Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 DITA E FLAMURIT, DITA E PAVARËSISË, DITA E PËRGJEGJËSISË

Shko poshtë 
4 posters
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 74
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

DITA E FLAMURIT, DITA E PAVARËSISË, DITA E PËRGJEGJËSISË Empty
MesazhTitulli: DITA E FLAMURIT, DITA E PAVARËSISË, DITA E PËRGJEGJËSISË   DITA E FLAMURIT, DITA E PAVARËSISË, DITA E PËRGJEGJËSISË EmptyTue Nov 27, 2012 5:59 pm

Dita e flamurit, dita e pavarësisë - dita e përgjegjësisë

Nga Mexhid Yvejsi, Gjakovë

”Ky komb nuk mësohet e nuk kulturohet nëpërmjet lavdit, por nëpërmjet kritikës.”
-Faik Konica

28 Nëntori, Dita e Flamurit, është një nga ditët më të rëndësishme, në mos më e rëndësishmja, e historisë sonë kombëtare…Dita e Flamurit është dita më e gëzueshme, është dita më e vajtueshme për shqiptarët, sepse kjo ditë është Dita e Pavarësisë, së Nënës Shqipëri, por pa Kosovë, pa Çamëri…
Dita e Flamurit, Dita e Pavërsisë, për çdo shqiptar, duhet të jetë edhe Dita e Llogarisë, Dita e Përgjegjësisë...

Në Ditën e Flamurit, në Ditën e Pavarësisë, përveç gëzimit, përveç vajtimit, secili duhet të bëjë llogari, me përgjegjësi, t’a pyesë veten: ç’bëra unë për Kosovë, për Çamëri, për Shqipëri...?
Me 28 Nëntor 1912, u ngrit në qytetin e Vlorës, nga dora e Ismail Qemalit, Flamuri Kombëtar…
Flamuri kombëtar u ngrit mbas katërqind e sa vjetësh … Flamuri Kuq e Zi është flamuri më i vjetri në Ballkan, ndër më të vjetrit n’Evropë…
Flamuri kombëtar thuhet se është flamuri i Skënderbeut, por pas vdekjes së tij “vdiq” edhe flamuri, sepse u harrua…
Pas një harrese prej katërqind vjetësh, e zbuloj një student shqiptar. Studenti shqiptar ishte Faik Konica…
Faik Konica, zbuluesi i flamurit kombëtar, themeluesi i kritikës shqiptare, atdhetari i devotshëm, ambasadori i Shqipërisë në Washington (1926-1939), kur vdiq, me 1942, u harrua … Jo vetëm që u harrua, por edhe iu mohua, iu ndalua të varroset në Shqipëri, për më se gjymë shekulli, edhe pse kishte paguar edhe vendin, edhe pse ia kishte kushtuar jetën Shqipërisë…
Mjerisht, kjo nuk i ndodhi vetëm Faik Konicës; kjo tragjedi i ndodhi edhe atdhetarëve më të njohur, më të mëdhenj të kombit. Gati gjysma e nënshkruesë të Pavarësisë me 28 Nëntor 1912, u dënuan nga komunizmi, u dënuan edhe pasardhësit e tyre, kurse disa ndrruan jetë në mërgim, siç ishin: Mid’had Frashëri, Mustafa Kruja, Dhimitër Berati, të cilët ishin edhe nënshkrues të Dokumentit të Pavarësisë, me 28 Nëntor 1912, krahas Ismail Qemalit, Myderriz Vehbi Efendi Dibrës…
Kjo i ndodhi edhe shumë atdhetarëve të tjerë , deri në ditët tona…
Prandaj, Dita e flamurit, Dita e Pavarësisë duhet të jetë edhe Dita e Llogarisë, Dita e Përgjegjësisë…!
Në Ditën e Flamurit, nga ballkoni i shtëpisë së Xhemil Beut, Ismail Qemali mbajti një fjalim të shkurtër para popullit të Vlorës dhe rretheve të tjera, ku ndër të tjera, dy herë e përmendi Zotin, e, tha:
“Deshi Zoti, që me punën tonë, trimërinë dhe guximin e pashoq të shqiptarëve, sot e tutje të marrin fund mjerimet dhe vuajtjet e Atdheut tonë, sepse këtu e tutje, jemi të lirë, të pavarur dhe me vete, prandaj, qeshni dhe gëzohuni!”
Ismail Qemali, duke e përfunduar fjalimin e Ditës së Flamurit, tha:
“Ja, pra, ky është flamuri ynë! I kuq e me shqiponjë dykrenare në mes. Dhe tani të gjithë bashkohuni si një trup i tërë dhe i pandarë, le të punojmë për ta përparuar e për ta qytetëruar, si i ka hije Atdheut tonë të lirë. Duke përfunduar, nuk më mbetet tjetër gjë, veçse t’i drejtoj një lutje Zotit të Math për bekimet e Tij…”
Mjerisht, mjerimet dhe vuajtjet e Atdheut tonë nuk marrin fund me shpalljen e pavarësisë…
Shqiptarët nuk arritën të bashkohen, si një trup i tërë dhe i pandarë, pakëz punuan për t’a përparuar e për t’a qytetëruar Atdheun…
Na ndodhi kështu, thonë e arsyetohen disa, se jemi një popull i vogël e kështu ishte fati ynë…”Fati i popujve të vegjël kalon nëpër dyert e tragjedive të mëdha”, thoshte Ismail Qemali…
Tradegjia më e madhe e kombit ishte sundimi komunist-ateist gjysmshekullor… Të jesh atdhetar, fetar, i ditur, i ndershëm, ishte rrezik… Shumica e shqiptarëve nisi të jetonte jashtë vetës…
Hemingueji tha:”Kur nis të jetosh jashtë vetës, gjithçka është e rrezikshme.”
U bënë gabime të mëdha, përjetuam fatkeqësi të vazhdueshme…
Gjithë fatkeqësitë e gabimet, sipas Sokratit, vinin ngaqë njerëzit nuk zotëronin dije të mjaftueshme…
Dije e mjaftueshme është Dija Hyjnore…
Sipas Lesingut, qëllimi i fundit i diturisë është e Vërteta.
E Vërteta është Zoti. Zoti është e Vërteta, e Vërteta Absolute… Ai, qoftë lavduar, e ka shpallur të Vërtetën me argumente…
Në Kur’an shkruan:
“Ata të cilët nuk besojnë në argumentet e All-llahut, All-llahu nuk do t’i drejtojë në rrugë të drejtë; ata i pret vuajtje e padurueshme.”
(Kur’ani, 16:104)
Kujt i besuam ne?! Prandaj jemi e kemi ashtu qysh jemi…!
Dita e Flamurit, Dita e Pavarësisë, duhet të jetë Dita e Përgjegjësisë. Nëse e pranojmë përgjegjësinë, atëherë na shtohet vlera si shqiptar, si njeri, si besimtar…
Vlera e njeriut, thoshte Renani, është sa mëson dhe dashuron. Mësimet rreth Zotit, dashuria për Zotin është çelësi hyjnor për jetë të lumtur e të suksesshme!

Adem, Shaban dhe Hamëz Jashari krenaria e çdo shqiptari...

28 Nëntori, Dita e Flamurit. Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, pa Kosovë, pa Çamëri… Por me besim në Zotin çdo gjë është e mundshme…! Siç ishte e mundshme dalja publike më 28 nëntor 1997, e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Llaushë, në ditën e varrimit të mësuesit dëshmor, Halit Gecit, vrarë nga policia sërbe… Siç ishte e mundshme që komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari, të lindë me 28 nëntor 1955…!
Për mendjen e kufizuar njerëzore, është rastësi që komandanti Adem Jashari ka lindur në Ditën e Flamurit, në Ditën e Pavarësisë, me 28 nëntor, por nuk është rastësi për Zotin, Krijues e Zhvillues i çdo krijese, që jeta e tij, vepra e tij dhe rënia e tij të bëhet simbol pavarësie!
Kryetari i Çekisë, Haveli, thoshte:
“ Shteti është krijim i njeriut, ndërsa njeriu është krijesë e Zotit”.
Zoti asgjë nuk krijon rastësisht… Ai i fali Shaban Jasharit, në Ditën e Flamurit, në Ditën e Pavarësisë, Ademin, me 28 nëntor 1955…
28 Nëntori Dita e Flamurit, Dita e Pavarësisë, ditëlindja e Adem Jasharit, simbolit të qëndresës, simbolit të pavarësisë së Kosovës…
Me hajr, për hajr, ditëlindja o Adem Jashari! Për hajr edhe Dita e Flamurit, Dita e Pavarësisë…! Ti e pate ndjenjën e përgjegjësisë, ti e pate guximin për të njohur vetëveten, për të njohur Kosovën, për të njohur Zotin…
Dita e Flamurit, Dita e Pavarësisë le të jetë edhe Dita e Përgjegjësisë, për të njohur vetëveten, që është hapi i parë për të njohur Zotin, i Cili na fali edhe një argument, në Ditën e Flamurit, na fali Adem Jasharin, që me Jasharët t’i falin Kosovës një Diell…
Rrezet e këtij Dielli mos t’i errësojmë kurrë më!

Mexhid YVEJSI, Gjakovë

Mbrapsht në krye Shko poshtë
mujota
V.I.P
V.I.P
mujota


Female
Numri i postimeve : 219
Age : 29
Vendi : Mollopolc
Registration date : 13/06/2011

DITA E FLAMURIT, DITA E PAVARËSISË, DITA E PËRGJEGJËSISË Empty
MesazhTitulli: Re: DITA E FLAMURIT, DITA E PAVARËSISË, DITA E PËRGJEGJËSISË   DITA E FLAMURIT, DITA E PAVARËSISË, DITA E PËRGJEGJËSISË EmptyTue Nov 27, 2012 6:18 pm

Ne jemi flaka e zjarrit te pandezur!!!
Urime 100 vjetori i pavaresis,edhe pse simbolet tona kombetare jane edhe me te vjetra.Ne si popull jemi edhe shume me te vjeter!!!Urime me shprese se neser do te jemi si dikur.do ta kemi:
nje gjuhe,
nje flamur,
nje komb,
nje Shtet Shqiptar!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

DITA E FLAMURIT, DITA E PAVARËSISË, DITA E PËRGJEGJËSISË Empty
MesazhTitulli: Re: DITA E FLAMURIT, DITA E PAVARËSISË, DITA E PËRGJEGJËSISË   DITA E FLAMURIT, DITA E PAVARËSISË, DITA E PËRGJEGJËSISË EmptyTue Nov 27, 2012 7:19 pm

Festa e e flamurit ne Shkup

https://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=Q9ydd2HFAXQ

https://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=KELri5qiTjY

https://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=6QyiFyorWA8
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

DITA E FLAMURIT, DITA E PAVARËSISË, DITA E PËRGJEGJËSISË Empty
MesazhTitulli: Re: DITA E FLAMURIT, DITA E PAVARËSISË, DITA E PËRGJEGJËSISË   DITA E FLAMURIT, DITA E PAVARËSISË, DITA E PËRGJEGJËSISË EmptyWed Nov 28, 2012 1:44 am

https://www.youtube.com/watch?v=iiDCxnsHczo&feature=player_embedded
Gezuar 100 vjetorin e pavaresise
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





DITA E FLAMURIT, DITA E PAVARËSISË, DITA E PËRGJEGJËSISË Empty
MesazhTitulli: Re: DITA E FLAMURIT, DITA E PAVARËSISË, DITA E PËRGJEGJËSISË   DITA E FLAMURIT, DITA E PAVARËSISË, DITA E PËRGJEGJËSISË Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
DITA E FLAMURIT, DITA E PAVARËSISË, DITA E PËRGJEGJËSISË
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» DITA E FLAMURIT, DITA E PAVARËSISË, DITA E PËRGJEGJËSISË...
» 28 NËNTORI - SHPALLJA E PAVARËSISË - DITA E FLAMURIT
» 28 Nëntori - Dita e Flamurit
» Urime 28 Nëntori - Dita E Flamurit
» Dita e Shën Valentinit - Dita e të dashuruarëve apo e të mas

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: