|
| Kusarèt dhe detarèt Shqiptarè- Dr Bahri Brisku | |
| | Autori | Mesazh |
---|
murturi Ushtarak
Numri i postimeve : 517 Age : 48 Vendi : Bruksel Registration date : 19/04/2008
| Titulli: Kusarèt dhe detarèt Shqiptarè- Dr Bahri Brisku Sun Sep 28, 2008 9:13 pm | |
| Dr.Bahri Brisku Ka lindur në Ulqin më 1933, ku e kreu edhe shkollën fillore. Në Shkup ka kryer shkollën e mesme dhe fakultetin në Degën e Letërsisë të Popujve Jugosllavë. Në Prishtinë ka kryer studimet pasuniversitare. Po këtu ka mbrojtur tezën e magjistraturës (të kandidatit të shkencave në temën "Lirika popullore në trekënshin" UIqin ‑ shestan ‑ Bregu i Bunes ". Tezën e doktoraturës “Deti dhe detarët në letërsinë popullore shqiptare” më të cilën fiton gradën shkencore Dr. i shkencave filologjike, e ka mbrojtur ne Universitetin e Kosovës. Për bindjet e tija politike kombëtare ka qen përherë ndjekur dhe ësshtë dënuar disa herë nga ish pushteti bolshevik, i cili as nuk lejonte që të botoheshin punimet he studimet e tia. Ka punuar si pedagog dhe gazetar ne Kosovë e gjetiu. Është mbledhës dhe studjues I folklorit. Nëpër revista dhe publikime të tjera ka botuar afër një qind studime nga lemit e ndryshme shkencore. Ka botuar poezi dhe proza për fëmijë. Tani ka përgatitur për shtyp: "S’ka liri pa bashkim kombëtar", (Studime dhe intervista) dhe "Deti dhe detarët në historinë dhe në letërsine popullore shqiptare”. Pjesa ma e madhe e studimeveqë po i publikon në veprën “Gjurmime Shqiptare” kanë qenë botuar nëpëra revista shkencore. DajIan ShapIlo KUSARËT DHE DETARËT SHQIPTARË (4) Dr.Bahri Brisku Tmerr për kusarët e tjerë
Historiani i njohur romak Tit Livi, që në fillim të erës sonë përmend disa fortifikata të dalluara në bregdetin shqiptar si: Risanin, Kotorrin, Tivarin, Ulqinin, Durrahun (Durrësin), Ishmin e Shën Gjinin, të cilat vijimisht gjatë epokave ishin bazat e detarëve tanë. Detarët shqiparë posedonin një numër të madhe anijesh. Kemi të dhëna që vetëm detarët e Ulqinit dhe Tivarit posedonin afër 1000 anije të mëdha dhe të vogla.
Dr. Bahri Brisku
Ekzistojnë të dhëna të qëndrueshme historike që në të gjitha skelet e bregdetit shqiptar, gjatë sundimit turk, pushteti ishte në duart e kusarëve të vendit, të cilët në organet e pushtetit të kohës së tyre kishin njerëzit e vet, kurse pushteti turk në këto skele ishte vetëm formal. Të gjithë ata anëtarë të ekuipazheve, që gjatë përleshjeve të ndryshme detare merrnin plagë, të cilat i bënin të paaftë që të ushtrojnë detarinë, këshilli i parisë së kusarëve i emëronte në udhëheqësi të qytetit të tyre. Përveç invalidëve, në këto pozita caktoheshin edhe detarët e moshuar, të cilët nuk ishin më në gjendje të përcjellin veprimtarinë e rëndë kusareske. Detarët tanë, sidomos pronarët e velanijeve të mëdha, të cilët në raste të rrezikshme shndëroheshin në kusarë, kur ktheheshin në skelet e veta, jetonin nëpër kulla dhe fortifikata të mbrojtura mirë. Kishte raste kur pala kusareske armiqësore i sulmonte në befasi, sidomos kur hetonte që anijet e tyre janë gastuar (ngujuar) në skele. Për këtë dhe disa arsye të tjera, detarët i përtrinin kullat dhe bedenet e kështjellave. Historiani i njohur romak Tit Livi, që në fillim të erës sonë përmend disa fortifikata të dalluara në bregdetin shqiptar si: Risanin, Kotorrin, Tivarin, Ulqinin, Durrahun (Durrësin), Ishmin e Shën Gjinin, të cilat vijimisht gjatë epokave ishin bazat e detarëve tanë. Detarët shqiparë posedonin një numër të madhe anijesh. Kemi të dhëna që vetëm detarët e Ulqinit dhe Tivarit posedonin afër 1000 anije të mëdha dhe të vogla. Kjo dëshmon se pjesa më e madhe e banorëve merrej me këtë zeje. Këto ishin mjete të lehta lundruese, me të cilat manovrohej lehtë dhe rrëshqitnin shpejt. Këto lëviznin me anë të fuqisë së erërave, duke manovruar me sjelljen e valëve, por kur mungonin erërat, mjetet e tilla lundruese lëviznin me anë të rremave (lopatave). Rremëtarët ishin kryesisht punëtorë dhe robër të zënë në anijet e kundërshtarëve. Anijet posedonin deri në tri rende të lopatarëve, të cilët i kishin vendet e caktuara dhe punonin në komandën e kapitenit të anijes. Venedikasit dhe grekët e shtruan çështjen e kusarisë dhe pas përfundimit të Luftës së Moresë u lidh Paqja e Karllovcit më 1699. Ky ishte vendim mbi sigurimin e lundrimit në Detin Adriatik dhe Jon prej kusarëve shqiptarë, ku posaçërisht akuzoheshin detarët ulqinakë. Aty Porta e Lartë pranoi që Republika e Venedikut të jetë mbikqyrëse e Detit Adriatik dhe të marrë masa kundër kusarëve të ndryshëm. Më vonë pasoi edhe Fermani i Turqisë, i cili në mënyrë të veçantë ishte drejtuar kundër detarëve shqiptarë, të cilët në të gjitha detet e arqipelagut të Mesdheut ishin të bashkuar, gjë që ishte tmerr për kusarët e tjerë. Përfaqësuesve të Portës së Lartë, detarët tanë ia mbyllnin sytë me dhurata, dhe nga ana tjetër frikoheshin që të zbatojnë urdhërat kundër tyre, kurse Venediku dhe grekët ishin të pafuqishëm që t’i bënin ballë fuqisë pirateske të shqiptarëve. Sa herë që gjendej e rrezikuar në luftrat detare, Porta i ftonte në ndihmë detarët shqiptarë, të cilëve sipas aftësive që dispononin u ndante pozita dhe grada të larta detare. Një pohim i tillë pasqyrohet fuqishëm nga një sërë të dhënash dokumentare. Lidhur me emërimet dhe gradimet e trimave detarë ekzistojnë disa burime, prej të cilave ne po evidentojmë Luftën detare të Lepandos, e cila ka qenë përleshja më e madhe detare e kohës. Ky liman i madh detar, sot quhet Navpakros e jo Lepandos, siç quhej kur u pat zhvilluar lufta në mes të Kryqëzatës së Ligës së Shenjtë dhe koalicionit të Portës së Lartë. Kjo luftë u ndez më 7 tetor 1571 në brigjet e Çamërisë, ku fushëbeteja shtrihej deri në Artë. Gjatë përgatitjeve të kësaj përleshjeje, Porta ftoi dy kusarë shqiptarë: Uruç Aliun dhe Mehmet Shirokën nga Shkodra, kurse Aliu ishte nga Ulqini. Që të dy sulltani i përparoi në gradat pasha të Flotës Detare, grada këto që ishin të barabarta me gradën e sotme - admiral. Këtyre dy shqiptarëve iu besua komanda e 152 anijeve luftarake, në të cilat ishin vendosur kryesisht luftëtarë shqiptarë, në mes të cilëve kishte edhe shumë eprorë, të cilët ishin graduar dhe emëruar në pozita të larta. Kjo luftë e madhe përfundoi me sakrifica të tmerrshme. Nga të dy palët e koalicioneve mbetën në betejë mbi 35 mijë marinarë. Nga pala e koalicionit të Portës më tepër u dallua krahu të cilin e komandonte admirali Uruç Aliu, kurse Mehmet Pash Shiroka me shumë admiralë të tjerë turq mbetën të vrarë. Admirali ulqinak, Aliu së bashku me 40 anije zuri një mori robërish, të cilët së bashku me luftanijet e tyre i lidhi pas anijeve të tij dhe ia dha lundrimit nëpër limanet shqiptare derisa arriti në Ulqin.
[size=16]KUSARËT DHE DETARËT SHQIPTARË (5) Servantesi - rob në kalanë e Ulqinit Servantesi
Në përleshjen e Lepandos, në Çamëri, ka marrë pjesë aktive edhe shkrimtari i njohur spanjoll dhe botëror - Servantesi, i cili u bë i njohur me romanin aventurier mbi “Don Kishotin”. Në këtë luftë Servantesi humbi dorën e majtë. Këtë Ulluç (Uruç) Aliu së bashku me robërit e tjerë e mbylli në Kalanë e Ulqinit. Qëndrimi i gjatë i tij, ka mbetur i gjallë në kujtesën e popullit detar të Ulqinit
Dr. Bahri Brisku
Në Ligën e Kryqzatës kundër osmanlinjve, përveç Vatikanit, kishin marrë pjesë me forca të mëdha detare edhe Spanja, Portugalia, Malta, Venediku dhe vende të tjera, në armatat e të cilave vullnetarisht merrnin pjesë shumë personalitete të shkencës e kulturës së atyre vendeve. Kështu, në përleshjen e Lepandos, në Çamëri, ka marrë pjesë aktive edhe shkrimtari i njohur spanjoll dhe botëror - Servantesi, i cili u bë i njohur me romanin aventurier mbi “Don Kishotin”. Në këtë luftë Servantesi humbi dorën e majtë. Këtë Ulluç (Uruç) Aliu së bashku me robërit e tjerë e mbylli në Kalanë e Ulqinit. Qëndrimi i gjatë i tij, ka mbetur i gjallë në kujtesën e popullit detar të Ulqinit, i cili, lidhur me qëndrimin i Servantesit në këtë çerdhe kusarësh ka krijuar disa krijime legjendare, prej të cilave ne po vëmë në pah - kujtesën e popullit, të cilën e shënoi detari veteran-Himo Karamanaga, më 1961. “Marinarët, përveç që merreshin me tregti, ata mbronin vendet shqiptare nga piratët detarë. Detarët, përveç mallit sillnin edhe robër lufte, lirimin e të cilëve njerëzit e tyre e blenin me para. Këtu ka qenë zënë rob edhe një person i njohur nga Spanja, i cili kishte qëllim të madh që të merret me shkrime. Këtë populli e quante Servet! « Pra, është fjala për shkrimtarin Servantes. Vuajtjet e robërisë së tij në Kalanë e Ulqinit janë përshkruar në shumë publikime të cilat janë ndjekur me interes të veçantë. Për këtë qëndrim të shkrimtarit të madh spanjoll në Ulqin, shkrimtari ynë Ismail Kadare, ka paraqitur (para një kohe) në Akademinë Spanjolle në Madrid, një referat, në të cilin dominonte kujtesa e popullit shqiptar për Servantesin. Për kapjen rob të këtij shkrimtari nga shqiptarët ekziston edhe një variant tjetër, të cilën vetë shkrimtari e përmend.
Pamja e anijeve kusareske shqiptare
Në përgjithësi velanijet kanë një paraqitje jashtëzakonisht madhështore, por ato të cilat i ndërtonin mjeshtrit shqiptarë, posedonin një traditë mijëvjeçare; mbërthenin karakteristika të veçanta nga anijet pirateske të kombeve të tjera të hapësirës së Adriatikut, Jonit, Egjeut dhe mbarë Detit Mesdhe. Anijet e shqiptarëve dalloheshin nga larg, jo vetëm për nga numri i bollshëm i velave dhe i ngjyrave impozante të tyre, por edhe nga norma dhe orenditë mbrojtëse që posedonin anijet e tyre. Kështu, në pjesën e përparme të anijeve për qëllime efektive strategjike ishte vendosur një lloj qyskije e gjatë e punuar nga çeliku. Ky mekanizëm ishte i gjatë deri në 5 (pesë) metra dhe kishte mundësi të fiksimit përpara anijes, duke ia dhënë asaj pamjen e një sqepi, i cili përdorej në raste të përleshjeve me anijet e palës armiqësore. Me këtë mekanizëm shumë efektiv mund të shpartallohej anija e kundërshtarëve, duke i paralizuar në tërësi. Në këtë mënyrë depërtonte uji brenda barkës dhe fundosja e saj ishte e sigurtë. Ky lloj i armatimit ishte model (yrnek) i posaçëm i kusarëve tanë, të cilët vazhdimisht lundronin në grupe të mëdha, mënyrë që u shtiente tmerrin kusarëve të vendeve të tjera në hapësirën e Mediteranit. Si armë të veçantë në strategjinë e tyre në luftërat detare ishte përdorimi i zhdërvjellët i gjuajtjes së një lloj çengeli, me të cilin i kapnin anijet kundërshtare, duke ia paralizuar lundrimin e tërhiqnin. Gjithashtu, edhe përdorimi i hedhjes së flakadarëve kundër kusarëve të tjerë detarët tanë e kishin perfeksionuar shumë më mirë se tjerët. Mjetet e flakadarëve jo vetëm që nuk u fikeshin si të tjerëve gjatë hedhjes, por kishin edhe veti specifike të shpërndarjes së flakës në anijet kundërshtare, që e shkaktonte zjarri në një hapësirë më të madhe të mjetit lundrues, e cila shkaktonte panik të madh tek kusarët e huaj.
|
[/size] | |
| | | murturi Ushtarak
Numri i postimeve : 517 Age : 48 Vendi : Bruksel Registration date : 19/04/2008
| Titulli: Re: Kusarèt dhe detarèt Shqiptarè- Dr Bahri Brisku Sun Sep 28, 2008 9:15 pm | |
| KUSARËT DHE DETARËT SHQIPTARË (6)Masakrimi mbi detarët ulqinakëDetarët shqiptarë, posaçërisht ata të Ulqinit, disa herë qenë tradhëtuar nga Republika e Venedikut - e Shën Markut. Ata ishin shkaktarë që Ulqini dhe detarët e tij hyn në kthetrat e osmanlinjve, të cilët bënë masakër në këtë çerdhe të fortë detare. Detarët shqiptarë Venedikun për këto sjellje dhe dëshmi tradhëtare e quanin - republika e tradhëtarëve.
Dr. Bahri Brisku
Në vitin 1475, pra pas vdekjes së Skënderbeut, turqit pushtuan qytetin bregdetar shqiptar Lezhën. Këtu rrethuan edhe dyqind detarë ulqinakë, që i kishin ardhur qytetit në ndihmë për mbrojtjen e tij. I kursyen përkohësisht nga masakrat. Detarë ulqinakë ishin caktuar për t`u flijuar pranë mureve të Rrozafës (në Shkodër), të cilën kala, Sulltan Mehmeti i Dytë, nuk arriti ta pushtojë. I prenë të gjithë, ritualisht, në sy të kështjellarëve, duke u rënë daulleve dhe duke klithur me zë të lemeritshëm për profetin. I flijuan robërit detarë, se donin të tregonin që do t`i shkatërronin shqiptarët jo vetëm në tokë, por edhe në det, sepse detarët shqiptarë ishin bërë pengesë shekullore për kapërcimin e tyre nëpër Adriatik, prej nga dëshironin të pushtojnë Italinë. Ky ishte njëri prej haraçëve në gjak me të parët e turqve, kur ende s`e kishin marrë Ulqinin. Në këtë dhe në disa raste të tjera, detarët shqiptarë, posaçërisht ata të Ulqinit, disa herë qenë tradhëtuar nga Republika e Venedikut - e Shën Markut. Ata ishin shkaktarë që Ulqini dhe detarët e tij hyn në kthetrat e osmanlinjve, të cilët bënë masakër në këtë çerdhe të fortë detare. Detarët shqiptarë Venedikun për këto sjellje dhe dëshmi tradhëtare e quanin Republika e Tradhëtarëve. Ekzistojnë disa legjenda nga turbullirat e kohës së tillë. Njëra prej tyre është edhe kjo: Partitë venedikase ulqinakëve u thanë që " ju do të mbroni vërsuljen e turqve në Valdanos, Kruç dhe në Kaminë, në drejtim të Tivarit, kurse ne (patën thënë venedikasit) do t"ju mbrojmë nga Buna e Shën Gjini ", prej nga edhe i lëshuan osmanlinjtë që ta okupojnë Ulqinin. Kështu, shqiptarëve iu bë një tradhëti e madhe. Ardhja e anijeve kusareske në skelet e qyteteve bregdetare shkaktonte interesim të madh. Populli i priste kusarët me admirim. Pjesa dërmuese e qytetarëve tuboheshin nëpër skele (mole) për të shijuar së afërmi bukuritë madhështore të këtyre anijeve, të cilat ishin të dekoruara: me armë të ndryshme të kohës, me drita vizëlluese të fanarëve të tyre special, me paraqitjen e shumë skulpturave të egërsirave, të cilat i kishin ngujuar nëpër direkt dhe holet e shumta të anijeve. Sallonet e tyre kanë qenë të veshur me kadife dhe cohra të bukura, të shtruara me tepiha të shtrenjtë persian dhe me lëkura të regjura të arinjve gjigant. Në çdo dritare përveç shandanëve kanë pasë të vendosur kafaze me papagajë dhe lloj-lloj bilbilash, të cilët me këndimet e tyre, krijonin atmosferë të një parajse të vogël. Kuzhinat dhe orenditë përgaditore të tyre ishin gjithashtu unikate për kohën. Aty mund të takonte personi edhe pjata dhe lugë të përpunuara nga floriri dhe argjendi. Gjithashtu, edhe dhomat e pushimit dhe të fjetjes kanë qenë të pajisura me shtroja dhe materiale shumë të çmuara. Një dhomë e tyre ishte dedikuar për muze të orendive të vjetra dhe me vlera të pallogaritshme. Veshjet personale të kusarëve ishin më specifike dhe dalloheshin nga veshjet e kusarëve të tjerë. Detarët dhe kusarët shqiptarë, në anijet e tyre kanë pasur rrobaqepësit e vet, të cilët i kishin përsosur zejet e veta dhe prodhonin stile (yrneqe) të veçanta për detarët e anijeve të tyre. Kapitenët dhe oficerët e tyre posedonin nga disa palë rrobe, të cilat qëndiseshin me lloj-lloj shiritash të arit, posaçërisht ato veshje që përdoreshin për dalje dhe takime, kurse veshjet e punës ishin të zymta dhe me pamjen e tyre paraqitnin vrazhdësi epike. Gjatë sulmeve, kusarët përdornin edhe perçe dhe balluke të zeza, me të cilat, në raste sulmesh, mbyllnin me perçe njërin sy ose venin maska të figurave të egërsirave, pamje kjo që zgjonte panik në radhët e armiqve. Gjithë kjo bukuri e madhërishme, së bashku me pasurinë përallore të tyre, ka kontribuar që jeta e kusarëve të përjetohet në të gjitha fushat e artit. Kështu, piktorët më të mëdhenj dhe më të njohur botëror i janë rrekur tematikës së kusarëve, qoftë nga fusha e etnografisë së kohës dhe hapësirës së tyre, qoftë nga bota intime e jetës, kanë krijuar vepra të vlefshme dhe të qëndrushme në artin piktural dhe në degën e skulpturës. | |
| | | murturi Ushtarak
Numri i postimeve : 517 Age : 48 Vendi : Bruksel Registration date : 19/04/2008
| Titulli: Re: Kusarèt dhe detarèt Shqiptarè- Dr Bahri Brisku Sun Sep 28, 2008 9:18 pm | |
| KUSARËT DHE DETARËT SHQIPTARË (Bindjet mitike mbi gjarpërin dhe detarëtDetarët tanë, posaçërisht kusarët, jo vetëm që në asnjë rast nuk i dëmtonin gjarpërinjtë, por këta i mbanin në anijet e tyre, duke i ushqyer mirë. Sipas bindjeve të tyre, në një rast, gjarpëri pasi kishte hetuar që në anije po depërton uji, kishte shkuar dhe e kishte mbyllur atë vrimë me trupin e tij, duke qëndruar aty i palëvizshëm derisa e kanë hetuar marinarët.
Dr. Bahri Brisku
Në traditën e bestytnive të kusarëve shqiptarë hasim shumë përkime që gjasojnë me epin në fjalë, sidomos në paraqitjen e "hijeve të gjalla" të personave të njohur fisnorë. Letërsia botërore ka konsumuar një mori idesh dhe zhanresh nga tematika që janë shtruar në veprën e Gilgameshit dhe të traditës kusareske. Mendohet që Shekspiri kishte rënë në kontakt me këtë vepër dhe në bazë të saj ka krijuar tek "Hamleti" paraqitjen e hijes së babait të Hamletit! Qarkullimin e vlerave artistike në arqipelagun mesdhetar ndër ne kryekëput e kanë mundësuar detarët tanë. Në rapsodinë tonë, Ajkuna duke vajtuar Omerin i drejtohet Hënës. Diçka të ngjashme e hasim edhe tek Gilgameshi, kur vajton Humbabën. Përkimet e këtyre dy vlerave të intervaleve të ndryshme kohore është sa interesante aq edhe enigmatike, si brum i pasur për hulumtime të mëtejme të historisë së kulturës sonë kombëtare. Shkakun e këtyre përkimeve me vlerë të madhe historike mund ta ndjekim edhe në aspektin e kërkimeve të filleve lidhur me prejardhjen e ilirëve. Sipas legjendës, na del në pah që kontakti i ilirëve me popujt e Lindjes së Afërt (me fenikasit) kur këndimi dhe Harmonia arritën në fushën e Elisit të ilirëve, pas vdekjes së tyre, u shndërruan në gjarpër dhe u shumëzuan furishëm. Zoti i Ilirisë, BOA e kishte formën e gjarpërit si reflektim i gjenit të Kandmit dhe Harmonisë, gjarpëresha të cilat kur arritën në këtë hapësirë shtuan dhe krijuan Ilirinë historike. Ky binom i gjarpërinjve hyjnorë gjendet i shënuar në një mbishkrim të gjetur në një vendbanim ilir afër Shkupit, që quhet Dragoni dhe Dragana (Draconi et Dracena), të cilat dëshmojnë gjurmët e pakëputura të legjendës së metamorfozës të Kandmit dhe Harmonisë. Kjo është rrënja historiko-legjendare ku dëshmohet arsyeja që ilirët ritualisht i adhuronin gjarpërinjtë si shpirtrat e të parëve të tyre, si roje të konaqeve, dhe si simbole të trimërisë. Detarët tanë, posaçërisht kusarët, jo vetëm që në asnjë rast nuk i dëmtonin gjarpërinjtë, por këta i mbanin në anijet e tyre, duke i ushqyer mirë. Sipas bindjeve të tyre, në një rast, gjarpëri pasi kishte hetuar që në anije po depërton uji, kishte shkuar dhe e kishte mbyllur atë vrimë me trupin e tij, duke qëndruar aty i palëvizshëm, derisa e kanë hetuar marinarët. Dimensionet e bindjeve mitike lidhur me gjarpërin te shqiptarët janë të gjera. Në historinë e Shasit të Vjetër, ku veç kalasë dhe godinave të tjera monumentale, ekzistonin edhe mbi 300 kisha dhe katedrale, është e fiksuar një legjendë, e cila flet për rojet besnike të thesarit të këtij qyteti. Këta ishin gjarpërinjtë. Këtë pasuri të arit e kishin sjellur këtu kusarët nëpërmjet Bunës dhe liqenit. Në një legjendë thuhet. "Një bari kishte pa që dy grumbuj të mëdhenj floriri, i ruanin dy gjarpërinj. Njëri e ka pyetur tjetrin se kur vjen koha që ta lëshojë rojën e arit. Ai është përgjigjur: "Kur të bëhen kurban mbi këtë vend në vëllezër!" Bariu ka shkuar në shtëpi dhe ka vënë disa kluka dhe prej njërës i kanë dalur nëntë gjela, të cilët pastaj si vëllezër i ka bërë kurban, duke i prerë në atë vend ku e ka parë grumbullin. Është hapur toka dhe me atë flori bariu është bërë i pasur. Të gjithë rinitarët që i inkuadronin së pari në anije merrnin me vete një lloj hajmalije, ku vendosej një pjesë të lëkurës së gjarpërit si simbol i mbrojtjes. Kjo e ka rrënjën nga bindjet e lashta shqiptare që është paganizmi. E ngjajshme me këtë bamuri përkon edhe kultivimi i zejes më të lashtë shqiptare që është zeja e filigranisë, ku në mënyrë kontinuitive është fërkuar nga këta edhe gjarpëri, i cili ishte pjesë përbërëse e dekorimeve të nuseve dhe femrave tona. Gjarpëri i floririt dhe i argjendtë gjendet edhe sot si pjesë e dekorit të xhubletës në Malësi të Madhe. KUSARËT DHE DETARËT SHQIPTARË (9)Vazhdues të traditës ilireSiç dihet nga historia, fiset ilire që jetonin në brigjet e Adriatikut e kishin të zhvilluar detarinë, mjeshtëri nga e cila siguronin mbrojtjen nga armiqtë matanë detit, si dhe begatinë materiale nga peshkimi, tregtia dhe piratëria, e cila në kohët e mugëta antike ishte shndërruar në një degë të posaçme detare. Fiset më të njohura që jetonin në trevat bregdetare të Adriatikut ishin: dalmatët, liburnët, adrianët, pirustët, labeatët, autariatët e të tjerë.
Dr. Bahri Brisku
Kusarët e Ulqinit kur kanë dashur ta zënë e ta plaçkisin ndonjë barkë ose disa prej tyre, fsheheshin pas Gurit të Limanit, pas ishullit të Kruqit, dhe te Guri i Gjeranave, i cili në atë kohë ka qenë më se 150 metra i gjatë dhe i lartë më se 6 metra mbi ujë. Anijet e tyre kanë qenë disa llojesh, disa i bënin vetë e disa i blenin andej e këndej nëpër skelet e Orientit. "Kur ia msyjshin denji barkes për mi plaçkit, ata qojshin nji flamur qi ka qenë i atij shteti me të cilin kapiteni i barkës, të cilës ja kan msy, ka pasë marëdhënie të mira. Kur ju afrojshin fare afër, menjëherë pa prit` e pa kujtu` u sulmojshin ere ata nuk kishin me "erellyk" me u pregadit, se kanë mendu se ishte barkë e vendit me të cilen kanë pasë mardhanje të mira". - na tha Bim Beci, detar i vjetër në Ulqin. Rrëfimi i tij ka mbështetje nga të dhënat historike. Detarët e Ulqinit shpesh i zinin rob edhe anëtarët e ekuipazheve të anijes, të cilët pastaj i shisnin. Kështu, përmendet Lucija Mërvi, nga Përçanji i Bokës së Kotorrit, që ka qenë e detyruar që t`ju jap detarëve të Ulqinit 130 lira, pët t`ia liruar burrin e saj Ilin. Njëfarë Bozha Tripovi ka vdekur në Ulqin si rob më 15.8.1668. Republika e Venedikut si njëra ndër fuqitë më të mëdha detare të asaj kohe, ka pasë caktuar dy anije të mëdha për të sulmuar detarët ulqinakë, prandaj këta në kohërat e luftrave, vazhdimisht i dilnin në ndihmë pushtetit turk kundër Venedikut. Kusarët shqiptarë vazhdonin traditën ilire. Siç dihet nga historia, fiset ilire që jetonin në brigjet e Adriatikut e kishin të zhvilluar detarinë, mjeshtëri nga e cila siguronin mbrojtjen nga armiqtë matanë detit, si dhe begatinë materiale nga peshkimi, tregtia dhe piratëria, e cila në kohët e mugëta antike ishte shndërruar në një degë të posaçme detare. Fiset më të njohura që jetonin në trevat bregdetare të Adriatikut ishin: dalmatët, liburnët, adrianët, pirustët, labeatët, autariatët e të tjerë. Disa prej këtyre fisëve janë themelues të shteteve autoktone ilire. Labeatët kanë formuar shtetin e tyre në shekullin IV p.e.r., që shtrihej buzë bregdetit Adriatik, duke përfshirë territorin prej Lezhës deri në Raguzë (Dubrovnik). Qendrat më të njohura të labeatëve kanë qenë Lezha, Ulqini, Dioklea (Podgorica), Risani, Kotorri e të tjera. Ilirët i kanë dhënë rëndësi të posaçme edukatës fizike. Andaj, kanë qenë shtatmëdhenj dhe të fortë. Kultivonin këto cilësi morale: trimërinë, vendosmërinë, besnikërinë, dashamirësinë dhe mikpritjen. Kultura materiale e fiseve ilire dëshmon për krijimet estetike të tyre, duke kultivuar në mënyrë të posaçme muzikën. Shumë instrumente muzikore, që tani i përdorin popujt e Ballkanit, e në mënyrë të veçantë shqiptarët, janë tipike ilire. Ilirët kryekëput nën sundimin romak kanë qenë në dhjetëvjetëshin e parë të epokës së re. Edhe pse e humbën pavarësinë, jeta e tyre ekonomike, kulturore, sidomos ajo detare, nuk u ndalua, por zhvillohej gjithnjë duke iu adaptuar kushteve dhe rregullave që aplikonin në detari. Gjurmimet historike në bazë të dëshmive të verifikuara shkencore e materiale, hapin shtigje të reja në njohjen dhe zhvillimin e detarisë tek ilirët. Nga fundi i shekullit XVI detarët shqiptarë, duke vërejtur kërcënimet dhe dëmet e mëdha që ia shkaktonin kusarët e vendeve të Mesdheut, në radhë të parë venedikasit, spanjollët dhe grekët, merrnin masa efikase për konsolidimin dhe bashkimin e tyre. Mbajnë mbledhjet në Valdanos, Bunë dhe në Shëngjin, ku vendosin të lund-rojnë në kovojë, në formë të karavanit, nga disa anije përnjëherë, të armatosura me të gjitha armët më të fuqishme të kohës, të sulmojnë vetëm ata që i kanë sulmuar ose që i sulmojnë në det, kudo që të sulmohet ndonjë anije e tyre, t`i shkojnë në ndihmë, t`i ndihmojnë materialisht ata detarë që iu kanë fundosur mjetet lundruese, t`i përtrijnë ata dhe t`i ndihmojnë familjet e detarëve që kanë humbur jetën në përleshjet e ndryshme me anije e armikut; t`i përkrahin të gjithë ata detarë pa dallim se cilit kombë i takojnë. Marrin edhe disa qëndrime të tjera humane, si p.sh. për t`i ndihmuar familjet e varfëra të qyteteve amë, të përtërijnë ekuipazhet me djem të varfër, t`i rregullojnë të gjitha anijet që dëmtohen në raste të përleshjeve, të shtojnë numrin e mjeteve lundruese dhe t`i përtrijnë kantieret e anijeve në Ulqin, Durrës dhe gjetiu. Nga të dhënat e ndryshme shihet se Turqia nuk e shihte me sy të mirë këtë lloj aleance të detarëve shqiptarë, por, përkundër dinakrisë së tyre, osmanët filluan të bashkëpunojnë dhe t`i përkrahin pa rezervë detarët shqiptarë se në Mediteran, atëbotë, ishte shtuar shumë numri i kusarëve, të cilët me të madhe rrezikonin edhe interesat e vetë Turqisë. Dokumentet e shumta, që i kanë shpallur deri tani arkivat e vendeve të jashtme dhe arkivat tona ish jugosllave, dëshmojnë qartas për aktivitetin e detarëve shqiptarë. Këto aksione kanë pasur ndikim të madh në zhvillimin e detarisë shqiptare. Me intervenimin e amba-sadorëve të racës dhe me ndërmjetësimin e Turqisë kanë lidhur paqe me detarët shqiptarë. Qeveria turke i ka bindur detarët shqiptarë që të mos sulmojnë anijet e tjera, përveç ato të Venedikut. KUSARËT DHE DETARËT SHQIPTARË (15)Ulqini e kishte shkollën e detarisëPjesa më e madhe e kapidanëve të anijeve shqiptare, kanë kryer shkollimin në Itali dhe në Stamboll, por mësimin praktik e kanë pas marrë nëpër anijet e veta. Në Ulqin ka pasur shkollë të mesme të detarisë, ku jepnin mësim kapitenët e njohur të kësaj ane dhe disa mësimdhënës nga Dubrovniku, Kotorri dhe Durrësi, ku përveç navigacionit mësoheshin historia dhe gjeografia detare, tregtia, arti luftarak, matematika, kodeksi dhe ligjet e detarisë, biologjia detare, riparimet e anijeve etj.
Dr. Bahri Brisku
Kusari në fantazinë e vet, pa dallim se çfarë pozicioni ka në anije, është hero dhe mbret në vete, të cilit nuk i dhimbset asgjë për të mirën e popullit të cilit i takon. Gjeniu popullor nuk ka lënë pa e përjetësuar në shumë krijime, nga të cilat po shënojmë këtu një fragment:
Njaj Haxhija i Mehmet Becit, Me Ymerin e Kalavrezit, Selim Shurdha kapidan detit Cut Hazizi e Malush Fici Me sa tjer ali Baliqi, Trima të njoftun në qytet Thonë se pushka nuk i vret, As tagani more nuk i pret
Disa nga anijet të cilat kanë dhënë kontribut të vlefshëm gjatë mbrojtjes së Ulqinit dhe vendeve të tjera, pas vendimeve antishqiptare që u morën në Kongresin e Berlinit (1878), janë velanija "Poskiq" me fuqi bartëse 1600 bruto tonë, me 24 anëtarë të ekuipazhit; anija "Kavalla Marina" nga Kavalla, fuqia bartëse1400 bruto tonë mallë, me komandant Nel Dulin, pastaj, anija "All katerina" me kapidan Hysejn Begun (me qëllim që t`i joshë që të punojnë nganjëherë edhe për interesat e tyre, Porta, kapidanave dhe pronarëve të anijeve u kishte dhënë titullin begler). Gjithashtu, për nevojat e luftës së drejtë të shqiptarëve, aktivisht ka qenë angazhuar anija "Muradija", e cila nga Stambolli binte mall dhe materiale të nevojshme për luftë. Anija "Bestija" merrej me shpërndarjen strategjike të luftëtarëve në terren të hapësirës luftarake. Në vargun e këtyre, anija "Dulçino" (Ulqini) me kusarët e vet ka lënë gjurmë të thella në këtë luftë të pabarabartë në mbrojtjen e tërësisë tokësore shqiptare! Duke ruajtur në kujtesë parardhësit e tyre (ilirët), disa anije i quanin me emra të ilirëve bregdetarë si "Liburna", sipas fisit ilir, "Teuta" sipas mbetëreshës që dispononte me flotën detare, "Genci" (mbret ilir) etj.. Së bashku me këto në luftën e shqiptarëve kundër zaptuesve ë Atdheut, kanë marrë pjesë, me ekuipazhet e veta, edhe këto anije: "Hulusije", "Amalia", "Stalia", "Agimi i mirë", "Elbasani", "Gellorja", etj. Një pjesë e anijeve kishin emërtime të huaja, varësisht se ku janë blerë, pra, nuk ua ndërronin emrat e tyre. Këngëtari popullor ka fiksuar mirë përpjekjet e detarëve në këto përleshje:
…Delni shifni trimat e shkretë, Sutormanit ka shkojnë përpjetë Në Kërrnicë janë nisë me `dekë!
Përveç Durrësit, edhe Ulqini që në kohën e hershme ka pasë një skiverre, kantier të ndërtimit dhe riparimit të anijeve. Një kohë këtë e udhëhiqte Hyse Amari, i cili ishte edhe mjeshtër i dëgjuar i konstruksionit dhe ndërtimit të mjeteve lundruese. Ky ka pasë në punë 26 mjeshtër të anijeve, të cilët kanë ndërtuar edhe anije shumë të mëdha, por si specializim të veçantë e kishin ndërtimin e tipit "brik", që ishte model i shek. XIX, të cilat ishin shumë të kërkuara nga aderuesit e anijeve në këtë hapësirë mediterane. Më vonë këtë veprimtari të ndërtimit të mjeteve lundruese në Ulqin e pat vazhduar Adem Tivari ( lindur më 7 maj 1864 në Tivar), në këtë kantier ka punuar që nga 1877, te Hysen Omara. Anija "Nijazi Pema", është ndërtuar këtu, e pronarit Met Sulejmani, i cili pas hyrjes së malazezëve në Ulqin, ikën në Shqipëri, ku për aftësitë dhe meritat detare, në qeverinë e Zogut, ka qenë ministër i Detarisë (lundrimeve). Pjesa më e madhe e kapidanëve të anijeve shqiptare, kanë kryer shkollimin në Itali dhe në Stamboll, por mësimin praktik e kanë pas marrë nëpër anijet e veta. Në Ulqin ka pasur shkollë të mesme të detarisë, ku jepnin mësim kapitenët e njohur të kësaj ane dhe disa mësimdhënës nga Dubrovniku, Kotorri dhe Durrësi, ku përveç navigacionit mësoheshin historia dhe gjeografia detare, tregtia, arti luftarak, matematika, kodeksi dhe ligjet e detarisë, biologjia detare, riparimet e anijeve etj. Për vazhdimin e kësaj tradite shkollore, vojvoda Simo Popoviqi, pas zaptimit të Ulqinit dhe viseve tjera shqiptare, i shkruan princ Nikollës për nevojat e hapjes (të vazhdimit) së shkollimit të detarisë. "Shkollimi i tillë", shkruante ai, përveç zhvillimit të navigacionit detar malazez vlerë të posaçme do të kishte në fushën e denacionalizimit gradual të kësaj popullate arnaute!" Kësaj do t`i ndihmonte shumë edhe sjellja e 500 familjeve malazeze, duke u dhënë fushën e kënetës Zogojve (Ulqin) pas tharjes. Këtu, qartas hetohen djallëzitë dinake të pushtetit , i cili në vazhdimësi synonte që me çdo kusht të bëjë denacionalizimin e popullit shqiptarë. | |
| | | murturi Ushtarak
Numri i postimeve : 517 Age : 48 Vendi : Bruksel Registration date : 19/04/2008
| Titulli: Re: Kusarèt dhe detarèt Shqiptarè- Dr Bahri Brisku Sun Sep 28, 2008 9:23 pm | |
| KUSARËT DHE DETARËT SHQIPTARË (16)Bubulina, një pirate bukurosheBubulina Laskarina, e bija e Stavros Pinoçit nga Hidra, pranë Artës, në Çamëri, u lind më 1771 dhe vdiq, në mënyrë tragjike, më 1825. Bubulina ishte komandante e anijes luftarake "Agamemnom" me të cilën i dha ndihmë të madhe Ali Pashë Tepelenës, kur Janinën e rrethuan turqit. Pas vdekjes së burrit, Dhimitër Bubulit më 1811, iu kushtua çështjes së çlirimit të kombit shqiptar dhe atij grek (1821), duke dhënë përveç ndihmës së saj heroike, edhe pasurinë e madhe që e trashëgoi nga bashkëshorti. Arbërorët e Çamërisë, përveç heroizmave të saj, me të madhe lavdëronin bukurinë e saj fizike.
Dr. Bahri Brisku
Kusarët shqiptarë në krijimet epike
Termi kusar vjen nga fjala latine "cursus ", që do të thotë lundrues, kurse shprehja pirat, vjen nga fjala greke që do të thotë sulmues. Në të gjithë popujt e botës krijimet popullore dhe artisitike për jetën e tyre vazhdimisht kanë zgjuar kureshtje për lexuesit. Legjendat dhe rrëfimet për ekzistimin e thesarit të pasur, të fshehur diku nën tokë dhe në virane, është e njohur në të gjitha regjionet bregdetare. Kjo dhe tematikat nga jeta e kusarëve, kanë qenë objekt i shumë veprave të shkrimtarëve botërore si: Danijell Defo, Rufus Cetfud, Xhon Bernardi, Valter Skoti, i cili botoi romanin "Pirati" që bëri bujë të madhe, saqë më 1822 në teatrin e Londrës, janë luajtur tri versione të ndryshme të kësaj vepre. Në rajonet e Detit Mesdhe, gjenden të dendura rrëfimet për kusarët dhe piratët, ku dallohen kusarët e Tunisit, Marokut, Algjerit, të cilët me një emër quhen kusarët e vendeve berbere. Në këto rajone, janë zhvilluar shumë ngjarje kusareske, në lidhje me të cilat janë krijuar vlera të ndryshme estetiko-shpirtërore si mitet, legjendat, përrallat, këngë epike dhe prodhime tjera imagjinative artistike… Reflektimi i besimit të lashtë pagan tek kusarët shqiptarë në vlerat shqetësuese artistike lidhur me lundrimet mbetet problem i hapur kompleks dhe shumë dimensional për folkloristikën kombëtare, e cila vazhdimisht mund të japë brum të pasur për studime të ndryshme. Dihet që gjatë shtypjes së egër hegjemoniste turke, sllave, greke etj. Kur shqiptarët rrezikoheshin të tregojnë se cilit komb i takojnë, kur luftohej për kafshatë të bukës, kur synohej zhdukja e qenësisë së tij, kur diferencimet sociale ishin katastrofike, që nuk pati kushte minimale për t`u marrë me veprimtarinë krijuese. Ndaj aktualisht kur ekzistojnë kushte të favorshme, na imponohet që të krijojmë një strategji të planifikuar hulumtuese në të gjitha fushat e trashëgimisë kombëtare.
Shqiptaret kapitene të anijeve - Bubulina Staver Pinoçi
Mbretëresha ilire Teuta ishte pronare e flotës detare, me të cilën kusarët e saj me sukses mundnin kusarët e vendeve tjera. Strategjia e tyre shkaktoi reagime në pushtetet e shteteve bregdetare, posaçërisht te Republika e Venedikut, Maltës, Napulitanisë, Austriake e shumë të tjera. Kështu, tradita e gjatë dhe e lashtë e lundrimeve, ka lënë gjurmë edhe në botën e femrave, të cilat inkuadroheshin në anije jo vetëm si gjellëbërse, përgaditore, detare, por edhe si pronare, kapitene dhe komandante të anijeve. Një pjesë e femrave që merrej me detari aktive, zëvendësonin prindërit, bashkëshortët, vëllezërit dhe djalin e tyre, të cilët kishin humbur jetën në det dhe në përleshje me kusarët e huaj. Këtyre u imponohej që t`i përvishen detarisë dhe tregtisë, për të mbetur gjallë. Në vend të meshkujve të tillë, të cilët kanë humbur jetën, femrat u dilnin në dyluftim kusarëve dhe bajlozëve të kohës. Bubulina Laskarina, e bija e Stavros Pinoçit nga Hidra, pranë Artës, në Çamëri, u lind më 1771 dhe vdiq, në mënyrë tragjike, më 1825. Bubulina ishte komandante e anijes luftarake "Agamemnom" me të cilën i dha ndihmë të madhe Ali Pashë Tepelenës, kur Janinën e rrethuan turqit. Pas vdekjes së burrit, Dhimitër Bubulit më 1811, iu kushtua çështjes së çlirimit të kombit shqiptar dhe atij grek (1821), duke dhënë përveç ndihmës së saj heroike, edhe pasurinë e madhe që e trashëgoi nga bashkëshorti. Arbërorët e Çamërisë, përveç heroizmave të saj, me të madhe lavdëronin bukurinë e saj fizike. Kur u vra patrioti Mustafa Dani Qafziu, arbërorët e Species e lajmërojnë kështu:
Sihariq moj Bubuline Të sollme Mustafa Dangllinë Po t`ma kishit prue të gjallë At burrë tim doja ta marrë.
Popullin shqiptar grekët e kishin ndarë në të krishterë që i llogarisnin për grekë dhe në myslimanë, që i llogarisnin për turq. Në këto rrethana të egra çkombëtarizuese, çamët aspironin që bashkimin kombëtar ta bëjnë jo vetëm me anë të luftës, por edhe me anë të martesave në mes të shqiptarëve të besimit mysliman me ata të krishterë dhe duke përdorë emrimin e fëmijëve vetëm me domethënie kombëtare shqipe (Ilir, Valon, Valdet, Artan, Lumnije, Gëzime etj.). Këtë preokupim e kishte edhe heroina jonë. Ndaj luftoi me vetëmohim së bashku me shqiptarët grekët kundër Portës turke. Kapitene të anijeve kanë qenë edhe shumë femra të tjera, nga të cilat këtu po i cekim vetëm: Hata Karaminxhoja, pas vdekjes së burrit merr komandën e anijes personale "Trumbeta", Hane Ishmi qe pronare dhe kapitene e anijes "Flora", Sofija Dani, (pas vdekjes së të shoqit, Mustafës), merr komandën e velanijes së saj. Sipas regjistrimit të sigurimit të anijeve në LLOYD`S në Londër, vihet në dukje se disa shqiptare ishin komandante në anijet kusare. KUSARËT DHE DETARËT SHQIPTARË (17)Kusarë të kusarëve[size=9]Nga të dhënat e burimeve të ndryshme, posaçërisht nga ato që shënuam në terren, na del se detarët shqiptarë nuk ishin kusarë klasikë, por përdornin mënyrën e kusarisë ndaj armiqve të tyre. Pra, ishin kusarë të kusarëve, nga të cilët kishin pësuar dëme të mëdha që i rrezikonin interesat e përgjithshme të detarëve shqiptarë.
Dr. Bahri Brisku
Kusarët më të njohur shqiptarë ishin: Ali Uruçi (admiral), Haxhi Alia, Mehmet Shiroka, Andri Segoni, Ali Korza, Bego Boboti, Hasan Hoti, Meme Bela (kusare e njohur femër), Sinan Brisku, Sime Ivani, Dërgut Reizi (komandant kusaresk), Gjok Deda, Adem Kamina, Hasan Ishmi, Mehmet Durrësi, Oman Reizi, etj. Veprimtaria e kusarëve detarë mund të krahasohet me veprimtarinë patriotike të kaçakëve shqiptarë, të cilët vepronin në pjesën kontinentale të Shqipërisë etnike. Në një punim lidhur me luftrat e kaçakëve, akademiku Aleks Buda i quan pishtarët e parë të Rilindjes sonë kombëtare. Një kontribut të tillë për klauzulën në mbrojtjen e qenësisë tonë, pa hamendje e kanë dhënë kusarët dhe detarët. Treva e Ulqinit është djepi ku janë krijuar shumë vlera të rëndësishme popullore nga sfera e detarisë. Andaj, edhe quhej "çerdhja e detarisë dhe e piraterisë". Ky qytet bregdetar në kohën e Balshajve (1387-1423) ishte shumë i zhvilluar, konsiderohej fuqi e madhe detare. Kalaja, në bregun shkëmbor, ku ishte fortifikuar qyteti, i përgjante një anije të qitur, gastuar në breg. Ashtu duket edhe sot, po ta vërejmë nga deti. Kjo çerdhe e detarëve shqiptarë ka qenë fortifikatë e siguruar mirë. Kur, më 1242, një hordhi mongole me sulme të rrufeshme, me kuaj të tyre të shpejtë, arriti deri te bedenet e Kalasë së Ulqinit, por assesi nuk mundi ta pushtojë, u detyruan mongolët të shporren nga Ulqini. Nga kjo kohë janë ruajtur disa legjenda që tregojnë për gjeturinë dhe trimërinë e vendësve dhe të femrave të tyre, të cilat shumë kontribuan për mbrojtjen e vendit, kurse, ushqimi ishte siguruar nëpërmjet një kanali, korridorit nëntokësor, i cili komunikonte prej Kalasë me një pjesë të skelës. Ky qemer ruhej në sekretin më të rreptë, të cilin e dinin vetëm kapitenët më besnikë të qytetit. Edhe sot flitet për këtë lidhje, për korridorin famoz nëntokësor të Kalasë së Ulqinit, i cili ende nuk është rregulluar për vizitorë. Në këtë përmendore antike ka qenë varrosur edhe prijësi Gjergj Balsha (1385-1403), i cili, sipas të dhënave historike, ka pasur edhe mbishkrimin latin në një rrasë, në platonë e një kishe nga shekulli XIII. Ulqinakët në fortesën e tyre të pathyeshme dhe me velanijet e tyre të shpejta u kanë bërë rezistencë turqve gati një shekull (prej 1488-1571). Për tregtarët dhe mjeshtrit e ndryshëm të bregdetit ishin të njohura mirë vendet: Ulpiana, Novo Bërda, Janjeva, Zveçani, Prizreni dhe Trepça. Banorët e këtyre vendeve nëpër shekuj kanë mbajtur lidhje të regullta me zejtarët dhe tregtarët e brigjeve të Adriatikut, prej të cilëve më së shumti përmenden Durrësi, Lezha, Shkodra, Ulqini, Tivari, Kotorri, Spliti, Zara, Raguza (Dubrovniku) dhe Fjuma (Rjeka). Lidhjet e tilla kanë një periudhë të gjatë kohore. Shënimet historike që na i kanë lënë autorët e antikës si: Polibi, Libi, Ptolemeu, Livi, Stramboni, A. Ravens, Hani, Majeri, Çabej dhe shumë të tjerë, pohojnë që në mes të banorëve të këtyre regjioneve kanë ekzistuar lidhje kontinuitive qysh para e.r. kur në bregdet dominonin ilirët. Ekzistojnë edhe shumë shkaqe të tjera që kanë mundësuar përhapjen e motiveve të ndryshme, sidomos atyre bregdetare, në krijimet estetike popullore, por ne kësaj radhe s`kemi synuar një kërkim të tillë. Këtu vetëm dëshiruam që sadopak të ndriçojmë arsyen se qysh bie fjala në "Prozën popullore të Drenicës" hasim toponime, ambiente, mjete dhe motive bregdetare kur fare mirë e dimë që Drenica është shumë larg detit. Disa folkloristë këtë fenomen e shpjegojnë gabimisht duke pohuar se ekzistimin e këtyre motiveve detare në letërsinë gojore shqipe duhet kërkuar në influencën që ka bërë letërsia orientale dhe ajo sllave! Ky supozim s`gjen mbështetje shkencore për vetë faktin që në krijimet gojore popullore joshqiptare (të kësaj treve) nuk shtjellohen motive detare, kurse, në aspekte tjera bashkëjetesa shekullore në mes të këtyre popujve lënë gjurmë evidente. Dukuritë e tilla reflektohen në stil, fjalor, ide dhe në toponimin e vlerave estetike të këtyre popujve. Ndërkaq, "Ndërtimi i Rozafatit", cikli i këngëve të Luftës së Kosovës, Mujit dhe Halilit etj., këndohen shqip dhe serbisht. Nga të dhënat e burimeve të ndryshme, posaçërisht nga ato që shënuam në terren, na del se detarët shqiptarë nuk ishin kusarë klasikë, por përdornin mënyrën e kusarisë ndaj armiqve të tyre. Pra, ishin kusarë të kusarëve, nga të cilët kishin pësuar dëme të mëdha që i rrezikonin interesat e përgjithshme të detarëve shqiptarë. Në sferën e veprimtarisë së tillë me shekuj janë dalluar detarët ulqinakë, ku sipas disa historianëve gjendet bërthama më e dalluar e zhvillimit të detarisë shqiptare. | |
| | | murturi Ushtarak
Numri i postimeve : 517 Age : 48 Vendi : Bruksel Registration date : 19/04/2008
| Titulli: Re: Kusarèt dhe detarèt Shqiptarè- Dr Bahri Brisku Sun Sep 28, 2008 9:30 pm | |
| KUSARËT DHE DETARËT SHQIPTARË (18)Legjendat mbi thesaret e fshehuraKusarët shqiptarë njërën prej skeleve më të njohura e kishin gjirin e Valdanosit, pranë Ulqinit. Në afërsi të tij detarët kanë ndërtuar një krua, por në këtë luginë më i njohur është Kroni i Zanave, reth të cilit janë krijuar disa vlera mitike. Njëra prej legjendave tregon që aty pranë kronit gjendej një rrasë shumë e madhe. Sa herë që vinin detarët që të luten e të kryejnë veprime rituale, uleshin në atë rrasë gjigante. Një natë ekuipazhi i një anije pirateske ka ardhur aty dhe e ka luajtur atë rrasë dhe nga nëntoka e saj kanë nxjerrur një kazan të madh, i cili ka qenë përplot me para ari! Të nesërmën njerëzit aty kanë gjetur një dorëz kazani dhe disa napolona ari, që kishin pas rënë.
Dr. Bahri Brisku
Në dokumentet e Arkivit Kombëtar të Tiranës dhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme të këtij shteti që janë botuar në Vjetarin e Muzeut Detar në Kotorr, nr.9, më 1960, nga hulumtuesi Sllavko Mijushkoviq, përkitazi me aksionet e detarëve ulqinakë, dëshmohet se për veprimtarinë mbrojtëse dhe të rrezikshme të tyre, për aksionet strategjike në det, është interesuar metropoli i Francës - Parisi, përkatësisht shteti frëng, i cili ka kërkuar prej përfaqësuesve të vet diplomatikë të njoftojnë hollësisht për ta. Marrëdhëniet ndërmjet detarëve shqiptarë dhe atyre francezë (një kohë) ishin ashpërsuar për shkak se detarët francezë kishin pas sulmuar një anije të ulqinakëve. Nga ajo kohë ndoshta është edhe kënga e "Hysen Reizit", nga e cila po shënojmë këto vargje:
"Mirë se na vjen more ap,/Hysen Reizin ku e lat?/ na ka met ke dy fenere,/E ka m`yt barka franceze."
Edhe në disa këngë tjera përmenden detarët francezë, të cilët i kanë bërë dëm, plaçkitje dhe u kanë shkaktuar fatkeqësi tragjike detarëve shqiptarë, të cilëve më vonë detarët ulqinakë u hakmerren, saqë e tërë kjo ishte bërë çështje e qeverisë. Kusarët shqiptarë njërën prej skeleve më të njohura e kishin gjirin e Valdanosit, pranë Ulqinit. Në afërsi të tij detarët kanë ndërtuar një krua, por në këtë luginë më i njohur është Kroni i Zanave reth të cilit janë krijuar disa vlera mitike. Njëra prej legjendave tregon që aty pranë kronit gjendej një rrasë shumë e madhe. Saherë që vinin detarët që të luten e të kryejnë veprime rituale, uleshin në atë rrasë gjigande. Një natë ekuipazhi i një anije pirateske ka ardhur aty dhe e ka luajtur atë rrasë dhe nga nëntoka e saj kanë nxjerrur një kazan të madh, i cili ka qenë përplot me para ari! Të nesërmën njerëzit aty kanë gjetur një dorëz kazani dhe disa napolona ari, që kishin pas rënë. Mbi ekzistimin e pasurive përrallore të Kusarëve te Cyrylat, afër Durrësit, jo vetëm që ekzistojnë të dhëna gojore, por edhe të shkruara. Të mira të tilla materiale në orendi dhe para ari sipas legjendës gjenden edhe Shpella e kusarit të njohur Haxhi Alia, që ndodhet në Kara Burun në afërsi të ishullit Suzanë (Vlorë). Një kohë marrëdhëniet e kusarëve shqiptarë ishin shumë të mira me kusarët e Raguzës (Dubrovnikut). Kurdo që e kishin ngusht kusarët e Venedikut nga kusarët tanë, ata ngritni në direk flamurin e Raguzës dhe në këtë mënyrë shpetonin nga plaçkitjet. Përpara kongresit të Berlinit (1878) tërë tregtin lundruese në Liqenin e Shkodrës e bënin shqiptarët, kryesisht me anije që i kishin zënë rob! Por, në historinë e detarisë nuk janë të rralla të dhënat të cilat dëshmojnë që kusarët e Perasti (Boka e Kotorrit) sulmonin dhe plaçkitnin anijet dhe qytetet shqiptare, të cilëve vazhdimisht nga deti i vinin të këqijat armiqësore. Rapsodi këto i ka fiksuar në krijimin:
"Na ka dale një bajloz prej detit, shumë haraç po i kerkon miletit!"
Ndaj, shumë ngjarje tragjike qe i kane perjetuar nga armiqet që na vinin nga ana e detit bën që shqiptarët të krijojnë mbrojtjen e vet, pra kusarinë. Në një periudhë të gjatë historike, për shkaqe të pozitës strategjike pjesa më e madhe e arabëve të brigjeve të bregdetit mesdhetar, gjendej nën thundrat e robërisë, andaj detarët shqiptarë i sillnin ata në vendet e veta dhe i përdornin jo vetëm për punët lundruese, por edhe për kryerjen e punëve bujqësore, në ullishtari etj. Disa detarë sillnin edhe femra zezake, të cilat i vendosnin në banesa të posaçme dhe i përdornin si gra të dyta. Këto ishin gjellbërse të njohura, kështuqë gjellërat e dasmave dhe të tubimeve tjera kryesisht i pregaditnin zezaket. Harapeshat veç veprimtarisë amvisnore, shërbenin edhe si argëtuese të familjeve detare, duke i treguar atyre ndodhina nga jeta e tyre. Detarët i blenin zezakët nëpër skele të ndryshme të Egjiptit, Libisë, Algjerit, Tunisit, Marokut, Irakut, Libanit etj. Gjykuar sipas kallzimeve, sjellja e detarëve shqiptarë ndaj zezakve ka qenë korrekte. Atyre i jepnin mbiemrat e vetë dhe i konsideronin si anëtarë të familjes. Një amvise detare me "naze" e urdhëron zezaken për me ja pregaditur peshkun:
Gerre, Gerre, pipi-Gerre, Qit peshki detit n`fyltere; Fërgo mirë e mos e diq! Po na vijnë sonte do miq.
Nga se ishin ndarë nga familjet e tyre, zezaket soditeshin nga zonjat e detarëve me një dozë mësie. Edhe kjo ishte një arsye më tepër që respekti ndaj tyre të jetë në nivel të fisnikërisë njerëzore.
Uniteti i brendshëm i kusarëve
Në këto vlera rapsodi popullor ka kondenzuar një dëshmi që krahas me popujt tjerë edhe populli shqiptarë, në valët e trubullta të detit, shkroi një pjesë të lavdishme të historisë. Në këto krijime estetike vëhet në dukje impulsi i masës popullore "kur dridhej toka edhe deti". Saherë që e kërkonte nevoja e mbrojtjes së ineresave lokale dhe kombëtare, detarët shqiptarë forconin unitetin e brëndshëm, pajto-heshin, miqasoheshin, lidhnin besë, që do të luftonin të gjithë së bashku pa hile kundër armikut. Qëndresa e pamposhtur e fortifikatave, kalave, dhe kullave në regjionin e Kotorrit, Risanit, Tivarit, Ulqinit, Apolonisë, Krujës, Durrësit, Janinës, Butrintit dhe ndonjë tjetër, personifikohet fuqishëm duke hedh në pah etnopsikologjinë unike të këtij kombi:
Nji kala n`anë t`detit, I doli karshi dauletit. Mori kullë n`breg t`detit Ç`po lufton asqert e mretit
Ndërsa, duke ngrit kushtrimin këngëtari popullor kundër armikut turk, i drejtohet popullit nëpërmjet kullës:
Mori kullë, e mjera kullë, Po vjen turku o me na marrë…
Këto vlera që trajtojnë motive të ndryshme të detarisë u krijuan gjatë robrisë nën turq, por gjenden edhe vlera paraturke, të lashta si kënga: "Çe mora detin me sy".KUSARËT DHE DETARËT SHQIPTARË (19)Detarët - zbulues të vendeve të largëta | | [size=9]Në legjendat që kanë të bëjnë me detarinë është fiksuar kureshtja e njeriut për të njohur hapësirat e largëta dhe të panjohura detare, përkundër faktit se në rrugën e tyre, në lundrime, u paraqiteshin shumë pengesa, të cilat, në kohën e tyre, për arsye të mjeteve modeste lundruese, ishin logjikisht të pakapërcyeshme.
Dr. Bahri Brisku
Kjo tabo skenike e madhërishme i shëmbëllen shumë vargjeve 428-535 të "Odisesë" së Homerit, kur Polifemi i kërkon ndihmë zotit të detit - Poseidonit për të sendërtuar hakmarrjen e vet, kurse Halili i kërkon ndihmë detit për të bërë të mundur rrëmbimin e Tanushës së hijeshme. Në figurën e personifikuar të detit reflektohet bindja pagane e kultit të detit e hyut të tij. Prof. Eqrem Çabej përmend një qenie mitologjike, që e besojnë në Mirditë, pjesërisht njeri e pjesërisht shtazë, të quajtur "Dhevështruesi", që netëve pranverore vë veshin në tokë për të përgjuar a vjen njeri së largu dhe a gjëmon uji i nëndheshëm. Ai gjithmonë shkon kaluar në vithe të Dhamsutës (një pelë) që kalon nëpër male e det. Motive detare gjejmë edhe në vargjet që këndojnë plagosjen e Mujit, të cilat, duke ia lëpirë, ia shëron një orë-gjarpër që ka dy krah-vereza të hollë nën krye si ata të detit. Kjo është një figurë mbrojtëse pagane e mitologjisë shqiptare. Kulti i gjarpërit është aktonik iliro-romak. A. Stipçeviqi thotë se koka e gjarpërit gdhendej mbi bashet e lembave-anijeve ilire, pra, ishte një simbol i detarisë sonë të stërlashtë. Gjarpëri në formë të sirenës - Floçkës, duke ia lëpirë plagët, e shëron kreshnikut:
Harroj dhimbat dhe bi n`kllapi,/ M`duket vetja kaiherë tue mrizue / Herë me dhi marr çetat unë përpjetë,/ Herë baj not nepër ujna e det.
Në legjendat që kanë të bëjnë me detarinë është fiksuar kurreshtja e njeriut për të njohur hapësirat e largëta dhe të panjohura detare, përkundër faktit se në rrugën e vet, në lundrime, u paraqiteshin shumë pengesa, të cilat, në kohën e tyre, për arsye të mjeteve modeste lundruese, ishin logjikisht të pakapërcyeshme. Kërkimet e hapësirave të ndryshme detare, kanë pasur synim kryesor të mirat ekonomike. Detarët ishin të preokupuar në sigurimin e lëndëve të para, të mira që përdoren për t`ia shtuar gjellrave shijen dhe oreksin. Nga vendet e largëta sillnin edhe fuqinë punëtore për t`i përdorur për punë në bujqësi dhe në detari, për të rrëmuar. Zbulimet e ndryshme në fushën e detarisë pandërprerë dridhnin autoritetet klerike dhe dogmën e tyre, e cila predikonte pandryshueshmërinë e botës kundër pozicioneve materialiste. Hapësirat e reja gjeografike, të cilat i zbuluan ekuipazhet e ndryshme detare, bënë të mundshme lëvizjet e mëdha migruese të popujve. Kështu, miliona njerëz merrnin arratinë për arsye të ndryshme ekonomike dhe për kushte më të mira jetësore. Vendet e reja që patën zbuluar lundruesit strategë ishin të pabanuara, me sipërfaqe të mëdha dhe të pasura tokësore. Amerika, Australia, Zelanda e Re dhe shumë vise të tjera, jo vetëm që ishin të pasura me fusha dhe me pyje, por atje kishte edhe shumë xeherore, të cilat me të madhe i joshnin njerëzit, që të shkonin e të vendoseshin atje së bashku me legjendat dhe krijimet e tjera shpirtërore. Andaj, nuk ëshë për t`u çuditur që kusarët më të vështirë të shekullit XVII ishin nga Amerika Veriore dhe ajo Latine. Lidhur me kërkime të ndryshme detare, edhe te shqiptarët kanë mbetur gjurmë të konsiderueshme.
Grabitja e vashës
Nëna e kusarit i cili niset për ta grabitur çikën i jep edhe këshilla të nevojshme për këtë gjeturi. I tregon se kur të shkojnë në atë qytet, femrat e atij qyteti e kanë zakon të dalin në dritare për të soditur anijet dhe detarët që shkojnë e vijnë në liman. Djalit të papërvojë i tregon që e para dhe e dyta femër që delë në dritare "mos kujto se vasha jot", por:
Ma e treta që të dalë,/ Ajo me kaftan me ar,/ Kujto mirë se vasha jote. / Ulu vashë e zgjidh mëndafsh!
Pas përpjekjeve të shumta djaloshi e bind vashën për të hyrë në anijen e tij, e cila është përplot me rroba të bukura:
Vasha tu ulun-o, / Barka tuj përkulun-o, / Vasha tuj zgjedh mëndafsh,/ Barka hidhet pash më pash,/ Vasha synin plot me lot, / Djali zemrën plot.
Kënga e tillë në mënyrë tipike na pasqyron ambientet e lokaliteteve detare me të gjitha bamuritë etnopsikologjike, zakonore dhe shpirtërore, gjeturinë e detarëve për të arritur qëllimin e vet, vendosmërinë e tyre këmbëngulëse në realizimin e dëshirave bashkë-shortore dhe sakrificat e shumta që duhet përjetuar për t`i realizuar synimet e parapara.[ | |
| | | murturi Ushtarak
Numri i postimeve : 517 Age : 48 Vendi : Bruksel Registration date : 19/04/2008
| Titulli: Re: Kusarèt dhe detarèt Shqiptarè- Dr Bahri Brisku Sun Sep 28, 2008 9:32 pm | |
| KUSARËT DHE DETARËT SHQIPTARË (20)Për ta shkroi edhe BajroniGordon BajronNë kohën e Bajronit, kur ky poet me famë botërore vizitoi Janinën, Prevezën dhe shumë vende të tjera që atëbotë, ishin nën sundimin e Ali Pashë Tepelenës (më 1811) edhe Paga ishte e banuar me shqiptarë që merreshin me detari e kusari. Vargjet e tij cilësohen për epitete të qëlluara, me të cilat karakterizohet pjesa më e madhe e detarëve të Mesdheut, ku piratëria nuk kundrohej më si veprim amoral, por sikur të ishte mjeshtëri normale e përditshme.
Dr. Bahri Brisku
Bajroni për suliotët e Himarës ka shënuar në veprën e tij edhe disa karakteristika etnografike. Atëherë, kur e ka më së vështiri në jetën e tij, në rastet mortale të prindit të vet, sulioti këndon:
Pas suljani lirin prej odës së vet/E këngës t`ia thotë për vdekjen e tet.
Paga është një ishull në Greqi, afër kufirit të sotëm të Shqipërisë. Në kohën e Bajronit, kur ky poet me famë botërore vizitoi Janinën, Prevezën dhe shumë vende të tjera që atëbotë, ishin nën sundimin e Ali Pashë Tepelenës (më 1811) edhe Paga ishte e banuar me shqiptarë që merreshin me detari e kusari. Bajroni, i karakterizon në këto vargje:
Kusarët e Pagës i ka deti shokë,/ I zënë rob frëngët, i zbresin në tokë/ I shpien në burg, atje të kuptojnë/ Se ç`janë vargonjt e sa rënd rëndojnë
Këto vargje janë epitete të qëlluara, me të cilat karakterizohet pjesa më e madhe e detarëve të Mesdheut, ku piratëria nuk kundrohej më si veprim amoral, por sikur t`ishte mjeshtëri normale e përditshme. Te detarët shqiptarë piratëria kundrohej edhe si hakmarrje. Në një numër të konsiderueshëm baladash janë të gërshetuara me peizazhe dhe motive detare, vajzat pendohen që në vlugun e dashurisë pranojnë të martohen me djem të vyeshëm, pa lejen e prindërve. Motive kusarësh në këto balada janë fiksuar me ngjyra të qeta, dinamike, sidomos ndarjet kristalizojnë një pasuri që çon peshë në raportet e artit shpirtëror. Në këto krijime mbizotëron fantazia e pasur, shpërthimi i ndjenjave momentale, improvizimi adekuat emocional dhe shumë veti karakteristike të tjera të larta letrare. Pjesa dërmuese e këtyre këngëve kanë formën bashkëbiseduese. Kjo mënyrë vendoset në pjesën më kulmore të këngës. Në krijimet e tilla shprehet dashuria e sinqertë, që ndizet me gradacionet e qëlluara dhe të ngjeshura artistike. Pikësynimi i këtyre vlerave, të cilat trajtojnë tema martesore është poenta që largësitë nuk i zbehin lidhjet erotike, por përkundrazi, i forcojnë. Të tilla martesa preferohen nga rapsodi popullor edhe për arsye të faktit të rregullimit fisnor, kohë kjo, e cila ndalonte lidhjet bashkëshortore në mes të të rinjëve të në fisi. Kjo normë jetësore e karakterit është ruajtur dhe zbatohet ende në qarqet fisnore të malësisë. Këto vlera të shquara ideo-estetike sintetizojnë në mënyrë statike vetitë e gruas shqiptare, ku me një forcë të veçantë fiksohen pikëpamjet e saj etike, morale, estetike dhe ngarkesat e brendshme. Baladat, që janë të pasura me elemente dhe motive detare kanë tablo hidhërimesh të ndarjeve, pritje të zgjatura, dhimbje dhe mallë, gëzime të kthimit të detarëve etj. Vargje cilësore baladike janë edhe këto:
Kur vjen baba mori nanë?/ Nuk di bij ç`ka me t`thanë./ …Kur të vjen burri mori nuse? /S`di ç`ka të tham mori loce,/ Deti i gjanë o mori shoqe./ Kur ta shaf burrin ke dera,/ Frigë po kam se do t`mle zemra,/ Kur ta shaf babën n`lima,/ Fluturoj si zak mi pa.
Për shtresimet e mjeteve artisitike të këtyre baladave mund të bëhen analiza të gjera, në çdo aspekt, por neve këtu jo vetëm që nuk na lejon vendi dhe fizionomia e këtij studimi, i cili ka për qëllim vetëm të vëjë në pah motivacionin e përgjithshëm të krijimeve foklorike gojore shqipe me motive të detarisë. Në këto vlera evidojnë tokën emërtimet e vendeve: Bagdati, Aleksandria, Venediku, Ankona, Gjenekalaja, Stambolli, Napuli, Fjuma, Raguza, Kotorri, Shën Gjini, Ishmi, Durrësi, Vlora, Saranda, Buna, Valdanosi etj. Në këngën: "I ra mjegulla Bunës", shënuar në Ljare të Shestanit-Krajë, rapsodi këndon:
I ra mjegulla Bunës,/ nej tri ditë e nej tri netë,/ Mas tri ditësh e mas tri netësh / fryni nji frashni e hollë / e nalcoi mjegullën, / e nalcoi në Valdanos.
Siç dihet, Valdanosi është skele e njohur detare, pranë Ulqinit. Me anë të kësaj skeleje janë trilluar shumë kallëzime nga jeta e detarëve nëpër shekuj. Detrat nëpër të cilët lundronin detarët shqiptarë janë të shumtë, por ne po i cekim disa prej tyre: Deti Adriatik, Jon, Egje, Deti i Zi dhe Deti Mesdhe. Duke i rrahur me të madhe këto ujëra, gjatë lundrimeve kultivuan këngët, tregimet, përrallat dhe legjendat e ndryshme, të cilat kryesisht bëjnë fjalë për bamuritë e ndryshme të jetës dhe gjallërimit në det. Deti Mesdhe ka qenë hapësira e madhe detare, në të cilën lundruesit shqiptarë të kohës së vjetër më së tepërmi bënin tregti. Ata që në kohën antike depërtuan deri te shtyllat e Herkulit në Gjibraltar, deri në brigjet e Oqeanit Atlantik, prej nga sillnin kafe, pemë mesdhetare, mall të ndryshëm për nevojat e tregtarëve të regjionit bregdetar dhe kontinental. Për tregtinë detare ekzistonin shumë lidhje konsulare në mes të qyteteve, të cilët atëbotë gëzonin pavarësi | |
| | | murturi Ushtarak
Numri i postimeve : 517 Age : 48 Vendi : Bruksel Registration date : 19/04/2008
| Titulli: Re: Kusarèt dhe detarèt Shqiptarè- Dr Bahri Brisku Sun Sep 28, 2008 9:36 pm | |
| KUSARËT DHE DETARËT SHQIPTARË (22)Elemente mitiko-përrallore ilireNë të gjitha krijimet arkitekturale antike në bregdetin shqiptar hetohen elemente mitiko-përrallore që nga periudha ilire e deri në ditët e sotme, por që, ndërkohë, krijuesi popullor, me ndërrimin e rrethanave jetësore e shoqërore, i pasuron me tema, me ngjarje dhe me fytyra të reja bashkëkohore dhe me personazhe të vjetra, për t`i bërë më bashkëkohore e më të pranueshme për sunduesit.
Dr. Bahri Brisku
E bukura e detit
Ashtu si në krijimet e tjera popullore, edhe në krijimet me tematikë dhe motive nga deti dhe detaria hasim shumë vlera ku personazhet shndërrohen në breshka, gjarpërinj, shtazë, mjellma, drunjë, etj. Besimi i shndërrimit metamorfozik të njeriut, padyshim, i takon antikës së lashtë, kur mjetet e prodhimit ishin shumë modeste, kur, përveç tjerash, vetëm hapësira detare kishte disa zotfuqi, të cilat në rastet e shumta ishin fisnike, mëshirëmëdha dhe bëmirëse të detarëve. Procesi tipik i metamorfizimit në krijimet me motive dhe me tematikë detare pasqyrohet dendur në vlerën shqiptare. E bukura e Detit - Hyrija e Detit, e cila gjendet e metamorfozuar në breshka. Përmbajtja e saj e rrudhur është kjo: Mbreti i tha djalit që të martohet me atë vajzë ku të bie heshta e shigjetës. Gjuajti dhe kur shkoi me pa se cila ishte fati i tij, vërejti që aty në breg të detit, nën një fik, ku kishte ra heshta, rrinte një breshkë e madhe. Ky e çoi në shtëpi dhe pas gjuetisë së peshkimit, kthehet në pallat dhe i gjen tërë punët e shtëpisë të kryera. Të nesërmen u fsheh dhe soditi se nga breshka delte një femër e bukur "si hyri deti", "E bukura e Dheut". Në këtë krijim shpirtëror aftësia estetike e popullit shqiptar në pasqyrimin e të madhërishmes është e lartë, me tipare të pashoqe. Bukuria e Detit, Hyrija e Detit dhe sinonimet e tjera të saj, ua tejkalojnë tipareve fizike dhe morale të Penelopës së Homerit. Hyrija e Detit, kur bie në kthetrat e mbretit, nuk flet nëntë vjet, për hirë të humbjes së burrit.
Tyrbja e Ranës turbja e fanit.jpg
Në të gjitha krijimet arkitekturale antike në bregdetin shqiptar hetohen elemente mitiko-përrallore që nga periudha ilire e deri në ditët e sotme, por që, ndërkohë, krijuesi popullor, me ndërrimin e rrethanave jetësore e shoqërore, i pasuron me tema, me ngjarje dhe me fytyra të reja bashkëkohore dhe me personazhe të vjetra, për t`i bërë më bashkëkohore e më të pranueshme për sunduesit. E tillë është edhe legjenda "Tyrbja e Ranës" në Ulqin, në të cilën thuhet se kanë qenë dy luftëtarë, detarë të mirë dhe shehlerë… Gjatë luftrave dhe përleshjeve ata disa herë janë treguar dhe i kanë shpëtuar detarët e viseve bregdetare. Këtyre shehlerëve, që i kanë varret në tyrben e Ranës (Ulqin), rapsodi u ka veshur veti të posaçme mitike, legjendare. Trimëritë e tyre tregoheshin jo vetëm sa ishin gjallë, por edhe pas vdekjes së tyre. Legjenda thotë: -" Njiherë rethan Venediku Ulqinin me barkë për me zaptu. Bje anej e bje knej, par nuk kanë mujt me hy mbrena se populli ka luftu kundra hasmit me fort kivet. Denamet ere barkat kanë pasë xanë ven në det karshi Ulqinit. Kështu e kanë ba Ulqinin muhasere ere kanë prit disa ditë për me u zbarkue në gjytet eme marrë nepër kamë popullin e shkret." Në këto krijime me përmbajtje mitike, në të cilat populli kërkon mbështetje në rast të luftrave të rrezikshme, reflektohet besimi i lashtë pagan.
Disa proverba që i përdornin kusarët shqiptarë
Proverba dhe shprehje proverbiale që lidhen me detin, me faunën detare, me mjetet e lundrimit, me manovrat detare, me zejen e detit që në strukturën e tyre mbërthejnë nocione të tjera detare, ndeshen jo vetëm në gojën e popullit, por edhe në dokumentet më të vjetra të shkruara shqip. Këto i hasim ndër mbledhësit e hershëm ose të vonshëm të folklorit shqiptar. Këtu po i analizojmë disa proverba shkurtimisht, të cilat më dendur përdoreshin nga detarët-kusarët: " Fol me te, mif në det " (ose në Bunë). Kjo përdoret në raste kur një person shpjegon diçka të rëndësishme, por dëgjuesi nuk ia varë veshin, ose nuk është në gjendje intelektuale për ta kuptuar. "I ziu kapidan qi nep shumë komandë", thuhet për atë pronar, apo kapiten të anijes, i cili nuk e ka t`aftë ekuipazhin, punëtorët e anijes. "E zeza barkë qi ka shumë kapidana" - thuhet për atë ekuipazh të anijes, ku secili marinar dëshiron të tregohet se është më i ditur dhe më ekspert se tjetri. "Prej skeles që ka shumë barkë, ik se nuk ka hajr". Kjo është një urtësi, e cila ka dhënë provim në jetën praktike të detarëve se aty ku ka shumë anije, nuk ka punë për detarë, se ekziston konkurrencë e madhe për ngarkim e zbarkim. Në proverbën "Gjemxhija i mirë flen me nji sy çil" ka të bëjë me faktin që "deti është komandant në veti" dhe nuk i dihet se kur prishet e bëhet i rrezikshëm për lundrim. Për këtë bamuri çdo detar i mirë duhet të jetë kurdoherë i gatshëm për t`u rrekur e kacafytyr me çdo befasi dhe rrezik që mund të kanoset nga moti i lig gjatë lundrimit. [size=16]KUSARËT DHE DETARËT SHQIPTARË (23)Skënderbeu kaloi nëpër UlqinDuke poseduar një marinë të zhvilluar, në gusht të vitit 1461, Skënderbeu shkoi me ushtri në Itali, në qytetin Apuli, që t`i ndihmonte birit të Alfonsit V Ferdinandit, të cilit i ishte rrezikuar froni nga rivalët e vet. Rrugës për në Apuli, Skënderbeu kaloi nga Shëngjini nëpër Ulqin, e Raguzë, ku u prit solemnisht.
Dr. Bahri Brisku
Skënderbeu dhe kusarët në histori dhe në legjenda
Strategu i njohur shqiptar vazhdimisht është kujdesur për zhvillimin e detarisë tregtare dhe luftarake. Lidhur me këtë periudhë, gjatë sundimit të tij, kanë mbetur shumë të dhëna historike dhe legjendare, të cilat edhe pse deri tani janë dëshmi të pakta, çojnë peshë të posaçme në trashëgiminë tonë. Osmanët, kur vërsuleshin të shkelin Shqipërinë, sulmonin edhe nga deti, andaj, anijet dhe marina për mbrojtjen e vendit ishin të domosdoshëm. Kështu, në kohën e sundimit të Skënderbeut, detaria shqiptare pësoi një renesansë qoftë në sasi dhe në cilësi. Ndërkaq, duke poseduar një marinë të zhvilluar, në gusht të vitit 1461, Skënderbeu shkoi me ushtri në Itali, në qytetin Apuli, që t`i ndihmonte birit të Alfonsit V Ferdinandit, të cilit i ishte rrezikuar froni nga rivalët e vet. Rrugës për në Apuli, Skënderbeu kaloi nga Shëngjini nëpër Ulqin, e Raguzë, ku u prit solemnisht. Aty arriti më 24 gusht. Qeveria raguzjane e njoftoi Skënderbeun lidhur me përmbajtjen e mesazhit që ishte dashur t`ia dërgonte Ferdinandit dhe i kërkuan ndjesë që nuk ishin në gjendje t`ia jepnin një fushë, të cilën ua kishte kërkuar më parë Skënderbeu raguzjanëve. Skënderbeu qëndroi në Itali disa muaj dhe në Raguzë u kthye përsëri më 31 janar të vitit 1462. Këtë ditë qeveria raguzjane ia huazoi Skënderbeut një barkë që të zbarkonte kuajt nga anijet e tija.
Tragjedia e kusarit Hysen Rizit
Në një përleshje të përgjakshme u vranë që të gjithë, s`mbeti gjallë asnjë nga ekuipazhet e dy anijeve. Prej asaj kohe na ka mbetur edhe një këngë, nga e cila po shënojmë dy vargje:
"More Krillo, more francez. S`paske njohur Hysen Reiz!"
Pleqtë tregojnë se Haxhi Aliu ishte një hero deti, ujk i gjallë, që nuk i trembej as kohës së keqe, as përleshjeve me piratët e shumtë, çfarë kishte në kohën e tij nëpër Mediteran. Legjenda e kishe zmadhuar çdo veprim dhe trimëri të tij. "Deti ishte shtëpi a ime-thotë Haxhi Aliu. Pragu i kësaj shtëpie është toka. Dallgët e detit i kam jastëk për kokë, ato do t`jenë dhe guri i varrit tim". Një legjendë tjetër që tregohet për këtë ujk të detit është kjo: "Nji pirat turk me origjinë algjeriane nga Afrika i dërgon nji letër Haxhi Aliut. "Arrnaut, hiqmu nga sytë, hiqmu nga udhët e detit! Unë jam ma i fortë se ti. Përndryshe, do t`a rjep lëkurën tënde dhe do ta bëj pergamen për të shkrue në te syret e kuranit. " Me të marrë letrën Haxhiu ju përgjegj kështu: …"Kafkën tënde unë do ta baj kokë për çibukun tim. " Dhe u nis Haxhi Aliu, ngriti velat dhe u ndesh me piratin turk, u hodh në anijen e tij dhe ia vrau çdokënd që i duel përpara. Piratin, që ia kërkonte lëkurën e zuri të gjallë, ia preu veshin me gjithë vath; pastaj atë vath ia nguli në hundë dhe ashtu e tërhiqte rrëshanë nëpër kuvertë të anijes.
Venediku rrethon Ulqinin
" Njëherë rrethon armiku prej Venedikut Ulqinin me barkë për mi zaptu. Por nuk kanë mujt me hy mbrenda se populli ka luftu kundër hasimit. Denamet edhe barkat kanë pase zanë vend në det karshi Ulqinit. Kështu, e kanë ba Ulqinin muhasere edhe kanë prit disa ditë për me u zbarkue në qytet e me marrë nëpër kambë popullin e shkretë. " Gjeniu popullor me fantazinë e pasur, duke hartuar me shekuj veprime mitike, të kreshnikëve shqiptarë, duke gërshetuar legjendaren me realen, na thotë se ata me vrapimet e kuajve si rrufeja bëjnë që të dridhet toka, fluturojnë prej bjeshkës në bjeshkë, kalojnë lumenj e dete:
E ka ba nji piskam të mdhe,/ Janë shemë kullat de` n`themele/ E ta trandun deti me hi mbrenda. Kanë gjimue malet, si për mot t`lig
Ndër krijime mitike, në legjenda dhe përralla, në raste të shumta, armiku i popullit arrin nga deti. Andaj, këtij jo vetëm që i kundërvihen trimat kreshnikë, por, atyre u kundërvihen edhe bijat e tyre, që zakonisht i gjejmë të moshuara dhe të maskuara në rroba meshkujsh, që marin rolin e zëvendësimit të djemve që u mungonin disa baballarëve të sëmurë. Këtyre u kërkonin vajzat e bukura dhe duele në pleqëri. Në vend të tyre dilnin femrat dhe këto heroina shqiptare triumfonin në duelet me bajlozë të detit, me harapë, me krajla dhe me zullumqarë të tjerë që dëshironin kërkesa të ndryshme të pafrenuara, me qëllime diskriminuese. Vlera të tilla janë: " Çika e plakut Mehmet agës pret Harapin e detit", e cila trimëri këndohet në këngën.
Kur asht dalë Bajlozi prej detit";/ Na ka dalë nji Bajloz prej detit,/ Shumë haraq, po naj lypte mretit.
Të tilla janë edhe: "Kumrija e Plakut qefanagë në mejdan me Bajlozin e detit", "Fatimja e Bardhë i del në mejdan Uroshit" e ndonjë tjetër. Kallëzimi legjendar "Daja e shpëton nipin pi konopit" është një rrëfim real, të cilin na e tregon Feride Ishmi nga Ulqini, kjo ngjarje i kishte pas ndodhur babait të saj, detarit veteran - Dulo Ishmit, me prejardhje nga Ishmi i Shqipërisë. Ky ka qenë kapiten i anijes personale "Bukurija", me të cilën ka tregtuar dhe ka bartur mallra të ndryshme nëpër ujrat e Mesdheut.[/size] | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Kusarèt dhe detarèt Shqiptarè- Dr Bahri Brisku | |
| |
| | | | Kusarèt dhe detarèt Shqiptarè- Dr Bahri Brisku | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |