Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 AGRESIONI I FASHIZMIT DHE DISFATA E TIJ 7 PRILLI – DITA E TR

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

AGRESIONI I FASHIZMIT DHE DISFATA E TIJ 7 PRILLI – DITA E TR Empty
MesazhTitulli: AGRESIONI I FASHIZMIT DHE DISFATA E TIJ 7 PRILLI – DITA E TR   AGRESIONI I FASHIZMIT DHE DISFATA E TIJ 7 PRILLI – DITA E TR EmptySun Apr 13, 2008 9:23 am

Kushtrim Janina
7 Prill 1939 ndodhi agresioni i fashizmit ndaj vendit ton. Derisa
Ushtria Kombëtare Shqiptare dhe Populli i rrokën armët kundër
pushtuesve, Mbreti Zog e tradhtoi vendin dhe me bisht nën shalë ja
mbathi me të katërtat për të shpëtuar kokën e vet. Ai, Ahmet Zogu i
“madh” që më aq “trimëri” e pamëshirë i kishte ndjekur e vrarë
rilindësit tanë të famshëm shqiptar , iku nga fashizmi italian si zogu
i zi nga kaçubeti qelbë ngrënës! Si ndodhë edhe me çdo hajdut tjetër ai
nuk harroi të e vjedh thesarin e shtetit dhe atë të merr me veti deri
në Angli. Pas vetit e la Ushtrinë dobët të armatosur dhe popullin e
varfër që më së miri e përshkroi Migjeni në Poemën e Mjerimit.


Me aq armë e municion sa kishin oficerët e ushtarët
shqiptar të ndihmuar edhe nga populli e bën një rezistencë të fuqishme
dhe ushtria fashiste shkeli në tokën e Shqipërisë vetëm pasi në detin
shqiptar dhe në brigjet e ti i la disa qindra të vdekur. Ata trimat
shqiptar, si Mujo Ulqinaku me shokë hynë në legjendë si Davidi në luftë
kundër Goliatit, sepse fashizmi ishte Superfuqi Botërore që nuk pat
mundësi ti bën ballë as Franca e Anglia që ishin ndër Fuqitë më të
mëdha të asaj kohe në Evropë, e le me një Shqipëri e gjymtuar, që
Konferenca e Ambasadorëve në Londër me 1913 ia kishte shkëputur rrugët
kryesore të Ballkanit, tëra tokat e bukës, malet e fushat e
gjelbëruara, e bjeshkët me xehe dhe ia kishte lan vetëm Alpet e thata e
detin e thellë me u mbyt në te.
Me 7 Prill 1939
u pushtua Shqipëria. Fashizmi hyri brenda vendit dhe pasi që e theu
rezistencën punën e par që bëri e korruptoi parinë e pasanikëve dhe
krijoi një “qeveri shqiptare”. Natyrisht me flamurin e Fashizmit u
mbulua Shqipëria dhe ajo duhej të zhdukej nga harta gjeopolitike
përgjithmonë. Fashistët të udhëzuar nga kolaboratorët shqiptar, për të
prezantuar veten si aleat të fashizmit e nxorën edhe Flamurin Shqiptar,
por tani me sëpatat e Imperatorit Emanuel mbi shqiponjën dykrenore.
Kuislingët shqiptar u integruan me fashizmin edhe politikisht duke u
bërë edhe zëdhënës të propagandës fashiste. Bile ata e prezantonin
fashizmin edhe si “vullnet i popullit”! Ata okupimin fashist e
prezantonin si “Shqipëri të Madhe” edhe pse ajo e tëra ishte e okupuar
nga fashizmi!
Nga ana tjetër, pa qa kokën për
fuqinë fashiste djalëria shqiptare filloi rezistencën. Nga mërgimi
erdhi vet Myslim Peza dhe me qeten e vet ia vuri pushkën fashizmit
menjëherë. Pas ti u rreshtua vegjëlia shqiptare që nuk pyeste se çfarë
fuqie ishte fashizmi në Botë, se për vendin e vet e konsideronte vetëm
veten Zot shtëpie! Dhe në fund lufta antifashiste ngadhënjeu me fitore!

Lufta e Dytë Botërore që e iniciuan fashistët i
kushtoi Evropës 60 milion njerëz të vdekur dhe një Kontinent të
shkatërruar. Fashizmi i kishte vënë vetes për detyre që të shtrij
okupimin e vet mbi tërë Globin dhe të vendos një Perandori Globale
Fashiste. Më në fund ndërhynë SHBA dhe e shpartalluan fashizmin.
Disfata e ideologjisë fashiste në fushën e luftës, ku u përdorën të
gjitha llojet e armëve ekzistuese, e gjunjëzoi atë ushtarakisht dhe
erdhi deri te kapitullimi i ti. Por koha e tanishme po e vërteton se
kapitullimi ushtarak nuk ka qenë dhe kapitullim ideologjik.
Sepse
fërkemeve të baballarëve e gjyshërive të vet fashist, tani po ecin
djemtë e nipat e tyre me të njëjtat aspirata, por me mjete e strategji
tjera! Shtrirja e tyre mbi vendet ish socialiste deri në shtetet
Baltike po tregon se ata e kanë regjeneruar ideologjinë e vet e cila
identifikohet me integrimin e ekstremizmit të djathtë të të gjitha
vendeve - kundër vegjëlisë të të gjitha vendeve. Po e zbatojnë po atë
politikë neokolonialiste që e beri ish-Bashkimi Sovjetik në emër të
asaj që quhej “proletar të gjitha vendeve bashkohuni” - por duke hyrë
nën komandën ruse. Vetëm se tani kjo bëhet me thirrje “kapitalistë të
të gjitha vendeve bashkohuni”!
Pa keqkuptime,
sepse këtu nuk është fjala për kapitalistët fisnik që me nderë e ndajnë
fitimin e krijuar bashkë me punëtorët e vet!
Por,
fjala është për ata kapitalist të egër që duke shkel mbi gjakun e të
varfërve krijojnë pasuri për vete! Ata tani më nuk marshojnë së pari me
tanke e me ushtri brenda vendeve tjera. Por së pari e fusin
korrupsionin brenda vendeve të huaja dhe krijojnë qeveri kukulla që
pastaj ato i detyrojnë ti thërrasin vet ushtritë e huaja kolonizatore
si “...punë integrimesh, dee...”! Për të ndodhë një kolonizim i tillë
“vullnetar” shtetet viktima duhet të plotësojnë disa kushte dhe
kryesori ndër to është shkatërrimi i ushtrive nacionale dhe heqja dorë
nga sovraniteti shtetëror si dhe miratimi i disa kamionëve me ligje pa
i lexuar fare.
Një shembull shkollor e
përjetuam me 7 Prill 2008 në Prishtinë ku Grupi Negociator me Serbinë
dhe serviset e tyre servile juridike e aprovuan një Kushtetutë të huaj
për Kosovën të cilën mendojnë të e miratojnë ne Parlamentin e pakicës
të krijuar nga OSBE-ja. Agresioni i 7 Prillit 1939 u përsërit me 7
Prill 2008, por tani me invazion juridik.
Nga
ana tjetër, pa e qa kokën për fuqinë fashiste djalëria shqiptare do ta
vazhdoi rezistencën. Nga mërgimi sërish do të vije ndonjë Myslim Pezë
dhe me qeten e vet do të ia ve kazmën fashizmit modern . Nuk është
thënë kotë nga hirësia: “... nënë moj mos ke frik se ke djemtë në
Amerikë...” Pas tyre do të rreshtohet vegjëlia shqiptare që nuk pyet se
çfarë fuqie kanë integrimet fashiste në Evropë, se për vendin e vet e
konsideronte vetëm veten Zot shtëpie!
Përsëri
Flamuri i Skënderbeut do të valon në tokën e vet ndërsa ahtisarëviqët
dhe shërbëtorët servil me flamurin e natës me Yje e me Hanën e kafshuar
do të ngjiten drejt veriut të ftohtë skandinav me bisht nën shalë! Se
këtij vendi i kanë than e kanë me i than, për jetë të jetëve, vetëm
Shqipëri! Dhe përsëri lufta antifashiste do të ngadhënjen, me fitoren e
popullit, mbi tiraninë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
AGRESIONI I FASHIZMIT DHE DISFATA E TIJ 7 PRILLI – DITA E TR
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 28 Nëntori - Dita e Flamurit
» DITA E FLAMURIT, DITA E PAVARËSISË, DITA E PËRGJEGJËSISË
» DITA E FLAMURIT, DITA E PAVARËSISË, DITA E PËRGJEGJËSISË...
» Dita e Shën Valentinit - Dita e të dashuruarëve apo e të mas
» Naser VELIU : PRILLI I PLAGOSUR

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: