Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 KRISTAQ F. SHABANI AKTOR " GISHTMEZI"parabolë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

KRISTAQ F. SHABANI    AKTOR " GISHTMEZI"parabolë  Empty
MesazhTitulli: KRISTAQ F. SHABANI AKTOR " GISHTMEZI"parabolë    KRISTAQ F. SHABANI    AKTOR " GISHTMEZI"parabolë  EmptyThu Apr 27, 2023 2:17 am

AKTOR " GISHTMEZI"
parabolë me gjashtë goditje...
*
Në amfiteatrin antik hyri, papritur,
aktori i quajtur
"Gisht i mezit",
produkt i dalë
nga galeri tipash
të larme në shesh...
me banderola "lajlulesh"...,
Situatën rrokopujë,
si " vullkan" monstrouz, e ndezi...
Çfarë lave
me ngjyrime të ndritshme,
por të dyshuara
që në mitra!...
Ky operacion"çezarian" shtoi autikët"...
Arsimkulturimit
iu thye copash shtati...
"Mund të ngjitesh në Malnajë
dhe përsëprapthi"
shprehej dikur Hamalli...
Skenë sarkastike
në parmakë prodhues "miell druri"...
Duhej ky gisht simbolik,
në këtë demokratizim atipik,
si gjeturi shprese,
simbolin "V" dy gishtrinjsh përqeshi...
Asqë pritej rënia e tillë, kaq e beftë
e simbolit gisht
mbi tredekadash...
Simboli
"V" humbet skeptrin, froni i thyhet...
Ç'natë e zezë për simbolin somnambul!
Gjestikulacionet shprehëse të ecjes,
flasin kodifikisht..
"Gishti i mezit",
aktor i padiskutueshëm në " ngulje",
ka lidhje
me horoskopin e fatit
të nesërm
të skenë- paradave bajate meskine...
Se me çfarë " shenjë zoodikale" ka lidhje ,
ende nuk dihet...
Katërvjetshi ardhës ,
sipas "aktorit gisht",
do të jetë
"Perandori e Utopive"...
*
U sulën portalet,
mediat vizive,
të hulumtojnë
" madhështinë
e "Gisht mezit"
të ngritur "përpjetë";
pyetjet retorike
nga frerët
u lëshuan
të harbuara...
vetëm efekti
i " Gisht mezit"
në pozicion
të ngulur
dihet nga fillesa e jetës...
*
"Kot mos e nxirr shpatën nga milli,
pa lavdi mos e fut..."
porosiste " muzhikët" Taras Bulba...
*
Ç' mu kujtua sonte,
në këtë ditë të thyerjes së prillit 2023,
Epaminonda i Eleutrës,
babai i Manovrës,
Sulmin ballas e përqeshi
dhe me gjithë "pëllëmbën" e dorës,
kundërshtarit
ia " nguli"
vetë mitin e dorës...
*
Qysh atëhere kundërshtari
nuk ngrihet dot
në këmbë nga dhimbja...
*
Natëzeza
korbrron në koma..
Agu kërkon
përpjekjadë të agojë...
Pak diell zgjimi,
tableta e shërimit...
26 prill 2023
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
KRISTAQ F. SHABANI AKTOR " GISHTMEZI"parabolë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
»  Përndritje e Universit të Ri... Nga Kristaq F. Shabani
» Interviste e poetit Kristaq F. Shabani
» GJIROKASTRA : KRISTAQ F. SHABANI, BASHKEPUNETOR ABI, USA
» Metafora e “luleve” nga Kristaq F. Shabani
» "Kur lind Nënta" nga KRISTAQ F. SHABANI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: