|
| 28 Nëntori - Dita e Flamurit | |
|
+55Medalim rrimtaf Prof Xhavit Dalloshi BashKom Atdhetari xhema voglushja Mariglen Gjoka tom sojer feneri agim__barja Gjura feratkoca Mirushe Xili gjakushi rolling Arta beti Eagle Eye Albona rroni Blerti_Gashi Delia Mergimtari thellenza ylari Parapsikologu Driola Fjona petritkola Leka i Madh Eva0506 Ago Muji besim78 zeriatdheut anila Nezir Myrta stabili tina Sy kaltri Adem Berisha fatlum meli Beton Guximi azzurra rrebelja E_Bukura Kosovarja Sofra shaban cakolli STUPCAT dibranja Riki30 59 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
Riki30 Admin
Numri i postimeve : 2358 Age : 48 Vendi : Prishtine Registration date : 09/08/2007
| Titulli: 28 Nëntori - Dita e Flamurit Sun Nov 25, 2007 6:15 pm | |
| Forumist te nderuar ju uroj ne emer te Stafit dhe ne emer timin personal diten e Flamurit 28 Nentorin , ju lutem urimet percillni permes kesaj teme njeashtu nese ka mundesi shkurt te na tregoni se si festohet ne vendin ku ju jetoni ? Edhe nje her urime dhe Gezuar festa e madhe e Flamurit Kombetar PS; nderkohe do ju njoftoj per aktivitetet qe do te mbahen ne Prishtine Ju pershendes te gjitheve | |
| | | dibranja Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 542 Registration date : 19/09/2007
| Titulli: Re: 28 Nëntori - Dita e Flamurit Sun Nov 25, 2007 6:22 pm | |
| Festa Kombetare Shqiptare,28 nentori apo Dita e Flamurut do te festohet ne Shkup ne nje menyre madheshtore.E gjith kjo vjen si rezulltat pasi qe Gjykata Kushtetuese kohe me pare aprovoi disa nene te po ketije ligji me te cilen u kufizua e drejta e perdorimit te flamurit shqipetar ne praktike. Prandaj shqiptaret kane nevoje te mbrohen nga vullgarizmi i institucjoneve shteterore,ku kjo eshte nje politike ku bene degradimin e flamurit shqipetare,e nes ketije degradimi shtojme edhe degradimin e gjuhes shqipe neper sinstitucjonet e ndryshme shtetrore,atehere mesazhi eshte i marrur ku ne Maqedoni ka vetem nje popull shtetforumuse dhe ata jane maqedonasit…… Ku para shum viteve me pere kemi rastin se si shteti Maqedonas ne menyre vandale dhe brutale u sjell me shqiptaret ne qytetin e Gostivarit,ku kryetari Rufki Osmani i cili ka fituar shtate vejt gjysem burg pasi qe nuk largoi ne shtize flamurin shqiptare me vitin 1997. Prandaje Dita e Famurit 28 nentori do te festohet ne Shkup ne menyre garndioze,ku do te mbahet tubimi paqesor,demokratik e masovik ne sheshin e Skenderbeut,gjithashtu jane te ftuar gjithe qytetaret qe ne kete dite te shenjte per kombin shqiptare, ta velojne flamurin kombetar ne shtepite,banesat,lokalet.Ne sheshin e Skenderbeut do pritet te shpaloset dhe flamuri madheshtore me fushen e kuqe prej 500meter katrore dhe shqiponje e zeze ne mese.Dita e Flamurit Kombetare shqiptare dhe 95-Vjetori i Pavarsise se Shtetit Shqiptare dy datat me te rendesishme te popullit shqipetare ,sivjet dy Dibrat basharisht do ti festojn,qe kete solemnitet ta organizojne bashkarisht ne te njeten dite ne te dy qytet,akademi solemne do te mbahet 28 nentore ne Diber te vogel Peshkopine Shqiperi dhe ne ORA 19 ne Diber te madhe ne Maqedoni.Simbolika e posacme e ketije viti eshte te deshmojme se Flamuri shqipetar nuk eshte vetem flamur i Shtetit Shqiptar ,sepse dhe ne kusheteuten e Shqiperise ky falmue eshte i sankcjonuar si Flamuri Kombetar e jo sheteror,e jo rastesishte kjo dite shenohet ne mesin e gjith shqiptareve ne bote. Nga ana ime ju uroje festen e Flamurit Kombetar gjith shqipetarve kudo nepre bote. | |
| | | STUPCAT Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 626 Age : 43 Registration date : 17/09/2007
| Titulli: Re: 28 Nëntori - Dita e Flamurit Sun Nov 25, 2007 6:29 pm | |
| urime na koft tonve shqiptarve ne 4 ant e botes londer sa e di une ska sen vetem qe ka me u mbajt ni mramje muzikore te premten e ardhshme urime urime dita flamurit per te gjidh ju pershendes | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: 28 Nëntori - Dita e Flamurit Sun Nov 25, 2007 6:46 pm | |
| Dje unë isha në Gelsenkirchen të GJERMANISë Land ky në NRW;ku shkollat shqipe me mësim plotësues në Gjermani për qdovit eshënojnë këtë fetë kombëtare.Në fytyrat etyre shihej gëzimi dhe krenaria,kurse në sallën e madhe valonin shumë flamuj kombëtar që nxitnin kurreshtjen te gjermanët të njoftohen më gjërësisht për këtë shënim.Aty mësuesi SEJDI GASHI,u printe këtyre manifestimeve,ku shënimi filloj me HIMNIN E FLAMURIT;Më PAS NXëNëSIT RECITUAN VARGJE PëR FLAMURIN,per dëshmorët,për Atdheun,kurse një program me këngë e valle e organizoj Sh.K.A"Abetarja",nga Hanoveri,udhëheqes i të cilës është Ragip Rama,njëherit edhe kryeredaktor i revistës"Doruntina",e cila shpërndahet në Europë. Kjo shoqeri muzikore-kulturore është shumë e njohur dhe la përshtypje e disponim të madh te mërgimtarët.Sot pikërisht në vendin ku jetoj unë në Gladbeck të Gjermanisë shkollashqipe po shënon në një frymë shumë festive këtë shënim kombëtar.Në këtë muaj anekënd Gjermanisë ku janë të strehuar mërgimtarët tanë në forma të ndryshme manifestohet festakombëtare e Flamurit,duke mos lënë anash edhe turniret sportive.Tani shënimet do të bëhen në Klubin"Emin Duraku" në DÜSSELDORF;Essen,e kështu radhazi deri te Bocholti,që kufizohet me Holanden.Këto shënime kanë treguar qartë se në zemrën e fëmijëve mërgimtarë është ngulitur thell Atdheu,flamuri,gjuha,historia,arti,kultura dhe tradita shqiptare.
Edhe në emrin tim personal juve forumist të nderuar,si dhe shqiptarëve kudo që ndodhen ju uroj 28 nëntorin,festën e Flamurit,duke shpresuar se ky do të jenë Nëntori i tretë,që zgjedh çështjen tonë kombëtare. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| | | | Kosovarja Admin
Numri i postimeve : 4833 Age : 38 Vendi : Jashtokësore! Registration date : 14/08/2007
| | | | E_Bukura Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2009 Age : 37 Vendi : Prishtine Registration date : 30/09/2007
| Titulli: Re: 28 Nëntori - Dita e Flamurit Mon Nov 26, 2007 3:41 am | |
| Gjithashtu Urime per te gjithe, festat e Nentorit, duke besuar qe deri ne Nentorin e ardhshem te jete edhe Kosova e Pamvarur. | |
| | | rrebelja V.I.P
Numri i postimeve : 2960 Registration date : 06/10/2007
| Titulli: Re: 28 Nëntori - Dita e Flamurit Mon Nov 26, 2007 9:46 pm | |
| ooooooooo prehajr o popoull kjo fest e madhe e e shenjet per te gjith ishalla edhe na se shpejti e fesotjm ket dit na kosovaret | |
| | | azzurra Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1294 Vendi : Kosove e dashure Registration date : 28/08/2007
| Titulli: Re: 28 Nëntori - Dita e Flamurit Tue Nov 27, 2007 12:05 am | |
| O vllezer e motra, o nipa te Skenderbehut,o popull shqiptare,kudo q'gjenden urime festen e 28 nentorite....Shpresoj q'sa m shpejt te ja uroj te gjithve edhe pamvaresin apo Bashkimin kombetare te gjitheve. | |
| | | Guximi Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 2427 Age : 31 Vendi : Në "Komedinë Njerëzore" Profesioni/Hobi : Student Registration date : 12/09/2007
| Titulli: Re: 28 Nëntori - Dita e Flamurit Tue Nov 27, 2007 3:14 pm | |
| | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: 28 Nëntori - Dita e Flamurit Tue Nov 27, 2007 3:51 pm | |
| Te dashure e te nderuar bashkeatdhetar kane kaluar shume vite nga dita e paharuar e shume pritur kure ne Vloren Heroike .Plaku i mençure i Kombit tone,Heroi i popullit Ismail Qemali shpalli Pavarsin e Shqipris ne kete (muaj) dite te madhe ju uroj te gjithve shqiptareve ane e mbar botes festen e 28 Nentorit GEZAUR DITEN E FLAMURIT. | |
| | | meli V.I.P
Numri i postimeve : 842 Age : 41 Vendi : diku ne gyrbet Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: 28 Nëntori - Dita e Flamurit Tue Nov 27, 2007 3:54 pm | |
| | |
| | | fatlum Anëtar
Numri i postimeve : 272 Vendi : Prishtina/MEdvEgJë Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: 28 Nëntori - Dita e Flamurit Tue Nov 27, 2007 4:30 pm | |
| Shpreh Urimet e mija te sinqerta te gjith shqiptareve ngado qe gjenden per ket fest te madhe per ket nentor te madh te vendimeve historike. 28 Nentorin i uroj gjith shqiptareve ngado qe gjenden ne rruzullin toksor e ne veqanti atyre qe e kan te privuar te drejten per ta festuar ket fest,, ne Medvegje,Presheve,Bujanoc,Cameri ,Mal te zi e Maqedoni '' Urime per shum mot 28 Nentori dita e Pavarsis se Shqipris,dita engritjes se Flamurit ne Vlor nga Ismail be Qemajli ,Dalja ne sken e UCK-se ,ditlindja e Komandantit Legjendar te UCK-se Adem JASHARI... URIME ,Urime.... | |
| | | Adem Berisha V.I.P
Numri i postimeve : 146 Registration date : 03/09/2007
| Titulli: E GËZOFSHIM, E GËZOFSHIM, E GËZOFSHIM !!! Tue Nov 27, 2007 7:16 pm | |
| O JU - at e mia,duke u lutur për JU dhe gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, qe të përjetoni gjithë knaqësitë dhe gjithë të mirat e mundëshme në jeten TUAJ, nga zemra dhe thellësia më e madhe e shpirtit tim, JU UROJ GËZUAR festen e trefishtë kombtare - 28 NËNTORIN, Diten e Flamurit, Diten e Pavarësisë së Shqipërisë (dhashtë zoti shpejt edhe të Kosovës) dhe Ditëlindjen e heroit tonë të madh kombtar ADEM JASHARIT.Edhepse këtu, ndoshta por edhe pa ndoshta, nuk është vendi adekuat për krijime poetike, unë po JU uroj festen edhe me poezinë :KRENARIA NDERSHEKULLORENjëzet e tetë Nëntorirroftë gjerë në pakufi,është Dita e Flamuritshumë luftërave që u ka pri.Krenari ndershekulloree kishim e do ta kemi,me te i tregojmë gjithë botëskush, në të vërtetë na jemi.Jem’ bijtë e asaj shqipejendër shekuj me gjak të larë,kurr nuk u gjinjëzuamprore mbetem krenarë.Sot flamuri jonëtjetër mision ka,të na prij në fitore mbi projekte të mëdha.Në çdo njëzet e tetë nëntorJU këndoni e festoni,shqipen dykrenaresa më lartë ta qoni.Le të valojë e bekuarasi në kohë të Skënderbeut,forcë e krenarile t’i sjellë Atdheut. | |
| | | Sy kaltri Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 1972 Registration date : 09/08/2007
| Titulli: Re: 28 Nëntori - Dita e Flamurit Tue Nov 27, 2007 9:26 pm | |
| Urime 28 Nëntorin dita e Flamurit kjo datë Historike 95 Vjetori i Pavarsis së shqiperis Datë Lindja e Komandantit Legjendar Adem Jashari Dalja Publike e UÇK-së në Skenë në Llaushë të Drenices Lavdi Komandant < Kapuqi > Mujë Krasniqi ky Dëshmor doli në sken së bashku Me Regjep Selimi dhjetshi dhe Daut Haradinaj Davidi
Lavdi Dëshmorëve te Kombit Rrofshin Luftëtaret e Rinisë
urime populli Shqipëtar Festat e Nëntorit | |
| | | tina Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2564 Age : 41 Vendi : qka po ju interson juve bre Profesioni/Hobi : me nga mas topi mujsha me zan Registration date : 18/09/2007
| Titulli: Re: 28 Nëntori - Dita e Flamurit Wed Nov 28, 2007 2:32 am | |
| Urime festa e 28 nëntorit dita e flamurit. Urime gjithë shqiptarëve ku do që janë ane mban botës. Urime | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| | | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| | | | Musafir Vizitor
| Titulli: Re: 28 Nëntori - Dita e Flamurit Sun Aug 31, 2008 12:14 am | |
| Flamuri shqiptar është mbajtur gjatë fluturimit drejt Hënës, në vitin 1971
Tiranë - Flamuri shqiptar në miniaturë me shqiponjën dykrenare është mbajtur si simbol nga astronauti me origjinë shqiptare Alan B. Shepard, gjatë fluturimit drejt Hënës të anijes kozmike "Apollo 14", në vitin 1971. Faktin e dëshmon një fletë katërkëndeshe prej kartoni ku flamuri shqiptar ndodhet i ngjitur pranë një fotografie me ngjyra të anijes kozmike "Apollo 14", bërë në sipërfaqen e Hënës, e cila ndodhet në arkivin e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë. Relikja është e autografuar nga Shepard dhe kozmonautët e tjerë dhe gjithashtu në të ndodhet mbishkrimi në anglisht ku thuhet se ; "ky flamur u mbajt si simbol deri në Hënë, në anijen "Apollo 14" gjatë ditëve nga 31 Janari- 9 Shkurt i vitit 1971 dhe është prezantuar nga admiral Alan B.Shepard, një kozmonaut me origjinë shqiptare". Shepard gjatë udhëtimit kozmik e mori me vete këtë flamur të kombit shqiptar, duke dëshmuar origjinën e tij shqiptare.
Apollo 14 dhe flamuri Shqiptar në Hënë Në arkivin e Muzeumit Historik Kombëtar gjendet një dokument i jashtëzakonshëm nga të gjitha pikëpamjet. Mbi një karton të fortë është vendosur një fotografi e anijes kozmike, “Apollo 14”, fotografi e bërë nga sipërfaqja e Hënës. Krahas kësaj fotografie është vendosur një flamur Shqiptar i përmasave të vogla. Nënë fotografi është shkruar: Antares at fra mauro, kurse poshtë fotografisë është ky mbishkrim: This flag was carried to the moon onboard Apollo 14 January 31 through February 9, 1971. It is presented by Rear Admiral Alan B. Shepard, Jr., United States Navy, delegate to the 26th Session of the United Nations General Assembly. Nga ky shkrim mësohet se flamuri Shqiptar (zyrtar) është mbartur në Hënë në trupin e anijes kozmike Apollo 14 nga 31 Janari deri më 9 Shkurt 1971. Ky flamur është paraqitur prej zëvëndës Admiralit, Alan B. Shepard Jr., i Flotës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe që ka qenë delegat në Sesionin e 26-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Antares është pjesa e anijes që zbriti në Hënë dhe Fra Mauro është emri i vendit në Hënë ku zbriti anija. Ka edhe një mbishkrim dore shkruar me bojë të zezë nga Alan Shepardi: With the compliments of the astronautes of the United States. Alan Shepard 02.10.71, që përkthehet në Shqip: Me fjalët më të mira të astronautëve të Shteteve të Bashkuara. Alan Shepard, 2 Tetor 1971. Ky dokument që përmban flamurin Shqiptar me fotografinë në Hënë së bashku me mbishkrimet i është dorëzuar prej vetë astronautit Alan Shepard një dilomati Shqiptar, i cili pat marrë pjesë edhë ai në Sesionin e 26-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Alan Shepardi, kur ka përgatitur këtë dhuratë dhe për ta bërë më të vërtetë dokumentin, ka shkruar me dorën e tij përshëndetjen jo vetëm nga vetvetja, por edhe nga astronautët e tjerë të SHBA-s. Kjo do të thotë që fakti i mbartjes së flamurit Shqiptar ka qenë temë bisede e astronautëve bashkëudhëtarë. Pra Shepardi u ka folur atyre për origjinën e tij Shqiptare. Gjesti i Shepardit është i madhërishëm. Duke lexuar një enciklopedi të kozmosit ku janë dhe emrat e kozmonautëve në vite, lexohen këto të dhëna për Alan Shepardin. Ai u lind në East Dery, New Hampshire të SHBA-ve, më 18 Nëntor 1923. Është me origjinë Shqipitare. Ka kryer Akademinë Detare Amerikane në Anapolis ku mbaroi dhe një shkollë fluturimi për pilot joushtarak. Më pas bëri edhe Shkollën e Marinës për pilot në Patuxent, Maryland, si dhe Shkollën Detare të Luftës në New Port Rhode Island më 1958. Më 1961 u ngrit në hapësirë si njeriu i parë në botë, rusi Juri Gagarin. Ai fluturoi në kozmos si pasagjer, kurse Shepardi në misionin Apollo 14 në Janar-Shkurt 1971 e manovroi vetë anijen kozmike. Si kozmonaut, ai është i pari që ka fluturuar në kozmos si Amerikan dhe i pesti që ka shkelur në Hënë. Para daljes në pension Alan Shepardi gradohet Admiral. Ai ndërroi jetë më 21 Korrik 1998; pra jetoi 75 vjet. Në të njëjtën enciklopedi flitej edhe për Ëilliam Gregory një tjetër astronaut Shqiptaro-Amerikan. Gregory lindi në Lock-port, Nju Jork më 14 Maj 1957. Është me origjinë nga fshati Dardhë e Korçës. Më 1979 u diplomua për shkenca inxhinierike në Akademinë e Forcave Ajrore. Mori doktoratën si inxhinier mekanik nga Colombia University më 1980 dhe Doktoratën për drejtues më 1984. Në vitet 1981 - 1986 ka qenë pilot fluturimi me avionët Fl11. Më pas shërbeu si mësues pilotësh pranë Forcave Ajrore Britanike. Ka fluturuar në më shumë se 40 lloje avionësh dhe ka kapërcyer mbi 5000 orë fluturimi. U zgjodh nga NASA në Janar 1990 dhe u shpall astronaut në Korrik 1991. Fluturimin e tij të parë Shuttle STS-67 në hapësirë e kreu më 2 Mars 1995 nga Qendra e Hapësirës “Kenedi” dhe u ul në tokë më 18 Mars 1995. Ka vendosur rekordin e fluturimeve në hapësirat kozmike me 16 ditë dhe 15 orë duke plotësuar 262 rrotullime drejt tokës. Ai fluturoi mbi 11 milion km në kozmos, ka mbi 400 orë flutuime në hapësirën kozmike, krahas 5000 orëve si pilot. Tani punon si drejtues për zhvillimin e biznesit në Arizona të SHBA. Meqenëse Shpardi ka vdekur, shpresojmë që Gregorin ta takojmë së shpejti. Të dy këta emra kanë vendin e tyre në Muzeun Historik Kombëtar dhe në kujtesën e Shqiptarëve |
| | | stabili Anëtar
Numri i postimeve : 459 Age : 66 Vendi : Kosove Registration date : 10/05/2008
| Titulli: Re: 28 Nëntori - Dita e Flamurit Sun Aug 31, 2008 9:13 am | |
| Nuj thot kot populli:" Gjaku nuk eshte uji ! " Falenderime,Deli,per kete informate ! | |
| | | Nezir Myrta Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 660 Age : 112 Vendi : usa Registration date : 23/03/2008
| Titulli: DITA E FLAMURIT KOMBËTAR Sun Nov 09, 2008 12:18 pm | |
| Nezir Myrta / FLAMURI KOMBËTAR
Historiku i emrit - flamur
EMRI FLAMUR VIE NGA FJALA SHQIPE - FLAKË Emri - flamur, vie nga fjala shqipe-illire - flakë, si symbol i cilësive, karakteristikave gjenetike, genit gjenealogjik të një kombi, si symbol i qendreses për të mbijetuar ekzistencën e njeriut, shoqërisë, si portretizim i subjektit popull, si symbol i diturisë dhe guximit heroik të një popullit, si personifikim i shpirtit revolucionar e atdhetar të një popullit, si justifikim i trimërisë dhe sakrificës së një popullit, si pamje figurative atdhedashëse të fizionomisë historike të një popullit, si domethënie e vyrtyteve, si paraqitje vizuele e si njohje e emancipimit të një popullit botërisht, duke paraqitur me shenja fiktive, domethënëse, kuptimplote, gjeohistorike e gjeopolitike - symboliken e një popullit!
Flamuri është Letërnjoftimi i një popullit!
Flamuri, si symbol kombëtar, e ka historikun e vet shumë të lashtë, që në parahistori, qe nga komuniteti primitiv, sistemi i parë i historisë njerëzore, në fillim të fëmijërisë së njeriut, në fillimin e përdorimit të tij në grupe sulmuese apo mbrojtëse, si symbolikë natyrore - si flakë, pas zbulimit të zjarrit - sikur në sulm, apo në mbrojtje, njeri ndër të parët e një grupi njerëzish, si ma kryesori, si prijës doli në ballë, si drejtues guximtar flakada - prini me një flakë druri të kallur ngritur në dorë, duke iu dhënë shokëve zemër e guxim heroik, deri në fitore!
Tevona, paraqitja fizionomike nga symboli natyror - flaka, mori sfondin e permasave autentike gjeohistorike të një popullit, synimet e shprehjen natyrore, të natyrës së vendit dhe natyrës së njeriut, si symbol përgjegjës karakteristik i popullit dhe si symbol i gjakut të derdhur për lirinë, si dëshmia e dëshmorëve, e deri tek emërtimi symbolizues - emblema e kombit, që duket, qendron në ballë kombi në liri, e paqje edhe valon nëpër stuhitë e luftërave për liri!
Flamuri, si symbol kombëtar, me formimin e kombit, daton qe nga fillimet e kryengritjeve të para, të popujve liridashës, e atdhetarë, në fillim të historisë njerëzore, si kryengritje në grupe njerëzish, pra kryengritje - duke ngritur krye, kundër padrejtësive histerike, të regjimeve të para, shfrytëzuese, shtypëse të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, për të ndryshuar jetën e robërisë, në një jetë të lirë!
Flamuri valon i qetë në paqje dhe valon furishëm në luftë!
Emri shqip - flamur, ka domethënie të fjalës - flakë, flaka,si fjalë shumë e hershme - fllama, si kuptim i dritës, flakës së zjarrit, ku kemi emërtime të ndryshme nëpër gjuhët indo-europiane e botërore: gjer. flame, ang. flag, që nga rrënja - flam - rrodhi emërtimi flamur, e në realitet,në gjuhën shqipe do të ishte një emërtim krejt shqip - flakada, flakadan, flakërues apo ndonjë emërtim i ngjajshëm, po me kuptimin e fjalës shqipe - flakë!
Ashtu sikurse shumë fjalë tjera shqipe edhe si emërtime,në të shumtën e rasteve, kaluan nëpër gjuhë tjera, që sot dikujt mund t'i duken si fjalë të huaja,por që në realitet, vetëm janë siellur rrotull, sepse prejardhjen e kanë mu në Shqipen e Vjetër, e cila mund ta shpjegojë edhe antikuitin!
Shqipja shpjegon botën antike dhe antikuitin!
(09. 10. 2008)
| |
| | | anila Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 973 Age : 29 Registration date : 29/08/2008
| Titulli: Re: 28 Nëntori - Dita e Flamurit Sun Nov 09, 2008 2:12 pm | |
| Te uroje per temen Nezir Myrta,me te vertet nje teme e cila duhet trajtuar ne keto dite. Respekte vetem vazhdoni keshtu. | |
| | | Nezir Myrta Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 660 Age : 112 Vendi : usa Registration date : 23/03/2008
| Titulli: Re: 28 Nëntori - Dita e Flamurit Mon Nov 10, 2008 3:34 am | |
| Nezir Myrta / FLAMURI SHQIPTAR
Historik i shkurt i flamurit shqiptar. -
Flamuri shqiptar, apo flakadani, flakruesi shqiptar, si emërtim nga prijësi, që e mbajti lartë në dorë, ai i pari që prini në beteja të përgjakshme - pishtari, pishtari i lirisë, shih - këtu kemi fjalën pishtar, pishtari, që vie nga fjala - pishë, pisha, dru bjeshkor, që kallet shpejt dhe rri kallur - të cilin e përdorën edhe flamur, flakrues - pishtari flakrues, pishtari flamuri - si symbol shqiptar, ka shqiponjen dykrerëshe të zezë, në fushën e kuqe - gjaku i derdhur për lirinë!
Shqiponja si symbol u bë flamur gjatë epokave historike, tek disa popuj, e provuan dhe e sprovuan qëllimin e përdorimit dhe hyjnimit të saj, në rrethe politike e fetare - por pak popuj mbeten origjinalisht symbolikës së shqiponjes - që justifikuan emrin e tyre, që janë përgjegjësitë e vet shqiponjes, apo që janë ekuivalent, synonim të zogut mbretëror të qiellit - shqiponjes! Duhet të keshë diçka dhunëti natyrore, që t'i përkasish tënd, e posaqërisht t'i keshë vetitë, karakteristikat gjeniale të zogut të qiellit,të cilin pak e njohin, si aftësi, shkathtësi, symprehtësi, e të jeshë vet synonim i shqiponjes!
Shqiponja është symbol kosmik, symbol hyjnor hyllirik, që lidhet me emrin - Zojs - zeus, ku nga vet emri - zojs, rrodhi emërtimi shqip për Krijuesin - Zojs - Zot, si shkrepësi i rrufeve qiellore, si zoni i qiellit - Zojsi. Edhe nga mythet e legjendat kemi diç reale, kur Zojsi ishte vet adhuruesi i shqiponjes dhe kur ndrroi jetë - u shndërrua në shqiponjë!
Zojsi fliste shqip, gjuhën e shqipes, për atë thomë konceptin Bijt e Shqipes, apo bijt e zojsit, bijt e zotit edhe zoti fliste shqip - ai kryezoti i Olympit edhe na sot themi se jemi bijt e shqipes - shqiptar! Zojsi zoni i qiellit, zoni i rrufeve qiellore ishte zoti i paraardhësve të shqiptarëve dhe shqiptarët me plot të drejtë janë bijt e zotit dhe flasin gjuhën e zotit - gjuhën e perëndive! Por, sa justifikohet sot emri shqiptar, si biri i zërit, krismës së shkreptëtimes së rrufesë, duhet ta ndjejë në shpirt e mendje e zemër secili shqiptar!
Shqiponja symbol kosmik, si lidhje shpirtërore me fuqitë qiellore, ishte symboli kombëtar i Hititëve, fisit të dardhanëve paratrojan egjean euro-aziatik, si symbol me dy krerë, duke personifikuar dy anët e jetës, dy anët e energjisë, dy anët e lidhjes së njeriut me hyjnitë qiellore: psikën dhe trupin, psikofiziken e njeriut, që janë në lidhshmëri me Krijuesin e universit, hapësirës infinit të paskajshme qiellore - Kaus (Chaos), që përbën filizofinë hermetike, sekrete, filozofinë e fshehtësisë qiellore, me të cilën kanë fat pak njerëz të lidhen!
Disa theori thonë se, mbeti shqiponja e zezë, nga dënimi i Prometheut nga Zojsi - Zeusi, si vjedhësi i zjarrit nga perënditë e Olympit dhe iu dhuroi njerëzimit, që zojsi e mallkoi Prometheun, që tradhtoi perënditë, iu dha zjarrin njerëzve edhe nuk dinë ta përdorin për të mirë, po për shkatrrime, kallje, luftëra zjarri! Prometheu u dënua lidhur në një shkemb në Kaukaz, ku Zojsi caktoi një shqiponjë, ta sqepojë përditë, derisa ta lëj pashpirt, si vdekje e tmerrshme, për tradhëtinë e tij ndaj perëndive edhe mbeti shqiponja e zezë!
Shqiponjen dykrerëshe e patën edhe dy anët e krishtërimit, kur u nda kisha e krishterë, në orthodokëse e katolike dhe zgjati mbi tre shekuj, por që ra nga përdorimi. Poashtu më zbulimin e flamurit shqiptar, nga atdhetari Faik Konitza, nga një arkivë frenge, në frengjishte, rrodhi përshkrimi me fjalë i symbolit kombëtar shqiptar - shqipja e zezë në fushën e kuqe të gjakut, por që nuk jepen skjarime të duhura, për domethënien e shqipes dykrenare - e ajoështë symbolika e dy vllazërve të një Ame trungu illirian - gegë e toskë!
Për shqipen e zezë në flamur, do të thoja se, nuk është pa një shkas e qëllim të caktuar - e zeza tradhëtia ndaj atdheut, që i bënë nëpër shekuj paritë, principatat shqiptare, duke bërë lidhje martesore edhe me armiqtë edhe duke tradhëtuar atdheun, ku dihen raste të tilla historikisht...!
Sot ma shumë se kurrë, duhet të jemi nëlidhje të gjithmonshme kombëtare, kur shihet reflektimi politiko-diplomatik euro-botëror, që të paksohet kombi numerikisht, sidomos me pavarësinëe Kosovës si shtet multietnik e nësër të ndonjë shteti tjetër, duke u larguar gradualisht nga etniteti - shqiptar, gjoja se nuk po bëjka dy shtete shqiptare në Ballkan, e po bëjka dy Kore (Veriore e Jugore), dy amerika (veriore e jugore), si kontinente.
Këtë vit duhet të jetë viti historik i mbajtjes sa ma madhështore të Ditës së Flamurit Kombëtar Shqiptar dhe le ta dij çdokushi, se kombi shqiptar nukndahet, edhepse ndahen shtete të pavarura dhe në një tëardhme do tëkemi Shtetet e Bashkuara Shqiptare - kur justifikojmë emtrin e shqipes si symbol kombëtar edhe symbol kosmik!
Flamuri i Kosovës, si flamur europian, i një shteti eksperiment multietnik, me një hymn pa tekst, sikur i ceremonive fetare, gjoja se nuk po bëjka të ketë historik shqiptar, kur shqiptarët mbi 90% të Kosovës, nuk paskan të drejtë fjale e hymni me tekst, duke shuar orekset servo-ruse nga friga se nukdotë mbetet asnjë serv në Kosovë - se po mbetka Kosova etnike shqiptare! Sa komike me qeshë me gojë në grusht, kur dihet vizioni i bombes biologjike shqiptare, ku kah viti 2050, të gjith servët do të mbesin pakicë kombëtare në Ballkan (edhe shenim i akademisë serve).
Në Kosovë janë të ndara festat, festa shtetërore 17 shkurti 2008 dhe festa kombëtare 28 Nëntori 1912!
Këtë vit Gëzuar edhe ma madhërishëm se kurrë në histori - Dita e Flamurit Kombëtar Shqiptar! Të gjithë për Flamurin!
(09.11.2008)
| |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: 28 Nëntori - Dita e Flamurit Wed Nov 19, 2008 3:04 am | |
| Gëzuar Festat Kombëtare të Nëntorit!
Të dashur, bashkatdhetarë!! Motra dhe vëllëzër!
Në emër tim ZERIATDHEUT , të gjithë shqiptarëve kudo që janë, Ju urojmë festat e Nëntorit: Nëntorin e Dytë- 28 Nëntorin-Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe të Flamurit Kombëtar Shqiptar, 28 Nëntorin- Ditën e daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, 28 Nëntorin- ditëlindjen e Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, dhe 29 Nëntorin-Ditën e Çlirimit të Shqipërisë nga nazifashizmi.
28 Nëntori është dita më e rëndësishme në historinë e popullit shqiptar, sepse pikërisht më 28 Nëntor u vunë themelet e shtetit të bashkuar kombëtar shqiptar .
Ky përvjetor na kujton edhe një herë rrugën që kemi bërë si komb deri këtu dhe rrugën që ka mbetur për t’u bërë. Pavarësia e Shqipërisë u shpall në territoret etnike shqiptare, por pazaret e Fuqive të Mëdha me fqinjët grabitçarë copëtuan vendin tonë. Më tepër se gjyshma e vendit mbeti e pushtuar. Populli ynë kurrë nuk u pajtua me robërinë, kurrë nuk u pajtua me copëtimin, por luftoi e punoi pandërprerë për liri e pavarësi. Lufta Çlirimtare e Ushtrisë sonë të Lavdishme Çlirimtare u kurorzua me heqjen e trupave serbe nga Kosova. Në altarin e Lirisë ranë mijëra dëshmorë e martirë. Sot është më e nevojshme se kurrë të mos ndalemi. Përvoja e kaluar tregon se nuk duhet t’u besojmë fjalëve, por veprave., sidomos jo premtimeve boshe.
Këto ditë, bëhen plot 95 vite nga casti i shumpritur, momenti dhe akti i lumtur e i paharruar kur në Vlorën tonë heroike, mbas pesë shekujsh robërie, plaku i mençur i kombit tonë, Heroi i popullit shqiptar, Ismail Qemali, shpalli pavarësinë e Shqipërisë, e ngriti të lirë e krenar flamurin e shenjtë të shqiptarëve. Kjo ditëmadhe na gjen ne shqiptarëve më të lirë, më të bashkuar e më të gëzuar se çdo herë tjetër.
Ta kemi në kujtesë e mos ta flakim nga mendja se, këtë ditë feste kombëtare që neve sot e 9 vite me radhë e festojm në tokën tonë, e festojmë duke ju faleminderuar gjakut të derdhur të bijve e bijave tona të udhehequrë nga ideja e "Lidhjes shqiptare te Prizrenit", institucioni UCK dhe Heroi i popullit Adem Jashari. Ne këtë ditë e gëzojmë dhe e festojmë duke u qenë mirënjohës dhe faleminderues shumë bashkëluftëtarëve, ideologeve dhe intelektualëve që ne, sot, i kemi të gjallë në mesin tonë. Neve do na zë mallkimi i tyre po mos vazhduam hapave dhe idealeve të tyre; luftën për lirinë dhe demokracinë. Dita 28 nëntor,... ka një rëndësi të madhe historike për të gjitha trevat shqiptare, dhe mund të them se është një festë, përkujtim i shumëfishtë!! Duke filluar nga ngritja e flamurit në Krujë, nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu,... më 28 nëntor 1443. Kaluan 500 e ca vjet,... më vonë po më 28 nëntor 1912, kur vendit po i kërcnoheshin rreziqe, nga të katër anët, nga armiqt e jashtëm,.... Atdhetari i shquar Ismail Qemali së bashku me Isa Boletinin,... dhe me një grusht trima patriot,... në Vlorë ngriti "Flamurin e Lirisë",... Flamurin e kuq me shkabën dy krenare, si "Simbol i Pavarsisë"!! Që nga ajo kohë e gjerë më sot, flamuri qëndroj i panjollosur në shpirtërat e patriotëve shqiptarë,... ku u mbajt në duart e çelikta të luftëtarëve heroik, ku kaloj mes luftërave dhe furtunash i pathyer dhe i pa përkulur si "Simbol i Pavarsisë"!!
Pra dita e 28 nëntorit është dita më e shënuar në historin shqiptare pas 28 nëntorit të Gjergj Kastriotit Skënderbeut!!
Nuk duhet harruar, minimizuar e zhvleresuar, asdhenjëhere, idealin dhe sakrificën që forcat progresive të politikave të, SHBA-së, EU-së dhe NATOS, bënë për popullin e lodhur shqiptar. Shqiptari i ka pasur, përe jetë e mot, të shenjte, Kombin dhe Flamurin. Këto janë simbolet dhe platforma të pamposhtura te identitetit, habitus-it, historisë e besimit shqiptar. Është pikërisht kjo arsyeja pse shqiptari nuk u mposht, nuk u gjunjëzua, nuk u përul, por si një shkëmbë u bëri balle të gjitha padrejtesive. Ja pse, shqiptari nuk u c’pordh e nuk u zhbë, por si një feniks mbijetoi e bashkë me të edhe mbarë kombi e FLAMURI YNË.. Ja pse, fjalet e shenjta të hymnit tonë "Përreth flamurit të bashkuar - me një dëshirë e një qellim" na thërrasin për ditë.
Le të kujtojmë edhe një nëntor të kuq, po tani në Kosovën heroike,... ku mu në ditën e flamurit, më 28 nëntor, doli para popullit, "Ushtira Çlirimtare e Kosovës"dhe bëri të qartë se ishte nisur drejt një "Nëntori të tretë",.... që i ndrroj kahje historis në Kosovë!! -Ishte ushtri e lindur nga populli, dhe se lufta e tyre e shenjët do vazhdoj deri te çlirimi i vendit!! Po ashtu më 28 nëntor është edhe ditlindja e patriotit më të madh, Adem Jashari, fenomen unikat i sakrificës për liri në historin e qytetërimit!! Fenomenal janë njerzit e veçantë, të cilët me veprat dhe veprimet e tyre,... lënë gjurmë të pashlyeshme në momente të caktuara të historis!! Një fenomen i tillë, me përmasa të piedestalit jo vetëm kombëtarë është Adem Shaban Jashari, i lindur në Prekaz të DRenicës, më 28 nëntor 1955 dhe i rënë në pavdekësi më 6 mars 1998, po në Prekaz!!
Lavdi i qoftë dhe i lehtë i qoftë dheu!!
Kaq histori sa për të mbajtur të freskët kujtesën se çfarë jemi duke përkujtuar dhe festuar! Pra duke bashkuar të gjitha këto festa,... Festën e Pavarsisë së Shqiprisë, Ditën e Flamurit, shfaqjen e UÇK-ës, si dhe ditlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari!!
Të gjithë anëtarëve, vizitorëve të rinialive.eu forum, bashkatdhetarëve dhe shqiptarëve kudo që janë?.... Në emër të rinialive.eu Forum,.... dhe në emër tim tim Ju shprehi urimet e mia të sinqerta dhe krenare, ashtu siç e ndjejm dhe e nderojmë të gjithë në këtë ditë!! Po ashtu urime diten e flamurit shqiptare , te gjitheve atyre qe vehten e ndiejne shqiptare , po ju perkujtoj hymnin dhe kendojme se bashku kete:
Rreth flamurit të përbashkuar, Me një dëshirë dhe një qëllim, Të gjithë Atij duke iu betuar, Të lidhim besën për shpëtim.
Prej lufte veç ay largohet, Që është lindur tradhëtor, Kush është burrë nuk friksohet, Po vdes, po vdes si një dëshmor.
Në dorë armët do t’i mbajmë, Të mbrojmë Atdheun në çdo vend, Të drejtat tona ne s’i ndajmë, Këtu armiqtë s’kanë vend.
Se Zoti vet e tha me gojë, Që kombe shuhen përmbi dhé, Po Shqipëria do të rrojë, Për te, për te luftojmë ne.
Urime për shumë mote.
Lavdi çlirimtareve , vdekje tradhetareve.
Shqiptarët në trojet e veta etnike, që nga Arta e deri të Molla e Kuqe, dhe kudo në botë, kanë Festën e madhe kombëtare 28 Nëntorin- Ditën e Flamurit, Ditën e Pavarësisë Shqiptare!
Flamuri në zemër të Kosovës është simboli i lirisë dhe në këtë krah të Shqipërisë. Eshtë sendërtimi i ëndrrës sonë kolektive- kombëtare.Sendërtim i udhës së gjatë, të mundimshme, të larë me gjak...! | |
| | | Nezir Myrta Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 660 Age : 112 Vendi : usa Registration date : 23/03/2008
| Titulli: Re: 28 Nëntori - Dita e Flamurit Thu Nov 20, 2008 11:22 pm | |
| Nezir Myrta / AMANETI I KOHËS SONË
- Në Ditën e Flamurit!
Ismail Qemal Vlora - Mjekrrën bardh si bora! Kah Kosova o Isa Ora Në Dy Krahsh qëndron!
Me ziosha zjarr ka Shkodra Kah Shkupi sytë në kodra - E deri n'Epir kafshon kobra! Shqipja me Dy Gojë gjëmon!
Theranda jep Kushtrim Zjarr! Abdyl Frashëri i flet në varr! Koka e Alit tha: Epirin e marr! E te Topliku, Narona e Tivari!
Nga Shpata Madhe Padrejtësi, Mbeti veç - Një Copë Shqipëri! Ende mbet i ngrimë emri - Illiri! Kudo në tradhtina ra shqiptari!
Boll morëm mësim Skendërbeu, Kokën tmerrit - shpatë ia preu! N'pranga ma s'durohet Atdheu! Do të na Ndihmoj - Perëndia!
Nuk vdiset gjithmonë të shkretë! Nëpër Tokë, për Air e nëpër Det! Amaneti i T'Parëve do të na vret! Po s'u bë shpejt Një - Shqipëria!
O Ismail Qemal Vlora! Mjekrrën bardh si bora! Kah Kosova o Isa Ora! Në Dy Krahsh Lufton!
(28 Nandor, 1993)[/size].
PËR TËGJITHË SHQIPTARËT E VËRTETË -
[size=24]URIME DITA E FLAMURIT KOMBËTAR SHQIPTAR![/size]
| |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: 28 Nëntori - Dita e Flamurit | |
| |
| | | | 28 Nëntori - Dita e Flamurit | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |