Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Lajme nga Shqiperia

Shko poshtë 
+11
rrimtaf
detektivi
Xhevati
petritkola
Mixha Selim
......
Medalim
xhiti
xhema
arberia
Atdhetari
15 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3 ... 11, 12, 13
AutoriMesazh
rrimtaf
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
rrimtaf


Male
Numri i postimeve : 1090
Age : 54
Vendi : kosov
Registration date : 30/07/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 13 EmptySun Nov 20, 2011 11:18 pm

perdite vrasje vrasje mafioze dhe aksidente makinash.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 13 EmptyMon Nov 21, 2011 9:21 pm

u banen copa shtet se jo pak dojne me u faru nemes veti po anmiku dota ket leht me hy...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 13 EmptyTue Nov 22, 2011 9:48 pm

Për shkak të Kosovës është anuluar takimi i Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC).

Kundërshtimi i Serbisë që Kosova të marrë pjesë me mbishkrimin Republika e Kosovës dhe insistimi i Shqipërisë që të ndodhë kështu ka bërë që për herë të parë në histori të ndodhë shtyrja e këtij takimi, raporton “indeksonline”. Ai ishte paraparë të mbahej në Tiranë sot e nesër dhe sipas shefit të delegacionit serb, Aleksandar Vlahoviç vetëm Shqipëria ka votuar për, një votë ka qenë abstenim dhe të gjitha shtetet e tjera kanë votuar kundër pjesëmarrjes së Kosovës.

12 shtete janë pjesë e kësaj organizate: Shqipëria, Armenia, Azerbejxhani, Bullgaria, Gjeorgjia, Greqia, Moldavia, Rumania, Rusia, Turqia, Ukraina dhe Serbia. Aktualisht Asambleja udhëhiqet nga kryeparlamentarja shqiptare, Jozefina Topalli.


!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 13 EmptySat Feb 04, 2012 1:09 pm

Nuk e di pse ky vazhdon kur askush nuk e degjon me.. Veprat flasin jo komunikatat...


Nëqoftëse, unë dhe të gjithë ish strukturat drejtuese, Sekretariati Vendimmarrës i ish FBKSH (Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar), pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, vendosëm për pezullimin e përkohshëm të strukturave luftarake të ish FBKSH-së, të AKSH (Armata Kombëtare Shqiptare) dhe të SKSH (Sigurimi Kombëtar Shqiptar), dhe ish FBKSH-në (më 28 nëntor të vitit 2008), nga një formacion politiko-ushtarak e reformuam në një formacion politiko-demokratik, dhe e emërtuam: FDBK (Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar).



GAFURR ADILI (*):

SHUMË SHPEJT, ASHTU SI DIKUR “CAR LAZARËVE” TË SERBISË,
EDHE BANDËS KRIMINALE SLLAVO-MAQEDONASE (TË SERBOFILIT NIKOLLA GRUEVSKI), ME EMRIN “MOS”, DO T’UA BËJMË JETËN BAJAT…!

Nëqoftëse, unë dhe të gjithë ish strukturat drejtuese, Sekretariati Vendimmarrës i ish FBKSH (Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar), pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, vendosëm

për pezullimin e përkohshëm të strukturave luftarake të ish FBKSH-së, të AKSH (Armata Kombëtare Shqiptare) dhe të SKSH (Sigurimi Kombëtar Shqiptar), dhe ish FBKSH-në (më 28 nëntor të vitit 2008), nga një formacion politiko-ushtarak e reformuam në një formacion politiko-demokratik, dhe e emërtuam: FDBK (Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar).

Përkundrazi…, ky veprim yni, imi dhe i ish Sekretaritaiti Vendimmarrës të ish FBKSH, nuk nënkuptonte që, sa herë që në trojet etnike të Shqipërisë Historike (të Vlorës), nën Serbi (Kosova Lindore) nën IRJM (Lugina e Vardarit – ILIRIDA), apo nën Mal të Zi (Tivar, Ulqin, Hot, Grudë, Plavë, Guci dhe Tuz), të na dalin banda kriminale të llojit të “Car Lazarëve, siç tani na dalin edhe bandat kriminale sllavo-maqedonase (serbe), të vetëquajtura “MOS”, bandë kriminale kjo që ashtu, siç dikur banda kriminale e “Car Lazarëve” komandohej nga Koshtunica, komandohet nga serbofili Nikolla Gruevski, dhe as unë dhe as FDBK të mos mundemi dhe as të mos guxojmë që t’i riaktivizojmë strukturat e AKSH-së, me në krye Divizionin “TAHIR SINANI” të AKSH-së.

Prandej, keni KUJDES edhe ju “MOS” të serbofilit Nikolla Gruevski, sepse edhe ju, ashtu si dikur bandës së “Car Lazarëve” (të Koshtunicës) të Serbisë, do t’ua bëjmë bajat jetën tuajë.

(*)Kryetar i FDBK dhe ish Komandant i ish AKSH-së.

Tiranë, më 3 shkurt 2012

http://www.fdbk.eu/?p=187
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 13 EmptySun Feb 05, 2012 1:02 pm

Ky subjekt nuk ekziston me se G.adili esht deklaru se esht shkri ne A.kuqe zi.

Mir se po shifet njifar uniteti sado i vogel, e jo mahall e parti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 13 EmptyThu Apr 19, 2012 12:36 pm

Në përpjekje për t’i ikur debatit mbi bllokimin e linjës së interkonjeksionit me Kosovën, Sali Berisha u shfaq para gazetarëve me një hartim mbi mafien ku mbizotëronte fjalia “mafia nuk ka atdhe”. Ashtu mediokër siç di të bëjë ai hartimet, ashtu shtiracak siç di të shpjegojë skandalet, dhe mbi të gjitha gënjeshtar kur përpiqet të flasë për përfshirjen e djalit të tij në çdo skandal ku ka miliarda, ai në fakt vetëm sa na bindi të gjithëve që skandalin e ka bërë ai dhe Familja e tij, dhe është qartazi në favor të një kompanie boshnjake, që është përndryshe atdheu i Damir Fazlliçit, edhe pse ky i fundit siç thotë Berisha nuk duhet të ketë atdhe.

Argumenti i parë që Berisha përpiqet të japë lidhur me një ofertë më të ulët nga kompania klienteliste e tij është spekulativ, pasi nëse shikon kushtet e tenderit, e kupton se 70 për qind të pikëve në tender i ka oferta teknike. Oferta financiare ka 30 për qind të pikëve dhe ulja është spekulative pasi është teknikisht thuajse e pamundur ndërtimi me atë çmim, çka na bind të gjithëve se edhe në planin afatgjatë nga berishët kërkohet që ajo linjë të sabotohet dhe në ndërtim.

Argumenti i dytë i Berishës se djali i tij ka dhënë përgjigje, është një spekulim klasik i tij. I biri i tij shfaqet kudo ku shfaqen tenderë skandalozë, vrasje për shkak të vjedhjes siç është Gërdeci, trafik fishekësh në Afganistan siç është rasti Trebicka, Diveroli, shitje tokash në bregdet, tendera energjetike, etj. Sa herë që i biri shfaqet qartë si autor i këtyre skandaleve, Berisha nxiton të gjejë ndonjë detaj teknik për të përgënjeshtruar një tullë nga gjithë ndërtesa e akuzës që i bëhet të birit dhe e mbyll me kaq problemin. I biri i tij ishte i përfshirë kokë e këmbë në Gërdec, që nga lobimi për kontratën, çuarjen e dosjes Delijorgji në tavolinë të Mediut, kthimin e Aldo Bumçit në shërbëtor të tij duke i raportuar me faks, hyrjen 40 herë në muaj tek zyra e Mediut, përzgjedhja e mikut të tij Selmanllari si përfaqësues i kompanisë amerikane, emërimi i burrit të tezes si numërues arkash, biseda fatale me Delijorgjin gjysmë ore pas aksidentit e dhjetëra fakte të tjera, dhe e vetmja gjë që përgënjeshtroi me të madhe ishte: “Shkëlzen Berisha nuk e ka marrë kurrë në telefon Delijorgjin”(!!!) Në fakt e kishte marrë Delijorgji!

E njëjta gjë ndodhi në debatin mes Kosta Trebickës dhe Diverolit. Ky i fundit thoshte qartazi në bisedat telefonike se mafia ka ndërhyrë për të spostuar Trebickën, deri atje lart… tek djali i Kryeministrit… dhe derisa sa e vetëvranë Trebickën nuk folën, pas asaj e përgënjeshtruan duke cituar Trebickën e vdekur që sipas tyre kurrë nuk e kishte pranuar atë që thoshte Diveroli.

Të njëjtën gjë bëri dhe me ish- shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Luan Hoxhën, të cilin e ka kërcënuar për të firmosur për Gërdecin dhe ai shkoi i tmerruar e u rrëfye në ambasadën amerikane. Pas publikimit të kabllogramit ai doli e tha se “kurrë nuk ka marrë në telefon Luan Hoxhën!!!”. (Dhe në këtë rast e kishte marrë Luani t’i qante hallin).

Historitë e përgënjeshtrimeve të Shkëlzen Berishës kanë ndjekur gjithmonë këtë taktikë, që mes pyllit të korrupsionit që tregon media, ai të këpusë një gjethe e të thotë nuk është e imja. Por kjo histori nuk mbaron këtu. Shkëlzen Berisha jo më shumë se tri ditë më parë ka darkuar publikisht në Tiranë me Damir Fazlliçin, njeriun që vërtit pazaret e energjetikës në Shqipëri prej vitit 2008 përmes kompanisë së tij “ballkanike” ose pa atdhe, siç e quan Berisha këtë kategori biznesmenësh. Ai është pronar i Rudnap Energjie, e licencuar nga Sali Berisha për të na blerë e shitur energji, ortak me Vojin Lazareviçin, një ish- nacionalist antishqiptar i konvertuar në biznesmen “pa atdhe” siç e quan Berisha. Shkëlzen Berisha mund të betohet që s’ka darkuar kurrë me këta njerëz as në Vjenë, as në Tiranë, por duhet të bëjë pak kujdes se mund ta shikojë ndonjë ditë veten dhe në ndonjë video me ta, bile në mes të Vjenës, atje ku mendon se është larg syve të shqiptarëve. Përgënjeshtrimi i tipit “s’e kam marrë kurrë në telefon Delijorgjin”, apo “kurrë s’e kam marrë në telefon Luan Hoxhën”, janë bërë bajate dhe nuk u thonë asgjë shqiptarëve. Fakti që sa herë flitet për skandale, sa herë flitet për korrupsion në tendera që ka në dorë qeveria, sa herë flitet për miliarda në biznesin e armatimeve, energjetikës, pronave dhe koncesioneve del emri i djalit të Sali Berishës, kërkon një jetë të tërë të përgënjeshtrohet, dhe aq me keq të pastrohet biografia e tij.

Argumenti i fundit i Berishës, gjysmë krenar e gjysmë tinëzar, ishte se dihet dëshira e tij për Kosovën. Me pak nëntekst të moderuar ishte duke na thënë dihet se ç’mund të bëj unë për atë vend. Pati dhe një ironi për opozitën dhe reagimin e saj duke përsëritur atë që mendonte se e kishte si gjetje, që “mafia nuk ka atdhe”. Dhe seç tentoi ta thoshte këtë në emër të berishëve, në emër të Familjes. Në fakt realisht Familja në pushtet, ajo që ne njohim si njerëz që diktojnë sot tregun dhe pushtetin në Shqipëri, nuk është se ka një atdhe, por ne nuk na shqetëson kjo gjë. Shqiptarët janë tolerantë dhe kanë pranuar që familja në pushtet të mos jetë etnikisht shqiptare. Nuk na shqetëson fakti që gjyshja e Shkëlzenit dhe Argitës është serbe, që dhëndri i Berishës është boshnjak, apo nusja e Shkëlzenit “Berishë Kosove”. Kjo nuk na jep të drejtën t’i quajmë “berishët” një “Familje pa Atdhe”, dhe më këtë të nënkuptojmë që janë mafiozë, siç thotë Berisha. JO! Problemi jonë është që Familja në pushtet është mafioze dhe bash për këtë shkak ia vlen të quhen “pa atdhe”. Jo për faktin se janë një aliazh shqiptaro- serbo- boshnjak.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 13 EmptySat May 19, 2012 11:08 pm

Drafti i ri për përcaktimin e kufijve detare, i cili po shqyrtohet ne kuvendin e Shqipërisë është antikushtetues.
Këtë konkluzion nxjerr kolonel Myslym Pasha, i cili denoncoi edhe variantin e parë të qeverisë ne marrëveshjen për kufijtë detare me shtetin grek, variant i cili u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese.
Sekretari i përgjithshëm i Aleancës Kuq e Zi shton se është skandaloz fakti i mungesës së vijave bazore. Ai shkon dhe më tej kur deklaron se me një variant të tillë, cenohet hapësira territoriale detare e Shqipërisë.
Dy komisione,ai i Ligjeve dhe ai i Sigurisë, kanë kaluar me konsensusin e PS dhe PD, draftin e propozuar nga deputeti Ilir Gjoni për përcaktimin e kufijve.
Nisma ligjore përmban amendamente për ndryshimin e ligjit për kufijtë të hartuar dhe miratuar nga mazhoranca e djathtë më 2008-n.
Propozimet e socialistëve kanë në thelb përcaktimin e kufijve në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe jo në bazë të bisedimeve bilaterale me çdo shtet kufitar duke lënë kështu në fuqi ligjin e vitit 2001 për kufijtë.
Por deri më tani nuk ka asnjë reagim në lidhje me pretendimet e ngritura nga kolonel Pashaj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 42
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 13 EmptySun May 20, 2012 11:28 am

Një Komb, Një ABETARE

--------------------------------------------------------------------------------

PRIZREN- Nxënësit e klasave të para të Shqipërisë dhe Kosovës do të mësojnë tashmë me një Abetare të përbashkët. Ceremonia e promovimit të Abetares së përbashkët u zhvillua sot në Qendrën Sportive "Sezai Surroi", ku përveç Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, ishin të pranishëm edhe Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe Kryeministri kosovar Hashim Thaçi.

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaci gjatë fjalës së tij në në ceremoninë e promovimit të abetares së përbashkët Shqipëri-Kosovë, e cilësoi një ditë historike për të gjithë shqiptarët. Ndërkohë, kreu i qeverisë shqiptare Sali Berisha u shpreh se shqiptarët kudo që ndodhen janë të vendosur të bashkohen në BE, ndërsa nuk nguroi t’i bëjë thirrje fqinjëve të clirohen nga shqiptarofobia dhe veprimet primitive.

Më 24 prill u përzgjodh teksti fitues për Abetaren e përbashkët Shqipëri-Kosovë. Teksti i përzgjedhur ka si bashkëautorë, Shezai Rrokaj, Mimoza Gjokutaj dhe 2 përfaqësuesit nga Kosova Islam Krasniqi dhe Saranda Kumonova Pozhegu. Ndërsa grafika është realizuar nga Lorenc Buzi.

Përzgjedhja është bërë nga komisioni vlerësues me përfaqësi të dy palëve. Në garë ishin 13 Shtëpi Botuese, nga të cilat fituese është shpallur Shtëpia Botuese “Pegi” dhe shoqëria “Dukagjini”. Unifikimi i teksteve shkollore është një nisme mes dy ministrive të arsimit të Shqipërisë dhe Kosovës, që do të vijojë edhe me tekste të tjera shkollore.

BERISHA: ABETARJA E NJËHESUAR, KRYEVRPRA E DIJES, FQINJËT TË CLIROHEN NGA SHQIPTAROFOBIA
Kryeministri Berisha i pranishëm në ceremoninë e inagurimit të Abetares së përbashkët Shqipëri-Kosëve, që po mbahet në Prizren, deklaroi se kjo është dhurata më e bukur që i bëhet kombit tonë në 100-vjetorin e Pavarësisë.

“Falenderoj përzemërsisht hartuesit për këtë kryevepër që i dhuruan sot fëmijëve të kombit tonë Abetaren e parë të njëhësuar,të bashkuar, e cila vjen so këtu në këtë sallë si një vepër e rrallë e shqiptarëve që ka endur në shekuj për të ardhur tek ju, fëmijët e Prizrenit, fëmijët e kombit shqiptar. Ajo mban ëndrrën e dhjetra qindra gjeneratave të shqiptarëve, të cilët donin të kishin një Abetare të përbashkët. Mban sakrificat që në kohët e Skëndërbeut e deir në luftrat për çlirim të Kosvës e Maqedonisë. Mban idealin e bashkimit si idelai i përjetësisë kombëtare”, deklaroi Berisha.

Duke iu drejtuar nxënësve që kishin mbushur plot e përplot sallën, Berisha tha: “Nuk duhet të harroni kurrë se ka me qindra, mijëra jetë të flijuara që ju të jeni të lirë, që në të jemi të lirë të ndërtojmë të ardhmen tonë të shkëlqyer. Abetarja është margaritari i kurorës së 100 vjetorit të Shqipërisë së pavarur, dhurata më e bukur që njerëzit e lirë mund t’ju bënin Shqipërisë dhe shqiptarëve”, tha ai.

Kryeministri Berisha deklaroi se shqiptarët kudo që ndodhen janë të vendosur të bashkohen në BE, ndërsa nuk nguroi t’i bëjë thirrje fqinjëve të clirohen nga shqiptarofobia dhe veprimet primitive.
“Ne nuk jemi kombi i zgjedhur i zotit, por jemi në të drejtën tone, ne jemi në trojet tona. Sot më të vendosur se kurrë që të punojmë për projektin e bashkimit të shqiptarëve në kuadër të projektit të BE. Të punojmë për paqen e stabilitetin në rajon e më gjërë. I themi fqinjve, clirohuni nga shqiptarofobia, ajo është plehrë e primitvizmit të së kaluarës suaj! Shqiptarët janë komb miqësor, ndërsa ata me skena si ato të Preshevës faktojnë se janë në ende nëstadet primitive”, komentoi ai.

THACI: DITË HISTORIKE, NJË ABETARE, NJË GJUHË
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaci gjatë fjalës së tij në në ceremoninë e promovimit të abetares së përbashkët Shqipëri-Kosovë, e cilësoi një ditë historike për të gjithë shqiptarët.
"Më lejoni të uroj këtë ditë të madhe për shqiptarët. Sot është një ditë historike për kombin, kulturën dhe qytetërimin shqiptar. Sot ju prezantojmë abetaren e përbashkët të shqiptarëve, të ardhemen e kombit shqiptar. Kjo është arritje historike. Është abetarja e parë e përbashkët e autorëve nga Shqipëria dhe Kosova. Urime”,- uroi kryeministri i Kosovës.

Thaci deklaroi se jo rastësisht ceremonia po mbahet në Prizren kryeqytetin shpirtëror të shqiptarëve, pasi sipas tij ai është qyteti i bashkimit të shqiptarëve në një komb.
“Sot të gjithë shqiptarët ku jetojnë, janë me ne, janë me abetaren e parbashkët. Jemi mbledhur në kryeqytetitin shpirtëror të shqiptarëve në qytetin mes kryeqyteteve poliike dhe administrative, Tiranës dhe Prishtinës, në qytetin e bashkmit të shqiptarëve në një shtet të vetëm. Sot në vitin jubilar të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë institucionet po promovojnë librin e përbashkët. Kjo është abetarja e kombit, kjo është arritje për të gjtihë shqiptarët. Këtë mund ta bëjë një shtet i lirë dhe sovran”,- deklaroi Thaci.

Sipas Thacit fati i abetares është i njëjtë me fatin e shqiptarëve, dhe falë përpjkejeve shekullore tahmë shqiptarët do keni një gjuhë dhe një flamur.
“Në themele të Rilndjes qëndron patrioti Naum Vexhilharxhi, fati i librit ishte i ngjashëm me fatin e popullit shqiptar. Sot pas 100 vjetësh shteti shqiptar është vend demokratik anëtar i NATO dhe me prespektivë për në BE. Sot Kosova ka hyre në 13 vjetorin e lirisë dhe 5 vjetorin e pavarësisë. Kosova ka të ardhme të ndritur. Abetarja e përbashkët është një përpjeje e jona shekullore, dhe shqiptarët tashmë do kenë abetare të përbashkët gjuhë dhe flamur”,- deklaroi Thaci.
(el.me/ma.ar/BalkanWeb)

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 42
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 13 EmptySun May 20, 2012 11:30 am

http://www.kohavision.net/video/lajmet/4101/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rrimtaf
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
rrimtaf


Male
Numri i postimeve : 1090
Age : 54
Vendi : kosov
Registration date : 30/07/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 13 EmptyTue May 22, 2012 1:51 pm

ne shqipeti dite zie i ngushelloj te gjitha familjet e viktimave
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 42
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 13 EmptySat Sep 08, 2012 11:40 pm

Tiranë, 8 shtator - Duket se i ka ardhur fundi kohës kur shqiptarët e dëshpëruar brein rrugëve të Greqisë, me shpresën e gjetjes së një vendi pune. Tashmë, janë grekët, ata që duket se po i “hedhin një sy” terrenit të Shqipërisë për të punuar. Madje, një gjë të tillë po e marrin në konsideratë edhe grekët që u përkasin shtresave të larta intelektuale të vendit fqinj, si për shembull ata të sektorit akademik.Dukuri kjo, që në fakt, është cituar nga vetë mediat greke, të cilat kanë treguar me detaje se si pedagogët e kolegjeve apo universiteteve në Greqi, po shfaqin interesim e tyre për të dhënë mësim në institucionet arsimore shqiptare.

Saktësisht, e përditshmja greke, “Kathimerini” apo dhe “Greek Reporter”, citojnë të flasë mbi një çështje të tillë vetë rektorin e Universitetit të Janinës, Triantafyllos Albanis. Sipas të cilit, Shqipëria fqinje, pse jo, mund të jetë një mundësi e mirë për akademikët grekë, kjo edhe sepse në këtë vend, ka institucione të larta private arsimore të cilat avancojnë sipas programeve mësimore europiane ose amerikane (ku këto të fundit, njihen dhe janë të ngjashme me homologet e tyre greke), transmeton noa.al.

Por ndër të tjera, ky rektor i një universiteti të rëndësishëm grek, nuk e përjashton mundësinë e bashkëpunimit të stafit akademik grek, me atë shqiptar, edhe për faktin, sepse ofertat që sipas tij, paraqesin institucionet arsimore shqiptare, janë me leverdi.

Konkretisht, ai ka treguar sesi këta të fundit propozojnë për pedagogët grekë paga të larta, transport të garantuar dhe madje, edhe mbulimin e shpenzimeve të qëndrimit të tyre në Shqipëri ...

“Disa përfaqësues të shkollave shqiptare kërkuan të takohen me mua në zyrën time. Mendova se qëllimi i këtij takimi, do të ishte ai i diskutimeve në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me bashkëpunimin kërkimor, por ata donin të ofronin në fakt, një pozitë të mirë në Shqipëri për disa profesorë të Universitetit tonë", bëri me dije për mediat greke, rektori Triantafyllos Albanis.

Ndërsa ka përfunduar, se një variant tjetër për profesorët grekë, është edhe ai i të punuarit në universitete të ngjashme në Bullgari, prej të cilëve, gjithashtu, sipas tij, u kanë mbërritur oferta të mira.

Kurse gazeta “Kathimerini” ka raportuar tashmë se disa profesorë grekë kanë lëvizur për në Arabinë Saudite apo Katar, për paga më të larta dhe marrëveshje 3-vjeçare.

P.S Nje lajm interesant, Shqiperia po leviz per te mir.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 13 EmptyFri Sep 14, 2012 11:12 am

edhe shqipnia seshte me mire o driniii,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 42
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 13 EmptyTue Dec 04, 2012 9:58 pm

Publikuar: 04.12.2012 - 11:14
Vlorë, 4 dhjetor - Këshilli i Ministrave zhvilloi mbledhjen e sotme në katin e dytë të Muzeut të Vlorës, ku 100 vite më parë u mblodh qeveria e parë shqiptare me në krye Ismail Qemalin. Gjithnjë në kuadër të 100 vjetorit Berisha tha se përparësi do të jetë hartimi i një ligji për shtetësinë shqiptare për çdo shqiptar që aplikon vërejt Shqipërisë kudo që të ndodhte. “Ai që do të marrë shtetësinë shqiptare do ta marrë, ky ligj do të jetë nisma e 100 vjetorit të kësaj qeverie. Dorëzimi me përparësi në parlament i ligjit që përcakton njohjen pa kushte të shtetësisë shqiptare për çdo shqiptar që aplikon përtej Shqipërisë kudo që ndodhet”, tha Berisha duke i kërkuar ministrit të brendshëm të hartojë sa më parë ligjin.“Ministria e Brendshme të marrë masa nëpërmjet konsullatave e zyrave të krijojë mundësinë e aplikimit për shtetësi. Ministri të sjellë ligjin në qeveri dhe ftoj opozitën që ta votojë”, tha Berisha, raportojnë mediet e Tiranës.



Ministrat zunë vend pak para orës 10:00 në të njëjtën zyrë ku u mblodh kabineti i parë qeveritar shqiptar, ndërkohë që mbledhja u drejtua nga Kryeministri Berisha, i cili zuri vend në krye të tryezës.



Të parët që kanë mbërritur në Vlorë ka qenë grupi i sigurisë së Kryeministrisë, të cilët së bashku me Policinë e Vlorës krijuan planin e masave të sigurisë. Muzeu që prej ditës së sotme deri në përfundim të mbledhjes do qëndrojë i mbyllur për publikun, ndërsa masat e sigurisë në ndërtesë janë të larta.



Kryeministri Berisha 100 vite pasi patriotët shqiptarë hodhën të parën ide të bashkimit kombëtar, hodhi sërish këtë tezë, duke e cilësuar si platformë të kabinetit të tij.



“Ndaj dalin një seri detyrash në mënyrë që të bashkohemi me njëri- tjetrin dhe Evropën. Unë jam i bindur se kjo platformë iu jep përgjigjen më të shkëlqyer dhe përfundimtare çështjes shqiptare në Ballkan. Askush nuk mund të mohojë që shqiptarë në padrejtësitë më të mëdha të kohës u copëtuan në 5 shtete. Ata të cilët kishin krijuar shtet dekada para nesh dhe u vërsulën mbi këtë komb me projektet nga më ogurzeza. Mjaftojmë të kujtojmë se Qeveria e Ismail Qemalit dhe vetë themeluesi i pavarësisë, baba i pavarësisë u detyrua të largohej”- deklaroi Berisha duke shtuar se në 100 vite shqiptarët shkruan faqet më të ndritura të historisë së tyre, madje duke normalizuar marrëdhëniet me fqinjët.

Numri 1 i qeverisë shqiptare, duke iu rikthyer historisë, deklaroi se shqiptarët pavarësisht se janë të lirë, ato jetojnë të ndarë në 5 shtete.



“Sot shqiptarët janë të lirë, por sërish jetojnë në 5 shtete dhe kudo ato ndodhen në tokat dhe trojet e tyre, kudo ato janë të përkushtuar në projektin e integrimit Evropian, si e ardhmja e tyre më e shkëlqyer. Projekt i cili historikisht ka realizuar për Evropën një mrekulli të vërtetë, së pari në rrafshin moral. Ka qenë dhe mbetet projekti më i shkëlqyer i bashkëpunimit të kombeve të këtij kontinenti”,- theksoi Berisha.



“Më lejoni të theksoj se të ndarë disa shtete, shqiptarët nuk munden të konsiderohen ndryshe veten përveçse vëllezër në gjene, kulturë, identitet dhe kjo është dhe kjo është realitet i padiskutueshëm.’,- shtoi Berisha



Kryeministri Berisha tha se festa e 100-vjetorit të Pavarësisë ishte një ngjarje e paprecedentë në historinë e kombit shqiptar.


P.S Nje lajme i mir, ishalla berisha kesaj radhe e mban fjalen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 13 EmptySun Dec 09, 2012 8:01 am

Censusi: 83% shqiptarë, 0.87% grekë
07/12/2012 19:50

INSTAT ka përfunduar përpunimin e të dhënave të mbledhura nga censusi dhe pritet të deklarojë rezultatet më datë 13 dhjetor.

Por Top-Channel nga burime diplomatike në Tiranë, ka mundur të sigurojë përfundimet e Censusit 2011, për dy prej aspekteve të më rëndësishme të tij, që janë kombësia dhe feja.

Pyetjes në formularin e censusit që lidhet me kombësinë i janë përgjigjur si shqiptarë 83% e të pyeturve. Një e dhënë tjetër interesante lidhet edhe me numrin e minoritetit grek në Shqipëri, për të cilin ka patur debate të vazhdueshme.

0.87% është numri i atyre që e kanë deklaruar kombësinë si greke, ndërsa 0.2% janë deklaruar me kombësi maqedonase.

Të dhënat për besimin fetar të shqiptarëve të mbledhura nga Censusi tregojnë se 57.12% janë deklaruar si myslimanë, 10.11% katolikë, ndërsa 6.8% ortodoksë. Ateistë janë deklaruar 2.52%, bektashinj 2.11%, ndërsa evangjelistë 0.11%.

Rezultatet e Censusit, që lidhen me kombësinë pritet të prodhojnë debate të forta, veçanërisht nga shoqatat e minoritetit grek, të cilat janë shprehur kundër Censusit dhe kanë ndërmarrë një regjistrim të tyrin të minoritarëve në jug të vendit.

Një tjetër shifër që bie në sy është ajo e komuniteteve fetare, më saktë atij të krishter, ku për herë të parë zyrtarisht bashkësia katolike sipas shifrave të Censusit është më e madhe se ajo ortodokse.

Disa javë më parë INSTAT publikoi disa të dhëna paraprake nga ku rezultonte se popullsia e Shqipërisë është 2.831.741 banorë. Ndërkohë që numri i popullsisë nga Censusi i vitit 2001 ishte 3.069.275.

Vihet re se numri i popullsisë në vitin 2011 është zvogëluar me 7.7% gjatë këtyre dhjetë vjetëve. Supozohet që shkaqet kryesore të zvogëlimit të popullsisë janë emigrimi në shkallë të gjerë dhe rënia e lindshmërisë.

Për herë të parë në historinë e censuseve të kryera në Shqipëri, popullsia e cila jeton në zonat urbane është më e madhe se ajo në zonat rurale. Kështu, 53.7% e popullsisë jeton në zonat urbane dhe 46.3% në zonat rurale.

Censusi 2011 në Shqipëri është i 11-ti në historinë e censuseve të kryera në vendin tonë. Ai është pjesë e censuseve të planifikuara nga UNECE/Eurostat në të gjithë botën.

Kombësia:
Shqiptarë 83%
Grekë 0.87%
Romë 0.3%
Aromunë 0.3%
Maqedonas 0.2%
Egjiptianë 0.12%
Malazezë 0.01%
Të tjerë 0.1%
Nuk u përgjigjën 14.07%

Feja:
Myslimanë 57.12%
Katolikë 10.11%
Ortodoksë 6.8%
Bektashijn 2.11%
Evangjelistë 0.11%
Të krishterë të tjerë 0.1%
Ateistë 2.52%
Besimtarë të pa karakterizuar 5.53%
Besime të ndryshme 0.2%
Nuk u përgjigjën 13.89%

Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 13 EmptyMon Dec 10, 2012 8:23 pm

Dhuna ndaj gruas, Berisha: Vrasjet në 20 vite, më shumë se në dy shekuj. Masa urgjente
Lajmi i Fundit e Hënë, 10 Dhjetor, 2012 | 10:10 am

TIRANË- Kryeministri Sali Berisha, duke garantuar se qeveria është e angazhuar të bëjë gjithçka për të mbështetur liritë dhe të drejtat e grave, ka kërkuar të merren masa urgjente për politika në mbështetje të tyre dhe masa për luftën kundër dhunës.

Gjatë fjalës së tij në konferencën ne diten nderkombetare te te drejtave te njeriut, duke u ndaluar ne fenomentin e dhunes ndaj grave, Berisha ka deklaruar se fenomeni i dhunës ndaj grave, jo vetëm është në rritje, por shifrat e vrasjeve janë një sirenë e vërtetë alarmi.

“Nuk mund të presin që një problem kaq të rëndësishëm t’ia lëmë ta zgjidhë vetëm drejtësia. Fushatë mediatike kundër saj shoqëruar me mekanizma ligjorë që të bëjë përgjegjës autorët e dhunës është e domosdoshme. Komuniteti lokal të përcaktojë familje me rrisk të lartë, bëni gjithçka për një përgjigje sa më të vendosur kundër këtij fenomeni që vjen në rritje. Nga fillimi i shekullit deri në ’90 vrasja e gruas këto 20 vite mund të jetë më e madhe se dy shekuj të marrë së bashku, kjo duhet të përbëjë për ne sirenë të fuqishme alarmi”- tha ai.

Sipas tij, dhuna ndaj grave është dhunuesi më i madh mbi tokë i liritë dhe të drejtave njerëzore. Kjo dhunë është multidimensionale, me shumë fytyra, kjo është e bazuar në stereotipin e trashëguar nga shekujt.

Ne konference kane marre pjese ambasadori i SHBA-se, Aleksander Arvizu, i cili ka theksuar se fenomeni eshte shqetesuar gjithandej, por ka terhequr vemendje per bashkepunimin e shoqerise, sensibilizim dhe me shume mbeshtetje nga instancat perkatese. Sipas tij, vete njerezit mund te bejen shume per parandalimin e fenomentit.

Masa ne drejtim te parandalimit ka kerkuar edhe ambasadori i BE-se, Etore Sekui, duke theksuar rendesine e respektimit te lirive dhe te drejtave te njeriut.




Shif qka flet shkerdhata i biri shkines e bastardi i shqiptarve dhe tradhtari esht e vertet se dhe ky idiot qka ka vra ky shkerdhat e hal muti ja kalon Elver Hoxhes gati kater fishin e tij.
Aj per 50 vite jan dikun 8ooo mij te vrar me statistik% ndersa ky bastard bir shkine silet shifra dikun33000,vetum gjat diktatures te birit shkines, cili esht pra ma idiot pra kuptohet pinjolli i shkive SAL leshi...k.....!!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 13 EmptySat Dec 15, 2012 11:30 pm

Deklaratat nacionaliste dhe anëtarësimi i Shqipërisë në BE



Replika të forta midis eurodeputetëve nisur nga deklaratat e bërë nga kryeministri Berisha me rastin e 100 vjetorit, të cilat parlamentarët grekë i konsiderojnë nacionaliste dhe trazuese.
"Kur zoti Berisha shkoi në Vlorë për të festuar 100-vjetorin e krijimit të shtetit shqiptar siç ishte krijuar në atë kohë, ai përmendi pesë vende ku jetojnë minoritete shqiptare. Më pas ai u përpoq ta ndryshojë atë deklaratë dhe përpjekjet i përkeqësuan gjërat. Ne kemi shqiptarë në Greqi , po ata janë emigrantë ekonomikë që punojnë dhe dërgojnë para në shtëpitë e tyre", u shpreh Marietta Giannakou, eurodeputete.


Nga ana e tij, eurodeputeti, Nikolaos Chountis deklaroi se “Parlamenti Europian dhe institucionet europiane duhet të mbajnë qëndrim kundër deklaratave të tilla nacionaliste dhe irredentise, në mënyrë që të promovojnë mardhëniet e mira mes Shqipërisë dhe vendeve fqinje".
Por ka edhe eurodeputetë gjermanë, që venë pikat mbi i për historinë e Shqipërisë, kaq pak të njohur dhe pranuar në Europë.
“Shqiptarët janë një nga popujt më të vjetër në Ballkan. Në kongresin e Berlinit në 1888, shqiptaratë janë injoruar dhe mohuar. Ka qenë i vetmi popull i Ballkanit që nuk ka marrë asnjë të drejtë. Dhe kur u përcaktuan kufinjtë, kjo u bë në interesin e fuqive të mëdha dhz pati dhe një masakër në Kosovë. Kjo është e përshkruar shumë mirë në libër, që është vërtet impresionues për tu lexuar. Ka patur vërtet një gjenocid nga forcat serbe në hetimin që është kryer nga fondacioni Konigi. Dua të veçoj diçka . Për 100 vjetorin janë bërë shumë fjalime. Ndoshta ato nuk ishin shumë të matura, por ne i themi miqve shqiptarë që kufinjtë janë të pandryshueshëm. Ne nuk duam ndryshim kufinjsh, ne duam që të mos ketë kufi midis nesh. Ne duam të kontribuojmë për këtë. Nëse ne vazhdojmë t’ju refuzojmë shqiptarëve të Kosovës vizat, atëherë s’kemi pse të habitemi nga pasojat negative. Le ti kritikojmë shqiptarët, por kur sheh Kushtetutën e Serbisë, aty ka pretendime për territore të Kosovës. Ndaj, ne duhet të kemi një perspektivë europiane për Shqipërinë, vlerësoi eurodeputeti Bernd Posselt.
Dhe ja se si është përgjigjur eurodeputeti Posselt qëndrimit të një eurodeputeti tjetër grek, që ka deklaruar se Shqipëria nuk duhet të anëtarësohet në BE.
“Si përfaqësues i komunistvë grekë, ne jemi kundër anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Punëtorët shfrytëzohen në Bashkimin Europian. Ne duhet ta braktisim Bashkimin Europian dhe jo ti shërbejmë monopolit. Ne duhet të bashkëpunojmë mbi bazën e interesave të përbashkëta”, tha Georgios Toussas, eurodeputet
Ndërsa eurodeputeti Posselt nënvizoi se “unë jam krejtësisht në favor të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Do të doja ta pyesja zotin Toussas. Zotëri, a duhet të pyesim vetë shqiptarët nëse duan apo jo të anëtarësohen në BE, apo duhet t’ia lemë vendimin për Shqipërinë disa komunistëve grekë”.
Eurodeputeti grek Toussas ështê kundërpêrgjigjur, se ai dhe grupi i tij kanë qenë dhe mbeten kundër qëndrimit tê Greqisë në BE.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 13 EmptySun Dec 16, 2012 7:58 am

MEDVEGJA flen mbi ari, “zbulohet” pse aty i bënë shqiptarët pakicë
7

Kompania « Dunav Minerals « (është një degë e kompanisë kanadeze Danubit ) ka nisur hulimtimet gjeologjike në rajonin Tullar në komunën e Medvegjës, ku sipas të dhënave të deritashme janë vërtetuar se nga prej 800.000 tonësh miniera bakri aty janë mbi 78 tonë ari, ka thënë menaxheri i kërkimeve, Phil Fox, njofton agencia informative « Presheva jonë »



Fox, në vazhdim ka pohuar duke sqaruar se kërkimet në rezervuarin Kiseljak (Tullarit) kanë nisur qe më shumë se një vit dhe se janë nxjerrë qindra mostra nga thellësia prej 80 metrash.

Këto hulumtime, sipas tij, kanë dëshmuar ekzistencën e rezervuareve me 300 milionë minerale, të cilat përmbajnë rreth 0,27 përqind bakër dhe 0,26 gramë ari për cdo ton.

“Para se ky burim të shndërrohet në një minierë të vërtetë, na nevoiten në terren të bëjmë edhe ca analiza metalurgjike dhe sociale, studime këto që kanë të bëjnë me refeltkimin banorëve në rajon. Për të gjitha këto nevoitet kohë së paku 3 vite ”, ka shtuar eksperti Fox.

Dothkesua se Medevegja deri para një decenie ka qene e piopulluar me shumicë shquptare. Dhe pas zbulimit të kësaj nëntoke me pasuri natyrore ku Medevegja flen mbi te, gjithkush e kupton qartë qëllimet e politikës serbe jo vetëm territoriale por edhe startegjike ekonomike, në të cilin mjedis që me kohë kishin nisur sapsitrimet etnike ku sot shqiptarët janë pakicë, kurse serbët shumicë.

Kryetari i Medvegjës Slobodan Drashkoviq nuk ka mundur ta fshef gëzimin e tij për ketë zbulim i cli ka pohuars e pritet të kontribuojë në zhvillimin e minierave të zonës, rajon ky i cili është një nga më të varfërit në Serbi.

“Ne jemi në tokën tonë, por ne kemi edhe pasuri. Ne llogarisim që në Tullarë të veprojnë rreth 300 punëtorë (po aqsa shipatrë sot kanë mbetur aty, shen.redaks) Kjo apsuri, natyrore do të ndalte migrimin e njerëzve tanë. ” ta thënë Drashkoviç.

Do shtuar se Kiselaku gjendet në Tullarë, në pjesën jug-perëndimore të Leskocit. Ai është i dyti më i madh vullkanik komplekse në Serbi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rrimtaf
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
rrimtaf


Male
Numri i postimeve : 1090
Age : 54
Vendi : kosov
Registration date : 30/07/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 13 EmptyFri Nov 28, 2014 10:02 am

Urime festat e Nentorit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rrimtaf
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
rrimtaf


Male
Numri i postimeve : 1090
Age : 54
Vendi : kosov
Registration date : 30/07/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 13 EmptyFri Nov 28, 2014 10:03 am

Urime festat e Nentorit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 42
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 13 EmptyThu Dec 11, 2014 11:50 pm

Pandeli Majko: S’e pëlqej fjalën kosovar, ata janë shqiptarë






Ish-Kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko thotë se nuk i pëlqen termi i përdorur kosovar kur flitet për qytetarët e Kosovës pasi të gjithë janë shqiptarë.

Majko ka folur edhe për kohë kur ishte në studime dhe ofertën për t’u bërë pjesë e Partisë Demokratike. Përveç angazhimeve në studimet, Majko thotë se nuk u bë pjesë e PD’së për shkak se babain e kishte komunistë. Majko ka folur edhe se si kishte hyrë në PS, për kohën kur ishte Kryeministër....

Zoti Majko, u mbushën plot 24 vjet nga dita kur nisi ajo që ka hyrë tashmë në histori si Lëvizja Studentore e Dhjetorit. Ju kini qenë ndër pjesëmarrësit e spikatur të asaj Lëvizjeje. Ç’është për ju sot ajo Lëvizje dhe aspirata që shpalosi në atë kohë?
- Lëvizja e Dhjetorit ka qenë shansi i fundit i një historie të drobitur shqiptare. Ajo ka pasur brenda saj disa “jetë” por që marrëdhëniet me lirinë e shpëtuan. Levizja e dhjetorit është bashkimi i rrethanës dhe rastësisë kundër manipulimit dhe kodoshllëkut të kohës kur ajo nisi.
Të mos harrojmë se konteksti social i nisjes së Lëvizjes Studentore ishte një shoqëri që kishte rënë në grackën e historisë… Ajo që po përplasej në Shqipërinë e kohës për të majtët ishte dramë, për të tjerët ishte mungesë shprese dhe për disa të tjerë edhe më keq. Në fakt, më e keqja po ndodhte pa u ndjerë. Po vdisnim duke qenë të gjallë. Kjo e fundit është e lehtë për t’u thënë por e vështirë për t’u shpjeguar… Lëviz diku midis fjalës “moral” dhe pamundësisë për të menduar për të nesërmen. Veç ndihej nga të gjithë. Edhe kur nuk thuhej.
- Nga ajo Lëvizje lindi partia e parë opozitare në Shqipëri pas gjysmë shekulli, Partia Demokratike. Çfarë ju pengoi apo stepi që të mos bëheshit pjesë e asaj partie?
- Nuk doja dhe pikë. Isha i fejuar dhe gjërat i shikoja të lidhura me familjen. Në atë kohë studioja në degën Inxhinierisë Mekanike që ishte shkolla më e ashpër e vendit për nga ngarkesa mësimore. Të marrurit me politikë me dukej një “komoditet” që nuk mund ta gëzoja… Kjo që po them ishte vendimi im pasi PD ishte krijuar. Më erdhën mjaft shokë që më nxitën të angazhohesha, por përgjigja ime ishte e shkurtër: “Jo!” …Me ata që kisha konfidencë ju shtoja jo pa dëshpërim se im atë ishte komunist dhe mua nuk më shkonte të bërtisja nga mëngjesi në darkë kundër tyre…
Në Shqipëri ngjarjet në vitin e mjegullt 1990 kishin “vrapuar” rrëmujshëm. Hapja e ambasadave kishte krijuar ilaritet. Shoqëria jetonte frikën e vet të edukuar nga qeverisja e gjatë e komunistëve. Në fakultet profesorët tanë hijerëndë të Inxhinierisë nuk ja thoshin shumë në të shpjeguarit e politikës së ditës… Por duket se me urdhër në orët e seminarit u zhvilluan mbledhjet të “orkestruara” për të dhënë e marrë opinione për “njerëzit e ambasadave” qe sapo ishin larguar jashtë vendit… Në klasë ra heshtje kur profesori e hapi këtë temë. Në bankën pas meje ishte ulur një shok i imi nga Durrësi, më i miri i inxhinierisë… Dhjetën e merrja edhe unë, por e tija ishte ndryshe. Ishte i lindur për atë profesion. Kur u ktheva e pash të zbardhur në fytyrë dhe u rrafshua në tavolinë. I vëllai i tij ishte me të larguarit e ambasadës. Priste edhe përjashtimin nga shkolla… ishte “normë” e kohës. Në një moment kërkova fjalën dhe i dhashë pak gojës duke thënë se faji i largimit të njerëzve nuk duhet parë veç tek ata… Profesori na shikonte mendueshëm, mbajti shënime dhe ne fund kërkoi që të zgjidhej sekretari i rinisë. I pari që e kërkoi fjalën ishte shoku im me “cen” në biografi që më propozoi mua… Kur e pyeta pse ma bëri këtë “nder” ishte e qartë se me mua ndihej i mbrojtur. Në radhët e “mekaniksave” lojrat me politikë nuk pëlqeheshin. Quhej kohë e harxhuar dhe ne kohën e kishim si uji në shkretëtirën e ngarkesës me mësime. Por ja që zgjedhja si sekretar i grupit kishte “detyrime”. Nëna ime ishte sekretare në Fakultet dhe më thirri në mbarimin e orëve të mësimit e shqetësuar. Duhet të shkoja në mbledhjen rinisë së fakultetit se do zhvilloheshin zgjedhjet. Isha i këputur ndaj refuzova. Kur zëri i sime meje u ngrit me dëshpërim se po e “turpëroja”… Ula kokën dhe me mërzi shkova në sallë. Mbledhja ishte masive pasi në fakultet studionin 2300 veta. Sekretarët e partisë dhe ai i universitetit ngriheshin me radhë me një formalitet cfilitës. Në një moment diskutimi kërkova fjalën dhe ashtu i mllefosur i kthehem sallës dhe them “Deri kur do i lejojmë komunistët të na marrin për dore…” Ra një heshtje e thellë. E vetmja gjë që mendova ishte “E hëngra!”… Fati im ishte sekretari i partisë së universitetit që, i hutuar lëshoi shprehjen “Po, kemi qenë të detyruar…!” Pas kësaj ndjeja brrylat e studentëve, me këmbë dhe me dorë, që më uronin pa fjalë. Isha “krenar” dhe i merakosur se kisha lëshuar një “fjalë” qe nuk e di ku më shpinte. Kur filloi procesi i zgjedhjes për drejtimin e fakultetit, sekretari partisë lexoi emrat e përzgjedhur për votim. Nga salla u ngritën dhe më propozuan mua. Më i habitur se sekretarët e partisë isha unë që dola nga mbledhja sekretar i rinisë së Fakultetit. Nëna ime u shastis kur e mori vesh dhe pyeti me zë të ulët “Ore tallesh ti?!”…
- Është përmendur herë pas here një fletë-rrufe që ju i kini vënë ish-Kryeministrit të asaj kohe, Adil Çarçanit. Mund të na tregoni sot se si është puna e asaj fletërrufeje?
- Po… Fakultetin e doja dhe më donte. Kisha respektin e pedagogëve. Në muajin nëntor shkova tek një pedagog dhe i kërkova të më ndihmonte për të shtypur në kompjuterin e tij një “letër të hapur” për kryeministrin e vendit, Adil Çarçanin. E kisha shkruar vetë. Letra do të bëhej në emër të Komitetit të Rinisë së Fakultetit…
Politika më ka pëlqyer dhe rregullat e saj i ndjeja, edhe kur nuk i kuptoja. Vendosa t’i drejtohem “ekzekutivit” dhe jo partisë. Doja të krijoja një sinjal jashtë sistemit partiak. Si rregull, duhej t’i shkruanim Ramiz Alisë që ishte në një protagonizëm për “ndryshim” dhe që nuk po prodhonte asgjë mbi ngrehinën politike të kohës. Por jo! Kaq e kuptoja dhe padashje kisha futur një “gozhdë” në mekanizmin e kohës… Letra ra si “bombë”. E ngjita në hyrje të fakultetit dhe ajo u kthye në një vend “pelegrinazhi” për njerëzit që vinin ta lexonin… Shkova tek “Zëri i Popullit” që kishte botuar shkrimet e guximshme të Ylli Popës dhe Sali Berishës, por aty më panë mua dhe shokët që më shoqëronin si “alienë” të ndonjë planeti tjetër… Nuk e botuan!
Adil Çarçani na u përgjigj dhe pranoi të na takonte. Shkova klasë më klasë të fakultetit dhe fillova përgatitjen për takimin. Po përgatisnim një “bombë” por që nuk dihej si do i vente filli. Papritur dhe pa na lajmëruar kryeministri shkon një mbasdite vonë në konviktin e vajzave të fakultetit. Kaq u desh dhe aty “plasi” debati… Siç më thanë ishte një bisedë ku nuk munguan përplasjet. Lajmi për vizitën e frikësuar të kryeministrit në Qytetin Studenti u përhap si rrufe. Na kishte “rrëshkitur” dhe kishte vajtur të takonte vajzat… Në darkë në konviktin e studentëve të fakultetit tim, “elektriksit” morën një krevat sustë dhe bënë “lidhjen” e sistemit… Transformatori plasi dhe dritat ikën. Pas kësaj filloi ajo që quhej Lëvizja e Dhjetorit 1990. Në përfaqësinë e dhjetorit unë mora pjesë falë këmbënguljes së shokëve të mi, sidomos të “elektriksave”.
Isha në Pallatin e Brigadave, por shikoja me kujdes. E gjitha dukej si histori dhe lojë po ashtu. Ishte historike pasi dukej qartë që po fillonte një kohë e re për vendin. Ishte pak “lojë” pasi ishim ulur përballë regjimit… Në karriget tona duhet të ishin ulur të tjerë, por që ishin veç “hije” pasi ose ishin vrarë ose ishin në burgje dhe kampe përqendrimi. Lëvizja demokratike në Shqipëri u zhvillua duke i pasur protagonistët e lirisë në burgje. Amnistia erdhi më vonë. “Torta” e politikës ishte ndarë. Vendosa të mos flas në emër të të tjerëve, por të asaj që besoja. Pasi ngrita dorën për krijimin e PD-së shkova të vazhdoja studimet. Detyrën time e quajta të mbaruar. Por, ja që nuk ishte ashtu…
- Dhe ju u bashkuat me Partinë Socialiste…? Pse?
- Fakulteti im ishte mbyllur pas rrëzimit të statujës së Hoxhës. Kisha filluar punë në bazën prodhuese ngjitur me të dhe ndiqja në distancë rrëmujën e politikës. Një ditë më vjen një student i elektrikes që dikur kishte “përveshur” krahët kur diskutohej emri im në Lëvizjen Studentore. Quhej Ilir Zela. Më propozoi të shkonim dhe të takonim Namik Doklen (ishin kuksianë dhe njiheshin) tek Partia Socialiste. Kjo e fundit sapo ishte krijuar mbi ngrehinën e Partisë së Punës. U ngurosa në fillim. Doja të refuzoja por ia kisha borxh. Pranova me idenë “shif dhe bëj”… Kur hyra në godinë m’u duk se “tradhtova” gjithçka. Por, jo! Pas takimit me Namikun erdhi një takim tjetër me Fatosin, Maqon, Servetin, Ermelindën, Ethemin… Kishin ngelur aty në një godinë bosh dhe kishin veç njëri-tjetrin për të bërë atë që bënë më vonë. Ishte operacioni social më i vështirë në postkomunizëm dhe që ndryshoi partinë më konservatore të lindjes ish-komuniste në një parti perëndimore.
Kur të rinjtë e “rilindjes” më pyesin sot se si ka qenë partia dikur… iu them shkurt: “Imagjinoni një parti ku më rebeli isha… unë!” Thuajse padashje bashkë me Ilir Metën, Ilir Zelën, Ndre Legisin dhe Monikën sollëm Lëvizjen Studentore në kampin e majtë. Krijuam me një pavarësi kokëfortë Forumin e Rinisë Eurosocialiste duke e bërë atë më të fuqishmin dhe më të organizuarin në vend. Hymë në parlament si deputetë të së majtës por u ulëm në karrige që i meritonim dhe përfaqësonim veten dhe të tjerët. Nuk jam penduar aspak. Përkundrazi.
Po e vutë re në “listën e atyre” që gjeta në PS mungon emri i Gramoz Ruçit. Me të s’i kisha mirë “pipëzat” nga fillimi, por jo për shkak të sjelljes së tij se sa times. Tani erdhi koha që Gramozi kur pimë kafe thotë edhe shprehjen “ne të vjetrit…” dhe mua më kap gazi… Po nuk kam çfarë të them! E kujt ia merrte mendja se unë që dyshohesha rëndom për “tradhti” dhe i dekoruar si “Pishtar i Demokracisë” do të bëhesha i “vjetër” në historinë e një të majte, historinë e së cilës do e kishin zili edhe dramat shekspiriane. Tek e fundit, është shtëpia dhe familja ime politike që nuk e ndërroj me asgjë.
- Shumëkush mendoi se ëndrra idealiste e studentëve të Dhjetorit u zbeh shumë shpejt. Edhe ju shpesh kini qenë tepër kritik me regjimin që erdhi pas 22 marsit 1992. Pse ndodhi kjo zbehje?
- Kjo është drama e Partisë Demokratike, por jo e Lëvizjes Studentore. Ajo, Lëvizja, e kreu detyrën e saj si një dashuri në kohë kolere. Ja dha me butësi dhe dashuri e besim të gjithë autoritetin e saj publik partisë së parë opozitare. Djemtë dhe vajzat e saj u shpërndanë si frymë e një ndryshimi dhe nuk u morën me “plaçkën” e fitores. PD-ja ka patur një druajtje të pashpjegueshme karshi një Lëvizjeje të rinjsh që thjesht bënë detyrën përpara kombit dhe historisë. Thënë ndryshe “magjia” e saj i ngjan shkëndijës në asgjë që krijoi botën e lirisë.
Lëvizja Studentore në këndvështrimin historik duhej të ishte për të djathtën njëlloj si fondamenti i LANÇ-it për të majtën, pasi në thelb që të dyja janë lëvizje të rinjsh në kushte të ndryshme, sigurisht.
Në Shqipëri konflikti i brezave ka prodhuar më shumë politikë se sa duhet si pasojë e “statuskuove” të lodhura të brezit më të vjetër. Kjo është e mirë dhe e keqe pasi në historinë tonë kombëtare evolucioni ka ndodhur me “shpërthime” duke nxjerrë në skenë politikanë të rinj në moshë dhe që për arsye të ndryshme kanë bërë gabime e faje edhe për këtë arsye. Ahmet Zogu doli nga konflikti me elitën e sfilitur turkoshake. Enver Hoxha mbijetoi nga diskreditimi i një pjese të elitës së vjetër politike nga kolaboracionizmi i Luftës së Dytë.
Në fenomenet e politikës aktuale ngatërrohet perceptimi me përmbajtjen që do të thotë mosha e re me risinë politike. Liderët po tentojnë teknologjinë e “pemishtes” së të rinjve e cila rrezikon ta vrasë politikën. Politikanët i prodhon koha dhe jo lideri.
Kjo që po ndodh aktualisht në Partinë Demokratike për mua është një “ndjenjë” që e kam provuar dikur. Të ulurit në karrigen që nuk të takon është një fenomen që nisi në gjenezë dhe po vazhdon edhe aktualisht tek e djathta politike. Nëse PD-ja do të ishte investuar të orientohej nga shtresat e veta, të profilit të saj politik, sot ajo do të ishte një dinozaur i frikshëm. Por, jo! Aty gjen një tufë majtistësh që kujton se i bën të djathtë lufta politike me Partinë Socialiste. Kjo e bën debatin politik në Shqipëri si “sherrin” midis origjinales dhe kopjes. Sjellja politike e së djathtës po mbështetet gjithmonë e më shumë tek të qenit kolektor i pakënaqësive sociale se sa tek përfaqësimi social dhe pamje e një garanti hijerëndë ndaj frikës njerëzore për të ardhmen.
- Ju arritët të bëheshit edhe Kryeministër i Shqipërisë, madje në një periudhë shumë të vështirë sikurse ishte lufta për çlirimin e Kosovës. Kam takuar shumë kosovarë që flasin me shumë respekt për ju. A ju kishte shkuar në mend në dhjetor të ’90-s se do të ngjiteshit aq lart?
- (Qesh) Sigurisht që jo! Marrëdhënia ime me politikën ka qenë dhe mbetet e komplikuar sepse i ka të dyja ndjenjat, dashurinë dhe urrejtjen.
Kur flasim për Kosovën unë nuk e pëlqej shprehjen “kosovar” sepse ata janë pjesë e jona. Thjesht, janë shqiptarë. Në qenien time Kosova ka ridimensionuar fjalën “atdhe”… Unë nuk jetoj dot pa të brenda meje… Kur kujtoj të kaluarën, kuptoj tragjedinë kombëtare dhe ndihem me fat për kohën që jetoj.
- Sidoqoftë, me ndryshimet që kanë ndodhur në këto vite, e shikoni të realizuar apo të tradhtuar idealin e dhjetoristëve ’90?
- Shikoni! Lëvizja e Dhjetorit nuk është dhe nuk ka për të qenë, për shumë arsye, një lëvizje për të cilën do të gjeni “veteranë” që të flasin si kompetentë të idealeve të saj… Lëvizja e Dhjetorit është dhe ka për të qenë e fuqishme si ide pikërisht për “dobësinë” e saj. Lëvizja përfaqësonte djem dhe vajza që bënë detyrën karshi një atdheu dhe shoqërie të mbetur pa gojë dhe në një udhëkryq ku po prekej mizerabiliteti ekonomik. Kjo Lëvizje nuk nxiti shoqërinë shqiptare të tejkalonte veten dhe dobësitë e saj. Ajo thjesht i pohoi ato dobësi me dhembshuri dhe i tha një brezi jakobinësh të plakur në pushtet duke vrarë të tjerët dhe të vetët: “Koha juaj mbaroi! Shkoni në shtëpi!” Mos harrojmë se komunistët u mblodhën në dhjetor dhe u diskutua edhe ndërhyrja me forcë në qytetin Studenti, por zërat brenda tyre ishin të fortë edhe me pyetjen: “Do vrasim djemtë dhe vajzat tona!?” Në Ministrinë e Mbrojtjes u shpërndanë armët. Im atë nuk pranoi ta merrte. Komunistët u dorëzuan pasi përballë, në shumicë, kishin fëmijët e tyre. Ata ishin të lodhur nga koha dhe vetja…
Kujtimi i Lëvizjes së Dhjetorit është një reflektim për marrëdhëniet me lirinë që për shoqërinë shqiptare nuk është e vjetër. Ajo ka të rrënjosur shembullin e aktit të një brezi që kupton kohën që jeton.
- E megjithatë ju keni qenë dhe vazhdoni të jeni shumë kritik me trashëgiminë e Enver Hoxhës. A është koha për një rivlerësim edhe të figurës së tij, në fund të fundit ka qenë udhëheqësi kryesor i luftës antifashiste nacionalçlirimtare që ju si forcë politike e mbroni?
- Fakti që ne vazhdojmë ta diskutojmë këtë çështje dhe në këtë mënyrë, tregon se sa pak kemi bërë në këtë drejtim. Historia e Shqipërisë dhe shqiptarëve mbetet ende një histori e “pashkruar” për shkaqe që varen dhe nuk varen nga ne. Historia jonë nuk është vetëm historia e drejtuesve të saj, por edhe historia e komplikuar e një kombi me fuqitë dhe fqinjët e tij. Enver Hoxha është një drejtues komod i dobësive tona kombëtare, sepse mbi to dhe me to ai, diku me instinkt dhe diku me zgjuarsi, ja doli që ta qeverisë vendin. Ai është i pashmangshëm nga trajtimet e historisë sonë dhe është produkt i rrethanave të saj në Luftën e Dytë dhe pas saj. Ajo që më shqetëson është trajtimi naiv i figurës së tij që shpallet ose një gjakatar homoseksual ose një personalitet i historisë. Kam qenë lexues i rregullt i librave të tij dikur në rininë time parapolitike, dhe po ju them se Hoxha është më i komplikuar se sa duket. Profili i tij politik është edhe produkt i tre miqësive me Beogradin, Moskën dhe Kinën dhe ku ai i mbijetoi prishjes me secilën. Hoxha nuk ka qenë idiot, por padyshim drama jonë kombëtare me të është se ai arriti që gjithë inteligjencën kombëtare ta barazojë me inteligjencën e vet personale. Një dramë e cila kishte filluar para tij dhe ka lënë hijen edhe pas tij, në historinë tonë kombëtare. Mendoj se do të jetë vështirë që ai të analizohet nëse nuk i pohohen ato që mund t’i konsiderohen pozitive në aktet që ai ka prodhuar në veprimtarinë e vet. LANÇ-i nuk është vepër personale e Enver Hoxhës, por ai është pjesë e padiskutueshme e kësaj lufte. Vlerësimet për aktet e tij gjatë LANÇ, në Konferencën e Parisit apo në disa suksese të regjimit të tij pas çlirimit nuk mund ta shfajësojnë apo ta ndriçojnë atë rrugëtim në të cilin ai futi kombin. Ai nuk ka asnjë mundësi justifikimi kur “teknikisht” pjesa më e madhe e atij brezi drejtuesish që nxori Lufta Nacional Çlirimtare ose u vranë, ose u burgosën ose u shmangën duke e lënë vendin në duart e një tufe njerëzish pa personalitet dhe produkt të interesave të familjes së vet. Dhe të mendosh që pas çlirimit, Partia Komuniste e Shqipërisë nga pikëpamja e shkollimit të drejtuesve të saj ishte më perëndimorja në gjithë lindjen komuniste. Enver Hoxha në këtë kuptim, është ende “gjallë” me dobësitë e veta, dhe na ironizon me mënyrën se si përsërisim edhe atë vetë. Edhe sot.
- Kur përballeni aktualisht me ish-studentët e dhjetorit që janë rreshtuar në kampin demokrat të politikës, i adhuroni apo ju vjen keq për ta?
- Asnjërën nga të dyja. Unë i konsideroj miq dhe shokë të gjithë. E vuaj sipas mënyrës sime distancën me një pjesë të tyre, pasi janë larguar jo pak nga atdheu për në emigracion. Në 1998 kur isha në zyrën e kryeministrit, u ula në tryezën e dialogut me opozitën e kohës. Përballë kisha Sali Berishën dhe Genc Pollon. Në krah kisha Ilir Metën. Interlokutorë të takimit ishin pikërisht ish-studentët e dhjetorit… “Moj kasolle ku na mblodhe”, thotë një fjalë e urtë. Ishim aty të gjithë të lidhur me “pjesëzat” e të njëjtës Lëvizjeje që na ftonte të reflektonim pse i hymë asaj pune që quhej “politikë”… Lëvizja na ftonte të mos harronim. Dhe ashtu bëmë.
- Ç’është Partia Demokratike për ju sot, 24 vjet pas themelimit të saj?
- Jam kundërshtar politik i saj, kështu që vlerësimi im do të ishte i pasinqertë politikisht. Mos harroni, kam ngritur dorën për formimin e saj.
- Është deklaruar shpesh se një nga defektet e pluralizmit shqiptar është se ai u bë i komanduar nga ish-Partia e Punës. Thënë troç, Sali Berisha u komandua të shkonte te PD-ja dhe Fatos Nano tek PS-ja. Ju jeni i bindur për këtë?
- E vërtetë është që thuhej kështu! Por ishte humor dhe kaq!
- Është folur shumë gjatë këtyre viteve se me ëndrrën e dhjetoristëve është abuzuar shumë nga politika. Ju jeni dakord me këtë konstatim?
- “Dhjetoristët” si fenomen politik nuk janë një listë njerëzish. Përkundrazi janë kaq fluidë sa duken pak dhe në të njëjtën kohë, shumë më shumë. Ata nuk janë gra të dhunuara që reklamohen pranë tabelës “Ti nuk je për t’u shitur!” Dhjetoristët janë një brez që bëri detyrën karshi vetes dhe kohës. “Hesapi” i fundit i Lëvizjes së Dhjetorit janë spiunët… Dosjet e Sigurimit të Shtetit. Nën guackën e politikës edhe sot lëviz timbri ironik i pyetjes “A ishte e gjitha çfarë ndodhi një lojë e telekomanduar spiunësh që konvertuan pushtetin e komunizmit?!”…. Përgjigja ime ka dy anë, sepse paralelisht me Lëvizjen e Dhjetorit ka pasur le ta quajmë një nëntokë të një Lëvizjeje spiunësh. Ka pasur një jetë të dyfishtë e cila rrotullohej dhe donte ta mbyste me pisllëkun e kohës atë që nisi me studentët. Kjo është arsyeja që nëse vini re në vazhdim, gjithmonë nga protagonistët e politikës që kanë pasur një lidhje morale me Lëvizjen e Dhjetorit kanë ngritur problemin e hapjes së dosjeve. Ka pasur edhe nervozizëm, pa diskutim, por dukshmëria është e qartë dhe reflektim i asaj që thashë. Spiunët janë “porosia” e fundit e Lëvizjes së Dhjetorit….
- Edhe Edi Rama, që sot e kemi Kryeministër të vendit, ka qenë në njëfarë mënyre dhjetorist, madje ndër më radikalët në atë kohë kundër ish-Partisë së Punës. A mund të thuhet se tani ai është duke punuar për ato ideale që studentët u hodhën atëherë në protesta kundër regjimit?
- Kur Ndre Legisi më foli për herë të parë për të takuar Edi Ramën… reagimi im i parë ka qenë: “Kë të takoj?! Po Edi Rama është ekstremist?!” (Qesh) E kam njohur nga larg Edin dhe më kishte lënë përshtypjen e një radikali të djathtë… Pastaj, kuptohet që u bëmë miq. “Debati” ynë vazhdon edhe tani, por në mënyra të tjera.
- Zoti Majko, si do ta vlerësonit qeverisjen aktuale të mazhorancës së majtë?
- Sot do flasim për “dhjetoristët” dhe jo “rilindasit”. (Qesh) Probleme ka sa të duash po nuk besoj se është vendi dhe koha. Kemi marrë vendin në një kohë të vështirë dhe përgjigjet teorike janë komoditet. Unë e konsideroj veten pjesë të arritjeve dhe problemeve të mazhorancës. Kur dua të flas për këto të fundit, si rregull ia them Edit dhe jo medias.
- A ka të pakënaqur brenda radhëve të PS-së ndaj qeverisjes socialiste?
- Kur të mos ketë të pakënaqur në Partinë Socialiste besoj se ajo do të jetë dita e “vdekjes” sonë politike…
- Prej disa muajsh opozita ka bojkotuar Kuvendin, ndërsa i është futur rrugës së protestave, si ju duket kjo strategji e demokratëve?
- Më duket një veprim i sforcuar që po defaktorizon grupin parlamentar të Partisë Demokratike. Më shumë se “strategji” duket si taktikë krize që buron nga marrëdhëniet e brendshme në atë parti.
- Mungesa e bashkëpunimit mes palëve duket se po fut në ngërç edhe procesin elektoral të radhës, duke kujtuar që zgjedhjet lokale janë në prag?
- Zgjedhjet lokale nuk mund të konsiderohen si stacion politik për një marrëveshje politike. Duket që për momentin demokratët janë të aftë të shprehin ato që nuk duan, por jo të kundërtën. Ata duhet të dinë të kërkojnë, pasi qëndrimet e tyre politike po reduktohen në “konferenca shtypi”… Po imitojnë pjesën më të dobët të periudhës sonë të të bërit opozitë dhe kanë përballë qëndrimet e veta tetëvjeçare që kanë mbajtur për këtë logjikë politike kur ishin në pushtet. Padashur, demokratët na kanë bërë një nder që nuk shpjegohet dot politikisht. Na i kanë lënë ne të majtëve t’i bëjmë të dyja, edhe qeverisjen edhe “opozitën”. Kjo e ka reduktuar qëndrimin e partisë së dytë në vend në konceptet e shoqërisë civile…
- Zoti Majko, ju keni qenë skeptik për koalicionin me LSI-në. Tashmë, pas një viti e gjysmë qeverisjeje, si ju duket se ka funksionuar ky bashkëpunim?
- A kam qenë “skeptik”?!… Po, kam qenë! Por për të kuptuar domethënien e skepticizmit tim duhet një natë dimri. Nuk lidhet kjo me LSI-në si parti, por me marrëdhëniet e mia me Ilirin. Largimin e Metës nga Partia unë e vuajta ndryshe nga të tjerët… Që të mos zgjatem. Nuk i kemi folur njëri-tjetrit deri ditën që babai im ndërroi jetë para një viti. Iliri erdhi dhe nuk e bëri sa për të larë gojën. Nga ajo ditë marrëdhëniet tona janë konstante. Jemi rritur bashkë paçka se jemi të ndryshëm. Jemi pjesë e historisë së njëri-tjetrit. Kjo është jeta, sigurisht. /Gazeta "DITA/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Lajme nga Shqiperia - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 13 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lajme nga Shqiperia
Mbrapsht në krye 
Faqja 13 e 13Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3 ... 11, 12, 13
 Similar topics
-
» Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni
» Shqipëria sot !
» PËRSE DY SHQIPËRIA
» SHqiperia NE NATO
» Shqipëria Etnike

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: