Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Piratët e Kosovës - Albin Kurti

Shko poshtë 
5 posters
AutoriMesazh
valmir9
Anëtar i ri
Anëtar i ri
valmir9


Male
Numri i postimeve : 141
Age : 33
Vendi : Theranda (Slloveni)
Registration date : 27/03/2009

Piratët e Kosovës - Albin Kurti Empty
MesazhTitulli: Piratët e Kosovës - Albin Kurti   Piratët e Kosovës - Albin Kurti EmptySat Apr 18, 2009 1:12 pm

Piratët e Kosovës - Albin Kurti Photo_16

Kryetari dhe Qeveria e Kosovës janë kundër mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare këtë vit dhe për organizimin e zgjedhjeve lokale në vjeshtën e këtij viti. Si mund të shpjegohet kjo? Cilat janë motivet e qëndrimit të tyre?

Sikur ta kishin marrë përnjëmend pavarësinë që e kanë shpallur, sikur ta kishin seriozisht ndërtimin e shtetit, këta do të thonin që na nevojiten zgjedhjet e reja qendrore sepse tash jemi shtet i pavarur dhe se ka nevojë për konkurrencë të programeve partiake në shtetin e ri të pavarur. Do të thonin që kemi të bëjmë me ndërrim cilësor që kërkon zgjedhje të reja parlamentare. Porse, duket që ata s’besojnë që është ndërrim cilësor dhe - qe besa - nuk e kanë aq keq. Gjithnjë e më shumë po shihet se sa pak ka ndryshuar Kosova me shpalljen e pavarësisë dhe se si edhe ajo pak po tretet. Institucionet e Kosovës, thjesht, nuk e njohin UÇK-në dhe luftën çlirimtare. Ajo s’përmendet askund në Deklaratën e Pavarësisë (të miratuar në ditë pushimi, të dielën) dhe as në Kushtetutën e Republikës së Kosovës (që, po ashtu, hyri në fuqi kur s’punon askush, pra të dielën). Një dalje formale e Kosovës nga Serbia u pasua me forcim përmbajtësor të Serbisë brenda Kosovës.

Strukturat e Serbisë dhe mallrat e saj janë të pranishme në Kosovë si asnjëherë më parë. Këtij realiteti të ri (sic.), bashkësia ndërkombëtare iu përgjigj me 6 Pikëshin e Ban Ki-moon-it: titujt e mediave tashmë nuk flasin për ulësen e Kosovës në OKB, por vetëm për atë se si njohjet e deritanishme nuk do të tërhiqen. Në anën tjetër, ekonomia në Kosovë është si mos më keq, papunësia e varfëria veç sa rriten, kurse korrupsioni dhe nepotizmi janë bërë fjalët kryesore kur përshkruhen krerët e institucioneve por edhe politikanë të tjerë. Duket që politika e Qeverisë është të bëjë investime që janë të dukshme për kamerat televizive (si godina shkollash apo asfalt rrugësh) ngjashëm sikurse pritjet që kryeministri dikur ua bënte qytetarëve të thjeshtë (kam harruar nëse kjo ishte të marteve apo të premteve) deri në momentin kur këto s’ishin më interesante për kamerat. Paralelisht, nga Qeveria vazhdojnë të kolonizohen të gjitha bordet e menaxhmentet e ndërmarrjeve shoqërore e publike me njerëzit e besueshëm (sepse të dëgjueshëm). Të gjithë njerëzit e kryeministrit paguhen jo aq për profesionalizmin e tyre sa për lojalitetin e tyre, disi ngjashëm sikurse Qeveria e Serbisë e cila arsimtarin apo mjekun e strukturave paralele në Kosovë nuk e paguan për punën a shërbimet që ai u jep qytetarëve serbë të Kosovës por, para së gjithash, për lojalitetin e tyre ndaj politikës së Serbisë në Kosovë.

Koalicioni aktual qeverisës ndërmjet PDK-së dhe LDK-së nuk është i brengosur shumë se çka ngjan nëpër komuna, prandaj edhe pushteti lokal nuk është aq interesant për ta. Tenderat, privatizimi dhe bizneset e mëdha nuk lidhen me pushtetin lokal por me atë qendror. Paratë nuk janë në Rahovec e Shtime, por në Prishtinë. Janë zyrat e Qeverisë në Prishtinë dhe restorantet luksoze, po ashtu në Prishtinë (dikush do të thoshte edhe në Maqedoni), ku kalkulohet e manipulohet me shifra shtatëshifrore, e jo nëpër komunat e Kosovës. Edhe në pushtet komunal mbase mund të vjedhësh ama gjithsesi jo sikurse në atë qendror. Ky është shpjegimi i lehtësisë me të cilën Kryetari dhe Qeveria e Kosovës janë për zgjedhjet lokale e kundër atyre qendrore. Përfitimi material e financiar është qendror në qendër, ndërkaq, është periferik në periferi. Nëpër komuna ka pak para dhe shumë territor. Në qytetin e Prishtinës ka shumë para dhe pak territor. Kryetari dhe Qeveria e Kosovës i duan paratë e Kosovës dhe s’çajnë kokën për territorin e Kosovës. Më saktë sesa të thuhet që “ata duan para”, duhet të thuhet se “ata duan më shumë para”. I shesin pasuritë e Kosovës përmes privatizimit që është veçse piratizim (ku s’brengosen se çka e si po shesin, por vetëm sa para u mbesin atyre në xhep nga shitja). Dhe ia zvogëlojnë e copëtojnë Kosovës territorin nëpërmjet decentralizimit (duke shpërfillur që në çerekun e territorit të Kosovës po legalizohet kontrolli i Serbisë meqë paraprakisht nuk po shpërbëhen strukturat paralele të saj). Jo vetëm që s’ka përpjekje serioze të institucioneve të Kosovës për ta integruar veriun e Kosovës, por ata tash janë shumë të gatshëm edhe ta dezintegrojnë Anamoravën përmes decentralizimit i cili po ndërlidhet gjithnjë e më shumë me zgjedhjet e ardhshme lokale.

Kush të na e dëshmojë këtë më mirë përpos vetë Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Sadri Feratit. Ai në çdo deklaratë të tij asnjëherë nuk e lidh zbatimin e decentralizimit me pëlqimin e shqiptarëve (në komunat përkatëse që do të copëtohen) por vetëm me atë të serbëve (në komunat e reja që do të krijohen). Në Kosovë zgjedhjet përbrenda ofertave të sistemit tradicionalisht dhe para së gjithash kanë qenë zgjedhje e sistemit si të tillë i cili, duke qenë paraprakisht i zgjedhur nga tjetërkush, legjitimohet nëpërmjet votimit nga ana e qytetarëve. Tash së fundi Sadri Ferati po na tregon se në këtë vendin tonë anti-demokratik jo vetëm që votimi i shqiptarëve nuk është zgjedhje por legjitimim i sistemit politik (siç e kemi ditur gjithmonë), por edhe se dalja e serbëve në zgjedhjet lokale do të bëhet për hir të legjitimimit, kësaj radhe të decentralizimit, e jo si zgjedhje përnjëmend.

Mirëpo, a është e vërtetë që decentralizimi nuk legjitimohet përveç nëse serbët dalin në zgjedhjet e ardhshme lokale? Nuk është e vërtetë. Nëse mbahen zgjedhjet lokale, atëherë jo serbët por shqiptarët që marrin pjesë në to i legjitimojnë komunat me shumicë serbe. P.sh. kush kandidon a voton në Lypjan, këtë e bën për një komunë të re të Lypjanit që është komuna e Lypjanit minus tetë fshatra që ia merr Graçanica (pa marrë parasysh se a votojnë serbët në Graçanicë dhe fshatrat përreth). Njësoj, shqiptarët që kandidojnë a votojnë në komunën e Gjilanit, këtë e bëjnë për një Gjilan tjetër prej atij që e njohim, për një Gjilan të kafshuar në jug nga Parteshi dhe në veri nga trefishimi territorial i Artanës (ish Novobërdës). Me zgjedhjet e ardhshme lokale që e legjitimojnë decentralizimin e aprovuar në Kuvendin e Kosovës me disa prej atyre turbo-ligjeve të Planit të Ahtisaarit, do të legjitimohet një Kosovë përplot vrima të mëdha e të vogla – një Kosovë që do t’i përngjajë djathit zviceran. Pra, decentralizimi legjitimohet jo vetëm nëse dalin në votime edhe serbët, por nëse dalin edhe vetëm shqiptarët, pa marrë parasysh a dalin serbët. Decentralizimi nuk i krijon vetëm 5+1 komuna të reja por, për pasojë, i transformon edhe shtatë komuna të tjera: Mitrovicën, Prishtinën, Lypjanin, Artanën, Dardanën, Gjilanin dhe Vitinë. Qytetarët shqiptarë të këtyre komunave në zgjedhjet lokale të radhës duke votuar bëhen legjitimues të decentralizimit.

A mund të ketë qenë kaq i mençur Sadri Ferati me këtë taktikë? A mund të jetë kjo ide e tij që të thuhet se nëse nuk dalin serbët atëherë nuk paskemi decentralizim të legjitimuar? Jo, assesi. Atë çka Peter Feithi ia thotë atij privatisht në anglisht, Sadri Ferati (që nuk e di mirë anglishten) na e thotë mandej neve publikisht në shqip. Rregullimin e brendshëm territorial dhe administrativ të Kosovës ia kemi lënë në dorë një përkthyesi që ka nevojë për përkthyes. Zaten, sikurse edhe çështjet e tjera që ua kemi lënë përkthyesve të tjerë që kanë nevojë për përkthyes e të cilët mbajnë emrat Hashim, Fatmir, Jakup, Fatmir etj. E, ndoshta, megjithatë, decentralizimi i territorit dhe piratizimi i pasurisë janë të ndërlidhura edhe nga ana tjetër: po nuk e zbatuan decentralizimin nuk i lënë të vjedhin pastaj, ose, madje ua qesin në shesh (të prokurorisë) hajnitë e moçme por gjithnjë të pasluftës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Piratët e Kosovës - Albin Kurti Empty
MesazhTitulli: Re: Piratët e Kosovës - Albin Kurti   Piratët e Kosovës - Albin Kurti EmptySat Apr 18, 2009 5:03 pm

BAC, ENDE NUK U KRY…!





Nga Prof, Xhavit Dalloshi

Anëtar i CDU-së dhe anëtar i kryesisë CDA –Gjermani


Piratët e Kosovës - Albin Kurti Adem-300x254

Adem Jashari

Pas pyetjes s’ime që ja bëra një komandanti të lartë të ish UÇK-së, se pse ne shqiptaret luftojmë mirë, por qe në fund e tradhtojmë njëri- tjetrin dhe humbim në politik?!

Një komandant i lartë i ish UÇK-së, njëherë gjatë një bisedë në shtëpinë e tij, më tha:



“Në luftë janë hyrë 4 grupe të ndryshme”

- Një grup shqiptaresh, që uniformen e kishte veshur sa për sy e faqe, vetëm që tua shohin uniformen veshur, dhe ata nuk kishin qëllimin që të luftojnë fare!



- Grupi tjetër kishte veshur uniformen dhe rrokur armetë që te çliron më të vërtetë Atdheun, ata hynë në luftë dhe japin jetën e tyre për çlirimin e Atdheut!



- Një grup tjetër, vesh uniformen që të shfrytëzon rastin, që të pasurohen në luftë, ata vjedhin e bëjnë çka munden në emër të luftës, qëllimi i tyre nuk ishte pra çlirimi nga okupatori dhe robëria!



- Kurse grupi tjetër, hynë në luftë me laps në dorë, (si në studime), ky grup ka llogaritur me kohë pushtetin, ata pra shfrytëzuan luftën për qëllimet e tyre politike që të vijnë në pushtet. Qëllimi i tyre nuk ishte çlirimi i atdheut, por ishte vetëm pushteti!



Kur dëgjova këtë shpjegim u befasova, thashë më veten time, valle, mos jemi ne shqiptaret njerëz të çmendur,por, mjerisht këto fjalë të tija po dalin realitet!

Pas shpalljes se pavarësisë, më 17 shkurt 2008, ku u shpall Kosova ,,shtet i pavarur dhe demokratik“ sipas planit të Artisaarit dhe rezolutës 1244,nga liderët politik u skenua dhe organizuan manifestime, tubime të ndryshme, kinse për manifestimin e ,,Pavarësisë së Kosovës“, disa të rinj të organizuar nga këta politikan dolën dhe defiluan me sloganin ,,Bac,u kry”, ky ishte ofendimi me i rënd që iu bë ,Adem Jasharit, dhe të gjithë dëshmoreve të kombit që dhanë jetën në luftën çlirimtare, për çlirim dhe bashkim kombëtar.



Këta lider të UÇK-së dhe të partive politike, si pozitë dhe opozitë, vazhdojnë prapë të manipulojnë në emër të UCK-së, se kinse : Adem Jashari dhe dëshmoret e dhanë jetën,,për Kosovën multietnike, për Kosovën pa flamur, për Kosovën pa ushtri, për Kosovën pa identitet kombëtarë, dhe për ,,kombin kosovar“.

Çdo vit e më shumë po zbehet manifestimi i Epopesë së UCK-së. Organizimi dhe manifestimi i Epopesë së UÇK-së në Prekaz, këtë vit ishte shumë i zbehtë, pjesëmarrës në manifestim ishte një numër shumë i vogël i qytetareve, por edhe nuk kishte pjesëmarrës nga qeveria dhe presidenca e Kosovës.

Po do te ndodhe qe vitet e ardhshme Baca Adem e Hamez Jashari dhe deshmoret e luftes s,do te permenden fare.

Ata do te permemnden vetem gjat fushatave te zgjedhjeve politike,sa per te fituar ndonje vote!



Kjo dëshmon deklaratat tona të mëhershme, se shpallja ,,e pavarësisë“ nga ky parlament dhe kuvend kosovar janë vetëm edhe një mashtrim i radhës, që po iu behet popullit shqiptar të Kosovës.



Po më vjen mirë, tani kohëve të fundit, por më kohë, e vërejti edhe Bekim Jashari, njëri prej familjes se Jashareve legjendarë (por, këtë ende nuk po verën Murat Jashari, me te cilin ende po manipulojnë dhe po e shfrytëzojnë ketë politikanet për interesa e tyre personale dhe partiake).

Bekim Jashari tha:“Unë mendova se me te vërtet ,,Bac ,u kry, por tani po e shoh se, Bac, nuk qenka kry ende..!



Në Prekaz nuk ka qenë i pranishëm kryeministri Hashim Thaçi, nën përkujdesjen e të cilit është mbajtur “Epopeja”,poashtu kanë munguar edhe i pari i vendit, Fatmir Sejdiu, ministri i FSK-së, Fehmi Mujota, si dhe komandanti i FSK-së, Sylejman Selimi.



Bekim Jashari ishte i mprekur se përse nuk ka patur parakalim të ushtareve të UÇK-TMK- së.?

Kjo forcë u shkatërrua nga vet shqiptaret karrieristë dhe servil!

Nuk kishte parakalim, sepse FSK-ja dihet fare mirë, se nuk është ushtri e Kosovës, por një forcë sigurie multietnike, që për detyrë ka intervenimin gjatë vërshimeve natyrore si dhe detyrën e zjarrfikësve.



Kjo pra dëshmon qartë, se Kosova nuk është shtet ende, por është koloni e UNMIK-ut dhe e EULEX-it.

Në Kosovë punohet sipas planit të Artisaarit dhe rezolutës 1244, njëherit edhe sipas planit të gjashtë pikëshit të sekretarit të OKB-së, z. Ban Ki Munit!



Pra, është mirë, që populli të kuptoi se Kosova nuk është shtet, por kjo është edhe një mashtrim i radhës nga politikanet tanë “shqiptar”.

Nuk ka shtet në botë pa vetëvendosjen e popullit shumicë, dhe pa demokraci të mirëfilltë!

Populli duhet te vetëdijesohet, dhe t’i thotë jo kësaj politike antishqiptare dhe antikombëtare!

Lirinë nuk na sjellin të huajt, ajo fitohet nga vet populli, dhe më të drejtën për një Referendum gjithë popullor.



Gjermani, më 08.03.2009.


Share/Save
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arbeni24
Anëtar
Anëtar
arbeni24


Male
Numri i postimeve : 246
Age : 39
Vendi : Slloveni (Lublan)
Profesioni/Hobi : Biznisman
Registration date : 13/04/2009

Piratët e Kosovës - Albin Kurti Empty
MesazhTitulli: Re: Piratët e Kosovës - Albin Kurti   Piratët e Kosovës - Albin Kurti EmptySun Apr 19, 2009 1:56 am

ore detektive i sakuzave leje mjaft me me ket shpijun i cdu-se se askushi nuk esht, ky njeri ishte i cili ka votu KUNDER intervenimit te natose ne Kosove, por spd-ja ishte per .......


edhe mos ber ketu 100 nika e kishe po shkruaj diqka. sje askushi. shum koh kishe me dal neper internet aiiiiiii
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Piratët e Kosovës - Albin Kurti Empty
MesazhTitulli: Re: Piratët e Kosovës - Albin Kurti   Piratët e Kosovës - Albin Kurti EmptySun Apr 19, 2009 12:52 pm

Arben24
Ti kane psikopat o djale!
Dhe udbashe shpijun i keq servil !
PO ti thuash nje anetari shqiptare i CDU shpijun pa e njofte fare je i qmendur!
Ne te gjitha shkrimet e tua nuk shofim asgje perveq servilitetit dhe shkrime antishqiptare tradhtare!
po Ky zoteriu ka shkrue nje realitet dhe eshte analiste me i miri shqiptare!
Ky fare anetari i CDU ka perkrah UCK- prej vitit 1993 e ti atehere dhe sote bashkpunon me regjimin kriminel maqedonas dhe serbe!
Ky zoteri i CDU ka bere takimet me bundestag lantag gjerman me te UCK-se qyshe ne ate kohe e ti ke qen tuj rre shuplak per Milloshin Pacifistin tradhtarin IBRAHIM Rugova!
Ky zoteri i CDU ka qen Kryetare i keshillit fondi vendlindja therret!
Ky zoteri i CDU eshte sekretare i SHAIBK dhe kordinatore per evrop i SHAIBK(FBKSH-AKSH)..
Po ska koment per ty sepse ti me shkrimet e tua perkrahe tradhtarin antishqiptarin Sali berisha dhenderr serbe.
Seshte qudi se edhe ti je nje zagar serbe 500%.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Piratët e Kosovës - Albin Kurti Empty
MesazhTitulli: Re: Piratët e Kosovës - Albin Kurti   Piratët e Kosovës - Albin Kurti EmptyMon Apr 20, 2009 12:01 pm

Piratët e Kosovës - Albin Kurti Najavarugova dhe miqt e tije millutinoviq 1999
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Piratët e Kosovës - Albin Kurti Empty
MesazhTitulli: Re: Piratët e Kosovës - Albin Kurti   Piratët e Kosovës - Albin Kurti EmptyMon Apr 20, 2009 12:03 pm

Piratët e Kosovës - Albin Kurti H_4_ill_866593_app2002050394725miqt e milloshit 1999
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Piratët e Kosovës - Albin Kurti Empty
MesazhTitulli: Re: Piratët e Kosovës - Albin Kurti   Piratët e Kosovës - Albin Kurti EmptyMon Apr 20, 2009 12:23 pm

Piratët e Kosovës - Albin Kurti B040422oOrganisierte Kriminalität und Skandale [Bearbeiten]
Der Name Haradinaj wird sehr oft genannt, wenn es um die Verflechtung von organisierter Kriminalität und Politik geht. Die Schweizer Wochenzeitung Weltwoche (Nummer 43, 2005) zitiert aus einer Analyse des Bundesnachrichtendienstes BND zur organisierten Kriminalität im Kosovo vom 22. Februar 2005. Darin heißt es über Haradinaj:


Die im Raum Deçan auf Familienclan basierende Struktur um Ramush Haradinaj befasst sich mit dem gesamten Spektrum krimineller, politischer und militärischer Aktivitäten, die die Sicherheitsverhältnisse im gesamten Kosovo erheblich beeinflussen. Die Gruppe zählt ca. 100 Mitglieder und betätigt sich im Drogen- und Waffenschmuggel und im illegalen Handel mit zollpflichtigen Waren. Außerdem kontrolliert sie kommunale Regierungsorgane
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Piratët e Kosovës - Albin Kurti Empty
MesazhTitulli: Re: Piratët e Kosovës - Albin Kurti   Piratët e Kosovës - Albin Kurti EmptyThu Apr 30, 2009 10:24 pm

te lumt xhiti sama shum ksi fakte te rugoviqit se po mendojn disa se po e kritikojm veqse po mundim. ndoshta mushen mend perkrahsit e udbadhit nr1
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Piratët e Kosovës - Albin Kurti Empty
MesazhTitulli: Re: Piratët e Kosovës - Albin Kurti   Piratët e Kosovës - Albin Kurti Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Piratët e Kosovës - Albin Kurti
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Pse nuk ka shqiptarë në parajsë? - Albin Kurti
» ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES
» Reagim Albin Kurti - LDSH
» RUGOVIZIMI I ALBIN KURTIT
» Albin Kurti: Si do ta bashkojmë Kosovën me Shqipërinë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: