Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Kosova ndërmjet Bukureshtit, Beogradit dhe Tiranës

Shko poshtë 
AutoriMesazh
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Kosova ndërmjet Bukureshtit, Beogradit dhe Tiranës Empty
MesazhTitulli: Kosova ndërmjet Bukureshtit, Beogradit dhe Tiranës   Kosova ndërmjet Bukureshtit, Beogradit dhe Tiranës EmptyMon Apr 28, 2008 2:52 pm


Kosova ndërmjet Bukureshtit, Beogradit dhe Tiranës

Baki Ymeri
Shtypi rumun konfirmon faktin se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë
Një gazetar yni thekson faktin se „ata që e pranojnë krimin kanë nisur të kendellen". Fjalën e ka për Serbinë, duke shtuar me fjalë të tjera se gjenocidi serb kundër ekzistencës shqiptare në Kosovë „ende nuk është pranuar botërisht". Serbia nuk e pranon pavarësisë e Kosovës nga frika se duhet të japë llogari për veprat barbare që ka bërë kundër kombit shqiptar. Paralelisht me ngritjen e standardit dhe ngritjen e Katedrales së Kombit në zemër të Dardanisë, Kosova e ka për obligim ta padisë Serbinë për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit. „Përmes një akuze të këtillë e obligojmë, jo vetëm ta pranojë gjenocidin por edhe të paguajë dëmet materiale, sepse ato morale dhe shpirtërore nuk paguhen me asgjë" (Admir Salihu).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Kosova ndërmjet Bukureshtit, Beogradit dhe Tiranës Empty
MesazhTitulli: Re: Kosova ndërmjet Bukureshtit, Beogradit dhe Tiranës   Kosova ndërmjet Bukureshtit, Beogradit dhe Tiranës EmptyMon Apr 28, 2008 2:53 pm

Admiri ka të drejtë. Aktakuza kundër Serbisë duhet të jetë obligim elementar i Qevereisë kosovare, ngase përmes kësaj rruge të mençur e të mundshme që kërkon mençuri dhe mund, Kosova mund ta fitojë të drejtën morale karshi botës moderne. Ç’thot Bukureshti këto ditë për këtë subjekt? Sipas Lucian Lumezeanu (www.curentul.ro), në kuadrin e artikullit „Qeveria serbe don të mbajë zgjedhje edhe në Kosovë", thekson të vëretteën se „Kosova ka qenë e administruar nga ana e Organizatës së Kombeve të Bashkuara që nga viti 1999, pasi që lideri autoritar i federatës jugosllave në të cilën bënte pjesë Serbia, Sllobodan Millosheviç, pat kryer një gjenocid kundër popullatës shqiptare të Kosovës dhe pastaj e humbi luftën kundër atyre që dëshironin ta stopojnë gjenocidin" (Curentul, 11 prill 2008, f. 11). Të vërtetën reale e objektive për kolonializmin dhe gjenocidin serb në Kosovë e jep edhe e përditshmja bukureshtare Interesul Public, e cila, madje, zhvillon fushatë publike, të ditëpërditshme, për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Megjithatë, ekziston edhe ana tjetër e medaljes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Kosova ndërmjet Bukureshtit, Beogradit dhe Tiranës Empty
MesazhTitulli: Re: Kosova ndërmjet Bukureshtit, Beogradit dhe Tiranës   Kosova ndërmjet Bukureshtit, Beogradit dhe Tiranës EmptyMon Apr 28, 2008 2:53 pm

1. Rumania ka të drejtë ta konsiderojë Serbinë si një vend fqinj ngase kufizohet me Serbinë në një gjatësi prej mbi 500.km., por nuk ka të drejtë ta konsiderojë si vend mik ngase Serbia multietnike i ka diskriminuar sistematikisht njëmilionë rumunët e Luginës së Timokut. 2. Miqësia rumuno/serbe ka një traditë bisekulare, që nga koha e Mbretërisë, ndërsa miqësia rumuno/shqiptare përfshin një periudhë dymijëvjeçare, që nga periudha trako/ilire kur Rumania përkufizohej me Dardaninë. 3. Rumunët e rëndomtë ende mendojnë se Serbia është ish/Jugosllavia e Titos me kufinj të hapur ndaj Perëndimit kur iknin në Jugosllavi për të shpëtuar nga regjimi monist i Çausheskut. Derisa rumunët që e njohin të vërtetën historike për Kosovën janë të paktë, dhe derisa gazeta Interesul Public del në një numër të përkufizuar ekzemplarësh që shpërndahen edhe në kancelaritë presidenciale e ministrore, e përditshmja Ziua (Dita) që del në disa qindramijë ekzemplarë, vazhdon ta konsiderojë të rezikshëm precedentin Kosovë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Kosova ndërmjet Bukureshtit, Beogradit dhe Tiranës Empty
MesazhTitulli: Re: Kosova ndërmjet Bukureshtit, Beogradit dhe Tiranës   Kosova ndërmjet Bukureshtit, Beogradit dhe Tiranës EmptyMon Apr 28, 2008 2:54 pm

Kështu, në numrin 4214 (19/20 prill 2008), në kuadrin e shtojcës „Dosjet ultrasekrete" të kësaj gazete, Ziua boton tetë faqe me subjektin elementar „Kosova dhe Transilvania". Analisti George Damian thekson se pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës del një studim hungarez që indikon linjat kryesore për rebelim të haptë kundër shtetit rumun nga ana e minoritetit hungarez në Transilvani. Autori i këtij studimi, Borbely Zsolt Atila, profesor universitar i shkencave politike në Budapestë, kërkon përdorimin e forcës, duke theksuar se rebelimi i armatosur sipas modelit të Kosovës është i përshtatshëm për Transilvaninë. Në bazë të këtij studimi dhe artikujve tjerë, si dhe në bazë të nëntitujve të artikullit Kosova dhe Transilvania (Modifikimi i kufinjve, Përdorimi i forcës, Modeli terrorist, Përvetësimi i popullatës, „Megalomania rumune") konstatojmë se ultranacionalistët hungarezë e shfrytëzojnë precedentin e Kosovës për ide, qëndrime dhe veprime antirumune. „E kemi thënë dhe e themi se Rumania duhet ta njohë sa më parë pavarësinë e Kosovës. Pse? Ngase atje historia e freskët i ka shtyrë të dy popujt, shqiptarët dhe serbët, në një konflikt të tmershëm si pasojë e të cilit nuk mund të pajtohen për të jetuar bashkë. Kjo është një gjë e dhimbshme por nuk ke ç’ti bësh. Territori i banuar me hungarezë gjendet në qendër të Rumanisë dhe duhet të kërkojmë autonominë e këtij, e jo të shfrytëzojmë çështjen e Kosovës për shkëputje", thekson lideri i Lidhjes Demokratike të Hungarezëve të Rumanisë, Marko Bela.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Kosova ndërmjet Bukureshtit, Beogradit dhe Tiranës Empty
MesazhTitulli: Re: Kosova ndërmjet Bukureshtit, Beogradit dhe Tiranës   Kosova ndërmjet Bukureshtit, Beogradit dhe Tiranës EmptyMon Apr 28, 2008 2:54 pm

E kishin edhe shqiptarët një diplomat shqiptar në Bukuresht, me një emër të ngjashëm (Marko Bello) i cili dha kontribut të pashoq për afirmimin e Kosovës në mass/median rumune, para nëntë vitesh. E kemi potencuar disa herë faktin se fati i botës varet nga Kosova, ngase ajo gjendet në zemër të botës, ndërsa për fatin e botës vendosin dy fuqitë e mëdha: Amerika dhe Rusia. Kosova nuk paraqet precedent të rrezikshëm për Perëndimin, por ajo përmendet si precedent i rrezikshëm në Lindje, sidomos në ato vende ku ende ekzistojnë minoritete me të drejta të pabarabarta, siç është rasti i rumunëve të Luginës së Timokut në Serbi, i shqiptarëve dhe arumunëve në Greqi, i çeçenëve në Rusi apo i kurdëve në Turqi. Rumunët janë të infektuar me propagandat meskine serbe lidhur me Kosovën, ndërsa hungarezët e shfrytëzojnë precedentin e Kosovës për interesat e tyre meskine. Themi meskine ngase Kosova shqiptare ishte qindra vjet koloni e Serbisë, ndërsa Transilvania rumune koloni e Austro/Hungarisë. Autoritetet qeveritare rumune ende nuk kanë aftësinë diplomatike për njohjen e pavarësisë së Kosovës si pasojë e dhunës së planifikuar hungareze kundër Transilvanisë rumune. Gazeta Ziua (Dita) jep burime të panumërta mbi organizatën ekstremiste Garda Hungareze, që është duke e shqetsuar edhe Washingtonin. Fjala është për një gardë me uniforma e simbole fashiste, me marshime frikësimi rrugëve të Budapestës, një front ekstremist që militon për Hungarinë e Madhe, e gatshme për intervenime terroriste kundër Rumanisë apo Sllovakisë. Edhe sipas shtypit gjerman, „Garda Hungareze prëbën një motiv për shqetësim", siç që paraqet shqetsim, edhe Garda e Car Lazërit në Serbi, politika antiamerikane e Nikoliqit dhe Koshtunicës, apo matrapazët tanë të azdisur që shkelin interesat nacionale për interesa personale.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Kosova ndërmjet Bukureshtit, Beogradit dhe Tiranës Empty
MesazhTitulli: Re: Kosova ndërmjet Bukureshtit, Beogradit dhe Tiranës   Kosova ndërmjet Bukureshtit, Beogradit dhe Tiranës EmptyMon Apr 28, 2008 2:55 pm

Diplomacia shqiptare ndërmjet interesit personal dhe indiferencës nacionale
Perëndimi demokratik e kundron me admirim pavarësinë e Kosovës, ndërsa Lindja e kundron me frikë, indiferencë dhe antipati. Nga „Dosjet ultrasekrete" të gazetës Ziua, kuptojmë sipas analistit Vladimir Alexe, se „Efekti i Kosovës e godet Azinë": „Ngjarjet dramatike në Tibet të Kinës, filluan të manifestohen edhe në Azi, vetëm një muaj pas shpalljes së pavarësisë së provincës serbe të Kosovës". Kur vjen fjala për Kosovën, Vladimir Alexe është i njohur për dhjetra artikuj me karakter proserb, prorus dhe antishqiptar. Antiamerikani Vladimir Alexe ia mvesh Kosovës fundamentalizmin islamik, shpif gjoja se Kosova qenka shtet islamik dhe shpifjet e tij arrijnë deri në presidencë e Qeveri, dhe Qeveria hesht, siç hesht edhe Tirana zyrtare, ndaj mos të na habisë fakti pse Parlamenti rumun organizoi dy debate kundër pavarësisë. Dezinformatat e Vladimirit për Kosovën datojnë që nga vitet 90-të të shekullit të shkuar, kur i kundërvihej artikujve të guximshëm për Kosovën, përkthyesit të Kadaresë në gjuhën rumune, Marius Dobrescu.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Kosova ndërmjet Bukureshtit, Beogradit dhe Tiranës Empty
MesazhTitulli: Re: Kosova ndërmjet Bukureshtit, Beogradit dhe Tiranës   Kosova ndërmjet Bukureshtit, Beogradit dhe Tiranës EmptyMon Apr 28, 2008 2:55 pm

Që nga koha kur u bë instrument i sponsorizuar i deputetes jo/shqiptare të komunitetit shqiptar (Oana Manolescu, e njohur për indiferencë ndaj kauzës shqiptare), Marius Dobrescu rrëshqiti si thiu në akull: e humbi admirimin e komunitetit shqiptar. Vetëm dr. Xhelku Maksuti mund ta riaktivizojë komunitetin dhe përkthyesin e Kadaresë për të milituar për afirmimin e Kosovës në mass/median rumune, por komuniteti nuk ka para, ngase me paratë e komunitetit shqiptar manipulojnë joshqiptarët (Oana Manolescu dhe Marius Dobrescu), interesi për të siguruar ekzistencën e barkut e jo të komunitetit. Deputeti serb i Parlamentit rumun (Slavomir Gvozdenoviç), zhvillon propaganda intenzive kundër Kosovës në Rumani, duke vajtur deri në Beograd e Mitrovicë, ndërsa deputetja joshqiptare e komunitetit shqiptar hesht, madje as që ka votuar kërkesën e NATO-s drejtuar Parlamentit rumun në pranverë të vitit 1999, ndërsa tani ka votuar kundër kombit shqiptar dhe pavarësisë kosovare (Dhjetor 2007, Shkurt 2008). Sa artikuj ka shkruar Oana Manolescu për Kosovën? Asnjë. Sa para ka gëlltitur nga Qeveria rumune (para të destinuara për minoritetin shqiptar)? Dhjetramijë euro e miliarda leja gjatë mandatit të saj të pamerituar (1996-2008). Kur do të sanohet kjo situatë karikaturiste?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Kosova ndërmjet Bukureshtit, Beogradit dhe Tiranës Empty
MesazhTitulli: Re: Kosova ndërmjet Bukureshtit, Beogradit dhe Tiranës   Kosova ndërmjet Bukureshtit, Beogradit dhe Tiranës EmptyMon Apr 28, 2008 2:55 pm

Më shumë militojnë rumunët për Kosovën në Bukuresht, se sa shqiptarët. Askush nuk mund ta harrojë e shpërblejë mundin e ish/këshilltarit qeveritar, Tiberius Puiu, lidhur me afirmimin e Kosovës në mass/median rumune, të kryeredaktorit të Shqiptarit apo të stafit të redaksisë së gazetës Interesul Public. Kur do ta nominalizojë Tirana dr. Marko Bellon për ambasador të ri të Shqipërisë në Bukuresht. Pse? Ngase disa nga diplomatët e viteve të fundit kanë gjetur gjuhë të përbashkët me depueten joshqiptare të komunitetit shqiptar, për të siguruar mirëqenien personale duke braktisur vlerat nacionale. Çka bërë diplomacia aktuale shqiptare e Bukureshtit për afirmimin e Kosovës në Bukuresht, për veteranët e komunitetit, për bijtë dhe bijat e rilindësve tanë, për fatin e Shtypshkronjës Albania në Konstancë, për identifikimin e varreve të rilindësve tanë, që nga Naço e deri te Asdreni e Visar Dodani? Asgjë, pos sponsorizimit të botimit të „Shqiptarit" me rastin e Ditës së Flamurit, të një banqeti për Ditën e Flamurit dhe afirmimit të Shqipërisë në gjuhën italiane në TVR, pa përmendur gjë për Kosovën, për fatin e komunitetit shqiptar, të veteranëve të komunitetit, apo të lidhjeve tradicionale rumuno/shqiptare. Po qe se ia thua këtë ambasadorit të thinjur të Enverit, ta pret me sopatën e dardharit: Nuk merret ambasada me punë të këtilla! As gazetën Intersul Public që militon për çdo ditë për njohjen e pavarësisë së Kosovës nuk ka qenë në gjendje ta gjejë, ta blejë, ta porosisë, ta falënderojë redaksinë, e ku më t’i furnizojë ministritë, presidencën, bibliotekat, me materiale që reflektojnë të vërtetën për Kosovën dhe gjenocidin serb kundër kombit shqiptar, në Shqipëri para 90 vitesh, dhe në Kosovë para nëntë vitesh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Kosova ndërmjet Bukureshtit, Beogradit dhe Tiranës Empty
MesazhTitulli: Re: Kosova ndërmjet Bukureshtit, Beogradit dhe Tiranës   Kosova ndërmjet Bukureshtit, Beogradit dhe Tiranës EmptyMon Apr 28, 2008 2:56 pm

Sipas publicistit Tiberius Puiu, për promovimin e kauzës shqiptare, për një njohje më të mirë të historisë, kulturës dhe traditave shqiptare është i domosdoshëm një aktivitet më i gjerë, si nga ana e organizatave zyrtare, poashtu edhe nga ana e shqiptarëve që gjenden këtu. Një rëndësi të madhe do të kishte krijim i i një qendre kulturore shqiptare, qendër e cila mund të krijohet në bashkëveprim me autoritetet rumune dhe diplomatët e ardhshëm shqiptarë, veprimtaria e së cilës do të zhvillohej shkallë/shkallë. Derisa serbët merren me provokime politike, shqiptarët kanë të drejtë të merren me vepra kulturore prë t’i dëshmuar botës rumune se jemi vëllezër të një gjaku, që nga kohërat më të vjetra e deri tani, në kontiunuitetin milenar të ekzistencës së këtyre dy popujve të vëllazëruar përnga historia, vuajtjet dhe aspiratat e përbashkëta për liri dhe demokraci. Po qe se minoriteti serb i Rumanisë zhvillon propaganda politike kundër pavarësisë së Kosovës, pse mos ta zhvillojnë edhe shqiptarët propaganda kulturore për promovimin e vlerave të përbashkëta, përmes veprimit aktiv të shqiptarëve të Bukureshtit dhe filoshqiptarëve të Rumanisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Kosova ndërmjet Bukureshtit, Beogradit dhe Tiranës Empty
MesazhTitulli: Re: Kosova ndërmjet Bukureshtit, Beogradit dhe Tiranës   Kosova ndërmjet Bukureshtit, Beogradit dhe Tiranës Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kosova ndërmjet Bukureshtit, Beogradit dhe Tiranës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Maqedonia ndërmjet Evropës dhe Ev(g)ropës!
» ASGJË PËRPOS TË SË VËRTETËS
» Dallimi ndermjet Unmikut dhe Kforit.
» Biseda mes Prishtinës dhe Beogradit hap dyert Serbis për në
» KEK-u dhe Kosova

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Emigracioni-
Kërce tek: