Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 DITA E FLAMURIT, DITA E PAVARËSISË, DITA E PËRGJEGJËSISË...

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 74
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

DITA E FLAMURIT, DITA E PAVARËSISË, DITA E PËRGJEGJËSISË... Empty
MesazhTitulli: DITA E FLAMURIT, DITA E PAVARËSISË, DITA E PËRGJEGJËSISË...   DITA E FLAMURIT, DITA E PAVARËSISË, DITA E PËRGJEGJËSISË... EmptySat Nov 28, 2009 12:16 am

DITA E FLAMURIT, DITA E PAVARËSISË, DITA E PËRGJEGJËSISË... U1_MexhidYvejsiDITA E FLAMURIT, DITA E PAVARËSISË, - DITA E PËRGJEGJËSISË …

“ Ky komb nuk mësohet e nuk kulturohet nëpërmjet lavdit, por nëpërmjet kritikës.” Faik Konica

Nga Mexhid YVEJSI, Gjakovë

28 Nëntori, Dita e Flamurit, është një nga ditët më të rëndësishme, në mos më e rëndësishmja, e historisë sonë kombëtare …
Dita e Flamurit është dita më e gëzueshme, është dita më e vajtueshme për shqiptarët, sepse kjo ditë është Dita e Pavarësisë, së Nënës Shqipëri, por pa Kosovë, pa Çamëri…
Dita e Flamurit, Dita e Pavërsisë, për çdo shqiptar, duhet të jetë edhe Dita e Llogarisë, Dita e Përgjegjësisë...
Në Ditën e Flamurit, në Ditën e Pavarësisë, përveç gëzimit, përveç vajtimit, secili duhet të bëjë llogari, me përgjegjësi, t’a pyesë veten: ç’bëra unë për Kosovë, për Çamëri, për Shqipëri...?
Me 28 Nëntor 1912, u ngrit në qytetin e Vlorës, nga dora e Ismail Qemalit, Flamuri Kombëtar…
Flamuri kombëtar u ngrit mbas katërqind e sa vjetësh … Flamuri Kuq e Zi është flamuri më i vjetri në Ballkan, ndër më të vjetrit n’Evropë…
Flamuri kombëtar është flamuri i Skënderbeut, por pas vdekjes së tij “vdiq” edhe flamuri, sepse u harrua…
Pas një harrese prej katërqind vjetësh, e zbuloj një student shqiptar. Studenti shqiptar ishte Faik Konica…
Faik Konica, zbuluesi i flamurit kombëtar, themeluesi i kritikës shqiptare, atdhetari i devotshëm, ambasadori i Shqipërisë në Washington (1926-1939), kur vdiq, me 1942, u harrua … Jo vetëm që u harrua, por edhe iu mohua, iu ndalua të varroset në Shqipëri, edhe pse kishte paguar edhe vendin, edhe pse ia kishte kushtuar jetën Shqipërisë…
Mjerisht, kjo nuk i ndodhi vetëm Faik Konicës; kjo tragjedi i ndodhi edhe atdhetarëve më të njohur, më të mëdhenj të kombit, siç ishin: Mid’had Frashëri, Mustafa Kruja, Dhimitër Berati, të cilët ishin edhe nënshkrues të Dokumentit të Pavarësisë, me 28 Nëntor 1912, krahas Ismail Qemalit, Vehbi Efendi Dibrës, Luigj Gurakuqit…


DITA E FLAMURIT, DITA E PAVARËSISË, DITA E PËRGJEGJËSISË... U1_IsmailQemali
Ismail Qemali me bashkëpuntorët - Dita e Flamurit-Shpallja e Pavarësisë Vlorë, 28 Nëntor 1913. Fotografia është e vitit 1913, në përvjetorin e parë të pavarësisë së Shqipërisë...
Kjo i ndodhi edhe shumë atdhetarëve të tjerë , deri në ditët tona…

Prandaj, Dita e flamurit, Dita e Pavarësisë duhet të jetë edhe Dita e Llogarisë, Dita e Përgjegjësisë…!
Në Ditën e Flamurit, nga ballkoni i shtëpisë së Xhemil Beut, Ismail Qemali mbajti një fjalim të shkurtër para popullit të Vlorës dhe rretheve të tjera, ku ndër të tjera, dy herë e përmendi Zotin, e, tha:
“Deshi Zoti, që me punën tonë, trimërinë dhe guximin e pashoq të shqiptarëve, sot e tutje të marrin fund mjerimet dhe vuajtjet e Atdheut tonë, sepse këtu e tutje, jemi të lirë, të pavarur dhe me vete, prandaj, qeshni dhe gëzohuni!”
Ismail Qemali, duke e përfunduar fjalimin e Ditës së Flamurit, tha:
“Ja, pra, ky është flamuri ynë! I kuq e me shqiponjë dykrenare në mes. Dhe tani të gjithë bashkohuni si një trup i tërë dhe i pandarë, le të punojmë për ta përparuar e për ta qytetëruar, si i ka hije Atdheut tonë të lirë. Duke përfunduar, nuk më mbetet tjetër gjë, veçse t’i drejtoj një lutje Zotit të Math për bekimet e Tij…”
Mjerisht, mjerimet dhe vuajtjet e Atdheut tonë nuk marrin fund me shpalljen e pavarësisë…
Shqiptarët nuk arritën të bashkohen, si një trup i tërë dhe i pandarë, pak punuan për t’a përparuar e për t’a qytetëruar Atdheun…
Na ndodhi kështu, thonë e arsyetohen disa, se jemi një popull i vogël e kështu ishte fati ynë…”Fati i popujve të vegjël kalon nëpër dyert e tragjedive të mëdha”, thoshte Ismail Qemali…
Tradegjia më e madhe e kombit ishte sundimi komunist-ateist gjysmshekullor… Të jesh atdhetar, fetar, i ditur, i ndershëm, ishte rrezik… Shumica e shqiptarëve nisi të jetonte jashtë vetës…
Hemingueji tha:”Kur nis të jetosh jashtë vetës, gjithçka është e rrezikshme.”
U bënë gabime të mëdha, përjetuam fatkeqësi të vazhdueshme…
Gjithë fatkeqësitë e gabimet, sipas Sokratit, vinin ngaqë njerëzit nuk zotëronin dije të mjaftueshme…
Dije e mjaftueshme është Dija Hyjnore…
Sipas Lesingut, qëllimi i fundit i diturisë është e Vërteta. Zoti është e Vërteta Absolute… Ai, qoftë lavduar, e ka shpallur të Vërtetën me argumente…
Në Kur’an shkruan:
“Ata të cilët nuk besojnë në argumentet e All-llahut, All-llahu nuk do t’i drejtojë në rrugë të drejtë; ata i pret vuajtje e padurueshme.”
(Kur’ani, 16:104)
Kujt i besuam ne?! Prandaj jemi e kemi ashtu qysh jemi…!
Dita e Flamurit, Dita e Pavarësisë, duhet të jetë Dita e Përgjegjësisë. Nëse e pranojmë përgjegjësinë, atëherë na shtohet vlera si shqiptar, si njeri, si besimtar…
Vlera e njeriut, thoshte Renani, është sa mëson dhe dashuron. Mësimet rreth Zotit, dashuria për Zotin është çelësi hyjnor për jetë të lumtur e të suksesshme!



DITA E FLAMURIT, DITA E PAVARËSISË, DITA E PËRGJEGJËSISË... U1_Adem-Shaban-HamezJashari
Adem, Shaban dhe Hamëz Jashari - krenaria e çdo shqiptari...
28 Nëntori, Dita e Flamurit. Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, pa Kosovë, pa Çamëri… Por me besim në Zotin çdo gjë është e mundshme…! Siç ishte e mundshme dalja publike më 28 nëntor 1997, e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Llaushë, në ditën e varrimit të mësuesit dëshmor, Halit Gecit, vrarë nga policia sërbe… Siç ishte e mundshme që komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari, të lindë me 28 nëntor 1955…!

Për mendjen e kufizuar njerëzore, është rastësi që komandanti Adem Jashari ka lindur në Ditën e Flamurit, në Ditën e Pavarësisë, me 28 nëntor, por nuk është rastësi për Zotin, Krijues e Zhvillues i çdo krijese, që jeta e tij, vepra e tij dhe rënia e tij të bëhet simbol pavarësie!
Kryetari i Çekisë, Haveli, thoshte:
“ Shteti është krijim i njeriut, ndërsa njeriu është krijesë e Zotit”.
Zoti asgjë nuk krijon rastësisht… Ai i fail Shaban Jasharit, në Ditën e Flamurit, në Ditën e Pavarësisë, Ademin, me 28 nëntor 1955…
28 Nëntori Dita e Flamurit, Dita e Pavarësisë, ditëlindja e Adem Jasharit, simbolit të qëndresës, simbolit të pavarësisë së Kosovës…
Me hajr, për hajr, ditëlindja o Adem Jashari! Për hajr edhe Dita e Flamurit, Dita e Pavarësisë…! Ti e pate ndjenjën e përgjegjësisë, ti e pate guximin për të njohur vetëveten, për të njohur Kosovën, për të njohur Zotin…
Dita e Flamurit, Dita e Pavarësisë le të jetë edhe Dita e Përgjegjësisë, për të njohur vetëveten, që është hapi i parë për të njohur Zotin, i Cili na fali edhe një argument, në Ditën e Flamurit, na fali Adem Jasharin, që me Jasharët t’i falin Kosovës një Diell…
Rrezet e këtij Dielli mos t’i errësojmë kurrë më!


Mexhid YVEJSI, Gjakovë

Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

DITA E FLAMURIT, DITA E PAVARËSISË, DITA E PËRGJEGJËSISË... Empty
MesazhTitulli: Re: DITA E FLAMURIT, DITA E PAVARËSISË, DITA E PËRGJEGJËSISË...   DITA E FLAMURIT, DITA E PAVARËSISË, DITA E PËRGJEGJËSISË... EmptySun Nov 29, 2009 6:42 am

Shqiptar!
Le te mos ngopemi me luge te zbarzuar!

Dita e 28 Nentorit ne vetvete eshte dite e gezuar, por a eshte realiteti nje ironi ndaj kesaj feste.

Taqi, Sejdiu, Krasniqi, Rexhepi... nuk e njohin kombin shqiptar, flamurin dhe hymnin shqiptar.
Fazllo-Berisha po fal territore serbit e grekut.
Cfare duhet te bejme te qeshim apo te rrembejme armet dhe duke mbrojtur trojet tona, ne kete menyre i nderojme Diten e Shenjte, Diten e Shenjte te Pavarsise.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
DITA E FLAMURIT, DITA E PAVARËSISË, DITA E PËRGJEGJËSISË...
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dita e Shën Valentinit - Dita e të dashuruarëve apo e të mas
» 28 NËNTORI - SHPALLJA E PAVARËSISË - DITA E FLAMURIT
» BREDHI I PAVARËSISË APO I HIPOKRIZISË?
» Bredhi i pavarësisë apo i hipokrizisë?
» Urime 28 Nëntori - Dita E Flamurit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: