Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 T'i njohim krijuesit tanë.

Shko poshtë 
+2
Beton
Sofra
6 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 10 ... 16, 17, 18  Next
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 17 EmptyThu Oct 23, 2008 3:01 pm

SOKOL ZEKAJVERA FANTASTIKE 

Zera dallendyshesh qershori neper strehe, 
Prizma magjike, si tingujt blu te delfinve! 
E bardha e gushes, push i lehte jastekesh 
Per anderra femije qe qiejve vene e vijne 

Ne gjume e ne zgjim. Zemrat si bar e lule 
U kendellen ne shend shirash Shengjergji. 
I deshe dallendyshet asaj vere, s'e di pse, 
Shume, per cudi, e i quaje delfine te vegjel. 

Hyre nder varreza si nje gjeth, une mbeta 
Hijes se nje peme frike qe ate cast mu rrit 
Befas ne zemer. Ne gropa joshjesh te qeta 
Ti mundet te harroheshe, si Liza te cudirat. 

Varrezat jane prape aty midis dy perrojesh. 
E blerta e dardhave sapo pikzoi te verdhen. 
Gjarperi hedh valle me kosen nder terfoja 
Dhe gruas i falis gjoksi si nga kalleza elbi. 

Keshtu e ka fusha. Shoh nje plug, ndihem 
I plote nder mendime te thjeshta e te imta 
Si lame me grure, si peme me fruta, them 
Per cilesine e vetedijes, dicka qe nuk e dija. 

Vapa fishkellen si farke. Mora uje dhe diell. 
Hijes mendova per Danten. Kuajt kullosin. 
Shtepine e kam kodres me dritare ne qiell. 
Dritarja, e mbramja e mundesive qe sosin! 

Nje lagcine shi e ndryshoi boten, si panair 
Prekur cudie ne nje anije naten mes detit. 
Perjetesia vjen afer nesh, dhe ka nje fytyre 
Ku ndihemi pa peshe si avuj lulesh qiellit. 

Shiu i liroi pa cmim aromat e tokes. Ky yll 
Sa e trazoi ujin qe flinte si gjeth n'shuplake! 
Dhe qokthi, jehona jo zeri, n'vete na mbyll 
Pafundsisht; celsin ne pus te heshtjes e flak. 

Neteve qielli me ngjan si nje pallat kristali 
Me kollona drite qe une i prek pa medyshje 
Dhe ti tek hyn e del atje, jep e merr sinjale 
Me zoterinj delfine, zonjusha dallendyshe. 

Pashe n'anderr prej shpuze nje koder n'ere. 
Plaku zhelan nje shoshe sa kutiza e rubinit 
Me dha, me tha: ndaji keto, c' jane perzjere, 
Vegimin e s' bukures nga shkelqimi i krimit! 

Dhe une anderrova dikur shkelqime, frone, 
Jo t'florinjte, prej natyre, dicka si maje lisi 
Me diell lare; se arti si harmonia superiore 
E gjerave, nuk ka dhune por begati shpirti 

E mendimi. I ngjita terthoret e jetes, i bera 
Pervojat e mia lende gjerash qe me ngrinin 
Si pata dashur. Por do ore jo se sak me ra 
Si fazan qe fais farerat n'nje filxhan floriri. 

Kalova shperfilles mes gjerash te perditshme 
Si njeriu turmes tek lyp dike qe dot s'e gjen, 
Pershkuar nga arti si perdja nga drita e dites 
Si pema prej eres, si nje kraharor ne rontgen. 

Pluhurize paqeje poleni poezie! Vezulluese 
Dhe eremire klima! Por t'tjere takime pata, 
Inkandeshente, me poete, magjike edhe pse 
Balloni i veres me cahej si reja nga shtergata 

Tash e pare, se si prej simes dobesi. Larg 
Mbi faqe t'shuar ujerash horizonti perkulet. 
Nxin nje varr, oh jo, si varri nxin nje varke. 
Hapesira me iken. Je hije a dallge a mure? 

Bora brinjes sheh ujin si rend, femijet e vet 
Ne kalushe te kalter. Bie nen rrokullime atje 
Dhe ngrihem plot plage. Dielli n'ajer godet 
Me rreze. Jehon L'or de la trompette d'Et* 

Nga hija ku rrija t'shihja me frike dhe ankth 
Si luaje me thika mbi gryke pusi te zi, dhe ti 
Magji me beje me ajrin tragjik te zerit tend, 
Po, sa keq, kishe me shume dhunti se zotesi! 

Ere poli ndjeva ne krahe pellumbash cative 
Gjithe veres, dhe e gjitha zgjati te tille cast
Sa ende narth; n'ujera dashurie zbrita i lehte 
Plot ajer prej permbytjes si orizoret ne mars. 

Dielli mbeshtetur per mal pak gaz tue pergi, 
Dy rreze nis, per shelgjet leshuar mbi ujera, 
Te kthjellta si ironi femije qe sheh me sherri 
Nje vajze para pasqyres. Zallesh zana zura 

Per mike qe mbasi gur me benin, ne nje t're 
Magji me zgjonin visesh vere. Nuk te shoh. 
Ku je? Ne c'ranishte te ftohta nate rri ende 
Ne kerkim ishujsh ne eren e detit mbi mol? 

S' mund me te flas me gure perrojesh pa uje, 
Humba aftesine e te qenit numer ne rradhe. 
0 ti qe te desha, o zemra fisnike e kurrkujt, 
Po rrethohem me det sa ka fjalosje mbi vale! 

Dhe ti po del nga vetja per te mbetur kujtim, 
O vere! Une po shtrihem si puhia nder nete. 
Dritat prush pertej, vete po ndiej fergellime! 
A jam une qe fjale ngas, a vet' ishulli therret? 

*L'or de la trompette d'Et - Ari i trompetes se veres. 
(Varg i Malarmese) 


KANTIK PER HlJESHlNE E SHlUT 

Shushurin cative shiu 

Kaq i 
qete thuajse 

Asht heshtja qe 
vetiu 

Po shtrihet 
shpirt njeriu. 

Zbritur 
prej qielli te ne 

Si 
fryme perjetesie, 

Me 
hap lepuri shkel 

Ne zall e ne 
zabel. 

Ne marrim 
mall magjie; 

Ne 
zemer, dic te trishte 

A lote ambelsie? 

- Uje qe 
bie fije-fije 

Dhe dridhesh 
neper drite, 

Ku lidhesh pa u 
keputur 

Tek na 
lemon ndjesite? 

- Ne cengela tek yjte 

Me rrezen e padukur 

Te 
ftohte e te 
pabuje, 

Te 
lehte e 
vegim-bukur 

Si syri i 
pergjumur. 

Kreh ajrin si grabuje: 
Qe nga katet e larta. 
- Uje qe i bujt gjithkujt 
Tek rrokullis rruzujt 

E pikave te arta 
Sikur bien prej perit, 
C'u flet krojeve te narta 
Dhe lavrave te avullta? 

- Me leng e mend kercellin 
Fushes ku rrit barin, 
Fushes e liqenit 
Si pare peshku sermit. 

Te shuemit i njom varrin, 
Me lule i luloj shpirtin 
Ne lutjen e te gjallit 
Mbi re e ngre me avullin. 

- Me shije t'mire end drithin: 
Dhe anderren bariut, 
Me shend shtratin ciftit 
Me mjalte femijes gishtin. 

N'tryezen e terziut 
Ngjyrat vallen nisin. 
C'njomesi i sjell njeriut 
O hije-shi e shiut! 


DRITARJA 

Boten e veshtron nga dritarja. 
Mos u deshpero sepse cdonjeri 
Nga nje dritare e veshtron boten 
Se bota s'mund te shihet kurrsesi 
Vec nga nje dritare, te cilen njeriu 
E mbart me vete kurdo si emrin, 
Pa u shkeputur, madje enderron 
T'ua lere te tjereve per te pare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 17 EmptyFri Oct 24, 2008 4:38 pm

Anton Çefa (1935 - ... ) 


MOTIV I HERSHEM SHKODRAN
Ka lindur në Shkodër më 1935. Student dhe pedagog i shkëlqyer, studiues dhe krijues i talentuar, por mbi të gjitha njeri i përkryer zgjodhi atë ... më të vështirën, heshtjen me pasojë harresën, fali gjithçka të bukur për të ruajtur më të shtrenjtën: dinjitetin. Në vitet e para pas '90-ës pa ditët e pakta të "ringjalljes", si drejtor i Radio Shkodrës. Aktualisht editor i Federatës Panshqiptare "VATRA" jeton e punon në New York me sytë, mendjen e zemrën nga oqeani e deti ... përtej të cilit ai është ... Eshtë autor i dy librave me poezi, "Dritarja e një britme" dhe "Heshtja ka tingull guri" nga shtëpia botuese Camaj-Pipa 2002 - nga ku janë shkëputur dhe poezitë e mëposhtme.Jehe melodish 
Në mendimin tim
thërrmohet një tingull guri
e vorbuj flake
ngre në çdo pikël gjaku
mandej një mal me dhimbje
e jehe melodish
ma të lashta se kohë e gurit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 17 EmptyFri Oct 24, 2008 4:41 pm

Heshtja ka tingull guri 
Me buzë të gurta
heshtja na i puthi orët
e ditët
e netët.
Një jetë që po dëgjoj
meloditë e heshtjes
në gojët memece
të gurit.
Heshtja ka tingull guri,
kur fjala bahet gur
e koha gur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 17 EmptyFri Oct 24, 2008 4:41 pm

Brezit tim 
Kopetë e ditëve tona
shkojnë drejt disa brigjeve
të çorodituna
të ndjekuna nga lehje qensh.
Në bulshitë e atyne lehjeve,
të përjarguna
eshtnat e së ardhmes sonë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 17 EmptyFri Oct 24, 2008 4:41 pm

Emblema 
Po flet?
Shshsh, mos fol!
Fjala ka flatra
e Zeusi s'duron blasfemi.
Kanë tringëllim të përjetshëm
tridhjetë paret,
Juda i ka veshët e gjatë
e përgjon ditë e natë.
Sot ashtë emblemë e jetës
bisku i gjakut,
emblemë pesëcepëshe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 17 EmptyFri Oct 24, 2008 4:42 pm

Të gjitha rrugët ... 
Natë me shti gishtat ndër sy,
por duhet me i thanë mëngjes,
mëngjes me diell, bile.
(Oh, sa t'i marrka dielli sytë!)
Ecim përpara, me hapin lart, marshojmë,
me kangë në gojë, në buzë!
S'e dijmë ku shkojmë,
por të gjitha rrugët të çojnë atje ... n'greminë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 17 EmptyFri Oct 24, 2008 4:45 pm

Bregu i dritës 
Gjiu i shterrun i ditës
nuk pikon dritë
e hana e hyjzit janë fikë.
Në humnerën e universit,
toka mundohet të kapet
në bregun e dritës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 17 EmptyFri Oct 24, 2008 4:45 pm

Humbja e diellit 
Botës i ka humbë dielli.
Prej syve të errun si qeli burgu
mertisë ashtë drita.
E randë si guri
errësina
mbi shpatulla të qytetit peshon,
mbi kangët e zogjve
dhe mbi çdo fije bari e jete.
E randë si gur.
Kjo natë polare tërkuzë e gjatë,
sa do të zgjasë?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 17 EmptyFri Oct 24, 2008 4:45 pm

Stinë panairesh 
Stinë panairesh dehëse,
pranverë e delireve
që tallaziten në gufim të gjakut
ndër dej.
Panair tingujsh të blerë
kah dridhen në fërgëllim të kalesës,
ma të lehtë se drita
që feks mbas degëzave të kopshtit.
Panair ngjyrash
ma të brishta se fjalët e zogjve
në endje ylberesh.
E aromat, -->
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 17 EmptyFri Oct 24, 2008 4:46 pm

[quote="biligoa"]Stinë panairesh 
Stinë panairesh dehëse,
pranverë e delireve
që tallaziten në gufim të gjakut
ndër dej.
Panair tingujsh të blerë
kah dridhen në fërgëllim të kalesës,
ma të lehtë se drita
që feks mbas degëzave të kopshtit.
Panair ngjyrash
ma të brishta se fjalët e zogjve
në endje ylberesh.
E aromat,oh, panairet e aromave,
ma të kandshme
se fryma e foshnjeve në djep!
Stinë panairesh dehëse,
pranverë e delireve!

/quote]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 17 EmptyFri Oct 24, 2008 4:46 pm

Çast 
Në pritje të blerimit
damarëve të mendimit
rrjedh gjaku i vjeshtës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 17 EmptyFri Oct 24, 2008 4:47 pm

Humbja e kujtesës 
Në pëlhura damarësh të gjetheve
të vjeshtës
u mplak kujtesa e blerimeve të dikurshme
e humbi.
Sythat në stinët e ardhshme
nuk do të trashigojnë asgja
veç dhimbjes së degëve të mardhuna
dhe ankthit
me thanë nji fjalë të blertë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 17 EmptyFri Oct 24, 2008 4:47 pm

Hijet e mugta 
Përhumbet dita,
nuk shihen ma format e gjetheve,
veç ndihet frushullimi i shpirtnave të tyne
që fluturojnë
hapsinave të padukshme.
Koha zhbahet dikur
si dita
dhe shpirtnat e sendeve
shndërrohen në hije.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 17 EmptyFri Oct 24, 2008 4:48 pm

Motiv i dikurshëm shkodran 
Drini i lau kambët Kalasë
e dielli, tue u rrëzue mbas Taraboshit,
ia fali lulkuqin e fundit
të ditës.
Puthin aroma lulesh
muret e oborreve të randueme nga shermasheku
e shtëpitë, të mbetuna në gryka blerimesh,
kërrusen
nën peshën e lodhjes së mbramjes
e të qiellit në perëndim.
Krismat e dyerve, që mbyllen njena mbas tjetrës,
dhe të gjitha zhurmat tjera
shuhen ngadalë në valët e liqenit.
Nën nina - nanën e bulkut të natës
dremitin rrugët e vetmueme.
E Shkodra flen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 17 EmptyFri Oct 24, 2008 4:48 pm

S'e di mirë ku u takuem 
S'e di mirë ku u takuem,
në zemren tande a timen?
s'e di mirë.
Në degëzat e brishta të mallit qëndroje
fluide si floku i borës.
S'e di mirë kur u takuem,
sapo ika nga andrra
apo në andërr isha?
s'e di mirë.
Në shtrojet puplore të andjes qëndroje
e përndezun si flaka e dhimbjes. Anton Çefa
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 17 EmptyFri Oct 24, 2008 5:38 pm

Teodor Keko  
  
 


Ndjenjë e pathënë


Më mundon kjo ndjenjë e pathënë,
fjalët ti m'i ktheve në harrim,
në qiell është hëna, s'i them dot hënë
s'të flas dot për mjegullën në agim.

më mundon kjo ndjenjë e pathënë,
në gjoks ti vër çdo fjalë në vend të saj.
pastaj do të përkund në një djep-këngë,
me hënën flokëve si karficë e bardhë.

dhe nëse rrugët për në zemër dot s'i gjen,
më thuaj të t'i zgjas gishtërinjtë e mi.
Mbi ta mbështete kokën,
dhe për një çast ti pendë do të kthehesh,
brenda meje do të vërtitesh, shpirt!

Më mundon kjo ndjenjë e pathënë,
kur ti je kaq pranë dhe kaq e thjeshtë,
u këput një gjethe nga një pemë,
e verdhë si harresa ... ishte vjeshtë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 17 EmptyFri Oct 24, 2008 5:39 pm

Teodor Keko  
  
 


E dashur, erdha


E dashur erdha! Pse vrenjtesh kot?
Ti po më prisje përsëri,
mos u çudit, unë jam një zog.

kur dashuroj bëhem si ajri,
e ngre folenë aty ku dua!
Do, s'do, të futem në kraharor,
të pushtoj si i marri.
Po e mbylle derën,
unë me forcë do ta hap,
do ta coptoj!

Do bësh sikur më ke inat.
Ndodhi e vjetër, unë e di!
S'jam buzëqzmësht, por esnaf,
për dashurinë di plot dredhi!
Unë do të puth, do të pushtoj në gji,
dhe po ma mbylle derën ti.

E dashur, erdha, në prag ke dalë,
ke hapur portën dhe qesh nën hundë.
Sa përbetohesh me qindra fjalë,
më mirë, eja, më puth!

Kur dashuroj bëhem si ajri,
e ngre folenë aty ku dua!
Do, s'do të futem në kraharor,
të pushtoj si i marri.
Po e mbylle ti derën,
unë me forcë do ta hap,
do ta coptpj!

E dashur, erdha, pse vrenjtesh kot,
ti po më prisje përsëri.
Mos u çudit! Unë jam një zog.
Po e mbylle ti derën,
unë me forcë do ta hap,
do ta coptoj!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 17 EmptyFri Oct 24, 2008 5:40 pm

Teodor Keko  
  
 


Kur dikush thote ...


Kur dikush thote bri meje "Irene"
une te kujtoj ty qetesisht.
Bie nje murz e zverdh nje vjeshte,
ca gjethe bien dhe shfaqesh ti.

Nuk te harrova, megjithese kurre 
s'te thashe: "Irene, une te dua!"
Atehere ne zemer dyzimi-lufte
perfundimisht me mundi mua.

Syri yt priste ta thyeja drojtjen
plot ankth si fundin e nje gare.
Po une heshta. Prania jote
ma mjegullonte rrugen drejt fjaleve.

Nje dite ti shkove. Vec ne mesnate
shume kohe ne enderr me mbete.
Kur gjumi varej mbi qepalle,
magjepsese uleshe prane meje.

Ku je valle sot? ne c'muzg e vjeshte?
Pa ty jane endrrat si shkretetire.
Po ti qofsh e lumtur, Irene, Irene!
Une te kam dashur. Naten e e mire! 

1983
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 17 EmptyFri Oct 24, 2008 5:40 pm

Teodor Keko  
  
 


Kur e di se do të vdesësh



Poezinë e fundit do ta shkruante ditën e njëzet e gjashtë në majin e 2002. Ndodhej në spitalin e Selanikut. E ka titulluar "Kur e di se do të vdesësh". 

Kur e di se do të vdesësh 
Pemët kanë më shumë lule dhe me 
Shumë yje qielli ka
Më të mirë dhe më të çuditshëm 
Janë njerëzit
Që nuk e kuptojnë se hija e trupit të 
Tyre është vetë vdekja. 

Kur e di se do të vdesësh
Toka është pjellore, si grua, 
Dhe qielli ta shuan përjetësisht
Etjen me shirat e tij
Dhe avionët nuk fluturojnë për t'u
Rrëzuar, 
Dhe njerëzit nuk lindin për t'u
Bërë nesër të liq.

Më mirë ta dish se do të vdesësh!
Lulet lule do të jenë dhe nuk do të 
Kundërmojnë me trishtim
Dhe njerëzit do të kthehen më shpesh te
Distributori i harruar
Të furnizohen falas me besim….

Selanik, 26.5.2002
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 17 EmptyFri Oct 24, 2008 5:40 pm

Teodor Keko  
  
 


Tej bukurise


Mbas mjegullës, detit, maleve, fushave,
pas katedraleve ar e shkëlqim,
është vendi im, i vogli fare
i shtrirë, më këmbë, foshnjë dhe trim

I vogli fare me qiej të kaltër
lumenj kokëfortë, detra si loti
ku njerëzit flenë pa bërë kryqin
dhe zgjohen duke thënë: “Dhëntë Zoti…”

Askush atje s’di çfarë vjen nesër
ku do të prehet: në shtrat a varr?
Dhe prapë unë endem kufomë në Londër
Shekspirin shoh me mendjen larg

Në kalendar kryqëzoj ditët
me ankth përgjoj si afron kthimi
Të bëhem prapë njeri atje
ku dihet fjetja, po s’dihet zgjimi

Mbas mjegullës, mrekullisë, magjisë
është vendi im i vogël fare
Si diamant që pret floririn
për ta magjepsur botën e madhe

Londër, 1992
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 17 EmptyFri Oct 24, 2008 5:41 pm

Teodor Keko  
  
 


Une jam i qete dhe i patrazuar


Poezia me poshte eshte shkruar pak dite pasi autori u diagnostikua me kancer ne spitalin e Selanikut.

Une jam i qete dhe i pa trazuar
si nje njeri, qe kurre s'ka bere faj
Megjithese faj bera nga dita kur linda
e pasketaj.

Jam fare i qete
si nje budalla i lindur me syte penel piktori
qe zbukuron magjishem gjithçka
me ushqen optimizmi dhe humori

Jam tmerresisht i lumtur
aq sa habis kedo, sa transformohem ne adoleshent
pak dite me pare me kumtuan:
- Je i semure me kancer!

Tani jam mire fare, mrekulli
sepse sapo kapa fundin dhe e di se me keq s'ka me
Jam i qete, i lumtur, optimist
cigaren s'me keshillon kush ta le

Nga poshte gjithcka duket e madherishme
mjere ju,kundruesit e botes nga lart!
Me kancerin hije trupi s'qenka keq
si breshka ne shpine mbaj nje varr

Shtator 2001
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 17 EmptyFri Oct 24, 2008 5:41 pm

Teodor Keko




Atdhe


Vendi im i dhembshur me dimra te bute
me pranvera mahnitese qe s'te lene te vdesesh
Mendohem e mendohem : neve ty
apo ti na i zgjat ne jeten?

Vendi im shpatullgrire nga erozionet
kembembledhur ne ererat e acarta
Ti jetove, zemra mbeti, e paepur
sfidante ndaj stineve te kallkanta, te stergjata

Vendi im, nje ulli perjetesisht i gjelber
pas teje u dashurova verberisht
Mrekulli kerkova, mrekulli gjeta
dashuria ime syte e qindra brezave kish.

1979
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 17 EmptyFri Oct 24, 2008 5:42 pm

Teodor Keko  
  
 


Larg, Afer


Larg syve mbeten buzeqeshjet
dhe dashurite nga zemrat larg
Veç vdekja afer, fare afer
me doren ngritur qendron ne prag

Degjoj trokitjen, puthjen ia ndjej
shprishje gjymtyresh ne trupin tim
I dashuruar pas dashurise. Mbeta
i veshur me qefin.

Sot s'eshte çudi ne prag te jetë
duke trokitur vete dashuria
Por une s'e njoh. Kam frike. S'hap deren
Drejt vdekjes shkoj, siç nje jete ika

1995
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 17 EmptyFri Oct 24, 2008 5:45 pm

Sabit Rrustemi

Sabit Rrustemi është i lindur më 3 Prill 1959 në Terzijaj, fshat në afërsi të Zhegrës, Komuna e Gjilanit. Shkollimin fillor e kryen në Zhegër, atë të mesëm në Gjilan, ndërsa studimet në Degën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe, në Prishtinë. Sabit Rrustemi  
  
 


KODI MBROJTËS I ATDHEUT



Atdheu nuk është Google
Ku ti hyn përmes një ndezjeje kompjuteri
I paregjistruar 
E pa kod mbrojtës

Atdheu ka një pikë ku fillon
Ku mbaron
Ka dhe një rreth me gurë 
E me mal

Dhe fusha me lumenj

Atdheu s’ është kutizë
As fotografi që ndrydhet xhepash

Atdheu shtrihet mëtej një syri të mprehtë
Mëtej një hapi të rreptë

Atdheu ka dhe emër
Dhe votër
E motër

Ka dhe një qafë me prush
E një varg të gjatë krojesh
Ku mbijnë e përjetësohen 
Një mal baladash e ninulla nënash

Ka atdheu dhe një Rrasë Zogu
Ku vallëzojnë agimët
E iso mbajnë dedë gjon lulët

Dhe një majë Kaculi e një Kodër Tupani 
Ku mblidhen e nisen bacë idrizët

Atdheu s’ është dhe pa një Plisore
E pa një zot
Të cilit i rrëfehemi
E marrim bekimin e Tij

Atdheu
Eh atdheu
Është edhe pjesa ku shkelim
Ku shkulim ku herrim

Atdheu është edhe pjesa ku mbjellim besimin
Bukën e motmotit

Atdheu është dhe pjesa 
Ku vetë mbijnë lulet e dashurisë
Ku pa dashje ngriten muret e vetmisë

Atdheu është edhe pjesa ku mungojmë
E trokasim parreshtur
Lirinë e pagjetur

Ajo s’ preket
Nuk arrihet
As shijohet 
Pa ia falë Palcën e Gjakut 
Palcës së Dheut 

Atëherë
Vetëm atëherë
Krijohet Kodi Mbrojtës i Atdheut

(27 Prill 2007 – 18 Shtator 2007)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 17 EmptyFri Oct 24, 2008 5:46 pm

Sabit Rrustemi  
  
 


PAKJA PARA PAKOS SË PRITUR



Rrëqethem drithërohem tek i afrohem
Mister Pakos së kësaj kohe
Që pikon e shpon prej Maje

A jam i tëri brenda saj
Pse kam zjarr në dimër acar
Cila gjymtyrë mungon lëndon
Cila është prerë vrarë

Oh
Çka mbeti zvarrë çka dogji ky zjarr
Gishti i vogël i dorës
Gishti i vogël i këmbës gjak pikon

Dorëza vetëm me gishtin e madh
Këpuca me numër falls therrë e shpon

Pakja më kaplon para kësaj Pakoje të trishtë
Në këtë botë mbi ujë me paqe të brishtë

M’i afrojnë gërshërët kërthiza e paprerë prêt
Në qetësi me ftohtësi pa ceremoni
Si ta përmbys mbërthej e pas ta kthej
S’ka kohë s’ kam fuqi

Duart më dridhen
Dhe këmbët
Më thehen dhëmbët

Para Pakos së pritur pakem sërish
Si para pandorës flokëshprishur
Timurlanit me një varr luftërash

Se ç’ mungon brendësisë së sajë
Dreqi ta hajë me gaz e vajë
Mungon dashuria e kësaj bote
Mungon dhe puthja e saj

Bota shtatzënë në paradhomë
Atdheun tim të moçëm foshnje e pjell sërish
E guximi i mungon
Me emrin e saj ta pagëzojë përjetësisht

(25 Kallnor 2007)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 17 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
T'i njohim krijuesit tanë.
Mbrapsht në krye 
Faqja 17 e 18Shko tek faqja : Previous  1 ... 10 ... 16, 17, 18  Next
 Similar topics
-
» Përmbledhje nga krijues të ndryshëm
» PADUKSHMERIA E QENIES SË KRIJUESIT, ...
» NJE PERSHENDETJE PER KRIJUESIT NE MERGIM
» TE NJOHIM HISTORINE
» NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: