Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Poezi nga BAHRI FAZLIU-Gzimi

Shko poshtë 
4 posters
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi nga BAHRI FAZLIU-Gzimi Empty
MesazhTitulli: Poezi nga BAHRI FAZLIU-Gzimi   Poezi nga BAHRI FAZLIU-Gzimi EmptyTue Nov 06, 2007 7:17 am

Bahri Fazliu

Poezi nga BAHRI FAZLIU-Gzimi Deshmor01a


Ata në çdo hap të tyre deri në ndeshjen finale me armikun, e dëshmuan se shqipatrët nuk i nënshtrohen pushtimit. Janë të shpeshta rastet kur ata u ndodhën nëpër rrugicat e qyteteve ballë për ballë me patrullat e spiujt e UDB-së, por por s'i lëshuan dot ato shtigje që i lidhnin jetësisht me popullin. Pushtuesi kurrë nuk arriti që t'i shtie në dorë këta ilegalë me zemrat prush prej urrejtjes ndaj tyre. Dashuria e madhe për popullin që kishin në gji i trimëroi shumë ata - ata ishin të pamposhtur sepse në zemër kishin të madhin popull!




“Çdo gjë që ju intereson të dini për dëshmorët, ecni në rrugën e tyre” (Bahri Fazliu)


ATY KU THËRRET ATDHEU


(Kushtuar heronjve Bahri FAZLIU dhe Agron RRAHMANI)


Aty ku ndihet teli i çiftelisë
Ku populli rri i zgjuar fanar
Aty ku për atdheun luftohet e këndohet
Aty i keni Bahriun e Agronin ilegalë

Aty ku me pendë e me gjak
Shkruhet historia
Ku bajlozave ndër shekuj u bëhet qëndresë
Aty i keni të paepur Bahriun e Agronin
Me “Çlirimi”-n në dorë e me armë në brez

Aty ku dëgjohet kushtrimi i atdheut
Populli kryengritës do ta bëjë betimin
Aty në ballë do t’i gjeni Agronin e Bahriun
Me abc-në e çlirimit

Aty ku nata bëhet ditë
Vetëm për dritën, lirinë
Aty do t’i gjeni Agronin, Bahriun
Flamur bashkimi për Shqipërinë.



Shqiprim Qeriqi
maj 2004




Edituar për herë të fundit nga Sofra në Thu May 08, 2008 8:01 pm, edituar 3 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi nga BAHRI FAZLIU-Gzimi Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga BAHRI FAZLIU-Gzimi   Poezi nga BAHRI FAZLIU-Gzimi EmptyTue Nov 06, 2007 7:27 am


TË GJALLËVE



Nëse dëshironi të dini për jetën e dëshmorëve,
mos kërkoni nëpër libra,
aty s'është jeta e tyre,është jehona e saj.

Nëse dëshironi të dini si jetuan dëshmorët,
mos shkoni në shtëpitë e tyre,
shikoni robrinë tuaj.

Nëse dëshironi të dini me sa zjarr dashuruan dëshmorët,
mos ndiqni gjurmët e dashurisë së tyre,
ato janë flutura që s'kapen dot.

Nëse dëshironi të dini këngën e dëshmorëve,
mos thërrisni këngëtarin,
do të pendoheni nga tingujt e zbrazët.

Nëse dëshironi të dini amanetin e dëshmorëve,
mos thërrisni këngëtarin,
do të pendoheni nga tingujt e zbrazët.

Nëse dëshironi të dini amanetin e dëshmorëve,
mos pyesni kë kishin afër në çastin e fundit,
secili prej nesh ka qenë prezent.

Nëse dëshironi t'i nderoni dëshmorët,
mos shkoni te varret e tyre për të vendosur lule,
lulet do t'u vyshken në dorë.

Nëse...
Çdo gjë që u intereson të dini për dëshmorët,
ecni në rrugën e tyre,
aty do të gjeni gjeninë e tyre.


Edituar për herë të fundit nga në Thu Nov 08, 2007 1:38 pm, edituar 2 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi nga BAHRI FAZLIU-Gzimi Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga BAHRI FAZLIU-Gzimi   Poezi nga BAHRI FAZLIU-Gzimi EmptyTue Nov 06, 2007 7:28 am

PARA DËSHMORIT


Nëse te dëshmori shohim,
vetëm të kaluarën e tij,
ne s'e kemi parë dëshmorin,
por kornizën që e rrethon,
nëse te dëshmori nuk kemi parë të ardhmen,
ne s'e kemi parë dëshmorin,
por një kufomë.


Edituar për herë të fundit nga Sofra në Mon Nov 03, 2008 4:30 am, edituar 3 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi nga BAHRI FAZLIU-Gzimi Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga BAHRI FAZLIU-Gzimi   Poezi nga BAHRI FAZLIU-Gzimi EmptyTue Nov 06, 2007 7:28 am


ELEGJI PËR HASAN RAMADANIN

(vrarë me 7 gusht në përleshje me policinë serbe)


A mjaftojnë dy pika loti
Për t'i dhënë lamtumiren burrit
A mjaftojnë vajtimet tona
Si shenjë përshëndetjeje e fundit ?

A mjafton t'i puthet balli
Të lavdërohet për qëndresë
A mjafton t'i shkohet tek varrri
Me një tufë lulesh buqetë ?

A bënë të përgjumurit ta varrosin të vdekurin
A qëndron vaji më lart se kënga
A bën mbi dhe të qëndrojë vaji
A bën në dhe të varroset kënga ?

A bënë t'i thuhet: jemi me ty
Derisa ai s'këndoi me ne
A bën t'i thuhet : fli i qetë
Derisa edhe ne flemë mbi dhe ?

Të vijmë në varrim apo të mos vijmë
Na ke vënë në dyshim, bal
Dimë se do deshe më parë të ngjallemi.
Të ikim nga i gjalli varr.

Ti që s'deshe turp në jetë
Ti nuk do as të turpëruarit te varri
Ti që s'deshe vdekje në jetë
Ti edhe tani je më i gjallë se i gjalli.

Ti në jetë s'deshe ,,durimin "
Edhe me vdekjen tregove mospajtim
Por, kur u ndodhe mes të dyjave
Zgjodhe vdekjen pa ngurrim.

Me jetën tënde u lidhe me Kosovën
Me vdekjen tënde u bëre nyjë me të
I dhe zemrën që ajo ta fali
I more këngën që ajo të dha.

Për ty s'pat amnisti
Për ty s'pat ditë pranvere
Ujku për ty mbeti ujk
Nga farsa ti s'u gënjeve

I the Kosovës s'shpëton dot
Prej kthetrave të ujkut me butësi
Pushkën në dorë shtrëngove fort
Këngës së zogjve u dhe fuqi

Ata që të vijnë sot te varri
Të thurin vargje, të këndojnë lavdi
Krekosen para trupit tënd
Nuk kanë turp, nuk kanë burrëri

Thonë: the rrofshim ne të gjallët
Ndërsa ti ngrije lart të vekurit
Thonë: the ju lumtë, vazhdoni
E ti me vdekjen ua këpute jetën.

Thonë për ty posa u ktheve nga mërgimi
Kurse ti nga atdheu kurrë s'u ndave, bal
Përpiqen që atë që s'e deshe gjatë jetës
Ta lidhin me ty tani që s'je gjallë.

Ta kanë frikën, prandaj kështu veprojnë
Se jeta jote qe e mprehtë si shpata
Se ideali yt qe i kundërt me të tyrin
Se s'ishe për ,, paqe" ishe për shtrëngata.

Me vdekjen tënde përpiqen ta mbajnë jetën
Mundohet të të bëjnë të tyrin
Por vdekja jote është edhe më e tmerrshme se shpata
vdekja jote ua nxjerr fytyrën.

Gjallë sa ishe u munduan të të harrojnë
Të vdekur mundohen të të përfitojnë
Por ti i vdekur e i gjallë një je
I madhërishëm i gjallë, i madhërishëm nën dhe

Do të vijë një ditë, do të jesh prapë ndër ne
Kur këngën fuqishëm do ta këndojmë
Pushka jote do të jetë në ballë
Amaneti yt - realitet i gjallë

Mjaft më luajtëm me lojën e vdekjes
Mjaft më i thamë vetes durim
Për liri s'duhet pritur ditën
Për liri duhet veç kushtrim

Kushtrim lufte je mbi dhe, Hasan
Me jetën dhe vdekjen që bëre
Kushtrim lufte do të mbetesh përjetë
Me jehonën e këngës sate.

8.8.1994


Edituar për herë të fundit nga në Thu Nov 08, 2007 2:16 pm, edituar 4 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi nga BAHRI FAZLIU-Gzimi Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga BAHRI FAZLIU-Gzimi   Poezi nga BAHRI FAZLIU-Gzimi EmptyTue Nov 06, 2007 7:29 am



E VRANËT ISHTE AJO DITË


1.
E vranët ishte ajo ditë, si sot,pa shi
Veçse s' ishte gusht, por ishte nëntor
Me përtesë ecte kortezhi drejt varrit
Dhembje e madhe zihej në krahror.

2.
Asnjeri s' ngutej.
S' mund të pajtoheshim që s' do ta shihnim më
Lotët rridhnin faqeve të zbehta
S' ndihej asnjë zë.

3.
E vranët ishte ajo ditë
Heshtjen prishte vetëm zhurma e vajit
Ishte vaj edhe më i vranët se dita
Kortezhi ecte ngadalë drejt varrit.

4.
Përtonim por megjithatë ecnim
Oh! Pse ecnim, pse nuk ndaleshim në vend?
Për të zgjatur së paku takimin e fundit.

5.
Për t' a shuar mallin, t' vetmin melhem
Ecte kortezhi.
I vdekuri shtrihej gjatë në tabut
Dhëmbët i kishte të shtërnguar
Flokët të shpupuritur, ballin e zbehtë.

6.
Në ballë dukej shenja që kishte lënë plumbi i gjaksorit
Kur e kishte goditur nga larg
Ai ishte rrëzuar atëherë
Por s' ishte dorzuar.

7.
E vranët ishte ajo ditë
Dëshmori çohej në varr
Ecte kortezhi me lot në sy
Dhembja barazohej me një mal.

8.
Ç' thoshin duart e tij në pozicion lufte
E kuptuan të gjithë:
Shokët, miqtë, njerzit e tjerë
E kuptoi edhe moti i lig.

9.
Nëna vështirë e kishte pritur lajmin e zi
Më keq s' do ta ndjente as sëpatën mbi trup
Dhëmbët kishte shtrënguar, lotët kishte ndalur
Kishte filluar monologun e saj të pafund.

10.
Ishte po ky monolog që e bënte në kortezh
I fliste birit të saj që tani më s' e kishte
E kujtonte, e dëshironte, e përshëndeste, e porosiste...

11.
Të "zjarrta" plot dhembje, ishin këto fjalë
Ato s' ishin fjalë, ishin vet jeta
Ishte shndrruar jeta në fjalë
Tani kur djalin ia kishte rrëmbyer vdekja.

12.
Fjalët që përmbajnë një jetë
nuk mund të shqiptohen
vetëm përshpëriten,
kënga për dëshmorin nuk krijohet, ajo vetëm këndohet.

13.
Atë ditë e vranët ishte koha
Por më të vranët ishin njerzit
E dija se për mua po niset një jetë e re
Me brenga e shqetsime për ty atdhe.


Edituar për herë të fundit nga në Thu Nov 08, 2007 2:17 pm, edituar 4 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi nga BAHRI FAZLIU-Gzimi Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga BAHRI FAZLIU-Gzimi   Poezi nga BAHRI FAZLIU-Gzimi EmptyTue Nov 06, 2007 7:30 am



PRINDËRVE TË DËSHMORIT


Ju prindër nuk ngopeni
T'ua bëjnë birin edhe president
për së vdekuri
Doni ta shihni lart e më lart
Por edhe sikur
Të pamundurën ta bëjmë
Të pangopur do të mbeteni
Ju birin tuaj e doni të gjallë.


Edituar për herë të fundit nga në Thu Nov 08, 2007 2:18 pm, edituar 2 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi nga BAHRI FAZLIU-Gzimi Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga BAHRI FAZLIU-Gzimi   Poezi nga BAHRI FAZLIU-Gzimi EmptyTue Nov 06, 2007 7:33 am


BISEDË E PAFUND


Biseduam shtruar, shok,dikur
se si do ta luftonim armikun bashkë
sot ti në burg,
unë i mbyllur në liri.

Ta vazhdojmë biseden aty ku kemi mbetur,
ta vazhdojmë punën e lënë përgjysmë
Ti në burg, unë i mbyllur në liri,
kudo armikun ta godasim me ngulm.

Bukur godite kur në gjyq the
se e ardhmja i takon popullit
unë i mbylluri në liri
me "Çlirimin"zgjoj forcën.

Do t'vijë koha e sigurisht do të takohemi prapë
biseda atëherë do të ketë marrë një fund,
burgjet s'do të hapen më për ty,
liria për mua s'do të jetë më burg.

Dhe në qoftë se prej meje
do t'kesh vetëm një lule,
mos u mërzit, shok
kështu e ka lypur koha,
sa për bisedën nuk kam dyshim
do ta vazhdosh me shokët nëpër shkolla.



23.03.1994


Edituar për herë të fundit nga në Thu Nov 08, 2007 2:18 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi nga BAHRI FAZLIU-Gzimi Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga BAHRI FAZLIU-Gzimi   Poezi nga BAHRI FAZLIU-Gzimi EmptyTue Nov 06, 2007 7:34 am



DIALOG NË MAJE SHPATE



Kllapat mpijnë duart,
dimri acarin dhton,
shikimi në horizont zbehet,
dajrja lahutën s'e zëvendëson.

Duart e shtrira kërkojnë zotin,
njerzit mbyten me pambuk,
vallja luhet në maje shpate,
fjala s'lë vend për barut.

Në gjumë me dialog përkundet fëmija,
djepi mbetet i rrëzuar,
minjtë rreth tij hedhin valle,
buzët lëpin macja e egërsuar.

Mbrapsht ka filluar të njëhsohet koha,
e hëna ka humbur kuptim,
macja shtrin dorën maces,
miu ngordh në kafshim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi nga BAHRI FAZLIU-Gzimi Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga BAHRI FAZLIU-Gzimi   Poezi nga BAHRI FAZLIU-Gzimi EmptyTue Nov 06, 2007 7:36 am



TË GJALLËVE



Nëse dëshironi të dini për jetën e dëshmorëve,
mos kërkoni nëpër libra,
aty s'është jeta e tyre,është jehona e saj.

Nëse dëshironi të dini si jetuan dëshmorët,
mos shkoni në shtëpitë e tyre,
shikoni robrinë tuaj.

Nëse dëshironi të dini me sa zjarr dashuruan dëshmorët,
mos ndiqni gjurmët e dashurisë së tyre,
ato janë flutura që s'kapen dot.

Nëse dëshironi të dini këngën e dëshmorëve,
mos thërrisni këngëtarin,
do të pendoheni nga tingujt e zbrazët.

Nëse dëshironi të dini amanetin e dëshmorëve,
mos thërrisni këngëtarin,
do të pendoheni nga tingujt e zbrazët.

Nëse dëshironi të dini amanetin e dëshmorëve,
mos pyesni kë kishin afër në çastin e fundit,
secili prej nesh ka qenë prezent.

Nëse dëshironi t'i nderoni dëshmorët,
mos shkoni te varret e tyre për të vendosur lule,
lulet do t'u vyshken në dorë.

Nëse...
Çdo gjë që u intereson të dini për dëshmorët,
ecni në rrugën e tyre,
aty do të gjeni gjeninë e tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi nga BAHRI FAZLIU-Gzimi Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga BAHRI FAZLIU-Gzimi   Poezi nga BAHRI FAZLIU-Gzimi EmptyTue Nov 06, 2007 11:31 am



PARA DËSHMORIT


Nësete dëshmori shohim,
vetëm të kaluarën e tij,
ne s'e kemi parë dëshmorin,
por kornizën që e rrethon,
nëse te dëshmori nuk kemi parë të ardhmen,
ne s'e kemi parë dëshmorin,
por një kufomë.


Edituar për herë të fundit nga në Wed Nov 07, 2007 2:32 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi nga BAHRI FAZLIU-Gzimi Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga BAHRI FAZLIU-Gzimi   Poezi nga BAHRI FAZLIU-Gzimi EmptyTue Nov 06, 2007 7:26 pm



PËR TË JASHTËZAKONSHMEN

Nuk dua të duket sikur rrjedh lumi
Kur një polic vret një student
Dua që kjo të jetë aq e jashtëzakonshme
Sikur të thuhet se në hënë jetojnë njerëz.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi nga BAHRI FAZLIU-Gzimi Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga BAHRI FAZLIU-Gzimi   Poezi nga BAHRI FAZLIU-Gzimi EmptyWed Nov 07, 2007 1:13 am


PRINDËRVE TË DËSHMORIT

Ju prindër nuk ngopeni
T'ua bëjnë birin edhe president
për së vdekuri
Doni ta shihni lart e më lart
Por edhe sikur
Të pamundurën ta bëjmë
Të pangopur do të mbeteni
Ju birin tuaj e doni të gjallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi nga BAHRI FAZLIU-Gzimi Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga BAHRI FAZLIU-Gzimi   Poezi nga BAHRI FAZLIU-Gzimi EmptyWed Nov 07, 2007 2:32 am


NËNËS


Nënë, të bëra të më betohesh,
të mos më thuash më: dil jashtë,
erdha me gëzim në takimin tjetër me ty,
kur ti si më pe,më the:
Si, ende këtu je ?!


Edituar për herë të fundit nga në Thu Nov 08, 2007 2:22 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi nga BAHRI FAZLIU-Gzimi Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga BAHRI FAZLIU-Gzimi   Poezi nga BAHRI FAZLIU-Gzimi EmptyWed Nov 07, 2007 2:33 am


PËR TË JASHTËZAKONSHMEN


Nuk dua të duket sikur rrjedh lumi
Kur një polic vret një student
Dua që kjo të jetë aq e jashtëzakonshme
Sikur të thuhet se në hënë jetojnë njerëz.


Edituar për herë të fundit nga në Thu Nov 08, 2007 2:24 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi nga BAHRI FAZLIU-Gzimi Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga BAHRI FAZLIU-Gzimi   Poezi nga BAHRI FAZLIU-Gzimi EmptyWed Nov 07, 2007 2:34 am


REVOLES


Eh revole,revole
Mikja dhe armikja ime
Të urrej shumë
Sepse dua njerzimin
Paqen,
Dashurinë,
Lirinë
Të dua shumë
Sepse dua njerËzimin
Paqen,
Dashurinë,
Lirinë
Revole,të urrej aq sa edhe të dua
Revole,do të të vras
Me dorën tënde
Per urrejtjen
Për dashurinë.


Edituar për herë të fundit nga në Thu Nov 08, 2007 2:27 pm, edituar 2 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi nga BAHRI FAZLIU-Gzimi Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga BAHRI FAZLIU-Gzimi   Poezi nga BAHRI FAZLIU-Gzimi EmptyWed Nov 07, 2007 2:35 am



TRAKTIT TË PARË


Një letër e hedhur në rrugë,
përmbante historinë,
kishte brenda gjakun,
kishte lirinë.


Edituar për herë të fundit nga në Thu Nov 08, 2007 2:28 pm, edituar 2 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi nga BAHRI FAZLIU-Gzimi Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga BAHRI FAZLIU-Gzimi   Poezi nga BAHRI FAZLIU-Gzimi EmptyWed Nov 07, 2007 2:40 am



NË AKSION


Bie ora 22.
Shokët janë në aksion,
zemrat kanë vendosur t'i pushtojnë.

Sot po gjuajmë farën me emrin " Çlirim ",
nesër do të korrim frytin me emrin çlirim.

Natë është.
Nuk kanë frikë nga terri,
sepse me të në luftë jemi.

S'ka rëndësise " Çlirimi" po prish zakon,
duke shkuar te lexusi natën,
rëndësi ka që lexusi të mos flejë,
as ditën, as natën.

" Çlirimi" nuk e ka vulën e "Graçanicës",
ai ka vulën e bodrumeve të Prishtinës.

Nëse populli do të zgjohet me të në dorë,
ky zgjim do të jetë i gjatë,
gjumi s'do të ketë më për këtë popul,
për këtë popull s'do ketë më natë.

Kushtrimi po bie.
S'do të mbetet kush pa e dëgjuar,
në borën e bardhë ku shtërnguar rrinë malet,
historia rëndë ka peshuar.

Në "Çlirim" nuk matet fjala me kut,
as me metër,
por me nocionin popull.

"Çlirimi" po vjen tek ti popull,
rrugë të gjatë ka përshkuar,
shekuj të tërë mban në duar.

Ti e di fort mirë popull historinë e "Çlirimit".
Këtë histori nga ti e mësuam.

Ti na flisje gjithnjë për "Zërin e Popullit",
për " Lirinë",për "Zërin e Kosovës",
na flisje për çlirimat e kohës.

Ti na e dhe penën,
po atë që i dhe edhe Jusufit.
Ishte pena e çlirimit.

Ti na e dhe ngjyrën,
na e dhe teknikën,
na ta dhamë gjakun,jetën,
ta dhamë Jusufin,Kadriun,Afrimin...

Ishe popull në "Çlirim",
më parë se "Çlirimi" të vinte tek ti,
"Çlirimi" në ty dhe për ty bëri betimin,
me zjarr u nis në rrugën e tij.

Ora po kalon.
Aksioni vazhdon.

Sa më shumë"Çlirim".popull,
aq në shumë popullnë " Çlirim".

Ty ta mori këngën"Çlirimi",popull,
për ta dhuruar ty
Ty t'i mori krahët,popull,
për t'i vënë ty.

Gjithmonë nga një shkëndijë ndizet zjarri,
gjithmonë nga një grykë shpërthen vullkani.

Tik-tak ora 23.
"Çlirimit" i hapen dyert e popullit.

Aksioni mbaroi.
Kur të fillojë agimi të përhapë rrezen e bardhë,
"Çlirimi" do të jetë këndezi i parë.
Sukses shokë,në aksionet me radhë.


Edituar për herë të fundit nga në Thu Nov 08, 2007 2:31 pm, edituar 2 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi nga BAHRI FAZLIU-Gzimi Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga BAHRI FAZLIU-Gzimi   Poezi nga BAHRI FAZLIU-Gzimi EmptyWed Nov 07, 2007 2:41 am



E VRANËT ISHTE AJO DITË


1.
E vranët ishte ajo ditë, si sot,pa shi
Veçse s' ishte gusht, por ishte nëntor
Me përtesë ecte kortezhi drejt varrit
Dhembje e madhe zihej në krahror.

2.
Asnjeri s' ngutej.
S' mund të pajtoheshim që s' do ta shihnim më
Lotët rridhnin faqeve të zbehta
S' ndihej asnjë zë.

3.
E vranët ishte ajo ditë
Heshtjen prishte vetëm zhurma e vajit
Ishte vaj edhe më i vranët se dita
Kortezhi ecte ngadalë drejt varrit.

4.
Përtonim por megjithatë ecnim
Oh! Pse ecnim, pse nuk ndaleshim në vend?
Për të zgjatur së paku takimin e fundit.

5.
Për t' a shuar mallin, t' vetmin melhem
Ecte kortezhi.
I vdekuri shtrihej gjatë në tabut
Dhëmbët i kishte të shtërnguar
Flokët të shpupuritur, ballin e zbehtë.

6.
Në ballë dukej shenja që kishte lënë plumbi i gjaksorit
Kur e kishte goditur nga larg
Ai ishte rrëzuar atëherë
Por s' ishte dorzuar.

7.
E vranët ishte ajo ditë
Dëshmori çohej në varr
Ecte kortezhi me lot në sy
Dhembja barazohej me një mal.

8.
Ç' thoshin duart e tij në pozicion lufte
E kuptuan të gjithë:
Shokët, miqtë, njerzit e tjerë
E kuptoi edhe moti i lig.

9.
Nëna vështirë e kishte pritur lajmin e zi
Më keq s' do ta ndjente as sëpatën mbi trup
Dhëmbët kishte shtrënguar, lotët kishte ndalur
Kishte filluar monologun e saj të pafund.

10.
Ishte po ky monolog që e bënte në kortezh
I fliste birit të saj që tani më s' e kishte
E kujtonte, e dëshironte, e përshëndeste, e porosiste...

11.
Të "zjarrta" plot dhembje, ishin këto fjalë
Ato s' ishin fjalë, ishin vet jeta
Ishte shndrruar jeta në fjalë
Tani kur djalin ia kishte rrëmbyer vdekja.

12.
Fjalët që përmbajnë një jetë
nuk mund të shqiptohen
vetëm përshpëriten,
kënga për dëshmorin nuk krijohet, ajo vetëm këndohet.

13.
Atë ditë e vranët ishte koha
Por më të vranët ishin njerzit
E dija se për mua po niset një jetë e re
Me brenga e shqetsime për ty atdhe.


Rruga e Bledit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi nga BAHRI FAZLIU-Gzimi Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga BAHRI FAZLIU-Gzimi   Poezi nga BAHRI FAZLIU-Gzimi EmptyThu Nov 08, 2007 2:39 pm

KOSOVËS


E mbështjellë si me jorgan je me shkëmbinj e male,
e pampshtur dukesh kur të shoh nga jashtë,
them me vete për të qëndruar brenda,
mjafton ta ndjesh peshën e shkëmbinjëve të lashtë.

23.8.`96
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi nga BAHRI FAZLIU-Gzimi Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga BAHRI FAZLIU-Gzimi   Poezi nga BAHRI FAZLIU-Gzimi EmptyThu Nov 08, 2007 3:03 pm



HIMNI PËR ÇEÇENINË


1. POPULLI MUND PERANDORINË

Kur u lëshuan në sulm rusët,
të gjithë e thanë e pat Çeçenia,
të gjithë e morën këtë punë të kryer,
s'ishte shaka në sulm ishte persndoria.

Dhe të gjithë kishin parasysh përmasat e tokës,
që 150 përmasat e rusisë,
kishin parasysh ushtrinë ndër më të mëdhatë e botës,
rolin në botë të superfuqisë.

Dhe kur ushtarët rusë filluan të bien,
kur Çeçenia nuk doli kafshatë,
të gjithë thanë ndodhi çudia:
Si mundet superfuqia nga njerëz duar thatë !

Në faktë s'kishte ndodhur asgjë e çuditshme,
në këmbë ishte një popull i tërë,
bien përdhe carë e perandori.


2.ÇEÇENISË



Çeçenia mund të na duket e vogël !
Çeçeninë mund të mos e gjesh në hartë,
por ajo është gjithkund në hartën e zemrave,
është në çdo shpirt të lartë.

Në Çeçeni mund të mos kemi qenë kurrë,
dhe mund të mos kemi pretenduar ndonjëherë të
shkojmë,
por ajo ka hyrë gjithkund në ne,
kjo është bërë pjesë e jetës sonë.

Për çeçenët mund të kemi mos ndëgjuar kurrë,
mund të mos na ketë interesuar historia e tyre,
poe ata janë bërë të pandashëm me shekullintonë,
janë bërë pjesë e çdo historie.

Sigurisht kemi dëgjuar për Leningradin e Stalingradin,
sigurisht jemi mahnitur, me historinë e tyre,
përmbi Leningrad e stalingrad ngrihet grozni,
i ashpër si emër, i vogël prej natyre.

Mund të shkruhen për rusinë e 95-s, 96 -s edhe 1ooo
mund të mbushe të mbushen me libra edhe 1000 librari,
por 1000 faqe e 1000 libra do të treten,
kur të përmendet emri ÇEÇENI.

Çeçenia është mësim për të tjerët,
Çeçenia është i gjakut tonë,
çeçenia është vendi i nderit,
Çeçenia është e ardhmja jonë.

14.8.96
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi nga BAHRI FAZLIU-Gzimi Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga BAHRI FAZLIU-Gzimi   Poezi nga BAHRI FAZLIU-Gzimi EmptyThu Nov 08, 2007 3:04 pm



BISEDË E PAFUND


Biseduam shtruar, shok,dikur
se si do ta luftonim armikun bashkë
sot ti në burg,
unë i mbyllur në liri.

Ta vazhdojmë biseden aty ku kemi mbetur,
ta vazhdojmë punën e lënë përgjysmë
Ti në burg, unë i mbyllur në liri,
kudo armikun ta godasim me ngulm.

Bukur godite kur në gjyq the
se e ardhmja i takon popullit
unë i mbylluri në liri
me "Çlirimin"zgjoj forcën.

Do t'vijë koha e sigurisht do të takohemi prapë
biseda atëherë do të ketë marrë një fund,
burgjet s'do të hapen më për ty,
liria për mua s'do të jetë më burg.

Dhe në qoftë se prej meje
do t'kesh vetëm një lule,
mos u mërzit, shok
kështu e ka lypur koha,
sa për bisedën nuk kam dyshim
do ta vazhdosh me shokët nëpër shkolla.


23.03.1994
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi nga BAHRI FAZLIU-Gzimi Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga BAHRI FAZLIU-Gzimi   Poezi nga BAHRI FAZLIU-Gzimi EmptyThu Nov 08, 2007 3:06 pm

PA PUSHIM


Ora s'ishte ndalur asnjë çast
në sytë e saj shqiponje,
këngën për çerdhen kurrë
s'e kishte pushuar,
ujkun e kishte vrarë në të tijën kasollë
zemërmadhja, e mbaruar.

Shikimi i ishte ndarë në copëza ngulfatëse,
dielli larg i kishte qëndruar,
zemra kishte ruajtur dashurinë e pafund
për shokët e dashuruar në tokën e amshuar.

kishin dashur t'ia vrisnin idealin,
ia kishin kërkuar në fizikun e brishtë,
ideali i saj në pragjet e shtëpive
çdo muaj mbyste muzgun e trishtë.

Kur u pamë u gëzuam të dy,
s'ishim parë tri vite të tëra,
krenaria ishte rritur në personin e saj
krenaria që tri vite i kishte shëndërruar në tri të shtëna.

Ruaju vëlla,më porositi ngrohtësish i thashë,
kujdes motër,ngrohtësisht i thashë,
motër e vëlla gjithmonë në një front,
motër e vëlla gjithmonë bashkë.

4.12.1995
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi nga BAHRI FAZLIU-Gzimi Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga BAHRI FAZLIU-Gzimi   Poezi nga BAHRI FAZLIU-Gzimi EmptyThu May 08, 2008 8:00 pm

S'MUND TË NDAHEM NGA LUFTA


Me gjithë mallin që kam për ty,nënë,
me gjithë dhembjen që ke për mua
me gjithë dëshirën që kam për jetë
megjithëqë një vajzë shumë e dua.

Megjithëqë më pëlqen stina e pranverës
megjithëqë dua paqen në botë,
megjithëqë më pëlqen të nxehtët e verës,
megjithëqë me dëshirë do t'rrija mbi tokë.

S'mund të ndahem nga lufta kurrë
S'mund të pajtohem me paqen-robëri
"pashë më pashë do t'i bie ferrit"
për të shtrejtën tonë liri.

Edhe vdekjen do ta puth,nënë,
kur lufta këtë do ta kërkojë,
edhe nga varri do të ngrihem
luftën kurrë s'do ta pushoj.

1.9.1994
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Guximi


Male
Numri i postimeve : 2427
Age : 31
Vendi : Në "Komedinë Njerëzore"
Profesioni/Hobi : Student
Registration date : 12/09/2007

Poezi nga BAHRI FAZLIU-Gzimi Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga BAHRI FAZLIU-Gzimi   Poezi nga BAHRI FAZLIU-Gzimi EmptyThu May 08, 2008 11:28 pm

Urime per temen Sofra.

Kryesisht i kam lexuar poezite e Bahri Fazliut, dhe kete poezin e fundit smund te ndahem nga lufta, dhe revoles i di permendesh, shum poezi te mira, me domethenje letrare e historike.

Vazhdim te mire...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi nga BAHRI FAZLIU-Gzimi Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga BAHRI FAZLIU-Gzimi   Poezi nga BAHRI FAZLIU-Gzimi EmptyFri May 09, 2008 12:47 am

guximi shkruajti:
Urime per temen Sofra.

Kryesisht i kam lexuar poezite e Bahri Fazliut, dhe kete poezin e fundit smund te ndahem nga lufta, dhe revoles i di permendesh, shum poezi te mira, me domethenje letrare e historike.

Vazhdim te mire...

Guximi faleminderit shoku, me të vërtetë pos poezisë, trimërisë që e kishte Bahriu (Gzimi) që ai shpesh thoshte se më duket më mirë Gzim se sa Gëzim...ishte edhe një ndër politikanët më të aftë, vizonarët dhe largëpamësit që kishte Kosova këto dy dekadat e fundit. Prandaj vrasja e Bahriut ishte goditje e rëndë e cila i kushtoi shumë politikës së luftës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Poezi nga BAHRI FAZLIU-Gzimi Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga BAHRI FAZLIU-Gzimi   Poezi nga BAHRI FAZLIU-Gzimi Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Poezi nga BAHRI FAZLIU-Gzimi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: