Beton, dallimi qëndron pikërisht tek rolet e tyre. KFOR-i ka për detyrë të ruaj sigurinë në Kosovë dhe kjo është një gjë qe e bën të domosdoshme praninë e tyre aty, përshkak te rreziqeve te jashtme dhe te brendshme. Rreziqet e jashtme janë nga Serbia dhe aleatet e saj, ndërsa te brendshme janë nga grupime që nuk ia duan të mirën Kosovës dhe përpiqen ta pengojnë funksionimin e saj.
UNMIK-u ka pasur për detyrë te administrojë me Kosovën në një kohë konfuze, për ardhmërinë e panjohur të Kosovës. Prania e UNMIK-ut mund të jetë pjesërisht e nevojshme. Ajo mund të ishte e nevojshme pas luftës sikurse sot prania e EULEX-it, dmth me rolin e ndihmësit dhe këshillëdhënesit, por jo te padronit. Shtoja kësaj edhe keqperdorimet dhe papërgjegjesinë e UNMIK-ut.
UNMIK-ut i ka ardhur koha të largohet dhe patjetër duhet qe te largohet, sepse Kosova është "tenxhere" e vogël për kaq shumë" kuzhinier". Ndërsa KFOR-i, duhet të qëndroj edhe një kohë të gjatë, derisa Kosova te jetë e aftë ta mbroj vetveten.
Sot u lajmrua se SHBA-të do te autorizojnë furnizmin me armatim te Kosovës. Është një hap shumë i rëndesishëm. Prania e KFOR-it do t'i ndihmojë forcimit te sigurimit te Kosovës, ndërtimit te ushtrisë së saj dhe modernizimit te kësaj ushtrie. Njëkohësisht prania e KFOR-it mundëson që Kosova te ketë një ushtri më të reduktuar për momentin, që unë mendoj se kjo i ndihmon zhvillimit ekonomik, sepse e ruan buxhetin (çka Kosova nuk e ka te duhur) nga shpenzimet ushtarake (sikur Japonia).
Këtu me rëndesi është themelimi dhe baza ligjore e ushtrisë, organizimi, strukturimi dhe armatimi i saj,
ndërsa numri mund të rritet shumë lehtë.