Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Poezi të krijuara nga forumistët

Shko poshtë 
+90
Dreni Drenova
gentiana lohaj
dodgjeka
......
shefqet
mujota
zana.
xhema
BashKom
agim__barja
Driniiiii
play
meri
ILTA
Sema
dibranja
delick
Psikologu
veletini
VetetimaAL
Eklips
Muja e Halili
klodian
Xili
paioni
Blerim1
Aleks J. Zhapa
Kristaq Th. Gushi
lepurush
egzona-
spirito
Uskana
E_Bukura
sela-mi
tina
elisa
Blerti_Gashi
Leka i Madh
Albona
Veneta
anila
Fjona
Nezir Myrta
shqip0nja
Trimi
beti
cristal
Parapsikologu
Martina
zeriatdheut
Eva0506
Poeti
liri_b
mall
metiii
Tesa
Riki30
**Embelsira**
Lanetja
Mergimtarja
ficam
bukla
Mysafir
Begu
Guximi
interesant
Jorgo S. TELO
eri M
gjakushi
Orfe@
feneri
Ago Muji
Delia
Albea
Edonis
vjollca
Adem Berisha
petritkola
Beton
Euridika
rrebelja
Lejla
Arta
tom sojer
Urata
Aquila
shaban cakolli
Kosovarja
besa-bese
Sofra
94 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 16 ... 29, 30, 31 ... 36  Next
AutoriMesazh
veletini
Anëtar i ri
Anëtar i ri
veletini


Male
Numri i postimeve : 127
Age : 68
Vendi : kosove
Profesioni/Hobi : mesimdhenes
Registration date : 07/12/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 30 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 30 EmptyFri Feb 06, 2009 8:33 pm

KUFOMAT E GJALLA



Përkundruall nesh

Është Toka e Zezë



Dhe Toka e Zezë është

Aty,ku kokat e pakoka,në vërdallje

Mu si kufoma të gjalla

Hemisferave të djerrëta

Shihen duke u shtegëtuar.



Para cilitdo syresh të ndaleni

Të qeshni me qeshjen cilëndo

Sytë e pështjelluar ua shihni,

Që u janë si monedhat e devalvuara

Të zhubrosura në numra,

Si verdhësia vdekësore.



Të papërfillshmit,ndër mjegulla,

Mes qiellit e tokës,

Ndër vegime mbytëse

duke u përpëlitur.



nëntor 2008
Mbrapsht në krye Shko poshtë
veletini
Anëtar i ri
Anëtar i ri
veletini


Male
Numri i postimeve : 127
Age : 68
Vendi : kosove
Profesioni/Hobi : mesimdhenes
Registration date : 07/12/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 30 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 30 EmptyFri Feb 06, 2009 8:46 pm

OKA E RRËGJUAR



Kokë e rrëgjuar kokë e sa një breshke

Kohë u desh të të njoh ky njeri

nam përtokë i rënë si prej maje bjeshke

vetëm qelbanikët tash të mbakan në gji.



Kokë e rrëgjuar kokë e kurrnjë hall

më kot të të thuhet:- bora s`është blerim!;

dehja ,vetëm dehjes,asaj di t`i pall.

syri sy vallë është dhe kur s`është shikim?



Koka e rrëgjuar kokë sa është një rrasht,-

Rrotë ku sillet një botë fare e kotë;

Sa e zezë përbrenda,më e zezë përjashtë,-

Përjargësi e mendjes ,futë e pirë me gotë.



1998
Mbrapsht në krye Shko poshtë
veletini
Anëtar i ri
Anëtar i ri
veletini


Male
Numri i postimeve : 127
Age : 68
Vendi : kosove
Profesioni/Hobi : mesimdhenes
Registration date : 07/12/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 30 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 30 EmptyFri Feb 06, 2009 8:50 pm

PUTHJE DIELLI



1 tetor



Pas dekadash në gjum

zgjohet Qyteti

si një e zgjuar nga buzëvdekja.



Bote kallkane

sytë e pafishkur spikaten -

zjarrtësi e rizbuluar

zemrash të gurëcuara,

që prangat do i këpus

si jo vetëm ndër këngë.



Në pirgjet e mija,-

Thuase i bërë një tjetër,

Ngritem,zbres,ngritem,dhe-

në më të shumtën e hises së fjalës,

përqafohem me diellin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Psikologu
Fillestar/e
Fillestar/e
Psikologu


Male
Numri i postimeve : 6
Age : 50
Vendi : CH
Registration date : 07/02/2009

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 30 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 30 EmptyTue Feb 10, 2009 11:48 pm

Demarkacion mendimesh


Serish rrugeve me balte une mas peshen e mallit

Duke numruar kujtimet nje nga nje

Tek fshihen prapa pllakezave te trotuarit

Une marr frym me lirshem se me pare


Nga disku im i kujteses

Me vin refrenet atdhe, republik, Liri, Demokraci

Ne sfond me shfaqet shifra 1244

Dhe politika behet matematik


Rrugeve takoj lypsaret tek dehen duke pritur

E te dehurit kerkojne lemosh pran streheve te pa emer

Erresira i bashkon edhe diten

E naten hena i ngushellon bashke me acarin


Formulat matematikore u prijne debateve te perditshme

Neper kafenete rinore thyhet heshtja e erresires

Akumulim tymnaje e mjegulle prekin shtresen e ozonit

Ne faqet e gazetave perher i njejti refren.



Ushqimi ditor me enderra pa asnje kalori

Shpresa rrokulliset si top futbolli

Te rinjet varin optimizmin në rrjete marimange

Tek shohin realitetin me syze dielli



Dhjetor 2007, Kosove






Flamuri


Dhe un ja ku jam Nentor me thon

Ketu me keni se nuk kam ku te shkoj;

Mbshtjellur ne pelhur te kuqe e plis te bardh

Kesaj toke i takoj dhe evrop un jam


per aq sa do rrjedh gjak ne damaret ton…


Kam dhe nje Vlore e nje Prekaz

Me quaj si te duash Shqiptar, kosovar, arberesh e arvanitas,...

Un ilirijan e dardan jam,

Nje gjuh e nje flamur kam dhe s`ka kufij qe na ndan


per aq sa do rrjedh gjak ne damaret ton…


5 shekuj me radhe u versule

Dhe sot po vazhdon por kot e kot,

E do rroj dhe do rroj flamuri i marigones

per jet e mot,


per aq sa do rrjedh gjak ne damaret ton..


Kte nuk e them un sa per te ju josh

Ket e than kastriotet, qemajlet e jasharet

Me 1912 ne Krujë, Vlore e Prekaz.

Le te rroj flamuri yn kombtar


per aq sa do rrjedh gjak ne damaret ton..



suiss, 07. 10. 2005
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 30 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 30 EmptyThu Feb 12, 2009 10:26 am

UJËVARAT E FIKSIMEVE TË MOSHËS



Përherë më shkarrëzehen përsysh

ujëvara flokësh,

ujëvara ndjenjash

e fjalësh.

Zbresin ato të papërmbajtura

si adoleshente

prej shkallësh.

Herë ledhatare e ëmbëlshore

Herë të ngrysura dhe lënguese

Herë me ftohtësi bore…

Përmbajnë ujëvarat brenda rrymës

tërësinë e viteve të mia,

të papërfshira

nga ylberësia

Më së shpeshti përshfaqen

me ngut të pamotivuar.

Turren vrulltas

mbi vetullat

e përmbi qerpikët e mi

të moshuar.

Përmbajnë ato në vetvete

tërë torbën e plotuar me fiksime:

Mallin për vendlindje

Pasionin për dije,

Xhelozinë për rininë

e tejshkuar

përzier me dhimbjet

dhe cdo etje,

ku janë endur dhe enden:

Mbijetimi i jetës, njohja e botës, përjetësia…

Endet mbi ballin e latuar

Hyjnesha e mendimit dhe ndjenjave:

DASHURIA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 30 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 30 EmptyThu Feb 12, 2009 10:29 am

PRUSHI I DASHURISË



Qoftë natë, apo ditë,

Dashuria nis tek sytë.

Buza-buzën e rrufis

Ndizet prushi i dashurisë.



Në shteg buzësh varen fjalët,

Siç varen në gjoks gjerdanët.

Buza-buzën e rrufis

Ndizet prushi i dashurisë.



Fjalët rrënjët kanë në zemër

Te një nuse , te një dhëndër.

Buza-buzën e rrufis

Ndizet prushi i dashurisë.



Jetë të gjat’ ka dashuria,

Kur merr drit’ nga Perëndia.

Buza-buzën e rrufis

Ndizet prushi i dashurisë.Twisted Evil alien
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 30 Empty
MesazhTitulli: Jorgo S. TELO pershendet Sofren me kete poezi   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 30 EmptyThu Feb 12, 2009 10:33 am

DASHURI QIELLORE



Dy re zënë dorë për dore…

Dashuri krejt qiellore.



Ngjajnë retë si në garë,

Sa të zbrazen nga një barrë…



Njëra re që qe ezmerkë

Shiun nisi tatëpjetë.



Reja tjetër – lozonjare

Mashkull qe o shterpë fare.



Është verë, verë e nxehtë.

Mbetëm ne me syt’ përpjetë.



Nuk shikojmë fresk e shi,

Po s’bënë retë dashuri!...



Dhe zërin ngritëm përpjetë.

Me gjith’ shpirt uruam retë…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 30 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 30 EmptyThu Feb 12, 2009 10:37 am

KU JINI, O ZAGORITË?



Me dorën hedhur te zemra

po kërkon fëmijët Nëna:

“Ku jini, o zagoritë?

Shkuat e më thatë sytë!

Bij e bija, ju bëj ftesë;

Kam një lutje, një kërkesë:

“Ku jini, o zagoritë?

Shkuat e më thatë sytë!

Mos më lini në harresë!

Veç tek ju më mban një shpresë…

“Ku jini, o zagoritë?

Shkuat e më thatë sytë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 30 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 30 EmptyThu Feb 12, 2009 10:38 am

MENDOHET ZAGORIA

Rri, mendohet Zagoria

Malet rrotull duke parë,

Duke psherëtitur, qarë…



Në kujtesë Nëna hidhet.

E shtrëngon zemra e dridhet.

Parasysh i mblidhen vitet…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Veneta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Female
Numri i postimeve : 1008
Registration date : 02/06/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 30 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 30 EmptyThu Feb 12, 2009 12:21 pm

Perendim i heshtur

Dalengadale po binte muzgu
Ishte hera e pare qe mbremja ndjeu mungesen tende
Endrrat ne gjume u perkunden para se te binte nata
Lindje me sdo kishte se dielli pergjthmone po perendonte!
Lutesha te shihja vec edhe nje here lodrimin prej drenushe
E ata sy margaritare te shkrinin akullin qe mes akrepash pushonte
Zerin tim e mbyti heshtja, tani vec nga imazhi yt mrekullohem
A thua ne syte e tu te kete harruar diellin stina,
qe mua perjete te me ngrohte?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Veneta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Female
Numri i postimeve : 1008
Registration date : 02/06/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 30 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 30 EmptyThu Feb 12, 2009 12:25 pm

Iluzione dehese

Rruget pa kalimtar kane mbetur
Era, ne vend teje, lotet mi thane
Zezona ka ngrire yjet ne qiell
Anijes pa busulle, jeta ime i ngjan
Rend dite e nate mes iluzionesh dehese
Te ngroh shpirtin me rrezet e tua, shpirt
Agonine ta vrasim, fryme njera jetes le ti japim,
Rrezja ime- jete e drite!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 30 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 30 EmptySun Feb 15, 2009 11:28 pm

Keto poezi kan qene te postuara tek tema: Krijime nga Luboteni dhe u barten ne kete teme...

Re: Krijime nga Luboteni

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 30 Icon_post_target nga eri M prej Fri May 23, 2008 4:28 pm
I nderuari Luboten deshta kto vargje ti shkruaj tek kjo tema qe e ke hapur per krijimet e tua, te me falish dhe mendoje se nuk te prishin pune.

Mblidheni ju o popull e mbani vesh
liderushat u bëjnë përshesh,
thotë Hashimi nuk ka flamur,
Ali Ahmeti ai kokë gurë,
lëshoni armët eni pajtoni
Maqedoninë nënë ta pranoni,
turfullon Ramushi ai mendje fushë
surratin e Mahmudit ka varë në gushë
dhe bijtë e Lidhjes demokratike
nga një sërbe kanë hashike
dridhet Arben Xhaferri si trumcak
nuk mundem prej Lubços të marr hak,
Mendo Vojvoda i fry borisë
me dilera e drogista të sllavisë
ndajnë bylmetin , kapitalin
dhe Bugajskit ia blejnë kalin
ta shetisin nëpër fushata
qyshkur agon e kur bie nata
kanë ndërruar skenarët edhe rolet
Janë përzier partitë , kështu folet
me këshilla të Koles prej dijamanti
niset Ali Ahmed Komandanti,
në veng të ndryshimeve që do Bugajski
por skupton Mendo- Koleja vojvoda
që cirk na bën n'fushata e oda
ku shkojnë dëgjojnë mileti i mjerë
se do ta bëjnë dimrin verë,
në realitet e bëjnë si në Gërdec
kanë nis e hajnë bukë , kripë e spec
se ashtu vjen fermani nga nënë Shqipëria,
bëni punët që i do Sllavia,
se hidhërohen të parët e Kalemegdanit
Të Moskës, Sofjes e të Junanit !

Bini trima të shqiptarisë
se me ju përpara i shkojmë sllavisë
dhe i bijmë më gjunjë e i përkulemi
ma poshtë se kaq ku mund të ulemi!!!!


Re: Krijime nga Luboteni

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 30 Icon_post_target nga gjakushi prej Sat May 31, 2008 4:25 pm
Heshtni ju se mbaroj fushata
ra qetsia të vijë nata
nesër mileti në "zgjedhje të lira "
e shijon lirinë si pranohet errësira!

Heshtni ju se mbaroj fushata
Bartollomeja me thika me shpata
vriten shqiptarët , kryqohen në vig
në makosllovi të bëjnë furrik!

Heshtni ! Heshtni ! Heshtni trima
fati ynë të hyjmë në vrima!
Kush e do bashkimin dhe pavarsinë
do ta ndjejë peshën , makosllavinë !

Të vrasin heronjt e saj s'të bëjnë hesap
për në Evropë dhe Nato bëjnë hyxhum !
Tjetër veprim të sjell mandatë
Të ndrydh e shtyp mos shohish agim!

Re: Krijime nga Luboteni

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 30 Icon_post_target nga Ago Muji prej Mon Jun 16, 2008 7:52 pm
O Enver

O Enver o drit e hanës,
se sa mir i ndriqon nanës,
O Enver o dritë e diellit,
Ndriqon babën n'pikë të territ.

O Enver bir tka Shqipria,
t'thrret Kosova e Ilirida,
Fjal t'ka que Qameria,
N'Podgoric kufijt ti shtrina.

Përsa kohë që t'ket shqiptar,
ti Enver mbetesh i gjallë,
flakadan n'altar t'liris,
prin bashkimin eShqiprisë.

nga Ago Muji
Mbrapsht në krye Shko poshtë
delick
Fillestar/e
Fillestar/e
delick


Female
Numri i postimeve : 45
Age : 34
Vendi : macedonia
Registration date : 14/02/2009

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 30 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 30 EmptyMon Feb 16, 2009 1:39 am

KUSH E SHKORI LIBRIN E FATIT Sikur te kem force te mbyll zemren te harroj ku e humba dashurine. Ne cilin skaj te botes lumturine zevendesova me mejreim. Kush e shkroi librin e fatit fallxhoret e Bit-Pazarit apo lavirja me vetulla te vizatuara pe...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
delick
Fillestar/e
Fillestar/e
delick


Female
Numri i postimeve : 45
Age : 34
Vendi : macedonia
Registration date : 14/02/2009

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 30 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 30 EmptyMon Feb 16, 2009 1:57 am

Cdo nate jam me ty,
Te kujtoj!
ku ike e u trete nuk e kuptoj...
ndjehem ne mes te detit,
ne nje barke gati te shkatrruar
qe lekundet nga valet e fatit.
Te pakten pse nuk me pershendete
kur ike e u largove...
Me mir tme thoje me gojen tende lamtumir
e nuk te dua...Sa qe te jetoj me shpres,
duke te kerkuar...
Vetem enderrat jane vendtakimet tona
kur arma me e fort esht zgjimi qe me ndan nga ti.
Dhe e trishtuar filloj prap te jetoj pa ty.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 30 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 30 EmptyThu Feb 19, 2009 1:52 am

Si gjithmon i nderuari Jorgo S Telo edhe këtë here ke sjellur poezi shumë të mira.

Veneta dhe delick gjithashtu poezit e juaja janë të mira.


Sukses edhe në postimet e ardhshme për këtë temë.


Për ty

Në sytë e tu

i shoh ngjyrat

e pranverës.

Ëndërrimet e reja
në sytë e tu

i shoh ...

Në sytë e tu,

e shoh zenitin
plotë me shkëndija dielli
për jetë
.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
dibranja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 542
Registration date : 19/09/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 30 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 30 EmptyThu Feb 19, 2009 10:08 pm

PER ATDHE


Besa jone eshte moj loke
i dhame shpirt kesaj toke
neper shekuj u bluam
gjuhe e komb nuk harruam.

Per atdhe vuaj sot
nostalgjine s'mund ta shuaj
palce e damar po me dridhen
vallen e huaj s'di ta luaj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sema
Fillestar/e
Fillestar/e
Sema


Numri i postimeve : 12
Registration date : 08/06/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 30 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 30 EmptyMon Feb 23, 2009 8:28 pm

dibranja shkruajti:
PER ATDHE


Besa jone eshte moj loke
i dhame shpirt kesaj toke
neper shekuj u bluam
gjuhe e komb nuk harruam.

Per atdhe vuaj sot
nostalgjine s'mund ta shuaj
palce e damar po me dridhen
vallen e huaj s'di ta luaj.

Shume poezi eire dibrane
Mbrapsht në krye Shko poshtë
veletini
Anëtar i ri
Anëtar i ri
veletini


Male
Numri i postimeve : 127
Age : 68
Vendi : kosove
Profesioni/Hobi : mesimdhenes
Registration date : 07/12/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 30 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 30 EmptyTue Feb 24, 2009 5:11 pm

Ne kete forum me shume kenaqesi vazhdoj plasimin e poezive te mia te pabotuara deri me tash.Terheq verejtjen se nje pjese e ketyre poezive jane te shkruara kahere.







ZEMERPLASJA



Frymimesh të ndohta,

Zot,o zot si u bëre,…

Përrallë,shkuar përralle u bëre,-

Vetëveteje e pështirur asnjëherë,

Mësa uji i keq

Që askush s`e pi,



Dhe bota prapë mbetet e pandryshuar

Dhe,pa çka se ti

qiellin do shqyesh

Me të shara pas të sharash.







VDEKJA E PLAKËS







Në arkë i ruante rrobat e nusërisë

Një ditë thonë i veshi dhe sakaq i hoq

Thonë u vuri flakën në kulm të mërzisë

Me t'u parë e mplakur si nën saq u poq.



Që atëherë peshohej ndër të zeza re,-

Sy i përmbysur mbetur pos për hoka

Mu mes shterrjesh shtrohej ironi pa fre,-

Hije,aso hije sa s`e shihte as toka.



Balli i përhitur mbetur as sa rrudhë

Fjalë e bërë lëmashk puseve të pafund

Mjegull e shtegëtuar udhëve mbi udhë

Sterrësi fundësie tek gjithçka u mund.





ÇESMJA E MËRZISË





Mbi ankthin i peshuar ftohtë

Kokë e zgjatur mbi acarin në gji-

Çesme që mërzinë e derdh

E,po ajo klithmë

E qesendisur bote pa zemër.-

Prore mbllaqitur një trishtimi,

Sy,po ai sy,që përlotjen mësheh-

Si trishtimi i varrit

Nën kurora lulesh,

Lulesh që qeshur borëtijnë,

Në sy toke që i gërget.



FJALA E LIRISË



Për sa kohë të fodullepset trimëria-

Fjalomani,si –ta zëmë,si fjalët në letër,

Gjurmë gjakimesh mbeten ca vija,

Qafa s`ndjehet më asnjë kthetër.



.

Edhe tash ëndërra e paska shtruar,-

Gjuhë që fjalësh s`di të ndarë;

Dicka si një aso e gatuar

Që të bëhet diçka as ka të ngjarë.



Sa u dol në pikën ku flet JETA,

Marrëzimi flijuesve u pështyu në gjak;

Gjithë sa thuakeni se Heta i di punët e veta!

Trimëria do u pijë në govatën-farmak.





NYANCA TË MIRASH



Shihen me të hidhur të zezat shigjeta:

Zi-ligësia e vjetër dhe Gjuhë-tërbimi;

Në dhe ju i gjeni njëjtë si unë i gjeta,

Korbësinë e shihni në terre shkundullimi.



Në avuj zhuritjesh thyer ndër tatëpjeta,

Po ajo e qëmotshmja e pangopshme për gjak,

Si asnjëherë jipka e mirrka nga e veta.-

Frymë e turfulluar gjithnjë si farmak.



Por,një lartësie të bukur diçka e ngritur,

Drejt meje ëmbëlsisht po vështron;

Bardhësisht rrezëllohem gati se papritur,-

Njeri që i gëzuar në fat të vetin unazon.









BARKA E LODHUR



Lundërtar në dete shpresash të mira,

A t`u lodh barka a deti mori valë?

Ballin e pjegulluar mbi vetulla të ngrira,

Janë ndalur që ta shohin:

Një qen

Një gjarpër

Një ngjalë.



Të shoh në zemrën e mbufatur.

Vrushkuj ndryshkjesh nxjerr dëshprimi,

Zverdhje e mbirë nga përnatja,

Ku vallë mendjen ndal shikimi?



Nga vala në valë, lundërtar,

Lundërtar në dete shpresash të mira,-

Sy që priten në barkën e lodhur,

Ballë i pjegulluar mbi vetullat e ngrira.





THELLËSIA



I largët, në det të largët,

Në det,në të vetin det,

E i thellë, sa një ajo e folura,

Që rrugë hapet ndër metafora,e –

Shikim ngashëryes,megjithatë,

Si blerimi i përtharë,

Se fryma i zihet Frymës,-

Ëndërrimit,

Ah,ëndërrimit,-

Kësaj fjale- gjuhë,

Bukurie të rënd,-

Shumëudhësi magjepëse.





MATUFEPSJA

-Shqipëria,l997





Në natë çilimiçllëqesh,

Ja behën matufepsjet:

Vëllezërit të m`i sjellin vërdallë,

Si farkatari cilindrin e përzjarrtuar.



Me kapërdisje të katiltë

M`i sollën, e - m`ju sollën,

Si farkatari cilindrit të përzjarrtuar

Në hapësira zjarresh të tufanepsura.



Sa sy e mend m`i humbën,

Në ujqërinë e uritur u shndërruan ata,

Boteje të shiheshin nga sillen në rreth,

Si dikush që s`njeh më as vetën…





STUHI NATE

-Shqipëria,l997





Ditë për ditë shtëllunget errësira,

S`di më nga do shkosh

Kur më nuk ka udhë,

Më as në ndërdije nuk shihet e mira,

E zeza e Natës rritet më çdo rrudhë,

Mu në mes stepjesh,

Mbytur stuhirash,

Duke u sjellur në pyetjen:

Po ç`është kjo o, burrë?

E,gjithnjë,në të përvëluar,-

Kujë që bubullihet,

Rrokullisjeve,

Ndër shembje e dhembje

Në kohë të shkalluar,

I shtypur përtokë në tënden,

Gjithnjë ndër trembje-

Monologim ndër vyshkjes

Ndër kafshime.













Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 30 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 30 EmptyTue Feb 24, 2009 11:41 pm

Veletini i lexova poezit që sapo ke sjellur për këtë temë dhe janë shumë të mira.

Me respekt, Sofra.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ILTA
Anëtar i ri
Anëtar i ri
ILTA


Female
Numri i postimeve : 129
Age : 41
Vendi : Shqiperi
Registration date : 09/02/2009

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 30 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 30 EmptyThu Feb 26, 2009 2:14 pm

Sofra shkruajti:
Për ty

Në sytë e tu

i shoh ngjyrat
e pranverës.

Ëndërrimet e reja
në sytë e tu

i shoh ...

Në sytë e tu,

e shoh zenitin
plotë me shkëndija dielli
për jetë
.

Shume e bukur Sofra! Urime per kete poezi.

Po te tjera nuk ka me, vetem nje...?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
veletini
Anëtar i ri
Anëtar i ri
veletini


Male
Numri i postimeve : 127
Age : 68
Vendi : kosove
Profesioni/Hobi : mesimdhenes
Registration date : 07/12/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 30 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 30 EmptyTue Mar 03, 2009 4:24 pm

Dhe Sofra,me rastin e postimit te nje varg poezish te mija ne kuader te temes se hapur pikerisht nga Sofra,ka shkruar:

Veletini i lexova poezit që sapo ke sjellur për këtë temë dhe janë shumë të mira.

Me respekt, Sofra.


Respekt edhe per ty.Edhe une te percjell me shume vemendje.Me pelqejne temat qe ti hap,por ne veqanti me pelqen poezia,por jo vetem kjo qe i pelqen edhe ILTA s.Dhe,edhe ne kete poezi,anise poezi dashuria,eshte me se i dukshem nje vizion pranveror per te ardhmen.Poezia e ketille,perplote simbolike,dhe me vargje e fjale shume te matura,kjo eshte ajo aqe mua me pelqen te poezia.Poezi ku frymon atdheu,kjo eshte poezia jote.
Edhe diçka rreth emrit a pseudonimit Sofra.
Po qe se sofra eshte ajo sofra tradicionale,rreth se ciles ulet familja,perskaj se ciles edhe hahet edhe bisedohet,atehere le te rroje sofra;
po qe se sofra eshte rrumbullakesia,si rrumbullakesia e diellit,atehere perseri rrofte sofra;
Po qe se sofra eshte e domosdoshme sa eshte i domosdoshem edhe Bashkimi,edhe ne kete variant sofra eshte e madhe,dhe prandaj rrofte sofra dhe Sofra qe jorastesisht ka dashur te jete sofra...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
meri
Fillestar/e
Fillestar/e
meri


Female
Numri i postimeve : 66
Age : 58
Vendi : itali
Registration date : 12/01/2009

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 30 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 30 EmptySun Mar 08, 2009 11:57 pm

Ne vere te te takoja
shume kisha shprese,
per ate dite jetoja
e me pas le te vdese!

Desha te takoj
me shume permallim,
sa kohe qe te kerkoj,
desha veq nje perqafim.

Kjo shpres zgjati shkurt,
shkurton dhe jeten time,
deshire e paplotesuar,
me vete do barte veq kujtime.

Shtrengoj grusht,
e dhembe shtrengoj,
te shkoj perpara
do te mundohem,
te mbledh fuqi
e te mos dorezohem! Sad
Mbrapsht në krye Shko poshtë
veletini
Anëtar i ri
Anëtar i ri
veletini


Male
Numri i postimeve : 127
Age : 68
Vendi : kosove
Profesioni/Hobi : mesimdhenes
Registration date : 07/12/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 30 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 30 EmptyMon Mar 09, 2009 7:41 pm

MAKINA E MEMORIES



E bukur si e ëma ajo voglushe

Dhe është,o Zot,e ëma vetë

Nga i them: Ik,or zog fushe!-

Qeshur më sheh me syrin det.



E ëma e saj,edhe ajo qeshur,

Sa mua, sa vajzën ,sa vetën sheh,

Edhe ajo, edhe unë ,kemi tretur

Në një kohë që kurrë s`u zbeh.



Dhe memoria kthen ca vite,

Shihemi fëmijë në një shkollë:

-Urdhëro,më thotë,merr pak pite!-

Marr piten dhe i jap mollë.



…dhe memoria i bart vitet

Dhe,përnjëherë,makina ngadalëson:

Shoh një vajzë që s`më shqitet

Shoh një djalë që s`di ç`don…



-Juve diç sikur u vret!-

Tha fëmija aq pa sherr,

E unë lexova në atë sy-det:

Ju po ziheni më një ferr.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
meri
Fillestar/e
Fillestar/e
meri


Female
Numri i postimeve : 66
Age : 58
Vendi : itali
Registration date : 12/01/2009

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 30 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 30 EmptyTue Mar 10, 2009 1:37 pm

Tash dy muaj kaluan,
Qe lajmi si rrufe me goditi,
Se ka mundesi te vdese,
Pa kaluar viti.

Desha te behem e forte,
Te luftoj per kete jete,
Po tani nuk e bej dot,
kur dhe pa Ty kam mbet.

Asnje dite ne kete jete,
Jo, pa Ty nuk e dua,
Le t'me dal sa me pare ky shpirt,
Kur Ti s'me don mua.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
meri
Fillestar/e
Fillestar/e
meri


Female
Numri i postimeve : 66
Age : 58
Vendi : itali
Registration date : 12/01/2009

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 30 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 30 EmptyWed Mar 11, 2009 10:27 am

Pranvera po afron me blerim,
lulet do te lulezojne,
nje shprese e nje premtim,
ne qiell, ende fluturojne.

Fjalet me vete i barte era,
shkresat i djege flaka,
ditet me jane bere te zeza,
netet shume te gjata.

Ne fytyren tende,dua t'shoh,
ate buzeqeshjen magjike,
ne syte e ty veq gezime,
se lumturia Yte,
eshte dhe lumturia ime.

Vazhdo, zemer pa vese,
me nuk te trazoj,
te dua shume per bese,
nuk dua te lendoj.

Une te dua shume,
dua te me besosh,
por nuk dua une,
asgje ne kete jete te ndryshosh!.

Me fal qe te deshta,
me fal se ende te dua,
ç'te bej une e shkreta
qe s'mundem,
e kurre s'kam per t'harrua?!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 30 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 30 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Poezi të krijuara nga forumistët
Mbrapsht në krye 
Faqja 30 e 36Shko tek faqja : Previous  1 ... 16 ... 29, 30, 31 ... 36  Next
 Similar topics
-
» Poezi te krijuara nga Gurbetqarja?....
» Ese nga forumistët!
» Poezi - Eva Sotiri
» POEZI
» Hajk

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: