Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE

Shko poshtë 
+5
besa-bese
schumi
Beton
Sofra
shaban cakolli
9 posters
Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE Empty
MesazhTitulli: Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE   Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE EmptySun Aug 26, 2007 12:17 pm

Bardhyli-mbreti i pare i ilireve
Para 2500 vitesh fiset ilire te enklejve,taulanteve,ardianeve,dardaneve,formuan shtetin e tyre te quajtur"MBRETERIA ILIRE".
Bashkimi i fiseve dhe formimi i mbreterise se pare ilire lidhet me emrin eBardhylit.Para se te behej mbret,ai ishte qymyrgji.Ne nje kryengritjete madhe te asaj kohe ai u vue ne krye te luftetareve,qe e perkrahen dhe e zgjodhen mbret.Bardhyli ishte i pa anshem dhe gjykonteme drejtesi.
QENDRA E MBRETERISE ILIRE,kur qembret Bardhyli,ishte praneliqenit te Ohrit,ku jetonte fisi i enkelejve.Gjate kohes se mbreterise setij,Bardhyli udheheqte Ilirine me sukses,ani pse ishte i rrezikuar vazhdimisht nga maqedonasit.Ai per shume vjet me radhe luftoi kunder tre mbreterve maqedonas.

GLAUKIA FORCOI MRETERINE ILIRE
Pas vdekjes se Bardhylit,Qendra e Mbreterise Ilire kaloj ne anen e taulanteve.Nje nga mbreterit me te shquar taulant ishte Glaukia,i cili gjate sundimit te tij,vuri nezotim disa krahina ilire,te cilat ishin te pushtuara dhe mbaheshin me pare nga Maqedonasit.Duresi dhe Apolonia,u nxoren mezotesine e Glaukise,nga pushtimi maqedon.Ai nxori monedhen prej bronzi dhe argjendi dhe zhvilloj mardhenje tregtare me gjitha krahinat e Ballkanit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE Empty
MesazhTitulli: Re: Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE   Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE EmptyFri Sep 14, 2007 3:42 am

I nderuari Shaban Cakolli ke hapur një temë shumë të mirë ku postuesit mund të postojnë gjithçka nga historia jonë Shqiptare e cila Histori ende pikon gjak për t'i fituar të drejtat e tija që i takojnë me konventa ndërkombëtare....

Populli jonë gjatë historisë mijëvjeçare asnjë herë nuk i ka pushuar luftërat për liri.
Ilirët të parët tanë, kishin bërë luftëra kundër pushtuesve të asaj kohe ...Pastaj Skëndërbeu bëri luftën e suksesëshme kundër fuqisë më të madhe të asaj kohe Perandorin Osmane i cili ia ndriti faqen Historisë sonë me luftën të cilën e bëri rresht 25 vjet duke mos pësuar asnjë humbje.
Rilindja Kombëtare si lëvizje ideore, kulturore bëri që të ngritet vetdija kombëtare e më pas të formohet Lidhja Shqiptare e Prizrenit e cila ishte lëvizje politiko-ushtarake përmes së cilës lidhje u bënë luftat e viteve 1909 deri në vitin 1912 kur edhe u krijua Shteti Shqiptar.
Gjysma e trojeve shqiptare mbetën të pushtuara nga sllavët, populli jonë mbet i pushtuar por për gati një shekull vazhdon përpjekjet për t'u çliruar nga pushtuesit sllav dhe për t'u bashkuar në një shtet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE Empty
MesazhTitulli: KUSH ISHIN PARAARDHËSIT E SHQIPTARËVE?   Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE EmptyWed Oct 24, 2007 11:13 pm

Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE Iliria

Trualli i banuar sot nga shqiptarët filloi të popullohej shumë heret,që në e pokën e paleolitit(Gurit të vjetër)
mbi 100.000 vjete më parë.Në Shqipëri vendbanimet më të hershme janë vërtetuar në Shpellën e Gajtanit(Shkodër) në Konispol,në malin e Dajtit dhe në vendbanimet e Xarës(Sarandë):Shqiptarët kanë kaluar epoka të ndryshme dhe për tu përmendur janë periudha e Paleolitit dhe Neolitit.



Dini diqka më tepër për këtë? Nëse po,mos ngurroni-shkruani.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE Empty
MesazhTitulli: Re: Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE   Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE EmptyThu Oct 25, 2007 1:24 am

Ne keto vendbanime jane gjetur vegla pune primitive te bera prej stralli, te cilat i kane sherbyer njeriut primitiv per te plotesuar nevojat e tij kryesore, per sigurimin e ushqimit dhe te veshjes.

Ne epoken e bronzit dhe te hekurit ne territorin e Ballkanit Perendimor u formua popullsia vendase ilire. Mbi hazen e te dhenave arkeologjike, gjuhesore dhe te burimeve te shkruara eshte arritur ne perfundimin se iliret kane origjine vendase.
Ata linden dhe u formuan gjate mijevjecarit te dyte dhe te pare para eres se re.
Ne fund te epokes se hekurit u arrit te formohet nje bashkesi e qendrueshme ilire, e cila ne burimet e autoreve te hershem antike permendet me emrin bashkesi ilire.

Iliret banonin ne tere pjesen perendimore te Ballkanit. Kufiri i tyre verior shkonte deri te deget e Danubit (Sava dhe Drava), kurse ne jug, duke perfshire edhe Epirin, kufiri shkonte deri ne gjirin e Ambrakise (Preveza). Ne lindje, si kufi natyror ishin lumenjte Morava dhe Vardar dhe ne perendim, brigjet e Adriatikut dhe te Jonit. Grupe te vecanta fisesh ilire u vendosen edhe ne Italine e Jugut (mesapet dhe japiget).

Fiset me te rendesishme ilire ishin Taulantet, Ardianet, Aardanet, Dalmatet, Penestet, Moloset, Kaonet, Thesprotet etj. Thesprotet banonin rreth gjirit te Ambrakise; ne veri te tyre ishin kaonet, qe shtriheshin perafersisht ne rrethet e sotme te Sarandes dhe Gjirokastres; moloset banonin ne pllajen e Janines. Taulantet ishin nje fis i madh qe shtriheshin ne zonen bregdetare, qe nga Vjosa deri ne Mat; ne shpinen e tyre ishin partinet, desaretet, enkelejte, kurse gjate brigjeve te Adriatikut te mesem banonin ardianet. Ne viset e Ballkanit Qendror ishin dy rise te medha dhe te rendesishme: paionet, ne luginen e mesme te Vardarit, dhe dardanet.

Nga mesi i shek. V para eres se re iliret hyne ne rrugen e zhvillimit
skllavopronar, kurse gjate shek. IV-II para e. se re u vendosen marredheniet skllavopronare dhe u formua shteti ilir. Ai ushtroi pushtetin e vet ne nje territor te gjere qe perfshinte krahinat prej lumit Naretva ne veri dhe deri ne lumin Vjosa ne jug, me nje shtrirje ne lindje deri ne liqenet Luhnid ne kufi me Maqedonine. Ne veri kishte si kufi Mbreterine Dardane. Me vane qendra e shtetit ilir levizi per nga juglindja, ku u formua Mbreteria e Enkelejve, ne jugperendim ne Mbreterine e Taulanteve dhe me vone tek ardianet ne krahinat veriore.Ne krahinat jugore u formua shteti i Epirit, ndersa ne krahinat e brendshme jugore dhe qendrore ilire u formuan tri mbreteri te vogla: e pajoneve, e dardaneve dhe e atamaneve.

2.Shteti ilir (shek. V-III para e. se re)
Mbreteria ilire u formua ne fund te shek. V para eres se re ne shpine
te Durresit, nen udheheqjen e dinastise mbreterore te taulanteve. Ne kohen e fuqizimit te saj, ajo zinte nje territor qe kishte si kufi jugor Lidhjen Molose (lumi i Vjoses) dhe kufi verior Federaten Liburne (lumin Narona). Ne lindje kufizohej me shtetin maqedon dhe me Mbreterine Dardane.

Ne anen perendimore ndodheshin dy qytet-shtetet me te rendesishme te Adriatikut: Dyrrahu dhe Apolonia. Qysh ne fillim aristokracia ilire synoi te perfshinte edhe Dyrrahun ne kufijte e shtetit te vet. Per kete arsye mbreti i taulanteve u perzie ne luften civile qe plasi ne Dyrrah, ne vitin 436 para e. se re ndermjet aristokrateve dhe demokrateve, duke mbajtur anen e aristokrateve. Keshtu, duke u nisur nga Dyrrahu, filloi konflikti i gjate i njohur ne histori me emrin "Lufta e Peloponezit", ndermjet dy koalicioneve te medha greke te kryesuara nga Athina dhe Sparta (431-411 para eres se re).
Peshen kryesore te kesaj lufte, nga ana e ilireve e mbajten enkelejte, te cilet banonin ne treven e liqenit Lyhnid (Ohrit). Per shkak te rolit qe luajten ne kete lufte, ne krye te shtetit ilir u vune mbreterit e dinastise enkelejase. Nen udheheqjen e tyre ne vitin 423 para eres se re iliret korren nje sukses te madh, pasi thyen ne kufijte e tyre lindore forcat e bashkuara maqedonase dhe spartane.

Ne vitet 393-350 para eres se re ne krye te mbreterise te enkelejve erdhi Bardhyli, i cili u shqua si komandant ushtarak dhe udheheqes politik. Ai i shkeputi Maqedonise mjaft taka dhe i detyroi mbreterit e saj te paguanin tribute.

Iliret kishin artin, ku1turen dhe zakonet e tyre. Artin e gjejme te rea1izuar ne enet prej batte, ne punimet prej bronzi, argjendi e me rralle prej ari. Ne Lepenice te Vlores dhe ne Tren te Korces jane gjetur piktura shkembore te bera me boje.

Gjate periudhes qytetare Ilire, arti u zhvillua ne perputhje me artin bashkekohor. U shfaq sku1ptura prej guri, qe paraqiste shtatore me veshje ilire. Perhapje te gjere mori punimi i figurinave prej batte, te cilat paraqitnin kryesisht kultet qe adhuronte popullsia ilire.
Si te gjithe popujt e 1ashte, edhe iliret, ne epoken prehistorike ishin pagane, pra, besonin ne shume perendi. Nder me te perhapurit ishte kulti i diellit. Shume i perhapur ka qene edhe kulti i gjarprit.
Nen ndikimin e ku1tures greke, ne besimet ilire u futen edhe kultet e perendive greke. Iliret adhuronin Zeusin, Poseidonin, Aferditen, Artemisin etj. Ketyre perendive iliret u veshen atribute vendase, te cilat deshmohen ne veshjen vendase ogene elemente te tjera artistike.

Ne kohen e Perandorit Romak Konstadin me origjine nga Durresi, feja e krishtere u asimilua nga popullsia Ilire dhe per kete pasoje u ngriten kisha te krishtera ne Apolloni. Thuhet se vete apostulli Pal ka bredhur viset Ilire ne vizitat e tij te hershme ne kishen Maqedonase.

Ne nje varg Biblik Pali shkruan “Nga Jeruzalemi e deri ne Iliri nuk ka rreshtur te predikoj Ungjillin e Jezus Krishtit..”

Gjuha Ilire
Iliret flisnin nje gjuhe indo-evropiane, qe dallohej nga gjuhet e tjera
te kohes se lashte te Ballkanit. Deri me sot nuk eshte zbuluar asnje mbishkrim i plate i shkruar ne ilirisht. Me themelimin e kolonive greke dhe zhvillimin e qyteteve ilire, perhapje te gjere mati gjuha e shkruar greke e me pas gjuha 1atine. Ne keto mbishkrim,e ka shume emra njerezish qe shpjegohen me ilirishten (Teuta, Gent, Agron, Artan). Gjuhetaret kane zberthyer kuptimin e shume fja1eve dhe te emrave ilire qe shpjegohen me ane te gjuhes shqipe, si p.sh. fjalet lirisht:,bi1e=bije, sika=thika, aran=are etj. Gjithashtu, emri i fisit da1mat lidhet me fja1en shqipe dele, i qytetit Ulkinon (U1qin) me fja1en ulh-ujk etj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE Empty
MesazhTitulli: Re: Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE   Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE EmptyThu Oct 25, 2007 12:31 pm

flm.Beton,ishte përgjegjëja juaj shumë e kënaqshme,dhe vetëm në këtë formë shtjellimi i temave tona merr formën më të kompletuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
schumi
Përjashtuar
Përjashtuar
schumi


Male
Numri i postimeve : 123
Age : 43
Registration date : 15/11/2007

Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE Empty
MesazhTitulli: Re: Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE   Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE EmptyThu Nov 15, 2007 10:17 pm

HISTORI QË NIS ME PIRUSTËT

MIRDITA ARKEOLOGJIKE

Arkeologjia është një shkencë historike, e cila zbulon dhe analizon gjurmët e njerëzimit në kulturat parahistorike, para lindjes së dokumentave të shkruar. Gërmohet për të gjetur vendbanime të lashta e varre, për të zbuluar materialet dhe teknikat e ndërtimit të tyre, stolitë, veglat e punës, armët etj. Forma, ngjyra, dekoracioni, mjeshtria ndryshojnë me kalimin e viteve, duke u dhënë mundësi shkencëtarëve që të datojnë gjetjet e lashta. Kështu epokat arkeologjike në Europë dallohen:
- koha e gurit deri rreth vitit 2600 p.e.s.
- koha e bakrit deri në vitin 2100 p.e.s.
- koha e bronzit pas vitit 2100 p.e.s.
- koha e hekurit midis viteve 1100-500 p.e.s.
- periudha e qyteteve Ilire, rreth viteve 500-200 p.e.s.
- periudha e pushtimit romak nga viti 200 p.e.s. deri në vitin 400 e.s.
- periudha e hershme bizantine, rreth viteve 400-500 e.s.
Nëpër këto periudha lëviz dhe arkeologjia shqiptare dhe ajo e Mirditës.
Monumentet arkeologjike të Mirditës i përkasin kryesisht mesjetës së hershme shqiptare, që njihet ndryshe me emrin: Periudha Arbërore. Dëshmi janë varrezat e shumta zbuluar pothuajse në gjithë territorin e Mirditës: Kaçinar, Bukmirë, Shpal, Bukël, Malaj, Tarazh, Sheshaj, Përlat, Prosek, Baz etj. Varret e kësaj treve janë në traditën e të ndërtuarit të varreve në Shqipëri që nga periudha e hershme e bronzit, rreth 2000 vjet p.e.s. Në to janë zbuluar sende të përdorimit të përditshëm, ku ndër më të rëndësishmet vlerësohen veglat e punës, stolitë, armët (thika, sopata, maja heshtash e shigjetash, mburoja, fibula, vathë, varëse etj.)
Materiali arkeologjik i vorrezave arbërore ka ngjashmëri me fondin e kulturës ilire të gjetur dhe ne treva të tjera të Shqipërisë.
Në Mirditë ka mjaft monumente arkeologjike që presin eksplorimin e mëtejshëm, siç është fusha Papërdhok në Kalor etj.

Gjetjet arkeologjike të Përlatit, Gëziqit, Mërkurthit, Bukmirës etj, janë dëshmitë e para të jetesës në këtë trevë. Ato i përkasin periudhës së gurit të latuar dhe datohen rreth 4500-2500 vjet p.e.s. Të dhënat janë zbuluar kryesisht në shpellat e Mërkurthit, të Valit etj, çka flet se vendbanimet e para kanë qenë shpellat. Në të gjitha periudhat që nga neoliti i vonë, bronzit, e hekurit kemi vijimësinë e jetës në Mirditë. Jetesa me ato çka u dhuronte natyra, për shumë kohë u shoqërua edhe me përgatitjen e veglave të punës dhe të armëve.
Dalja e bakrit e sidomos e bronzit, sjell transformime të rëndësishme jo vetëm në sigurimin e ushqimit dhe mbrojtjen nga egërsirat, por dhe mbrojtjen nga grupet rivale, të cilat kishin filluar të përvijonin ngulimet e tyre, por dhe kërkonin vazhdimisht ngulime të reja më të përshtatshme për jetesë. Në këtë mënyrë, filloi organizimi i njerëzve në grupe dhe fise që zotëronin territore ende të papërcaktuara. Në këtë periudhë kemi dhe ngjizjen e fisit të pirustëve me një shtrirje relativisht të gjerë. Gërmimet arkeologjike të kryera në vende të ndryshme si në Përlat, Baz, Urakë etj, flasin për një prani të madhe të popullsisë ilire që nga shekulli VIII-VII p.e.s.

PIRUSTËT

Gjeografët dhe historianët i vendosin Pirustët në Mirditën etnologjike si dhe në Matin e mesëm. Territori i tyre ishte kodrinor,malor dhe mineralmbajtës. Këta banorë duke shfrytëzuar pasuritë natyrore, të cilat duhet të kenë qenë më së shumti në sipërfaqe, filluan mjeshtërinë e përpunimit të metaleve, bakrit, arit, argjendit. Dëshmi janë të dhënat për ekzistencën e minierave të Bulgërit dhe të Fanit, por dhe mbetjet e shumta të shkrirjeve, si dhe emërtimet që kanë lidhje me zejet e metaleve: farkë, gurë etj. Mbështetur në këtë mjeshtëri të njohur të tyre, perandori romak Trajani transferoi shumë pirustë në Transilvani për përpunimin e arit.
Iliria, duke zënë territorin më të madh të Ballkanit, tërhoqi vemendjen e Romakëve që ishin të etur për pushtim territoresh dhe pasurim të vazhdueshëm. Fillimisht Pirustët qëndruan asnjanës ndaj sulmeve që romakët bënë ndaj fiseve të tjera ilire, por kjo s’do të vazhdonte gjatë, pasi do të kërcënoheshin dhe ata. Lufta politike midis Pompeut dhe Qezarit joshi Pirustët për të sulmuar zotërimet e Qezarit në jug dhe pasi i zotëruan ato u drejtuan drejt Romës. Qezari nuhati pasojat, ndërpreu luftën me Galinë dhe përqëndroi tërë forcat kundër pirustëve të cilët për afro 50 vjet nuk u ngritën më, por ruajtën territoret e tyre nga ndonjë sulm i mundshëm. Pas luftrave të shumta dhe qëndresës së fiseve Ilire dhe të Pirustëve, ata në vitin 12 të e.s. u mundën keqas. Lufta me Romën fisit të Pirustëve i kushtoi shtrenjt, popullsia u pakësua dukshëm qoftë nga lufta, por dhe nga skllavërimi i banorëve, djegjet, plaçkitjet etj. Krahina e rralluar prej banorëve është ripopulluar në kohët e mëvonshme, si nga shtesa natyrore e popullsisë, ashtu dhe nga ardhjet prej territoreve të tjera, siç lëvizin njerëzit në çdo kohë të historisë.
Kështu dalëngadalë vendin e bashkësive fisnore e zunë bashkësitë fshatare. Formimi i këtyre bashkësive çoi në ngushtimin e territorit të fisit të Pirustëve dhe kështu shfaqet një emërtim i ri në përputhje me gjeografinë e re - Ndërfandë. Sipas gjasëve, i njëkohshëm me kalimin e emërimit Iliri në Arbëri.
Gjetja e objekteve të njejta në të gjithë territorin në të cilin shtrihet Mirdita etnologjike, është tregues i jetës në vijimësi të pandërprerë nga i njejti popull.
Zbulimet arkeologjike jo të pakta në Prosek, Përlat, Kaçinar, Bukël, Tarazh, Malaj, Bukmirë, Kodër Rrëshen etj, dëshmojnë për një kulturë të zhvilluar materiale në mesjetën e hershme dhe midise. Veglat e gjuetisë dhe të punës janë treguesit më të rëndësishëm të zhvillimit të kësaj popullsie, duke mos përjashtuar këtu dhe zbukurimet e veshjeve të grave të kësaj treve

SHTETI I ARBËRIT

Ndër gjetjet më me vlerë, jo vetëm të Mirditës, është Stema e Arbërit e zbuluar në Gëziq, në rrënojat e kishës së vjetër të Ndërfanës. Stema është një shqiponjë me një kokë, me vështrim djathtas. Sipas të dhënave është simbol i Dukagjinëve. Së bashku me këtë, është gjetur dhe Mbishkrimi epigrafik i arkitraut të Bazilikës së Shënpremtes së Ndërfanës. Dokumentet, sëpari përmendin Progonin, i cili kishte hedhur themelet e shtetit që në fund të shekullit XII dhe kishte sunduar Arbërinë për 9 vjet, deri në vitin 1199, kur do t’ia linte drejtimin e shtetit djalit tij të madh Gjinit, i cili për gjatë 8 vjetëve sundim do t’a konsolidonte këtë shtet. Më pas është Dhimitri, që po 8 vjet do të jetë në krye të shtetit, deri në vitin 1215, në kulmin e lulëzimit të tij.
Ku e kishte selinë Shteti i Arbërit? Të dhënat e derisotme janë në favor të Ndërfanës, pasi në këtë kohë ishte një qendër e rëndësishme fetare dhe mbishkrimi i gjetur mund të hedhë dritë mbi princët e Arbërisë dhe epiqendrën e shtetit të tyre.
Arbërit dhe territoret që zotëronin shpesh u bënë lakmi e interesave të Perandorisë Romake të lindjes dhe princëve të ndryshëm të perendimit, por dhe e mbretrive të sllavëve të jugut. Lufta me pushtuesit Anzhuinë ishte fillimi i një lufte të re, që do të ndiqej nga pushtime të tjerë. Viti 1279 është viti i humbjes së parë për arbërorët, pasi humbën në luftë dy përfaqësues të shquar të dy dyerve të mëdha të kohës: Vlad Blinishtin dhe themeluesin e derës së Dukagjinëve, Duka Gjin Tanushin.
Familja Blinishti shfaqet fillimthi si dera më me zë e mesjetës. Ka dhe një fshat në Zadrimë që quhet Blinisht me banorë të shpërngulur nga malet e Mirditës. Në shekullin XII-XIV, kur kjo familje pati zenitin e saj, Shënpali, vetëm dy kilometra prej Blinishtit, kishte Kuvendin Benediktin, një nga kuvendet më të rëndësishëm të Arbërisë në kohën e mesjetës. Nuk ka të dhëna se kishte një kuvend të tillë në Blinisht të Zadrimës (kisha e këtij fshati mban emrin e kishës së Blinishtit të Mirditës, Shën Shtjefni). Familja Blinishti falë diplomacisë së saj zgjeroi mjaft territoret. Mirëpo rritja e kësaj dere solli konflikte të shumta midis sundimtarëve të tjerë arbërorë, por dhe me serbët, duke humbur dhe luftën me këta të fundit.
Një ndër dyert që po rivalizonte hapur me atë të Blinishtëve ishin Dukagjinët. Pas kreyngritjeve të viteve 1319-1336, kur në territoret e Blinishtëve po vendoseshin Dukagjinët, një pjesë e popullsisë për t’i shpëtuar sundimtarit të ri u nis drejt fushës ,duke u vendosur kryesisht në Zadrimë e duke marrë me vete dhe emrin e fshatit prej nga erdhën, tipar ky i mjaft banorëve që shpërngulen nga njëri territor në tjetrin. Dukagjinët siguruan daljen në Adriatik dhe sunduan mjaft territore. Jemi në një periudhë kur ka mjaft lëvizje të popullsisë nga njëri territor në tjetrin, nxitur nga pushtimet e ndryshme, por dhe për të siguruar kushte më të mira jetese. Kësisoj nis e shfaqet dukuria e dobësimit të fisit dhe e krijimit të bashkësive fshatare mbi bazë territoresh të përbashkëta. Për shumë kohë territori që zotëronin Dukagjinët do të përkonte me territorin që do të quhej Mirditë më vonë. Toponimet e shumta me emrin Lekë në Mirditë, që çojnë tek Lekë Dukagjini, janë një dëshmi që në këto troje sundimtarë kanë qenë Dukagjinët. Kuvendet Benediktine të Shpalit dhe i Shënllezhdrit në Orosh, Stema e Arbërit në Ndërfanë, janë tregues se zotërit e këtyre territoreve, pavarësisht emrave të tyre, e kanë patur epiqendrën në këtë vijë qendrash të afërta me njëra-tjetrën.
Në vitin 1417 për herë të parë në rregjistrat kadastralë të Venedikut, gjejmë emrin Mirditë, si mbiemër i Gjon e Pjetër Mirditës, në Manzabardh të Shkodrës, tregues ky se emri i fshatit apo krahinës, ka qenë i formësuar më parë se ata të linin trojet e tyre, të paktën që me rënien e derës së Blinishtëve, derë e cila ka qenë shumë afër vendit prej të cilit mendohet se ka dalë e ka marrë përhapje emri Mirditë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE Empty
MesazhTitulli: Re: Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE   Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE EmptyThu Nov 15, 2007 10:24 pm

Në vitin 1417 për herë të parë në rregjistrat kadastralë të Venedikut, gjejmë emrin Mirditë, si mbiemër i Gjon e Pjetër Mirditës, në Manzabardh të Shkodrës, tregues ky se emri i fshatit apo krahinës, ka qenë i formësuar më parë se ata të linin trojet e tyre, të paktën që me rënien e derës së Blinishtëve, derë e cila ka qenë shumë afër vendit prej të cilit mendohet se ka dalë e ka marrë përhapje emri Mirditë.



spo mundem ta kufizoj veten pa ia percjell nje pershendetje schumi-t edhe ne shenje respekti per materialin e ofruar ne kete teme tejet me rendesi , si dhe t'i deshiroj mireseardhje ne forumin tone gjithëkombtar

Bashkimi Kombetar

respekte, suksese dhe vazhdoni me postimet tuaja, kerkoj ndjese per dalje nga tema por kete e bera meqe schumi e meritoi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE Empty
MesazhTitulli: Re: Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE   Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE EmptyMon Dec 03, 2007 1:52 am

“Shkena historiografike botërore e pranon njëzëri që trualli ynë ,ka qene I banuar TE PAKTEN qysh prej 30 000 vjetesh (nga filimii I paleolitit).Së këtejmi rrjedh pa një pa dy,se te ne kan gjalluar njerëz shumë mijë vjet para ilirëve ,parailiret-Pellazgët.
Gjurmimet më të rëja të shkencës ekzakte të antropologjisë dokumentojnë qartazi gjithashtu rrembat parailire,parahelene,pellazge,të shqiptarve të sotëm”
“Prej një karvani kumtimesh nga më të stërlashtat,parailirët autokton,pellazgët,cilësohen shprehimisht si bij të tokës,të mbirë prej dheut,madje si “para-hënor”,si të gdhirë në Evropë që përpaa shfaqes së hënës në hapsirat qiellore.”
Marr nga “Pellazgët , origjina jonë e mohuar “ Prof.Dhimitri Pilika

Ndërsa ja se q’shkruan Mr.George Fred Williams për origjinën tonë
(ishte Ambasador I Amerikës ne Greqi dhe Mal të Zi më 1914)

“Shqiptarët-“
"-Origjina e Shqiptarëve
Në kohët prehistorike,para se poetët e Homerit të këndonin për Zotat e tyre dhe heronjtë e përrallave, përpara se të shkruhej gjuha greke, rronte një popull I quajtur Pellazg, Herodetus ((484-426)p.k. historian grek) ju hedh Pellazgëve historinë e cila këto I përmend shumë më parë se sa civilizimin e grekëve, punimi I ashpër që mbulon anet e Parthenon në Athinë akoma quhet pellazgjik. Këto muret e mëdha qe ne I quajm Cyclopean, dhe për të cilat thotë professor Pococke që janë ndërtuar shumë më përpara se të egzistonin grekët e Homerit.
Prej kësaj race të fortë prehistorike mbetën vetëm shqiptarët.Vetëm në kohë të vona u shkoqit se pellazgët qenë ilirianët e vjetër, e para degë indo-europiane, perandoria e të cilëve shtrihej qe nga Azia e Vogel e deri në Adriatikdhe nga veriu deri ne Danub. Nga studimet e shkencëtarve të rinjë siProf.Max. Miller, Prof.Pot, në gjuhen shqipe u stabilizua kjo origjinë . Këta ilirian u shpërndanë edhe ne Itali si Toskë ,rrojnë akoma ne Shqipëri .Në Itali rrojnë si Toscs ,Tuscans,Etruscans.
Është e kotë të kërkohet për Zotët e Greqisë në etimiologjinë e gjuhes së saj;në gjuhen shqipe këta janë shume të qartë dhe domethëniet e tyre shume të drejta.
Psh.”Chaos” eshte hapësi (Kaopsi)-hapësirë, Erbus(son of Chaos –I biri iKaaosit)
Er-het-os- me ba ‘errët uranos-I Vranos,zana e reve (vranët),Zeus,Zaa,Zot-Zot, za rrufe; Athena –E thëna,me thanë fjale; Nemesis,nemes-nam,thirrje e djallit ; Muse ,Mosois-Mësuesi; Aphroditë,Afërditë-afër ditës (Agim)
Kurt ë jetë studuiar mirë gjuha shqipe dhe kur të jenë cvarrosur gojëdhënat e saj, atëherë shumë nga veprat e Homerit do të rishikohen dhe ca nga to do ë jetë nevoja edhe të korrigjohen.Herodotus nuk e dinte që heronjët e veprave te Homerit ishin fare qartë në gjuhen pellazgjike.E deri të emir I vetë Homerit mund të gjurmohet në gjuhen shqipe “I mirë”-që në formë “Imir-os” dmth “Poezi e mirë”
Në gj.sh. ështe Agamnos?,Aigemendon,-ai që mendon, Ajax si – I-gheacehs – gjaks, gjakderdhës; Prijamos Bir i-amës, me kuptom ironic Bir I Tokes; Achilles-I qielles,një I zbritur nga qielli; Odysseus,I-oudhes, I udhës,udhëtari; Ithaka, I-Thakë-idhënak; Droilos, ai që druhet….
Shumë të tjera mund t’I shtohen kësaj liste.Nuk është cudi nëse njerëzit që kan studuiar gj.shqipe të thonë se ajo është gjuha origjinale e Homerit, që grekët morën nga poetët pellazgjik të shumtën e këngëve trimërie dhe heroikë.
Këta dhe shuë diveracione të tjera provojnë që shqiptarët sot janë në token e të parëve dhe flasin gjuhen stërgjyshore të tyre edhe para se dega helene njihej në mallet e Thesalisë.Shkodra qyteti kryesor I Shqipërise pa dyshim kryeqyteti I mbretërisë madheshtore të Ilirisë;shqipja qe gjuha amtare e Aleksandrit të Madh që zaptoibotën dhe e Pirros së Epirit,një nga gjeneralët më të mëdhenjë qe përmend historia…….

Një tragjedi përtej imagjinacionit të tragjedistit,është ajo që një rracë e vjetër dhe e fortë erdhi në një gjendje kaq të keqe dhe mizore , gjë e cila shikohet si skandal I civilizimit evropian.Nuk është tepër cudi që otomanët nuk lejuan asnjë gërmim në token shqiptare,gjë që mund t’I sillte nder mend ketij populli lulëzimin e parë……."
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE Empty
MesazhTitulli: Re: Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE   Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE EmptyMon Dec 03, 2007 2:33 am

Helenët pushtuan ato troje në të cilat jetonin të parët tanë Pellazgët. Me ardhjen e tyre në trojet tona ata shkatrruan dhe e shpërndan popullaten e atjeshme. Ata dogjën Biblotekën e Aleksandris ata zhdukën edhe kulturën Pagane pas së cilës helenët dhe romakët i përvetsuan të gjitha besimet Pagane dhe i shpërndan nëpër Evropë dhe botë si të Krishtere që nga muajt kalendarik, stolisjen e bredhit, baba dimritn, dita e të dashuruarve etj etj.....

Hans Tunom arriti në përfundim se shqiptarët janë vazhdues autokton të popullsisë së lashtë ilire,që as u romanizuan e as u asimiluan nga dyndjet e mëvonshme.
Johan Fan Han 1811-1869, austriak i diplomuar
Franc Bop 1791-1867.p Uni Berlin
Dhimitër Komorda filolog,italian
Gustar Majer 1850-1900 austriak,
Eduard Shmejder frances
Holder Pedersen 1867-1953 danez
Norbert Pedersen 1867-11942 gjuhëtar austriak
Zef Skiro 1865 1927 filolog i shquar italian.
Të gjithë këta studjuan dhe nxorën argumente të forta, duke vulosur se gjuha shqipe është gjuha mëmë indoevropiane dhe në ndihmë për të vërtetuar vjetërsinë e gjuhës dhe historisë vijnë shkencat e gjuhësisë dhe arkeologjisë.
Gotfrik Lajbnik 1646-1717 ishte filolg dhe deklaroi se gjuha shqipe rrjedh nga ilirishtja.
Hans Tunom 1746-1778 historian suedez profesor në Univerzitetin e Halles të Gjermanisë,ishte albanologu i parë që studioi shkencërisht origjinën e gjuhës së popullit shqiptarë. Ai bëri kërkime në burimet greke ,latine,bizantine dhe studjoi fjalorin tre gjuhësh sllave-greke-shqipe të Theodor Kavalioti të vitit 1770....dhe arriti në përfundim se ;Nga pellazgjishtja në ilirishte dhe pastaj në shqipe është trashëguar dhe ruajtur gjuha shqipe më e vjetër në Evropë .Për këtë as Grekët linguist nuk kanë se çka të thonë, ashtu siç e ulën kokën në një tubim nga studjuesit Evropian të mbajtur në Suedi, mbetën kokulur grekët sepse po u dalin dal nga dal falsifikimet në sipërfaqe.....ske se çka ti bësh, gënjeshtra i ka këmbët e shkurtëra para fakteve, dhe të len kokulur apo jo ??? Nuk munden falsifikimet greke gjatë mijëvjeçarit në të kaluarën, të zhdukin çdo gjurmë historke.Madje në këto kohë të cilat po rrugtojm të flasësh ashtu, siç flasin grekët me gjuhën hegjemoniste dhe kavallin mesjetar,është çudi si nëpër përrallat me shkopin magjik,apo lufta e Don Kishotit me Mullinjt e erës!!!!!!
Të kthehemi edhe pak e shkurt, vetëm ti përmendi ca të dhëna për lexuesit të cilët janë të interseuar e t'i lexojnë edhe anën e kundërt të medales e cila është e vërtet dhe e ndritur të nderuar.
Unë ju preferojë që ta lexoni librin "Enigma" të autorit francez Robert D'Angely; librin e autorit amerikan Edvin E.Zhak "Shqiptarët";librin e autorit arvanitas Aristidh Kolia "Arvanitët dhe prejardhja e grekëve" dhe "Gjuha e Zotit";


Edhe diçka me shumë rëndësi ....

Tuqiditi,Heroditi,Hesiodi,Heloniku,Straboni,Dionizi ,pos tjerash shkruajn për pellazgët që kishin një kulturë të lartë, nga këta, helenët mësuan kultin e perëndive dhe emra perëndish pellazge, emra vendesh e qytetesh të trashëguara nga pellazgët si ;Tyrren,Agro,Larissu etj.
Ndërsa vendbanimi ma i hershëm i pellazgëve ishte "Arkadia".
Homeri i cilëson pellazgët me prejardhje Hyjënore, kurse helenët i cilëson të ardhur .
Hesiodi pellazgët i cilëson të mbir nga dheu .

me respekt Sofra> Shpatii.


Edituar për herë të fundit nga në Mon Dec 03, 2007 3:39 am, edituar 2 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE Empty
MesazhTitulli: Re: Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE   Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE EmptyMon Dec 03, 2007 3:24 am

Miller, Prof.Pot, në gjuhen shqipe u stabilizua kjo origjinë . Këta ilirian u shpërndanë edhe ne Itali si Toskë ,rrojnë akoma ne Shqipëri .Në Itali rrojnë si Toscs ,Tuscans,Etruscans

Euridika:
Shume e vertet eshte qe keta ilirian Toske u shperdane edhe ne Italy dhe kemi fakte ne Italy qe qyteti i
TOSCANA ne Italy qe mbane kete emer ka mare emrin nga keta Ilirian Toske,nuk me kujtohet ne cilin liber kam lexuar po jam me se i bindure qe kam lexuar per qytetin e TOSCANA ne Italy qe ka mare emrin nga keta ilirian toske.

Disa rreshta qe me kujtohen ne ate qe kame lexuar qe ne qytetin TOSCANA te Italys ne ate kohe kyshte mberetruar nje mbret shume po shume qe i ka mare me kercnime si Skllave kete populle ilire toske.
Kete mbret ky populle e mbyte dhe shume e shume kohe qyteti i Toscanes ka qene i njohure si Toske,ne vitet e fundite Toscana eshte zhvilluar me nje ekonomi me diverse ne ate qe shume qytete italiane kete ekonomi kyshine shume vite me heret se ne TOSCANA.

Unë ju preferojë që ta lexoni librin "Enigma" të autorit francez Robert D'Angely; librin e autorit amerikan Edvin E.Zhak "Shqiptarët";librin e autorit arvanitas Aristidh Kolia "Arvanitët dhe prejardhja e grekëve" dhe "Gjuha e Zotit";

Sofra:
Jame shume kohe ne hulumtime te kety libri nuk e gjeje dote edhe ne biblioteken me te vjeter te Zürichut kam kontaktu nje person qe me premtoi qe kyshte edhe kontakte me disa biblioteka ne Tirane por eshte e kote nuk kame ende ne dore kete liber.

Ju lus te gjitheve nese e keni apo mundeni me gjete kete liber me lajmroni ju lutem..

..by Beton
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE Empty
MesazhTitulli: Re: Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE   Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE EmptyMon Dec 03, 2007 4:15 am

Beton në gjermanisht kam arritur të vërtetoj se është libri " Enigma" ....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE Empty
MesazhTitulli: Fiset Ilire   Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE EmptyWed Dec 12, 2007 3:44 am

Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE Iliria

Te njihemi me fiset Ilire ne kete teme.


JAPODET:
Fis ilire qe banonte ne krahinat veriore te Ilirise,ne shpine te liburneve.
Ne shek.IV p.e.r u perzien me kelter,Staboni quan fis ilir kelt.Per nje kohe te gjate ne shek.II-I p.e.r.Japodet kundershtuan me arme ne dore pushtuesit romake.
Ne sulmin e Romakeve kunder JAPODEVE dhe ilireve te tjere te V me 35 te e.r. ka mbetur si shembull i madhe lufta per mbrotjen e Metulit,qytetit kryesore te tyre.
Romaket munden te pushtonin qytetin vetem kur u shkatrrua i teri dhe u vrane ne lufte te gjithe mbrojtsit e tij.
Grate metulase me femijet e tyre,per te mos rene ne duart e pushtuseve u hodhen ne zjarrin qe digjte qytetin.

JAPYGET:
Fis ilir.i shperngulur rrethe fillimit te mivjeçarit te fundit p.e.r ne Italin e Japyge.
U vendosen ne fillim ne gadishullin e Garaganos,pastaj ne Pulia (Kalabria antike)dhe u ngulen perfundimishte ne Japyge te saj,ne hyrjen e ngushtices se Otrantos.
Autoret antike emrin e Japyge e kan perdorur si emertim permbledhes per nje varg popullsishe:mesapet,selentinet,kalabret,pericezet,dhe daunet,qe banonin ne Puglia.
Shpeshe emri i Japyge eshte ngatrruar me mesapet qe u vendosen ne kete krahin me vone se Japyget por moren epersi mbi ta.


Edituar për herë të fundit nga në Thu Dec 13, 2007 3:41 am, edituar 2 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE Empty
MesazhTitulli: Re: Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE   Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE EmptyWed Dec 12, 2007 9:41 am

Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE Iliria

BANORET E LASHTE TE SHQIPERISE Iliret

1. Gjurmet me te hershme te banimit
Gjurmet me te hershme te ekzistences se njeriut ne territorin e
Shqiperise shfaqen ne kohen e gurit te vjeter, rreth 100000 vjet me pare.
Deshmite arkeologjike per kete epoke i kemi nga vendbanimi i Xares (Sarande), nga shpella e Gajtanit (Shkoder) etj. Ne keto vendbanime jane gjetur vegla pune primitive te bera prej stralli, te cilat i kane sherbyer njeriut primitiv per te plotesuar nevojat e tij kryesore, per sigurimin e ushqimit dhe te veshjes.

Ne epoken e bronzit dhe te hekurit ne territorin e Ballkanit Perendimor u formua popullsia vendase ilire. Mbi hazen e te dhenave arkeologjike, gjuhesore dhe te burimeve te shkruara eshte arritur ne perfundimin se iliret kane origjine vendase.
Ata linden dhe u formuan gjate mijevjecarit te dyte dhe te pare para eres se re.
Ne fund te epokes se hekurit u arrit te formohet nje bashkesi e qendrueshme ilire, e cila ne burimet e autoreve te hershem antike permendet me emrin bashkesi ilire.

Iliret banonin ne tere pjesen perendimore te Ballkanit. Kufiri i tyre verior shkonte deri te deget e Danubit (Sava dhe Drava), kurse ne jug, duke perfshire edhe Epirin, kufiri shkonte deri ne gjirin e Ambrakise (Preveza). Ne lindje, si kufi natyror ishin lumenjte Morava dhe Vardar dhe ne perendim, brigjet e Adriatikut dhe te Jonit. Grupe te vecanta fisesh ilire u vendosen edhe ne Italine e Jugut (mesapet dhe japiget).

Fiset me te rendesishme ilire ishin Taulantet, Ardianet, Aardanet, Dalmatet, Penestet, Moloset, Kaonet, Thesprotet etj. Thesprotet banonin rreth gjirit te Ambrakise; ne veri te tyre ishin kaonet, qe shtriheshin perafersisht ne rrethet e sotme te Sarandes dhe Gjirokastres; moloset banonin ne pllajen e Janines. Taulantet ishin nje fis i madh qe shtriheshin ne zonen bregdetare, qe nga Vjosa deri ne Mat; ne shpinen e tyre ishin partinet, desaretet, enkelejte, kurse gjate brigjeve te Adriatikut te mesem banonin ardianet. Ne viset e Ballkanit Qendror ishin dy rise te medha dhe te rendesishme: paionet, ne luginen e mesme te Vardarit, dhe dardanet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE Empty
MesazhTitulli: Re: Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE   Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE EmptyWed Dec 12, 2007 9:42 am

Lindja e shtetit ilir

Nga mesi i shek. V para eres se re iliret hyne ne rrugen e zhvillimit
skllavopronar, kurse gjate shek. IV-II para e. se re u vendosen marredheniet skllavopronare dhe u formua shteti ilir. Ai ushtroi pushtetin e vet ne nje territor te gjere qe perfshinte krahinat prej lumit Naretva ne veri dhe deri ne lumin Vjosa ne jug, me nje shtrirje ne lindje deri ne liqenet Luhnid ne kufi me Maqedonine. Ne veri kishte si kufi Mbreterine Dardane. Me vane qendra e shtetit ilir levizi per nga juglindja, ku u formua Mbreteria e Enkelejve, ne jugperendim ne Mbreterine e Taulanteve dhe me vone tek ardianet ne krahinat veriore.Ne krahinat jugore u formua shteti i Epirit, ndersa ne krahinat e brendshme jugore dhe qendrore ilire u formuan tri mbreteri te vogla: e pajoneve, e dardaneve dhe e atamaneve.

2.Shteti ilir (shek. V-III para e. se re)
Mbreteria ilire u formua ne fund te shek. V para eres se re ne shpine
te Durresit, nen udheheqjen e dinastise mbreterore te taulanteve. Ne kohen e fuqizimit te saj, ajo zinte nje territor qe kishte si kufi jugor Lidhjen Molose (lumi i Vjoses) dhe kufi verior Federaten Liburne (lumin Narona). Ne lindje kufizohej me shtetin maqedon dhe me Mbreterine Dardane.

Ne anen perendimore ndodheshin dy qytet-shtetet me te rendesishme te Adriatikut: Dyrrahu dhe Apolonia. Qysh ne fillim aristokracia ilire synoi te perfshinte edhe Dyrrahun ne kufijte e shtetit te vet. Per kete arsye mbreti i taulanteve u perzie ne luften civile qe plasi ne Dyrrah, ne vitin 436 para e. se re ndermjet aristokrateve dhe demokrateve, duke mbajtur anen e aristokrateve. Keshtu, duke u nisur nga Dyrrahu, filloi konflikti i gjate i njohur ne histori me emrin "Lufta e Peloponezit", ndermjet dy koalicioneve te medha greke te kryesuara nga Athina dhe Sparta (431-411 para eres se re).
Peshen kryesore te kesaj lufte, nga ana e ilireve e mbajten enkelejte, te cilet banonin ne treven e liqenit Lyhnid (Ohrit). Per shkak te rolit qe luajten ne kete lufte, ne krye te shtetit ilir u vune mbreterit e dinastise enkelejase. Nen udheheqjen e tyre ne vitin 423 para eres se re iliret korren nje sukses te madh, pasi thyen ne kufijte e tyre lindore forcat e bashkuara maqedonase dhe spartane.

Ne vitet 393-350 para eres se re ne krye te mbreterise te enkelejve erdhi Bardhyli, i cili u shqua si komandant ushtarak dhe udheheqes politik. Ai i shkeputi Maqedonise mjaft taka dhe i detyroi mbreterit e saj te paguanin tribute.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE Empty
MesazhTitulli: Re: Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE   Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE EmptyWed Dec 12, 2007 9:43 am

Arti dhe besimet
Iliret kishin artin, ku1turen dhe zakonet e tyre. Artin e gjejme te rea1izuar ne enet prej batte, ne punimet prej bronzi, argjendi e me rralle prej ari. Ne Lepenice te Vlores dhe ne Tren te Korces jane gjetur piktura shkembore te bera me boje.

Gjate periudhes qytetare Ilire, arti u zhvillua ne perputhje me artin bashkekohor. U shfaq sku1ptura prej guri, qe paraqiste shtatore me veshje ilire. Perhapje te gjere mori punimi i figurinave prej batte, te cilat paraqitnin kryesisht kultet qe adhuronte popullsia ilire.
Si te gjithe popujt e 1ashte, edhe iliret, ne epoken prehistorike ishin pagane, pra, besonin ne shume perendi. Nder me te perhapurit ishte kulti i diellit. Shume i perhapur ka qene edhe kulti i gjarprit.
Nen ndikimin e ku1tures greke, ne besimet ilire u futen edhe kultet e perendive greke. Iliret adhuronin Zeusin, Poseidonin, Aferditen, Artemisin etj. Ketyre perendive iliret u veshen atribute vendase, te cilat deshmohen ne veshjen vendase ogene elemente te tjera artistike.

Ne kohen e Perandorit Romak Konstadin me origjine nga Durresi, feja e krishtere u asimilua nga popullsia Ilire dhe per kete pasoje u ngriten kisha te krishtera ne Apolloni. Thuhet se vete apostulli Pal ka bredhur viset Ilire ne vizitat e tij te hershme ne kishen Maqedonase.

Ne nje varg Biblik Pali shkruan “Nga Jeruzalemi e deri ne Iliri nuk ka rreshtur te predikoj Ungjillin e Jezus Krishtit..”

Gjuha Ilire
Iliret flisnin nje gjuhe indo-evropiane, qe dallohej nga gjuhet e tjera
te kohes se lashte te Ballkanit. Deri me sot nuk eshte zbuluar asnje mbishkrim i plate i shkruar ne ilirisht. Me themelimin e kolonive greke dhe zhvillimin e qyteteve ilire, perhapje te gjere mati gjuha e shkruar greke e me pas gjuha 1atine. Ne keto mbishkrim,e ka shume emra njerezish qe shpjegohen me ilirishten (Teuta, Gent, Agron, Artan). Gjuhetaret kane zberthyer kuptimin e shume fja1eve dhe te emrave ilire qe shpjegohen me ane te gjuhes shqipe, si p.sh. fjalet lirisht:,bi1e=bije, sika=thika, aran=are etj. Gjithashtu, emri i fisit da1mat lidhet me fja1en shqipe dele, i qytetit Ulkinon (U1qin) me fja1en ulh-ujk etj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE Empty
MesazhTitulli: Re: Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE   Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE EmptyThu Dec 13, 2007 3:58 am

DALMATET: (Delmatet).

Nje nder fiset me te njohura e me te mdhaja ilire,banonin ne pjesen VP te ilirise.
Qe nga periudha e lashte e deri ne shek.II p.e.r trevat e tyre shtriheshin ne brendesi,prapa vergmalit dinarik ne pllajt e Duvnos,Livnos,e Gllamoçit,Bosnje e soteme perendimore.Pasi krijuan federaten e tyre,u zgjeruan drejt brigjeve te Adriatikut.Por nuk arriten te beheshin fuqi detare dhe nuk i vune nen zotrim ishujt e bregetite te Dallacise.

Qytezat e tyre te fortifikuara ne pllajat e brendeshme i perkasin periudhes se pare te hekurit.
Kryeqendra e tyre u be Delmini.
Delmini ishin njeri nder fiset ilire qe bene qendres te rrepte pushtimit romak dhe kane zhvilluar nja varg luftaresh te pergjakshme e kryengritjesh kunder romakeve ne vitet 156-155,119-117,51-46,39-37 p.e.r Fufta e tyre me e madhe kunder pushtuseve romake lidhet me Kryengritjen ilire te viteve 6-9 e.r.
Delmini ishin te permendure per blegtorin dhe kishin te zhvilluar zejet lidhura me te.Fiset e tyre ishine te pasura me pije e xehrore dhe shquheshin per punimin e drurit.Mbeturinat e rendit fisnor u rujaten deri vone te Delmini.,me kete shpjegohet pohimi i Strabonit se ata nuk pranonin monedha,u merrnin fiseve te neshtraura drithe e begati si haraç dhe token e ndanin nje her ne 8 vjet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE Empty
MesazhTitulli: Re: Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE   Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE EmptyThu Dec 13, 2007 4:16 am

LIBURNET:

Fis ilir i bregdetit te V te Adriatikut,banore te treves nga Arsia (Rasha) ne Istrie deri te I Titi (Kerka)dhe ne ishujt fqinje.Njihen si detar te zot,qe lundruan ne Detin Adriatik para Grekeve duke arritur ne P deri ne brigjet L,te Italise Qendrore dhe ne J deri ne ishullin e Korkyres (Korfuzit).Anijet luftarake te Liburnve qe quajture liburna ,te shpejta e te lehta ne manovrim,moren si model nga romaket.

Tek Liburnet grate zinin vend te rendesishem ne jeten shoqerore.

Me 119 p.e.r viset e Liburnve rane nen sundimin Romak,me 35 p.r.e Oktaviani e shkatroi floten e tyre.

Vendbanimet kryesore te Libunve qe lulzuan ne shekujt e pare te e.r.

ishine Aenona,Senva,Albona,Lopsika etj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE Empty
MesazhTitulli: Re: Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE   Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE EmptyWed Jan 16, 2008 1:19 pm

TAULANTET

Ishin fise Ilire, banorë të ultësirës bregdetare nga Auloni (Vlora) deri në Dyrrah. Përmenden si fqinjë të Dyrrahut që nga shek. VI p.e.r. me qendrat e tyre Adria dhe Sesaret. Rreth vitit 430 p.e.r. shtrijnë përkohësisht sundimin e tyre edhe mbi Dyrrahun. Në shek IV u paraqitën si një bashkësi më vete në përbërjen e mbretërisë ilire: në vitin 335 p.e.r. morën pjesë në luftën e Peilonit kundër Aleksandrit të Maqedonisë. Pas kësaj mbreti i tyre Glaukia u vu në krye të mbretërisë ilire, si themekues i një dinastie të re, duke pasur klitin, përfaqsuesin e fundit të dinastisë së Bardhylit. Gjatë luftërave të mbretërisë ilire kundër Romës emri i Taulantëve nuk përfillet në burimet. Në tokat e tyre përmendet një fis tjetër , ai i parathinëve. Për herë të fundit taulantët shfaqen në kryengritjen kundër perandorit bizantin Honorit, i cili i shtypi me anë të mercenarëve Got. Një tjetër fis me emrin taulant ka banuar në jug të lumit Narenat (Neretva), si fqinjë me dalmatët dhe pyrejt. U pushtuan nga Roma më 168 dhe bënë kryengritje më 35. p.e.r.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE Empty
MesazhTitulli: Kush ishin Pellazgët   Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE EmptyWed Jan 16, 2008 1:44 pm

Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE Th_hermesapollozeusaresathena

Megjithese perkrahesit e tezes se re kan shenuar disa suksese ne fushen e studimeve pellazgjike edhe kjo teze ashtu sikurse te tjerat,nuk eshte ne gjendje te sqaroje perfundimishte kete problem.!

Pellazget nuk ishin grek prandaj lind pyetja kushe ishin Pellazgët.!!!


Edituar për herë të fundit nga në Wed Jan 16, 2008 2:14 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE Empty
MesazhTitulli: Re: Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE   Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE EmptyWed Jan 16, 2008 1:56 pm

EORDEJTE

Ishin fise ilire, banorë të krahinës Eordea, në rrjedhën e sipërme të Devolloit dhe në trevën e liqenit të Kosturit. Përmenden shpesh në kohën e luftërave romako-maqedone. Më 199 p.e.r. trojet e tyre u shkatruan nga ushtria e konsullit romak Sulpici dhe më 171 p.e.r. u përshkuan nga ushtria maqedone e Perseut. Pas pushtimit romak, Eordea u përfshi në krahinën IV maqedone. Nëpër të kalon rruga Egnatia (Via Egnatia). Qytetet kryesore ishin: Eordea Kele.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE Empty
MesazhTitulli: Re: Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE   Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE EmptyWed Jan 16, 2008 2:04 pm

ADRIANET

Ardiejtë fis ilir, banorë të krahinës Ardia në veriperëndim të liqenit të Shkodrës rreth gjirit të Rizonit e deri te lumi Narenta (Neretva). Përmenden në shek. IV p.e.r. lidhur me shfrytëzimin e bujqëve (300 000 prospelatë) të varur ekonomikisht nga pronarët e tokave dhe më pas si detarë të aftë. Në shek. III p.e.r. luftuan kundër dyndjes kelte. U përfshinë në mbretërinë ilire deri më 168 p.e.r., kur me shkatrrimine e saj nga Roma dolën më vete. U pushtuan nga romakët më 135 p.e.r. dhe ngritën krye 44-43 e 35-33, prandaj Roma i shpërnguli me forcë nga bregdeti në brendësi, në vise të ashpra. Përmenden nga Straboni në shek. I e.r si pakica të vogla.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE Empty
MesazhTitulli: Re: Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE   Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE EmptyWed Jan 16, 2008 2:09 pm

PENESTET

Ishin fise ilir, banorë të krahinës Penestia në luginën e sipërme të Drinit të Zi e rreth saj. Përmenden për herë të parë më 170-169 p.e.r. dhe luajnë një rol të rëndësishëm në luftën III romako-maqedone. Treva e penestëve përfshihej në mbretërinë ilire. Më 169 p.e.r. Perseu për t'u lidhur me mbretërinë ilire, hyri në tokat e Penestëve, pushtoi qytetet e tyre dhe dëboi këndej garnizonet romake. Në trojet e penestëve kishte 14 qytete e kështjella, prej të cilave njihen me emrin Uskana, që ishte edhe kryeqendra e krahinës, Oeneu dhe Draudaku. Pas vitit 168 p.e.r. emri i penestëve e i qyteteve të tyre nuk përmenden më.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
meli
V.I.P
V.I.P
meli


Female
Numri i postimeve : 842
Age : 40
Vendi : diku ne gyrbet
Registration date : 13/08/2007

Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE Empty
MesazhTitulli: Re: Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE   Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE EmptyWed Jan 16, 2008 2:13 pm

Pelazhet ishin nje popull i lasht indo-evropjanqe sipas disa shkrimeve jetonin ne pellgun e Egjeut dhe ne bregdetin perendimor te Azis se vogel,ne Peloponez,ne Greqne qendrore,ne Thesali .
Homerii permend pellazget ne epopen Iliades si banor te Thesalis,te cilet gjat luftes te Trojes mbajtne anen e trojeve,kurse ne Odisene,qe eshte e nej kohe te mevonshme ,pellazget zihne ne goj si banor te Kretes.
Shkrimet me re reja na japin njoftime te tjera,por te ngatrruara dhe kontradiktore,mbi keto fise duke i vendosurhere per shtegtime pellazget ne Athin ,pastaj ne Itali.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE Empty
MesazhTitulli: Re: Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE   Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE EmptyWed Jan 16, 2008 2:20 pm

meli:

Duke u nisur nga te dhenat e Autoreve te vejeter dhe nga studimet gjuhesore,pellazget u konsideruan per nje kohe te gjate nga studiusit e fundit te te shekullit XIX dhe fillim te shekullit XX si nje popullesi Joindoeuropiane.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta


Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE Empty
MesazhTitulli: Re: Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE   Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE EmptyWed Jan 16, 2008 3:18 pm

Dardanët
Dardanët ishin një ndër fiset ilire më të njohura dhe më të mëdha ilire .Nga fisi dardan e ka marrë emrin edhe territori që quhej Dardani.Dardania e lashtë është Kosova e sotme dhe viset përreth saj .Në Dardani kanë jetuar edhe fise të tjera më të vogla ilire ,mirpo fisi më i madh që përmendet edhe nga historianët grek dhe romakë janë dardanët.
Dardanët kishin formuar shtetin e tyre në shekullin e IV para lindjes së Krishtit.Ata ishin luftëtar të shquar kurse mbretëria dardane ishte njëri ndër shtetet më të fuqishme të asaj kohe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE Empty
MesazhTitulli: Re: Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE   Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 3Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
 Similar topics
-
» Mbreteria e Dardanise
» MBRETËRIA E DARDANISË
» Piramidat Pellazge
» Femra Shqiptare ne Historinë tonë.
» A ka ekzituar pirateria ilire?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: