rriten fémijt, e do béjné fiu-fiuuu Me té vetmen lodér bilbil harixhiu Té béhet prapé Blloku, si e kishim léné Me policé té ruhet,me ushtaré dhe qené Xhaxhi né Drilon, té hajé qafa pate Ne né plazh té sigurt, pak djath me domate Eh,ti pate fat,vdiqe né pushtet Té qamé té gjithé, si e deshe veté C`erdhén prapa teje duan vetém leké Edhe dhi pa tru, edhe bisht pérpjeté Fatosi ik_erdhi,erdhi_iku prapé Pi raki e veré e gjithé vitin tapé Berisha ik-erdhi tha do e béjé hatané Po vjedh si derrkuc po cudit dynjané Fli o Komandant,e rri pa merak Iku ajo kohé,ti nuk kthehesh prapé Ata qé le pas, na kan zhyté né hi Ishalla nuk rrojné, aq sa rrojte ti
| |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Thu Jul 24, 2008 1:56 pm | |
| Biligoa, do te ishte me mire, qe t'na pershendetesh me diqka tuajen, mendoj me disa fjale ( te buruara nga mendja juaj), sepse ne kete menyre po na pershendet "x" autori dhe jo ju. |
| | | rolling Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2086 Age : 32 Vendi : Shqiptari Profesioni/Hobi : Revolucionar Registration date : 17/05/2008
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Thu Jul 24, 2008 2:59 pm | |
| - biligoa shkruajti:
TE NDALET PERHAPJA E METASTAZAVE KANCEROZE ENVERISTE.
nga kjo kuptova qe kanceri nga njehere eshte edhe i mire, nese eshte si enveri | |
| | | lilu Moderator
Numri i postimeve : 2153 Age : 45 Vendi : Albania Profesioni/Hobi : agjente shitjesh Registration date : 07/07/2008
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Thu Jul 24, 2008 3:25 pm | |
| te lumte rrolling, sikur te gjithe politikanet te ishin si Enver Hoxha, sot Shqiperia do te ishte mbreteresha e ballkanit. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Thu Jul 24, 2008 4:06 pm | |
| - Premtimi shkruajti:
- Biligoa, do te ishte me mire, qe t'na pershendetesh me diqka tuajen, mendoj me disa fjale ( te buruara nga mendja juaj), sepse ne kete menyre po na pershendet "x" autori dhe jo ju.
17500 te burgosur politike 6027 te pushkatuar politike 1065 te vdekur neper burgje politike 50000 familje te internuara 7022 te vdekur neper internime
kjo eshte historia e vertete e diktatorit | |
| | | fina Anëtar i ri
Numri i postimeve : 83 Registration date : 19/06/2008
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Thu Jul 24, 2008 4:26 pm | |
| flm shume biligoa per tere keto informacione besoj qe kjo dhe shume te tjera si izolomi i nje kombi te tere per 50 vite aleanca me Rusine(padyshim armiku me i madh i kombit tone)e me pastaj edhe me Kinen(i njejti llum) jane indikatore shume te medhenje te asaj se qfar ka bere ky njeri per Shqiperine dhe shqiptaret ne pergjithesi | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Thu Jul 24, 2008 5:11 pm | |
| - fina shkruajti:
- flm shume biligoa per tere keto informacione besoj qe kjo dhe shume te tjera si izolomi i nje kombi te tere per 50 vite aleanca me Rusine(padyshim armiku me i madh i kombit tone)e me pastaj edhe me Kinen(i njejti llum) jane indikatore shume te medhenje te asaj se qfar ka bere ky njeri per Shqiperine dhe shqiptaret ne pergjithesi
Para se të thuash faleminderit për propagandë, është mirë të kërkosh nga biligoa se nga i nxori ato informata dhe si erdh deri tek vrasjet, burgosjet etj..... | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Thu Jul 24, 2008 6:33 pm | |
| Enveri ishte ai qe edhe Isuf Gärvalles ja dergoi 10 mij Dollare deri ne gjermani per Shtipshkronjen .edhe kjo eshte nje ndime e popullit ajo para me shuem se 30 viteve qe ka filluar qe e gezoim disa ne sote kete pake liri qe e kemi .... | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Thu Jul 24, 2008 7:18 pm | |
| Ushtarakët e lartë që eleminoi Enveri. Nga 13 antarët e Shtabit të Përgjithshëm, vetëm Myslym Peza dhe Haxhi Lleshi i shpëtuan dorës së hekurt të Hoxhës. Mustafa Gjinishi, Koci Xoxe, Dali Ndreu, Liri Gega, Nako Spiro dhe Baba Faja u ekzekutuan, Abaz Kupi u arratis, kurse Bedri Spahiu, Spiro Mojsiu dhe Ramadan Çitaku u burgosën e u persekutuan
Sipas një vendimi të K.Q. të PKSH-së, më 4 korrik të vitit 1943 në fshatin Labinot të Elbasanit u mblodh Këshilli i Përgjithshëm Nacional-Çlirimtar i cili vendosi që të krijohej Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacional-Çlirimtare, që do të përbëhej prej 13 vetash.
Sipas këtij vendimi më datën 5 korrik u zhvillua mbledhja e parë e Shtabit të Përgjithshëm ku komandant i tij u zgjodh Major Spiro Mojsiu dhe komisar Politik Enver Hoxha. Më 11 Korrik Këshilli i Përgjithshëm Nac-Çlirim. me anë të një proklamate njoftoi publikisht me anë të trakteve se ishte krijuar Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë partizane. Po kush ishin antarët e këtij Shtabi dhe cili ishte fati i tyre i mëvonshëm. Pas major Spiro Mojsiut që kishte qënë ushtarak i karrierës që nga koha e monarkisë e që u zgjodh komandant i këtij Shtabi dhe Enver Hoxhës që u zgjodh në postin e komisarit politik, antarët e tjerë ishin Abaz Kupi, Dali Ndreu, Myslym Peza, Liri Gega, Mustafa Gjinishi, Koci Xoxe, Haxhi Lleshi, Baba Faja Martaneshi, Bedri Spahiu, Ramadan Çitaku dhe Nako Spiro. Nga të 13 antarët e Shtabit të Përgjithshëm, përveç komandantit major Spiro Mojsiut, vetëm Bedri Spahiu kishte qenë ushtarak i karrierës në vitet e Monarkisë dhe Dali Ndreu i cili kishte studjuar në një shkollë ushtarake në Itali. Po kështu edhe Abaz Kupi kishte shërbyer në armën e xhandarmërisë gjatë kohës së Zogut me gradën e majorit. Të gjithë antarët e tjerë të Shtabit nuk kishin asnjë lidhje me anën ushtarake.
Goditja ndaj antarëve të Shtabit Nga antarët e Shtabit të Përgjithshëm përveç Myslym Pezës dhe Haxhi Lleshit që i shpëtuan dorës së hekurt të Enver Hoxhës, ( i cili pas Kongresit të Përmetit u shpall dhe Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Nac-Çlirim. me gradën Gjeneral-Kolonel) pothuajse të gjithë të tjerët u eleminuan apo u ekzekutuan me urdhër direkt të tij gjatë luftës dhe pas saj. Përveç antarëve të Shtabit që nga koha e luftës dhe më pas. Enveri goditi dhe elemninoi fizikisht pjesën më të madhe të komandantëve dhe komisarëve të çetave, batalioneve, divizioneve dhe brigadave partizane, që udhëhoqën luftën partizane. I pari antar i Shtabit të Përgjithshëm që u godit nga Enver Hoxha, ishte Mustafa Gjinishi. Gjinishi ndonëse bënte pjesë në Shtab, më tepër se sa komunist, ai ishte një nacionalist i kulluar që kishte lidhje me pjesën më të madhe të nacionalistëve shqiptarë që drejtonin çetat antifashiste. Sipas kujtimeve të vetë Enver Hoxhës, ai dyshonte tek Gjinishi se ai ishte agjent i anglezëve. Për këtë arsye Enveri urdhëroi dhe eleminimin e tij të cilin e zbatoi Liri Gega. Lidhur me ekzekutimin e Gjinishit, ka dëshmuar për "Gazetën" Shyqëri Këllezi ish roja personale i Enver Hoxhës gjatë luftës dhe më pas antar i K.Q. të PPSH-së. Këllezi që pas krijimit të Shtabit ka pasur edhe detyrën e komandantit të rojeve të këtij shtabi, ka pohuar:" Ndodhesha pranë Shtabit të Përgjithshëm në zonën e Korçës. Enveri me Miladinin ishin ulur pranë radistit që po jepte dhe po merrte me radio. Pas pak ata të dy u çuan në këmbë dhe duke u përqafuar filluan të ngrinin në krah njëri-tjetrin. Pastaj ata dhanë urdhër që i gjithë Shtabi dhe rojet e tij të rreshtoheshim përpara çadrës. Aty Enveri njoftoi se gjatë një aksioni në fshatrat e Peshkopisë, ishte vrarë antari i Shtabit shoku Mustafa Gjinishi dhe për nder të tij ne mbajtëm një minutë zi". Mbas vrasjes së Gjinishit goditja e Enver Hoxhës filloi ndaj disa komandantëve dhe komisarëve të çetave nacionaliste dhe atyre partizane. Krisja e parë në mes Enver Hoxhës dhe antarëve të Shtabit, ndodhi me largimin e nacionalistit Abaz Kupi i cili nuk ishte dakort me politikën që po ndiqte Enveri. Të parët që u ekzekutuan me urdhër direkt të Enver Hoxhës, ishin komandanti dhe komisari i çetës plakë të Vlorës Neki Ymeri me pseudonimin Vangjo dhe Xhemil Çakërri (Milo). Ekzekutimi i tyre erdhi për arsye se ata nuk kishin zbatuar urdhërin e Enver Hoxhës për ekzekutimin e Sadik Premtes një nga themeluesit e PKSH-së, që ishte caktuar në çetën e Vlorës të cilin Enveri e cilësonte si franksionist së bashku me Anasatas Lulën. Anastasi pas urdhërit të Enverit u ekzekutua nga një grup partizanësh të Beratit, kurse Sadik Premtja arriti që t` i shpëtonte pritës që ju ngrit. Neki Ymeri dhe Xhemil Çakërri jo vetëm që nuk zbatuan urdhërin për ekzekutimin e Sadik Premtes, por ata ishin dhe mbështetës kryesor të tij. Kjo ishte dhe arsyeja që Enveri urdhëroi ekzekutimin e tyre i cili ju ngarkua Liri Gegës e cila e zbatoi atë me anë të disa partizanë të Brigadës së parë të Mehmet Shehut. Kjo gjë u bë pasi Dushan Mugosha dhe Liri Gega i thërritën ata për bisedime në një fshat të Mallakastrës.
Eleminimi i antarëve të Shtabit, 1944-1949 Eleminimi i antarëve të Shtabit që filloi me Mustafa Gjinishin gjë gjatë luftës, vazhdoi më pas edhe pas luftës. Kështu pas zgjedhjeve të 2 dhjetorit të vitit 1945, Enveri projektoi për të eleminuar disa ushtarakë që nuk ishin dakort me vijën e hekurt që po zbatonte ai. Pasi Enveri mbaroi punë me ushtarakët e lartë që kishin drejtuar Ushtrinë Kombëtare shqiptare gjatë kohës së Monarkisë, duke pushkatuar gjeneralët Gustav Mirdash, Aqif Përmeti si dhe disa pasues të tyre, ai ju drejtua ushtarakëve madhorë të ushtrisë së tij. Në vitin 1946 Enver Hoxha liroi nga detyra e Shefit të Shtatmadhorisë Gjeneral-major Spiro Mojsiun duke e nxjerrë atë në pension në moshën 47 vjeç. Kjo gjë erdhi pasi Mojsiu kundërshtoi ardhjen e specialistëve ushtarakë jugosllavë në ushtrinë shqiptare, që sipas tij nuk kishin ç` tju mësonin ushtarakëve shqiptarë. " Kaçakë ne, kaçakë ata. Çfarë do mësojmë ne prej tyre", i tha Mojsiu Enver Hoxhës. Pas kësaj Tito i sugjeroi Enverit se nuk mund të drejtonte ushtrinë shqiptare një ushtarak i monarkisë së Zogut. Më pas Mojsiu u caktua Komandant i Garnizonit të Tiranës dhe në detyra të tjera me forcat vullnetare duke u abandonuar krejtësisht. Pas Mojsiut me akuza si agjentë të anglo-amerikanëve dhe tradhëtarë të Frontit, Enver Hoxha dha urdhër për arrestimin e kolonel Mestan Ujanikut, (Komandantit të së parës çetë partizane në Shqipëri dhe Komandant e deputet i Qarkut të Beratit). kolonel Islam Radovickës (Komandant i Zonës së Parë Operative Vlorë-Gjirokastër) dhe kolonel Zenel Shehut, komandantit të partizanëve të Tepelenës që kishte finacuar luftën me paratë e shtëpisë së tij dhe kolonel Rexho Plakut një nga udhëheqësit legjendarë të çetave të zonës së Çamërisë. Të tre të parët u pushkatuan kurse Rexho Plaku dhe disa ushtarakë të tjerë pasues të tyre si Nexhmi Ballka etj ju nënshtruan burgimeve të gjata. Në atë kohë u arrestua dhe u burgos edhe kolonel Kadri Hoxha ish Komandant i Qarkut të Elbasanit dhe përfaqsues i Shqipërisë në Shtabin e Forcave Aletate në Itali. Kadri Hoxha vuajti burgime të gjata deri në 1990-ën. Një nga viktimat e Enver Hoxhës, ishte dhe nacionalisti Baba Faja Martaneshi, i cili me urdhër të tij shkoi në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjëve për t` i kërkuar Kryegjyshit të saj statutin e asaj kryegjyshate sipas porosisë së Enverit. Kryegjyshi bektashi nuk e pranoi atë gjë dhe vrau Baba Fajën dhe veten brenda në Kryegjyshatë. Një nga antarët e tjerë të Shtabit që u eleminua si rezultat i presioneve direkte të Enverit, ishte Nako Spiro. Nako vrau veten në zyrën e tij, pasi Enveri e akuzoi atë si të shitur tek jugosllavët. Pas Nako Spiros, nga ish antarët e Shtabit të Përgjithshëm u eleminua Ramadan Çitaku.Çitaku me pseudonimin Baca pas ardhjes në Shqipëri nga detyra e ambasadorit në Beograd, u caktua në detyra dytësore dhe i persekutuar jetoi deri në vitin 1989. Të rrallë ishin ata persona që e dinin se Çitaku ishte gjallë dhe jetoi në Tiranë deri në atë kohë. Në atë periudhë u elemniuan nga ushtria dhe u internuan Gjeneral-majorët Tahir Kadare ish komandant i Brigadës së gjashtë partizane e Komisar i Divizionit të Parë dhe Nexhip Vinçani zv / shef i Shtatmadhorisë. Goditjen më ta madhe ndaj ushtarakëve të lartë Enver Hoxha e filloi në prag të Kongresit të parë të PKSH-së. Asokohe dhe më pas gjatë vitit 1949 Enver Hoxha goditi bashkpuntorin e tij më të afërt Gjeneral-leitnant Koci Xoxen.
Komandantët dhe Komisarët që u pushkatuan dhe u burgosën
Brigada e I-rë Komandant Komisar 1. Mehmet Shehu (i vrarë) 1. Tuk Jakova (vdekur në burg) 2. Muhamet Prodani (i burgosur) 2. Arif Hasko (i burgosur)
Brigada e 2-të Komandant Komisar 1. Beqir Balluku (i pushkatuar) 1. Vasil Konomi
Brigada e 3-tëKomandant Komisar 1. Hulusi Spahiu (i burgosur) 1. Shahin Ruka 2. Saliko Sulo 2. Osman Sinani ( i dënuar) 3. Muzafer Spaho ( i dënuar)
Brigada e 4-ët Komandant Komisar 1. Nexhip Vinçani (i persekutuar) 1. Pëllumb Dishnica (i burgosur) 2. Zija Kambo
Brigada e 5-tëKomandant Komisar 1. Abaz Shehu 1. Hysni Kapo 2. Shefqet Peçi 2. Hito Çako ( i pushkatuar) 3. Bendo Asllani
Brigada e 6-të Komandant Komisar 1. Tahir Kadare 1. Mustafa Matohiti 2. Jaho Gjoliku 2. Haki Toska 3. Sotir Filto 3. Xhule Çiraku
Brigada e 7-të Komandant Komisar 1. Gjin Marku (vdekur në burg) 1. Kadri Hoxha (i burgosur) 2. Musa Daci 2. Qazim Kapisyzi
Brigada e 8-tëKomandant Komisar 1. Hasaf Dragoti 1. Qazim Kondi 2. Feti Smokthina 2. Minella Bulku 3. Rasim Bazo
Brigada e 9-të Komandant Komisar 1. Irakli Bozo 1. Mihallaq Ziçishti (i burgosur)
Brigada e 10-të Komandant Komisar 1. Njazi Çepani 1. Kahreman Ylli
Brigada e 11-tëKomandant Komisar 1. Mevlan Dervishi 1. Halil Pulaj
Brigada e 12-tëKomandant Komisar 1. Refat Bajrami 1. Qemal Klosi 2. Rahman Parllaku (i burgosur)
Brigada e 14-tëKomandant Komisar 1.Gjon Banushi 1. Gafur Çuçi
Brigada e 15-tëKomandant Komisar 1. Teki Kolaneci 1. Shahin Ruka
Brigada e 16-të Komandant Komisar 1. Spiro Bakalli 1. Avdyl Këllezi (i pushkatuar) 2. Rrahman Uruçi (i burgosur) 2. Tajar Grepcka 3. Nikollaq Sallabanda (i dënuar)
Brigada e 17-të Komandant Komisar 1. Gjeli Argjiri ( i vetvrarë) 1. Qamil Guranjaku
Brigada e 18-tëKomandant Komisar 1. Esat Ndreu ( i burgosur) 1.Miço Kallamata 2. Petrit Dume (i pushkatuar)
Brigada e 19-të Komandant Komisar 1. Thoma Xhixha 1. Vango Mitrojorgji (i dënuar)
Brigada e 20-tëKomandant Komisar 1. Riza Kodheli 1. Misto Treska
Brigada e 22-tëKomandant Komisar 1. Sali Verdha 1. Tonin Jakova 1.Rexhep Zyma 2. Nimet Ymeri 2.Neshat Hysi
Brigada e 23-të Komandant Komisar 1. Hamit Keçi (i burgosur) 1. Xhavit Qesja ( i burgosur) 2. Haxhi Seseri ( i dënuar) 2. Mërkur Çela ( i dënuar)
Brigada e 24-të Komandant Komisar 1.Ndreko Rino 1. Abedin Shehu ( i burgosur)
Brigada e 25-të Komandant Komisar 1. Veli Niman Doçi ( i ekzekutuar) 1. Nuri Arapi
Brigada e 27-të Komandant Komisar 1. Sadik Bekteshi (i burgosur) 1. Tajar Grepcka (Shënim: Brigada 13, 21 dhe 26 nuk ka pasur)
Nga Dashnor Kaloçi | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Thu Jul 24, 2008 7:20 pm | |
| Si u pushkatua mesuesja e Nexhmije Hoxhes.
Mjaftoi një shpërthim eksplozivi në dyert e ambasadës sovjetike në Tiranë, që 22 persona të pushkatoheshin natën e 26 shkurtit të vitit 1951 në afërsi të Urës së Beshirit. Pa gjyq dhe pa asnjë justifikim zyrtar. Mes tyre ndodhej edhe një grua. Sabiha Kasimati në atë kohë ishte 38 vjeçe dhe një prej intelektualeve të para shqiptare të kohës së luftës dhe pas saj. Shumë vite më pas, banorët e zonës do të përcillnin tek të afërmit e viktimave rrethanat e pushkatimit dhe gjithçka që kishin dëgjuar atë natë të ftohtë dimri, ku krisma e armëve përzihej me ulërimën e fortë të erës që frynte dhe tërbimin e Erzenit, që fshehu misterin e ngjarjes. Megjithatë, dikush prej tyre nuk e kishte pasur të vështirë që pas krismave dhe atyre pak momenteve heshtje që pasuan, në ato çaste të dëgjonte të bërtiturat e dhimbshme të një gruaje që thërriste: “Ç’i paskam bërë perëndisë”. Ishte pikërisht Sabiha Kasimati, njëra prej intelektualeve të para shqiptare, e vetmja femër mes 21 burrave të pushkatuar në mënyrë të fshehtë dhe barbare në urën e Erzenit. Ajo që banori i zonës kishte dëgjuar ishte e tmerrshme. Gruan nuk e kishte kapur plumbi dhe ushtarët po e çonin drejt vdekjes, duke e qëlluar me forcë me kondakët e armëve. Pas disa çasteve ulërimat pushuan. Heshtje. Dëgjohej vetëm era që ulërinte si e marrë dhe tërbimi i Erzenit që shkumëzonte. Gjithçka kishte marrë fund. Përsëri heshtje dhe një kamion që u ndez. Xhelatët e kishin mbaruar detyrën. Gjithçka ishte mbyllur me sukses. Askush nuk i pa dhe kush i dëgjoi nuk do të merrte kurrë kurajën të fliste. Tek e fundit, ky nuk ishte i pari krim që nata e fshihte në terrin e saj. Por çfarë faji kishin kryer të 22 personat që meritonin të vdisnin? Cili ishte krimi që kishte bërë Sabiha Kasimati që duhej të masakrohej në mënyrë makabre? Arrestimi dhe më pas pushkatimi i tyre u bë menjëherë pas alarmit dhe bombës që shpërtheu në dyert e ambasadës së Bashkimit Sovjetik në shkurt të vitit 1951. Bilanci: disa xhama të thyer dhe asnjë viktimë. Por ky shpërthim do të shërbente si mjeti për të goditur të gjithë ata që konsideroheshin “të rrezikshëm” për regjimin komunist. Menjëherë organet e Ministrisë së Punëve të Brendshme u vunë në lëvizje dhe brenda natës, pa dhënë asnjë shpjegim, arrestuan më tepër se 300 persona. Pyetje, hetime, kërcënime dhe akuza për veprime terroriste. Rezultati: vetëm 5 ditë pas bombës, 22 persona do të pushkatoheshin pa gjyq. Megjithatë ky do të quhej veprim i përligjur, falë dekretit që doli ato ditë se në raste të veprimtarive terroriste, gjyqi ndaj personave kryhej në mungesë dhe vendimi ishte i paapelueshëm. Me kaq gjithçka do të merrte fund. Asnjë sqarim zyrtar, asgjë në edicionet e lajmeve apo në shtypin e kohës, asnjë detaj për familjarët. Shumë nga rrethanat e ngjarjes, sidomos për të afërmit, do të zbardheshin vetëm pas viteve ‘90, nga komisioni i ngritur për këtë çështje. Në këtë mënyrë, intelektualja shqiptare e viteve ’30, mësuesja e disave prej emrave më në zë të politikës së pasluftës si Nexhmije Hoxha (Xhuglini), Fiqirete Sanxhaktari (Shehu) etj., do të mbetej deri vonë pa varr. Viktor Kasimati, pas më shumë se 50 vjetësh, risjell në mendje ngjarjet e përjetuara të rinisë, me protagoniste fatkeqe, hallën e tij, Sabiha Kasimati. Dyshimet e Viktorit për motivet që e bënë Sabiha Kasimatin një njeri të padëshiruar për vetë liderin e shtetit shqiptar, Enver Hoxha. Akuzat e drejtpërdrejta të saj për ish-shokun e klasës përgjegjës për disa krime të njëpasnjëshme, që po kryheshin në vend gjatë atyre viteve, sidomos mbi intelektualët. Mendimi negativ që Sabihaja kishte krijuar për Enver Hoxhën jo vetëm për intelektin, por edhe për çështje morale, gjatë viteve të studimit në Liceun e Korçës. Zoti Viktor, halla juaj është një prej 22 personave që u pushkatuan mesnatën e 26 shkurtit, pas bombës në ambasadën ruse në Tiranë. Si e mbani mend Sabiha Kasimatin, që në atë kohë keni qenë rreth 16 vjeç? Ka qenë një vajzë e zgjuar, energjike dhe tepër prerë, nga sa kujtoj unë. Ajo nuk u martua kurrë dhe për këtë po përdor fjalën vajzë. Në ato vite të para të pasluftës, kur unë isha ende fëmijë, dëgjova në familje që hallës i ishte ofruar një vend pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga miqtë e saj me të cilët kishte studiuar në Torino. E dëgjoja kur fliste me babanë dhe i tregonte që e kishte refuzuar këtë mundësi, sepse dëshironte të punonte në vendin e saj në Shqipëri. Menjëherë në këtë kohë, me kthimin në Shqipëri, u emërua në Institutin e Shkencave që ishte institucioni më i lartë shkencor i atyre viteve, me drejtor Selaudin Toton dhe ku bashkëpunoi me disa nga emrat më të njohur të shkencës së atyre viteve si Suad Asllani, profesor Zuberi, (një polak që jetonte dhe punonte në Shqipëri etj.). Në këtë kohë u largua nga banesa ku jetonte me ne dhe u shpërngul në një apartament më vete, për të qenë më e lirë për të punuar. Pra duket se në këto vite të para të pasçlirimit, Sabiha Kasimati ka pasur një pozicion të vlerësuar në shkencën shqiptare. Si ndodhi që pozicioni i saj ndryshoi? Cila qe arsyeja? Ç’është e vërteta, deri në vitet 1945-1946 duket se gjërat po shkonin mirë, por në fillim të viteve 1947-1948 lufta e klasave në vend nisi të ashpërsohej. Dhe ky ishte një qëndrim, me të cilin Sabihaja nuk u pajtua kurrë. Gjërat u rënduan më tepër kur filloi të dënohej dhe të goditej elita e intelektualëve, një pjesë e të cilëve ishin shokët e saj. Sidomos pushkatimi i Selaudin Totos krijoi tek ajo një zhgënjim të madh dhe e bëri të krijonte një bindje tërësisht kundër regjimit komunist. Shpesh vinte dhe bisedonte me babanë, duke u shprehur që të gjitha këto që po bëheshin ishin të padrejta dhe se shteti nuk mund të ndërtohej mbi vrasje dhe dhunë. “Kurrë nuk i kam besuar doktrinës komuniste, shprehej ajo, por tashmë po bindem se nuk isha gabuar”. Kishte një guxim të jashtëzakonshëm dhe i thoshte hapur mendimet. Për më tepër ajo njihej nga afër me Enver Hoxhën. Ku ishte njohur Sabihaja me Enver Hoxhën dhe pse mendoni që ndëshkimi i saj do të vinte nga kjo njohje e hershme? Kishin qenë në një klasë në Liceun e Korçës. E njihte mirë kapacitetin e tij intelektual dhe shumë nga veset e rinisë së tij të hershme. Kjo më ka bërë gjithmonë të besoj që Enver Hoxha personalisht kishte një arsye më tepër për të kërkuar eliminimin e saj. Sigurisht qëndrimi i Sabihasë, që e fajësonte hapur ish-shokun e klasës për krimet që po kryheshin në vend, i krijoi diktatorit mundësinë që të gjente shkak për eliminimin e saj, e pse jo edhe ta përfshinte në veprimtari terroriste, ashtu siç veproi. Të mbushje dosje në atë kohë, rezulton që nuk paska qenë edhe aq e vështirë, e sidomos për t’i nxirë ato ishte tepër e thjeshtë. Fare mirë në dosjen e saj mund të jetë shënuar edhe fakti se shoqëroi një gazetar laburist anglez që kishte ardhur për të vizituar vendin tonë, duke qenë se Sabihaja njihte disa gjuhë perëndimore. Por më vonë, askush nuk i pengonte organet tona të inteligjencës që ta interpretonin këtë fakt si “veprimtari agjenturore”. Më thatë më sipër se besonit që Enver Hoxha kishte një arsye më tepër për ta eliminuar hallën tuaj. Cila qe kjo arsye? Gjithmonë kam menduar që Enveri i ruhej asaj. Dhe ky nuk është vetëm një hamendësim. Fakti që ajo dinte jo vetëm shkallën e tij intelektuale, për të cilën nuk kishte ndonjë konsideratë të veçantë, por edhe moralin e tij si njeri dhe si burrë, e përforcon këtë fakt. Ndonëse në praninë time halla rezervohej në bisedat rreth Enverit, kisha dëgjuar ndërsa bisedonte me tim atë se “Udhëheqësi nuk ishte ai që shfaqej. “Nuk ishte dhe aq tipi i luftëtarit se sa tipi i Don Zhuanit, që nuk shquhej për ndonjë moral me vlera”. E kishte njohur drejtuesin e vendit gjatë viteve të tij të rinisë, atëherë kur ishte edhe më e lehtë për të gabuar dhe me sa duket, rinia e Enverit kishte gjëra që duheshin fshehur. Jo vetëm kaq. Enver Hoxha me shumë nga sjelljet amorale të viteve të liceut, kishte bërë një figurë jo të mirë edhe në mjediset e qytetit. Ishte kjo jetë tjetër e “udhëheqësit të lavdishëm”, për të cilën halla fliste shpesh në rrethet e afërta shoqërore dhe intelektuale. Ndërkaq, më vonë ajo filloi të fliste hapur për Enver Hoxhën, duke e akuzuar si fajtorin kryesor për goditjet që po merrte elita shqiptare. Rebelimi i saj filloi sidomos pas pushkatimit të grupit të deputetëve... Pra ju mendoni që vetë Enver Hoxha është përgjegjësi kryesor dhe protagonisti që kërkonte eliminimin e Sabiha Kasimatit. Ju thoni që ai u trembej fakteve që njihte halla juaj nga rinia e tij, si është e mundur që duhej të priste deri në vitin 1951 për ta eliminuar? Sepse së pari mendoj që duhej gjetur një shkak dhe së dyti, në Shqipëri pati një periudhë kur lufta e klasave njohu një lloj relaksi, sidomos pas rrëzimit të Koçi Xoxes dhe grupit të tij. Shkurti i vitit 1951 dhe bomba e vendosur në ambasadën sovjetike në Tiranë do të shënonin një moment të përshtatshëm për të dhënë një goditje tjetër të madhe. Dhe natyrisht pushkatimi i 22 personave brenda një nate ishte një mënyrë e mirë. Si e kujtoni momentin e ndalimit dhe të pushkatimit të Sabiha Kasimatit? Ju thashë që në ato vite ajo jetonte në një apartament më vete. Një natë pas shpërthimit që ndodhi në ambasadën sovjetike, ku ishin thyer disa xhama, në apartamentin e saj kishte qenë e ftuar një mikeshë. Pikërisht atë mesnatë Sabihanë e kishin arrestuar. Të nesërmen në mëngjes shoqja e saj trokiti në shtëpinë tonë. Doli babai e pas tij edhe unë. “Mbrëmë kam qenë tek Sabihaja dhe atë e arrestuan”, tha ajo. Nuk dinte të thoshte asgjë më tepër. Askush nuk kishte dhënë motivet e arrestimit. I kishin hedhur prangat dhe e kishin marrë në Degën e Brendshme, pa asnjë sqarim. Si reagoi babai juaj, çfarë menduat në atë kohë? Fillimisht besonim që mund të kishte qenë një ngatërresë dhe nuk mund të mendonim asnjë motiv për të cilin ishte kryer arrestimi. Ato ditë u ndaluan më tepër se 300 persona për verifikime dhe për t’u marrë në pyetje, ndaj besuam që edhe Sabihaja mund të ishte një prej tyre, por kurrë nuk na e mori mendja që do të përfundonte deri në ekzekutim. Ndërkohë nga ana tjetër diçka na linte të dyshonim: Nëna ime disa herë kishte shkuar në Degën e Brendshme për t’i çuar ushqime, por ushqimet ishin kthyer mbrapsht dhe veç kësaj, ne nuk arrinim të merrnim dot kontakte me të. Megjithatë, në radhët e miqve që kishim po përpiqeshim të mësonim diçka më tepër se si ishte puna dhe çfarë mund të bënim për ta liruar. Shumë e vështirë të merrje vesh ndonjë të re. Atëherë gjyshja ime vendosi të shkonte dhe të takohej me Omer Nishanin, me të cilin njihej personalisht. Por përgjigja e saj i zbehu shpresat dhe mendimin se kishte qenë një gabim. Fjala e Omerit kishte qene e prerë: “Nuk kam ç’të bëj. Ajo fliste shumë për komandantin”. Atëherë e kuptuam se ku rrihte çekani. Gjërat ishin shumë më të thella nga sa dukeshin. Gjithçka ishte personale, nuk kishte pikë dyshimi. Me sa duket zemërimi i Enver Hoxhës kishte arritur kulmin. Për më tepër, ai nuk mund të lejonte që një femër, ish-shoqja e tij e klasës, të fliste për të, të tregonte hapur gjithçka që dinte dhe të dilte kundër tij, duke e akuzuar poshtë e lart për gabime e faje, të vjetra e të reja. Me këtë ndëshkim ai do të tregonte që ishte i fuqishëm dhe nuk duhej të dilnim kundër tij. Dua të shtoj, që për më tepër nuk mund të jetë aspak i rastësishëm fakti që pjesën më të madhe të atyre që u pushkatuan natën e 26 shkurtit të vitit 1951, Enver Hoxha i njihte personalisht. Gjithsesi nuk u ndalëm. Ndoshta kishte ndonjë mundësi shpëtimi, që të paktën gjërat të zbuteshin. Menduam që të provonim një herë me xhaxhanë tim, i cili kishte studiuar së bashku me Omerin. Ndoshta ai do të arrinte të nxirrte ndonjë gjë në dritë. Të mësonte më saktësisht se si ishin punët dhe deri ku rrezikonte Sabihaja. Ato ditë më kujtohet që xhaxhai po përpiqej të merrte kontaktet me ish-shokun e tij të shkollës për të lënë një takim. Por në këto përpjekje disa miq të afërm kishin mësuar se çfarë kishte ngjarë: Sabihanë e kishin pushkatuar së bashku me 21 persona të tjerë. Pra, nuk kishim ç’të bënim më tepër. Gjithçka kishte marrë fund, brenda 2-3 ditëve. Sigurisht kohë e shkurtër për të pyetur dhe për të çuar drejt vdekjes 22 persona, megjithatë, kishte marrë fund. A pati ndonjë njoftim zyrtar në media për këtë çështje? Po juve si familje, a ju dhanë sqarime për ngjarjen? Asnjë sqarim. Asgjë publike. Ishin pushkatuar dhe kaq. Me një gjyq të zhvilluar në mungesë, nga sa morëm vesh vite më vonë, falë dekretit firmosur nga Omer Nishni, po ato ditë, në mos pas pushkatimit, ku lejohej të kryhej gjyqi në mungesë, për personat që akuzoheshin për veprimtari terroriste. Vendim, për të cilin fqinji ynë i atëhershëm jurist u shpreh: “Ky vendim është një dëshpërim”. Dhe ky vendim i dëshpërueshëm, disa muaj më vonë u pasua nga fjala e Enver Hoxhës: “Reaksioni i brendshëm është strukur si miu dhe po lëvizi, e piu e zeza”... | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Thu Jul 24, 2008 7:23 pm | |
| Ata qe kryen terrorin komunist
nga Agim Musta
“U trondita kur zbrita ne Shqiperi. Pashe nje vend ku pasojat e diktatures mund te krahasohen vetem me Kamboxhian”
Jevtushenko
Ne mars 1993 gazeta “Ringjallja”, organi i shoqates se ish te persekutuarve dhe te denuarve politike te Tiranes, ka botuar nje liste me 185 emra, te cilet i akuzon se kane ushtruar terror, dhune dhe kane denuar per motive politike, gjate viteve 1945-1990, rreth 10.000 familje. Personat qe permban lista e botuar ne gazeten “Ringjallja” mund t’i ndajme, sipas mendimit tone ne disa kategori:
1. Funksionare te larte te Ministrise se Puneve te Brendshme si: Koçi Xoxe, Nesti Kerenxhi, Mehmet Shehu, Kadri Hasbiu, Feqor Shehu, Hekuran Isai, Simon Stefani, Vaskë Koleci, Mihallaq Ziçishti etj.
2. Prokurore dhe gjykates, qe kane gjykuar per motive politike si: Bedri Spahiu, Aranit Çela, Faik Minarolli, Ago Çela, Mithat Goskova, Llazi Polena, Dhori Panariti, Sotir Qirjaqi etj.
3. Hetues per çeshtje politike, qe kane ushtruar torturen gjate proçesit hetimor si: Nevzat Haznedari, Avram Koja, Myftar Tare, Dilaver Bregasi, Muço Saliu etj.
4. Shefa Sigurimi ne qender dhe ne rrethe, qe kane ushtruar dhune e tortura si: Banush Goxhaj, Besim Selita, Dhosi Progri, Petrit Hakani, Lilo Zeneli, Qatip Dervishi, Kopi Niko, Zoi Themeli, Halim Xhelo, Hilmi Seiti, Gjolek Aliu, Nuri Çakerri, Mehdi Bushati.
5. Komandante burgjesh dhe kampesh me pune te detyruar me te burgosur politike, qe kane ushtruar dhune dhe tortura, gjate ushtrimit te detyres si: Tasi Marko, Besnik Çomo, Beqir Baja, Çelo Arrza, Bajram Korvafaj, Janaq Karapataqi, Vangjel Rrëmbeci, Niko Kolitari, Qamil Mane, Haxhi Pela, Haxhi Gora, Beqir Liço, Hazbi Lamçe, Burhan Beqari, etj.
Ne vijim po japim listen e emrave, te botuar ne gazeten “Ringjallja” te muajit mars 1993, organ i Shoqates se ish te perndjekurve politike te Tiranes, qe jane nxjerre nga kallezimet e ish te perndjekurve politike prane Shoqates Kombetare dhe ne ate te Tiranes. I bashkangjisim kesaj liste edhe emra te tjere, te denoncuar ne gazeten “Liria” dhe ne shtypin demokratik te kohes.
Lista e personave qe jane denoncuar se kane ushtruar terror, dhune, tortura dhe kane dhene denime oplitike ne kohen e Diktatures Komuniste ne Shqiperi
1. Aranit Çela, 2. Arzem Leskoviku, 3. Avram Koja, 4. Azbi Lamçe, 5. Ali Kubati, 6. Angji Faberi, 7. Angji Lubonja, 8. Anastas Dushku, 9. Ali Korbi, 10. Ago Çela, 11. Abedin Topi, 12. Agim Shkupi, 13. Ali Shtino, 14. Arben Meço, 15. Agron Tafa, 16. Aleksander Nakolli, 17. Adil Prishtina, 18. Agim Alimeta, 19. Ali Xhunga 20. Asllan Liçi, 21. Anastas Koroveshi, 22. Aleksander Shundi, 23. Asaf Kondi, 24. Arqile Lole,
25. Besnik Çomo, 26. Bexhet Mema, 27. Beqir Baja, 28. Banush Goxho, 29. Bujar Jazexhiu, 30. Behar Xheka, 31. Besim Selita, 32. Bajram Tresova, 33. Bedri Spahiu, 34. Bajram Korvafa, 35. Bejtash Kore, 36. Burhan Beqari, 37. Bilo Bregu,
38. Çelo Arrëza, 39. Çome Simaqi, 40. Çome Vodica,
41. Delo Balili, 42. Dilaver Bregasi, 43. Demir Prodani, 44. Dusho Dushaj, 45. Dulaq Lekiqi, 46. Dyl Rrjolli,
47. Dhosi Mborja, 48. Dhosi Progri, 49. Dhimiter Bonata, 50. Dhori Panariti, 51. Dhimiter Shahini, 52. Dhimiter Shkodrani, 53. Dhimiter Berati, 54. Dhimo Sinani,
55. Enrike Bilbili, 56. Engjëll Backa, 57. Edmond Caja, 58. Qerem Anxhaku, 59. Eleni Hado, 60. Edmond Vodica, 61. Qerem Xhafa, 62. Esad Mane,
63. Faik Minarolli, 64. Florian Kolaneci, 65. Ferhat Matohiti, 66. Fadil Pineti, 67. Fadil Kapisyzi, 68. Flamur xhemali, 69. Fuat Brinja, 70. Fatos Trebeshina, 71. Fejzo aloci, 72. Frederik Nosi, 73. Farudin Poçari, 74. Faredin Jaho, 75. Feçor Shehu, 76. Feti Smokthina, 77. Filat Muço,
78. Gole Boshari, 79. Gani Vajza, 80. Gaqo Meçi, 81. Galip Sojli, 82. Gaqo Progri, 83. Gani Kodra
84. Gjolek Gërbi, 85. Gjolek aliu, 86. Gjon Banushi, 87. Gjeli Argjiri, 88. Gjysh Tafili, 89. Gjovalin Ndoi,
90. Halim Xhelo, 91. Hasaf Kondi, 92. Hilmi Seiti, 93. Hajdar Aranitasi, 94. Hysen Hoxhati, 95. Haki Dule, 96. Hava Bekteshi, 97. Haki Keta, 98. Haki Vinçani, 99. Hilmi Telegrafi, 100. Hadër Isaj, 101. Hamdi Meta, 102. Hasan Ulqinaku, 103. Harun Ismaili, 104. Him Kolli, 105. Haxhi Pela, 106. Haxhi Gora, 107. Hodo Habibi (toger Baba), 108. Hazbi Lamçe, 109. Hysni Ndoja, 110. Hekuran Pobrati,
111. Irakli Kocani, 112. Irakli Bozo, 113. Isuf Keçi, 114. Ilo Vera, 115. Ismail Qineti, 116. Irfan Devolli, 117. Ilo Qafa, 118. Irfan Shaqiri, 119. Isuf Çobani, 120. Ilia Gaqo, 121. Ilo Bodeci, 122. Ilo Pano, 123. Isamedin Resmja, 124. Isa Halili, 125. Idris Çoba,
126. Janq Karapataqi, 127. Jani Naska, 128. Josif Gjika, 129. Josif Gjipali, 130. Josif Gegprifti, 131. Jorgo Sulioti, 132. Jaho Gjoliku, 133. Janaq Syko,
134. Koçi Xoxe, 135. Kadri Hasbiu, 136. Kadri Ismailati, 137. Ksenofon Nushi, 138. Koli Rrëmbeci, 139. Koço Josifi, 140. Kristo Mushi, 141. Koço Konstandini, 142. Kasem Kaçi, 143. Kristofor Mërtiri, 144. Kadri Bojaxhi, 145. Kiço Caja, 146. Kosta Prela, 147. Kiço Gjonçi, 148. Kapllan Sako, 149. Kapo Kapaj, 150. Kiço Proko, 151. Kasem Troshani, 152. Kamber Lipeshani, 153. Kopi Niko,
154. Lefter Lakrori, 155. Lake Devolli, 156. Luki Misha, 157. Lola Mano, 158. Lilo Zeneli, 159. Laudin Bardhi, 160. Lefter Kasneci, 161. Luan Avdia, 162. Lufter Hoxha, 163. Leo Baba, 164. Loni Dimoshi,
165. Llambi Peçini, 166. Llazi Stratobërdha, 167. Llazi Polena, 168. Llambi Titani, 169. Llazi Petro,
170. Mehmet Shehu, 171. Mihallaq Ziçishti, 172. Manush Myftiu, 173. Muço Saliu, 174. Myftar Tare, 175. Memisha Stepa, 176. Mustafa Iljazi, 177. Manol Milo, 178. Maqo Pecani, 179. Mexhit Metohu, 180. Mane Sevrani, 181. Muharrem Shehu, 182. Mynyr Tirana, 183. Muharrem Vasjari, 184. Mine Bejko, 185. Mehdi Bushati, 186. Meço Ahmeti, 187. Mustafa Rrapushi, 188. Mustafa Beqo, 189. Mëhill Doçi, 190. Mark Dodani, 191. Mehmet Jaho, 192. Mustafa Qilimi,
193. Nevzat Hazdenari, 194. Nesti Kerenxhi, 195. Niko Ceta, 196. Nexhat Hyseni, 197. Naum Bezhani, 198. Niko Paskali, 199. Nysret Dautaj, 200. Nuri Çakerri, 201. Nasi Poloska, 202. Niko Popllo, 203. Nesti Saraçi, 204. Ndreçi Plasari, 205. Niko Kolitari, 206. Nazmi Brinja, 207. Nuçi Tira, 208. Njazi Zjarri, 209. Namik Cakrani, 210. Namik Veizi, 211. Nuredin Dobrusha, 212. Nuri Luçi, 213. Nazmi Biçoku, 214. Namik Qemali, 215. Nuçi Tira,
216. Petrit Hakani, 217. Pilo Shanto, 218. Paskal Andoni, 219. Petrit Arbana, 220. Peçi Kalluci, 221. Petrit Çakerri, 222. Piro Laska, 223. Petrika Mushi, 224. Pelivan Luci, 225. Pëllumb Kokona, 226. Pëllumb Karkanaqe, 227. Pandi Prifti,
228. Qemal Bulluku, 229. Qamil Mane, 230. Qazim Myftiu, 231. Qamil Gavoçi, 232. Qemal Nallbani, 233. Qatip Dervishi, 234. Qazim Kondi, 235. Qamil Lamaj, 236. Qamil Meçe, 237. Qazim Mysliu,
238. Rexhep Kolli, 239. Rasim Deda, 240. Riza Lubonja, 241. Raqi Iftica, 242. Raqi Zavalani, 243. Rexho Hyseni, 244. Rustem Çipi, 245. Ramazan Hoxha,
246. Rrapi Dhima, 247. Rrapi Mino,
248. Stavri Xhara, 249. Stefo Grabocka, 250. Skënder Konica, 251. Skënder Kosova, 252. Sali Hoxha, 253. Stavri Madhi, 254. Sabri Bebeti, 255. Skënder Backa, 256. Skënder Baftjari, 257. Sabri Hoti, 258. Sylejman Maloku, 259. Serafin Meçe, 260. Sotir Vullkani, 261. Stavri Naçi, 262. Selman Vishocica, 263. Stefi Trebicka, 264. Siri Çarçani, 265. Sotir Xheka, 266. Spiro Xhai, 267. Subi Bakiri, 268. Sotir Mero, 269. Salo Petroshati, 270. Sotir Spiro, 271. Selim Alimerko, 272. Sami abazi, 273. Spiro Lame, 274. Sali Bundo, 275. Skënder Myftari, 276. simon Stefani, 277. Sulo Gradeci, 278. Skënder Tashollari, 279. Skënder Breca,
280. Shefqet Peçi, 281. Shemsi Totozani, 282. Shim Kolli, 283. Shuap Panariti, 284. Shyqyri Kusi, 285. Shkëlzen Bajraktari, 286. Shkëlqim Zaloshnja,
287. Tasi Marko, 288. Tamaz Beqari, 289. Tamaz Nepravishta,
290. Thoma Karamelo, 291. Thoma Fisniku, 292. Thoma Nako, 293. Thoma Napo, 294. Thanas Caku,
295. Vaske Koleci, 296. Veli Hoxha, 297. Vasil Milo, 298. Vaskë Afezolli, 299. Vangjo Mitrojorgji, 300. Vangjel Pecani, 301. Vilson Pecani, 302. Vaniamin Martini, 303. Veli Bakiri, 304. Vaskë Dimoshi,
305. Xhule Ciraku, 306. Xhevdet Gavoci, 307. Xhavit Struga, 308. Xahvit Miloti, 309. Xhafer Ramadani, 310. Xhemal Selimi, 311. Xhafer Pogaçe, 312. Xhako Bubësi,
313. Zoi Themeli, 314. Zylfi Saliu, 315. Zyhdi Aga, 316. Zajë Hysa, 317. Zihni Muço, 318. Zef Lokja, 319. Zoi Shkurti
Shenim: Keta emra u moren nga “arkivat e gjalla”, nga kujtesa e disa ish te burgosurve politike. Ata qe kane qene ne “ferrin komunist” dhe kane mbijetuar, le t’i bejne te njohur emrat e xhelateve, te torturuesve dhe te shkaktareve te vuajtjeve fizike e shpirterore te ytre dhe te shokeve qe nuk jetojne me. Ne kete liste, nuk jane pasqyruar te gjithe personat qe kane punuar ne organet e diktatures, qe kane marre pjese ne perndjekje, hetime, gjykime, ekzekutime per motive politike dhe qe gjate detyres se tyre, kane ushtruar dhune dhe tortura. Sigurisht, numri i tyre, gjate diktatures komuniste 45-vejçare, ka qene disa mijra dhe jo sa botohen ne kete liber. Koha e vdekja e nje pjese temadhe te te persekutuarve politike, ka bere qe shume emra persekutoresh, t’i mbuloje pluhuri i harreses.
Marre nga libri “Gjemat e Komunizmit ne Shqiperi” i Agim Musta | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Thu Jul 24, 2008 7:25 pm | |
| Disa Nga Personalitetet E Shquara Te Masakruar Nga Diktatura Komuniste
Nga librat " Mjerimi pafund" dhe "Gjëmat e komunizmit" të Agim Mustës, po shkëpusim disa prej emrave të personaliteteve të shquara të kombit, madje edhe peronalitete te huaja me famë botrore, që i masakroi kompleksi i inferioritetit dhe etja karrieriste e fronit të antintelektualit patologjik Enver Hoxha. Kaq i urrente intelektualët elitarë, sa shdërrohej edhe në sadist, për ata që kishin mbetur gjallë, duke mos u ngopur me dënimin e tyre me burg apo internim., por edhe duke i torturuar, sa disa prej tyre kanë vdekur në duart e xhelatëve që i masakronin. Me një kënaqësi sadisti sillej edhe me të tjerët që i zbriste në shkallët e ulta të piramidës, apo i emëronte në punët më ordinere, siç bëri me personalitetin e shquar Sejfulla Malëshova, duke e punësuar në një magazinë dhe duke ndërsyer zagarët e tij që ta, survejonin, tallnin, poshtëronin edhe kur u bë plak dhe ecte me shkop. Ja, disa nga personalitetet e shquara që i burgosi dhe vrau Enver Hoxha,sadisti i intelektualëve: ARQILE TASI, diplomuar për letërsi në SHBA. Ish drejtori i Bibliotekës Kombëtare. Vdiq në burgun e Burrelit, më 1957. XHEVAT KORÇA,‑ diplomuar në Austri për histori. Ish ministër i arsimit. Vdiq në burgun e Burrelit, më 1955. GJERGJ KOKOSHI,‑ diplomuar për filozofi në Itali. Ish ministër i arsimit. Vdiq në burgun e Burrelit, më 1960. MIRASH IVANAJ,‑ ish ministër i arsimit, diplomuar për letërsi në Itali. Vdiq në burgun e Tiranës, më 1954. HETEM HAXHIADEMI,‑ diplomuar në Austri për shkenca politike. Tragjedian i njohur i letërsisë shqipe. Vdiq në burgun e Burrelit, më 1964. XHEVIT LESKOVIKU,‑ diplomuar për Shtamadhori në Turqi dhe Gjermani. Ish shefi i Shtabit të Shtamadhorisë në kohën e Monarkisë. Vdiq në burgun e Burrelit, më 1958. SELAUDIN TOTA,‑ diplomuar për fizikë bërthamore në Itali. Ish deputet. Ekzekutuar, më 1947. SABAHETE KASIMATI,‑ diplomuar për shkenca biologjike në Itali. Ekzekutohet, më 1951. MUSINE KOKALARI,‑ diplomuar për letërsi në Itali. Krijuese e PSDSH, më 1943. Vdes pas 38 vjetësh në internim. Autore e disa librave. ENGJËLL ÇOBA,‑ diplomuar për jurist në Itali. Vuajti 25 vjet burg. VISARIAN XHUVANI,‑ kryepeshkop i Kishës Ortodokse Shqiptare. Diplomuar për teologji në Athinë. Vdiq më 1965, pasi vuajti 25 vjet burg. PATER MESHKALLA,‑ diplomuar për teologji në Itali dhe Poloni. Ish drejtori i gjimnazit françeskan në Shkodër. Poet e prozator. Vdiq pasi vuajti 30 vjet burg. HAFËZ ALI KORÇA, diplomuar për teologji në Turqi. Publiçist dhe autor i disa librave me përmbajtje fetare dhe filozofike. I burgosur dhe i internuar. Prof. Dr. LOCI, një ndër kirurgët më të dëgjuar dhe të shquar në Itali dhe Evropë. Ekzekutohet, më 1946. Prof. Dr.. ZUBER, gjeolog me famë boterore, me origjinë polake. Zbuluesi i vendburimeve të naftës në shumë vende të botës. Në Shqipëri ka zbuluar disa vendburime nafte në Kuçovë dhe Patos. Vdes nga tortuarat në burgun e Tiranës, më 1947. dhe lista vazhdon.. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Thu Jul 24, 2008 7:30 pm | |
| 21 maj 1984. Masakra komuniste e Qafë-Barit!
Ishte një ditë e bukur maji. Qielli i pastër, dielli akoma nuk kishte dalë të ngrohte këtë skëterrë, dhe pse ora ishte 10-11 e ditës. Ky ferr, i zgjedhur nën kujdesin e komunisto-sigurimsave, ishte zbuluar me anën e fluturimeve të helikopterëve të Ministrisë të Punëve të Brendshme. Qafa e Barit, ishte një përrua i thellë. Nga të katër anët e rrethuar me male të larta. Mbi këto male vegjetonin pishat e larta shekullore. Dukeshin se bënin garë njëra me tjetrën, të shkonin sa më lart që mund të shikonin rrezet e diellit. Kërkonin ajër e dritë që të jetonin. Ajo dritë e ato rreze dielli, për ne skllevërit ishin të pa mundura të na ngrohnin. Ky përrua-ferr, vetëm kur ishte dielli në zenith mundet të depërtonin këto rreze që futeshin si shigjetë midis degëve të pishave. Në fundin e këtyre maleve buzë një përroi ngriheshin karakollet e ushtarëve, që vigjilonin natë e ditë, "armiqtë e popullit" e të partisë. Këto truproje kishin përballë 4-5 rrethime me tela me gjëmba me mbi 5-6 m lartësi. Çdo shtyllë që mbante telat e rëndë, kishte 3-4 llamba ndriçimi. Më pas, shtrihej një rrjetë me tela me gjemba në lartësinë 50-60 cm. Mbas këtij rrjeti ishte një fije teli ku vareshin mijëra kanaçe për gjatë rrethimit. Kur frynte era, apo kalonte ndonjë mace "gabimisht" aty dëgjohej një kor shurdhues i kanaçeve që përplaseshin njëra me tjetrën. Këtë zhurmë rrënqethëse e mbyllte ulurima e ushtarit, britma, "ndal kush kalon" zhdukej në nën shulin vdekjeprurës të kallashnikovit. E gjithë kjo britmë, e përforcuar nga kërcitja e armës jehonte nën pishat e larta e të qeta. Mbas kësaj rrjete teli me gjemba në distancë 4-5m më në brendësi ishin disa tabela me mbishkrimin: "zonë e ndaluar" që do të thoshte, po t'i drejtoheshe atyre tabelave...aty vigjilonte vdekja. Disa metra më në brendësi, rreth 20-30 m ngriheshin godinat e këtij ferri. Në faqen e murit qëndronte një tabelë shkruar me të kuqe: "Kampi i riedukimit", pak më anash një tjetër thënie: "Partia kërkon nga ju të dënuar, të rehabilitoheni nëpërmjet punës. Kur të dilni të ndërtoni socializmin". Jo më shumë se 100 m largësi ishte një shpellë e zezë ku futeshim ne, me turne, për të nxjerrë mineralin nën kërcënimin e drurit, për nomenklaturën e kuqe. E gjithë sa përshkrova më sipër, kjo skenë e frikshme dhe vdekjeprurëse një ditë të bukur u vu në përdorim. Mban dt. 21 maj 1984. Ora nuk mund të ishte më shumë se 9 e mëngjezit. Ky skenar i përgatitur nga regjizorët e Ministrisë të Brendshme u vu në skenë nga një vagabond, hajdut autobuzash, një i dalë nga makarenko, e thërrisnin shef policie. Ky e mbante kapelen rrasur në kokë, streha mezi lejonte sytë provokues t'i dukeshin. Asnjë i dënuar, nuk guxonte ta shikonte drejt në sy, kur ky futej në këto ambjente. I shoqëruar nga dy policë anash, bënte disa xhiro nëpër kamp. Kur ndalej afër ndonjë të dënuari, ose kur thërriste emrin e ndonjërit nga ne, personi ndalej me shikimin nga shefi. Ky bënte një lëvizje të lehtë të kokës, që do të thoshte të futej në "zyrën teknike". Atje të rrihnin mirë e mirë, aq sa duhet të delje këmbë e duar, ose i mbajtur pas murit. Kjo ishte masa e sasisë të rrahjes. Nuk "lejohej", as nuk kishte ndodhur që ai që futej në këtë "zyrë" të delte me këmbët e veta. Një nga shokët tanë nuk kishte mundur dot ta bënte "normën operative". Kur u kthyem nga turni i tretë, (atje ishte bërë rregull që kush nuk bënte normën e detyronin të qëndronte 3 turne në galeri, pa bukë) polici i turnit që ishte me ne, i tha atij të turnit të parë, merre atë të dënuar, s'ka bërë normën. Aty u mblodhën shokët dhe patriotët e tij dhe nuk e lejuan djalin të shkonte prapë në punë. U futëm në kamp, hëngrëm supën e mëngjezit, vajtëm për të fjetur. Më kishte zënë gjumi, kur dëgjoj çangën, binte pa pushim, polici thërriste sa i hante gërmazi: "të gjithë të dënuarit në mencë". Dola jashtë me vrap, pashë se ishin shumë policë përpara fjetores. Thërrisnin shpejt, shpejt në mencë. U futëm të gjithë brenda. Komandanti tek dera thirri: kush të dëgjojë emrin të dalë jashtë, mos kundërshtoni, është në dëmin tuaj. Kuptova se diçka kishte ndodhur. Pyes një shok që e kisha në krah. Çfarë ka ndodhur, pse gjithë këta policë?- Bedri t'i ishe në gjumë. Policia u përpoq ta nxirrte në punë me forcë Nuen, shokët nuk e lanë. U bë një rrëmujë, u goditën policët me të dënuarit. Dolën jashtë, morën përforcime, tani ja siç e sheh. Asnjë i dënuar nuk po lëvizte për të dalë jashtë. Komandanti vazhdonte emrat. Afrohem tek Sokoli, ishte i pari në listë, e pyes çka ndodhur, ma shpjegoi. U ngrit në këmbë, foli me Tomën. Hajde të dalim, mos bëhet më keq puna. Kur dilje tek dera të lidhnin. Doli Nuja, e lidhën, filluan ta qëllojnë me shkelma e grushta. Policia mbylli derën. Ngelëm brenda, jashtë hanin dru. Toma qe i pari që shqeu derën. Dolëm jashtë, u përleshëm, policia u mund. La kapelet për tokë. Vrapuan të gjithë jashtë rrethimit. Oficeri i rojës për t'i ndalur të dënuarit që po ndiqnin policinë, rrëmben automatikun dhe hapi zjarr brenda në kamp. Qëlloi një të dënuar. Mesa më kujtohet Kostandin Gjordeni e quanin, nga Durrësi. U përforcuan vendrojet, u vendosën mitraloza. Familjarët përballë kampit lanë çdo gjë, morën përpjetë pishat. Mbërritën çetat vullnetare të armatosura, të gjithë në rresht me armë në dorë. Prisnin urdhër. Makinat që vinin të merrnin mineralin (brenda kampit) i kthyen bosh. Ne rrinim dy e nga tre të ulur. Isha ulur afër të ndjerit Sokol, dhe të ndjerit Tom. Bisedonim, prisnim se çdo ndodhte. Komandanti nga jashtë rrethimit lexonte një listë me emra të dënuarve. Dorëzohuni, kush dëgjon emrin. Do e zgjidhim këtë keqkuptim, mos e rëndoni veten. Lista fillonte, mbaronte, fillonte prapë nga e para. Askush nuk lëvizte për t'u afruar tek rrethimi i parë për t'u dorëzuar. Dëgjohet një zhurmë avioni, ja përmbi majën e pishave u duk helikopteri, bëri 2-3 xhiro përmbi kamp, diku u ul. Filluan makinat me sirenat e tyre, ifat plot me ushtarë e civilë të armatosur. Zunë pozicion nëpër truproja, i hoqën ushtarët nga vendshërbimi, i zëvendësuan me oficerë të veshur, të shoqëruar nga 3 civila. Ata që u futën në komandë mbas disa minutash dolën jashtë. Njëri nga ata hipi në truprojën që ishte afër komandës, ngriti dorën, shikoi me sa kuptohej orën. I foli komandantit të kampit, mos e lexo më listën. Qetësi, të gjithë ulur e të shpërndarë në atë copë shesh përpara mencës, prisnim se ç'do ndodhte. I dërguari nga ministria e theu heshtjen. Të gjithë oficerët që janë në truproje dëgjonin me kujdes. Armëëë mbush! U dëgjuan kërcitjet e shuleve. Gatiiii.... Drejtohet nga ne, dëgjoni këtu o armiq të popullit. Keni kohë vetëm 5 minuta, po të jeni burra, mos u dorëzoni, do ta shihni me sytë tuaj se çfarë do bëhet me juve. Urdhëroj komadantin, fillo me listën! Në këtë çast Sokoli i drejtohet Tomës. Hajde të dorëzohemi, mos marrim më qafë të gjithë të dënuarit e tjerë. Këta të vrasin. Shiko të gjithë me armë të drejtuar nga ne. Presin vetëm fjalën "zjarr". Sokoli i pari, i ndjekur nga Toma u nis, u përshëndet me ne. Vëllezër mirëupafshim në atë botë, na e bëni hallall. U afruan tek rrjeta me tela me gjëmba, futi duart në një nga kuadratet e telave. Matanë një civil me një grumbull oficerësh bënte lidhjen e duarve. Mbasi i kyçën, i futën në një dhomë aty afër që quhet dhoma e takimit. -Akti i parë- Plot katërmbëdhjetë emra. U futën policia bashkë me civilët me nga një dru në dorë. I rrahën saqë kur i ngarkuan në një makinë të zbulur i kapnin për koke e për këmbe, i hidhin në karroceri. Vetëm ulurima, britma e rënkime dëgjoheshin. Makina u nis, për ku, një Zot e dinte. U dha urdhëri. Të gjithë sa jeni oficerë, sampista, ushtarë, civila futuni brenda në kamp. -Akti i dytë- Thirrën një ish oficer ushtrie, Sandër Sokoli e quanin. Në atë copë oborr "gladiatorët" mbasi e rrahën për vdekje e lanë shtrirë. Nuk patën besim se mund të vdiste, thërriste aq shumë nga dhimbjet saqë vetëm pishat përreth e dinë se sa rënkonte, thërriste nga që i dhimbte shpirti. Komunisto-sigurimsat vendosën që të mos e dëgjonin zërin e kësaj viktime. E gjetën zgjidhjen. Filluan prapë "betejën", britmat u shtuan, saqë po çanin qiellin. Ne përreth dridheshim nga frika. Prisnim radhën. Një sigurims, me sa dukej më "specialist" se të tjerët e bëri të pushonte së thirruri. "Gladiatorët" e lanë drurin, e morën dhe e palosën më dysh, mbas 4-5 ulurimash ra qetësi, nuk dëgjohej as zhurma më e vogël. Sandër Sokoli dha shpirt. Gjaku vazhdonte t'i rridhte nga plagët. Shpëtoi një herë e përgjithmonë nga barbarët. Dikush mori altoparlantin dhe vazhdoi. Turni i dytë në mencë. Hani se do shkoni në punë, ka ndonjë që s'do të dali në punë? U futëm në mencë, por askush nuk e preku bukën nga tmerri. Doli turni në punë. Filloi një listë tjetër të lexohej, ishim dymbëdhjetë të dënuar, na futën në dhomën e takimeve aty ku ishin ata 14 të parët që i hoqën me makinë. Ç'të shihje aty, pa ekzagjerim, dyshemeja e dhomës ishte mbuluar me gjak, muret të spërkatura nga gjaku në çdo vend. Drutë prej ahu të lyera me gjak, filluan vallzimin në shpinën tonë. Na përplasnin për muri, duke fshirë duart e tyre me gjak, në fytyrë e trupin tonë. Shumë nga të dënuarit e kaluan këtë dhomë të gjakosur. Kjo gjendje zgjati gati 10 ditë. Punë në galeri, dru në kamp. -Akti i tretë- Një ditë na mbledhin në mencë, kishin ardhur nga Dega e Pukës. Të gjithë të inatosur, por njëkohësisht në fytyrat e tyre lexohej dhe një gëzim dhe e qeshur. Dëgjoni o armiq. Komunikim. Gjyqi i atyre trimave u zhvillua. Sokol Sokoli (Zefi) dënohet me vdekje, pushkatim. Tom Ndoja, dënohet me vdekje, pushkatim. Të tjerët morën dënime të ndryshme. Kaq kishim, shpërndahuni, kush të dojë le ta provojë me ne, se dhe ju plumbi ju pret. Kjo gjëndje vazhdoi deri më 5 korrik 1984. Nga terrori që vazhdonte në kamp, ishte e pamundur që të ktheheshe nga galeria pa bërë normën. Në dt. 1 apo 2 korrik shëmbet galeria. Zë ndën vete dy të burgosur. Një nga Vlora, tjetri nga Kolonja. Pas tre ditesh nxjerrim kufomën e parë. Tjetri ishte më vështirë, duhej hequr shumë material, mali shëmbej vazhdimisht. Ishte 5 korriku, unë bashkë me 10 të dënuar të tjerë mbas një druri të mirë na lidhën, na hipën në një zis, na lidhën dhe me spontin e makinës. Na transferuan në një rreth tjetër të ferrit, quhej Spaç. Këtë maj mbushen 22 vjet që trupat e Sokol Sokolit, Tom Ndojës nuk dihet se ku i hodhi dora gjakatare e prokurorit e xhelatëve të tjerë. Thonë që janë pushkatuar në Shkodër. Për të ndjerin Sandër Sokoli dihet vetëm që u vra në mes të kampit. Kaq. Një gjë është e sigurt, ata janë akoma pa varr. Hë drejtësi? si thua? A do fillosh ta thuash fjalën tënde? Apo s'ka ardhur koha? BE, doli me një rezolutë për dënimin e krimeve të komunizmit. E gjithë sa më sipër nuk është përrallë. Kështu ka ndodhur... | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? | |
| |
| | | | Kush ka qenë Enver Hoxha? | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |