|
| NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE | |
|
+13Vuthjani shpendi Aquila drenusha Beton Sy kaltri Kosovari besa-bese petritkola Anna Leka i Madh Sofra shaban cakolli 17 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
Leka i Madh V.I.P
Numri i postimeve : 1368 Vendi : Dielli lind nga malet! Registration date : 02/09/2007
| Titulli: Re: NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE Tue Oct 30, 2007 10:55 pm | |
| Besa Bese te merrem me ju per nje çeshtje siq eshte PDK - ja dhe bashkepjesmarrja e saj ne te gjitha paudhesite e deritanishme, e dine edhe gurezit e rruges. Keshtu qe nuk e kam ngene t'ua numeroj edhe te tjera. E keqja eshte se PDK ja nuk po ndalet me kaq po ajo po vazhdon rrugen dekadente drejt rikthimit ne Serbi. Na lejohen qindra parti per shkak se ato vetem perqajne dhe jo bashkojne.
A nuk na vret ne ndergjegje sadopak thenia e Deshmorit te Kombit, Bahri Fazliu - Gzimi i cili thosh: 'TA BEJME NENTORIN NENTOR'.
Po pra mos ta ndyejme nentorin me zgjedhje false por te ngritemi e te demonstrojme siq na ka hije. | |
| | | Aquila Fillestar/e
Numri i postimeve : 68 Registration date : 30/10/2007
| Titulli: Re: NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE Wed Oct 31, 2007 12:29 am | |
| Nentori i zgjedhjeve -kerkon vetedijen dhe voten e qytetareve. ----------------------------------------------- Kush duhet te jete vetedija jone: -Te marim mesim nga gabimi i bere, ne votimin e mepareshem. -Mund te votohet perseri ajo parti, neqofte se populli ka pare nje sakrifice nga ana e asaj qeverie, te shoqeruar me nje progres ekonomiko-shoqeror.Ne raste te kundert per ata qe kane ngrohur vetem kolltuqet jo vetem qe nuk duhen votuar per here te dyte, por duhen demaskuar duke e abandonuar sa me shpejt ate lloj partie qofte e prezantuar me emrin dhe simbolet me te bukura te botes. Tifozlliku ne politike eshte vetvrasje.
Braktisja e zgjedhjeve , do te thote qe te perseritet perseri nje katraure qe do e coje vendin me mbrapa se ku kemi qene dhe dimostron jo vetem nje papjekuri politike por nje nivel te ulet kulturor kombetar. -Per mendimin time le te votohet me nje vemendje te madhe duke mos vene ne prove me , ata qe po e sorollasin politiken e tyre per ti sherbyer intersave te tyre personale. ________ Ju pershendes. | |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE Wed Oct 31, 2007 1:26 am | |
| MESE I NDERUARI LUBOTENI, Une e kam thane se PDK-ja e ka ruajtur unitetin brenda partise qe reflektohet si pozitive krahasuar me partite tjera, e kam thane aty se te gjitha qe i ke thene per PDK jane te sakta por PDK-ja sikur e etur per pushtet do t'i perngjaj ish LDK dhe ndoshta vetem keshtu vie ne pushtet!!! Mendimin tend e pranoj edhe une , nuk jam ithtare e PDK qe nga themelimi i saj si parti politike sepse arsyet jane te shumta, une e kam thene dhe ritheksoj perseri se Hashim Thaqi fare keq po duket ne kete fushate parazgjedhore me at rreth te minipartive qe i mblodhi, miniparti qe ishin pjelle e ish komunisteve (kaqusha) dhe nga radhet e LDK rasti i Edites!!!Per Gj.Deden kam respekt. S'dua te kalohet ne monotoni per forumistet(nese shkruaj shume) ndaj s'po e zgjas me teper kur une keto zgjedhje nuk i njoh dot perderisa vellau yne Albin Kurti mbahet i burgosur, perndryshe me vie keq nga vellezerit e LKCK-se qe nuk e kane voren time ne keto zgjedhje. shendet juve dhe forumisteve te tjere | |
| | | drenusha Anëtar
Numri i postimeve : 201 Registration date : 23/10/2007
| Titulli: Re: NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE Wed Oct 31, 2007 1:52 am | |
| ne fund pdk i ka mbetur edhe Mergjen pa shtir ne kualicion dhe radatrajkoviqin do ta marr vetem e vetem te thot jam kryeminsister se eshte nominue nga partija e vet dhe kaloj koha ne fotele te kuqe ska rendesi kush eshte rada dhe mergja ska rendsi kush ishte kaqusha rendesi ka me fitue kjo eshte moto e tyre . | |
| | | shpendi Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 155 Vendi : Iliride Profesioni/Hobi : Forumi Registration date : 04/09/2007
| Titulli: Re: NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE Wed Oct 31, 2007 2:11 am | |
| Paskan mar hov ketu debatet,ju lutem ?! Respekt Thacit,si personalitet respekt per te gjith qe u munduan e mundohen te ndihmojn procesin per Bashkimin e trojeve. Personalisht(mendim imi)nuk pajtohem me zgjedhjet e tashme ne Kosov.Zgjedhjet ne momentin me te veshtir per tere kombin shqiptar,eshte mbyllje sysh vet popullit kjo eshte me se e qart. Pse zgjedhje ne definim te statusit? Per mua pa dallim perkatesis partiake nuk po vecoj,te gjitha grupimet(partit)kan bere gabim qe jan marr vesh qe ne keto momente te garojn per poste politike. Sapo shoh keta zoterit qe garojn jan verbuar nga interesi personal e mbajn zgjedhje sa her te ket nevoj bashkesia nderkombetare te mbaj popullin Shqiptar te qet. Sikur okupatori yn qe ka perdor percarjen per te na mbajtur nen okupim shum vite me radh. Si duket e gjith bota na njeh,e ne vetveten nuk e njohim. Pershendetje te gjitheve
shpendi | |
| | | Vuthjani V.I.P
Numri i postimeve : 168 Registration date : 01/10/2007
| Titulli: Re: NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE Wed Oct 31, 2007 6:35 pm | |
| Nuk besoj se e meriton voten ne Kosove kush tjeter, perpos atij qe punon per Kosoven, ne te gjitha drejtimet. Deri me tani asnje parti nuk ka bere asgje, as LDK, as PDK, as AAK, as Ora, te gjitha keto kane mbushur xhepin e vet dhe per qytetarin e shkrete te Kosoves nuk po i han palla... Per 1 muaj qe Pacolli eshte ne politiken e Kosoves, po tregon se e ka marre seriozisht kete pune, po punon pa ndal, keshtu qe per mendimin tim Voten e qytetarit te Kosoves me se shumti e meriton punetori i cili punon ne menyre te drejte, e jo hajdutet... Drenusha nuk ishte asgje ajo qe Pacolli permendi se cfare ka bere per TMK, nuk ishte dicka simbolike, po ajo uniforme e TMK kushtoje me mijera euro, pse nuk e beri nje politikan tjeter nje gje te tille dhe ti ndihmoj TMK-se, pasi qe kane milionat... Pastaj shume invalideve te luftes ju dha penzione, po nderton shtepi per te pastrehet e Kosoves, ka lidhur kontrate me nje Kompani Sllovene, per ti punesuar 70.000 kosovar, po nderton shtepi te djegura ne veriun e Mitrovices, per 1 muaj nuk mund te bej me shume, por po tregon se e don Kosoven, e jo si politikanet tjere qe paten shancen ti japin Kosoves lulezimin dhe nuk ia dhan, perpos xhepit te vet... Keshtu qe nuk e meritojne per mendimin tim keta persona voten e qytetarit te Kosoves... Pacolli te gjitha keto po i ben nga xhepi i vet, e partite politike nuk qene ne gjendje ta bejne nga buxheti shteteror, por ate e vjedhen per vete,,, me tregoni cili politikan beri dicka qe te ulet papunesia, qe te ulet varferia, qe te behet nje zgjidhje per te pastrehet, qe ta perkrahin TMK-ne, qe ta luftojne korrupcionin,,, ASNJE... per at arsye e thash mendimin tim, poashtu edhe une si Betoni nuk kam drejte te jap voten ne Kosove, por qe politiken e gjithe shqiptareve ane e mbare trojeve shqiptare e percjell dhe me intereson,,, pershendetje... | |
| | | Kosovarja Admin
Numri i postimeve : 4833 Age : 38 Vendi : Jashtokësore! Registration date : 14/08/2007
| Titulli: Re: NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE Thu Nov 01, 2007 4:55 pm | |
| - luboteni shkruajti:
- Shaban, tema eshte e nevojshme fort, por une do ta formuloja me ndryshe nga ju: Nentori kerkon nentor, jo zgjedhje
Andaj, populli shqiptar nuk duhet te dale ne zgjedhje fare. Ai duhet t'i bojkotoje. Sa me shume aq me mire. Luboteni[/b] Pajtohem me kete mendim te lumte i nderuar edhe une jam me ty se Atyre që ende s'u është shtjerrur optimizmi i proklamuar nga klasa (aktuale) politike apo që ju shkon për qejfi kjo klas mund edhe të votojn ose më mirë me thënë t'i zgjedhin hajnat, bile edhe ate sipas kategorive, se për këtë 10 vjetshin e pas lufte hajnat dukshëm janë kategorizuar.....me humor po u thojshin: Kemi me i zgjedh hajnat me katalog.
E atyre tjerve jo se ju ka shtjerr optimizmi po u është shtuar droja se kur një ditë të hargjohen tenderët, Kosova edhe mund të tenderohet si tërsi apo e ndarë........ me spinof special.
Mbete të numrohet përqindja e adhuruesve të tenderve; pardon të hajnave.
Të tjerët vetkuptohet se janë kundër. Si une! dhe i nderuari me larte Luboteni | |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE Tue Nov 06, 2007 2:29 am | |
| "Më 17 nëntor, me mosdaljen e vetë në zgjedhje, populli i Kosovës e ka shansin historik, që së pari para tutorëve dhe sundimtarëve të vetë ndërkombëtarë, e më pas edhe para politikanëve dhe politikës së brendshme laike, servile dhe të dështuar, ta tregoj vullnetin e vetë të vërtetë dhe të lirë.
Janë shumë elemente që këto zgjedhje i bëjnë të pakuptimta, manipuluese, jodemokratike dhe me shumë e shumë jo-jo-parashtesa tjera, prapa së cilave fshihet loja më perfide e përgatitur gjatë që pasqyron përvojën e rezultateve eksperimentuese 8 vjeçar me naivitetin tonë kolektiv si popull.
Nuk ka njëri në Kosovë, që tanimë nuk di se këto zgjedhje të 17 nëntorit, në mes tjerash, organizohen që të zbuten tensionet nga një eskalim i mundshëm i revoltës popullore, për shkak të dështimit të njëpasnjëshëm të negociatave për statusin e Kosovës, dhe, gjatë këtyre 120 ditëve sa zgjasin bisedimet shtesë, për përqendrimin e preokupimit të vëmendjes së shumicës kah një drejtim tjetër. Edhe pse të gjithë e dimë këtë motiv, në këtë rast, shumë mirë është aplikuar ligjshmëria e psikologjisë sociale, se masa skajshmërisht e dëshpëruar me një gjendje ekzistuese, gjithmonë e gëlltitë karremin me çfarëdo oferte si shpresë të fundit.
Më pas, vetë mbajtja e këtyre zgjedhjeve është e kushtëzuar me “nëse-nëse”. Motivi alternativ është përcaktuar që më parë: “Zgjedhjet caktohen për 17 nëntor, por ato mund të shtyhen nëse eventualisht rrjedha e tyre do të ndikoj në procesin e vendosjes rreth statusit përfundimtar të Kosovës”. Kështu, sovrani i vërtetë në Kosovë, gjithnjë e ka në dorë butonin e teledirigjuesit, të cilën mund ta shtypi kurdo që atij t’i teket ose merr sinjalin nga lartë për ndonjë ndryshim plani të paparashikueshëm në teren.
Në vazhdim, këto zgjedhje në Kosovë, në kuptimin e plotë të fjalës, nuk janë ashtu sikur çdo kund në botë. Ato kurrsesi nuk japin shans për ndërrime kah më e mira, por janë formë e manipulimit me masa, përmes së cilave do të realizohet vetëm legalizimi i zëvendësimit të një garniture me tjetrën, që në princip, do t’i shërbej qëllimeve të njëjta si atyre të mëparshme, por këtë herë me një emër sigurisht më ndryshe. Prandaj, në këto rrethana të realitetit kosovar, mos-dalja masive në to është reagimi më adekuat kolektiv, në të cilën fuqimisht do t’i thuhet STOP: servilizmit, marrëzisë, absurditetit, hajnisë, korrupsioni, tradhtisë si dhe kurdisjeve dhe lojërave të shumta që bëhen me fatin e këtij populli të lashtë dhe fisnik. Me mos-dalje në këto zgjedhje, ky popull do të zgjedh rrugën e rikthimit të sërishëm të vetëbesimit dhe krenarisë historike kombëtare të cilën gjithmonë e ka pasur, por kohën e fundit ju është marrë padrejtësisht, duke ja tërhekur vërejtjen kështu edhe botës demokratike, se të gjitha kalkulimet e gjertanishme që janë bërë dhe që bëhen në emrin dhe pa vullnetin e tij, gjithmonë do të jenë të dështuara. Mos-dalja në këto zgjedhje në asnjë mënyrë nuk do të thotë mohim, mosshfrytëzim, apo keqpërdorim i një drejte më elementare demokratike, sikur trumbetohet nga kampet zgjedhore të pozitarëve dhe opozitarëve partiak, si dhe disa OJQ-ve satelite, por, përkundrazi, abstenimi masiv i popullit në to, do ta shpreh pikërisht përdorimin e kësaj të drejte në mënyrë sa më racionale. Ta zëmë se këto zgjedhje do të mbahen sigurisht, dhe, ne, pas 17 nëntorit, do t’i kemi raportet përfundimtare zyrtare. Mos vallë mendon dikush se këto rezultate përfundimtare do ta favorizojnë ndonjë parti me shumicë absolute votash ? Jo se jo? Sondazhet e shërbyesve të ndryshëm të spiunazhit legal vendor të kamufluar nën petkun e OJQ-ve që financohen nga ndërkombëtarët, nga njëra anë, dhe planet kaherë të bëra analitika të inteligjencave të huaja që veprojnë në Kosovë, nga ana tjetër, nuk do ta lejojnë një befasi të tillë. Këtij qëllimi veç i paraprinë disa prezantime publike të rezultateve të sondazheve jozyrtare, të cilat, edhe pas mbajtjes së zgjedhjeve vetëm formalisht me ndryshimin e disa përqindje të vogla reviduese, ka mundësi që po ato të shpallen si përfundimtare.
Pse veprohet kështu?
Sepse, për nevojën e koncenzuseve të ardhshme që do të bëhen në dëm të Kosovës, qeveria dhe parlamenti patjetër duhet të jenë të ndërtuara nga koalicione partish. Logjika e këtij manipulimi si arsyetim ekziston. Padronët tanë të vërtetë shumë mirë e dinë se asnjë parti politike si e vetme, nuk mund të arrijnë kuotën e mbi 50 për qind të votave. Andaj, meqë referendumi i mirëfilltë popullor nuk lejohet, dhe, meqë në këto zgjedhje pritet të mos del shumica, çdo vendim i marrë nga përfaqësuesit e partive në koalicion për Kosovën, do të jetë njëkohësisht edhe kamuflimi i legalizimit të vendimmarrjes së tyre në emër të popullit shumicë, i cili gjoja vetvetiu i ka zgjedhë ata në këto zgjedhje kinse demokratike. Sikur na paralajmërojnë sondazhet paraprake të OJQ-ve satelite të UNMIK-ut, këtë koalicion ka mundësi që ta formojnë dy parti me mbi 30 për qind të votave të supozuara, dhe ato së bashku formojnë shumicës absolute prej 2/3 e përfaqësimit gjatë krijimit të pushtetit të ardhshëm.
Besoj se nuk e keni vështir t’ia qëlloni cilat janë këto parti që veç me disa deklarata dhe veprime të tyre, që tani kanë paralajmëruar këtë koalicion të mundshëm? Kështu, sipas kornizës kushtetuese si dhe sipas standardeve të propozuara nga pakoja e Ahtisarit, nuk ka vendim që nuk mund të kaloj në parlamentin e ardhshëm të Kosovës me 2/3-tën e votave. Bile, edhe nëse do të propozohet bashkimi i Kosovës me Tanzaninë.
E pra, “tupani bie, për ata që kanë veshë”.
Përveç të theksuarave si më lartë, janë edhe shumë arsye tjera që më bëjnë t’ mos dal në këto zgjedhje. Në mes tjerash është edhe një si më kryesorja, të cilën në vazhdim do ta ilustroj me një anekdotë: “Në kohërat e lashta kur ka jetuar Sokrati, zjarri ishte tejet i vlefshëm, andaj ajo kultivohej duke u ruajtur si gjëja më e çmuar në formë të prushit nëpër familje. Një ditë, një djalosh 14 vjeçar nga fqinjësia me Sokratin, vjen tek ky, dhe i kërkon filozofit një gacë prushi për të ndezur zjarrin në shtëpi. Sokrati, pa dyshim vendos t’ia jep prushin djaloshit nga fqinjësia, por e vëren se ai me vete nuk kishte sjell asgjë për ta bartur atë: - Me gjithë dëshirë, çuni im i dashur, por, si do ta bartësh prushin që përzhit, kur ti s’ke sjellë me vete asgjë si mjet – i drejtohet Sokrati, duke e përqesh axhamillukun e djaloshit ? - Nuk ka nevojë! - ia kthen filozofit çuni tejet i sigurt në vete – ti vetëm më bënë dorën me një shtresë të hirit dhe mbi të vëne gacën e prushit. Kështu pra, Sokrati i njohur kudo me urtësinë e tij të madhe, parën herë pranon se shumë mençuri në jetë mund të mësohen edhe nga një i ri axhami 14 vjeçar”. Ja pra! Arsyeja tjetër dhe kryesorja e mosdalles time në këto zgjedhje do të jetë e motivuar njëjt sikur kjo e Sokratit. Edhe unë këtë herë kam vendosur të mësoj diçka të mençur nga këta të rinjë tanë “axhami” të lëvizjes “Vetëvendosje”, prandaj edhe do t’ju përgjigjem apelit të tyre.. . Adnan Abrashi | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE Tue Nov 06, 2007 3:02 am | |
| MJERIMI DHE PAPËRGJEGJËSIA E BASHKIMIT EVROPIAN
Shkruan: Muhamedin KULLASHI *
Zbrapsja e vendeve të BE-së ndaj planit të Ahtisarit Situata e re që u krijua lidhur me Kosovën pas kundërshtimit të Rusisë që të aprovohet çfarëdo rezolute për statusin e Kosovës, cilësohet me ndërlikime të reja në relacionet midis BE-së , Rusisë dhe SHBA-ve. Si shprehje e këtij ndërlikimi është zbrapsja e vendeve të BE-së, në radhë të parë e atyre prijëse (Francës, Gjermanisë …e Italisë) në raport ndaj planit të Ahtisarit dhe propozimit për pavarësi të mbikëqyrur të Kosovës. Zmbrapsja apo zbythja e qeverive të këtyre vendeve karshi qëndrimit të Rusisë, ndikoi edhe në zbutjen e qëndrimit të Britanisë së Madhe dhe të SHBA-ve dhe pranimin e propozimit për negociata të reja midis Kosovës dhe Serbisë, të cilin e bëri Sarkozy . Kjo situatë e re cilësohet me ndryshime të dukshme në institucione ndërkombëtare që janë marrë dhe do të merren edhe më tej me çështjen e Kosovës. Aspektet e këtyre ndryshimeve nuk janë aspak të thjeshta, por le të mjaftohemi me cekjen e disa pikave – në vija të trasha e shkurtazi - që kanë reperkusione në trajtimin e mëtejmë të statusit të Kosovës. Edhe kjo situatë dëshmon se formësimi i qëndrimeve të instancave të ndryshme ndërkombëtare lidhur me një problem nënkupton lëvizje të brendshme, kthesa e ndryshime që nuk mund të parashikohen me siguri të plotë. Që do të thotë se nuk ka qenë asnjëherë serioze të flitet në stilin “kjo është punë e kryer, madje qëmoti”.
Negociata të reja, hezitime të vjetra
Kundërshtimi kategorik i planit të Ahtisarit nga Rusia, i cili befasoi deri-diku edhe qeveritë perëndimore, edhe vëzhguesit e politikës ndërkombëtare lidhur me këtë çështje, ka prodhuar lëvizje edhe brenda qeverive e strukturave diplomatike të vendeve prijëse të BE-së. Thënë shkurt, brenda këtyre instancave janë riaktivizuar qëndrimet e atyre rrymave që nuk kanë qenë dakord me pavarësinë e Kosovës, as në versionin të cilin e propozon plani i Ahtisarit. Arsyet dhe motivimet e këtij mospajtimi te këto rryma politike janë të llojllojta, prej pikëpamjeve gjeopolitike mbi Ballkanin e deri te bindjet personale të diplomatëve apo politikanëve të këtyre vendeve. Sido që të jetë, këto lëvizje të brendshme, pas kundërshtimit rus, e gjetën shansin që ta bëjnë të pranueshëm propozimin për shtyrjen e zgjidhjes së statusit dhe negociata të reja. Ndryshimi më i dukshëm u hetua me propozimin për ndarjen e Kosovës, “nëse palët merren vesh”, propozim ky në kundërshtim të qartë me njërin nga tre parimet kryesore të zgjidhjes së statusit të Kosovës që i formuloi Grupi i Kontaktit. Mirëpo, propozimi i këtij opsioni po del si “realist” për qeveritarët e BE-së, në atë masë sa ai mund të shpie te pranimi i pavarësisë së Kosovës, pa veriun, nga Serbia e nga Rusia dhe aprovimin e këtij vendimi nga Këshilli i Sigurimit. Kjo zgjidhje është e qartë se po i josh këta qeveritarë, ngase iu duket se ofron stabilitet dhe eviton tensionet e mëtejshme me Serbinë dhe Rusinë, e njëherit se e bën të mundur zgjidhjen e statusit të Kosovës me bekimin e Këshillit të Sigurimit. Lidhur me këto qëndrime të qeveritarëve të BE-së mund të formulohen shumë vërejtje kritike. Le të mjaftohemi këtu me përmendjen e disave, krejt shkurtazi. Duke e hapur debatin për opsionin e ndarjes, BE-ja shpërfill pasojat që ai mund t’i ketë për Ballkanin: në radhë të parë hapjen e “dosjeve” të ngjashme, korrigjime të tjera të kufijve në Ballkan, sipas të njëjtit kriter, ekskluzivisht etnik. Derisa kufijtë e të gjitha shtetet e tjera të reja që u krijuan nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë, nuk u ndryshuan, tani BE-ja mbështet një precedent që mund të hapë rrugën për ndryshime të tjera të kufijve në Ballkan. Pranimi i opsionit të ndarjes së Kosovës nga BE-ja, në emër të marrëveshjes me kompromis, paraqet në fakt një shpërblim për Serbinë, si shtet i cili shkaktoi katër luftëra agresive në Ballkan, me pasojat që dihen, në radhë të parë për popullsitë civile. Ky do të ishte shpërblimi i dytë që do i jepej serbëve, në emër të kompromisit: kompromisi i parë ishte pranimi i krijimit të entitetit të “Republikës serbe” brenda Bosnjës, ndonëse në themelet e tij është një gjenocid, apo së paku një krim kundër njerëzimit me përmasa të mëdha. Rezultat i këtij kompromisi është edhe fakti se Bosnja sot nuk arrin të bëhet shtet funksional dhe nuk mund të përjashtohet mundësia që në të ardhmen ai entitet t’i bashkëngjitet Serbisë, me të njëjtin kriter me të cilin propozohet sot ndarja e Kosovës. Harresa e kontekstit dhe papërgjegjësia Këtu qëndron njëra nga pikat më të dobëta të politikës së BE-së ndaj Ballkanit: prirja që ajo t’i harrojë apo t’i mjegullojë rrethanat, brenda të cilave është shpërbërë ish-Jugosllavia, e në veçanti krimet masive të Serbisë. Ndonëse, në të gjitha rastet solemne, qeveritarët e BE-së përkujtojnë parimet e veta themeltare dhe rrethanat historike nga të cilat doli. BE-ja u themelua pas Luftë së Dytë Botërore si strukturë, e cila duhej t’i thoshte “jo” dhe të pengojë riparaqitjen e krimeve masive. Qeveritarët e BE-së shpesh i bëjnë lëvdata qeverisë serbe, duke e cilësuar si “demokratike”, pa u lodhur të saktësojnë domethënien e këtij nocioni kur është fjala për këtë qeveri, duke i harruar kriteret kyçe me të cilat u sajua vetë BE-ja. Fakti se partitë e koalicionit qeveritar në Serbi i kanë pranuar disa rregulla të procedurës demokratike (multipartizmin, zgjedhjet etj.) është krejt i pamjaftueshëm për vlerësimin e përmbajtjes së politikës dhe ideologjive me të cilat ato udhëhiqen. E në veçanti me qëndrimin e tyre politik ndaj krimeve masive të Serbisë, në këtë rast, ndaj Kosovës. Disa aspekte të procedurës demokratike i respekton edhe partia e Sheshelit, edhe ajo e Millosheviçit në Serbi, e jo vetëm “blloku demokratik”. Pikërisht pse i harrojnë këto kritere themeltare politike, që do të duhej të cilësojnë vlerat e BE-së, së paku disa qeveritarë të BE-së mund ta paraqesin si “realist” e “kompromis të pranueshëm” ndarjen e Kosovës. Njëherit, duke thënë se ata do të pajtoheshin me çfarëdo opsioni për të cilën palët merren vesh, ata e thonë një budallallëk të trashë për veten: thonë se nuk kanë asnjë parim në zgjidhjen e këtij problemi. Në fakt, formula e dytë është retorike dhe ka për qëllim të mbështesë të parën, duke e ruajtur njëfarë aparence të paanshmërisë. Kësisoj, përballë kundërshtimit rus dhe kërkesave të Serbisë, BE-ja po i mohon qëndrimet e veta që i mori lidhur me mbështetjen e planit të Ahtisarit mbi pavarësinë e Kosovës. Ndonëse e di se pranimi i një shteti të ri nuk duhet doemos të kalojë përmes Këshillit të Sigurimit, sidomos kur Rusia e thotë qartë se është kundër planit të Ahtisarit. Tani shtrohet pyetja: është apo nuk është BE-ja në gjendje të ketë qëndrim të vetin, jo identik me atë të Rusisë lidhur me statusin e Kosovës? Kjo zmbrapsje e zbythje shpreh tërë mjerimin e politikës së BE-së karshi jo vetëm problemit të Kosovës si problem të veçantë, por si problem të Ballkanit dhe Evropës. Kjo zbrapsje del edhe më e çoroditur kur dihet se të gjithë liderët e serbëve të Kosovës janë kundër ndarjes së Kosovës: për interes të kujt atëherë BE-ja e hap rrugën për ndarjen e Kosovës? Për interes të një qeverie, e cila, edhe sot pas tetë vitesh, nuk pati asnjë qëndrim kritik ndaj krimeve masive të Serbisë në Ballkan. Në interes të një kryeministri, i cili ka si idol politik Lotiçin, njërin nga kriminelët më të ligë të Luftës së Dytë Botërore në Ballkan? Po kështu, të cekim se BE-ja duhet të jetë në gjendje ta sqarojë pozicionin e vet përballë regjimit të Putinit, i cili u ngrit dhe u forcua në sajë të krimeve masive në Çeçeni. Ka kritere të njëjta apo të ndryshme nga Putini për Kosovën? Shqipëria, mund të ketë rol shumë të rëndësishëm në kundërvënie ndaj opsionit të ndarje Është e qartë se propozimi i tillë, i bërë edhe nga Bernard Kuchneri në Beograd, është në kundërshtim të plotë me interesat e të gjithë kosovarëve, këtë herë, edhe të shqiptarëve, edhe të serbëve të Kosovës. Disa politikanë e diplomatë të BE-së kritikonin më parë kolegët e tyre amerikanë se po mbështesin ndarjet sipas vijave etnike në Ballkan. Mirëpo, qëndrimet rreth Kosovës, tregojnë të kundërtën. Përfaqësuesit e Kosovës nuk kanë asnjë arsye e as mandat të pranojnë e të pajtohen me propozime politike e qëndrime politike, të cilat jo vetëm se janë në kundërshtim me interesat e të gjithë qytetarëve të Kosovës, por edhe në kundërshtim me disa parime e vlera të vetë BE-së, e sidomos me vetë qëndrimet që kjo i mbronte, në instanca të ndryshme ndërkombëtare, deri para disa javëve. Më duket se është e paqëndrueshme ideja se këtij propozimi për ndarje të Kosovës mund t’u përgjigjemi me propozime për këmbime të territoreve (lugina e Preshevës, bie fjala). Për shkak të mungesës së hapësirës, përsëri krejt shkurtazi: ajo ide nuk është e frytshme në këtë kontekst, sepse atë që po propozojnë qeveritarët e disa fuqive të mëdha nuk është “këmbimi i territoreve”, por “ndarja e Kosovës”. Nuk duhet marrë si të gatshme, natyrisht, edhe formulën se ata do të pajtoheshin me “të gjitha propozimet për të cilat palët do të merren vesh”. Loja që po luhet tani ka të bëjë me ndarjen e Kosovës e jo me këmbime të territoreve. Është punë tjetër pastaj se si mund të kontestohet tendenca për ndarje, me cilat argumente bindëse. Sido që të jetë, përfaqësuesit e Kosovës janë para obligimit të bëjnë atë që Serbia po e bën që sa kohë: që vazhdimisht të jenë në lëvizje, e të pranishëm në qendrat evropiane ku po zihet politika lidhur me Kosovën. Natyrisht se Shqipëria, në këtë situatë të re e të vështirë, me rrjetin e përfaqësive diplomatike që ka në Evropë, por edhe me personalitetet e veta politike, mund të ketë rol shumë të rëndësishëm në kundërvënie ndaj opsionit të ndarjes. E kjo nënkupton edhe një koordinim midis dy qeverive. Argumentet kundër këtij opsioni nuk janë të pakta. Njëherit, është e qartë po kështu se brenda instancave të BE-së si edhe të qeverive të vendeve prijëse, ka qarqe politike që nuk janë me çdo kusht për ndarje.
« POLICIA NË MITROVICË, ASISTON INSPEKTORËT E MINISTRISË SË PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL NË AKSIONIN E KONFISKIMIT TË DRUVE HISTORIA NUK NDRYSHOHET ME DEKRETE, POLITIKA PO! » | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE Fri Nov 09, 2007 6:16 am | |
| Shikone këtë link....aktual me situatën momentale në Kosovë. Vetëm se nuk e di cili nga grupi i kontaktit "është" Ismail Qemali Une jam Shqiptar | |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE Fri Nov 09, 2007 9:31 pm | |
| Nentori i zggjedhjeve parasegjithash ka kerku vetedijen e politikajve e pastaj te qytetarëve!!! ppor ne shqiptaret perhere ia nisum mbrapsht dhe ka bishti!! | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE Sat Nov 10, 2007 1:52 am | |
| Nje pyetje per te gjithve. Nese populli i Kosoves nuk del ne Vota ç'fare ndodhe..?nuk ja japin voten asnjerit nese nuk e meritoin..? | |
| | | Riki30 Admin
Numri i postimeve : 2358 Age : 48 Vendi : Prishtine Registration date : 09/08/2007
| Titulli: Re: NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE Sat Nov 10, 2007 1:54 am | |
| Kjo po na mbyt Beton se nese nuk dalin ne votime 50% +1 vote shpallen te pavlefshme votimet dhe shkon ne favor te serbeve se mos te ishte keshtu sdo te dilja kurrr | |
| | | Sy kaltri Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 1972 Registration date : 09/08/2007
| Titulli: Re: NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE Sat Nov 10, 2007 2:04 am | |
| Këto zgjedhje jan të vlefshme keshtu po thon mas Zgjedhjev vjen Statusi ishalla nuk e shtyjn se prall u bon me keto Bisedime | |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE Sun Nov 11, 2007 1:17 am | |
| nese dy grinden, i treti fiton, por kush eshte i treti!? | |
| | | Kosovarja Admin
Numri i postimeve : 4833 Age : 38 Vendi : Jashtokësore! Registration date : 14/08/2007
| Titulli: Re: NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE Sun Nov 11, 2007 3:17 pm | |
| Besa-bese me siguri se do jem une | |
| | | nue Fillestar/e
Numri i postimeve : 3 Registration date : 30/10/2007
| Titulli: Re: NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE Sun Nov 11, 2007 6:22 pm | |
| pershendetje mus si qytetetar i thjesht i kosoeves m vjen keq se qka po premtojn keto partit tona te cilat nuk jan ngop me rrenat edhe me dallaveret e tyre nuk e shikojn popullin edhe te ri t te cilet po e leshojn kosoven prej gjerave qe po e bajn vetem lideret tan te kosoves mjesrisht per ta ne vend se te merren me te rit e kosoves merren me genjeshtra tung | |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE Sun Nov 11, 2007 6:23 pm | |
| po Kosovarja, padyshim, pse shtrohet pyetja: (dy pika): te gjithe krye-administratoret e deritanishem ne Kosove deri te ky i fundit ishin te huaj, keshtu qe populli po ka deshire qe kompetencat (PDK-ja si thojne kopetencat a pe din ) atehere edhe ashtu ti si Administratore e forumit Bashkimi Kombtar e ke bo ni pervojë, plus po e kerkojne ekonomiste, keshtu qe ata dy ma nalt let' perlahen dhe e treta e verteta eshte Kosovarja qe dot' fitojne Urime Kosovare, pak ishim jasht temes pos me rendesi qe po fjalim lidhur me kerkesen e popullit e ne jemi ne sherbim te popullit a po??? | |
| | | Kosovarja Admin
Numri i postimeve : 4833 Age : 38 Vendi : Jashtokësore! Registration date : 14/08/2007
| | | | shpendi Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 155 Vendi : Iliride Profesioni/Hobi : Forumi Registration date : 04/09/2007
| Titulli: Re: NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE Mon Nov 12, 2007 12:35 am | |
| Beton nese populli nuk del ne votime ne Kosove ateher ata te bashkesis nderkombetare nuk marin premit e majme per te cilat kan ardh ti marrin nga populli Kosovar. Sa per mos daljen ne zgjedhje sigurisht se nuk ndodh asgje,do mbesin keto institucione do vazhdoj procesi per definimin e statusit,kurse zgjedhjet do mbaheshin pak me von. Si eshte e mundur qe paralel me bisedimet per status,te mbahen zgjedhjet.Mendim imi eshte se bashkesia nderkombetare don qe te mashtroj popullin,per te mos u preokupuar me zgjidhjen e statusit,por te percjellin teatrin e quajtur-zgjedhje. | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE Mon Nov 12, 2007 12:57 am | |
| Riki30 & Shpendi shume flm per spjegim. Votoni pra popull te gjithe edhe bile bile nese eshte e mundur ka dy here prinat te serbve e te nderkombetareve. | |
| | | Musafir Vizitor
| Titulli: Re: NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE Mon Nov 12, 2007 1:39 pm | |
| Besoj se Shiptarët tash jan të vetëdijshëm se si dotë veprojn edhe në kët Nëntor . |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE Mon Nov 12, 2007 4:42 pm | |
| hahahahhhahhahhaha knaqnuuuuuuuuuuuuuu tuj votu, perinati te vetvetes, pse a mos po pritni ma mirë a! veq ka dy here mos votoni se pastaj del punë! Ata qe votojnë kesaj radhe nuk janë me Albinin!!! | |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE Thu Nov 15, 2007 6:47 pm | |
| Lexoni me vemendje qka po ju shkruaj , eshte realitet e jo mashtrim:
Mbreme kam fjetuer heret shkaku i punes se hershme ne mengjes, me mbeti merak ta percjell debatin politik per kryetar te komunes se Prishtines por deshti fati dhe e tash po e percjell.
Jeta Xharra ua beri "zotnive" një pyetje:
"meqe nga mesi i juaj ne rundin e dyte kualifikohen vetem 2 prej jush, ju nuk jeni kualifikuar, cilit do ua jepni voten"
Paramendoni vetem 2 prej tyre u pergjegjen te tjeret nuk dhane pergjegje duke kuptu se nga inati nuk votojne më!!!
Atehere interesi, kariera , hajnia dhe deshira qe ata te jene aty, por nese nuk jane aty, ata nuk dalin ne zgjedhje!!!
E ju dilni se keni leverdi, paramendoni rrenat e politikajve duke premtuar se dokumentet personale merren brenda dites tha Isa Mustafa, ndersa Makolli i Pacollit tha per 5 minuta!!!!
ne jemi ne diaspor, si ne Gjeemani, CH, Austri, etj, shkon ne Administrate per me kry nje sherbim dhe e merr një numer qe e respekton rendin tend, ndosh dhe me ka ndosh te pres edhe ketu 1 orë, jane shtete moderne qe ju marrin lakmi te gjithe, por ja qe rrencat e Kosoves rrejne per qielli dhe tregojne rrena duke premtu rrena e posa ta marrin voten nuk e njohin as faamiljen e vet e leje ma qytetaret.
Vota ime njeashtu mbetet tek une dhe dot votoj per vetveten sikurse edhe kta kandidatet e fushates per kryetar te PR....
mir metshi dhe dilni votoni !!!!!!!!!!!!!!!!!!! | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE Thu Nov 15, 2007 6:53 pm | |
| besa bese Per momentin jam duke e percielle. Fjal shume por pune pak. Thote populli. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE | |
| |
| | | | NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |