Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Ardian Dedi "LULEDIELLI" skicė

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11541
Age : 59
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Ardian Dedi "LULEDIELLI" skicė   Sun Nov 26, 2017 5:22 pm

LULEDIELLI
Ardian Dedi
skicė
Dalloi njė vajzė tė bukur nė rrugė dhe i vetmi mendim qė i erdhi ishte ta ndalonte.
Iu afrua, e preku butė, lehtė dhe ėmbėl, duke transmetuar emocion.
- Do tė bisedojmė?
- Kėtu, nė mes tė rrugės? - iu pėrgjigj ajo. - Nėse do, hajde nė shtėpi, - ia ktheu dhe u largua.
- Atėherė, tė pimė njė kafe.
- Jo, - ishte pėrgjigja e saj.
Mori mamanė dhe u nis pėr te shtėpia e vajzės. Pasi shkėmbyen fjalėt e para, kandidatja pėr vjerrė iu pėrgjigj.
- Gjej punė, tė ta jap vajzėn…
Pasi gjeti punė dhe u martua, nė mėngjes shkonte nė punė, punonte tetė orė, kthehej nė shtėpi dhe lahej; hante bukė dhe natėn bėnte dashuri. E njėjta gjė dhe tė nesėrmen.
Ju kujtua tabloja “Luledielli” e Vinsent Van Gogut. Nėse janė konsumuar nga njerėzit, janė shndėrruar nė energji, jashtėqitje ose spermė, e cila ka depėrtuar nė trupin e njė femre me mundėsinė qė, pas nėntė muajsh, tė lindi njė fėmijė. Nėse s’janė konsumuar nga njerėzit, ato janė kalbur, ndėrhohė qė Van Gogu i ka dhėnė pėrjetėsinė.
Po ҫ’kujtim tjetėr kemi nga ajo kohė? Ndėrtohej, shkatėrrohej dhe punohej.
E gjithė kjo pasuri ka falimentuar. Por puna ėshtė si miti i Sizifit, qė kėrkonte tė ngrinte njė gur majė malit dhe, kur ia arrrinte qėllimit, guri rrokullisej poshtė. E njėjta gjė ditėn tjetėr. E vendosi: “Do tė bėj grevė urie, s’do bėhem lugat”.
Fjala “Lugat” ka kuptimin “Luga e babait”. Marksi ka thėnė: “Personazhet e historisė paraqiten dy herė, njė herė nė formėn e tragjedisė, njė herė tė komedisė”. Kjo teoremė vlen edhe pėr universin. Qė vazhdimėsia tė marri formėn e superjetės, duhet shpėtuar kjo trashėgimi. Nėse kėrkon tė zhdukėsh jetėn, ajo do tė mbrohet prej njė pėrbindėshi, tė cilin nuk e kundėrshton dot, sepse dihet qė njeriu ėshtė egoist.
Ky pėrbindėsh ėshtė Zoti.
Nė italisht fjala “sole” qė do tė thotė “diell” dhe fjala “solo” qė do tė thotė “i vetėm” kanė rrėnjė tė njėjtė. Me siguri dielli mendon: “ Jetė ėshtė kjo qė bėj”. Por vazhdoi mendimin, pa u ligėshtuar se: “Kėshtu bėj dikė tė lumtur, pa pėrmendur specifikisht tokėn”.
Sidoqoftė, pa qenė gruaja e lumtur, s’ka tė ardhme.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
Ardian Dedi "LULEDIELLI" skicė
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: