|
| NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE | |
|
+13Vuthjani shpendi Aquila drenusha Beton Sy kaltri Kosovari besa-bese petritkola Anna Leka i Madh Sofra shaban cakolli 17 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE Thu Nov 15, 2007 7:36 pm | |
| Kta nuk i lan as litari, se me plum me i myt u vie si dhuratë 5 minuta duhet me prit dhe e merr ni dukument!!!!!!! sa prit ti ne komune Beton per me marre ni dokument ne qytetin tend, mesiguri e merr numrin dhe pret , a ne kosove jo , se jane profesionalizu me rrena per qilli , ne qilë sun po shohim se aq larg.......................... | |
| | | Riki30 Admin
Numri i postimeve : 2358 Age : 48 Vendi : Prishtine Registration date : 09/08/2007
| Titulli: Re: NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE Thu Nov 15, 2007 7:51 pm | |
| Besa Bese e percjella dhe mbreme sot prap e zura pak kah fundi se paramendo sa premtimi behet kot e kot . Se di si kan guxim me genjy ne sy do ta bej ket do ta bej ate kur dihet se cdo vit buxheti i konsoliduar i Kosoves eshte me i vogel dukshem , prej nga do ti marrin mjetet ?!!! Paramendoni prej ores 12 e 30 kemi ngel pa rryme para gjysem ore erdhi rryma por pas 10 min 2 faza nuk punojn vetem nje faze punon per momentin ky eshte "keqmenaxhim" ( hajni ) Besa Bese mir e ka bas Brahimi Makollve se vertet e mer per 5 min dokumentin por para se me mor ja than 100 euro kesh tuj qesh . Besoni se Kosova ka shum pune akoma per tja nis nga fillimi tash jemi nen zero . | |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE Thu Nov 15, 2007 8:30 pm | |
| hahahaahaaaha, per 5 minuta me 100 euro, te lumte Riki, o betohem se ndjej dhimbje per popullin , juve qe jini nen at neqiell e po perballeni me gjana te ndyta, me rrenca e qivigji, po si nuk turperohen, por edhe pupulli sikur ua ka pi sorra mendet, sa duartrokitja!!!!! po pse nje pyetje te hajrit nuk ua banen, fjala e pare , e dyta " u ngulfat prishtine"!!!! une ashtu e une keshtu, o nuk met kush prej politikajve pa u korruptu dhe per qudi, keta jane mbi ligjin!!! Sdel bire none me i fut ne QELI dhe te mesohen te tjeret prej tyre pastaj! udha e mbare u qofte! qka te them tjeter... | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE Thu Nov 15, 2007 9:40 pm | |
| Vota ime njeashtu mbetet tek une dhe dot votoj per vetveten sikurse edhe kta kandidatet e fushates per kryetar te PR....
Besa bese: Nje pyetje :te lutem shume shoqerore cili do te ishte personi qe vota e juaj i takon e te jeshe i knaqure me voten qe ja jep. Me intereson kjo pyetje.
Por,nese je ti qe voton per veten tende na thuaj qe te votojm edhe na per ti ha ha ha
Pershendetje. | |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE Thu Nov 15, 2007 9:48 pm | |
| hahaahaah, flm beton, Po te kishte formu parti Albini, ia kisha dhane voten Albinit, por ne mungese te tij, direkt ne LKCK e kisha derguar voten time, te gjithe qe ishin deri me tani kane qene te lemueshem, te urte, te pershtatshem, hajna, rrenca, jo kombetar dhe shume qka tjeter. keto zgjedhje jane vetem shpenzime milionash dhe nuk i sjellin kosoves asgja, 0, ooooo%, jemi knaqe sgjedhje dhe shpallje te shtetesise, jemi ngope sa qe turp se e tepruan me rrena be pashe zotin!!! ne sjemi vetedijesuar prandaj jane knaqe duartrokitje shqiptaret ne kte fushate, a ndegjove Migjen kelmendin qka tha, turp kur pacollit i dul reni te kandidohet apo hyj ne zgjedhje tha zotri migjeni!!!!!!!!!!!! | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE Thu Nov 15, 2007 10:05 pm | |
| Po te kishte formu parti Albini, ia kisha dhane voten Albinit, por ne mungese te tij, direkt ne LKCK e kisha derguar voten time. besa bese te njejtin mendim paskim,nga e gjithe ajo qe e percjella sote dhe sa kam njhuri, jo kombetaret siç thua edhe vete. Respekt | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE Fri Nov 16, 2007 8:27 am | |
| Fushata elektorale mori fund,me premtime shumë të fryera dhe me pritje mjaft madhështore deri edhe darka,ku disa lider përpak plasën me kafshata të mëdha në gojë,duke u munduar të përgjigjen para kamerave e gazetarëve. Një gjë është e sigurtë:Premtimet që bëhen nëpër fushata elektorale nuk realizohen as në shtetete zhvilluara,e mosflasim përKosovën.Megjithatë votimet do të bëhen,dhe kryetitullarët që do të udhëheqin Kosovën vitet në vijim do të zgjidhen.E tëra kjo nuk do të jetë vendimtare deri në fund të muajt,nga se do të ketë ankesa,ndoshta edhe nuk do të kenë asnjë vota të nevojshme dhe zgjedhjet të përsëriten,deri atëherë shprehni mendimet tuaja.
Kush sipas jush do të udhëheq Kosovën në këtë viteve në vijim? | |
| | | njomeza Fillestar/e
Numri i postimeve : 47 Registration date : 04/11/2007
| Titulli: Re: NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE Fri Nov 16, 2007 3:21 pm | |
| Neser jan votimet popull i dashur beni mire te dilni masovikisht ne keto zgjedhje edhe pse skeni kend te votoni te pakten mos te deshtojn zgjedhjet . Se tek e fundit te gjithe jemi vellezer e motra ta dije bota se dim te zgjedhim dhe dim ta respektojme Shtetin dhe rregullat e tij , nese nuk dalim ne zgjdhje do te shkon ne favor te armiqve , serbet do ti bojkotojn zgjedhjet por ne jo per inat te tyre do te dalim dhe se shpejti do ta fitojm dhe Pavaresine .. | |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE Fri Nov 16, 2007 6:25 pm | |
| E nderuar Njomeza, me mbetet borgj qe ty pike se pari te te pershendes dhe deshiroj mireseardhje ne forumin tone, t'i lexova postimet dhe me pelqyen , prandaj uroj qe sukseset, shendeti, gezimi dhe te gjitha ne jete te ju percjellin juve dhe familjen tuaj. Sa i perket zgjedhjeve, mos e lodh koken shume, shume mire e ke potencuar se "skemi kujtë me ia dhane voten" prandaj pse te dalim, pse tmos deshtojne, nuk humbim ne si komb fare po qese s'dalim, humb administrata e HUNMIKUT motra ime, asgje tjeter , ne dime te falim si popull prandaj tu falim 8 vjet korrupcion lidereve tane, 8 vjet TERR!!, 8 vjet HAHNI, jo-jo, po keta lidere kan deshmu se nuk jane kombetar por lidere qe i kontribuojne qeshteve personale dhe asgja tjeter. Ai qe ishte per komb, po mbahen ne burg moter, pse!?? sepse e deshti Kosoven me shume se kta bishat qe i kemi e qe na rrejten nje mujë te tere me rrena per qielli!!!! nese ti u kerkon vellezerve e motrave tuaja te dalin ne zgjedhje, une e them te kunderten, Mos dilni se me at vote e ndihmoni korrupcionin,terrin dhe vuajtjen. ju pershendes | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE Fri Nov 30, 2007 1:28 am | |
| Mos e ripushtoni Kosovën me votën tuaj!
Kristina RASI Zvicër, 21 tetor 2007
Këto zgjedhje që po priten të zhvillohen janë zgjedhje të organizuara nga UNMIK-u, i cili e ka kolonizuar Kosovën në bashkëpunim me Serbinë, sipas Rezolutës 1244. Kjo Rezolutë nuk e njeh Kosovën si shtet, kjo Rezolutë e kundërshton fuqishëm ribashkimin e trojeve shqiptare, kjo Rezolutë nuk e njeh të drejtën e popullit tonë për Vetëvendosje, kjo Rezolutë e ka riokupuar Kosovën duke e njohur sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën.
Prandaj, duhet menduar mirë kësaj radhe çka d.m.th fjala votë , dhe a duhet t’ju besojmë më këtyre politikanëve, sidomos këtyre shqiptarë, se asnjë premtim që kane dhënë para elektoratit të tyre nuk e kanë realizuar, duhet bërë këtë që të mos biem dhe më tej pre e mashtrimeve të lloj-llojshme që veç sa të marrin votën pastaj nuk i njohin hallet as interesat e popullit të tyre.
Për vite të tëra LDK-ja e Ibrahim Rugovës së bashku me PSHD-në e Mark Krasniqit që të dy këto parti ishin fara të prishura të titistëve si ngjau që brenda natës u bënë demokratë dhe demokristianë, dhe fare nuk kishin as nuk kanë të bëjnë me vlerat e demokracisë dhe me vlerat e kristianizimit dhe demokracisë kristiane kur dihet fare mirë se udhëheqësit e tyre të angazhuar maksimalisht në LKJ-në e ish- Jugosllavisë, pas këtyre dy fjalëve të shenjta „Demokraci dhe Demokraci Kristiane“ popullin e mashtruan dhe nuk e njohën kurrë UÇK-në famëmadhe, gjithashtu dhe në ditët tona, po këto parti, të mbërthyera në kor edhe me krerët e UÇK-së, tani të bashkuara në pushtetin fiktiv, nën ombrellën unmikase, nuk po e njohin AKSH-në, si ushtri çlirimtare, por njëzëri po i bien në qafë, duke e fyer padrejtësisht dhe krejt paturpësisht po e barazojnë me bandat çetnike të „Car Llazarëve“; siç ishte rasti i fundit kur në televizionin Al-Sat këto ditë Teuta Sahatxhiu e partisë reformiste me rrënjë alla titiste te “ORA”,dhe nga Besa Gaxherri, nga LDD-ja , e krahasuan AKSH-në, ushtri paramilitare dhe po aq të rrezikshme sa “Car LLazarët” e Serbisë okupatore.
Zonja Gaxhorri e “harron” faktin se kryetari i partisë së cilës i takon pra, z. N.Daci, dihet fare mirë se çfarë lidhjesh biznesi kishte me familjen e kriminelit Millosheviç.
Pra, këto dy zëdhënëse „ intelegjete“ i ofendojnë rëndë publikisht çlirimtarët, që janë të gatshëm të derdhin gjakun për t´i mbrojtur trojet shqiptare, nga rreziku i ricopëtimit që Serbia po tenton ta bëjë.
Po këtë mjerim politik këto ditë e bëri edhe znj.Vlora Çitaku, zëdhënëse e PDK-së, së Hashim Thaçit, e cila në prani të dy serbëve në emisioni e RTK-së “Jeta në Kosovë” deklaroi se: “AKSH-ja , është vetëm një grup i vogël njerëzish...”
Kjo, ma kujtoi një deklaratë të ish- titistit, Xhavit Nimani, ( të cilën e kam lexuar) kur studentët shqiptarë ishin ngritur në demonstratat e pranverës së vitit 1981, ai kishte deklaruar: “demonstratat e 30 studentëve të Prishtinës, nuk mund ta destabilizojnë Jugosllavinë e Titos, ata kot e kanë” etj...” Tani këto zonja “të nderuara” e bëjnë këtë duke menduar se kështu i hyn në hatër më shumë UNMIK-ut, dhe atyre që punojnë për ta, dhe kështu që partitë e tyre të marrin votën e qytetarëve të Kosovës.
Pavarësisht se partitë politike shqiptare, këto vasale e mjera të tij po e trumbetojnë ferrin si parajsë, robërinë si liri, anarkinë si demokraci, ju qytetarë shqiptarë nuk duhet të bini pre e mashtrimeve dhe premtimeve të kota që po ua bëjnë pushtetarët e pa shtet dhe unmikasit ardhacakë të cilët Kosovën e rropën në bashkëpunim me lidreucët e liderucet që nuk mendojnë fare për shtetin e Kosovës, dhe për ribashkimin e trojeve shqiptare, por po ia bëjnë njëmijë e një të zeza lindjes së këtij shteti duke e kundërshtuar fuqishmen bashkimin e trojeve shqiptare.
Duke bërë këtë ata ia zgjasin jetën luksit dhe korrupsionit, po ia zgjasin jetën status-quos trishtuese politike në Kosovë dhe njëkohësisht ia shkurtojnë jetën lirisë, demokracisë dhe pavarësisë së Kosovës, për më tepër e pengojnë dhe të drejtën e madhe të VETËVENDOSJES nga sovrani popull. Kjo, e cila padyshim popullin e çon drejt një referendumi, për shtet të pavarur të Kosovës apo për ribashkimin e saj me Nënën Shqipëri.
Largimi i kësaj klase të dështuar politike është detyrë e ngutshme historike, është detyrë parësore që duhet ta merr dënimin e merituar nga populli me BOJKOTIMIN tepër të arsyeshëm të këtyre zgjedhjeve që po bëhen nga mashtruesit dhe keqpërdoruesit e votës së elektoratit të tyre. Tani , të gjithë jemi dëshmitarë se ku e sollën Kosovën këta zotërinj " të hollë" me politikën e tyre disfatiste në të gjitha sferat e jetës së qytetarëve të Kosovës.
Me të drejtë mund të pyesim: - çka realizuan këto vite nga premtimet e tyre këta liderë dhe këto parti despotike alla "demokratike"?! Këta liderë e këto parti, popullit i premtuan pavarësi dhe ajo nuk erdhi dot as sot as mot....
Këta liderë e këto parti, popullit i premtuan jetë të begatë me strukturë e infrastrukturë të begatshme; ndërsa popullit të mjerë po i mungojnë buka, uji dhe e drita, po i mungon punësimi dhe librat e lapsat për kalamajtë në shkollat gjithashtu të mbytura në varfëri....
Këto ditë udhëheqësit e sindikatës së arsimit u detyruan të grevojnë disa ditë, për të siguruar kafshatën e gojës për familjet e tyre.
Ndërsa, pushtetarët fodull të majmur e të pispillosur me kravata si gjarpërushe në fyt, po i harxhojnë qindra e mijëra euro duke bërë lukse të pa fre; si udhëtime, telefona, makina, badigardë sa për besë këtë luks nuk ia lejojnë vetes as pushtetarët me shtete të pasura evropiane e më tej...
Prandaj, këta bukëshkalë nuk e meritojnë votën, por e meritojnë përbuzjen me BOJKOT, të pakompromisë, ashtu le të shpërthejë revolta e arsyeshme popullore, ashtu le të dëshmohet ky popull i shumëvuajtur se vërtetë din të votojë për ata që e meritojnë, por din edhe të BOJKOTOJË ndaj atyre, që e mashtrojnë dhe nuk e meritojnë më tej besimin që quhet , votë!
Askush mos të ketë iluzionin se me këtë klasë politike Kosova do të ketë pavarësi të plotë dhe mirëqenie, do të ketë ardhmëri të ndritur ashtu siç e meriton!
Populli ynë me një fjalë popullore thotë: "nëse më mashtron njëherë kurrë mos të qoftë hallall, po nëse prapë të besoj e më mashtron, hallall të qoftë, se pastaj vet jam fajtor"! Prandaj, o popull i shumëvuajtur! Vetëm logjikoje dhe mendoje bile njëherë: sa e sa herë të mashtruan ty këto parti e këta mashtrues liderë të pacipë?!... Sa e sa herë të premtuan bukë e të dhanë gurë shpinës... Sa e sa herë të premtuan dritë dhe të dhanë errësi?!... Sa e sa herë të premtuan shtet e të dhanë veç kolonizim nga UNMIK-u dhe Serbia. Sa e sa herë të premtuan zhvillim e të dhanë prapambeturi, duke ia zhvatur pasurinë Kosovës dhe duke e zhvatur djersën tënde nga tatimet?! Ty o populli im të premtuan fabrika e kombinate, ndërsa pamëshirë i mbyllën ose i shitën ato, sepse tenderët ishin "prodhuesit" marramendës të korrupsionit të tyre... Nuk ka shtresë popullore që ju nuk e keni goditur rëndë; përjashtime bëjnë vetëm shtresat tuaja: familjet dhe farefisi juaj, ose ajo klasë e majmur e cila ka përfituar ryshfetet e nduar-duarta... Prandaj, e meritoni dënimin me dështim, pra me BOJKOTIM! Këta politikanë duhet bojkotuar, për faktin se këta nuk i mbrojtën as do t´i mbrojnë aspak interesat kombëtare! Interesat kombëtare duhet të jenë kurdoherë prioritetet kryesore për çdo politikan të Kosovës dhe i gjithë trojeve shqiptare. Çdo shtet i botës e vë në spikamë në rend të parë interesin kombëtar, ato duhen me qenë tipare të përhershme të politikës se një shteti, që mjerisht nga politika shqiptare nuk radhitet as në vendin e fundit. Interesat kombëtare nuk kanë të bëjnë me interesat partiake, ideologjike, klanore etj. Interesat kombëtare të çdo shteti janë: ruajta e paqes, realizimi i sigurisë së plotë kombëtare, arritja e vazhdueshme e përparimit etj, kurse tek ne duhet me qenë edhe përpjekja e pandërprerë e realizimit të ribashkimit të trojeve shqiptare. Të gjitha këto vlera të larta kombëtare, janë lënë anash nga „politikanët” shqiptarë të të gjitha trevave, si në Shqipërinë administrative, në Kosove, Maqedoni dhe Mal të Zi, këta si kanë asnjëherë të theksuara në statuset e tyre partiake këto obligime e tipare që duhet t´i ketë çdo parti që vërtetë interesohet për ta zgjidhur çështjen kombëtare. Në kuadër te interesave kombëtare, të cilat i formulojnë krijuesit e politikës së jashtme, më të rëndësishmet gjithsesi janë ato interesa që zakonisht quhen interesat jetike shtetërore. Për ruajtjen ose realizimin e interesave të larta në rastin tonë është ribashkimi i trojeve shqiptare secili shtet është i gatshëm të hyjë në luftë menjëherë ose në të ardhmen, madje edhe nëse është rival më i dobët. Në këto interesa jetike bënë pjesë , para së gjithash ruajtja dhe mbrojtja e territorit kombëtar. E këtë natyrisht mund ta bëjë vetëm një ushtri e fuqishme dhe e modernizuar me një udhëheqje vërtetë të pastër kombëtare. Përveç këtyre interesave thelbësore më parësore, ekzistojnë edhe disa interesa, gjithashtu shumë të rëndësishme, por jo aq sa janë interesat jetike, prandaj shteti duhet t´i realizojë ato me mjete të tjera dhe jo me luftë.
Politikanët që e kërkojnë votën nga populli duhet që t´jua sigurojnë qytetarëve të tyre së pari sigurinë personale, pastaj sigurinë kombëtare, për këto elemente kardinale, mjerisht pas luftës, “politikanët” e Kosovës, nuk e qajnë kokën fare.
Masat tjera janë ato të cilat e krijojnë ndjenjën e sigurisë varen nga sistemi ekonomiko-shoqëror, pozita gjeografike, fuqia ekonomike dhe numri i banorëve.
Pra, Kosova as nuk ka ekonomi të zhvilluar në raport me shtetet e rajonit dhe numri i banorëve është i vogël për sigurimin e një shteti të fuqishëm që do të mundej t´ju bënte konkurrencë ekonomike, politike dhe ushtarake vendeve fqinje. Prandaj, jo për inatin e askujt, por është e domosdoshme për interesin ekonomiko-shoqëror dhe politiko-ushtarak dhe sigurinë kombëtare që trojet shqiptare të ribashkohen në një shtet të vetëm, me emrin e bukur Shqipëri. | |
| | | Riki30 Admin
Numri i postimeve : 2358 Age : 48 Vendi : Prishtine Registration date : 09/08/2007
| Titulli: Re: NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE Wed Dec 05, 2007 1:02 am | |
| Paramendone beja gropen dikujt e bjer vet ne te , Partia reformiste ORA e propozoi nje ligj ku kerkonte qe cdo parti qe nuk kalon 5% te votave te pergjithshme mos te futet ne Kuvend dhe tani ajo vet ngeli jasht . | |
| | | Riki30 Admin
Numri i postimeve : 2358 Age : 48 Vendi : Prishtine Registration date : 09/08/2007
| | | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE Sat Dec 08, 2007 9:51 am | |
| ..mos harro të na tregosh për kend votove riki. | |
| | | Kosovarja Admin
Numri i postimeve : 4833 Age : 38 Vendi : Jashtokësore! Registration date : 14/08/2007
| Titulli: Re: NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE Sun Dec 09, 2007 1:45 am | |
| Besoj se keto zgjedhje tani me perfunduan ju urojme te gjitha partive politike fitoren shpresojme shume ndryshime ne te ardhmenn,ne te mire te popullit e jo ne te mire te xhepave te tyre... | |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE Sun Dec 09, 2007 2:08 am | |
| urimit iu bashkangjitet edhe besa bese me deshire qe hashim thaqi mos t'i ndrrojne fjalet meqe sot tha ne mbremje duke festuar " tani me Kosova dhe qytetaret e saj e din edhe daten e shpalljes se pavaresise e cila do te vie ne bashkpunim me miqte tane .SHBA dhe BE!!!!!" Pra as ymyz mos mani se pavaresi nuk keni njehere, duhet me prite e per me prite jemi nr 1 ne botë. juve forumiste shendet ndersa temes se lartepermendur lamtumirë nga une. | |
| | | Riki30 Admin
Numri i postimeve : 2358 Age : 48 Vendi : Prishtine Registration date : 09/08/2007
| | | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| | | | Sponsored content
| Titulli: Re: NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE | |
| |
| | | | NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |