Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 T'i njohim krijuesit tanë.

Shko poshtë 
+2
Beton
Sofra
6 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 6 ... 9, 10, 11 ... 14 ... 18  Next
AutoriMesazh
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 111
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 10 EmptySun Oct 19, 2008 6:15 pm

po pra,na kemi poet e poete të mira, po disi nuk duam t'i ofrojmë e t'i ngritim lartë, se zërat e huaj na pëlqejnë ma shumë, na tingllojnë mbrapsht në vesh... T'onit e T'onës, nuk ia dijmë vlerën, deri tëmbesim pa to, e tevona grrithu, i ka hongër toka... e dreqi e i biri...

Një anekdotë: një nipash yni djalë me nam, kur vinte mysafir, i thoshte zojshpijes - oj Halla ime, a po na pret sonte k'nduesin për darkë bre?! - O jo pasha bukën nipçe, se ty tëkemi t'onin, e nuk je ti i huaj;).

Sabahate Byci është poetja jonë shumë e frytshme, shprehë ndjenjat e brënshme me një vrull thesari të brendshëm arbëror
aty ku buron gurra e traditës, duke e mishëruar figurën poetike, krijuese me vargun e shkurt e të lirë, si fuqi krijuese fillestare (me shkallë të vogël, ngjitesh lartë dikund, e me të gjatën thuresh e mund të bijsh) - duke gjurmuar sa më thellë, në depërtimin krijues modern - sa thjeshtë - sa bukur! Sepse disa krijues janë (l'art pour l'art-ista), duke menduar në fjalorë të lartë, tretin në hemisferat hermetike, sa as vet nuk dinë çka thonë, veç hajt të tregohem i madh, me pakuptueshmëri absolute!

Kemi krijues të frytshëm, por sa i lexojmë se e sa i adhurojmë, na vet, se kur nuk të përkrah i yti - i huaji ta then qafen papikmëshire! Me Kohen do merremi vesh...po si vonëWink
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 10 EmptyMon Oct 20, 2008 12:50 am

Dilaver Asani  
  
 


Dilaver Asani



Dilaver Asani u lind me 10 prill te vitit 1956 ne f.Vranjovce te Gostivarit.
Mesimin fillor e kreu ne vendlindje per te vazhduar gjimnazin ne Gostivar,dhe t`i ndjek studimet ne A.P ne Shkup ku diplomoi me 1979. Punon si arsimtar i Historise,Kultures Qytetare dhe Gjeografise ne shkollen fillore "Ismail Qemali" ne Gostivar. Deri me tani ka botuar 7 libra: Permbledhja me pozei "Rruge pa fund":permbledhja me poezi "Molle Sherri";dokumentari historik "Prej Gos(k)tivarit ne Dubrovnik"; permbledhja me poezi ne dy vellime "Goca e Tivarit" dhe "Rrefimet e Goces se Tivarit'' etj.Dilaver Asani  
  
 


Epitaf gabimi


Gjithe qe morra valle
deri ne amshim,
qe e zgjatur dora 
per nje grusht-gabim.
Gjithkund me ta endesha
dhe ne paskajshmeri,
jo per pune te liga
u rriten grushtat e mi.

Jo per qarje e lote
hapa syt e mi,
do te ishte e kote
qe pata dy sy.
Jo per cmenduri Zoti
mendjen ma ka falur,
por punet e liga
per t`i ndalur...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 10 EmptyMon Oct 20, 2008 12:50 am

Dilaver Asani  
  
 


Lumturia


A ka flete lumturia 
shpesh e pyes veten,
nese i ka fletet
le t`i hape netet.
Hidherimin e thelle
ta shendrroj ne gezim,
nga vuajtja e territ
te gjenim shpetim.
Te gjemon kraherori
ndote te pelcete,
atehere lumturia
do te kete flete...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 10 EmptyMon Oct 20, 2008 12:51 am

Dilaver Asani  
  
 


Shtegetimi


Keto ujra te turbullta
si do t`i kaloj,
e te mos mbytem 
se s`di te notoj.
Ashtu i trembur
me kaploi shterngata,
i trishtuar thelle
do t`me ze nata.
Veshtire ka njerez
por vetem bretkosa.
qe vetem krokasin
sikur ne shoqeri ata
mua me therasin
Po une i mjeri
gjuhen s`ua kuptoj
fillova dhe prej tyre
ndihme te kerkoj
E ne vend te ndihmes
fitova pergjigjen,
se shtegtaret sikr une
mbyten ose digjen...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 10 EmptyMon Oct 20, 2008 12:51 am

Dilaver Asani  
  
 


Kenga e Goces Tivarit


Dua te vete
Sa me fund detit
Ate qe dua per vete
Le ta kene te shkretit
Ne brendi te guackava
Te fsheh thesarin tim
Cunave dhe cupave
Ua le ne disponim
Te fleje dallgeve te detit
Me zemer te kulluar
T`i gjeje strehim vetes
Mos mbetem e permalluar
Atyre qe shkojne e vijne
Pa ndalur ne mergim
Le te mos harrojne
Ky eshte vendi im
S`gjeni vend ne bote
Sikur ne vendlindje
Ate zemra e thote
Tregoni femijeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 10 EmptyMon Oct 20, 2008 12:52 am

Dilaver Asani  
  
 


Kenga e Goces Tivarit


Dua te vete
Sa me fund detit
Ate qe dua per vete
Le ta kene te shkretit
Ne brendi te guackava
Te fsheh thesarin tim
Cunave dhe cupave
Ua le ne disponim
Te fleje dallgeve te detit
Me zemer te kulluar
T`i gjeje strehim vetes
Mos mbetem e permalluar
Atyre qe shkojne e vijne
Pa ndalur ne mergim
Le te mos harrojne
Ky eshte vendi im
S`gjeni vend ne bote
Sikur ne vendlindje
Ate zemra e thote
Tregoni femijeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 10 EmptyMon Oct 20, 2008 12:53 am

Dilaver Asani  
  
 


Ne pritje te agimit


Ne pritje te agimit
daljes se drites-ndricimit
iu mvesha dijes
dhe shkrimit.
Ne pritje te agimit
pa pike loti t`mallkimit
u nisa rruges se clirimit
deri ne momentet e flijimit.

Nese priton t`vije agimi
Ketu s`ka vend dyshimi
t`punojme qe t`vij agimi

E nese ky eshte synimi
patjeter te vij agimi...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 10 EmptyMon Oct 20, 2008 12:53 am

Dilaver Asani  
  
 


Rrapi


Edhe pse i tharë
ndër shekuj qëndrov,
shumë kalimtarëve
t`kaluarën ua sqarova.
Sa herë kam qenë djegur
e përsëri zbluar,
atyre që vinin 
hije për të kërkuar.
Iknin nga zhegu
u afroja freski,
por krahas tyre
edhe ndonjë porosi.
Mos e dëmtoni rrapin
dhe rrënjë e tij
se ku do të freskohen
bijat edhe bij?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 10 EmptyMon Oct 20, 2008 12:54 am

 Dilaver Asani  
  
 


Buzë liqenit


Aty valët e bukura
me ta bisedojnë,
shumë fjalë të ëmbëla
nga ti i kujtojmë.
Të sillemi me të tjerët
ashtu si me veten,
t`mos i dëshpërojmë valët
ta trembin detin...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 10 EmptyMon Oct 20, 2008 12:56 am

Dritan Zaimi



Dritan Zaimi



Une kam lindur me 5 Maj 1975, ne Gramsh. Kam mbaruar shkollen e mesme te gjuheve te huaja ne Tirane, dhe ne vitin 1997 u diplomova ne Fakultetin e Anglishtes , Universiteti i Tiranes. Aktualisht studjoj Administrim-Biznes , Fakulteti i Ekonomise, Tirane.

Kam punuar si mesues anglishteje dhe per nje kohe te gjate si drejtues ne disa organizata te huaja joqeveritare. Aktualisht punoj si Koordinator Projekti ne nje OJQ, ne Tirane.

Pasionin per artin dhe vecanerisht per letersine e kam ndjere qe i vogel. Me pelqente qe heret te shkruaja strofa te shkurtera , ne klasen e gjashte dhe te shtate jam vleresuar me cmimin e trete dhe cmimin e pare ne shkalle rrethi, ne konkurset poetike te zhvilluara asokohe ne rrethin Gramsh.

Gjithesesi ne vitet e mevoneshme gjate studimeve ne shkollen e mesme te gjuheve te huaja dhe ne fakultet, atehere e kuptova me mire pasionin tim dhe u mora seriozisht me poezi dhe tregime.

Kur isha student botova disa poezi dhe tregime ne shtypin shqiptar. Ne vitin 2001 botova vellimin tim te pare poetik “Dhimbje”, nder tregimet e botuara mund te shkepus “Lumi”, “Dy Copa Akulli”, “Brenga”, “Peshtyma”, “Enderra” etj.

Vazhdoj te shkruaj dhe te perzgjedh materiale per nje botim te mevoneshem.Dritan Zaimi  
  
 


Mëmë Tokë



  Unë i etur kam qënë përherë
  të shkel në toka
  të pa shkelura ndonjëherë.
  Nëpër qiej të ngjitem,
  ku asnjë shpend s'ka fluturuar.
  E në hapësira të endem
  ku drita ende s'i ka përshkuar.

  Në kaltërsinë e tyre
  të rend, të rend,veç të rend
  e kurrë të mos afroj.
  Me një qëllim në mendjen time
  burimin e Blu-së të kërkoj.

  Si një shtëllungë tymi
  të ngjitem në ata qiej.
  Të shkoj tepër larg,
  gjersa veten mos ta ndiej.

  E atëherë
  një frikë e mistershme të më pushtojë,
  ku tjetër jetë asgjëkundi të mos takoj.

   
  Dhe pendimi për brenda meje
  të më qortojë si dem i tërbuar.
  Thellë, shumë thellë ta ndiej mëkatin
  që prej Tokes kam shtegtuar.

  Shpirti të më raskapitet 
  e duke u përpëlitur të më gulçojë
  dhe si i çmendur
  drejt horizonteve të pafund të vrapoj.

  Gjersa Bluja papritur
  të tretet në një bardhësi.
  E unë i friksuar të kuptoj
  se po futem në një tjetër qiellësi.

  Dhe atëherë o mëmë Tokë
  si e thyer prej durimit
  forca jote të më tërhëq.

  Unë i përgjumur të bie në humnerë,
  por kurrë të mos vdesë.
  
  Të ndiej nga lart
  aromën e brigjeve të tua,
  që kundërmojnë erë jetë.
  
  E zemra të hidhet përpjetë në kraharor
  si një foshje kur nënën ka gjetë.

  Të bie e të përplasem i gjithi pas teje,
  si një kandër që bie për tokë.
  E të mos ndiej dhimbje aspak,
  por veç mall, mall, edhe prush, edhe lotë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 10 EmptyMon Oct 20, 2008 12:56 am

Dritan Zaimi  
  
 


Harruar jemi


  Ti harrove të më thoshe lamtumirë
  kur u largove,
  ndaj unë të prita, ti duhet të vije.
  I lodhur nga pritja fillova të mendoja
  dhe mu kujtua se ti as mirupafshim nuk
  më the.
 
  Ti harrove të mi thoshe,
  dhe unë harrova të ti kujtoja,
  tani harruar jemi,  
  edhe pa u ndarë akoma.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 10 EmptyMon Oct 20, 2008 12:56 am

 Dritan Zaimi  
  
 


Mosha



  Jeta matet me kohë 
  E koha matet me jetë.
  Tej këtij planeti 
  Tjetër jetë s’mund të ketë.

  Koha vërtitet e heshtur
  Veç nesh askush s’e pret.

  Brenda vetes trishtueshëm numëron
  Çastet e fundit mbi planetin tonë.
  S’e kur jeta jashtë tij të na shpërndajë
  Moshën koha nuk do të dijë me kë ta ndaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 10 EmptyMon Oct 20, 2008 12:57 am

 Dritan Zaimi  
  
 


Larg Atdheut


  Na u tret shikimi udhëve të botës, 
  Me kembët gjithmonë në krahë,
  Rrugës për diku.
  Ikim, vijme, ikim prap
  Dhe nuk e gjejmë.
  Kur jemi këtu jeta na therrët larg
  Kur jemi larg zemra na sjell këtu
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 10 EmptyMon Oct 20, 2008 12:57 am

Dritan Zaimi  
  
 


Kurrë s'do ta kuptosh



  Lulja çeli kur pranvera erdhi
  por Prilli e vrau me dëborë.
  Erdhi Maji por Prilli ende s'e kuptoi
  që lulja që ai thau veç për të lulëzoi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 10 EmptyMon Oct 20, 2008 12:58 am

Dritan Zaimi  
  
 


Shpirt lakuriq



  Në netët e trishta, e ngrira në acar,
  në vetmin e zbrazur dhe boshësinë pa fjalë.
  Jam përsëri unë pas enigmës së fatit tim.
  si ëndërr e tretur, si diell në vegim.

  Me frymën time
  ngrohë duart, shpirtin tim.
  Dhe bryma që vesh buzët
  tretet, kullon si pikëllim.

  Por ndërsa gjaku nëpër vena merr udhën,
  si një floknajë që bie dendur,
  një brengë e akullt qarkullimin pengon.
  E këmbët e mbarthura më thonë,
  - Jo ti s'mundesh, nuk ke ku shkon.

  Dhe aspak nuk ndihej në jetoj,
  kam dalë jashtë vetes, jashtë trupit tim.
  Shpirt lakuriq unë bredh nëpër botë
  i pastrehë, i zhveshur, në trup veç kërcëllim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 10 EmptyMon Oct 20, 2008 12:58 am

 Dritan Zaimi  
  
 


Do të vij një ditë



  Do të vij një ditë
  kur mëngjesi do të zbardh
  mbi trupa të ngrirë,
  mbi pemë kallkan.
  Kur murlani do të ngrij
  zogjtë në fluturim,
  e kafshët do të balcamosen 
  prej të ftohtit.

  Atëherë zemërimi do të hapë portat,
  pa ditur se ku derdhet.

  Do të vijë një ditë,
  kur bota s'do të dijë
  kë të dënojë.
  Qielli s'do të dijë
  kë të ndërshkojë.
  Dhe njeriu s'do të dijë më
  pse të jetojë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 10 EmptyMon Oct 20, 2008 12:59 am

Dritan Zaimi  
  
 


Vdekja ime



 

  Më thanë se vdekja
  ishte nisur për tek unë.
  Pastaj kish kthyer rrugë,
  sepse kish ngatërruar adresë.

  Ç'fatëkeqësi!
  Ndoshta një ditë nuk do të njohim
  as vdekjen tonë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 10 EmptyMon Oct 20, 2008 12:59 am

Dritan Zaimi  
  
 


Pritja copëton gurin



 
  Me vite të tëra
  rëndoi pritja mbi një gur.
  Dhe guri një tjetër gur priste,
  të bëhej mur.

  Kaq shumë koha mbi të rëndoi,
  sa në mijra copa gurin e thërrmoi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 10 EmptyMon Oct 20, 2008 1:00 am

Dritan Zaimi  
  
 


Unë



  Unë jam armiku më i egër
  i vetes time.
  Mëshiruesi më i flaktë 
  jam përsëri unë.

  Unë jam fusha e betejës,
  unë jam edhe ideali,
  unë jam pasoja 
  unë jam edhe shkaktari.

   
  Unë herë qaj,
  herë qesh,
  e herë vështroj.
  Unë herë humbas,
  herë hesht,
  e herë fitoj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 10 EmptyMon Oct 20, 2008 1:00 am

Dritan Zaimi  
  
 


Ëndërra



 Ëndërra ime ra në gjumë,
  . . . fjeti !
  Dhe kur u zgjua, ¼ 
  pa se unë kisha fjetur
  përgjithmonë.


  Unë
  Unë jam armiku më i egër
  i vetes time.
  Mëshiruesi më i flaktë 
  jam përsëri unë.

  Unë jam fusha e betejës,
  unë jam edhe ideali,
  unë jam pasoja 
  unë jam edhe shkaktari.

   
  Unë herë qaj,
  herë qesh,
  e herë vështroj.
  Unë herë humbas,
  herë hesht,
  e herë fitoj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 10 EmptyMon Oct 20, 2008 1:01 am

 Dritan Zaimi  
  
 


E dija



 
  Asgjë s'më mbeti pishman në këtë jetë.
  Sepse e dija që kur linda se do të vdisja.
  A thua s'u përpoqa kurrë në jetë,
  jo, jo nuk është e vërtetë.

  Shumë gjëra mbetën pa u thënë,
  shumë gjëra mbetën pa u bërë,
  shumë ëndërra mbetën në shtegëtim,
  shumë dëshira s'njohën kurrë plotësim.

  Po ja erdhi vdekja
  i mbylli që të gjitha.
  Se koha kalon e s'vjen më kurrë.
  Të gjithe e patëm një jetë në këtë bote.
  Dikush gëzoi, dikush vajtoi.

  Asgjë s'më mbeti pishman në këtë jetë,
  sepse e dija që kur linda që do të vdisja.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 10 EmptyMon Oct 20, 2008 1:01 am

Dritan Zaimi  
  
 


Budallenjtë



  Atë që s'e kuptojmë 
  e quajmë budalla.
  Atë që s'na kupton
  përsëri e quajmë budalla.

  Sa cudi !
  Kjo botë përbëhet prej dy budallenjsh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 10 EmptyMon Oct 20, 2008 1:01 am

Dritan Zaimi  
  
 


Ylberi


Një shallë shumë-ngjyrësh
mbështolli kodrën,
fill pas shiut u bë dritë.
Rendën fluturat
t'i rrëmbenin ngjyrat,
dhe pas pak drita iu fik.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 10 EmptyMon Oct 20, 2008 1:02 am

 Dritan Zaimi  
  
 


Globi ynë



Një sy hapur tjetrin mbyllur,
kështu fle përherë.

Me njërin përcjell ditën,
me tjetrin e pret.

Dhe s'prishet asnjëherë ky ritual,
përndryshe nata s'do të agonte kurrë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 10 EmptyMon Oct 20, 2008 1:02 am

 Dritan Zaimi  
  
 


Mos shkel



 

  Mos shkel të lutem,
  mbi bar ti mos shkel.
  Mbi barin e lagur nga vesa
  gjurma jote do të ngel.

  Do të duhen shira, rrebeshe plot stuhi
  llumin që I le t’ia heqin përsëri.
 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 10 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
T'i njohim krijuesit tanë.
Mbrapsht në krye 
Faqja 10 e 18Shko tek faqja : Previous  1 ... 6 ... 9, 10, 11 ... 14 ... 18  Next
 Similar topics
-
» Përmbledhje nga krijues të ndryshëm
» PADUKSHMERIA E QENIES SË KRIJUESIT, ...
» NJE PERSHENDETJE PER KRIJUESIT NE MERGIM
» TE NJOHIM HISTORINE
» NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: