|
| BAHRI FAZLIU DHE AGRON RRAHMANI | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Leka i Madh V.I.P
Numri i postimeve : 1368 Vendi : Dielli lind nga malet! Registration date : 02/09/2007
| Titulli: BAHRI FAZLIU DHE AGRON RRAHMANI Fri May 09, 2008 11:15 am | |
| Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani ishin feniks te gueriles urbane. Ata perqafuan dhe perbrendesuan lirine dhe shpirtin kryengrites. Ata nuk u mashtruan nga 'rezistenca' pacifiste e cila shpinte uje ne mullirin e hasmit. Ata qene te paret qe i treguan kombit se per tu cliruar nga Serbia kolonialiste nevojitej nje organizim clirimtar dhe nje kryengritje e armatosur. Qe te dy punuan vepruan dhe u vrane ne lulen e rinise. Keta dy heronj te medhenj do te renditen ne mesin e militanteve me te rinj te kombit c'prej Avni Rrustemit, Qemal Stafes e Vojo Kushit te cilet dhane rinine per atedhe te mevetesishem e te cliruar.
Forumiste te nderura, ju lutem jepeni mendimin per keta dy Deshmore te medhenje te kombit shqiptar. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: BAHRI FAZLIU DHE AGRON RRAHMANI Sat May 10, 2008 10:20 am | |
| Luboteni ke bërë shumë mirë që ke hapur këtë temë përmes së cilës forumistët do të kenë rast të mësojnë më shumë për dy figurat e ndritëshme që populli nxori nga gjiri i vetë në momentet më të vështira për t'i dal zot atdheut.Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani janë dy figurat të cilat i than STOP politikës së pritjes, politikës së iluzioneve, se liria fitohet përmes dialogut me pushtuesin.Bahriu përmes shkrimeve të veta edhe sot na udhëzon se si duhet vepruar me pushtuesin, ai i thrret ndërgjegjes kombëtare të bashkohen dhe me vigjilencë të punojnë seriozisht për ta bashkuar atdheun, për të cilin ideal Bahriu dhe Agroni e dhanë jetën dhe gjakun e tyre.
LUFTA E ARMATOSUR SI DOMOSDOSHMËRI HISTORIKE
Në tubimet e shumta përkujtimore, sidomos pas 17 shkurt të këtij viti, prej oratorëve të ndryshëm gjithnjë e më shpesh dëgjojmë se me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës amaneti i dëshmorëve është përmbushur: se tash e tutje ata do të mund të prehen të qetë; se synimi i tyre për të cilën u flijuan është realitet i yni. Dhe a është e tëra kjo e vërtetë? A kemi të drejtë në atë që themi dhe në ato që Atyre u themi? Vetëdija jonë për rënien e dëshmorëve, si fakt, për nga përmbajtja është e karakterit objektiv, ndërkaq për nga forma ajo ka karakter subjektiv. Themi kështu sepse derisa në rastin e parë akti i rënies së dëshmorëve, si fakt, drejtohet dhe reflekton në përmbajtjen e vetëdijes sonë; në rastin e dytë, është gjendja e vetëdijes sonë ajo që reflekton dhe e përcakton përmbajtjen (motivet dhe qëllimet) e rënies së dëshmorëve. Pra, faktin e rënies së dëshmorëve ne ia nënshtrojmë përmbajtjes së koncepteve tona, përvojës subjektive morale, intelektuale e jetësore. Është kjo arsyeja që ne të gjallët e përkohshëm me mundësitë sipërore fizike objektive që kemi, jo rrallë, vlerësimin për synimet dhe idealet e dëshmorëve për të cilat ata u flijuan, i masim me masën e shtratit prokustian të vizioneve dhe vullneteve tona. Dhe nuk është e çuditshme që, në raste përkujtimi të përvjetorëve të tyre, fare lehtë dëshmorëve u drejtohemi se "amaneti juaj është përmbushur!" Dhe pse të mos jetë kështu? Kush mund të na demantojë për të kundërtën? Përpos fuqisë së gjykimit kritik – askush! Po në rast të amortizimit të tij, në rast të mosekzistimit të tij – kush? Ka një rrugëdalje dhe një përgjigje: mund të na demantojnë Ata që, para se me jetën e tyre të bëhen pjesë organike e lirisë, synimet e tyre i materializuan në shkrim, si "gjësend mental" - siç do të thoshte Lëfevri. Një mundësi të tillë na ka krijuar Bahri Fazliu me veprën e tij publicistike. Në shkrimet e shkruara që prej vitit 1993 deri në vitin 1998 - tashmë të përfshira në librin me titull "Kundër mistifikimit për të vërtetën" ("Çlirimi", Prishtinë, 2000) – Bahriu në qendër të interesimit të vetë do ta ketë luftën kundër iluzioneve se liria do të mund të arrihet nëpërmjet pritjes. I disponuar kritikisht ndaj realiteti kolonial jugosllav në të cilin gjendeshin shqiptarët në fund shekullin XX, dhe i disponuar kritikisht për metodat që zbatoheshin në punë të përmbushjes së idealit për liri, filozofinë e vet politike Bahriut do ta lidh ngusht me teorinë kritike, si një nga shtigjet për emancipimin intelektual, moral e shpirtëror dhe si një mundësi për çlirimin e njeriut prej rrethanave të robërisë që atë e bëjnë të jetë rob në të menduar dhe në të vepruar. Nëpërmjet teorisë kritike, si metodë e filozofisë politike, Bahriu në këto shkrime do të bëjë ekzaminimin e logjikës së zhvillimit të procesit të luftës antikoloniale të popullit shqiptar kundër Serbisë e Jugosllavisë deri te kryengritja e armatosur. Ky proces, siç del prej shkrimeve publicistike të Bahriut, nuk është linear. Pikërisht, për të dëshmuar të kundërtën e kësaj, Bahriu objekt të trajtimeve të veta do të ketë tendencat regresive të këtij procesi që shpie drejtë luftës së armatosur, siç është: rezistenca pasive dhe ajo aktive. Duke qenë subjekt aktiv i luftës kundër tendencave regresive në rrugën për çlirim dhe bashkim kombëtar, Bahriu, në të vërtetë na fletë për rrugën e vështirë të lindjes, zhvillimit dhe fuqizimit të tendencës progresive – luftës së armatosur, si kusht i domosdoshëm për shndërrimin e mundësisë së lirisë në realitet objektiv. Teza aq shumë e përhapur sot se lufta e armatosur dje ishte pjesë komplementare dhe organikisht e ndërlidhur me rezistencën pasive, del krejtësisht e mjerë përball sistemit argumentues të Bariut për të kundërtën: lufta e armatosur ishte një domosdoshmëri historike, ndërkaq rezistenca pasive dhe ajo aktive ishin tendenca me kahe të kundërt ndaj këtij ligji të domosdoshmërisë historike. Një tezë të tillë emerikisht tashmë e ka vërtetuar praktika rrjedhjes së ngjarjeve në vitin 1998. Vepra publicistike e Bariut përbën betejën e tij intelektuale në luftë për mohimin e metodës pasive të rezistencës, si një nga tendencat negative kufizuese të mundësive për çlirim, dhe si kusht i krijimit të mundësive reale të objektivimit të metodës së luftës së armatosur në realitetin e pushtimit klasik, si ligjësi e zhvillimit progresiv të rrugës për çlirim dhe bashkim kombëtar. Vepra publicistike e Bahri Fazliut, në të vërtetë është një radiografi në të cilën është etabluar maksimumi i koncepteve dhe tendencave që i takojnë botës objektive të rezistencës (pasive, aktive dhe asaj të armatosur) në një minimum kohor. Bahriu me saktësi do të vërej se lufta e armatosur është negacion i rezistencës pasive, ndërkaq rezistenca pasive negacion i domosdoshmërisë historike të kryengritjes së armatosur, si mundësi reale që duhet të shndërrohet në realitet në rrugën drejtë lirisë dhe bashkimit kombëtar. Cilat nga këto dy tendenca do të ngadhënjejë? Cila i shkon përshtati logjikës historike në punë të çlirimit dhe emancipimit të popujve të robëruar? Për Bahriun, që pej villimviteve 90-të, kryengritja e armatosur është domosdoshmëri historike që përcakton tendencat zhvillimore me perspektiv historike për kombin shqiptar. Bahriu në shkrimet e tij do të konceptualizojë logjikisht tendencën dhe drejtimin e zhvillimeve politike, të cilat çojnë drejtë luftës: "Po qe se populli shqiptar nuk e përgatitë, organizon dhe ndezë vetë luftën, ajo do të ndizet nga të tjerët në momente të papërshtatshme për të dhe jo për interesa të tij" – do të konstatoj Bahriu ("Kundër mistifikimit..." fq.159). Që në fillimvitet 90-të, në kohën kur rezistenca pasive ishte realitet, ndërkaq lufta e armatosur ekzistonte si mundësi, duke pasur parasysh dinamikën e zhvillimit të kontradiktave dhe kundërshtive ndërmjet fenomeneve dhe proceseve politike të jashtme dhe të brendshme që zhvilloheshin në dhe rreth Kosovës, Bahriu do të gjykojë se domosdoshmëria e shndërrimit të luftës së armatosur nga realiteti i së mundshmes në realitet objektiv kalon përmes mohimit të realitetit të rezistencës pasive dhe aktive. Në planin e jashtëm këtë proces mohimi, pas përfundimit të gjeopolitikës bipolare, do ta stimulojnë kundërshtitë ndërmjet SHBA-ve dhe Evropës, si bartëse të dy koncepteve të sistemit të marrëdhënieve ndërkombëtare: konceptit unilateral (SHBA) dhe konceptit multilateral (Evropë). Në kohën kur sistemi i marrëdhënieve ndërkombëtare - pas rënies së botës gjeopolitike bipolare - nga parimi i vetëvendosjes, gjithnjë e më shumë shkiste në drejtim të parimit të raportit të forcave, të bësh luftë çlirimtare antikoloniale me metodën e rezistencës pasive është antikombëtare dhe anakronike - do të vlerësojë me të drejtë Bahriu. Në planin e kontradiktave të brendshme anakronizmin e rezistencës pasive do të bëjnë të dukshëm kapacitetet e papërfillshme të saj për ta shndërruar lirinë nga ligji i domosdoshmërisë historike në mundësi dhe nga aty në realitet, përballë kapaciteteve shumëfish më të mëdha të realitetit kolonial serb që pretendonte ta bënte të padukshme domosdoshmërinë e lirisë. Për mundësinë e shndërrimit të tij në mundësi dhe nga aty në realitet as të mos flasim. Pikërisht te kjo kontradiktë e brendshme ndërmjet rezistencës pasive dhe realitetit kolonial serb, Bahriu shihte mundësinë ideale që koncepti i luftës së armatosur do të krijonte kushte objektive dhe reale që liria të zhvendosej nga domeni i domosdoshmërisë historike, në domenin e realitetit objektiv. Lufta e armatosur është premisa e filozofisë politike të Bahriut. Për Bahriun filozofia e luftës është politikë që në qendër ka vlerat morale dhe dinjitetin njerëzor. Lufta e armatosur, si moment përqendrimi maksimal i fuqive dhe energjive kolektiv për realizimin e idealit për çlirim dhe bashkim kombëtar, dhe si e vetmja fuqi lëvizëse e shndërrimit të fatit të njeriut të robëruar kah njeriu i lirë, përbën thelbin e konceptit filozofik të Bahriut për paqen. Paqja që e lufton luftën, është luftë për vazhdimin e paqes në mes të shtypësit dhe të shtypurit. Paqja e tillë është vazhdim i robërisë. Duke pasur para vetit veprën publicistike të Bahri Fazliut "Kundër mistifikimit, për të vërtetën" - si botë materiale që reflekton botën e idealeve të rënies së tij - nuk e kemi të lehtë, sidomos tash pas 17 shkurtit të 2008-ës, t’i themi Bahriut: "ideali yt është përmbushur!". Përkundrazi, e kemi të vështirë, sepse është vepra publicistike e Bahriut që, pas nëntë vitesh erozioni të vetëdijes sonë politike, shoqërore e morale, na e demanton të vërtetat tona që ne i kemi krijuar për idealet e të rënëve; na vërteton shpërputhjen që ekziston tashmë në mes të idealeve të djeshme të dëshmorëve dhe imazheve tona të sotme të krijuara për lirinë; na i demanton retushimet tona të sotme që ua a bëjmë mendimeve, sjelljeve dhe sakrificave të tyre sipas masë dhe dëshirave subjektive tona; na zbulon përmasën e rrëgjimit të unitetit të frymës në luftën kundër kolonializmit serb dje, dhe shkallën e rrëgjimit të vetëdijes kombëtare, politike e qytetare në vetëdije tribaliste, sot. T’i themi sot Bahriut "U kry!", duhet vërtetë të jemi të pakry! Arben Hoxha Maj, 2008 | |
| | | Guximi Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 2427 Age : 31 Vendi : Në "Komedinë Njerëzore" Profesioni/Hobi : Student Registration date : 12/09/2007
| Titulli: Re: BAHRI FAZLIU DHE AGRON RRAHMANI Sat May 10, 2008 11:49 am | |
| Urime per temen Luboten
Keta te dy ishin shtylla e rezistences shqipetare ne Kosove. Ata luftuan per atedhe dhe dhane jeten per te. Vepra e tyre nuk duhet harruar kurre sepse ajo i dha grusht te rende armikut, fal tyre e shume deshmorve te tjere e gezojm lirin sot.
T'i themi sot edhe Bahriut edhe Agronit, se nuk eshte kry ende, se ka pune per te bere, pra te shkojm edhe drejt enderres se tyre pra Bashkimit Kombetar.
Vazhdim te mire, kjo teme eshte shum e mire per diskutimit dhe analizen e veprave te tyre madheshtore. | |
| | | Musafir Vizitor
| Titulli: Re: BAHRI FAZLIU DHE AGRON RRAHMANI Sat May 10, 2008 12:06 pm | |
| Urime Luboteni per kete teme qe e ke hapur shpresoje se per mese kesaj teme do te mesojm edhe me shume per te madhin revolucionar Agronin e Bahriun. Agroni ishte komandant i par i nisitit gueril Rexhep Mala, kurse Bahriu ishte shtylla kryesore e cila e demaskoje politiken pacifiste qe udhehiqej nga Ibrahim Rugova. vazhdim te mbare forumiste. |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: BAHRI FAZLIU DHE AGRON RRAHMANI Sat May 10, 2008 6:36 pm | |
|
POROSIA QË SFIDON ÇDO DITË TË GJALLËT Nasho Jorgaqi
Nëpër përvjetorë të përkujtimit të rënieve heroike, është bërë zakon që më shumë se gjithçka tjetër të na sillet e pështillet në maje të gjuhës një fjalë, vazhdojmë të mërmërisim e të flasim zhurmshëm e pa mbulesë për amanetin e tyre. Fjalë me peshë të rëndë që nuk e kuptojmë. Nuk thuhet kot apo nuk duam ta kuptojmë se amaneti shkul edhe malet, ndërkaq shumë sosh as dje dhe as sot, qoftë edhe si një trokitje e lehtë në ndërgjegje, nuk u bënë përshtypje kjo fjalë e shenjtë. Ndryshe, nuk do të ishim ende këtu ku jemi sot. Ndryshe nuk do të kishte shumë nevojë të përdorim fjalën amanet i të rënëve të lirisë. Sepse do të shkonim përpara me këtë amanet për ta çuar në vend atë.
Shtrembërimi i të së vërtetës për Kosovën, për lirinë, për atdheun dhe interesat kombëtare të popullit tonë, siç po ndodh sot, po sfidon drejtpërdrejt amanetin e dëshmorëve. Gjaku u derdh, por liria e vulosur me gjak ende nuk erdhi. Nuk erdhi jo për fajin e dëshmorëve, por për fajin e atyre që flasin në emër të tyre, që ngrihen në emër të tyre, që kanë marrë edhe përgjegjësi duke e lakuar vend e pa vend emrin dhe veprën e tyre. Jo për fajin e të rënëve për lirinë e atdheut, të gjallët ushqejnë botëkuptimin që prangos shpirtin e vet dhe të njerëzve që i rrethojnë dhe kështu lidh duart e këmbët e veta dhe të atyre që shpresojnë. Jo për shkak se nuk dimë për çka kanë rënë heronjtë Bahri Fazliu, Agron Rrahmani dhe qindra e mijëra luftëtarë tjerë që ruajnë tokën shqiptare me gjakun e tyre, por për shkak se është kohë e ligë ku të ligjtë duan të justifikojnë ecjen e tyre të mbrapshtë, aq më keq, të identifikohen me rrugën e gjakut. Sa shumë gjak u derdh për këtë tokë dhe për fajin e pasardhësve të gjakut ende nuk u jetësua aspirata e popullit shqiptar, që të jetë i lirë dhe zot në trojet e veta. Shumë herë u luftua në emër të një qëllimi fisnik, por as pas gjithë këtyre luftërave të përgjakshme, rreziku i përsëritjes së tyre ende nuk është larguar. Jo për shkak të mungesës së gatishmërisë për të luftuar, as për mungesë të heroizmit, por për shkallën e dobët të organizimit tonë, për mungesën e një organizimi të fuqishëm në shkallë kombëtare. Ekziston një argument i besueshëm, se nuk morëm mësim nga gabimet, prandaj edhe përsëritja e tyre është hakmarrëse. As në përkujtime të të pavdekshmëve deri më sot, nuk nxorëm mësim të vlefshëm nga vepra e tyre. Dua të besoj, se tani e tutje do të jetë më ndryshe. Dua të besoj, se nga vepra e tyre, nga Bahri Fazliu, Agron Rrahmani dhe forca e bashkuar e dëshmorëve do të nxjerrim mësim. Sepse dua të besoj se kemi ardhur në këtë Akademi Përkujtimore për të mbledhë forcë shpirtërore, të cilën, për fat të keq, e kemi shumë të varfër ne të gjallët, sepse ende edhe pas gjithë kësaj pasurie që e kemi para nesh, atë që na lanë heronjtë që shkruan me lavdi e krenari faqet e historisë më të re të popullit tonë, nuk i dhamë shtytje të fuqishme përpara çlirimit shpirtëror nga politikat që ligjërojnë të keqen, si hap i parë vendimtar për të shkuar më pas me hapa të tjerë drejt çlirimit shpirtëror e fizik. Nuk ka nevojë që të kryhet ndonjë kurs akademik për t’u çliruar nga psikologjia e robit, nga varësia dhe ndikimi i rrymave të huaja që janë bërë filozofi e klasës që po shpërdoron më së shumti, pra, politikës. Vetëm ta kujtojmë, se ç’jetë dhe vepër bënë dëshmorët për lirinë, për atdheun dhe të shohim, pastaj ç’kanë bërë dje e ç’bëjnë sot ca politikanë!.
Të nderuar të pranishëm!
Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani, dëshmorët e kombit, janë pasuri për ne të gjallët. Por, për të gjallët që janë të gjallë dhe jo për të vdekurit mbi dhe. Nëse vërtetë kemi vendosur të marrim të gjithë nga pak nga kjo pasuri e pashtershme, ne nuk do të ishim nesër kështu si jemi sot. Nuk do të heshtim nesër kështu si heshtim sot, nuk do t’i biem burisë për heshtje që vret, nuk do gëlltisim helm me pambuk, nuk do të kishim liri të kufizuar, nuk do të kishim parcializim të çështjes shqiptare, nuk do të kishim copëtim të pakuptimtë dhe të qëllimtë të energjive tona, nuk do ta kishim rrezik legjitimimin e ndarjeve e të copëtimeve, nuk do të kishim nevojë të na duket e bollshme, as e ëmbël, as njerëzore, as kombëtare, ideja për pavarësi vetëm të një pjese, nuk do të kishte mundësi dikush që të luajë me identitetin, me simbolet tona, me flamurin tonë kuq e zi. Nëse, kemi vendosur që tani e tutje, të marrim mësim, t’i perceptojmë mirë sakrificat e panumërta, të shohim lumenjtë e gjakut që ushqejnë këtë tokë të shenjtëruar shqiptare, atëherë nuk do të ketë forcë që do ta ndalë rrjedhën historike të lirisë së plotë kombëtare dhe territoriale, bashkimin e natyrshëm me Shqipërinë. Nëse, kemi vendosur ta shtrëngojmë fort porosinë e Bahri Fazliut, Ilir Konushefcit, Agron Rrahmanit, porosinë e gjakut të dëshmorëve të kombit që ranë për të jetuar të lirë shqiptarët dhe për të mos rënkuar toka nga dhimbjet e shkelësve të huaj, atëherë hapi i parë i domosdoshëm është fuqizimi i kursit politik që mbjell dhe fuqizon programin për çlirim dhe bashkim, në mënyrë që në të ardhmen të vijmë e të përulemi me respekt para veprës së pavdekshme të dëshmorëve, por të jemi sadopak krenarë edhe ne të gjallët. Sepse sot, mund të raportojmë sa për të thënë se është bërë diçka në këtë pasluftë nga politika shqiptare, në këtë 7-vjeçar, por diçka që në thelb nuk ka të përbashkët me porosinë e dëshmorëve të kombit. Ftoj me këtë rast, të gjitha forcat e shëndosha politike, që të bëjmë bashkë diçka të qëndrueshme sipas porosive të Bahriut, Agronit, Luanit, Zahirit, Mehës, Ademit e gjakut të heronjve e dëshmorëve të atdheut, në mënyrë që të mos turpërohemi e mallkohemi nesër. “Çdo gjë që u intereson të dini për dëshmorët, ecni në rrugën e tyre”, është porosia e shkruar në vargje e dëshmorit të kombit, Bahri Fazliu, që sfidon të gjallët për çdo ditë, na sfidon edhe sot në këtë Akademi Përkujtimore.
I paharruar kujtimi për dëshmorët!
Lavdi e përjetshme!
Prishtinë, 15 maj 2006
Edituar për herë të fundit nga Sofra në Sat May 10, 2008 8:05 pm, edituar 1 herë gjithsej | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: BAHRI FAZLIU DHE AGRON RRAHMANI Sat May 10, 2008 7:44 pm | |
| KOHA SHKON E JU AFROHENI
Fjalë rasti e mbajtur në Akademinë Përkujtimore më 07.05.2005
Nasho JORGAQI
Të dashur motra dhe vëllezër!
Jam shumë i nderuar, por akoma më shumë i emocionuar që më jepet rasti të marr sonte pjesë në një përkujtimore akademike, siç është kjo, kushtuar dy dëshmorëve të shquar për çlirimin e Kosovës, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani. Në radhë të parë desha t`ju përshëndes në emër të një grupi shokësh që kemi ardhur posaçërishtë nga Shqipëria për t`u bërë homazhe këtyre dy heronjve të luftës për liri që zhvilloi populli ynë në trevat e veta në Kosovë. Nuk do të bëhej një figurë letrare në qoftë se do të thosha se ne erdhëm këtu mes jush në këtë përkujtimore se dëgjuam thirrjen e gjakut të Agronit dhe të Bahriut, sepse nuk mund të ketë histori të një populli pa gjak, nuk mund të ketë një komb të pavarur pa gjak, nuk mund të ketë liri pa gjak, ashtu siç nuk mund të ketë njeri pa gjak. E pra, ky gjak na thërret, ky gjak na mbetet amaneti i tyre, ky gjak është mesazhi i tyre, ky gjak është kuptimi i jetës sonë. Për mua ka qenë një befasi e veçantë, por edhe një zbulim njohja me veprën posthume, pas vdekjes, të Bahriut. Dy veprat e tij, libri “Dhembja mund dhembjen” dhe vepra tjetër “Kundër mistifikimit për të vërtetën” janë trashëgimia më e vyer pas jetës që ai la për lirinë e atdheut. Duke u vënë në rolin e biografit, unë gjatë jetës sime si shkrimtar jam marrë jo njëherë edhe me jetën dhe veprën e dëshmorëve. Mund të them që dëshmorët janë dobësia ime më fisnike, debulesa ime më e madhe. Kujtimi, vepra e tyre më bëjnë mua të ndjehem sa i fuqishëm aq edhe i dobët përballë asaj që ata kanë bërë. Pikërisht, duke u marrë me këtë temë kam pasur rast, kam pasur nder, por edhe detyrë të shkruaj një biografi për heroin tonë të njohur nga të gjithë, siç është Qemal Stafa, kam pasur rast të shkruaj një biografi për një hero tjetër, siç është Vasil Laçi që hyri në histori me atë gjest madhështor që bëri në vitin 1941 kur doli përpara perandorit të Italisë fashiste dhe qëlloi mbi të, kam pasur gjithashtu nderin dhe emocionin që të shkruaj një vepër në prozë të gjatë për dy dëshmorë, për dy vëllezër, ashtu siç kanë qenë Bahriu me Fahriun, që u vranë në një ditë në luftë kundër fashistëve. Kështu që kuptohet se sa emocione dhe sa i lidhur shpirtërisht kam qenë kur më ranë në dorë dy veprat e Bahriut, e aq më tepër kur u njoha nga afër nëpërmjet tregimeve të shokëve e të të afërmëve të tij për jetën e Bahriut.
Bahriu, siç u tha këtu, dhe siç e njihni të gjithë, ishte luftëtar, ishte militant, ishte udhëheqës, ishte nga ata që themeloi Lëvizjen Kombëtare për Çlirimin e Kosovës dhe e bëri këtë në një kohë të vështirë, në një kohë të ngarkuar me rreziqe, me rreziqe fizike dhe me rreziqe ideologjike, në një kohë kur të ikte koka dhe në një kohë që mund të ngatërroheshin edhe mendimet që kishe brenda në kokë. Mendoj se momenti vendimtar që përcakton vlerën e veçantë të Bahriut, por edhe të shokut të tij sigurisht Agronit, që e njoh më pak, është ky moment që kuptoi nevojën e madhe të luftës së armatosur, të kryengritjes, të luftës me armë kundër demagogjisë për një lëvizje paqësore, urtë e butë, me fjalë, me parulla, me slogane e kështu me radhë. Ky moment mendoj unë përbën atë që është thelbësore në figurën e Bahriut si personalitet politik, si figurë historike e luftës çlirimtare të Kosovës. Bahriu ishte udhëheqës politik, ishte luftëtar, ishtë organizator dhe në shërbim të këtyre detyrave të rëndësishme ai përdori edhe letërsinë, letërsinë artistike dhe letërsinë politike. Sigurisht në moshën e tij, në moshën e tij zemra këndon dhe moshatarët e tij kanë shkruar vjersha e shkruajnë vjersha, por kanë shkruar e po shkruajnë e do të shkruajnë përjetësisht vjersha për dashurinë, për vajzën që e duan, për ëndrrën e tyre të bukur, për romantikën e moshës. E, poezia e Bahriut nuk është poezi për dashurinë, nuk është poezi edhe për ëndrrat vetjake, është një poezi për lirinë, është një poezi për luftën, është një poezi për ëndrrën e madhe të lirisë, është një poezi… çuditërisht për dëshmorët, është e çuditshme se kur lexon vëllimin e tij, vjershat e Bahriut e kanë si lajtmotiv idenë e të rënëve, idenë e dëshmorëve, respektin dhe deliriumin për ta, thuajse ky njeri e ndjente se në një kohë të afërt do të binte dëshmor, do të derdhte gjakun për vendin e vet dhe do të hynte në radhën e dëshmorëve. E, nuk janë të rastit, jo një vjershë, por disa vjersha që Bahriu ua kushton dëshmorëve, shokëve të përjetësisë së tij të ardhshme. Poezia e tij është një poezi plot impulse, është një poezi me nota luftarake, një poezi burrërore, një poezi që rrjedh nga shpirti i tij që i ishte përkushtuar një ideali të madh, një kauze të madhe, siç ishte kauza e çlirimit të vendit të tij. Sigurisht se nuk është rasti këtu të bëjmë analizën e poezisë së Bahriut, por ama është rasti që të themi se një udhëheqës i luftës si ai, një militant revolucionar si ai, një luftëtar i vendosur si ai, kishte një shpirt delikat, kishte një shpirt tepër njerëzor, kishte një poezi që i rridhte së brendshmi dhe që nuk mund ta mbante për vete dhe këtë duhet t`ua jepte të tjerëve, siç e dha nëpërmjet këtyre vargjeve. Këtë, ndërkaq do ta dëshmojnë kujtimet e të afërmëve dhe të shokëve, ai kishte edhe dashurinë për muzikën, jo vetëm për poezinë, ato ndjenja, botën e tij shpirtërore do ta shprehte nëpërmjet muzikës, kitarës, lahutës, nëpërmjet këngës që fliste për botën e tij shpirtërore. Më jepet rasti këtu që unë të bëj një paralelizëm krejtësisht të natyrshëm mes Bahriut dhe të Qemal Stafës. Dhe vërtet është e habitshme se ata kanë pika takimi në disa drejtime. Përqafuan një ideal atdhetar dhe revolucionar në moshë shumë të re, u bënë organizatorë të lëvizjes patriotike, atdhetare, revolucionare, organizuan dhe drejtuan, njëri rininë komuniste shqiptare, kurse tjetri është një nga themeluesit e LKÇK-së, njëri botoi revistën “Kushtrimi i Lirisë” në Shqipëri, tjetri botoi revistën “Çlirimi” këtej, njëri i binte lahutës-tjetri i binte violinës, njëri shkruante poezi këtu- tjetri shkruante poezi në Shqipëri. Të njëjtat tema pak a shumë, njëri me një vëlla të vrarë, siç ishte Bahriu dhe Fahriu-tjetri një vëlla që ishte bashkëmendimtar dhe bashkëveprues në lëvizjen revolucionare (vdiq nga tuberkulozi në prag të pushtimit fashist), akoma më tutje ngjashmëria është e çuditshme, u vranë duke luftuar kundër fashizmit, njëri kundër fashizmit italian-tjetri kundër fashizmit serb, të dy ranë me armë në dorë. Të dy ranë më armë në dorë në një ditë maji… e çuditshme, ë! në një ditë maji, njëri më 5 maj-tjetri më 7 maj. E pra, idealet e mëdha heronjtë i bëjnë të ngjashëm, sakrificat e mëdha heronjtë i bëjnë të ngjashëm, vdekjet e mëdha heronjtë i bëjnë të ngjashëm, i ngjashëm është Qemali me Bahriun e Bahriu me Qemalin. Qemali në një nga hartimet e shkollës së mesme do të shkruante “ I lumtur është ai që vdes për atdhe”… pa asnjë mëdyshje do të thosha se ky mendim do t`i shkonte edhe Bahriut, këtë e tregon poezia e tij, këtë e tregon jeta e tij, këtë e tregon gatishmëria e tij për ta dhënë jetën e tij për atdhe, siç e dha. E pra, edhe ai e kishte atë ndjenjë të lumturisë brenda vetes që e shprehu, e mishëroi në një vdekje heroike, siç ishte ajo në atë trekëndëshin simbolik, Shqipëri- Kosovë- Plavë.
Akoma më me vlerë do të thosha është publicistika e Bahriut. Unë flas këtu jo nga pozita e admiruesit, por nga pozita e studiuesit, nga pozita e historianit dhe mund t`ju them me plot gojën se publicistika e Bahriut është një nga faet më të bukura e më të fuqishme jo vetëm të publicistikës së Kosovës, por të mbarë publicistikës shqiptare.
Bahriu ishte një njeri i formuar filozofikisht, ideologjikisht, politikisht, atdhetarisht…, dhe kjo përgatitje serioze, e fortë bëri të mundur një publicistikë me aq vlerë sa ç`paraqitet në librin e tij “Kundër misitifikimit për të vërtetën”. Dhe, vërtet… dhe vërtet vepra e tij publicistike është një çjerrje maske që i bëhet mistifikimit, është një zbulim madhështor që i bëhet së vërtetës. Unë besoj se publicistika e Bahriut i takon asaj vepre që i ka qëndruar kohës në kuptimin që Bahriu kapi thelbin e epokës së tij. Thelbi i epokës së tij ishte: lufta çlirimtare. Mendoni për një çast, që për fat të keq Bahriu nuk e arriti, që Kosova të arrinte deri këtu ku është sot vetëm nga forcat e NATO-s dhe shqiptarët e Kosovës të dilnin nëpër rrugë e t`u hidhnin lule dhe bijtë e tyre të rrinin pranë nënave të tyre, çfarë turpi do të ishte për Kosovën dhe për Shqipërinë. E pra, Bahriu qe nga ata ideatorë që u kap fort pas idesë së luftës së armatosur dhe është në nderin e tij, në nderin e shokëve të tij, të bashkëluftëtarëve dëshmorë dhe bashkëluftëtarëve të gjallë që luftuan për këtë ide, që u vunë në themel të atij fenomeni historik, siç qe UÇK-ja, luftuan, dhanë gjakun, krijuan ato vepra heroike, ia zbardhën faqen Kosovës dhe mbarë kombit shqiptar para botës dhe u bënë pjesëtarë të kësaj lufte të madhe, e të drejtë për liri, që e sollën Kosovën, përpjekjet e saj për liri deri këtu, edhe pse idealet e Bahriut dhe të shokëve të tij ende edhe sot nuk u realizuan.
Publicistika e Bahriut është një temë më vete, ajo meriton të studiohet, të bëhet objekt studimi i studiuesve tanë, i shkencës sonë dhe nga kjo pikëpamje do të thosha se Bahriu ka ç`tu thotë studiuesve, historianëvë, historisë moderne të Kosovës. Ditëve të shkuara, kur pata rast të takoja një nënë dëshmori në Shqipëri, e nënat e dëshmorëve në Shqipëri nuk janë të pakta, siç nuk janë edhe në Kosovë, dhe me një arsyetim që bëra unë për ta ngushëlluar, ajo më tha veç të tjera dy vargje që unë nuk i harroj kurrë. Këto vargje tani pak a shumë janë të njohura, por atëherë kur m’i tha mua ajo, ishin pak, ose aspak të njohura. Tha që unë bisedoj me t`im bir. Kjo ishte një nënë labe, Labëria është një nga krahinat më luftarake në Shqipëri. –Unë, tha ajo, kur i këndoj në ligje, t`im bir i them kështu: “Djalë çoç më vjen kështu/ djalë çoç më vjen kështu Moti tutje t`i tëhu / Koha shkon e ti afrohesh…” Një ide të tillë shumë vite më vonë unë do ta gjeja te Fausti i Gëtes, një ide e tillë gjeniale që ishte te populli, ishte edhe te Gëteja. E njëjta ide, i njëjti mendim, pra njerëz të tillë që bien për atdhe, për një ideal të madh, linin mendime të mëdha.. ]Mendime të mëdha na frymëzon sonte edhe Bahriu dhe Agroni dhe unë juve ju falënderohem me gjithë shpirt për këtë mundësi që më dhatë t`i them këto fjalë
Edituar për herë të fundit nga Sofra në Sat May 10, 2008 8:03 pm, edituar 1 herë gjithsej | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: BAHRI FAZLIU DHE AGRON RRAHMANI Wed May 14, 2008 2:59 pm | |
| Luboten po gjete analizen e Shkelzen Gashit qe e beri ate dite ne akademin perkujtimore te lutem vendose tek kjo tem. | |
| | | rroni Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1721 Registration date : 09/05/2008
| Titulli: Re: BAHRI FAZLIU DHE AGRON RRAHMANI Wed May 14, 2008 6:06 pm | |
| Agroni e Bahriu ishin shum te pjekur politikisht dhe ushtarakisht andaj pa dyshim per ne te rinjet prishtinas ishin frymzim i mir se si duhet luftuar per bashkim kombetar,por nje gje e till ende nuk po shifet , un personalisht ndihem keq qe nuk arritem ate per qfar u munduan dhe dhanë jetën Bahriu e Agroni me mijëra deshmor tjerë , por nje gje shum te qar e kan then , mos na qani neve po hecni rruges ton. | |
| | | Leka i Madh V.I.P
Numri i postimeve : 1368 Vendi : Dielli lind nga malet! Registration date : 02/09/2007
| Titulli: Re: BAHRI FAZLIU DHE AGRON RRAHMANI Wed May 14, 2008 8:01 pm | |
| - Ago Muji shkruajti:
- Luboten po gjete analizen e Shkelzen Gashit qe e beri ate dite ne akademin perkujtimore te lutem vendose tek kjo tem.
Do te perpiqem Ago Muj, se ajo qe nje kumtese e shkelqyer mbi keta dy gjigande te ilegales shqiptare. | |
| | | Guximi Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 2427 Age : 31 Vendi : Në "Komedinë Njerëzore" Profesioni/Hobi : Student Registration date : 12/09/2007
| Titulli: Re: BAHRI FAZLIU DHE AGRON RRAHMANI Mon Jun 09, 2008 8:24 pm | |
| Ja disa thenje nga Bahri Fazliu:
Për lidhjen e Prizrenit Lidhja nuk ishte kullë prej letre e ndërtuar në mes të shkretëtirës, ajo qe kështjellë e bërë nga trupa njerëzish në tokën e ujitur me gjak martirësh. (“Për epokën, mbas epokës” Qershor 1994)
Per luften e bërë në mbrojtje të Plavës, Gucisë, Hotit e Grudës E çara në mes kërkon rrënjët. Do t’ia thithë frymëmarrjen tokës. Do t’i ndajë malet nga fushat. Shtrihet një dorë. Nuk është dru nga cungu i tharë, por është shkëmb nga shkëmbi i pandarë. Rrënjët si preku thatësira, degët si shkëputi shpata. (“Për epokën, mbas epokës” Qershor 1994)
I robëruari ndodhet në gjendjen kur më parë se të ndërtojë shtetin, më parë se të zhvilloi diplomacinë, duhet ta bëjë çlirimin e vendit të tij. Të përpiqesh të bësh të kundërtën është një donkishotizëm i mjerë. (“Donkishotizmi i një diplomacie” Janar 1995)
Për diplomacinë kosovare nën pushtimin serb Më jep një fjalë, balsam për plagë, më jep një buzëqeshje, të qeshem unë, më jep një përgëzim, ta mashtroj popullin tim! (“Donkishotizmi i një diplomacie” Janar 1995)
Sa kohë që të vazhdojë të mbijetojë në popullin tonë politika qyqare diplomatike bota do ta ketë rehatinë e saj të ndërtuar mbi robërinë tonë. (“Donkishotizmi i një diplomacie” Janar 1995)
Aty ku nuk ka vend për shpirtarat e njerëzve, një ditë s’do të ketë vend as për trupat e tyre. (“Të përqafosh 81-shin, ta braktisësh 90-shin” Mars 1995)
Ne vëhemi në gjumë me iluzionet pacifiste, ne zgjohemi nga gjumi me goditjet e policëve. (“Kënga e pacifizmit-këngë e robërisë” Tetor 1995)
Ne krenohemi se “po ndërtojmë lirinë, shtetin, në kushtet e robërisë klasike”. Harrojmë se robëria është vërtetë klasike kur i robëruari mendon kështu si ne. (“Kënga e pacifizmit-këngë e robërisë” Tetor 1995)
Në nëntorët e kujtesës qielli, toka, varret s’kishin natë, në nëntorët e aktualitetit vetëm varret kanë dritë. (“T’ia kthejmë nëntorit nëntorin” Nëntor 1995)
Populli gjykon mw sw shumti atwherw kur gjykohet. Njw popullon wshtw vwnw para gjyqit; njw popull ka zwnw tw gjykojw. (“Gjykime qw kthjellojnw gjykimin” Prill 1997) | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: BAHRI FAZLIU DHE AGRON RRAHMANI | |
| |
| | | | BAHRI FAZLIU DHE AGRON RRAHMANI | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |