Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut.

Shko poshtë 
+7
Agrone
idol
rolling
Urata
dibranja
Anna
Sofra
11 posters
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. Empty
MesazhTitulli: Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut.   Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. EmptyFri Sep 28, 2007 2:00 am

Grekët dhe sllavët e Ballkanit edhe gjatë së kaluarës por edhe sot pretendojnë se figura e Skëndërbeut është e tyre përderisa Skëndërbeu është shqiptar birë shqiptari.
Me rëndësi është se Skëndërbeu ishte trashëgimtari i cili mbajti njejtë simbolin e bricjapit që në të kaluarën e kishte mbajtur edhe Leka i Madhë ashtu edhe Pirroja.

Jepne mendimin e juaj për këtë temë të nderuar forumistë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. Empty
MesazhTitulli: Re: Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut.   Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. EmptyFri Sep 28, 2007 3:04 am

GJERGJ KASTRIOTI- SKENDER BEU -6 MAJ 1405 17 JANAR 1468 KOMBETAR SHQIPTAR
Gjergj Kastrioti lindi në Krujë dhe ishte djali i Gjon Kastriotit, princit të Shqipërisë së mesme i cili ishte i obliguar që Perandorisë Turke ti paguajë tatim. Në mënyrë që të sigurojë besnikërinë e prijësve lokal Sultani i merrte djemtë e tyre dhe i dërgonte në Turqi. Gjergj Kastrioti përcjelli shkollën ushtarake në Perandorinë Turke dhe që i emëruar Skender Beu që në turqishtë do të thotë princi Aleksandër. Ai qe i dalluar si një nga oficerët më të mirë në disa skuadra Osmane në Azinë e Vogël dhe Europë, për çka edhe morri nga Sultani titullin e Gjeneralit. Skenderbeu luftoi edhe kundër Grekëve, Serbve dhe Hungarezve, dhe disa burime thojnë se ka mbajtur lidhje të fshehta me Raguzë, Venedikun, Vladislasin e Hungarisë si dhe Alfonsin e V të Napolit. Sultani Murati i II ia dha titullin Vali çka e bëri Gjergj Kastriotin Guvernator Gjeneral të disa krahinave të Shqipërisë. Më 1443, gjatë betejës kundër Hungarezëve te Nishi, ai e lëshoi ushtrinë Osmane dhe shkoi në Krujë. Në kalanë e Krujës Skenderbeu ngriti Flamurin Shqipëtarë, flamurin e kuq më shqiponjë të zezë dykrerëshe në mes, dhe tha fjalin e njohur: "Nuk ju solla unë lirinë, ate e gjeta këtu, në mesin e juve". Gjergj Kastrioti arriti të bashkojë të gjithë princat Shqipëtar në qytetin e Lezhës (Lidhja e Lezhës, 1444) dhe ti udhëheqi ata në luftën kundër Turqve. Gjatë 25 viteve të ardhshme ai luftoi, me forca që rrallë herë kalonin 20.000 ushtarë, me ushtrinë më të fuqishme të asaj kohe dhe arriti që të dal fitues për 25 vjetë të tëra. Më 1450 Ushtria Turke qe e udhëhequr nga vetë Sultan Murati i II i cili vdiq gjatë rrugës duke e kthyer nga beteja e hupur. Dy herë të tjera , më 1466 dhe 1467, Mehmeti i II, pushtuesi i Konstantinopolit, udhëheqi ushtrinë Turke kundër Skenderbeut dhe dështoi. Perandoria Turke provoi ta pushtoi Krujën 24 herë dhe dështoi të 24 herët. Për një të katërtën e shekullit Skenderbeu ndaloi pushtimin Turk në Evropën Katolike. Pasë vdekjes së tijë më 1468 në Lezhë nga shkaqet natyrore, ushtarët e tijë u bënë rezistencë Turqve për 12 vjetë. Më 1480 Shqipëria definitivishtë u pushtua nga Perandoria Turke. Kur Turqit e gjetën vorrin e Skenderbeut në kishën e Shën Nikut në Lezhë, e hapën ate dhe morrën eshtrat e Skenderbeut për të cilat besohej se sjellin fat. Më 1480 Turqit ndërmorrën pushtimin në Itali dhe pushtuan qytetin e Otrantos. Skenderbeu dhe vepra e tijë nuk mbetën të përmenden vetëm në tokat Shqipëtare. Volteri ka menduar se Perandoria Bizantine do të kishte egzistuar sikur të kishte një udhëheqës sikur Skenderbeun. Disa poet dhe kompozitorë gjithashtu kanë gjetë inspirimin e vetë në mjeshtërinë ushtarake të tijë. Poeti Francez i shekullit 19, Ronsard, shkroi një vjershë kushtuar Gjergj Kastriotit. Të njejtën gjë bëri edhe poeti Amerikan i shekullit 19, Longfellow. Antonio Vivaldi komponoi operën e cila titullohet Skenderbeu. Skenderbeu sot është hero kombëtar i Shqipërisë. Shumë muzeume dhe monumente janë ngritur në nder të tijë anembanë Shqipërisë dhe në mesin e tyre edhe Muzeumi i Skenderbeut në kalanë e famshme të Krujës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. Empty
MesazhTitulli: Re: Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut.   Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. EmptyFri Sep 28, 2007 3:05 am

Ja dhe një pjes e shkurtër e Gjergj Kastriotit.

1. Principata e Kastriotëve
Kastriotët e kanë origjinën nga Hasi i Kuksit. Gjyshi i Skënderbeut, Pal Kastrioti, mund të jetë larguar nga Hasi dhe të jetë vendosur si pronar i dy fshatrave në luginën e Drinit të Zi (Sinjës dhe Gardhit të poshtëm).
Zotërimet e Kastriotëve filluan të zgjeroheshin që në fund të shek. XIV nga biri i Palit, Gjon Kastrioti. Në dy dhjetëvjeçarët e parë të shek. XV, Principata e Kastriotëve arriti fuqizimin e saj më të madh. Ajo siguroi daljen në detin Adriatik, ku kishte skelën dhe qendrën doganore të Shufadasë në grykëderdhjen e lumit Mat dhe, pranë saj, kriporet e Shënkollit.

Në lindje principata shtrihej të paktën deri në rrethinat e Gostivarit dhe kufizohej me zotërimet e vjehrrit të Gjonit që banonte në krahinën e Pollogut. Gjon Kastrioti ishte i lidhur më bregdetin e Egjeut ku ndodhej manastiri i Hilandarit, të cilit ai i dhuroi dy fshatra në rrethinat e Gostivarit dhe i bleu një kullë. Në këtë manastir jetoi si murg një djalë i tij ku dhe u varros.


Principata e Kastriotëve në veri kufizohej më Principatën e Dukagjinëve dhe në jug me principatat e Arianitëve dhe të Topiajve. Në Principatën e Kastriotëve kalonin rrugë të rëndësishme që lidhnin viset qendrore më ato jugore e veriore si dhe viset perëndimoreme ato lindore të vendit; në të ishin përfshirë një numër i konsiderueshëm kështjellash dhe qendrash ekonomike si Prizreni, Shufadaja, kriporet e Shënkollit, kështjella e Gurit të Bardhë, ajo e Stelushit etj.
Pozita dhe rëndësia strategjike e Principatës së Kastriotëve bëri që Gjon Kastrioti të kishte lidhie të shumta politike e martesore më principatat e tjera shqiptare. Ai hyri në marrëveshje ekonomike dhe politike të ngushta edhe më vendet e huaja, aq sa Venediku dhe Raguza në fund të viteve ‘30 të shek. XV u dhanë Gjonit dhe djemëve të tij privilegje dhe të drejtën e qytetarisë.

2. Jeta dhe veprimtaria e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut (deri më 1443)
Gjergj Kastrioti - Skënderbeu lindi rreth vitit 1405. Ishte djali më i vogel, dhe fëmija i parafundit i familjes me shumë fëmijë të Gjonit dhe të Vojsavës, familia e së cilës banonte në krahinën e Pollogut. Ata kishin katër djem (Stanishin, Reposhin, Kostandinin dhe Gjergjin) dhe pesë vajza ( Marën, Jellën, Angjelinën, Vllajkën e Mamicën). Gjergji lindi në një kohë kur Principata e Kastriotëve ishte e fuqizuar. Kur osmanët morën Krujën (në fund të vitit 1414 ose në fillim të vitit 1415), që ishte në kufi me Principatën e Kastriotëve. Gjoni, i cili më 1410 u kishte dhënë një djalë peng osmanëve (ndoshta Stanishin) u detyrua edhe tani t’u jepte atyre peng djalin e vogël, Gjergjin.
Për një periudhë rreth 10-vjecare, Gjergji vazhdoi shkollën e içogllanëve të Edrenesë, ku përgjithësisht futeshin djemtë e sundimtarëve të posanënshtruarve e vasalë, për t’i përgatitur e edukuar me frymën osmane, si komandantë të zotë e feudalë të bindur.
Natyra e kishte pajisur Gjergj Kastriotin më dhunti të veçanta, shumë të çmuara. Ai ishte shtatlartë e shumë i fuqishem. Ishte mendjemprehtë dhe mësoi disa gjuhë të huaja. Gjatë viteve të shkollimit Gjergji u dallua nga të tjerët. Atij ia vu emri mysliman Skender dhe mori pjesë në fushata të ndryshme ushtarake në Ballkan dhe në Azinë e vogël. Luftonte mbi kalë e më këmbë dhe ishte mjeshtër i pashoq në përdorimin e shpatës e të armëve të tjera.
Pasi mbaroi shkollën e içollganëve, Skender hyri në kuadrot ushtarake dhe mori titullin e beut, duke pëparuar shpejt në karierë shtetëore: nga spahi arriti deri në postin e lartë të sanxhakbeut.
Në mesin e viteve ‘20 ai u dërgua në Shqipëri dhe qëndroi si kuadër i Perandorisë osmane deri në fund të viteve ‘30. Si spahi Skënderbeu pati një timar të madh në zonën midis Lezhes dhe Rubikut, ku ndodheshin edhe porti i Shufadasë dhe kriporet e Shënkollit. Në vitet 1437-1438 Skënderbeut iu tha posti i subashit të Krujës, kurse me detyrën e sanxhakbeut të Sangjakut Shqiptar ishte i biri i Teodor Muzakës, Jakup Beu.
Gjatë viteve të qëndrimit në Shqipëri Skënderbeu, ashtu si dhe Jakup Beu, favorizoi elementin shqiptar në marrëdhënie me administratën osmane dhe u kujdes për mbarëvajtjen e Principatës së Kastriotëve.
Në fund të viteve ‘30 kur në Ballkan po fillonin trazirat antiosmane, sulltan Murati II transferoi Jakup Beun dhe Skënderbeun nga postet e larta që kishin në Shqipëri. Emërimin e tij si sanxhakbej larg Shqipërisë, ndoshta në Nikopol të Bullgarisë. Skënderbeu nuk mund ta shikonte si një “gradim”, por si shprehje të mosbesimit të sulltanit ndaj tij dhe ndaj elementit shqiptar që ishte përfshirë në administratën e shtetit osman, (aq më tepër që në atë kohë atij i kishte vdekur i ati dhe dy vëllezër dhe në krye të Principatës duhej të vihej ai me Stanishin).

Kryengritja e përgjithshme çlirimtare (nëntor 1443)
Në fillim të viteve 40 të shek. XV në Evropë po gjallëroheshin shpresat për dëbimin e osmanëve nga Ballkani. Në këtë drejtim kishte vepruar pozitivisht vendimi i bashkimit të kishësh ortodokse më atë katolike, nën kryesinë e kësaj të fundit, dhe disfata e rëndë që pësoi ushtria osmane në shtator të vitit 1442 prej trupave të Mbreterisë së Polonisë dhe të Hungarisë, të komanduara nga Janosh Huniadi.
Pas kësaj fitoreje Papa Eugjeni IV veproi aktivisht për të nxitur ballkanasit të ngriheshin kundër pushtuesve osmanë.
Në shtator të vitit 1443, Gjergj Arianiti filloi veprimet luftarake në viset qendrore. Kurse më në jug forcat e Gjin Zenebishit kaluan nga rrethinat e Sarandës e të Gjirokastrës në drejtim të kosturit, ku u thyhen prej osmanëve.
Në tetor të vitit 1443 trupar polake e hungareze, të komanduara nga Janosh Huniadi, pasi kaluan Danubin iu drejtuan viseve verilindore Shqiptare, dhe, siç shkruante ai, ushtria e tij “rritej nga dita në ditë me shumë bullgarë, shqiptarë, serbë e boshnjakë. Beteja u zhvillua më 3 nëntor 1443 në afërsi të Nishit, ku ishte i pranishëm edhe Skënderbeu.

Shpartallimin e forcave osmane në këtë betejë, Skënderbeu e gjykoi si çastin më të përshtatshëm për çlirimin e tokave shqiptare. Pasi grumbulloi rreth vetes disa qindra bashkëluftëtarë, pjesmarrës në betejën e Nishit dhe i shoqëruar nga i nipi, Hamza Kastrioti, Skënderbeu u nis në drejtim të Principatës së Kastrioteve. Gjatë kalimit u ndal në Diber, mblodhi menjëherë krerët e vendit dhe u tregoi planin e veprimeve. Shumicën e bashkëluftëtarëve e nisi që të fshiheshin në rrethinat e Krujës, kurse vet u paraqit para autoriteteve osmane të Krujës, sikur ishte riemëruar subash i saj.
Pasi mori në dorëzim Krujën, Skënderbeu futi natën në kështjellë bashkëluftëtarët e fshehur në rrethinat e saj dhe, në bashkëpunim me krutanët, shpartalloi garnizonin osman. Të nesërmen, më 28 nëntor 1443, kur të gjithë qytetarët i kishte pushtuar një gëzim i papërmbajtur dhe, siç shprehej Barleci, “të gjithë kishin në gojë lirinë, kudo oshëtinte zëri i ëmbël i lirisë”, mbi muret e kështjellës së Krujës u ngrit flamuri i Kastriotëve.
Lajmi i fitores historike, i çlirimit të Krujës, u përhap me shpejtësi dhe u prit me gëzim të papërshkrueshëm në mbarë vendin.
Ai i dha një hov të paparë luftës çlirimtare. Pas Krujës, luftëtarët e Skënderbeut çliruan radhazi kështjellat e Petrelës (ne jug të Tiranës), të Gurit të Bardhë në Mat, të Stelushit dhe Sfetigradit në Diber etj. Kryengritja e vitit 1443 perfshiu vise të tera.
Si rrjedhojë, në hapësirat e Shqipërisë së Veriut e Qendrore dhe deri te lumenjtë Devoll e Seman u rimëkëmbën një numër principatash e zotërimesh të rëndësishme si ajo e Dukagjinëve, e Stres-Balshajve, e Zahariajve, e Spanëve, e Dushmanëve, në veri të Principatës së Kastrioteve, dhe në jug të saj, Principatat e Arianitëve, e Topijave, dhe ajo e Muzakajve.

4. Kuvendi i Lezhës dhe forcimi i Lidhjes Shqiptare
Menjëherë pas fitores së madhe të vitit 1443 Skënderbeu filloi takimet me princër e fisnikë të tjerë shqiptarë për të gjetur rrugën e bashkimit, pa të cilin nuk mund t’i bëhej ballë fuqisë ushtarake më të madhe të kohës.
Për këtë qëllim më 2 mars të vitit 1444, në Katedralen e Shënkollit të qytetit të Lezhës u mbajt i pari Kuvend Kombëtar i princërve dhe i fisnikëve shqiptarë të shek. XV, disa prej të cilëve kishin udhëhequr kryengritjet e viteve ‘30. Në kuvend morën pjesë: Skënderbeu, Gjergj Arianiti, Andrea Topia (bashkë me dy djemtë e tij), Gjergj Stres-Balsha, Nikollë e Pal Dukagjini, Teodor Muzaka i Riu (dhe disa pjestarë të tjerë të kësaj familjeje), Lekë Zaharia, Pjetër Spani (bashkë më katër djemtë e tij), Lekë Dushmani, Stefan Gojçini (Cernojeviçi) etj.

Skënderbeu, si drejtues i Kuvendit, mbajti fjalën e hapjes në të cilën theksoi domosdoshmërinë dhe rëndësinë e bashkimit të Shqiptarëve.
Kuvendi vendosi që bashkimi të bëhej në formën e një besëlidhjeje, të një aleance ushtarake nëpërmjet drejtuesve të principatave dhe të krerëve të tjerë të vendit, që njihet më emrin Lidhja shqiptarë e Lezhës. Si kryetar i saj u zgjodh Skënderbeu. Vendim tjetër i rëndësishëm ishte krijimi i ushtrisë së përbashkët dhe caktimi i Skënderbeut si komandant i përgjithshëm i saj.
Për të përballuar shpenzimet e ushtrisë, të armatimit të saj etj., Kuvendi vendosi gjithashtu të krijohej një arkë të përbashkët që do të administrohej nga Skënderbeu. Të ardhurat e saj do të vinin nga kuotat që do të jepnin anëtarët e Lidhjes. Me vendimet e Kuvendit të Lezhës u bë një hap i madh e vendimtar drejt bashkimit politik të vendit dhe krijimit të një pushteti qëndror të përfaqësuar nga Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, të cilin ai e fuqizoi gjithnjë e më shumë për të bashkuar sa më organikisht shqiptarët e viseve të lira shqiptare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Anna
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
avatar


Numri i postimeve : 2694
Vendi : Zurich
Registration date : 26/08/2007

Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. Empty
MesazhTitulli: Re: Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut.   Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. EmptyFri Sep 28, 2007 3:41 am

Cka pretendojn fqinjet tan Maqedonet apo serrbet zbeht kurr e din historija ate cka keni dukumentuar e din ter evropa intelektuale se nga eshte heroi Skenderbeu dhe ata pretendojn te na shfarosin por ja qe skan mundesi ata qirren dit dhe nat se edhe kosova eshte tok e tyre por ja qe eshte tok shqiptare dhe Skenderbeu lindi u rrit shqiptare dhe tregon historija e shkrujtur me gjak dhe e trasheguar nga pasardhesit e tij shqiptare qe jan dhe do te jen .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. Empty
MesazhTitulli: Re: Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut.   Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. EmptyFri Sep 28, 2007 6:43 am

Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut.

Ju lutem ta bisedojm bashkarisht se ; Sllavët dhe grekët ku bazohen në figurën e Skënderbeut se është e tyre. Dhe jo të shkruajm për jetën dhe luftrat e tija që të gjithë i kemi mësuar.
Unë më lart shkruajta se është shqiptar bir shqiptari por të mësojm se si fqinjët dojnë të na përvetsojnë këtë figurë tonën kombëtare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. Empty
MesazhTitulli: Re: Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut.   Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. EmptyFri Sep 28, 2007 5:05 pm

pushtet që u përfaqësua nga Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.
Anëtarët e Besëlidhjes Shqiptare synonin që, në kuadrin e saj, të ruanin autonominë e tyre dhe Skënderbeu, si kryetar i saj, të mos ndërhynte në zotërimet e të tjerëve, por të ishte si "i parë ndërmjet të barabartëve". Secili prej anëtarëve të Besëlidhjes kishte trupa të veçanta për të mbrojtur zotërimet e interesat e veta dhe ruante të drejtën të kishte marrëdhënie vetjake me vende e forca të tjera politike jashtë Besëlidhjes. Realisht vendimet e Kuvendit i dhanë Skënderbeut një pozitë të veçantë ndaj fisnikëve të tjerë shqiptarë, dhe këta, siç shprehej Gjon Muzaka, në kushtet e rrezikut të pushtimit osman, ishin të detyruar "t`i bindeshin" atij.
Kryengritja fitimtare e vitit 1443 dhe Kuvendi i Përgjithshëm Shqiptar i 2 marsit 1444 shënuan një kthesë vendimtare në luftën kundër pushtimit të huaj osman dhe hapën rrugën e zhvilimit të vrullshëm të procesit të bashkimit politik dhe shpirtëror të banorëve të krahinave të ndryshme shqiptare.
Gjergj Kastrioti-Skënderbeu doli në krye të jetës politike e ushtarake të vendit jo rastësisht. Për këtë ndikuan: roli i veçantë i tij në organizimin e Kryengritjes së Përgjithshme të vitit 1443, pozita gjeografike e shtetit të Kastriotëve (që ishte në qendër të viseve të lira dhe nëpër të kalonin rrugët më të rëndësishme që lidhnin krahinat veriore me jugoret dhe lindoret me perëndimoret), zotërimi prej tij i Krujës, kështjellës me pozicionin gjeografik më të përshtatshëm për administrimin e të gjitha viseve të çliruara, dhe për të hyrë në kontakte të shpejta me shtetet e huaja antiosmane, si dhe lidhjet e shumta farefisnore e martesore të Kastriotëve me shumë familje fisnike të tjera, si Muzakajt, Arianitët, Stres Balshajt, Gjurashët (Cërnojeviçët), Balshajt etj. Mbi të gjitha ishte personaliteti i vetë Skënderbeut që bëri të mundur daljen e tij në krye të jetës politike e ushtarake të Shqipërisë. Më tepër se cilido anëtar tjetër i Besëlidhjes Shqiptare, Skënderbeu kishte të gjitha cilësitë për drejtimin me sukses të luftës. Ai i njihte shumë mirë mundësitë ekonomike, financiare e ushtarake të vendit të vet. Ndërsa karriera e tij në radhët e kuadrove ushtarakë osmanë e kishte bërë Skënderbeun njohës po aq të mirë të fuqisë, organizimit dhe të artit ushtarak të osmanëve.
2. FITORET E BESËLIDHJES SHQIPTARE NËN UDHËHEQJEN
E GJERGJ KASTRIOTIT-SKËNDERBEUT
Fitoret e para ushtarake (1444-1447)
Vendimet e Kuvendit të Lezhës i dhanë një bazë të gjerë e të fuqishme organizative, juridike e morale forcimit të aftësisë mbrojtëse dhe të gatishmërisë luftarake të vendit. Barrën kryesore për realizimin e saj Kuvendi ia ngarkoi Skënderbeut.
Pas mbylljes së Kuvendit Skënderbeu iu përkushtua organizimit të ushtrisë dhe sistemit mbrojtës të vendit. Ai udhëtoi nëpër të gjitha fshatrat e zotërimeve të Kastriotëve për të regjistruar ushtarë, vëzhgoi shtigjet, grykat e luginat nga mund të sulmonte ushtria osmane, caktoi informatorë që të vëzhgonin e të njoftonin menjëherë lëvizjet e armikut, ndërmori meremetimin e kështjellave dhe pajisjen e tyre me luftëtarë e armatime. Vëmendje të veçantë i kushtoi mbrojtjes së ballit lindor të viseve të çliruara, prej nga mund të futeshin për në thellësi të tyre ushtritë osmane. Në fund të pranverës së vitit 1444 mbaruan përgatitjet ushtarake dhe Skënderbeu kishte mobilizuar me mijëra luftëtarë që ishin të gatshëm për të mbrojtur vendin.
Çlirimi i rajoneve të gjera të Shqipërisë Qendrore e të Sipërme, që formonin një nga zonat më strategjike të Ballkanit Perëndimor, si dhe bashkimi politik dhe ushtarak i fisnikëve shqiptarë, përbënin një ngjarje shumë të rëndësishme, e cila i kalonte kufijtë e botës shqiptare. Zhvillimet politike në Shqipëri tërhoqën kudo vëmendjen e qarqeve drejtuese të vendeve evropiane dhe shkaktuan shqetësim në oborrin osman.
Për të rivendosur sa më shpejt pushtetin osman në tokat shqiptare, tregon Marin Barleci, që është burimi kryesor për njohjen e këtyre ngjarjeve, sulltani ngarkoi Ali Pashën, një nga komandantët e tij më të shquar. Ky duhet të ketë qenë subashi i Shkupit, Ali Beu. Në krye të disa mijëra vetave, në qershor të vitit 1444, ai iu drejtua rajonit më të pasur të çliruar nga Skënderbeu dhe që ishte më afër Shkupit, Dibrës së Poshtme.
I informuar me kohë për lëvizjen e trupave osmane, Skënderbeu, sipas M. Barlecit, përgatiti një ushtri prej afro 8 mijë kalorësish e 7 mijë këmbësorësh dhe e drejtoi për në Dibrën e Poshtme. Në afërsi të tyre erdhën dhe u vendosën trupat e Ali Beut. Ishte beteja e parë, guri i provës për forcat e bashkuara shqiptare dhe për komandantin e tyre.
Beteja u zhvillua në formacion të rregullt luftimi në një fushë të palokalizuar të Dibrës së Poshtme. Qysh nga shek. XVIII nëpërmjet veprës së Xh. Biemit, ajo njihet në historiografi me emrin simbolik beteja e Torviollit dhe po kështu si datë të saj ai përmend 29 qershorin e vitit 1444.
Skënderbeu e vendosi ushtrinë në fushë të hapur dhe e rreshtoi në formë harku të ndarë në tri pjesë. Në rreshtat e parë të çdo grupimi vendosi kalorësinë dhe pas tyre këmbësorinë. Për të drejtuar zhvillimin e betejës, ai qëndroi me luftëtarët e grupimit të qendrës. Forcat e grupimit të djathtë i komandonte Moisi Arianiti (Golemi), kurse ato të grupimit të majtë Tanush Topia. Mbrapa trupave të qendrës ishin vendosur edhe dy grupime luftëtarësh nën drejtimin e Ajdin Muzakës dhe të Kont Uranit. Në pyjet aty pranë qëndronin të fshehura forcat e rezervës të komanduara nga Gjin Muzaka e Hamza Kastrioti.
Beteja filloi me sulmin e luftëtarëve shqiptarë të dy grupimeve anësore, të cilët u përpoqën ta çanin ushtrinë osmane në dy pjesë, në kohën kur forcat e grupimit të qendrës me Skënderbeun në krye sulmuan trupat e Ali Beut. Kur armiku ende nuk kishte hedhur në betejë të gjitha forcat, trupat e tij u sulmuan befasishëm nga pas prej luftëtarëve të Gjin Muzakës e të Hamza Kastriotit. E goditur nga të gjitha anët, së fundi edhe nga forcat e freskëta të komanduara nga Kont Urani, ushtria osmane u copëtua, pësoi humbje të rënda dhe u shpartallua plotësisht. Ajo la në fushën e betejës shumë të vrarë e robër. Shqiptarët luftuan heroikisht dhe arritën një fitore të shkëlqyer. Në atë betejë, shkruante M. Barleci, "luanët komanduan luanët".
Fitorja e Torviollit pati jehonë të thellë në Shqipëri si dhe në vendet e tjera. Ajo përforcoi besimin e shqiptarëve te Skënderbeu e ushtria e Besëlidhjes dhe te lufta e drejtë e tyre për mbrojtjen e lirisë. Ajo i dha shtysë luftës antiosmane të popujve të Ballkanit, që filloi të fuqizohej, dhe shkaktoi shqetësim të madh në oborrin e sulltanit.
Në këto rrethana Murati II u përpoq të rregullonte marrëdhëniet me mbretin e Hungarisë e të Polonisë, Vladislavin IV, të cilit i kërkoi paqe, dhe më 12 korrik 1444 u nënshkrua në Seged traktati i saj me një afat dhjetëvjeçar. Por paqja vazhdoi vetëm gjashtë javë, sepse, i nxitur nga papa dhe forca të tjera antiosmane, Vladislavi IV e shkeli traktatin e paqes. Ky përgatiti një ushtri prej 14 000 vetash dhe në krye të tyre marshoi në thellësi të Ballkanit deri në Varna. Vladislavi IV e filloi betejën në kundërshtim me mendimin e Janosh Huniadit dhe më 10 nëntor 1444 ushtria e tij u shpartallua prej trupave osmane. Vladislavi mbeti i vrarë në këtë betejë, kurse J. Huniadi mundi të shpëtonte me mbeturinat e ushtrisë hungareze. Fitorja pranë Varnës i dha mundësi sulltanit t`i përdorte ushtritë e veta për të shtypur lëvizjet antiosmane të Ballkanit.
Në vjeshtë të vitit 1445, sipas M. Barlecit, kundër Shqipërisë u sulën njëra pas tjetrës dy ushtri osmane, të cilat u pritën prej shqiptarëve në një luginë të ngushtë në rajonin e Mokrës, me sa duket në luginën e lumit Treskë, përgjatë të cilit kalonte traseja e një prej rrugëve më të shkurtra për lëvizjen e ushtrive osmane nga Shkupi në thellësi të tokave të lira shqiptare. Skënderbeu lejoi ushtrinë e parë osmane, që sipas M. Barlecit e komandonte Ferizi, të hynte në luginë dhe pastaj e sulmoi befasisht dhe e shpartalloi. Pa kaluar shumë kohë erdhi po në atë luginë një ushtri e dytë e komanduar nga Mustafai. Pasi ngritën fushimin, trupat osmane filluan plaçkitjen dhe shkretimin e vendit. Në kohën kur një pjesë e tyre ishte larguar për të plaçkitur, Skënderbeu goditi kampin armik, ku ndodhej shumica e ushtarëve osmanë dhe arriti një fitore të re të shkëlqyer. Po këtë fat pësoi në vitin 1447 një ushtri tjetër osmane, e komanduar po nga Mustafai, të cilën forcat e Skënderbeut, të radhitura përballë saj, e thyen në Oronik të Dibrës së Sipërme, në lindje të Strugës, dhe zunë rob komandantin osman.
Fitoret e para ushtarake të Besëlidhjes Shqiptare nën udhëheqjen e Skënderbeut patën rëndësi të madhe për jetën politike të vendit. Ato forcuan besimin e shqiptarëve se të bashkuar mund të përballonin me sukses fuqinë ushtarake të Perandorisë Osmane, rritën autoritetin e Skënderbeut si komandant i talentuar, si dhe dashurinë e shqiptarëve ndaj tij. Në rrafsh ndërkombëtar ato i dhanë Skënderbeut dhe qëndresës së tij një rol të veçantë në luftën kundër pushtuesve osmanë dhe e vunë atë në lidhje me forcat e tjera antiosmane të kohës, si me Hungarinë, me shtetet italiane dhe me vende të tjera. Jehona e luftës fitimtare të shqiptarëve filloi të ndihej kudo, duke zënë vend edhe në letërkëmbimin e personaliteteve politike të larta të kohës, si papa Nikolla V, mbreti Alfonsi V i Napolit etj.
Vazhdon...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. Empty
MesazhTitulli: Re: Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut.   Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. EmptyFri Sep 28, 2007 5:06 pm

Konflikti me Venedikun (1447-1448)
Republika e Venedikut ishte një nga shtetet më të fuqishme detare e tregtare në tërë pellgun e Mesdheut dhe zotëronte një numër qytetesh e qendrash të rëndësishme ekonomike të Ballkanit e më gjerë. Në këtë kuadër një vend të veçantë e rol parësor kishin zotërimet e Republikës së Venedikut në Shqipëri.
Rëndësia ekonomike, politike dhe strategjike e zotërimeve që kishte në tokat shqiptare, bënte që Republika e Venedikut t`i kushtonte në çdo kohë vëmendje të veçantë ruajtjes së këtyre zotërimeve dhe forcimit të pozitave të veta në to. Për këtë qëllim ajo shfrytëzoi gjendjen politike të krijuar në Shqipëri pas vitit 1443. Nga fundi i këtij viti e më pas, Senati i Venedikut shqyrtoi mundësinë e kalimit në duart e Republikës të Gjirokastrës, të Janinës e të Kaninës, që ende mbaheshin nga osmanët. Duke shfrytëzuar rrethanat e krijuara nga vdekja e sundimtarit të kështjellës së Dejës, Lekë Zaharisë, nëpërmjet nënës së këtij, Boksës, që ishte motër e Tanush Dukagjinit, në shtator të vitit 1444 Venediku mori Dejën, Shasin si dhe ndonjë kështjellë tjetër të paidentifikuar të tij. Zotërimi i Dejës kishte për Venedikun rëndësi të shumanshme. Nga ana ekonomike jepte të ardhura jo të pakta si qendër doganore në kryqëzim të rrugëve të rëndësishme tregtare. Në plan strategjik e ushtarak, si kështjellë ajo mbronte zotërimet veneciane në rajonin e Shkodrës dhe ishte për Republikën, siç shprehej vetë Senati, "hapi i parë" për të hyrë në viset e çliruara shqiptare.
Për të mënjanuar kërkesat e herëpashershme të zotërve vendas për dëbimin e Venedikut nga viset shqiptare, Republika lejoi mbajtjen e Kuvendit Shqiptar në qytetin e Lezhës, që e kishte nën zotërim, dhe në vitin 1445 Skënderbeut dhe të vëllait, Stanishës, i dha të drejtat e privilegjet e qytetarisë veneciane. Interesat ekonomikë, politikë, ushtarakë e strategjikë të Republikës së Venedikut në Shqipëri ishin pjesë e interesave jetikë të saj në tërë pellgun e Mesdheut Lindor, ku kishte një numër të madh zotërimesh dhe që vazhdimisht ishin nën kërcënimin e pushtimit osman. Prandaj marrëdhëniet me sulltanët osmanë kishin për Republikën e Venedikut rëndësi të dorës së parë dhe herë pas here ajo nënshkruante traktate paqeje me ta, si më 1446 etj. Një politikë e tillë inkurajonte veprimtarinë pushtuese të sulltanëve dhe dëmtonte luftën e ballkanasve kundër pushtuesve osmanë. Prandaj ishin të pashmangshme kundërshtitë midis Besëlidhjes së Lezhës dhe Venedikut.
Pasi çliroi Krujën dhe viset e tjera shqiptare, Skënderbeu qysh në fund të vitit 1443, deklaroi se "ishte trashëgimtar i Balshës dhe donte vendet që kishin qenë të tij", një pjesë e të cilave tashmë ishin nën zotërim venecian. Që në fillim të shek. XV interesat e Kastriotëve ishin shtrirë edhe në rajonin verior të bregdetit shqiptar. Krahas qendrës tregtare e doganore të Shufadasë, Gjon Kastrioti zotëroi në bregdet Shëngjinin, si dhe shtëpi në Ulqin. Prandaj ai e martoi një vajzë të tij me sundimtarin e rajoneve të Kotorrit e të Gentës, Stefan Gjurashin (Cërnojeviçin). Gjoni tregtonte drithë në Kotorr. Në kuadrin e këtyre interesave, Skënderbeu do t’i kërkonte më pas Venedikut Shëngjinin e Velipojën dhe, bashkë me to, rajonin bregdetar përkatës, që të ishte sa më afër zotërimeve të kunatit të tij. Në këtë kohë zotërimet e Stefan Gjurashit njohën një zgjerim të madh dhe shtriheshin nga rrethinat e Kotorrit deri në Medun. Dëbimin e Venedikut prej këtyre viseve nuk e kërkonte vetëm Skënderbeu, por përgjithësisht e gjithë lëvizja politike shqiptare e kohës. Nevojat e luftës antiosmane për mjete ekonomike, për forca njerëzore e për zotërimin e kështjellave, që kishin rol parësor në mbrojten e vendit, kërkonin që edhe qytetet e kështjellat shqiptare, të cilat ishin nën Venedikun, të integroheshin me viset e lira shqiptare.
Skënderbeu u përpoq të shfrytëzonte kundër Venedikut edhe rrethanat ndërkombëtare. Për fillimin e konfliktit me të ai zgjodhi kohën kur forcat ushtarake të Venedikut luftonin në Lombardi kundër trupave të dukës së Milanos, që ishte aleat i mbretit të Napolit, Alfonsit V. Në kuadrin e përgatitjeve ushtarake, Skënderbeu i kërkoi Alfonsit V, në vitin 1447, anije lufte që t'i përdorte për rrethimin e qyteteve bregdetare që ishin nën zotërimin e Venedikut, si të Durrësit etj., por kërkesa e tij nuk u plotësua.
Si shkas për fillimin e luftës kundër Venedikut duhet të ketë shërbyer kështjella e Dejës. Ajo kishte qenë nën zotërimin e Lekë Zaharisë dhe me vdekjen e këtij në fund të vitit 1444, Deja kaloi në duart e Venedikut. Çështja e zotërimit të Dejës kishte futur në mosmarrëveshje Nikollë Dukagjin, që përkohësisht e mori atë gjatë kryengritjeve të viteve 30 të shek. XV, me Lekë Zaharinë, që e mori atë më pas, dhe me nënën e këtij, Boksën e dy nipërit e saj, Pal e Lekë Dukagjinin, që ia dorëzuan kështjellën Venedikut.
Qysh në verë të vitit 1446 Nikollë Dukagjini ndërmori sulme të ashpra për pushtimin e Dejës, gjë që çoi në acarimin e marrëdhënieve me Venedikun. Ai mori Shasin. Në këto rrethana, në vjeshtë të vitit 1447, Skënderbeu mblodhi Kuvendin e Besëlidhjes Shqiptare dhe u kërkoi anëtarëve të saj që t'i shpallej luftë Republikës së Venedikut në rast se nuk dorëzonte Dejën. Anëtarët e Besëlidhjes e miratuan kërkesën e Skënderbeut. Në nëntor të vitit 1447 "ushtria e fuqishme e Skënderbeut", siç shpreheshin qeveritarët venecianë, filloi luftën dhe sulmoi Durrësin, Dejën dhe kështjella të tjera në rajonin e Shkodrës. Aksioni i tyre qe i fuqishëm dhe e detyroi Senatin e Venedikut që, për të përballuar gjendjen, të vinte në përdorim mjete të shumta. Ai dërgoi përforcime ushtarake në zotërimet e veta në Shqipëri dhe shpalli se, personit që mund të vriste Skënderbeun, do t'i jepte një shpërblim të lartë e të përjetshëm. Gjithashtu udhëzoi qeveritarët e vet të përçanin forcat vendase, sidomos të shkëpusnin Pal e Lekë Dukagjinin nga Skënderbeu dhe të nxitnin ushtrinë osmane të sulmonte shqiptarët për t'i futur këta në një luftë në dy fronte njëkohësisht.
Gjatë verës së vitit 1448, duke mbajtur të rrethuar Durrësin e Dejën, forcat ushtarake të Besëlidhjes Shqiptare iu drejtuan zonës së Shkodrës, që ishte zotërimi më i rëndësishëm i Venedikut në tokat shqiptare. Në sulmin mbi rajonin e Shkodrës mori pjesë edhe Gjergj Arianiti me forcat e tij. Pasi kaluan lumin Drin, në brigjet e tij shqiptarët u ndeshën me ushtrinë mercenare veneciane të komanduar nga Daniel Juriç Sebençini dhe korrën një fitore të shkëlqyer. Pas kësaj ata iu drejtuan Shkodrës dhe Drishtit. Për të mbështetur vazhdimin e veprimeve luftarake shqiptarët ndërtuan një kështjellë mbi gërmadhat e Ballecit, që gjendej në rrëzë të malit Maranaj.
Kalimi i ushtrisë shqiptare në thellësi të zotërimeve veneciane, u përkrah fuqishëm nga banorët e këtyre viseve, të cilët shpërthyen në kryengritje dhe u bashkuan me ushtrinë e Lidhjes. Zotërimet veneciane në Shqipëri, siç shprehej Senati i Venedikut për situatën e krijuar, ishin në "flakën më të madhe". Kjo i dha mundësi ushtrisë shqiptare t'i shtrinte veprimet luftarake dhe të futej në thellësi të këtyre zotërimeve.
Në kohën që vazhdonin veprimet luftarake në zonën e Shkodrës, rreth 10 mijë luftëtarë shqiptarë kaluan lumin e Bunës dhe sulmuan në drejtim të qytetit të Tivarit, duke bashkërenduar veprimet me disa mijëra ushtarë të Stefan Gjurashit (Cërnojeviçi), si dhe të mbretit të Bosnjës, Stefan Tomasheviqit, të komanduara nga Stefan Maramonti.
Skënderbeu me pjesën kryesore të ushtrisë nuk qëndroi gjatë në zonën e Tivarit. Ai kaloi në krahinat lindore të vendit për të përballuar ushtrinë osmane që, edhe nën nxitjen e Venedikut, erdhi në këto çaste në Shqipëri për t'i vënë forcat shqiptare midis dy zjarreve. Në zonën e Shkodrës Skënderbeu la Hamza Kastriotin me një pjesë të forcave për të vazhduar rrethimin mbi Dejën e Drishtin. Pas largimit të tij Venediku nxiti mosmarrëveshjet ndërmjet Stefan Maramontit dhe Stefan Gjurashit dhe arriti të ruante pushtetin e vet mbi qytetet që shtriheshin në bregun e djathtë të lumit të Bunës.
Kalimi i forcave ushtarake kryesore të Skënderbeut në lindje të vendit e lehtësoi Venedikun nga trysnia ushtarake e shqiptarëve dhe i dha mundësinë të përforconte mbrojten në zotërimet e veta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
dibranja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 542
Registration date : 19/09/2007

Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. Empty
MesazhTitulli: Re: Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut.   Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. EmptyWed Oct 17, 2007 1:16 am

DIBËR: SHËNOHET 600-VJETORI I LINDJES SË GJERGJ KASTRIOT SKENDERBEUT
Figurë e ndritur legjendare shqiptare dhe evropianeNë organizim të Shoqatës së të burgosurve dhe dëmtuarve politik shqiptarë, në Dibër u shënua 600 – vjetori i lindjes së trimit tonë legjendar Gjergj Kastriot Skënderbeut. Bashkim Mashkulli, kryetar i Degës së SHBDPSH dhe kryetar i këshillit për organizimin e këtij jubileu, duke përshëndetur të pranishmit, tha: “Shoqata jonë në vazhdimësi ka organizuar manifestime përkujtimore për shumë figura të njohura shqiptare. Me nismën tonë të gjithë dibranët realizuan ëndrrën dhe inauguruan edhe shtatoren e Skënderbeut”. Argëtim Fida, kryetar i komunës së Dibrës, në fjalën e tij përshëndetëse, shtoi: “Skënderbeu ishte personalitet jo vetëm për shqiptarët, por edhe për tërë Evropën. Është personalitet që ruajti përkatësinë tonë kombëtare dhe evropiane, që edhe sot e kësaj dite është aktual për ruajtjen dhe mbrojtjen e identitetit tonë kombëtar”. Shpëtim Pollozhani, kryetar i SHBDPSH, në fjalën e tij përshëndetëse, theksoi se: “Skënderbeu është figurë krenare e legjendare e bashkimit tonë kombëtar e shpirtëror. Edhe politikanët tanë të sotëm duhet të vazhdojnë në këtë frymë. Flamuri ynë kombëtar edhe pas 500 vitesh ende nuk mund të valvitet lirisht në të gjitha trojet tona ku ka shqiptarë. Duhet të përpiqemi të gjithë që ky flamur të valvitet lirisht”. Interesim të vecantë zgjoi simpozium shkencor, ku historianë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia lexuan punimet e tyre. Dr. Jusuf Bajraktari, në trajtesën e tij ‘Figura e Skënderbeut si frymëzim i lëvizjes clirimtare te shqiptarët”, vuri theksin në: “Përpjekjet që duhen bërë për të njohur më mirë brezat e sotëm dhe të ardhshëm me veprën madhore të Skënderbeut, i cili shërbeu si frymëzim për të gjitha gjeneratat në luftërat e shumta clirimtare që bëri populli shqiptar gjatë shekujve. Edhe pas 600 vitesh nga lindja e Skënderbeut, jeta, vepra dhe mesazhet e tij janë aktuale dhe frymëzim i përhershëm për të gjitha gjeneratat dhe të gjithë shqiptarët kudo që gjenden. Do të dëshironim që në këtë përvjetor historiografia, letërsia, arti e publicistika shqiptare ta begatojnë këtë periudhë me botime të vecanta monografike në Prishtinë, Shkup, Tiranë e diasporë. Lëvizja clirimtare e Skënderbeut mori përmasat e qëndresës së përgjithshme popullore. Emblema e Kastriotëve dhe flamuri i Skënderbeut u bënë simbole të bashkimit politik, ushtarak dhe frymëzim për luftërat e mëvonshme clirimtare”. Dr. Nebi Dervishi, në trajtesën “Vendndodhja e betejave të Skënderbeut në shekullin e XV në pellgun e Ohrit”, theksoi se: “Historiografia jonë e udhëhequr nga politika ditore andej dhe këtej kufirit, nuk e ka trajtuar sa duhet historinë e mesjetës së trevave të sotme që sot ndodhen jashtë kufirit administrativ. Nga 19 betejat e Skënderbeut që janë zhvilluar jashtë kufirit aktual shtetëror shqiptar, tetë prej tyre janë zhvilluar në pellun e Strugës dhe Ohrit. Luftëtarët e Skënderbeut pas Krujës cliruan kështjellat e Petrelës, Gurit të Bardhë, Matit, Stellushit, prej ku kontrollonin rrugët tregtare në anën lindore, pastaj kaluan në Dibër të Epërme dhe me trupat e Gjergj Arianitit dhe Zahari Gropës, cliruan Ohrin, që kontrollonin rrugën tregtare Via Egnatia”. Dr. Muharem Dezhgiu, në trajtesën e tij “Treva e Dibrës pjesë e rëndësishme e Shtetit të Kastriotëve”, potencoi: “Treva e Dibrës gjatë mesjetës ka qenë pjesë e rëndësishme e disa formacioneve politike shqiptare ku përfshihet edhe Shteti i Kastriotëve. Kjo shtrirje territoriale ka vlera parësore për njohjen e kufijve të formacioneve shtetërore shqiptare, për vlerësimin e burimeve ekonomike e njerëzore të Shtetit të Skënderbeut, për ndricimin e veprimtarisë politike e ushtarake të tij, për lokalizimin e betejave midis ushtrive shqiptare dhe osmane. Gabimi kryesor që kanë bërë përkthyesit e burimeve bizantine në gjuhën shqipe, si edhe studiues tjerë që janë marrë me lokalizimin e betejave midis shqiptarëve të udhëhequr nga Skënderbeu dhe ushtrisë osmane, ka qenë mosnjohja e rrugëve nga mund të lëviznin ushtritë ndërluftuese prej viseve bregdetare të Adriatikut e këtej dhe anasjelltas. Shtrirjen e Dibrës nga fusha e Strugës e deri në afërsi të Prilepit krahas autorëve bizantinë e dëshmojnë edhe burime tjera të mëvonshme si regjistrat kadastrale osmane, veprat e M.Barletit, Gj. Muzakës, M. Segonit etj”. Dr. Adem Bunguri në diskutimin e tij tha se:”Dua të sjell disa të dhëna të reja për kalanë e Koxhaxhikut që ndodhet te Dibra në lartësi mbidetare 1160 metra. Nga ky vend njeriu sheh pamje magjepsëse. Kreshta ku është ndërtuar kalaja ka një surprizë të valëzuar, sipërfaqen e saj që ka qenë e rrethuar me mure me planimetri poligonale. Në anën veriore ka qenë hyrja e kalasë, ndërsa në anën verilindore ka qenë shtrirë qyteti mesjetar i lidhur me kalanë. Në anën jugperëndimore ku rreziku i sulmeve ka qenë më i madh, është përdorur fortifikimi sipas teknikës së proteikizmës, ku ekzistojnë dy radhë muresh me kulla katrore, për t`u mbrojtur dhe për ta asgjësuar armikun. Brenda kalasë gjenden fragmente vorbash të ngjashme me ato të zbuluara në kalatë e tjera të Skënderbeut. Pozita strategjike e kalasë së Koxhaxhikut përputhet plotësisht me përshkrimin që ka dhënë Barleti për qytetin e Koxhaxhikut dhe me pozitën gjeostrategjike të tij. Varreza e madhe në fushën në jug të kalasë dëshmon se këtu janë bërë luftime të ashpra”. Dr. Mahmud Hysa, në trajtesën “Strategjia shtetformuese e Skënderbeut”, u shpreh se:”Pas aksioneve briliante për rikthimin e trojeve atërore, rrethanat politike të brendshme e të jashtme, ia imponuan Skënderbeut bindjen se duhej të krijonte strategjinë e themelimit dhe të konstituimit të shtetit të parë shqiptar. Kjo do të kishte peshën e jashtëzakonshme në krijimin e fuqisë politike koherente në planin e brendshëm, të jashtëm dhe diplomatik, duke e vendosur në konstelacion të barabartë me shtetet e tjera evropiane, për të fituar legjitimitetin e bashkëpunimit, bashkëveprimit dhe bashkëmbrojtjes ndërkombëtare. Me këtë strategji shtetformuese Skënderbeu arriti afirmimin më të suksesshëm në planin kombëtar dhe ndërkombëtar, kur ishte gjallë, më tepër pas vdekjes, por edhe në ditët e sotme, kur konsiderohet si i vetmi që e shpëtoi Ballkanin dhe Evropën Perëndimore nga pushtimi Osman që asokohe shtrihej në tre kontinente”. Dr. Muzafer Bislimi në trajtesën e tij “Sfetigradi, lokalizimi dhe kronologjia e pushtimit nga osmanlinjtë”, deklaroi se: “Ushtria osmane në atë kohë ishte një ndër armatat më të fuqishme në Evropë. Për lokalizimin e Sfetigradit egzistojnë mendime të ndryshme. Në historiografinë e kësaj periudhe zotëron mendimi se Sfetigradi gjendej në vendin e fshatit të sotëm Koxhanxhik, që ndodhet në juglindje të Dibrës. Konfiguracioni ku sot gjendet kalaja e Koxhaxhikut është identik me atë që përshkruan Barleti për Sfetigradin, një vend i lartë me shikim në luginën përreth dhe pa burim uji, apo kronikat turke për Koxhaxhikun. Barleti me plot të drejtë Dibrën e kondsideron si portën e shtetit të Skënderbeut, pasi në këtë kohë i vetmi komunikim me brendinë e shtetit mesjetar shqiptar ishte lugina e Drinit të Zi. Edhe përmes incizimeve satelitore të sotme të terrenit përkatës, shihet qartë pozita e Sfetigradit, që dominonte në rrugët që conin nga Shkupi përmes Pollogut drejt Dibrës dhe nga Ohri e Struga drejt Dibrës. Beteja e Sfetigradit është bërë në verën e vitit 1449, pas mbarimit të luftës së turqve me Venedikun dhe pas humbjes së Huniadit nga turqit në Kosovë”. Moisi Murra, në trajtesën e tij “Moisi Golemi i Dibrës”, dokumentoi: “Një nga gjeneralët më të mirë të Skënderbeut, për të cilin gjithë studiuesit janë në një mendje, ka qenë Moisi Golem Arianiti, i cili kishte zotërime dhe banonte në Dibër. Origjina e hershme e Moisi Golemit është Kanina e Vlorës. Gati katër shekuj Arianitët janë të pranishëm në histori. Me bëmat e tyre kaluan kufijtë e Shqipërisë dhe bënë zë edhe në Evropë. Skënderbeu duke vlerësuar trimërinë, zgjuarsinë dhe aftësitë e mëdha të Mojsi Golemit, e bëri atë komandant të rojeve të kufirit në luftën e Shkodrës më 23 korrik 1448 dhe komandant të përgjithshëm të ushtrisë. Në qershor të 1445 Moisi Golemi ia ktheu shpinën atdheut, i nxitur nga Venediku për shkak të aleancës së Skënderbeut me Alfonsin e Napolit, nga njëra anë dhe për shkak të premtimeve të Sulltan Mehmedit II se po ta fitonte Skënderbeun, do t`ja jepte fronin e Shqipërisë. Sipas Gjon Muzakës, thuhet se Skënderbeu më vonë e ftoi të kthehet Mojsi Golemin, duke ia kthyer tërë zotërimet që kishte dhe sërish vazhduan së bashku betejat kundër osmanlinjve. Familja e Arianitëve nuk u trashëgua përmes dy djemve të Mojsi Golemit. Ai përmendet në dramën “Skënderbeu” të autorit freng Rogatien Faurrës, Gabriel Dara i Riu në poemën “Kënga e pasme e Balës”, Mojsiun e quan Dragoni i Dibrës”, Gjergj Fishta i kushtoi një poemë prej 60 faqesh, poeti italjan Ernesto Simini, shkroi dramën “Moses di Dibra” dhe poeti dibran Hysen Ballanca nën ndikimin e bëmave, në vitin 1900 shkroi poezinë “Mojsi Dibrani”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
dibranja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 542
Registration date : 19/09/2007

Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. Empty
MesazhTitulli: Re: Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut.   Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. EmptyFri Oct 26, 2007 1:52 am

MENDIMI IM
EDHE PSE KEMI NDEGJUAR SHUME FJALE TE MIRE PER SKENDERBEUN DHE E KEMI PRANUR NE ATE MENYRE,KU AI KA QENE NJE PERSON I PERKRYER DHE NDER ME TE MEDHEJ TE KETIJ KOMBI,AI ME TE VERTE KA QENE ESHTE DHE DO TE MBETET TRIMI QE SHQIPETARET SI KOMB I BERI TE NJOHUR NE TE GJITHE RRUZULLIN TOKESOR DHE FORMOI TE PARIN BASHKIM KOMBETARE KU KJO GJE ESHTE E PRANUAR NDER SHQIPETARE SI TE FESE ISLAME ASHTU DHE ASAJ KATOLIKE,MUA ME SHQETSON FAKTI SEPSE KETE KOHTE E FUNDI DALIN ZERA NGA PSEUDOSHQIPETARET SE GJOJA SKENDERBEU NA QENKA FAJTOR PER GJITH ATO MJERIME DHE ATO VUAJTJE QE KA KALUAR POPULLI SHQIPETARE NDER SHEKUJ PAS KOHES SE TIJE.
PO JU CFAR MENDONI JU PYESE?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Urata
Përjashtuar
Përjashtuar
Urata


Numri i postimeve : 1894
Registration date : 13/12/2007

Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. Empty
MesazhTitulli: Re: Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut.   Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. EmptySun Feb 24, 2008 4:20 pm

Historian i vërtetë është vetëm ai që nuk mban anën e askujtë..... Historia u takon guximtarëve...

Sllavomaqedonët pohojnë se Skënderbeu është hero i tyre

Sikurse shume fytyra të njohura të cilat sllavomaqedonasit me sajesa të rrejshme duan ti përvetësojnë dhe ti ruajnë në anën e tyre, mirëpo për fatin e tyre të keq historia dhe faktet flasin ndryshe. Skënderbeu sipas burimeve bizantine, raguziane, vatikaneze, arabe, osmane dhe të literaturës serbe, greke e maqedone, ishte ilir, ishte alban, ishte epirotas, ishte dardan, ishte arnaud, ishte serb, ishte grek, ishte maqedon. Atëherë, pra çka ishte ky kolos i historisë së njerëzimit ? Po qe se ky problem shkencor vështrohet në mënyrë të drejtë mund të zgjidhet shumë lehtë, por në qoftëse studiohet në mënyrë tendencioze dhe jo shkencore, problemi në fjalë mund ti fusë në rrugë pa krye ata që tentojnë të përvetësojnë këtë kolos.
Skënderbeu, pra në pikëpamje etnike kombëtare, përkatësisht për nga gjaku ishte ilir, sepse u përkiste ilirëve qe kishin jetuar në Ballkan, ishte alban ose arbër, meqë u perkiste arbërve ose albanëve, të cilin emër më vonë e morën të gjithë shqiptarët, ishte epirotas meqenëse ilirët albanë të krahinës së Epirit quheshin edhe epirotas, ishte dardan meqenëse Kastriotët e kishin preardhjen nga Dardania-Prizreni. ( Prizreni kishte qenë kryeqendra e Kastriotëve në kohën e Gjonit ). Pronat – feudet e Gjon Kastriotit, madje edhe Skënderbeut shtriheshin edhe në Dardani-Kosovë, ishte tribal për shkak se prej shekullit XIV e deri në shekullin XVII sipas burimeve bizantine dhe të perendimit quheshin edhe me këtë emër të gjithë ilirët, thrakasit, ( Tribalë, dardanë, myzë, paionë, makedhonë, albanë etj.) që asokohe jetonin nga Danubi deri tek kufiri me Thrakinë në lindje, me Greqinë në jug. Sipas Dr.Skender Riza një fis ilir me emrin Tribalët ka jetuar në në luginën e Moravës së Madhe dhe bizantinët shpesh këtë emër e kanë përdorur për ilirët në vend të emrit arbër ose epirotë. Ishte arnaut duke qenë se pellazgët-ilirët-shqiptarët, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre fetare, i quanin dhe i quajnë edhe sot e kësajë dite me emrin arnaud. Arnaud rrjedhë nga arvanid, ( grekët e përdorën këtë emër për shqiptarët). D.m.th. emërtimet: ilirë, albanë, epirotas, dardanë, arnautë, arvanitë etj. S’janë gjë tjetër përveç emra fisesh dhe nënfisesh të pellazgëve të lashtë, përkatësishtë sinonime për pellazgët – ilirët – hqiptarët shumë të lashtë. Një vëlla i Skënderbeut u bë murg dhe vdiq në kishën e Hilandarit. Në këtë kishë në cilën kishte qenë i regjistruar edhe babai i Skënderbeut, Gjoni me të gjithë djemt. Meqe Gjergj Kastrioti – Skënderbeu më herët kishte qenë ortodoks dhe babai i tijë po edhe ky më vonë si gjuhë administrative ka përdorur edhe sllavishten e vjetër, përpos latinishtes, osmanishtes, greqishtes, italishtes etj. Disa "shkenctar" serbë tentojnë ta shpallin këtë personalitet të shquar për serb ose sllavomaqedon, duke harruar faktet historike se as feja ortodokse e as sllavishtja e vjetër nuk ishin vetëm të serbëve. Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në pikëpamje fetare ishte musliman dhe në kontakt me muslimanët përdorte emrin Skënder, por kjo nuk e pengonte për ti respektuar katolikët dhe ortodoksët sepse të tillë e kishte popullatën së cilës i takonte dhe ushtrinë me të cilën i përballonte sulmet osmane. Me nje fjale ai ishte monoteist në pikëpamje fetare, kurse në pikëpamje kombëtare- shqiptar. E si i tillë, i shtyrë pikërisht nga ndjenjat komkbëtare iliro-shqiptare e për ta ruajtur identitetin dhe etnitetin sh qiptar u ra shqelm posteve më të larta administrative-ushtarake të Perandorisë Osmane dhe u kthye në Shqipëri ku e krijoi shtetin e parë kombëtar dhe demokratik në Evropë. Në shek.XIX historianët serbë L.Kovaçeviq dhe L.Jovanoviq pos tjerash konkluduan: " As serbët me kroatët e as bullgarët nuk ishin gjithmonë në trevat e tyre të sotme të Gadishullit Ballkanik. Në këto troje prej kohësh më të lashta ishin : Grekët, Ilirët dhe Thrakasit, tre popuj indeoevropianë, të ngjajshëm por megjithatë të veçantë"......
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rolling
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
rolling


Male
Numri i postimeve : 2086
Age : 32
Vendi : Shqiptari
Profesioni/Hobi : Revolucionar
Registration date : 17/05/2008

Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. Empty
MesazhTitulli: Re: Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut.   Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. EmptyFri May 23, 2008 10:05 pm

nuk eshte aq interesant.

une kam pare qe edhe shuem shqipetare zeusin e qujane shqiptar, kjo eshte nje gje e zakonshme
Mbrapsht në krye Shko poshtë
idol
Anëtar
Anëtar
avatar


Numri i postimeve : 349
Age : 86
Registration date : 16/05/2008

Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. Empty
MesazhTitulli: Re: Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut.   Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. EmptySat May 24, 2008 10:35 am

Gjithkush do e predendonte nje figur te shenjte si skenderbeun!Qdo 6 shekuj lind nje njeri i shenjte,pamarparasysh se a do jete luftar apo fetar a aktor apo qkado,kaluan 6 shekuj dhe bota po e kerkon pjesen e humbur te zingjirit,qe per kete pjese vendndodhjen e diti vetem skenderbeu.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. Empty
MesazhTitulli: Re: Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut.   Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. EmptySat Feb 21, 2009 5:10 am

NJË UDHËTIM I DETYRUAR…

Nga Pilo Zyba


Ky shkrim nuk ka për qëllim, as propagandën, as të tregëtojë në pazarin e madh të kohës, qëllime të paramenduara ose frutat me cilësi të dobët të ‘’tregëtarëve’’ historianë, të pamoralshëm, të kohës sonë apo më tej…

Atë, ma bënë të detyruar, koha dhe rrethanat e krijuara.

Gjatë kohës së luftës në Kosovë, kanalet televizive greke, buçisnin nga propaganda dhe analizat. Në studio ftoheshin të tria palët përfaqësuese për tryezën e rrumbullaktë (shenjë e demokracisë kjo, në pamje të parë) - shqiptarët, serbët dhe grekët, organizatorët e tryezës.
Por, nga pala serbe, ftohej një historian, nga pala shqiptare, një emigrant, që ende nuk e zotëronte gjuhën greke, ndërsa nga ajo vendase, një parlamentar… Lehtësisht, dallohej ndryshimi kulturor dhe ai profesional; mënyra e të shprehurit dhe e ndërthurjes së fjalës, pesha dhe toni i saj. Pyetjet tepër të vështira për punëtorin e lodhur, emigrant, shqiptar dhe njohja e paktë nga ana e tij në këtë ‘’skenë loje’’, e bënte të mbytej në një pikë ujë. Shtroja pyetjen, aso kohe: “Nuk ka Shqipëria, historianë apo pedagogë që jetojnë në Greqi, ndërkohë që punëtori i thjeshtë shqiptar, na përfaqësonte në këtë tryezë?

Nuk e kuptonte vallë ai, që prishte apo më mire të them, minonte figurën e kombit të tij, në sytë e popullit grek? Profesorët serbë, me libra të trashë përpara, si filozofët e lashtë, flisnin me “kompetenca e fakte”. Politikanët grekë, me kalin e Trojës në mëngën e këmishës, drejtonin bisedat në mënyrë të “paanshme”. Me të drejtë, jashtë studiove thuhej : “Ky është niveli i kombit shqiptar”. Po e njëjta gjë, përsëritej në bisedat familjare e shoqërore: ‘’Kosova nuk ka as kulture e as histori’’. E pas këtyre bisedave, ne që jetonim larg Athinës, na duhej të dëshmonim me fakte, të kundërtën. Për të arritur qëllimin, na duhej shumë më tepër punë. Në radhë të parë, për të justifikuar nivelin e dobët të pjesëmarrësit e pastaj, të fakteve dhe historisë.

Nuk mund të harroj atë mbrëmje, kur Ana Kaneli, gazetare dhe deputete, i bëri një pyetje të thatë përfaqësuesit shqiptar, ardhur nga një shoqatë punëtorësh, një farë Mici.

Pyetja ishte kjo: “Cilët janë kosovarët, nga kanë ardhur dhe ç’mund të na thoni?” Përfaqësuesi i një populli, në këtë tryezë, përtypej të gjente fjalët, t’i përkthente ato greqisht, t’i gërshetonte e të ndërtonte kalanë e mbrojtjes së kombit të tij, por nuk ishte e lehtë. Kultura dhe dija, nuk fitohen brenda një nate. Ato duan punë, vullnet dhe përkushtim. Ne, të mbërthyer në karriget e lokalit, ishim shpërfytyruar…Një miku im, piktor me emër, kishte mbetur si tablo pa vlerë. Dhora, një vajzë e diplomuar për gjuhë të huaja, në vend që të hante mishin e pjekur, shtrëngonte me dhëmbë shufrën e hellit prej druri. Për herë të parë urreva veten, që nuk mund të bëja diçka. Pashë përballë mikun tim nga Tirana, Shpëtimin; në sytë e tij, dallgët e tërbuara të shpirtit të lënduar, përplaseshin me shigjetat e vështrimeve të të tjerëve aty pranë, që hanin e gëzoheshin me fyerjen ndaj nesh…

Ai u ngrit rrëmbimthi. E ndoqëm pas, me vështrimet që thërrisnin… Ra heshtja.Të pranishmit na kishin rrethuar në kalanë e vështrimeve provokuese, të tyre. Shpëtimi mori përsipër të çlirohej prej saj; do të mbronte të vërtetën. Kjo nuk ishte e lehtë në atë kohë, në Greqi. Çdo veprim i tillë, kushtonte... Ai nxori celularin dhe formoi numrin. Në studion e televizionit u hap telefoni dhe biseda, ndërroi rrjedhën e lumit poshtërues dhe fyes. Mësuesi i historisë, u shpjegoi të pranishmëve në studio, cilët janë kosovarët. Deputeten e kishte mbërthyer heshtja dhe i dalloheshin vetëm sytë e thellë e të errët, pa ngjyrë. Më ka mbetur në kujtesë, fjala e tij: “Po të doni të dini, cilët janë kosovarët, zonja Kaneli, lexoni Omerin, në faqen 148! Janë ata, që kanë djegur kalin e Trojës!’’. Linja u ndërpre, biseda u mbyll. Kali i Trojës u dogj për herë të dytë dhe ra nga mënga e këmishës së organizatorëve të tryezave “demokratike”, për të mos thënë më shumë…Nuk e di, por ndiheshim fitimtarë!

Pas një muaji, Shpëtimi u largua nga Greqia, se “nuk kishte letra’’, ndërsa përfaqësuesit të punëtorëve, Micit, iu ofruan lekë “për sindikatat” dhe një zyrë “për të pritur vizitorët e shoqërisë greke, me të cilët diskutonte problemet e mëdha, që kërkonin zgjidhje”. Sot, ai është në Shqipëri dhe nuk ka të drejtë hyrje në Greqi.

Përse thuhen tani, këto? - do të pyesë dikush. Problemet vazhdojnë të rrjedhin, që nga hyrja jonë në territorin grek. Kudo nëpër Europë, çështja e emigracionit ka kërkuar kohë, por edhe ka marrë fund, ndërsa në Greqi, jo! Pse? Dhe jo vetëm kaq…

Do të paraqes në këtë shkrim, disa fakte të lexuara në shtypin grek dhe më pas, të bëjmë analizën e tij.

Kostas Biri, historian grek (A mund të quhet grek, me këtë emër? Kosta, i biri i kujt? Ai ishte arvanitas), thotë në shkrimet e tij, për arvanitasit: “Ata, arvanitasit, ishin fis nomadësh, çobanë, qymyrbërës, kallanxhinj etj, të cilët erdhën dhe u vendosën në Greqi, rreth shekujve 13-14”.

Si mund të quhen nomadë, një popull me një gjuhë të lashtë, apo më të lashtë se të vetë grekëve? Me një etnografi, folklor e traditë të njohur luftarake dhe kulturë të lashtë europiane? Si mund të quhen nomadë, ata që bëjnë luftë e mundin Filipin e II- të Maqedonisë, që e kanë emrin ‘’Pirro’’ e që grekët nuk e përmendin asgjëkundi në letrat e tyre, ndërsa Epirin e tij, e lakmojnë?! Si mund të quhen nomadë, luftëtarët e luftës së Shkodrës, së vitit 168 p.e.s. kundër perandorisë më të madhe në historinë botërore, si Roma?! Si mund të quhen nomadë, paraardhësit e Teutës? Si mund të quhen nomadë, Tulantët, Enkelejtë, Kaunët e Mollosët? Por politika e historisë, ka qëllimet e saj dhe ajo greke në veçanti, i përmbahet fjalës së urtë: “Thuaj, thuaj, se diçka do të mbetet”.

Në të vërtetë historinë tonë nuk e bëjnë ata, dhe as të tyren, për të cilën një meritë e pakundërshtushme, na takon ne…Pikërisht atyre “nomadëve”, që më 1821, derdhën gjak dhe dhanë jetën për t’u shkruar kjo faqe e historisë së tyre. Se çfarë thonë ata, pak rëndësi ka…

Këto rrjeshta flasin për sot, pa për të kaluarën, kanë dëshmuar ata që luftuan dhe e shkruan me gjak historinë.

Popullit shqiptar, në shekuj, i është dashur të braktisë trojet e veta, jo nga frika, por për t’i mbijetuar momenteve të vështira.

Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. Markobocari

Marko Boçari, familjen e tij e vendosi në Itali, tek arbëreshët e të njëjtit gjak. Përse? Vetë u vra, por nipi i tij, erdhi në pushtet, në Greqi.

Ja përse lëviznin lumenjtë e popujve, nga njëri shtet në tjetrin, për të mbijetuar! Mund të rrinin, kur Xhinxhis Kani i vriste dhe çfaroste?! Mund të rrinin, kur “Aleksandri i madh” i pushtonte me dhunë? Por, grekët nuk e përmendin dhunën, teksa thonë: “I dha emrin Aleksandrisë dhe ngriti kulturën greke në Egjipt”. Nuk më thoni, more zotërinj, e pyeti popullin e Egjiptit, nëse dëshironte kulturën greke, në një kohë kur kultura e tyre, njihej prej shtatë mijë vjetësh para Krishtit, kohë kur Greqia nuk njihej fare? Po ua them unë: Jo!

Kjo gjë, ndodhi edhe me ne. Në luftën kundër Romës, ilirët lanë trojet dhe zbritën më poshtë. Ata u dyndën nga Malësia e Madhe, Kosova e sotme, për në Vlorë, Sarandë e “Gjinokastër”.

Emri i thjeshtë për t’u kuptuar, Gjin Bue Shpata, Gjinokastër (Kalaja e Gjinit) e thënë nga historianët, jo nga unë. Ashtu si lëvizën dhe spartanët, në shekullin e III – IV, për në Sarandë e Vlorë, në kohën e kaunëve, kur luftonin me mesinët në luftrat mesinike.

Ashtu sikurse u larguan edhe arbanët (arë- bërësit), arbëreshët, në kohën e luftës me turqit.

Një historian grek, thotë se arvanitasit erdhën në Greqi, për t’iu larguar luftës kundër turqve, nga frika. “Të marrtë purtha shalët”- thoshte gjyshja ime.Po t’i ikte luftës me Turqinë, nuk do të vinte në Greqinë e pushtuar po prej tyre, por do të merrte rrugën për në Itali a Francë… Dhe kush, shqiptari, që asnjëherë nuk i është trembur luftës! Kush mund ta mohojë këtë? E pohojnë romakët, venecianët, Napoleoni dhe të gjithë historianët, ndër veprat e tyre. Ndryshe nuk do ta komandonin ushtarakë të lartë Egjiptin, Sirinë, Greqinë etj.



Edituar për herë të fundit nga Sofra në Sat Feb 21, 2009 5:23 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. Empty
MesazhTitulli: Re: Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut.   Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. EmptySat Feb 21, 2009 5:14 am

Le t’i rikthehemi temës sonë.

Lëvizje të tilla të mëdha, populli ynë pati dhe kur u krijua Korridori i Shtatë,’’Rruga Egnatia’’. Po kështu dhe në kohën e Turqisë, pas rënies së Skënderbeut. Dhe më në fund, dolëm aty ku rreh shkrimi, për të cilin kam ditë që lodhem.


Ngjarja është e thjeshtë në pamje të parë, por do kujdes në mënyrën e interpreti-

mit e në fakte, mençuri në shtjellim, për të depërtuar kësisoj në brendësi.

Fëmijët e mi u rritën në Greqi. Dëgjuan dhe dëgjojnë gjithnjë, në bisedat familjare, historinë e kombit shqiptar, që nga Iliria e deri në ditët tona. Por, çfarë ndodh? Ato që dëgjojnë në shtëpi, bien ndesh me ato që mësojnë në shkollë dhe si rezultat, bien ndesh me ne, prindërit. Nuk po zgjatem për shumë fakte, më mjafton vetëm ky, që do të përmend më poshtë:

Vajza ime, 11 vjeçe, vjen një ditë nga shkolla, hedh çantën në cep të shtëpisë dhe i drejtohet e revoltuar të vëllait, më të madh në moshë.

Vajza: – Babai gënjen! Në libër shkruhet se Skënderbeu, “Jorgo Kastrioti”, nuk është shqiptar, por grek dhe është nga Kastoria (qytet në Greqinë veriore), këtë e tregon dhe mbiemri ‘’Kastrioti’’. Ka qenë princ i Epirit dhe në libër, vula e tij është me shkronja greke.

Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. Vula_e_skenderbeut

Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. 180px-Gjergj_Kastrioti

Gjergj Kastriot Skenderbeu

1405-1468

Djali: – Mos qaj! Skënderbeu është shqiptar. Nuk bëhet grek edhe po të dojë mësuesja!

Marr librin e historisë dhe vërej: Skënderi, Princi i Epirit (epir, do të thotë e epërme , e sipërme, pra Epiri i sipërm, ai më lart se i Piros. Epir, do të thotë “E – Piros”)

Pra, Skënderbeu ishte Princi i pronave të sipërme , jo të Piros (shpjegimet të autorit të shkrimit në fjalë). Si mund ta bindja vajzën, përpara një fakti që ajo e lexonte ? Nisur nga dashuria, nga të dëgjuarit dhe nga çiltërsia fëminore, ajo kishte kundërshtuar, duke rënë në sy të nxënësve të tjerë dhe për këtë ndihej e fyer. Çfarë duhej bërë?

Mora leje në punë, rrëmbeva të dy fëmijët, me shkakun e sëmundjes së gjyshes së tyre dhe ikëm në Shqipëri, në një kohë të papërshtatshme, ishte dimër… Por kjo, kishte për të qenë një pranverë në sytë e tyre, dhe nesër, ata do të ishin më të qetë e të sigurt brenda vetes. Ndalesa e parë u bë në manastirin Ardenicës, ku ka vënë kurorë dhe është martuar, Skënderbeu. Pas dy ditësh, në Muzeun Kombëtar në Tiranë, pastaj në Krujë.



Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. 3173650976_c4480dcb32



Kjo,- i them vajzës - është Kruja e Skënderbeut dhe ky, muzeu i tij. Për gjashtë orë me radhë, ne u gjendëm përballë fakteve te reja, të vërteta. Megjithëse personelit ia shpjegova qëllimin tim, nuk më lanë të filmoja asgjë, nuk e lejuan kamerën. U detyruam të nesërmen të futeshim me dy kamera, njërën ta dorëzonim e me tjetrën, të filmonim. Një ditë tjetër, në Lezhë, me po të njëjtin mision... U ‘’armatosëm’’ me librat, fletët e biletat e muzeve dhe u kthyem ‘’për të luftuar’’ në Greqi. Ditë për ditë, shtëpinë e gjeja me fëmijë që shihnin e rishihnin filmimet e librat me ngjyra, të historisë së Skënderbeut. Ndihesha i gëzuar, që fëmijët kishin rifituar qetësinë e gjallërinë.

Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. 468506430_c1a5a4805f_m

Pas ca ditësh, troket dera. Ishte vetë mësuesja dhe ja, çfarë më thotë: “ Më falni, por fëmijët më kanë thënë, se bëni propagandë!”

Përse? - i them

Po ja,- përtypet ajo - keni bërë ca filmime për Jorgo Kastriotin, që vijnë e i shohin të gjithë fëmijët e shkollës. Kur unë flas për këtë temë, ata nuk më ndjekin, pas pamjeve që shohin të filmuara.

Shikojnë një të vërtetë,- i përgjigjem- ndryshe nuk do të rrinin të shikonin! Kjo tregon që ndihen të kënaqur. Kur nuk keni me çfarë t’i bindni, pse e shtrembëroni historinë?

-Unë jam mësuese,- më thotë si e zënë në faj. Flas për ato që kanë shkruar të tjerët, nuk mund të bëj ndryshe. Gjithçka u kuptua.Videoja dhe librat kishin ngjallur më shumë interes tek fëmijët, sesa fjalët e mësueses. Të nesërmen, fëmijët diskutonin filmin e Skënderbeut në shkollë, kjo mjaftonte…



Nuk është propaganda qëllimi i këtij shkrimi. Ai është gjetiu.

Lëvizjet e mëdha të popullit shqiptar, kanë zënë fill që herët e deri e tani, në kohën e rënies së diktaturës. Nuk dua të zgjatem. Arvanitasit u larguan nga trojet e tyre dhe dalë – ngadalë, arritën në kufirin e fundit të humbjes së gjuhës, të kombit e të kultures së rrallë.

Vendin e tyre e kemi zënë ne. Pas shtatëmbëdhjetë shekujsh apo shtatë, kjo nuk ka rëndësi, rëndësia qëndron diku tjetër. Ne që erdhëm sot në Greqi, çfarë rruge do të ndjekim për të ruajtur gjuhën, kulturën, traditën, veshjen, këngën e shumë e shumë virtyte, të cilat i mbartëm me vete. Apo përsëri, pas dhjetë apo pesëmbëdhjetë shekujsh, grekët do të thonë se ne ishim një fis nomadësh, të cilëve u dhanë punë e shtëpi dhe një cope bukë, sa për të jetuar? E që të mos përsëritet[/size] gabimi i bërë, duhet të kujdesemi që sot e në vazhdim. Unë shikoj se, fatkeqësisht [size=12]jemi në rrugë të gabuar, që nga momenti kur fëmijët tanë nuk kanë një shkollë në gjuhën amtare, ku të mësojnë historinë për të ditur ta mbrojnë atë e për të njohur heronjtë e kombit, pa ua rrëmbyer të tjerët.

Nuk është më 1990 -ta, kur kërkohej një punë e një strehë. Zhvillimi ekonomik shkon paralelisht me kulturën, për të zënë vend në shoqëri. Brezit që vjen pas nesh e që ne e ngarkuam në çantat e varfërisë dhe e degdisëm në mërgim, duhet t’i krijojmë një vatër të ngrohtë, ku e ardhmja të rritet e shëndetshme. Ai duhet të jetë i arsimuar, qoftë për vendin ku punon e jeton, në mërgim, apo edhe për një rikthim në vendlindje. Do t’i duhet të ecë përkrah dhe i barabartë me vëllezërit e tij, të kombeve të tjerë, sikundër edhe të marrë stafetën e kombit të vet për ta çuar më tej, drejt zhvillimit politiko-ekonomik e shoqëror.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Agrone
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Agrone


Male
Numri i postimeve : 609
Age : 40
Vendi : jasht
Registration date : 28/01/2009

Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. Empty
MesazhTitulli: Re: Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut.   Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. EmptySat Feb 21, 2009 8:33 am

nuk ja vlen te merremi me fshinjet se ato at pun kan te bejn te flasish qe te gjejn ku te kundershtojn ne e dim dhe jo veq ne po e di gjith bota se gjergj kastrioti esht shqiptar si kur esht pirroja nen tereza ali pash tepelena kostantio e shum te tjer, fshinjet tan si greket kan nis te thoj qe dhe napoleoni ka qen grek prandaj sja vlen te humbasim koh me to
Mbrapsht në krye Shko poshtë
nardlushnja
Anëtar i ri
Anëtar i ri
nardlushnja


Male
Numri i postimeve : 90
Age : 54
Vendi : Greqi
Registration date : 27/04/2008

Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. Empty
MesazhTitulli: Re: Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut.   Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. EmptySat Feb 21, 2009 9:41 pm

Cituar nga Sofra
Cito :
Më ka mbetur në kujtesë, fjala e tij: “Po të doni të dini, cilët janë kosovarët, zonja Kaneli, lexoni Omerin, në faqen 148! Janë ata, që kanë djegur kalin e Trojës!’’. Linja u ndërpre, biseda u mbyll



Po ,kjo eshte mese e vertete .Edhe mua me kane mbetur ne kujtese keto fjale
Mbrapsht në krye Shko poshtë
veletini
Anëtar i ri
Anëtar i ri
veletini


Male
Numri i postimeve : 127
Age : 68
Vendi : kosove
Profesioni/Hobi : mesimdhenes
Registration date : 07/12/2008

Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. Empty
MesazhTitulli: Re: Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut.   Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. EmptySun Feb 22, 2009 11:47 am

burimet qe rrezojne tezen per skenderbeun serb‏
From: Oliver Jens Schmitt (oliver.schmitt@univie.ac.at)
Sent:Wednesday, January 07, 2009 8:59:05 AM
To: 'Gafurr Bytyqi' (gafurr.bytyqi@hotmail.com)



.ExternalClass .EC_shape
{;}



.ExternalClass p.EC_MsoNormal, .ExternalClass li.EC_MsoNormal, .ExternalClass div.EC_MsoNormal
{margin-bottom:.0001pt;font-size:12.0pt;font-family:'Times New Roman';}
.ExternalClass a:link, .ExternalClass span.EC_MsoHyperlink
{color:blue;text-decoration:underline;}
.ExternalClass a:visited, .ExternalClass span.EC_MsoHyperlinkFollowed
{color:blue;text-decoration:underline;}
.ExternalClass p
{margin-right:0cm;margin-left:0cm;font-size:12.0pt;font-family:'Times New Roman';}
.ExternalClass span.EC_E-MailFormatvorlage19
{font-family:Arial;color:navy;}
@page Section1
{size:595.3pt 841.9pt;}
.ExternalClass div.EC_Section1
{page:Section1;}




I nderuar z. Bytyqi,



ju falenderoj per mezazhin tuaj. Nuk kam thene kurre qe Skenderbeu ose babai i tij qenkane serbe. Per kete arsyse, nuk duhet te bindem ne kete ceshtje. Me vjen keq qe shumica e mediave shqiptare kane botuar tezat qe une nuk pretendoj. Duhet te theksoj edhe qe mendimi bashkekohor i kombesise dhe i identitit etnik ose kombetar nuk kane eksistuar ne mesjeten e vone. Do te gjeni disa shpjegime ne intervisten time ne Gazeten shqiptare. Me vjen shume keq qe libri perdoret per qellime qe nuk kane te beje me shkencen. Ne rast se lexoni librin tim, do te shikoni qe libri ndertohet mbi bazen e dokumentave qe jane cituar. Ne kete menyre, und to kontrolloni gjithe interpretimet te librit.



Me urime me mira nga Vjene,



Oliver Schmitt



Univ.Prof. Dr. Oliver Schmitt

Institut für Osteuropäische Geschichte

Unicampus

Spitalgasse 2 Hof 3

A-1090 Wien



Tel. 0043 1 4277 411 18

Elektronische Post: oliver.schmitt@univie.ac.at

Fax: 0043 1 4277 94 11





Von: Gafurr Bytyqi [mailto:gafurr.bytyqi@hotmail.com]
Gesendet:Dienstag, 30. Dezember 2008 14:56
An: oliver.schmitt@univie.ac.at
Betreff: burimet qe rrezojne tezen per skenderbeun serb





I ndruari profesor Schmitt,po ju degoj nje faqe nga interneti,nga ku do te mund te bindeni se tezat tuaja per Skenderbeun si gjoja serb patjeter se duhet te korigjohen:http:
http://www.durmitorcg.com/forum/viewtopic.php?f=51&t=5709
Ne kete faqw ju do te gjeni 15 burime te cilat do ju flasin se me termin serb ,ne mesjete,po se po,por edhe deri ne shk.19 nenkuptohej ortodoksizmi.Se kendejmi,prandaj,serbizmi i malazezeve,shqiptareve e tj.nuk eshte gje tjeter pos ortodoksizem.Kete e vertetojne burimet autentike,qe po dergoj e qe besoj shume se nje historian si ju do t'i marre parasysh.Mbetem me shprese se do te mund te gjeni dike qe t'ua perkthej tekstet ne fjale.Per çdo eventualitet jam i gatshem te ndihmoj.
Me pershendetjet me te ngrohta!
Gafurr Bytyqi,
-Janjevë
K o s o v ë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
veletini
Anëtar i ri
Anëtar i ri
veletini


Male
Numri i postimeve : 127
Age : 68
Vendi : kosove
Profesioni/Hobi : mesimdhenes
Registration date : 07/12/2008

Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. Empty
MesazhTitulli: Re: Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut.   Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. EmptySun Feb 22, 2009 12:03 pm

Me kot e kane.Serbeve,grekeve,maqedoneve,sigurisht se ua ka qejfi te pervetesojne nje figure qfare ehte kjo e Skenderbeut,dhe duke u bazuar ne elemente fare banale.Kjo do te thote sikur te perpiqesh per te shpjeguar fjalen serb,dhe te njejten ta nxjerresh si serbez,pastaj te thuash se ja fjala serb eshte fjale me prejardhje arabe,apo ku di une.Ose,fjalen grek,ta shpjegosh(!!!)si fjale shqipe:grek-ngre,dhe se fendit per te vazhduar me fjalen maqedon dhe per te njejten te thuash se maqedon eshte fjale mer se shqipe:maqedon-ma-ce-don.Haahhhaaa.
Keshtu dicka jane nga perpiqen per ta pervetesuar Skenderbeun edhe serbet,edhe grekerit,bullgaret.
Dhe krejt kesaj ne gjuhen e ne sghqiptareve i thone te perpiqesh ta meshehesh diellin me shoshë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
veletini
Anëtar i ri
Anëtar i ri
veletini


Male
Numri i postimeve : 127
Age : 68
Vendi : kosove
Profesioni/Hobi : mesimdhenes
Registration date : 07/12/2008

Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. Empty
MesazhTitulli: Re: Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut.   Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. EmptySun Feb 22, 2009 4:24 pm

Oliver Schmitt,per mendimin tim,jo rastesisht e thekson:
Duhet te theksoj edhe qe mendimi bashkekohor i kombesise dhe i identitit etnik ose kombetar nuk kane eksistuar ne mesjeten e vone.
Kjo do te thote ,sipas Oliver Scmittit, e mbase edhe te Ardian Klosit,se,perderisa identiteti etnik dhe kombesia ne mesjeten e vone nuk paskan ekzistuar,atehere sakujt qe t'i teket mund te beje pervetesime,ngase ne ate kohe paska ekzistuar vetem feja.Tjetra,perseri sipas Oliver Schmittit,nese4 dikush na e paska emrin Ivan,atehere ky domosdoshmerisht na qenka serb dhe,gjithnje sipas ketij sharlatani,domosdoshmerisht eshte ortodoks.Por keshtu nuk eshte.Une,fjala vjen,ne anen time kam perplot bashkekombas me emrin Ivan,Brank,e tj. ,te cileve u jane vene keta emra fetare nga dikush,por keta shqiptare nuk jane te besimit ortodoks,por jane te besimit katolike..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
veletini
Anëtar i ri
Anëtar i ri
veletini


Male
Numri i postimeve : 127
Age : 68
Vendi : kosove
Profesioni/Hobi : mesimdhenes
Registration date : 07/12/2008

Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. Empty
MesazhTitulli: Re: Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut.   Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. EmptySun Feb 22, 2009 4:29 pm

Cituar nga Sofra

[i]Më ka mbetur në kujtesë, fjala e tij: “Po të doni të dini, cilët janë kosovarët, zonja Kaneli, lexoni Omerin, në faqen 148! Janë ata, që kanë djegur kalin e Trojës!’’. Linja u ndërpre, biseda u mbyll

Te lutem Sofra ,nga ku keni shkeputur keto fjale?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. Empty
MesazhTitulli: Re: Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut.   Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. EmptyMon Feb 23, 2009 10:41 am

veletini shkruajti:
Cituar nga Sofra

[i]Më ka mbetur në kujtesë, fjala e tij: “Po të doni të dini, cilët janë kosovarët, zonja Kaneli, lexoni Omerin, në faqen 148! Janë ata, që kanë djegur kalin e Trojës!’’. Linja u ndërpre, biseda u mbyll

Te lutem Sofra ,nga ku keni shkeputur keto fjale?

I nderuari veletini, lexo në këtë temë në faqen e parë kam sjellur një shkrim me titull ....NJË UDHËTIM I DETYRUAR…nga Pilo Zyba. Më vjen mirë që shumëkujt i paska tërhjekur vemendjen ky shkrim që edhe mua m'u duk mjaftë i mirë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
veletini
Anëtar i ri
Anëtar i ri
veletini


Male
Numri i postimeve : 127
Age : 68
Vendi : kosove
Profesioni/Hobi : mesimdhenes
Registration date : 07/12/2008

Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. Empty
MesazhTitulli: Re: Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut.   Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. EmptyMon Feb 23, 2009 10:14 pm

Sofra ne pergjegjjen e tij perkitazi me pyetjen time te shtruar me heret,dha kete pergjegjje:
I nderuari veletini, lexo në këtë temë në faqen e parë kam sjellur një shkrim me titull ....NJË UDHËTIM I DETYRUAR…nga Pilo Zyba. Më vjen mirë që shumëkujt i paska tërhjekur vemendjen ky shkrim që edhe mua m'u duk mjaftë i mirë.

Dhe,une Veletini,me kete rast nuk mundem e te mos shtoj kete:Te falemnderit Sofra.Per zotin,shkrimi i Pilo Zybos me ka rene ne sy,dhe me te paren sikur me ka pushtuar,sidomos pjesa e dyte.Kete edhe e kam lexuar me me vemendje,reagimin e femijut shqiptar,reagimin e mesueses greke,e tj,Por,a e di se ku eshte krejt problemi:rryma,bre vella,rryma.Kjo eshte dicka qe na mbyti.Kjo eshte ajo qe jo rralleher na bene verem:Je duke shikuar dicka ne internet,dhe fet ajo ndalet.Don te japesh nje pergjegjje si kjo,kur -prap rryma...Shan e qmendesh me vete,dhe kot...
Dhe,o Sofra,vertet na ke sjellur nje shkrim,jo pak shkrim,shkrim qe sakush do ta lexoje vertet se do te ndjehet mire.Personashet ,si Shpejtimi ,dhe femijet e Pilo Zybos,dhe gjithçka e paraqitur aty,per mjeshtrit e mire te gjinise se drames,jane nje brum i mire.
Sofra,edhe njehere te falemnderit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. Empty
MesazhTitulli: Re: Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut.   Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. EmptyTue Feb 24, 2009 3:40 am

veletini shkruajti:
Sofra ne pergjegjjen e tij perkitazi me pyetjen time te shtruar me heret,dha kete pergjegjje:
I nderuari veletini, lexo në këtë temë në faqen e parë kam sjellur një shkrim me titull ....NJË UDHËTIM I DETYRUAR…nga Pilo Zyba. Më vjen mirë që shumëkujt i paska tërhjekur vemendjen ky shkrim që edhe mua m'u duk mjaftë i mirë.

Dhe,une Veletini,me kete rast nuk mundem e te mos shtoj kete:Te falemnderit Sofra.Per zotin,shkrimi i Pilo Zybos me ka rene ne sy,dhe me te paren sikur me ka pushtuar,sidomos pjesa e dyte.Kete edhe e kam lexuar me me vemendje,reagimin e femijut shqiptar,reagimin e mesueses greke,e tj,Por,a e di se ku eshte krejt problemi:rryma,bre vella,rryma.Kjo eshte dicka qe na mbyti.Kjo eshte ajo qe jo rralleher na bene verem:Je duke shikuar dicka ne internet,dhe fet ajo ndalet.Don te japesh nje pergjegjje si kjo,kur -prap rryma...Shan e qmendesh me vete,dhe kot...
Dhe,o Sofra,vertet na ke sjellur nje shkrim,jo pak shkrim,shkrim qe sakush do ta lexoje vertet se do te ndjehet mire.Personashet ,si Shpejtimi ,dhe femijet e Pilo Zybos,dhe gjithçka e paraqitur aty,per mjeshtrit e mire te gjinise se drames,jane nje brum i mire.
Sofra,edhe njehere te falemnderit.

Ska përse i nderuari Veletini, nder është edhe kur ke kujt t'ja sjellësh një postim për ta lexuar. Megjithkëte, secili prej nesh e ka për nder që të sjellim shkrime sa më me vlerë që të lexojm bashkarisht dhe t'i komentojm ato ndërmjet vete në këtë forum, duhet ta bëjm sa më tërhjekës forumin për vizitorët dhe antarët në përgjithësi, që t'ja rrisim vlerën këtij forumi.

Sa i përket rrymës i nderuari Veletini ju kuptojë, por nuk e di si nuk na kuptojnë ata në krye! Kosova ka mundësi prodhim rryme, kurse banorve të vetë ju mungon rryma.

Për fund, duhet që secili nga ne të përkushtohet që të jap nga vetja një të mirë për atdheun dhe heronjtë e tijë, siç ishte edhe në shkrimin e sjellur më lartë në fund të faqës së parë.

Me respekt, Sofra.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ilmi Veliu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Ilmi Veliu


Male
Numri i postimeve : 178
Age : 72
Vendi : Kerçove
Profesioni/Hobi : Historian
Registration date : 26/12/2008

Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. Empty
MesazhTitulli: Re: Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut.   Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. EmptyTue Mar 03, 2009 12:38 pm

I nderuar Sofra, si duket forumistët nuk e kane kuptuar kerkesen tende e as brengen qe ke dhe nuk te shkruajn ne lidhje me ate qe kerkon ti, por duhet ti kuptosh se ajo teme eshte pak ca e veshtire dhe problematike, sepse ne ate pyetje mund tet pergjigjet vetem ai qe merret me kete problematike dhe me keto hulumtime. Ajo qw tregon ti per ne Greqi eshte realitet dhe jo vetem ne Greqi por ne te gjithw boten ku jene shqiptaret sepse femite tu kur do te rriten e shkollohen do ta harojne edhe shqien e bile as do te deklarohen si shqiptare. Kete realitet e ke prezent ne Greqi sepse te gjithe shqiptaret deklarohen atje si greke dhe si ortodoksw edhepse shumica e tyre jene katolikë dhe myslimanë.
Ne lidhje me temën qe ti parashtron, duhet te shihen dhe analizohen burimet osmane ku ne menyre decide thuhet se ai ishte shqiptar Nje kronist osman _Dursun beg thote se "ai arnauti Iskender ishte i biri i nje shqiptari (arnavud) qe me heret kishte qene mbret i tyre (eshte fjala per Gjon Kastriotin) Une merrem me periudhen e Skënderbeut dhe kam arritur te mbroj temen e Magjistratures me titull "Skenderbeu ne burimet Osmane dhe Bizantine" ne Shkup ne gjuhen sllavomaqedone dhe me burimet qe gjeta gjate hulumtimeve te mia ne Stamboll, plot 15 dokumente osmane, arrita profesorët maqedonas ti mbeshtes per muri dhe ata te pranojne tezat e mia se ai ishte me origjine shqiptere. Ne vazhdim do te ju prezentoi edhe disa zbulime te mijat me te reja rreth origjines se nenes se Skenderbeut dhe babait te saje teme kjo qe e kam lexuar ne akademine solemne kushtuar Kuvendit te Lezhes, ne Shkup.
Nena e Skenderbeut



M-r.Ilmi Veliu, historian dhe drejtor i Muzeut te Kërçovës.

Nëna e Skënderbeut,Vjoisava Tribada
(Me rastin e manifestimit kushtuar Kuvendit të Lezhës.

Të nderuar të pranishëm.

Kumtesa që do të lexoj, ka të bëjë më një polemikë që kemi pasur me profesorin tim të studimeve posdiplomike, Boban Petreski të Universitetit të Shkupit, ku unë arrita të mbroj temën e magjistraturës “Skënderbeu në burimet Osmane dhe Bizantine”, ku do të përfshihej edhe origjina e tij sipas burimeve Osmane. Edhe pse unë nga arhivat e Stambollit sigurova numër të madh burimesh, ku kronistët osmanë në mënyrë të drejtë për drejtë potencojnë se ai ishte shqiptarë dhe i biri i një shqiptari, profesori vazhdonte me kokëfortësi të kontestonte origjinën e nënës së Skënderbeut. Në fund u morëm veshtë që unë dhe ai të vazhdonim me hulumtimet tona dhe polemikën, që do të ishte jashta kornizave tw temës, temë kjo që iu dedikua vetëm Skënderbeut dhe trajtimit të tij nga kronikat osmane, që unë pastaj arrita ta mbroj me sukses para komisionit ku antar ishte edhe profesori I lartwpwrmendur.
Nëna e Gjergjit, që vazhdimisht është prezentuar si Voisava e që në latinishten dhe sllavishten e vjetër mund të deshifrohet dhe lexohet edhe si Vjosava, deri tani nuk ishte lëndë me interes të madh në hulumtimet publike. Si argument se emri Voisava mund të lexohet edhe ndryshe kamë marrë përkthimin e Barletit në gjuhën frënge të sh.18 ku emri i nënës se Skënderbeut është i shënuar si Veisava.
Shtylla gjenealogjike e Skënderbeut nga ana e nënës mbaronte vetëm me të dhëna personale dhe në ca momente me disa të dhëna të përgjithshme për prejardhjen e saj nga një fis aristocrat i Tribalëve të Pollogut.
Të dhëna burimore për Vjosavën janë të përmbledhura në dy burime kryesore:
1.Gjon Muzaka,në Gjenealogjinë e tij , në tri vende e përmend nënën e Skënderbeut.
2.Burimi i dyte eshte Marin Barletit, i cili duke informuar për prindërit e Skënderbeut thotë se nëna e tij ishte Voisava..
Gjon Muzaka në mënyrë eksplicite çon drejt mendimit se ajo rrjedh nga një familje shumw e lartw aristokrate, kurse Marin Barleti shënon se nëna e Skënderbeut ka qenë bija e njërit ndër më të njohurit të të parëve tribaldian i cili ishte sundimtar i pologut.
Unë duke përdorur metodën e historisë komparative për krahasimin e historisë politike të Pollogut dhe rajoneve fqinje, në dekadat e fundit të sh.14, me lajmet e dhëna burimore, pata mundësi ta identifikoj babanë e Vjosavës, e që ka qenmë sundimtar i Pollogut.
Sipas njohurive në shkencën e historisë, babai i Skënderbeut, Gjoni duke e marrë vendin e babait të tij, i cili llogaritet të ketë pasur pasuri të pa tundëshme edhe në krahinën e Dibrës, nga fundi i sh.14, u vu në krye të familjes së Kastriotëve. Në atë kohë ai qe martuar me Vjosavën. Njohuritë e këtilla i krahasojmë me lajmet e burimeve të dhëna, ku shënohet se babai i Vjosavës ishte mbret i Pollogut.

Nga këto të dhëna del se ai udhëhiqte me Pollogun para se të biente nën sundimin osman dhe mund të supozohet se Pollogu qe pushtuar shpejt pas pushtimit të Shkupit më 1392, koha kur në dokumente, si zotëri i Pollogut përmendet Gërguri dhe kufiri i shtetit të tij përputhej me atë të Vuk Brankoviqit.
Dokumenti më kryesorë dhe më i vlefshëm që e përmend Gërgurin si mbret të pollogut është shkrimi i eremonahut Mihajli nga Leshka e Pollogut, e që do të ketë qenë shkruar në vitet 1366-1371. Dokumenti thotë se prifti Mihon i fshatit të Pollogut Debrishtë na ka lënë disa shkrime, nga koha kur mbret i Pollogut ishte Gërguri.
Bullgari Ivan Ivanov, në veprën e tij “Bllgarski starini”, mendon se pas vrasjes së Vukashinit më 1371 te lumi Marica, me Maqedoninë lindore vazhdon të sundojë djali i tij krali Marko. Me që sundimtari i Pollogut, Gërguri kishte qenë i lidhur me Krali Marko që më herët, vazhdojnë që të sundojnë me teritoret e tyre duke pranuar që të bëheshin vasalë të Sulltanit.
Profesori im i nderuar dhe kundërshtari im shumë i madh rreth origjinës së nënë së Skënderbeut, Petreski, duke hulumtuar burime të shumta si “Stari srpski zapisi, nga L. Stojanoviq; Bëlgarski starini od Makedonija nga I.Ivanov; Q. Radojiçiq - Ko je podigao manastir Zaum; M. Diniq, Oblast Brankoviqa,; R. Mihalqiq, Kraj srpskog carstva,; M. Shuica, O Cezaru Gerguru, që të jetë sa më i fuqishëm në tezën e tij, më bëni një shërbim shumë të madh dhe unë nuk duhej të lodhem edhe aqë shumë por vetëm të analizojë burimet që ai i kishte hulumtuar.
Ai në bazë të burimeve ka vërtetuar se Tribalda është mbiemër personal i Vjosavës dhe nuk ka të bëjë me atë se ajo i ka takuar fisit të Tribalëve i cili fis ka qenë thrrakas dhe nuk është shtrirë në Pollog.
Si kundërpërgjigje, unë e kamë analizuar këtë mbiemër dhe kamë ardhur në përfundim se mund të deshifrohet vetëm me anë të gjuhës shqipe dhe ka për kuptim token e lagur, te balta, tri baltat, te rruga e baltës; toponime këto që edhe sot i hasim në vendbanimet shqiptare.
Pra sipas mbiemrit që ka përdorur nëna e Skënderbeut Vjosava Tribalta del se ajo ka qenë me origjinë shqiptare sepse mbiemri i sajë mund të spjegohet vetëm nëpër mes të gjuhës shqipe.

Argumenti i dytë që bie Petreski ëshë ai se ajo ka qenë e bija e Gergurit, mbretit të Pollogut, i cili pohim është plotësisht i pranueshëm sepse ai ka dokumente shumë të fuqishme se me të vërtetë në kohën për të cilën na flasim, mbret i Pologut ka qenë Gërguri, por ajo nuk i ndihmon kurgjë kolegut tim sepse emri Gërgur nuk është i origjinës sllave dhe mund të deshifrohet vetëm duke përdorur gjuhën shqipe. Pra Gërgur mund të ketë qenë emër që në thelb ka emrin e gurit dhe mund të ketë qenë emër dhe mbiemër Ger- Guri ose Guraz Guri, Gurit Guri, Gjergj Guri, emra e mbiemra që edhe sot përdoren tek shqiptarët.

Pra këto dy argumente rreth origjinës së nënës së Skënderbeut dhe babait të sajë jënë shumë të fuqishme, dhe duhet ta falënderoi kolegun tim, i cili duke dashur të më gjauj, guri i kthehet dhe i bie në kokë atij.

Kjo temë ka qenë dhe është vazhdimisht aktuale, por pas përkthimit të librit të Oliver Shmitt u ba edhe më aktuale. Unë para disa ditësh nëpër mes të Internetit dhe gazetës Lajm e revistës Albanica iu përgjigja Shmitit të cilin e kam shok dhe bashkpuntor të mirë, po edhe historianëve tjerë që shumë sende nuk i kanë të kjarta në lidhje më Skënderbeuë. Shmitt, po edhe shumë historianë tjerë që merren me këtë periudhë vazhdojnë ti hulumtojnë dhe analizojnë vetëm burimet latine dhe po ti analizojnë edhe burimet osmane që flasin për Skënderbeun do të shohin dhe do të binden se origjina e tij, babait të tij, gjyshit e stërgjyshit jënë pastër shqiptare, po edhe origjina e nënës së ti dhe gjyshit nga nëna jënë poashtu pastër shqiptare.
02, mars 2009, Shkup
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ilmi Veliu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Ilmi Veliu


Male
Numri i postimeve : 178
Age : 72
Vendi : Kerçove
Profesioni/Hobi : Historian
Registration date : 26/12/2008

Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. Empty
MesazhTitulli: Re: Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut.   Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. EmptyTue Mar 03, 2009 12:54 pm

KRONISTËT DHE HISTORIANËT OSMANË JAPIN TË DHËNA TË PAMOHUESHME SE SKËNDERBEU ISHTE SHQIPTAR

Veprat e kronistëve dhe historianëve të hershëm osmanë, ndonse jënë shkruar nga autorë që në shumicën e tyre ishin historiografë zyrtarë, të cilët mbanin një pozitë armiqësore ndaj shqiptarëve, gjë që ka ndikuar në qëndrimin e tyre lidhur me ngjarjet që përshkruajnë, megjithatë në disa drejtime shënojnë një pasurim të njohtimeve që sjellin burimet e tjera joosmane. Autorët e këtyre veprave, mgjithëse nga një anë vënë në dukje sulltanët dhe komandantët turq si figura që kanë luajtur rolin vendimtarë në zhvillimin e ngjarjeve, nga ana tjetër duke shkruar në bazë të kujtimeve të veta ose të tregimeve të atyre që i kanë jetuar ngjarjet, zgjërojnë rrethin shoqërorë të pjesëmarrësve në këto ngjarje dhe japin njoftime edhe për masat popullore shqiptare.
1.Oruç Bin Adil*
Është autor i njerës nga historitë më të vjetra të shtetit osman “Tevari el Osman”, (Historitë Osmane). Të dy dorshkrimet e Orçut të gjetura në Oksford dhe në Kembrixh janë botuar nga Franc Babinger me titullin “Die Fruhosmanicshen Jaherbucher des Urudsch”, Hanover 1925. E para është një histori në formë të përmbëledhur ( Icmai tarihi) kurse e dyta është e hollsishme (Mufassal tarihi).
Uruç bin Adil kur shkruan për betejat e shumta kundër Skënderbeut, në faqe 96 të veprës së tij nuk e prmend Rumelinë, si që quhej pjesa evropjane e Perandorisë Osmane por ai e potencon shumë kjartë se sulltani shkoi të luftonte kundër Iskendert në tokat shqiptare, ose vendin e shqiptarëve (Arnavud ilinden) dhe jo në Maqedoni ose në Serbi.
Në faqe 115, tokat shqiptare Oruç i përmend edhe si Vilajeti i Shqipatrëve (Arnavud vilajetine). “Ali Beu, i biri i Evrenoz Beut, thotë ai, mbëlodhi ushtrinë dhe akinxhijtë e Rumelisë dhe hyri në vilajetin e shqiptarëve…..”
Në faqe 121 thotë se “Sulltan Murati II dërgoi akinxhijtë kundër vilajetit të shqiptarëve dhe pushtoi kështjellën e Sfetigradit. Sundimtari shqiptar Iskenderi u arratis…”. Në original është “Arnavud begi Iskender” ku potencohet shumë kjartë se Iskenderi ishte sundimtari i shqiptarëve dhe jo i serbëve, bullgarëve, grekëve, boshnjakëve, hungarëzëve, popuj të cilët poashtu ishin në luftë më sulltanin në kohën e Skënderbeut.
Në faqe 123 Oruç potencon se “Sulltan Murati II zbriti në vilajetine e Juvanit (Gjon Kastriotit), dhe plaçkiti edhe Vilajetin e Shqiptarëve, dhe sulmoi Krujën (Akçe Hisar) por nuk mundi ta pushtonte atë….”.
Nga kjo kuptojmë se përveç “Juvan Ili” (tokes së Gjonit ose vilajetit të Gjonit) ka pasur edhe principata tjera shqiptare e që përmenden si Vilajeti i Shqiptarëve (arnavud vilajeti).




2.Kronikat Anonime Osmane.*
Është fjala për veprën me titull “Tevarih El Osmaan” e cila përmbëledh një numër të shumtë kronikash anonime të shkruara në fund të sh.15 dhe fillimi i sh.16. Këto kronika janë analizuar dhe botuar nga Franc Giese,me titull: “Die altosmanischen anonymen Chroniken”, 1922, Bruksell.
Në faqe 65 të kësaj vepre përmendet principta e Gjon Kastriotit si tokë shqiptare ku thuhet se: “ Sulltan Murati II ….bëri një luftë të shenjtë dhe të madhe ku sulmoi tokat dhe kështjellat e Gjonit. (Endene Juvaan Ilerin ve kahlerin fethun Etedin).
Në vazhdim ne faqe 66 thuhet se Ali Beu, djali i Evrenoz Beut sulmoi dhe grabiti Vilajetin e shqiptarëve. Edhe kronikat anonime osmane, Skënderbeun e quajnë si “Sundimtar shqiptar”. Ja se çka thonë kronikat në faqe 70: “Sulltan Murat Hani kreu një fushatë kundër tokave të Juvanit dhe vilajeteve tjera të shqiptarëve. Ai pushtoi kështjellën e Sfetigradit. Pushtoi pastai edhe dy kështjella tjera. Sundimtari shqiptar- Iskenderi nuk u pa se ku ishte”.
Kronikat kur flasin për sulmet e viteve1450, 1466, 1467 dhe rrethimet e Krujës , jënë shumë decide dhe të kjarta se lufta është bërë kundër shqiptarëve të udhëhequr nga sundimtari i tyre shqiptar- Iskenderi.
Faqe 125 thuhet se “shqiptarët në tokat e tyre kishin ngritur kulla në vendet e thepisura dhe në majat e maleve. Rrugët ishin aq të pakalushme sa edhe sorrat nuk fluturonin mbi to. Bile edhe djalli me shkop nuk do të mund të hynte në tokat e tyre”. Qëllimi im është që të hedh poshtë pohimet e disa historianëve sllavomaqedonë se Skënderbeu ishte me origjinë slave. Autorët që unë i kam analizuar e potencojne kjartë origjinën e tij dhe se ai ishte komandant shqiptar dhe mbret i Shqipërisë
3.Ashik Pasha Zade.*
Është një nga kronistët e hershëm osman i cili jetoi gjatë shekullit 15. Veprën e tij e ka botuar Ali Beg , me titull “Ashik Pashazade tarihil Osman”, Istambull 1332 hixhri.
Për këtë kronist ka shkruar edhe Sami Frasheri në Kamusul al-lam, vl, IV.
Në faqen 63 të veprës së tij Pasha Zade thotë se njeriu që e vrau Sulltan Muratin – I - quhej Milush Kuble ose Bilush Kuble, e jo Milosh Obiliq si që e kanë emruar serbet dhe nuk e cek perkatësinë kombëtare, por thotë se ishte një i pa fe nga toborri kundshrshtar i osmanëve.
Faqe 124-125, thotë se : “Isa Beu hyri në vendet e padepërtueshme të shqiptarëve dhe prej andej bënte sulme. Ndërkaq ata i ja bllokuan rrugët. Një arnaut i pa fe me emrin Iskender që ishte “i biri i sundimtarit shqiptar”, që kishte qenë içogllan i sulltanit dhe tash kishte ngritur krye kundër tij, dhe ua kishte bllokuar rrugën akinxhijëve”.
Pra Ashik Pasha Zade jo që e dokumenton në kronikën e tij se Iskenderi ishte shqiptar por ai informon se ai ishte i biri i një sundimtari të shqiptarëve. A ka argumente më të forta historike se sa këto të dhëna që na jep Pasha Zade e që Petar Poposki dhe disa autorë tjerë serbë që shkruajnë për përkatësinë kombëtare të Skënderbeut, nuk i kanë lexuar ose nuk dëshirojnë ti lexojnë dhe të binden se ai ishte shqiptarë dhe bir shqiptari. Argumentet jënë edhe më të forta kur kihet parasyshë se këto fjalë i thotë një autor osman dhe nuk i thotë nga dashuria që ka pasur ndaj Skënderbeut por nga urrejtja.
4.Mehmet Neshri.*
Ka qenë një poet shumë i njohur i kohës së Sulltan Selimit I. Vepra e tij e shkruar në vargje titullohet “Cihan Numaa”, (Treguesi i Botës), analizuar dhe botuar nga Franc Taechner, me titull “ Die altosmanischen Hroniken des Mevlana Mehmet Neschri”, Lajpsig 1951.
Në faqe 71 të veprës së tij Mehmet Neshri tregon për pjesmarrjen e shqiptarëve në Betejën e Kosovës. Ai thotë se: “Llazarit i shkuan në ndihmë hungarezët, vllehët, çekët shqiptarët dhe bullgarët.
Faqe 79...ndër ta ishte një i pa fe me emrin Jorgji (Gjergji i II Ballsha) i cili kishte 90 mijë ushtarë. Kur Lazari tha që turqit të sulmoheshin natën ai tha: “ O zotëri, më mirë ti sulmojmë në mëngjez dhe të gjithë ti kapim të gjallë”. Ushtria e Llazarit kishte pirë aq shumë raki sa që të gjithë ishin të dehur kur hynë në luftë.
Shumica e dietarëve mendojnë se këtu është fjala për Gjergjin e II Balsha, kurse Johan Von Hammer mendon se është fjala për gjyshin e Skëndrbeut ose babain e Gjonit sipas të cilit, emrin e ka pasur “Gjergj Kastriori” dhe jo “Pal Kastrioti” si që e permendin disa autorë, dhe se emri “Gjergj” që e ka pasur Skënderbeu ka qenë emri i gjyshit të tij.
Në kapitullin e veprës së Neshriut “Lufta me shqiptarët” (gazaul arnevud) faqe 201 thuhet se Iskenderi, sundimtari shqiptar (Iskender arnavud begi oglu idi) e tradhëtoi padishahun.
Pastai truri i tij i brumosur me djallëzi e bëri atë që të jepej pas ngatërresave. Ai si hakëmarrje, shkoi dhe grabiti shumë bagëti të osmanëve në malet e Tetovës (Kallkandelen) .
Kur sulltani iu drjtua vendit të shqiptarëve, Iskenderi u arratis nga Durrësi në drejtim të frengut (Italisë). Është fjala kur Skënderbeu shkoi në Itali për të kërkuar ndihmë dhe disa burime osmane atë e paraqisin si ikje të tij që të shpëtonte kokën. Më duhet të potencoi edhe njiherë thënioen e Neshriut “Iskender arnavud begi” Skënderi, begu shqiptar.
5.Dursun Beg,*
Ka jetuar gjatë sundimit të Mehmetit II. Vepra e tij titullohet “Tarihi ebul Feth” (Historia e Babait të pushtimeve) e botuar nga Mehmet Arif, Istambull, 1914.
Në faqe 123, ai thotë: “...Nga një anë tjetër popullsia mosmirënjohëse shqiptare u hodh vende-vende në kryengritje dhe guxoi të hynte në luftë, e udhëhequr nga kryeneqi Iskender. Pastaj vazhdon duke thënë se shqiptarët gjithmonë janë shkelmuar prej potkonjëve të kuajve të kalorsisë perandorake.
Faqe 132, “Mbasi sulltani u hakmuar kundër frengjëve dhe hungarezëve, u preokupua të zhdukte nga rrënjët shqiptarët mosmirënjohës të udhëhequr nga arrnauti Iskender...” Por ata zunë shtigjet e maleve dhe të luginave të rrezikshme. Nga që ishin tepër të këqinjë, ata rezistuan me kokëfortësi dhe me tërbim të madh...”
Faqe 135. Ata që e kanë parë vendin e shqiptarëve e kanë ndjerë fortë ashpërsinë e ati vendi... Ndërsa për ata që nuk e kanë parë, mjafton që të dinë se në atë vend plotë rrebelë, me shtigje të fshehta dhe gryka hyrjeje e daljeje të vështira për tu kaluar, nuk ka mundur të depërtojë si që thonë as Aleksandri i Madh.
Faqe 136, Arrnauti, Iskender tradhtari i cili qysh si fëmi ishte rritur në pallatin mbretëror, iku dhe pëlqeu rrugën e kryengritësit. Ai shkoi dhe u tha shqiptarëve, “unë jam djali i sundimtarit tuaj....
Pra ky është edhe një kundër-argument për ata që thonë se Skënderbeu ishte me origjinë sllave. Kjo që përmendëm është e shkruar nga penda e kundërshtarit të Skënderbeut, dhe ai nuk thotë serbi, bullgari, sllavomaqedoni, por thotë “Arnauti, Iskender tradhçtari”. Dhe emri Arnaut përdorej nga turqit vetëm për shqiptarët, e që rrjedh nga emri arbër. Pra grekët nga Arbër- Arvanitis, serbët nga Arbër-Arbanas dhe osmanët nga Arbër-Arnavut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. Empty
MesazhTitulli: Re: Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut.   Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut.
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next
 Similar topics
-
» 56 Njerezit qe kane drejtuar Shqiperine kete shekull
» Cfare mendoni per figuren e Mithat Frasheri
» Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '?
» Historia e Skenderbeut
» SHQIPTARËT PAS SKËNDERBEUT

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: