Letër nga zemra shpresoj që të depertojë në zemër.
Motër e shtrenjtë, Esselamu alejkum!
I dërgoj këto fjalë deri tek ty duke shpresuar se do të zëjnë vend
të ty dhe do të ndikojnë në jetën tënde pozitivisht. Këto fjalë
shpresoj që të mbrrijnë zemrën tënde të bardhë. Po, në zemër të bardhë
sepse je krijuar me zemër të bardhë, u rrite e pafajshme, u rrite në
pastërti, besnikeri dhe dashuri.
O e pasterta, e cila je robreshë e të
Pastertit, je krijuar e pastër dhe je obliguar që ta ruash këtë
pastërti. E pastër, e shkelqyer je sikur diamante. Sa e bukur është
zemra yte kur nuk e ndotin fjalët e kota, pse e ndote atë me mëkate?!
Pse lidhe zemren tënde me njerëz që nuk ta dijnë vlerën?! Ata njerëz
njohtohen me ty vetëm për epshe, epshe djallezore, për momente të
shkurta.
MOTËR…
Mos u mashtro me ata të cilët janë në mëkate
dhe sillen rreth teje me flliqësira! Të gjithë do të pendohen një ditë,
mirëpo nuk do të u sjell dobi pendimi i tillë, sepse atë ditë do të
qendrojnë para të Madhit All-llah. Para Atij që i ka krijuar dhe do të
japin llogari për çdo vepër, e madhe qoftë apo e vogël. Do të pyeten
për fjaltë e kota nepër chat që kanë bërë.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
“Çdo fjalë që ai hedh pranë tij është përcjellësi i gatshëm.” [Kaf, 18]
Çdo fjalë që del nga ty shenohet mënjeherë
nga përcjellësit, që ka çdo njeri. Prandaj ke kujdes, çdo epsh që
ngjall me ato fjalë do të japësh llogari!!!
OJ VAJZË E PASTER…
Oj vajzë e pastër, ngadal se je në rrezik!
Ngadal se vdekja nuk njeh te madh as të vogël! Vallë ke deshirë të
vdesësh duke iu folur njerëzve në chat fjalë të kota, të flliqura,
ngacmuese?! Pastaj nëse vdese do të fusin në varrë të erret, vetëm, nuk
ke askend të të ndihmojë. Krimbat ta hajnë trupin tend të bukur,
fytyrën tënde që e ruajshe me lloj-lloj mikjazhi. Pastaj të shtrengon
varri, do t’i bashkojë brinjte, t’i then eshtrat, nga ky shtrengim nuk
shpeton askush.
Pejgamberi i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
“Në varrë është një shtrëngim që
perjeton çdo kush. Nëse kishte shpëtuar dikush nga kjo, do të shpëtonte
Saad ibn Muadhi, i cili vdiq shehid.”
Gjithashtu Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] u lutte
për Aishen [radijalllahu anha] që t’i lehtësohet shtrëngimi i saj në
varr, sepse ishte e dobët në trup. Pra, ti motër je e dobët pranë këtij
shtrëngimi, lute All-llahun që ta lehtëson këtë shtrëngim!
Kujto atë ditë kur do ta marrish librin
tënd, a të gëzon që të shohësh bisedat e tua të regjistruara aty,
bisedat që i bëjshe në chat me të huajt. Ato biseda që ua ngjallshe
njerëzve epshet e tyre. Mos me thuaj se unë me këto biseda vetëm po
mahnitem apo po lozi. Sa tallje të tilla kanë pasur përfundim të idhët,
sa lozje kanë shkatërrur moralin. Nëse tek ty kjo është lozje, te
All-llahu, I cili të krijoi dhe furnizoi nuk është lozje, por mëkat dhe
krim. Mos harro se mëkatet që përseriten rritën!
A NUK E DIN SE…
A nuk e din se me këto lozje e tallje që bën
në internet humbë gjëjën më të shtrenjtë që posedon; humbë fenë,
moralin, kohën, shëndetin, pasurinë... A ekziston diç më të shtrenjtë
se këto?!
Me këto tallje e tradhton vetën tënde. Vetja
yte është emanet të ty. Gjithashtu tradhton familjën, që u munduan të
të edukojnë, i tradhton njerëzit që u flet me këtë tallje. Ndërsa
tradhtinë më të madhe që ke bërë është tradhtija ndaj All-llahut.
Argëtimi dhe lozja me nderë është krim, një gjë e tillë është e ndaluar
në Islam, andaj pendohu të All-llahu dhe kthehu rrugës së drejtë!
All-llahu ta dhuroi zemren e bardhë e të
shendoshë dhe ashtu ka deshirë që t’i kthehesh Atij. All-llahu të do të
pastërt dhe me turp se keto të dyja janë peshorja e bukurisë dhe
embëlsirës tënde. Atë ditë kur do të martohesh do të pendohesh për çdo
gjë që ke vepruar …
Ndoshta gjen arsye e thua: Unë jam e sigurt
për vetën time dhe nuk i dorëzohem kurtheve të djallit aq lehtë. Ne të
thojmë: A je e sigurt me shumë sesa gratë e Muhamedit [sal-lallahu
alejhi ve sel-lem], te cilat i urdhëroi All-llahu e u tha:
“O gratë e Pejgamberit, ju nuk
jeni si asnjë grua tjetër, nëse kini kujdes e ruheni, andaj mos u
llastoni në të folur e të lakmojë ai që ka sëmundje në zemrën e tij, po
thuani fjalë të matura.” [El-Ahzabë, 32]
Vallë pas këtij ajeti akoma mendon se je me e sigurt dhe e
paster se ato gra, që All-llahu iu tha mos u llastoni në të folur. E si
do te bëhët me atë që tallet me lloj-lloj fjalësh joshese në chat?!
Pra, kthehu... pendohu te All-llahu... premtoi Atij se nuk do të kthehesh në gabime që të çojnë në amoralitet...!
All-llahu kur ndaloi nga amoraliteti nuk tha
mos beni amoralitet, por tha mos iu afrohuni amoralitetit. Andaj
kuptohet se çdo veper, që të afron në amoralitet është haram qoftë ajo
fjalë apo levizje e dyshimtë që ngritë epshin e burrave.
A ke dëgjuar për një vajzë të re, e cila
vdiq duke shiquar filma erotik, të cilës i kishte mbetur telekomanda në
dorë. Kur moren ta lajnë kufomen e saj u munduan t’ia hjekin atë nga
dora po nuk ia arriten dhe u detyruan ta vorrosin me telekomande në
dorë. Valle a nuk ke frikë të kesh një përfundim të tillë?! Aspak nuk
mendon?!
DËGJO…
Dëgjo njerin nga larësit e kufomave që thotë:
Vetëm për dy muaj në kryeqytetin Riad të
Saudise kanë vdekur afër 400 përsona, shumica prej tyre kanë qenë të
rinjë e të reja, për të cilët thuhej se kanë vdekur papritmas, pa
sëmundje.
Vallë, a mendon se vdekja nga ty është
largë?! Vdekja nuk njeh të vegjel apo të medhenj, meshkuj apo femra, të
rinj apo pleq, të bukur apo të shumtuar. Për vdekjën të gjithë janë të
barabartë, andaj zgjithe ti vetë përfundimin tend!
Njeriu e ka perfundim ashtu siç i posedon
veprat. Nëse është vepërmirë, me të mirë përfundon. E nëse është
vepërkeq, atëherë keq do të jetë fundi i tij, All-llahu na ruajtë nga
përfundimi i keq, AMIN!
Shiqo pra veprat e tua, së paku vetëm në javen e kaluar çka ke bërë, do të zbulosh se si e ke fundin.
MOTËR E SHTRENJTË…
Ti je një lule e bukur që njerëzit e mirë
nuk deshirojnë të të shohin të vyeshkur. Je lule që meriton të jesh në
një kopësht të dlirë e të bukur, kthehu pra në pozitën tënde, në të
cilën meriton të nderohesh, mos u bën si leckë që të përdorë çdokush e
me në fund ...hudhe në vendin e mbeturinave…
Kthehu sikur ke qenë e pastër... kthehu tek All-llahu dhe dije
fort mirë se do të qëndrosh para All-llahut! Nuk është me ty askush, të
gjithë heqin dorë nga ti. Prej të parëve janë që hekin dorë nga ti ata
qe lozeshe dhe u tallëshe me ta. Gjithashtu do të akuzojnë para
All-llahut se ti ke qenë shkak që i ke derguar ata në mëkate. Çka do
t’i thuash All-llahut për këtë?
Llogarite vetën para se te llogaritesh dhe
dije se kjo jetë është sa një sekonde, ndërsa purfundimi yt është
sekret, andaj puno për të ardhmen tënde! Pendohu sinqerisht, le anesh
çdo lidhje që të çon në mëkate, gjej shoqe të moralshme, lexo historinë
e grave të ndershme, nënave të muslimaneve dhe sahabijëve, mbushe
zemrën tënde me leximin e Kur’anit, që të sjell dobi atë ditë kur nuk
të sjell dobi interneti. Dije se nuk je krijuar për tallje, po vetëm
për ta adhuruar All-llahun e vetëm!
DIJE…
Dije motër se të gjithë jemi mëkatarë,
mirëpo me i miri është ai i cili pendohet. Andaj mos prit po pendohu sa
më shpejte!
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë për ata që pendohen:
“Me përjashtim të atyre që më vonë pendohen dhe përmirësohen, vërtet All-llahu është që shumë falë e mëshiron.” [En-Nurë, 5]
Pendohu dhe vepro vepra te mira që të fshihen veprat e këqia!
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
“Dhe fale namazin në dy skajet e
ditës, e edhe në orët e afërta (me ditën) të natës. S’ka dyshim se
veprat e mira i shlyejnë ato të këqijat. Kjo është një këshillë për ata
që pranojnë këshillat.” [Hudë, 114]
Mos i humb shpresat edhe nëse ke mëkate shumë sepse mëshira e
All-llahut është e madhe, dije se dera e pendimit është e hapur! Bën
lutje shumë sidomos ne kohën kur All-llahu zbret në qiellin e tokës në
1/3 e natës dhe thotë:
“A ka kush që të më lutet e t’ia jap atë që kërkon? A ka kush që kerkon falje e që ta fali atë...?
Gjithashtu All-llahu thotë në një tjetër hadith kudsijj: “O
robërit e mi, ju bëni mëkate natë e ditë, andaj kërkoni falje nga Unë
që t’ua fali! O robërit e mi, nëse dikush nga ju me vjen me mëkate sa
toka të mëdhaja dhe ka bërë pendim për këtë, Unë do t’ia fali
pamedyshje, pçrveç shirkut që nuk falet…
Mos humb shpresat e të të mashtrojë pastaj djalli i mallkuar, i
cili të rrin mbi kokë e të thotë: Ka kohë, kur të martohesh
pendohesh... dhe ta zbukuron ai i mallkuari vepren e keqe. Andaj
largohu atij dhe mos e dëgjo, thuaj me zë të lartë: Jo nuk të
nënshtrohem ty o i mallkuar. Pra, ke kujdes motër që mos të zë dita kur
s’ka mundësi gjuha jote të flet fjalën e pendimit. Gjithashtu dije se
kurthet e djallit janë të dobëta nëse ti pak bën durim dhe ke qëndrim!
Dije fort mirë se shumë shtëpi kanë humbur
nderin e tyre duke percjellur tregjet e djallit. Vajzat e tyre dal
ngadal duke filluar me chat (internet) e pastaj numrin e telefonit,
takimet dhe fundi krimi i zinase (amoralitetit).
PËR NË FUND…
Motër, ndjesë por këtë letër ta kam kushtuar
vetëm duke shpresuar faljen e All-llahut të Madhëruar për mua dhe për
ty e te na mundeson All-llahu xhenetin më të lartë, i cili quhet
Firdevs. All-llahu është i fuqishem për çdo gjë.
Esselamu Alejkum!