|
| BOTA | |
|
+4Blerti_Gashi Mysafir luan mreti Orfe@ 8 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| | | | luan mreti Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 1007 Registration date : 15/04/2008
| Titulli: Re: BOTA Tue Jul 01, 2008 5:03 pm | |
| shum e qudishme kjo bot ne amazon nerzit primitiv, a ne boten e civilizum nrezit sillen si nerzit primitiv | |
| | | Mysafir Hero anëtar
Numri i postimeve : 3456 Age : 50 Vendi : **Mergim** Profesioni/Hobi : ,,Ne zemren e njonit..... Registration date : 19/11/2007
| Titulli: Re: BOTA Tue Jul 01, 2008 5:06 pm | |
| | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: 100 datat më të rëndësishme të shekullit 20 Wed Oct 22, 2008 1:45 pm | |
| Lajmet nuk janë "ushqim i përditshëm" i njeriut vetëm në kohët moderne. Të dinë se ç’ndodh përreth, apo më larg tyre është për disa njerëz kuriozitet, e për të tjerë nevojë. Në kohë lufte kapeshin fort pas një radioje të vjetër duke pritur lajme të reja. Por cilat kanë qenë lajmet që kanë tronditur shekullin e kaluar.
Duhet thënë se pjesa më e madhe e atyre që kanë bërë bujë janë aspak lajme të mira. Por në listë bëjnë pjesë dhe ngjarje të shënuara për njerëzimin, të cilat kanë shërbyer për të përmirësuar jetën, si mbërritja e njeriut të parë në hënë, shpikja e penicilinës, zbulimi i strukturës së ADN-së etj. Shpikja e internetit dhe "Microsoft" janë gjithashtu dy lajme jo pak të rëndësishme për njerëzimin. Me anë të internetit njerëzit nga e gjithë bota tashmë mund të lidhen me njëri tjetrin në kohë reale, njerëzit mund të gjejnë lajmet në të freskëta pak minuta pasi ato ndodhin në gjithë botën. Por në listë bëjnë pjesë edhe disa prej tragjedive më të mëdha njerëzore, siç është shpërthimi i bombës atomike në Hiroshima, mbytja e anijes së njohur "Titanic", vrasja e presidentit amerikan John F. Kennedy e më pas e vëllait të tij Robert Kennedy. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: BOTA Wed Oct 22, 2008 1:46 pm | |
| 1912: Mbytet anija "Titanic"
Anija transoqeanike "Titanic" u bë e famshme si më e madhe e ndërtuar ndonjëherë dhe gjithashtu për arsyen se u mbyt në udhëtimin e saj të parë në vitin 1912 duke shkaktuar humbjen e shumë jetëve. E dyta e një trioje tragetesh gjigandë, Titaniku u ndërtua për të krijuar një shërbim ekspres tre-javor në oqean. "Titanic" dhe "Olympic" u prezantuan për botën mbarë në një artikull të "New York Times" më 23 prill 1908, pothuajse katër vite para se të mbytej. "Titanic" u përplas me një ajsberg më 14 prill 1912 dhe u mbyt dy orë e dyzet minuta më pas, duke u ndarë në dy pjesë. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: BOTA Wed Oct 22, 2008 1:46 pm | |
| 1945: Formohet organizata e Kombeve të Bashkuara
OKB-ja u themelua në vitin 1945 për të zëvendësuar Ligën e Kombeve me shpresën se do të mund të ndërhynte në konfliktet ndërmjet kombeve dhe si pasojë, të shmangte luftën. Organizata fillimisht përbëhej nga 50 vende, të cilat nënshkruan Kartën e Kombeve të Bashkuara. Struktura e organizatës reflekton akoma në disa mënyra rrethanat e themelimit duke qenë se pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit janë fituesit kryesorë të Luftës së Dytë Botërore. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: BOTA Wed Oct 22, 2008 1:46 pm | |
| 1928: Zbulohet penicilina
Zbulimi i penicilinës i atribuohet shkencëtarit skocez, Alexander Fleming në vitin 1928 pavarësisht se edhe të tjerë më parë kishin vënë re efektet antibakteriale të penicilinës. Fleming, në laboratorin e tij në "St. Mary Hospital"në Londër vuri re një rritje bakteriale përreth kallëpit të mykut "Staphylococcus". Fleming arriti në përfundimin se "Staphylococcus" po çlironte një substancë që pengonte rritjen bakteriale. Ai zhvilloi një kulturë të pastër të mykut dhe zbuloi si ishte myk "Penicillium". Ai shprehu optimizmin se penicilina do të ishte një dezinfektues i dobishëm. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: BOTA Wed Oct 22, 2008 1:47 pm | |
| 1945: SHBA-ja hedh bombën atomike në Hiroshima
Hiroshima ishte shënjestra fillestare e misionit të bombardimit bërthamor më gjashtë gusht, ndërkohë që Kokura dhe Nagasaki ishin shënjestra alternative. Sipas statistikave, bomba atomike në Hiroshima vrau rreth 70 mijë njerëz si pasojë e efekteve të menjëhershme të shpërthimit. Vdekjet totale deri në fund të vitit 1945 variojnë nga 90 mijë deri në 140 mijë për shkak të djegieve, rrezatimit dhe sëmundjeve të shkaktuara. Deri në fund të vitit 1945 mendohet se numri i të vdekurve mund të ketë arritur në 200 mijë për shkak të kancerit dhe efekteve të tjera afatgjata të shpërthimit bërthamor. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: BOTA Wed Oct 22, 2008 1:47 pm | |
| 1953: Zbulohet struktura e ADN-së
Në vitin 1953, duke u bazuar në imazhetë zbërthyera me rreze X, James Watson dhe Francis Crick zbuluan atë që tashmë konsiderohet si modeli i saktë i strukturë së ADN-së. Ato e publikuan atë në revistën "Nature". Të dhënat e mëtejshme eksperimentale të Watson dhe Crick u botuan në një seri prej pesë artikujsh në të njëjtën revistë. Nga këto të dhëna, informacionet e para ishin të ato të të dhënave të zbërthyera me rreze X nga Franklin dhe Gosling. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: BOTA Wed Oct 22, 2008 1:47 pm | |
| 1963: John Kennedy vritet në Dallas
Presidenti i 38-të amerikan,John F. Kennedy u vra në Dallas të Teksasit më 22 nëntor 1963 teksa po zhvillonte një udhëtim politik. Për vrasjen e tij u arrestua Lee Harvey Oswald. Ai u arrestua në një teatër rreth 80 minuta pas vrasjes dhe u dënua nga policia e Dallasit për vrasjen e një polici përpara se të akuzohej për vrasjen e Kennedy-t. Ai nuk pranoi t’i kishte qëlluar njeriu. Përgjatë viteve janë bërë të njohura më shumë fakte për publikun. Pavarësisht të gjitha informacioneve dhe deklaratave, ngjarja vazhdon të jetë e rrethuar me nga teori të ndryshme konspirative. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: BOTA Wed Oct 22, 2008 1:48 pm | |
| 1969: Armstrong njeriu i parë në hënë
Neil Alden Armstrong është njeriu i parë që ka shkelur në hënë. Misioni i tij i parë në një anije kozmike ishte në bordin e "Gemini 8" në vitin 1966, ku ai ishte pilot komandues. Fluturimi i dytë dhe i fundit hapësinor i Armstrong ishte si komandant misioni i "Apollo 11"që mbërriti në hënë më 20 korrik 1969. Në këtë "hap gjigand për njerëzimin"Armstrong dhe Buzz Aldrin zbritën në sipërfaqen e hënës, ku qëndruan dy orë e gjysmë duke eksploruar. Para se të bëhej një pilot Armstrong ishte aviator i flotës ushtarake detare amerikane dhe mori pjesë në luftën e Koresë. 1989: Rënia e murit të Berlinit | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: BOTA Wed Oct 22, 2008 1:48 pm | |
| Muri i Berlinit, një simbol i Luftës së Ftohtë, ndau Berlinin lindor dhe atë perëndimor për 28 vite. Ndërtimi i tij filloi më 13 gusht 1961 dhe u shemb në vitin 1989. Gjatë kësaj kohe, 125 njerëz janë vrarë teksa përpiqeshin të arratiseshin në perëndim, sipas statistikave zyrtare. Sipas dokumenteve të zbuluar më vonë mendohet se regjimit komunist kishte dhënë urdhra të qarta që të qëllohej dhe vritej kushdo që synonte të kalonte murin, qofshin ata edhe fëmijë. Njoftimi se hyrja në Berlinin perëndimor tashmë do të lejohej bëri që mijëra vetë të kapërcenin murin që u shemb nga mjetet e rënda. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: BOTA Wed Oct 22, 2008 1:49 pm | |
| 1991: Bashkimi Sovjetik shpërbëhet
Bashkimi Sovjetik u krijua fillimisht si një bashkim i katër Republikave Sovjetike Socialiste për t’u zgjeruar më pas në 15 republika të tilla. Ai u krijua në vitin 1945 dhe u shpërbë vetëm në vitin 1991, në një periudhë të njohur si "Lufta e Ftohtë". Kufijtë gjeografikë të Bashkimit Sovjetik varionin sipas kohës, por aneksimeve dhe pushtimeve të shteteve balltike dhe territoreve të tjera gjatë Luftës së Dytë Botërore korrespondonin me ato Rusisë së Madhe. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: BOTA Wed Oct 22, 2008 1:49 pm | |
| 1997: Shkencëtarët klonojnë delen
Dolly, është delja e cila u klonua në vitin 1997. Ajo u klonua në institutin "Roslin Institute" në Edinburg të Skocisë dhe jetoi aty deri sa u nda nga jeta në moshën gjashtë vjeçe. Lindja e saj u njoftua në shkurt të vitit 1997. Në shkurt të vitit 2003 ekipi i shkencëtarëve njoftoi se Dolly-t i ishte injektuar një dozë vdekjeprurëse për shkak se prej kohësh ajo mundohej nga një sëmundje e rëndë e mushkërive dhe ishte gjymtuar nga artriti. Shkencëtarët u shprehën se sëmundja e Dolly-t n uk kishte lidhje me faktin se ajo ishte një dele e klonuar, pasi mjaft dele të tjera në fermë vuanin nga të njëjtat sëmundje. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: BOTA Wed Oct 22, 2008 1:50 pm | |
| 100 lajmet sipas rendesis
1945: SHBA-ja hedh bombën atomike
1941: Japonia bombardon Pearl Harbor
1969: Njeriu i parë shkel në hënë
1903: Wrights fluturon aeroplanin e parë
1963: Vritet J.F. Kennedy në Dallas
1928: Zbulohet antibiotiku penicilinë
1920: Femrat amerikane kanë të drejtën e votës
1929: Falimenton tregu i fondeve në SHBA
1953: Ka efekt vaksina e re e poliomielitit
1953: Zbulohet struktura e ADN-së
1945: Ekspozohet holokausti nazist
1905: Ajnshtajni koncepton relativitetin
1912: Mbytet Titaniku "i pafundosshëm"
1913: "Ford" krijon linjën e montimit
1914: Fillon Lufta e Parë Botërore
1989: Bie muri i Berlinit
1959: Patentohet çipi i kompjuterit të parë
1981: Identifikohet sëmundja vdekjeprurëse e AIDS-it
1927: "Lindbergh" fluturon mbi Atlantik
1901: Sinjali i radios kalon përtej Atlantikut
1991: Shpërbëhet Bashkimi Sovjetik
1989: Shpiket "World Wide Web"
1944: Aleatët pushtojnë Francën
1945: SHBA feston fitoren në Evropë
1946: "ENIAC" përshpejton informatikën
1973: Legalizohet aborti pas diskutimit Roe kundër Wade
1939: Debutimi zyrtar i televizorit të SHBA-së
1909: Plastika revolucionarizon produktet
1960: Del në treg pilula e kontrollit të lindjeve nga "FDA"
1954: Gjykata i jep fund vendimit "të ndarë por të barabartë"
1998: Akuzohet Presidenti Clinton
1948: Shkencëtarët shpikin tranzitorin
1968: Vritet M.L. King Jr.
1964: Kongresi miraton Ligjin e të Drejtave Civile
1917: SHBA hyn në Luftën e Parë Botërore
1917: Komunistët marrin pushtetin e Rusisë
1909: Fillojnë transmetimet radiofonike të SHBA-së
1963: King mban fjalimin "Unë kam një ëndërr"
1974: Jep dorëheqjen presidenti Nixon
1914: Hapen kanali i Panamasë
1939: Gjermania pushton Poloninë
1933: Hyn në fuqi marrëveshja e re e "FDR"-së
1986: Shpërthen "Shuttle Challenger"
1961: Shepard është amerikani i parë në hapësirë
1962: Libri "Silent Spring" paralajmëron rrezikun në ekosistem
1945: Kombet e botës formojnë OKB-në
1997: Shkencëtarët klonojnë delen
1957: Sovjetikët nxjerrin në hapësirë satelitin e parë
1918: Përfundon Lufta e Parë Botërore
1961: Gagarin është njeriu i parë në hapësirë
1948: Izraeli bëhet shtet
1941: Fillon televizioni i licencuar amerikan
1945: SHBA teston bombën atomike
1968: Vritet Robert F. Kennedy
1933: Hitleri emërohet kancelar
1918: Epidemia e gripit vret 20 milionë njerëz
1962: John Glenn amerikani i parë në orbitë
1975: Bill Gates dhe Paul Allen lançojnë "Microsoft"
1947: Jack Robinson njëson bejsbollin
1973: Trupat amerikane largohen nga Vietnami
1900: Propozohet mekanika kuantike
1942: Projekte sekrete për ndërtimin e një bombe atomike-A
1956: Aprovohen autostradat ndërmjet shteteve
1945: Forcohet Karta e të Drejtave
1965: SHBA-ja përshpejton luftën e Vietnamit
1920: Gandhi fillon reformat paqësore
1978: Lind "bebja e parë në epruvetë"
1962: Bota në krizë për shkak të reaktivëve të Kubës
1906: Tërmeti dhe zjarri shkatërron San Franciskon
1993: Përfundon aparteidi në Afrikën e Jugut
1977: "Apple II" prodhon kompjuterin e parë për masat
1964: "Beatles" bëjnë turne në SHBA
1955: Fillon bojkoti i autobusëve në Alabama
1925: "Scopes": Evolucioni kundër krijimit
1939: Ngrihet avioni i parë me motor reaktiv
1938: Hitleri nis "Kristallnacht"
1932: "FDR" mposht presidentin Hoover
1947: Zbulohet prani Marshall
1997: "Pathfinder" dërgon fotografi të Marsit
1963: Friedan ndez shkëndijën e të drejtave të grave
1927: Babe Ruth shënon 60 pikë në bejsboll
1964: SHBA paralajmëron për rreziqet e duhanit
1940: Churchill drejton Britaninë e Madhe
1949: Themelohet NATO
1986: Shpërthen fabrika bërthamore në Çernobil
1961: Ngrihet muri i Berlinit
1949: Mao formon Kinën komuniste
1973: Watergate "gllabëron" Nixon-in
1985: Gorbaçov fillon politikën "glasnost"
1900: Frojdi interpreton ëndrrat
1948: "Airlift" shpëton Berlinin Perëndimor
1950: SHBA mbron Korenë e Jugut
1928: Uria sovjetike vret 25 milionë njerëz
1920: SHBA refuzon Ligën e Kombeve
1911: Dështon trusti i "Standard Oil"
1965: Kongresi miraton ligjin e votimit
1958: Uria në Kinë vret 20 milionë njerëz
1968: Kryengritjet e konventës demokratike
1975: Vietnami verior pushton Saigon
1964: Miratohet rezoluta e Gjirit të Tonkin | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: BOTA Wed Oct 22, 2008 1:55 pm | |
| Eleganca, sëmundja e shekullitPse nuk mund jemi të kurrë të dobëta aq sa duam? Në shekullin XXI, imazhi i femrës ideale është që të jetë e gjatë dhe e dobët. Në vitet ‘60 pamja e Grejs Kellit mënjanoi imazhin e Merlin Monrosë. Bukuria është e barabartë me elegancën. Dieta, ushtrime fizike, pa bark dhe me muskuj të formuar. Kjo, nuk është aspak moda e kohëve të fundit, por prej më tepër se një shekulli është kthyer në një imperativ kategorik, në një detyrim për të gjitha femrat që e adhurojnë të bukurën. Që atëherë ky kult i femrave elegante filloi të thellohej edhe më shumë, duke arritur kulmin në ditët tona e duke na e prezantuar bukurinë ideale me një femër tepër të gjatë dhe me peshë 50 kilogramë. Kjo është pyetja që na mundon prej shumë kohësh. Për shkak të modeleve tepër elegante, ne vuajmë gjithnjë e më shumë për siluetën tonë. Në të gjitha epokat ku mbijetesa ishte e vështirë, shëndoshja mishëronte arritjen sociale, mirëqenien. Ishte një dëshmi që ti kishe arritur atë që të tjerët nuk e arrinin dot, pra që ishe në gjendje të përballoje jetën. Preferenca për një shëndet jo të rëndë dhe për femrat me trup të imët, u shndërrua në një obsesion të vërtetë. Sot njerëzit e shëndoshë shihen dhe konsiderohen si persona që nuk e privojnë dot veten nga kënaqësitë e ushqimit e që nuk kanë vullnet të marrin një iniciativë të tillë. Mesazhi, i cili nuk pëlqehet nga ne, është pikërisht mosarritja e kontrollimit. Po ashtu, të mbash peshën tënde nën kontroll është konsideruar si një tregues i shëndetit, përveçse një detyrim estetik. Edhe në atë kohë, divat e Hollywood-it përdorin dieta ose ndiqnin rrugë të ndryshme për të ruajtur peshën e tyre ideale. stil Megjithatë, shumë pak e pranojnë. Është njësoj sikur ne të kemi një formë vetëndëshkimi dhe tentojmë të arrijmë një peshë tepër të lehtë, madje ekstreme. Në të vërtetë, të jesh e bukur, por edhe elegante, sot është kthyer në një ide fikse për shumicën e grave dhe vajzave. Ndaj edhe dietat apo trajtimet, të cilave iu nënshtrohen, janë vërtet të shumëllojshme. Le ta nisim nga dietat, të cilat shumë femra pas palestrës i shohin si shpëtimin e vetëm për të arritur formën ideale. Në të vërtetë, historia e tyre është vërtet e vjetër, por ato filluan të bëheshin më të "pranishme" në dhjetëvjeçarin e fundit të viteve ‘800, kur revistat e specializuara filluan ta vinin gjithmonë e më shumë theksin te këmbët dhe vithet me formë, por elegante. Pikërisht këto "fiksime" kanë arritur ta çojnë femrën deri në anoreksi, duke i shkaktuar madje dhe vdekjen. Sigurisht që ka edhe vlera pozitive, të cilat shoqërojnë dobësimin. Ajo ka të bëjë me aktivitetin që supozohet të bëhet dramatik, por mbi të gjitha ajo është simbol i rinisë. Të jesh e dobët, është njësoj sikur ta zgjasësh atë. Dhe ajo më e rëndësishmja është fakti se duke qenë në rregull me normat e bukurisë, femrat ndihen më të kënaqura e më të vlerësuara. Megjithatë, të qenit e dobët nuk sjell ndonjë mirëqenie, por pak a shumë kontribuon në personalitetin e femrës. Nëse një femër është elegante, ajo mendon se ndihet më e vlerësuar nga seksi i kundërt. Në fakt, kulti i dobësimit sjell më shumë mërzi se sa mirëqenie, pasi modelet e propozuara janë të paarritshme nga pjesa më e madhe e femrave. Nga ana mjekësore, trupat e dobët mund t‘i vlerësojmë të bukur, por jo ata anoreksikë. Falë këtij ideali, pjesa më e madhe e femrave, pavarësisht se raporti i peshës së tyre është normal, nuk e shohin veten në "prerjen" e duhur. U duket sikur janë të dhjamosura, kur në fakt nuk janë. Kjo mani e çmendur tashmë për të qenë të dobëta ka përfshirë të gjitha femrat në tërësi, madje duke kaluar deri në ekstrem. Sot shumë femra vuajnë nga kjo fobi. Për shembull, në Greqinë e lashtë rëndësi u jepej trupave atletikë, të cilët reklamonin gjithashtu sforcime "të natyrës". Diferenca është se në Greqinë e lashtë njerëzve nuk u ulej vlera në varësi të paraqitjes së tyre. Ndërsa sot, në kohën tonë, paraqitja ka shumë rëndësi. Marrëdhëniet tona sociale janë të paqëndrueshme, të lehta, e partnerët e dashurisë gjithashtu. Kërkojmë të bëjmë gjithçka shpejt, të pëlqejmë, të joshim menjëherë. E gjithë ekzistenca jonë është e kushtëzuar nga vështrimi i të tjerëve. Problemi qëndron te kriteret e vlerësimit, të cilat janë shumë ekstreme: duhet të jesh shumë e dobët, e re, po gjithashtu duhet të jesh e shëndetshme e të mos vuash nga probleme të ndryshme. Megjithatë, ne jemi të destinuara të sëmuremi, të vuajmë e në fund të vdesim. Por sëmundja më e keqe për femrën është dhe do të mbetet përjetësisht fiksimi për të qenë gjithmonë elegante. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: BOTA Wed Oct 22, 2008 3:06 pm | |
| Tendencat e modes mashkullore 2007/2008Mbizotërimi i toneve të errëta, pothuajse krejtësisht e zezë. Pak prekje ngjyrash ekscentrike dhe të metalizuara. Kështu do të paraqitet burri i kësaj vjeshte që është protagonist i materialeve të teknologjisë së lartë dhe inovativë, të përdorura si për veshjet e ditës por edhe për ato të mbrëmjes. Nëse për femrat rehatia është fjala kyç, për mashkullin e këtij viti, janë xhaketat e shkurtra deri në bel dhe pantallonat e ngushta në kavilje. Nga xhentëlmeni i kollarisur te pamja e yllit të muzikës rrok. Nga babai i respektueshëm i familjes te pamja prej astronauti. Tendencat dhe stilet për pranveren dhe veren 2007-‘08 janë shumë, por kanë një gjë të përbashkët: cilësinë dhe elegancën. Kudo dhe kurdoherë. E reja? Përdorimi i materialeve tekno si plastika, pëlhura të llakuara dhe veshje të argjendta. Look-u prej xhentëlmeni: dopiopeti është rikthyer, pardesyja është klasike dhe nuk shkon përtej gjunjëve. Ndikimi i rrokut: Grija është e zeza e re: gri në të gjitha nuancat si për meshkuj ashtu edhe për femra. Xhaketa e rehatshme dhe e ngrohtë. Pulovra të gjata: pulovra dhe triko me kopsa edhe për meshkujt. Look-u i ardhshëm: materiale të preferuara në tonalitete të argjendta për një pamje sikur keni zbritur nga një e ardhme e largët. Stil kalorësi: çizme të gjata edhe për meshkuj për t’u mbajtur mbi pantallona. Lëkurë e butë: lëkura e butë dhe elegante për një stil më të sofistikuar, por nuk mungojnë as elementët fetish apo ato sado-mazokistë. Propozimet e stilistëve për 2008. Veshjet më origjinale dhe interesante... VersaceNjë mashkull bipolar, është propozuar nga Versace për këtë vjeshtë/dimër. Në sfilata vihen re dy tipologji për mashkullin e ri. Imazh i ri për një mashkull që duhet të jetë i sertë. Janë zhdukur ngjyrat e ndezura, të shndritshme, tokëzat dhe ari. Donatella Versace propozon versionin klerikal. Ky është provokimi i ri i shtëpisë së famshme të modës. Por nuk mund të mungonte një prekje rrok: me smokingët dhe bojën e përdorur për çizmet tashmë legjendare me takë. Dhe për koleksionin e ri Versace zgjedh blunë si gamën kryesore të ngjyrave.- nga bluja e letrës karbon te bluja mikropçip. Mashkulli i Versaces është xhentëlmeni klasik, por shumë bashkëkohor dhe modern- që e ka shumë të lehtë të veshë kostume dhe pardesy, por edhe që mund të ndryshojë në pulovra dhe xhaketa të shkurtra në një pulitje sysh. Versace PradaNdërsa mashkulli i propozuar nga Prada vishet me materiale të rinj, ngjyra të reja dhe vëllime të reja. Nga mëndafshi te leshi i angorës, nga peliçet te lëkura e dashit: shtylla e koleksionit janë trikot. Por risia e vërtetë janë xhaketat, që vjedhin vëllimet e linjave femërore e dizajnojnë një trup të ri për mashkullin duke e transformuar atë. Ndërsa pantallonat janë “të guximshme”, me shtratin e shkurtër e të ngushta te kaviljet. Me koleksionin e fundit për meshkuj, Prada ofron një version që përqafon të njëjtën ide me atë të koleksionit të femrave- diçka mes një mashkulli të egër, gati primitiv dhe një kukulle “baby-boy”, të përkufizuar në mënyrë lakonike. Ky është statusi i mashkullit modern për shtëpinë e modës Prada. Prada Bottega Veneta Bottega Veneta i rikthehet traditës së rafinuar qepëse duke e vënë theksin mbi ngjyrat: jeshile, mustardë, ngjyrë qumështi, bezhë. Kujdesi për detajet bëhet gati në formë maniake: xhaketa deveje, aksesorë luksi si mbërthesa në lëkurë krokodili dhe kapëse të arta, për të cilat do të jenë artikuj të domosdoshëm për këtë sezon. Një koleksion i larmishëm, i pasur në detaje që me një pamje kompleton të gjithë gardërobën mashkullore. Frymëzimi: shija e qëndrueshme mashkullore e interpretuar me një shtysë krijimtarie të fortë dhe ndonjëherë profane, depërton nga një shpirt i klasës së lartë me reflekse magjepsëse. Materialet: të shndritshme, lëkurë të llakuara, të lyera me varak, të metalizuara, kamoshe të ylberta, dhe kadife e butë. Me luspa të mëdha, pëlhura të leshta me fije të ngjyrosura me dizajno bardhë e zi. Bottega Vaneta ArmaniArmani, për koleksionin Emporio, vendos gjithçka mbi materialin, në risinë e pëlhurës. Sertësisht e zezë, më pak lëshim në grinë. Pantallona të puthitura pas trupit me shtesa xhinsi ose pantallona kostumi të propozuara në anën sportive. Mashkulli i propozuar nga Giorgio Armani përzien stile dhe tendenca. Pëlqen të zhdramatizojë dhe është në gjendje të kombinojë veshje klasike me ato sportive. Giorgo Armani kombinon materiale të ndryshëm për xhaketat dhe pantallonat në një blu mesnate, jeshile të errët dhe kadife ngjyrë vjollcë. Ndërsa e zeza është sunduesja e përhershme. Në vend të këmishës dhe kravatës Armani e sheh mashkullin në artikuj të trikotuar dhe jelekë. E zeza Emporio Armani mund të dallohet lehtë: elegante, e matur dhe njëkohësisht trendi. Armani Roberto CavalliRoberto Cavalli e shpie mashkullin në përëndimin e vjetër, me pantallona pitoni, çizme, rripa voluminozë, por nuk e nënçmon, përkundrazi thërret në stampa, në prerjet e pantallonave, në peliçe, botën e rrokut. Një koleksion mbase tepër i pasur, por i kalibruar. Në linja është argëtues dhe për një mashkull të sigurt në vetvete është shumë bashkëkohor. Koleksioni është përzierje mes artizanatit fiorentin dhe botës së yjeve të rrokut. I lidhur në një siluetë të ngjitur pas trupit me xhaketa të ngushta dhe pantallona lëkure që ndalen mbi kavilje. Mashkulli i Roberto Cavalli-t deklaron haptas natyrën e tij. E përmbledhur në një gamë kromatike që shkëputet fare pak nga e zeza, më pak devijim drejt devesë dhe blusë elektrike, koleksioni është antitezë absolute e ngjyrave klasike të Cavalli-t. Roberto Cavalli Valentino Në koleksionin e tij Valentino ofron kalorësin e bardhë, duke sjellë të gjithë elementët e së bardhës që përfshijnë pardesy dopiopet, kostum dopiopet, xhaketë me dy kopsa dhe xhaketë të shkurtër deri në bel në lëkurë gjarpri. Kravatat janë fakultative, ndërsa rripat të hollë. Pulovrat në jakë rrumbullake mund të vishen në vend të këmishëve dhe kravatave të rregullta. Ngjyra tjetër që ofron Valentino është grija e gurtë. Pardesytë vijnë në ngjyrë të zezë ose bezhë dhe jelekët e punuar me shtiza mund të vishen me kostume në vend të jelekëve klasikë . Nuk mungojnë as pantallonat dhe xhaketat e lëkurës në stilin e përditshëm. Valentino Calvin Klein Stilisti Italo Zucchelli e sheh mashkullin e propozuar nga Calvin Klein në veshje të qepura në mënyrë elegante me një shtesë teknologjie. I njohur për estetikën e tij minimaliste ai dizajnon xhaketa të shkurtra të mbuluara në PVC të tejdukshme ose kostumet ne materiale të leshta. Italo Zucchelli ka punuar në një gamë të gjerë ngjyrash si ngjyrë deti, ngjyrë e përhimë dhe nuancat e grisë më pak ndërthurje lejla dhe të verdhë kanarinë. Calvin Klein Dsquared Dean dhe Dan Caten kanë befasuar me sfilatën e tyre për koleksionin pranvere/vere 2007/2008. Shtëpia e modës ka prezantuar një mashkull shumë të veçantë: agresiv, që thyen rregullat dhe të mbuluar nga koka te këmbët me lëkurë të zezë. Një mashkull që e di mirë se çfarë dëshiron dhe di si ta arrijë. Një mashkull me pantallona lëkure të zezë dhe me kamxhik në dorë . Ky është mashkulli i Dsquared. Gjithçka me tonë tepër të ndezura. E zeza është ajo që mbretëron, ashtu si edhe për Emporio Armanin. Nëse lëkura ishte një element shumë i përdorur për femrën e vjeshtës 2006 këtë vit do të jetë sërish. Por kësaj here i takon mashkullit. | |
| | | Blerti_Gashi Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 593 Age : 36 Vendi : Në Troje të Enver HOXHES !! Registration date : 20/10/2008
| Titulli: Re: BOTA Wed Oct 22, 2008 11:19 pm | |
| Biligoa kshtu ndonje mendim tuajin a keni dhen ne ndonje teme apo veq kopy-paste. Une nuk shof as nje postim qe keni dhen mendimin tuaj po vetem kopy-paste. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: BOTA Wed Oct 22, 2008 11:31 pm | |
| - Good_Luck shkruajti:
- Biligoa kshtu ndonje mendim tuajin a keni dhen ne ndonje teme apo veq kopy-paste. Une nuk shof as nje postim qe keni dhen mendimin tuaj po vetem kopy-paste.
Pa be tri postime jeni i dukshem kush jeni !Mud te shikoni punen tuaj, dhe eshte me mire te hini me nicun e vjeter, apo doni te shtoni pioneret ne forum, mos me lexo, as une nuk te lexoj ! Bye | |
| | | Blerti_Gashi Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 593 Age : 36 Vendi : Në Troje të Enver HOXHES !! Registration date : 20/10/2008
| Titulli: Re: BOTA Wed Oct 22, 2008 11:40 pm | |
| Jom ai qe jom dhe nese kom bo tri postime i kom bo nga mendja ime jo si ju kopy-paste. Iu lutem mos dileni nga tema, sepse cdo postim jashte teme do fshihet. Me mirkuptim Stafi. | |
| | | Blerti_Gashi Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 593 Age : 36 Vendi : Në Troje të Enver HOXHES !! Registration date : 20/10/2008
| Titulli: Re: BOTA Thu Oct 23, 2008 12:01 am | |
| Kerkoj shum te falur nga stafi po shum kopy-paste ban kjo antare. Mendon se i lexon dikush po as kush. Me falniiiiiiiiiiiiiiiii | |
| | | Musafir Vizitor
| Titulli: Re: BOTA Thu Oct 23, 2008 10:04 pm | |
| Bota eshte si sken e nje teatri,Aktoret figurat ne ket sken politike,fetare dhe kulturore shfaqen ne te,luajn role perkatese dhe pastaj ua lene vendin te tjereve.Kjo bote i ngjan lojrave olimpike disat bejn tregeti e te tjeret e paguajn me vlern e tyre,disa te tjer kenaqen duke pare. |
| | | Xili Hero anëtar
Numri i postimeve : 4309 Registration date : 06/04/2008
| Titulli: Re: BOTA Thu Oct 23, 2008 10:05 pm | |
| Bota eshte e rrejshme nese je i pasur kalon mire nese je i varfer ste duket bota interesant | |
| | | Parapsikologu Hero anëtar
Numri i postimeve : 3125 Age : 56 Vendi : Ferizaj-Kosovë Profesioni/Hobi : Poezia Registration date : 18/07/2008
| Titulli: Re: BOTA Thu Oct 23, 2008 10:10 pm | |
| Bota eshte e poshter, vullgare, a pashpirt, hajdute dhe vrastare... | |
| | | ylari Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 801 Age : 39 Vendi : Shqiperi Registration date : 02/11/2008
| Titulli: Re: BOTA Wed Nov 12, 2008 12:00 am | |
| Bota eshte nje pjese teatrale duhet mesuar per te luajtur nje rol Duke veshtruar boten eshte e pamundur te mos cuditesh. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: BOTA | |
| |
| | | | BOTA | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |