Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës

Shko poshtë 
+80
detektivi
Driniiiii
......
rrimtaf
Tatoo
BashKom
Drini_ku
haxhiu
xhiti
xhema
Agrone
Qerim Klmendi
Muja e Halili
Medalim
Eklips
klodian
ngadhenjimi
Hamitmatjani
dezertori
Tigrina
sela-mi
ramadan mekaniku
Mirushe
Blerti_Gashi
martin
rinesa
Martina
Labinot Drenica
feratkoca
Delia
comeback
Eva0506
anila
katunariplak
Gjura
Nezir Myrta
ELIE
Luki
Ibrahim Rugova
Driola
Kushtrimi86
Mergimtari
Mysafir
Pirro i Epirit
Euridika
blerim
istogalia
stabili
Ademi85
njonidrenica
Arizona
paioni
Riki30
malesorja e Kosoves
MUHAMETII
Mister
metiii
fina
luan mreti
zeriatdheut
voglushja
murturi
petritkola
loredana
xhavo_
USHTARILIRIS
E_Bukura
Guximi
Xili
rolling
albin dibra
fi2a1
rroni
Ago Muji
Kosovarja
Tetovari
Sofra
Leka i Madh
Beton
Orfe@
84 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4 ... 20 ... 37  Next
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 3 EmptyTue May 13, 2008 4:39 am

Foto: Xhavit Haliti – Zeka në mes të dy miqëve

· Lexo: Kush është Xhavit Haliti sot - kliko faqen zyrtare të kuvendit
Ibrahim Rugova ( edhe pse nuk ka dasht të merret me këtë çështje) nga ky takim ka mësuar se si po bëhen përgatitjet për luftë të armatosur, duke u futur armatimi në Kosovë. Se Ibrahim Rugova ka ditur për përgatitjet që po bëheshin për luftë të armatosur, e pohon edhe Adnan Merovci, njëri nga njerëzit më të afërt të tij për dhjet vjet rresht. z. Merovci kujton një takim që ka pasur në Tiranë me Avni Klinakun, njërin nga veprimtarët e strukturave ilegale ushtarake.
Merovci deklaron:

„Avni Klinaku “erdhi në vilën ku banonim në Shqipëri, u takuam në oborrin e vilës, bëmë një ndejë në kafene një kohë të gjatë dhe, me një besim shumë të madh, ai ma bëri me dije që ekzistojnë grupe të armatosura në Kosovë, grupe të cilat janë të gatshme për luftë. Më tha se kemi nevojë për komunikim dhe bashkëpunim. Ai më obligoi t´ia përcillja këto informata z. Rugova. Tani, thotë z.Merovci,- nuk mund të themi se nuk është ditur asgjë, sepse kemi ditur që ka pasur grupe të armatosura dhe që ka pasur armë.”-përfundon citati.

(Lexo librin “Pa protokoll”, Bisedë me Adnan Merovcin, Zëri - Prishtinë 2003, fq. 88.)

Foto historike: Adnan Merovci + polici serb = truproja të Rugovës!


· Foto: Avni Klinaku ish drejtues i LKÇK-së




Se Ibrahim Rugova ka ditur për krerët e UÇK-së dhe aksionet e kryera në Drenicë, Dukagjin, Llap etj., këtë e pohon edhe znj. Edita Tahiri njëra nga bashkëpunëtoret më të afërt e tij.
Në një intervistë të botuar në librin „Libri i lirisë“, fq.224, në pyetjen për aksionet e sinkronizuara të UÇK-së dhe se çfarë është biseduar për këtë gjë në Kryesinë e LDK-së, Edita Tahiri përgjigjet: “Ne e kemi ditur se nga vijnë këto arsione. Kemi pasur kontakte me Sali Çekun, i cili ka qenë udhëheqës i aksioneve që janë zhvilluar në pjesën e Dukagjinit. Pastaj me kontaktet e pjesëve të tjera të Kosovës, kemi qenë të njoftuar për aksionet që zhvilloheshin në Drenicë, Llap dhe në pjesë të tjera, si dhe është ditur për Adem Jasharin, Zahir Pajazitin e për figura të tjera që kanë qenë bartës të këtyre aksioneve” - përfundon citati.



· Foto: Edita Tahiri

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 3 EmptyTue May 13, 2008 4:40 am

Nga këto fakte sa i vuna në pah, mjafton të konkludoi se Ibrahim Rugova e ka ditur saktësisht se kush qëndronte pas aksioneve të armatosura ndaj objekteve dhe forcave policore-ushtarake serbe, (gjatë viteve 1994 - 1998), dhe përkundër dijes së tij të plotë, nuk hezitonte të hidhte baltë mbi njerëzit e sakrificës, e të akuzonte UÇK-në, si: ”dorë e zgjatur e Serbisë”; ”Krijesë e shërbimit sekret serbë”, “individ të frustruar”, e çkamos tjetër.
Pavarësisht nga këto deklarime të Ibrahim Rugovës, UÇK-ja tashmë ishte realitet dhe hapi një faqe të re në arealin politik-ushtarak shqiptar, dhe këtë fakt e ka pohuar zëshëm edhe analisti i njohur anglez Tim Judah *. z. Judah në librin e tij “Kosovo – war and revange” shkruan: “Më në fund u bë e qartë për të gjithë se UÇK-ja është realitet e jo, siç insistonte Rugova, formë e vazhdimësisë konspirative të Serbisë”.

* Tim Judah is a journalist, author, and ISN Security Watch’s senior international correspondent. Based in London, Mr. Judah continues to cover the Balkans for the Economist and the New York Review of Books and other publications. In recent years he has also reported from Iraq, Iran, Afghanistan, North Korea and Africa. He is the author of "The Serbs: History, Myth and the Destruction of Yugoslavia" and "Kosovo: War and Revenge". Click here to send email

· Lexo këtu disa nga librat e analistit Tim Judah
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 3 EmptyTue May 13, 2008 4:41 am

Si e survejonte zyra e LDK-së në Tiranë, veprimtarinë

“terroriste” të UÇK-së në Shqipëri?!



Ibrahim Rugova tashmë e ka ditur mirë se kush është Xhavit Haliti - Zeka, me çka merret ai në Zvicër dhe në Shqipëri, e ka ditur madje se në Shqipëri përfaqëson Lëvizjen Popullore të Kosovës dhe se është njëri nga njerëzit më përgjegjës për fuqizimin dhe armatosjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës etj. Ibrahim Rugova e ka ditur edhe kush është Avni Klinaku dhe cilës organizatë ilegale i takonte. Pra, Ibrahim Rugova i ka ditur të gjitha zhvillimet rreth përgatitjeve të UÇK-së për luftë të armatosur, i ka ditur sepse për këtë punë është përkujdesur Shërbimi Informativ i LDK-së (dorë e zgjatur e UDB-së) gjithandej nëpër Kosovë, ndërsa në Shqipëri çdo gjë e ka mësuar përmes zyrës së LDK-së në Tiranë, e cila më vonë u shndërrua në Përfaqësi të Kosovës për tu mbikqyruar edhe nga “kryeministri” në exzil Bujar Bukoshi. Fillimisht shefa të kësaj zyreje ishin Ali Aliu, Mehmet Kraja, Anton Kolaj etj.



Kjo përfaqësi e Kosovës përpos punëve rutinë, në qendër të aktivitetit të saj ka pasur edhe survejimin e veprimtarisë së atyre që e quanin veten UÇK. Për të argumentuar këtë gjë, me këtë rast po i referohemi një dokumenti sekret të Shërbimit Informativ të Shqipërisë (SHISH) i cili shpalon një bisedë të inspektorit A.K të SHISH-it me shefin e përfaqësisë së Kosovës në Tiranë, në periudhën kur Sali Berisha ishte president i Republikës së Shqipërisë (1996).



Në dokumentin e skeduar nën numrin AT 317/ b të datës 21 janar 1996, e të protokolluar tri ditë më vonë (24 janar ´96), lartë në cepin e majtë të tij, është vënë shënimi i zëvendësshefit të SHISH-it: “Të kalojë për informim në presidencë…” ( është fjala për presidencën në Shqipëri)



Në këtë dokument thuhet:
”Në një informacion që ka paraqitur një inspektor i Shërbimit Informativ të Shqipërisë, A.K, pas bisedës në përfaqësinë e Kosovës, në Tiranë, mes të tjerave, shefi i tij ka nënvizuar:

“Mendimi i zyrtarëve të Prishtinës (Lexo: Kreut të LDK-së me Ibrahim Rugovën në krye) është se kemi të bëjmë me njerëz të organizuar mirë dhe që kanë disa baza në Shqipëri, sidomos në Tiranë, Durrës – plazh, dhe në Tropojë. Veprimet e deritanishme të saj, që e quan veten UÇK, kanë qenë të përqëndruara në Drenicë dhe në rajonin e Dukagjinit, që mund të përkufizohej në vijat Prizren – Shtimje dhe në rrugën Pejë – Mitrovicë. Tash, me aksionet që janë zhvilluar para pakë ditësh, zyrtarët e Prishtinës mendojnë se ajo po vepron në një hapësirë krejt tjetër, që është më e gjerë. Gjithnjë sipas tyre, UÇK-ja është në tri zona, mirëpo nuk kanë dijeni të sakta se cilat janë shtrirjet e zonave, vetëm se, më parë, zoti A.A (Ali Aliu), u kishte thënë se zona e dytë është në Maçedoni. Në takimin që ka pasur njeriu i tyre, R.GJ (Rexhep Gjergji), me një përfaqësues të qeverisë serbe është pasur parasysh se aksione terroriste duhen pritur edhe në të ardhmen. Mendimi i tyre ëshët se fjala vjen për disa njerëz të veçantë, që mblidhen në organizata ilegale e që duhen survejuar, sidomos në Tiranë. Disa prej tyre nuk duhen lejuar të veprojnë në Shqipëri. Pas kërkesës sime, zyra e Kosovës do na paraqes një listë të emrave të njerëzve që dyshojnë se fshihen pas kësaj organizate terroriste”.

(Burimi: B.Islami “Enigma e një vrasje të trefishtë”, Focus, Prishtinë, 2007, faqe.129
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 3 EmptyTue May 13, 2008 4:41 am

Çdo koment rreth këtij dokumenti duket se është i tepërt.



Disa ditë pas dhënies së këtij informacioni, zyra e përfaqësisë së Kosovës në Tiranë, SHISH-it ia ka dorëzuar një listë me emra të personave që mendohet se janë bartës të UÇK-së dhe që kryejnë veprimtari “ilegale subversive” në Shqipëri. Atë periudhë, disa nga të dhënat që i ishin dorëzuar SHISH-it, do të prezentoheshin edhe në një informacion të përgatitur nga ish - Shërbimi i Sigurimit ushtarak jugosllav me emrin e quajtur KOS, në të cilin janë shtuar edhe disa karakteristika të tjera, si gjendja shoqërore e atyre që e përbëjnë Grupin e Drenicës në krye me komandantin legjendar Adem Jashari, arsimi i tyre, vendndodhja, karakteristikat e zonës etj etj.



Këto argumente flasin qartë se njëshi i “institucioneve të Republikës së Kosovës” Ibrahim Rugova së bashku me “institucionet e Republikës së Serbisë”, e kanë përcjellur në vazhdimësi veprimtarinë e bartësve të UÇK-së në Kosovë, shqipëri dhe në vendet tjera perëndimore.



Prandaj, duke pas parasysh të gjitha këto arguente, natyrshëm mund të thuhet se Ibrahim Rugova me institucionet e tija ”fiktive”, me asnjë veprim konkret, nuk ka treguar gatishmëri se është për çlirimin e Kosovës nga Serbia. Kryetari i “Republikës së Kosovës” dhe i një vargë funksioneve të tjera, Ibrahim Rugova, madje ishte edhe kundër demonstratave paqësore që i organizonin studentët e Universitetit të Prishtinës, duke u arsyetuar tashmë me slloganin e shumëfamshëm, se “duhet të jemi të kujdesshëm e të mos e tensionojmë situatën pa nevojë, në mënyrë që të mos e prishim rendin e krijuar demokratik”. (!!!) Po, për cilin rend demokratik e kishte fjalën ky gajlegji i kujdesshëm se ?! Për atë rendin demokratik të krijuar nën sundimin klasik të Kosovës nga regjimi pushtues i Millosheviqit, ku mbretëronte vetëm frika, dhuna e përditshme, ku ndodhnin tmerrshëm burgosjet, persekutimet, vrasjet e shpërnguljet masovike të shqiptarëve nga Kosova etj, ndërkohë që atij personalisht por dhe elitës së tij politike (që rrethohej) s´i hynte asnjë therrë në këmbë, për më tepër ai me shpurën e tij dilte nga Kosova, shkonte kahmos nëpër botë dhe kthehej sërish në Kosovë (pas qëndrimit në Shqipëri të presidenti Sali Berisha) pa pasur pasoja nga regjimi pushtues serb!



( Vijon )
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 3 EmptyWed May 14, 2008 2:55 pm

Se kush eshte ibrahim rugova dhe se sa e vlefshme ka qene politika e tij pacifiste,per ta kuptuar me se miri eshte ti lexoni shkrimet e guerrilit urban siq e quan luboteni,Bahri Fazliut-Gzimi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 3 EmptyThu May 15, 2008 11:04 am

Bahri Fazliu me shokë ishtë kryesori i cili ia demaskojë politikën Ibrahim Rugovës, e argumentojë me bindje se rruga e Ibrahim Rugovës është fund e krye dështuese, është shterpe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 3 EmptyThu May 15, 2008 10:26 pm

Analiza politike - historike

Realpolitika e Ibrahim Rugovës
( 8 )


Babaxhani Ibrahim Rugova - kryetar i pesë organeve politike…dhe injoranca e tij!!!

Shkruan: Sheradin BERISHA / 14. 05. 2008

Sa funksione politike kishte Ibrahim Rugova


Siç kam vu në pah edhe një herë tjetër më lartë, Ibrahim Rugova ka ushtruar disa funksione politike.

Ka qenë:

- Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës;

- Kryetar i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës;

- Kryetar i Republikës së Kosovës;

- Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës;

- Kryetar i Këshillit Koordinues të Partive Politike Shqiptare në Kosovë;

- Kryetar i Këshillit Koordinues të Partive Politike Shqiptare në ish-Jugosllavi;

Pra, z. Ibrahim Rugova siç duket kudo ka qenë “koka” e piramidës politike ! “Një kumulim i tillë postesh njihet vetëm në sistemet diktatoriale, mirëpo z.Ibrahim Rugova nuk e ka as pamjen e diktatorit, as zemrën e diktatorit, as shpirtin e diktatorit. Ai është njeri i butë, më i butë se pambuku; ai deri më sot, askujt as “dreq” me gojë nuk i ka thënë! Ai është aq i butë sa që ka pranuar t´ia ngarkojnë të gjitha përgjegjësitë mbi shpatulla, si Krishtit kryqin dhe të gjitha ky i bart pa fjalë, duke mos pasur kohë as që të kujtohet se si pat pësuar Krishti në kohën e vet.” – ka thënë Adem Demaçi, në një intervistë “Mungesë serioziteti, apo vetmashtrim” Zëri Shqiptar, Nr. 11, 17 tetor 1995, fq.16.

Lidhur me këtë çështje edhe kryebashkiaku i Tiranës Edi Rama ka bërë një konstatim gjenial për Ibrahim Rugovën. Kur ishte në Prishtinë (pas luftës) e takoi edhe Rugovën, dhe më pas pat deklaruar: “Shyqyr Zotit që nuk jeton në Shqipëri, se do të ishte kryetar derisa të merrte frymë. Jo pse ky njeri di diçka, por është babaxhan ashtu si shqiptarët e donë. Ky do të vdes si kryetar.“ ( !!! )

Sa ishin funksionale, funksionet politike të “kokës” Ibram Rugova?!

Ibrahim Rugova ishte kryetar i shumë organeve, por, shtrohet pyetja sa kanë qenë funksionale këto organe të “Kokës” Ibrahim Rugova? Koha ka dëshmuar tashmë se nuk ishin qenë aspak funksionale.

Për të argumentuar këtë gjë, po i analizojmë dy funksionet e fundit të tij., që kishin karakterë gjithëpërfshirës.

Më 22 korrik 1991, u formua Këshilli Kordinues i Partive Politike shqiptare të Kosovës i përbërë nga:


- Lidhja Demokratike e Kosovës,

- Partia Parlamentare e Kosovës,

- Partia Fshatare e Kosovës,

- Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës,

- Partia Socialdemokrate e Kosovës dhe

- Partia Republikane e Kosovës dhe

kryetar i këtij këshilli u zgjodh Ibrahim Rugova.


Ndërkohë themelohet edhe Këshilli Koordinues i Partive Politike Shqiptare në ish- Jugosllavi, dhe përfshiheshin:


- Lidhja Demokratike e Kosovës,

- Partia e Prosperitetit Demokratik,

- Lidhja Demokratike në Mal te Zi,

- Partia për Veprim Demokratik,

- Partia Fshatare e Kosovës,

- Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës,

- Partia Parlamentare e Kosovës,

- Partia Socialdemokratike e Kosovës,

- Partia e Unitetit Kombëtar Shqiptar,

- Partia Popullore Shqiptare, dhe

- Partia Demokratike Shqiptare dhe

kryetar i këtij këshilli zgjidhet kush tjetër pos Ibrahim Rugovës.

Formimi i këtyre dy këshillave politikë gjithëshqiptarë u prit me entuziazëm në popull, sepse u mendua se tashmë do të punohet bashkarisht për ndërtimin e një platforme të qartë, për çlirim nga pushtuesit sllavë. Por, duket se ky entuziazëm nuk zgjati shumë kohë.

Injoranca e Ibrahim Rugovës!

Në fillim u mbajtën disa mbledhje, por, në ato mbledhje nuk u vendos asgjë, sepse kryetari Rugova as rregullore apo programe të punës nuk kishte hartuar dot. Me kalimin e kohës Rugova i rralloi takimet, madje edhe kur partit tjera kërkonin që të takoheshin, ai ju thoshte së shpejti do të mblidhemi dhe kështu i shtynte ose i sabotonte ato, pra, nuk shkonte fare në takim. Dhe, me kalimin e kohës vetevetiu këto dy këshilla, ndonëse ishin jofunksional gjatë gjithë kohës, u amortizuan, për të mos thënë u shuan plotësisht, sepse në letër ato vazhdonin të ekzistonin si organe mashtruese për popullin në duar të kokës „piramidale“ Ibrahim Rugova.

Një shembull: Në janar të vitit 1995 personalitete të ndryshme politike, së bashku me intelektualë të shquar patën shkuar te Ibrahim Rugova për t‘u takuar me të (në selinë e LDK-së), me qëllim të konsultimit dhe gjetjes së rrugëve të përbashkëta politike, në një kohë kur Kosova dhe populli shqiptarë po përjetonte ditët më të rënda nën pushtimin serbë. Mirëpo, për fat të keq „koka“ – Ibrahim Rugova nuk mori pjesë, i injoroi të gjithë…!

Po kështu edhe me rastin e organizimit të protestave paqësore nga ana e studentëve, një delegacion studentësh shkuan së bashku me rektorin e Universitetit të Prishtinës, dr. Ejup Statovci për tu takuar me Rugovën, por edhe kësaj radhe, Rugova nuk ishte i gatshëm t´i takonte ata, me arsyetimin se „nuk ka kohë“, ndërkohë që gjente kohë t´i takonte grupet joformale të studentëve në krye me të afërmin e tij Naser Rugova. Madje ai gjente kohë për tu takuar edhe me sportistë, këngëtarë etj., por nuk gjente dot kohë t´i takonte përfaqësuesit legjitimë të studentëve, udhëheqësit e Unionit të Pavarur të Studentëve të UP-së!

A e meriton selia - Baraka e LDK-së të jetë “shtëpi e pavarësisë”?!

Ndër funksionet e lartëpërmendura të Ibrahim Rugovës radhitet edhe funksioni i Kryetarit të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Ibrahim Rugova duke e shfrytëzuar këtë pozitë jopolitike (nga viti 1988), pasi zgjidhet Kryetar i LDK-së në Kuvendin themelues, më 23 dhjetor 1989, i cili u mbajt në ambientet e selisë së Shoqatës së Shkrimtarëve, shtëpinë e shkrimtarëve e shndërron në shtëpi të LDK-së. Dhe, për çudi pasardhësi i Ibrahim Rugovës, kryetari i Kosovës Fatmir Sejdiu, më 23 dhjetor 2007 me rastin e 18 vjetorit të themelimit të LDK-së, me një vendim të veçantë presidencial, këtë shtëpi të partisë e shpalli në “Shtëpi të Pavarësisë”.

Nuk e di se çfarë kriteresh ka përdorë z.Sejdiu kur e ka marrë këtë vendim „historik“, për ta shpallur selinë e LDK-së si „shtëpi të pavarësisë“ por, dihet mirëfilli , se nga kjo seli e LDK-së ka dalë:

- marrëveshja e famshme për arsim e nënshkruar në mes Rugovës dhe Millosheviqit,

- në këtë „shtëpi të pavarësisë“, vetëm shtatë ditë pas takimit Millosheviq-Rugova më 15 maj 1998 në Beograd, saktësisht më 22 maj 1998 është mbajtur takimi i negociatorëve shqiptaro-serbë për çështjen e arsimit etj., ku nga pala serbe ishin: Nikolla Shainoviq - nënkryetar i Qeverisë së RFJ-së, Ratko Markoviq - nënkryetari i qeverisë së Serbisë ( të cilët aktualisht po gjykohen në Hag për krime të kryera gjatë luftës në Kosovë), pastaj ishte Tomisllav Nikoliq, nënkryetar i Partisë Radikale të Sheshelit, i cili gjithashtu në Hag po gjykohet për krimet e kryera në Kosovë nga njësitë çetnike të kësaj partie etj.

- Në këtë „shtëpi të pavarësisë“, janë bojkotuar shumë takime që kishin për qëllim unifikimin e faktorit politik shqiptarë, madje janë bojkotuar edhe takimet konsultative të kërkuara nga Unioni i Studentëve të UP-së për organizimin e protestave paqësore kundër pushtimit klasik të objekteve shkollore-univerzitare etj,

- nga kjo barakë kanë marrë udhë qindra deklarata akuzuese në adresë të luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe bartësve të kësaj lufte, madje

- në këtë „shtëpi pavarësie“ janë shkruar edhe vendime për kriminalizimin e UÇK-së, siç është vendimi i 19 nëntorit 1998 i nënshkruar nga Ibrahim Rugova, për formimin e “Komisionit për hulumtimin e krimeve të luftës”, etj etj.

Sa për ilustrim: lexoni e shikoni disa foto + dokumente:

· Dokumenti: Marrëveshja (Dogovori) Millosheviq-Rugova, për arsim!

· Dokumenti: Vendimi i Rugovës, për hulumtimin e krimeve të luftës

· Foto: Takimi i famshëm Rugova-Millosheviq në Beograd, më 15.05.98

· Foto: Takimi serbo-shqiptarë në selinë e LDK-së, më 22.05.1998

( Ndërkaq për të gjitha këto foto-dokumente më gjerësisht do të

shkruaj në kapitujt e mëposhtëm)


Se ka pasur deklarata akzuese në adresë të UÇK-së që kanë dalë nga kjo shtëpi, këtë fakt e pohon edhe Adnan Merovci, ish - shefi për protokoll dhe Siguri i Ibrahim Rugovës. “Pas intensifikimit të veprimeve të UÇK-së 1995 -1997”, - thotë z. Merovci “ Me prononcimet e shumta, me paraqitjet publike që kanë qenë nga ajo shtëpi aty, shpeshherë është thënë që nuk duhet përjashtuar mundësia e improvizimeve të rasteve nga shërbimet serbe, për shkak të krijimit të një alibie që të komprometohen shqiptarët dhe rruga e tyre paqësore…Më vonë kur filluan të dalin komunikatat e para (të UÇK-së), gjërat nisën të sqarohen”, por edhe atëhere ”politikanët e kohës mendoj se nuk ishin në nivel të detyrës për t´i

shpjeguar dhe për t´ia plasuar këto gjëra, si popullatës ashtu edhe diplomacisë ndërkombëtare” - përfundon Adnan Merovci

(Lexo librin “Pa protokoll”, Zëri, Prishtinë 2003 , fq.73)


Kjo është “shtëpia e pavarësisë” së shpallur nga pasardhësi i Ibrahim Rugovës, z.Fatmir Sejdiu.[/center]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 3 EmptyThu May 15, 2008 10:39 pm

Jam i mendimit se Rugova, nuk e meriton te jete i varrosur ne token e Kosoves, ndoshta diku tjeter...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rroni
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1721
Registration date : 09/05/2008

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 3 EmptyThu May 15, 2008 11:23 pm

sikur te ju bashkangjitke dhe perkrahte luften e fundit te armatosur un padyshim mendoj se do ishte i pazevendsushem , dhe do ju faleshin te gjitha gjynahet dhe gabimet qe i ka ber ketij populli , vetem bashkimi me luften dhe perkrahja e luftes e kishte nxjerr faqe bardh at njeri para Zotit dhe popullit , jo veq bashkimi po ai eshte dasht te jet prijs i luftes po cti bejm ka qen i urti i shkreti besa edhe frikacak po .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fi2a1
Anëtar i ri
Anëtar i ri
fi2a1


Male
Numri i postimeve : 124
Age : 40
Registration date : 11/05/2008

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 3 EmptyFri May 16, 2008 12:16 am

kuku perneve qe femijet tan po me duket do te mesojn per kete njeri qe er mendim timin nuk ja vlen as te humbas kohe e te lexoj per kete idiot .


rrespekte per te gjithe vllezer e motra

fi2a1
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 3 EmptyFri May 16, 2008 12:29 am

kuku perneve qe femijet tan po me duket do te mesojn per kete njeri
valla mos vet se historija perseritet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 3 EmptyFri May 16, 2008 12:49 am

Deri ateher femijet tane sigurishte qe do ta mesojne, por jo si sote. Shpresoj deri ateher gjithqka te jete e qartesuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
albin dibra
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Numri i postimeve : 14
Registration date : 19/05/2008

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 3 EmptyMon May 19, 2008 3:00 pm

pershendetje sa i perket ketyre temav na nuk mujm me ka ma trima e ma burra se Hashim Thaqi e na me mujt me e kalu naj fjal te mir e sa per profet qe u ka rugova e di populli qfar profeti u ka aj se sa per histori te vertet e tamam nuk jan te paster gati asnje patriot perveq HASAN PRISHTINES E LEGJENDARIT ADEM JASHARI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rolling
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
rolling


Male
Numri i postimeve : 2086
Age : 32
Vendi : Shqiptari
Profesioni/Hobi : Revolucionar
Registration date : 17/05/2008

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 3 EmptyMon May 19, 2008 3:34 pm

ibrahim rugova nuk eshte asgje em shume se nje njeri qer tere jeten ka punuarkunder vendit te tij.

per kete njeri nuk kam as fjlae te shpreh "trishtimin".

per megjithate populli e ka dashur, ky eshte shembull qe tregon se populli eshte i vereber
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Xili
Hero anëtar
Hero anëtar
Xili


Numri i postimeve : 4309
Registration date : 06/04/2008

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 3 EmptyMon May 19, 2008 6:35 pm

Ibnrahim Rugova ka qen nje njeri qe as nje her sja ka var popullit te vet dhe ai ka qen Katolik nga viti 1994
per mua ai ska qen as gje
per mua njëri qe punon per interesa Kombetare është i Madhi Zotëri HASHIM THAÇI tani eka par populli i ka hap sytë se kush eka meritu fitoren
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rroni
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1721
Registration date : 09/05/2008

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 3 EmptyMon May 19, 2008 7:12 pm

sy_kaltëri
Se di qfar e dallon politiken e Rugoves me politiken e Hashim thaqit eshte fjala per politiken e pas luftes, un them shalla i dyt eshte HAshim Thaqi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rolling
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
rolling


Male
Numri i postimeve : 2086
Age : 32
Vendi : Shqiptari
Profesioni/Hobi : Revolucionar
Registration date : 17/05/2008

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 3 EmptyMon May 19, 2008 7:30 pm

rroni shkruajti:
sy_kaltëri
Se di qfar e dallon politiken e Rugoves me politiken e Hashim thaqit eshte fjala per politiken e pas luftes, un them shalla i dyt eshte HAshim Thaqi.
wrong!!!

thaqi nuk eshte shalla i dyte. per dallim prej rugoves, thaqi eshte shume me aktiv se ai, pas zgjedhjeve ai merrte piostin e krytarit dhe [priste me gure atra qe vinin.

kurse thqi eshte shume me i afert me popullin dhe kryen me shume pune se ai.

ps:

nuk hyra nga ana patriotike sepse del ai dallim i madh qe nuk ja vlen te permendet
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rolling
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
rolling


Male
Numri i postimeve : 2086
Age : 32
Vendi : Shqiptari
Profesioni/Hobi : Revolucionar
Registration date : 17/05/2008

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 3 EmptyMon May 19, 2008 7:34 pm

https://www.youtube.com/watch?v=0maJJOfJpUw

shikoni se cka mendojne shqiptaret naive per rugoven dhe cka mendon albin kurti per kete
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rroni
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1721
Registration date : 09/05/2008

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 3 EmptyMon May 19, 2008 7:41 pm

Shkatrrusit dhe pengusit kryesor te qeshtjes kombtare shqiptare jan kater personalitete Ibrahim Rugova ,Hashim Thaqi,Ali Ahmeti dhe Sali Berisha.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 3 EmptyMon May 19, 2008 9:54 pm

albin dibra shkruajti:
pershendetje sa i perket ketyre temav na nuk mujm me ka ma trima e ma burra se Hashim Thaqi e na me mujt me e kalu naj fjal te mir e sa per profet qe u ka rugova e di populli qfar profeti u ka aj se sa per histori te vertet e tamam nuk jan te paster gati asnje patriot perveq HASAN PRISHTINES E LEGJENDARIT ADEM JASHARI

Albin Dibra, perderisa eshte shkrimi i pare i juaji, menjeher ne kete teme, ateher shume shume lehte eshte ta kuptoj kete qe keni shkprehur dhe ate qe mund te shprehni ne gjithe te ardhmen tuaj.

Te pakten lexo keto shkrime me siper se per ke dhe per qfare behet fjale. Ketu nuk ta kemi nguc Hashimin, eshte tema perkatese, urdhero aty nese do?

Edhe njeher me duhet te them se, personave si ju, nuk u marr per te madhe, qfar do qe shkruajn apo shprehin ( njeriu fol aq sa din).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 3 EmptyMon May 19, 2008 9:57 pm

rroni shkruajti:
sy_kaltëri
Se di qfar e dallon politiken e Rugoves me politiken e Hashim thaqit eshte fjala per politiken e pas luftes, un them shalla i dyt eshte HAshim Thaqi.

Rroni, me dy-tre fjale, i ke ren pikes, hallall. S'kem qka shtojme me shume. Po flasim per kohen pas luftes ( 98\99), jane shume te ngjajshem keta dy persona, qe mos te theme te njejte, sepse eshte e veshtire.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fi2a1
Anëtar i ri
Anëtar i ri
fi2a1


Male
Numri i postimeve : 124
Age : 40
Registration date : 11/05/2008

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 3 EmptyMon May 19, 2008 11:01 pm

mua po me vjen keq vllezer ama me mendimin e juaj nuk jam se zotri Hashim THaqi dhe ky tjetri jan njesoj jojo shum gabim ashte te thuhet keshtu keta dy dallojn si nata prej dites

rrespket per te gjithe vllezer e motra
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 3 EmptyMon May 19, 2008 11:03 pm

fi2a1 shkruajti:
mua po me vjen keq vllezer ama me mendimin e juaj nuk jam se zotri Hashim THaqi dhe ky tjetri jan njesoj jojo shum gabim ashte te thuhet keshtu keta dy dallojn si nata prej dites

rrespket per te gjithe vllezer e motra

Ku dallojne sipas juve?? Gjithmon po flasim per mbas e luftes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 3 EmptyWed May 28, 2008 9:06 pm

Analiza politike - historike

Realpolitika e Ibrahim Rugovës
( 9 )

Përmbajtja


- Cili ishte qëllimi i themelimit të LDK-së në shtetet perëndimore?

- Greva e 3 shtatorit 1990 dhe antigrevistët!

- Për ç´arsye LDK-ja zhvilloi fushatë të egër ndaj kryetarit të BSPK-së Prof.Dr.Hajrullah Goranit?!

- A kishte konflikte interesi midis binomit Rugova-Bukoshi ?!

- Bujar Bukoshi: Shkaku kryesor për dështimin e realizimit praktik të pavarësisë ishte dhe është Ibrahim Rugova!


* * *
Pse u themelua LDK në perëndim, si u shantazhua dr.Hajrullah Gorani nga kjo parti dhe cili ishte
konflikti midis binomit Rugova-Bukoshi!


Shkruan: Sheradin BERISHA /19. 05. 2008

Cili ishte qëllimi i themelimit të LDK-së në
shtetet perëndimore?

Në vitin 1990, pas shtrirjes dhe strukturimit të LDK-së me degë e nëndegëza gjithandej nëpër Kosovë, kryesia e LDK-së gjegjësisht kryetari “historik” i saj Ibrahim Rugova, merrë vendim që kjo parti të formohet edhe në shtetet perëndimore. Me këtë rast si përgjegjës për formimin e Degëve të LDK-së në Evropë, SHBA, Australi e gjetiu, është caktuar anëtari i kryesisë qëndrore të LDK-së Ali Aliu. Është ky Ali Aliu, ai i cili në vitin 1959 ishte njëri nga denoncuesit e Adem Demaçit në UDB dhe po i njejti që “falas” iu ka shitur shërbimit sekret serbë në kohën e udbashëve Xhevdet Hamza, Selim Brosha, Mehmet Maliqi, Rrahman Morina etj.

Adresa e parë e Ali Aliut në perëndim ishte Gjermania. Pas disa kontakteve dhe konsultimeve paraprake me mërgimtarët tanë në Gjermani, formon një këshillë nismëtarë për themlimin e LDK-së në Gjermani. Ky këshillë ndërkohë pasi i bënë përgatitjet e nevojshme, më 1 shtator 1990 në Frankfurt mban Kuvendin e parë të LDK-së për Gjermani, ku për kryetar do të zgjidhet Hafiz Gagica. Dega e LDK-së në Gjermani fillimisht ishte selia e LDK-së jashtë Kosovës, por, shumë shpejt ajo do të shndërrohet në epiqendër të LDK-së për të gjitha shtetet perëndimore. Dhe, prandaj Hafiz Gagica përveçse ishte kryetar i Degës për Gjermani, ai u zgjodh edhe kryetar i të ashtuquajturit „Kolegjium i degëve të LDK-së për Evropë, SHBA, Kanada e Australi”.

Ndonëse qëllimi parësor për formimin e LDK-së në Gjermani ishte çështja financiare, pra, grumbullimi i parave nga mërgimtarët tanë atje, atëherë qysh në kuvendin nismëtar të Frankfurtit u hodhën bazat për hapjen e një fondi në qytetin Achen, që shumë shpejt do të njihet si ”Fond i Achenit”. Në të vërtet ky fond më 8 tetor 1990 u zyrtarizua edhe pranë autoriteteve gjermane si “Fond humanitar për Kosovën”, dhe përgjegjës të këtij fondi u caktuan kryetari Hafiz Gagica, Marjan Tunaj e të tjerë. Fondi i Achenit, edhe pse ishte themeluar për qëllime humanitare, (për t´i ndihmuar, punëtorët e larguar me dhunë nga puna si dhe një armatë të tërë nevojtarësh në Kosovë), drejtuesit e tij shumë shpejt e specifikuan destinimin e këtyre mjeteve, vetëm për nevojat financiare të kryetarit të LDK-së Ibrahim Rugova dhe të strukturave të partisë.

Greva e 3 shtatorit 1990 dhe antigrevistët!

Në fillim të viteve të 90-ta kur regjimi pushtues serbë i Millosheviqit, i largoi me dhunë qindra mijëra punëtorë shqiptarë nga vendet e tyre të punës, ishte imperativ i kohës themelimi i një organizate sindikale pa ngjyrime partiake, që do t´i mbronte interesat e punëtorëve shqiptar dhe kështu do t´i ndihmonte në aspektin financiar. Dhe, më 31 qershor 1990 pas shumë konsultimesh paraprake, në Gjakovë u mbajt Kongresi i parë i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, ku kryetar zgjidhet Dr.Hajrullah Gorani, një punëtor i shquar i shkencave ekonomike dhe ligjerues i lëndës „teoria dhe analiza e bilancit“ në Fakultetin Ekonomik të UP-së. Kryetari Dr.Hajrullah Gorani, pikërisht kur Kongresi po i fillonte punimet, merret nga policia( e cila e kishte bllokuar vendin ku mbahej kongresi) dhe ata kërkonin që ky tubim i madh i punëtorëve shqiptar të mos quhet kongres, por Dr.Gorani, nuk e pranoi këtë kërkesë, me arsyetim se nivelin dhe emërtimin e një tubimi nuk mund ta përcaktojë SPB-jë(sigurimi shtetëror serb). Përkundër presionit nga regjimi pushtues serb, Kongresi pas një shtyerje i zhvilloi punimet deri në fund.

BSPK-ja si organizatë sindikale që në fillim u zotua se do të punoi guximshëm në drejtim të realizimit të kërkesave të punëtorve shqiptarë, që ishin larguar me dhunë nga vendet e tyre të punës. Dhe, ky zotim u mbajt me organizimin e grevës një orëshe gjatë javës së fundit të gushtit, e cila kulmoi me grevën e përgjithshme më 3 shtator 1990 në gjithë Kosovën. Grevës së përgjithshme ju përgjigj në mënyrë plebishitare i gjithë populli, por jo edhe kreu i “alternativës kosovare” Ibrahim Rugova, i cili në forma të ndryshme u përpoq ta pengonte mbajtjen e kësaj greve, ashtu sikurse ka bërë në të gjitha rastet tjera kur organizonin protesta, studentët, punëtorët e arsimit etj.

Përkundër thirrjeve e veprimeve antigrevë të krye “alternativistit” Ibrahim Rugova, greva e përgjithshme u mbajt me sukses, ndërsa Dr.Hajrullah Gorani u burgos dhe me procedurë të shpejtë u denua me gjashtëdhjetë (60) ditë burg, nga gjyqtari për kundërvajtje Zoran Ristiq!

· Foto: Dr.Hajrullah Gorani, kryetar i BSPK-së

Për ç´arsye LDK-ja zhvilloi fushatë të egër, ndaj kryetarit
të BSPK-së Prof.Dr.Hajrullah Goranit?!

Pas daljes nga burgu dr. Hajrullah Gorani nuk ndejti duarkryq. Meqë punëtorët e larguar nga puna jetonin në gjendje të mjerueshme, BSPK-ja duke kërkuar rrugë për t´i ndihmuar ata, vendosi të organizohet edhe në shtetet perëndimore. Në nëntor 1990 Dr.Gorani vizitoi mërgimtarët tanë në Zvicër dhe më 17 nëntor 1990 (pas një sërë tubimesh) në Surse themeloi BSPK për Zvicër. Gjatë kësaj kohe ai bëri përpjekje që aktivitetin e BSPK-së ta shtrijë edhe në Gjermani.

Mirëpo, çka ndodhi?!

Që në nismë të këtij misioni humanitar e kombëtar, dr. Hajrullah Gorani me bashkëpunëtorët e tij u pengua në forma të ndryshme nga degët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në të vërtet aktivistët e LDK-së për të shantazhuar punën e BSPK-së, në teren filluan të përhapin lloj-lloj shpifjesh me karakter denigrues në adresë të dr. Hajrullah Goranit. Madje nga 7 dhjetori i vitit 1990 në emër të Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës z.Ibrahim Rugova, aktivistët e degëve të LDK-së në Gjermani e Zvicër kanë vu në qarkullim një Komunikatë, në të cilën kontestohet organizimi i BSPK-së në perëndim. Në komunikatë, kryetari i LDK-së Ibrahim Rugova, tërheq vërejtjen se formimi i degëve të BSPK-së në shtetet e Evropës ka shkaktuar „probleme dhe konfuzione“ dhe me këtë rast z. Gorani i përkujtohet se: „Organizimi i Sindikatave të Kosovës në formën e tillë në Perëndim është në kundërshtim me normat sindikale dhe ligjore të atyre shteteve dhe të konventave ndërkombëtare…“, ndërsa, „Për këtë është tërhequr vërejtja edhe nga disa unione sindikale të shteteve të Evropës Perëndimore, pasi që punëtorët shqiptarë ashtu vehen në pozitë të vështirë për realizirnin e të drejtave sindikale në vendet ku jetojnë.“(!!!) – thuhet ndër të tjera në komunikatën e kryetarit Ibrahim Rugova.

Ibrahim Rugova e kunërshton katërcipërisht organizimin e BSPK-së jashtë Kosovës, sepse sipas tij, ky organizim na qenka „në kundërshtim me normat sindikale dhe ligjore të atyre shteteve dhe të konventave ndërkombëtare…“(!!!) Si rrjedhim i këtij konstatimi, shtrohet pyetja: Poo, mbi cilat norma ligjore është themeluar partia e tij LDK, në të gjitha shtetet perëndimore, kur dihet mirëfilli se partit politike të një vendi janë të ndaluara të funksionojnë si të tilla në një vend tjetër?!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 3 EmptyWed May 28, 2008 9:10 pm


Më gjerësisht në këtë komunikatë kryetari Ibrahim Rugova shkruan:



LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVË – PRISHTINË


K O M U N I K A T Ë

Sipas informatave të vërtetuara, formimi dhe veprimi i degëve të Sindikatës së Pavarur të Kosovës në disa shtete të Evropës Perërndimore ka shkaktuar probleme dhe konfuzione, për të cilat kemi tërhequr vërejtjen me kohë. Organizimi i Sindikatave të Kosovës në formën e tillë në Perëndim është në kundërshtim me normat sindikale dhe ligjore të atyre shteteve dhe të konventave ndërkombëtare. Për këtë është tërhequr vërejtja edhe nga disa unione sindikale të shteteve të Evropës Perëndimore, pasi që punëtorët shqiptarë ashtu vehen në pozitë të vështirë për realizirnin e të drejtave sindikale në vendet ku jetojnë.

Lidhur me manipulimet e ndryshme dhe me prezentimin nga njerëzit e painformuar të Hajrullah Goranit si anëtar i Kryesisë së Lidhjes Demokratke të Kosovës dhe si bashkëpunëtor i ngushtë i Ibrahim Rugovës, njoftojmë antarësinë dhe opinionin se Harjullah Gorani as ka qenë ndonjëherë dhe as nuk është anëtar i Kryesisë së LDK-së.

Në afatin më të shkurtër Kryesia e LDK-së do të bisedojë me përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Kosovës lidhur me sqarimin definitiv të paqartësive që po krijohen me organizimin sindikal të punëtorëve tanë në Perëndim.

Ftojmë anëtarësinë tonë që të mos përzihet në organizimet e tilla të Sindikatës së Pavarur të Kosovës, në mënyrë që të mos krijohen përçarje, të cilat nuk do të ishin në të mirë të LDK-së, të Sindikatës, të Kosovës dhe të mbarë popullit tonë.

Lidhur me emisarët e shumtë që pa kurrfarë autorizimesh të LDK-së veprojnë në mesin e mërgimtarëve tanë në Evropën Perëndimore, duke kërkuar ndihma, duke krijuar shpenzime të panevojshme, bëjmë me dije se të tillët këtë e bëjnë krye në vete dhe për levërdi personale. Kjo i bën dëm të madh autoritetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të gjitha grupacioneve opozitare në Kosovë, që synojnë sigurimin e ndihmave në mënyrë të organizuar për familjet e rrezikuara. Emisarëve të tillë nuk duhet besuar dhe nuk duhet ofruar mikpritje.



Prishtinë, më 7 dhjetor 1990



KRYESIA E LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS

Kryetari,

Dr. Ibrahim RUGOVA



· Lexo këtu: Komunikatën e LDK-së të dt. 7 dhjetor 1990

Kjo komunikatë asokohe ka nxitur përçarje dhe indinjatë të thellë në mesin e mërgimtarëve tanë, për faktin se BSPK-ja dhe vetë dr.Hajrulla Gorani nuk e kishin nisur këtë aktivitet për të shkaktuar probleme dhe konfuzione në mesin e bashkëatdhetarëve tanë, apo për të fituar gjë personalisht.

Dihet mirëfilli se, plaku i urtë dr.Hajrullah Gorani, tërë jetën kishte punuar me nderë dhe si i tillë nuk i ka takuar asnjëherë klaneve të ndryshme apo elitës intelektuale shqiptare pro-titiste që ishte vënë prej kohësh në shërbim të regjimit komunist. Përkundrazi, Prof.Gorani i takonte radhëve të intelektualëve të persekutuar po nga ky regjim antishqiptar. Prof.Hajrullah Gorani, qysh në moshën rinore (19 vjeç) u rreshtua në radhët e organizatës patriotike „Bashkimi Shqiptar“ dhe pas aktivitetit një vjeçar, më 19 shkurt 1950 arrestohet dhe për shtatë muaj rresht torturohet mizorisht në kthinat e errëta të UDB-së famëkeqe titiste-rankoviçiste.

Më 18 shtator 1950, në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë filloi procesi gjyqësor kundër organizatës “Bashkimi Kombëtar”, nga trupi gjykues: Arif Korapi si kryetar i kolegjit dhe gjyqtarët porotë: Ali Abdullahu e Ismail Xhemaili ( si anëtarë të kolegjit), e me pjesëmarrjen edhe të procesmbajtësit Abdyl Doda. Pas pesë seancave gjyqësore, më 3 nëntor 1950, trupi gjykues në bazë të aktgjykimit K.149/50 në “emër të popullit” Hajrullah Goranin e dënoi me 6 vjet burg të rëndë.

Duke u nisur nga këto fakte historike, mund të thuhet se, derisa komunisti Ibrahim Rugova i gëzonte të gjitha privilegjet nga regjimi i Titos, Hajrullah Gorani dergjej nëpër burgjet e po këtij regjimi antishqiptar, derisa Hajrullah Gorani ishte rreshtuar në radhët e klasës intelektuale – patriotike shqiptare, Ibrahim Rugova ishte rreshtuar në radhët e elitës intelektuale që ishte vënë në çdo aspekt në shërbim të regjimit komunist jugosllavë!

A kishte konflikte interesi midis binomit
Rugova-Bukoshi ?!

Më 19 tetor 1991, u themelua „Qeveria e Republikës së Kosovës“ dhe kryetari i LDK-së Ibrahim Rugova, për kryetar të saj emroi mjekun Bujar Bukoshi. Kjo “qeveri” në vend se të veprojë në Kosovë, ajo mori ikën dhe u përqëndrua në Gjermani e Zvicër. Kryeministri i ekziluar Bujar Bukoshi, pas vendosjes në qytetin Ulm të Gjermanisë nis punën për themelimin e të ashtuquajturit ”Fondi i Republikës së Kosovës”, që shpesh herë quhej si “Fondi i 3 %”, apo edhe si ”Fondi i Bukoshit”. Xhirollogaria e parë e këtij fondi do të hapet më 26 nëntor 1991 në Gjenevë nga z.Xhafer Shatri ish-ministër për informim në qeverinë Bukoshi, për të vazhduar pastaj në Gjermani – Ulm e në vendet tjera të Evropës, në SHBA e gjetiu.

· Foto: Tagrambledhësi i 3 % - shit Bujar Bukoshi!

Fillimisht kontribut të veçantë në formimin dhe forcimin e këtij fondi dhanë degët e LDK-së në Gjermani, Zvicër, Austri, shtetet e Beneluksit etj, mirëpo nga viti 1995 kur plasi konflikti për shkaqe interesi politik e financiar në mes Rugovës dhe Bukoshit, shumica e degëve të LDK-së të prirë nga dega e Gjermanisë, filluan ta bojkotojnë këtë fond. Deri sa mbretëronte kjo gjendje konfliktuoze (kjo zgjati deri 1998), Dega e LDK-së në Gjermani, do t´ju bëj thirrje mërgimtarëve që mjetet e grumbulluara me destinim për Fondin e Qeverisë së Kosovës, të derdhen në “Fondin e Achenit“, i cili administrohej plotësisht nga LDK-ja.

Bujar Bukoshi: Shkaku kryesor për dështimin e realizimit praktik
të pavarësisë ishte dhe është Ibrahim Rugova!

Qeveria e Kosovës në exil edhe pse ishte formuar nga „presidenti historik“ i Republikës së Kosovës Ibrahim Rugova, ky i fundit shpeshherë nuk hezitonte të thoshte se kjo qeveri “është një qeveri sa për sy e faqe”. Gjatë viteve 1995-1997 marrëdhëniet ndërmjet „presidentit“ Rugova në Prishtinë dhe „kryeministrit“ Bukoshi në Ulm të Gjermanisë (aty e kishte selinë Bukoshi) u acaruan në përmasa shqetësuese, për shkak të mosrespektimit dhe injorimit të Qeverisë nga ana e Rugovës dhe degëve të LDK-së në Gjermani etj. Në të vërtet epiqendra e konfliktit Rugova-Bukoshi ishte çëshjta e parave (financave). Bujar Bukoshi duke qenë i injoruar nga Prishtina, një kohë ia bllokoi të gjitha mjetet financiare „presidentit“ Rugova dhe tarafit të tij politikë, i cili abuzonte tmerrshëm me paratë e mërgimtarëve, që i grumbullonin tagrambledhësit e Bukoshit në perëndim.

· Foto: Bartësit e institucioneve fiktive: I.Rugova dhe Bujar Bukoshi

Në këtë periudhë konflikti në realcionin: „president“ – „kryeministër“, Bujar Bukoshi i zemruar, shfaq edhe publikisht qëndrimet e tij kundër Ibrahim Rugovës, për monopolin e krijuar politik…, dhe dëmet që po ia shkaktonte jetësimit praktik të pavarësisë së Kosovës etj, në një komunikim të hapur me lexuesit e revistës javore „Zëri shqiptar“.


- Në pyetjen e lexuesit I.S nga Gjilani:

Sa e ndien veten fajtor kryeministri Bukoshi dhe qeveria të cilin ai e drejton për gjendjen e krijuar në Kosovë?”

- Bujar Bukoshi përgjigjet (citoi):

“Ndihem fajtor se shumë më herët do të duhej të kisha deklaruar se shkaku kryesor për dështimin e realizimit praktik të pavarësisë ishte dhe është Ibrahim Rugova. Ndihem fajtor se shumë më herët do të duhej të isha shumë më kritik ndaj monopolizimit total të jetës sonë politike dhe kombëtare nga ana e një personi; të isha kritik edhe për efektet negative, ndoshta katastrofale të një dukurie të tillë. Por, duke qenë koshient për mungesën e traditës demokratike, kam hezituar ta bëjë këtë, me qëllim që kjo të mos interpretohet si krijim i një tereni për përçarje. Tashmë shihet çartë se përçarjet ekzistojnë vetëm midis atyre që në Kosovë të vazhdojë sundimi serb dhe atyre që luftojnë për Kosovën e lirë.”- përfundon citati.

- Në pyetjen e I.M me qëndrim në Zvicër:

Duke e ditur rëndësinë e institucioneve shtetërore dhe duke qenë i bindur për angazhimin tuaj, ju pyes se kush janë ata që pengojnë forcimin e këtyre institucioneve?”

- Bukoshi pa hezitim përgjigjet:

“IBRAHIM RUGOVA, me disa servilë rreth tij. Nuk është gabim shtypi: Ibrahim Rugova me disa servilë rreth tij. Ai ka refuzuar dhe refuzon të institucionalizojë Kosovën dhe në këtë mënyrë është njëri nga shkaktarët kryesorë të kësaj gjendjeje në të cilën jemi. Ai në mënyrë të çuditshme shkatërroi komunikimin me Qeverinë dhe jo vetëm me të: ai nuk komunikon as në Prishtinë si duhet me të tjerët. Në interpretimin tim janë disa faktorë dhe veti të Rugovës që sollën një gjendje të këtillë:

- deliri i tij i madhështisë që ndeshet me inkompetencën e tij, me deficitin intelektual dhe moral, me frikën e tij;

- mungesa e koordinimit të politikës dhe moskokëçarja ndaj zhvillimeve;

- dyshimi mbi njerëzit që sinqerisht kanë menduar dhe mendojnë të angazhohen për çështjen tonë, por edhe dyshimi edhe mbi vet çështjen;

- aventurat politike për të hyrë në marrëveshje diletante si ajo e arsimit;

- papërgjegjësia për të mbrojtur qytetarët e Kosovës të cilët, ndryshe nga ai angazhohen dhe flijohen për pavarësi të saj. Kështu mund të vazhdohet gjatë dhe shumë prej këtyre aspekteve janë të njohura fare mirë.”–përfundon citati

- Ndërkaq në një pyetje të V.A – në Zvicër:

“A mendoni se me qëndrimet tuaja karshi presidentit Rugova e keni dëmtuar çështjen kombëtare?”

- Bujar Bukoshi do të përgjigjet:

“Jo, aspak nuk mendoj ashtu, bile mendoj të kundërtën. Mos bëni gabim të identifikoni presidentin Rugova me çështjen kombëtare, sepse këto janë dy gjëra të ndryshme. E kundërta është e vërtetë: qëndrimi injorues i z.Rugova ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës e ka dëmtuar çështjen.”- përfundon citati.

· Burimi: Revista avore “Zëri shqiptar“ Nr. 5 – 6 Viti 53/22 qershor 1997.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 3 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës
Mbrapsht në krye 
Faqja 3 e 37Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4 ... 20 ... 37  Next
 Similar topics
-
» Analizë politike - historike
» politikë
» Kenget historike
» Shpalime historike
» Video historike

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: