|
| Ata që kanë bërë shpikjet më të rëndësishme | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Ata që kanë bërë shpikjet më të rëndësishme Mon Apr 14, 2008 7:23 am | |
| Shkruar nga Blendina Cara Teknologjia po avancon dita-ditës dhe jeta teknike e njerëzve bëhet gjithnjë e më e lehtë. Por sigurisht që s'ka qenë gjithnjë kështu. Kanë qenë shpikës e shkencëtarë, të cilët në kushte të vështira, për shkak të kohës kur kanë jetuar dhe me shumë të panjohura në kokë, kanë shtruar rrugën për të arritur në komoditetin e sotëm. Të tilla janë shpikja e telekomandës pa kabull, shpikja e një parmende funksionale, e cila ka kryer një shërbim tejet funksional për fermerët, shpikja e pambukut që nuk zhubravitet etj. Ne i njohim emrat e këtyre shpikësve, por harrojmë ndonjëherë të pyesim veten se në ç'kushte e si i kanë kryer ata këto shpikje.
Shpikjet
Edhe pse një objekt apo metodë e dobishme mund të krijohet për të përmbushur një qëllim specifik, ideja origjinale mund të mos realizohet asnjëherë si një shpikje që funksionon, mbase për shkak se koncepti është shumë jo praktik. Shkencëtarët dhe shpikësist mund të frymëzohen nga dëshira për të krijuar diçka të re apo më të mirë, nga altruizmi apo konkurrenca, apo thjesht nga qëllime komerciale. Një shpikje gjithashtu mund të rezultojë nga kombinimi i gjithë këtyre faktorëve motivues. Edhe pse shumë shpikës kanë në mendje komercializimin e produktit, shumë pak prej tyre arrijnë të sigurojnë fondet dhe mbështetjen e nevojshme për zhvillimin dhe lançimin e një produkti në treg. Shumë shpikës të mëdhenj kanë krijuar disa prototipe të një produkti, duke i ndryshuar krijimet e tyre disa herë.
Shpikësit
Nëse të shkuarën kishte nga ata shpikës, të cilët nuk merrnin nderimet e duhura për idetë e tyre gjeniale, në kohët e sotme ka institucione të caktuara që merren me njohjen dhe vlerësimin e kësaj kategorie. Një prej këtyre institucioneve është dhe "Holli i Famës së Shpikësve" në SHBA, i cili nderon shpikësit e rëndësishëm nga e gjithë bota. Ky institucion kryen çdo vit ceremoninë e hyrjes së një shpikësi të ri. Ato zgjidhen nga një panel shkencëtarësh dhe shpikësish, të cilët verifikojnë e më pas përzgjedhin ata që kanë idetë më mira dhe kanë ditur t'i vënë ashtu siç duhet në praktikë. Douglas Engelbart: shpiku mausin e kompjuterit Douglas Engelbart e përshkroi shpikjen e tij në vitin 1970 si "një tregues i pozicionit X-Y për një sistem ekrani". Gati 40 vite më vonë, i pranishëm kudo, ai njihet në botë si mausi. Që nga fillimet e hershme si një guaskë druri me dy rrota metalike, mausi transformoi kompjuterët nga makina të specializuara, që ruheshin mirë nga burra të veshur me të bardha, në mjete të përdorshme nga të gjithë. "Në tastierën e kompjuterit është shumë e lehtë të shtypet butoni i gabuar. Por me lindjen e mausit, papritur kushdo mund të ulet dhe të komunikojë me një kompjuter pa qenë nevoja të mësojë gjuhën e tij speciale", thotë redaktori i "PC Pro Magazine". Në vitet '70 Engelbart ishte modes për shpikjen e tij: "Ja kam vënë emrin mi, se bishti i del nga fundi". Në vitin 19977 ai u shpërblye me 500 mijë dollarë në "Lemelson-MIT", vlera më e lartë në para që është marrë ndonjëherë për shpikje dhe novacione dhe presidenti Bill Cliton i dha Medaljen Kombëtare të Teknologjisë në vitin 2000. Josephine Cochran:shpiku lavapjatën Ishte makthi i një shtëpiakeje të pasur. Në vitin 1886, Cochran, gruaja e një politikani kishte organizuar një darkë në shtëpinë e saj në Shelbyville, Illinois. Kur pjatat dhe pjatancat ishin mbledhur, ajo dëgjoi një tingull të pakëndshëm nga dhoma e shërbëtorëve; porcelanet më të mira iu thyen. E tërbuar, kjo grua e pavarur vendosi t'ia hiqte detyrën e larjes së pjatave stafit të shtëpisë. Së bashku me një inxhinier, Cochran mati porcelanët, bëri mbajtëse hekuri për to dhe mendoi si të pomponte ujë të ngrohtë dhe t'i thante brenda kësaj mbajtëseje. Me krenari ia sugjeroi idenë hoteleve dhe restoranteve të mëdha në "World Columbian Exposition" në vitin 1893, një ngjarje që demonstronte idetë më të shkëlqyera të ekonomisë Amerikane. Ajo nuk jetoi aq gjatë sa ta shohë produktin e saj në shtëpitë e publikut, pasi vdiq në vitin 1913, ndërsa lavapjata u prodhua në masë në vitin 1950. Beulah Henry: shpiku ngrirësin e akullores Beulah Henry, e lindur në Memfis, Tenesi, 1887 mori nofkën "Zonja Edison" për karrierën e saj të frytshme të shpikjeve. Kur u nda nga jeta në vitin 1973 ajo kishte shpikur mbi 110 artikujt, 49 prej të cilëve kishin marrë patentë. Shpikja e saj e parë që mori një patentë ishte ngrirësi i akullores në vitin 1912. Ajo gjithashtu shpiku një makinë qepëse pa çikrik, një çadër, një çantë me mbulesa të ndryshme cohe për t'u kombinuar me veshjen dhe sfungjer të mbushur me sapun për fëmijët. Ajo ishte një nga gratë e parë dhe të pakta që përfitoi nga shpikjet e shumta. Në moshën 37-vjeçare ajo ishte presidente e dy kompanive. Ajo u vendos më pas në Nju Jork, ku u dallua si një njeri i veçantë dhe pak i çuditshëm. Beulah s'u martua kurrë dhe ia kushtoi gjithë kohën e saj pikturës e të shkruarit. Kur u nda nga jeta ia la gjithë pasurinë e saj shoqatave të bamirësisë për kafshët.
Garret Morgan: shpiku kundragazin dhe semaforin Morgan, një autodidakt me shumë talente u lind në Kentaki në vitin 1887. Rreth moshës 20 vjeç ai eksperimentoi me pajisje që kishin lidhje me frymëmarrjen dhe në vitin 1914 shpiku "kapuçin e sigurisë" për zjarrfikësit që gjendeshin në atmosferë vdekjeprurëse. Ky "kapuç" - maska e parë kundragaz - u testua për herë të parë realisht në lumin Erie në vitin 1916, kur 32 minatorë ngecën në një tunel të shembur dhe skuadrat e shpëtimit nuk arrinin dot deri aty, për shkak të tymit, pluhurit dhe gazit. Morgan dhe disa vullnetarë vunë maskat dhe shpëtuan shumë jetë njerëzish atë ditë. Morgan gjithashtu pa të nevojshme krijimin e disa semaforëve më funksionalë se ato që ishin në përdorim dhe kishin vetëm drita të kuqe e jeshile. Ai mendoi se ishte e arsyeshme që një semafor të kishte tre faza (ashtu siç është sot) dhe ia shiti idenë "General Electric" për 40 mijë dollarë. Versioni elektrik i Morgan u bë standard për kontrollin e trafikut. Samuel Colt: shpiku revolverin Ajo çka ishte interesante në revolverin që shpiku Samuel Colt, ishte fakti se u krijua për t'u prodhuar në masë. Deri në kohën kur Colt aplikoi për patentë në vitin 1839, armët e zjarrit prodhoheshin me vështirësi, një nga një. "Në Amerikë, kërkesa për armë zjarri në atë kohë ishte shumë e madhe", thotë Grame Rimer nga "Royal Armouries". "Colt kishte ndërtuar modelin e një revolveri që mund të prodhohej në pjesë të ndara nga makineritë, të cilat mund të bashkoheshin në fund. Dhe këto pjesë ishin të ndryshueshme. Kështu, nuk kishte nevojë për zejtarë që prodhonin një armë zjarri të vetme për një kohë të caktuar". Kështu në fabrikën "Colt Armory" koha e prodhimit u ul ndërsa përfitimet u rritën. Kjo strategji u kopjua nga shumë fabrika dhe tashmë citohet si shembulli i parë i prodhimit në masë. Colt u pasurua shumë nga kjo shpikje dhe kur vdiq në vitin 1862, në moshën 42-vjeçare, prona e tij kishte një vlerë prej 15 milionë dollarësh. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Ata që kanë bërë shpikjet më të rëndësishme Mon Apr 14, 2008 7:23 am | |
| Lewis Waterman: shpiku stilografin Njeri që shpëtoi botën nga ferri i shisheve të bojës dhe stilolapsave që duhet të shtypeshin për të shkruar, lindi në Nju Jork në vitin 1837. Ai e nisi karrierën si mësues, zdrukthëtar dhe shitës librash. Me syze e me mjekër, ai ishte shumë i zakonshëm dhe askush s'e mendonte se brenda tij gjendej shpirti i revolucionarit. Një ditë, teksa ai përgatitej të takohej me një klient shumë të rëndësishëm, boja e stilolapsit u derdh e gjitha në dokumente. Në përpjekje e sipër për t'i pastruar ato nga boja ai u vonua në takim e si rrjedhojë e humbi klientin. Aty ai u betua se do të shpikte diçka më të mirë. Duke përmirësuar modelet e stilolapsave që kishin bojë brenda, ai shpiku një mekanizëm që bënte që boja të rridhte natyrshëm. Ai themeloi kompaninë "Ideal Pen", e cila, deri në kohën që ai u nda nga jeta në vitin 1901, shiste një mijë stilolapsa në ditë. John Deere: shpiku parmendën Në vitin 1836, John Deere, djali i një rrobaqepësi, u arratis nga falimentimi në Vermont duke lënë pas gruan e gjashtë fëmijë, për të filluar një punë në Illionois. Sapo mbërriti atje, ai zbuloi se kishte një numër të pakët farkëtarësh. Parmendat artizanale në vend, gjithashtu, e kishin shumë të vështirë të çanin tokën e fortë të Illinoisit. Për këtë arsye ai vendosi të krijonte një biznes që kishte qëllim krijimin e parmendave që funksiononin si duhet. Deere aplikoi tek parmendat e tij, të njëjtat principe që aplikonte i ati tek gjilpërat në rrobaqepësi: duke i mprehur dhe lustruar ato mund të çanin më me lehtësi. Kështu, duke bërë parmenda prej çeliku, të mprehura mirë e të lustruara ai arriti të krijonte produktin më të mirë për fermerët në qytet. Në vitin 1841, Deere prodhonte 754 parmenda në vit e më pas atij iu bashkua dhe familja, të cilën e kishte lënë për të krijuar një biznes të ri. Dr Robert Adler: shpiku telekomandën Shkëncëtari i lindur në Austri, Dr. Adler është "përgjegjës" për shtimin në peshë të atyre që shohin shumë televizor. Në vitin 1950 ai vendosi të krijonte një mekanizëm që mund të ndihmonte "në zhduken e reklamave të bezdisshme". Në fakt, kjo detyrë iu caktua nga shefi i kompanisë për të cilën ai punonte, "Zenith Radio Corporation". Ai doli mbanë në vitin 1956 me "space telecomand", një telekomandë që nuk lidhje me tel elektrik. Kjo ishte një version i përmirësuar i modelit të mëparshëm "Lazy Bones" (Kockat Dembele", e cila ishte e lidhur me një kabëllë të gjatë. Edhe pse për telekomandën pa kabull punoi një skuadër e tërë, ishte ideja e Adler për përdorimin e ultratingujve. Adler, i cili kishte më shumë se 180 patenta shpikjesh në kohën kur ai vdiq është gjithashtu pionier i teknologjisë "SAË", e përdorur në ekranet me prekje apo makineritë, ku blihet me biletë. Ruth Benerito: shpiku pambukun që s’zhubravitet Ruth Benerito është një kimiste, e cila punonte në departamentin Amerikan të Agronomisë në Nju Orlins në vitet '50, kur i lindi fillimisht ideja e pambukut që nuk zhubravitet. Deri atëherë, njerëzit nuk donin ta kalonin gjithë jetën duke hekurosur, atëherë u duhej të vishnin rroba sintetike, të cilat s'ishin aspak të rehatshme në kohë të nxehtë. Benerito zbuloi një mënyrë për trajtimin e sipërfaqes së pambukur duke përdorur një proces kimik të quajtur "Esterification". Ky proces e bënte sipërfaqen rezistente ndaj zhubravitjes. Benerito, padyshim ka meritën që shpëtoi industrinë e pambukut që në të kundërt, do ishte mundur nga najloni dhe poliestra. Në moshën 86-vjeçare, Benerito mori dekoratë për arritjen e saj nga Instituti i Teknologjisë i Masaçusets. Gail Borden Jr: shpiku qumështin e kondensuar Gail Borden Jr. i lindur në Nju Jork pati një karrierë si topograf dhe pronar gazete përpara se të bëhej një shpikës me kohë të plotë duke vrarë mendjen për të gjetur një mënyrë për të fituar para. Ideja e qumështit të kondensuar i erdhi atij gjatë një udhëtimi fatkeq në një anije me avull, ku ai pa disa fëmijë të vdisnin për shkak të mungesës së qumështit të ftohtë. Ai vendosi që të gjente mënyrën për të ruajtur në mënyrë efektive ushqimin. Ai zbuloi se po të ngrohte qumështin nën presion të lartë, uji avullonte nga lëngu pa e prishur atë, duke prodhuar një substancë të trashë e të ëmbël që mund të zgjaste për vite me radhë. Zbulimi pak para luftës civile dhe kërkesat e mëdha të ushtrisë për një ushqim, i cili mund të transportohej lehtësisht bëri që ai të hapte një fabrikë për furnizim dhe të bëhej i pasur. Harvey Firestone: shpiku gomat e makinës Gomat fillimisht ishin të rrethuara nga druri, më pas nga metali, të cilat nuk i mbronin si duhet karrocat nga rrugët me gunga. Kur u shpik biçikleta, rehatia u bë e nevojshme ndaj u krijuan gomat e lëkurës, të pasuara nga ato të gomës. Kamerdarja fillimisht u projektua nga John Dunlop, një veteriner skocez, në vitin 1888. Por gomat që ne njohim e kanë origjinën nga Firestone, një fermer në Ohajo, i cili punoi për vite të tëra në industrinë e gomës përpara se të themelonte kompaninë e tij "Firestone Tire and Rubber Company", në vitin 1900. Ai zgjodhi pneumatikët në vend të gomave solide dhe bëri përpunime të shumta. Ai u takua me Henry Ford në vitin 1895, kur ky i fundit po ndërtonte makinën e tij të parë. Ata e ruajtën kontaktin me njëri-tjetrin dhe në vitin 1905, Ford instaloi gomat e Firesstone në makinat e "Ford Motor Company". Ai, Ford dhe Thomas Edison u bënë miq dhe formuan "Klubin e Milionerëve". Gideon Sundback: shpiku zinxhirin Inxhinieri elektrik i lindur në Suedi, Gideon Sundback ndryshoi mënyrën se si njerëzisht visheshin, kur në vitin 1913 ai shpiku zinxhirin që përdoret në rroba. Ai i shtoi më shumë dhëmbë një forme të parë që ekzistonte dhe ndërtoi një makineri për të stampuar këto dhëmbë në materialin e rrobave. Kështu ai e bëri zinxhirin shumë funksional dhe të lehtë për t'u prodhuar. Termi "zinxhir" (zipper) u përdor më vonë nga kompania "BF Goodrich" në vitin 1923. Ky term u përdor gjithashtu dhe në vitin 1934 nga një kompani japoneze e quajtur "YKK", e cila e shfrytëzoi menjëherë tregun e prodhimit të zinxhirëve duke prodhuar qindra të tillë në ditë. Kjo shkaktoi protesta tek disa klerikë, të cilët argumentuan se zinxhirët nxitnin sjelljen "e pahijshme". Zinxhirët u përdorën fillimisht tek rrobat e fëmijëve, më vonë ato u përdorën dhe tek rrobat e të rriturve dhe në vitin 1937 ato përdoreshin në masë. | |
| | | Guximi Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 2427 Age : 31 Vendi : Në "Komedinë Njerëzore" Profesioni/Hobi : Student Registration date : 12/09/2007
| Titulli: Re: Ata që kanë bërë shpikjet më të rëndësishme Mon Apr 14, 2008 5:53 pm | |
| Urime per temen Biligoa
Mednoj se duhet te tregohen disa shpikes me te rendesishem si shpikesi : i mikroskopit, i telesokpoit, rrymes elektrike, automobilit, trenit. Me nje fjale mendoj se duhet te tregohen shipkesit e atyre qe kan len gjurme ne histori e kan bere buje te madhe ne historin.
Te pershendes | |
| | | PROFESORESHA Fillestar/e
Numri i postimeve : 53 Age : 54 Vendi : shqiperi Profesioni/Hobi : profesoreshe / muzika Registration date : 21/10/2007
| Titulli: Re: Ata që kanë bërë shpikjet më të rëndësishme Tue Nov 18, 2008 10:03 pm | |
| AL-HAJTHAM,Inb(Alhazen)-coi perpara fushen e optikes duke shpjeguar perthyerjen e drites dhe rolin e pasqyrimit ne shikim AMPER, ANDRE-MARI -Ipari qe kreu studime ne elektricitet dhe magnetizem ( njesia matese e rrymes elektrike eshte amper) ANAKSAGORA - I pari qe shpjegoi fazat e eklipsit te diellit dhe te henes si rezultat i levizjes se tyre ARKIMEDI - Formuloi parimin shkencor qe shpjegon se si nje trup i zhytur zhvendos uje sa pesha e vet BEKEREL,ANTUAN -Zbuloi radioaktivitetin BOR, NILS - Zbatoi teorine kuantike te fizikes ne strukturen e atomit te RADHERFORDIT FERMI,ENRIKO---I pari qe vurinen kontroll energjine berthamore ne nje reaktor berthamor MAKSUELL,XHEIMZ KLARK - zbuloi pranine e rrezeve elektromagnetike | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Ata që kanë bërë shpikjet më të rëndësishme | |
| |
| | | | Ata që kanë bërë shpikjet më të rëndësishme | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |