Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 VIOLETA ALLMUÇA FITUESE E ÇMIMIT TË PARË “PEGASI 2010”

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

VIOLETA ALLMUÇA FITUESE E ÇMIMIT TË PARË “PEGASI 2010”   Empty
MesazhTitulli: VIOLETA ALLMUÇA FITUESE E ÇMIMIT TË PARË “PEGASI 2010”    VIOLETA ALLMUÇA FITUESE E ÇMIMIT TË PARË “PEGASI 2010”   EmptyFri Feb 18, 2011 12:41 pm


KONKURSI ““PEGASI 2010”

VIOLETA ALLMUÇA FITUESE E ÇMIMIT TË PARË “PEGASI 2010” PËR ROMANIN “ Dashuria vjen nga jugu”


Luljeta Lleshanaku


Mbi romanin « Dashuria vjen nga jugu » të Violeta Allmuçës

Ka disa mënyra për t’i lidhur fatet njerzore në një roman : linja historike ose kronologjike është njera prej tyre. Ndërsa në romanin e fundit të Violeta Allmuçës, botim i shtëpisë botuese « DUDAJ », të titulluar « Dashuria vjen nga jugu » ne gjejmë si mjaft interesante një linjë tjetër, atë që ka të bëjë më shumë me mesazhin e veprës : dashurinë. Dashuria është baza e subjektit dhe në të njejtën kohë nyja lidhëse midis episodeve të romanit. E thënë shkurt, karakteret dhe fatet e tyre janë ndërthurur me një fije të hollë, e cila i ndan dhe i bashkon në të njejtën kohë. Ky është aspekti që ata zgjedhin të ekspozohen në krah dhe karshi njëri-tjetrit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

VIOLETA ALLMUÇA FITUESE E ÇMIMIT TË PARË “PEGASI 2010”   Empty
MesazhTitulli: Re: VIOLETA ALLMUÇA FITUESE E ÇMIMIT TË PARË “PEGASI 2010”    VIOLETA ALLMUÇA FITUESE E ÇMIMIT TË PARË “PEGASI 2010”   EmptyFri Feb 18, 2011 12:41 pm

Tema e dashurisë, përgjithësisht konsiderohet si një nga karakteristikat e letërsisë femërore. Duket se autorja në këtë libër, nuk del shumë përmbi këtë perpectim, por, duke e shpalosur atë në diversitet, ajo arrin të krijojë një konkluzion më të plotë, si rezultat i përqasjes dhe krahasimit, duke dhënë fytyrën sa egoiste të dashurisë, aq dhe frojdiane, deri në funksionin e saj fondamental të përcaktimit të raportit të individit me ambientin.
Më konkretisht, zinxhiri i ngjarjeve fillon me dilemat e Dalinës, mbi një lidhje spontane dhe përfundon po me Dalinën, si triumfuese – një hallkë që mbyll qarkun e gjithë subjektit. Por, midis këtij prologu dhe epilogu, ne gjejmë kapitujt më interesante, duke filluar nga Lina – gruaja që me sytë e saj të jashtëzakonshëm magjepste gjithkënd rreth e rrotull ; Fatvana, gruaja që i takoi të përjetonte mbetjet e dashurisë ideale të të shoqit për gruan e tij të parë, Linën ; Radika, që ra viktimë e dhunës seksuale të po këtij burri, i cili në momentin që humbi idealin e tij të dashurisë, u shndërrua në një qenie agresive dhe e rrezikshme për të gjithë njerëzit që e rrethonin. Më tej gjejmë edhe historitë e Adelës flirtuese, të Vera B. (gruas së nëpërkëmbur tek e cila instikti amësor rezulton më i fuqishëm se gjithçka tjetër, të Dorës etj. Pra nga një dashuri gati mitologjike, kamera afrohet duke u fokusuar në një imazh më të qartë dhe më të prekshëm, në relacionet sentimentale të ditëve tona, shumë më komplekse dhe racionale.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

VIOLETA ALLMUÇA FITUESE E ÇMIMIT TË PARË “PEGASI 2010”   Empty
MesazhTitulli: Re: VIOLETA ALLMUÇA FITUESE E ÇMIMIT TË PARË “PEGASI 2010”    VIOLETA ALLMUÇA FITUESE E ÇMIMIT TË PARË “PEGASI 2010”   EmptyFri Feb 18, 2011 12:42 pm

Romani fillon me një stil të pasur realist në kapitujt e tij të parë, ndërsa vjen dhe bëhet deri diku surrealist dhe magjik në vazhdim, për të kaluar më pas në një stil psikologjik në kapitujt e fundit, pikërisht në dialogjet e profesor Maksit me kafkën e gruas së panjohur. Kjo thyerje e stileve bën që romani të ndikojë në intesitetin emocional të lexuesit.
Por, ajo çka është mjaft pozitive në këtë roman, ka të bëjë me faktin që autorja sjell një densitet ngjarjesh, në të shumtën e rasteve rrëfyer në mënyrë ndërthurëse dhe të pasur me elemente jetësore, që e shtrin gamën e idesë përtej kufijve të një lidhje sentimentale, tek jeta njerëzore në përgjithësi. Pavarsisht nga disa skema dialogjesh është intesiteti i lëvrimit romanor që mban kureshtjen gjallë, të cilën ajo arrin ta ruajë me sukses.
Si vijim, shkrimtarja Violeta Allmuça, e njohur si autore e disa librave me prozë dhe poezi, me këtë roman duket se ka bërë një hap pozitiv drejt asaj që mund të merret si përshtatje intuitive e materialit letrar me nevojat e lexuesit të sotëm : ritmin e ngjarjes e të mendimit.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

VIOLETA ALLMUÇA FITUESE E ÇMIMIT TË PARË “PEGASI 2010”   Empty
MesazhTitulli: Re: VIOLETA ALLMUÇA FITUESE E ÇMIMIT TË PARË “PEGASI 2010”    VIOLETA ALLMUÇA FITUESE E ÇMIMIT TË PARË “PEGASI 2010”   EmptyFri Feb 18, 2011 1:04 pm

Fatmir Minguli


Kodi i dashurisë së Jugut

Shënime kritike për romanin “ Dashuria vjen nga jugu” të Violeta Allmuçës


Dan Brown në romanin Bestseller “Kodi i Da Vinçit” trajton në të vërtetë kodin e gjetjes së kupës së Shën Graalit. Shën Graali është kupë e shenjtë, por është edhe një grua, Maria Madalena. Është një grua, janë edhe pasardhësit e kësaj gruaje, e kështu me rradhë ngjizet një histori joshëse nga amerikani Dan Brawn.
Tek lexon romanin “Dashuria vjen nga jugu” të shkrimtares Violeta Allmuça, mendja të shkon patjetër në këtë paralelizëm, por me një subjekt tjetër më modern, më konkret dhe më afër shpirtrave të njerëzve. Bëhet fjalë për fytyrën e një gruaje, e cila konkreten e ka në kafkën e mbetur, ku gjaku, mishi, sytë flokët dhe gjithçka tjetër ka mbetur pas. Për autoren vetë kafka është Shën Graali, jo Maria Madalena. Personazhi është një nimfë shqiptare, Lina që trashëgon dashurinë dhe bukurinë femërore mesdhetare tek protagonistja e këtij romani, Dalina.
Në roman kafka shetit nga faqja në faqe dhe me të së bashku lëvizin personazhet e tjerë të librit që nga shqiptarët burra e gra, e deri tek skocezët e anglezët, burra dhe gra edhe ata.
Ky roman është vepra e shtatë e autores, pas botimeve në poezi, publiçistikë dhe prozë.
Një lidhje dashurie rrufe që lind midis mesdhetares shqiptare Dalinë dhe europianit verior Henri, na jep në dorë fillimin e fijes ( së çplekjes graduale të një shalli të bukur, me dizenjo prej sysh grash të mesdheut). Çpleksja e këtyre syve është “gëlltitje” artistike që autorja e romanit i afron lexuesit faqe pas faqe.
Mbas figurës së bukur të “fenomenit kafkë”, Violeta Allmuça ka gjetur figurën e dytë, atë të syve të jugut. Në roman, ka një studim të mrekullueshëm për botën e syve, studim i lakmueshëm nga vetë studiuesit e fenomeneve të ndryshme shkencore që kanë të bëjnë me psiko-sociologjinë bashkëkohore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

VIOLETA ALLMUÇA FITUESE E ÇMIMIT TË PARË “PEGASI 2010”   Empty
MesazhTitulli: Re: VIOLETA ALLMUÇA FITUESE E ÇMIMIT TË PARË “PEGASI 2010”    VIOLETA ALLMUÇA FITUESE E ÇMIMIT TË PARË “PEGASI 2010”   EmptyFri Feb 18, 2011 1:04 pm

Nga dokumentat historike në vitin 1888 flota ndërkombëtare e fuqive të mëdha rrethoi qytetin e Ulqinit, për ti’a dhënë atë, Ulqinin, Malit të Zi, në shkëmbim me Hotin dhe Grudën. Në kryqëzorin francez të kësaj flote bënte pjesë në ekuipazh edhe poeti francez Pjer Lot që i fantaksur nga sytë e një ulqinakeje të bukur shkruajti një poezi të ndjerë për të, duke e titulluar “Sytë e Ulqinakes”. Vargu i parë i kësaj poezie është: “U shtanga para syve të saj”.
Pa frikë autorja ka sjellë në roman një kronikë të syve të jugut. Kjo kronikë që është mbështetur në historinë shqiptare ka të bëjë edhe me kokën e Deas së Butrintit që padyshim është performancë madhore.
Sigurisht që autorja e romanit “Dashuria vjen nga jugu” është e kompletuar me aparatin e duhur shkencor, dhe si e tillë bashkon harmonishëm thrillerin me shkencën, as më shumë e as më pak për sa bëri Dan Brown me “Kodi i Da Vinçit”
Violeta Allmuça teksa përshkruan problemet sociale që i filtron përmes bukurisë femërore, vepron me stërhollime përshkruese, jo që të mërzisin, por që veprojnë ashtu siç thotë Cvajgu për Dostojevskin: “Se në pikën e ujit, syri i pastërvitur psikologjikisht sheh vetëm të dukshmen, ndërsa në mikroskop shumëllojshmëria, kaosi, bota mbarë gjenden aty”. Dhe me të vërtetë në librin e Violetës gjen skena të parë me mikroskop, si skena të mëdha ashtu edhe ato të vogla.
Marrdhëniet e Tom.S. një protagonist mashkulli tipik me gra të ndryshme shqiptare janë marrdhënie sa të vërteta aq dhe impresionuese për lexuesin. Vërtetesia e tyre është e plotësuar se kanë brenda tyre legjendën, të pabesueshmen e sotme, tharmin artistik polifigurësht. Pikërisht me figurën e Tom.S. autorja përdor metodat krahasuese për nxjerrjen në dukje të një vërtete që ajo kërkon të vlersojë në romanin e saj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

VIOLETA ALLMUÇA FITUESE E ÇMIMIT TË PARË “PEGASI 2010”   Empty
MesazhTitulli: Re: VIOLETA ALLMUÇA FITUESE E ÇMIMIT TË PARË “PEGASI 2010”    VIOLETA ALLMUÇA FITUESE E ÇMIMIT TË PARË “PEGASI 2010”   EmptyFri Feb 18, 2011 1:04 pm

Raportet e Tom S. me gratë kërkojnë të vërtetojnë virtytet e gruas kundrejt veseve të burrave. Këto raporte e rrezikojnë autoren të shkasë në kategorinë e feminizmit puritan. Por është fati i saj që nuk rrëshqet në këtë kategori dhe kjo për hir të aftësive artistike, të cilat e lejojnë autoren të mbulojë edhe ndonjë tendencë jo e pëlqyeshme për të gjithë, siç është feminizmi puritan.
Ndërsa raporti midis shqiptarit Tom S. dhe europianit verior Maks L. është shumë domethënës sepse ve në pah atë që vërejnë shumë autorë të ndryshëm : Ndikimin e diellit në shpirtin e njeriut dhe pasojat e këtij ndikimi në krijimin e karaktereve dhe mentaliteteve në racat njerezore. Pikërisht këtë raport shfrytëzon shkrimtarja Violeta Allmuça për të dhënë një lloj zgjidhje midis Të mirës dhe Të keqes, zgjidhje që patjetër lëviz nëpër mijëvjeçarë e akoma nuk është zgjidhur.
Romani “Dashuria vjen nga jugu” shfaqet si roman elitar, i shkruar me kompetencë e seriozitet. Ai përmbledh në mënyrë të lidhur natyrshëm jo didaskalitetin gjë që vihet re në shkrimtaret gra ( predikimi feministik ). Ajo ka ndërtuar një strukturë komplekse që bashkon diagonalisht kulmet e poliedrit jetësor. Shkrimtarja ka ditur të zgjojë, të zbulojë dhe paraqesë absurden tek konkretja duke i dhënë romanit atë bukuri artistike që mund ta kenë zili shumë shkrimtarë. Duke mos e përforcuar idenë e të Mirit dhe të Keqit, autorja në vrasjen e gruas së bukur Lina që është simboli i romanit dhe njëkohësisht zemra e tij, na tregon se ekzistenca e një gruaje shumë të bukur jep shkas për veprimtarinë e Djallit, i cili nuk e duron dot Engjëllin e Bukur. Përshkrimi i syve është tërësisht i saktë në këtë paragonizëm të autores. Edhe Djallin autorja na e jep në forma të ndryshme. Urrejtja ndaj së bukurës, është blasfemi e autores. Prandaj në libër ka shumë ujqër. Ata në forma të ndryshme personifikojnë njerëz që ndjejnë të bukurën, megjithëse diku na hijëzohet historia e Linës si në filmat “Mrekullia e ujqërve” dhe “Vallzim me ujqërit”.
Autorja përdor skemën e librit “kolazh”, ku natyrshëm të veçantat lidhen si abstraksion i konkretes. Është kjo rrymë e re që po frymohet pjesë-pjesë dhe për ata që e njohin është një e ardhme e bukur në letërsinë bashkëkohore shqiptare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

VIOLETA ALLMUÇA FITUESE E ÇMIMIT TË PARË “PEGASI 2010”   Empty
MesazhTitulli: Re: VIOLETA ALLMUÇA FITUESE E ÇMIMIT TË PARË “PEGASI 2010”    VIOLETA ALLMUÇA FITUESE E ÇMIMIT TË PARË “PEGASI 2010”   EmptyFri Feb 18, 2011 1:05 pm

Në fund autorja ka ditur të intersektojë jetën e sotme shqiptare me profesionalizëm gazetareje dhe psikologeje me botën europiane. Ky roman është një lloj testi psikologjik për hyrjen apo jo të shqiptarëve në jetën e programuar dhe intelektuale europiane. Ndonëse ka një shkëputje në roman mbi ngjarjet në Shqipëri, gjë që e zbeh pak flakën e shpërthimeve shqiptare gjejmë pikërisht ato lidhje europiane - shqiptare që sot ekzistojnë. Këto lidhje njerëzit i shohin vetëm në “kallëpin” e njerëzve zyrtarë. Violeta Allmuça operon, me jo zyrtaren.
I një lloji të veçantë është ngjarja në metrotë e Londrës, me emigranten ballkanase Vera B. që gjithsesi është një shqiptare. Ndërlikimi i juristes Dora K. si gruaja e antropologut Maks dhe e ëma e Henrit mes njerëzve të metrosë në Londër për çështjen e trafikimit të fëmijëve të emigrantëve është një paralelizëm me Karla Kontin dhe me librin e fundit të përfolur prej saj. Në të kundërtën Violeta Allmuça arrin të na japë një personazh europian të përsosur.
Kjo shkrimtare personazhet femra i jep me më shumë finesë se sa personazhet meshkuj. Jam i detyruar për shkak të këtij shkrimi të citoj një fragment nga romani:
“Askush nuk e mori vesh si përfundoi ajo kafkë në Institutin e njohur të Londrës. Një grua e re që u njoh rastësisht me arkeologun në një vend intim ia bëri dhuratë atij kafkën anonime. Ai shkruante se gruaja i foli edhe për një rrëmbim tokash. Atje zbuloi rastësisht kafkën në një vend hyjnor afër kishës së Shën Mërisë”. f.86
Në qoftë se prania e Maria Madalenës në roman nuk ekzsiton, kjo theksohet nga ana ime. Por autorja përmend shpesh Shën Marinë, Marinë kryesore ndër tre Mariet e Biblës. Ajo godet shumë larg dhe me hipotezë artistike, duke i bërë femrat e të gjithë botës të shenjta.
Tek lexon romanin një lexues i mirë herë-herë dikton diçka nga “Emblema e dikurshme” e Ismail Kadaresë dhe herë-herë të duket se Shekspiri i madh ka qenë në Shqipëri.
Brenda romanit “Dashuria vjen nga jugu” lëvizin lehtas pa poza të rënduara personazhe që në një farë mënyre strukturojnë një poezi më vete. Është poezia që e zbukuron akoma më tepër librin dhe lejon autoren të luajë me absurden në tërësi dhe me të pabesueshmen, si me historinë e Shqipërisë ku shfaqet jeta e Maks L. dhe Dora K.
Në jetën e këtyre dy europianëve rindërtohet një dashuri e re e hapur në afshin e ngrohtë të qenieve të jugut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

VIOLETA ALLMUÇA FITUESE E ÇMIMIT TË PARË “PEGASI 2010”   Empty
MesazhTitulli: Re: VIOLETA ALLMUÇA FITUESE E ÇMIMIT TË PARË “PEGASI 2010”    VIOLETA ALLMUÇA FITUESE E ÇMIMIT TË PARË “PEGASI 2010”   EmptyFri Feb 18, 2011 1:05 pm

Kjo vepër letrare përbën një veçori të romanit të sotëm e të mendimit intelektual në nivelet më të larta që pak autorë e kanë lëvruar.
Romani “Dashuria vjen nga jugu” është në kornizën e romanit modern, i cili mund të gjejë edhe udhën e përkthimit në gjuhë të tjera. Ky publikim nuk do ti vlejë thjeshtë autores, por letërsisë bashkëkohore shqiptare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





VIOLETA ALLMUÇA FITUESE E ÇMIMIT TË PARË “PEGASI 2010”   Empty
MesazhTitulli: Re: VIOLETA ALLMUÇA FITUESE E ÇMIMIT TË PARË “PEGASI 2010”    VIOLETA ALLMUÇA FITUESE E ÇMIMIT TË PARË “PEGASI 2010”   Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
VIOLETA ALLMUÇA FITUESE E ÇMIMIT TË PARË “PEGASI 2010”
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» KONGRESI I PARE NDERKOMBETAR "PEGASI" ALBANIA
»  KONGRESI I PARË NDËRKOMBËTAR I LETËRSISË PEGASI , ALBANIA
» GJIROKASTRA LETERSI PEGASI PROFIL AGRON SHELE 09.10.2010
» LNPSHA PEGASI ALBANIA, PEGASI KOSOVA , BIALL MALIQI
» GJIROKASTRA PEGASI VEPRIMTARI "PEGASI DHE TALENTET E RINJ"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: