Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë nga Ardian Dedi

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Ylli i Mëngjesit" libri i dytë  nga Ardian Dedi  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë nga Ardian Dedi    "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë  nga Ardian Dedi  - Faqe 2 EmptyMon May 10, 2021 11:56 am


26.
Kthesa
skicë

“Dobiç” quhet ai jetim, i cili ia del mbanë me pisllëqe, mashtrime, pabesira, poshtërsira.
Fjala” dobiç” përdoret edhe për një fëmijë të zgjuar, por, nëse me zgjuarsi, nëkuptojmë fjalën e mësipërme!?
E kalon jetën mes mjaltit dhe qumështit, martohesh me një vajzë të mirë, bën një jetë të izoluar, sepse, në fund të fundit, e di që nuk e ndryshon dot atë; vishesh bukur, ke fëmijë të bukur, ushqehesh mirë, gatuan gjellë të shijshme, gjë që të diferencon me njerëzit, me të cilët ruan një farë etike.
Kërkon të ndryshosh botën, nëse mbetesh pa u martuar, ruan të paprishur të mirën në vetvete, ke pretendimin për një botë më të mirë për fëmijët dhe nuk dorëzohesh deri në fund.
Psikologjia e burrit me mustaqe është : “Po je i mirë, je budalla!”
Mesa duket, historia e popullit tonë do të shërbejë si pikë kthese në historinë botërore. Vlerësimi i monogamisë, përkushtimi ndaj famljes e shëron deformimin e urrejtjes, zilinë, ligësinë.
“Te kush të mbështetemi, - pyeti Presidenti i vendit Kryeministrin, - te Zoti apo shërbimet sekrete, të cilat na informojnë se fqinjët po komplotojnë ndaj nesh?
-Nëse, besa është shkelur, do të ketë pasoja, - ia ktheu Kryeministri. - Ne e dinim veten komb jetim, por Zoti na ka përkrahur. Kjo do të thotë që nuk duhet të kthehemi në komb “dobiç” ose “bir kurve”. Drejtësinë e Kombit tonë e shpjegon pikërisht vetmia. Kontributi i popullit tonë për kujtesë, vërtetësi, sinqeritet është mbresalënës dhe i paharrueshëm. Historia e njerëzimit ka treguar se të gjitha figurat e mëdha që kanë vrarë e kanë bërë këtë gjest, në emër të arsyes, në kundërshtim kjo me vrasjen nga përbindshat në natyrë, e cila i bindet zinxhirit ushqimor.
Roli i protagonistit të zhvesh nga edukata dhe përputhet me garancinë e grabitqarëve në natyrë.
A është kjo fitorja historike e së Mirës ndaj së Keqes?
Kjo ishte dhe goditja e bërë në fund. Një e vërtetë, që mund të mos vinte kurrë.
Fakti që, kjo goditje është ruajtur për në fund, është një farë kundërpërgjigje për të reaguar me plumb ndaj dështimit që vjen, po në fund.
E keqja e ruan kohën për të goditur në fund.
Në fund bëhet dhe krahasimi që bën dallimin mes të Mirës dhe së Keqes, por edhe pikënisja e re.














Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Ylli i Mëngjesit" libri i dytë  nga Ardian Dedi  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë nga Ardian Dedi    "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë  nga Ardian Dedi  - Faqe 2 EmptyMon May 10, 2021 11:56 am

27.
Pema gjeneaologjike
skicë

Duke u gdhirë dhe u ngrysur në atë labirint, ai nuk kuptonte as kurthin dhe as besën, në të cilën ndodhej. Nuk e dinte gjithashtu as fjalën “labirint”, e cila zbërthehej “la birin”. Jeta është e bukur, kur dashuron dhe ka vlerë. Je në ëndërr, përdor fjalë të rrjedhshme me lehtësi, aftësi fantastike komunikuese në grup. Shkon në plazh, drekon, darkon nëpër restorante të shtrenjta, liri seksuale dhe të gjitha këto vinë në mënyrë të natyrshme.
Nëse del nga burgu dhe arrin të orientohesh në liri, jeta bëhet e bukur.
I qeshur, provon emocione të fuqishme, hap zemrën dhe tregohesh i sinqertë, bën deklarata ironike, betohesh për miqësi dhe dashuri të përjetshme dhe, të gjitha këto, në mënyrë të pandërgjegjshme.
Plani i parë është aksioni i dhunshëm, ndërsa historia sapo ka filluar dhe është virtuale.
Kur i erdhi në jetë djali i parë, u emocionua dhe mendoi: “Përpara se të vdes, do të bëj një fëmijë tjetër, për ta çuar më përpara atë, që do të lë në mes. Vallë është e njëjta gjë jeta dhe vdekja?
Sikur Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë të mos ekzistonin të tre, çdo ishte bërë vallë?!
Si mund t’i besosh lëngut spematozoik, aksionin, dhunën historinë. Megjithatë, deri këtu, ku jemi, është meritë e tij, pavarësisht se, për ironi fati, nuk ndryshoi, sepse ndërgjegjja është një farëhiçi.
Zoti ka qenë energji e verbër dhe është ndërgjegjësuar.
- Universi është hiperaktiv. Cilësi kjo, që përjashton qetësinë që jep mendimi, sfida ime kjo, - mendoi Zoti.
-Ç‘kuptim, vallë, ka të ndërtosh ëndrrën, kur dihet që ato kanë fund tragjik? – pyeti Jezu K. Zotin.
- Dashuria për jetën , të vërtetën, reflektimi, - u përgjigj Zoti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Ylli i Mëngjesit" libri i dytë  nga Ardian Dedi  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë nga Ardian Dedi    "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë  nga Ardian Dedi  - Faqe 2 EmptyMon May 10, 2021 11:56 am


28.
Kongresi

skicë
Në kongres po fliste Kryetari i Partisë: - Anëtari i shoqërisë po kërkon të pasurohet nëpërmjet rrugëve të pista... Detyra e qeverisë sime është të vendosë rregull, disiplinë, t’u tregojë të gjithëve rrugën e ligjit. E di fare mirë që, këtë luftë kemi për ta humbur. Një përplasje kjo, që të çon drejt greminës, qorrsokakut.
Shumë ministra nga të qeverisë kanë si objektiv: “Të bëjnë ndonjë lek”. Ky korrupsion dëshmon se nuk kemi të ardhme, ndërkohë që duhet gjetur një rrugëzgjidhje”.
Askush nuk e mori seriozisht fjalën e Kryetarit, madje, një delegat, u bë komik, në sy të të gjithëve, kur deklaroi me ironi dhe tallje:
“ Fajin që ekonomia u katandis në këtë gjendje, e ka një ekonomist i rëndomtë nga Vlora”.
Kryetari gjakftohtë vuri në telekomandë një sekuencë nga filmat shqiptarë, ku aktori kryesor thoshte: “Gjatë rrugës u shkrimë së qeshuri me shakatë e kripura të Duçes. Por, kur pa portin, Duçja u vërejt. Teraqini kishte ndërtuar një port të vogël. Atë kohë, festa u kthye në mort., sepse Teraqinin, atë çast, e varën.
Kryetari ndërhyri: - Nëse je i fortë nga brenda, s’kanë se çfarë të të bëjnë nga jashtë. Një iluzion ky, që e ndërton si diktaura dhe demokracia, të cilat, pas dhunës, për t’u ringritur, përdorin arsyen. Një sistem i drejtë rrëzohet, por lufta që e pason atë, duhet të jetë e drejtë.. Ju mendoni: “Përse të luftojmë për një kauzë të drejtë, kur e vërteta nuk ekziston? Mos vallë kjo dogmë shërben për të mbrojtur, forcuar, pushtetin vetjak?
Përgjigjen do ta jap po vetë. Kjo është e vetmja rrugë për të ecur përpara. Zhvillimi e ka një fund dhe pastaj nis stanjacioni. Nuk jam dakort që fëmijëve tanë t’iu lëmë këtë botë”.
Një delegat, në mënyrë tendecioze, ndërhyri nga salla:
“Arsyeja ka fund tragjik, sepse si forcat e brendshme, ashtu dhe ato të jashtme, mund të të eliminojnë”.
Kryetari ua ktheu:
- Edhe ju, nëse i zini rrugën brezit të ri, duke u pasuruar, korruptuar, brezat do t’iu rrëzojnë.
- Këtë buxhet, që kemi, ta përdorim për t’i zgjatur jetën pushtetit tonë, - foli një delegat dhe shtoi:
“ Logjikë kjo, që ka të bëjë me ndrashjen e egos seksuale”.
- Ti propozon që të vjedhim zgjedhjet, të dalim kundër vullnetit të popullit, - foli një tjetër delgat: “Nuk kemi për ta mbrojtur dot gjatë, do të ngrihen”.
- Dhe ne do t’i shtypim, - u përgjigj dikush.- Në fund të fundit, kjo është dhe raca që ka bërë historinë. Kush do ta bëjë historinë në të ardhmen? Në kuptimin shabllon shprehja: “Historinë e shkruan fitimtari”, do të thotë se ligjin e bën fitimtari. Por kur rrëzohet ai, kush shkruan, kush është fitimtari?
- Arsimi për të gjithë, një jetë shpirtërore e mbarsur me teknologjinë dhe domosdoshmëria me lirinë që kanë si burim arsyen, - foli kryetari dhe shtoi: “Ju mund të më akuzoni mua për shumë gjëra, por gjyqin nuk ma bëni dot”.
Delegati mistrec foli përsëri:
- Populli, nëse zhvillohet teknologjikisht dhe arsimohet, do të kërkojë të shumohet, ndërkohë që arsimi dhe teknologjia ka si këndvështrim të ardhmen, perspektivën.
- Ne të gjithë jemi të votuar prej popullit, - tha Kryetari. – Mos, vallë, duhet të bëjmë demagogun me të? Vota nuk është dashuri, është interes.
“Ç‘kuptim ka atëherë evolucioni, revolucioni? – mendoi Kryetari. - Alienët nuk kanë testosteron, ndërse ne po dhe, nëse del një hormon, që të përkufizojë moralin, të drejtën, të vërtetën, arsyen, ai, patjetër, duhet të ketë parasysh origjinën, ndryshe do të bëhet qesharak.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Ylli i Mëngjesit" libri i dytë  nga Ardian Dedi  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë nga Ardian Dedi    "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë  nga Ardian Dedi  - Faqe 2 EmptyMon May 10, 2021 11:56 am


29.
Fëmijët

skicë
Ishte kohë e turbullt, varfëri, mjerim dhe librat lexoheshin më shumë se çdo gjë.
Të rinjtë donin të martoheshin, por nuk pajtoheshin me këtë botë. Përqafuan idetë komuniste, donin të ndreqnin botën dhe e shtynë martesën pas lufte, duke dalë partizanë.
Ishin plot energji, luftën e fituan, ishin idealistë dhe nëpërmjet vrasjes, dalëngadalë, u shndërruan në materialistë.
Përqafuan filozofinë e marksizëm – leninizmit.
U vinin gjoksin vështirësive, ishin entuziastë dhe të paepur.
Por, dalëngadalë, jeta i rrënoi dhe gjithçka të mirë, që ndërtuan, në emër të fëmijëve, të cilët përfaqësonin të vetmen perspektivë, nisën, në mënyrë të pavetëdijshme, ta shkatëronin, po vetë, madje,me ndërgjegje.
Rritja ekonomike kishte kultivuar te fëmijët një jetë plot qejfe, femra, para, shëtitje nëpër botë.
Ishte krijuar shtresa e të persekutuarve, nëpër burgje, kampe përqëndrimi, të cilët shiheshin nga të gjithë me urrejtje dhe plot përbuzje.
Ata vuanin, kërkonin drejtësi dhe kishin si ideal demokracinë.
Këto dy klasa urreheshin, deri në vdekje, njëra me tjetrën, duke ushqyer armiqësi të verbër.
Gjithë dështimet e baballarëve komunistë, sëmundjet, veset, varfëria që sjell konsumimi i idealit, rrënimi i jetës, shfryhej në një urrejtje të pashpirt ndaj të përndjekurve politikë dhe transmetohej, njëkohësisht, te fëmijët e tyre.
Tashmë, kjo betejë e kthyer në një luftë të mirëfilltë dhe të paprinciptë për ekzistencë, kishte kaluar çdo kufi.
Kjo supernovë (në galaktikë ka çift yjesh), ose përplasje galaktikash, ishte në prag.
Kjo luftë i ngjante një “Big- Bengu”.
Si përfundim, diktatura, idealet u përmbysën dhe u zëvendësuan me lirinë.
Shumë fëmijë nga të komunistëve ndërruan krah, u hodhën me demokratët.
Në kohë paqe, iniciativën, ligjin në dashuri e bëjnë femrat, të cilat janë dhe menaxhere të zonja.
Në kohë lufte iniciativën, ligjin e marrin meshkujt, të cilët edhe përdhunojnë.
Mesa duket, të bësh mirë gjatë gjithë jetës, është diçka e pakuptimtë, ashtu, sikundërse të bësh keq të konsumohesh, deri sa del në pension dhe dorëzon stafetën.
Në vend që të shikonin përpara, demokratët përveshën mëngët e hakmarrjes, nuk e kuptuan që ishin në kurthin e verbërisë dhe me kohë u shndërruan në një vrimë të zezë.
U mungonte një filozofi dhe trajektorja e tyre mund të përkufizohej si “postdiktaturë”.
Ka naivë që duan të ndreqin botën, kanë urrejtje dhe të shohin si pengesë. Këta naivë, kur vinë në pushtet, eksplorojnë poshtërsinë nga themelet deri në majë, njëkohësisht kur dikur e urrenin të keqen.
Kjo armiqësi e hapur me të gjithë , kur ka një raport me dijen, ka shansin të kthehet në miqësi.
Dhe të mendosh se dikur ishte një familje e gëzuar e qeshur, pa halle, ku plaste gallata dhe e lumtur, që festonte.
Ndërsa tani të martuar duan të hanë njëri - tjetrin pas krahëve, të hapin varrin pabesisht, të pafajshmit të ndarë në parti të ndryshme.
Shitja e shtëpisë e interesave të vendit, shndërrimi i trashëgimisë në çështje lekësh, do të thotë se ka ardhur ora e hakmarrjes, e cila të mbyll derën përfundimisht.
Etja për të ecur përpara të bën burrë, optimist, realist. Ke dëshirë për të njohur, për të ditur.
Nëse reagon, gjithmonë në fund, mund të dështosh.
Sfida e diktaturës dhe demokracisë kishte dështuar.
E vërteta dhe arsyeja nuk kanë të bëjnë me zanafillën, ato gjenden rrugës dhe ora e tyre po troket.
Katarsi i bindet ligjit të pragmatizmit.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Ylli i Mëngjesit" libri i dytë  nga Ardian Dedi  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë nga Ardian Dedi    "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë  nga Ardian Dedi  - Faqe 2 EmptyMon May 10, 2021 11:57 am

30.

Punë me sacrifice

tregim

Ishte tërhequr nga shumë aktivitete dhe bënte një jetë të mbyllur. E shikonte që vajza i ngjante atij, ndërsa djali gruas. Njëlloj, si në Univers, ku dielli i ngjan Energjisë së Errët, ndërsa toka Materies së Errët. Një ditë do të falimentojë si diktatura dhe demokracia. Fjalën do ta marrin niprat dhe mbesat, të cilët duhen udhëhequr.
E pyeti një ditë vajza, që synonte të ishte e lumtur:
“ Më thotë burri që më do dhe nuk lë rast, pa ma shprehur këtë”.
“Sa të do prindi, moj vajzë, s’ të do kurrë njeri!”.
Procesi i fotosintezës është një moment idealist. Bimët marrin energji diellore dhe e shndërrojnë në oksigjen.
Njeriu zotërohet prej energjisë negative, e cila, nëse shfrytëzohet për të ndërtuar me sakrificë të ardhmen, shndërrohet në energji pozitive.
Edukata, kultura, universiteti, sakrifica, dashuria pa kushte, që sjellin ndërgjegjësimin, mund të luftojnë verbërinë.
Armata e pafundme e mësuesve dhe e nënave, të cilët edukojnë me vetmohim dhe përkushtim brezat e rinj dhe që mbeten, përjetësisht, të panjohur, është e pazëvendësueshme. Arsyeja do të vijë, kur të piqen kushtet, atëherë, kur dija të jetë e fuqishme. Arsyeja vjen, kur të pllakosë fatkeqësia, shkak i mjaftueshëm ky për t’u veshur me të zeza.
Jeta, sipas syrit të një skllavi. Nga ana tjetër liria është gënjeshtër, absurd, verbëri, por një domosdoshmëri relative.
Me siguri planeti tokë është më i bukuri në Univers. Evolucioni e ka provuar se skllavërit e çojnë botën përpara. Liria është entropia që e bën jetën një farë iluzioni.
Fatkeqësia është se gjithçka, po shkon drejt origjinës, entropia është shumë e fuqishme.
“Dreqi” jam unë, babai i “Djallit”.
Ndaj do të ndërtoj me synimin të “ndreq” dhe “djalin”, me objektivin për ndryshim, do ta bëj që të vuaj.
Vetëm një përbindësh është i aftë të bëjë mirë dhe të stimulojë energjinë pozitive.
Në këtë hapësirë të errët shkretëtirë, e vetmja mënyrë për të ekzistuar, është të jesh përbindësh. Universi ishte gati për dasmën e madhe dhe kumbar ishte vetë Zoti.
Ashtu, sikundërse, është ndërtuar trupi i njeriut është ndërtuar dhe trupi i Galaktikës.
Veç kësaj, dihet që qumësht, vetëm një femër mund të prodhojë. Perëndia përdori Darin med dhe Kirin pers për të pushtuar perandorinë e Babilonisë.
Fjalës greke “Andro” i është shtuar fjala “med”, nga ku kishte prejardhjen mbreti Dar dhe është formuluar “Andromedi,”që do të thotë “Burrë i medëve”.
Në një farë mënyre, pavarësia, karriera janë entropi dhe janë e kundërta e këtij graviteti.
Atëherë, kur energjia pozitive të mundë entropinë do të hidhen themelet e së ardhmes.
Termitet kanë mbretëreshë, milingonat gjithashtu, por edhe bletët. Shihet qartë evolucioni.
Si mund të jetë djali i dytë, vajza e dytë? Fëmija i dytë del më i mirë.
Ligji i trashëgimisë në univers funksionon vetëm pas supernovës. Mos, vallë, “ylli” është gjini asnjanëse, gjini kjo që ekziston në greqisht.
Fjala “yll”, në shumë gjuhë të botës, ekziston edhe te gjinia femërore. Kjo luftë të kundërtash duhet të shndërrohet në monopol.
Planeti tokë gjithashtu ka dy pole.
Mashkulli ka dy testikuj, ndërkohë që superfuqitë globale janë tre.
E ardhmja është e fshehur te evolucioni i bletëve.
Në shqip emri “Burrhan” ka kuptimin: “burra hanë” dhe si mund të hahet një burrë, s’do shumë mend.
Po si mund të jetë njeriu energji pozitive, kur perspektiva e zgjerimit të popullsisë kalon tej çdo habie?
Për sa kohë ekziston e mira dhe e keqja, do të përjetojmë dhe energjinë pozitive, e cila e shpëton shoqërinë nga baltosja. Atëherë, kur patentat e shpikjeve do të mbarojnë, sepse çdo gjë e ka një fund do të vijë edhe shkatërrimi. Idealizmi shërben si ushqim për pragmatizmin. Idealizmi është shpresë, por, në pikë takimin me pushtetin, shndërrohet në pragmatizëm.
Në emër të kësaj lirie, pragmatizmi, që të çon drejt asgjëkundit, arrin deri atje sa, me ndërgjegje, dëmton veten, në mënyrë të pamëshirshme dhe papërgjegjeshme.
Në këtë shkatërrim të përgjithshëm, vetëm Zoti kërkon të “ndreqë”: një farë edukate kjo.










Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Ylli i Mëngjesit" libri i dytë  nga Ardian Dedi  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë nga Ardian Dedi    "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë  nga Ardian Dedi  - Faqe 2 EmptyMon May 10, 2021 11:57 am

31.
Populli

skicë
Në kopshtin e Edenit, i cili ishte ndërtuar sipas modelit të parajsës , Zoti i tha Adamit dhe Evës:
- Ushqehuni nga të gjitha pemët e kopshtit , por jo nga pema e të mirës me të keqen.
Adami dhe Eva nuk e dëgjuan dhe sot njerëzimi është i sëmurë…
Gjatë kësaj kohe, Zoti i deklaroi Moisiut dhjetë urdhëresat.
Populli, ndërkohë, ka perspektivën e shumimit. Gjithashtu, populli sot është poli i tretë, një farë universi më vete.
Dihet që te bletët, punëtoret, i mbysin meshkujt dhe punëtoret përfaqësojnë popullin, ndërkohë që ato nuk kanë seks.
Populli është një fitore e logjikës së Zotit mbi egon seksuale që ka për karakter burrërinë.
A do të fitojë kjo burrëri mbi egon seksulae? Përsa kohë njeriu është i gjallë, i numron kafshatat. Kur ai vdes, thua: “ Pse nuk i dhashë një 5000 lekshe më shumë”.
Alienët i kanë të dy sekset, ndërsa evolucioni i seksit te bletët, ndoshta është lidhur me virtytin, moralin, të vërtetën, arsyen, të drejtën, intuitën.
Gjendja e shëndetit shpirtëror të popullit i intereson Zotit. Jeta e popullit mund të përmblidhet në frazën e thjeshtë: - Jeto dhe shiko përpara.
Ndërkohë, nëse vëzhgon tiparet e udhëheqësve të kombeve, duket sheshit se janë, krejtësisht, të shkëputur nga hallet e popullit. Një fenomen botëror ky.
Mesa duket, populli është konsumuar, ndërsa fjala e dhënë jo.
Kjo është fitorja morale e Zotit, popullit.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Ylli i Mëngjesit" libri i dytë  nga Ardian Dedi  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë nga Ardian Dedi    "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë  nga Ardian Dedi  - Faqe 2 EmptyMon May 10, 2021 11:57 am


32.

Sfinksi
tregim

- Kjo është bota ime e ngritur nga asgjëja, - mendoi Satanai, duke hipur në fron. - Nuk e mendoja dot që, para 6000 vjetëve, atëherë, kur mashtrova Adamin dhe Evën, të arrija deri këtu. Jam mbret, më i plotëfuqishëm se kurrë. Karakteri im është gënjeshtra, e cila mbulon seksin anal; jam njëfarë shejtani që futet në ferr, duke më pëlqyer të rri aty. Universi është i shurdhër dhe i verbër.
- Vepra e Mazaçios “Të përzënët nga parajsa” me Adamin dhe Evën, që qajnë, është fitorja jote, - i tha Zoti, por s’ke parë gjë akoma.
- Kambana po bie për ty, - u fut prapë në bisedë Jezu K., duke iu drejtuar Satanait, - jo për mua.
- Në shkolla po rritet një brez i papërballueshëm në bisedë, i etur për dije, që kërkon të mësojë edhe teorinë e qenit, i cili është besnik me trurin 30% më të vogël se të ujkut, po e sfidon me talentin e tij.
- Do të thuash se parajsa është femra?- pyeti Satanai.
- Është e kotë të bisedohet me ty, - ia ktheu Zoti dhe Jezu K.
- Ç‘mendoni se do të ndryshoni fatin?- ua ktheu Satanai.- A është i njëjtë për të gjithë.
- E mira të jep kënaqësi shpirtërore, një det lumturie të sinqertë, që ngjan me ringjalljen, përjetësinë dhe për të cilën ia vlen të jetosh, të sakrifikohesh.
- Ti, Satana , je një farë sfinksi i së Mirës, - i thanë të dy, në një gojë.
-Ç‘t’iu them,- ia ktheu Satanai, - që s’keni parë gjë akoma.
Këtë herë, iu përgjigj Zoti:
- Mos kujto se jam naiv, je gjimnazist para meje.
- Harroni që të dy se psikologjia e Universit, e shprehur me gojën e yllit, është: “Pasi të shkatërroj planetin, do të rrënohem dhe vetë”.
- Ditën që Jezu K. do të martohet, ti do të vdesësh, - ia komunikoi verdiktin përfundimtar Satanait.
Në bisedë, ndërhyn Jezu K.:
“Bibla thotë, - tha ai, - se më i madhi, më i bukuri, më i fuqishmi, do të vdesi nga shpata”.
Fjala shqipe “edepsëz” zbërthehet:
Edipi vrau babanë, nuk pati neveri të flinte me të ëmën, lindi fëmijë me të, të cilët patën një fat tragjik.
- Po më vjen për të vjellë nga ky morali juaj, - ua ktheu Satanai, - është e paharrueshme thirrja e Jezusit në kryq: “Eli, Eli sabakthini” që përkthehet: “Perëndia im, pse më ke braktisur”.
Një pasthirrmë habie u vizitua mbi fytyrat e Zotit dhe të Jezu K. dhe kështu biseda u mbyll.
Ata mbetën pa fjalë. Ndoshta, përpara kësaj pasthirrme habie, ato ishin të tepërta.
Një copë herë të gjatë, ndenjën të tre në heshtje.
- Ti s’ke për të patur kurrë vdekje, do të sëmuresh, do të urresh me të gjithë fuqinë tënde; s’do të pranosh kurrë ndryshimin, do të jesh mes nipërve dhe mbesave, gjithmonë do të shfarosësh heronjtë dhe do t’iu ngrësh monumente, duke i njohur si shenjtorë. Në qafë paç veten, - i folën të dy, në një gojë, tepër të sinqertë dhe shtuan:
- Aq më lart të ngrihesh, aq më shpejt, do ta thyesh qafën, një ligj ky, të cilit nuk ke se çfarë t’i bësh.
- Burri me mustaqe i udhëhequr prej testosteronit e vret gjyshin, i cili ka cilësinë e shndërrimit të energjisë negative në pozitive dhe është me të vërtetë “burrë”, - vazhdoi mendimin Jezu K.
- Leri këto, - iu drejtua Satanai Zotit dhe i shkeli syrin, në mënyrë të kamufluar. - Ti më ke bekuar, gjithçka që kam e kam prej teje. Bekoje trashëgiminë time.
Zoti ia plasi një të qeshure bubullimë dhe nuk u mor vesh në kishte grimca ironie në të.
- Idiot , - i tha, gjithë neveri.- Ti nuk e di, por shkakun e verbërisë tënde do ta shpjegoj unë.
Një ditë ti dallove motrën tënde dhe, sigurisht, nuk u mendove fare, por zbërtheve pandallonat dhe iu vërsule. Është e tepërt të të them se, fjala “vërsulem” zbërthehet “i sulem vërës”.
- Më pëlqente, - u justifikua Satanai. Ishte vajza më e bukur. Më vëlonte gjaku. Shikoje atë priftin, që ngrohet në diell me trup të deformuar prej të drejtës. Ai nuk e braktis të vërtetën, ndaj s’ka se çfarë të bëjë.
- Gabimi yt ishte të mos zgjidhje me kokën tënde, por ta lije në dorë të familjes, - iu drejtua Zoti Satanait.- Ndërkaq Jezu K. e ka gjetur një rrugëdalje, por as ai vetë nuk është i ndërgjegjshëm për këtë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Ylli i Mëngjesit" libri i dytë  nga Ardian Dedi  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë nga Ardian Dedi    "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë  nga Ardian Dedi  - Faqe 2 EmptyMon May 10, 2021 11:58 am

33.
Spitali

tregim
Kishte mbi 20 vjet që mendohej dhe tani ishte 46 vjeç.
“Çdo nxjerr duke u menduar,- mendoi.- Jam i verbër dhe nuk e shoh se çfarë urrejtje është akumuluar në këto vite për personin tim”.
Kjo urrejtje duhej çliruar dhe mjekët e shtruan urgjentisht në spital. Do të fillonte insulinën, një tjetër goditje kjo. E donin të vdekur. Diçka e ngjashme kjo me dashurinë e parë, të cilën e do të vdekur, si kusht i vetëm, për të arritur te sinqeriteti.
Bibla thotë: “ Njeriu do të braktisë babanë dhe nënën dhe do të iki me shpirtin binjak".
Organi seksual mashkullor ka karakteristikat e një “dobermani”.
Që të dy kanë tipare të njëjta dhe ngjajnë si dy pika uji. Duket sheshit që, nëse e vëzhgon dobermanin nga lëvizjet, ai i ngjan një “debili”. Diçka e ngjashme kjo me stuhitë, qoftë diellore apo tokësore. Ndaj ekziston puna, diktura.
Që stafetën ta marrë demokracia, trashëgimia e dobermanit duhet ta zëvendësojë “inspirimi”. Nëse kjo ndodh vetëm me njeriun, është dështim, sepse ky ëngjëll ka për t’u shkatërruar. Kjo strategji duhet të përfshijë gjithë natyrën.
Ju kujtua se, kur u martua, vajzën e mori të virgjër.
Thurrnin ëndrrat më të bukura për të ardhmen, të dy së bashku.
Kishin dashurinë, moralin, ëndrrat dhe gjithçka e përjetonin si të vërtetë. Ajo vishej bukur dhe ecte plot dinjitet. As ajo vetë nuk e kuptoi që ishte kthye në një bishë të vërtetë robinjë e seksit, ku morali, dashuria, ëndrrat të shprehura me fustanin e nusërisë, i cili u ndot nga seksi, *****ëria, rrobat e lavires dhe, më së fundi, u zëvendësuan nga kostumi i zi i arsyes. Ishte komplet e çmontuar. Ai këtu e kuptoi shprehjen e diktatorit: “Pesë vjet do të më qani, pesë vjet do të më shani dhe 100 vite do të më kërkoni”.
Nëse, një sistemi të lirë dhe demokratik i vë përballë Perandorinë e dhunës, ai do të shkatërohet, përmbyset.
Trëndafili lind nga ferra, e cila e ka prejardhjen nga një botë e errët e përbindshme, nuk e braktis atdheun e saj, por lufton dhe çel lulen erëmirë. Në një rezultante të tillë, mund të arrish edhe për njeriun, ëndrat e të cilit, mesa duket, akoma ndodhen në internet dhe nuk dihet, nëse do të realizohen një ditë.
Kur u shtrua në spital iu kujtua se, përpara 40 vjetësh kishte qenë përsëri aty. Që të gjithë ata mjekë që e vizitonin, atëherë kishin vdekur, ndërkohë që spitali ishte rikonstruktuar.
Dikur njomzak, ndërsa tani me shtresa dhjami, mendoi: “Shumë njerëz kanë vdekur dhe janë sëmurur në këto krevate, ndërkohë që dikur ëndërronin dhe shkolloheshin”.
Mjekë të rinj kishin ardhur në spital, të cilët edhe e vizitonin.
Atëherë , para 40 vjetësh, kishte blerë një orë, të cilën këto vite vazhdimisht dhe me ngulm e kishte kurdisur.
Kur doli nga spitali, orën e flakëriti.
Teksa ecte, në bulevardin e qytetit, u thoshte njerëzve:
“Ke më për të pështyrë, jepi pështy, sa më ke këtu, se po ika, s’ke ku më gjen”.
“Me këtë kokë që ke ti dhe me këtë kokë që kam unë në gomar do të hipësh ti,” - ia kthenin ata .
“ Me këtë avaz u mora Janina,” - ua ktheu ky.
“Si u mor?”- e pyesnin ata.
“Ja kështu, - iu përgjigj ky. – Ju nuk uleni , por dhe mua këtu më keni”.
Bleu një shishe konjak, vajti te Monumenti “Nënë Shqipëri” dhe i tha:
“Nuk të lë ti të martohesh e të pjellç dhe thua: “Ngrihu për mua, do që të më biesh këtu”.
Nëna Shqipëri psherëtiu aq thellë, sa që këputi mish, apo iu këput shpirti, nuk u mor vesh.
“E shoh që e ke lëshuar veten, - i tha Monumenti. - Unë për ty jetoj”.
Plasi shishen e konjakut në shesh, bleu një paketë cigare, duke i thënë shitësit ambulant, se m’u ça hunda, dhe iku i vrerosur.
“Nëse vdes sot, a ke ndonjë peng?- e pyetën.
“Me jetë njeriu është i pangopur. Kur të godet vdekja, reagon pro jetës. Pavarësisht kësaj, një ditë, ai dorëzohet”.
“Megjithatë, ai duhet të thotë “po” jetës”.
“Vetëm duke luftuar që ajo të ketë kuptim,”- u mbyll biseda.
Në drekën, që u organizua ditën e varrosjes, kamarierët, banakierët, kuzhinierët e restorantit, u zunë njëri me tjetrin për të vendosur disa pjata gjellë, bukë me shumë me qëllim vjedhjen, një zakon i rëndomtë ky, si në gëzime dhe vaki.
I kishte berë përshtypje një grua me tipare të shpërfytyruara gjithë brazda, por çuditërisht burrërore te dera e varrezave që shiste lule, qirinj dhe shkrepse e rrënuar nga jeta që vdekjen e kishte biznes, e cila e kishte tronditur.
Ndërkaq gjykatësit, prokurorët, avokatët përplaseshin nëpër gjyqe verbalisht.
Noterët ishin shumë të vemendshëm për trashëgiminë e pasurisë dhe nëpër kisha lidheshin martesa, ku betohehsin për dashuri të përjetshme.
Ç’kuptim ka të ketë vetting për gjykatësit, prokurorët, avokatët, kur gjithçka po shkon drejt rrënimit dhe bota është në prag lufte!
Ndërkohë një e qeshur buçiti nga arkivolet e të vdekurve.
Ç‘duhet vallë ora?
Fran Kafka ia dorëzoi gjithë krijimtarinë mikut të tij, i bindur se ajo nuk vlente.
Akti i shpëtimit të veprës nga të djegurit, dëshmon për një fije shprese, por edhe për faktin se duhet luftuar deri në fund.
Që t’i hapësh rrugën brezit të ri, duhet ta shkollosh.
Mesa duket preokupimi, shqetësimi kryesor i Zotit janë “KOMBET”.




Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Ylli i Mëngjesit" libri i dytë  nga Ardian Dedi  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë nga Ardian Dedi    "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë  nga Ardian Dedi  - Faqe 2 EmptyMon May 10, 2021 11:59 am

34.
STOMAKU
skicë
Teksa, filozofi i lashtësisë, Diogjeni, me një qiri në dorë kërkonte njeriun, dalloi një vajzë të bukur me një tufë admiruesish, që e ndiqnin nga pas.
Atëherë, ai tha: - Ligjet e shoqërisë janë ligje seksuale. Greqishtja ka 300 mijë fjalë dhe në alfabetin e saj ndodhen pesë “i”.
Në darkë, dje, kishte ngrënë fasule, në mëngjes, sot, kishte vajtur në banjë, e cila koicidonte me një kopsht të vogël, pas shtëpisë. Fasulja, që rritej atje, kishte nisur të tërbohej nga plehu . Pas një viti, këtë fasule e priste i njëjti fat. Do të riciklohej.
Në greqisht “papas” i thonë “priftit”, fjalë kjo që në shqip zbërthehet “prina”. “Papa” i Romës e ka marrë këtë emër nga greqishtja që do të thotë “baba”.
Fjalës “papa”, në greqisht, nëse i ngjitim prapashtesën “ari”, që në shqip do të thotë “flori” del “papari”, që në greqisht i thonë organit seksual.
Se kush e ka floririn del qartë. Gjithaçka varet nga evoluconi i stomakut, te i cili mblidhen të gjitha nervat. Fjala “stomak” është greqisht dhe zbërhtehet “stoma” - “gojë” dhe “ak” – “hakmarrje “. Stomaku është njëfarë vrimë e zezë, ku koha nuk ekziston. Që të mos prodhojë aciditet të një niveli të lartë për të tretur, duhet të bluajë diçka të pranueshme që zhvillon mendjen.
Shkrimi i drejtë i kohës ka lidhje me daljen e një produkti bujqësor.
Njeriu do të ketë pushtet, famë, të ngrihet në pozitë në mënyrë që t’i shkruajë të gjithë: “dihet se ku”. Kjo rrugë të çon drejt asgjëkundit, shkatërrimit të plotë. Në rast se egoja nënvlerësohet, lëndohet, inati i burrit të shtyn drejt dorëheqjes. Një luftë e betuar kjo, e cila paralajmëron kaos, udhë pa krye.
Pa një analize të vetvetes, mos shpreso kurrë të ecësh përpara. Nëse s’ arrin të të mposhtë e keqja, me siguri, poqese nuk evolon, këtë ka për ta bërë e mira. Ajo, që vendos për dashurinë, është zemra, e cila duhet udhëhequr. Mund të jesh milioner, por fati të ka gënjyer me femrat, ndaj kur ndesh gruan e jetës, jep maksimumin. Kjo dashuri mund të sfidojë perspektivën e humbur të seksit. Jeta shumë e lakmuar prej padroni, ka mungesa, shtoi edhe faktin që dashuria është e verbër. Dashuria e vërtetë është besnike, megjithëse të ardhme s’ka. A mund të ndërtojë kjo dashuri perspektivën, kur me drejtësi nuk ecet përpara. Vetëm, kur të tejkalohet kriza.Të interpretosh, pa shpirt, si skllav në një martesë, ndoshta është përpjekje e kotë.
Nuk e mbante mirë mend, ku e kishte dëgjuar, por iu kujtua shprehja: “Dashuria kalon nga stomaku”.
“ Rinia e përjetshme është çmenduri”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Ylli i Mëngjesit" libri i dytë  nga Ardian Dedi  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë nga Ardian Dedi    "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë  nga Ardian Dedi  - Faqe 2 EmptyMon May 10, 2021 11:59 am

35.

Sytë e dritës

tregim

Diktatura ishte në rrëzim e sipër dhe atij automatikisht i refuzohej e drejta e trashëgimisë.
Në prag të shkatërrimit total, nuk e ngritën në pozitë, por e mohuan.
Mori rrugën e kurbetit dhe, në mëngjes, mamaja i vuri te dera një kanaçe me ujë, derdhja e së cilës, me një goditje, simbolizonte mbarësi.
Në atdhe të huaj, ndiqte lajmet në vendin e tij, ku lufta për pushtet bëhej më e egër dhe me goditje poshtë brezit.
Punonte në një kuzhinë dhe mësoi zanatin e kuzhinierit.
Çuditej me të rinjtë, të cilët donin të zgjidhnin të ardhmen me drejtësi, ndërsa në atdheun e tij ishte çështje ujqërish pa ligje, kaos.
Tashmë, e dinte që, në të ardhmen, ata që do t’i mbijetonin ligjit të xhunglës, do të kërkonin vendosjen e rregullit, i cili s’do të bënte gjë tjetër veçse do t’u shtonte pasurinë.
Nuk mund të pretendosh për të luftuar me drejtësi, kur numri i popullsisë është në rritje të vazhdueshme, madje katastrofale.
Lufta për të drejtën, duke u përballur me urrejtjen, që pjell dhunën.
Teorema që e zgjidh problemin ka këtë pikësynim:
“Shkatërroj për të ndërtuar brezin e ri”.
Kur shteti aprovon ligje për të përjetësuar monopolet, gropa e demokracisë është afër.
Kur vjen në pushtet një specie e re, përdor dhunën, terrorin, krimin, se, në fund të fundit, kështu ka bërë edhe specia paraardhëse.
Gjatë këtij kalvari, specia e re është përshtatur, ka luftuar të keqen, ka akumuluar urrejtjen dhe është bërë edhe gati për hakmarrje.
Një sistem praktik, nëse është i fortë ekonomikisht, pavarësisht korrupsionit mund të eci përpara.

*
Pas një viti tërhoqi mamanë dhe njëkohësisht u njoh dhe me një vajzë.
Nga frika se mos nuk shkonte mirë me vjerrën, ajo s’i erdhi në shtëpi, madje këmbëngulte në këtë pikë.
Ndërkohë, që gatuante në kuzhinë, në atdheun e tij lufta politike po kalonte çdo cak, ndaj vendosi që energjitë seksuale t’i drejtonte në drejtim të artit.
Kjo ishte një rrugë e drejtë dhe një shkak i mjaftueshëm që ta pështynin të gjithë.
Bënte plane që të ecte përpara për të çarë në jetë, por ishte në rrugën e gabuar. E kishte vdekjen të shkruar në sy, sepse një jetë të tërë po i qëndronte ballas, ndërkohë buzëqeshja i jepte dhe hir e shpresë fytyrës, por edhe një farë turpërimi, fizionomi kjo që të trondiste.
Djali biologjik e refuzon të adhmen skematike për hir të lirisë, pavarësisë.
Stafetën përpara e çon jetimi që përshtatet me vështirësitë dhe merr zanat.
Trashëgimia është një çështje e pastër biznesi e zhveshur nga ndjenja, me pikësynimin e largët suksesin.
Universi, bota, janë të udhëhequr nga egoja, së cilës i ka ardhur koha e zëvendësimit nga dashuria e vërtetë. Gjithë kjo lëvizje e çmendur që udhëheq universin, tregon për krizë mendimi.
A mund të disiplinohet dhuna?
Dhuna nuk sjell ndryshim, atë e sjell qytetërimi. Një mënyrë mbijetese e dijes kjo. Fjala “evlat” është shqipe e vjetër, do të thotë “fëmijë”dhe zbërthehet “evën- latë”.
I zhgënjyer nga jeta, ai u rebelua edhe ndaj Zotit, i cili po e vëzhgonte.
Ç‘ndryshim ka 2018 nga 1918?
2018 është koha ime, ku e fiksuar ishte data e lindjes dhe kontakti me dijen. Përjashtohet këtu dita e martesës. Edhe pse isha komedi, komedia përkufizon energjinë pozitive, kur dashuria është e pastër me rregulla, zakone dhe triumfon bashkë me të vërtetën në një botë të civilizuar.

Koha më e mirë, më e bukur për të luajtur, tragjedi, komedi, teatër, është një moment që mund ta quash të shëndetshëm, në prag krize, katastrofe, përpara se gjithçka të marrë rrokopujën.
Këto të qeshura me lot dhe lot tragjedie shërbejnë për të ndrequr.
Paralajmërimi i tragjedisë, komedisë që duhet besuar.

Ç‘do të kujtohet nga unë, pas shumë kohësh?

“Pikërisht energjia pozitive”.
Nëse nënshkruhet përsosmëria a dekretohet falimenti? A arrihet një botë e moralshme, nëse prangos dhunën, terrorin, anarshinë, kaosin, duke i izoluar në burg, ku i respekton të gjitha të drejtat e njeriut, sipas shtetit ligjor, kodit penal, kushtetutës.

“Patentën e këtij operacioni e kam unë, “- mendoi Perëndia, i cili ëndërronte që vazhdimësia mbi bazat e arsyes, qytetërimit, të pushtonte, botën, universin.
Dashuria është një ndjenjë thellësisht egoiste, sepse buron nga i njëjti person .
Martesa është interes. Vetëm, kur dy protagonistët janë të verbër, interesi bie.
Shoqëria, që institucionin e martesës e çliron nga verbëria, është parajsa.
Kur zotëron karakterin e një fëmije dhe përfaqësohesh si dritë rrezatuese, je
dhe i verbër. Dashuri e verbër, plus verbërinë që vjen prej egoizmit, një përplasje me shkatërrim frontal, nga cila lind, njohja, zgjimi, dashuria e vërtetë. Drita transmeton informacion. Truri është diçka që nuk ka ekzistuar më parë. Ai mund të etikohet si shpikje e evolucionit.
Pranvera, që s’është gjë tjetër, veçse ringjallje, një farë shpirti i materies, një kryqëzim mes materiales dhe shpirtërores.
Bebja e syrit është e zezë, ashtu sikundërse “Asgjëja”, fakt ky, që do të thotë, se ka një martesë me vdekjen, pra me Energjinë e Errët.
Atë që do t’i bëjë “Andromeda” “Udhës së Qumështit”, atë i ka bërë Energjia e Errët, Materies.
Shpërndarja dhe organizimi i materies në 500 miliardë galaktika, është “Big- Bengu”.
Ndërkohë që, dihet se shpirti i njeriut peshon 21 gr.
Universi është fëmija dhe planeti tokë, ”vajza”, e cila, pasi bëhet me fëmijë dhe pas pasionit të dytë, qetësohet.
Të vazhdosh të luftosh te kjo rrugë me viza të bardha, ku perspektiva janë varrezat, aeroporti dhe trashëgimia e ëndrrës.
Një ëndërr kjo, e cila ka si memorje qytetin, botën, universin dhe që duhet çuar përpara. Vuajtja shkatërron verbërinë dhe çel perspektivën.
Ka qenë në kulm të fuqisë së tij.
Duhet theksuar këtu se bashkimin e “Andromedës” me “Udhën e Qumështit” e bën Energjinë e Errët. Trashëgiminë e vrasjes e kemi në gjak.
Pavarësisht se, rolet kanë ndryshuar, Zoti dhe Energjia e Errët bashkëpunojnë.
Kjo rrugë, ky udhëtim, vlen për gjetjen dhe mosbraktisjen e shoqes së jetës.
Ky është edhe i vetmi kuptim i jetës. Femrës, në se i hap perspektivë, ajo të do.
Mesa duket Zoti dhe Energjia e Errët ndodhen mes dilemës së përkrahjes të së vjetrës, apo së resë.
E vërteta është se, prej kësaj zgjedhjeje, varet shpëtimi, vdekja dhe e ardhmja.
Kjo pritje e gjatë të ndryshon jetën, segment kohor, i cili dhe të mëson.
Durimi, i cili energjinë e verbër e kthen në sy të zjarrtë të dijes.
Ushqimi që konsumojmë shndërrohet në dashuri, urrejtje, e cila transmetohet nëpërmjet seksit dhe ka për rezultante dhunën, goditjen, ndërsa ideali, mbetet ëndërr.
Vetëm një produkt bujqësor që përkufizon arsyen, ëndrrën do ta bëjë reale.
Që ta besosh këtë teoremë, duhet një goditje e fuqishme e arsyes.
Vetëm prej vdekjes së Materies së Bardhë, u bë i mundur prej Energjisë së Errët, ardhja e krijesave prej mishi e gjaku.
Mjafton të përmendësh një yll me neutron për të kuptuar egon e fuqishme të këtij universi.
Barërat e këqija , hashashi, kokaina, heroina, janë origjinë e burim qorrsokaku, asgjëkundi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Ylli i Mëngjesit" libri i dytë  nga Ardian Dedi  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë nga Ardian Dedi    "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë  nga Ardian Dedi  - Faqe 2 EmptyMon May 10, 2021 11:59 am

36.


Violonçeli
tregim
“Kënga polifonike po shkon drejt injorimit, “- fliste spikeri në radio me vetbesim dhe me siguri.
E dëgjoi këtë fjali, kur po rrinte shtrirë dhe i lodhur.
E dinte se kënga polifonike kërkonte largësi dhe verbazi e kuptoi se spikeri kishte të drejtë.
Nga dritarja, e lënë hapur, vinin zëra të ndryshëm këngëtarësh anonimë.
“Herë me pare, herë pa pare,
Osman Aga…”.
Ose :
“ Sapo dola nga spitali,
Përsëri çalova…
Përsëri, do të thonë se unë
Jam topalle”.
E kuptoi dhe e vuri re që këto këngë nuk kishin asnjë vlerë dhe ishin të kënduara në zhargon.
Atij i pëlqente muzika e lehtë me puthje, përqafime, përcjellje që po lulëzonte, ndërsa kënga polifonike i dukej jashtë mode.
Në fund të fundit, ai e dinte se jetonte nën diktaturë dhe këto vargje këngësh, qoftë me zhargon, qoftë të lehta apo polifonike, ishin të natyrshme. Por edhe demokracia ishte në prag. Karakterin e popullit shqiptar e tregon, më së miri, forma dhe përmbajtja e këngës polifonike, e cila pasqyron thelbin e drejtë të tij.
Mbasdite të vagullta me këngëtarë të muzikës së lehtë, tashmë të vdekur, iu kujtuan në një kohë tjetër.
Pas 30 vjetësh mbretërimi të muzikës së lehtë edhe kjo e fundit po shkonte drejt injorimit.
“Më puthe atë natë,
M’u fute në shtrat”.
Pas 30 vjetësh mbretërimi të muzikës së lehtë, ajo po shkonte drejt injorimit edhe kënga popullore përsëri ishte në krizë.
Megjithatë, te kënga popullore poetët popullorë nuk i këndonin egos, por heronjve, akt ky që e bën atë të përjetshme, me aftësinë për t’u ringjallur dhe me perspektivë.
Tani e kuptonte më së miri domosdoshmërinë e këngës popullore dhe kishte nevojë për lirikën, epikën e saj.
Kjo këngë p0lifonike e ka shoqëruar popullin tonë në shekuj, është trashëguar gojë më gojë. Kjo vuajtje ose ky gëzim i pasqyruar në të, s’ka të bëjë fare me zhargonin e kohës së sotme të lirisë, medias , tv, kompjuterit.
Kur atdheun tënd e dashuron deri në marrëzi, pa e kuptuar edhe e gropos, ndaj duhen kompromiset.
Ndërkaq planeti po shkonte me shpejtësi skëterre drejt një lufte botërore, ku shkatërrimi i vlerave, të vërtetave, të së drejtës, arsyes, dashurisë, ndërgjegjes, ishte në modë, duke i dhuruar kënaqësi egos së burrit me mustaqe, i cili kërkon gjak.
E vetmja e drejtë dhe e vërtetë, në këtë botë, është “stomaku”.
Stomaku sjell edhe revolucionin e fundit, atë të dijes të mendimit.
Arsyeja, e drejta, e vërteta janë thjesht zbavitje, një shaka.
U rrëzua domosdoshmëria, liria, në emër të etjes së shfrenuar për seks dhe, me sa duket, për të vazhduar, duhet një ideal që e rigjen te lufta, e cila e rikrijon atë, megjithëse ky moral s’ka ekzistuar kurrë.
Një veprim i tillë është i dhunshëm, nuk mund të përkufizohet si energji pozitive apo negative, sepse është i verbër.
Kultura, diktatura, demokracia, ndërgjegjja, idealja, të turbullojnë mendjen.
Fakti që, vrima e zezë e “Andromedës” e prirur nga kanibalizmi do të ushqehet me vrimën e zezë të “Udhës së Qumështit”, tregon qartazi se, te Energjia e Errët, ka ekzistuar Lufta e të Kundërtave.
Sipas historisë së tokës, nëse hapim një parantezë, mund të vërtetojmë se: një dhjetori është datëlindja e Energjisë së Errët . Mesa duket, Energjia e Errët është krijuar nga Asgjëja.
Dihet që femra do nëntë muaj për të lindur dhe fjala “nëntor” në shqip zbërthehet “nëntë orë”. Veç kësaj “nën” dhe nënë” është e njëjta gjë.
Materia e bardhë ka qenë krejtësisht informale, nuk ka nevojë të ushqehet, por ka shërbyer si ushqim, pra si një farë rrugëdalje.
Ka të ngjarë që, Materia e bardhë të ketë ekzistuar para Energjisë së Errët, e cila u krijua si nevojë, por edhe nga kriza. Ajo, ndoshta, u krijua nga nevoja si bashkëjetuese, por edhe vrasëse, njëkohësisht udhëheqëse… Sigurisht që Materia përbënte rrezik. Liria e dritës nënkuptonte dhunë. Asgjëja, si duket, lindi dy binjake: ”Materien” dhe “Energjinë e Errët” dhe quhet “Asgjë” dhe quhet “asgjë”, sepse u boshatis, fakt ky që do të ndjekë më vonë edhe Materien dhe Energjinë e Errët, por edhe vetë universin. Gjithçka po shkon drejt origjinës.
Nëse i qëndrojmë besnik akoma verdiktit të “Big Bengut”, nënvizojmë se “Materia e bardhë” ka pësuar supernovë. Në shqip fjala “burim” zbërthehet “burri im”.
Bibla thotë se, më i madhi, më i fuqishmi, do të rrëzohet nga shpata. Dihet se këtij ligji të padukshëm saktifice, vetmohues, por tashmë një domosdoshmëri, i është vënë në funksion gjithë universi.
“Materia e bardhë” dhe “Energjia e errët” kanë njohur sensin e vetshkatërrimit, duke iu nënshtruar përspektivës së ndërgjegjes dhe rikthyer në shërbëtorë të saj.
Sikundërse duket regjisor është urrejtja ndaj së keqes…
Pavarësisht kësaj , kjo mund të jetë dhe rruga e gabuar. Po kush është e vërteta dhuna apo lotët?
Lotët janë mjeti i garancisë drejt së vërtetës dhe vlerës. Një rrugë kjo që të bën burrë, një farë kuptimi me themel dhe rrënjësori i jetës së ekzistencës.
Në këto kushte reagimi i së drejtës nga i pavetëdijshëm shndërrohet në absolute.
E vërteta e përjetshme e një brezi të humbur që ka për trashëgimi ëndrrën.
Lufta e të Vërtetës me hiçin që prodhon trupin e Ndërgjegjes me lotët e burrit, të cilat shpërthejnë si shatërvan.
Atëherë, kur universi të jetë kthyer në asgjë, ndoshta Zoti do të luajë në violonçel muzikë funebre.
Mesa duket, ëndrra për të bërë fëmijë është një mjet që të mban gjallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Ylli i Mëngjesit" libri i dytë  nga Ardian Dedi  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë nga Ardian Dedi    "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë  nga Ardian Dedi  - Faqe 2 EmptyMon May 10, 2021 12:00 pm

37
Femra fatale

skicë
Në moshën 16 vjeçare, kur ra në dashuri, nuk dinte se çfarë ishte ajo.
Ishte një vajzë katër vjet më e madhe dhe ledhatoheshin, përkëdheleshin me orë të tëra. Kur ndaheshin, mendonin vetëm për njëri - tjetrin, ndërsa, kur ishin bashkë, nuk e kuptonin ritmin e kohës. Thjesht, ishin të lumtur. Kur ai mbaroi shkollën e mesme, ajo mbaroi të lartën dhe që të dy mendonin të martoheshin. Në shtëpi kishte dy vëllezër të tjerë më të mëdhenj dhe përveç mamasë, askush nuk e priti mirë këtë lajm.
Duke e shtyrë përditë martesën, vajza i dërgoi haber: “Ose, kërkomë, ose marr një tjetër!”
Familja nuk i ktheu përgjigje dhe, së fundi, vajza u martua. E ftoi në dasmë, ku ai si naiv, i dashuruar, i papërvojë, piu pa masë, e zuri vera dhe tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.
Në moshën 26 vjeçare, ra përsëri në dashuri, diçka e natyrshme kjo, sepse vajza të mira ka plot, por, edhe për faktin, se ishte vetëm.
Mendoi se kjo ishte femra e jetës dhe, se pas saj, s’kishte të tjera.
Fatkeqësisht, u sëmur dhe ajo nuk e braktisi. Edhe koha kishte ndryshuar, nuk ishte ajo para dhjetë viteve, ku siguria, idealizmi ishin zëvendësuar nga pasuria, lekët.
Vuante për shkak të sëmundjes, ndaj gjithçka në jetë e shikonte turbull, të zhvlerësuar, shkak që i ringjallte dashurinë e parë. Vajza, kur e kuptoi që akoma mendonte për dashurinë e parë, u bë xheloze. Filluan kapriçot, grindjet dhe si përfundim u ndanë.
Krejt i shkëputur nga jeta, meditonte përditë mbi dashuritë e humbura, dhe kështu për një kohë të gjatë. Vazhdonte vuajtja që sjell vetmia.
Nuk mendonte se do t’i rrihte mendja, rrihte zemra, prapë për ndonjë vajzë, por, kur fati i paraqiti dashurinë e tretë, së cilës donte t’i vërsulej.
Të gjithë e dinin që ishte i sëmurë. Kishte një biznes privat që, çuditërisht, shkonte mirë dhe, pavarësisht, se jetonte me mamanë, kërkesat për martesë shkonin me rritje.
Kishte shumë kërkesa, por ai nuk donte. Nuk e kuptoi se çfarë ndodhi, por, kur mamaja i vdiq, asnjëra prej vajzave nuk e pranoi martesën.
Ishte mpleksur keq. Në heshtje ato qanin.
Ishte një moment, kur njeriu kërkon qetësi, dashuri, ndërtimin e familjes.
Krejtësisht i vetëm, i mbetur fillikat, pa një këshillë, zgjodhi femrën fatale.
Ajo nuk i gatuante; kafen e pinte gjithmonë me shoqet jashtë dhe, duke e parë që ai s’donte t’ia prishte, e vinte të lante rrobat. Kur e shihte që ai s’kishte lekë, e çonte në klube të shtrenjta, për ta sikletuar.
Nga vetë mosha, që kishte, i trëmbej një ndarjeje, por përditë e shihte që kjo ishte e pamundur. I tërbuar i tha:
” Nëse partneres apo bashkëshortit nuk ia del dot, duhet që t’i ulesh, sepse rrugëdalje nuk ka dhe unë të jam ulur”.
“Kërkon të vesh në përdorim logjikën? Unë të urrej, ndaj dhe u martova me ty që të të shkatërroj. Ç‘ kujton se do të të bëj hyzmet”- ia ktheu ajo.
“Fjalët janë të tepërta. Nëse nuk më do, shakara me të tilla gjera, nuk bëhen, ”-i foli ai.
Duke vajtuar për dashuritë e humbura, vetminë qe e priste, mallkoi jetën e tij dhe donte të merrte një automatik për t’i vrarë të gjithë.
Humbi torruan dhe përfundoi në moshë të re në një azil, ku mendoi të kalonte ditët e mbetuara.
“Ku vajti dita e djeshme, e pardjeshme?” – pyeti veten në azile. -Pas një viti ato ditë do të vinë përsëri, por unë nuk do të jem i njëjti dhe pyetjen e mësipërme do ta bëjë dikush tjetër”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Ylli i Mëngjesit" libri i dytë  nga Ardian Dedi  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë nga Ardian Dedi    "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë  nga Ardian Dedi  - Faqe 2 EmptyMon May 10, 2021 12:00 pm

38.
Vlera shpirtërore

tregim
Në atdhe po zienin zërat barbarë, ndaj dhe e braktisi. Në mërgim ajo u njoh me një djalë të mirë nga familje pasur. Pasi u njohën u dashuruan, nisën bashkëjetesën. U kurorëzuan pas pesë vjetësh me një fëmijë dhe u martuan. Burri e mbante si nikoqire: gatuante, vishej bukur dhe mbante vajzën. Nuk patën shansin e një fëmije të dytë dhe jetën ia kushtuan rritjes së vajzës. Familja e sakrifikoi. Kur vajza u rrit, e privuar pas jetës familjare, siç ishte, shprehu dëshirën për t’u bërë një fotografi.
Krejt e pavetëdijshme, nuk e fshehu dot shushatjen dhe një buzëqeshje shablone e trishtuar me një mospërputhje shpirtërore me shprehjen e tipareve, pishmallëk i një vendimi të vjetër, tepër të nxituar, i marrë në varësi të gjendjes ekonomike, iu vizatua hirshëm në fytyrë.
Ajo buzëqeshje, e vjedhur prej aparatit fotografik, fliste të vërtetën.
Mendimet e shprehura në buzëqeshje, e kishin tradhtuar. Nga ajo shtirje buronte një vuajtje e thellë e pashpjegueshme. I mungonte atdheu dhe silueta e një mashkulli që ta përfaqësonte atë. Duhej të kishte emigruar me një shok, ta kishte nisur gjithçka nga zeroja dhe kështu, pas kaq kohësh, do të provonte edhe mirënjohje, edhe dashurinë e vërtetë. Kjo buzëqeshje deklaron boshllëkun që të jep mungesa e atdheut.
Vlerat materiale, që gëzonte, nuk i përgjigjeshin një vlere shpirtërore të besueshme, ndaj atë fotografi donte ta zhdukte, griste.
“Si ta fsheh këtë maskë, ku ngërçi i një jete të kotë shfaqet lakuriq?”
Është e paharrueshme për tërë jetën.
Iu prish gjaku, në atë moment, iu bë ujë dhe vështrimi i ngjante një vampireje.
E kuptoi që ishte në prag të humbjes së gjithçkaje dhe u mbyll në vetvete, tepër e hidhëruar.
Që të bësh një jetë të qetë, duhet të arrish diçka.
Kur gabon edhe distancohesh, duke mësuar kështu edhe të mirën.
Energjia negative të nxit të bësh të keqen, një rrugëdalje kjo drejt së mirës. Kur vlerat materiale mbysin sinqeritetin e jetës në dëm të vlerave shpirtërore, atëherë ato i hedh.
Një rezultante, krejt e kundërt me të mësipërmen, i kishte ndodhur, kur kishte emigruar. Atëherë, ishte vlera shpirtërore, në superioritet të plotë mbi vlerat materiale. Konsumimi i vlerave shpirtërore, të cilat materializohen në vlera reale.
Kishte dikur një shok, me të cilin, duke harruar vetveten, luftonin për të drejtën plot sakrificë, vetmohim dhe sytë u shkëlqenin që nga larg, nga e mira. Kishte ëndrra të mëdha.
“Mos vallë jam brez i humbur?” –pyeti veten.
Padyshim, që jeta, universi, është udhëkryq, por, mbi të gjitha qëndron vlera shpirtërore.
Kur bie lumturia, kotësia ndryshe përkthehet në vlerë shpirtërore.
Shndërrimi i kohës në vlerë shpirtërore dhe, ndoshta, e materializuar në një skupturë.
Energji + Dije=Ndërgjegje
Dalja e një produkti të ri bujqësor, i cili ngjall dhe shndërron në kimi dashurinë e vdekur.
Kur nuk mendohesh më vdes.
“Si do të bëjmë, kur të vdesim,
as do të hamë e as do të dhj….”.
Këto dy vargje përfaqësojnë një nga më të vërtetat themelore dhe thelbësore të jetës. Kjo e vërtetë nuk shprehet në televizion.
Cila vallë është e vërtetë?
Banja apo televizori.
Kur të mos mbetet më asgjë për atë shurdhëri, verbëri, duhet të luhet muzikë. Një muzikë që shpon si turjelë dhe grin si makinë mishi. Muzikë dëshpëruese e asgjësë, përzier me vrasje, vdekje, eshtra dhe gjak… Asgjë kjo që të mëson të përballesh me boshllëkun e jetës.
Ke urrejtje për vrasjen dhe ata që vrasin, por kur të jepet mundësia, bëhesh vrasës edhe më i ndyrë. Dhe e gjitha kjo, thjesht, për të shpëtuar kokën. Kishte kaq kohë që jetonte me sot, me nesër, një rrugë kjo që e kishte udhëhequr drejt shpresave, ëndrrave të rinisë, të cilat i kishte rigjetur, po sa për të ardhmen…..?!
Ditën e fundit të punës, para se të dilte në pension, e kuptoi kotësinë e jetës dhe të punës. Qau me ngashërim. Vitet e fundit vinte në punë me inerci, sa për t’u dukur.
Fjala “lumë “ në shqip ka rrënjë të njëjtë me “lumturi” që do të thotë se toka është e lumtur që, në damarët e saj, rrjedh ujë.
Vlera e vërtetë shpirtërore mbetet familja, fëmijët dhe nëse pavetëdija, neveria, urrejtja zëvendësohen me sinqeritetin, të vërtetën, vetëm në sajë të një produkti bujqësor, që ndryshimin e jetës e shndërron në stanjacionin e arsyes, ku kryerja e kërkesave të përditshme, plotëson nevojat shpirtërore në maksimumin dhe e ardhmja, e shkuara janë thjesht e tashmja.
Fjala “qiri” përkufizon “diellin”, por edhe Zotin dhe fakti që, Zoti e merr farën nga Galaktika për të krijuar, tregon se ky “qiri” është shuar tashmë.
Vlera më e madhe shpirtërore në univers është njeriu. Si materie i përkasim Galaktikës, e cila, dikur, ka qenë fëmijë dhe, më vonë, është rritur, ndërsa si ëndërr, shpresë, ndërgjegje i përkasim Zotit, i cili nuk ushqehet, është i përjetshëm, i pavdekshëm. Vrimat e zeza të galaktikave janë riprodhuar njëkohësisht me materien, sipas skemës së njëjtë të vetkrijimit të Materies, Energjisë së Errët dhe universit.
Lindja e dritës në planetin tokë bëhet më 21 dhjetor dhe në harkun e tri ditëve, deri më 25 dhjetor dielli është si i përgjumur.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Ylli i Mëngjesit" libri i dytë  nga Ardian Dedi  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë nga Ardian Dedi    "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë  nga Ardian Dedi  - Faqe 2 EmptyMon May 10, 2021 12:06 pm

39. Pas vdekjes

Skicë

“Nuk më intereson jeta, - mendoi Skënderbeu, tashmë plak. - Gjatë gjithë kohës e pashë jetën si një mjet shkatërrimi të së keqes, me idenë për ta trashëguar, mision ky që justifikon jetën, Dallova ndryshimin që sjell jeta dhe pikën e pakthyeshme drejt vdekjes . 25 vjet zgjati rezistenca historike ndaj Perandorisë më të fuqishme të kohës, asaj otomane.
Atëherë, pse ekzistenca ime është diçka qesharake dhe në kundërshtim me ëndrrën e jetës sime?
Nuk vdiqa përpara shumë kohësh, por mbetet një borxh që duhet shlyer.
Nëse, sa je gjallë, të ngrënë statuja, pas vdekjes t’i rrëzojnë dhe në se sa je i gjallë të tallin, pas vdekjes të ngrënë monumentin. Kjo teoremë rrëzohet, kur filli i idealit lidh luftën me vazhdimësinë pas vdekjes.
Megjithatë, nuk vdiqa përpara se të mbaroja atë që ishte paracaktuar për jetën time, që do të thotë se vepra do të rezistojë në shekuj.
Pas 500 vjetësh, Skenderbeu mendoi: “ Sikur të isha gjallë akoma, që të gjithë do të talleshin me mua. Tani ka rënë Perandoria Otomane, kështjellat e Shqipërisë janë rrënuar, unë kam vdekur dhe ideali, që mbolla në atdheun tim, është përjetësuar në këngë, rapsodi, legjenda.
Si Aleksandri i Maqedonisë edhe Jezu Krishti, që të dy kanë jetuar vetëm 33 vjet, ndërsa vepra e tyre jeton ende dhe sot.
Nëse do të kisha jetuar në këtë kohë, energjitë e mia do të ishin drejtuar drejt shkencës, boksimit, ose si shkrimtar”.
Kur epshi seksual konsumohet, bie në krizë dhe futesh në rrugë të gabuar.
Nëse epshi kryqëzohet me arsyen, gjen një motiv për të jetuar, fiton vetveten, një çelës për të mbajtur gjallë interesin.
Gjithë pjesa e dukshme e materies është profesion i dytë.
Profesioni i parë mbetet seksi dhe vrasja. Duke ditur se përbindëshit prehistorikë janë zhdukur, përsa kohë akoma do të mbretërojë peshkaqeni?
“Mëkati nuk mbulohet dot me gjethe fiku,”- një shpehje kjo që tregon se logjikën e mbyt dhuna.
Ky libër është një testament që, pa frikë, mund të etikohet si një “shkrim në mur” ose “mesazh në shishe”
“Mesazhi në shishe” apo “shkrimet në mur”, zakonisht bëhen nga njerëz në udhëkryq.
Kush ndeshet më shumë me padrejtësitë, kush e lufton më shumë të keqen: Drejtuesit apo populli?
Drejtuesi, kur është shërbyes i popullit, fiton statusin e Udhëheqësit .
Që të luftosh të keqen duhet të ndeshesh me padrejtësinë.
Peshkaqeni ka statusin e një grabitqari, ashtu sikundërse dhe gjarpri, i cili edhe “dashuron”, por gjithashtu ka dhe helm.
Ky fakt njihet edhe në bibël.
Si t’ia shtypësh kokën gjarprit, kur të gjithë ne, kush më shumë e kush më pak, jemi nga një çikë gjarprinj. I njëjti material që bëhet spermë, bëhet jashtëqitje edhe djersë.
Që të gdhendet ky material, duhet strategjia e “mishit për top”.
Në themel të moralit, të së mirës, të së bukurës, të së vërtetës qëndron vrasja.
Vrasja, e cila është energji negative, është kundërpërgjigja më e mirë që argumenton se, e keqja luftohet me të keqe.
Kjo luftë, në dy plane, ndaj dy poleve negative të së keqes e bën të mirën realitet, drejton energjinë.
Bota do të jetë e heronjve, jetimëve dhe e njerëzve të thjeshtë.
Pasuria e vërtetë shtrihet në dy rrafshe, atë material dhe atë ideal, të cilët i bashkon dashuria.
Delegimi i kredencialeve nga stomaku te truri, nëpërmjet operacionit të dashurisë dhe një produkti të ri bujqësor.
Mesa duket jeta është diçka e tillë: “Një luftë e gjarprit me dashurinë”.
Përputhja e dhunës me logjikën është vepra më e madhe e burrit.
Trajektorja:
Bukuri- Shëmti- Burrëri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Ylli i Mëngjesit" libri i dytë  nga Ardian Dedi  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë nga Ardian Dedi    "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë  nga Ardian Dedi  - Faqe 2 EmptyMon May 10, 2021 12:06 pm

Ekuilibri








Rilindja
skicë

Ishte një diktaturë, e cila ngrihej mbi sistemin patriarkal dhe tradicional. Martesa ishte e shenjtë dhe femra shkonte e virgjër te burri.
Dalngadalë, u mërzitën nga monogamia dhe shthurja morale, seksi, dhuna, vrasja pushtoi botën.
Mbi ç’bazë ngrihet martesa?
Mbi bazën e arsyetimit, dhunës dhe seksit, apo dashurisë?
Shthurja seksuale po e çonte botën drejt kaosit. Madje, shthurja kishte prekur dhe fenë. Në shumë rrethe shoqërore quheshe i humbur, pa patur katër dashnore.
Pa dashurinë e vërtetë, e ardhmja e njerëzimit ishte në rrezik.
Duke qenë se martesa bazohet dhe ngrihet mbi seksin ç’kuptim ka arsyetimi dhe dashuria, e cila shndërrohet në epsh?
Historia e njerëzimit, fund e krye, është mbështetur mbi dhunën, ndërsa e drejta është cilësuar si mashtrim. Momenti historik i hedhjes së themeleve të pallatit të drejtësisë, vlerave morale, ka trokitur.
Pikënisja e kalimit të së drejtës, nga jashtë jetës në protagonizëm të plotë, ka arritur. Kyevepra është përputhja e dashurisë me arsyetimin.
Ky populizëm ose i përkthyer ndryshe në pushtet popullor, merr kuptim, kur përgatit elitën e re të së ardhmes.
Megjithatë, periudha e diktaturës dhe demokracisë, kur populli është në piedestal është një nga më të artat.
Sistemi shoqëror që siguron harmoninë shpirtërore dhe një objekt të përhershëm dhe të pashtershëm bisedë pozitive që mohon negativen, dëshmon se, kjo e fundit nuk është larg dhe, së shpejti, do të trokasë në derë.
Po a është pozitive vërtet kjo gjendje shpirtërore dhe nuk mund ta etikojmë me “llafazanëri”?
Vallë a është i vërtetë ky shëndet shpirtëror?
Sigurisht, edukata, mirësjellja, mirënjohja, ngrohtësia, komunikimi janë shëndet shpirtëror. Kjo periudhë shënon lumturinë e njeriut.
Komunikimi është i vërtetë, kur ruan raportin me të vërtetën dhe bëhet servile, atëherë, kur e ngrë atë sistem.
Nëse energjia e heronjve udhëhiqet nga e drejta që predikon feja, e cila, nën pushtimin e vendit, prej të huajve, në kohërat e mesjetës arrin kufijtë e legjendës, duke luftuar për popullin, tashmë energjia e të ashquajturve heronj, udhëhiqet nga egoja.
Qëllimi i jetës është seksi dhe politika e shtetit bëhet luftënxitëse për hir të këtij qëllimi , duke shpikur kolonitë.
Nëse energjia shtypet, ndrydhet, ajo çlirohet në verbëri. Pra në mungesën e librit, tv, shkollës, univesitetit, kompjuterit dhe zhvillimit, ajo përdoret për luftë.
Duhet theksuar këtu se, diktatura, lumturia e bën njeriun egoist. Boshtin e vdekjeve, lindjeve e trashëgimisë e udhëheq Zoti.
Po ç’kuptim, vallë, ka teza e trashëgimtarit, kur gjithçka kërcënohet nga shpërbërja?
Kur ndodh një fatkeqësi në jetë, përgjigja është: “ I thonë jetë kësaj!”
Ndoshta, sjellësi i fatkeqësive ka pikësynime për të shkatërruar energjinë e verbër, e cila përkufizohet në këtë rast, thjesht, si ego dhe pjesa e mbetur si rilindje, në shërbim të komunitetit.
Kjo është dhe përgjigja e pyetjes se “Pse jetoj?”
Ky moment tejet edukativ, dëshmon se sa larg të së drejtës jemi. Me sa duket, kuptimi i jetës është familja dhe fëmija.
Kur vështron një grataçel prej çeliku dhe xhami dhe e krahason me një fëmijë të bukur, të talentuar, inteligjent, që, mbi të gjitha, është inspirim, kush është kryevepra?
Natën vështronte dritën e hënës. Në mëngjes vështronte diellin, kur lindte. Në mbasdite vëzhgonte perëndimin e tij. Ndërkohë, psoniste dhe gatuante dhe kështu edhe u plak.
Ndërkaq, plakeshin edhe të tjerë, të cilët edhe vdisnin, ndërkohë që të tjerët lindnin.
Njihte që fëmijë një vajzë të mirë. Ishte e varfër dhe e martuar me mblesëri, burri e trafikoi dhe kështu, dalngadalë, ia kushtoi jetën seksit, derisa iu prish karakteri dhe u kthye në një prostitutë, gjë që i pëlqeu. Atëherë, mendoi: “Mesa duket, kjo është jeta”.
Ka njerëz që nga varfëria e tejskajshme aq shumë e humbasin pusullën, derisa kanë fëmijët, i sheshin duke marrë para në këmbim nga armiqtë e tyre, të cilët i mbrojnë deri në vdekje me jetën e tyre dhe e gjithë kjo për një jetë më të mirë. Varfëria të rrënon.
Kur mbushi 40 vjeç u shtrua në spital me kancer. Megjithëse e pashpresë donte të jetonte. I shkrepi në kokë të mbyllte derën e varrezave.
“Përse mendohesh kot? - i thanë.- Ajo derë nuk mbyllet kurrë”.
Vështronte njerëz në rrugë, të cilët, pa përjashtim, asnjëri prej tyre, nuk ishte i përjshtuar nga kërcënimi i vdekjes.
Sa jemi gjallë nuk e kuptojmë vdekjen. Suksesi në jetë e mund vdekjen, vetëm për një farë kohe.
Donte të kalonte dy ditë të qeta dhe iku jashtë shtetit. Iu kujtua se, kur ishte i martuar donte t’i vdiste gruaja që të fitonte lirinë. Bëri një studim bilbik, i cili bëri që ta vriste edhe ndërgjegja.
Në një vegim iu shfaq vdekja, e cila e pa që kishte blerë një kg mandarina dhe po i konsumonte.
- Koha jote mbaroi,- i tha - njëlloj si mandarinat, - duke e gjetur të vlefshëm këtë krahasim.
- Unë kam rilindur, të paktën për aq kohë sa më ka mbetur,-ia ktheu vdekjes. – Kam pasur shumë momente të sinqerta, të cilat kanë qenë të verteta dhe ia kanë vlejtur për të jetuar për to.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





"Ylli i Mëngjesit" libri i dytë  nga Ardian Dedi  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë nga Ardian Dedi    "Ylli i Mëngjesit" libri i dytë  nga Ardian Dedi  - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"Ylli i Mëngjesit" libri i dytë nga Ardian Dedi
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» ARDIAN DEDI "Fëmija e dytë" skicë
» ARDIAN DEDI "Kriza"
» Ardian Dedi "MONOLOG"
» ARDIAN DEDI Krijesa inteligjente
» ARDIAN DEDI "Dritarja"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: