Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 TE NJOHIM HISTORINE

Shko poshtë 
AutoriMesazh
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia

Female
Numri i postimeve : 814
Age : 39
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

TE NJOHIM HISTORINE Empty
MesazhTitulli: TE NJOHIM HISTORINE   TE NJOHIM HISTORINE EmptyThu Mar 24, 2011 10:49 am

LEKA ZOGU - Femijeria burrerore e monarkut shqiptar
Lindja e tij, nuk ishte gezim vetem per familjen mbreterore, por ne ate kohe, ngjarje e shenuar edhe per kombin. Me 5 prill 1939, shqiptaret uruan dhe festuan, ardhjen ne jete te princit trashegimtar... Thene ndryshe, Mbretin e ardhshem. Mirepo, ashtu ishte e shkruar! Te largohej nga Atdheu pa e pare ende me sy, e jo me ta mbreteronte. Gjithsesi, nje gje eshte e vertete. Ai femije, kudo qe jetoi, u rrit dhe u ushqye, vetem me shqiptarizem. Ai femije pati nje femijeri burrerore!

I duhej qe te ishte me i malluari, me i duruari, me i mencuri, me i perkushtuari dhe me i privuari se gjithe femijet e botes.

Mesoi se ishte shqiptar dhe nuk kishte pare asnjehere Shqiperine, duke iu ndezur cdo dite malli, krenaria dhe kersheria per Atdheun. Nderkohe, iu desh te mesonte qysh i vogel, disa gjuhe. Ngrohtesine dhe dashurine e nenes i ndjeu nepermjet gjermanishtes. Perkedhelite dhe keshillat e te atit i shkuan ne theksin e gegerishtes qe e deshmon aq qarte edhe ne te foluren e sotme. Ne shkolle dhe mjedisin jashte familjes, duhej te komunikonte ne anglisht. Me pas, diktuar edhe nga rrethanat dhe kushtet e krijuara do te pervetesonte te tjera gjuhe, hungarishten, frengjishten, italishten, arabishten dhe portugalishten.

Ndryshe nga femijet e tjere te familjeve mbreterore, ai nuk beri rehat ne asnje shtet. Sepse motivet dhe pergjegjesite qe ndjente para kombit te vet, e detyroi ate familje fisnike te shkonte, atje ku gjente rehat... ceshtja shqiptare.

Keshtu ne vitin 1946, "i hyjne detit me kembe", duke lene Angline per Egjiptin. Princi Leke, ne ate kohe ishte vetem shtate vjec. Kujton ate det te trazuar qe e turbulloi aq shume, por nuk harruan as ate ndodhi te bukur qe perjetoi ne ngushticen e Gjibraltarit.

Lufta e Dyte Boterore kishte mbaruar, por jo pasojat e saj... Edhe ne kete udhetim te gjate detar, para kesaj ngushtice, vapori me te cilin udhetonin, ndali gati krejt shpejtesine. Nje skuader marinaresh te specializuar per asgjesimin e minave, filluan asgjesimin e tyre per te celur shtegun. Per syrin e nje femije qe perfiton nga mosha, keto skena ishin bukuri, ndersa per te rriturit ankth dhe shqetesim.

Krejt papritur, ftohen ne kete "argetim" edhe oficeret qe shoqeronin familjen mbreterore. Nuk kishte rast me te mire per ate baba mbret qe te bente burre femijen e vet. I zgjat armen dhe e pozicionon te qelloje drejt nje mine qe perngjasonte me nje rose te zeze kur ajo pushke angleze, ishte me e gjate se vet ai femije. Qelloi, por mban mend se edhe nuk shenoi...

Naten vone mberriten ne qytetin portual egjiptian, Port-Said. U mrekullua ne agimin e asaj dite nga ajo pamje fantastike qe iu shfaq para syve. Te gjitha ndertesat e atij qyteti ishin te pushtuara nga bardhesia. Por, nuk ishte ajo bukuri dhe pasterti, kur ecje neper lagjet e tij. Kalimthi e perjetoi kete ndjesi, sepse rezidenca e familjes ishte ne Kajro, ne nje hotel tre katesh, me i miri i kryeqytetit per ate kohe.

Si per te kompensuar gjithe peripecite dhe veshtiresite qe ai femije kishte perjetuar deri me tani, ketu gjithcka ishte si ne perralle. Lulishtja e madhe dhe e hijeshuar me lule shumengjyreshe dhe mbi te gjitha piramidat qe i shikonte nga ballkoni, ia bene Egjiptin shume here me te bukur se Anglia. Por, edhe pse komoditeti ishte mbreteror, detyrimet dhe kerkesat e te ardhmes, e ftonin per t'u aftesuar dhe burreruar sa me shpejt. Regjistrohet ne nje shkolle qe shquhej per nivelin e larte pedagogjik. E frekuentonin ate femijet e familjeve me te njohura te shteteve te Mesdheut. Aty nis miqesia qe do te vazhdonte gjate gjithe jetes, me mbretin e Bullgarise dhe princin e Jordanise, i cili me vone do te behej mbret. Ne gjuhen angleze behej mesimi, por iu krijua mundesia qe te mesonte edhe latinishten apo arabishten. Zgjedhjen e beri nena Gerdaldine, qe i percaktoi te paren, duke ia lene arabishten vetem gjuhe veshi, pra, per ta kuptuar dhe jo shkruar. Mban mend se nga shtepia per ne shkolle, ikte vazhdimisht me biciklete. Vecse perhere ka qene i shoqeruar nga punonjesit e gardes se familjes mbreterore. I gjithe ky efektiv perbehej nga shqiptare dhe kryesisht matjane. Fjala vjen, princi Leke, ka qene vazhdimisht nen kujdesin e Qazim Prenit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia

Female
Numri i postimeve : 814
Age : 39
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

TE NJOHIM HISTORINE Empty
MesazhTitulli: Re: TE NJOHIM HISTORINE   TE NJOHIM HISTORINE EmptyThu Mar 24, 2011 10:50 am

perhumbur ne kujtimet e femijerise, ndalet per nje cast dhe pasi leshon nje buzeqeshje te lehte, fillon te tregoje ndodhine me mesuesin e matematikes. Diten e premte, mesuesi u kishte dhene detyre shtepie nxenesve, per te zgjidhur ne pushimin e fundjaves disa ushtrime. Edhe pse ne dispozicion kishte te shtunen dhe te dielen, Leka iken te henen i papergatitur. Kur mesuesi i afrohet dhe i kerkon fletoren e detyrave, ai cohet me kembe dhe i kerkon falje, pasi nuk i kishte zgjidhur ushtrimet. Por, kjo pendesa e nxenesit u keqperdor.

I thote qe te zgjati para te dy duart dhe fillon ta qelloje me shkop... Vetem te majten se nuk arriti dot te dora e djathte! Nxenesi shqiptar, shtate vjecari Leka Zogu, qe ne fakt ishte me i gjate se mesuesi, rremben fshiresen e derrases se zeze, si per t'i zbutur goditjen, hap krahun dhe e rrezon ne dysheme. Mesuesin e cojne direkt e ne spital, ndersa nxenesi qete-qete, del nga klasa. Para shkolles, e priste Qazimi, shoqeruesi i tij, i cili cuditet per kete dalje te parakohshme nga mesimi. Rruges per ne shtepi, i tregon atij me inat ende te pa shuar, per gjithcka kishte ndodhur. Pak i ndrojtur, por jo i frikesuar hyn i pari ne sallonin e shtepise, duke cuditur te atin, te emen dhe hallat e tij, qe ne ate cast ishin te gjithe bashke. Para se ata t'i sqaronte shoqeruesi, nis dhe tregon per cfare kishte ngjare...

- S'ka problem!-degjoi reagimin e menjehershem te te atit. Me pas, Ahmeti vazhdon qete dhe me serioz:

- Familja jone nuk pranon as shpulle dhe as shkop!

Heshtja mbeshtetese dhe komplimentuese pushtoi gjithe sallonin. Sepse ai femije, nuk ishte femije, por trashegimtari i nje mbreti shqiptar. Jane te njohura tashme, vetite dhe virtytet e Ahmet Zogut. Dy prej tyre, trimeria dhe krenaria!

Gjate kohes qe jetuan ne Kajro, shume mbreselenese per Leken ka qene edhe vizita qe beri ne nje teqe shqiptare. Kujton ate pritje shume te ngrohte qe i bene babai i tij dhe dy dervishet. Por edhe emocionuese ishte dhurata e cmuar. Nje patllake e vendosur ne kutine e vet te zbukuruar hijshem. Kthehet ne shtepi dhe gjeja e pare qe i tregon te atit, ishte ajo dhurate.

- Kjo eshte per ketu!,- iu drejtua Ahmeti, duke e vendos ate kuti, ne njerin prej etazhereve te sallonit. Por, ka ardhur koha qe edhe t'i te mbash arme! Dhe ne cast, i zgjat nje revolver anglez te kalibrit 45. Mund te tingelloje pak si i cuditshem ky xhest, por ne mendjen dhe largpamesine e Ahmet Zogut, qendron persosmerisht gjithcka. Nuk e dime, nese ishte thjesht nje peshqesh apo amanet per te birin e vet, por eshte e vertete se Leka Zogu, asnjehere nuk e hoqi nga brezi armen, ne kete jete. E ku do te kishte me shume hijeshi ai simbol burrerie dhe trimerie, se te ai shtatlarte i rritur me shqiptarizem. Shtate vjec i vendosi te birit armen ne brez dhe kur mbushi dhjete vjec, e beri pjesetar te detyrueshem ne te gjitha mbledhjet e takimet e punes.

-Degjo dhe mos fol!- i tha diten e pare.

Keshtu, veproi ne dhjetra takime qe Ahmet Zogu pati me mbreterit e disa shteteve dhe personalitete te tjere te rendesishem, ku u shqua per largpamesine e gjeopolitikes se tij.

Keshtu, deri me 9 prill 1961, kur pas vdekjes se mbretit Ahmet Zogu, beri betimin si Mbret i Shqiptareve. Atehere ishte 22 vjec. Shume i ri, por shume i denje dhe i afte per te siguruar vazhdimesine, sepse si rralle kush, ne femijeri kishte fituar pjekurine dhe burrerine...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia

Female
Numri i postimeve : 814
Age : 39
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

TE NJOHIM HISTORINE Empty
MesazhTitulli: Re: TE NJOHIM HISTORINE   TE NJOHIM HISTORINE EmptyThu Mar 24, 2011 10:51 am

Leka Zogu

- 5 prill 1939. Lindi ne Tirane dhe kaloi femijerine ne Britanine e Madhe deri ne moshen 7 vjec.

- 1946-1955. Jetoi ne Egjipt, ku filloi studimet ne shkollen angleze "Victore College", ne qytetin e Aleksandrise.

- 1956. Pas ardhjes ne France, regjistrohet ne kolegjin Eglon, ne Vilar mbi Olon dhe merr diplomen "Matriculation of Oxford" ne Zvicer.

- 1958. Perfundon studimet e larta ne Londer, ne Akademine Ushtarake Mbreterore ne Sandherst te Mbreterise se Bashkuar.

- Pas kthimit nga Britania e Madhe fillon studimet per Shkencat Politike dhe Ekonomike ne Universitetin e Sorbones ne France, ku ndoqi edhe kursin e gjuheve orientale.

- 9 prill 1961. Pas vdekjes se Mbretit Ahmet Zogu, ben betimin si Mbret i Shqiptareve ne moshen 22 vjec.

- Zoteron shume gjuhe te huaja, si anglisht, frengjisht, spanjisht, gjermanisht, italisht, arabisht, si dhe gjuhet hungareze e portugeze.

- Eshte marre me biznesin e konstruksioneve te porteve detare dhe import eksportin e lendeve te para, duke kryer veprimtarine e tij njekohesisht ne Spanje e ne Britanine e Madhe me shtrirjen e aktivitetit qe nga SHBA e Kanadaja, ne Lindjen e Mesme dhe deri ne Japoni e Australi.

- 1972. Behet nismetar i Kuvendit te Madridit per te bashkuar te gjitha forcat politike te emigracionit shqiptar sipas motos te Mbretit Zog: "Atdheu mbi te gjitha!"

- Gjate ketyre viteve Leka I, zhvilloi takime me shqiptaret kudo ne bote: ne Londer e Paris, ne New York e Toronto, ne Bruksel e Mynih, ne Ankara e Stamboll, ne Sidnej e Melburn, etj. Gjeografia e tyre perfshinte Europen, Azine, Afriken, Ameriken e Australine.

- Me autorizimin e Pentagonit, ka vezhguar veprimet luftarake gjate Luftes se Vietnamit dhe, me pas, ato te Rodezise.

- Nga viti 1979, jetoi bashke me Familjen Mbreterore Shqiptare ne Johannesburg, ne Afriken e Jugut.

- 1990. Takohet me shqiptaret e pare qe u larguan nga vendi ne eksodin e madh me anije nga Porti i Durresit.

1993. Vjen per here te pare ne Tirane, por detyrohet te largohet te nesermen, pas nderhyrjes se autoriteteve te asaj kohe.

- 11 prill 1997. Vjen ne Shqiperi, duke organizuar vizita, takime e bashkebisedime ne te gjitha rrethet e vendit.

- Merr pjese ne Referendumin e organizuar per formen e regjimit me 29 qershor 1997 dhe me 11 korrik 1997, largohet nga Shqiperia.

- Rikthehet per te jetuar ne Shqiperi me 28 qershor 2002. Kthimi i Familjes Mbreterore u krye me ftesen e 76 deputeteve te Kuvendit shqiptar.

- Kuvendi i Shqiperise, me Ligjin Nr. 9063, date 8.5.2003, percaktoi detyrimet ligjore - ekzekutive "Per Statusin e trashegimtareve te Familjes Mbreterore".

Pas lindjes, ne Atdhe vetem 47 ore...

"Me 5 Prill 1939 ne oren 5 te mengjesit lindi Princi, Trashegimtari i Shqiperise. Sa u dha lajmi ne popull se lindi nje "Djale Trashegimtar i Shqiperise", te gjitha demonstratat anti-italiane qe vazhdonin gjithandej, menjehere u kthyen ne nje bucitje gezimi te papershkruar, duke shfaqur simpatine per Familjen Mbreterore e duke thirrur: "Rrofte Mbreti", "Rrofte Princi Trashegimtar", "Rrofte Mbreteresha e dashur e jona"... Ky lajm gazmor menjehere u hap ne te gjithe anet e Shqiperise. Keshtu filluan festimet, gjithandej. Populli i Kryeqytetit plot gezim, shkollat e vajzave e djemve, e populli mbare edhe ushtria qe ndodhej ne Kryeqytet, filluan pergatitjet per te parakaluar para Pallatit, te mbledhur e te renduar ne Bulevardet rreth Pallatit, duke kenduar kenge kombetare e duke terhequr valle nacionale. Ne oren 10 te mengjesit filluan te hidhen 101 topa dhe tamam ne kete kohe filluan parakalimet para Pallatit Mbreteror dhe brenda ne lulishte. Ishin te radhitur shkollat, populli i veshur me kostum kombetar e ushtria. Bandat luanin Himnin Mbreteror e te Flamurit. Mbreti Zog, bashke me Qeverine e Parlamentin, kishin dale ne lulishte e i falenderonin te gjithe parakaluesit. Nga te gjitha Prefekturat kishin nisur te vinin delegacionet e popullit ne Kryeqytet per te shfaqur urimet gazmore, qe Perendia i solli popullit bujar mbas 500 vjeteve trashegimtarin. Te gjithe ishin te veshur me kostume kombetare. Tamam ne kohen kur po kalonin shkollat e vajzave e te djemve para Mbretit te tyre, duke kenduar ne parakalim, vjen me shpejtesi ministri i Puneve te Jashtme shqiptare, Ekrem Libohova, me nje leter ne dore. Ai ia paraqiti Mbretit Zog. Ishte ultimatumi musolinian...

6 prill 1939. Njezeri, Mbledhja e Asamblese Kombetare vendosi qe sot Madheria e Saj Mbreteresha me Princin Trashegimtar te nisen prej Tirane per ne Korce... Zog I, Mbreti shqiptareve, hyri ne Mbledhjen e pergjithshme te Asamblese Kombetare ne oren 12 te nates, date 6 Prill 1939. Por, sa u ul, Kryetari i Parlamentit, Pandeli Evangjeli, ne emer te Asamblese Kombetare i parashtroi vendimin e marre keshtu:

"Lartmadheri, Parlamenti dhe Qeveria se bashku, duke marre parasysh ngjarjet eventuale qe mund te na lindin, minute me minute, per interesin e Atdheut e te nderit te shqiptareve, mbare e per te qene te lire ne veprimet qe Atdheu lyp prej nesh "vendosi" qe Madheria e Saj Mbreteresha, bashke me Princin Trashegimtar qysh sot te dalin nga Tirana per ne Korce. Ai vend u caktua me i pershtatshem".

Pasi Mbreti Zog, pranoi vendimin e Parlamentit per nisjen e Madherise se Saj Mbretereshes, bashke me Princin Trashegimtar, menjehere u moren masat e pergatitjes, si te mjeteve dhe te sigurimit, qe do te shoqeronin Mbretereshen. Po ashtu dhe per sigurimin, si per rrugen, ashtu edhe per vendet e qendrimit. Me Madherine e Saj Mbretereshen, do te ishin edhe Princeshat, meqe Mbreteresha ishte mjaft e lodhur e me shume temperature. Personeli mjekesor ishte i pajisur me te gjitha mjetet e nevojshme. Po ashtu, kishte edhe mjete te tjera ushqimore dhe ilacet e nevojshme. Ne oren 4.00 te mengjesit te gjithe ishin gati per t'u nisur. Profesori Veibel, preferoi ta vendosim ne nje automobil Mbretereshen, shtruar me nje masllake, e jo ne autoambulance, se rruga ishte e gjate dhe jo e mire. Nuk ishte e pershtatshme. Princi Trashegimtar me nje tjeter automobil Mercedes, i percjelle prej Princesesh Adile, Doktor Mouhin Shahinit, kapiten Zenel Shehut, dy infermiere dhe Qazim Prenit. Po ashtu dhe te gjitha plackat e nevojshme te Princit me nje automobil mbrapa. Princeshat Mbreterore ndjekin Mbretereshen me dy automobila te tjere dhe baronesha me Stavro Stavrin me nje automobil tjeter. Po ashtu, ndjekin Mbretereshen edhe dy kamione me placka. Tre kamione me ushtare me toger Hilmi Kullen, prinin kolonen perpara, po gjithnje ne lidhje me qendren e kolones per sigurimin e Madherise se Saj, Mbretereshes e te Princit Trashegimtar. Shtate kamione me ushtare me kapiten Halil Branicen, ndjekin kolonen mbrapa, dhe kane me vete nje stacion radio K3, per cdo eventualitet. Per t'u nderlidhur me Komanden e Gardes Mbreterore me nje parulle te vecante si edhe nje shifer po te Komandes se Gardes. Lartmadheria e saj, Mbreteresha bashke me Princin Trashegimtar ne oren 4.15 te mengjesit u nisen prej Tiranes per ne Korce me drejtim Krrabe, Elbasan, Librazhd, Qafe-Thane, Pogradec e Korce..."

Agron Sejamini/ Bota Sot-Nga kronikat e kohes. Arkivi i Oborrit Mbreteror Shqiptar

Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia

Female
Numri i postimeve : 814
Age : 39
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

TE NJOHIM HISTORINE Empty
MesazhTitulli: Re: TE NJOHIM HISTORINE   TE NJOHIM HISTORINE EmptyThu Mar 24, 2011 10:59 am

Marrëdhëniet e mbretit Ahmet Zogu I me komunitetet fetare në Shqipëri. Si i propozoi parlamentit ligjin mbi statusin e bashkësive fetare

Mbreti Zog I dhe komunitetet fetare


--------------------------------------------------------------------------------

Sherif Delvina


Historisë së Shqipërisë i mungon historia e komuniteteve fetare. Në këtë shkrim do të trajtoj shkurtazi rolin e A.Zogut në krijimin dhe dhënien e drejtimit kombëtar të Komuniteteve Fetare. Në Kongresin historik të Lushnjes barra e rëndë e Ministrisë së Punëve të Brendëshme iu ngarkua A.Zogut. Më 11 mars 1920 A. Zogu me fuqi kombëtare shtiu në dorë administratën e qytetit të Shkodrës. Kontribut të rëndësishëm ai dha edhe në luftën e Vlorës. Apostolos A.Glavinas në librin e tij "Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, Selanik, 1989 vë në dukje se "policia shqiptare pasi pushtoi vendet që i kishin braktisur italianët, më 6 maj u vendos në qytetin e Gjirokastrës, po kështu në 15 maj me rastin e largimit të ushtrisë franceze nga Korça, shqiptarët pushtuan Korçën." Të mos harrojmë se në këto "pushtime", krahu i hekurt i qeverisë së Sulejman Delvinës ishte A.Zogu, atëhere Ministër i Brendshëm i asaj qeverie. Për suksesin e Kongresit themeltar të Kishës Autoqefale Ortodokse në Berat ka dhënë një ndihmesë të veçantë Ministri i Brendshëm i asaj kohe Ahmet Zogu, i cili me shkresën drejtuar prefekturave dhe nënprefekturave më 5.9.1922 u bënte të ditur se shteti ishte munduar me të drejtë në zgjidhjen e problemit duke hedhur poshtë akuzat se qeveria ishte organizatore e mbledhjes së kongresit të KOASH-it. Mbas shtatë vjetësh, në letërfalenderimin nr.560, që i dërgon mbreti Zog Kryeministrit Koço Kota për triumfin kishtar të Kongresin II Panortodoks të mbledhur në Korçë, në qershor të vitit 1929 thotë shprehimisht kështu: "Në vitin 1922, kur isha Ministër i Punëve të Brendshme dhe Z.Juaj Prefekt i Beratit, ia arritëm qëllimit për me u mbledhë Kongresi i parë i Kishës Ortodokse Autoqefale në Berat." Duke u bazuar në këto dokumente del qartë roli i Zogut për krijimin e Kishës Ortodokse Autoqefale.


Kongresi i Bashkësisë Ortodokse Shqiptare i mbledhur në Berat shpalli autoqefalinë e Kishës Ortodokse Shqiptare. Partrikana kërkonte autonominë kishtare dhe joautoqefalinë e saj. Ndryshimi midis këtyre dy formave qëndron në faktin se autoqefalia ndërpret çdo raport administrativ me kishën nënë (Patrikanën e Stambollit.) Kisha autoqefale vetqeveriset pa ndërhyrjen e kishave të tjera. Autonomia do të paktën që kryepeshkopi të emërohet ose të konfirmohet nga kisha mëmë (Patrikana e Stambollit). Me këtë akt sublim të krijimit të KOASH-it shqiptarët ortodoksë deshën të shkëputen nga ndërhyrja e huaj greke për të mbrojtur kombësinë. Në këtë rast vlen të kujtohet qeveria e Jorgo Zografos që në jug të Shqipërisë, gjatë vitit 1914, dogji mbi 300 fshatra shqiptare, vrau mijëra veta dhe shpërnguli nga vatrat e tyre rreth 100 000 shqiptarë. Nga pesë anëtarë të kësaj qeverie tre ishin peshkopë të Korçës, Gjirokastrës e Konicës.

Eshtë i drejtë mendimi i Fan Nolit se: "Fatkeqësitë e shqiptarëve nuk kanë ardhur kurrë nga diferencat fetare, por nga udhëheqësit fetarë." Sipas profesor A.Glavinas, kongresi i Beratit shpalli në mënyrë puçiste Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Autori ynë i sipërpërmendur është bazuar tek protesta absurde që bën qeveria greke në Lidhjen e Kombeve duke e quajtur këtë kongres puç kundër Ortodoksisë.

Hap i rëndësishëm për të trija fetë në vendin tonë ishte pranimi më 05.06.1923 nga Parlamenti shqiptar i Statutit Legal të Komuniteteve Fetare. Po shkëpusim një fragment nga ky statut, që flet për parinë (drejtuesit) e shkallës më të lartë. "Paria fetare e shkallës më të lartë duhet të ketë këto cilësi: të jetë nënshtetas shqiptar, të dijë gjuhën shqipe, të gëzojë të drejtat civile dhe politike, të jetë prej racës shqiptare, ose prej fëmijë prej tre brezash në Shqipëri. Po në këtë vit në Korçë, më 4 dhjetor u bë fronëzimi i Theofan Nolit nga peshkopët Jerothe dhe Kristofor. U bëjmë të ditur dëgjuesve të nderuar se dhe në pranimin e Statutit Legal të Komuniteteve fetare si dhe në fronëzimin e Fan Nolit, kryeministër qe Zogu. Ishte po Zogu që i propozoi parlamentit që të votonte ligjin mbi statutin e bashkësive fetare, i cili priste përfundimisht çdo lidhje me regjimin juridik të së kaluarës. Shtetasit shqiptarë nuk do t'i nënshtroheshin më asnjë legjislacioni kanonik, veçse me dëshirë, por sidoqoftë duke iu bindur ligjeve të shtetit....Kleri duhet të përbëhej i tëri nga njerëz me kombësi shqiptare dhe duhet të merrte leje nga qeveria (R.M.della Rocca, vepër e cituar). Vlen të theksohet se edhe me zgjerimin e Statutit të vitit 1921, si dhe në nenet 5 të statuteve themelore të Republikës së 2 marsit 1925 dhe të Mbretërisë së shtatorit 1928, sanksionohej se feja nuk duhet të përdorej për qëllime politike.

R.M. della Rocca na bën të ditur se në vitin 1921 "Një Aleancë Kombëtare Muslimane Shqiptare" shpalli emancipimin nga shejhul Islami i Stambollit.
Përpara se të mblidhej Kongresi Mysliman shtypi atdhetar shqiptar ua bënte të qartë autoriteteve fetare muslimane të Stambollit dhe kalifit të ri, nëse këto forume do të shndërroheshin si në të kaluarën jo të largët në instrumente politike dhe sidomos po të shndërroheshin në vegla të politikave antishqiptare, myslimanët shqiptarë nuk do të kishin punë më me to. Më tej po citojmë: "Reforma" vl.I, nr.4, 7.4.1922 "Qeveria Kombëtare po të mos përkrahë fetarët kombëtar si z.Peshkop Noli, Hafiz Ali Korçën. P.Fishta e Hafiz Ibrahim Tirana për të shpëtuar popullin nga zgjedha morale e Fanarit, Meshihatit të Stambollit dhe t'i lidhi në krijesa artificiale i bën më të madhin dëm Bashkimit të kombit, ku varet njëkohësisht jeta e shtetit". (Ali Basha Islami në Shqipëri gjatë shekujve, Tiranë 2000).

Duhet bërë e ditur se në krye të punës për të krijuar institucione fetare kombëtare qendronte Ahmet Zogu, atëhere kryeministër dhe Ministër i Punëve të Brendshme. A.Zogu nëpërmjet një shpalljeje bëri të mundur thirrjen e mbledhjes së përgjithshme për formimin e Këshillit të Muslimanëve, citojmë përmbajtjen e dokumentit: "Më 7 shkurt 1923, Ministri i Punëve të Brendshme A.Zogu, njoftonte prefekturat se me vendim të Këshillit të Ministrave, i jepej leje Gjyqit të lartë të Sherjatit për të bërë, më 20 shkurt 1923, mbledhjen e përgjithshme për formimin e Këshillit të "Myslmanizmës, të kërkuar shumë herë prej popullit mysliman. (Libri i qarkoreve i vitit 1922, 1923, nr.5 i ministrisë së Punëve të Brendshme, Tiranë, 1923, fq.22"). Kështu që A.Zogu luajti një rol të rëndësishëm për zhvillimin e këtij Kongresi. Kongresi Musliman u mbajt në Tiranë më 24 shkurt 1923, në fjalën e tij të hapjes Hirësija e tij Vehbi Agolli falenderoi kryeministrin Ahmet Zogu, i cili siç u shpreh referuesi, ndihmoi dhe lehtësoi mbledhjen dhe organizimin e Kuvendit (A..Basha vepër e cituar). Ky kongres kërkoi zëvendësimin e liturgjisë nga gjuha arabe në gjuhën shqipe, ndaloi poligaminë e burrit dhe ferexhenë e gruas, abdesin para faljes, gjunjëzimin para faljes, si dhe miratoi shkëputjen nga kalifati etj), (A.Popoviç, Islami Ballkanik) 2) Kongresi i Muslimanëve në Shqipëri: çështja e kalifatit dhe reformat islamike në Oriente Moderno 2, 1922-1923. Shtojmë se në Kongresin e Parë Mysliman morën pjesë 36 delegatë, 7 prej tyre ishin deputetë. Statuti i Komunitetit musliman doli në vitit 1923, aty vihet në dukje se Këshilli i Naltë i Sheriatit duhet të jetë prej racës shqiptare.Në janar të vitit 1922 u mbajt kongresi i Komunitetit bektashian, Statuti i Komunitetit Bektashian shqiptar u botua në Vlorë, më 1924 në një fashikull prej 20 faqesh.

Komunitetet në Mbretërinë shqiptare
Së pari do të sqarojmë a ishte i nevojshëm sistemi monarkik për Shqipërinë. Shpallja e Shqipërisë Mbretëri nuk ishte çështje personash apo fuqish, por një domosdoshmëri historike. Përpjekjet për Republikën kishin dështuar, rendi publik nuk u vendos. I ashtuquajturi revolucion demokratiko-borgjez kishte dështuar pa asnjë kundërshtim. Çdo të bëhej me Shqipërinë? Do të mbetej në anarki të plotë, e cila do të vinte në rrezik pavarësinë e saj, apo do të ndryshonte regjim, në fillim në Republikë dhe pastaj në Mbretëri konstitucionale. Pjesa më e madhe e atyre që bënë të ashtuquajturin revolucion demokratiko-borgjez ua mbathën këmbëve nga Shqipëria, u bënë agjentë të fashizmit italian, morën rroga të majme për të vazhduar revolucionin fashist si musolinianë besnikë, kurse disa të tjerë u bënë agjentë të Kominternit.
Le të shohim tashmë katolikët, Zogu haste vështirësi në marrëdhënie me ta, katolikët e ndjenin veten të goditur nga projektet qeveritare të laiçizmit. Kleri i lartë i tyre shfaqte nostalgji për regjimin osman që i administronte ndryshe bashkësitë fetare, pastaj Zogu cënonte privilegjet e bajraktarëve. Projekti për kantomizimin e Shkodrës ishte bërë aktual. R.M.della Rocca thotë se Zogu i imponoi Shqipërisë se Veriut një masë jopopullore, anulloi përjashtimin nga shërbimi ushtarak si dhe pagimin e taksave shtetit. Këto ishin masa të drejta për konsolidimin e shtetit të ri shqiptar. Në këtë kohë shpërtheu kryengritja e fiseve të Dukagjinit me në krye një prift katolik Lorenc Caka. Në atë kohë malësorët e fiseve të Dukagjinit të quajtura kazermat e opozitës, u ngritën kundër regjimit, por Zogu i theu. duhet theksuar se se broshura e botuar prej priftit Lorenc Caka ku thuhet se pjesa jugore e Shqipërisë është greke të bën të kuptosh se kujt i shërbente ai. Në vitet 1930 marrëdhëniet e Zogut I dhe të katolikëve do të kalonin në faza tensioni të ashpër, por legjislacionini i vitit 1929, që i kufizonte në mënyrë rigoroze liritë që gëzonte Kisha Katolike nuk u zbatua asnjëherë ndaj saj (R.M. della Kocca, vepër e cituar). Por ç'është e vërteta me punët e Kishës Katolike që varet administrativisht nga Papa ia doli mbanë mbretëria. Refuzimi i dekretligjit të vitit 1929 për komunitetet fetare nga ana e katolikëve nuk e pengonte qeverinë të kishte marrëdhënie me ente dhe institute të veçanta dhe t'i financonte ato sipas dëshirës së saj (R.M.della Rocca. Vep. e cituar). KOASHI (Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë) kishte bërë ç'është e mundur që të njihej nga Patrikana, por ajo i vuri kishës sonë kushte skllavëruese. Prandaj pasi dështoi dialogu i zhvilluar për vite me radhë me të, u vendos që të krijohej Sinodi i parë shqiptar. "Dhjetë ditë përpara krijimit të tij, më 2 shkurt 1929, u mbajt një këshill i jashtëzakonshëm nën kryesinë e Lartmadhënisë së Tij Mbretit", ku morën pjesë z.Z.K.Kota, P.Evangjeli, H.Delvina, At V.Marku dhe Imzot Visarion Xhuvani, atje u pëlqye vendimi i Kryesisë së Kishës Autoqefale mbi njohjen dhe emërimin e Imzot V.Xhuvanit, Peshkop të dioqezës Durrës- Tiranë dhe mbi ngarkimin e Tij me misionin e sjelljes të një ose dy peshkopëve të huaj për të dorëzuar kandidatët e peshkopatave të Korçës e të Beratit. Mbas disa ditësh u dorëzua Imzot Agathangjel Çamçe, ai u fronëzua peshkopi i Beratit, Ambrozi u fronëzua peshkop i Elbasanit dhe Eftimi ndihmës peshkop i Shqipërisë, ndërsa V. Xhuvani kryepeshkop i Shqipërisë". (Gazeta e Re, viti 1929). Kështu u krijua Sinodi i parë shqiptar i KOASH-it. Ideja kombëtare e dalë nga shpirti i kombit fitoi. Gjatë muajit qershor zhvilloi punimet kongresi II i KOASH-it dhe më 29 qershor 1929 u botua Statuti i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Ky statut, në kaptinën e dytë, të Sinodit të Shenjtë dhe detyrat e tij te artikulli 6, pohon se Sinodi i Shenjtë duhet të merret me edu-katën fetare Kombëtare. Në Statutin e vitit 1929 në artikullin 16 pohohet se "Kryepeshkopi duhet të jetë prej gjaku dhe gjuhë shqiptare, ai duhet të ketë edhe nënshtetësi shqiptare. Po kështu duhet të jetë dhe kleri i lartë ortodoks." Shteti duhet t'i mbrojë statutet e komuniteteve fetare të para 28 nëntorit të vitit 1944 si edhe dekret ligjin për Komunitetet fetare të vitit 1929. Në dekret ligjin për Komunitetet fetare të vitit 1929, ndërmjet të tjerash thuhet: "...Kryet e feve dhe subalternët imediate, ndihmësat dhe zëvendësit e tyre duhet të jenë shtetas shqiptarë prej fisit dhe gjuhës." Më vjen keq se në shtetet e Europës gjenden ligji i Komuniteteve fetare si dhe statutet e komuniteteve fetare, ndërsa në vendin tonë këto nuk ekzistojnë. Për rëndësinë që pati Kongresi i II i KOASH-it mbreti Zog thotë: "Madhështinë e kësaj vepre do ta ndjejë më mirë gjenerata që vjen, më tej Mbreti vijon: "Shteti shqiptar nuk ndahet në Ortodoksë, katolikë dhe Muslimanë, por është i pandarë, shteti i lirë, nuk ka shumicë dhe pakicë, nuk ka fe zyrtare, por të gjitha fetë i mbron dhe i nderon. Megjithë këtë nuk lejon në asnjë mënyrë e prej kurkujt, që feja të përdoret si mjet cënimi të këtij vëllazërimi të një gjaku e të një gjuhe". Hapat e mëtejshme në laicizimin e Shqipërisë, përsa i përket fesë islame, pasqyrohen mirë në statutin e komunitetit mysliman të hartuar në Kongresin e III të Komitetit Mysliman në Tiranë më 1 gusht 1929 dhe miratuar nga Këshilli i Ministrave më 5 gusht 1929. Po ashtu dhe nga mbreti më 8 gusht 1929 (Stavro Skëndi, Albania, f.287-288). Në këtë statut bien në sy detyrimet që kanë këshillat krahinore myslimane. Citojmë dy detyrime të nxjerra nga neni 30 i atij statuti: "Të kontribuojmë në zhvillimin e vëllazërimit kombëtar ndërmjet shqiptarëve të të gjitha trevave, të nxisim myslimanët shqiptarë t`i përshtaten qytetërimit bashkëkohor." Rregulloret e Statutit që u përkasin buxhetit pasqyrohen në disa nene. Citojmë një fragment nga neni 15: taksat e besimtarëve që i paguhen Komunitetit mysliman janë jo-detyruese. Familjet ato i paguajnë në mënyrë vullnetare. Ato janë ndarë sipas të ardhurave në tri klasa dhe paguajnë përgatësisht pesë franga ari, dy franga ari dhe një frangë ari . Komuniteti mysliman (neni 52) nuk mund të marri asnjë subvencion nga jashtë veçse me autorizim të qeverisë.

Patrikana kërkoi nga qeveria shqiptare përsëri kapitulacionet e Perandorisë Osmane të varrosura përgjithmonë nga Ataturku. Është për t`u admiruar qëndrimi i Mbretit Zog, kur caktoi si peshkop Visarion Xhuvanin në kundërshtim të plotë me Patrikanën, në këtë çast sublim ai tha: "Aq më bën se ç`mendon Patrikana, në Shqipëri jam zot vetë dhe komandoj unë".

Më 1929, me urdhër të Kryeministrit të Mbretërisë Shqiptare, Koço Kota, dëbohet Eksarku i Patrikanës në Shqipëri, Jerotheu, për ndërhyrje në punët e brendshme të shtetit shqiptar. Pas pak kohësh, Athina i bën presion Tiranës duke i diktuar qëndrimin që duhet të mbajë Mbretëria Shqiptare ndaj Patrikanës, në mos, të gjitha pronat që kishin shqiptarët në Greqi, do t`u bllokoheshin. Me të drejtë qeveria shqiptare e atëhershme i hodhi poshtë këto veprime që binin në kundërshtim me normat juridike ndërkombëtare.

Patrikana po atë vit, hyri në bisedime me qeverinë shqiptare. Ajo dërgoi Eksarkun Krisanthos që të takohej në Athinë me kryetarin e bashkisë së Korçës, Vasil Avrami. Për këtë flet dokumenti i Ministrisë sëPunëve të Jashtme.

Më 26 nëntor 1929.
Ekselencës, ministrit të Punëve të Jashtme, Rauf Fico. U zhvilluan bisedi-met midis kryetarit të Bashkisë së Korçës, Vasil Avrami dhe imzotit të Patrikanës Ekumenike, Krisanthos.


PATRIKANA ËSHTË GATI T`I JAPË AUTOQEFALINË KISHËS SONË, POR DO QË KREU I SINODIT TË ZGJIDHET PREJ 5 MITROPOLITËVE TË EMËRUAR PREJ PATRIKANËS. PËR STATUTIN E KISHËS AUTEQEFALE ZOTI VASIL AVRAMI S`PRANOI ASNJË BISEDIM, DUKE THËNË QË KJO ÇËSHTJE ËSHTË ÇËSHTJE E BRENDSHME. (LEC KURTI)SIÇ PAMË MË SIPËR, PATRIKANA NDËRHYRI QË PESË PESHKOPËT TË EMËROHESHIN PREJ SAJ. AJO DONTE TË NDËRHYNTE PËR NDRYSHIMIN E STATUTIT. NUK I PËLQEU, SIDOMOS NENI 16, QË ËSHTË I RREGULLT NGA ANA TEKNIKE, KANONIKE DHE JURIDIKE. QEVERIA SHQIPTARE NUK BËRI LËSHIME. MË 12 PRILL 1937 PATRIKANA EKUMENIKE E NJOHU AUTOQEFALINË E KISHËS SONË, DUKE I DHËNË TOMOSIN NR. PROTOKOLLI 609, VIHEJ NË DUKJE SE KJO KISHË EKZISTON KËTEJ E TUTJE DHE E NJEH VETEN AUTOQEFALE. PO BOTOJMË TELEGRAMIN E DËRGUAR NGA PATRIKU VENIAMIN MBRETIT TË SHQIPËRISË, ZOGUT TË I, MË DATË 12.4.1937, ORA 17.20:
Madhërisë së tij Mbretit të Shqiptarëve Zogut të Parë Tiranë


ME RASTIN E NGJARJES HISTORIKE TË GËZUESHME TË SHPALLJES DHE TË BEKIMIT TË ORTODOKSISË AUTOQEFALE TË KISHËS NË SHQIPËRI JU UROJMË NGA ZEMRA MADHËRINË TUAJ DUKE SHPREHUR FALENDERIMET TONA MË TË NGROHTA TË KISHËS SË MADHE DHE TONËN, QË JUVE U TREGUAR I GATSHËM PËR ZGJIDHJEN E SUKSESSHME TË ÇESHTJES KISHTARE. JU T`JU MBROJË ZOTI MADHËRINË TUAJ PËR LAVDINË E POPULLIT FISNIK SHQIPTAR DHE PËR TË MIRËN E KISHËS TUAJ ORTODOKSE.
12.4.1937 (Patriarku Ikumenik Veniamini)
Noli, më 13.4.1937 i dërgonte këtë telegram urimi Kryeministrit Koço Kota:
"Përgëzime, përgëzime për Autoqefalinë dhe urime për peshkopët e rinj…".
(Peshkopi Fan Noli; Worcester Mass)


Ndërsa Kryeministri i përgjigjej me këtë telegram:
"Falenderoj hirësinë tuaj për urimet me rastin e Autoqefalisë, me të cilën
mori fund të lumtur vepra e filluar prej jush"! (Koco Kota)

NË KËTO DY TELEGRAME TË SHKËMBYERA MIDIS KRYEMINISTRIT TË ATËHERSHËM K.KOTA, TË MBRETËRISË SHQIPTARE DHE ISH-KRYEMINISTRIT FAN NOLI, SHIKOJMË TË PASQYRUAR TRADITAT BURRËRORE SHQIPTARE. KËTA DY KRYEMINISTRA, MEGJITHËSE KUNDËRSHTARË POLITIKË, DASHURIA E ATDHEUT I BASHKOI E NUK I NDAU. LE TË JETË KY FAKT NJË SHEMBULL FRYMËZIMI PËR PARLAMENTARËT TANË TË SOTËM. KEMI Ç`TË MËSOJMË NGA E KALUARA E NGA TRADITAT TONA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia

Female
Numri i postimeve : 814
Age : 39
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

TE NJOHIM HISTORINE Empty
MesazhTitulli: Re: TE NJOHIM HISTORINE   TE NJOHIM HISTORINE EmptyThu Mar 24, 2011 11:00 am

Re: AHMET ZOGU DHE MONARKIA SHQIPTARE
« Reply #12 on: February 13, 2011, 08:36:23 AM »

--------------------------------------------------------------------------------

Pas betimit Mbreti mbajti nje fjalim te shkurter qe ketu po permend disa fraza: "Zotnije, ne mesazhin para disa diteve u pershendeta duke u uruar sukses Juve Eterva te Kombit. Sot po iu drejtohem si shok, bashkepunetor te idealit te perbashket. N’asht se ne fjalimin T’im nuk do te gjeni fjale te medha te kreneve te ndershme te stolis ma krenore mos u cuditni. Se une shoh ne Kryesine e Shtetit Shqiptare, ne te cilin titull qofte, "shembelltyren besnike te popullti dhe sherbyesin e palodhshem t’Atdheut. Sot ne minutin kur ngarkohem me detyren e rende dhe te larte te Shtetit prej vullnetit e deshires se popullit te c’faqur nepermjet vendimit te ndergjegjshem s’Uj, do te punoj duke marre parasyshe responsibilitetin moral, te cilin, heret a vone dine ta cmoje populli shqiptare me nje energji te pa kufishme per naltesine e vendit. Bota e ka marre vesht se po te lihen te qete dhe bijte e Shqipes, mund te krijone nje shtet. Mbas sodi tedyren e kemi me te rende, se duhet t’i deftejme botes, se edhe shqiptari, si cdo popull i qyteteruar, mund ta marri kulturen, e cila eshte pasurija e te gjitheve dhe ideali i botes mbare. Vetem ne kete menyre, duke i siguruar vendit nje te ardhme te mire, mund te paguajm nje detyre historike…" Verbi Mbreteror u be "Atdheu mbi te gjitha". Kete fraze shume kuptim plote, e ka pasur Zogu ne shpirt qe ne femini, shkolle, lufte dhe ne veprimtari derisa dha shpirte. FILLIMI I PUNES PER NGRITJEN E NIVELIT TE JETES Jemi ne mbarim te vititeve 20. Qe nga viti 1912 kur u shpall Pamvaresia e deri me 1922 ne Shqiperi pothaji se ka pasur lufte nga te gjitha anet si me njeri-tjetrin per pushtet, p.sh. kryengritja e Haxhi Qamilit, Qeverija tradhetare ne sherbim te te hyajve e Esat Pashe Toptani, Republika e Miredites, Kryengritja e Elez Isufit, ashtu dhe me Fuqite e Huaja. Shtetet e huaja kishin fuqi ushtarake ne shume qytete deri ne fund te vitit 1920, por dhe me pas nuk pushuan duke futur percarje per mos me i dhene shans Shqiperise te zgjedhe rrugen e veteqeverisjes ne qetesi. Shqiperija qe shesh lufte deri vone. Shtoi dhe gati 5 shekuj nen roberine Turke. Pra nuk pati as mundesi, as kohe, me nis rrugen e zhvillimit. Analfabetizmi ishte nje nga shkaqet penguese per nje zhvillim. Kjo rruge zhvillimi filloi kur Zogu u zgjodh me qeveris si President dhe pastaj si Mbret. Zogu e kishte kuptuar qe me filluar nje rruge civilizmi se pari duhet te garantohet sigurimi fizik i personit, sigurimi i qetesise publike, i papunesise etj. Me mencuri dhe zgjuarsi ia arriti ne nje nivel te shkelqyer per nje kohe shume te shkurter, si me ligjet moderne te nje kushtetute te perpunuar dhe te pershtatur per traditat dhe zakonet tona me nje fjale nje far perzimje qe une besoj se nuk gaboj me e quajtur Perendimore Lek – Dukagjinore. Me shpalljen e Mbreterise, sikur populli ndryshoi botkuptimin pernjehere. Si duket ajo enderr, qe ruanin ne shekuj per kohen e Skenderbeut, u ripertri ne nje realitet. Fjala Mbretni dhe Mbret ishte nje besim, nje kurajo, njerezit filluan me besuar se pas asaj apatije dhe plogeshtije me intriga dhe me percamje ja koha erdhi me ne fund me u kthy se mbari dhe me filluar nje jete te re me optimizem se se shpejti dhe neve do te krahasoheshim me te tjeret dhe do te ecnim ne rrugen e perparimit dhe te civilizimit. Megjithe veshtiresite qe kishte vendi, puna filloi ne te gjithe sektoret e jetes. Edhe bota filloi me na ndihmuar ne nje menyre tjeter, sepse kishin besim ne nje burre shteti, ne nje Mbret qe edhe pupolli tani kishte besim te madh ne te. Ketu dua me permend se ne kohen e Zogut filluan reformat ne cdo sektor, natyrisht ne shkalle te vogel se ashtu ishte mundesia ekonomike dhe sikurse thash me pare dhe niveli arsimor. Iu desh me derguar njerez jasht me bursat e shtetit per te studiuar qe te krijoheshin kuadro per ngritjen e vendit. Filluan me u ngrit shkolla, jo vetem ne qytete, por edhe ne fshatra. Numri i shkollave arriti ne 511, i nxenesve ne 26,681.00 dhe i mesuesve ne 817. Keta ishin ne vitin 1923. Ne vitet e Monarkise numuri i nxenesve te shkolles fillore u rrit ne 56,634.00. U hapen me shume shkolla te niveleve dhe profesione te ndryshme. U shtuan shkollat femerore. U hapen 500 kurse kunder anafalbetismit. Kurse per gra dhe vajsa, u happen kurse edhe per me alfabetue, edhe per me mesuar profesione te ndryshme. Dergoheshin per studime jasht shtetit me burse 100 studenta, kurse afro 400 studjonin jasht shtetit ne shkollat e larta me perkrahjen e prindereve. Librat e mesimit u permiresuan. U formua nje keshill armisor per tekstet dhe si dialekt u zgjodh ai i Elbasanit, me qe ishte i kuptueshem per te gjithe. At Gjergj Fishta e ka quajtur me te drejt "gjuha e mushkes". U hapen edhe konvikte prane shkollave me u dhene mundesi dhe femijeve te fshatrave me mesuar ne shkolle 5 klasore dhe te mesme. U hap instituti privat me emrin Shkolla Teknike e Kryqit te Kuq e te rinjve amerikan, gjimnazi i Shkodres, Liceu i Korces u zgjonua, konviktet ne Shkoder, ne Kolgecaj per prefekturen e Kosoves, ne Kastriot, Diber, Skrapar, Mat, shkollat e mesme si Shkolla Tegtare e Vlores. Gjimnazi i Tiranes dhe ai i Beratit. U happen muzeume dhe bibloteka. Ne muzeumin Kombetar me 1928 e vizituan 1785 veta, kurse me 1937, gjithsej 15,276.00. Keto qen disa shembuj. Infrastruktura nuk ekzistonte pothuajse fare. Kjo filloi me u ngrit natyrisht me ngadalesi, por me vendosmeri dhe optimizem. Lidjet me krahinat e kadundet ishin te veshtira, se natyra e vendit eshte e ashper. Keshtu qe filloi riparimi i rrugeve, hapja e rrugeve te reja, ngritja e uarave. Ato 1,500.00 km rruge qe ekzistonin ishin shume te pasigurta dhe qe duheshin te riparoheshin dhe paralel te hapeshin rruge te reja. U ngriten 100 ura me nje gjatesi deri me 470 metra dhe nja 100 ura deri ne 10 metra. Programi i ministrise se ndertimit permblidhte ndertimet e porteve, rrugeve, urave, kanalizimeve dhe tharje kenetash, ndertesash, institucione, banesa etj. Gjat kohes se rregjimit te Zogut u ngriten ma se 4000 ura, u happen shume rruge, u asfaltuan rruge qe lidhinin gjithe qytete. Ato jane edhe sot dhe kane nje vlere historiko-artistike te nje populli optimist per nje te ardheshme me te mire. Dua te permend se mjaft qytete u lidhen edhe me linja ajrore si Tirana, Shkodra, Vlora, Korca dhe Gjirokastra. Ndertimi i Kryeqytetit filloi ne stilin perendimor. Vlen te permendim gjashte pallatet e bukura te ministrive qe edhe sot jane ne vend te pare, bulevardi i bukur, lulishtja ne sheshin Skenderbej, Spitali Ushtarak, Spitali Civil me shume pavione etj. Po keshtu cdo qytet kishte planin e vet te ndertimit dhe te rregullimit. Filloi elektrifikimi. Me ndihmen e shtetit filluan me u installu 2655 familje imigrante nga krahinat e pustuara te Shqiperise. Shteti u dha 60071 dylym toke. Shqiperija beri lidje diplomatike, tregtare, ekonomike, kulturore dhe turistike me shume vende te botes. Shqiperija me te drejt pat shkel ne rrugen e qyteterimit dhe kishte ne vend po te njejta perfaqesi sikurse shtetet e perparuara. Dua te permend se ne vendin tone ka pasur ambasada qe ne vitin 1920 si p.sh. Italia 1920, Anglija 1921, SHBA 1922, Franca 1922, Jugosllavija 1922, Greqija 1923, Gjermania 1924, Bullgarija 1925, Rumanija 1925, Turqija 1926, Spanja 1929, Rusija (Perfaqesohej nga Athina) qe ne vitin 1935…..Gjithsej 18 ambasada. Kishte dhe shume konsullata qe po i permend per kuriozitet qe nuk e kemi degjuar me pare psh. Ne Tirane kishte 7 konsullata si e Japonise, Suedise, Italise, Hollandes, SHBA, Rumanise dhe Greqise, ne Durres 6 konsullata si e Britanise, Belgjikes, Rumanise, Norvegjise, italise dhe Frances, ne Shkoder 3 konsullata, ne Vlore 5, ne Gjirokaster1, ne Sarande 2. Keto tregojne se kishte filluar, nje levisje, nje aktivitet pune, tregtije, kulture dhe turizmi, sepse, kur nuk ke mardhenije pune e interesi bilateral nuk ke nevoje me pas kaq perfaqesues ne nje shtet si Shqiperia e porsa lindur, e vogel, e varfer dhe shume e prapambetur.

Vazhdon....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia

Female
Numri i postimeve : 814
Age : 39
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

TE NJOHIM HISTORINE Empty
MesazhTitulli: Re: TE NJOHIM HISTORINE   TE NJOHIM HISTORINE EmptyThu Mar 24, 2011 11:00 am

Re: AHMET ZOGU DHE MONARKIA SHQIPTARE
« Reply #13 on: February 13, 2011, 08:38:05 AM »

--------------------------------------------------------------------------------

rahasoje me kohen e pas mbarimit te luftes e deri me sot. Drejtesia filloi ne stilin e botes se qyteteruar. Reforma e legjislacionit shqiptare qe shembullore. Projektligjet hartoheshin nga Keshilli i Shtetit, nje nga entet me te vlefshme te funksionit te Monarkise. U aprovuan nje rradhe ligjesh dhe kodesh te adaptuar nga me te perpanuemit e perendimit. Kodi Civil, Kodi Penal, Kodi Tregetar dhe Keshilli Kontrollues jane disa nga veprat me te cmushme te periudhes se pamvaresise ne kohen e Monarkise. Perdorimi i sitemit metrik, perdorimi i operacionit bankar, barazia e burrit me gruan etj. Dua te permend se te mendojsh ne cfare gjendje ndodhej Shqiperi, me ate fantazi fetare me e bind popullin me ligj dhe bindje pa gjak dhe burg, ishte nje mjeshtri, zotesi qe vetem Ai, Ahmet Zogu, e beri. Ne pershendetje te perfaqesise se "Gruas Shqiptare" me 10 dhjetor te vitit 1929 Mbreti u shpreh keshtu: "Nje nga ditet me te lumtura te jetes s’Ime eshte kjo dite kur po shoh para Meje, Ju Zonja Shqiptare, dhe ju falenderoj nga zemra per urimet qe me beni. Ju cfaq kenaqesine Time per inisjativen qe keni marre me ndryshuar jeten shoqerore. Ne qofte se gruaja shqiptare nuk do ta beje, si duhet, detyren e Nenes, dhe nuk do ta tregoje kurajon e saje per ti sherbyer ndryshimit te jetes sahoqerore, atehere organizimi qe kemi filluar do te mbetet mangut. Dua nga gruaja shqiptqre jo vetem te paraqisi elegancen dhe nderin, por edhe te jete nje element i dobishem per patriotizem". Kryetarja e delegacionit mbajti nje fjalim e nder te tjerash tha: "Nena Mbreteresh i dha gruas shqiptare shembullin e shkelqyer per rritjen e femijes". Mbreti i pergjigjet: "Tani cdo portokolli dua me shtua: Jam nga ata qe e ndiej dashurine dhe respektin ndaj Nenes. Nena, deri diku perfaqeson Atdheun per njerine. Nena ben njerine per Atdheun, Kombin. Nuk duhet t’a quani Familjen tone jashte rrethit t’uaji; jemi si ju, bijte e kesaj toke, bijte e ketij Atdheu; burrat e kesaj familje jave vellezerit e juaji, femrat jane motrat e juaja dhe Nena eshte Nena juaj. Froni Jone bazohet ne dashurine e popullit. Familjen t’one gjithsecili do ta gjej gati per nevojat e tij dhe per intersin e Kombit". Me 10 mars te vitit 1937 u hap java e "Gruas Shqiptare" me moton: "Skllavja e Cliluar". Zbulimi i fytyres se gruas u be me ligj. Filloi heqja e ferexheve. Dita e 10 marsit qe shesh femren shqiptare te lire pas kaq shekujsh skllaverije e vuajtje, krenohet lumturisht me heqjen e mbuluses absurde qe simbolizonte kohen e erret kur ajo ndahej nga jeta nga nje rradhe paragjykimesh te trasheguara prej sundimit te huaji. Emancipimi i gruas u be dhe me ligj. Zogu dhe mbare familja e Tij, kishte dhene shembull qe shume kohe me pare. Si Nena e Tij ashtu edhe motrat dhe i gjithe fisi i kishin hequr ato rrobet se kohes se Turqise dhe visheshin si cu quajt allafranga (civilizuar). Financat u rregulluan sipas ligjit, doganat, taksat, sistemi monetar, monopolet, huanat shteterore edhe pensionet. Persa i perket pensionit qe ishte nje gje e pa njohtur filloi me hyre ne rruge qe ne vitin e krijimit te qeverise se Kongresit te Lushjes, por per arsye te lufterave dhe crregullimit nuk funksiononte. Punetoret e shetit linin 5% te rroges per pensionin. Pensionet paguheshin, por e drejta me dale ne pension nuk qe rregulluar. Por me 3 nendor te vitit 1937 u krijua me ligj Drejtoria e Pergjithshme e Pensioneve per civila me nje karakter relativ autonom, kurse Ministrija e Financave kishte pergjegjesine juridike. LUFTA PER MEKEMBJEN E EKONOMISE KOMBETARE. Shiperija ka qene dhe eshte nje vend agrar, por e mbetur ne shkallen me te ulet te asaj kohe, ne krahasim me te gjithe vendet e Europes. Nga vitet 20, kur Qvererija e Lushjes mori legjimitet, filloi hapi i pare drejt nje ngritje, por me shume ngadale. Ne fillim, ne kohen e Repuplikes, u krijua Ministria e Bujqesise dhe e Pyjeve, por me 12 frur te vitit 1929 u nderrue ne Ministrine e Ekonomise Kombetare. Filluan me u kultivu a dritherat te zgjedhur, dhe filluan me u marre farera nga jasht. Banka bujqesore e sapokrijuar filloi me dhene ndihma per kultura te ndryshme. Shqiperia, ky vend i varfer, i posa dalur ne drite, filloi me u perzie me boten e madhe. Ajo mori pjese me prodhimet e saja ne ekspozitat e ndryshme te asaj kohe qe mbaheshin neper bote: si Panairin Nderkombetar te Arteve dhe teknikes ne Paris, ne Panairin Nderkombetar te Budapestit. Qeveria filloi me ndihmuar bujqerit me vegla punimi te bleme nga jasht si me 1929 u blene nga Greqia 4000 parmenda dhe 200 trina hekuri, kurse nga Cekosllovakija 1400 parmenda dhe 150 trina. Me vone filluan me u ble makineri me te avancuara. Filloi kultivimi i ullirit me 1934 me 46500 rrenje kurse me 1937 me 38,105,000.00. Kultivimi i duhanit u zhvillua ne menyre me te studjuar. Filloi nje aktivitet eksperimentimi ne te gjithe sektoret e bujqesise, blegtorise, bimeve industriale etj. Ne vitin 1929 u ngriten 8 stacione meteorologjike. U hapen shkolla bujqesore. Ne Lushnje u hap nje shkolle bujqesore, Fidanishtja Shteterore u ngrit ne Laprake, Instituti Zooteknik ne Xhafzotaj etj. Qeverise i duhej te luftonte kunder semundjeve te ndryshme qe ishin perhapur ne Shqiperi, per arsye te vobektesise dhe te prapambetjes. Gjendja shendetesore ishte si mos me keq. Spitalet i njihje me gishta, kurse specialiste kishte vetem 50 ne vitin 1920. Gjate rregjimit Mbreteror u happen spitale neper qytete kryesore, dispanceri ne vende me te vogla dhe abulanca, ambulanca antiveriane, stacione antimalariken, qendra higjenike, loboratore bakteriologjike, ingjineri sanitare, mami dhe agjenta shendetesore. Po ashtu edhe mjeke te shkalleve te ndryshme si: mjek i posacem, mjek i bashkise, mjek komunal dhe mjek qeveritar. Lufta duhej drejtuar semundjeve te zakonshme, por me shume kunder semundjeve ngjitese si per njerezit, ashtu edhe per kafshet. Malarja bente kerdine ne Shqiperi. Ne analizat e nxenesve te Gjirokastres, Durresit, Vlores dhe Beratit ishin mbi 55 perqind me symptoma te malaries, kurse ne Gjirokaster deri ne 90 perqind. Me ndihmat e miqeve te huaji te Shqiperise u be nje lufte e sukseshme kunder semundjeve ngjitese. Me krijimin e Institutit antimalarik nen drejtimin e Fondacionit Rrokfeler dhe te specialisteve shqiptar, si dr. Ashta, u hapen dege te ndryshme ne shume qytete. Pervec sherimit me ilace luftoheshin dhe folete e mushkonjave. Sipas analizave qe u bene ne vitin 1938, perqindja e femijeve me symptoma te malaries kishte zbritur: ne Tirane nga 42% ne 11%, ne Berat, Vlore dhe Durres ishte pergjysmuar. Keshtu qe ne nje kohe kaq te shkurter u korr nje sukses gati i pabesueshem. Edhe lufta kunder semundjeve te kafsheve shkonte paralel. Shqiperija kishte 6 milion bageti te imta dhe te trasha me nje vlefte prej 100 miljon franga ari qe ne vitin 1927. Por keto ishin me nje numer te madh semundjesh. Ministria e Ekonomise mori masa profilaktike nepermjet dispanserive veterinare duke vaksinuar dhe shpernda ilace. Tregtia u garantua me ane te Kodit Tregetar. Por meqe ishim pa fabrika dhe pa punishte te medha nuk mund te flasim per tegeti, por edhe kjo filloi me ate takatin e kohes. Me teper prodhime blegtorale eksportoheshin per te importuar lende te pare te industrise se lehte dhe farera te zgjedhura. Jemi ne vitet 30, kur ne Bote filloi depresioni ekonomik. Ky depresion solli sisteme te rrezikshme ne Bote qe do te shkaktonte tragjira gjyshekullore, sikurse e perjetuam edhe ne. Shqiperija kishte hyre ne rradhen e vendeve te qyteteruara sapo filloi pununen Qeverija e dalur nga Lushnja. Ministri i Puneve te Mbrendeshme Ahmet Zogu propozon dhe me 30 djetor te vitit 1921 themelon Kryqin e Kuq Shqiptare dhe me 2 gusht te vitit 1923 u be anetar i Kruqit te Kuq Nderkombetar. Me themelimin e Monarkise, parlamenti caktoi si patroneshe te Kryqit te Kuq Shqiptare, Princeshen Sanije. Nen kujdesin e Kryqit te Kuq u happen shkolla, jetimore, streha varferore, azilet e para te pleqeve, ndaheshin dhe gjella per te varferit ne disa qendra. Aktivitetet sportive nuk mbeten pas. Shqiperia filloime marre pjese ne kampionatet e ndryshme te lojrave. Vlen te permendim kampionatet e futbollit, notit, ciklizmit, atletikes se lehte. Ne vitin 1932 Shqiperia u pranua si anetare e FIFA-s. Ne vitin 1933 mori pjese ne lojrat olimpike te Ballkanit ne Athine, me 1934 merr pjese ne garat e Sofias. Si patronashe u zgjodh Princesha Myzejen. Artizanati Shqiptare filloi nismen e tij. Filluan te dalin ne drite mjaft punime artistike, dekoracionale, piktura, skulptura fotografimi etj. Me 24 maj te vitit 1931 u organizua nje ekspozite e artit ne Tirane. Dy shkolla u happen ne Tirane, njera e vizatimit dhe tjetra e Institutit Teknik. Shqiperija u perfaqesua ne Ekspoziten e Parisit me 12 vepra te punuara nga nxenesit e shkolles se vizatimit. Me punen e palodhur te motrave te Zogut filluan me u fotmua kore, orkestra dhe teatro. Tearti shqiptare nisi te veproje si nje foshje e njome qe kerkon te gjeje fushen e artit te vertete. U vune ne skene edhe pjese te veshtira. Per te krijuar nje imazh te mire per turizmin filluan me u botuar broshura te bukura nga natyra shqiptare me ane te Entit Shteterore te Turizmit. Se pari u moren masa legjislative. U hartua Kodi per mbrojtjen e rrugeve dhe te qarkullimit. Shume perparimtare qe edhe dalja ne qarkullim e Kartes se Turizmit. Kjo i jepte turistit, si te mbrendshem ashtu dhe te jashtem nje perkrahje dhe informacion shume te dobishem. Ishte e shkruar ne frengjisht dhe shqip. U krijua edhe nje statistike per hyrje dhe dalje te turisteve.

vazhdon...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia

Female
Numri i postimeve : 814
Age : 39
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

TE NJOHIM HISTORINE Empty
MesazhTitulli: Re: TE NJOHIM HISTORINE   TE NJOHIM HISTORINE EmptyThu Mar 24, 2011 11:01 am

« Reply #14 on: February 13, 2011, 08:45:36 AM »

--------------------------------------------------------------------------------

Letër e Nelo Drizarit drejtuar gazetës “New York Times”, botuar në 23 Shtator, 1928

“Uzurpator e konsiderojnë ata që kërkojnë trazira, - thotë udhëheqësi shqiptar, këtu në Amerikë, i cili e sheh monarkun si Skënderbeun modern.”

Editorit të New York Times!
Në një kohë kur bota ka rënë në mendime për zhvillimin e demokracisë, për përhapjen e komunizmit dhe siç u vërtetua pas luftës, zvogëlimin e mbretërive, Shqipëria e rrit numrin e monarkive duke e shpallur veten mbretëri dhe duke kurorëzuar Presidentin Ahmed Zogu mbretin më të ri në botë.Ndryshimi bëhet pa nënçmim apo përbuzje për parimet e demokracisë perëndimore. Përkundrazi, gjatë katër viteve të fundit, pas provave të suksesshme, doli se këto parime ishin solide. Shqipëria dëshiron t’i bëjë ato më të forta dhe më të qëndrueshme nën monarkinë kushtetuese, me birin e saj të parapëlqyer, Ahmed Zogun si mbret të popullit.Sipas mendimit të cinikëve dhe atyre që kërkojnë trazira, mbretëria e sapokrijuar e Shqipërisë është një shënjë prapambetjeje dhe se mbreti është një kukull dhe personazh opere komike. Ai përshkruhet gjithashtu si një shpërdorues i madh parash, uzurpator i pushtetit dhe si njeri i shthurur, që bënë një jetë luksioze orientale.Megjithatë, ata që kanë ndjekur zhvillimet e fundit në Shqipëri e njohin karakterin dhe arritjet e Ahmed Zogut. Për ata që e njohin Zogun nga afër, ky portretizim duket, natyrisht, i përbaltur. Zogu, trimëria e të cilit ka ndezur imagjinatën e çdo nxënësi shkolle në Shqipëri, është një patriot që tashmë jeton në këngë dhe legjenda. Për popullin e tij, ai është një shpëtimtar që ka ardhur për të çliruar vendin e tij nga kthetrat e rrezikut të pashmangshëm.

Hero i popullit
Në kohën kur Shqipërisë i kanosej rreziku, Zogu e ka treguar veten, ashtu si Napoleoni, si njeri i caktuar nga fati. Fati e solli që ai të shpëtonte Shqipërinë nga shumë situata kërcënuese. Në fakt, në shumë raste ai ka rrezikuar jetën e tij për Shqipërinë dhe është bërë hero i shumë fushatave patriotike.
Në Kongresin e Lushnjës, për shembull, ai e mbuloi veten me lavdi. Delegatët e zgjedhur nga gjithë Shqipëria u mblodhën në Lushnje, në 1920 për të hartuar një kushtetutë të përkohshme. Kujtojmë se trupat italiane në atë kohë, kishin urdhër të prerë që të shtypnin çdo lëvizje kombëtare në Shqipëri. Në këto rrethana, delegatët ishin tmerrësisht të frikësuar për jetën dhe donin garanci për mbrojtje të mjaftueshme, para se të fillonte punimet kongresi. Ahmed Zogu ndodhej atje si delegat, por ai kishte me vete trimat e tij besnik. Përnjëherësh, u betua të ruante kongresin deri në çastin e fundit. Pas kësaj, Shqipëria u bë regjencë e pavarur deri në 1925.Kësisoj, Ahmed Zogu doli për herë të parë në skenën shqiptare si një figurë kombëtare. Qëndrimi, llogjika, rinia dhe personaliteti i tij joshës fituan admirimin e gjithë vendit. Cilësitë e tij luftarake, tashmë më të burrëruara, do t’i jepnin atij mundësi që të bëhej jo vetëm një pushtetar frymëzues dhe i besueshëm, por dhe një komisioner i zoti në bursën e New York-ut.Një incident tjetër, që ia rriti popullaritetin Zogut ndodhi në 1923, kur shpërtheu një kryengritje në Tiranë. Turmat e armatosura, të nxitura nga opozita, u acaruan dhe u tërbuan, duke kërcënuar se do të merrnin godinën e Parlamentit. Xhandarët nuk po i bënin ballë rebelimit. Zogu, duke nuhatur rrezikun që do të pasonte, nuk humbi anjë sekondë. Rrëmbeu shpatën, doli nga ndërtesa, i kërceu kalit dhe e shtypi kryengritjen e turmës, bashkë me një grusht rojesh, të frymëzuar prej tij. Teksa Zogu vendosi rregullin midis plumbave vdekjeprurës, të tjerët dridheshin e përdridheshin pas kanatave të mbyllyra të dritareve. Ai ngjall besim dhe besnikëri tek ushtria dhe pasuesit e tij.

I qetë në rast të papriturash.
Përpos kurajës së jashtëzakoshme dhe apatisë ndaj rrezikut, Zogu shquhet për gjaktohtësi dhe qetësi të rrallë, në rast të papriturash. Kur një student i lajthitur u orvat ta vriste Zogun, përpara se ai të futej në godinën e parlamentit, krejt kuvendi shtangu nga frika. Duke mos e humbur toruan, Zogu shmangu një konflikt të përgjakshëm midis grupeve rivale. Përnjëherësh fashoi krahun e plagosur, u ngjit në podium, kërkoi rregull dhe nisi të fliste për punët e shtetit, duke shpërfillur gjithçka kishte ndodhur. Madje armiqtë e tij më të egër të politikës nuk e frenuan dot veten, por iu bashkuan duartrokitjeve rrëqethëse.Edhe pse Zogun e paraqesin thjesht si një bajraktar të pakulturuar dhe të paarsimuar, prapëseprapë, ai ka përfituar dije të mjaftueshme akademike në Vjenë dhe Tiranë, ndoshta të barabarta me një diplomë universiteti. Por ai e njeh më mirë psikologjinë e jetës se Princ Vidit ose Fan Noli, dy paraardhësit e tij të afërt. Ai e di se çfarë i pëlqen dhe nuk i pëlqen popullit të tij. Dhe populli, nga ana e tij, e njeh atë dhe ka besim të patundur tek ai.Tashmë shqiptarët kanë bërë një zbulim në vendin e tyre. Boll janë zhgënjyer nga sundimtarët mediokër, qeveritë e paqëndrueshme dhe grindjet e brendshme. Pas 500 viteve të pushtimit turk, Shqipëria, më në fund u bë e pavarur në 1912 dhe në vitin 1914 siguroi një mbret me emrin Princ Vidi. Ai i zhgënjeu shqiptarët.

Dështimi i Princ Vidit.
Princ Vidi dështoi keq me qeverisjen e Shqipërisë. Ai nuk mund të ngrihej në lartësinë e heroit kombëtar të Shqipërisë, Skënderbeut. Në vend që të luftonte për popullin dhe të bëhej një me të, Vidi u përpoq të qeveriste duke i hedhur popullit monedha të pavlera nga dritaret e pallatit mbretëror. Ai u bë një kukull në duart e Esad Pashës, rrjedhimisht shkaktoi gjakderdhje të panevojshme. Pasi i kuptoi të metat e tij, Princ Vidi, ashtu si “Lord Xhimi” e braktisi “Anijen e Shtetit” të tij. Nga ana tjetër, Shqipërisë iu sos durimi me idetë dhe idealet e Nolit. Noli ishte në krye të një grupi teoricienësh që e quanin veten liberalë. Këta të vetë-shpallur liberalë kërkonin me të madhe reforma radikale dhe transformimin e shpejtë të Shqipërisë. Ata nisën revolucionin e Qershorit të 1924, duke u bërë premtime boshe përkrahësve të tyre.Megjithëse Noli arriti të përzinte Zogun, prapëseprapë, ai u përball me një detyrë të vështirë. Pritej që Noli të mbante premtimet e bëra para revolucionit. Shpresohej gjithashtu që ai të zgjidhte çështjen agrare. Për të realizuar këtë të fundit, siç e kuptoi më vonë, nuk ishte aq e lehtë në praktikë sa ç’ishte në teori.Më vonë, Noli bëri një gafë para Lidhjes së Kombeve. Mënyra se si kërkoi hua, tregoi mungesën e taktit diplomatik. Kur nuk e mori dot huanë që dëshironte, Noli i kërkoi ndere Rusisë. Rusia e njohu Shqipërinë dhe menjëherë dërgoi në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, gjashtë sekretarë dhe një grup vajzash të zgjedhura kozake. Të gjitha shënjat, sipas gjasës, të çonin drejt një Shqipërie komuniste, me Tiranën si fole e propagandës sovjetike në Ballkan.

Dështimi i Nolit, kthimi i Zogut
Rruga e re, e drejtë dhe e ngushtë e Nolit solli dështimin e tij. Ai nuk mund të devijonte nga kursi i tij, madje dhe pas lutjeve të ish shokut të tij, Faik Konicës, Presidenti i atëhershëm i Federatës Shqiptare “Vatra”, organizata që e ngjiti Nolin në postin më të lartë në Shqipëri. Zoti Konica, tani Ambasadori i Shqipërisë në SHBA, i kishte dërguar mesazh Nolit, më parë, që të zhvillonte zgjedhje dhe ta lejonte popullin të zgjidhte formën e qeverisjes. Noli e shpërfilli atë dhe shqiptarët e Amerikës.
Shqipëria, që kishte 95 për qind të popullsisë me pronë, nisi të dyshonte për politikën e re të Nolit. Opinioni publik i dha një goditje të rëndë regjimit të tij. Pushteti Nolit u tkurr, në kohën që mbizotëronin trazirat, rrëmuja dhe uria.Ndërkaq, përtej kufirit, nga Jugosllavia, Zogu ndiqte ngjarjet. Zogu hyri triumfalisht në Shqipëri me 800 ushtarë besnik, të cilët e kishin shoqëruar atë në mërgim. Në vend që të haste rezistencë, ai u prit si hero i rregullit dhe ligjit.Sapo mbërriti në Tiranë, Zogu i njoftoi gjithë krahinat, u kërkoi gjithë nëpunësve të qëndronin në detyrë dhe nëse do të kishte trazira, ata do të mbanin përgjegjësi. Ndërkohë Noli, e transferoi selinë e tij në Vlorë, duke shpresuar tek kundërrevolucioni, ose lufta civile, e ngjashme si ajo midis Esad Pashës dhe Ismail Bej Qemalit. Mirëpo forcat e Zogut e shtrënguan Nolin. Duke ngurruar ta pranonte që Zogu, më në fund e kishte mundur, Noli, ashtu si Nerua kur digjej Roma, zbavitej duke i rënë violinës dhe u largua nga Shqipëria me një buzëqeshje të hidhur.

Çarmatosja e malësorëve
Gjatë periudhës së shkurtër si President i Shqipërisë, Zogu pati më shumë arritje se sa pati Shqipëria gjatë 500 viteve të sundimit turk ose gjatë dhjetë viteve të stuhishme nga kurorëzimi i Vidit derisa u largua Noli. Asnjë princ apo sundimtar s’kishte guxuar të çarmatoste malësorët shqiptar. Zogu ia doli mbanë, pa forcë ose detyrim. Ai u dha atyre besën se do t’u mbronte jetën, pronën dhe nderin.
Për më tepër, ndërtimi i rrugëve dhe urave, përkrahja e organizatave humanitare si Kryqi i Kuq Shqiptar dhe arsimi i detyrueshëm i forcoi pozitat dhe popullaritetin Zogut.Traktati Italo-Shqiptar, i nënshkruar në Tiranë në 1926, ishte një tjetër krenari e Zogut. Ishte hera e parë për shekuj me radhë që Shqipëria ishte partnere në një traktat. Në të kaluarën, të tjerët bënin traktakte që t’i pranonte Shqipëria. Shqiptarët duhej të derdhnin gjak para se tu njiheshin të drejtat. Ai traktat i dha Shqipërisë shans për të festuar. Ishte një shpërthim spontan i emocioneve të grumbulluara prej kohësh.A është çudi, atëherë, që shqiptarët duhet ta zbukurojnë kokën e Zogut me kurorën e idhullit të tyre kombëtar? Për ta Zogu është, natyrisht, pasardhësi i ligjshëm i fronit. Ky është vullneti i popullit dhe, duke njohur shqiptarët ashtu siç i njeh ai, Mbreti Zog “u përkul në mënyrë solemne” para vullnetit dhe zgjedhjes që bëri populli i tij, duke premtuar të ruante mbretërinë kushtetuese dhe të mbronte pavarësinë e Shqipërisë, nëse e kërkonte nevoja, madje me vetë jetën e tij.

Qeveri e qëndrueshme.
Për të kuptuar entuziazmin e papërshkruar të shqiptarëve që mësynë Tiranën dhe brohorisnin për kurorëzimin e Zogut mbret, zgjidhjen duhet ta kërkojmë tek temperamenti psikologjik i vetë shqiptarëve. Zogu jo vetëm i bëri ata të barabartë me kombet e civilizuara, por u siguroi atyre një qeverisje të qëndrueshme.Një qeveri e qëndrueshme në Shqipëri, ka një rëndësi shumë të madhe. Ajo është një ogur i mirë. Do të thotë që populli, në kushte paqësore, do të zhvillojë vendin e tij nga pikëpamja bujqësore, industriale dhe tregtare. Tashmë, me natyrën e njohur impulsive dhe energjike, shqiptarët kontribuojnë në fusha paqësore, me Zogun si Skënderbeun e tyre modern (emri i të cilit, me që ra fjala, do të thotë Aleksandri i Madh. Turqit ia dhënë këtë emër Gjergj Kastriotit, për shkak të trimërisë dhe afërsisë që ai kishte me stërgjyshin e tij të lashtë.)Prandaj, detyra e Mbretit Zog është ajo që ka qënë politika e Presidentit Zog; të sigurojë stabilitetin e qeverisë dhe të ruajë marrëdhënie paqësore me fqinjët e Shqipërisë. Mbreti Zog është njeri i besës dhe ai e mban fjalën e Ahmed Zogut.

NELO DRIZARI
President i Degës së New York-ut të Federatës Shqiptare të Amerikes
14 Shtator 1928



Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema

Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 53
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

TE NJOHIM HISTORINE Empty
MesazhTitulli: Re: TE NJOHIM HISTORINE   TE NJOHIM HISTORINE EmptyThu Mar 24, 2011 4:43 pm

iiiiiiiiii arbri , tash po deshka me vra per sdyt te gjith kundershtart e tij,dhe atdhetart njiheri, me bajram curr e hasan prishtin isaboletin smail qemajlin ,qfar hipokrizie por dhe shum banale.
Smundet njeri me qen edhe pariot edhe tradhtar pernjiherit,ose ose, skan kuptim ma replika te tilla kontraversitet banal-apsurd!!!!!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia

Female
Numri i postimeve : 814
Age : 39
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

TE NJOHIM HISTORINE Empty
MesazhTitulli: Re: TE NJOHIM HISTORINE   TE NJOHIM HISTORINE EmptyThu Mar 24, 2011 5:29 pm

Eh ,ky eshte mendimi yt....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia

Female
Numri i postimeve : 814
Age : 39
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

TE NJOHIM HISTORINE Empty
MesazhTitulli: Re: TE NJOHIM HISTORINE   TE NJOHIM HISTORINE EmptyThu Mar 24, 2011 5:34 pm

mendimi yt ka mbetur tek Fan Stilian Noli,mbetet nje figure e shquar per ne shqiptaret, por jo si politikan
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia

Female
Numri i postimeve : 814
Age : 39
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

TE NJOHIM HISTORINE Empty
MesazhTitulli: Re: TE NJOHIM HISTORINE   TE NJOHIM HISTORINE EmptyFri Mar 25, 2011 5:39 pm

NE BJESHKET E PRIZRENIT,KU SERBET ZHDUKEN SHQIPTARET
Violeta Murati
Prizreni, qyteti i lidhjes dhe i ndarjes së historisë së shqiptarëve; në bjeshkët e Sharrit me të rikthyerit nga spastrimi serb; Brezovica, rrëzimi i lavdisë së qendrës më të famshme të skijimit në Evropë, kur politika shoviniste e populloi me serbë të butë e myslimanë të Bosnjës, si bashkëjetojnë sot me shqiptarët e sapoardhur



Në ditët kur tetori ka diell, Prizreni sikur zbulohet prej një mbulese të mëndafshtë gri, hijerëndë që ia jep dimri. Lumbardhi ka ngjyrë të ëmbël, nuk është i vrullshëm, edhe pse ngjan egër dhe ndien më shpejt të ftohtin në qytet, dhe rrugë të gjatë bën nga derdhja prej maleve, rrëshqitjen mes kanioneve kur zbret nga bjeshkët e Sharrit. Aty, në vendin me emrin Prevall, në luginën ku serbët shpërngulën të gjithë shqiptarët duke e populluar me serbë e myslimanë të Bosnjës.

“Këtu buron Lumbardhi, që mbledh ujë e borë, që zgjat deri në gusht në këto bjeshkë”, - na thotë Kyseli Hulaj, kryetar i Shoqatës së Gjuetarëve, që i ngjitet çdo ditë malit dhe shoqëron mjaft turistë në atë zonë.

Bjeshkët e Sharrit janë mburrja e prizrenasve, të paktën në ditët e sotme, pasi fenë e kanë vënë në plan të dytë, si dëfrim për turistët!

Ndërsa urat e vjetra, që shoqërojnë Lumbardhin në hyrje, të vjetra, prej guri, kanë histori, po ne nxitojmë në këtë prekje të beftë të Prizrenit, kur buzë bordurës që mban lumin, na tërheq vëmendjen një fjali e shkruar në të kuqe: “Kapitalizmi organizon komunizmin”.

Sapo jemi ndalur përpara Hamamit të Gazi Mehmet Pashës, kur mbi një kaloshinë të zbukuruar me të kuqe, dy vajza të reja, në të zeza, veshur hollë për këtë stinë, kthejnë kokën sa majtas, djathtas, duke shkrepur aparatin fotografik; menjëherë pas tyre në ironi në një Benz të zi, të hapur, dy djem të rinj nxitonin të parakalonin - rruga nuk ka ndonjë tension trafiku. Përballë, një tabelë pothuaj në rënie, mbi xham plot pluhur të një godinë si të vjetër, shkruante: “Hotel Tirana!”

Ishim habitur shpesh në Tiranë se lokalet a kioskat vinin emra qytetesh nga Kosova. Po kaq me habi pamë edhe godinën me emrin e kryeqytetit. Por në këtë hutim të shpejtë, Shendi, përgjegjësi i zhvillimit të turizmit për Prizrenin, na thotë se hamami që do të vizitojmë, është ndër më të mëdhenjtë në Ballkan; mendohet të jetë me themele romake, në krenari që të mos identifikohen aq shumë me turqit, po më herët.

Në fakt, hamami është i konservuar prej shekujsh, ruan strukturën arkitekturore orientale, - është madhështore dhe një ndër arsyet që vendalinjtë e quajnë Prizrenin “Parajsë e kësaj bote”, duke renditur shpejt e shpejt pa mundur t’i vizatojmë brenda pak orëve: Xhaminë e Sinan Pashës, “Shën Premtja”, Kalaja, Manastiri i Kryeengjujve, kompleksin arkeologjik, çezmet e shumta në rrugët e qytetit, Shatërvani, si dhe vendet buzë lumit Lumbardh. Kroi në Shatërvan, që rrjedh me ujë të ftohtë dhe të pijshëm, me kalldrëm të vjetër, vendosur përballë Urës së Gurit, Xhamisë së Sinan Pashës dhe Kishës së Shën Gjergjit, mbahet si më e veçanta në Prizren. Aty na tregojnë për një proverb të vjetër që thotë: Kush pi ujë një herë në Shatërvan, do ta ketë të vështirë të largohet nga Prizreni, ndërsa të citojnë menjëherë edhe fjalët e historianëve se çdo gur i Prizrenit është histori më vete dhe poetët kanë lënë epitafin e romantizmit se Prizreni është qyteti i këngës dhe i dashurisë - ja pse bëhet i ëmbël dhe e ndien fort këtë qytet!

Vetëm Hamamin e Gazi Mehmet Pashës patëm mundësi ta shikojmë në brendësi, duke na treguar se është ndër objektet më të vizituara të qytetit.

Qysh prej kohës së turqve nuk është më funksional, dhe për këtë Shendi na thotë më zë, si në fshehtësi, se së shpejti është një projekt për ta bërë funksional.

Hamami ka qenë publik, i ndarë në dy mjedise më hapësirë gjigande, aty laheshin veç burrat e gratë! Në dy hapësirat me kupola të gjera, të mbuluara me tjegulla turke, që kanë rënie në tetë anë. Në qendër ka shatërvanin rreth të cilit në kohën e atëhershme bëheshin përgatitjet për banjo duke shërbyer me pije të ndryshme. Na thuhet se në kohën e sotme hamami është nën mbrojtjen e monumenteve, në paradoks të historisë sot shfrytëzohet për takime kulturore! Dhe ja, në muret e hamamit varej një afishe e madhe duke na lajmëruar se ishte pushtuar nga ekspozitat e stripeve ndërkombëtare; asnjë fjalë shqip. Ekspozita ishte ndërkombëtare. Qëllimi për të parë hamamin na nxiti edhe për ekspozitën e fumetit.

Hodhëm sytë mbi shtetet pjesëmarrëse të vizatimeve ndërkombëtare: Iran, Turqi, Azerbajxhan, Siri, Kroaci, Serbi, sigurisht Kosovë, kjo si lindje e largme, ndërsa Shqipëria nuk ishte pjesëmarrëse.



***

Është kohë dreke, e diel, dhe xhiroja e famshme përpara Xhamisë së Sinan Pashës, - që ka tabelën e rikonstruksionit dhe nuk lejonte vizita, - është plot. Vajzat pushtojnë më së shumti, veshur moderne që ecin në grupe, dhe shkundin vështrimet e djemve anash tyre! Prizreni mbahet për gjallërinë e pashoqe të çarshisë. Takojmë dy gjimnaziste me kufje në vesh, dëgjojnë Rihanën, Tunën, e duan shumë Bleron apo Alban Skënderajn - ndërsa nxitojnë të jenë në shtëpi, pasi kishin kaluar disa orë në një ditëlindje, duke e festuar mu te Xhiroja e Çarshisë.

Nuk e tradhtojnë Prizrenin, ndonëse Tiranën thonë se e shohin me lakmi, se është moderne! Aktore dhe këngëtare, dëshira e tyre dhe hynë pas një copë rruge, në një kthinë të qytetit, duke qeshur me të madhe, pasi kujtonin ngacmimet e djemve në rrugë! Por, jo pak herë në Prizren dëgjon të flitet turqisht. Lokalet janë mbushur plot, anës Lumbardhit, ku mblidhen mizë gjithë njerëzia. Pas një dreke tradicionale, ngjitja e shpejtë në kala është kuriozitet për ata që nuk kanë qenë ndonjëherë në Prizren. Muri që duket nga poshtë, është gjigand, mjaft i lartë dhe mbrojtës për qytetin. Rruga është thikë përpjetë e tatëpjetë. Sa kalon portën e gurtë të kalasë, shembet gjithë përfytyrimi, bashkë me kalanë që ke imagjinuar. Përveç murit, asgjë tjetër s’ka në majë të kodrës që mban qytetin në pëllëmbë të dorës.

Efekti është i fortë - i menjëhershëm - shtruar si portokallinj, çatitë e shtëpive mbulojnë tokën, në një uniformë arkitekture, të ulëta, në një hapësirë që s’ta mbaron vështrimin - ky është Prizreni. Është magjepsëse pamja nga lart, mbi kala. Siç na thonë janë shtuar xhamitë - qyteti duket si mbi gjilpëra xhamish, majëholla, të shtrira me lagje, kush e kush ta ketë më të lartë.

Por në shëtitjen e Prizrenit e para gjë është historia e shqiptarëve. Lidhja e Prizrenit, godina me emrin. Nga jashtë është një nga perlat e arkitekturës së qytetit. Ndërsa të paimagjinueshme janë fotot e ekspozuara aty, për të krahasuar se si u rrafshua më ‘99 nga serbët dhe u rindërtua sërish sipas origjinalit. Godinë plot dritë, e ulët, e rrethuar nga kupolat dhe hijet e xhamive. Nuk e dallon, sa ironia na çon në mendimin se të ishte në Shqipëri, kjo godinë mund të ishte akoma e rrafshuar ose mund ta kishin bërë direkt lokal. Kjo është rezidenca ku është mbajtur Lidhja - kujtohet ciceronia të na thotë me zë të lartë, kalon me radhë vendet ku flitet për të gjitha personalitet e Lidhjes.

Hyjmë në muze, është shumë i vjetër dhe për eksponatet na thonë se qysh nga koha e luftës nuk janë të ekspozuara. Ka skulptura të Abdyl Frashërit dhe Ymer Prizrenit - ka vetëm piktura të mbytura në pluhur. Shtëpi tipike shqiptare e Prizrenit me manekinë të veshur me etnografinë e zonës. Veshje të burrave pak të përdorura apo e kanë nga koha, dyert janë për tokë. Një shirit nuk lejon të kalosh për të parë nga afër apo t’i shpëtosh tundimit për të provuar xhubletën e vjetër, tavane gdhendur me dru, kanë veç mostrën me datimin që i takon gjysmës së dytë të shekullit të 19-të. Është e njëjta pamje që të ofrojnë edhe shumë muze në Shqipëri, pluhur dhe gozhdë. Te “Lidhja e Prizrenit”, ciceronia na drejton për te tavolina origjinale e Abdyl Frashërit, një katërkëndore e vogël, e gdhendur te këmbët, në ngjyrë kafe të errët, si dhe prangat në një kënd tjetër, kur u arrestua Abdyl Frashëri; ja dhe shpata origjinale e Ymer Prizrenit dhe një orë muri e 800-s e dhuruar, po e Ymer Prizrenit.



***

Në Prizren hymë vonë, dritat e mbrëmjes rrëshqitën shpejt, ndërsa ne nisëm rrugën pa pasur idenë se ku do të shkonim. Guidari ynë, Sadik Malaj, që udhëhoqi turin organizuar prej dy agjencive, Kosovë e Shqipëri, për turizmin ndërkufitar, tha se për pak minuta do sosim. Por kaluan gati dy orë të mira udhëtimi me autobus dhe vetëm prej bufatjes së veshëve kuptuam se po ngjiteshim malit. Asnjë informacion tjetër, ndalesa për të ngrenë darkë ishte në një restorant të quajtur “Luboten”, - ah te Bora na thanë të nesërmen, janë serbë! Në fakt, kjo na u prezantua kur na ndalën para lokalit, si për të na lajmëruar. Atmosfera e restorantit është gati franceze; një oxhak i ndezur, plot dru e ngrohtësi që të rrëmbente fill. Ca të rinj, edhe pse ishte vonë, qëndronin në holl. Janë të rinj serbë, kalojnë pothuaj çdo mbrëmje këtu, mblidhen shpesh - na thanë. Nuk ishin të zhurmshëm, por dukeshin plot hare dhe të qeshurat e tyre shpërthenin herë pas here. Aty i gjetëm dhe aty i lamë edhe pasi darkuam, ku kamerierët serbë, dy burra veshur me uniformë, rrinin gati në buzëqeshje, edhe pse lokalin e kishim “pushtuar” nja 40 shqiptarë. Në këtë zonë na thanë se serbët janë të butë dhe mjaft kokulur. Ne, në fakt, në atë orë të mbrëmjes, për sinqeritet na interesonte vetëm oxhaku, se kishim shumë ftohtë, dhe një e ngrënë mirë! Kamerierët e kuptonin shumë mirë shqipen, pavarësisht se nuk thoshin asnjë fjalë shqip. Ndërsa ne po, për më pak se një orë, mësuam se “voda” i thoshin ujit!

Ishte ora dhjetë e mbrëmjes dhe na u desh edhe gjysmë ore nga “Luboteni” të mburrnim tek hoteli, ku na kishin caktuar fjetjen. Nga vendi ku ndali autobusi, deri tek hoteli, në mes të errësirës, na u desh të bënim nja pesë minuta në këmbë. Ishte errësirë totale dhe ne dukeshim gati si të arratisur dhe operatorëve të televizioneve nuk u mungoi fantazia që të na filmonin për arkiv - plane për të konkretizuar ndonjë lajm trafiku klandestin nga shtigje malesh! Edhe durimi na u sos nga rruga pa fund, por me të hyrë në “Woodland”, qetësia, ngrohtësia dhe muzika në sfond nën kitarë na ktheu shpresat se nuk do torturohemi më! Na treguan se kemi arritur në Brezovicë dhe ndodhemi në 1750 metra lartësi mbi nivelin e detit. Ndjenim ngricën nën këmbë, edhe pse ishte errësirë, dhe në hyrje të hotelit temperatura shënonte -1 gradë. Kjo ishte e pabesueshme në fillim të tetorit. Por befasia ishte të nesërmen. Ngaqë kishim udhëtuar natën, asnjë ide nuk ishte krijuar ku jemi. Në mëngjes, kur dielli del butë për njerëzit dhe majat e maleve - befasia nuk ngjante me asgjë; liri totale mes ajrit, tokës dhe qiellit.

Ngrica ishte trashur edhe më, bërë akull; ndërsa përpara vije zap një hapësirë pafund vargmalesh, dallgë deti, në blu dhe ti mbi to! Pamje shokuese poshtë teje dhe karshi, fare afër, gati ta prekje me dorë, majë mali tmerrësisht të butë, të lëpirë nga bari ngjyrë bezhë, i rruar deri në rrëzë të tokës.

Kjo ishte qendra turistike në bjeshkët e Sharrit, të cilën serbët e patën zhveshur së pari nga shqiptarët, duke e shndërruar në një vend, ndër më të famshmit në Evropë për skijim.

Reliktet ishin akoma në këmbë; hoteli i vjetër, teleferiku, slitat, ca kabina prej druri që mezi mbaheshin në këmbë. Na thanë se sapo janë privatizuar dhe ishte ndër prioritetet që ky vend do t’i sillte Kosovës famën e turizmit dimëror. Tani niste sezoni turistik aty.

E lamë qendrën e skijimit, si nga udhëtimet e rralla që duhet bërë patjetër kur të shkoni në Prizren. Rruga është e shtruar deri në vend. Dhe është mrekullia tjetër që merr me vete duke zbritur bjeshkët.

Në vjeshtë është kopsht pemësh që u lëshohen ngjitas maleve, duke e humbur tokën. E verdhë, të kuqe, shumë të kuqe, e kaftë, shumë jeshile duket sikur ecën në një shteg përrallash, të cilave dielli u jep më tepër shkëlqim dhe hijet e tyre zgjasin në kryqëzim të njëra-tjetrës, edhe neve na zënë rrugën e detyrohemi t’i kryqëzojmë shpejt ndjesitë; ato bukurinë, ne mahninë!

Grykat e krijuara prej shpateve të maleve mbrojnë disa shtëpi, të rrudhura bashkë, grumbull dhe banorët e tyre janë serbë. Janë disa gryka të tilla, si fshatra të vegjël, që rrinë plot frikë të strukur në lugina. Na thonë se të gjitha janë shtëpi serbe, të vendosura aty me qëllim nga shovinistët pasi kanë shkatërruar e djegur, spastruar krejtësisht zonën prej shqiptarëve. Fshatrat dhe shtëpitë që shoqërojnë rrugën, së shumti kthyer në hotele dhe pika turistike janë të banuar prej serbëve. “Por ata e kanë pranuar realitetin e Kosovës dhe nuk ndihen, janë të urtë”, - na thonë. Janë serbë që nuk janë të zhvilluar, mbahen me bagëti dhe ndërtim. Fëmijët i shkollojnë në shqip, por nuk krijojnë probleme. Ndërsa në shtëpi flasin serbisht.

Pavarësisht se mezi mbijetojnë, serbët i kanë shtëpitë në arkitekturën e tyre, të bukura, oborret e tyre janë të pastra, të mbushura me lule, gjithçka e ngjashme me natyrën. Shtëpitë e vendosura buzë rrugës shfrytëzohen për hoteleri e turizëm dimëror. Marrim vesh se shqiptaret janë rikthyer pas luftës, duke rindërtuar vilat e djegura dhe duke blerë shtëpitë e serbëve.

Ndërsa në projektet politike, është edhe ndërtimi i një fshati turistik të populluar me shqiptarë. Të ardhur nga Bosnja, Fadili na tregon se janë larguar nga Kosova më ‘36, si familje. Të vendosur në ballë të një mali, restorant “Sharri” është ndër risorset turistike më të famshme në ato anë. Sapo i jemi larguar qendrës së komunës së Shterpcës dhe vendi quhet Prevall. Me nga një gotë raki para Fadili dhe Kyseli janë ulur pranë oxhakut. Me mbiemrin Hasani, kjo familje prej tri vitesh ka ngritur qendrën turistike në Prevall dhe është më e njohura e zonës. Fadili, jo menjëherë, na tregon se është bashkadministrator me të vëllain, që menaxhon restorantin “Sharri”. I veshur me rroba pune, Fadili tregon se vëllai i tij u martua me një shqiptare, ndaj u kthye në Kosovë. Në Bosnjë kanë jetuar me tregti, si traditë e familjes, kanë pasur dyqane, restorante dhe një ëmbëltore. “Vëllai e kishte merak që të çonte deri në fund zanatin, traditën e familjes, prandaj hapi restorantin”. Kthimi i të vëllait i shtyu të gjithë të vendoseshin familjarisht në Brezovicë.

Sot, ku kanë vendosur një nga risortet më të mëdha në Kosovë, e papërshkrueshme për nga hapësira, dhe shërbimet që ofron, ka qenë një livadh ku vinin për piknik.

Fadili na thotë të njëjtat fjalë si shqiptarët e tjerë të kësaj zone, se serbët këtu janë të butë dhe të urtë. Ata janë shqiptarët e parë që janë vendosur aty pas luftës dhe në tri vite investimi ku gjithçka është bërë prej tyre, privatisht, Fadili tregon se kanë pasur mjaft vështirësi, se kanë rregulluar vetë dritat, ujësjellësin, shtigjet... dhe presin të zgjerojnë sërish mjediset e brendshme, për të pasur më shumë mundësira argëtimi për turistët. Kyseli, që merret me gjueti dhe ndan miqësinë me të familjes Hasani, por dhe një lloj punësimi, tregon se shumë të huaj, që vijnë në Sharr, i shoqëron nëpër natyrën e zonës. “Jam adhurues i natyrës dhe vij çdo ditë këtu, çdo mal e bjeshkë i kam shëtitur më këmbë”, - thotë Kyseli. “Para pak kohësh ishin ministrat e Këshillit të Evropës, i kam shëtitur këtyre maleve, janë shtigje për piknik e gati për turizëm”, - shton burri me mustaqe, i veshur me kostum jeshil gjuetie.

Të gjithë besojnë te Brezovica, ndonëse tani ka mbetur një shkretëtirë, për fat të mirë, na thonë është shpallur Park Kombëtar, dhe vitin e ardhshëm kanë entuziazëm se do të bëhet një perlë e turizmit kosovar.

“Është një plan ndërkombëtar, ku do hidhen, besojmë, miliona, sepse është baza më e fortë e skijimit. Edhe serbët aty janë shumë luajalë. Pronarët e “Lubotenit”, janë në shoqatën tonë të turizmit, çdo herë u përgjigjen ftesave pozitivisht. Ata e kanë pranuar realitetin e Kosovës”, - na thonë ata të zyrës për zhvillimin e turizmit, në Prizren. Ndërsa lamë në hollin e “Woodland” copa revistash alpinizmi, në gjuhën serbe, ndoshta ekspozuar aty si gjurmë nostalgjie kur kjo zonë mblidhte Evropën në dimër! Ndërsa pritet të rikthehen shqiptarët.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom

Male
Numri i postimeve : 767
Age : 49
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

TE NJOHIM HISTORINE Empty
MesazhTitulli: Re: TE NJOHIM HISTORINE   TE NJOHIM HISTORINE EmptyMon Apr 25, 2011 8:28 pm

TE NJOHIM HISTORINE DialectsofAlbanian



North-West Gheg
North-East Gheg
Central Gheg
Southern Gheg
Northern Tosk
Labërisht
Çam
Arvanitika
Arbërisht

Vendet ku është folur gjuha Tost dhe Gege

http://de.wikipedia.org/w/index.php?title=Datei:DialectsofAlbanian.png&filetimestamp=20100603051533
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom

Male
Numri i postimeve : 767
Age : 49
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

TE NJOHIM HISTORINE Empty
MesazhTitulli: Re: TE NJOHIM HISTORINE   TE NJOHIM HISTORINE EmptyMon Apr 25, 2011 8:38 pm

TE NJOHIM HISTORINE 440px-AlbaniaPeriodical
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




TE NJOHIM HISTORINE Empty
MesazhTitulli: Re: TE NJOHIM HISTORINE   TE NJOHIM HISTORINE Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
TE NJOHIM HISTORINE
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: