Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 Lajme nga Shqiperia

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3 ... , 11, 12, 13  Next
AutoriMesazh
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia

Female
Numri i postimeve : 814
Age : 39
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 12 EmptySat Jun 04, 2011 9:27 pm

Medalim edhe une ju uroj te gjitheve ,e di si po me duket ,sikur hudhem Enver-emershuarin,aq te gzum jemi se na kishte marre frymen ky i degjenerumi qe e d3egjeneroi gjithe Tiranen,.Urime dhe pune te mbare Lul Bashes Very Happy
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi

Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 39
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 12 EmptySun Jun 05, 2011 11:11 am

PS, kërkesë-ankimore për pavlefshmëri
05.06.2011, ora 10:02




Partia Socialiste do të dorëzojë në Kolegjin Zgjedhorë të martën kërkesën ankimorë për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të Tiranës, këtë herë për pavlefshmëri të rezultatit të shpallur nga KQZ-ja.

“Kërkojmë pavlefshmërinë e vendimeve të KQZ-së për të urdhëruar ndryshimin e tabelave të rezultateve të qendrave të votimit të njëmbëdhjetë KZAZ-ve të Tiranës, ndryshimin e vendimit 711 të KQZ-së, duke miratuar rezultatin e tabelave përmbledhëse të zonës zgjedhore Bashkia Tiranë, në bazë të tabelave të nxjerra nga grupet e numërimit deri më 16.05.2011, duke u shpallur fitues Edi Rama i Aleancës për të Ardhmen” pritet të jetë formulimi i kërkesës ankimore të Partisë Socialiste, raportoi të dielën Panorama.

Të martën është dita e fundit e afatit pesë-ditor nga rrëzimi i kësaj kërkese nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Ndërkohë që Partia Demokratike ende nuk ka vendosur nëse do t’i drejtohet Kolegjit Zgjedhor për të goditur vendimin e KQZ-së, i cili rrëzoi kërkesën e tyre për të përfshirë në rezultat edhe votat që dolën nga 24 kutitë që hapi KQZ-ja. /albeu.com/


Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi

Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 39
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 12 EmptySun Jun 05, 2011 11:16 am

Heret te gezohi,ju servilet ,qe perkrahni fazliqin dhe Mishkoviqin faljen e detit shitjen e naftes serbise ne kohen e embargos ,debimin e Adem jasharit me shoke nga shqiperia,formimin e farkut ne bashkpunim me serbine me udbashet .
Mbledhjen e informatave kunder uck-se dhe padi nga Lulzim bashoviqi
Mikun e fazliqit dhendoret serbe ,nipa e mbesat serbe qe punuan per unmik ne veri te kosoves dhe mbledhen shenime kunder uck-se me dajte serbe Argita berisha

Ky eshte sali sllobodanka berisha e lulzim basha qe vrajten qytetaret shqiptare disa here
vjedhen votat disa here dhe ate para camerave para botes
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii

Male
Numri i postimeve : 3267
Age : 38
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 12 EmptyThu Jul 07, 2011 12:38 am

Ka kohe qe nuk kame degjua kaqe shume lajme te mira nga shqiperia.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 12 EmptyThu Aug 11, 2011 11:06 pm

Vlorë, vritet shtetasi grek

Sherri banal i shkaktuar mes dy personave, për motive të dobëta, i ka marrë jetën njërit prej tyre. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës, mbrëmjen e sotme, ku një shtetas shqiptar pas një sherri banal me një shtetas grek, e ka vrarë këtë të fundit.

53-vjeçari Xhemal Kullai ka vrarë në grindje e sipër shtetasin grek, Kostandinos Karadhimas. Gjatë konfliktit Karadhimas është rrëzuar në tokë dhe ka pësuar dëmtime të rënda në kokë. 79-vjeçari i plagosur u dërgua në spitalin e Vlorës, por ndërroi jetë.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një hoteli, të qytetit bregdetar. Ndërkohë që policia ka shoqëruar 8 dëshmitarë okularë.
http://www.albeu.com/shqiperi/vlore,-vritet-shtetasi-grek/43229/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema

Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 53
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 12 EmptySat Aug 13, 2011 3:53 pm

Afaristët nga Shqipëria mungojnë në Forumin e Biznesit Kosovë-Shqipëri
Shpërndaje

Prishtinë, 13 gusht 2011 (Kosovapress) Koha: 12:07
news

Rreth 30 biznese nga Kosova kanë marrë pjesë në Forumin e Biznesit Shqipëri-Kosovë me temë “Rritja e shkëmbimeve ekonomike-tregtare Shqipëri-Kosovë, në kushtet aktuale”, por nuk ka ekzistuar një vullneti i tillë edhe nga bizneset shqiptare për të marr pjesë, përveç disa zyrtarëve të Qeverisë shqiptare.


Shifet kjart se politika e qendres esht pro serrbe, reciprociteti,solidarizim me shkije, sdojm biznis me juve,EW EW luje mac kryt e bullit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 12 EmptyWed Aug 17, 2011 11:18 pm

Shqipëria, bum eksportesh drejt Kosovës




Prishtinë, 13 gusht - Zbatimi i masave të reciprocitetit me Serbinë ka rritur ndjeshëm në Kosovë importin e mallrave nga Shqipëria. Të dhënat e fundit që raportohen nga biznesi kanë tejkaluar edhe pritshmëritë më optimiste.

"Shqipëria në të kaluarën ka qenë në vend të shtatë dhe të tetë, sa i përket shkëmbimeve tregtare me Kosovën dhe tani del e treta, pas BE-së dhe Maqedonisë", thotë Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë të Shqipërisë, Nikolin Jaka, deklaron se ka një rritje të dukshme të nivelit të qarkullimit tregtar dhe kjo rritje, sipas tij, vjen kryesisht në sektorin e materialeve të ndërtimit.

Mbyllja e kufijve me Serbinë po e ndryshon hartën tregtare të Kosovës dhe biznesi kosovar do ta orientojë tregtinë drejt Shqipërisë. "Bizneset e Shqipërisë, të të gjithë sektorëve, të vijnë dhe të qëndrojnë në Kosovë", thotë Shahini.

Por, me gjithë situatën e re të krijuar, bizneset sërish ndeshen me pengesa. Muharrem Osmani, një prodhues kosovar i detergjenteve, thotë se tentativat e tij për të eksportuar drejt Shqipërisë dështojnë nga çmimet e larta të referencës që vendos qeveria shqiptare.
Ekspertët e ekonomisë theksojnë se ka ardhur momenti për të politika të reja tregtare që do nxisnin tregtinë mes dy vendeve.

Ministri kosovar për Zhvillim Ekonomik, Besim Beqja, thotë se qeveria e Kosovës është duke ecur në këtë drejtim dhe premton heqjen e të gjitha barrierave.

"Të shkojmë drejt eliminimit të të gjitha barrierave, drejt krijimit të një kuadri ligjor, i cili i mundëson biznesit për t'u zhvilluar, por jo për të dhënë orientim", thotë Beqaj.

cheers
__________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema

Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 53
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 12 EmptyThu Aug 18, 2011 2:09 am

http://www.noa.al/home/noa/public_html/wp-content/uploads/2011/08/telegrami.jpg
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 12 EmptyThu Aug 18, 2011 2:13 am

http://www.shekulli.com.al/shekulli/2011/08/17/arrestohen-studentet-e-shpallen-berishen-%E2%80%9Cte-vdekur%E2%80%9D/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rrimtaf
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
rrimtaf

Male
Numri i postimeve : 1090
Age : 50
Vendi : kosov
Registration date : 30/07/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 12 EmptySat Aug 20, 2011 2:16 pm

Sivjet pushimet i kalova ne bregdetin Shqiptar.Me te vertete Shqiperia po behet nje vend me perspektive te madhe .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema

Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 53
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 12 EmptySat Aug 20, 2011 4:49 pm

Regjistrimi i popullsisë, AK: Kuvendi fshehu listë prezencën e deputetëve
Transmetuar me: e Shtunë, 20 Gusht 2011 11:33
0

Aleanca Kuq e Zi

Tiranë, 20 gusht 2011, NOA/Arjola Ymeraj – Në vijim të kundërshtimit të ligjit për regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike dhe fetare, Aleanca Kuq e Zi akuzoi sot Kuvendin e Shqipërisë se nuk ishte transparent dhe ka manipuluar procedurat e miratimit të këtij ligji të shumëdebatuar.

Në një deklaratë për shtyp, Aleanca Kuq e Zi bën me dije se Kuvendi fshehu numrin e deputetëve të pranishëm në sallë dhe emrat e të gjithë deputetëve që votuan ligjin afro një muaj e gjysmë më parë.

“Kuvendi nuk ka publikuar listë prezencën e deputetëve në sallë. Në Kuvend atë ditë ishin 69 dhe jo 71 deputetë”, thuhet në deklaratën e aleancës.

Aleanca Kuq e Zi deklaron se votimi i Censusit u arrit me dy duar, për shkak se dy deputetë nuk ndodheshin fare në Kuvend, madje as në Shqipëri atë ditë.

Bëhet fjalë për deputetët Lefter Maliqi dhe Gëzim Dibra.

Sipas AK-së votimi i Censusit është faqja e zezë e këtij ligji, i cili është kundërshtuar me forcë nga kjo aleancë dhe qarqe shqiptare, që e konsiderojnë si antikushtetues për shqiptarët.

Aleanca Kuq e Zi e cilësoi votimin në parlament si një skandal për transparencën e funksionimit të Kuvendit.

Ky kundërshtim i aleancës përkon edhe me përcaktimin e Kushtetutës, e cila në nenin 45/4 të saj përcakton qartë se “Vota është vetjake”, ndërkohë që një nga parimet më themelore të demokracisë është parimi 1 deputet 1 votë.

Aleanca Kuq e Zi e ka kundërshtuar legjitimitetin e këtij ligji, që sipas saj është miratuar me më pak se 50 përqind të votave të të gjithë deputetëve, ndërkohë që sipas saj ligji duhet të votohet me shumicë të cilësuar për shkak të rëndësisë së tij.

Ky reagim i Aleancës Kuq e Zi vjen si kundërpërgjigje e deklaratave të kryeministrit Sali Berisha, i cili duke folur për ligjin e Censusit të përgjithshëm të popullatës dhe banesave në mbledhjen më të fundit të qeverisë, i akuzoi nismëtarët e kundërshtimit të regjistrimit si mjeranë politikë që nuk meritojnë as postet që kanë.

Njëri nga kundërshtuesit e fortë të këtij ligji është nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Kreshnik Spahiu.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi

Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 39
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 12 EmptySun Aug 21, 2011 12:12 pm

shqiperin e kane marre greket gjysmen e gjysmen serbet ,ja fali dhenderri serb sala sllobodanka .
Shqiperi edhe dy vjet sdo kete ma ....do e marrin greket me referendum siq e kane nen kontrolle gjysmen e shqiperise me te bukur.e ky popull tralala e mashalla ne trojet shqiptare ,qka tju qitsh perpara e hajne ..haaaa sa servil popull jemi..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......

Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 31
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 12 EmptyWed Sep 14, 2011 10:34 pm

Shteti shqiptar zyrtarizon fenë hebreje duke e bere komunitetin e gjashte, pas atij mysliman, ortodoks, katolik, bektashi dhe ungjillor.

Përfaqësia hebreje ne Shqipëri tashme do te ketë vendet e kultit, sinagogat, raportoi Ama-News. Kreu i komunitetit fetar te hebrenjve ne Shqipëri është Rabini Joel Kaplan i cili është prezantuar nga kryerabini Izraelit Jona Meceger.

“Se shpejti do te marrim hapa te rëndësishëm për komunitetin tone këtu. Përveç sinagogave, duam te ngremë një qendër për popullsinë hebreje ne Shqipëri si dhe te krijojmë varrezat e hebrenjve,” ka thene Jona Metzeger, kryerabini i Izraelit.

Përveç regjistrimit ne komunitetin e kulteve si feja e peste ne Shqipëri, krerët me te larte te komunitetit hebre ne Izrael janë takuar me presidentin Bamir Topi dhe kryeministrin Sali Berisha.

Krerët e shtetit dhe qeverise kane shprehur mbështetjen e tyre për komunitetin hebre duke vene ne dukje se shqiptaret janë popullsi me tolerance fetare.

Ndërsa kryerabini vlerësoi mbështeten e kahershme te shqiptareve qe nga periudha e Holokaustit e deri ne ditët e sotme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......

Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 31
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 12 EmptyWed Sep 14, 2011 10:40 pm

Cito :
Se shpejti do te marrim hapa te rëndësishëm për komunitetin tone këtu. Përveç sinagogave, duam te ngremë një qendër për popullsinë hebreje ne Shqipëri si dhe te krijojmë varrezat e hebrenjve,” ka thene Jona Metzeger, kryerabini i Izraelit.

mbase do sjellin te vdekurit nga singagova vete te rrite numrin se ketu ne shqiperi jan vetem 138 hebrej.Dhe ti pushtijn tokat shqiptare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom

Male
Numri i postimeve : 767
Age : 49
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 12 EmptyThu Sep 15, 2011 6:39 pm

Haj meden po qksaj po ju bie ndermend me ba lloj lloj eksperimenti .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi

Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 39
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 12 EmptyFri Sep 23, 2011 12:32 pm

Krijohen Forcat Speciale Shqiponja, kundër Berishës
23.09.2011, ora 09:00




Krijohet organizata Forcat Speciale Shqiponja, e armatosur, misioni i së cilës është të mbrojë njerëzit nga kryeministri i vendit Sali Berisha. Përmes një njoftimi për shtyp kjo organizatë ka shpallur krijimin e asaj që e cilësojnë si Forcat Speciale Shqiponja, e armatosur dhe sipas njoftimit, në mbrojtje nga kryeministri i vendit, Sali Berisha.

Shoqata "Mbrojtja e te Drejtave Civile" përmes një njoftimi dërguar për media si dhe publikuar në faqen e tyre të internetit, njofton fillimin e rekrutimeve për krijimin e Forcës Speciale "Shqiponja".

"Kjo Force Speciale do te shërbejë për të mbrojtur qytetarët shqiptarë nga dhuna në rritje e Diktaturës së Sali Berishës", - thuhet në njoftimin publik.



"Pjesëmarrja në këtë Forcë Speciale është vullnetare. Ata do të jenë të armatosur me armë të kalibreve të ndryshme, të gatshëm për të ndërhyrë në çdo lloj situate".

Organizata thotë së "kjo Force Speciale do te krijoje degët e saj në të gjithë Shqipërinë".

"Ftojmë vullnetaret që tëparaqesin kërkesat e tyre pranë Shoqatës tonë, përmes adresës së emailit info@crpaofalbania.com".

Shoqata thotë se "garanton siguri të plotë të anonimatit", kurse thekson: "Detyra jonë e parë, është rrahja e z. Florenc Hoxha, ushtruesit të dhunës ndaj dy grave, në punë, në Bashkinë e Tiranës".

"Ne si Shoqatë, - vijon njoftimi publik, - jemi kundër dhunës, por, nuk mund të lejojmë që Diktatura e Sali Berishës, të vazhdojë te dhunojë pa fund Qytetaret e Pambrojtur".

Organizata paralajmëron se "dhunes do i përgjigjemi me dhunë". /albeu.com/


Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......

Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 31
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 12 EmptySat Sep 24, 2011 1:05 am

Më poshtë është një shkrim i agjencisë maqedonase, MINA, që thotë se maqedonasit dhe grekët etnikë në Shqipëri janë kundër censusit zyrtar.

Maqedonasit etnikë dhe grekë në Shqipëri kanë bashkuar forcat kundër Tiranës zyrtare, që ka ndërmarrë disa hapa për intimidimin e minoriteteve që jetojnë aty.

Sipas nenit 20 të ligjit për regjistrimin, do ketë një gjobë prej 1 mijë dollarë për çdo qytetar që do e deklarojë veten ndryshe nga ajo që ka të shkruar në certifikatën e regjistrimit. Nëse kjo nuk është për frikësim, Shqipëria ka bërë me dije se do burgosë qytetarët që refuzojnë të deklarohen ose të numërohen në census.

Me fjalë të tjera, ti ose do thuash që je shqiptar, ose do marrësh një gjobë 1 mijë dollarë ose burg?

“Tirana zyrtare përpiqet të fshehë numrin e vërtetë të maqedonasve. Ata njohin maqedonasit në Prespë, por ka shumë të tillë në Gollobordë, në Korçë, Elbasan, Tiranë, Bilisht, etj,” thotë Edmond Temelko, presidenti i partisë politike maqedonase.

Minoriteti grek në Shqipëri bie dakord me partinë e maqedonasve.

“Ligji për censusin është diskriminues dhe çnjerëzor. Ne kemi thënë se neni 20 dhe 21 i ligjit të regjistrimit është i papranueshëm për ne. Si mund të gjobisësh dikë pse deklaron kombësinë ose nëse refuzon të nënshkruajë formularin e censusit,” thotë Thanas Koçi nga organizata greke “Omonia”.

Maqedonasit dhe grekët kanë kërkuar që të kenë përfaqësues në grupet e censusit në mënyrë që të sigurohen se nuk do të abuzohet me shifrat. Tek e fundit, minoritetet kanë kërkuar që censusi të shtyhet me gjashtë muaj derisa të plotësohen kërkesat e tyre.

Disa grupe minoritare në Shqipëri pretendojnë se përbëjnë 30 përqind të totalit të popullsisë, ose rreth 1 milion banorë.

Tirana zyrtare thotë se numri i minoritarëve është 80 mijë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......

Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 31
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 12 EmptySat Sep 24, 2011 1:12 am

Cito :
Disa grupe minoritare në Shqipëri pretendojnë se përbëjnë 30 përqind të totalit të popullsisë, ose rreth 1 milion banorë.


1milion shifer e vogel esht e kjo po te kesh parasysh gjithe ortodokset atje.
ca drequ dunan keto regjistrime , do behet me keq per ta .Duhet menduar te ardhmen dhe rrethi ku jetojn e jo ca ju hypet ne kok te bejn se ishin keq shqiptar aty apo ca!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema

Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 53
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 12 EmptyMon Oct 10, 2011 3:55 pm

Familja e Remzi Hoxhës: Drejtësia të ekstradojë Ilir Kumbaron
Transmetuar më 10.10.2011 11:06


Prishtinë, 10 tetor, NOA – Familjarët e biznesmenit të zhdukur Remzi Hoxha kërkojnë nga drejtësia shqiptare ekstradimin e Ilir Kuimbaros nga Anglia në Shqipëri, me qëllim zbardhjen e të vërtetës për të afrimin e tyre. Ardian Hoxha, djali i Remzi Hoxhës në një konferencë dhënë për mediat dhënë sot, deklaron se faktet e reja tregojnë se Ilir Kumbaro është personi përgjegjës.

"Jemi këtu për shkak se është lajmëruar që më 14 tetor Gjykata e Lartë e Shqipërisë kthen për gjykim çështjen e Ilir Kumbaros, ish-shikasit që rrëmbeu, torturoi dhe më pas zhduku babain tim, Remzi Hoxhën, 16 vite më parë. Jemi këtu për t'i treguar Drejtësisë së Shqipërisë se vendimi i tyre i stërvonuar është duke u pritur nga çdo Shqiptar, kudo që jeton. Ky vendim do t'i dëshmojë çdo Shqiptari nëse në Shqipëri ka Drejtësi, apo Drejtësia është akoma e uzurpuar nga klanet mafioze shtetërore", tha Ardian Hoxha.

Ai ju referuar një emisioni televiziv, në të cilin rezulton se Shaqa Shatri, identiteti me të cilin Rezmi Hoxha ka jetuar në Angli, është gjallë dhe ka dëshmuar për humbjen e dokumenteve disa vite më parë.

"Pak ditë më parë ishim dëshmitarë të dokumentarit në News 24 të Shaqa Shatrit i cili akoma është i gjallë dhe jeton në fshatin Kushnin të Kosovës. Ai në detaje tregoi se si i është vjedhur dokumentacioni dhe identiteti i tij, dhe u deklarua se e dënon vjedhjen e identitetit të tij nga Ilir Kumbaro dhe përfitimet e tija nga Qeveria Britanike në emrin e tij", tha Hoxha.

Sipas tij, për mbi 15 vite Ilir Kumbaro fshihet në Britani të Madhe me identitetin e vjedhur të Shaqa Shatrit.

Hoxha ka kërkuar nga drejtësia shqiptare që jap një verdikt për zbardhjen e ngjarjes. "Jemi këtu për të kërkuar nga Drejtësia Shqiptare që të vendos për të drejtën, duke urdhëruar ekstradimin e Ilir Kumbaros për në Shqipëri, dhe të na e dëshmojë se në Shqipëri ka drejtësi. Të na dëshmojë se në Shqipëri mund të jetohet. Të na dëshmojë se Shqipëria nuk i zhduk dhe vret më Shqiptarët nga Maqedonia dhe Kosova. Të na dëshmojë se jemi të mirëseardhur në Shqipëri", tha Hoxha.

Duke ju referuar fakteve në lidhje me identitetin e Shaqa Shtarit, Hoxha u shpreh se "kjo është një dëshmi e gjallë se Ilir Kumbaro nuk e ka aspak problem të merr identitetin e tjetërkujt, ashtu si nuk e kishte problem t'ia merr jetën babait tim".

Ai ka theksuar dhe faktin se e vërteta për vdekjen e biznesmenit Remiz Hoxha nuk është zbardhur prej disa vitesh. "Për 16 vite jemi duke pritur për drejtësi. Për 16 vite po kërkojmë fatin e babait tim. Për 16 vite po kërkojmë eshtrat e tija. Për 16 vite po mundohemi t'ia bëjmë një varr. Lus Zotin që kjo që i ka ndodhur babait tim dhe familjes time të jetë e fundit në Shqipëri", tha Hoxha.

Familja Hoxha akuzon për vrasjen e të afërmit të tyre ish-punonjësit e SHIL, Ilir Kumbaro, Arben Sefgjini, Budjon Meçe dhe Avni Koldashi.



kta jan pra banda kupolla e sALIH SHIZOIDIT ANTROPODIT qe ju prin dhe kinse i zgjedhuri i shiptarve, medet per shiptart kush na ka met me na mborjt shpirtin dhe te drejtat, qe prej ktyre idiotave naj mohojn,te qenurit dhe te eksistuarit dhe nuk mvaret prej te madhrishmit qe te ka fal.
Se ksi tipa qe ta shtin koken ne thes dhe je ne meshiren e bastardeve pa te keqn e kujt vetum se ka pas para,e kta te surullaten me parat e tija,i till esht edhe ky sALIH pis tradhtari.



a.k/NOA
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema

Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 53
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 12 EmptyMon Oct 10, 2011 4:03 pm

Hebrejt nuk na rrezikojn fare shtetin ton, veq naj kishin trash moralin dhe te qenurit ma shiptar qe na esht neperkambur,pos tjerash dhe hebrejt jan shqiptar deshtum apo nuk deshtum ne.
Ne jem te rrezikuar me lejen e shtetit shiptar-musliman elham krejt tradhar,e kshtu me radh, te gjith gomar,dhe tash mos po na bejn ortodox,me nga 300 euro...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rrimtaf
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
rrimtaf

Male
Numri i postimeve : 1090
Age : 50
Vendi : kosov
Registration date : 30/07/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 12 EmptyWed Oct 12, 2011 2:05 pm

Sot pritet raporti ne oren14 per ballkanin perendimor ku perfshihen shqiperia dhe kosova.Do te kete lajme te mira po ashtu edhe te keqia .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema

Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 53
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 12 EmptyMon Oct 17, 2011 6:50 pm

Lufta e tretë ballkanike
Shpërndaje

17 tetor 2011 Koha: 08:06
news

Koço Danaj


Hyrje në analizë


Politika shqiptare ndodhet njësoj si në vitin 1914. Kështu deklaroi ambasadori I OSBE, Ëolvarth. Por duke u nisur nga fakti, se ai nuk është thjesht ambasador I OSBE, por është Gjerman, pohimi I tij është sa ogurzi, aq edhe orientues.(Në vitin 2001, kur shpërtheu, kryengritja shqiptare në Maqedoni, ambassador I OSBE ishte një amerikan, me emrin Robert Frouik. Por ishte shumë herë më me peshë se të gjithë ambasadorët e tjerë, amerikanë, apo të BE). Duket se I tillë është edhe Ëolfarth përballë ambasadorëve të BE në Tiranë. Eshtë ogurzi per arsyen se në vitin 1914, Shqipëria ishte tokë e askujt. Eshtë orientues, sepse sot kemi një realitet tjetër, formalisht Shqipëria është tokë e shqiptarëve.



Realiteti politik panshqiptar



Edi Rama dhe Gramoz Ruci akuzojnë Sali Berishën dhe qeverinë e tij me anë editorialesh, faqesh facebooku dhe diskutimesh në Parlament se këtë që I ke bërë ti Shqipërisë, nuk ja ka bërë asnjë pushtues. Sali Berisha dhe Jozefina Topalli, nga foltorja e Parlamentit apo Cekia akuzojnë Edi Ramën dhe Partinë Socialiste si tradhëtarë dhe celulë anti europiane. (Ndërsa një raport racist që vjen nga Brukseli, përkëdhel Sërbinë dhe Malin e Zi dhe satanizon Shqipërinë, Bosnjën dhe Maqedoninë. Më shumë ngjan me një Enciklikë papnore sin ë kohën Kalvinit apo të Martin Luterit.) Bamir Topi që nga Stambolli, një shekull pas ardhjes në pushtet të xhonturqve, deklaron në kryeqëndrën e tyre se shqiptarët nuk kanë të drejtë të bashkohen si të gjithë kombet europiane, por duhet të presin Brukselin. Njësoj si xhonturqit që para një shekulli, ju përgjigjeshin, Ismail Qemalit dhe Hasan Prishtinës kur ata I kërkonin pavarsi nga Perandoria Otomane. Hashim Thaci dhe Atifete Jahjaga deklarojnë me megallomani se kemi vendosur sovranitetin në të gjithë Kosovën. Eshtë I kënaqur me sovranitetin me helikopter. Megjithse policët dhe doganierët e tyre fluturojnë me helikopterët e KFOR, ndërsa asnjë polic shqiptar nuk shkel dot në Veri të Kosovës. Isa Mustafa fërkon duart me shpresën se në zgjedhjet e ardhëshme do ti mbetet pushteti në dorë. Ai nuk flet fare. Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje hynë në parlamentin e Kosovës me Flamurin e Bashkimit me Shqipërinë. Por aktualisht po merren me editoriale dhe me përmbysjen e ndonjë kamioni sërb. Shpëtim Idrizi, I mori mbi 60 mijë vota në emër të cështjes kombëtare, por aktualisht po mendon si të hyjë në qeveri me ndonjë post ministri, ndërsa cështjen kombëtare e ka shndrruar në cështjë pronash individësh.

Ali Ahmeti mori një shuplakë të rëndë nga Nikolla Gruevski, I cili akuzoi Cervenkovskin se kishte regjistruar 120 mijë shqiptarë më tepër në vitin 2002. Megjithatë vazhdon të rrijë në qeveri me atë që kërkon të zvogëlojë shqiptarët, me atë që kërkon të ndërtojë të kaluarën maqedonase mbi të ardhmen e shqiptarëve. Menduh Thaci kënaqet që dështoi regjistrimi dhe shpreson tja zërë ai vëndin e Ahmetit.





Ku mund të fillojë lufta?



Ka disa vatra të cilat janë të gatshme për të ndezur zjarrin.

Vatra e parë është Kosova e Veriut. Ajo është mbushur me barikada. Atje ku ngrihen barikada, do të thotë se po bëhen gati për luftë.Të gjithë e dinë këtë, por të gjithë flasin të kundërtën. Me përjashtim të shërbimeve sekrete. Po si mund të vijë deri tek lufta? Shumë thjesht, vetëm me një shkëndijë. KFOR dhe EULEX ndërhyn me forcë mbi barikaduesit, qeveria sërbe do ndërhyjë për të mbrojtur bashkëkombasit e saj, në ndihmë të Sërbise do shkojë Rusia.

Thjesht vetëm me një shkëndijë, Nuk ndërhyn KFOR, por i thonë Qeverisë së Kosovës të ndërhyjë. Për ego pushteti, Thaci dhe Rexhepi ndërhyjnë dhe përsëri ndërhyn Sërbia. Shqiptarët e paorganizuar, dalin të humbur nga lufta, edhe në njerëz edhe në teritore. Brukseli do të jetë dakord me këtë fund. Pse? Sepse shërbimet sekrete të Brukselit e dijnë më mirë nga unë cfarë mund të ndodhë kur ngrihen barikada, megjithatë, Brukseli e përkëdheli Sërbinë duke i dhënë statusin e vëndit kandidat. Brukseli e di shumë mirë që Bogdanovici dhe Stefanovici e kanë bërë Veriun si shtëpinë e tyre, por përsëri e përkedhel Sërbinë.

Vatra e dytë mund të jetë Bosnja. Ka 13 muaj që nuk krijon dot qeveri qëndrore, qeveriset pjesë pjesë. Majtisti Dodik pritet të bëjë referendumin për shkëputje. Në ceremoninë e betimit të tij si president mori pjesë edhe Tadic. Brukseli e miratoi këtë veprim. Imagjinoni sikur në ceremoninë e betimit të presidentit të Kosovës të merrte pjesë Bamir Topi. Lukunia e ambasadorëve të Brukselit do ta ndalonte me të gjitha mjetet.

Vatra e tretë është Greqia. Krize totale, falimentim i pashmangshëm. E shmang vetëm lufta. Greqia po përgatitet të eksportojë krizën e saj totale. Por jo në trojet greke. Por në trojet shqiptare dhe maqedonase. Cili do të jetë preteksti? Regjistrimi I popullsisë në Shqipëri. Po ku? Jo në Sarandë, jo në Gjirokastër, ndoshta në Himarë, ndoshta në Korcë. Do akuzohet qeveria Shqiptare se ka fallsifikuar të dhënat e regjistrimit dhe do nxiten një apo disa grupe njerëzish të fillojnë trazirat. Pse jo, edhe me barikada. Brukseli nuk të ndëshkon kur ngrë barikada. Për më tepër kur ngrë barikada përballë shqiptarëve. Veriu I Kosovës është shëmbull I qartë se si vepron Brukseli.

Ose ne trojet maqedonase, në Krushevë ku pretendon se ka një minoritet grek. Anullimi I regjistrimit nga Gruevski, e ka shtyrë në kohë përdorimin e këtij preteksti, por nuk e ka fshirë.

Vatra e katërt është Maqedonia. Një ditë, Gruevski do ta bëjë regjistrimin, do fallsifikojë numurin e shqiptarëve. Ai e bëri të qartë synimin e tij kur tha se Cervenkovski kishte regjistruar 120 mijë shqiptarë më shumë, që do të thotë se do regjistrojë 120 mijë më pak. Ai e di se problemi i emrit, është thjesht një pretekst i Brukselit. Në gjëndjen në të cilën ndodhet Greqia, mjafton vetem një telefonatë e Merkelit dhe Papandreu e zgjidh për tre sekonda absurdin e emrit. Por Merkel, nuk e bën telefonatën dhe Gruevski e di arsyen reale. Gruevski nuk do të lejojë që kurrkush në Maqedoni të regjistrohet grek, as ne Krushevë. Shqiptarët do rezistojnë, do kundërshtojnë, por të paorganizuar dhe Gruevski do ti vrasë sic i vrau në Brodec apo Haracinë.



Dhimbja e së vërtetës është më e lehtë se dhimbja e mashtrimit



Cfarë shkrova është një prognozë bazuar mbi fakte të vërteta. Natyrisht jo të plota. Të plota ato janë në dosjet e shërbimeve sekrete që operojnë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Sërbi, Bosnjë, Greqi, Uashington, Moskë apo Bruksel.E vërtetë është kriza totale e BE. Dhe kësolloj krizash, kanë si alternativë zgjidhjeje edhe luftën.

Por është edhe mashtrimi i Brukselit që na dërgon rekomandime, por që në realitet ka vdekur, qëkur vëndin e Barrosos e ka zënë dyshja Merkel-Sarkozy.



A ka rrugëdalje?



Natyrisht që ka. Por ajo është vetëm një. Tre shqiptarë mëndje ndritur, të quajtur Mehmet Konica, Filip Noga dhe Rashi Dino, në Memorandumin drejtuar mbledhjes kolonialiste të Londrës në Janar 1913, midis të tjerash i shkruanin se: Po ti pengoni shqiptarët që të bashkohen, ne ju njoftojmë se ky rajon nuk do të ketë paqe për një shekull. Londra i pengoi shqiptarët duke i coptuar në mënyrë kriminale dhe për një shekull, rajoni nuk pati qetësi. Pra zgjidhja është e thjeshtë për Brukselin dhe Uashingtonin: Zëvëndësoni boshtin Beograd-Athinë, me Trekëndëshin Beograd-Tiranë-Athinë, lejoni, Shqipërinë Natyrale. Vetëm atëhere, vatrat e zjarrit do shuhen. Boshti që krijuat për gati një shekull prodhoi kriza dhe luftë. Pirostija stabilizon rajonin, por ndihmon edhe

Brukselin do jetojë në paqe. Derisa sa arbitrat ndërkombëtarë të binden për këtë, shqiptarët duhet të marrin masa që lufta: E para: Të mos fillojë nga ata, E dyta: të mos fillojë në troje shqiptare. E treat: Të mos fillojë deri në 28 Nëntor 2012. Ëolvarth kur pohoi se politika shqiptare është si në vitin 1914, na ndëshkoi, por edhe na orientoi.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi

Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 39
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 12 EmptyMon Oct 17, 2011 7:35 pm

ja paha fut ,diqka sa me thene
me ka punon ky njeri me cilat organizata ,me hajna ,ky eshte interesgjinje asgje me shume...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii

Male
Numri i postimeve : 3267
Age : 38
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 12 EmptyMon Oct 17, 2011 11:18 pm

Po po padyshim Ne doti fitojm ket lufte, pasi ta keme perfunduar betejen mes veti...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema

Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 53
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 12 EmptyFri Oct 21, 2011 10:25 pm

Turqia: Të krijohet Federata Ballkanike



Transmetuar më 21.10.2011 15:59
Ankara, 21 tetor, NOA - Kriza aktuale në Greqi nuk e ndihmon imazhin e Ballkanit në Perëndim. Por as nuk e ndihmon imazhin e Perëndimit në Ballkan. Kështu nis një artikull i medias turke "Today Zaman", me titullin "Për një Federatë Ballkanike", i cili mbron idenë e krijimit të një unioni të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Kjo nisur nga fakti, që "ka më pak të ngjarë tani që vende të tilla si Bullgaria, të pranohen në Eurozonë dhe se asnjëri prej tyre nuk po digjet nga dëshira për t'u bashkuar në të".

"Ata tashmë e kanë kuptuar se anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk do t'i shpëtojë ata: Ata gjithmonë do të mbeten në një gjysmë periferie, do të mbeten një burim i punës së lirë dhe i burimeve, për bankat e pangopura të �BE-së, ato shumëkombëshe dhe korporatat".
Më tej, artikulli citon rastin e Gjermanisë, për të cilën pohon se ajo udhëhiqet nga një "Balkanpolitik" brutale.

"Kjo është në interes të Bashkimit Evropian që për bazë ka luftën e kombeve të vogla në Ballkan, ku secili e ka me pasion flamurin e tij. Tranzicioni nga socializmi për te kapitalizmi, është i gjatë. Post-komunizmi në Ballkan nuk është ajo që njerëzit kanë në mendje kur ra Perdeja e Hekurt ra në Berlin në vitin 1989. Vendet e Ballkanit sot kanë më shumë të përbashkëta me Afrikën e Veriut se sa me thelbin e Bashkimit Evropian. Siç thonë ata në Kroaci këto ditë, "Zagrebi është Maghreb", citon artikulli.
Më tej, ai vijon me idenë e rritjes së euroskepticizmit në Ballkan, veçanërisht tani që i vetmi vend "komunist" i fundit, Greqia, është duke iu nënshtruar programeve të ashpra nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Banka Qendrore Evropiane (BQE).

"Për 20 vjet, anëtarësimi në Bashkimin Evropian ka qenë një objektiv për të gjitha forcat politike në Ballkan. Jo më shumë. Një brez i ri ka hyrë në politikë në Ballkan nëpërmjet veprimeve të drejtpërdrejta demokratike në rrugë dhe jo maskaradave të demokracisë zgjedhore. E majta e re është ndarë nga e kaluara e socializmit shtetëror dhe e partive tradicionale shoqërore demokratike", shton më tej artikulli.

Duke prekur më pas idenë e krijimit të një Federate Ballkanike, për të cilën pohon se ideja rreth saj ka nisur të kryhet pak para Luftës së Parë Botërore, gjatë periudhës së luftërave dhe përsëri në fund të 1940, e parë kjo si një përpjekje unifikimi në bazë të solidaritetit social dhe barazisë ekonomike mes vendeve që bëjnë pjesë në gadishullin e Ballkanit.

"Kjo është diçka që Evropa veriore donte ta parandalonte me çdo kusht. Një Ballkani i bashkuar në Federatë do të ishte një bllok i fuqishëm prej 55 milion njerëzish (pa llogaritur Turqinë)! Ballkani është pika e takimit të Evropës dhe Azisë, Krishtërimit dhe Islamit. Ai kontrollon rrugët e drejtpërdrejta të tokës mes Evropës Perëndimore, Azisë së Vogël dhe Lindjes së Mesme. Po kush humb nga një bashkim i Ballkanit? Çfarë ndodh nëse grekët, bullgarët, shqiptarët, serbët dhe rumunët sigurojnë dalje që portin e Selanikut apo qasje të lirë në portet e Adriatikut? Ashtu si problemi arabo-izraelit mund të zgjidhet vetëm nëse krijohet një shtet i vetëm? Greqia dhe Shqipëria mund të bashkohen në një republikë federative në Ballkan", përfundon artikulli.

Heqja e kufijve në Ballkan

"Kufijtë në Ballkan duhet të shfuqizohen, së bashku me taksat dhe akcizat. Vendet e Ballkanit nuk do të paraqiten më në politikat e padrejta bujqësore të BE-së që janë në kundërshtim prodhimin e ushqimeve natyrore në këtë pjesë të botës, e bekuar me klimë të butë dhe tokë pjellore. Ballkani të ndalojë importimin e domateve të ngopura kimikisht dhe mollëve nga veriu evropian. Ata duhet të ecin në marshin e ekonomive të tyre me nevojat e njerëzve dhe jo fitimet e bankierëve dhe bosëve të pasur të BE-së. �Krijimi i Federatës së Ballkanit do të kërkojë edhe �monedhën e vet. Kjo do të inkurajojë shkëmbimin e tregtisë së barabartë në mesin e vendeve fqinje, diçka që është penguar sot me ekzistencën në Evropë të monedhave të ndryshme, të Eurozonës dhe jo-Eurozonë brenda Ballkanit. Por çfarë gjuhe do të ketë Konfederata Ballkanike? �Anglishtja duket të jetë një opsion logjik meqë është gjuha ndërkombëtare, megjithatë, Britania e Madhe dhe SHBA nuk kanë luajtur historikisht një rol dominues në rajon", vazhdon më tej artikulli në fjalë.

Një federatë e Ballkanit shihet ndërkaq, si diçka që mund të ndodhë brenda natës. Hapi i parë është krijimi i partive politike apo fronteve popullore në të gjitha vendet që kanë një program të përbashkët, domethënë: a) mospranimin e borxhit të jashtëm, b) shtetëzimin e bankave në mënyrë që qeveritë mund të luajnë role të rëndësishëm në zhvillimin e ekonomive vendore, c) një monedhë e re ("balko"?) për një federatë të madhe në Ballkan pa kufij të brendshëm ku njerëzit dhe mallrat qarkullojnë lirshëm, d) heqja e tatimit për të ardhura të ulëta, c) krijimin e ekipeve të mëdha industriale, teknologjike dhe bujqësore d) arsim falas, transportit masiv, kujdes mjekësor dhe argëtim.

"Njerëzit do të kenë punë të denjë dhe më në fund ata do të shpëtojnë nga kthetrat e BE-së, SHBA-ve dhe kapitalit rus. Por a është e gjitha kjo ide fantastike e pamundur? Asgjë nuk është e pamundur në ditët e sotme. Një botë me shpresë të re dhe optimizëm, është mbi ne", përfundon Today Zaman.

n.e/NOA


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Lajme nga Shqiperia - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 12 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lajme nga Shqiperia
Mbrapsht në krye 
Faqja 12 e 13Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3 ... , 11, 12, 13  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: