Mexhid Yvejsi Anëtar
Numri i postimeve : 429 Age : 74 Vendi : Gjakovë, Kosovë Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Bredhi i pavarësisë apo i hipokrizisë? Thu Dec 16, 2010 11:59 am | |
| Mexhid YVEJSI, Gjakovë
BREDHI I PAVARËSISË APO I HIPOKRIZISË ?
Jetoni porsi bij të dritës
“Askush të mos ju gënjejë me fjalë të kota: për këto gjëra bie hidhërimi i Hyut mbi njerëzit e padëgjueshëm. Mos kini, pra, kurrgjë të përbashkët me ta! (Bibla, Efesianëve,5.)
Ish kryetari i Kosovës, z.Fatmir Sejdiu, vitin e kaluar, në mbrëmje, me 12 dhjetor 2009, në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë bëri ndriçimin e “Bredhit të Pavarësisë”, ku ishte i pranishëm edhe Kryetari i Prishtinës, z.Isa Mustafa... Ishte ish-kyetari, Dr. Ibrahim Rugova, që në vitin 2003, i cili e filloi i pari ndriçimin e bredhit, të cilin e quajti “Druri i lirisë, pavarësisë dhe i paqës”.... Për herë të tretë, të fundit, ditën e shtunë, me 10 dhjetor 2005, në Prishtinë, në sheshin ndërmjet përmendores të Skënderbeut, Kuvendit të Kosovës dhe ndërtesë së re të Qeverisë, kryetari i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, ndriçoi Drurin e Pavarësisë! Ky ishte viti i tretë që ish-kryetari i Kosovës, në zemër të Prishtinës, e ndriçon bredhin e Krishtlindjes, por që ai e quante: Druri i Paqes, i Lirisë dhe Pavarësisë! Tani, këtë vit, kjo “traditë” nuk u vazhdue, sepse zuri n’thue, u harrue…U harrue sepse zgjedhjet e 12 dhjetorit 2010 i kanë hutue… Nuk u ndriçue “Bredhi i Pavarësisë”, apo siç e quante dr.Ibrahim Rugova, “Druri i lirisë…” dhe kjo tregon se ishte mashtrim, mashtrim që dëshmon fytyrën e hipokrizisë…
Prejardhja e Bredhit apo Pema e Krishtlindje
“Bredhi i Pavarësisë“ apo „Druri i Lirisë“ dëshmon fytyrën e vërtetë të hipokrizisë sepse bredhi, ndonëse ka prejardhje pagane, quhet Pema e Krishtlindjes, prej shumicës kristiane .... Pema e Krishtlindjes si traditë në Evropë ka filluar shumë vonë, ka filluar me 1605, së pari në Gjermani, pak më vonë në Francë, kurse në Angli ka filluar me 1840… Në Amerikë kjo traditë ka filluar në vitin 1830, të parët e kanë filluar emigrantët gjermanë, që ishin vendosur në Pensilvani. Por, nga amerikanët, Pema e Krishtlindjes nuk pranohej, sepse konsiderohej si një simbol pagan…Por, ishte ndikimi i Mbretërisë Angleze, që ajo e kishte pranuar, bëri që edhe amerikanët ta pranojnë gradualisht nga viti 1840… Pra, bredhi është Pema e Krishtlindjes, siç pranohet nga shumica e të krishterëve dhe nuk ka lidhje me Pavarësinë e Kosovës, siç nuk ka lidhje as me shumicën e popullit shqiptar që janë muslimanë. Këtë edhe Perendimi, e di, e di që jemi muslimanë dhe këtë fall askush nuk e hanë… Besimtarët muslimanë, kudo që janë, e respektojnë, e çmojnë dhe e pranojnë Krishtin, Hazreti Isai (a.s.) si të dërguar, i zgjedhur, i Zotit, i cili në Kur’anin e Shenjtë përmendet 93 herë, sikur që përmendet, lavdërohet, Merjemja, Nëna e Tij, shembull për devotshmëri…! Kjo është e vërteta e jonë, prandaj, nuk duhet të trembëmi, por duhet të pajtohemi me situatën. Wiliam James, babai i psikologjisë së aplikuar amerikane, kështu këshillon: “Pajtohuni me situatën, ngase pranimi është hapi i parë në përballimin e çdo problemi.” Kosova jonë e dashur ka shumë probleme, ka shumë telashe, të cilat i njohim të gjithë, ato nuk duhet të shtohen, por duhen të zvogëlohen, të zgjidhen, por ato nuk zgjidhen me: ” ndriçimin e Bredhit të Pavarësisë apo „Drurit të Lirisë…! Me ndriçimin e bredhit të pavarësisë synohet të krijohet, sikur mendohet, një atmosferë e krishterë, sikur që u synue për Kadetralën (politike) Katolike që posa u ndërtue... Pra, këto veprimtari, kinse për pavarësi, janë vetëm një maskë, janë hipokrizi… Askush nuk mund ta mbajë gjatë maskën, thoshte Seneka. Krejt ç’është artificiale, shumë shpejt kthehet në gjendjen e natyrshme, normale. Dhe më në fund, meqë jemi në pragun e Krishtlindjes, siç pranohet prej të krishterëve, një këshillë nga Bibla.
Jetoni porsi bij të dritës. “Askush të mos ju gënjejë me fjalë të kota: për këto gjëra bie hidhërimi i Hyut mbi njerëzit e padëgjueshëm. Mos kini, pra, kurrgjë të përbashkët me ta!” (Bibla, Efesianëve, 5)
Mexhid YVEJSI, Gjakovë
| |
|
xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Bredhi i pavarësisë apo i hipokrizisë? Thu Dec 16, 2010 3:12 pm | |
| shum e vertet hipokrizi totale, dhe paske ber nji elaborim te mrekullueshem dhe te sakt. LDK-Ja jan udbasht e Titist te perbetuar qe po na sjellin katrahura me dekada....! | |
|
petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Bredhi i pavarësisë apo i hipokrizisë? Fri Dec 17, 2010 11:49 pm | |
| | |
|
Sponsored content
| Titulli: Re: Bredhi i pavarësisë apo i hipokrizisë? | |
| |
|