Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Zhdukja e 32 dibranëve në det, letër kryeprokurores

Shko poshtë 
AutoriMesazh
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Zhdukja e 32 dibranëve në det, letër kryeprokurores Empty
MesazhTitulli: Zhdukja e 32 dibranëve në det, letër kryeprokurores   Zhdukja e 32 dibranëve në det, letër kryeprokurores EmptySun May 24, 2009 12:35 pm

[size=9]PESHKOPI/ HASAN PASHA

Të hetohet fati i 32 dibranëve të zhdukur në mars të vitit 1996. Kryetari i shoqatës së emigrantëve shqiptarë në Greqi, Hidër Buci, i ka kërkuar kryeprokurores Ina Rama të rikthejë çështjen për të hedhur dritë mbi misterin, që mban peng familjarët prej 13 vitesh.
Kërkesa është bërë rreth 2 muaj më parë prej Bucit, ndonëse deri tani nuk ka asnjë përgjigje se ç'po bëhet me këtë dosje. Ai thotë se, të gjitha të dhënat në vite, lënë të kuptohet se dibranët janë gjallë, por i mbajnë të fshehur diku. Ashtu si dhe të afërm të klandestinëve, Buzi e lidh zhdukjen e tyre me një ngjarje tjetër, të ndodhur pak ditë para. Hidër Buci tregon se më 5 mars të vitit 1996 nga burgu i Korfuzit, me anë të një tuneli të nëndheshëm u arratisën 32 të burgosur shqiptarë, ndër ta dhe i famshmi Zani Çaushi. Kryetari i shoqatës së emigrantëve thotë se katër ditë pas arratisjes, më 9 mars 1996 është nisur nga Vlora një skaf me 32 klandestinë. Skafi niset gjoja për Itali, por devijon destinacionin dhe del në ujërat e Korfuzit. Një ditë më pas skafi kapet nga policia e shtetit fqinj dhe lajmi emetohet nga mediat greke, stacionet televizive "Mega", "Antena" etj. Buci thotë se emigrantët dibranë në Greqi kanë parë në ekranet televizive personat e kapur nga policia helene për të cilët nuk dihet fati. "Të nesërmen e ngjarjes unë kontaktova me drejtorin e policisë së Korfuzit, të cilin e pyeta se çfarë po bëhet me këta klandestinë. Ai u shpreh se ata janë ende nën hetimin e policisë bregdetare dhe se nuk janë marrë në dorëzim nga ana e tyre. Pritëm tre ditë, por vetëm atëherë gazetat greke, në faqet e para të tyre shkruan me germa të mëdha për një tragjedi të padëgjuar, se na qenkëshin mbytur 32 klandestinë shqiptarë. Pas kësaj u lidha me telefon me policinë e Korfuzit, por nuk na u dha asnjë përgjigje rreth ngjarjes", pohon dibrani Buci. Ngjarja mbulohet me mister kur Buci tregon se në dhjetor të vitit 1997 njëri nga personat e presupozuar si i zhdukur, Fatos Beqa është lidhur në telefon me një zonjë nga Maqellara dhe i është shprehur se: "Na quajnë të zhdukur por ne jemi gjallë, të izoluar në një vend të keq, pa asnjë lloj lidhje. Gjeta rastin tani për të folur, jemi gjallë, na kërkoni. Jemi të izoluar pa asnjë lloj komunikimi". Kjo sipas Bucit dhe dëshmitarëve të tjerë, kryesisht emigrantë në Greqi lë të dyshosh se ikja nga burgu i Korfuzit i 32 të dënuarve ka bërë që autoritetet e shtetit fqinj t'i zëvendësojnë me 32 klandestinët dibranë, duke i mbajtur ata të izoluar dhe pa asnjë kontakt me familjarët. Megjithëse këto fakte ata i kanë bërë publike disa herë dhe janë dhënë emra të organizatorëve të atëhershëm të trafikut, ende sot e kësaj dite, nuk ka të dhëna për fatin e të zhdukurve, nëse ata janë mbytur apo mbahen të izoluar.


Të zhdukurit

1. Mehmet Bici
2. Arshi Kaferi
3. Sigurim Keshi
4. Baudin Keshi
5. Qemal Veizi
6. Naim Qoku
7. Dashamir Qoku
8. Ulsi Rama
9. Asllan Istrefi
10. Miri Kryemadhi
11. Gjyzel Fida
12. Belul Hazisi
13. Hysen Zerja
14. Vullnet Bunguri
15. Dashuri Qoku
16. Mysli Bunguri
17. Luftim Istrefi
18. Gëzim Jaho
19. Zenel Kaferi
20. Fadil Hamja
21. Shuip Beqa
22. Fatos Beqa
23. Mustafa Elezi
24. Hazbi Elezi
25. Ramis Haxhiu
26. Sulejman Shahini
27. Urim Tonuzi
28. Sajmir Hasani
29. Hajri Shira
30. Sajmir Salkurti
31. Altin Harkorja
32. Abdyl Jaqe
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Zhdukja e 32 dibranëve në det, letër kryeprokurores
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE
» Letër vajzës së chatit
» PROZE- nga autore te ndryshem.
» Leter e nje Luftetari te UCK –SE(ushtria qlirimtare Kombetar
»  TË BËJMË TERAPI TË SËMUNDJES SË “MOSVLERËSIMIT TË LETËR

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: