Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Albin Kurti: Si do ta bashkojmë Kosovën me Shqipërinë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
murturi
Ushtarak
Ushtarak
murturi


Male
Numri i postimeve : 517
Age : 48
Vendi : Bruksel
Registration date : 19/04/2008

Albin Kurti: Si do ta bashkojmë Kosovën me Shqipërinë Empty
MesazhTitulli: Albin Kurti: Si do ta bashkojmë Kosovën me Shqipërinë   Albin Kurti: Si do ta bashkojmë Kosovën me Shqipërinë EmptyWed Jun 23, 2010 9:36 pm

Albin Kurti: Si do ta bashkojmë Kosovën me Shqipërinë



Albin Kurti: Si do ta bashkojmë Kosovën me Shqipërinë Thumbnail.php?file=albin_kurti_i_prere_567039749

Drejtuesi i lëvizjes “Vetëvendosje”, tashmë pjesë e skenës politike të Kosovës, flet për “standard” në lidhje me arrestimin e tij


Berisha dhe Rama “po shpenzojnë shumë kohë dhe energji në beteja të imëta të brendshme me njëri-tjetrin”, për drejtuesin e lëvizjes “Vetëvendosje”, z. Albin Kurti, duke lënë mënjanë çështjet jetike të kombit. Duke folur për gazetën, ai shprehet se bashkimi kombëtar është një detyrë dhe është në interesin dhe dëshirën e të gjithë shqiptarëve, e për këtë arsye, të gjithë aktorët politikë shqiptarë duhet të nisin njësimin e kuadrit ligjor dhe të koherencës shoqërore. Hyrja e “Vetëvendosjes” në politikë nuk është për të një njohje e sovranitetit të munguar të Kosovës, siç jemi mësuar ta dëgjojmë shpesh nga goja e z. Kurti, porse thjesht një mjet më shumë për të mundësuar qëllimin final, bashkimin kombëtar.

Duke e nisur intervistën me një pyetje të drejtpërdrejtë: Sa shanse ka që të mund të kandidoni në zgjedhje tashmë që jeni dënuar nga gjykata?

Ende jemi duke e analizuar këtë çështje. Nuk është fare e qartë kjo situatë. Komiteti për Politikë dhe Çështje Juridike i Lëvizjes sonë po e shtjellon këtë punë. Ekspertë të ndryshëm që u prononcuan publikisht këto ditë kanë qëndrime të ndryshme. Në njërën anë, pika (q) e nenit 29 të ligjit për zgjedhjet thotë që një kandidat nuk mund të kandidojë për zgjedhje nëse është “i shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tre vitet e fundit”. Në anën tjetër, Kushtetuta thotë që duhet të ketë ndonjë vendim eksplicit të gjykatës, i cili ndalon votimin apo kandidimin e dikujt. E gjithë kjo bëhet edhe më e ndërlikuar, kur kihet parasysh që Kosova është shtet i ri me praktikë të shkurtër juridike dhe, për pasojë, nuk ka aq shembuj të cilëve njeriu mund t’iu referohet.

A mendoni se dënimi juaj ka lidhje pikërisht me nisjen e aktivitetit në politikën aktive?

Ka mundësi të ketë qenë një motiv shtesë për dënimin tim ky. Por, nuk mendoj që më dënuan ekskluzivisht për këtë arsye. Para së gjithash, EULEX-i dëshironte që ta justifikonte persekutimin e UNMIK-ut. Mbi dhjetë muaj kisha qëndruar në paraburgim e në arrest shtëpiak në vitin 2007 dhe tash dënimi prej nëntë muajve është orvatje për t’i rregulluar librat e brendshëm të UNMIK-ut, për ta justifikuar legalisht atë. Kolonizatorët e ndihmojnë njëri-tjetrin, apo jo?

Pse u përdor dhunë gjatë arrestimit tuaj, a ka një simbolikë të veçantë?

Nuk intervenoi policia e thjeshtë dhe as, thjesht, njësia speciale e policisë. Duket që i kishin përzgjedhur pjesëtarët e njësisë speciale, për të cilët e kanë ditur që na urrejnë dhe nuk do ta kursejnë dhunën kundër nesh. Meqenëse shumica e policëve nuk kanë pasur vullnet që të më arrestojnë përgjatë këtyre muajve, eprorë të caktuar kanë planifikuar një këso ekspedite mizore policore për t’iu dëshmuar EULEX-it.

Keni deklaruar hyrjen tuaj në politikë. A nuk është një legjitimim i pavarësisë pa sovranitet, siç deklaroni, të Kosovës, fakti që ju bëheni pjesë e këtij sistemi politik?

Nuk po bëhemi ne pjesë e sistemit, por ne po i bëjmë mjetet e sistemit pjesë të strategjisë sonë. Nuk do t’i zëvendësojmë metodat në kuptimin që në vend të tubimeve publike, aksioneve protestuese e demonstratave tash do t’i konsiderojmë vetëm mënyrat brenda-institucionale. Të parave vetëm sa po ua shtojmë të dytën. Ndryshimi i strategjisë konsiston në rritje të përmbajtjes së saj. Pasi që shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk u parapri nga e drejta për vetëvendosje e popullit, kjo shpallje nuk u pasua nga sovraniteti. Tashmë jemi në vitin e tretë të pavarësisë formale pa sovranitet. Nëse për një a dy vitet e ardhshme kësaj pavarësie formale nuk ia bashkëngjitim sovranitetin, atëherë asaj do t’i rrjedhë edhe formaliteti. Kosova do të bëhet një Bosnje e vogël. Përgatitjet për bisedimet e reja me Serbinë janë dëshmi për këtë. Pikërisht kjo arsye ndikoi që ne të vendosim që mënyrave të deritanishme t’ua shtojmë edhe ato institucionale, gjithnjë për qëllimin e njëjtë dhe brenda konceptit të njëjtë.

Ndërkohë që lëvizja që drejtoni ka karakter kombëtar, ajo ka veprimtari lokale, pra vetëm në Kosovë. Pse nuk është zgjeruar aktiviteti i saj në mbarë trevat shqiptare?

Nuk jemi vetëm në Kosovë. Kemi aktivistë nëpër të gjitha trojet shqiptare, por nuk i kemi formalizuar si Qendra të “Vetëvendosje!”-s në IRJM, Luginë të Preshevës e Mal të Zi meqë, në atë rast, regjimet shtypëse atje do t’i arrestonin menjëherë këta aktivistë. Në Universitetin e Tiranës po ashtu ekziston Qendra e “Vetëvendosje!”-s. Ne formojmë qendra vetëm nëpër vendet ku duket që nuk ka ndonjë organizatë ekzistuese të frymës emancipuese kombëtare e shoqërore dhe aty ku na vijnë kërkesa nga qytetarët për të formuar qendra. Gjithashtu, i kemi nëntë Qendra të “Vetëvendosje!”-s në diasporë. Nuk i quajmë degë por qendra, edhe për shkak se emërtimi Qendra të “Vetëvendosje!”-s për nga kuptimi ndodhet në opozitë me togfjalëshin e njohur - qendrat e vendosjes (ndërkombëtare).

Keni deklaruar se do të kërkoni bashkimin e Shqipërisë me Kosovën. Si mund të bashkohet Shqipëria me Kosovën; në çfarë modalitetesh me çfarë mjetesh?

Ne duam që Kosova t’i bashkohet Shqipërisë. Për këtë qëllim duhet që pushtetet në Tiranë dhe Prishtinë t’i harmonizojnë ligjet dhe veprimet politike e strategjike. E gjithë kjo në mënyrë që një ditë, sa më parë aq më mirë, të organizojmë paralelisht referendume në Shqipëri e Kosovë për bashkim. Qysh tash nuk kemi dyshim se cili do të ishte rezultati i këtyre dy referendumeve. Vullneti dhe interesi i shqiptarëve janë për bashkim. Njëkohësisht, duhet ndihmuar dhe përkrahur pa rezerva shqiptarët edhe në IRJM, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi. Ata janë popullsi autoktone që diskriminohet dhe është e nënpërfaqësuar.

Sa i rëndësishëm është faktori ndërkombëtar në një proces të tillë?

Në njërën anë, faktorët ndërkombëtarë vazhdojnë të përcaktojë shumëçka në politikën shqiptare. Mirëpo, në anën tjetër, faktorët ndërkombëtarë lëvizin varësisht nga ne, varësisht se si lëvizim ne. Kur kemi qenë këmbëngulës dhe seriozë, ata gjithmonë i kanë ndryshuar qëndrimet.

Sa e mundshme do të ishte pavarësia e Kosovës pa ndihmën e faktorit ndërkombëtar?

Faktorë të ndryshëm ndërkombëtarë e përkrahën pavarësinë e Kosovës atëherë kur e panë vendosmërinë tonë. Dhe, të mos harrojmë, që ata e bënë këtë për interes të vetë atyre. E përkrahën shpalljen e pavarësisë dhe e njohën atë vetëm atëherë kur e panë që nuk ka gjasa për kurrfarë stabiliteti rajonal pa e lejuar e mbështetur këtë gjë.

Ju jeni një kritik i ashpër i elitës politike shqiptare. Pse mendoni se kjo elitë bën koncesione në çështjet kombëtare?

Është pasuruar tepër shumë, tepër shpejt. Për pasojë, ajo në masë të konsiderueshme është e shantazhuar.

Cili është mendimi juaj për politikën në Shqipëri, për rolin e z. Berisha dhe z. Rama?

Po shpenzojnë shumë kohë dhe energji në beteja të imëta të brendshme me njëri-tjetrin. Prej tyre nuk presin vetëm tre milionë e gjysmë shqiptarë në Republikën e Shqipërisë, por edhe po aq shqiptarë e Ballkan e mbase së paku po aq edhe në diasporën tonë.

Cili është mendimi juaj për të ardhmen e Maqedonisë dhe statusit të shqiptarëve aty?

Partitë politike shqiptare në IRJM duhet ta përcaktojnë atë që është e përbashkët dhe e padiskutueshme ndërmjet tyre. Nuk mund të jetë çështja kombëtare temë fushatash elektorale. Ka nevojë për riorganizim dhe rimobilizim të të gjithë shqiptarëve në IRJM. Për këtë është e domosdoshme mbështetja e Shqipërisë dhe Kosovës.

U takuat me kryetarin e PDU-së, z. Shpëtim Idrizi. Sa familjarë jeni me çështjen çame dhe si mendoni zgjidhjen e saj?

Duke iu falënderuar PDU-së dhe shoqatave të ndryshme çame jam njoftuar shumë më në hollësi për Çamërinë dhe çamët në këto vitet e fundit. Jam shumë dakord me PDU-në që çështja çame nuk është vetëm çështje e së drejtës mbi pronat dhe e lirisë së lëvizjes, por edhe e genocidit që forcat greke kanë kryer mbi popullsinë shqiptare autoktone atje.

Ndërkaq duket se ka probleme me regjistrimin e popullsisë në të dyja vendet. Cilat janë nismat që do të ndërmerrni mbi këtë çështje?

Nuk mund të themi tash konkretisht se çfarë do të bëjmë, por sigurisht që nuk do të qëndrojmë duarkryq. Manipulimet me identitetin tonë nuk mund dhe nuk duhet të tolerohen. Në Kosovë, kemi tendencën që në vitin 2011 të bëhet një regjistrim i tillë që, për përkatësi kombëtare, inkurajon deklarimin e shqiptarëve si kosovarë apo edhe si myslimanë. E gjithë kjo me qëllim që të zvogëlohet popullsia shqiptare që në Kosovë, e cila përbën 93% dhe, kësisoj, të duket ca më i justifikueshëm projekti i multi-etnicitetit që dëshiron që Kosovën ta paraqesë si shqiptaro-serbe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbdk.eu
 
Albin Kurti: Si do ta bashkojmë Kosovën me Shqipërinë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: