baki_ecc@yahoo.com Fillestar/e
Numri i postimeve : 21 Age : 45 Vendi : Gostivar Profesioni/Hobi : shqipetar Registration date : 02/06/2009
| Titulli: Reagim Albin Kurti - LDSH Mon Jun 14, 2010 12:36 am | |
| REAGIM
Lëvizja Demokratike Shqipetare me seli ne Gostivar, me rastin e arestimit – burgosjes se liderit te Levizjes “ VETËVENDOSJE” ne Kosove , reagon ashper per incidentin ne fjale me crast forcat policore te Kosoves me urdher te qeverise perdoren format me brutale dhe te turpshme per opinioin shqipetar. Respektivisht rasti I arestimit te liderit te VETEVENDOSJES, zotit Albin Kurtit dhe aktivisteve te kesaj organizate na perkujtoi dhunen dhe terrorin klasik te cilen qeverite e Millosheviqit dhe Morines e perdornin mbi popullaten e pafajshme shqipetare sa here qe keta te fundit dilnin me kerkesa racionale dhe njerezore.
Kujtojme opinionin mbarshqipetar se levizja e zotit Kurti perfaqesonte zerin e arsyes kombetare jo vetem ne Kosove por me te gjitha trojet e okupuara shqipetare, ngase ne kete rast LDSH konsideron se e drejta per vetevendosje e nje populli nuk mund te ndalohet me asnje forme te dhunes, pasiqe e njejta e drejte eshte e garantuar me te gjitha konventat nderkombetare gjegjesisht e sanksionuar me rezoluten per veteidentifikim dhe vetevendosje prane OKB se.
Gjithashtu kujtojme edhe bashkesine nderkombetare se pikerisht ata, sa here qe kane qene ne pyetje shqipetaret, ata asnjiher nuk i kane zbatuar keto dokumente nderkombetare, kete e themi me vet rastin se gjate ndarjes se drejtesise gjithnje shqipetaret anashkalohen dhe vetem ata jane me pasoja dhe fajtor, duke iu imponuar te dtrejta perqindjesh e te dreja te diskriminimit pozitiv sidomos ne Kosove e Fyrom kur dihet mire se te gjitha shtetet tjera bashke me Kosoven qe ishin elemente konstituive te ish Jugosllavise fituan shtete etnike e te pavarura, ne kete rast vetem ne dhe kosovaret mbetem pa shtet edhe pse sakrifikuam me shume, ketu bashkesia nderkombetare deshmon se ajo vete nuk respekton principin e reciprocoitetit gjate ndarjes se sovranitetit dhe te drejtes se shteteformimit te kombeve ne Ballkan.
Kerkojme nga organet relevante ne Kosove sic jane : Gjyqesia e “pavarur” , Qeveria e koruptuar dhe kryesuesi I UNMIK-ut dhe te EULEX-it, qe urgjentisht te intervenojne me rastin ne fjale dhe te lirojne nga burgu dhe nga ndjekjet e metutjeshme liderin Albin Kurtin me aktivistet e tij, ngase ai dhe shoket e tije sot ne nje Kosove te “ Pavarur” kane me shume te drejte te kerkojne ate qe populit I fle ne zemer.
Ndersa ShPK-se, UNMIK-ut dhe EULEX-it I sugjerojme qe ata le te mos merren me aktivitetet legale te subjekteve politike dhe OJQ-ve shqipetare ne Kosove por masat te cilat I perdoren me rastin ne fjale ti shfrytezojne per mbrojtjen e sovranitetit teritorial ne veri te Kosoves ku cdo serb hyn e del kur ti teket me arme dhe pa te.
13.06.2010 Nga : Kryesia e LDSH - se
G o s t i v a r
| |
|
...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: Reagim Albin Kurti - LDSH Mon Jun 14, 2010 1:06 am | |
| Kominikat mjaf e qelluare dhe me behete qefi kur pashe kete shkrim, me te vertet me gezoj fakti kur hasa ne kete shkim.
Ramushi dhe Bajram Regjepi, denuan ashper para ca dite sulmin kunder policis kufitare dhe nuk dulen me nje kominikat till qe ti tregojn botes, qe edhe maqedonij eshte shtet shqiptar dhe nuk eshte vetem,por treguan injorancen apo then me shkurt treguan frigen se mos po ju largohete dora qe po i ushqen... | |
|
petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Reagim Albin Kurti - LDSH Mon Jun 14, 2010 10:18 pm | |
| Hidhe hapin vella! Hidhe hapin! Kemi vetvendosur me Lidhjen Shqiptare te Prizrenit. Bashkim vella! Bashkim! Tash ne fund me BASKIMIN me pelqeve. Cohe zerin! BASHKIM! Ne Dardani nuk ndodhi cudia. http://vertet.blogspot.com/2010/06/ne-dardani-nuk-ndodhi-cudia.html | |
|
Sponsored content
| Titulli: Re: Reagim Albin Kurti - LDSH | |
| |
|