Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

  ARDIAN DEDI "Hija e ëndrrës" tregim

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 ARDIAN DEDI "Hija  e ëndrrës" tregim  Empty
MesazhTitulli: ARDIAN DEDI "Hija e ëndrrës" tregim     ARDIAN DEDI "Hija  e ëndrrës" tregim  EmptySun Nov 26, 2017 5:18 pm


ARDIAN DEDI
Hija e ëndrrës
Tregim
Hëngri bukë, tha natën e mirë dhe ra për të fjetur. Dikur punonte në ndërtim dhe, kur kalonte pranë pallateve, tashmë të harruara, ndiente kënaqësi. Përsëri dikur udhëtonte shumë. Dikur Zoti i kishte thënë se do të jetonte 47 vjeç, nuk do të martohej dhe , pasi t’i vdiste pasioni, do të rilindte arsyen.
Lufta e të kundërave ekziston dhe brenda një ylli; midis masës dhe gravitetit, madje ajo ekziston dhe midis vrimave të zeza.
U sëmur, sëmundje kjo, që shërbeu për një analizë të gjatë, të thellë që kaloi, më vonë, në katarsis që shkaktoi egon, interesin, instiktin, të cilët vdiqën ditë për ditë, dalngadalë, siatematikisht dhe afatgjatë. Nuk i interesonte më asgjë. Jetë e pakuptimtë, vallë çfarë është e shenjtë në të.
Më pas kotësinë mundi ta luftonte me ëndrrat.
Prej një kohe, shumë të gjatë, vështronte malin përballë. Dëborën që e mbulonte dhe pastaj shkrinte, shiun që binte në të, mjegullën e bardhë që daravitej ngadalë, rrezet e diellit që pasqyroheshin aty dhe dhe uljen e temperaturës.
Aq thellë ka depertuar thika në kockë, saqë kundërshtimi personal është shkatërruar, një detyrim ky, obligim ndaj së vërtetës. Nëse nuk e deklaron të vërtetën, atëherë do të mbjellësh urrejtjen, në fillim me pavetëdije, pastaj me vetëdije.
Nëse vret edhe do të vritesh, por midis, atëherë, kur shijon lirinë, fuqinë, perspektivën, të gjitha këto janë afatshkurtër që çel vrasja. Ana tjetër janë karakteristikat e shënjtit, një sfidë kjo ndaj energjisë negative me objektiv për ta luftuar, mundur. Duke harxhuar, konsumuar, përditë këto dëshira, ato vdesin dalngadalë. Edhe po shpërthyen, s’e shmangin dot fundin, i cili është i afërt dhe kështu çlirohesh, dorëzohesh.
Ditën që mbushi 47 vjeç fitoi llotarinë kombëtare
“Mesa duket, - mendoi, - Zoti po tallet me mua. Ç‘më duhen tani një milionë dollarë?”
Kur vëmendjen e ke të përqëndruar në një objekt material, nënvetëdija punon për idealen. Vjen momenti që materializmi rrënohet dhe idealja merr status, në mënyrë të pavetëdijshme dhe të pashmangshme.
Ishin këto ëndrra që i detyruan shokët dhe miqtë, pas vdekjes, për të ngritur një monument, i cili mbretëronte mes një parku tepër të qetë.
Tashmë ëndrrat të materializuara në statujë, bënin hije, nën diell.
- Të kërkon ndërgjegjen, - iu drejtua statuja Zotit , - dhe unë nuk u martova. Vallë, kjo një vlerë? Ky ishte kuptimi i jetës, pritja e asgjësë?
Idealet e mëdha vënë në diskutim mbijetesën dhe prodhojnë destabilitet. Mashkullin që udhëhiqet nga instiktet kafshërore e vrasin dhe pushtetin e merr femra, e cila funksionon më mirë në një botë të qytetëruar.
Zoti nuk foli, thjesht ruajti qetësinë, por enigmatik tha:
- Ti mendon se ke të drejtë? Nëse mashkulli s’e kupton këtë evolucion, s’e shfrytëzon këtë evolucion, s’e shfrytëzon këtë mundësi, ka për të mbetur i pazhvilluar përjetësisht. Kjo dëshirë për ndryshim është e vërteta, kauzë për hir të së cilës të braktisin të gjithë për momentin, por që i shërben së ardhmes.
- Kaosi, në vetvete, është një shkatërrim i brendshëm që i kundërpërgjigjet një shkatërrim i jashtshëm, - foli statuja. – Produkti i kësaj lufte jam unë. Siç e sheh skrapi ka marrë formë.
- Përpiqu të mos shndërrohesh në një vrimë të zezë, - ia ktheu Zoti.
- Për këtë shkak më flijove, më bëre shembull. Nëse i heqim gërmën “i” fjalës “isan” që është turqisht dhe që dihet se çfarë është, mbetet “san”, që sipas anglishtes do të thotë ”i biri”, “djali”. Në italisht, po kjo fjalë, përdoret për të ndërtuar emrin e një shenjti” san Pjetro.
- Universi identifikohet lehtësisht me një krijesë seksuale dhe është njëkohësisht një farë “isan”, apo “san”, - mbajti këtë ligjëratë të gjatë statuja.
- Ky është një qëllim i madh. Autori i kësaj skulpture ka për profesion sinqeritetin dhe është amator në art. Është diçka madhështore, të duash të jetosh, të bësh fëmijë, të kesh fuqi vendimmarrëse, që do të thotë se jeta nuk u shpenzua kot, një kundërpeshë kjo kundër vlerës negative të kohës. Mendoj për tentativën e pjesëmarrjes së arsyes në jetë, - vazhdoi Zoti, - një vaksinë, e cila më detyroi të mbërrija deri këtu, sepse gjithçka në Univers, natyrë është energji seksuale.
- Me sa po shoh pengu i të ardhmes jam unë, - foli statuja.
- Ke një gjitone aty, që pasi hëngri burrin e parë, hëngri dhe të dytin, tani ka zënë dashnor, plus kësaj ka dhe fëmijë.
- Por ajo s’ka të ardhme… si mund të ketë perspektivë dikush që është në fund të hierarkisë shoqërore? Jeta është krim, pasioni dhe e përditshmja furnizohet me këtë material. E mbaj mend gruan në fjalë dhe ajo ka qenë zonjë e vërtetë. Humbja e arsyes, logjikës e shpërfytyroi, u shndërrua në një robinjë të seksit dhe doli jashtë kontrollit. Këto krime ndodhin me emër të egos, perspektivës, e cila mbetet një iluzion.
- S’ka arsye që ta mbrosh atë, sepse ajo është fundërrinë dhe ti nuk je maskara. E thotë dhe Bibla që kush është shurdh dhe i verbër, s’ka për të ndryshuar kurrë. Kush ka sy për të kuptuar thelbin, nënshkruan ndërgjegjen. Aty, ku të pëlcet koka, t’i gjete çelsin e zgjidhjes.
- Në fakt zgjidhja e vërtetë ndodhet në duart e një Krijuesi inteligjent, - mbylli bisedën statuja, duke shtuar: “Që të dy jemi bashkëvuajtës. Gjithë tiparet e atij pasioni të fuqishëm seksual të tjetërsuar në idenë e një jete të përjetshme, ishin farkëtuar tek ajo statujë, duke përmbledhur me një dëshirë të shfrenuar për ndryshim e mpiksur, kjo me një sistem të brendshëm ekzistencialist.
Mendoi të ngrinte një teatër, ku të pasqyronte këtë skulpturë dhe vetë të bëhej regjisor.
Skulptura më e rëndësishme në univers me dekor, mizaskenë, skenografi të paharrueshme që ia vlen të fotografohet. Humbja e këtij spektaktli apo e kësaj fotografie është katastrofë.
Lot të trishtuar, kristale të dhimbjes që vrojtojnë të vërtetën e aktorit Kohë, duke u bërë njësh në një ikje pa kthim dhe në një rrebeshi shiu të papërmbajtshëm. Vjen një moment që mallkon jetën dhe i thërret vdekjes të të marrë. Nëse s’vdes, në këtë moment, bëhesh projekti për një jetë më të mirë dhe kjo përvojë i shërben së ardhmes. Prindërit inteligjentë janë pasqyrë e fëmijëve inteligjentë, të cilët përfitojnë nga gabimet nëpërmjet librave, teknologjisë, pa harruar faktin që të mos dalin nga vetëvetja.
- Kam një pyetje të fundit, naive, - i foli statuja:
“A ekziston e reja?”
- Vetëm, kur shkatërrohet egoja, arrihet te logjika një udhëtim ky në vetvete që përbën komedi.
Ishte një përgjigje e vakët e thatë, vetëm një fjali që e preu në mes bashkëbisedimin, por që kundër vullnetit e vazhdoi: “E kundërta e komedisë është vuajtja dhe ne prindërit jemi të lumtur, kur shohim fëmijë që mësojnë matematikë, filozofi, arkitekturë, teknologji, një bashkim, ky i formës me përmbajtjen, një evolucion i Arsyes”.
- Si mund të ekzistoj duke qenë në pozita harmonie me shoqërinë dhe pa shkatërruar të ardhmen time, ashtu dhe atë të miqve apo armiqve të mi?
- Kjo është përjetësia dhe realisht është e pamundur.
Ne vëzhgojmë, dëgjojmë, nuhasim dhe ushqehemi, shqisa këto që janë të lidhura me trurin. Këto tipare vlejnë për t’u orientuar dhe janë në funksion të strategjisë së shumimit. Truri e merr frymëzimin nga seksi. Koka e njeriut është e rrumbullakët, sikurse forma e yllit. Kur qëllimet e jetës realizohen i përvishesh të ngrënit, tipar ky që skalitet në fytyrë dhe trup, duke humbur mprehtësinë.
Jashtëqitja e njeriut dëshmon të ardhmen e universit, tregon, sesi do të katandiset ai dalngadalë.
Që të gjitha produktet bujqësore në planet janë kopjimi i organeve seksuale, ndërkohë që çdo fabrikë në tokë është kompjuterizuar.
Njeriu me anë të veprimeve të tij kërkon të ketë akses për jetën e sa më shumë individëve. Nën maskën e një udhëheqësi, fakt ky që i shkakton kënaqësi, lumturi, duke patur pushtet ai ushtron dhunë, shkatërron.
Nëse ky individ i nënshtrohet vuajtjes, e cila e shtyn drejt studimit të thellë autodidakt, ç’përftohet?

Evolucioni i arsyes nuk ka të bëjë me pushtimin, por me ndërgjegjen. Ky është një projekt inspirimi, i cili pa ndërhyrjen e të Plotfuqishmit, shndërrohet në thellësisht kritik, për të mos thënë i pamundur.
Mrekullia e evolucionit është koordinimi i fuqisë me arsyen, duke hedhur kandidaturën e vazhdimësisë.
Kodi i kuptimit të universit, gjithë materies, nyja lidhëse me idealen është bota virtuale. Nëse e vërteta është virtuale, atëherë kjo energji seksuale, çfarë është?
Në këtë udhëtim drejt asgjëkundit përplasja e jetës me vdekjen është mundësia, alternative e vetme e ngjizjes së dritës.
A e pranon evolucioni naivitetin, ëndrrën?
Idetë më të mëdha, ngjizen në epoka naiviteti dhe kanë zgjidhje pragmatiste. Vetëm për hir të një ideali të madh duhen varrosur vargonjtë e robërisë, duke çliruar ëndrrën e jetës. Kjo e vërtetë duket, si e përjetshme, aksion ky i së ardhmes që ka për rezultante arsyen. Vetëm duke njohur këtë përvojë, mund të shpëtohet kjo elitë.
Nëse kjo e vërtetë virtuale, përvojë shëmbet, harrohet është dëm kolosal.
Pasioni i dytë është një rrugëzgjidhje.


Epilog

Dalloi fotografinë e prindërve të tij, ditën e dasmës. Ditën më të bukur të jetës, me siguri e kishin patur zili, gojët e liga dhe thashethemet i kanë përgojuar.
Kur martesa e tyre kish marrë fund, me siguri babai kishte kërkuar të martohej dhe një herë.
Gjithë ato produkte bujqësore, blektorale u bënë sebep i ndërtimit të një brezi të ri, një bote të dhunshme me vrasje, ku mbizotëronte ideja e seksit, trashëgimi kjo, që një ditë do të kërcënohej nga zhdukja, por që si kundërpeshë donte t’i kundërvinte projektin e arsyes, ëndrrës, sakrificës.
Shpiku diktaturën, e cila prej shumimit të verbër, u shkatërrua. Pastaj pushtetin e mori demokracia që u shoqërua me rritje ekonomike. Për të shmangur gabimet e diktaturës ia pllakosi kriza ekonomike. Dashuria e parë ishte e krahasueshme me diktaturën. Nuk bëjnë dot pa njëri - tjetrin, janë të varuar, ndërkohë që kur ndjenja konsumohet dhe turpërohesh, duke u braktisur. Kjo dashuri është domosdoshmëri dhe lind në kohë krize. Është e fuqishme, e shëndetshme, njëkohësisht energji pozitive, por që përfundon në lot.
Mirësi kjo që konfirmon faktin se nuk ecet përpara, pa u rafinuar.
E urrente instiktin seksual që të shtynte të shkatërroje për të ndërtuar dhe pavarësisht se e dinte që tigrat, arinjtë, peshkaqenët, të cilët janë në krye të zinxhirit ushqimor, i sulmojnë të vegjëlit e femrave, për ta nxitur atë të çiftohet sërish, e ngjashme kjo teori me sulmin e galaktikës së ”Andromedës” ndaj “Udhës së Qumështit”, mendoi që gjithë përvojën e tij ta vinte në shërbim, të së ardhmes, duke dhënë një kontribut, sado modest. Por ana tjetër e medaljes, flet qartë se kjo dhunë është e dobishme për shmangien e qorrsokakut.
Me të vjetrën s’mund të pajtohesh, kështu do të përqafosh përçarjen që sjell e reja duke kontribuar që kjo e fundit të mos pushtohet nga metastazat e së vjetrës.
Forma e diktaturës dhe e demokracisë, si njohje për përmbajtjen e së vjetrës dhe zhdukjen e saj. Një operacion që mund të emërohet si “Fundi i marrëzisë”.
E kuptoi, më në fund, pse lëbyren sytë.
Është një proces i natyrshëm. Që të mbijetojë dashuria duhet të lindi intuita, e cila është vazhdimësia e instiktit, që në terma njerëzorë përkthehet me daljen e një kulture të re bujqësore. Me shkatërrimin e urrejtjes ndërton, një herë e mirë të mirën, pa qenë i detyruar të rikthehesh përsëri pas. Rrjedha e historisë së evolucionit deklarohet e ndryshuar. Nuk mund të nënvlerësohet mbinjeriu, si projekti më i madh dhe i fuqishëm, ku jeta dhe revolucioni i të cilit, i shërben së ardhmes, si aktori kryesor i Kohës së qytetërimit, nën mbrojtjen që në shah ekziston si perfeksion: Mbret - oficer- ushtar.
Përpara kësaj dhune Energjia e Errët është dorëzuar. Si fillim e ka pëlqyer, por tani e urren. Mesa duket pret fundin fatal të Materies së Errët. A do të ndahet ajo, pas vdekjes së këtij të fundit?
Drita e pavetëdijes, si vlera e vërtetë e Kohës me perspektivë Vetëdijen.

Dielli lëshonte një përvëlim të thatë, të ashpër që binte në zbrazëti. Era frynte si e marrë, gjithashtu në zbrazëti.
Dikush luante një muzikë me skenë vdekje, hakmarrje apo dashurie të thellë, ku spikaste ndjenja e një vërtetësie të njomë, e cila transmetonte të transformuar një zbraztësirë të njëanshme, në një imazh që të çarmatoste, të linte pa frymë.
Inkurajim, entuziazëm, energji, imagjinatë janë karakteri udhëheqës që të shtyn për të ndërtuar.





Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
ARDIAN DEDI "Hija e ëndrrës" tregim
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: