Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Shqipëria Etnike

Shko poshtë 
+2
Ago Muji
Orfe@
6 posters
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Shqipëria Etnike Empty
MesazhTitulli: Shqipëria Etnike   Shqipëria Etnike EmptyFri Jul 25, 2008 10:48 pm

Muhamet Mjeku: Lufta e Drenicës dhe Shaban Palluzha





Shqipëria Etnike U2_ShabanPalluzha
Shaban Palluzha
Më 31.5.2008 në Drenicë përkujtohet 63-vjetori i luftës të Tribunit Shaban Polluzha
MUHAMET MJEKU
LUFTA E DRENICËS
DHE
SHABAN PALLUZHA
Dielli
PRISHTINË
1991
P A R A TH Ë N I E
„Nëse vazhdojmë rrugën për në frontin e Sremit, do të likuidohemi pa arritur atje, kurse, në anën tjetër, në Kosovë të tjerët pa kurrfarë mëshire as pengesash do të bëjnë terror mbi gratë dhe fëmijët tanë“
(Brigada e Shaban Polluzhës, Podujevë, 20 janar 1945)
Regjimi serb, prej se okupoi Kosovën, më 1912 e këndej, zhvilloi politikë të shfarosjes së shqiptarëve, duke i persekutuar, duke i torturuar dhe masakruar në mënyrë individuale e kolektive dhe, më në fund, duke i vrarë dhe duke hapur varre të panumërta.
Një politikë e tillë nuk pushoi asnjëherë, por përkundrazi, erdhi duke u bërë gjithnjë më e egër, politikë xhelatësh dhe okupuese. Nga viti 1912 e deri me sot, mund të thuhet se asnjë qytet, lokalitet, fshat a shtëpi nuk mundi t’u shpëtojë mundimeve dhe masakrave. Menjëherë pas okupimit të Kosovës, filloi masakrimi i popullatës nëpër të gjitha rajonet shqiptare. Masakrën e patën nisur në Drenicë, pikërisht në Prekaz të Epërm, duke vrarë Ahmet Delinë (i njohur për rezistencën antiturke) dhe fqinjët e tij. Shfarosja masive intensifikohet pas vitit 1918, për të arritur pikën tragjike në vitet 20. Gjate kësaj periudhe ushtria dhe xhandarmëria serbe vërsulen pamëshirshëm mbi popullatën e pafajshme shqiptare, duke lënë shumë kufoma nëpër oborre, shtëpi dhe rrugë. Në fshatin Shtupel (Pejë) dogjën 52 shtëpi, vranë mbi 90 fshatarë; në Jabllanicë(Gjakovë) vriten 63 veta dhe digjen 20 shtëpi; në Dumnicë-Zagorth (Vushtrri) bëhet një masakër e paparë ndaj fëmijëve e grave; në Kollë pushkatohen i madh e i vogël, digjen të gjitha shtëpitë dhe shuhet jeta në përgjithësi. Masakra të tilla të vrazhdët ushtria dhe xhandarmëria serbe bën në të gjitha viset shqiptare. Ndërmorën aksione barbare, vetëm e vetëm që të zhduknin vetëdijen dhe qenien kombëtare, zbatoheshin metoda mesjetare të presionit mbi popullatën autoktone dhe në valën e reprezaljeve bëjnë gjithë ç’është e mundur për t`i shpërngulur në Azi e gjetkë. Gjithashtu, ndërmerren masa për zhdukjen e intelektualëve shqiptarë dhe ndaj të gjithëve atyre që i bënë rezistencë kësaj politike dhe, i rralli, arriti t’u shpëtojë torturave, burgjeve dhe vdekjes. U derdhën mjete të shumta nga ministria për të mbushur trenat me shqiptarë që t’i çonin në Anadoll (marrëveshja e nënshkruar jugosllave-turke).
Sillen kolonitë nga Mali i Zi, Dalmacia, Vojvodina e viset tjerat vendit për t`i marrë me tapi tokën e shqiptarëve në Kosovë dhe vazhdon hartimi i elaborateve të tëra që tokat shqiptare t’i bëjnë serbe.
Kësisoj, kjo politikë hegjemoniste vazhdoi edhe gjatë Luftës së Dytë botërore duke bërë vrasje masive në të gjitha rajonet e Kosovës dhe duke hapur varrin më të madh kolektiv në Tivar. Këtij terrori do t`i kundërvihet Lëvizja Kaçake shqiptare me të gjitha format në mënyrë që të krijojë siguri për popullatën shqiptare, që ishte në trojet e veta dhe që nuk bënte t’i lëshonte kurrsesi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Shqipëria Etnike Empty
MesazhTitulli: Re: Shqipëria Etnike   Shqipëria Etnike EmptyFri Jul 25, 2008 10:48 pm

DRENICA
Drenica nuk përfshinë vetëm territorin administrativ të dy komunave të sotme- Drenas dhe Skenderaj, por një territor edhe më të gjerë, që disa pjesë të të cilit sot administrativisht u takojnë komunave të tjera e Vushtrri, Lypjan, Malishevë dhe Mitrovicë).
Si çdo anë që ka karakteristikat e veta, edhe Drenica ka tiparet e saja të veçanta: doket, zakonet, veshjet, gjuhën, bujarinë dhe trimërinë. Gjatë historisë, Drenicën, sikur edhe vise të tjera shqiptare, e rrahën furtuna dhe stuhi të fuqishme nga të gjitha anët dhe nga të gjitha drejtimet. Drenica, ndërkaq, pat një rol të posaçëm në përthyerjet vendimtare të shqiptarëve në përgjithësi, sidomos në periudhën pas vitit 1912 – kur Kosova u pushtua nga okupatori serb.
Duke parë qëllimet gëlltitësh të regjimeve, në Drenicë u organizua rezistenca e popullit në mënyrë që t’u bëhej ballë rrëmeteve të mëdha që, në fakt synonin zhdukjen e shqiptarëve. Në të vërtetë popullata e Drenicës që moti motiv kishte mosnjohjen dhe mosrespektimin a administratës së pushtuesve. Në kohën e Turqisë, pushtuesi duke mos ia dalë të bindte popullin që tu nënshtrohej ligjeve, dh sidomos pagimit të tagrave, deshi s’deshi, u detyrua që nga shumë mjedise të hiqte dorë.
Në Kuvendin e Drenicës më 1903 – Ahmet Delia përshëndeti masën e tubuar prej 5000 vetash dhe tri ditë më vonë nën udhëheqjen e Ramë Lutanit ata marrin Vuçitërnën dhe nisen për të sulmuar Mitrovicën, në mënyrë që ta dëbonin konsullin rus nga Kosova.
Në çastet vendimtare të viteve 1910-1911, në kryengritjen e kosovarëve që u zhvillua në Carralevë kundër xhonturqve, kontributi i Drenicës ishte i madh. Një numër i drenicasve me Isa Boletinin në krye, i bënë rezistencë të gjatë të rreptë depërtimi turk në Kosovë, më drejt në Carralevë. Në këtë periudhë vendimtare deri në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më 1912, u organizuan mënyra të shumta të rezistencës.
Si dihet, rezistencës më të madhe popullata e Drenicës e nisi pas largimit të osmanllinjve më 1912 kur, hyri Serbia e parë në Prekaz të Epërm, fillon rezistenca e Ahmet Delisë. Ky trim i Drenicës i kundërvihet me forcë ekspeditës ndëshkuese të një togu të xhandarmërisë, duke u thënë atyre “Kush ju ka thanë në Drenicë me hy”. Prej këtij momenti e deri më të përfunduar rezistenca e njohur e vitit 1945, nën udhëheqjen e Shaban Polluzhës, asnjëherë dhe për asnjë çast nuk do të pushojë. Në mes dy luftërave botërore në Drenicë, si askund tjetër qe e përhapur rezistenca për çlirimin kombëtar të Kosovës.
Lëvizja kaçake, në këtë periudhë do të marrë përmasat e gjera, sidomos pas formimit të Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene. Kundër këtij regjimi do të organizohen kryengritje masive dhe do të luftohet në të gjitha territoret e Kosovës, veçanërisht në Drenicë, ku u thirr populli që të mos njihet ky regjim. Sunduesi injorohet, duke iu kundërvu edhe me luftë masive në të gjitha frontet edhe në të gjitha anët. Kësaj kryengritje të armatosur i printe kryetrimi i Drenicës- Azem Bejta me çetat e tjera që i udhëhiqnin Ahmet Delia, Fazli Berani, Bajram Tërnavci, Dan Doroci, Lutë Gllanasella e disa të tjerë.
Thirrjes së Azem Bejtës iu përgjigjën shumë luftëtarë. Çiçavica ishte mbushur me anëtarë të rinj ë Lëvizjes, që zhvillonin luftëra në territore të Drenicës, Mitrovicës, Vuçitërnës, Llapushës dhe në rajone të tjera të Kosovës. Kryengritësit shqiptarë me të gjitha forcat iu kundërvunë shpërnguljeve për në Turqi, kolonizimit të Kosovës dhe formave të tjera të dhunës që ushtronte regjimi serb i kohës. Lëvizja çlirimtare Kaçake, në vitet 20, kishte arritur t’i tubonte në Drenicë mbi 2000 shqiptarë, të cilët zhvillonin luftime të ashpra me ushtri dhe xhandarmëri. Në këtë kohë fton të rinjtë e Drenicës që të mos shkonin në ushtrinë serbe por t’iu bashkoheshin çetave çlirimtare. Azem Bejta gjithherë përsëriste fjalët e ideologut të çlirimit kombëtar të Kosovës – Hasan Prishtinës, se pa luftë nuk mund të ketë liri dhe identitet kombëtar.
Në këtë kohë, Drenica e Azem Bejtës dhe Shote Galicës dridhet nga të gjitha anët nga Lec Gradica, Zenel Baica, Iljaz Reçaku, Sadik Rama, Azem Gjaka, Kamber Loshi, Lutë Gllansella, Mehmet Delia, Fazli Berani, Bajram Tërnavci, Dan Doroci, Emin Lati e të tjerë. Për shkak të humbjeve të mëdha që u kishte shkaktuar Azem Bejta ushtrisë she xhandarmërisë, regjimi serb ndërmerr masa të rrepta kundër fshatarëve të Drenicës, duke i djegur disa fshatra dhe duke bërë terror mbi ta. Kështu në këtë periudhë digjet vendlindja e Mehmet Delisë trim shumë i njohur i Drenicës, Radisheva, Azem Bejta mbante lidhje të drejtpërdrejta me Hasan Prishtinën dhe respektonte sugjerimet e tij sa i përket çështjes shqiptare në Kosovë. Siç dihet Hasan Prishtina, përmes Lëvizjes Kaçake, kishte për qëllim internacionalizimin e Kosovës dhe të shqiptarëve.
Regjimi serb, duke qenë i pafuqishëm që me forcë ta zhdukë kryetrimin e Drenicës- Azem Bejtën, që me të të hyjë në marrëveshje për ndarjen e territorit të Drenicës. Në bisedime arrihet që Azem Bejta të formojë territorin e vet sovran. Në Drenicë, duke përfshirë në fillim komunën e Prekazit, e pastaj ky territor do të ngushtohet në tri fshatra: Galicë, Lubovec dhe Mikushnicë.
Republika e vogël e Azem Bejtës, e cila ishte pothuaj e para e llojit të vet në Ballkan, kishte administratë të vetën dhe ushtri (çeta) të veta, popullsia e këtij territori lirohet nga të gjitha detyrimet shtetërore dhe, së fundi sipas kësaj marrëveshje nuk do të kishte përzierje në punët e brendshme të njëritjetrit, do të thotë se as Azem Bejta nuk bënte të dilte jashtë territorit të vet, por as ushtria dhe xhandarmëria serbe të hynin në territorin e “Arbërisë së vogël”.
Në këtë kohë Azem Bejta ngriti kullën në Galicë. Kjo, shprehur në mënyrë metaforike, ishte një kështjellë, fortifikatë, dhe në të njëjtën kohë dhe kurorë e “Arbërisë së vogël”. Për lëvizjen kaçake kurorë mbi kurora ishte
Çiçavica ku shumë luftëtarë gjenin strehim, dhe pikërisht prej këtij mali të shenjtë fillonin të gjitha aksionet kundër regjimit serb.
Se çfarë rezistence i bëri Lëvizja kaçake ushtrisë dhe xhandarmërisë serbe, më së miri pasqyrohet në këngët popullore që këndohen edhe sot e kësaj dite, me ëndje nëpër tërë Drenicën e më gjerë.
Azem Bejtën domë me rrethue
me rrethue paj me asqeri
se s’po nxinet ai me xhanari...
Pra siç shihet edhe në këngë, kur regjimit serb nuk i bënte punë xhandarmëria, ai kundër lëvizjes kombëtare dërgonte dhe ushtrinë, duke përdorur kështu të gjitha forcat e mundshme ushtarake kundër këtij trimi.
Pushtuesi serb bënte presion dhe represalie kundër fshatarësisë së Drenicës, qofshin ato grupe, apo individë, të rebeluar të Lëvizjes. Në këngët e popullit jepen tablo të shumta lidhur me këtë çështje:
Kurrë tri net nuk janë shkue
xhanaria pa më rrethue
me dipçika më rrehnin mue
thoshin Lecin me kallëzue...
Luftëtarët e lirisë i shoqëronte kënga e kushtrimit. Këto këngë ktheheshin në forcë dhe moral, në dashuri ndaj atdheut dhe popullit. Edhe zhuganin e Shkupit e kapte tmerri kur dëgjonte për këto këngë dhe për trimërinë e Azem Bejtës dhe të Shote Galicës me çetat e tyre,:
Ky zhugani ban çudi,
si ky komb nuk kam pa me sy
që i binë asqerit përmbi
me shqiptarët nuk koka mahi...
Pas vrasjes së kryetrimit të Drenicës - Azem Bejtës nga ushtria serbe, kryetarët e çetave vunë në krye të Lëvizjes Mehmet Delinë dhe Shote Galicën, të cilët vazhduan luftën kundër xhandarmërisë dhe ushtrisë serbe nëpër Drenicë dhe në rajonet e tjera. Shumëherë në përleshjet frontale armiku u tërhoq i turpëruar para çetave të Lëvizjes Kombëtare.
Disa elemente të kësaj periudhe i dhamë për të parë vazhdimësinë e rezistencës që do të pasojë më 1945 tash nga një tribun tjetër, Shaban Polluzha, kundër partizan-çetnikëve, që pretendonin të zhduknin çdo gjë shqiptare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Shqipëria Etnike Empty
MesazhTitulli: Re: Shqipëria Etnike   Shqipëria Etnike EmptyFri Jul 25, 2008 10:49 pm

1. SHABAN PALLUZHA MBRON JENI-PAZARIN
Në secilën kohë dhe në secilën periudhë shqiptarëve iu kanos rreziku i zhdukjes. U hartuan elaborate të shumta nga akademia dhe akademikë serbë. Janë të njohura elaboratet e kobshme të Vasa Çubrilloviqit dhe të Ivo Andriçit, si dhe të të tjerëve, më pak të njohur, për shfarosjen e shqiptarëve. Në këtë bazë rrënuese është punuar më herët dhe më vonë. Pra, u punua para dhe pas luftës. Në secilën kohë dhe në secilin regjim qëllimet ishin të njëjta. Më 1941, kur shkatërrohej shteti serbo-kroat-slloven, çetnikët vërsulen në drejtim të Kosovës për ta pushtuar atë dhe për të bërë masakra në popullsinë shqiptare, si në vitet 20. Qëllimi i fundit i tyre ishte që me anë të terrorit të futnin frikë në tërë masën, në mënyrë që ajo të mos merrte guxim të ngulte në trojet e veta shekullore. Dhe, kështu shqiptarët të shpërnguleshin në Turqi e në vende të tjera.
Lëvizja çetnike më 1941 provon të hyjë në fshatrat e Artakollit (Bivelak, Strofc, Mihaliq, Dërvar, Beçuk, Shipitullë, Sibovc, Kollë, Zhilivodë dhe Pestovë), duke zbarkuar me tren në fshatin Prelluzhë, por në saje të organizimit të fshatarëve të Artakollit dhe të Drenicës, çetnikët pësojnë katastrofë të vërtetë, duke u mbetur shumë të vrarë në urën e Gllavotinit dhe përgjatë dy brigjeve të lumit Sitnicë, që asokohe ishte tërësisht e vërshuar. Në këtë përleshje me çetnikët shquhet Mehmet Gradica dhe Sadri Klinaku i Bivelakut. Lufta, si tregojnë dëshmitarët, kishte zgjatur tërë ditën.
Herën tjetër, çetnikët mësyjnë të depërtojnë në disa rajone të Istogut të Drenicës Veriore, përkatësisht në fshatrat Suhogërllë, Banjë, Cerkolez, Uçë, Rakosh, Kotor, Radishevë dhe Runikë. Populli, kur u gjet ngushtë, diti të organizoje dhe vullnetarisht (trimërisht) t`i kundërvihej çdo armiku. Çetnikët u ndoqën, dhe në përleshje që patën me shqiptarët, lanë shumë viktima në Kosovë. Në këtë konfrontim të rreptë, mbesin të vrarë edhe një numër shqiptarësh.
Meqenëse në Kosovë nuk arritën të realizonin apetitet e tyre, çetnikët kohë më vonë bënë strategjinë për shfarosjen e myslimanëve të Sanxhakut. Ata, si në Jeni-Pazar, Tutin, Senicë, Bihor e në lokalitete të tjera. Në këto vendbanime të tjera çetnikët vranë pa mëshirë fëmijë, gra e pleq, duke i lënë shumë fshatra të shkretëruara.
Plaçkitnin pasurinë dhe bëjnë dhunë mbi njerëz, duke lënë pas një imazh tejet të dhimbshëm. Në rrethana të tilla, popullsia e Sanxhakut kërkoi ndihmë. Natyrisht, këtë do ta gjejnë në Kosovë- te ky popull që në periudha shekullore tregoi njerëzi dhe humanitet të madh.
Në Kosovë mësyjnë kolona të panumërta refugjatësh myslimanë për të shpëtuar jetën e fëmijëve dhe jetën e vet. Ata u pritën mirë kudo në viset shqiptare dhe me ta u nda përgjysmë buka dhe veshmbathja.
* * *
Për të shpëtuar Sanxhakun nga çetnikët, për në Jeni-Pazar nisen shumë grupe shqiptarësh nga Drenica, Artakolli, Vushtrria, Shala dhe rajone të tjera të Kosovës. Këtë luftë e udhëheq kryetrimi i Drenicës Shaban Polluzha.
Në Duga Pollanë afër Jeni-Pazarit njësive dhe forcave shqiptare u flet Shaban Polluzha:
“Vëllezër, jemi tubuar për të kryer një mision të shpejtë, për t`i mbrojtur familjet e rrezikuara nga bishat e egra çetnike, që po bëjnë terror të rëndë mbi popullatën e pafajshme të Sanxhakut. Prandaj, nuk duhet kursyer as jeta, por duhet luftuar me nder si i ka hije një populli të vjetër që diti të luftojë sa herë u gjend në rrezik dhe i pambrojtur. Pra, t`i mbrojmë fëmijët dhe gratë, në emër të njerëzisë.”
Me të përfunduar këto fjalë, Shaban Polluzha u përkrah nga të gjithë ata që kishin ardhur për t’u flijuar në emër të humanitetit.
Në bazë të kujtimeve të dëshmitarëve të kësaj ngjarje- në Duga Polanë, në mënyrën zakonore fetare, këtyre luftëtarëve iu drejtua prijësi fetar nga Drenica mulla Ilaz Broja, i cili tha se misioni juaj është njerëzor dhe dikush mund të bjerë edhe viktimë, prandaj përshëndetuni njëri me tjetrin. “Ju qoftë rruga e mbarë e ngadhënjimtare!”- i kujton fjalët e babait të tij (Mulla Ilazit), Brahim Spahiu.
Gjatë qëndrimit në frontin e Pazarit, Shaban Polluzha arriti autoritet te luftëtarët dhe te popullsia vendase, në saje përpjekjeve mbinjerëzore që bëri ai për t`i përzënë çetnikët nga ato troje. Luftëtarët e Kosovës në frontin e Jeni-Pazarit treguan trimëri dhe dinjitet.
Duke ëndërruar gjithherë terrorin në Kosovë, çetnikët tash për të tretën herë nga Kollashini i Ibrit organizojnë depërtimin e tyre në trojet shqiptare, njëherë në Drenicë, e pastaj edhe në viset e tjera të Kosovës. Në fund të vitit 1943 dhe në fillim të vitit 1944, zhvillohen luftime të ashpra dhe sërish shqiptarët i detyrojnë çetnikët (të tretën herë) të tërhiqen. Në këtë përleshje pati viktima pati nga të dy palët.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Shqipëria Etnike Empty
MesazhTitulli: Re: Shqipëria Etnike   Shqipëria Etnike EmptyFri Jul 25, 2008 10:49 pm

2. KOSOVA HYN NË DIMRIN E MADH
Rrethanat politiko-shoqërore në Kosovë nga fundi i vitit 1944 dhe në fillim të 1945-ës, ishin mjaft të disfavorshme për Kosovën dhe shqiptarët. Çlirimi nga okupatori gjerman për shqiptarët nuk solli asgjë të re, në të vërtetë vijnë ditë shumë më të zeza. Kështu fillon spastrimi i njerëzve, i atyre që kinse kishin qenë në pushtet gjatë periudhës së kaluar dhe i atyre që ishin në shënjestër të pushtetit komunist, por ajo nuk ishte e vërtetë, në fakt fillon likuidimi masiv i shqiptarëve në përgjithësi në të gjitha rajonet e Kosovës.
Brigadat e Shqipërisë, që kishin marrë pjesë në ndjekjen e okupatorit gjerman, tani do të dërgohen në frontin e Sanxhakut, kurse të mobilizuarit e Kosovës do t`i çojnë në frontet e tjera nëpër gjithë Jugosllavinë, e në anën tjetër në Kosovë do të vijnë brigadat serbo-malazeze e maqedonase. Me të ardhur, këto brigada do të fillojnë terrorin në Kosovë, që nuk do të ndalet për një kohë të gjatë.
Si nisi kjo katarzë? Në komandat porsaformuar thirren njerëzit, kinse për biseda me përfaqësuesit e pushtetit dhe menjëherë futen në brigje, të cilat ishin adaptuar për këtë qëllim. Këto nuk ishin vetëm burgje, por në të njëjtën kohë edhe kasaphana. Kësisoj në Drenicë, në pjesën e parë të janarit të vitit 1945 thirren një numër i caktuar njerëzish(paria e Drenicës) dhe futen në burgjet Sërbicës e të Gllogofcit për t’u likuiduar vetëm pak ditë më vonë.
Në një situatë të tillë në Kosovë ishte krijuar pasiguri e madhe, sidomos në Drenicë dhe në rajonet e Gjilanit, të Ferizajit, të Mitrovicës e të Vushtrrisë.
Shqiptarët në këto çaste të vështira u gjenden në një udhëkryq të madh: të shkonin në fronte nëpër Jugosllavi, do të likuidoheshin, të mbeteshin në Kosovë do të ndiqeshin me dhunë për t’i quar atje ku i kishin planifikuar. Pra, fati kolektiv i tyre ishte i rrezikuar. Për t’u realizuar qëllimet serbo-çetnike, në Kosovë do të shpallej administrimi ushtarak dhe tani këtu do të koncentrohen forca të mëdha ushtarake, të cilat do të bëjnë terror të pashembullt mbi popullin e pafajshëm shqiptarë. Të gjitha këto ishin përgatitur mirë. Tash vetëm veprohej në realizimin e asaj që ishte përgatitur.
Viti 1945 do të jetë viti më i përgjakshëm në historinë e Kosovës: vrasje, burgosje, ndjekje, tortura, reprezalje dhe likuidime pa gjurme e shenjë. Në këtë vit të përgjakshëm u pushkatuan mijëra veta. Mbi 30 mijë u vendosën në burgje e kampe. Po kaq shqiptarë morën botën në sy (shkuan në Turqi), shumë të tjerë gjatë luftës vriten jashtë Kosovës. Të gjitha këto bëhen me qëllim që Serbia të bëjë edhe aneksimin e Kosovës (në Kuvendin e Prizrenit, më 8-10 korrik 1945).
Në emër se kinse një mobilizimi, në Tivar vriten mbi 4 mijë shqiptarë. Në anën tjetër, në Kosovë ndërmerren aksione ndëshkuese policore dhe ushtarake për vrasjen edhe shumë të tjerëve, që në një mënyrë a në një tjetër nuk u pajtuan me politikën terroriste të ushtrisë jugosllave. Në mbështetje kinse të ligjit të pushtetit popullor, nxirren njerëzit nga burgjet dhe pushkatohen. Fëmijët dhe të afërmit mbeten nën kontrollin rigoroz të UDB-së dhe nuk u lejohet shkollimi dhe hyrja në punë.
Shtrohet pyetja: në se i bënë këto masakra vetëm brigadat serbe e malazeze, apo edhe ato shqiptare? Përgjigjja është e ditur: masakra bënë të parët, por në raste të caktuara edhe të dytët. Prej të parëve është pritur, se masakra kanë bërë vazhdimisht mbi shqiptarët, ndërkaq të dytët këtë e bënë se u mashtruan pas ideologjisë komuniste. Për të qenë edhe më keq, brigadat e Shqipërisë, jo që nuk përkrahën revoltën e armatosur të kosovarëve me në krye tribunin Shaban Polluzha kundër terrorit shovinist serb, por këtë tragjedi të kosovarëve e vështruan së largu, e herëpashere edhe së afërmi, madje aty këtu ishin edhe të pranishëm (në Drenicë e Artakoll).
Nuk është absurd të vrasësh njeriun, por të kërkosh prej dikujt që të rrijë gatitu e ta vrasësh, ky është absurd mbi absurdet. Kështu kërkoi ushtria jugosllave në Kosovë, t`i vrasë shqiptarët duke ndenjur gatitu. Në këtë prizmë u vështrua lufta e Drenicës, do të thotë u cilësua kryengritje, sepse ata nuk i ndenjën gatitu ushtrisë dhe UDB-së jugosllave që t`i vrisnin!
Thuhet se historia shkruhet nga i forti, dhe kjo është e vërtetë. Në të gjitha librat e shkruar , në artikuj e publikime, rezistenca e Drenicës është trajtuar tragjikisht njëanshëm. Pra, kjo qe tragjedia e dytë e shqiptarëve të Kosovës, veç vrasjeve masive të vitit 1945.
Janar-shkurt i vitit 1945. Luftës së Dytë Botërore i afrohej fundi. Bënte dimër i madh, që nuk mbahej në mend në atë dhjetëvjetësh të fundit. Jeta përgjithësisht zhvillohej me mund e përpjekje të mëdha. Njerëzit ishin lodhur nga Lufta dhe dimri. Pranvera ende ishte larg.
Këto ditë të këtij dimri, Drenica i jetonte në frikë dhe pasiguri të madhe. Mortaja ushtarake shëtisnin si hije e zezë nëpër shtëpitë shqiptare. Shume divizione e brigada partizano-çetnike bllokojnë fshatra të tërë. Forca të mëdha u koncentruan në rajonin e Gllogofcit të Serbicës, të cilat zhvillonin luftime në Brigadën e Shaban Polluzhës, që iu kundërvu territorit mbi popullatën e pafajshme shqiptare. Masakra sidomos u bënë në Tërstenik. Polac, Likofc, Ticë, Bezheniq, Gllogofc, Sërbicë, Prekaz, Kozhicë, Krajmirofc dhe në fshatra të tjera të këtij rajoni. Disa Brigada në mesin e të cilave kishte dhe çetnikë, dogjën she shkretëruan katunde të tëra. Terrorin së pari e filloi OZNA dhe Brigada e parë e Kosovë-Metohisë me Zyfer Musiqin, në krye, pastaj ajo e Petar Brajeviqit (KNOJ-it) dhe Brigada e Bokës, e njohur me emrin famëkeq ‘’Bokeshka brigada’’ si dhe brigada IV dhe V e Kosmetit. Në këto masakra u inkuadruan edhe brigadat serbe e maqedonase.
Përveç masakrave që bënë këto brigada, gjatë Luftës së Drenicës, dogjën dhe plaçkitën afro 500 shtëpi, grabitën ushqime dhe pasuri të fshatarëve, morën me qindra bagëti dhe së fundi morën edhe shtrojën e mbulojën e fshatarëve, duke i lënë barkthatë e në mjerim të thellë. Këto brigada barbare të udhëhequra nga serb e malazez, e të shtyra nga urrejtja e thellë kundërshqiptare, vranë pa mëshirë fëmijë, gra e pleq, duke lënë prapa një imazh tejet tragjik e shfarosës.
Më 8 shkurt, Shtabi Suprem i UNÇJ-së, Kosovën e shpalli zonë të administrimit ushtarak, sado që edhe para kësaj date gjendja nuk ishte më e mirë. Pra, ai koncepti i shfarosjes së shqiptarëve që ishte bërë më parë, tani do të realizohej me lehtë dhe në mënyrë të legalizuar. Me dëbimin e okupatorit gjerman, shumë brigada shumë brigada shqiptare që kishin marrë pjesë në këto operacione, dërgohen për në viset e tjera të vendit, posaçërisht për në frontin e Sremit (ato kosovare) dhe në Sanxhak ato të Shqipërisë. Për një rrugë të tillë të gjatë përgatitej edhe Brigada e Shaban Polluzhës, e cila kishte bërë mobilizimin e luftëtarëve të Drenicës. Më vonë kësaj brigade do ti bashkohen edhe shume njerëz të anës së Vushtrrisë e të Llapit. Parandihej se shkuarja e shqiptarëve për këto vende bëhej me prapavijë të errët, përkatësisht me qëllim të likuidimit të tyre në një anë, dhe në anë tjetër, për të bërë pastaj terror mbi popullatën e pambrojtur shqiptare nëpër fshatra e qytete të Kosovës. Kjo hetohet në Mitrovicë, kur bëhen përpjekje për shpartallimin e këtyre mobilizuarve shqiptarë, duke u munduar që t’i shpërndajnë nëpër brigada të tjera. Mirëpo, një regji e tillë dështon.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Shqipëria Etnike Empty
MesazhTitulli: Re: Shqipëria Etnike   Shqipëria Etnike EmptyFri Jul 25, 2008 10:50 pm

3. PËRGATITJA E ATENTATIT KUNDËR SHABAN PALLUZHËS
Në fund të vitit 1944 dhe në fillim të 1945-ës, në Sërbicë e Gllogofc formohen komandat e vendit dhe në to vendosen njerëzit që mendohej se mund të jepnin kontribut në konsolidimin e pushtetit të ri komunist. Në komandën e vendit, të Serbicës, asokohe vendosen Riza Voca, Vllado Kërstiq dhe Hysen Thaqi. Nëpër qendra të mëdha fshatare formohen edhe komunat. Në Polac kryetar i komunë emërohet Mulla Brahimi e kështu emërohen edhe kryetarët në qendrat tjera. Në këtë kohë, Shaban Polluzha me brigadën e vet të porsaformuar kishte shkuar në Sërbicë me qëllim që t’u bënte me dije autoriteteve në pushtet se duhej të kishin kujdes për sjelljet e tyre me fshatarët e Drenicës. Posa arrin këtë qendër, Shaban Polluzha hyn në komandë dhe takohet me udhëheqjen e sajë. Menjëherë pas Shabanit hyn Mulla Brahimi i Polacit dhe i drejtohet Riza Vocës me këto fjalë: ”Qysh bën, unë si kryetar të mos di për arrestimin e njerëzve të mi, për burgosjen e Osman Xanit dhe të dy bashkëfshatarëve të tij”? Në skenë del Vllado Kërstiq, i cili imanit të Polacit i thotë se nëse i kanë duart e përlyera me gjak, do të marrin edhe të tjerë dhe nuk do ti kthejnë më e nëse jo, atëherë do t`i lirojmë. Ndërkohë që foli Kërstiqi, Shaban Polluzha kishte dalë jashtë zyrës dhe në momentin kur u kthye i dëgjoi vetëm fjalët e fundit “duart me gjak” dhe menjëherë reagoi duke pyetur atë se kush kërkon këtu gjak me nervozizëm i thotë atij se kush ishte. Ç’është e vërteta, Shabani nuk e njihte fare Vlladen dhe gjatë bisedës me të, nuk mund të hetohej se nuk ishte shqiptar ngase fliste mjaft mirë shqip. Ky i thotë se quhej Vllado Kërstiq dhe me të hetuar se ky ishte malazez, i drejtohet: ”ti po kërkon gjak apo jo”?. Vllado mbeti i hutuar dhe papritur Shaban Polluzha nxjerr revolen për ta vrarë, por urgjentisht reagojnë Riza Voca, Hysen Thaqi, Iljaz Cini, Imani i Polacit dhe unë, tregon Shaban Aruçi i Rezallës që ishte korrier në komandën e vendit. Vllado Kërstiqi, nga frika hyri nën tavolinë, ndërkaq që e kapëm Shaban Polluzhën për ta qetësuar dhe mezi e bindëm të dilte jashtë. Më kujtohet, thotë Shaban Aruçi, kur theksoi këto fjalë: ”Nuk do të lejoj që gjithfarë bythëpalari të sundojë në Drenicë”. Mori brigadën dhe u nis, si më duket, në drejtim të Mitrovicës.
-Sipas disa njoftimeve që kisha si korrier në këtë qendër, - tregon Shabani, - në Mitrovicë përgatitej atentat kundër Shaban Polluzhës. Menjëherë Vllado Kërstiqi bën me dije autoritetet e Mitrovicës për vërsuljen që i kishte bërë Shabani.
Duhet theksuar se gjatë asaj periudhe Shaban Polluzha gjithherë është ruajtur dhe përcjellë mirë nga njerëzit e brigadës së vet dhe mu për këtë, si thotë Shaban Aruçi, nuk ka mundur të realizohet atentati i përgatitur në Mitrovicë.
Ky fakt është bindës, sepse Shaban Polluzha, posa kuptoi qëllimin e tyre, filloi të ngrite zërin për t’iu kundërvënë më vonë edhe me luftë të organizuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Shqipëria Etnike Empty
MesazhTitulli: Re: Shqipëria Etnike   Shqipëria Etnike EmptyFri Jul 25, 2008 10:50 pm

LUMI NË GJAK
Përderisa Shaban Polluzha bënte përgatitjet e fundit për t’u nisur në frontin e Sremit, në Sërbicë e Gllogofc, fillon ekzekutimi i fshatarëve të Drenicës nga OZN-ja famëkeqe. Në Sërbicë Vllado Kërstiqi me disa të tjerë inaugurojnë kasaphanën më të tmerrshme, kurse në Gllogofc Zyfer Musiqi , komandant i Brigadës së parë të Kosovës e Metohisë, mbyt njerëz me thikë e çekiç. Në këto dy qendra, fshatarët merren me dhunë nga shtëpitë e tyre dhe sillen në shtabe, ngujohen në bodrume dhe, pas maltretimeve që ua bëjnë, Mbyten me kazmë; disa të tjerë, pasi i sakatojnë me thikë, i qesin dhe i pushkatojnë në anën e kundërt të ndërtesës së shtabit dhe pastaj kufomat e tyre, të gjymtuara, të prera në qafë e trup, i qesin përgjatë lumit të Serbicës-(Skënderaj). Ca prej tyre i çojnë në burgun e Mitrovicës dhe më vonë i pushkatojnë. Brenda një nate, si thonë Tafë Geci, Muhamet Spahiu e Sadri Geci nga Llausha, ekzekutohen mbi 30 veta.
Duke kaluar një brigadë partizane nëpër fshatin Gradicë dhe duke bastisur nëpër shtëpi, arrijnë në odën e Bahtiar Bajramit, ku qëllojnë mysafirë Durmish Qirezi, nga Qirezi me një kusheri të vetin, dhe Maliq Ikolli; që të katër i marrin dhe i dërgojnë në Sërbicë-(Skënderaj). Edhe ata mbyten dhe masakrohen si të tjerët dhe natën qiten në lumë. Kur kemi shkuar t’i marrim kufomat,-thotë Bajram Muja nga Gradica,- i gjetëm të katërtit me një pus. Dyve prej tyre ua kishin prerë hundën dhe u kishin nxjerrë sytë, ndërsa tjetrin e kishin prerë në qafë dhe të katërtin në bark. “ishte lemeri e vërtetë, sot kur më kujtohen ato kufoma nuk mund të vi në vete në ditë të tëra” - kujton këtë kataklizëm Bajram Muja. Siç deklarojnë dëshmitarët e gjallë të kësaj ngjarjeje, në mbytjen e këtyre 30 fshatarëve të Drenicës në Sërbicë-(Skënderaj) kanë pasur dorë edhe Ali Shukrija , atëherë prokuror publik dhe Rasim Çerkezi nga Mitrovica. Masakrës nuk i shpëtuan as disa fshatarë të Llapit dhe të anëve të tjera, të cilët ato ditë të kobshme u gjendën në Serbisë dhe në disa fshatra të rajonit të Drenicës për strehim.
Të nesërmen qytetarët shohin se uji i lumit të kësaj qyteze po rridhte gjak. Kjo bëri që të niseshin drejt rrjedhës për të parë se ç’kishte ngjarë, dhe kështu ata hasën në masakrën që kishte bërë OZNA gjatë natës. Menjëherë bëhet me dije Shaban Polluzha dhe po atë ditë ai me njerëzit e vet vjen në Sërbicë (Skënderaj) dhe aty organizohet një miting proteste, ku ftohet edhe Fadil Hoxha.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Shqipëria Etnike Empty
MesazhTitulli: Re: Shqipëria Etnike   Shqipëria Etnike EmptyFri Jul 25, 2008 10:51 pm

5. “BESA” E FADIL HOXHËS
Para mbajtjes së protestës në Sërbicë (Skënderaj), pikërisht në shtëpinë e Dushan Drashkoviqit, zhvillohen bisedime midis Fadil Hoxhës dhe Milladin Popoviqit në njërën anë, dhe Shaban Polluzhës në anën tjetër. Me Shaban Polluzhën ishte edhe bashkëpunëtori i tij, Hamzë Istogu nga Polluzha. Bisedimet, si thotë Hamzë Istogu, u mbajtën në një atmosferë tejet të tendosur dhe me mjaft nervozizëm.
Shaban Polluzha në fillim i thotë Fadilit: - Apo se çka keni bërë? Si mund të veprohet kështu ndaj njerëzve të pafajshëm? Ti popullin e paç në qafë!-duart tona na i lidhe me besë, shoku Fadil.
Fadil Hoxha: Qysh po flet në këtë mënyrë Shaban? Është e vërtetë se janë përzier çetnikët e gjithçka tjetër. Duhet durim.
Miladin Popoviqi: Mixha Shaban, disa njerëz të brigadës sate i kanë duart e përlyera me gjak dhe është mirë t`i dorëzosh.
Shaban Polluzha: Nuk e dorëzoj brigadën për jetë të jetëve, përderisa të mos i dorëzoni të gjithë çetnikët që po presin e grijnë shqiptarë.
Fadil Hoxha: Edhe njëherë, dëgjomë mixha Shaban, se më nuk do të ketë as vrasje as masakra.
Shaban Polluzha: Qysh të shkohet e të lihen në këtë gjendje vëllezërit? Shiko Fadil Hoxha, edhe kësaj radhe po të besoj, por mbaje mend se edhe një shqiptar vritet, do të nis luftën menjëherë. Këto ishin fjalët e fundit të bisedës- thotë Hamzë Istogu. Pastaj dolëm para brigadës në qytet, e cila priste epilogun e bisedimeve.
Në këtë tubim sërish Shaban Polluzha para Fadil Hoxhës ngriti zërin e protestës kundër masakrës që ishte bërë një ditë më parë dhe i thotë se si ka mundur të ndodhë që pa kurrfarë gjyqi e ligji të masakrohen njerëzit? Kështu nuk kanë bërë as neofashistët. Ju e dini këtë. Në këtë tubim Shaban Polluzha i thotë edhe këto fjalë: ”Kështu mendoni të zhvilloni luftën kundër okupatorit dhe ta farkoni bashkim-vëllazërimin?” E pyet pasta edhe për Qamil Hoxhën, i cili si aktivist nga Gjakova kishte ardhur në Skënderaj, e për të cilin nuk dihej nëse ishte likuiduar atë natë apo jo. Në atë tubim Shaban Polluzha urdhëron që para syve të Fadilit të sillen kufomat ndaj të cilëve ishte bërë gjithë ai terror i pashembullt.
Në atë rast Fadil Hoxha thekson se kjo që ka ndodhur është e tmerrshme, por garantoj se kjo më nuk do të ngjajë.
Në Skënderaj, atë natë, më 8 janar 1945 u likuiduan:
Halil Bajraktari (Llaushë)
Rexhep Vojvoda (Llaushë)
Isuf Geci (Llaushë)
Abdyl Xani (Polac) Sadik Zeneli (Obri)
Avdi Klina (Klinë)
Tush Selmani (Izbicë)
Halil Tërrnavci (Tërrnafc)
Durmish Qirezi(Qirez) me të gjithë një kusheri
Maliq Ikolli(Qirez)
Bahtir Bajrami (Qirez)
Bahtir Bajrami (Gradicë)
Xhelatin Xani (Polac)
Ramë Kabashi
Nuhi Sushica
Qamil Hoxha (Gjakovë)
Dy të Rezallës (babë e bir)
Më vonë likuidohen Jusuf Gradica, Bajram Bajraktari, e disa të tjerë. Imami i Polacit, Brahim Hoti nga burgu i Skenderajt dërgohet në Mitrovicë, ku vdes nga torturat që i bëjnë.
Se çka ndodhi në ato ditë dimri të vitit 1945 në burgun e Skenderajt, më së miri shihet në kujtimet e Brahim Spahiut të Brojës, i cili përjetoi këtë tmerr:
“Burgu i Skenderajt në fillim të janarit të këtij viti të përgjakshëm, ishte i mbushur përplot me njerëz nga të gjitha anët e Drenicës. Prej këtij burgu për çdo natë nxirreshin nga disa të burgosur, kinse për t’u marrë në pyetje
E në realitet likuidoheshin. Unë dhe Hysen Lutani ishim arrestuar me pretekst se prindërit nuk ishin pajtuar me pushtetin e ri që po formohej.
Nuk më kujtohet data e saktë, por mendohej se ishte 8 ose 10 janari, kur njësia partizane me Shaban Polluzhën në krye vjen në Sërbicë për t’u konsultuar se kur duhej të niseshin për frontin e Sremit. Njësia e Shaban Polluzhës bën një lëvizje të tërësishme nëpër qendrën e Serbicës dhe me ndihmën e qytetarëve në stom të lumit zbulojnë një gropë të madhe të mbushur përplot me kufoma njerëzish, të cilët ishin masakruar-vepër e ashtuquajturve njësi çlirimtare partizane. Për këtë vepër të ndyrë luftëtarët e Shaban Polluzhës e informojnë atë në shtab, ku ishte me krerët komunistë. Ky lajm e tronditi shumë Shaban Polluzhën, i cili protestoi ashpër ndaj këtij tmerri dhe urdhëroi që të lirohen të gjithë të burgosurit e ngujuar (ata që kishin mbetur). Ashtu si urdhëroi, edhe u veprua. Më kujtohet kur erdhi një oficer i OZN-ës dhe çeli derën e burgut, ku ishim të ngujuar mbi 50 vet. Pas daljes nga burgu bëra disa hapa dhe papritmas pash një turmë njerëzish që po lëshonin zëra të tmerrshëm. U drejtova nga ajo turmë për të parë se çka po ndodhte. Aty pashë disa kufoma njerëzish që i njihja. Ndër ta ishte i ndjeri Tush Selmani- Izbica i masakruar tërësisht. Kishte të prerë hundën, veshët dhe pjesët gjenitale; Halil Bajraktari nga Llausha, po ashtu i masakruar në të njëjtën mënyrë. Ndër ta ishte edhe njëfarë Nuha nga fshati Sushicë i Istogut. Në këtë gropë e përgjatë lumit u gjetën rreth 30 njerëz të masakruar. Në këtë burg u masakrua edhe djaloshi Abdyl Xani i Polacit nxënës i Liceut të Prishtinës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Shqipëria Etnike Empty
MesazhTitulli: Re: Shqipëria Etnike   Shqipëria Etnike EmptyFri Jul 25, 2008 10:51 pm

6. GJIMNAZISTI I MASAKRUAR

Abdyl Xani, nxënës i Gjimnazit të Prishtinës, ishte nisur nga vendlindja (Polac) me vullnet të madh për të kryer liceun dhe për të përhapur dijen në fshatrat e Drenicës. Familja e tij do të ndajë nga kafshata e gojës për ta shkolluar të birin, i cili me perspektivë shikonte jetën e tij djaloshare. Ishte nxënës i zellshëm dhe i respektuar nga kolegët e tij. Kishte dëshirë të mësojë për të gjitha çështjet, por mbi të gjitha i interesonte historia kombëtare. Siç rrëfejnë ata që e njohën këtë djalosh të Polacit, gjithherë fliste për çështjen kombëtare. E adhuronte bashkëvendësin e tij, që njëherësh e ishte edhe idhull, Hasan Prishtinën. Kur vinte gjatë fundjavës në fshatin e tij, rrallëkush e shihte pa libër në dorë, fliste me pietet për të gjitha figurat kombëtare. Kishte siguruar libra dhe literaturë nga Shqipëria, dhe ato i mbante në çantë, edhe pse nuk ishin të parapara me programin mësimor.
Vjen dimri i vitit 1945. Kosovën e përfshinë valë e re territori. Në Drenicë burgosen dhe likuidohen njerëzit e pafajshëm . një ditë e kobshme OZN-ja vjen në Polac për ta bastisur shtëpinë e Abdyl Xanit. Abdyli merret nga OZN-ja dhe dërgohet në burgun e Serbicës. Ngujohet si gjithë të tjerët. Një natë, me gjasë më 7 janar, të atij dimri të madh, masakrohet me thikë dhe qitet në një gropë lumi, ki ishin qitur edhe shumë të tjerë. Siç deklarojnë njerëzit e kohës, për këtë masakër janë fajtorë Ali Shukrija dhe udhëheqës të tjerë të Kosovës.
Pas betimit të Fadil Hoxhës se më pak nuk do të ngjajnë tragjedi të tilla, Shaban Polluzha me brigadën e vet niset për në frontin e Sremit. Tafë Geci, thotë se at natë kishin bujtur në Polac dhe në fshatrat afër Serbicës për të marrë rrugë pastaj t nesërmen në drejtim të Podujevës.
-Gjatë udhëtimit, një natë kalojnë në Novosellë të Magjunit. Këtu arrijnë lajme se nga burgjet e Prishtinës, të Mitrovicës e Vushtrrisë pop nxirren njerëzit e po pushkatohet-shtoi ai.
Bindja se duhet shkuar për në frontin e Sremit tashmë ishte zbehur edhe më shumë, saqë çdo hap i mëtejmë pothuajse ishte formal.
Ende pa arritur Shaban Polluzha me luftëtarët e vet në Podujevë, ndërkohë partizano-çetnikët fillojnë masakrat e reja mbi fshatrat e Drenicës. Duke shkuar për të bluar në Llaushë, Xheladin Xani e Ramë Kabashi nga Polaci, masakrohen, dhe më përtej po atë ditë vriten babë e bir nga Rezalla për t’u hedhur pastaj në rrugë.
Lajmi për këto masakra, Shaban Polluzhës i arrin në Podujevë. Ndalen në këtë pjesë të Llapit për të biseduar se a duhet vazhduar rruga më tej (në rrethana të tilla) apo jo?
Sipas raportit të komandantit të administrimit ushtarak, Sava Dërletiqit, Shaban Polluzha në Podujevë kishte mbi 5.000 njerëz.
-Në tubimin që u organizua, i pari ngrihet Miftar Bajraktari nga Llausha-thotë Tafë Geci, i cili insistoi që menjëherë të kthehet brigada dhe të mbrojë popullsisë shqiptare nga masakrat çetnike e partizane. Pasi folën edhe disa të tjerë, po edhe Shaban Polluzha, konstatohet: “Nëse vazhdojmë rrugën për në frontin e Sremit do të do të likuidohemi pa arritur atje, kurse, në anën tjerët në Kosovë pa kurrfarë pengesash do të bëjnë terror të tjerët mbi gratë dhe fëmijët tanë”.
Në Podujevë priste Shaban Haxhia (major nga Shqipëria) me Brigadën e Shtatë Kosovare, komisar Qamil Brovina, Ramadan Haxhia, kapiten të e të tjerë. Vijnë te ne për të na bindur që të nisemi (edhe ne) për në frontin e Sremit. I pari prej tyre del në skenë Shaban Haxhia, i cili thekson se brigada e Shaban Polluzhës duhet t’i bashkohet Brigadës së Shtatë Kosovare në bazë të urdhrit të shtabit operativ, që udhëhiqte Fadil Hoxha dh menjëherë të nisemi për në frontin e Sremit. Në këtë tubim folën edhe Qamil Brovina dhe Ramadan Hoxha. Edhe këta përsëritën këto konstatime – thotë komandant Ramadan Rexha, komisar politik i një batalioni të Shaban Polluzhës. Në tribunë sërish dalin njerëzit e brigadës së Drenicës dh e i kundërshtojnë qëllimet e tyre, duke thënë se vendin tonë e kemi çliruar dhe se nuk duam ti lëmë eshtrat në vende të huaja. Në atë tubim, si thotë më tutje Ramadan Rexha, asistonin katër oficerë me uniformë të OZN-ës dhe me të dëgjuar zërin e njërit nga masa: “Përse të shkojmë në Serbi kur dihet se çka mund të ndodhë me familjet tona”?-menjëherë vërsuleshin drejt tij. Në atë çast i kapën armët për të bërë rezistencë, atëherë shpejt e shpejt doli në tribunë Shaban Polluzha, i cili tha: “Ngadalë mos u ngutni”. Këto fjalë i përsëriti dy tri herë. Kur panë se çfarë situate e nderë do të krijohej, oficerët me uniformë të OZN-ës humbën sa hap e mbyll sytë. Pastaj, prapë paraqitet Ramadan Hoxha i Sedllarit. Me të dëgjuar fjalët e këtij udhëheqësi të Brigadës së Shtatë Kosovare – Shaban Polluzha i drejtohet Shaban Haxhisë: “Nuk mund të ofendojë askush e as ky që foli tash, njerëzit e mi. Ne nuk do të nisemi andej çka thotë dikush – do të vendosim ashtu siç mendojmë ne, e dihet mirëfilli si kemi vendosur”! Këtu merret qëndrimi që të kthehet dhe t’u kundërvihet të gjithë atyre që bëjnë masakrime të popullatës së pafajshme. Pikërisht në këtë kohë, kur u mor qëndrimi për t’u kthyer, vjen një njeri dhe thotë se Shaban Polluzhën po e thërret Fadil Hoxha në telefon. Meqë ishte bukur larg zyra ku thërriste, - thekson Hamzë Istogu, e shoqërova Shabanin. Fadili e pyeti e si i kishte hallet. Ndërkaq, ky iu përgjigj kurrqysh. Për frontin e Sremit – thotë Shaban Polluzha – nuk do të shkojmë, ngase nuk e mbajte fjalën. Njerëzit edhe më tej po vriten për çdo ditë e madje edhe nëpër rrugë.
Prandaj, ata të cilët e bindën Shaban Polluzhën që të nisej me brigadën për në Srem, mu ata duke i kthyer nga Podujeva për në Drenicë, me të kaluar grykën e Llapit, ndezën topat kundër, tij. Dhe në fakt, prej këtij momenti fillon likuidimi masiv i njerëzve në Drenicë. Në të kthyer, ata bujtën në fshatrat e Llapit. Të nesërmen në mëngjes, arrin letra e Fadil Hoxhës. Letrën, më kujtohet,- thotë Hamzë Istogu, e lexoi Sadik Tafarshiku. Në letër shkruante: Ju nuk keni dashur ta zbatoni urdhrin e Shtabit operativ dhe mu për këtë prej këtij çasti jeni të rrethuar nga të gjithat anët. Në fund të letrës shkruante se nuk kini nga t’ia mbani.
Përhapnin parullën se do të hyjnë në Prishtinë, me qëllim që t'i shmangeshim që t'i shmangen kurthit të përgatitur. Së këndejmi, kur dolën në Lluzhan, kthehen në drejtim të Barilevës dhe për të vazhduar rrugën për në Drenicë. Atëherë në Kosovë dërgohet brigada e parë e Kosovë e Metohisë, batalionet e së cilës shpërndahen në disa territoret Drenicës, me seli në Sërbicë. Mirëpo, forca nuk arritën t’i kundërviheshin brigadës së Shaban Polluzhës, e cila depërtoi në Drenicë. Në front kundër kësaj brigade dërgohen forca të mëdha ushtarake nga Serbia e Mali i Zi, e më vonë inkuadrohet edhe brigada e Shqipërisë e cila kthehet nga Sanxhaku. Luftimet marrin përmasa të mëdha aty nga 20 janari.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Shqipëria Etnike Empty
MesazhTitulli: Re: Shqipëria Etnike   Shqipëria Etnike EmptyFri Jul 25, 2008 10:51 pm

7. BABAI PËR DJALIN

Sërbicadhe Gllogoci, dy qendra të Drenicës, në pjesën e parë të janarit të vitit 1945, ishin bërë kasaphane të vërteta. OZN-ja për çdo ditë merrte fshatarë të pafajshëm nëpër shtëpi, nëpër rrugë dhe kudo që i gjente, për t’i ekzekutuar pastaj dhe mënyrat më të egra. Këtë punë e kryente vetëm OZN-ja, por edhe shumë brigada partizane, sidomos ato serbe e malazeze. Një ditë janari, duke kaluar një brigadë malazeze nëpër Likoshan, merr djalin e ri të Rexhep Gjelit dhe e nisin për në Sërbicë ku do të ekzekutohej si gjithë të tjerët. Në të hyrë të Serbicës Rexhep Gjeli sheh se si një djalosh e kishin vendosur përpara dhe të lidhur me 6-7 partizanë. Kur afrohet edhe pak, sheh se ai është djali i tij. Në atë çast tejet dramatik. Siç thekson Selim Abdyli nga Dobrosheci, Rexhepi bllokon dy ushtarë me armë dhe në mënyrë ultimative urdhëron ta lirojnë djalin e tij, i cili vetëm disa hapa duhej bërë për të hyrë në ndërtesën famëkeqe, ku masakroheshin fshatarët e Drenicës.
- Si fëmijë kish ndalur atë ditë në Sërbicë, - tregon Ismet Spahiu nga Llausha, dhe në skaj të qytezës pashë përpëlitjet e Rexhep Gjelit, duke shpëtuar të birin, i cili nuk kishte më shumë se pesëmbëdhjetë vjet. Pasi liron djalin, Rexhepi merr rrugën në drejtim të kundërt të qytezës, ndërsa “partizanët” mbetën të hutuar duke shikuar largimin e Rexhep Gjelit me djalë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Shqipëria Etnike Empty
MesazhTitulli: Re: Shqipëria Etnike   Shqipëria Etnike EmptyFri Jul 25, 2008 10:52 pm

8. MBYTJET ME ÇEKIÇ

Është trishtim që rrëfimi i mëposhtëm të dëgjohet në një përrallë e lëre më të përjetohet. Ajo që ndodhi në Gllogofc më 6, 7, 8, 9, e 10 janar 1945, nuk ka ngjarë në asnjë kamp të përqendrimit të nazistëve, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Këtë e bëri Brigada e parë e Kosovës, komandant i së cilës ishte Zyfer Musiqi. Kjo brigadë vrasëse, çetnike-partizane, - si thonë Ali Bajraktari, në Gllogofc nga rajoni o Pejës. Në të arritur në këtë pjesë të Drenicës, formon shtabin në shtëpinë e Jusuf Gradicës që asokohe ishte i burgosur në Sërbicë, ku likuidohet në pranverë të atij viti. Zyfer Musiqi, komandant i brigadës, urdhëron që të bëhet arrestimi i fshatarëve dhe kështu ata të silleshin në kullën e Talit, ku edh likuidohen. Njerëzit që merreshin sipas sinjalizimit të kolonëve dhe të OZN-së. Si deklaron Ali Bajraktari, në kullë ishin dy dhoma, ku i futnin të arrestuarit dhe, pas shumë maltretimeve fizike, një nga një i çonin në një dhomë tjetër, ku i mbytnin me çekiç e kazmë. Gjatë tërë kohës nuk kemi dëgjuar krisma pushkësh, që do të thotë se nuk dinim se çka po ndodhte në atë kullë, edhe pse nuk ishte larg shtëpive tona. Ne po mendonim se po i merrnin dhe po i çonin diku tjetër në burg ose po i mobilizonin. Pas dy ditësh morëm vesh se nuk ishte ashtu. Ata posa i mbytnin, diku nga mesi i natës, kufomat ua ngarkonin dy të tjerëve në shpinë dhe me roje përcjellëse i çonin te mulliri i Delisë në Gllobar, ku ndodhej një pus i thellë, dhe i hidhnin njëri pas tjetrit. Posa i lëshonin në pus, ata dy që i kishin bartur kufomat aq larg, pushkatoheshin she pastaj i përplasnin në të njëjtin pus e në të njëjtin varr kolektiv.
Në këtë kasaphanë u mbytën rreth njëzet veta nga rajoni i Gllogofcit dhe shumë të tjerë të anës së Llapit që në ato të pasigurta në Llap, ishin strehuar në Drenicë. Bënte të ftohtë të madh. Çdo gjë ngrin. Ngrin edhe pusi i mullirit të Delisë. Kufomat mbesin aty deri në pranverë. Disa prej tyre u identifikuan, po shumë të tjerë nuk qe e mundur. Më pastaj varrosen aty që të gjithë. E tërë kjo shkakton revoltë të madhe në popull. Mbretëronte pasiguri e përgjithshme me masë. Nuk dihej më se kënd e err nata, e kënd e qel dita. Brigada e Zylfer Musiqit, siç do të shohim në vazhdim, bën edh shumë masakra të tjera masakra nëpër fshatra të tjera bashkime Brigadën e parë të Bokës.
Në Gllogofc me kazmë e çekiç u mbytën:
Azem Zeqiri (Gllobar)
Mehmet Gjikoka (Tërstenik)
Feriz Kukiqi (Krajkovë)
Hajdar Hydi (Krajkovë)
Ibrahim Thaçi (Potërk)
Halil Thaçi (Potërk)
Trembëdhjetë të tjerë nuk qe e mundur t’i identifikonin, - thotë Ali Bajraktari, por me gjasë ishin të anës së Llapit dhe për ta hapën një varr kolektiv.
Brigada e parë e Kosovës e Metohisë me Zyfer Musiqin në krye bastis katundet e Drenicës dhe maltreton të gjithë, duke mos kursyer as fëmijët. Ata merren me dhunë nga shtëpitë e tyre dhe dërgohen në drejtim të panjohur. Disa çohen në burgje, e disa të tjerë zhduken pagjumë. Ishte fillimi i një aksioni të shfarosjes masive të shqiptarëve. Në krye të këtyre aksioneve ishin Petar Brajoviqi dhe proverbi i merituar Zyfer Musiq. Ky i fundit në pjesën e parë të janarit shkon në fshatin Shtrubullovë dhe nga shtëpitë merr Zenel Sahitin, Ukë Miftarin, Avdi Myrtë, Hetë Hamzën, Sherif Mehmetin, Ikan Sahitin, Latif Murtezin, dhe Rifat Sahitin. Të gjithë këta i dërgojnë në burgun e Gllogofcit, në shtëpi të Jusuf Gradicës dhe i torturojnë në metoda të ndryshme. Ata u thonë: ”ose do të dorëzoni armët që i keni, ose do të pushkatoheni”. U jepet afat prej dymbëdhjetë orësh. Kur pamë se ç’po ndodhte në kullën e Talit (mbyteshin njerëzit me kazmë e çekiç), siç tregon Latif Murtezi, thamë se pushkët i kemi në shtëpi dhe do ti dorëzojmë. Të lidhur me tela na dërgojnë në fshatin tonë në Shtrubullovë, por, meqë nuk patëm pushkë të dorëzonim, ata vendosën të na pushkatonin në fushë të këtij fshati. Prej të gjithëve vetëm Hetë Hamza kishte pushkë, të cilën e dorëzon. Avdinë dhe një tjetër i zgjidhin dhe i urdhërojnë të hapin një varr të madh që do t’i nxinte të gjithë. Para se të përfundojë çelja e varrit kolektiv, përkujton Latifi, ne që e këqyrnim me duar të lidhura, i thamë: ”Zgjeroje edhe pak, se nuk do të na nxërë”. Me të dëgjuar këto fjalë komisari i batalionit, Vujiqi nga Baca, thotë: ”Nëse do t’i bini pushkët për gjashtë orë, do të shpëtoni nga batarja”.
Pas këtij afati na dërgojnë në kullë të Misin Ymerit. Varri kolektiv mbetet i çelur. Kur e panë fshatarët se do të na pushkatonin, dolën nëpër miq e shokë e siguruan nga tri pushkë, kurse të tjerat i blenë. Meritë për shpëtimin tonë ishte Adem Hamza, i cili asokohe ishte këshilltar i fshatit.
Pasi dorëzohen pushkët, të nëntë burrat e Shtrubullovës i çojnë në një brigadë plotësuese dhe në pranverë të po atij viti do të kenë fatin e ligë, përkatësisht do të dërgohen në Tivar, ku do të përjetojnë tërë tmerrin që përjetuan edh shumë kosovarë të tjerë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Shqipëria Etnike Empty
MesazhTitulli: Re: Shqipëria Etnike   Shqipëria Etnike EmptyFri Jul 25, 2008 10:52 pm

9. TRI DITË PAS TMERRIT

Masakrimi i popullatës u bë me motivacion se fshatarët e kësaj ane mbanin me bukë “kundërrevolucionarët” e Shaban Polluzhës dhe të Mehmet Gradicës. Qëllimi, ndërkaq, i qartë: shfarosje e shqiptarëve. Drenica, e tëra, këto ditë janari ishte nën flakë.
Vrasje masive në të gjitha anët; në Gllogofc përqendrohen forca të mëdha ushtarake. Bënte tejet ftohtë, dita e fundit e janarit të vitit 1045. nuk kishte bukë të mjaftueshme që të vazhdojë jeta. Dita mezi kalohej. Në fshatin ml të madh të Drenicës, në Tërstenik, Petar Brajoviqi me brigadën e tij dhe me ata të brigadës së Bokës përgatiti shfarosjen e të gjithë njerëzve.
Përderisa forcat e Shaban Polluzhës ndodheshin në rajonin e Obrisë e ato partizane kishin zënë pozitat në trevën e Gllogofcit dhe në një pjesë të Tërstenikut, Asim Luzha nga Gjakova, ish-deputet i Drenicës që kishte autoritet në këtë anë, në fund të janarit të këtij viti, qe dërguar në mision të posaçëm në Drenicë për t’i bindur fshatarët që të ktheheshin dhe të inkuadroheshin në lëvizjen partizane.
U tubuan të gjithë meshkujt, sa ishim në një fushë, të Kukajve, tregon plaku Shaban Mulaj. Në atë Kuvend Arsimi na tha se populli shqiptarë në Jugosllavinë e vjetër nuk ka pasur kurrfarë të drejtash, së këndejmi tani është mirë dhe me interes të përgjithshëm të inkuadroheni në njësitë partizane, se, me të përfunduar lufta, shqiptarët do t’i gëzojnë të gjitha të drejtat si të tjerët. Ata që vijnë me ne, të mos frikësohen se nuk do ti gjejë asgjë. Edhe kundruall kësaj, ne mbetëm në shtëpitë tona, sepse nuk kishim bërë askujt gjë, thotë Shabani.
Vinin ditë të vështira. Prej çastit në çast lufta merrte përpjesëtime më të gjera. Përleshjet në mes forcave të Shaban Polluzhës dhe atyre partizane bëheshin gjithnjë më të shpeshta. Nëpër tërë Drenicën qarkullonin brigada dhe divizione të UNÇJ-së. Ndërkaq, sipas të dhënave, një brigadë e Batalionit të Korparmatës së mbrojtjes popullore të Jugosllavisë (KNOJ-së) dhe Brigada e parë e Bokës, më 30 janar hynë në fshatin Tërstenik dhe bënë tmerr të paparë, duke vrarë burra, gra e fëmijë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Shqipëria Etnike Empty
MesazhTitulli: Re: Shqipëria Etnike   Shqipëria Etnike EmptyFri Jul 25, 2008 10:52 pm

10. KUFOMAT NË ZJARR

Në të hyrë në fshat, këto Brigada formuan dy shtabe, një në lagjen e Spahiajve e tjetri në atë të Mulajve. Rrethimi i fshatit ishte bërë që më parë në disa drejtime, si zonë e lirë kishte mbetur ana perëndimore, ku nuk kishte siguri për shkak të malit që gjendej jo fort larg këtij vendbanimi. Fshatarët nuk e dinin se ekzistonte kjo zonë për t’iu shmangur së keqes që vinte. Mu për këtë të gjithë mbetën nëpër shtëpi me shpresë se nuk do të ndodhë diçka tragjike.
Tragjikja ndodhi dy orë para mbrëmjes, rrëfen Hanumshahe Spahiu. Vëllai im Selimi, hetoi se ishim rrethuar nga forca të mëdha ushtarake. Hyri shpejt e shpejt brenda, përkatësisht në dhomën ku rrinim, dhe të gjithë anëtarët e familjes na zbriti në katin e poshtëm. Nuk kaloi shumë kohë dhe oborret u mbushën me ushtarë. Ndihej vetëm komanda” ky është rajon ballistësh” u tha ushtarëve njëri prej komanduesve. Nga oborri vinte erë e kobshme. Të gjithë ishim të ngujuar në një dhomë. Askush nuk fliste thuajse kishte rënë perdja e jetës. Rrogëtari Xheladin Çallapeku, i cili në atë moment nuk gjendej në shtëpi, ishte kidnapuar dhe urdhërohet që t’ua shtjerë flakën kashtës, plemes, arave dhe gardhiqeve. Posa u detyrua të bënte këtë, e detyruan të thërriste “O Selim Spahiu, dil jashtë se u kalle me çka ke! Selimi deshi të dilte por nuk e la nëna e tij Hava, se e dinte ç’do të ndodhte. Kur flaka kaploi hambarin dhe gardhiqet, ata u afruan te dera e shtëpisë, duke bërtitur ”dilni, se do t’ju vrasim të gjithëve!”. Atëherë nuk na mbeti gjë tjetër veç të dilnim jashtë. Dola unë, thotë Hanumshahja, pastaj nëna dhe vëllai Selimi, kurse të nëntë anëtarët, gra e fëmijë, mbetën brenda. Me të dalë, Selimin e lidhën dhe me sytë tonë, në fund të oborrit, afër një gardhi i kishte hyrë flaka, e pushkatuan dhe pastaj e qitën në zjarr. Njëri që fliste një shqipe të zorshme, tha: “Merreni tash në paçi çka të merrni!” me nënën e larguam kufomën nga flaka. Ishim habitur pas vëllait dhe nuk dinin se ç’po bëhej me të tjerët, as me anëtarët e familjes, as me fqinjët. I vranë edhe qentë.
Po afrohej mbrëmja. Të shtënat bëheshin më të shpeshta. Flaka gardhiqeve kishte shkretëruar shumë çka. Digjeshin stallat dhe shtëpitë. Zjarri i ndihmuar nga era rrezikonte jetën e fëmijëve dhe të grave. Përderisa gratë bartnin ujë për ta shuar zjarrin, në shtëpinë pasi ia kishin marrë bukën me dhunë, e vrasin Sali Spahiun para syve të grave dhe të fëmijëve. Këto brigada në këto lagje në mënyrë barbare vranë pastaj Qazim Spahiun, Emin Spahiun, gruan e Milaim Spahiut, Xhemilen e cila, duke mbajtur në duar foshnjën, Bajramin, i cili rastësisht u shpëtoi revoleve. Ai sot është gjallë. Në këtë lagje të Tërstenikut, u krijua një imazh tragjik. Shtëpitë dhe njerëzit mbetën në tym dhe flakë, kufomat nëpër oborre, shumë shtazë u dogjën nëpër are.
Ndërkaq Xhemajl dhe Ramadan Spahiu, që nuk kishin më shumë se 13 vjeç, nga vdekja shpëtuan vetëm në saje të një gruaje, e cila këta i veshi në tesha të femrave dhe kështu i shpëtuan tragjedisë. Ngase nuk mbeti asnjë burrë, pas largimit të çetniku-partizanëve që e bënë këtë terror mbi popullatën e pafajshme, kufomat i morën gratë dhe, duke mos pasur kush t’i qelë varret, ato qëndruan 5 ditë mbi dhe. Duke dëgjuar për vrasjen mizore në lagjen e Spahiajve në Tërstenik, vijnë disa njerëz të Shaban Polluzhës dhe i vrasin dy nga dy në lamën e Mehmet Spahiut, vetëm për Xhemilen u çel një varr i veçantë. Pas tri javësh kthehet Ibrahim Spahiu, i cili ditën që kishte ndodhur kjo masakër ishte qëlluar në Bijcë, i nxjerrë kufomat nga lama dhe i varrosë në varreza, por sërish nga dy, meqë nuk mundi rihapte për secilën kufomë veç e veç, ngase toka ishte ngrirë acar dhe bënte acar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Shqipëria Etnike Empty
MesazhTitulli: Re: Shqipëria Etnike   Shqipëria Etnike EmptyFri Jul 25, 2008 10:53 pm

11. STREHIMI I KOBSHËM

Në atë çast të kobshëm në lagjen e Spahiajve, në odën e Ibrahimit, u gjetën - kallëzon Asllan Spahiu - 18 të rinj, si thoshin ata, të anës së Gjilanit, që përpiqeshin për t’u kthyer në shtëpi të tyre. Pasi hetohen nga partizano-çetnikët e këtyre bandave dhe meqenëse nuk kishin armë, lidhen dorë për dore dhe nja 700 metra përtej shtëpive pushkatohen, me përjashtim të tre vetave, të cilët Fata Spahiu, grua e zhdërvjellët, arrin t’i fshehë në një grazhd të ahurit duke i mbuluar me kashtë. Atë natë dinim se vetëm u nxorën nga shtëpia jonë këta të rinj vazhdon ai – por nuk e dinim se a u pushkatuan apo jo, sepse të shtëna kishte nga të gjitha anët e Tërstenikut. Njëri prej tyre nuk kishte vdekur nga plagët, por i plagosur rëndë, bëri përpjekje që të arrinte në shtëpinë më të afërme. Meqë nuk kishte mundur ta kapërcente përroin, nga plagët dhe të ftohtët e madh, vdes edh ky. Në lagjen e Spahiajve, ku prej nga edhe i kishin marrë, tregon Fata, gjatë asaj nate ndihej zëri i atij të plagosuri që kërkonte ndihmë. Në atë moment pasi kishte dëgjuar klithjen këtij të plagosuri shkon për t’i ndihmuar Fata, e cila më parë i kishte shpëtuar tre shokët e tij, por me gjithë përpjekjet që bën nuk arriti t bartte. Më tha se është nga një katund i Gjilanit, e përmendi edhe emrin e tij, por nga krismat e rafaleve dhe mitralozave në lagjen tjetër, mu zhduk nga kujtesa ky emër dhe kurrë nuk mu kujtua. Më la edhe një porosi, por as atë nuk e mbajta mend. Pas dy ditësh mora vesh se edhe të tjerët po atë ditë ishin pushkatuar. Nuk kishte kush t’i varroste. Mbi dhe mbetën disa ditë, derisa u gjetën dy-tri burra të cilët i varrosën në një varr të përbashkët. Edhe sot e kësaj dite, askush nuk u interesua për identitetin e atyre të masakruarve. Edh]e pse këta të rinj para pak netësh kishin bujtur në odën e Ibrahim Spahiut dhe me siguri kishin treguar kush janë dhe nga janë, fatkeqësisht kishin mbetur të paidentifikuar, sepse burrat që u bënë konak këtyre të rinjve, u pushkatuan. Sipas kujtimeve të Ramadan Rexhës, komisar i batalionit të IV të brigadës së Shaban Polluzhës, del se këta të rinj të pushkatuar ishin të Batalionit të rinisë së Kosovës, i cili në atë kohë vepronte në kuadër të Brigadës së Parë të Kosovë e Metohisë (komandant Zyfer Musiqi). Si thotë Ramadani, nga fundi i janarit batalioni ynë, me Hazir Gjakën në krye, një natë kaluam në Gllobar. Të nesërmen shkojnë në fshatin Tërstenik , por në afërsi të këtij lokaliteti i sulmon Batalioni i të rinjve të Kosovës, të cilët i printe Jusuf Gilani. Gjatë kësaj përleshjeje ne arritëm të zinim 2 të rinj shqiptarë dhe 3 femra serbe dhe menjëherë o dërguan në Rezallë, ku ishte shtabi i Shaban Polluzhës. Se këta të rinj janë sjellë në Rezallë (të zënë në front), këtë e vërtetojnë edhe Hajzer dhe Sadik Malaj në shtëpinë e të cilëve asokohe ishte udhëheqja e Shaban Polluzhës. Ata thonë se pasi u mor vesh se kush janë dhe cilës njësi partizane i takonin, i liruan duke thënë se për shkak të sigurisë do të ishte mirë që disa të qëndrojnë në Rezallë e pastaj të shkojnë nëpër shtëpi, por 20 sish e lëshuan Rezallën, kurse shtatë veta me tri femra mbetën aty. Këta 20 të rinj gjatë rrugës për në shtëpi të tyre ( me siguri ishin të rajoneve të Gjilanit) bujtën në Tërstenik në konakun e Ibrahim Spahiut. Për fat të keq e tragjik, fshati Tërstenik rrethohet të nesërmen nga partizanët dhe së bashku me shumë të tjerë të Tërstenikut pushkatohen nga Brigada e Mbrojtjes popullore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Shqipëria Etnike Empty
MesazhTitulli: Re: Shqipëria Etnike   Shqipëria Etnike EmptyFri Jul 25, 2008 10:53 pm

12. KUSH ISHTE ASIM LUZHA




Shqipëria Etnike U2_AsimLuzha
Asim Luzha
Asim Luzha u lind, më 1896 në Gjakovë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa gjimnazin në Shkup e medresenë në Gjakovë. Në dhjetor të vitit 1938 u zgjedh deputet i popullit në Drenicë. Ka qenë njohës i mirë i gjuhëve orientale, ishte dashamir i përhapjes së arsimit në Dukagjin dhe në Kosovë gjatë LNÇ-së ishte inkuadruar në këtë lëvizje. Shtëpia e tij ishte çerdhe për të gjithë njerëzit përparimtarë. Më 1913 internohet në Nikshiq, ku ishin internuar edhe shumë intelektualë, të tjerë nga Gjakova dhe Peja. Kur pushtohet Shkodra nga malazezët, Asimi dhe të internuarit tjerë lirohet. Duke qenë i inkuadruar në LNÇ, nga fundi i vitit, 1944, Asimi takohet në Junik me Fadil Hoxhën dhe aty e këshillon që në Drenicë të dërgojë një brigadë të Shqipërisë, sepse drenicasit kanë përvojë të hidhur nga regjimi serb, kishte deklaruar Qamil Luzha. Ky pastaj i bën edhe propozimin tjetër që të shkojë vetë në Drenicë, se në këtë rajon kishte qenë deputet dhe gëzonte autoritet, për ta qetësuar situatën, mirëpo Fadili nuk pranon këtë dhe në të njëjtën kohë për në Drenicë nis Ismet Shaqirin dhe Ymer Pulën. Si thoshte Qamili, pas çlirimit të Gjakovës nga gjermanët, përsëri Asimi i propozon Fadil Hoxhës që në Drenicë të dërgohet sërish brigada shqiptare, por Fadili me nervozizëm përgjigjet: “Asim-efendi, le ta bëjnë Drenica pushkën top, se nuk bëjnë dallime se cila brigadë duhet të shkojë atje”. Pasi dështon misioni i Ymer Pulës dhe i Ismet Shaqirit, arrini telegrami prej Prishtinës në fillim të vitit 1945. Asimi shkon në Prishtinë she së andejmi bashkë me Rifat Drenicën nisen për në Drenicë. Rifati e këshillon Asimin që për shkak të shtetrrethimit që mbretëronte në atë kohë të mos shkonin në Tërstenik. Mirëpo, Asimi ngul këmbë, e Rifat Berisha kthehet në drejtim të Drenicës së Pashës, ndërsa Asimi, i shoqëruar nga dy partizanë, arrin në Tërstenik.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Shqipëria Etnike Empty
MesazhTitulli: Re: Shqipëria Etnike   Shqipëria Etnike EmptyFri Jul 25, 2008 10:54 pm

13. KOMANDANTI – ÇETNIK

Tridhjetë janari, siç kemi theksuar, ishte tragjik për fshatarët e Tërstenikut. Përveç pushkatimeve që u bënë në lagjen e Spahiajve, në të njëjtën ditë dhe pothuaj në të njëjtën kohë, fillon vrasja masive dhe në lagjet e Kukajve, të Mulajve dhe të Balajve.
Diku rreth orës dhjetë në lagjen tonë (të Mulajve) erdhën gjashtë të rinj nga Dobrajt e Vërbofcit, të cilët kishin për qëllim t’u bashkoheshin forcave të Shaban Polluzhës, që në atë kohë gjendeshin të përqendruara në rajonin e Obrisë. Fetah Mulaj, me dhëndrin e vet Keçën (kështu e quanin) nga Tërdeci, u jepnin bagëtive ujë. Këta të rinj, - thotë Rrustem Mulaj, më pyetën se në ç’drejtim është rruga për të dalë në bjeshkë. E dija fare mirë përse më pyetën. U tregova drejtimin që për mua ishte më i shkurtri, mirëpo ndërhyri Fetahu (mixha im), duke u thënë atyre se më mirë është t’i bien rrugës së malit, sepse mund të takoheshin me ndokend dhe mund të pësonin. Mirëpo, ata, edhe pse isha më i ri, zgjodhën drejtimin që u thashë unë, tregon Rrustemi. Në ndërkohë, duke udhëtuar në atë drejtim, përpak sa nuk u takuan me ushtarët e komandantit Brajeviç.
Nuk vonoi shumë e djelmoshat u gjetën në oborrin tonë (i kishim edhe miq) dhe na treguan se po vijnë shumë partizanë. Atëherë, ne e lamë bagëtinë dhe u mbyllëm në kullë. Derisa erdhën ata, ne e mbyllëm derën e shtëpisë. Me të arritur para derës, u përpoqën ta thyenin derën dhe të hynin brenda me dhunë. Në të vërtetë, duke e parë se dera po thyhej, një hallë nga Tërdeci (e strehuar te ne) e çeli dhe menjëherë më kidnapuan mua, thekson Rrustemi. Pastaj më qitën përpara dhe më detyruan t’i çilja të gjitha dyert e dhomave për të parë se kush ishte aty, dhe pasi kontrolluan pesë dhoma, në radhë vinte oda ku ishin strehuar këta të rinj. Në momentin kur hapa derën, gjithnjë si peng, djelmoshat, të frikësuar, u ngritën në këmbë. U thashë se këta janë meshkujt e shtëpisë sonë. Njëherë nuk e kuptuan apo nuk deshën ta kuptojnë, derisa erdhi njëri prej tyre që fliste shqip. U thanë të ngrinin duar lart dhe pastaj e morën njërin që ishte më i gjati po ishte më i riu dhe e qitën jashtë, duke e detyruar që t’u printe për ta bastisur lagjen. Mua, rrëfen Rrustemi, më liruan, sepse s’isha më shumë se 12 vjeç. I riu që ishte tash peng në vendin tim, quhej Rifat Dobra.
Duke i bastisur shtëpitë e lagjes, gjejnë Fetah Mulajn me një strajcë në shpinë që ishte përgatitur për të ikur, ngase e dinte se ç’do të ndodhte. Bashkë me të ishte edhe dhëndri i tij, Keça, të cilët i pushkatuan para shtëpisë. Ndërkaq, kur bastisën tërë lagjen, pushkatuan edhe djaloshin që u printe, Rifat Dobrën. Pas dy orësh, në shtëpinë tonë erdhi komandanti i brigadës, me të cilin ishin edhe këshilltarët Hashim Mulaj, Ali Kaciçani dhe e vendosin shtabin në shtëpinë tonë. Më pas erdhi Asim Luzha me pesë-gjashtë njerëz në shtab. Më kujtohet fare mirë kur komandanti i batalionit i tha Asim Luzhës se duhej të dorëzoheshin të gjithë fshatarët që kanë më shumë se 13 vjeç. Asim Luzha, thotë Rrustemi, me tre-katër këshilltarë u nis për në lagjen e Spahiajve dhe të Kukajve për t’i bindur fshatarët që të dorëzoheshin. Edhe pas premtimit se nuk do t’i gjente asgjë, vetëm një numër i vogël i fshatarëve u bind se duhej të dorëzoheshin në shtab. Isuf Hajdari, ndërkaq, u tërhoqi vërejtjen këshilltarëve të fshatit që të mos bënin dorëzimin e meshkujve, sepse kishte hetuar që komandanti i batalionit ishte çetnik. Megjithatë fjalët e Isuf Hajdarit nuk u përfikën. Këshilltarët, sipas asaj që u kishte thënë Asim Luzha, bënë dorëzimin e meshkujve në shtab. Kështu, Hashim Mulaj i dorëzoi të gjithë burrat e lagjes së vet, pra, të gjithë të dorëzuarit të armatosur, u futën në një dhomë të kullës së Halit Mulajt, ku ishte edhe shtabi.
E revoltuar pse nuk kishin sjellë edhe të tjerë, udhëheqja e shtabit urdhëron menjëherë që të niset një çetë për lagjen e Kukajve, ku ishin mbledhur të gjithë ata që nuk donin të dorëzoheshin dhe kështu në mes të kësaj çete e fshatarëve filloi një përleshje e ashpër. Si tregojnë dëshmitarët që e përjetuan këtë ngjarje, aty mbetën shumë të vrarë nga kjo çetë ndëshkuese. Ndërkaq, në shtab kurdiset tinëz skenari i vrasjes së Asim Luzhës dhe i fshatarëve të Tërstenikut
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Shqipëria Etnike Empty
MesazhTitulli: Re: Shqipëria Etnike   Shqipëria Etnike EmptyFri Jul 25, 2008 10:54 pm

14. LETRA E ASIM LUZHËS

Duke parë se po përgatitej diçka e keqe, Asim Luzha i shkruan një letër Fadil Hoxhës dhe nis një njeri që ta dërgonte këtë letër sa më shpejt në Gllogofc, mirëpo këtë njeri gjatë rrugës e ndalojnë partizanët dhe letra mbetet në xhepin e tij. Në letër Asim Vokshi shkruante: “Kërkohet intervenim urgjent për të shpëtuar jetën e popullatës së pafajshme (të ngujuar në kullën e Halit Mulajt) në Tërstenik nga batalionet e brigadës së mbrojtjes popullore, përkatësisht nga komandanti Tabakoviq.”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Shqipëria Etnike Empty
MesazhTitulli: Re: Shqipëria Etnike   Shqipëria Etnike EmptyFri Jul 25, 2008 10:54 pm

15. NË ÇFARË RRETHANASH U VRA ASIM LUZHA

Së pari bëhet plani i çarmatosjes së fshatarëve të ngujuar. Dy orë para mbrëmjes në shtabin e korparmatës së mbrojtjes popullore fillon aksioni i zhdukjes. Fshatarët e dorëzuar tradhtohen. Ata i japin armët në besë.
Asim Luzha dhe komandanti, rikujton Rrustemi, rrinin në një dhomë, kurse fshatarët e dorëzuar (të ruajtur nga roja e shumëfishtë) në një dhomë tjetër në të njëjtën shtëpi. Në një çast kur çova dru për ta ndezur stufën (siç më detyronin) vërejta se në mes aktivistit Asim Luzha dhe komandantit të batalionit kishte mosmarrëveshje. Biseda bëhej me nervozizëm dhe me ton të ngritur. Ndërkohë bëhet edhe skenari i zhdukjes së Asim Luzhës në mënyrë që të realizohej më lehtë qëllimi kryesor. Rreth orës 21, më 30 janar, Asim Luzha del prej dhomës së shtabit. Me të dalë, ushtari që ishte caktuar për ta ekzekutuar, e përcillte hap pas hapi, gjoja si truproje, dhe i futi në gjep bombën e kurdisur për eksplodim, e cila e vrau në vend. Kur i lëshoi bombën në xhep, ushtari që e shoqëronte iku si vetëtima, thotë Rrustem Mulaj, dëshmitar i ngjarjes. Më pastaj, ushtari hyn në dhomë, aty ku ishin fshatarët e ngujuar dhe dy nga dy i nxorën jashtë, i lidhën dorë për dore dhe i pushkatuan të gjithë pranë një gardhi, me përjashtim të Musli Kukiqit, i cili në një moment vendimtar vëren se litari ishte i çliruar. Në një moment kur roja kthen shpinën (shëtiste nga të ftohtët, duke pritur komandën), Musliu ikën dhe nga rafalet plagoset në dorë, por shpëton në saje të palltos që i kishte mbetur në gardh, sepse ata menduan se e kishin vrarë.

Në këtë masakër kolektive pushkatohen:

Rexhep Spahiu
Qazim Spahiu
Sheremet Kukaj
Sherif Kukaj
Reshit Kukaj
Veli Kukaj
Sefer Kukaj
Hysen Mulaj
Pajazit Mulaj
Hashim Mulaj (këshilltari, që kishte tubuar meshkujt e lagjes së vet për t’i dorëzuar)
Isa Mulaj
Sadik Mulaj
Ali Keciqani
Fetah Mulaj
Keça
Rifat Dobraj
Hajriz Dvorani
Xhemë Goshani (këshilltar) dhe
Asim Luzha.
Duke u tërhequr nga Tërsteniku, po atë natë në lagjen e Bazajve vrasin të gjithë meshkujt dhe një grua shtatzënë. Në këtë lagje u pushkatuan: Mehmet Bazaj (me gjithë djalë), Feriz Bazaj (me gjithë djalë), Kadri Sefaj, Gruaja e Hasan Kadrisë, Ukë Bazaj, Nebi Bazaj, Abdyl Buzani dhe Bajram Buzani.
Po atë ditë edhe në lagjen e Spahiajve u pushkatuan dhe u dogjën: Selim Spahiu, Emin Spahiu, Xhemile Spahiu, Xheladin Çallapeku.
Ndërkaq, një natë më vonë u pushkatuan edhe 18 të rinj nga ana e Gjilanit, për të cilët u fol më parë.
Vrasja e Asim Luzhës ishte bërë me regji të caktuar. Mund të thuhet se me të dëgjuar që Asim Lusha ishte nisur në Drenicë për të ndërmjetësuar, shumëkujt kjo çështje nuk i shkonte për shtati, aq më pak proçetnikëve siç ishin Petar Brajeviq e Zyfer Musiq. Ish-deputeti i Drenicës, patrioti dhe humanisti Asim Luzha, me të arritur në fshatin Tërstenik, bëri gjithë ç’ishte e mundur për të shpëtuar jetën e fshatarëve të pafajshëm dhe për të ndërmjetësuar në konfliktin që ishte krijuar. Mirëpo Brajeviqi bëri masakër në Tërstenik, duke vrarë edhe Asim Luzhën për t’i mëshehur këmbët e tij të gjarprit. Për këtë flet më së miri letra e Asim Luzhës, dërguar Fadil Hoxhës. Partizanët që i komandonte vet Brajeviqi gjatë rrugës zunë njeriun që duhet të dorëzonte këtë letër. Nuk lejuan që letra të dilte nga labirinti i tyre.
Brajeqi dhe Musiqi, kishin për qëllim që të pengonin çdo iniciativë që kishte kundër derdhjes së gjakut të fëmijëve dhe grave shqiptare. Këta dy ushtarakë-çetnikë, në rroba partizane, do të bëjnë krime të pashembullta, të cilat në raportet e tyre do t’i fshehin. Për të gjithë ata që i vrasin nëpër shtëpi, do të thonë se janë vrarë në front. Pra ajo që bënë këta të dy, nuk është aspak e çuditshme për rrethana të atëhershme e edhe të sotme.
Tërë kjo masakër, më vonë do të reduktohet në dy veta (Pejoviq e Tabakoviq, komandantë të batalioneve) të cilët do të dënohen sipas një gjyqi në Pejë dhe do të burgosen për t’u liruar pas pak kohësh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Shqipëria Etnike Empty
MesazhTitulli: Re: Shqipëria Etnike   Shqipëria Etnike EmptyFri Jul 25, 2008 10:55 pm

17. KUSH ISHTE PETAR BRAJEVIQI
Petar Brajeviqi në mes të dy luftërave botërore nga Mali i Zi vjen (me siguri si kolonist) në Pejë, ku do të kryejë gjimnazin. Në vitin 1940 do të mbarojë edhe akademinë ushtarake në Beograd. Inkuadrohet në LNÇJ. Gjatë kësaj periudhe do të marrë pozita të larta ushtarake dhe do të arrijë të bëhet komandant në shumë brigada. Me brigadën e tij të Mbrojtjes popullore në Drenicë do të bëjë masakra të pashembullta mbi popullatën shqiptare. Duke qenë antishqiptar i përbetuar, do të vrasë edhe gra e fëmijë. Ai bëri masakrën më të tmerrshme në Tërstenik e Polac. Ditën e fundit në Tërstenik, kur Shaban Polluzha rrethohet nga forca të mëdha ushtarake të Jugosllavisë, do të humbë këmbën.
Për terrorin që bëri në Drenicë, më 1950 do të shpërblehet me gradën e gjeneralit dhe do të shpallet hero i popullit. Nuk është i vetmi ky që, për shkak vrasjeve masive që bënë në Drenicë, në Shalë të Bajgorës, e në rajone të tjera, të jenë shpërblyer e të kenë marrë grada.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Shqipëria Etnike Empty
MesazhTitulli: Re: Shqipëria Etnike   Shqipëria Etnike EmptyFri Jul 25, 2008 10:55 pm

18. TRAGJEDIA DHE FATI
Më 3 janar Tërsteniku pëson tragjedinë më të madhe në historikun e tij. Në këtë fshat brigada e korpusit mbrojtës popullore vret në shtëpi nga 60 burra e gra. Një orë para mbrëmjes kjo brigadë hyn në lagjen e Spahiajve, i djeg dhe i vret fshatarët. Në çastin e kobshëm Xhemajlia që ishte duke i dhënë gji foshnjës disamuajshe – Bajramit, kur i nxorën burrat jashtë për ti pushkatuar, Xhemajlia bashkë me foshnjën qenë te oxhaku, ku gatuhej, për të shpëtuar jetën. Xhelatët pasi i vranë tërë burrat e kësaj lagjeje, shtinë edhe në shtëpi, me ç’rast një plumb e goditi për vdekje Xhemajlien me foshnjen në prehër. Bajrami disamuajsh mbet pa nënë. Vinë ditë të vështira. Çdo gjë në fshat katandiset, por me gjithë mënxyrat, jeta vazhdon. Bajrami i vogël rritet. Tash punon dhe jeton në Tërstenik.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Shqipëria Etnike Empty
MesazhTitulli: Re: Shqipëria Etnike   Shqipëria Etnike EmptyFri Jul 25, 2008 10:56 pm

Botën në sy – plaçkat në shpinë
Pas këtij tmerri që bënë partizano-çetnikët, në fshat mbretëronte frikë e madhe se ata do të ktheheshin prapë e t’i vrisnin edhe ata që kishin mbetur, që kishin mbetur nga ajo lemeri e paparë. Ngase nuk kishte mbetur burrë në lagjen e Spahiajve dhe nga frika që ishte futur në mesin e grave dhe të fëmijëve, bashkohen nga tri-katër familje në një shtëpi.
Në fillim të shkurtit, kur u intensifikua lufta në mes të forcave të Shaban Polluzhës dhe atyre partizano-çetnike, në Tërstenik u përhap lajmi se do të vinte një brigadë tjetër dhe do t’i vrasë të gjithë ata që do t’i zënë, thonë dëshmitarët e kësaj tragjedie. Frika nga një terror i sërishëm, i detyroi shumë familje të Tërstenikut të lënë plang e shtëpi dhe nëpër borë e të ftohët të madh të nisen për në fshatin Obri, ku do të gjenin strehim për ta shpëtuar jetën. Të ngarkuar me plaçka në shpinë, të lodhur dhe të tronditur nga tmerri që kishin përjetuar, arrijnë deri në gjysmë të rrugës, ku takojnë hallën Sofi, gruaja e Ukë Spahiut, që vinte nga Obria. Ajo u thotë të kthehen sepse andej kah ishin nisur ishte mbushur përplot ushtarë, që po djegin shtëpi dhe po vrasin njerëz të pafajshëm. Pas këtij rrëfimi te të gjithë pllakosi heshtja. Në atë çast nuk dinim ç’të bënim, tregon Mehaz Mjekiqi, i cili si fëmijë u gjend te dajët e vet në Tërstenik. Deshëm të niseshim në një drejtim tjetër, por rrugët ishin të bllokuara nga bora dhe ushtria. Fëmijët qanin, duart dhe këmbët na ishin mpirë nga të ftohtët; i vetmi qen që kishte mbetur, filloi uturimën dhe u krijua një gjendje tejet e rëndë. Në rrethana të tilla, vendosëm të ktheheshim në shtëpitë tona, pa marrë parasysh se çdo të na ndodhte më pastaj.
Erdhi edhe ajo mbrëmje e frikshme, si shumë mbrëmje që pësuan në atë shkurtin e vitit 1945. llambat e vajgurit nuk guxonim ti ndiznim, sepse frikësoheshim që ato shkaktare që sërish, në atë hapësirë të izoluar, të vijë dikush dhe të bëjë ndonjë tragjedi tjetër. Hanim bukë në dritën e stufës. Ne fëmijët binim të flinim, ndërsa gratë më të vjetra rrinim gjatë tërë natës duke shikuar në dritare, duke shikuar se mos po vjen ndonjë brigadë tjetër a brigada që kishte shkaktuar shfarosjen e meshkujve tanë, thotë Mehazi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Shqipëria Etnike Empty
MesazhTitulli: Re: Shqipëria Etnike   Shqipëria Etnike EmptyFri Jul 25, 2008 10:56 pm

19. PSE LIKUIDOHET SHTABI NË PREKAZ
Pse pas masakrës në Tërstenik vazhdon terrori edhe në fshatrat tjera të Drenicës. Vritet e masakrohet popullata e pafajshme nëpër shtëpi. Përveç brigadave serbe e malazeze, fshatrat e këtij rajoni i likuidojnë edhe kolonët, të cilët ishin inkuadruar për të bërë krime sipas llogarive të vjetra. Siç deklaron Vehbi Veliqi, kolonët e Kralicave të Llaushës e të Polacit, nëpërmjet shefit të OZN-ës, Vllada Kërstiqit, bëjnë likuidimin e fshatarëve. Terror të paparë vazhdojnë të bëjnë Zyfer Musiqi dhe Petar Brajeviqi.
Në fillin të shkurtit Brigada e Parë e Kosovës e Metohisë, komandant i së cilës ishte Zyfer Musiqi, përqendrohet në Polac dhe Prekaz të Ulët. Në këto fshatra formohen shtabet e brigadës, që fillojë terrorin së pari, duke plaçkitur dhe duke i detyruar fshatarët që për çdo ditë të presin dhjetra bagëti për ta, e pastaj nisin dhunën mbi njerëz, duke i qitur zdeshur e zbathur në borë. Ata nuk ndalen me kaq. Pasojnë likuidimet në mënyrë tmerruese. Duke parë një terror të tillë, shumë shqiptarë që ishin inkuadruar në brigadat e ushtrisë jugosllave, fillojnë dezertimin. Demoralizimi i shqiptarëve në njësitë jugosllave ishte i madh dhe fare pak kishin besim në të. Ndalimi i përdorimit të flamurit kombëtar të njësive partizane në Kosovë, kishte shkaktuar pezmatim të llojit të vet.
Duke i parë të gjitha këto komandanti i Batalionit të Rinisë së Kosovës (nga Gjilani) vendos të bëjë likuidimin e shtabit të brigadës dhe t’i bashkohet Shaban Polluzhës. Duhet theksuar se ky batalion ishte në kuadër të Brigadës së Parë Kosovare.
Sipas dëshmive, Isuf Gjilani më parë kishte vënë kontakt diku në rajonin e Prellofcit me përfaqësuesit e brigadës së Shaban Polluzhës dhe në atë takim Isufi kishte shprehur dëshirën për t’iu bashkuar forcave të Shaban Polluzhës.
Batalioni i Rinisë së Kosovës në këtë periudhë ishte i ndarë në tri grupe, një në Klinë, një në front e një grup gjendej në Prekaz, ku ishte vendosur edhe shtabi në shtëpinë e Shasivar Alisë. Për të bërë likuidimin e shtabit të këtij batalioni Isuf Gjilani më parë ishte marrë vesh me tre vendas të Prekazit- Bislim Tahirin, Hashim Istrefin dhe Sefer Mikushnicën, duke u treguar atyre shenjën që ishte e vetmja vizë për të hyrë në ndërtesë, ku ishte komanda dhe në mbrëmje i likuidojnë tërë shtabin. Kjo ndodhi, sipas dëshmitarëve, pikërisht në fillim të shkurtit të vitit 1945. Në këtë aksion u likuiduan: Vuk Popoviqi, zëvendëskomandant i batalionit, Shaban Salihu ndihmës-komisar i çetës, pastaj Stanisllav Shutkoviqi, Sllavko Jashoviqi, Milica Vllahoviqi dhe Branka Kadoviqi. Me të kryer të këtij aksion, Isuf Gjilani me pjesën më të madhe të të rinjë të këtij batalioni dezertojnë dhe po në këtë kohë i bashkohen në Rezallë Brigadës së Shaban Polluzhës.
-Më kujtohet si sot kur në shtëpiat tona erdhi Isuf Gjilani me një numër të madh të rinjsh. Erdhi te ne, se shtabi i Shaban Polluzhës ishte vendosur në kullën tonë, rikujton ato ngjarje plaku 86-vjeçar nga Rezalla, Hajzer Malaj. Pra kullës mbajtën fjalim Isufi dhe Adem Shala. Gjithashtu më kujtohen fjalët e tij kur tha se do ti respektojë të gjitha vendimet që merren në qendrën tuaj dhe do të luftojë deri në fund kundër gjithë atyre që po bëjnë terror mbi popullin tonë. Pas këtyre fjalëve të Isuf Gjilanit, pastaj foli Adem Shala, që përmendi terrorin që kishte bërë Petar Brajeviqi në Tërstenik. Në fund mbaj mend një fjalë të tij: “Luftën duhet ta zgjerojmë edhe në viset tjera të Kosovës”.
Si deklarojnë dëshmitarët, Isuf Gjilani mbeti besnik Shaban Polluzhës deri në fund.
I vetmi dëshmitar i kësaj ngjarjeje në Prekaz është Hajriz Lushaku, i cili likuidimin e shtabit e rikujton në këtë mënyrë: një pjesë e batalionit të rinisë së Kosovës erdhi në fshatin tonë dhe (shtabi) u përqendrua në shtëpinë e Shasivar Alisë, kurse disa prej çetave shtëpi të Lushakëve. Mbiemri i tij nuk më kujtohet. Ky komandant kërkoi që në odë të mbeten vetëm një numër fare i vogël njerëzish, si nga ana e tyre, ashtu edhe nga ana jonë. Në të vërtetë tregoi që në atë bisedë të merrnin pjesë njerëzit më të besueshëm: Sefer Mikushnica, Hashim Istrefi, Bislim Tahiri, Hajriz Lushaku, Rushit Istogu, Zeqir Istogu. Dy të fundit ishin nga Polluzha, por kishin qëlluar mysafirë në shtëpinë tonë. Komandanti i çetës, Hyseni na thotë se është marrë vesh me komandantin e batalionit, Isuf Gjilanin, që të likuidohet shtabi që ishte në kullë të Shasivar Alisë. Pasi u morën vesh në detaje për ndërmarrjen e këtij aksioni, Hyseni tha se, pas likuidimit, duhet të informohen të gjithë ushtarët e këtij batalioni se takimi duhet të bëhet në Prellofc, ku priste Isuf Gjilani me disa të tjerë.
Në aksion u nisëm Hyseni, Sefer Mikushnica, Bislim Tahiri, Rushit Istogu, unë dhe Zeqir Istogu. Meqë shtabi ishte nën kontrollin e rojës aty mund të hyhej shumë vështirë. E vetmja mënyre për të hyrë ishte parulla që e dinin vetëm një numër i vogël i kreut të shtabit dhe ushtarakë të tjerë të batalionit. Parullën na e tregoi Hyseni. Kur u afruam afër shtabit, na ndali roja duke na pyetur se kush ishim. Pasi i treguam parullën “Zemun” dhe ata përgjigjen “Maramica”, u lejua hyrja në ndërtesë, kurse unë dhe Zeqir Istogu mbetëm përjashta për të vështruar terrenin bashkë me rojën që kishin vënë ata. Në të hyrë të dhomës ku ishin vendosur, rojat e tjera pasi hynë brenda, me armë në gatishmëri Hyseni u thotë ”duart përpjetë”. Njëri prej antarëve të shtabit tenton të kapë armën, por përnjëherë shtinë me automatë Bislim Tahiri dhe Sefer Mikushnica. Pasi fiken dritat e llambave të vajgurit, nëpër terr zbrazën edhe disa plumba. Kur e pa roja se ç’u bë, iku në mal. Hashimi plagoset dhe ndalet në shtëpinë e tij në Prekaz, kurse ne të tjerët, të gjithë, duke mos kontrolluar fare se kush ishte vrarë në shtab, shkuam në Prellofc te Jusuf Gjilani; ai atje ishte me një grup të vetin. Tubohemi pothuaj të gjithë. Gjatë asaj nate Hyseni dhe Lah Zeqa shkojnë në Klinë dhe marrin atë pjesë të batalionit dhe i sjellin në Prellofc. Kur tubohemi, Isuf Gjilani mban një fjalim; ai ndër të tjera thot se tani e tutje do të luftojmë kundër “partizanëve” dhe do ti bashkohemi brigadës së Shaban Polluzhës. Gjatë asaj nate likuidojmë edhe stacionin e OZN-së në Prekaz dhe të nesërmen shkojmë në Rezallë dhe i bashkohemi Shaban Polluzhës: Hashim Istrefi zihet të nesërmen në Prekaz dhe pushkatohet.
Më 1956, në aksionin e armëve, siç tregon Hajriz Lushtaku, na bien në gjurmë dhe na burgosin mua Sefer Mikushnicën, Bislim Tahirin, Rushit Istogun dhe Zeqir Istogun. Në gjyq lirohemi unë dhe Zeqir Istogu, kurse me pushkatim dënohen Sefer Mikushnica dhe Bislim Tahiri ndërkaq Rushit Istogu dënohet me 20 vjet burg. Pas ankesës edhe dy të parëve ky dënim u shndërrohet në 20 vjet burg.
Pas kësaj ngjarjeje, partizano-çetnikët, edhe pse u kishte dhënë bukë dhe ua kishte lëshuar shtëpinë e pushkatojnë Shasivar Alinë me gjithë djalë, pastaj Binak, Bajram dhe Hasim Lushtakun e disa të tjerë. Të tërbuar nga ndjenjat shoviniste, ata ua fusin flakën të gjitha shtëpive, duke e lënë Prekazin e shkretëruar, - tregon Vehbi Veliqi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Shqipëria Etnike Empty
MesazhTitulli: Re: Shqipëria Etnike   Shqipëria Etnike EmptyFri Jul 25, 2008 10:57 pm

20. KUFOMAT NË KËNETË
Ishte natë pa hënë. Herë pas here binte bore. Polaci jetonte i tëri në ethe - askush nuk e kishte jetën të sigurtë pas ditës së mundimshme, të gjithë njerëzit kishin hyrë nëpër shtëpitë e tyre. Ata që e kishin lënë Prekazin në flakë, së bashku me brigadën që ishte përqendruar në Polac e rrethojnë katundin dhe nxjerrin burra e gra nga shtëpitë. Pas maltretimeve që ua bëjnë atyre nëpër oborre, fillojnë ti lidhin meshkujt dorë për dore e shpinë për shpine. Rreth orës 22 hyjnë tek ne, i kujtohet Sheremet Kocës, i marrin të pesë meshkujt e shtëpisë sonë e i lidhin. Gjatë rrugës i marrin edhe Rushitin dhe Hajdinin. Vëllai më i vogël, Asllani ishte duke u qitur sanë deleve në stallë( bukur larg shtëpisë) e lidhin edhe atë, i marrin delet, kuajt dhe lopët. Nëna nuk e dinte se asnjëri prej tyre më nuk do të kthehej në shtëpi. Në një moment ajo më tha: “M’i çuan djemtë në burg!” me të dalë, nga shtëpitë, disa u kthyen sërish e ua shtinë flakën. Çdo gjë u ndez me përjashtim të shtëpisë që mezi e shpëtuam me ujë, kallëzon plaku 75-vjeçar.
Nga të gjitha anët e katundit dilte flaka. Krisma e mitralozëve nuk pushonte. Të gjithë meshkujt i kishin rreshtuar te këneta e katundit. Pritej komanda e Zyfer Musiqit. Diku rreth orës 23, në fillim të shkurtit pushkatohen 43 fshatarë të Polacit dhe të tjerë që kishin qëlluar të strehuar a mysafirë në këtë katund. Pasi pushkatohen, kufomat qiten në kënetë.
Bora që ra atë natë mbuloi edhe kufomat e atyre që ishin vrarë gjatë rrugës. Çdo gjurmë pastaj kishte humbur. Mëngjesi çeli zymtë. Nëpër borë nënat kërkonin djemtë, fëmijët – baballarët, e gratë – burrat e tyre!
Disa shtëpi që i kishte kapluar flaka një natë më parë, tashmë ngjanin në gërmadha. Atë ditë, nuk qe e mundur të bëhej identifikimi i kufomave, sepse vështirë gjendeshin nëpër borë, sidomos ato që ishin hedhur në kënetë. Pas gjashtë ditësh erdhën njerëz nga të gjitha anët, i mblodhën kufomat, i nxorën edhe ato nga kufoma dhe i varrosën. Në këtë masakër të kobshme atë natë qenë pushkatuar 26 fshatarë nga Polaci dhe 17 të tjerë.
Të pushkatuarit nga Polaci:
Hasan Veliqi
Avdi Koca
Hajdin Gruda
Hazir Gruda
Qazim Xani
Osman Xani
Smajl Hoti
Bilall Hoti
Hajdar Koca
Hajriz Koca
Ahmet Koca
Xhemajl Koca
Sahit Xani
Ali Hoti
Xhemajl Xani
Daut Kabashi
Shak Veliqi
Zeqë Veliqi
Shaqir Xani
Mehmet Aliuka
Miftar Aliuka dhe
Hazir Hoti
Të pushkatuarit e tjerë, si thonë dëshmitarët, kryesisht ishin nga Llapi, që asokohe ndodheshin të strehuar në Drenicë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Shqipëria Etnike Empty
MesazhTitulli: Re: Shqipëria Etnike   Shqipëria Etnike EmptyFri Jul 25, 2008 10:57 pm

21. KUSH ISHTE ZYFER MUSIQI

Zyfer Musiqi ishte nga Plava, ithtar i politikës serbomadhe. Punoi në Shkup, në mesin e Mehmed Bashiqit (drejtor i Medresës së Madhe në Shkup) dr. Hasan Rebecit dhe Favzi Hamsiqit, që kishte orientim proverb. Të gjithë këta ishin kundër Ferat Dragës dhe “Xhemietit”. Më vonë Zyfer Musiqi do të bëhet gazetar dhe në gazetën “Nash Dom” të myslimanëve të Jugut, do të vjellë vrer kundër partisë së Xhemietit dhe liderit të saj. Në disa artikuj të shkruar i kërcënohet Ferat Dragës se nuk do të arrijë për të gjallë të bëhet prijës i shqiptarëve. Ai, nën ndikimin e serbomëdhenjve, do të shkruajë zi e më zi për shqiptarët dhe do të thotë se këta nuk bën madje as të gëzojnë autonomi fetare.
Gjatë luftës, duke pasur një orientim këtillë, do të bëhet komandant i Brigadës, së parë të Kosovës. Në Drenicë, me brigadën e tij, ki kishte shumë të inkuadruar shumë çetnikë, duhet të bëjnë terror të pashembullt, duke vrarë fëmijë, gra dhe pleq. Zyfer Musiqi në Gllogofc, do të urdhërojë të merren njerëz të pafajshëm nëpër shtëpi (me reçeta të kolonëve) dhe do t’i mbysin me thikë e çekiç. Ky farë Zyfer Musiqi do të bëjë masakrën e Polacit duke hidhur 43 fshatarë në kënetë, pasi t’i kenë prerë metrikë e t’i kenë pushkatuar. Zyfer Musiqi i urdhëruar nga Petar Brajeviqi, ngrihet me brigadën e tij famëkeqe kundër çdo gjëje shqiptare dhe kundër Kosovës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Shqipëria Etnike Empty
MesazhTitulli: Re: Shqipëria Etnike   Shqipëria Etnike EmptyFri Jul 25, 2008 10:57 pm

22. SHTABI I SHABAN POLLUZHËS

Shtabi i Shaban Polluzhës, ishte i vendosur në Rezallë, në kulla të Zymber e Hajzer Malajt. Ky shtab në këtë vend strategjik, qëndroi afro një muaj. Nga kjo qendër bëhej strategjia dhe kontrollohej një pjesë e territorit të Drenicës Perëndimore.
Shtabin e përbënin Shaban Polluzha(komandant), Miftar Bajraktari, Sadik Lutani, Ukë Sadiku, Qazim Bajraktari dhe Rifat Maloku. Sali Xhinofci, ishte sekretar i Shaban Polluzhës, i cili me mjaft gjeturi e kryente këtë punë deri në përfundim të luftës së Drenicës. Në përbërjen e shtabit ishte edhe: Hazir Xhaka i Oshlanit, Mulla Iljasi i Brojës, Feriz Boja i Kërnicës, Rexhep Gjeli i Likoshanit, Hamzë Istogu i Polluzhës. Në Rezallë Shtabit i bashkohet edhe Jusuf Gjilani, i cili vjen këtu pasi likuidon shtabin partizan në Prekaz. Në kreun e Shtabit vjen edhe Mehmet Gradica dhe bëhet pajtimi me Shaban Polluzhën. Korrier ishte Nuhi Bradashi i Llapit, për të cilin kanë ditur vetë komandanti dhe sekretari.
Në lagjen e Malajve të Rezallës, ku rrinte Shaban Polluzha, brenda ditës ushqeheshin me bukë dhe qindra njerëz të brigadës, madje edhe shumë të tjerë që u ishin dorëzuar batalioneve, ose ishin zënë rob, gjatë përleshjeve me forcat partizane- tregon Hajzer Malaj. Në këtë fshat, përveç shtabit të Shabanit kanë qenë edhe të ashtuquajturat burgje për vendosjen e të zënëve rob e të të dorëzuarve. Këto burgje ishin të vendosura në kullat e Bajram Halimit, Maliq Eminit dhe Muhamet Sinanit. Brenda ditës, si thotë Hysen Malaj, ka ndodhur të dorëzoheshin nga ana e partizanëve në shtabin tonë edhe me nga 100 e 200 veta, siç ndodhi me Jusuf Gjilanin me batalionin e rinisë së Kosovës ( një pjesë e tij e madhe shqiptarësh).
Në këto “burgje” i mbanim ata të cilët i kishim zënë rob, e për të cilët mendonim se mund të ishin të rrezikshëm. Atyre u jepnim bukë nga tri herë në ditë edhe pse ishte shumë vështirë për ti ushqyer të gjithë.
Nuk ka ndodhur ndonjëherë të jetë maltretuar apo vrarë ndonjëri prej tyre, sepse Shaban Polluzha ishte komandant me virtyte të larta- tregojnë Hajzer e Hysen Malaj, të cilët ia lëshuan kullat e brigadës për shtab dhe nuk iu ndanë asnjëherë tribunit të popullit, Shaban Polluzhës.
Kur e lëshuam shtabin e Rezallës për të vazhduar luftimet kundër forcave të partizanëve në rajonet e tjera të Drenicës, i liruam të gjithë të burgosurit - thanë ata.
Në Rezallë, në lagjen e Malajve është ruajtur në tërësi kulla, kur ishte vendosur shtabi dhe shumë gjëra të kësaj periudhe ruhen me përkushtim. Në odë ruhet si kujtim sixhadeja në të cilën ulej Shaban Polluzha. Ruhen edhe shumë gjëra të tjera.
- Kur më shkojnë sytë në sixhade, e cila qëndron varur në kullë, më duket se po e shoh atë plak me të gjitha ato virtyte të larta të luftëtarit, Shaban Polluzhën, i cili me të aguar dielli i hipte kalit dhe dilte për t’i vizituar luftëtarët e vet në frontet e luftës dhe kthehej natën vonë – rrëfen Hajzer Malaj. Kjo sixhade më mban kujtimin për të, shpeshherë zhgrehem në vaj, - thotë Hajzeri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Shqipëria Etnike Empty
MesazhTitulli: Re: Shqipëria Etnike   Shqipëria Etnike EmptyFri Jul 25, 2008 10:58 pm

23. Një kullë dhe një burg


Ç’kujtim të ndjeshëm dhe ç’simbol të sotëm Ruan një kullë në Rezallë të Drenicës.

Në rrugën për pavarësi, shqiptarët në pamundësi për të krijuar një shtet krijon shtetet e vogla, që kishin tiparet e provincës, kështjellës a kullës.
Këto shtete përfaqësonin fuqi të mëdha politike e morale të rezistencës ndaj pushtuesve ngado që vinin. Megjithatë atë kishin edhe mangësitë e tyre, ngase copëzonin, lodhnin apo përçanin popullin – rezistenca e të cilit si pasojë ishte më e dobët. Kështu kishte ndodhur me pashallarë e pashallëqe, pastaj me fise e me bajraqe. Ne deri tash kemi pasur rastin të dëgjojmë për këto shtete shqiptare, vetë pjesërisht.
Ndër ta me të drejtë, është shquar pashallëku i Janinës. Pashai i famshëm, nëpërmjet tij i jepte konturet e shtetit kombëtar. Ai kishte forcën edhe dekretet sulltanore, kishte ministra e gjeneralë, ekonominë dhe paranë. Por, a mund të merrej me mend shteti, siç nuk mund të paramendohet as sot, pa burgun, në të cilin ngujohen ata të cilën e meritojnë më pak se sa ata që e meritojnë më shumë.
Mirëpo, pak kush e askush nuk ka mundur të kujtohej se në veri ishte një burg i tillë. Dhe nëse eventualisht kishin kujtuar, atëherë kurrë nuk kanë mundur të besojnë se ky burg nuk ishte i vendosur as në shtet, as në pashallëk e asnjë guvernë tjetër mbretërore.
Ky burg ishte krijuar, ishte vendosur dhe bënte jetën e tij të errët dhe të madh njëkohësisht në një kullë.
Kështu që rrëfimi tashmë i konkretizuar mund të skicohet edhe në këtë mënyrë: në Kosovë ishte një kullë e në atë kullë një burg e atë burg e qeveriste SHABAN POLLUZHA. Duke qenë luftëtar, ai u përpoq që të mos jetë individualist, e njëherësh as episodit. Ai prandaj, me ndjenjën e interesit kolektiv kombëtar, arriti të dukej vërtetë palë e denjë ndërluftuese.
Kishte ushtrinë, e cila sipas normave ndërkombëtare mbante shenja dalluese, bartte armë publikisht dhe kishte komandantin e saj. Kjo ushtri natyrisht kishte edhe një lloj qeverie, e cila selinë e pati vendosur, ku tjetër po në një kullë shqiptare në Rezallë të Drenicës.
Në një kullë tjetër qe vendosur shtabi. Këtu për çdo ditë bëhej plani operativ i lutës dhe në krye të aksionit ndodhej një tribun që kishte vizionin e vet për të ardhmen e Kosovës të shqiptarëve. Për çdo mbrëmje mbante kuvendin e kreut të shtabit për të parë se në ç’drejtim duhej zhvilluar (të nesërmen) lufta. Në atë kullë gatuhej bukë, kopër një sofër, as për dhjetë, po për tërë Kosovën dhe për tërë shqiptarët. Në Rezallë, në këtë kuvend strategjik, vinin lajmet nga të gjitha batalionet e Shaban Polluzhës për rrjedhën e ngjarjeve në terren. Ndërkaq, komandanti që në ag dilte nga kulla për t’u kthyer vonë natën, dhe të nesërmen bënte të njëjtën rrugë, për në fronte të ndryshme. Madhështia e kullës qëndronte në madhështinë e tij.
Të hysh në luftë në moshën 75-vjeçare, do të thotë të kesh moral të fortë dhe optimizëm të papërshkruar, por njëherësh të jesh edhe prijës i asaj lufte në këtë moshë, do të thotë të jesh fenomen. I prirë nga ndjenja atdhedashëse, Shaban Polluzha la gjurmë drejt përpjekjeve tona për pavarësi dhe si vizionar skicoi konturet e shtetësisë në këtë nënqiell. Jo rastësisht thoshte të mos nguceshin të zënët robë, sepse ata duheshin këmbyer me të tanët.
Komandanti e dinte se në luftë ndodhnin tri gjëra: në të mund të vritesh, dhe për këtë nuk mendohej shumë, në të mund të zihesh rob, por edhe të zësh rob lufte nga tabori armiqësor. Dhe burgu ishte aty që të pranonte ata që tradhtonin, po edhe ata që ziheshin robër, të cilët më vonë në lojën e bisedave politike mund të këmbeheshin e çlirimtarët e kapur nga duart e armikut. Kjo kullë që manifestonte tiparet e imta elementare të një shteti të vogël, edhe sot gjendet në Rezallë të Drenicës, në një vend tejet strategjik, që luajti rol poashtu strategjik për kohën e saj dhe të ardhmen tonë.
Ajo është gjallë dhe qëndron midis shkëlqimit të djeshëm dhe të paralajmërimit të sotëm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Shqipëria Etnike Empty
MesazhTitulli: Re: Shqipëria Etnike   Shqipëria Etnike Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shqipëria Etnike
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next
 Similar topics
-
» Dëshmorët E Shqipërisë Për Kosovën E Trojet Etnike Në Maqedo
» FAMILJA MBRETRORE SHQIPTARE&SHQIPERIA ETNIKE NE FOKUS
» Çeta e Ukë Sadikut në mbrojtje të trojeve etnike shqiptar
» DËSHMORËT E SHQIPËRISË QË RANË PËR KOSOVËN E TROJET ETNIKE N
» Holokaustet e tmerrshme ndaj shqiptareve 1912-1999!Pse s´ngr

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: