|
| Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës | |
|
+80detektivi Driniiiii ...... rrimtaf Tatoo BashKom Drini_ku haxhiu xhiti xhema Agrone Qerim Klmendi Muja e Halili Medalim Eklips klodian ngadhenjimi Hamitmatjani dezertori Tigrina sela-mi ramadan mekaniku Mirushe Blerti_Gashi martin rinesa Martina Labinot Drenica feratkoca Delia comeback Eva0506 anila katunariplak Gjura Nezir Myrta ELIE Luki Ibrahim Rugova Driola Kushtrimi86 Mergimtari Mysafir Pirro i Epirit Euridika blerim istogalia stabili Ademi85 njonidrenica Arizona paioni Riki30 malesorja e Kosoves MUHAMETII Mister metiii fina luan mreti zeriatdheut voglushja murturi petritkola loredana xhavo_ USHTARILIRIS E_Bukura Guximi Xili rolling albin dibra fi2a1 rroni Ago Muji Kosovarja Tetovari Sofra Leka i Madh Beton Orfe@ 84 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Sun May 04, 2008 8:40 pm | |
| Në një intervistë me titull: ”E njoh vrasësin e Jusuf Gërvallës” dhënë gazetës “Expres” ( më 11 e 12. III. 2007 ) Kelmendi spikatë aktivitetin e kamufluar të Jusuf Buxhovit nën petkun e korrespodentit të gazetës “Rilindja”. Ibrahimi me këtë rast duke shpjeguar përplasjet e Klubit shqiptarë në Dyseldorf me përfaqësuesit e konsullatës jugosllave vë në pah involvimin e korrespodentit të “Rilindjes” në këtë situatë.
Kelmendi thotë se (po citoi): Ato (konsulli...- vëretja ime) insistonin që ta fusnin nën tutelë Klubin e shqiptarëve aty, dhe ky, i kamufluar si gazetar, angazhohej pro konsullatës.” Ibrahim Kelmendi sakaq konstaton se, “ai ndonjëherë ishte më brutal se vet konsulli jugosllavë”! | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Sun May 04, 2008 8:40 pm | |
| Më shumë se në intervistë, I.Kelmendi, aktivitetin e korrespodentit Jusuf Buxhovi e sqaron në librin e tij “Atentatet” http://www.beepworld.de/memberdateien/members/pashtriku/Gervalla/Ikelmendi/atentateteballina.jpg
. Në faqen 159 të këtij libri ai për Jusuf Buxhovin shkruan (po citoi): ”Sa për ilustrim po sjell shembullin e korrespodentit të gazetës “Rilindja”. Ky farë korrespodenti qe më brutal se ata të përfaqësuesit jugosllavë. Konkretisht, ai këmbëngulte që në emërtim të Klubit të mos përmendej cilësimi punëtorë “shqiptarë”, por “jugosllavë”. Kërkonte që Klubi atje të quhej “Klubi i punëtorëve jugosllavë”, siç po quhej Klubi “Rilindja” në Mynhen, “Përparimi” në Bruksel dhe ndonjë klub i ngjashëm.”- përfundon citati.
Në intervistën dhënë të përditshmes “Expres” Ibrahim Kelmendi shpërfaq edhe një moment shumë interesant lidhur me korrespodentin e “Rilindjes” Jusuf Buxhovi, që ka të bëjë me burgosjen e Hysen Gegës, një nga bashkëveprimtarët e Jusuf Gërvallës, i cili në librin e tij “Atentatet” është personazhi me pseudonimin “Vasili”.
Hysen Gega (Vasili), pasi kishte shkuar për t´i kaluar pushimet nga Gjermania në Kosovë, në 31 dhjetor 1980 arrestohet nga UDB-a.
Kelmendi lidhur me arrestimin e Hysen Gegës saktëson (po citoi): ”...kur Vasilin( Lexo - Hysen Gegën) e arrestuan në Kosovë, gazetarin në fjalë (Lexo - Jusuf Buxhovin) e sjellin nga Gjermania për ta marrë në pyetje gjatë procesit hetues, meqë duhet të jetë vlerësuar si njohës më i mirë i veprimtarisë sonë në Perëndim.”- përfundon citati. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Sun May 04, 2008 8:41 pm | |
| Si e mori në pyetje Hysen Gegën, udbashi Jusuf Buxhovi në
ambientet e UDB-së, në janar 1981?!
Këtë pohim të Ibrahim Kelmendit, më së miri e sqaron vetë ish i burgosuri Hysen Gega, në një intervistë me titull ”Asgjë nuk harrohet” të publikuar fillimisht në gazetën “ZiK” e pastaj është botuar edhe në librin “Terror, dhimbje, qëndresë”, të autorit Faridin Tafallari në faqet 342-344.
Hysen Gega
http://pashtriku.beepworld.de/files/Rugova_2008/Foto/hysen_gega.jpg në këtë intervistë shpërfaq gjithanshëm rrethanat e marrjes së tij në pyetje nga Jusuf Buxhovi etj., http://pashtriku.beepworld.de/files/Rugova_2008/Foto/jusuf_buxhovi.jpg
në zyrat e sigurimit shtetëror - UDB në Prishtinë. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Sun May 04, 2008 8:41 pm | |
| Në pyetjen e gazetarit të njohur B.Elshani: ”Hysen, a të kujtohet se kur je arrestuar me t´u kthyer prej Gjermanisë dhe kush të ka marrë në pyetje pas arrestimit?” Hysen Gega përgjigjet: “Posi. Po ato janë gjëra që nuk harrohen. Më kanë arrestuar më 31 dhjetor 1980 në orët e hershme të mëngjesit, diku kah ora 5 - 6 sapo kishte filluar pakëz të zdritej. Hetimet e mija kanë zgjatur rreth 6 muaj. Pothuajse gjatë gjithë kohës së hetimeve më kanë marrë në pyetje Mehmet Lumi dhe Lorenc Selmani. Kah fundi i hetimeve më ka marrë në pyetje edhe Adem Ibrahimi. Por në fillim të janarit 1981, data e saktë nuk më kujtohet, po ashtu më ka marrë në pyetje edhe Jusuf Buxhovi. Kështu ma kanë prezentuar atë. Për Jusuf Buxhovin kisha dëgjuar më parë se ishte korrespodent i „Rilindjes“ në Bon, por nuk e kisha parë kurrë me sy. Për herë të parë e kam parë aty, në lokalet e Sekretariatit në Prishtinë.”
Në pyetjen vijuese: ”Sa herë e ke parë gjithësejt Jusuf Buxhovin në jetën tënde?”, Hysen Gega saktëson: “Dy herë. Një herë në fillim të janarit 1981 kur më ka marrë në pyetje dhe një herë tjetët në fillim të vitit 1991 në Lokalet e lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë.”
Ndërkaq në pyetjet, lidhur me sjelljet e z.Buxhovi gjatë hetimeve dhe për çka interesohej më së shumti të dinte, Hysen Gega thotë: ”Qëllimi i tij ishte që unë të pendohem për aq sa kisha bërë. Më thoshte se më kishte përcjellur atje (në Gjermani – vërejtja ime) dhe se i dinte të gjitha gjërat. M´i përmendi disa lokale, por për fat në ato lokale unë s´kisha qenë kurrë. Në këtë mënyrë bile ai më ndihmonte, ma bënte me dije se s´dinte, se dinte fort pak ose fare lidhur me çështjen time. Më bënte presion psikik. M´i ofendonte shokët, vëllezërit Gërvalla … me sharje nëne e me fjalë të cilat as me laps nuk shkruhen”. Në fund Hysen Gega, sqaron edhe një ofertë të udbashëve për vrasjen - likuidimin e vëllezërve Gërvalla …!
Lexoni të plotë intervistën e Hysen Gegës: http://pashtriku.beepworld.de/files/Rugova_2008/flet_hysen_gega_per_j.buxhovin.htm
“Asgjë nuk harrohet”
VIJON. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Thu May 08, 2008 6:24 pm | |
| Analiza politike - historike
Realpolitika e Ibrahim Rugovës
( 4 ) Dr.Ibrahim Rugova, meqë ishte kryetar i shumëfisht i “organeve përgjegjëse të Republikës së Kosovës” pa hezitim dhe zëshëm them se, ai është përgjegjësi kryesor politik “i alternativës shqiptare”, për burgosjen e tretë të Mr.Ukshin Hotit, për të cilin tashmë nëntë vjet, (qysh nga 16 maji 1999), kur u “lirua” nga burgu i Dubravës, nuk dihet asgjë për fatin dhe vendndodhjen e tij.
* * *
A ishin: Agim Zatriqi, Azem Vllasi dhe Ibrahim Rugova përgjegjës për burgosjen e parë dhe të tretë
të Mr. Ukshin Hotit?! | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Thu May 08, 2008 6:25 pm | |
| Shkruan: Sheradin BERISHA / 04. 05. 2008 · Trionomi: Agim Zatriqi, Azem Vllasi dhe Ibrahim Rugova Pas demonstratave të mars - prillit 1981 regjimi komunist jugosllav ndërmori një fushatë të gjerë arrestimesh e burgosjesh ndaj organizatorëve të demonstratave si dhe në të njejtën kohë filloi diferencimin ideo-politik në të gjitha institucionet publike e me theks të veçantë në institucionet shkencore - akademike të Kosovës. Dhe, në shënjestër të këtij diferencimi gjithpërfshirës ishin padyshim dy institucionet më të rëndësishme: Instituti Albanologjik dhe Universiteti i Prishtinës. · Pamje nga demonstratat e pranverës së viti 1981: kliko 1 http://www.beepworld.de/memberdateien/members/pashtriku/Fotodemo.1981/dyfotodemos1981.jpg - 3 Prandaj, jo rastësisht KQ i LKJ-së dhe strukturat tjera pushtetore të këtij regjimi në Kosovë, Institutin Albanologjik dhe veçanërisht Universitetin e Prishtinës e quajtën si “Bastion të nacionalizmit dhe seperatizmit shqiptar”. Derisa në Institutin Albanologjik në krye të komisionit për diferencim, të të gjithë intelektualëve shqiptarë që kishin dalë në mbrojtje të demonstratave studentore dhe të kërkesës “Kosova Republikë”, ishte emruar Sekretari i OTH të LKJ-së në këtë institut Ibrahim Rugova, http://cache.eb.com/eb/image?id=98374&rendTypeId=4 Komiteti Krahinor, për mbikëqyrjen dhe diferencimin e profesorëve në Universitetin e Prishtinës kishte autorizuar: Azem Vllasin, http://www.beepworld.de/memberdateien/members/pashtriku/Fotodemo.1981/AzemVllasi/tito-azeminev.1974.jpg Agim Zatriqin dhe Hajredin Hoxhën, kështu thotë Shemsi Reçica në një intervistë dhënë të përditshmes “Epoka e Re” në mars të vitit 2006. Shemsi Reçica, atëkohë ishte ligjerues në Katedrën e Filozofisë dhe të Sociologjisë pranë Fakultetit Filozofik të UP-së. Fillimisht kërkesat e studentëve janë përkrahur, me ndonjë përjashtim, nga të gjithë profesorët, gjatë bisedave të lira në grupe. Në ndërkohë UP - ja, përfshirë edhe Fakultetin Filozofik, u vërshua me punëtorë të sigurimit dhe aktivistë të LKJ-së dhe, në mbledhje të njëpasnjëshme, kërkohej nga ne, profesorët, që t’i pranonim vlerësimet e Komitetit Qendror të Jugosllavisë për demonstratat dhe t’i gjykonim demonstratat dhe kërkesat e tyre.”- thotë Prof.Shemsi Reçica . http://pashtriku.beepworld.de/files/Rugova_2008/Foto/shemsi_recica.jpg Në këtë situatë ka ndryshuar qëndrimi i shumicës së profesorëve, për shkak të presionit mbi ta, nga ana e inspektorëve të UDB-së dhe aktivistëve të KK të LKJ-së dhe në fund kanë mbetur vetëm pesë profesorë që nuk i pranuan vlerësimet e KQ të LKJ-së se demonstratat kanë qenë armiqësore, nacionaliste – separatise, kundërrevolucionare etj., e ata ishin: Ukshin Hoti, Halil Alidemaj, Muhamet Tërnava, Shaqir Shaqiri dhe Shemsi Reçica. Shemsi Reçicës i kujtohet mirë mbledhja e mbajtur në 19 nëntor 1981 në Fakultetin Filozofik dhe diskutimi i argumentuar i Mr. Ukshin Hotit që Kosova duhet të jetë Republikë. “Kur kemi mbajtur mbledhje në Fakultetin Filozofik, kanë qenë të pranishëm Azem Vllasi, Agim Zatriqi, Hajredin Hoxha, etj. Aty ka pasur edhe kërcënime, sharje, edhe me nanë kanë sharë ata ish funksionarë duke thënë se “këtu e kanë çerdhen demonstratat”- kujton z.Reçica. Ish ligjeruesit në Katedrën e Filozofisë dhe të Sociologjisë, i kujtohen mirë veprimet antikombëtare të anëtarëve të Komitetit: Zatriqi, Vllasi e Hoxha në këtë mbledhje si dhe diskutimi i guximshëm i Prof.Ukshin Hotit në mbrojtje të studentëve dhe të kërkesës që Kosova të jetë Republikë. „Pasi i gjykuan demonstratat, ata kërkuan fjalën e profesorëve, por rreth 20 minuta askush nga profesorët nuk e merrte fjalën. Ishin para një dileme të madhe. Kishin frikë, sepse diheshin pasojat. Pas atyre që i dënuan demonstratat fjalën e mori Ukshin Hoti, i cili tha: “Ne duhet të diskutojmë hapur për kërkesat e studentëve tanë” dhe vazhdoi diskutimin e tij. Midis të tjerave tha tekstualisht, fjalë për fjalë: “ Sa e di unë, në Jugosllavi, jo vetëm që nuk është zgjidhur në praktikë çështja shqiptare, por as teorikisht nuk është zgjidhur kjo çështje si duhet”, dhe filloi që këtë konstatim ta argumentojë nga pikëpamja e tij, nga shkencat politike. “Të gjithat shkrimet që janë botuar për çështjen kombëtare, tha ai, edhe ato nga pikëpamja juridike, edhe kushtetuta nuk e kanë zgjidhur as teorikisht çështjen shqiptare në Jugosllavi” dhe vazhdoi: “Unë mendoj që kjo është kërkesë e arsyeshme, e drejtë...”, dhe me një tonë të lartë përfundoi: “ Kosova duhet të jetë Republikë dhe ne duhet ta përkrahim Republikën”. Gjatë diskutimit të Ukshinit, kujton Reçica, aktivistët e komitetit Azem Vllasi e Agim Zatriqi mbanin shenime dhe e kundërshtuan fjalimin e tij. “Më kujtohet sidomos Agim Zatriqi, të cilit, në atë qetësi të hekurt që u krijua pas fjalës së Ukshin Hotit, i kërcitnin dhëmbët nga shtrëngimi i nofullave. Pas përfundimit të mbledhjes, neve na arrestuan.”- përfundon Shemsi Reçica. Dhe vërtet ndodhi arrestimi dhe burgosja e Ukshin Hotit, Halil Alidemajt, Shemsi Reçicës, Ekrem Kryeziut etj, të cilët u denuan si “Grup i intelektualëve”. Pas tetë muajve sa zgjati procesi i hetuesisë, u ngrit aktakuza PP. nr. 281/81, datë 31. V. 1982, Gjykata e Qarkut në Prishtinë, ngriti një trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Isak Nishevci, Ismet Emra e të tjerë, dhe në procesin gjyqësor të mbajtur më 21 korrik 1982 „në emër të popullit“ u denuan këta intelektualë: - Halil Alidemaj me 11 vjet burg të rëndë; - Ukshin Hoti me 9 vjet burg të rëndë; - Ekrem Kryeziu me 8 vjet burg të rëndë; - Mentor Kaçi me 7 vjet burg të rëndë; - Halil Ratkoceri me 3 vjet burg të rëndë; - Ali Kryeziu me 5 vjet burg të rëndë; - Nezir Haliti me 2 vjet burg të rëndë; - Shemsi Reçica me 7 vjet burg të rëndë; dhe - Muharrem Fetiu me gjashtë muaj burg të rëndë. Foto: Pamje nga gjykimi i grupit të intelektualëve, më 21 korrik 1982 http://www.beepworld.de/memberdateien/members/pashtriku/Ukshinhoti/u.hotinegjyq.jpg Trupi gjykues, duke u bazuar paraprakisht në gjykimin politikë që ia kishin bërë këtij grupi intelektualësh, soji i keq Vllasi, Zatriqi, Hoxha etj., në aktgjykim ka konstatuar se ata kanë kryer vepruar “...vepra penale të drejtuara në rrëzimin e pushtetit të klasës punëtore dhe të punonjësve, thyerjen e “vëllazërim-bashkimit”, prishjen e barazisë së kombeve e të kombësive dhe ndryshimin antikushtetues të rregullimit federativ të RSFJ-së...” (!!!) sllogane këto që përsëriteshin në të gjitha aktakuzat dhe aktgjykimet e grupeve që dënoheshin asokohe. http://www.beepworld.de/memberdateien/members/pashtriku/Ukshinhoti/u.hotinegjyq.jpg | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Thu May 08, 2008 6:25 pm | |
| Duke u bazuar në të dhënat e mësipërme del se përgjegjësit kryesor politik për linqimin dhe burgosjen e Mr.Ukshin Hotit dhe të tjerëve, në vitin 198, ishin: http://www.beepworld.de/memberdateien/members/pashtriku/Ukshinhoti/bisedemeUkshinin/ukwshininemesinepopullit.jpg
- Azem Vllasi njëri nga ish-funksionarët më të lartë komunist të kohës,
- Agim Zatriqi njëri nga bashkëpunëtorët e UDB-së gjatë punës së tij në RTP, dhe anëtar i Komitetit Krahinor të LKJ-së ( Lexo këtu tekstin ku: Agim Zatriqi me sojin e tij Buxhovi, Hamiti, Kraja, Gunga, Aliu etj.,
http://pashtriku.beepworld.de/files/Rugova_2008/Foto/kopjaelibrittecegranit.jpg
ishin vënë falas në shërbim të UDB-së ). Agim Zatriqi aktualisht është drejtor i përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës (RTK-së), qysh nga themelimi i këtij mediumi “100% i varur” nga UNMIK-u dhe institucionet vendore (!!!) dhe
- Hajredin Hoxha, i cili ka ikur nga kjo botë me faqe të zezë.
Pas daljes nga burgu, Mr.Ukshin Hoti kthehet në fshatin e tij të lindjes në Krushë të Madhe dhe rrethanat e kohës, atë e detyrojnë të izolohet në atë mënyrë që të mos mund të ndikojë në rrjedhat politike në Kosovë… Për nëntë vjet rresht (1985 – 1994) ndaj Mr.Ukshin Hotit, siç e thotë vet Ukshini, - është përdorur një ostracizëm … nga “elita intelektuale” shqiptare pro-titiste, e cila decenie me radhë ishte në shërbim të regjimit komunist dhe kundër intelektualëve atdhetarë që përpiqeshin të çliroheshin nga thundra e egër jugo(serbo)sllave.
Në kapërcyellin e viteve të 90-ta Mr.Ukshin Hoti ishte mjaftë aktiv në sensibilizimin e çështjes Kombëtare në përgjithësi dhe atë të Kosovës në veçanti, përmes shkrimeve të tija shkencore - politike, që botoheshin në revistat e kohës ”Alternativa”, “Demokracia Autentike” etj. Mr.Ukshin Hoti në aspektin politik, fillimisht do të angazhohet në Degën e LDK-së në / http://www.beepworld.de/memberdateien/members/pashtriku/Ukshinhoti/bisedemeUkshinin/ukwshininemesinepopullit.jpg
Rahovec, mirëpo për shkak të injorimit që i bëhet atij nga Kryetari i LDK-së Ibrahim Rugova, vendos të tërhiqet nga kjo parti për të gjetur forma tjera të angazhimit politik. Në vitet 1991 - 94 Ukshini merrë pjesë në shumë takime e tryeza të mbajtura në qytete, fshatra, UP etj., ( shiko një foto këtu ) dhe në disa simpoziume me karakter gjithëkombëtarë që u mbajtën në Shkup, Tetovë…, dhe aty i elaboron bindshëm tezat e tij tashmë të njohura politike, duke shtuar edhe një fakt me rëndësi, se në rrethanat e reja ballkanike, kur nuk ekzistonte tashmë shteti federativ siç ishte Jugosllavia, opcioni i vetëm rreth të cilit do të duhej të koncentroheshin Shqiptarët ishte bashkimi i gjithë kombit Shqiptar në Ballkan në një shtet të vetëm. Ky bashkim sipas Ukshinit, do të duhej bërë në mënyrë demokratike dhe paqësore, sepse do të ishte në interes të të gjithë rajonit.
· Foto: historike e figurës emblematike Mr.Ukshin Hoti
http://www.beepworld.de/memberdateien/members/pashtriku/Ukshinhoti/ukshinifjalimikorrik1991perdeshmoret.jpg
Meqenëse atëkohë këto teza të Ukshinit, i përfaqësonte edhe një parti legale në Kosovë, Partia e Unitetit Kombëtar të Shqiptarëve(UNIKOMB-i) atëherë me propozimin e kreut të kësaj partie Mr.Ukshin Hoti pranon të bëhet Kryetar i saj. Pa humbur kohë ai harton një deklaratë politike të UNIKOMB-it, me të cilën do t´i bëhej me dije opinionit Shqiptar dhe atij ndërkombëtar, për aktivizimin, freskimin, rigjallërimin dhe luftën politike të kësaj partie për bashkimin e kombit në një shtet të vetëm në Ballkan. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Thu May 08, 2008 6:26 pm | |
| · Lexo të plotë: Deklaratën politike
http://pashtriku.beepworld.de/files/Ukshinhoti/libri/mr.ukshinhoti_deklarata_politike_e_unikombit_maj1994_4.5.08.htm
Mirëpo, çka ndodhi ?
Pikërisht, në kohën kur politikani dhe filozofi i shquar Ukshin Hoti po bëhej gati ta merrte në dorë timonin e kësaj partie, më 14 maj 1994 gjatë rrugëtimit nga Prizreni për në Prishtinë arrestohet nga policia serbe, e cila, siç do të merret vesh më vonë, kishte qenë në dijeni të plotë për aktivitetin e tij gjatë atyre ditëve.
Pas katër muaj e gjysëm hetimesh, saktësisht më 28 shtator 1994, në Gjyqin e Qarkut në Prizren - Mr.Ukshin Hoti, në bazë të aktgjykimit K.br.28/94 datë 28.IX.1994, dënohet me 5 vjet burg të rëndë. Dhe, si për çudi, po të lexohet me kujdes aktgjykimi, duket qartë, se gjyqtarja Nada Haxhi-Periq këtë dënim e ka mbështetur kryesisht në pohimet e fjalës mbrojtëse të Mr.Ukshin Hotit, se sa në provat materiale që i ka përdorur trupi gjykues gjatë këtij procesi të montuar politik. Prej gjashtë faqesh e gjysëm sa ka aktgjykimi, tri faqe i ka vetëm nga fjala mbrojtëse.
· Lexo të plotë: Fjalën e mbrojtjes së Mr. Ukshin Hotit
http://www.beepworld.de/members/pashtriku/ukshinhoti1.htm
Është interesant të thuhet se, Mr.Ukshin Hoti në fjalën e tij të mbrojtjes, para gjyqit serbë, deklaron hapur se kush e ka arrestuar-burgosur dhe cili ishte shkaku i vërtet i mbajtjes së këtij gjykimi ndaj tij.
Ai, me këtë rast ka thënë: “Më ka arrestuar policia e Republikës së Serbisë, ndoshta me kërkesën e një pjese të alternativës shqiptare të Republikës së Kosovës. Shkaku i drejtpërdrejtë i këtij arrestimi sigurisht ka qenë frika iracionale e kësaj pjese të alternativës shqiptare se me shkuarjen time në Prishtinë në krye të UNIKOMB-it pas 9 vitesh të ostracizmit dhe të izolimit, do të çrregullohej baraspesha e forcave politike dhe do të krijohej një gjendje e paparashikueshme dhe e pakontrollueshme. Ky edhe është shkaku i vërtetë i mbajtjes së këtij gjykimi për të cilin personalisht kam besuar se nuk do të ndodhte. Besoj gjithashtu se gjykimi po mbahet me pajtimin e ndërsjellë të dy republikave ose të organeve të tyre përgjegjëse kompetente, gjersa shkaqet juridike që i përmban aktakuza s'mund të qëndrojnë absolutisht …" - përfundon citati.
E kreu i asaj pjese të “alternativeës shqiptare” për të cilën ka deklaruar Mr. Ukshin Hoti në mbrojtjen e tij, ishte padyshim Dr. Ibrahim Rugova.
Dr. Ibrahim Rugova në kohën e arrestimit dhe mbajtjes së procesit gjyqësor kundër Mr. Ukshin Hotit, në Prizren, ishte kryetar i “alternativës shqiptare” gjegjësisht ishte kryetar i disa “organeve me përgjegjësi politike”, përmes të cilave ka vënë nën kontroll gjithë aktivitetin e partive politike shqiptare në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare në Maqedoni, në Mal të Zi e në Kosovën Lindore (Luginë të Preshevës).
Sa për ilustrim, Dr. Ibrahim Rugova ishte:
- Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës;
- Kryetar i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës;
- Kryetar i Republikës së Kosovës;
- Kryetar i Këshillit Koordinues të Partive Politike Shqiptare në Kosovë;
- Kryetar i Këshillit Koordinues të Partive Politike Shqiptare në ish-Jugosllavi dhe
- Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës.
Prandaj, Dr. Ibrahim Rugova, meqë ishte kryetar i shumëfisht i “organeve përgjegjëse të Republikës së Kosovës” pa hezitim dhe zëshëm them se, ai është përgjegjësi kryesor politik “i alternativës shqiptare”, për burgosjen e tretë të Mr.Ukshin Hotit, për të cilin tashmë nëntë vjet, (qysh nga 16 maji 1999), kur u “lirua” nga burgu i Dubravës, nuk dihet asgjë për fatin dhe vendndodhjen e tij. burgu i Dubravës http://www.beepworld.de/memberdateien/members/pashtriku/Ukshinhoti/bisedemeUkshinin/burguidubraves1.jpg | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Thu May 08, 2008 6:27 pm | |
| Analiza politike - historike
Realpolitika e Ibrahim Rugovës
( 5 )
Përmbajtja
- Konsultimet e Jusuf Buxhovit me “klanin e vjetër politik”
- Kush janë politikanët e “klanit të vjetër politik” që morën pjesë në themelimin e LDK-së?!
- A ishte Jusuf Buxhovi përpilues i programit të LDK-së?!
- Çfarë përmbajtje kishte Programi i Lidhjes Demokratike të Kosovës?!
- Cilat janë ngjashmëritë e LDK-së me Lidhjen Komuniste të Kosovës ?! | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Thu May 08, 2008 6:28 pm | |
| Kush janë politikanët e “klanit të vjetër politik” që
morën pjesë në themelimin e LDK-së?!
Shkruan: Sheradin BERISHA / 07. 05. 2008 http://pashtriku.beepworld.de/files/sheradin_berisha_.jpg
Konsultimet e Jusuf Buxhovit me “klanin e vjetër politik”
Sipas dëshmive të bëra publike, promotor i angazhimeve për themelimin e LDK-së ishte Jusuf Buxhovi, i cili jo rastësisht është bërë edhe koordinator i Këshillit nismëtar. “Buxhovi ishte energjik dhe më i shkathtë në punë të komunikimit dhe kristalizimit të idesë” – thotë bashkëthemeluesi i LDK-së, Mehmet Kraja në librin e tij “Vite të humbura”, botuar më 1995 në Tiranë, fq.166.
· Foto: Mehmet Kraja, Bashkëthemelues i LDK-së http://gazetajava.com/artman/uploads/mehmet_kraja_001.jpg
Kur bëhet fjalë për hartimin e programit dhe emërtimin e partisë si “Lidhja Demokratike e Kosovës“, z.Kraja, sërish spikatë emrin e Jusuf Buxhovit. “Tashi nuk e them dot se e kujt ishte ideja që partia të quhej “Lidhje”, e ndonjërit prej nesh, apo e atyre me të cilët Buxhovi konsultohej vazhdimisht, por e di se asnjërit nuk na pëlqente kjo “lidhje” për shkak të asociacionit që krijonte me Lidhjen Komuniste. Sido që të ishte, ashtu sikundër ishim marrë vesh dy - tri ditë para mbajtjes së Kuvendit Themelues, Buxhovi solli programin dhe statutin. Që në fjalinë e parë e hetova se programi nuk ishte shkruar nga Buxhovi dhe as nga ndonjë “ekip” më i gjerë, por nga një person “pa emër” që i takon klanit të vjetër politik, autonomist, dhe i cili, nga prapaskena edhe sot e kësaj dite tërheq shumë hapa politikë në Kosovë. Programi ishte i mbushur me fraza politike, me periudha të gjata e konfuze, pra, një tekst i shkruar pa sintaksë shqip dhe pa mendim të qartë politik”. - kështu shkruan Mehmet Kraja në “Vite të humbura” faqe 167.
· Foto: Jusuf Buxhovi, Koordinatori Këshillit Nismëtar të LDK-së http://pashtriku.beepworld.de/files/Rugova_2008/Foto/jusuf_buxhovi.jpg
Mehmet Kraja, siç vihet në pah, shpërfaq aktivitetin e Buxhovit në këtë drejtim, por nuk i sipërfaqëson aktorët kryesor të “klanit të vjetër politik” komunist në prapaskenë, me të cilët Jusuf Buxhovi…konsultohej vazhdimisht. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Thu May 08, 2008 6:28 pm | |
| Kush janë politikanët e “klanit të vjetër politik” të cilët
morën pjesë në themelimin e LDK-së?!
Zyrtarisht është thënë se: “Iniciativa për themelimin e një partie që do të pagëzohet Lidhja Demokratike e Kosovës, doli nga shkrimtarët Jusuf Buxhovi, Ibrahim Berisha, Mehmet Kraja dhe Xhemail Mustafa ( të gjithë gazetarë të Rilindjes – vërejtja ime)”, ndërsa Mehmet Kraja, Koordinatorin e Këshillit nismëtar të LDK-së z. Jusuf Buxhovi, e paraqet si person që ka pas konsultime të vazhdueshme me njerëz të tjerë, edhe nga radhët e regjimit komunist që ishte akoma në fuqi.
Opinioni publik shumë pak e din, por përfaqësuesit e “elitës intelektuale” gjegjësisht “nismëtarët” publik për themelimin e LDK-së, e din shumë mirë, se inicuesit e vërtet (në prapaskenë) për themelimin e LDK-së si një “parti alternative” nga LKJ-ja ( e cila askohe po i numronte muajt e fundit deri në shpërbërje), ishin pikërisht zyrtarët e Komitetit Krahinor të LK të Kosovës: Rrahman Morina, Kryetar i KK të LKK-së *, Agim Mala, anëtar i Kryesisë së KK të LKK-së dhe drejtor i RTP-së, etj.
· Foto: Agim Mala
· Rrahman Morina qysh në fillim të vitit 1989 pas “dorëheqjes” së Kaqusha Jasharit, duke qenë njeriu më i besuar i Sllobodan Millosheviqit emrohet Kryetari KK të LK të Kosovës, ndërsa karierën e tij e kishte nisur në Beograd si kuadër i sigurimit të shtetit. Ishte zëvendës i sekretarit Federativ të Punëve të Brendshme Franjo Hërleviqit. Pas demonstratave të pranverës së vitit 1981, Morina dërgohet në Kosovë po në pozitën e zëvendësit të Sekretarit të Sekretaritat Krahinor për Punë të Brendshme, Mehmet Maliqit, një kuadër i UDB-së që nga koha e Rankoviqit, dhe më vonë vihet në krye të këtij sekretariati.
· Foto: Binomi i deformuar Sllobodan Millosheviq – Rrahman Morina http://pashtriku.beepworld.de/files/Rugova_2008/Foto/millosheviq_rrahman_morina.jpg
Jusuf Buxhovi dhe buxhovët tjerë e din mirë, se Agim Mala (gjatë periudhës së formësimit të LDK-së si “parti alternative”) e luante rolin e ndërmjetësit, në mes të partisë në pushtet (LKJ) dhe atyre (elitës intelektuale) që po “lindnin” një parti të re, LDK-në.
Agim Mala, http://www.rtv21.tv/site/img/images/content/news/agim%20mala%20foto.jpg në një dokumentar televiziv të përgatitur nga Baton Haxhiu dhe Andi Bushati, krejt sipërfaqësisht flet për angazhimin e tij ( në prapaskenë) për themelimin e LDK-së dhe kontaktet që ka pas me “nismëtarët” publik të kësaj partie, prandaj i mbetet Jusuf Buxhovit dhe të tjerëve për ta sqaruar këtë çështje deri në fund.
A ishte Jusuf Buxhovi përpilues i programit të LDK-së?!
Me rastin e një vjetorit të vdekjes së Ibrahim Rugovës (Janar 2007) në një emision të natës (në Radi Kosovë) që e drejtonte gazetari Mentor Mripa, Jusuf Buxhovi, ka deklaruar se programin e Lidhjes Demokratike e ka hartuar vetë, ndërsa Mehmet Kraja duke pas parasysh se ky program “ishte i mbushur me fraza politike, me periudha të gjata e konfuze, pra, një tekst i shkruar pa sintaksë shqip dhe pa mendim të qartë politik” ka dyshuare se është shkruar nga Buxhovi dhe ka theksuar se, ky program është shkruar “nga një person “pa emër” që i takon klanit të vjetër politik, autonomist…”. Prandaj, duhet thenë shkurt e shqip se, programi dhe statuti i Lidhjes Demokratike të Kosovës është përpiluar diku në zyrat e Komitetit Krahinor të LK të Kosovës dhe si i tillë është miratuar unanimisht në kuvendin themelues të LDK-së më 23 dhjetor 1989.
· Foto: Pamja nga Kuvendi themelues i LDK-së , më 23.12.1989
http://pashtriku.beepworld.de/files/Rugova_2008/Foto/kuvendi_themelues_i_ldk_89.jpg | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Thu May 08, 2008 6:29 pm | |
| Çfarë përmbajtje kishte Programi i Lidhjes
Demokratike të Kosovës?!
Programi dhe statuti i LDK-së (si dy dokumente bazë - udhërrëfyese për politikëbërjen e saj) nuk dallonin shumë në përmbajtje nga platformat politike të KQ të LKJ-së, që hartoheshin deri në vitin 1989 për zhvillimet politike në Kosovë.
Për ta bërë të qartë esencën e programit të LDK-së, që u miratua pa asnjë kundërshtim në kuvendin themelues të saj, në vijim sjellë disa pjesë të programit:
Në Programin e LDK-së, ndër të tjera thuhet (po citoj):
- Jugosllavia, duhet kuptuar si interes i secilit, ngase ajo është themeluar me vullnetin e lirë të të gjithëve, edhe me vullnetin e popullatës së Kosovës dhe se për çdo rregullim të ri të federatës është e drejtë imanente që të vendosin lirisht edhe qytetarët e Kosovës.
- Lidhja Demokratike e Kosovës angazhohet për një Jugosllavi demokratike, federative, socialiste dhe për reformën e sistemit politik në këtë drejtim.
- Lidhja Demokratike e Kosovës angazhohet për zhvillimin e raporteve demokratike në federatë, duke e kuptuar atë si bashkësi të subjekteve të barabarta të republikave dhe të krahinave, si bashkësi të qytetarëve dhe të nacionaliteteve të barabarta. Pra, angazhohet për federatë moderne, e cila do të mundësojë barazinë e nacionaliteteve, të republikave dhe të krahinave, për sistemin parlamentar në bazë të së drejtës së votimit të lirë, të drejtpërdrejtë e të përgjithshëm, për Kuvend Federativ të përbërë nga Dhoma e Republikave dhe e Krahinave, si dhe nga Dhoma e Qytetarëve.
- Lidhja Demokratike e Kosovës është: “kundër manipulimeve nacionaliste e burokratike me çështjen kombëtare. Lidhja Demokratike e Kosovës përpiqet për barazinë e plotë të nacionaliteteve në Jugosllavi”. etj etj
· Lexoni të plotë: Programin e Lidhjes Demokratike të Kosovës http://pashtriku.beepworld.de/files/Rugova_2008/programiildk_23.xii.1989.htm
Siç vihet në dukje, LDK-ja dhe vetë Ibrahim Rugova si kryetar i saj që në Kuvendin themelues u zotua se do t'i kryente detyrat që dilnin nga Programi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku Jugosllavinë e konsideron si “shtëpi” të ndërtuar me vullnetin e lirë edhe “të popullatës së Kosovës”. Kosovën e cilëson si “krahinë”, “angazhohet për federatë moderne, e cila do të mundësojë barazinë e nacionaliteteve, të republikave dhe të krahinave” dhe se është kundër “manipulimeve nacionaliste me çështjen kombëtare”!
Se sa është i vërtetë ponimi, i definuar në programin e LDK-së, se “Jugosllavia është themeluar edhe me vullnetin e lirë të shqiptarëve”, këtë e dinë më së miri vetë shqiptarët, çfarë kanë përjetuar mbi kurrizin e tyre nga kjo “Jugosllavi demokratike”.
Që të mos zgjatemi më shumë në këtë drejtim, LDK-ja si e tillë, sipas ligjeve kushtetuese republikane e federative në fuqi u regjistrua në Beograd, ndërsa në vitin 2000 regjistrohet në Kosovë. Sipas deklarimit të Milazim Krasniqit ( njërit nga themeluesit e LDK-së) LDK-ja me këtë program( të pandryshuar) ka vepruar deri pas luftës në Kosovë (!!!) | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Thu May 08, 2008 6:29 pm | |
| Cilat janë ngjashmëritë e LDK-së me Lidhjen
Komuniste të Kosovës ?!
Siç vum në dukje Programi i LDK-së nuk dallon shumë nga platformat politike të LKJ-së, pra, janë shumë të ngjashëm. Për të shpërfaqur këtë fenomen po i referohemi Akademik Rexhep Qosjes. Qosja në një shkrim analitik: ”Ngjashmëria fatale”, shkruan:
”Ngjashmëria, thuhet në fjalorët gjuhësorë, është afria shumë e madhe e vetive të qenieve, sendeve, dukurive. Si të gjitha qeniet, sendet e dukuritë, ngjashmëri shumë të madhe mund të kenë edhe bashkimet politike e të tjera të njerëzve. Ngjashmëria shtrihet në hapësirë, por edhe në kohë. Këtu është fjala për ngjashmërinë e dy bashkimeve tona, që ka shtrirje në hapësirë dhe në kohë: për ngjashmërinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) me Lidhjen e Komunistëve të Kosovës (LKK).”
· Foto: Akademik Rexhep Qosja http://sq.wikipedia.org/wiki/Rexhep_Qosja
Akademik Qosja për ngjashmëritë në mes LDK-së dhe LKK-së thotë:
”LDK-ja është parti që LKK-në e ka trashëguar me çdo gjë: me anëtarët, me organizimin, me mentalitetin. LDK-ja është parti që në jetën politike dhe shoqërore të shqiptarëve në Kosovë sillet sot siç është sjellë LKK-ja dje.
LDK-ja është parti politike që ka strukturë organizuese shumë të ngjashme, gati të njëjtësuar me strukturën organizuese të LKK-së. LKK-ja kishte Kryesinë dhe Komitetin Krahinor të LKK-së; LDK-ja ka Kryesinë dhe Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së! LKK-ja kishte Lidhjen Socialiste të Popullit Punues të Kosovës si kryese të punëve të saj të infrastrukturës, në gjirin e së cilës vepronin edhe Lidhja e Rinisë, Lidhja e Grave, Lidhja e Sindikatave, Lidhja e Pensionistëve... Edhe LDK-ja e ka Lidhjen e saj Socialiste, në të cilën bëjnë pjesë Forumi i Grave, Forumi i Rinisë, mandej Partia Socialdemokrate (nr.2), Partia Shqiptare Demokristiane, Partia Popullore, Partia Liberale e Kosovës...!
LDK-ja bën politikë që, nga pikëpamja metodologjike, nuk ndryshon shumë, kur e kur nuk ndryshon fare, prej politikës së LKK-së! LKK-ja bënte politikë që mbështetej në një numër të vogël termash dhe togfjalëshash terminologjikë, sikundër janë bashkim-vëllazërimi, barazia e kombeve dhe e kombësive, vetëqeverisja socialiste, autonomia e Kosovës si element konstiutitiv i Federatës Jugosllave, politika e mosinkuadrimit! Edhe LDK-ja bën politikë që mbështetet në një numër të vogël të termave dhe të togfjalëshave terminologjikë siç janë: të drejtat njerëzore njësoj për të gjithë, demokracia, pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës, politika e faktorëve ndërkombëtarë.
Termat dhe togfjalëshat terminologjikë të LDK-së janë vetëm një anasjellë gjuhësore dhe kuptimore e termave dhe e togfjalëshave terminologjikë të LKK-së! LKK-ja thoshte se fati i Kosovës është në duart e Federatës jugsollave; LDK-ja thotë se fati i Kosovës është në duart e faktorëve ndërkombëtarë. LKK-ja betohej në politikën e mosinkuadrimit; LDK-ja betohet në politikën e faktorëve ndërkombëtarë! LKK-ja thoshte se kombësia shqiptare duhet të jetë urë bashkëpunimi me Shqipërinë si shtet amë; LDK-ja thotë se Kosova duhet të jetë neutrale karshi Serbisë dhe neutrale karshi Shqipërisë!
LKK-ja nuk i lejonte vetes të përzihej në punët e shqiptarëve në Maqedoni, në Mal të Zi dhe në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë - sepse për ta bëjnë kujdesin komunistët e atjeshëm shqiptarë, malazez e maqedonas; LDK-ja nuk përzihet në punët e shqiptarëve në Maqedoni e në Mal të Zi, madje as të shqiptarëve në Kosovën Lindore - sepse atje për ta kujdesen partitë e tyre dhe pushteti sovran maqedon, malazias dhe serb! LKK-ja kishte gazetat e saj; edhe LDK-ja ka gazetat e saj, në të cilat nuk shkruan se janë të sajat, që popullarizojnë politikën e saj, që gabimet e saj i shpallin mençuri, që dështimet e saj i shpallin suksese, që mashtrimet e saj i shpallin të vërteta!
LDK-ja është parti politike që ka një moral politik që nuk ndryshon prej moralit politik të LKK-së! Udhëheqja e LKK-së thoshte se është udhëheqëse e ligjshme e popullit shqiptar të Kosovës, madje e Kosovës si element konstituiv i Federatës jugosllave, por nën sovranitetin e Serbisë dhe të Jugosllavisë; edhe udhëheqja e LDK-së thotë se është udhëheqje e ligjshme e popullit shqiptar të Kosovës, madje e "Republikës së Kosovës", por nën pushtimin e Serbisë dhe të Jugosllavisë (Serbia dhe Mali i Zi)!
LKK-ja i dënonte të gjitha konceptet dhe të gjitha veprimet e tjera që nuk përputheshin me të sajat në lidhje me të drejtat e shqiptarëve dhe me fatin e Kosovës! Për këtë arsye, ajo i ka dënuar si armiqësore demonstratat e vitit 1968 dhe 1981! Edhe LDK-ja i dënon të palejueshme konceptet dhe veprimet e tjera që nuk përputhen me të sajat në lidhje me strategjinë për çlirimin e Kosovës dhe statusin e saj! Për këtë arsye, ajo është kujdesur t'i "komprometojë" të gjithë ata që kanë kërkuar që politikën e saj të nënshtrimit ta zëvendësojmë me lëvizje popullore vepruese;…
Në kohën e pushtetit të LKK-së, burgjet e Kosovës dhe të Serbisë ishin plotë të burgosur politikë shqiptarë; edhe në kohën e "pushtetit paralel" të LDK-së burgjet e Kosovës dhe të Serbisë janë përplot të burgosur politikë shqiptarë. Për këtë arsye "pushteti paralel" i LDK-së mund të quhet po aq "atdhetar" sa ishte "atdhetar" edhe pushteti i LKK-së! Udhëheqja e LKK-së vozitet në mercedesë shtetërorë; edhe udhëheqja e LDK-së vozitet në vetura të "Republikës së Kosovës", që nuk kushtojnë më pak se mercedesët e LKK-së!
LDK-ja është parti politike që edhe konceptin për zgjidhjen e çështjes së Kosovës e ka të ngjashëm, fatalisht të ngjashëm, me konceptin e LKK-së! LKK-ja, atëherë PKK-ja në fund të dhjetorit 1943 dhe në fillim të janarit 1944 është deklaruar për bashkim me Shqipërinë, por më vonë e ka pranuar bashkimin e Kosovës me Serbinë dhe me Jugosllavinë, përkatësisht statusin e Kosovës qark i Serbisë! Edhe LDK-ja, në fillim të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë është deklaruar për bashkim me Shqipërinë, por më vonë është pajtuar me shpalljen e Kosovës shtet sovran dhe i pavarur, përkatësisht republikë në kuadrin e Jugosllavisë!
LKK-ja e ka çuar Kosovën deri te autonomia e gjerë e vitit 1974; edhe LDK-ja e ka çuar Kosovën deri te premtimet e faktorëve ndërkombëtarë për një autonomi të gjerë (ç’është e vërteta deri aty Kosova ka qenë e çuar më parë) së cilës ende askush nuk ia di „gjerësinë“. Po të mos ishin futur në Kryesinë dhe në Këshillin e Përgjithshëm të saj edhe disa ish të burgosurë politikë, përfaqësuesit e „ligjshëm“ të popullit shqiptar të Kosovës sot pa dyshim se do të ishin në Parlamentin e Serbisë dhe të Jugosllavisë (Serbia dhe Mali i Zi).
LKK-ja ishte një parti e disiplinuar në ish-Jugosllavi; edhe LDK-ja është një parti e disiplinuar në Jugosllavinë e shkurtuar (Serbia dhe Mali i Zi)! Prej aspektit historik e shikuar, LKK-ja del parti e projektuar si mjet për paqësimin e Kosovës! Prej aspektit historik e shikuar, edhe LDK-ja del parti e lejuar, përkatësisht e projektuar, si mjet për paqësimin e Kosovës nën sovranitetin serb!
Prej shtjellimit të sipërthënë del, besoj qartë, se ngjashmëria mes LKK-së dhe LDK-së është rrënjësore, thelbore. Këto argumente nuk mund të fshehen, sepse nuk thuhet kot plagët që fshehen shumë vështirë shërohen! Prandaj, edhe të këqijat që fshihen shumë vështirë mënjanohen!
( Vijon ) | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Fri May 09, 2008 1:35 pm | |
| Siapas analizes sime Rugova mbetet tradhetar i gjithe kombit Shqiptar. | |
| | | Leka i Madh V.I.P
Numri i postimeve : 1368 Vendi : Dielli lind nga malet! Registration date : 02/09/2007
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Fri May 09, 2008 10:46 pm | |
| Analiza ime suma sumarum e nxjerr Rugoven si nje qyqar apo si kryeqyqar, themelues te Partise dhe mendesise se qyqarllekut shkretan. Medet medet qe patem kkeso njerzsh | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Mon May 12, 2008 1:08 am | |
| Pajtohem plotësisht me Lubotenin dhe Beton. biligoa faleminderit për materialin që postove në këtë temë. | |
| | | Tetovari Anëtar i ri
Numri i postimeve : 109 Registration date : 17/12/2007
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Mon May 12, 2008 1:18 am | |
| Rugova ka qen iniciator tredhetije,gjithe kohen je kushtoj treadhtine per kombin tone qe me vite duhet te perballoje kombi jone me tradhetin e tij.
Analiza ime eshte qe mos te ishte udheheq nga Rugova politika e atyre viteve sote mendoj se populli jone do te ishte shume me afer per bashkimin kombetar apo te bashkuar.
Rugova ishte ai qe vdiq shkoj nuk vizitoj Familjen e Jasharave,ku ka me tradhetar te madhe se sa Rugova,qe nuk paty kurajo te vizitoj apo nuk dashti kurre te vizitoje Kullat e Jasharave. | |
| | | Kosovarja Admin
Numri i postimeve : 4833 Age : 38 Vendi : Jashtokësore! Registration date : 14/08/2007
| | | | Musafir Vizitor
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Mon May 12, 2008 1:30 am | |
| Mendoni si të doni por ,unë nisem nga vetë vetja jo qka bëri aji?por qak bëra unë për Kombin dhe sejcili vepron me fuqin dhe mundsin e vetë të bëj atë që mendon se asht më mirë ? |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Mon May 12, 2008 2:28 am | |
| Së paku ti Deli nuk e ke dëmtuar kombin përderisa Rugova e ka dëmtuar. | |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Mon May 12, 2008 10:54 am | |
| Realpolitika e Ibrahim Rugovës ( 6 )
Përmbajtja
- Pse Rugova, LDK-në e quante Shoqatë politike - kulturore?! - Ibrahim Rugova ishte kundër protestave paqësore! - Beograd 1991 / Ibrahim Rugova diplomatit gjerman i thotë: „Ne duam të qëndrojmë brendapërbrenda shtetit serbë. Ne duam vetëm të na rikthehet autonomia…“ - A ka udhëtuar Rugova edhe herë të tjera në Beograd, gjatë viteve të 90-ta? - A ishte Ibrahim Rugova nismëtar i Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut, i Kushtetutës së Kaçanikut dhe i mbajtjes së Referendumit të vitit 1991?! * * * A ishte Ibrahim Rugova nismëtar i Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut, i Kushtetutës së Kaçanikut dhe i mbajtjes së Referendumit të vitit 1991?! Shkruan: Sheradin BERISHA / 10. 05. 2008 Pse Rugova, LDK-në e quante Shoqatë politike - kulturore dhe ishte kundër protestave paqësore?! Qysh në ditët e para, pas themelimit të LDK-së, kryetari Ibrahim Rugova, dëshmon qartë zotimin e vet se, do t'i kryej me përpikëri detyrat që dilnin nga Programi i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Më 30 dhjetor 1989, në një intervistë telefonike dhënë “Zërit të Amerikës”, z. Rugova ka deklaruar si vijon: “Ne para disa ditësh (23.12.1989-vërejtja ime) themeluam Lidhjen Demokratike të Kosovës. Kjo është momentalisht shoqatë politike dhe kulturore. Në të ardhmen do të shikojmë se, kur të legalizohen me ligj këtu në Jugosllavi këto çështje të pluralizmit politik, ajo edhe mund të jetë edhe parti politike, kulturore etj. Megjithatë, kjo është organizatë e Prishtinës, mandej do të formojë degët e saj edhe në qendrat e tjera të Kosovës dhe të Jugosllavisë. Anëtarë të Lidhjes mund të jenë pjesëtarë, që pranojnë programin tonë. Programi i Lidhjes është mjaftë i gjerë. Ai përfshin të gjitha problemet që rëndojnë në momentin e tanishëm në Kosovë dhe në Jugosllavi. Për shembull kemi programin për çështjet sociale, për punësimin dhe zhvillimin ekonomik, pastaj për lirinë e shtypit dhe të të drejtave të njeriut, të kulturës, pastaj për pastërtinë e mjedisit dhe për çështje të tjera që janë aktuale në Kosovë, si dhe, natyrisht, qëndrimet tona politike, siç janë ato për demokraci, për zgjedhje të lira, të drejtpërdrejta. Ne konsiderojmë se Jugosllavia duhet të jetë Federatë Demokratike e kombeve dhe e kombësive, që duhet të ketë organizimin shtetëror të republikave dhe krahinave, pra, edhe Kosova të ketë vendin e vetë të barabartë në federatën e Jugosllavisë.”- përfundon citati. Siç vihet në dukje, për Ibrahim Rugovën, LDK-ja fillimisht nuk ishte parti, por një shoqatë politike dhe kulturore, për të cilën thotë se, në të ardhmen me ligjet e Jugosllavisë mund të jetë edhe parti politike, kulturore etj (!!!) Për më tepër, kryetari Rugova, LDK-në, këtë shoqatë kulturore dhe politike, e cilëson si organizatë të Prishtinës, me synim të shtrirjes së saj jo vetëm në Kosovë, por edhe në qendrat tjera të Jugosllavisë, ashtu siç ishte e organizuar Lidhja Komuniste e Jugosllavisë, e cila në fillim të vitit 1990 ishte futur në fazën e shpërbërjes së saj. „Programi i Lidhjes është mjaftë i gjerë“ dhe „përfshin të gjitha problemet që rëndojnë në momentin e tanishëm në Kosovë dhe në Jugosllavi“, konstaton politikani realist Ibrahim Rugova. Ai, fillimisht ka vu në spikamë programin „për çështjet sociale, për punësimin dhe zhvillimin ekonomik“, pastaj „për lirinë e shtypit dhe të të drejtave të njeriut, të kulturës, për pastërtinë e mjedisit…“, ndërsa qëndrimi i tij politik, është „për demokraci, për zgjedhje të lira, të drejtpërdrejta“, pa e thënë qartë statusin politik të Kosovës. Në të vërtet, Ibrahimi, ishte për një federatë demokratike jugosllave të kombeve dhe kombësive, me një organizim shtetëror të republikave dhe krahinave…“, ashtu siç ishin të definuara në Kushtetutën e RFJ-së, atë të Republikës së Serbisë dhe në Kushtetutën e KSA të Kosovës. Pra, Ibrahim Rugova, edhe pas protestave gjithëpopullore të vitit 1988 - 1989 kur kërkohej avansimi i statusit politik të Kosovës, duket sheshazi se, Kosovën e konsideronte akoma si “krahinë”, ndërsa popullin shqiptar si „kombësi“. E, dihet mirëfilli se, me Kushtetutën në fuqi „kombësit“ trajtoheshin si pakica, përkundër faktit që shqiptarët ishin populli i tretë shumicë, pas serbëve dhe kroatëve! Ibrahim Rugova ishte kundër protestave paqësore!
Në kohën e kthesave të mëdha në Kosovë 1988-1990, populli shqiptar nëpërmjet demonstratave kundërshtoi pushtimin klasik të Kosovës nga Serbia, u zgjua i madh e i vogël në këmbë, jo për ta mbrojtur “autonominë e suprimuar” më 23 mars 1989, por për ta mbrojtur në radhë të parë dinjitetin e nëpërkëmbur kombëtar dhe avansimin e statusit të Kosovës në Republikë, qoftë edhe me sakrifikimin e jetës së tyre.
Derisa, në dimrin e acartë të vitit 1990, populli protestonte nëpër rrugët e Kosovës, kundër regjimit pushtues serbë të Millosheviqit, kryetari i LDK-së Ibrahim Rugova, doli kundër këtyre protestave. Kështu, më 31 janar 1990, nëpërmjet një deklarate të bërë në RTP (ku drejtor ishte Agim Mala), Ibrahim Rugova i bënte thirrje popullatës “që të hiqte dorë nga grumbullimet”, duke theksuar se: “Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e përkrah këtë formë të veprimit”.
Këto deklarata Ibrahim Rugova i përsëriste shpesh, shumë shpesh edhe në mediat e shkruara. Ai, madje përmes deklaratave i bënte thirrje popullit që të mos dalë në rrugë dhe t´i ndërpresin demonstratat, ndërsa shfajsonte veten dhe LDK-në se nuk janë organizatorë të demonstratave. P.sh. më 3 shkurt 1990 në gazetën “Vjesnik“ të Zagrebit, lidhur me demonstratat deklaron (po citoi): „Pas grumbullimeve dhe demonstratave të shqiptarëve përpara ndërtesës së Komitetit Krahinor, më 23 janar (1990), pasoi një ortek i vërtet dënimesh dhe diskreditimesh politike dhe të gjitha këto në fillim që alternativat, në radhë të parë LDK-ja, e cila ka më shumë anëtarë se sa Lidhja e Komunistëve të Kosovës, të eliminohet nga skena politike. Prandaj u bënë përpjekje që ta shpallin atë (LDK) si organizatore të këtyre demonstratave. Ne u përpoqëm, me anën e njoftimeve dhe thirrjeve, drejtuar opinionit publik, që qytetarët t´i ndërpresin demonstratat” (!!!)
Kjo nuk është as hera e parë as e fundit, që z.Rugova ishte kundër protestave të qeta dhe luante rolin e shuarjes së ndjenjës tek shqiptarët për t´u çliruar një herë e mirë nga sundimi shekullor serbë.
Ibrahim Rugova gjatë gjithë karierës së tij politike ka dëshmuar se është kundër organizimit të demonstratave paqësore, ndërsa ndiqte dhe propagandonte me fanatizëm një politikë krejtsisht pasive, madje shpesh herë në konferenca me gazetarë bënte thirrje, “për durim, që të mos tensionohet situata dhe të dalë nga kontrolli, sepse kemi ndërtuar tashmë një rend demokratik”, atë rend demokratik nën sundimin klasik të Kosovës nga regjimi policor-ushtarak i Millosheviqit (!!!)
Pra, kjo ishte realpolitika e Ibrahim Rugovës, e ndërtuar mbi bazën programit të LDK-së…
Beograd 1991 / Ibrahim Rugova diplomatit gjerman i thotë: „Ne duam të qëndrojmë brendapërbrenda shtetit serbë. Ne duam vetëm të na rikthehet autonomia…“ Ibrahim Rugova gjatë periudhës sa ishte shef i Institutit Albanologjik dhe sekretar i OTH të LKJ-së në këtë institut dhe së fundi Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës ( nga 1987), shpesh ka udhëtuar për në Beograd. Udhëtimin e fundit e ka bërë në verën e vitit 1988, në cilësin e kryetarit të SHSHK-së në kuadër të një takimi që u mbajt në Beograd, në mes të shkrimtarëve serbë e shqiptarë. Ka të dhëna që tregojnë se, Ibrahim Rugova edhe gjatë viteve të 90-ta ka udhëtuar për në Beograd, tani jo më në cilësinë intektualit- shkrimtarit, por në cilësinë e polikanit. Sipas një dokumenti të Bundestagut gjermanë, në vitin 1991 Kryetari i Ibrahim Rugova, gjatë qëndrimit në Beograd ( në kuadër të disa takimeve) ka pasur një takim të veçantë edhe me diplomatë gjermanë. Në pyetjen e diplomatit gjerman Leni Fischer, se: a mendoni, që dikur Kosova t´i bashkohet Shqipërisë, me kusht që situata e atëhershme në shqipëri të përmirësohet? Ibrahim Rugova përgjigjet:„ Jo, ne nuk mendojmë në përgjithësi për këtë. Ne duam të qëndrojmë brendapërbrenda shtetit serbë. Ne duam vetëm të na rikthehet autonomia. Ne duam, që të na respektojnë si njerëz dhe pakicë kombëtare. Ne duam që të na mundësohet ta flasim gjuhën tonë, të botojmë dhe lexojmë gazetat tona etj.“ Saktësisht në dokumentin origjinal të shkëputur nga libri zyrtar i Bundestagut gjermanë, lidhur me këtë takim thuhet si vijon: “Als wir im Jahre 1991 in Belgrad mit Herrn Rugova gesprochen haben, habe ich ihm die Frage gestellt:
Denken sie daran, irgendwann den Anschluß des Kosovo an Albanien zu fordern, vorausgesetzt daß - aus damaliger Sicht – sish die Situation in Albanien verbessert? - Das war vorübergehend ja der Fall, - Darauf hat er gesagt: „Nein, wir denken überhaupt nicht daran. Wir wollen innerhalb des serbischen Staatenverbundes bleiben.
(Beifall der Abg.Leni Fischer (Unna) (CDU/CSU)
-Wir wollen nur unsere Autonomie wiederhaben. Wir wollen als Menschen und als nationale Minderheit geachtet und respektiert werden. Wir wollen uns entfalten können, unsere Sprache sprechen dürfen, unsere Zeitungen drucken und lesen dürfen usw”.
(Citat i shkëputur nga libri zyrtar i Bundestagut gjerman-Deutscher Bundestag - 13. Wahlperiode - 200. Sitzung Bonn, Donnerstag, den 30 Oktober 1997, seite 18139)
· Lexo këtu: këtë dokument të shkëputur nga faqja zyrtare
· Shiko këtu: faqen e plotë të këtij dokumenti në origjinal
|
|
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Mon May 12, 2008 10:58 am | |
| Se kryetari LDK-së dhe përgjithësisht i „alternativës shqiptare“ Ibrahim Rugova, ishte kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, ky fakt nuk ishte i panjohur, por se kërkonte, që Kosovës t´i rikthehet autonomia dhe të mbetet në kuadër të shtetit serbë, për t´i gëzuar vetëm të drejtat si pakicë kombëtare etj., edhe pas shpalljes së deklaratës së „2 korrikut“ dhe Kushtetutës së Kaçanikut më 7 shtator 1990, këtë fakt asokohe shumë pakë shqiptarë e kanë ditur. A ka udhëtuar Rugova edhe herë të tjera në Beograd, gjatë viteve të 90-ta?! Kur bëhet fjalë për shkuarjen e Ibrahim Rugovës në Beograd (edhe pas 2 korrikut e 7 shtatorit 1990), s´mund të thuhet se ky ka qenë itinerari i tij i fundit në relacionin Prishtinë - Beograd. Tashmë dihet publikisht se Ibrahim Rugova më 15 maj 1998 është takuar me Sllobodan Millosheviqin në Beograd ( në rezidencën e tij në Beli Dvor), por ekzistojnë disa fakte tjera, që hedhin dritë për kontaktet e vazhdueshme të Ibrahim Rugovës me Beogradin. Për të dhënë një pasqyrim sipërfaqësor, me këtë rast po i referohem gazetës „Epoka e Re“. Në një shkrim të kësaj gazete me titull: “Rugova do të ketë telashe me faktet - Këto janë thënë në LDK…dhe janë bërë nga LDK“, thuhet (po citoi): “Mendon Rugova se nuk e dimë sa herë ka fjetur në shtëpinë e Millosheviqit? Mendon Rugova se shoqëruesit e tij (njëri i vrarë gjatë luftës, tjetri pas luftës, tjetri largë tij…) nuk kanë lënë asnjë gjurmë për vozitjet që ia bënin për në Beograd, ndërsa në Kurshumli ata mbeteshin e tutje vazhdonte rrugën me policinë serbe për Dedinje? Mos t´ia hajë mendja! Ne, dimë se është financuar nga Millosheviqi në aferën e telekomit serb. Paratë kanë përfunduar në Dardania Bankë, në fund.” ( Burimi: gazeta “Epoka e re”, E enjte 27 shkurt 2003, fq.11.) Ky informacion bën të kuptosh se Rugova ka pasur edh takime të tjera me Millosheviqin dhe implikime në afera të pista. Ndërsa lidhur me takimet sekrete në mes të palës serbe dhe asaj shqiptare, të organizuara nga binomi Millosheviq - Rugova në periudhën 1994 – 1997, dhe rreth aferës së telekomit serbo-italian, do të bëjmë fjalë në një kapitull të veçantë. A ishte Ibrahim Rugova nismëtar i Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut, i Kushtetutës së Kaçanikut dhe i mbajtjes së Referendumit të vitit 1991?! Me rastin e vdekjes së Ibrahim Rugovës, më 21 janar 2006, u mbajtën disa tubime përkujtimore dhe aty u ritheksuan shumë “merita” të tij. Ta zëmë, më 23 janar 2006 në një fjalim përmortor, nënkryetar i LDK-së Kolë Berisha, (që u transmetua drejtpërdrejt në RTK), ndër të tjera thotë: “Në këtë janar, Kosova humbi nismëtarin e Deklaratës Kushtetuese të njohur si Deklarata e 2 Korrikut (1990), të Kushtetutës së Kaçanikut, të referendumit për Pavarësinë e Kosovës, organizatorin e zgjedhjeve të para nacionale dhe presidenciale, shumëpartiake, akte këto që vunë bazën e fortë formale-juridike për ndërtimin e institucioneve të para të pavarura në Kosovë dhe shënon fillimin e fundit të një regjimi satrap të fundshekullit XX”.- përfundon citati. Sa janë të qëndrueshme këto konstatime të z.Berisha ? Po t’i referohemi librit të Mehmet Krajës “Vitet e humbura” (njërit nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Ibrahim Rugovës deri në vitin 1995, dhe pjesëmarrës në të gjitha aktivitetet e LDK-së, së fundi edhe “ambasador” në Zyrën e Kosovës në Tiranë (1994), del se Ibrahim Rugova dhe LDK-ja si parti, nuk kanë marrë pjesë në asnjë mënyrë, në hartimin e “Deklaratës së 2 Korrikut”, të “Kushtetutës së Kaçanikut”! e as në aktin e shpalljes së vendimit për mbajtjen e referendimit në shtator 1991! Ja se, çka shkruan M. Kraja Lidhur me këtë çështje: “Delegatët shqiptarë të Kuvendit të Kosovës shpallin Deklaratën Kushtetuese, teksti i së cilës është bërë i njohur që atëherë. Dy muaj më vonë, në një mbledhje të fshehtë në Kaçanik, po këta delegatë miratojnë Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe detyrohen të dalin në ekzil. Lidhja Demokratike e Kosovës mbështet edhe njërën edhe tjetrën. LDK-ja qëndron fuqimisht pas këtyre akteve. As njërin e as tjetrin nuk i ka hartuar vetë, nuk ka marrë pjesë në hartimin e tyre dhe vendimi për shpalljen e tyre, merret vesh, nuk është marrë nga LDK-ja. E di me saktësi se kryesia e LDK-së ishte e informuar pjesërisht për njërën dhe për tjetrën dhe as nuk mbajti mbledhje për këtë punë dhe as që kërkoi prej dikujt ndonjë shpjegim. Ajo kryesi, madje nuk shtroi as ndonjë pyetje të vetvetishme e as nuk bëri vërejtje, të cilat kishte arsye t´i bënte, sepse dihej që atëherë se pikërisht prej saj do të kërkohej t´i realizonte praktikisht dispozitat e po asaj Kushtetute, të miratuar pa dijen dhe pa vendimin e saj. ( Lexo: M.Kraja: “Vite të humbura”, faqe 230) Pra, LDK-ja nuk e shpiku as Deklaratën Kushtetuese dhe as Kushtetutën e Kaçanikut. - thotë Mehmet Kraja. Kjo besoj, nuk do koment tjetër! Ibrahim Rugova nuk ka marrë pjesë në asnjë mënyrë, as në hartimin e as në marrjen e vendimit për mbajtjen e referendumit në shtator të vitit 1991. Këtë fakt e sipërfaëson dukshëm vendimi i legjslaturës së vjetër i Kuvendit të Republikës së Kosovës (01Nr. Prishtinë, më 22 shtator 1991) që kryesohej nga Ilaz Ramajli. Në këtë vendim përcaktohet qartë edhe teksti i pyetjes së Referendumit lidhur me statusin politik të Kosovës. Në këtë vendim thuhet::
R E F E R E N D U M I
REPUBLIKA E KOSOVËS
Kuvendi i Republikës
01 Numër
Prishtinë, më 22 shtator 1991
Kuvendi i Republikës së Kosovës, në bazë të nenit 97 alineja 1 pika 8 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 22 shtator 1991, pas miratimit të Vendimit mbi mbajtjen e Referendumit në Kosovë,
P Ë R C A K T I M
Tekstin e pyetjes në Referendumin mbi Republikën e Kosovës si Shtet Sovran dhe i Pavarur, me të drejt të pjesëmarrjes konstituive në Lidhjen e shteteve - republikave sovrane (në Jugosllavi) mbi bazën e lirisë dhe të barazisë së plotë të republikave-shteteve në lidhjen e tyre.
Teksti i pyetjes që u përcaktua nga Kuvendi është përsa vijon:
NË BAZË TË DEKLARIMIT TUAJ TË LIRË, LUTENI QË TË PËRGJIGJENI (DUKE RRETHUAR FJALËN ”PO” OSE “JO”) SE A E PRANONI, SI VENDIM TË VULLNETIT TUAJ POLITIK, REZOLUTËN E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS MBI REPUBLIKËN E KOSOVËS SI SHTET SOVRAN DHE I PAVARUR, ME TË DREJT TË PJESEMARRJES KONSTITUIVE NË LIDHJEN E SHTETEVE-REPUBLIKAVE SOVRANE (NË JUGOSLLAVI )
PO ............................................... JO
KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS, Ilaz Ramajli, d.v
Lexo: vendimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, 22. 09. 1991
|
|
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Tue May 13, 2008 4:35 am | |
| Analiza politike - historike
Realpolitika e Ibrahim Rugovës
( 7 )
A e ka ditur Ibrahim Rugova rrugën që të çonte kah çlirimi i Kosovës dhe si e survejonte Zyra e LDK-së në Tiranë veprimtarinë ”terroriste” të UÇK-së në Shqipëri?!
politikën e vet paqësore, të mosveprimit e të ndejtjes rahat, e konsideronte si të paalternativë, dhe duket se nuk ka menduar asnjëherë seriozisht në përgatitjen e popullit për çlirim edhe në rrugë tjera. Në të vërtet ai gjatë kontakteve me personalitete të huaja ka marrë edhe mendime të prera se si mund të çlirohet Kosova nga Serbia. Ta zëmë, Kristina Fon Kohl, në librin e saj ”Ballkani faktor qëndrueshmërie apo pështjellimi në Evropë” shkruan: | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Tue May 13, 2008 4:36 am | |
| “Pothuajse menjëhere mbas shfuqizimit të së drejtës për autonomi, disa politikanë kosovarë, midis të cilëve dhe Ibrahim Rugova, kërkuan mendimin e ekspertit austriak të të drejtave të njeriut dhe të drejtës ndërkombëtare, Feliks Ermakora (Felix Ermacora). Ata donin të dinin se cilat ishin mundësitë në rrafshin e së drejtës ndërkombëtare për një përkrahje ndërkombëtare të "luftës" së tyre kundër pushtimit serb… Feliks Ermakora, pas një shoshitjeje të thelluar dhe shfletimit të materialeve të ndryshme, u përgjigj me keqardhje: ”Sa kohë që në Kosovë nuk do të derdhet gjaku, në rrafshin ndërkombëtar nuk do të angazhohet askush“ - përfundon citati. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Tue May 13, 2008 4:37 am | |
| · Lexo këtu më tepër për Felix Ermacora + Literaturë nga z.Felix
Dhe kështu ka ndodhur, sepse lufta e lavdishme e UÇK-së dhe gjaku i derdhur i mijëra dëshmorëve… futi në lëvizje diplomacinë ndërkombëtare dhe forcën veriatlantike të quajtur NATO…!
Nga kjo mund të kuptojmë se Ibrahim Rugova, qysh në fillim të karierës së tij politike, si shef i LDK-së dhe i “alternativës kosovare“ e ka ditur shumë mirë, se cila ishte rruga që të çonte kah çlirimi përfundimtar i Kosovës !
Çka u bisedua në Takimin e Luganos në mes Xhavit
Halitit dhe Ibrahim Rugovës ( 1991 ) ?!
Ndonëse realpolitika e Ibrahim Rugovës për “çlirimin” e Kosovës niste dhe përfundonte me konferencat e të premteve me gazetarë, kjo nënkuptonte padiskutueshëm edhe mosbashkëpunimin e Rugovës me të gjithë ata që ishin të gatshëm ta përgatisin popullin për luftë çlirimtare. Xhavit Haliti-Zeka, njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në një intervistë dhënë gazetës “Zëri i ditës”, kujton një takim që ka pasur me Ibrahim Rugovën në vitin 1991 në Lugano të Zvicrës, ku e ka njoftuar atë lidhur me përgatitjet që po bëhen për luftë të armatosur. Xhaviti thotë:
“Me Rugovën jemi takuar në Lugano. Kjo ishte një ndejë miqësore, në të cilën ishin të pranishëm edhe kryetarët e degëve të LDK-së. Dhe, të nesërmen, pas asaj darke shoqërore, kërkova të bisedonim veç me Rugovën. I sqarova atij se ne po përpiqemi që të bëjmë diç në këtë drejtim dhe e informova se jemi duke futur armatim në Kosovë”. Në vijim z. Haliti nënvizon: “Biseda ishte normale, pa tension, shumë miqësore. Në fund, Rugova më tha: ‘Unë nuk i futem kësaj veprimtarie. Unë s’mund t’ju pengoj, por mos i thoni kujt se jeni marrë vesh me mua, sepse unë nuk dua të kem punë me këtë çështje!”- përfundon citati.
(Lexo më shumë në gazetën “Zëri i ditës”, datë 8 shkurt 2001 faqe 11)
| |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës | |
| |
| | | | Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |