Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Tekste Kengesh Shqiptare!

Shko poshtë 
+38
Delia
**Lumi_
Muja e Halili
elisa
Eva0506
Veneta
ELIE
valdrini
rolling
kroki
Ademi85
anila
spirito
voglushja
feneri
**Embelsira**
Orfe@
Arta
beri
Çamshqiptar
Urata
shqiptare
GocPejone
STUPCAT
Guximi
Vuthjani
Beton
Ramiz
Sofra
meli
shaban cakolli
azzurra
rrebelja
anjesa
vlora
alissa
besa-bese
Kosovarja
42 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5 ... 16 ... 28  Next
AutoriMesazh
Ramiz
Fillestar/e
Fillestar/e
Ramiz


Male
Numri i postimeve : 4
Age : 54
Registration date : 05/11/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 4 EmptyTue Nov 06, 2007 4:21 pm

Thret Prizreni mori Shkoder
Hajde te rim se te kam moter
Mere Durein e Tiranen
se na keshtu e gezojna nanen
Une theras Peje e Gjakove
Drenic , Llap edhe Rugove
Vjen Cameria, Vjen Janina
lumet na sbashku do rina

Kam thir Plav , kam Thir Guci
Hot e Grud edhe Malesi
kam thir Ohrin edhe Strugen
Mere Lezhen edhe Puken
Thras Tetoven e Gostivarin
Thras Ulqinin e Tiavrin
Bujanovci , vjen Presheva
Suhareka e Malisheva
O tan Gollaku e Poduejva.

Kur te vini mos haroni
edhe Krujen du ta ftoni
Coni lajm ne Gjirokaster
Tepelene e Mallakaster
Manastiri ka cu fjal
gjithsesi une kam me ardh
se per Korc malli me ka mar
te njejetn Bes me kan thene e ki
her do kur tek ju do te vi.

Te gjithe vllezer edhe motra \
eni ketu se na thret votra
nje Shqiponje zbashk ta qendisim
nje flamur pa yll ta ngrisim
Le te degjoj gjithe bota e mbar
heee keshtu rin bashko
aj populli shqipetar oe
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.sharikednon.page.tl
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 4 EmptyTue Nov 06, 2007 4:41 pm

Lum ai që fal në gjak

Ka ardh koha o me than fal
e me i thanë o gjakmarrjes ndal
se shumë jetë o na i ka shkurtue
e shumë tjerë o për jetë ngujue

Le t'i thërrasim o mendjes pak
i lum ai o që fal nji gjak
thotë nji fjal o tash qindra vjet
trimi të fal o, e trimi të vret

Tanë e dimë o se fjala "më fal"
asht më e madhe o se nji mal
kush pajton o sot ka burrni
kush fal gjakun, o nji trimni

Në qoftë se kështu o vazhdojmë me u vra
të zezat kurrë o s'kanë me na u nda
gjak e lot o do t'kemi në oborre
e s'na del o toka për vore

Anton Çetën o t'kujtojmë pak
që trokiti o në çdo prag
rrafsh u ul o në shumë kanaçe
e pajtoi o me mijëra xhaqe

O shqiptarë o kudo ka ini
amanet o nji fjalë ma lini
t'shtërngojmë durt o, e të lidhim besën
çdo inat o ta lëmë për nesër

t'shtërngojmë durt o, e të lidhim besën
çdo inat o ta lëmë për nesër


Dava Gjergji
Albumi: S'jam fajtor se jam Shqiptar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 4 EmptyTue Nov 06, 2007 4:43 pm

PO VRITET PAFAJSIA

A vritet pafajsia
Cfare faji ka Drenica
Pse tremben nga femija
Qe therret Azem Galica

Drenica lind vec trima
Ju i lini femijet jetima
Eshte nje komb qe don lirine
Dhe Kosova eshte Shqiperi
Qielli digjet, bota varet
Po ku je Adem Jashari
Na vrane baben, na vrane motren
Na percelluan, na dogjen votren

Ref
Mos ma prek ti shkia Drenicen
Se kam gjalle Azem Galicen
Mos ma prek truallin shqiptar
Mijera vjet, jam vete e pare

Dhe loti vjen tek gjaku
Dhe gjaku vjen tek loti
Ja foshnjat po i vrasin
Po kullat jo nuk lozin

Drenica lind vec trima
Ju i lini femijet jetima
Eshte nje komb qe don lirine
Dhe Kosova eshte Shqiperi
Qielli digjet, bota varet
Po ku je Adem Jashari
Na vrane baben, na vrane motren
Na percelluan, na dogjen votren

Leonora Jakupi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 4 EmptyTue Nov 06, 2007 4:48 pm

Ngrihu n’kamb oh Mic Sokoli
Shih si ngjitet djaleria
Udhe e gjate andej ngah dielli
Eshte e jona Shqiperia

Ndal Sokol, po te therrasin malet
Ktheju Sharit fluturim
Nje Prishtine e nje Tetove
Shqiperia don bashkim
Nje Prishtine e nje Tirane
Shqiperia don bashkim

Besa jone e tremb dhe naten
Vdekjen ndjell n’palc te armikut
Prin sokoli, oj Mic Sokoli
Drit qiriri i Naimit
Prin sokoli, oj Mic Sokoli
Naim bega oj lulja e trimit

Do te haproj udhes sime
Sikur Gjergji hyp n’kale
Fushe Kosoves m’ia kan me hile
Dora ime nuk e fal
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 4 EmptyTue Nov 06, 2007 5:22 pm

heret kur u qova
djelli kishte le-e
trimat e Kosoves
ishin tue ba be-e 2x.

Heret kur u qova
ishte tue ra shie
trimat e Kosoves
luftojnë per lirie 2x

Heret kur u qova
ishte tue ra bore
trimat e kosoves
me flamur ne dore 2x

heret kur u qova
vjen nje fllad lirie
trimat e kosoves
o jan djep trimnije 2x

Heret kur u qova
isha shumë krenar
trimat e kosoves
bejnë Bashkim Kombetar
trimat e Kosoves
bejnë Bashkim Komebtar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 4 EmptyTue Nov 06, 2007 7:22 pm


KANGA E RAKIS (1)
Moj raki, rakija rrushit,
Ti qe piqesh n' kazan t' prushit.
O raki, moj bukuroshe,
Na hedh djalin qoshe n' qoshe.

Sillu, sillu, botë e vjetër,
Se t' ka kriju Perendija,
Zoti është një e s' bahet tjetër
I zen besë të gjithë njerzija.

Pasunija e rinija,
N' këtë dynja tana' do t' mesin,
Ka ba ymër Perendija,
Kush ka le t' gjith' do t' vdesim....


KANGA E RAKIS (2)

Disa vjet e disa muj'-e,
Kemi pas dashni e Ran'-e,
E do t' i kallxoj gjithkuj -e,
Vet ke ikë e më ke lan'-e.

Tridhet' dit' t' Ramazanit,
As kam hangër as s' kam pi-e,
Kur ka ardhë vakti i iftarit,
Unë kam shprish me nji gotë rakije.

Tridhet' ditë t' Ramazanit,
Kam shetit' e kam ba qef-e ,
Kur ka ardh' dita e Bajramit,
Unë kam dal' me faqe t' zez'-e.


Me respekt, Sofra
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 4 EmptyTue Nov 06, 2007 7:55 pm

Kenge potpuri per qejfi

pot perbej pashë perendinë-e
ty qe mje si molla n'rrem
ta kam njoft moj bukurinë-e
qysh se t'ka rrit', nana n'djep 2x

ref.
dola n'pengjere, synin kur ta pash'
piva j'gotë raki aman.aman
mashalla te thash. 2-3 x

Ti gjithnjë shkon, tuj u rritë-e
bukurija moj, vjen tuj shtu
a e din se ki me vdekë-e
ku me len tash zemer mu 2x


Pasha sytê e mie
qe i kam në ballë

qe i kam ne ballë

dio te vujë gjithnjë-e
derisa t'jam gjallë

Dola pak te dera
me hjek pak merzi

o me hjek pak merzi
si tbaj une e mjera
qe asgja spo di aman-aman
si tbaj une e mjera, as vet nuk e di

qka pom rrin moj
kaq e vrazhdë
sikur me ra shi-iii
qka pom rrin moj kaq e vrazhdë
sikur me ra shi

Dola te percolla te percolla hejjj
Rruges ka Kosova ka Kosova hej

atu i pash 2 qika i pash 2 qika hejjj
qat mat miren shumë e begenisa hej

me pas kan si ti e mirë
as sbaj' rruze as sbaj lirë
mu pas konë si ti e hollë
mu kish thy zambaku ndorë

sonte o shokë
ma ofroni goten
se ajo me beri
ta mallkoj gjithe boten

e ti djalpë me klarinetë
ndegjoje ketë zemer te shkretë
oj kitarë ti mos pusho
sonte tjetrin ajo po e do

hej

shokë a me ndimoni
t'i harroj unë hallet
le te bjen tupani
kanga mos te ndalet
sonte ajo tjetrin
po e ledhaton
zemer ime e shkretë
qanë e po vajton

Ti fala moj ti fala
syte e mij ti fala
ne zabel moj pse sme erdhe
ty te rafte dala
ta dhash moj ta dhash
besen ty ta dhash
lotin tim te nxehte
per kujtim ta dhash

te prita moj te prita
gjersa zbardhi drita
ne zabel moj pse sme erdhe
tu te rafte pika

pika traftë mori katile
mbane tjam une i pabesë
e lus perendine katile
qe tani une te vdes


potpuri te radhitura sipas shijes sime
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vuthjani
V.I.P
V.I.P
Vuthjani


Numri i postimeve : 168
Registration date : 01/10/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 4 EmptyTue Nov 06, 2007 8:39 pm

Avro Cemi
Eh zot çfar Kralash jan hy n'Guci
cerna Gora me serbi
bregader kush em rri aty
avro i cemit nje faqezi
e mledh xhandarr e mledhe zapti
po mledh popullin bytevi
ka mledh Vuthajt dyqind shpi
Martnoviqin shtadhet shpi
Eh tan po i mledh e tan naj ka bashkue
Oh tan ni kish naj ka gujue
po a po doni o fen me nrrue
po a po doni ju kryqat me vnue
eh ja te tan keni marue
Eh Hasan Bajri ne gejuj ma çue
njiqind vjet e na ty t'kem sunue
nuk t'kem marr n'xhami met çue
eh nuk t'kem than na ty fen me nrrue
eh naçallniku ish kan idhnue
tmadhe thrret xhandar e zapti
tan po i mledh o konopt e ri
eh tan po i lidh o dy e ka dy
Oh tan po shkojn o tue u hallallue
Shok sokoli po shkon tue knue
hajde vlla o ti mem nimue
Eh te zifsha kangen si je tue knue
Po o a pe sheh si kena marue
asht avit e i ka nimue
ne Qaf te Previs kur naj kan çue
eh naj kan nal o per me pushue
O djali i Mems o ish kjen gushtue
çjan kto varre o bab tuj punue
kto sjan vorre tuj i punue
jan llogore per me luftue
boll shpejt vorret naj kan marue
mej batare o jau kan lshue
o sall nja i gjall more
e po nuk asht pshtue ani o heeee

Kjo kengë eshte shkruar edhe kenduar nga Riza Motina nga Dragobia
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 4 EmptyWed Nov 07, 2007 1:03 am

Faleminderit për këtë postim Vuthjani, dhe të lus nëse ende dinë këso këngësh t'i postosh, sepse jam adhurues i këtyre këngëve edhe vargjeve.
Kam arrit që t'i gjejë ca këngë shumë të vjetra nga Ulqini ...aq të vjetra ishin sa që ca vargje u mungonin.


PLOT ME GJAK DIRGJET VALBONA


Maxhar Pasha del në kodër,
Pyet: Ku je Krasniqja e vogël?
— S'jam e vogël, po jam sa deti,
T'kisha pas' Gashin me veti,
S'kish çka m'ban krali as mreti.
Maxhar Pasha ne Dezdar
Avdi Syl's po i ço fjalë:
— Me ma çue ka ni djalë,
Se mymleqetit ja ka marrë,
Mymleqeti m'i ka dhanë.
— N't'i pastë dhanë mymleqeti,
Un s'i daj kta djelm prej veti. —
Zmajl Mehmeti i Mehmet Ram's,
Po i çon fjalë Mar Lulës Shal's
— Çom asqer, o daja i bab's,
Se m'ka ra Pasha në Dezdar,
M'ka ngreh topat stomit arës,
Don me m'çartë kullat e babës.
Kur të çarten kullat tona,
Plot me gjak dirgjet Valbona!

Me respekt, Sofra.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vuthjani
V.I.P
V.I.P
Vuthjani


Numri i postimeve : 168
Registration date : 01/10/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 4 EmptyWed Nov 07, 2007 1:49 pm

Kenge per Haxhi Zeken (me çifteli)

Eeeu po pervetin o shtate krajlia
Zot ku e ka o mretin o Shqipnija,

Zot ku e ka o mor Shqipja mretin
Haxhi Zeken e ka te vetin,

Haxhi Zeken e kemo te pare,
Fort po u del o punve per mare,

Fort po u del o punve per mare
Pak me grosh o ma shumo me fjale,

Sot Haxhija tha ni fjale te mreti
Ska cka m'ban jo kurrfar mileti,

Ska cka m'ban jo kurrfar mileti
Sa ta kam o Malsine me veti,

Ni takam qi e kam n'Malesi-e
Liftojn n'bore e liftojne n'shi-e

Liftojne n'bore edhe ne shi-e
Ooo Vin si llava me duhije,

Ni takam qi e kam n'Hasjan-e
Po i ban vorret o istikame,

Ni takam qe e kam n'Mirdite-e
Liftojn naten , e liftojne diten,

Mbreti Haxhise ju ka germue,
Mos e carte o veten per mue,

Mos e carte o veten per mue,
Ymri yt o tu ka shkurtue,

Kadri Bajri o ne kam asht cue,
N'jatagan trimit dora i ka shkue,

Po ma preke o ti Haxhine-e
Un t'vras ty, ta kalli shpine-e,

Kane marre armet e jane t'fillue
Deri n'Peje ata jane shkue,

Deri n'Peje ata jane shkue
Crno Goren o me e liftue,

Crno Goren o me e liftue,
Kufijt tone mos me i coptue,

Ty o Haxhi o te vrau tradhtia
Oooo more ste harron-ooo more
He more Shqiptaria ooo more.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
meli
V.I.P
V.I.P
meli


Female
Numri i postimeve : 842
Age : 40
Vendi : diku ne gyrbet
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 4 EmptyWed Nov 07, 2007 1:52 pm

ODA ME TAVAN-kENGE E VJETER POPULLORE

Oda me tavan mori lale
Oda me tavan
Du me t`zan jaran mori lale
Syni i baces o

Oda me minder mori lale
Oda me minder
Du me t`zan dylber mori lale
Syni i baces o

Oda n`kapxhik mori lale
Oda n`kapenxhik
Du me t`zan ashik mori lale
Syni i baces o.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vuthjani
V.I.P
V.I.P
Vuthjani


Numri i postimeve : 168
Registration date : 01/10/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 4 EmptyWed Nov 07, 2007 2:20 pm

Per mbrojtjen e Kufijvet


Ty, o Zot, te kjoshim fale
C'po gjimon mali me mal,
Kah shkumbohej 'i trim Kelmendit,
Tu'u dal zot kujfijve t'vendit!
Syt i qesin flake e shkndija,
Zani i tij porsi duhija.
Ishte 'i burr me mende t'holle,
Per pa e pas' kurrnji dit' shkolle:
Njaj Prek Cali, trimi i trimit,
Then Kuvendin e Berlinit,
Kur pat marr' vendim Europa,
M'e da Shqipen copa-copa...!
Me Uc Turkunn bajn kuvend:
"Sot, o kurr, per njiket vend!"
Mire u shkon n'mend Ded Gjo' Luli,
Kur flamurin n'Deciq nguli:
"Njashtu, pra, na m'u bashkue,
Gjithmone or'n e kem' pas' cue,
Kurr 'i huej s'na ka sundue!
Kur t'jem' Nji, jem' porsi shkambi,
Ku thej qafen mbar' Nizami.
Nji bashkim me forc' celikut,
Ia pelset dy syt anmikut,
E, kur t'ndeshet rreth kufinit,
I del per hunde tambli i gjinit;
E prandej n'ia pashin giasen,
Le t’e pvesin “Kjamet Pashen”
Qi “Kjamet” ia pat njit vedit:
Prej srrethuemit kje gjue shkrepit,
Kur pat ardfh me sa taborre,
E zu vend neper llgore;
Mb’ Suk’ t’Mkushit e t’Toletes,
Porsi miza n’ulish’ t’bletes.
Ishate koha e “Hyrrjetit”,
Na pat msye ushtrija e “Mbretit”
Porsi sot, kushtrimi i vendit
I coi n’kamb’ djelt e Kelmendit:
E t’u lshuen n’per ato pisha
Sikur dhenvet u bjen bisha,
Ata djelm i ran’ Nizamit
N’p’r ato qeta i qiten shkambit.
Turqit keqas na jan thye,
N’Gusi Pasha kenka kthye,
Edhe aty na kenka struke,
Porsi pul’ prej hutit nduke…
Nuk vonoi e u kthyen n’Turki:
Tash ndersen Malin e Zi
Qi, si nan’ po ka Rusine.
N’at uzdaj’ tash lyp’ Malsine…!
Por kjo nder’ nuk do t’i ecin:
N’fyt Kelmendi do t’i ngecin!
Njaj Prek Cali – trim drangue,
Si ‘i selvi, ne kambe, u cue:
N’Grabom re me nja dhet’ vete,
Trimat t’lidhun per me deke.
Ktu kish ardhum komisjoni
Sambas fjal’s qi tha Uilsoni.
Fjala s’ngiate e u xu kuvendi:
“Ktu – tha Preka – nuk asht vendi
Me ngul’ gur, me vu kufi!
Ky asht dheu i t’parve t’mij;
E, pa mbet’ n’grra e fmij,
Rrehet keqas kush mendon,
Se ato maje i kalon!
Kujtou mir’ ti Komisjon,
Se Kelmendi asht betue”
T’tane me deke e m’u farue,
Nji pllamb’ kuj mos me ia lshue.”
Nji ingleze, grue fisnike,
Kah i ndigjon kto fjal’ kreshnike,
Si me mall e paska pvete:
“Pse, ti Cali, kaq me t’xete,
Po i del zot kti vendit t’shkrete?”
“Moj fisnike, t’u ngiat jeta!
Mos kujto: s’jan’ male t’shkreta,
Por me pyje e kullota,
Kund ma t’bukura s’i ka bota!
Brez mbas brezit, une e dij,
Se ktu lene t’part e mij.
T’huejit ju bane perher’ mur,
T’tan me eshten tuj e thure…!
Edhe mue m’erdhi dita:
Kuj t’e msyej, me iu ba prita,
E n’kje Zoti se e ka shkrue,
Njektu jeten m’e mbarue!”
Komisjoni ra n’mendim,
Shpejt e shpejt e muer vendim:
Gjithka shkoi Preka tue prij
Njaty u ngul gur e kufi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vuthjani
V.I.P
V.I.P
Vuthjani


Numri i postimeve : 168
Registration date : 01/10/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 4 EmptyWed Nov 07, 2007 2:22 pm

Kenge per Preke Calin


Si zane malit ne keto male
Legjendar i Malsise se Madhe
Ruejt i ka trojet shqiptare
Jane cue n'kamb Fuqite e Medha

Kete Shqipni copash me ba
Me coptua kombesine shqiptare
Na e perzune Dibren e Madhe
Muaren Camerine e Kosoven

Malazezet ma kane zgjate doren
Me berzane Malesi e Shkoder
Pergjys Hotin e kane da
Kane marre Gruden e Traboinin

Pllam kaj plamm e duen kete ven
Por sharra n'gozhde has n'Kelmend
Por si bishe ka m'sy Mark Gali
Por si harushe a cua Preke Cali

Shtate krahinat hallet m'i kjajne
Ci n'Kelmend nuk kem cka bajme
N'kjoft se Prek Calin nuk e vrasim
O keta kufij gjalle nuk perkasim

Po ai Prek Cali ish ken me ore
M'jau ka kap pushken n'dore
Jane tund malet me gjithe bore
S'kemi pa me sy malesore

Shtate kralnite tha de t'nigiojne
Se Bjeshket e Kuqe gjalle s'i l'shojme
Qet Prek Cali flake prej altese flak per gojet
Gjalle s'i lshon Kelmendi trojet
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vuthjani
V.I.P
V.I.P
Vuthjani


Numri i postimeve : 168
Registration date : 01/10/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 4 EmptyWed Nov 07, 2007 2:22 pm

S'ia luen kush kufijit Preke Calit

Bash ku rrine shqipet e malit
Ka pas ken kulla e Preke Calit
Ka pas ken nji kulle e bardhe
S'thone kot malet dere e pare
Dere kreshnish ku knohet lahuta
Hije i ka pas sofra dhe pushka
Mhyri i gishtit o prej trimnive
I pat shtat vulat e kralnive
Kur Kongresi o Berlinit
Ne na i dau o foshnjet prej gjinit
Trupin tone o e ndau me mur
Qysh se na ndau o shqipen flamur
Njaj Preke Cali u del perballe
Nuk t'i lshoj keto bjeshke per te gjalle
Ky Kelmend kreu i Malesise
Kurr nuk ndahet prej Shqipnise
Za po i Lshueka o mali malit
Cilja i here shtegun Preke Calit
Paskan ardhe krajlat e vjeter
Duen me vu nji kufi tjeter
Shtyjne ,me pllam shtyjne me percike
Duen me e ceu ne Velecike
Krahun shqipes o mos m'ja ngre
Flak do te marrin te tane ky dhe
Gjeth e bar per jete le te thahet
Gjalle pa dek Shqipnia s'ndahet!
Ka nxane ven mali me pyje
Ka nxane ven qielli me yje
N'bjeshkt e nalta kane zane ven gurrat
Po nigiojne se c'po thone burrat
Za po i Lshueka o mali malet
O s'ia luen kush o kufijt Preke Calit!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vuthjani
V.I.P
V.I.P
Vuthjani


Numri i postimeve : 168
Registration date : 01/10/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 4 EmptyWed Nov 07, 2007 9:45 pm

A DON BURRE KUND ME T'MARTUE?


Çka ke çikë, si je krenue,
A don burrë kund me t' Martue?
Kurrkund burrë, nanë, s'ka për mua!
A don, çikë, n'Isniq me t' martue?
5 .- Janë surdarë e s' janë për mue!
A don, çikë, n'Deçan me t' martue?
Burra t'kqi e nuk i due!
A don, çikë, n'Prilep kund me t' martue?
Drrasa shesin, nuk i due!
10 .- A don, çikë, n' Voksh me t' martue?
Kështeja shumë e nuk i due
A don çikë, n' Junik kund me t' marue?
Zhgunaxhi e nuk i due!
A don, çikë, n' Batushë kund me t' martue?
15 .- Agallarë e s' janë per mue!
A don çikë, n"Molliq kund me t'martue?
Bajnë qereq e nuk i due!
A don, çikë, n'Brevinë kund me t'martue?
Ujët e lik e nuk i due!
20 .- N'Punashec a don, çikë me t' martue?
Burra t' ligj e nuk i due!
A don, çikë, n'Zmolicë kund me t' martue?
Dru po shesin, nuk i due!
N' Babaj, çikë, a don kund me t' martue?
25 .- Janë mbi vad e nuk i due!
A don, çikë, n' Devë me t' martue?
Fukara, e nuk i due!
N'Korenicë a don, çikë, me t'martue?
Gjindja ngat e nuk i due!
30 .- N' Vagovë, çikë, a don kund me t 'martue?
Katolikë e nuk i due!
N' Gjakovë çikë, a don kun me t' martue?
Jan pijaneca e nuk i due!
Mbete, çikë - o, pa u martue.
35 .- A do, çikë, n'Has t' Rrafshit me u martue?
Janë budalle e nuk i due!
A do, çikë, n'Bytyq me u martue?
Peshkaxhi e nuk i due!
A don, çikë, n' Gash t' Gurit me t' martue?
40 .- Janë te pahajr nuk i due!
N'Maleci t' Madhe, çikë kam me t' martue.
Vend i thyeshëm, loke, jo s'a për mue!
N' Vuthaj, çikë, kam me t' martue.
Qetash, loke, i a ke qillue:
T' hollë e t'gatë, tek janë për mue.

Hahaha kete kenge e ka kenduar Bajrush Doda keshtu qe nuk kemi cfare te bejme, vet vajza e zgjodhi djalin e Vuthajve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 4 EmptyThu Nov 08, 2007 12:14 am

Sot Shqypnija, n'dor të huej



Sot Shqipnija n'dor të huej
n'urdhër t' djallit, n'vjet e muej
si i thot hasmi duhet t'shkruaj
si i thonë djajt e kontinentit
vepron urdhri i parlamentit
si t'ia shkruajn at kushtetut
e n'dy sy ta bëjn të butë
mbshtjell,n,europ ta lejn me i skutë
varun n kurth varun n'qengel
n'uj e dhe t' mos ket kah t, del
lidhur n pranga lidhur ,n,tel
n,zingjir hallkë t'ue ndërsye
ndoj pun krimi kund me krye
besë tradit për t' gjall me thye
shqipni nana se q,esht vyshkë
gjaku e loti iu kan ndryshkë
iu ka thye kombtarisht tehu
e kan hudh me ftyr për plehu
e q'njerzue i kan ato zana
e kan gjvesh,shartue n, satana
i kan dhan hile me pi
n ,kurs e, n, shkoll,tue que n, tinzri
e kan msue ne punë t ,venusit
tu i ngul thika si kaktusit
me ia pi ata pak gjak
mandej zvarr me terheq n, lak
deri n, serbi e, n, karadak
me e ba gati n velikdan
n ,kryq e n ,fe,,e,n,karavan
e po i shesin maskarada
defilime edhe parada
para botës me do valle
se q,po i krymbin gur e zalle
teu mashtrue me shtojzovalle
me do pluhur hjedh në sy
gjuh , e kod tu i mbyll me dry
gur e dhe perbrapsht tu i kthy
tu i ushtrue kuaj t, trojes
tu i vu fre,ah gjuhës t gojës
tue mbajt peng me qiqrra t, lojes
qoe për uj e qoe për lesh
kthe pa pi ,si dele e desh
tue qeth ,n' bjeshk e tue qeth n, vrri
tue e qeth n ,vasha ,n për orgji
tu i shtru bankat n ,për kamata
me u ba qyqe afatgjata
kush nën streh kush nën ogjak
me na mbajt , si robin n, lak
me na lye me mod ,skllavrije
me na i msue do loj tinzrije
n' ligj me ,e shndrrue,ndoj kult kurvnije
edhe thesin shpue n' dhurata
me dhan ,myk me marr flokgjata
prift na bien me dhan urata
shihni i her po kto pazare
se q, na gjuejn me fjal barbare
kush,ma i parë vjen ne ajr e rrota
zi e ma keq per,ne flet bota
na quajn t' kuq e na quajn t verdh
por n' vend ton ,po vijn me u derdh
her me jarg her sperm gjahtari
tue lshue n' dor nga i rrot dollari
vjen hafija e vjen tradhtari
dikush euro e kush ndoj trik
kush ndoj jarg a metelik
na blejn gra e na blejn qikë
djaj e krim na sjellin n voter
e na ndajn me nan e moter
me u mbyt rrugës n' kalim t' detit
mish për qen ,e bishë t, shkorretit
për qakaj, e nipa t mbretit
nipa t' krajlave , e sternipa
qe na i than po bimë e pipa
qe na lan n' gremin,e zgripa
n' zgrip te shekullit nëper rremuj
gjak e mish tu na i ba uj
vra ne shpres godit në zemër
kush tue dal me e ndrrue ndoj emer
për me u ba po grek a shkja
kush si hoxh me ba dua
qallm e xhybe,blejn hua
tue shit token per pak fe
grindje t' hueja gjith tue ble
kshtu sot shkolla e krim,t' importit
ligj kanu ka ardh prej t' fortit
qe të rrah e s' t' len me kja
n' fajde pare t' jep hua
për me t' nxit po vllaun me vlla
për me shit e për me ble
për pak pare zogz n' fole
zogz me mish te mitur qikë
tue marr leht me politik
hiq pa u ndje rrshitshem si njalë
n' perde t' kuqe jasht me dalë
ku nder dritat,e neonit
shartojn kembt me djaj t, demonit
kund me zhgjyra e lkur më lara
t' zi e t' bardh kush tu del para
sot shqypnis i ka humb fara
i ka humb po fisi e ndera
shum jan que fjala e potera
për do ligje e ide t' mjera
qe ndër ne jan praktikue
si mish dhije n' ligj shartue
me na ndjek nga djalli i kuq
shpi publike e lan germuq
n' mes t' ballkanit n' kryq trazue
kush ma par tue kalirue
tue shkumbue shqipnin n' për buzë
kush tue djeg kush tue ba shpuzë
kush tue gjue me ndoj akuzë
e rrethue e kan me viza
mbush jan knetat miska e miza
buk dikush tue marr n' tollana
dukush n' taka e' nallana
tue ndrru blers tue ndrrrue sulltana
n' taka t' larta , e lakuriqe
tue msue grat me lan dobiqe
her me thi e her me derra
tu i shit rrugve n' shpija e therra
kush tu i nis po kah sketerra
njimend ardh ka perspektiva
dikush flet per tratativa
qe s' din populli se ç'ka jan
ndoshta ble jan kund,n, junan
a nder rus a nder talian
ndoshta ,shtrejt gjuhsija ble
ndër franqez kund a nder shkje
digju digju moj shqipni
shum katran t' kan dhan me pi
ujk,e dhelpër e ari
kush tue t' shkel me kamb e,shput
kush tue t' shkel me i fjal te but
t' kan rrxue shqipen sqepekrrut
si ndoj pul lagur t' ka ra
nder e erz kur ty t' kan vra
tue ti shit vashat nen shkja
tu u zhgjyrue per pare t liga
si kjen zana me u ba shtriga
t' kan kthye shtetin me dy biga
t' kan mbush smundje e feregje
e t' kan fshi prej harte e megje
veq me kja si mozaik
tue t'rrah shpinen kush si mik
kush t' ngermohet si armik
jo s' shkelqen kund puna jote
t' kan lidh ,shtetin n' bark t' nji rrote
n' bark te kalit n bisht t europes
per me mbet ti gazi i botës
me besue n' miqsi t' miopes
njimij kulte ti kan thurë
por n' per kamb t' lan me iqkur
t' kan mbjell hile n' dhe e gur
sot ty era s' t' vjen shqipni
faqen dheut po ja ke nxi
ke qit vasha njiqindmij
nen talian nen grek e shkja
dikush n' qef kush n' dhun tue ra
tash s' po t' njihet vllau me vlla
s' po njeh babë kush s' po njeh nanë
zot as fe dinë as imanë
punve t' kqija shum jan dhanë
kush me vrap ka ra n' rrospija
kush tue marr tok;e tapija
n' fron ka hyp ,po,pabesija,
ka hyp parja mbi minare
ka hyp shundi n gjuhë shqiptare
edhe kiqi n' vlerë shqiptare
ka hyp bloza edhe;e zeza
per;me t' krymb nder fmi e breza
t' ka mblue perdja n' tyle t' zeza
t' ka ra themra ,kah padroni
t' ka mbet kryet po kah demoni
ti qe pate djem drangoni
edhe vasha zana rrfe
qe me gjak jan mblue si rrke
e, per t' gjall s' jan shit mbi dhe
sot po t' kjan shqipni çdo varg
za; i zi t; ka shkue shum larg
t' kan ra kobet t' korrupcionit
je shit keq urdhrit;t' padronit
nuk t' ka mbet kund djal drangonit
nuk t' ka mbet kund qik me shpres
nuk t' ka mbet kund fjal as besë
t' kan lidh n' mafje e ,n' interes
prapa djallit n' bisht,t' langonit
t' kan qel kurse e shkoll t' demonit
flliq ti kan gurrat e kronit
ti kan ndy gjithkund,hambaret
ti kan ndy me pshtym ujvaret
ti kan vjedh motet me t' bjerr
ara e fuusha;me t' lan djerr
me ta mblue bujqsin me therr
n' qdo dhjet vjet me t ;la me gjak
tue t' lshue shkja grek karadak
me t' humb rruga n'qorr sokak
e ata gjith;tue t' ardh për mik
n' mask t' mormonit;me judik
qifligar e pasanik
n' kushtetut me t' sjell ndoj t' re
me t' msue vllaun me vlla me u pre
,n' der kopil tue;t' lan ndoj kod
kund shqiptar mos me lan rod
siq kan ba me ba dhe sod
tue terheq n' do maskralliqe
jo n'prodhim po n' pun dobiqe
me do punë me u marrë kalbsiqe
tue ushtrue si me ba be
n' nan e babë n' gur e dhe
tue msu rrejshem;njerz me pre
tu indjet gati shqipnis n' pronë
me u ç'thur kod e komb i jonë
e n' zhvilim t' jet sa ma i vonë
deri sa para at ec kjo jetë
ne ne hark me mbete n' zhgjet
si kalorsit n' per mesjet
mos me pas kund ndoj pelhur
as me gdhend ndoj dru a gur
mos me dit me ndertue mur
as ndoj shpi fabrik prodhimi
veq ndoj drog ndoj vrasje krimi
me vdek shqipja n' buz pendimi
me ra shakull kund pa shpresë
vyshk pa ligj pa hstet e besë
anarki hajni e ves
zi e ma zi e tu u shartue
guaja burr burri grue
rrac gjini tue dasht me ndrrue
per moral pa pas kund uj
sa per sy pak turp kopuj
as ndoj lang n' bebza t' qerpikut
veq at qef tu i ba armikut
vraju therru n' pront qiflikut
mprehe thiken mprehe intrigen
prodho t' zezë e prodho t' ligen
e jo buken nëpër ara
as bujqsi me u hjedh kund fara
as me u ndje kund rrotë traktori
veq ndoj krism a arm mizori
a ndok urdher vizitori
vizitori qe sjell plan
sa ma ligsht shqipnin me lanë
dilni shkrepa e vullkane
bjer o dhe prej diell e hane
bjer o flak bjer o t'sunam
bjer o shi me gur katran
bjer o zift i val ,tigan
ne at toikan i madh sa qielli
edhe ndoj cop le t bjen ç'prej dielli
mbi kto goja krokodilli
mbi kta trupa zvarranik
bjer mbi hasem e ,munafik
qe kanë ba shqipnin qiflik
bjeri andartit e qetnikut
bjer kolhozit e,muzhikut
nipave t' tyre n' teh t qelikut
qe pasardhs kan lan per fe
s' po lan kryq pa mbjell mbi dhe
as intrig pa lshue si rrke
shum shqiptar kanë shit e ble
kfor e unmik e kush per veti
po na kjaj po toka e deti
po kjan fusha e bereqeti
ara e vrrije lugje e prroje
tue ndigjue intriga goje
tue lan tokën n' shkrumb e ploje
anarkin tu zgjith n' iqkur
bjer n' varfri ukush perthur
kush n' litar po vare fur
per pak bukë q'e s, ka per fmi
per pak kulm e pak ,fergni
per t' fergue ndoj kokerr ve
kore buke kund me i vre
mbet me fmi e grue te re
veq tue ndje qyqe n' qati
tu mat vehten me mot t' zi
a me ra ndoj kund n' orgji
per pak buk nemot te re
kambt tërthuer kryqas me i pre
tue shit qik e grue e re
a me e dhan jeten n' litar
me lan fmi e fis e far
n 'mshir te rruges n' derkombtar
n' mshir t' shqiptarve te pushtetit
n' mshir t' hajnis e n' mshir t' miletit
veq pse shteg kund si gjet veteit
s e s pat shtet as s pat brengtar
ligj as fe as pushtetar
as ,shpirtmir as,kund mshirtar
qe i qel magjen per miell
he mos lshoft driten ai diell
mbi ata hajna mbi ato bisha
qee rijn gra n' shishe e kamisha
e nuk shohin, ftyr t' shqipnis
si e ka mblue ploja evarfris
s'po ka nana çka i jep fmis
e spo sheh kurr biznesmeni
lart ka hyp gjithfar legeni
llume zhgjyr perthur refreni
me do fjal qe msue i ka skut
tu ia dhan,ndoj zogz të butë
ndoj hafije a ndoj rrogtari
ndoj padroni a nderkombtari
për me e luejt ndoj rrol zagari
për me marr do pare t' zeza
për me prish po komb e breza
ah litar e kush ndërtese
tue ra posht si ndoj pik vese
la me lot me kok qatije
tue ra djal e qik shqipnije
rrxue zhgenjimi e prej varfrije
e ata kod tue shit neë leter
n' paralament i ri e i vjetër
tue vallzue shtriga e lugeter
tue u shkumbzue n' shampanj franqezit
tue ra n' shtrat te lkurazezit
ndoj hamshore ndez epshnije
ndez ne gji e posht kerthije
tu i shartue lkurat larmije
tue udhheq ndoj post t' sulltanit
tue ra n' jarg t' ndoj t' paksitanit
n doj ushtar kund te junanit
tue vjedh fondin dispoziten
me mall t' huej tue mbajt suiten
at suit me plot hamshor
pa e pas dert se ja ba horë
s' kan lan vend mbi dheun arbnor
as mbi dhe e as nen dhe
kush tuvjedh kush n' bes tue pre
pa u brengos per komb e fe
tu i marr doren n' temena
banlkes postes e kek ku ka
tue vjedh va tue vjedh pa va
pa pas ndjenj per fmi t deshmorit
veq tue ndejt n'preher t' hamshorit
edhe hamshort tjer pjell mizore
far e lkur t' rrcaes arbnore
tue shkue rrshnas kamba edore
rrshqit n' pelhur shtrengue per gji
tue ndrrue epshet n' per orgji
kush n' ndoj t' vedh kush n' ndoj gaxhi
pa i shkue mendja per qati
qe i pikon kund ,bor a shi
ndoj mjerani ne at shqipni
pa i dhan mshir as dor as buk
veq tue vjedh me samauk
kush vret n' plumb kush vraj n' pambuk
nxini pritat mso sherr djalli
n' gjak e lot ra dheu ezalli
ra perdhe shqipnija n' halli
s' po gjen rrug as s' po gjen shteg
shpirti i lasht ne trup po idjeg
po i kjan zogu nbli e shegë
po i kjan qyqja deg me deg
prej kti t tharmi zu me thnija
qe ia puell mbi pleh tradhtija
shum e gjak prish n' fise tmija
shum me i prish ka nis lakmija
shum po prejn besen me pare
shum po vjedhinashiqare
mbledh haraqet taksidare
mbledhin pikat t' telekomit
mbledhin taksat te aerodromit
hypjan bina t' hipodromit
jan lartsue tue rrejt tue vjedh
kush ndoj t' lig tue,msu,tue mbledh
kush ma shum shtetin tue tredh
edhe popullin tue lan n' vner
tue tha stin tue tha pranver
kot tue que fjal e poter
dogma shit e blej djallzi
silu n' fro sillu n' skemli
ha ndoj pjeshk a zerdeli
mertyp keq at qmqakizin
blej n' serbi kryp eorizin
myk aorra e pleshta kcye
n' per ushqim po fund e krye
pae pas dert sena kan fye
kan dhunue po nan emoter
kan shkretue po truell e voter
kan prish ne erz vasha perrija
ka mbet shkret kulmi e qatija
kan nxjer sy n' per fise t' mija
kan vjell vashat prej dhunimi
derdh esht shkjau shoven prej krimi
ka prish shqipen n' gjak virgjnimi
e ti del e flet n' kufi
blen artikuj blen raki
blen bylmet e harna t' zi
ato tesha prej tekstili
qe me sherr ti shet kopili
ti shet mir eme zgerdheshje
ty prap shkaj po t' ban me veshje
he ti me ujq u pafsh n' perleshje
qe armikut ia merr mallin
qe e luen vnerit gur e zallin
qe dridh fijet te ksaj toke
qe dridh shpirt te çdo nanlokje
toka jone paska pas morra
shum uritha shqartha e horra
me i pastrue esht dasht martina
o me i fal nder shkje e shkina
paq me mbet toka e ledina
me mbet paster dardanija
tok e dhe kahka shqipnija.

Me respekt, Sofra


Edituar për herë të fundit nga në Thu Nov 08, 2007 12:57 am, edituar 2 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 4 EmptyThu Nov 08, 2007 12:19 am

YMER POPOCI THRRET: — OJ NANË


Ymer Popoci thrret: — oj nanë,
Qat martinë me ma dhanë,
Se jam met-o pa duhan,
Du m'u zdjergë deri n'han.
Nana pushkën ja ka dhanë
Ymer Popoci n'kamë u çue,
Fill në han tek â shkue.
Ymer Popoci zdirgjet n'han.
— Puna marë! — dugaxhisë ja ban.
— Të marë paç Ymer! — ja ban.
— Or zotni! — Ymeri i ka than',
Me m' qit letra, me m' qit duhan,
S'e kam dhez' qysh se pramë;
Syt në gjak krejt m'u kan' zanë!
Dugojxhija be poj ban:
— Kurrni fije, Ymer, s'e kam!
Ksajde â kanë mydyri pramë,
Me sejmen krejt e ka marrë.
T'madhe Ymeri po bërtet:
— Mori hane, metshi shkretë,
Kurr për mu' duhan s'u gjet!
Rrok' martinën shkon përpjet',
Përpjet' grykës Ymeri shkon,
Në mydyrin zatet ish kanë.
— Tungatjeta zotni! — ja ban.
— Tungatjeta Ymer! — i ka than'.
Qet martinë, Ymer, me na dhan',
Prej dovletit emrin e kam,
Kërkuj armë s'muj me i lanë.
— Lej hajgaret, çaush, ja ban,
Gjithkuj pushkën s'ban me ja marrë!
Po nxirr kutin', marojm' duhan,
S'e kam dhez' qysh se pramë;
Syt me gjak m'u kan' zanë!
Masanej kollaj ja bajmë.
Ky çaushi azgan ish kanë,
Nxerr kutinë, i ep duhan.
Ungj' n'ledinë t'dy janë kanë,
Ungj' zaptija n' njanën anë.
Kur e pinë at cigare duhan,
Ky çaushi i ka thanë:
— Tash Ymer, shka po ban?
— Axhami, çaush, mos u ban!
Hiç martinën s'muj me ta dhan.
Ymer Popoci djal' azgan,
I dha zor u Çu n'kamë,
Nji rovinë ma ka zan',
— Or çaush! — po ja ban,
Ngrih zaptinë me ni anë,
Kqyr naj ven n'mujsh me zanë,
Tash martinën du me ta dhanë!
E para pushkë qi bani dan!
T'dekt çaushin e ka lanë.
Shum zapti po ja damton.
Shka ka gryka qi ushton?
Ymer Popoci po lifton.
Shka ka gryka qi po dridhet?
Ymer Popoci nuk po lidhet.
O pushka trimit, çaush, s'i mirret!

Me respekt, Sofra


Edituar për herë të fundit nga në Thu Nov 08, 2007 12:58 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 4 EmptyThu Nov 08, 2007 12:49 am

KËNGA E SELMAN KADRISË


I shkoj haberi kësaj Shqipnise,
Mej knue hatmet Selman Kadrise,
Pushke te madhe i dha Serbise.
Pushke te madhe na 'i ka dhanë,
Preu vojvoden qat kapetan.
Se Semani nau qokja n'kam.
Të Miliqi hi o kanë ,
Au qove zotni ja ban?
A u qove more zotni?
Po u qova o Selmani i ri.
Po u qova or Selman,
Kam qu gjinen me thirre mbrame,
Ku je kanë djalo qe s'je ardhë.
Qe Selmani tha s'mujta me dalë,
Kur ti thirrjet m'I ke qu
unë ne ship s'jam qillu.
Të tretën thirrje e kam marrë
Dhe qe zotni tek jam ardhë.
Q'ka po thotë Miliqi i pite,
Du me dalë unë me u shetite.
Jo ma anej se tej n'Muzhevine.
N'Muzhevine n'katundin Cerce,
Du me dalë me nxane naj peshk.
E Selmani çka i ka thanë ,
A të vijë me ty zotni ja bane.
A të vijë me ty more zotni ,
O çka t'bane lazem ty.
E Miliqi shka po bane
N'tesha e ngrada ish kanë veshe,
E murr pushken me gjithë rreth.
Edhe niskan me t'fillu,
Dhe gurajat i kanë trupu.
Ne Muzhevin kur janë dalë,
Qe Miliqi po e flete ni fjale.
Jam paqef tha o Selman.
O paqef tha jam qillu.
O s'po muj armet me'i qu.
Thotë Selmani ami mu.
Mi jep mu more zotni,
O se vijë rroktare me ty.
O çka te bane lazem ty.
O ja dha armet me gjithë rreth ,
Murre Selmani e po i vesh,
Pergjithmone i bajte me shnet.
Kane nise rrugën kanë t'fillu.
Thotë Selmani lume për mu
Shka Selmani ish tuj menu.
Kurrë m'a ne shtek s'më ka ardhë mu,
Këtë tradhtare unë me hjeksu.
Unë me hjek këtë tradhetare ,
Se shumë dam ka ba n'shqiptare,
Ka lane nanat pa djem të ri,
Nuset të reja ka kthy n'xhini,
Ka vra gjin tuj shku n'mulli
E qobane ka pre me dhi.
Neper djepa ka pre sabije,
Ah me singi ahi,
Si ne Kosovë edhe ne Boshjaki.
O Selmani çka po bane ,
Pese fysheke ne pushke po i lëshon.
Pese fyshek n'pushke o i ka leshu.
Dhe përpjetë niher ka gju.
Forte shkau iu ka ngrmu.
Pse me pushke Selman po lune,
Kqyre djalë se po me vret mu.
E Selmani ma ka mashtru,
Rruge e shtire ka qellu,
Me dalë kush me ba me na gju,
Unë për ty du me luftu ,
Kogja mirë m'a ka mashtru.
Tridhjete hapa nuk janë shku,
Dhe Selmani iu ka ngermu.
ju ngermu dhe i paska thanë,
kthehu knejna or tradhtare.
A e din ti sa ke vra shqiptare,
Shumë e nana ke lane pa djalë,
Shumë e gra ke lane pa fëmijë,
Shumë e nuse i ke kthy n'gjini,
ke vra gjin tuj shku ne mulli,
E qobane ke pre me dhi.
Ke pre edhe shumë sabije ,
Ne singi ahi, si ne Kosovë dhe ne Boshjaki ahi.
Ai Selmani çka po bane , pushken ne faqe po ma vnon.
O me te parën ne ballë ia ngjiti, tru e floke te tana n'zalle ia qiti.
E ka prite deri i ka dalë shpirti.
Për dy kambeve me duer ia ngjiti ,zhage ma ngrehi verrishtave ma qiti.
Oh ne verrishta po ma qet, ia dathe cizmet sa o kanë i nxete.
Ia murr pushken me gjithë rreth, lamtumire Miliq Kerste i thete,
Dil e vraje ti shqiptare apet.

O Selmani c'ka po bane n'katun te vete o hi o kanë,
Sadri plakut o za po'i bane.Miliq Kerstene e lash te vrane .
Të Sadri plaku koka hi;
O kum ni do djem ne mal oi ki ,
Me me ba me ta të shkojmë për Shqipni.
Sadri plaku çka ka thanë , hala nana s'ka ba djalë
Miliq Kersten q* del e vran.
Mos besofsh o mixhe i tha ti, shikoje vete pushken e tij
Krejt ne serm t'a paqa fale ty.
Sadri plaku çka i ka thanë , hiqmu dere more ti djalë .
Njezet robe ne ship i kam, me ba hyqmi vesh me marrë.
Le qe mue me pushkaojne por robije robte mi qojne.
Atëherë Selmani çka po bane , trup e trupe ne kufije po shkon.
Ngat kufinit kur o shku , o atje i kanë kallezu.
Me pase krahe me fluturu, gjallë n'atë anë nuk mun me pshtu.
O Selmani merzite o kanë dhe menu djali koka kanë.
Një daje ne Cerce unë e kam, o një daje tha m'ka qillu.
Pra te daja du me shku, qaren daja ma bane mu.
Ne male te Cerces paska shku, do qobane është taku.
Ne do qobane zatet ish kanë , a u kullosin o djem ua bane.
Hane kapak more drumtare. T'kujna jeni u ka thanë?
Njani tha jam i babes Rame. E Selmani gzue ish kanë!
Lumi unë bre te pasna daje. Daja jem kokë qellu,
Ti te shpia n'ven me shku, unë dhente kam me ti ru.
Të daja Rame ti me shku, thuj selam Selmani t'ka qu.
Shumë selam Selmani pot e bane, o do buke ka thanë me ma dhanë.
E ai djali çka po bane , se te shpia fill po shkon,
Baba Rame aty ish kanë , ai ish kanë tuje e mblue ji talle.
Djalit te vete çka i ka thanë, Ku i ki dhite biro ku i ke lane.
Edhe djali çka i ka thanë shumë selam Selmani pot e bane,
Shumë selam ai ty tka qu, o do buke ka thanë me ma pru,
o ish lodhe kambet e kishin lshu.
Atëherë Rama iu ka ngermu , shuj kopil mos u me rrej mu,
Ka tri ditë qe n'Shqipni ka shku.
Jo vallahi i tha o baba Rame, tuj rujt dhite ne male e kam lane,
Unë e ngjohe more nipin tonë.
Atëherë Rama çka po bane, ni boshqe ne dorë me buke e ka marrë,
dhe do djathe dhe po t'fillon.Ne male te Cerces fill po shkon.
Eh ne Selmanin zatete është kanë edhe ngryke ata janë marrë,
Bash qyshe merret nipi me daje.Se Selmani qa i ka thanë ,
Tej ne kufije unë jam kanë , ngate kufinit mue m'kanë kallezu.
Me i pase krahte me fluturu , gjallë n'atë anë nuk muje me pshtu.
Atëherë Rama çka i ka thanë , mos ki gajle nipash ia bane.
Mosi ki gajle or nipi i ri , se ka daja miqet ne Tutin,
I kanë lidhje me Shqipni , pa i therre ne kambe daja ne atë anë te shtine.
Tej ne shpi daja do të shkon me marrë kalin me samara,
Një temlik me shami te bardhe e tevdil daja te bane,
Pa nji there n'kambe daja te qone, e Selmani çka i ka thanë ,
Mos te vonohesh daje ia bane se po vjene e kush po me gjane.
Me pa Rama çka po bane, se ne shpi qeni nuk po shkone ,
Ne Vode n'Istoge shkue tek a kanë. Ranguliqit rajes n i ka thanë.
Sa don myzhde Rale me m'dhanë, për Selmanin q* t'a kam nxane.
Atëherë Rala çka i ka thanë , e vërtetë kjo mos më kanë,
Kryet e tanë në vend te tije te shkone.
E vërtetë tha kjo ka me kanë se n'male te Cerces e kam lane.
Me pa Rala atëherë çka po bane i'a dha myzhde njimidinare.
Shpejte ne sup kokan shku, komaniri bane kuku për mu.
Një xhanare këtu s'më ka qellu , krejt patrulla i kem qite me ru,
Sherr qai Rala ish kanë qillu, magazinat tha qelmi mu.
Kokan veshe dhe armatu e ne male te Cerces kokan shku.
Me pa Rama tash çka po bane, se ne shpi qeni po shkon.
E murr kalin me samar, nji temlik me shami te bardhe ,
Të Selmani fill po shkon.
Dhe Selmani i paska thanë , je vonu pak daja Rame.
Mos n'Istoge tutna je kanë, mos ne Istoge tutna je shku ?
Dhe për mu ti ke kallezu. Shuj bre nip Rama i ka thanë ,
jo atahen daja s'ta bane.
E Selmani i paska thanë pse sakicen daje e ke marrë,
Apo ngon or nipi ri , unë kur te kthehna prej Tutini,
du me i pre do thupra lejthi. Eh Selmani çka po bane
Vesh temlikun dhe shaminë e bardhe
E shkurte havalja ish kanë , i ra havalja deri ne kame.
Daja pushken ia ka marrë me nji lluge ia paska lane.
Hype ne kali dhe po t'fillojen.
Dhe Selmani po menon, me ba deka mu me m'ardhë
Me ba deka me m'ardhë mu, le qe vete unë kam me shku.
Po me deke i veshun si gru, tanë Shqipnise marrë kam mei leshu.
Atëherë Selmani çka ka thanë, nalma kalin daja Rame,
Du mu kthye pushken me marrë, daja kalin s'ia ndalon.
Njanen kambe ne toke ma qiti, kuku tjera n'prraqe iu koqite,
Daja i zi i suell sakice, cille daje tha zoti t'fikte për Miliqin nipin pe mbyte.
Edhe nihere i ra sakice , krahe e kofshe ia llomite edhe pushken ia grabite ,
Dhe me te perjete paska qite. Aty shkijet janë avite.
Edhe shkijet çka kanë thanë, qyshe Selmanin ti kështu me bame,
Kem pas qejf te gjallë me nxane, e me pa ata çka po bajne
Hype ne kali po ma qojne tu Serezi po ma leshojne
Me nji qebe po ma mblojne , gjithë njerezia po bane seri
Qyshe vojvoden e preu ky njeri, kem pas thanë se zen asqeri.

Naqallniku me pa çka po bane , te Selmani fill po shkon,
Qizme n'krye medet po i mshon, kallzoje vendet ka je kanë ,
Edhe buke Selman kush o t'ka dhanë, rënë me na kallezu,
Ne spital na kemi me te qu, kanë mjeket me te sheru.
Ne paq ymrin ke me pshtu e ne ship kem me te leshu me shku.
Fort Selmani po bane gajret, rrehke djali shahadet,
or qyfare mos te qofsha fale, shahadetin s'mun ma ndal
S'mundesh me m'shti njerëzitë ne qafe me i marrë,
Se kam mendjen me t'kallzu, i ka thanë ,unë shpirtin du me dhanë.
Të mbramen fjale ai po e flet , me prejti daja kuku medet ,
Me u ba mirë me hyqymet, ne katër anet e dhan radine.
O e preu daja more o Selman Kadrine.

Se ne atë kohe more a kanë Serbia, s'vonoje shumë more ka ardhë Shqipëria.
Si Shqipëri e e dina edhe vete u lirue populli krejte.
Nana e Selmanit po kanë o medet. Neper sakaqe vaj po bane.
Ma kajne nana, motra e bija , po ma kajne more shoqnia,
Gjame po bajshin miqaia.
Nana e Selmanit fort vaj po bane , a ka ba nana naj djalë,
Q* del e vret qat vllaun Rame.
A ka ba nana naj djalë si zana, oh pajton zemra nana.
Ia jap dhete o me gjithë dhi, ia jap hanin me mulli
Edhe tokën me tapi.
Kështu halla vaj po bane, Liman Beka qojka ne kambe.
Hajt halle e te paqa nane, as ni pare uk du me ma dhanë.
As ni pare nuk t'a du , Liman Beka ne ship o shku.
Të vllait Bajramit iu ka ngermu.
Qou Bajra he tungjate jeta, mos t'a lame soten për nesra
PerSelmanin mos t'na dhimbset jeta.
Të dy djemtë kokan que ne kambe, ditë e ejte ish kanë Pazar.
Shumë e hallku ne Pazar po shkojnë, në fund te Istogut prite paskan nxane.
Dikur Rama vjen me pajton, po vjen Rama ne pajton hi,
Shumë do hallk janë kanë mbas tij.
Tane qasi po tanë hafije , q* kanë pre shqiptare për shkije.
E aty te vojte janë kanë, Liman Beka përpara i ka dalë.
Haje hajde i tha o Rama i zi, ku ma kije staren Serbije.
Ku ma kije biro Kral Petrin, te fali zoti e te hanger dreqi.
O kanë gjithë Shqipëria për veti.
Liman Beka me pa q'po bane , nxuerr manxerren e n'krye po I mshon,
Pa pikë shpirti ma ka lane. Iu dok pak Bajramit e pret ne tjetrën anë.
Po e bajne për nishan.
Ngoni Hoxhe edhe ju haxhi, këta ne dhe kushe mos më shti,
Le ta shtine popi I zi, se popi I zi është oi tij.
Oh në vend te xhematit o tha hajt more kryqali shki.

Me respekt, Sofra


Edituar për herë të fundit nga në Thu Nov 08, 2007 12:59 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 4 EmptyThu Nov 08, 2007 12:54 am

KANGA E HAJREDIN PASHËS


Hajredin Pasha po na vjen-o Radikës:
— Jalla ç'u ban-o kto Malet e Dibrës?
— Bajn-o mexhlis n'at Fush' t'Gjuricës.
N'Fush' t' Gjuricës, o te Kalaja,
Hajredin Pashën e ka gjet' belaja.
Hajredin Pashën belaja e ka gjetë,
Malet e Dibrës kishin lidh' besë.
Kan' lidh' besë, o në din e iman,
Turqve Dibrën, mos me jau dhanë!
Hajredin Pasha, more kryehutaç,
S'rrehet Dibra, besa, me gërbaç!
Hajredin Pasho, mos u ban budall',
Se prej Dibrës s'munesh me dal' gjall'!
Hajredin Pasho, more kryeshenik,
Se s'asht Dibra, besa Selanik!
Selanik-e more, as Prelep-e,
Qysh e lype në Dibër e gjete!
Hajredin Pasho ku e ke lan-o atin?
Në Radik-o m'ka met'i ngrati!
Hajredin Pasho ku i ke lan' taborret?
N'Dibër t'Madhe, besa, në llogore.
Hajredin Pasho ku e ke lan' ushtrinë?
N'Fush'të Dibrës, o të gjith të grimë!
N'Fush' të Dibrës, besa, m'i kan' gri,
Jo ma pak, o se dymdhet'mi!

Me respekt, Sofra
Mbrapsht në krye Shko poshtë
alissa
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
alissa


Female
Numri i postimeve : 906
Age : 34
Vendi : germany
Profesioni/Hobi : dance baby ;)
Registration date : 31/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 4 EmptyThu Nov 08, 2007 3:55 pm

Shpat Kasapi
- kush te ndau prej meje

më kë then së asgje ne kët botë
prëj meje stë ndan
por tani që afër stë kam
së di kush ka faj
që mi lë syt më vaj


[Ref.]
kush të ndau prëj meje
kush ta mbushi mendjën
të jetosh pa mua më 1000 plage në zemer
diten kur u nise ne at rruge mergimi
për mua ish fundi, ë për ty fillimi


donje ditë n`doshta do ta kuptosh
psë nuk ishte let
eshtë veshtirë kur une jam këtu
e ti ne gurbet
kam nje mall qe me vretë


[Ref. 2x]
kush të ndau prëj meje
kush ta mbushi mendjën
të jetosh pa mua më 1000 plage në zemer
diten kur u nise ne at rruge mergimi
për mua ish fundi, ë për ty fillimi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
alissa
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
alissa


Female
Numri i postimeve : 906
Age : 34
Vendi : germany
Profesioni/Hobi : dance baby ;)
Registration date : 31/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 4 EmptyThu Nov 08, 2007 4:05 pm

Shpat Kasapi
- Se pranon

[Vers 1]
me kujtohet dita kur u ndam
ishte hera fundit qe u pam
ishte qasti ma i rend ne Jet
u afrove dhe me the ngadal
smund te jemi si ishim me par
se besoja por ishte e vertet
shpinen mos ma kthe, mos me le aaa…


[Refrain]
se pranon por jam shum i sigurt
qe ja fale buzet tjeter kujt
ma mire paska qen mos me kalu me ty
se pranon por shihet n`syt e tu
mezi paske prit me u nda me mu
tjeter kush ne zemren tende tash ka hy


[Vers 2]
para meje qaje si femije
duke pritur lotet qe ti fshi
duke pritur qe ti harroj krejt
u afrove dhe me the ngadal
smund te jemi si ishim me par
se besoja por ishte e vertet
shpinen mos ma kthe, mos me le aaa…


[Refrain 2x]
se pranon por jam shum i sigurt
qe ja fale buzet tjeter kujt
ma mire paska qen mos me kalu me ty
se pranon por shihet n`syt e tu
mezi paske prit me u nda me mu
tjeter kush ne zemern tende tash ka hy
Mbrapsht në krye Shko poshtë
alissa
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
alissa


Female
Numri i postimeve : 906
Age : 34
Vendi : germany
Profesioni/Hobi : dance baby ;)
Registration date : 31/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 4 EmptyThu Nov 08, 2007 6:15 pm

Elvana Gjata
- mames

[Vers 1]
shpejt ka ardh elvana si shum airoplana
nuk e di qka bojm krejt e di qa bona
un jom ajo nuk jom ai
mamen pse e boj un nuk kom faj

.
[Vers 2]
nuk jom e para por jam numer 1
kto ce po e them e ke thon edhe ti
krejt e din kush o e para e i pari
kjo nuk dallon si flori prej ari

.
[Vers 3]
televizion, radio
e degjon te 2 mos me mundo
zeri im deperton
qdo njeri e fasjonon

.
[Vers 4]
modes tim ti me ktu nuk e vren
un jam dicka qe don e e nuk e blen
mames mos harroni Mames degjoni
te gjith nje refren:


[Refrain 4x]
si ky text ske ni
si ky beat ske ni
si ky flow ske ni
se ky osht suksesi im...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 4 EmptyThu Nov 08, 2007 6:17 pm

Rrisim jetën tonë (Vaçe Zela)

Rrjedhin o mëngjeset,
rrjedhin si ujëvara,
ja kështu mes njerëzve,
jeta jonë hedh hapat

Hyj dhe unë mes tyre,
shtoj një fjalë, një këngë,
është kjo këngë e jetës,
për ty Shqipëri,
për ty Shqipëri moj nanë

Refren
Me merr në krahët e tua,
si merr fëmijën nëna,
që ballin të ma puthi,
edhe dielli edhe hëna.

Unë marr nga drita jote,
ti merr nga zemra ime,
dhe dorë për dorë rendim,
e shtrenjta jeta ime.

Rrjedhin o buzëmbrëmjet,
rrjedhin kalterojnë,
në një kënd te globit,
rritim jetën tonë

Hyj dhe unë mes tyre,
shtoj një fjalë, një këngë,
është kjo këngë për jetën,
për ty Shqipëri,
për ty Shqipëri moj nanë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 4 EmptyThu Nov 08, 2007 6:29 pm




Vajta kalova gjith Kalabrine



Vajta kalova gjithë Kalabrine
Askund nuk gjeta si Arberine
Vajta kalova gjithë Kalabrine
Askund nuk gjeta si Shqipërinë

Dy manushaqe ne doren time
Ja zgjata njërën Arbereshes sime
(2 here)

E lul e lul e lul e lul
E lul e lul e maca maca
E un për ty e un për ty
E un për ty o ndjalu paca

Vajta kalova gjithë Kalabrine
Askund nuk gjeta si Arberine
Vajta kalova gjithë Kalabrine
Askund nuk gjeta si Shqipërinë

Dy manushaqe në dorën time
Ja zgjata njërën Arbereshes sime
(2 here)

E lul e lul e lul e lul
E lul e lul e maca e maca
E un për ty e un për ty
E un për ty e ndjalu paca

E ndalu pak e ndalu pak
E ndalu pak s`është e vërtetë
Se zemra im se zemra im
Se zemra im je ti vetë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 4 EmptyThu Nov 08, 2007 6:31 pm

Kur të jesh mërzitur shum



Këtu s`do t`jem , do jem larguar
Ne tok i tretur si te tjerët
Ne kafenene e preferuar
Nuk do me shohin me kamarieret.

Dhe nëpër udhet ku kam ecur ,
S`do ndihet kolla ime e thate
Mbi varrin tim do të rrije i heshtur
Një qiparis , si murg i ngrate

Ti do trishtohesh atëherë
Se s`do me kesh ne dhome gjallë
Dhe kur ne xham te fryje ehe
Do qash me eren dalengadale

Po kur të jesh , mërzitur shumë
Ne raft te librave kerkome
Atje i fshehur do t`jem unë
Ne ndonjë fjale a ndonjë shkronje

Mjafton qe librin , pak ta heqesh
Dhe un do të zbres , do të vij pas teje
Ti si dikur me mall do të qeshesh
Si një blerim pas një rrekeje


Ardit Gjebrea
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 4 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Tekste Kengesh Shqiptare!
Mbrapsht në krye 
Faqja 4 e 28Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5 ... 16 ... 28  Next
 Similar topics
-
» Shkembim kengesh ne forum
» ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE
» Fotografia Shqiptare
» Sa Shqiptarë ka në Iliridë ?
» Shpresë Shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Muzikë-
Kërce tek: