Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut.

Shko poshtë 
+7
Agrone
idol
rolling
Urata
dibranja
Anna
Sofra
11 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
Ilmi Veliu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Ilmi Veliu


Male
Numri i postimeve : 178
Age : 72
Vendi : Kerçove
Profesioni/Hobi : Historian
Registration date : 26/12/2008

Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut.   Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. - Faqe 2 EmptyTue Mar 03, 2009 12:59 pm

Vazhdim
6.Idris Bitlisi.*
Në vitin 1501 emigroi nga Persia dhe u punsua në oborrin osman ku ndejti gjatë gjithë jetës. Vepra e tij titullohet “Hesht Bihisht” (Tetë parajsat) dhe është e shkruar në Persisht. Për këtë autor kanë shkruar Hoxha Sadedini, në veprën e tij “Tacut tevarih”, Sami Frashëri, në veprën e tij “ Kamusul Al-lam dhe Katip Qelebi në “Keshfys-zunun”..
Idris Bitlisi në filim përmed tokat e Karlit (Karli Ili) pra tokat e Karl Topisë. Pastai kur permend sundimtarin e serbëve, Llazarin ai në faqe 188 të veprës së tij përmend edhe sundimtarin e Shkodrës shqiptare, Jorgji (Gjergji i II Ballsha) i cili në një rast thotë se “Jorgji i kishte vrarë komandantit osman, Lala Shahinit 10-15 mijë ushtar.
Në vazhdim autori në mënyrë të drejtë përdrjetë thotë se : “Shqiptari Iskender, i cili qe ngarkuar me detyra nga sultani, ishte një nga më të besuarit e më të shquarit, ndër personat e zgjedhur, që mbaheshin në shërbim të sulltanit. Do të thotë se ka qenë e njohur se Iskenderi ka qenë shqiptarë edhe në kohën kur ai ishte në oborrin e sulltanit, para se të kthehej në Krujë dhe qëndronte në krye të shqiptarëve. “...Kurse ata shqiptarët si shpendët grabitës, domosdo jënë nga natyra trima e guximtarë sa s’ka se ku të vejë më.
Faqe 127. Një nga shërbetorët e sulltanit arnauti Iskender, që kish qenë rritur që fëmi me të mirat e Padishahut që kish gëzuar gjithmonë kujdesin, shpirtmadhësinë dhe ledhatimin e pakufizuar, i shtyer nga lakmia që të bëhet mbret i Shqipërisë, bashkë më një grup intrigantësh u larguan nga selia e lumturisë. Si që shihet këtu autori na jep të dhëna direkte se vetë Iskenderi ka pretenduar se ka origjinën nga ajo tokë shqiptare dhe se ati i ka takuar që të kthehej atje dhe të bëhej mbret dhe udhëheqës i tyre.
7.Kemal Pasha Zade.*
Ka qenë i bitri një komandanti të njohur të sulltanit, Sulejman Celebi, i cili komandant ka marrë pjesë në pushtimin e Konstantinopolit. Edhe vepra e tij titullohet “Tevarih el Osman” (Historitë Osmane)
Për këtë autor shkruan edhe Sami Frasheri në Kamusul Al-lam, vl.V.
Në faqe 279, autori thotë se: “Në vendin e shqiptarëve doli në skenë një njeri prej një fisi të vjetër mbretërorë, një ngatrrestarë dhe turbullues i njohur me emrin, i biri i Juvanit, emri i të cilit ishte Iskender.
Faqe 280, tradhëtia e tij kriminale u ba e famshme kudo dhe të gjith në (Perëndorinë Osmae) e thirrnin me emrin tradhëtari arnaut Iskenderi.Ai shkoi dhe me lehtësi hyri në vilajetin e të atit të tij, i cili në vëndin e shqiptarëve njihet me emrin nahija e ashpër e tokave të Juvanit. Populli i atij vendi e pranoi dhe iu nënshtrua, duke thënë së ky është djali i sundimtarit tonë. Në këtë mënyrë pushtoi vendin e sipërpërmendur dhe u bë mbret i shqiptarçve.
8.Hoxha Sadedini*
Është një nga historianët më të dëgjuar osmanë i cili ka marrë pjesë edhe në punët shtetrore. Vepra e tij titullohet “Tacut-tevarih” (Kurora e historive) dhe më së shumti përmendet si Hoca tevarihi.
Ajo që neve na lë përshtypje është shkrimi i tij për Skenderbeun në faqe 351, ku thotë se: “Sundimtai shqiptar kishte një djalë të pashëm që quhej Iskender, figura trupore e të cilit të frymëzonte dashurinë, ndërsa fytyra e tij tërheqëse ishte shprehëse e bukurisë dhe e hirësisë së tij. Ai e dërgoi Iskenderin në kryeqytet për të konfirmuar nënshtrimin e tij ndaj sulltanit.
Është shumë interesant dhe rast shumë i rrallë që dikush nga autorët osmanë ta përshkruaj në këtë mënyrë pamjen fizike dhe bukurinë e Skënderbeut. Jo se ky autorë ka pasur ndonjë simpati por ai e ka thënë të vërtetën, pra ashtu si që është dukur Skënderbeu.
9.Ali Mustafa bin Ahmed.*
Ka shërbyer si sekretar i këshillit (Divan Katibi). Vepra e tij hsitorike titullohet “Kunhul Ahbar” (Bërthama e lajmeve)
Se Skënderbeu ishte me origjinë shqiptare, Ali e dokumenton në faqe 76 kur flet për Hamza Kastriotin dhe thotë se: Hamza beu ishte i nipi i Iskenderit të shqiptarëve.” Pra ai vërteton se Iskenderi ishte i shqiptarëve dhe jo i ndonjë kombi tjetër si që pretëndojnë disa nga të ashtuquajtur historianë serbë osë sllavomaqedonë. Në vazhdim Ali tregon se: “Nga prijësat e vjetër kokëfortë e inatci, me trupa divash, që ishin grumbulluar në disa kodra e vende të cuditshme, të pa depërtueshme....”
Në faqe 124 , Ali e përsërit edhe njiherë se Iskenderi ishte shqiptarë dhe thotë: “Një njeri i pa vlerë nga fisi shqiptar (arnaut) i quajtur me emrin tradhëtari Iskender, i cili pasi u rrit dhe edukua në oborrin e sulltanit, doli jasht dh mori rrugë të shtrembët..Ky djalë që ushqeu tradhëtinë dhe intrigën ishte i biri i njërit prej banditëve të famshëm të asaj popullsie të keqe. Këtu e ka fjalën se ai ishte i biri i sundimtarit të më hershëm të shqiptarëvem Gjon Kastriotit ku autorët osmanë e shënojnë si Juvan Kastrioti, ose principoatën e kastriotevr si “Juvan Ili” që do të thotë toka e Gjonit.
10.Solkzade*
Është njëri nga historianët osmanë të sh.XVII. Vepra e tij titullohet si “Fihrist Shahan” , por sot më së shumti njihet si “Tarihi Sollakzade” (Historia e Sollkazades)
Ai në faqe 43 përmend pjesëmarrjen e shqiptarëve në Betejën e Kosovës, në faqe 168 e përshkruan pamjen fizike të Skenderbeut ku thotë se “....Pamja fizike e këtij njeriu të bukur të çlodhëte sytë, kurse fytyra e tij tërheqëse të jepte nje kënaqësi. Pastai më poshtë vazhdon ndryshe. Ai sojëkeq dhe fatëzi i harroi mirësitë e padishahut dhe i kthei shpinën atij. Kur ky lajm u muar vesht nga mbreti, ai dërgoi ushtri kundër tij dhe vendit të shqiptarëve, nën komandën e Isa Beut. Kryengritësi i lartëpërmendur nuk u kap dotë dhe një kohë të gjatë u fsheh nëpër male të egra të Shqipërisë.
11.Mynexhimbash*
Poashtu është historian i sh.XVII. Vepra e tij titullohet “Sahaful ahbar”, e botuar nga Nedim Ahmet, me titull “Mynexhimbashi Sahaful ahbar”, Istambull 1285 h.
Faqe 352 autori përsërit të dhënat që i përmendëm më lartë. Me siguri se ai gjatë shkrimit të hitorisë së ti është mbështët tek këto autorë. Ai përsërit se Iskenderi ishte i biri i Juvait, sundimtarit shqiptar dhe se ishte rritur në oborrin e sulltanit. Kishte qenë i emruar nga sulltani si zavendës i të atit në tokat shqiptare. Pastai e tradhëtoi sulltanin dhe iku në Shqipëri dhe ngriti krye.
Pra autorët sllavë që kanë shkruar, e disa të tjerë që edhe sot shkruajnë se Skenderbeu ishte me origjine sllave duhet ta kuptojnë se ai i hoqi nga krahu të gjitha gradat osmane dhe iku e shkoi në Shqipëri, ose shkoi dhe u ba mbret i Shqipërisë dhe i shqiptarëve e nuk thonë se iku dhe shkoi në Sërbi ose Bullgari që të bëhet mbret i tyre. Pra është e natyrshme që secili kthehet në tokën që e ka lindur dhe as-sesi në tokë të huaj. Vetë autorët osmanë e vërtetojnë se ai ishte nga gjaku i shqiptarëve dhe ishte i gatshëm ta derdhte atë gjakë për tokën shqiptare.
Fund.
Ps.M-r. Ilmi Veliu është drejtor i Muzeut të Kërcovës; specialist, hulumtues dhe studjues i vetëm në Maqedoni për Periudhën e Skënderbeut. Zbulimet e ti për Skenderbeun i ka botuar dhe janë pranuar nga Instituti i Historisë së Vienës dhe ai i Tiranës. Ne maj 2009 duhet te mbroje disertacionin e doktoratures me titull "Toleranca fetare ne Shqiperi e Ballkan ne sh.15-17"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ilmi Veliu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Ilmi Veliu


Male
Numri i postimeve : 178
Age : 72
Vendi : Kerçove
Profesioni/Hobi : Historian
Registration date : 26/12/2008

Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut.   Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. - Faqe 2 EmptyTue Mar 03, 2009 1:17 pm

Per shokun dhe kolegun tim te nderuar Prof. dr.Oliver Schmitt, drejtor i Inst. te Historise Vjene.
I nderuar Schmitt. Perkthyesi i librit te ka keqperdorur ty dhe librin tend sepse nuk i ka qendruar shume besnik origjinalit. Ndoshta qellimi i tij ka qene qe te popullarizoi librin tende qe ai pastai te shitet ne tirazh te madh. Une i di qendrimet dhe tezat tua dhe duhet ti bind te gjithe forumistet se ju jini historiani me i mire joshqiptare qe e trajtoni drejte historine e Skenderbeut. Une ne Maqedoni kame botuar nje reagim dhe kame thene se ju jini keqperkthya dhe keqtrajtuar nga gazetat. Te fala Ilmi Veliu.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
veletini
Anëtar i ri
Anëtar i ri
veletini


Male
Numri i postimeve : 127
Age : 68
Vendi : kosove
Profesioni/Hobi : mesimdhenes
Registration date : 07/12/2008

Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut.   Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. - Faqe 2 EmptyTue Mar 03, 2009 10:36 pm

O,te paqim,o Ilmi Veliu!
Me keto argumenta te pakontestueshme qe ti solle per origjinen shqiptare te Skenderbeut tone,meriton me shume se sa respekt.Edhe kjo per Betejen e Kosoves,koalicionin e prire nga Milush Kuble(e jo nga Millosh Obiliqi),eshte nje dacke tjeter per historianet serbe,bullgare,e tj.
Krahaso:Milush,Lazgush,Mitrush, e tj.
Me keto qe lexova nga ti,besom,ndjehem aq mire.D.m.th.nuk na eshte vetem Marin Barleti,e as vetem Fan Noli,e as vetem Rilindasit tane,qe aq entuziazshem e theksonin perkatesine kombetare te Skenderbeut,por kete e paskan theksuar edhe njerez te kohes(kronikane turqe,e tj) nga taborri kundershtar.
Me historiane si Ilmi Veliun,sigurisht se historia jone perhere e me shume do te ndriqohet,por edhe do tu mbyllet goja te gjithe atyre qe shtremberojne faktet.
Te falemnderit Ilmi Veliu nga une: nje mesues ne nje shkolle fillore dikund ne Kosove
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ilmi Veliu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Ilmi Veliu


Male
Numri i postimeve : 178
Age : 72
Vendi : Kerçove
Profesioni/Hobi : Historian
Registration date : 26/12/2008

Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut.   Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. - Faqe 2 EmptyWed Mar 04, 2009 11:32 am

I nderuar Sofra, une e postova dje kete kumtese duke menduar se i pergjigjet temws qe ju trajtoni dhe wshtw njw lloj pergjigje qe ju kerkoni, dhe sot shoh se e kini hiek. Une do ta postoj edhe njihere dhe nese nuk bene, do te mund ta hiekish perseri.

Nëna e Skënderbeut,Vjosava Tribalda
( Kumtese me rastin e Akademise Solemne kushtuar Kuvendit të Lezhës ne Shkup



Kumtesa që do të lexoj, ka të bëjë më një polemikë që kemi pasur me profesorin tim të studimeve posdiplomike, Boban Petreski të Universitetit të Shkupit, ku unë arrita të mbroj temën e magjistraturës “Skënderbeu në burimet Osmane dhe Bizantine”, ku do të përfshihej edhe origjina e tij sipas burimeve Osmane. Edhe pse unë nga arhivat e Stambollit sigurova numër të madh burimesh, ku kronistët osmanë në mënyrë të drejtë për drejtë potencojnë se ai ishte shqiptarë dhe i biri i një shqiptari, profesori vazhdonte me kokëfortësi të kontestonte origjinën e nënës së Skënderbeut. Në fund u morëm veshtë që unë dhe ai të vazhdonim me hulumtimet tona dhe polemikën, që do të ishte jashta kornizave tw temës, temë kjo që iu dedikua vetëm Skënderbeut dhe trajtimit të tij nga kronikat osmane, që unë pastaj arrita ta mbroj me sukses para komisionit ku antar ishte edhe profesori I lartwpwrmendur.
Nëna e Gjergjit, që vazhdimisht është prezentuar si Voisava e që në latinishten dhe sllavishten e vjetër mund të deshifrohet dhe lexohet edhe si Vjosava, deri tani nuk ishte lëndë me interes të madh në hulumtimet publike. Si argument se emri Voisava mund të lexohet edhe ndryshe kamë marrë përkthimin e Barletit në gjuhën frënge të sh.18 ku emri i nënës se Skënderbeut është i shënuar si Veisava.
Shtylla gjenealogjike e Skënderbeut nga ana e nënës mbaronte vetëm me të dhëna personale dhe në ca momente me disa të dhëna të përgjithshme për prejardhjen e saj nga një fis aristocrat i Tribalëve të Pollogut.
Të dhëna burimore për Vjosavën janë të përmbledhura në dy burime kryesore:
1.Gjon Muzaka,në Gjenealogjinë e tij , në tri vende e përmend nënën e Skënderbeut.
2.Burimi i dyte eshte Marin Barletit, i cili duke informuar për prindërit e Skënderbeut thotë se nëna e tij ishte Voisava..
Gjon Muzaka në mënyrë eksplicite çon drejt mendimit se ajo rrjedh nga një familje shumw e lartw aristokrate, kurse Marin Barleti shënon se nëna e Skënderbeut ka qenë bija e njërit ndër më të njohurit të të parëve tribaldian i cili ishte sundimtar i pologut.
Unë duke përdorur metodën e historisë komparative për krahasimin e historisë politike të Pollogut dhe rajoneve fqinje, në dekadat e fundit të sh.14, me lajmet e dhëna burimore, pata mundësi ta identifikoj babanë e Vjosavës, e që ka qenmë sundimtar i Pollogut.
Sipas njohurive në shkencën e historisë, babai i Skënderbeut, Gjoni duke e marrë vendin e babait të tij, i cili llogaritet të ketë pasur pasuri të pa tundëshme edhe në krahinën e Dibrës, nga fundi i sh.14, u vu në krye të familjes së Kastriotëve. Në atë kohë ai qe martuar me Vjosavën. Njohuritë e këtilla i krahasojmë me lajmet e burimeve të dhëna, ku shënohet se babai i Vjosavës ishte mbret i Pollogut.

Nga këto të dhëna del se ai udhëhiqte me Pollogun para se të biente nën sundimin osman dhe mund të supozohet se Pollogu qe pushtuar shpejt pas pushtimit të Shkupit më 1392, koha kur në dokumente, si zotëri i Pollogut përmendet Gërguri dhe kufiri i shtetit të tij përputhej me atë të Vuk Brankoviqit.
Dokumenti më kryesorë dhe më i vlefshëm që e përmend Gërgurin si mbret të pollogut është shkrimi i eremonahut Mihajli nga Leshka e Pollogut, e që do të ketë qenë shkruar në vitet 1366-1371. Dokumenti thotë se prifti Mihon i fshatit të Pollogut Debrishtë na ka lënë disa shkrime, nga koha kur mbret i Pollogut ishte Gërguri.
Bullgari Ivan Ivanov, në veprën e tij “Bllgarski starini”, mendon se pas vrasjes së Vukashinit më 1371 te lumi Marica, me Maqedoninë lindore vazhdon të sundojë djali i tij krali Marko. Me që sundimtari i Pollogut, Gërguri kishte qenë i lidhur me Krali Marko që më herët, vazhdojnë që të sundojnë me teritoret e tyre duke pranuar që të bëheshin vasalë të Sulltanit.
Profesori im i nderuar dhe kundërshtari im shumë i madh rreth origjinës së nënë së Skënderbeut, Petreski, duke hulumtuar burime të shumta si “Stari srpski zapisi, nga L. Stojanoviq; Bëlgarski starini od Makedonija nga I.Ivanov; Q. Radojiçiq - Ko je podigao manastir Zaum; M. Diniq, Oblast Brankoviqa,; R. Mihalqiq, Kraj srpskog carstva,; M. Shuica, O Cezaru Gerguru, që të jetë sa më i fuqishëm në tezën e tij, më bëni një shërbim shumë të madh dhe unë nuk duhej të lodhem edhe aqë shumë por vetëm të analizojë burimet që ai i kishte hulumtuar.
Ai në bazë të burimeve ka vërtetuar se Tribalda është mbiemër personal i Vjosavës dhe nuk ka të bëjë me atë se ajo i ka takuar fisit të Tribalëve i cili fis ka qenë thrrakas dhe nuk është shtrirë në Pollog.
Si kundërpërgjigje, unë e kamë analizuar këtë mbiemër dhe kamë ardhur në përfundim se mund të deshifrohet vetëm me anë të gjuhës shqipe dhe ka për kuptim token e lagur, te balta, tri baltat, te rruga e baltës; toponime këto që edhe sot i hasim në vendbanimet shqiptare.
Pra sipas mbiemrit që ka përdorur nëna e Skënderbeut Vjosava Tribalta del se ajo ka qenë me origjinë shqiptare sepse mbiemri i sajë mund të spjegohet vetëm nëpër mes të gjuhës shqipe.

Argumenti i dytë që bie Petreski ëshë ai se ajo ka qenë e bija e Gergurit, mbretit të Pollogut, i cili pohim është plotësisht i pranueshëm sepse ai ka dokumente shumë të fuqishme se me të vërtetë në kohën për të cilën na flasim, mbret i Pologut ka qenë Gërguri, por ajo nuk i ndihmon kurgjë kolegut tim sepse emri Gërgur nuk është i origjinës sllave dhe mund të deshifrohet vetëm duke përdorur gjuhën shqipe. Pra Gërgur mund të ketë qenë emër që në thelb ka emrin e gurit dhe mund të ketë qenë emër dhe mbiemër Ger- Guri ose Guraz Guri, Gurit Guri, Gjergj Guri, emra e mbiemra që edhe sot përdoren tek shqiptarët.

Pra këto dy argumente rreth origjinës së nënës së Skënderbeut dhe babait të sajë jënë shumë të fuqishme, dhe duhet ta falënderoi kolegun tim, i cili duke dashur të më gjauj, guri i kthehet dhe i bie në kokë atij.

Kjo temë ka qenë dhe është vazhdimisht aktuale, por pas përkthimit të librit të Oliver Shmitt u ba edhe më aktuale. Unë para disa ditësh nëpër mes të Internetit dhe gazetës Lajm e revistës Albanica iu përgjigja Shmitit të cilin e kam shok dhe bashkpuntor të mirë, po edhe historianëve tjerë që shumë sende nuk i kanë të kjarta në lidhje më Skënderbeuë. Shmitt, po edhe shumë historianë tjerë që merren me këtë periudhë vazhdojnë ti hulumtojnë dhe analizojnë vetëm burimet latine dhe po ti analizojnë edhe burimet osmane që flasin për Skënderbeun do të shohin dhe do të binden se origjina e tij, babait të tij, gjyshit e stërgjyshit jënë pastër shqiptare, po edhe origjina e nënës së ti dhe gjyshit nga nëna jënë poashtu pastër shqiptare.
02, mars 2009, Shkup
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut.   Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. - Faqe 2 EmptyWed Mar 04, 2009 11:43 am

I nderuari Ilmi Veliu, ka disa ditë që unë nuk kam pas aq kohë të mirrem me forumin dhe arsyeja e fshirjes së këtijë postimi të është bërë pa të drejtë dhe nuk e di kush ta ketë bërë, mendojë të jetë bërë një gabim pa dashje apo mund të ketë pas ndonjë gabim teknik gjatë postimit.

Megjithatë të përgëzojë për postimin e mirë që ke bërë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Agrone
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Agrone


Male
Numri i postimeve : 609
Age : 40
Vendi : jasht
Registration date : 28/01/2009

Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut.   Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. - Faqe 2 EmptyThu Mar 19, 2009 10:54 am

fqinjet lodhen kot se nuk ka jetu para njemij vjetesh dhe ka njerez sa te duash qe vertetojn origjinen shqiptare te skenderbeut shembulli i gjal i origjines se tij esht familja kastriota, arbreshet pra kur ra flamuri nuk e kaluan greket detin por shqiptaret dhe me ato i biri skenderbeut i cili shkojn ne shqiperi jo ne greqi kur u rrit dhe familjes kastriota donte ti jepej mbreterija e shqiperijes nga mbreti italis ne vend te zogut pra familja mbreterore nuk ka lidhje me kerkend tjeter perveq se me ne kur te thojn familja kastriota qe nuk kan origjin shqiptare te cilet flasin shqip ateher mund te vertetojm si jan me te vertet gjerat
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut.   Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. - Faqe 2 EmptySat Jun 05, 2010 11:50 pm

Sofra
Le t’i rikthehemi temës
sonë.

Lëvizje të tilla të mëdha, populli ynë pati dhe kur u
krijua Korridori i Shtatë,’’Rruga Egnatia’’. Po kështu dhe në kohën e
Turqisë, pas rënies së Skënderbeut. Dhe më në fund, dolëm aty ku rreh
shkrimi, për të cilin kam ditë që lodhem.


Ngjarja është e thjeshtë në pamje të
parë, por do kujdes në mënyrën e interpreti-


mit e në fakte, mençuri në
shtjellim, për të depërtuar kësisoj në brendësi.


Fëmijët e mi u rritën në Greqi.
Dëgjuan dhe dëgjojnë gjithnjë, në bisedat familjare, historinë e kombit
shqiptar, që nga Iliria e deri në ditët tona. Por, çfarë ndodh? Ato që
dëgjojnë në shtëpi, bien ndesh me ato që mësojnë në shkollë dhe si
rezultat, bien ndesh me ne, prindërit. Nuk po zgjatem për shumë fakte,
më mjafton vetëm ky, që do të përmend më poshtë:


Vajza ime, 11 vjeçe, vjen një ditë
nga shkolla, hedh çantën në cep të shtëpisë dhe i drejtohet e revoltuar
të vëllait, më të madh në moshë.


Vajza: – Babai gënjen! Në libër
shkruhet se Skënderbeu, “Jorgo Kastrioti”, nuk është shqiptar, por grek
dhe është nga Kastoria (qytet në Greqinë veriore), këtë e tregon dhe
mbiemri ‘’Kastrioti’’. Ka qenë princ i Epirit dhe në libër, vula e tij
është me shkronja greke.


Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. - Faqe 2 Vula_e_skenderbeut
====================================================


Vula është FALLCO , një tentim i ''grekërve'' që më vonë doli në drite qe ishte vetëm një flusk sapuni ..
Nuk kishte Skenderbeu as Vule as Zyre :
Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. - Faqe 2 500g1c
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut.   Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. - Faqe 2 EmptySat Jun 05, 2010 11:54 pm

Fqinjët tanë nëse mundohet ta përvetesojne , atëhere neve ju japin argumente vet nga historianet e tyre :

1.Argumente te fshehura nga Serbët


Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. - Faqe 2 DOC041

Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. - Faqe 2 DOC042

'Nese mendon
Epirin ta roberosh,
Skenderbeun gjalle ta zesh
Merr 50 mije
ushtare
Sepse ti nuk e di cka jane shqiptaret
Njeri do tu u hidhet
njeqindve
A Skenderbeu do tu hidhet njemijeve'



Përkthimi
10

Të okupoj tokën Shqiptare
dhe
të zen Skenderbeun te gjallë
I cili shumë më ka penguar në
ditët
e bardha , duke i udheheq
jo besimtaret ( kauret) .
E gjen ate ne
lufterat tona , me
3,000 Shqipatre te vetë . Mos tento
atij ti
biesh brenda ditës , por vetëm se
natën , i besueshem roktarë i imi .
Kur
Pasha në libër shikonte , shpejt
ushtaret i mblodhi , dhe i detyroi
ta
gjejne Skenderbeun , naten nisen
e diten mberrin .
Mendon
një Turk Feresh Pasha , qe
do ta sulmon ne tradhti , pa pritje ,
(
nga mbrapa?)
Mirëpo Gjergji një gjarpër i mençur ishe,
Për rruget
e tyre e dinte , dhe i priste
ne fushen e gjelbërt .
Nëse ne
malin e lagur lartë , prej
Busije sulmon Turqit , Të gjithe i preu .
rrallë
kush mbeti pa pre .
Edhe Pashës ia preu koken .
I humbi te gjithe
Skenderbeu , por zuri
edhe mijera te gjalle ,
I dergoi me vete
ne Kruje .
Kur mori vesh nga zerat MURATI ,
që atij ushtria i ka
vdekur ,
nga e keqja shkulin mjekren e vet ,
Me zë te madh u
shpreh Murati ,
kur ishe duke qarë ,
'' HARAMBASH SKENDERBEG
-GJERGJ !
o koka yte o e imja !
''

--------------------------------
11

O zetorinjë , pashallare
dhe vezira !
A nuk linden NENAT E JUAJA,
asnjë djale për të humbur
Shqiptarin ,
ose te ma
sjellni te gjallë ??
Kush i hakmiret për FERESH PASHEN tim ,
dhe
ushtaret e mi , do ta shpërblej
me titullin ''VEZIR''
MBI
gjithe Pashat , agat , do te bej ate
(mendohet nese del ndoj biranane
qe ta zhduk Sknderbeun )
Mirëpo i forti Mustafa burrërishte i lemon
mustaqet
dhe ferkon duart e tij te bardha
Dhe i thot Mbretit,
mi jep 15.000 ushtare
Dhe ja besen e forte ta japi që ,
e okupoj
vendin Shqiptar , ta sjelli te gjallë dhe
Skenderbeun dhe ta sjelli
koken e Musa Arbanasit
Dhe migjallaret me femijet te tyre po ashtu .
Skenderbeu:
'Nese
mendon Epirin ta roberosh,
Skenderbeun gjalle ta zesh
Merr 50
mije ushtare
Sepse ti nuk e di cka jane shqiptaret
Njeri do tu u
hidhet njeqindve
A Skenderbeu do tu hidhet njemijeve'
Në atë Pasha
ka qeshur , Murati me ze te ulet i tha.
Qe besen e forte ta japi ,

Skenderbeun ne mejdan do e thrase .
Do ja pre koken ne mejdan .

Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. - Faqe 2 Icon_cheers Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. - Faqe 2 Icon_cheers Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. - Faqe 2 Icon_cheers Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. - Faqe 2 Icon_cheers Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. - Faqe 2 Icon_cheers
vazhdon me ''Grekët ''
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut.   Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. - Faqe 2 EmptySat Jun 05, 2010 11:58 pm

SKËNDERBEU I FSHEHUR NËPËR
ARKIVAT GREKE

1. Grafikë, SKËNDERBEU, libri i parë. Botim 1857, Athinë.

2.
Kapaku i librit të dytë për Skënderbeun. Botim 1876, Athinë.

3.
Kopertina e librit të tretë për Skënderbeun. Botim 1884, Athinë.

4.
Kopertina e librit të katërt për Skënderbeun. Drama, 1889, Athinë


Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. - Faqe 2 330qqle
Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. - Faqe 2 R0qcz7
Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. - Faqe 2 5nve61
Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. - Faqe 2 I5dpnm
Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. - Faqe 2 4vsbia


Gjiandej shkruhet nga historianet e tyre ''grek'' dhe serb qe ishte shqiptarë , dhe cka eshte më pozitive qe jo vetem shqiptare por edhe epirotas , mbret i Epirit Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. - Faqe 2 Icon_eek


Vazhdojme me Kroat ..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut.   Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. - Faqe 2 EmptySun Jun 06, 2010 12:00 am

Edhe keto qe po i postoj , janë te fshehura nper arhivat Kroate ,

Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. - Faqe 2 142scqo

DORËSHKRIMI NGA
SHIBENIKU

Në Shibenik, në famullinë e Shën Lovrit, ruhet një
dorëshkrim i at Mate Zoriçiqit, me titull: Ogledalo prisvitloga i
ponosnoga vojevagna vlastelina Jure Castriochianina, recenoga
Scanderbeg, në signaturën: R.K - 17/I. II. Dorëshkrimi ka 92 faqe,
format të madh, me dimensione 26.3 x 49.5 cm dhe ndahet në dy pjesë.
Pjesa e parë përbëhet nga nëntë kapituj; ndërsa pjesë e dytë ka 13
kapituj, gjithsej, 22 kapituj. Çdo kapitulli i paraprin një nëntitull i
shkurtër, i cili në mënyrë përmbledhëse, tregon se për çfarë bëhet
fjalë, në tekstin në vazhdim! I tërë teksti është i mbushur me data dhe
vite të sakta, gjë që e rrit vlerën dhe rëndësinë e tekstit, pastaj me
një korrektësi të jashtëzakonshme, janë shënuar emrat e
bashkëluftëtarëve të Skënderbeut dhe të kundërshtarëve të tij. Në disa
raste, vërehet një njëanshmëri e lehtë në favor të Venedikut, që autori
me mjeshtëri të veçantë e arsyeton duke treguar madhështinë, forcën dhe
diplomacinë e përkryer që kishte Republika e Shën Markut në atë kohë.
Dorëshkrimi është shumë i dëmtuar, sidomos në faqet e para dhe ato të
fundit. Edhe në brendi, në disa vende vështirë lexohet. Lagështira, e në
disa vende edhe ngjyra, e kanë gërryer letrën, e cila është e cilësisë
së dobët. Teksti lexohet lehtë; është i shkruar në gjuhën kroate, në
dialektin e ikavicës. Është i përfunduar më 29 shkurt të vitit 1752.
Këtë të dhënë na e ofron vetë autori, në faqen e fundit, /f. 92/. Kjo
datë na bën të pohojmë, se ky është njëri ndër krijimet më të vjetra,
deri sot të njohura, të një autori kroat, në gjuhën kroate, për Gjergj
Kastriotin Skënderbeun. Ky dorëshkrim është edhe më i vjetër se libri i
Andrija Kaçiq-Mioshiqit për Skënderbeun.

==============================


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut.   Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. - Faqe 2 EmptySun Jun 06, 2010 12:01 am

DORËSHKRIMET NGA
ARKIVI I AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE KROATE NË ZAGREB

Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. - Faqe 2 Oqwyvk
Në Arkivin e Akademisë së Shkencave dhe
Arteve të Kroacisë, /HAZU-t/, në Zagreb, ruhen disa dorëshkrime të
shpërndara nëpër fonde të ndryshme personale të krijuesve të shquar
kroatë. Këto dorëshkrime, për nga volumi, janë më të shumtat. Është i
njohur vetëm dorëshkrimi I. K. Sakcinskit, ndërsa të tjerat deri me sot
kanë qenë të panjohura fare! Në fondin e dorëshkrimeve të Ivan
Kukuljeviq-Sakcinskit, njërit prej historianëve, arkivistëve dhe
bilbiografëve më të njohur kroatë, dhe njërit prej ideologëve të
Rilindjes kroate, ruhet një dorëshkrim i një drame, që i kushtohet
heroit kombëtar shqiptar të shekullit të XV-të, Gjergj
Kastriotit-Skënderbeut. Dorëshkrimi ndodhet në signaturën: XV. 23/ C.
II. - 7. Daton nga viti 1840. Këtë të dhënë e gjejmë në faqen e fundit,
të shkruar nga vetë dora e Ivan Kukuljeviq-Sakcinskit. I.
Kukuljeviq-Sakcinski është njëri nga studiuesit e shumtë kroatë, i cili u
mor me hulumtimin e historisë, kulturës dhe traditës shqiptare. Përveç
dorëshkrimit të dramës për Skënderbeun, ai herë pas herë është marrë,
edhe me çështjen shqiptare deri në gjysmën e dytë të shek. XIX-të,
përmes shkrimeve me karakter letrar, historiko-informativ, studimor, dhe
botimeve të shumta në shtypin periodik të kohës, si dhe mbledhjes së
dorëshkrimeve dhe librave të ndryshme, të botuar gjatë shekujve.
Dorëshkrimi i dramës në gjendjen e tanishme është i shkruar në 58 fletë
të formatit të madh, me dimensione: 27,5 x 51.8cm. Tetë faqet e para
kanë një format më të vogël, 22,5 x 35cm, në të cilat jepen shënimet
paraprake për jetën dhe veprën e Skënderbeut sipas burimeve dhe autoreve
të cilët ka konsultuar Sakcinski. Në vazhdim kemi 48 fletë të shkruara
dhe 2 fletë të zbrazëta. Të gjitha këto fletë janë të palosura në dyshe
dhe autori ka shkruar vetëm në njërën anë, në faqen "recto".
Dorëshkrimi, përgjithësisht, është i ruajtur mirë. Disa fletë, ato të
aktit të tretë dhe dy të fundit janë të përlyera me baltë. Si duket kjo
është pasojë e transportit të dorëshkrimeve dhe tekstit në to lexohet me
vështirësi. Sipas të gjitha gjasave, autorit i është kthyer disa herë
ky dorëshkrim, ndoshta për përpunim dhe plotësim, sepse anash, me ngjyrë
dalluese, ka shënime dhe përmirësime të mëvonshme, qofshin ato të
natyrës ortografike-drejtshkrimore, qofshin plotësime teksti me fraza të
reja, apo edhe ndryshime komplete paragrafësh. Njëri ndër problemet më
të ndjeshme dhe të rëndësishme është çështja e burimeve historike, në të
cilat është mbështetur Sakcinski, burime këto që duhet të sqarohen. Në
shënimet paraprake autori shënon tre autorë: Georg Marnaviqin, Andrija
Kaçiq-Mioçiqin dhe J. B. Hamerin, por, është evidente se Sakcinski ka
shfrytëzuar edhe burime e autorë të tjerë të cilët nuk i përmend, por
nga leximi i vëmendshëm, mund të vërejmë se cilat janë ato vepra e
burime. Është interesant fakti se Ivan Kukuljeviq-Sakcinski nuk i shënon
titujt e veprave të tyre në dorëshkrimin e tij të dramës për
Skënderbeun, por vetëm numrin e faqeve që ka konsultuar. Dorëshkrimi
përmban disa momente të rëndësishme. Shkruhet nga penda e njohur e një
historiani të shquar, i cili zbërthen anën faktografike në një tregim
tërheqës dhe mjaft të lehtë për lexim. Gjuha e përdorur është e
thjeshtë, e qartë dhe shumë melodike. Por më e rëndësishmja është se
autori ka ruajtur paanshmërinë duke qenë i kujdesshëm që personazhet
kryesore të na i paraqesë në dritë pozitive, por asnjëherë më shumë se
sa e meritojnë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut.   Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. - Faqe 2 EmptySun Jun 06, 2010 12:03 am

Autori i këtij
libri është :
Andrija Kačić
Miošić (April 17, 1704 – December 14, 1760) was a Croatian poet and
Franciscan monk. Born in Brist near Makarska
..




Librin mundeni ta shkrakoni këtu :
http://books.google.it/books?id=0lY_AAAAcAAJ&pg=PA91&dq=arbanesi&lr=&as_brr=1&cd=2#v=onepage&q=arbanesi&f=false
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut.   Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut. - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut.
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» 56 Njerezit qe kane drejtuar Shqiperine kete shekull
» Cfare mendoni per figuren e Mithat Frasheri
» Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '?
» Historia e Skenderbeut
» SHQIPTARËT PAS SKËNDERBEUT

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: