Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES

Shko poshtë 
+25
Shqipetariveriut
Demoni
dezertori
feratkoca
anila
njonidrenica
Kushtrimi86
cuni
MUHAMETII
Anna
zeriatdheut
Orfe@
Ago Muji
Beton
Guximi
murturi
Mergimtari
luan mreti
Kosovarja
USHTARILIRIS
xhavo_
eri M
E_Bukura
rolling
Leka i Madh
29 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
AutoriMesazh
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES   ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES - Faqe 2 EmptyWed Jun 25, 2008 3:50 pm

xhavo_ shkruajti:

Nëse ata e quajn kolonializem klasik praninë
ndërkombtare ne Kosovë, atëhere kujt po ia drejtojnë
ato kërkesa te drejta? Prap në mënyre indirekte, po
nga keta nderkombtar, po kërkojne qe te na e pranoj te
drejten per vetevendosje te plote.
Mirpo fatekeqesisht nje vetevendosje e tipit alla
Kurti, une shpreh bindjen se do ta shkaterronte
Kosoven nga rryma te ndryshme politike dhe te
interesit. Edhe sikur te hiqte dore Serbia nga Kosova
menjeher pas luftes dhe te mos kishte prani
nderkombtare ne Kosove, lufta civili ka qene e
pashmangshme ndermjet rugovisteve dhe thaqisteve, edhe
e ndonje rryme apo klani tjeter. Ndarja ka qenë aq e
thellë saqe ka sjellur edhe tek disa vrasje politike
ne vitet e para pas luftes. Populli ka qenë
tmerresisht i politizuar dhe njekohesisht i armatosur.
Per kete arsye kryesore (konflikte te brendshme) dhe
shume arsye tjera (te jashtme), prania ndërkombtare,
qofte edhe koloniale, është shumë e domosdoshme. Ky
eshte nje fat paradoksal historik. Duhet ta kerkosh
nje kolonializim me te butë (UN, EU) per t'i ikur atij
te keq (Serbisë) dhe turpësisë se brendshme (ndarjes
se thelle ne momente me te veshtira).

Unë e çmoj shumë vullnetin e "vetvendosjes" per te
hecur me hapa te shpejt edhe per ta kapercyer
historine me apirata te drejta, mirpo keto kerkesa
qëndrojnë mes ideales dhe dobësisë sonë si komb.

Ah, sa keq per ju ore Xhavo, e paskeni perbrendesuar gjer ne qelizat e fundit propaganden neokolonzatore te UNMIK - ut, i cili pranine e vet te padrejte rreket qe ta paraqese me cdo kusht si te nevojshme! Tipike per nje pushtues neokolonizator. Cdo pushtues neokoloniztor meton qe ne mesin e popullsies se sunduar te perhape paragjykime kinse populli eshte i paqytetaruar dhe se nevojitet vetem dora e pushtetit per tu 'qytetrurar'. Me kete UNMIK u nuk eshte gje tjeter vecse nje pushtet qe ushtron njefare aparteidi dhe diskirminimi ndaj popullit shqiptar.

UNMIK - u ka krijuar nje klase te veten sherbyesish (partite politike). Keto parti politike jane polikisht te kontrollueshme dhe te shantazhueshme. Ato dosjet i kane te mbsushura me tarafe e korrupsion. UNMIk - u ia ke ne dore keto dosje, dhe kesisoj i shantazhon partite ne menyre te perhershme.

Me kete UNMIK - u meton qe te krijoje ne popull nje paragjykim shkretan sikur gjoja ne nuk dikemi te udhehiqemi me veteveten. Shpeshhere, plot njerez budallenje thone: 'Ma mire UNMIk - u sesa keta politikane qe nuk dine te udhehqein'.

Populli shqiptar t'i te udheheq me veteveten, por pengesa me e madhe eshte gjellimi i UNMIK - ut i cili po na e mohon vetevendosjen e brendshme.

Mire e pat marre nje shembull nje mik imi. Dhe ja po e citoj:


Madje, një mik im i vyer e
parodizonte kësisoj misionin europian: ‘Ujku i kullufiti delet në
vathë, pse u maskua si tebdil duke u ngjyer me miell të bardhë si
ngjyra e deleve. Por, prapë ai mbetet ujk delëngrënësi.


Urdhëro e shkundja miellin (demaskoje) këtij misioni; do të gjeni aty një ujk që lëshon jargë nga goja e tij gjakatare (Serbia).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Mohimi i historisë nga krerët e institucioneve të Kosovës!   ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES - Faqe 2 EmptyTue Jul 29, 2008 3:53 pm

Pavarësia e Kosovës urgjentisht do duhej bazuar para së gjithash në historinë dhe të drejtën tonë dhe kurrsesi vetëm në miqtë aktualë ndërkombëtarë. Thjesht, për hir të së ardhmes sonë të afërt e të largët, duhet ndërprerë sa më parë kjo histori e çuditshme që po përjeton historia jonë.

ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES - Faqe 2 Albin_11
Shkruan: Albin KURTI

Prishtinë, 27. 07. 2008


Secili nga ju që filluat ta lexoni këtë shkrim jeni më të moshuar se UNMIK-u. UNMIK-u është vetëm 9 vjeç. Pra, si një kalama aty diku nga klasa e tretë e shkollës fillore. Analogjia përfundon këtu. UNMIK-u nuk sundon si një kalama. Neve të sunduarve prej tij UNMIK-u na konsideron kalamaj. Kështu ai i ka hapur të dy krahët e portës për sundim jodemokratik mbi ne. Krahu i djathtë i portës: duke na trajtuar si të mitur ai s’na e lejon vetëqeverisjen e vërtetë; të miturit nuk janë të zotët e vetes së tyre andaj të rriturit marrin vendime për ta. Krahu i majtë: duke na trajtuar si të mitur ai na e mohon të kaluarën tonë të gjatë; të miturit nuk kanë histori dhe e vërteta e tyre mbetet të definohet.

Megjithatë, kalamajtë rriten, apo jo? Le të presim edhe pak, koha e bën të veten, së shpejti do të bëhemi të rritur edhe ne. Vitet kalojnë dhe sakaq bëhemi të moshës madhore! Nuk është bash kështu. I kemi politikanët në krye të institucioneve dhe partive kryesore që kujdesen për trajtimin tonë prej kalamajsh. Nga këta dy krahë të hapur që e mundësojnë dhe përligjin sundimin e huaj, sidomos ky i majti, është më i dhimbshëm dhe më i dëmshëm. Simptomë e theksuar e kësaj është hapja e dilemës se kush jemi në kohën kur gjithnjë e më pak kemi. Në kohën kur s’kemi integritet territorial, sovranitet dhe as kontroll të resurseve natyrore, në kohën kur kemi rritje të varfërisë, papunësisë dhe të çmimeve, përkundër pavarësisë së shpallur e të njohur, lulëzojnë debatet mbi atë se kush është shqiptar e kush kosovar, se kush është rom, egjiptas apo ashkali, se kush është mysliman i vërtetë e kush edhe më i vërtetë se aq, se a jemi kështu apo ashtu etj. etj.


Mohimi i historisë kolektive i zmbraps njerëzit në introspeksion identitar. Pakënaqësia e tyre politike, sociale dhe ekonomike pëson zhvendosje drejt çështjeve kulturore, etnike dhe fetare. Hiperbolizohen diferencat dhe promovohet diversiteti për ta mbytur universalen dhe për ta zhbërë solidaritetin. Nëse historia megjithatë nxjerr nganjëherë krye si një „rikthim i së ndrydhurës“ atëherë sillet në skenë diskursi i të qenit politikisht korrekt, me ç’rast ndërkombëtarët e UNMIK-ut kërkojnë version të balancuar të historisë që i përfshin “perspektivat e të gjitha palëve”. Vetja historike lejohet të shfaqet vetëm në suazat e shumësisë së rrëfimeve që ushqejnë dallime dhe kriza identitetesh. Ndërkombëtarët, si zakonisht, vetes ia ndajnë arbitrarisht rolin e ndërmjetësuesit që është veçse një eufemizëm më i durueshëm moralisht për sundimin e vazhdueshëm të tyre mbi neve. Duke e shpërfillur të kaluarën tonë na mbajnë të bllokuar në të tashmen, para një të ardhme siguria e së cilës qëndron në proporcion të zhdrejtë me dobësinë tonë. Madje, njerëzit dekurajohen për të trajtuar e diskutuar historinë, duke e paragjykuar atë si diçka të mërzitshme dhe të shkuar, kur dihet se pikërisht studimi dhe analiza e historisë ndërgjegjëson njerëzit për interesat gjeostrategjike të fuqive të mëdha e të vogla nëpër epoka të ndryshme, dhe i ndihmon ata në definimin dhe angazhimin për interesin e tyre në të tashmen dhe të ardhmen. Në çdo aspekt dhe ndërmarrje të tyren, ndërkombëtarët që qeverisin me Kosovën, aludojnë dhe sugjerojnë të mos përfillet historia, duke u kujdesur kësisoj që populli i Kosovës të mos bëhet asnjëherë një “Ne” subjektive, por gjithnjë të mbetet vetëm një “Neve” e objektifikuar.

Për ta kuptuar se si krerët e institucioneve të Kosovës janë agjentë të mohimit të historisë më së miri shihet në tekstin e Deklaratës së Pavarësisë dhe në atë të Kushtetutës së Kosovës. Dy historianë, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi, e shporrin historinë e Kosovës, kurse juristi Fatmir Sejdiu e legalizon këtë duke i dhënë formën e duhur juridike. Në Deklaratën e Pavarësisë fjala histori figuron dy herë dhe atë kur flitet për të ardhmen:

- së pari, kur flitet për të ardhmen tonë në familjen evropiane; dhe,

- së dyti, kur flitet për marrëdhëniet historike me Serbinë “të cilat synohet që të zhvillohen edhe më tej në të ardhmen” (gjithsesi pa përmendur këtu se si në këto marrëdhënie Serbia ka marrur toka e Kosova ka dhënë njerëz).

ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES - Faqe 2 Kosovo10
· Foto historike: Tre krerët e institucioneve(Hashimi, Jakupi e Fatmiri) gjatë aktit „historik“ të nënshkrimit të „Deklaratës së Pavarësisë“…!


Në Preambulën e Kushtetutës së Kosovës fjala ‘histori’ nuk përmendet fare, kurse në pjesën e mëtejme vetëm një herë te Neni 122 (Përdorimi i Pasurisë dhe Burimeve Natyrore), në një vend që praktikisht i hap rrugë ligjit të ‘eksterritorialitetit’. Se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës e ka përjashtuar historinë e këtij vendi kemi mundur ta kuptojmë vetëm duke shikuar seancën e Kuvendit të 17 shkurtit në televizor pa e dëgjuar fare Hashim Thaçin tek e lexonte atë. Nënshkrimi i Deklaratës së Pavarësisë u bë në një copë letër të trashë e të zhubrosur që i ngjante papirusit dhe asisoj dukej e lashtë, dukej që disi i takonte historisë pikërisht pasi që ajo ishte përjashtuar. Atë ditë, thjesht, nuk u honeps historia e një populli për hir të një së tashme televizive shumë të ngushtë, që i zinte vetëm disa veta. Nëse i pyet ndokush për tërë këtë gjë, atëherë sigurisht që dy historianët dhe juristi nuk e pranojnë se e kanë përjashtuar historinë atë ditë ose ndonjë tjetër. Skizma “gjuhë e folur”–“gjuhë e shkruar” përputhet me ndarjen publike-zyrtare të tyre. Ata një gjë u thonë gazetarëve publikisht e krejtësisht tjetër gjë shkruajnë e nënshkruajnë në dokumentet zyrtare që përcaktojnë jetërat e njerëzve pastaj.

Nëse dikur determinizmi historik i socializmit bënte që të flitej për përmbushje të historisë dhe jo për bërje të saj (me ç’rast historia i bënte politikanët dhe jo anasjelltas), sot kemi perversionin e kundërt: flitet për bërje të përditshme të historisë nga ana e politikanëve (datë, vizitë a takim historik!), por të cilët s’arrijnë të përmbushin as premtimet më të thjeshta dhënë qytetarëve para zgjedhjeve. Të preokupuar me lavdinë e dëshmorëve të rënë që këta duan ta kalojnë duke mbetur gjallë sigurisht, dy historianët dhe juristi e përmendin aq shumë këtë predikatin “historike” kudo që ata marrin pjesë. Po këta politikanë gjatë negociatave me Serbinë për Kosovën, çështjen e Kosovës e patën shkëputur plotësisht nga historia e popullit të saj. Për pasojë, rreth Kosovës as sot e kësaj dite nuk diskutohet me gjuhën e drejtësisë dhe parimeve, por vijon pazari ku flitet për oferta dhe kërkesa. Në vend se pavarësia (e Kosovës) të jetë rezultat i vetëvendosjes (së popullit të saj) në zemër të së cilës ndodhet dekolonizimi, pra korrigjimi i historisë së agresionit, okupimit dhe shtypjes, pavarësia – në një të ardhme pas jo shumë vitesh kur e tashmja do jetë histori e afërt – rrezikon të cilësohet veçse si produkt i raporteve të caktuara momentale të faktorëve e organizatave të fuqishme ndërkombëtare.


Gjithmonë shqiptarët e Kosovës, por edhe shumica e opinionit publik botëror, kanë gjykuar me të drejtë se e drejta është në anën e popullit të Kosovës pikërisht për shkak të historisë, kurse mundësitë dhe fuqia janë në anën e Serbisë. Sot, me këtë mohim të historisë sonë (e vetmja gjë që mbase mund të ketë përmasa historike në krejt këtë situatë), jemi vetëm gjysmë hapi larg që pavarësia e Kosovës të nis të gjykohet si rezultat i fuqisë sonë (ndërkohë që ne realisht s’jemi të fuqishëm), kurse historia, dhe me këtë edhe e drejta, t’i dhurohen Serbisë. Është gabim fatal të besohet se me Serbinë kemi mbaruar punë – më parë punët me Serbinë vetëm sa vijnë duke u ndërlikuar. Pavarësia e Kosovës urgjentisht do duhej bazuar para së gjithash në historinë dhe të drejtën tonë dhe kurrsesi vetëm në miqtë aktualë ndërkombëtarë. Thjesht, për hir të së ardhmes sonë të afërt e të largët, duhet ndërprerë sa më parë kjo histori e çuditshme që po përjeton historia jonë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES   ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES - Faqe 2 EmptyTue Jul 29, 2008 7:18 pm

Nuke kemi nevj per kpije sepse i kemi ne kompjuter te shkrara edhe n e i lexojm keta per Abin Kurtin shkruaj qa tin per Albinin mos u zhgaravit me kopije nee ke dicka qe ke mare nga UDB e joe per Abinin thuaje mos vono se ti je nje dyftyrsyje qe njeher flet myre tani kthehesh flet zij e ma zije ateher nxire lekure tuaj mos u mshef thuaj cfar ke e dine per Albin Kurtin ketu lene te kuptojme qe ti je nje njeri i dishymt me ftyren e dreqit por nuk te shkon Kngulli gjithmone mbi uje haaahahaaaha
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhavo_
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
xhavo_


Male
Numri i postimeve : 782
Registration date : 20/03/2008

ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES   ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES - Faqe 2 EmptyTue Jul 29, 2008 11:55 pm

Leka i Madh shkruajti:
xhavo_ shkruajti:
Mua me vie keq se ne shqiptaret kur simpatizojm dikend, ne nuk ia thomë as te miren as te keqen në mënyre te kulturuar. Kritikat i avancojnë idetë e konceptet.
Levizja "vetëvendosje" eshtë levizje populiste dhe sipas këtij koncepti thuhet se çdo kerkesë del nga populli, çka ne fakt unë nuk pajtohem, sepse populli është nocion i papërcaktuar, i shpërbëre, jo kompakt. Idetë dalin nga individet apo elitat, ndërsa populli jep vetëm legjitimitetin, varësisht nga niveli i zhvillimit.


Oooo, uve c'filozofira te thata po na qendiskeni z. Elitar. Populli nuk eshte nje nocion i nje mase te papercaktuar dhe jo kompakte sic cucurisni ju, kete e thone vetem ata teoricien qe predikojne elitarizmin duke perjashtuar keshtu levizjet e drejta te masave popullore. S'po ta them kush e ka thene por po ta them si e ka thene nje njeri i mencur:

'Historia dhe zhvillimi njerezor eshte si bujqesia: ushqimin e merr nga luginat e jo nga majat'. Dhe une te njejten ta them: levizjet e vetme te perparimit njerezor vine vetem mga masat popullore dhe jo nga elitat. Eshte e kunderta, vendimet historike zhdrivillohen nga populli kurse elitat vetem ua vendosin vulen.


Nocioni më i keqperdorur në historinë politike është "populli". "Në emër te popullit", "për popullin" etj. këto janë parulla te individeve, por jo te popullit, te cilët për qellime te caktuara politike i kanë përdorur për të legjitimuar veprimet e tyre, në kohen kur nuk e kanë pyetur aspak popullin, me kurrfar sondazhi, ankete apo referendumi. Në këtë rast, populli ka qenë mendja e tyre. Madje shumë nga këto gjëra janë kthyer "në emër të popullit" kunder po te njejtit popull. Edhe individet dalin nga populli dhe janë pjesë e tij, mirpo politiken e përcaktojnë elitat, grupet e interesit politik, klanor apo kombetar ose individet (nëse ke dëshirë te thuhet ashtu).

Hajde po e marrim shembull qe Albin Kurti e hedhi poshtë qeverinë dhe e morri pushtetin. Masat e popullit janë te pakontrollueshme dhe problemi kryesor i "Vetëvendosjes" në atë moment do të ishte t'i fuste nën kontroll simpatizantet e vetë te entuziazmuar.

çdo kund, për një levizje te caktuar shahu, përpiqet te bindet një numër i caktuar individesh me influencë dhe te entuziazmohet shumica.

Nëse ti nuk bindesh për këtë, unë po te pyes kush po e bën politiken në Kosovë apo kudo në botë? Është diçka tjetër ajo që është, e diçka tjetër ajo qe do te duhej te ishte!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES   ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES - Faqe 2 EmptyWed Jul 30, 2008 4:39 am

zeriatdheut shkruajti:
Nuke kemi nevj per kpije sepse i kemi ne kompjuter te shkrara edhe n e i lexojm keta per Abin Kurtin shkruaj qa tin per Albinin mos u zhgaravit me kopije nee ke dicka qe ke mare nga UDB e joe per Abinin thuaje mos vono se ti je nje dyftyrsyje qe njeher flet myre tani kthehesh flet zij e ma zije ateher nxire lekure tuaj mos u mshef thuaj cfar ke e dine per Albin Kurtin ketu lene te kuptojme qe ti je nje njeri i dishymt me ftyren e dreqit por nuk te shkon Kngulli gjithmone mbi uje haaahahaaaha

Te njihje Zot nuk do ta merje kusheriren e pare per grue,
E pse te kane perzene fshataret nga fshati ?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Anna
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
avatar


Numri i postimeve : 2694
Vendi : Zurich
Registration date : 26/08/2007

ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES   ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES - Faqe 2 EmptyWed Jul 30, 2008 2:06 pm

levizjet kam ekzistue gjithenji ne shtet,keshtu qe kjo levizje qe i prin me desidentin albin kurtin mundohet te jav qel syte atyre qe i ka zen megallomoninja e smuer per pushtet kater vjear dhe karrierizem duke lujtur e shkrryer ne kurriz te popullit ,mendoj dhe vlersoj cdo fjal te ,te madhit albin kurti i cili vizioni i tije eshte shum i gjer edhe i argumenutar deri me sod cdo fjal e albinit ka dalur ashtu si e ka parshikue ,fatkeqsisht qeverija jon ben nji vesh te shurdher edhe nji sy qorr ndaj atyre qe mundohet albini te jav jep te argumentuar sepse kjo pavarsi e cila eshte shpalluer eshte per mua nji pavarsi sirtuale e jo me shum ,albini duhet te perkrahet me tera forcen nga qytatri sepse revulucioni i tije ka te bej qe kosova te kezoj pavarsin e plot me sovranitetin e saj ,dhe unmk apo eulexi qe parshikohen si shpetimtar ,jo qe kan shpetuar ket popull ,por kan rrenuar deri me sod .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES   ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES - Faqe 2 EmptyWed Jul 30, 2008 8:07 pm

Albin Kurti eshte vizionari me i ri shqiptar, i clili premton shume por mediet tona po e cenzurojne, te cilat i dirigjon pushteti, UN e Qeveria.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
cuni
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Male
Numri i postimeve : 21
Age : 47
Vendi : Gjermani
Registration date : 28/07/2008

ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES   ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES - Faqe 2 EmptyWed Aug 27, 2008 2:35 pm

mendoj qe Levizjen e Vendosjes Vete

duhet ta shtrijme ne te gjitha trojet shqiptare

madje edhe ne Shqiperi se ketu vendosin sot per sot greket.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES   ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES - Faqe 2 EmptyWed Aug 27, 2008 2:37 pm

Te lumt i nderuar cuni nuk kam cfare te shtoi me shume .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Vizitor
Vizitor
avatar



ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES   ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES - Faqe 2 EmptyMon Sep 08, 2008 1:01 am


Dy mbretër i ka Kosova e pavarur!

· Po të ishim njëmend shtet i pavarur, sovran e demokratik, nuk do të kishte më UNMIK në Kosovë dhe pushteti ekzekutiv i tij do t’i ishte bartur tanimë Qeverisë. Po ashtu, një sërë kompetencash tjera, në Kosovën e pavarur, sovrane e demokratike, nuk duhet të ekzistojnë fare. Sërish e kam fjalën për kompetencat e PSSP-së, pozita mbretërore e të cilit në vend se të zhbëhej, pas pavarësisë u dyfishua edhe me atë të ICO-së. Lamberto Zannieri dhe Pieter Feith sot janë dy mbretërit në Kosovën e pavarur. Asnjëri prej tyre nuk është votuar nga qytetarët e Kosovës por që të dy kanë fuqi legale dhe praktike për të shfuqizuar ligje të Kuvendit e për të larguar ministra të Qeverisë nga postet e tyre. Pavarësi se jo mahi!


Shkruan: Albin KURTI - Prishtinë, 08. 09. 2008
______________________________

Me kalimin e muajve dhe viteve, njëherë nisën bisedimet për ‘çështje teknike’ e pastaj negociatat për statusin e Kosovës në Vjenë. Atje vetëm sa rriteshin koncesionet ndaj Serbisë dhe pas përfundimit të pazarit me Kosovën dhe obstruksioneve të Rusisë në KS të OKB-së, bërja e pavarësisë nisi të zëvendësohej me shpalljen e saj. U ndryshuan edhe premtimet: thanë se UNMIK-u, e me këtë edhe PSSP-ja, do të shkojnë por se ato praktikisht do të zëvendësohen me misionin përparimtar të BE-së në krye të të cilit do të jetë ICO-ja (International Civilian Office/Zyra Civile Ndërkombëtare), një instancë kjo e ngjashme me PSSP-në ama vetëm formalisht, meqë shumë më e butë politikisht. Në bazë të këtij varianti, s’do të kishte më PSSP, por megjithatë autoriteti më i lartë nuk do të ishin Kryeministri e as Kryetari i Kosovës, por ICO-ja.

· Foto: Dy mbretërit e Kosovës: Zannier dhe Pieter Feith

Nuk vonoi shumë pas shpalljes së pavarësisë dhe njohjes së saj kur mosshkuarja e UNMIK-ut u shty deri te hyrja në fuqi e Kushtetutës së Kosovës, gjë që njëherazi mendohej se do të paraqiste kohën e transicionit të UNMIK-ut, pra transferit të kompetencave të tij te Qeveria. Sot jemi dëshmitarë se nuk ka transicion por rikonfigurim, se nuk ka bartje të kompetencave te Qeveria por pjesërisht bartje te EULEX-i dhe mbetje të UNMIK-ut në Kosovë. Në vend që PSSP-ja të shkojë, ose edhe në vend që PSSP-ja të zëvendësohet me ICO-në, kemi përfunduar në situatën ku PSSP-së iu shtua edhe ICO-ja. Jo vetëm që nuk mbetëm pa PSSP por tash i kemi të dy: edhe PSSP-në edhe ICO-në, që të dyja këto instanca sovrane - njëra në bazë të Rezolutës 1244 e tjetra (edhe) në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Ja pra se si u kurorëzua aktualisht procesi i këtyre viteve të fundit sa i përket autoritetit suprem në Kosovë, proces ky i cili nga politikanët e Kosovës përgjithësisht u quajt si proces i pavarësimit të Kosovës.

Po të ishim njëmend shtet i pavarur, sovran e demokratik, nuk do të kishte më UNMIK në Kosovë dhe pushteti ekzekutiv i tij do t’i ishte bartur tanimë Qeverisë. Po ashtu, një sërë kompetencash tjera, në Kosovën e pavarur, sovrane e demokratike, nuk duhet të ekzistojnë fare. Sërish e kam fjalën për kompetencat e PSSP-së, pozita mbretërore e të cilit në vend se të zhbëhej, pas pavarësisë u dyfishua edhe me atë të ICO-së. Lamberto Zannieri dhe Pieter Feith sot janë dy mbretërit në Kosovën e pavarur. Asnjëri prej tyre nuk është votuar nga qytetarët e Kosovës por që të dy kanë fuqi legale dhe praktike për të shfuqizuar ligje të Kuvendit e për të larguar ministra të Qeverisë nga postet e tyre. Pavarësi se jo mahi!

Lamberto Zannieri e ka pasur fatin më të keq sesa Pieter Feith. Ai është ekspozuar më shumë, dhe rrjedhimisht është demaskuar më shumë. Nëse dikur PSSP-ja ndërmjetësonte midis Prishtinës e Beogradit për çështjen e Kosovës, tash sërish ndërmjetëson, mirëpo jo vetëm për çështjen e Kosovës, por edhe për atë të UNMIK-ut, pra të vetes së tij. Zannieri, duke u bazuar në letrën e Ban Ki-moon-it, dëshiron t’i sjellë në tryezën e negociatave të reja Prishtinën e Beogradin sepse vetëm asisoj do të rriteshin gjasat që Beogradi ta pranojë UNMIK-un e rikonfiguruar. Zannierit i duhet që t’ia bëjë një shërbim Beogradit në kurriz të Kosovës në mënyrë që Serbia ta pranojë atë. Paralelisht me ‘angazhimin’ e Qeverisë për njohjen e Kosovës i kemi edhe përpjekjet e Zannierit për njohjen e UNMIK-ut nga Serbia. Kësisoj, operimi politik i Zannierit në Kosovë del se është thelbësisht proserb. Zannieri është më se i vetëdijshëm për këtë gjë dhe ai e di se çfarë duhet të mendojnë shqiptarët për të. Kjo është arsyeja pse UNMIK-u e stërthekson zvogëlimin e stafit të vet në Kosovë me shpresë se do ta zvogëlojë pezmin e natyrshëm të shqiptarëve. UNMIK-u do që ta shmang vëmendjen nga fakti se po mbetet në Kosovë si një mision që tash është gjithsesi edhe më i dëmshëm për Kosovën se përpara.

Andaj, UNMIK-u flet për reduktim stafi. Mirëpo, të reduktohesh do të thotë të mos shkosh. Problemi me UNMIK-un kurrë nuk ka qenë ai i sasisë së personelit por i parimit mbi të cilin UNMIK-u ndodhej në Kosovë: Rezoluta 1244 e cila në njërën anë e afirmon integritetin territorial dhe sovranitetin e Jugosllavisë (më pas Serbisë), kurse në anën tjetër i jep UNMIK-ut fuqi ekzekutive mbi institucionet dhe popullin e Kosovës. Madje, edhe ky zvogëlim i stafit të UNMIK-ut do t’i lë keq vetëm ata që ishin në rangjet e ulëta. Stafi vendor dhe ai ndërkombëtar me paga jo aq të larta do të pushohen nga puna, kurse ata me pozita të larta në hierarki e me paga marramendëse do të mbesin (përfshirë këtu PSSP-në Lamberto Zannieri i cili merr 25.000 euro në muaj). Njerëzit që mbanin familjet me pagat e tyre do të pushohen, ndërkaq ata që bënin plane për të blerë shtëpi në Francën jugore do të mbesin.
Për Serbinë nuk është i favorshëm vetëm roli i PSSP-së në Kosovë. ICO-ja, sipas përkufizimit, është koncesion që Grupi Negociator i Kosovës i bëri Serbisë. Marti Ahtisaari vetëm ndërmjetësonte aty. Plani i tij ishte rezultat i kërkesave (të Serbisë) dhe ofertave (të Kosovës). Pozita e Pieter Feithit është e pandashme prej pazarit që zgjati një vit e gjysmë në Vjenë – ajo është interes i Serbisë që vazhdon ta refuzojë Planin e Ahtisaarit sepse atë mund ta ketë kur të dojë, dhe sepse beson që edhe më tutje mund të fitojë më shumë se aq. Mirëpo, për dallim nga Zannieri, mbreti tjetër, Pieter Feith, është ca më i tërhequr. Për dy arsye kryesore. E para, akoma s’ka filluar zbatimi i decentralizimit, ‘eksterritorialitetit’ etj. Dhe, e dyta, Qeveria e Kosovës po e mban të padukshëm Pieter Feithin duke mos e sfiduar atë. Pra, Qeveria e Kosovës duke mos dashur ta bëjë Kosovën sovrane, duke mos dashur ta marrë pushtetin që normalisht i takon një qeverie të një shteti normal, duke përdorur vetëcensurën për ta shmangur censurën, faktikisht po e mbron Pieter Feithin. Qeveria po i bën rojë Pieter Feithit dhe po ia siguron atij vendin e privilegjuar dhe të paprekshëm në prapaskenë.

Njëri mbret është lakuriq. Zannieri është lakuriq. Kur do të përfundojë i zhveshur edhe mbreti tjetër? Sido që të jetë, nuk mjafton vetëm t’i zhveshim: na e kanë dëshmuar se s’kanë turp.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kushtrimi86
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Kushtrimi86


Male
Numri i postimeve : 172
Age : 38
Vendi : Prishtine
Registration date : 29/08/2008

ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES   ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES - Faqe 2 EmptyMon Sep 15, 2008 7:26 pm

Albin Kurti eshte njeri i vizioneve, i guximiti, sakrifices, i se ardhmes, i lirise, udherrefyes i Shqiptareve...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kushtrimi86
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Kushtrimi86


Male
Numri i postimeve : 172
Age : 38
Vendi : Prishtine
Registration date : 29/08/2008

ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES   ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES - Faqe 2 EmptyMon Sep 15, 2008 7:30 pm



Nuk mund ta ndash paqen nga liria, për shkak se askush nuk mund të jetojë në paqe nëse nuk është i lirë.



Vetëvendosje, sepse asnjë populli nuk mund t'i vendosen kushte për lirinë e vet. Sepse çdo popull ka të drejtë të dekolonizohet; të jetë përcaktues absolut i kahjeve të zhvillimit të mundësive të veta; i resurseve vetanake ekonomike; i pasurive të veta nëntokësore. Të përcaktojë lirshëm identitetin e tij dhe të kultivojë i papenguar frymën autentike kulturore. Vetëvendosje, sepse kjo është diçka e natyrshme: është gjë e pritshme të vendosim në interes të vetes më shumë seç do ta bënte këtë gjë tjetërkush dhe gjithkush tjetër për ne.
Vetëvendosje! Pa kusht. Deri në shkëputje përfundimtare. Deri në çlirimin e plotë të vendit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES   ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES - Faqe 2 EmptyMon Oct 06, 2008 9:35 pm

Albini eshte njeriu i se ardhmes. Nese do te pagezonim femijet tane kur lindim patjeter do te duhej ti uronim:
-U befsh si Albini!

Ne qofte se do te deshironim nje te ardhme per femijun e femjies tone do te thonim:
-Qofte si Albini!

Albini eshte zeri i gjalle i Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, eshte rilindesi me i fuqishem i shqiptareve ne te gjitha koherat.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Guximi


Male
Numri i postimeve : 2427
Age : 31
Vendi : Në "Komedinë Njerëzore"
Profesioni/Hobi : Student
Registration date : 12/09/2007

ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES   ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES - Faqe 2 EmptyMon Oct 06, 2008 9:45 pm

Albin Kurti eshte vertet njeri me vizion te madh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES   ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES - Faqe 2 EmptyMon Oct 06, 2008 10:14 pm

Duhet ta vleresojme Albinin tash ne kete kohe, sepse dikur mund te behet vone, teper vone,...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
njonidrenica
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 838
Registration date : 09/06/2008

ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES   ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES - Faqe 2 EmptyMon Oct 06, 2008 10:26 pm

albin kurti ka vujt shun ne burgje te serbis dhe asht shum patriot, po vuen prej kompleksi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES   ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES - Faqe 2 EmptyMon Oct 06, 2008 10:32 pm

Për ata që janë në Vetëvendosje ose që kanë lidhje më Vetëvendosjen apo lidhje direkte me Albin Kurtin , a mund të më thoni se a ka ndonjë të re sa i përket shtrirjes së Lëvizjes Vetëvendosje në trojet e tjera Shqiptare , ndonjë bashkëpunim me ndonjë Lëvizje tjetër në trojet shqiptare apo ndonjë avancim sa i përket ides së bashkimit Kosovë-Shqipëri , ku Albin Kurti pati thënë që do mundohen të gjejn njerëz të këtij mendimi dhe të punonin së bashku në këtë aspekt.

Falemnderit dhe respektë për Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES   ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES - Faqe 2 EmptyMon Oct 06, 2008 10:59 pm

njonidrenica shkruajti:
albin kurti ka vujt shun ne burgje te serbis dhe asht shum patriot, po vuen prej kompleksi.

Vuan nga kompleksi!!!!!! Per cfare kompleksi e ke fjalen ore i uruar? E di se pari se c'do me thene 'kompleks'. Kur ta mesosh domethenien e fjales 'kompleks' hap nje teme per veten tende dhe do shohesh kompleksin tend. I vetmi i kompleksuar ne kete mes me sa po e shof jeni ju, qe i rrasni hundet kudo, kryenguleni cdo kund dhe shpartalloheni cdo kund.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES   ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES - Faqe 2 EmptyMon Oct 06, 2008 11:04 pm

Mergimtari shkruajti:
Për ata që janë në Vetëvendosje ose që kanë lidhje më Vetëvendosjen apo lidhje direkte me Albin Kurtin , a mund të më thoni se a ka ndonjë të re sa i përket shtrirjes së Lëvizjes Vetëvendosje në trojet e tjera Shqiptare , ndonjë bashkëpunim me ndonjë Lëvizje tjetër në trojet shqiptare apo ndonjë avancim sa i përket ides së bashkimit Kosovë-Shqipëri , ku Albin Kurti pati thënë që do mundohen të gjejn njerëz të këtij mendimi dhe të punonin së bashku në këtë aspekt.

Falemnderit dhe respektë për Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje.

Mergimtari, besoj se une mund te pergjigjem pyetjes suaj. E di se Levizja Vetevendosje! qendrat e saj, pra deget e saj i ka perqendruar sidomos ne pjeset e kercenuara te Kosoves ku Serbia tenton ti marre permes decentralizimit. ne kete kuader, rreziku me i madh eshte ne Anamorave dhe Dukagjinin veriperendimor ku Serbia meton te krijoje komuna panserbe. Levizja vetevendosje! me sa di une ka qendrat kryesore (pas asaj te Prishtines) ne Gjilan, Mitrovice, Vushtri dhe Peje. Kurse, ne Kosoven Lindore pra ne Lugine, Levizja nuk ka ndonje dege, meqense kjo do te pengohej direkt nga pushtuesit. Por, Levizja ka vene kontakte me nje mori atdhetaresh ne Lugine qe meton ti organizoje, ti vetedijesoje dhe ti emancipoje per dosmodoshmerine e organizmit te shqiptareve ne kete treve.

Ne Iliride ajo nuk ka ndonje dege te vecante, por ka mbajtur deri me tani dhjetera kuvende gjithepopullore, ku drejtuesit e kesaj Levizje iu kane drejtuar popullit shqiptar per organizim te domosdoshem.

Nuk e di sa munda te jap pergjigjje

leka i madh
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES   ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES - Faqe 2 EmptyMon Oct 06, 2008 11:10 pm

njonidrenica, edhe une kisha pase deshire te di se per qfare kompleksi mendoni se vuan Albini.

Me t'mira
Mbrapsht në krye Shko poshtë
njonidrenica
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 838
Registration date : 09/06/2008

ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES   ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES - Faqe 2 EmptyMon Oct 06, 2008 11:16 pm

muhamet un skom mundsi me spjegu asgjo, se pata ni polemik me leka i madh po mi fshin te gjitha shkrimet e mija, se kan frig mej lexu te tjert,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES   ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES - Faqe 2 EmptyTue Oct 07, 2008 12:44 am

njonidrenica shkruajti:
muhamet un skom mundsi me spjegu asgjo, se pata ni polemik me leka i madh po mi fshin te gjitha shkrimet e mija, se kan frig mej lexu te tjert,

Perse po genjen ore fatzi. Pse po genjen? Une s'te kam fshire asgje ty dhe asnjeriu ne forum. Per kete jane deshmirtare gjithe stafi administrativ i forumit. Une nuk kam nevoje qe te 'fshije' postime te askujt dhe aq me pak postimet e tuaja te cilat nuk i honeps dot, sepse as qe i lexoj. Prandaj, mua sme ha palla cfare shkruan ti, pale ti lexoj, kurse ti po thua 'po mi fshin' postimet. Hajde rrenacak hajde.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
anila
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
anila


Female
Numri i postimeve : 973
Age : 29
Registration date : 29/08/2008

ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES   ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES - Faqe 2 EmptyFri Oct 10, 2008 11:13 pm

Albini dhe VETEVENDOSJE!-a jane te papare
patriote te forte qe kerkojne referendum per liri deri ne clirimin e plote te vendit

njerez ne levizje
gjenerat me spjegim te ri
komunitet qe refuzon te nenshtrohet
Drejt Vetevendosjes dhe deri ne Vetevendosje
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kushtrimi86
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Kushtrimi86


Male
Numri i postimeve : 172
Age : 38
Vendi : Prishtine
Registration date : 29/08/2008

ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES   ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES - Faqe 2 EmptySat Oct 11, 2008 1:35 pm

njonidrenica shkruajti:
albin kurti ka vujt shun ne burgje te serbis dhe asht shum patriot, po vuen prej kompleksi.


O zoteri Per te njohur mire nje tjeter duhet te njohesh me pare veten.
Se vetdija per mos dije eshte dije, keshtu qe t'i duhet te njohesh mosdijen tande.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES   ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES - Faqe 2 EmptySat Oct 11, 2008 1:40 pm

Une i kisha thene aty drenicakut me mbylle gojen se ka hije me u talle me figurat e kombit ky ndytesire nuk logjikone fare cka flet mos je sorollape i halit ternafcit mor djale qa po i shan njerzit me te mire te kombit kushe eshte i mire per ty mos eshte milivoja more apo dragani shuj me mjafte se e teprove o bilbil o halabak kure se dine kushe eshte e cfare ka bere mbylle qepe
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES   ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 6Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
 Similar topics
-
» Drejt Shtgjeve te Lirise
» Reagim Albin Kurti - LDSH
» Piratët e Kosovës - Albin Kurti
» Albin Kurti: Si do ta bashkojmë Kosovën me Shqipërinë
» Pse nuk ka shqiptarë në parajsë? - Albin Kurti

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: