Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Naser VELIU : PRILLI I PLAGOSUR

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Naser VELIU : PRILLI I PLAGOSUR Empty
MesazhTitulli: Naser VELIU : PRILLI I PLAGOSUR   Naser VELIU : PRILLI I PLAGOSUR EmptyThu May 01, 2008 12:38 pm

DEKLARATË E SHKURTËR MBI JETËN TIME - Naser VELIU


Unë Naser Veliu, i lindur më 15.03.1957 në fshatin Sërmënovë - Komuna e Gostivarit, linda në një familje të varfër me pak tokë pune. Babai Veliu, nëna Xharija lindën pesë fëmijë. Unë jam i treti me radhë.Babai vdiq para 20 vitesh, u rritëm si jetimë, mbetëm të gjithë të vegjël por, edhepse nëna ka pasur mundime të mëdha për të na siguruar kafshatën e bukës nuk duhet t'u harrohen as ndihmat e fqinjëve dhe bashkëatdhetarëve.
Si i ri shkollën fillore e përfundova në fshat.Gjimnazin e vazhdova në Gostivar por, për shkak të mungesës së të hollave isha i detyruar që të largohem dhe të shkoja në kurbet për t'i ndihmuar familjes.Më vonë, u përpoqa të vijoja prapë shkollimin por pata probleme të njëjta, m'u desh që prapë të largohem nga shkollimi i matutjeshëm. Gjatë vijimit të mësimit në shkollën fillore dhe në gjimnaz ( deri te ndërprerja e tij), isha nxënës i shkëlqyeshëm.

Jam i martuar me Nazife Xhelilin nga Gostivari.Me të kam tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë.

Në Perëndim gjindem rreth 8 vite: tri vite në Gjermani , dhe në Zvicër afër pesë vite.

Në fshat na njohin si familje përparimtare. Dikush na urren e dikush na nderon për shkak të ideve përparimtare, patriotike e kombëtare por, ka edhe të atillë që a urrejnë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Naser VELIU : PRILLI I PLAGOSUR Empty
MesazhTitulli: Re: Naser VELIU : PRILLI I PLAGOSUR   Naser VELIU : PRILLI I PLAGOSUR EmptyThu May 01, 2008 12:56 pm

Informata ironike e Tanjug !


Fatkeqësi në magjistralen e Ibrit

Dy veta humbën jetën


Në ndeshje të drejtëpërdrejtë të veturës me autobus, humbën jetën Naser Veliu nga Gostivari dhe Nurije Zekaj nga Peja

Llazarevë, 23 prill 1990

Në pjesën e magjistralit të Ibrit, te Lazareva , sot paradite ndodhi një ndeshje e drejtpërdrejtë e autobusit nga Vërnjaçka -Banja dhe veturës me regjistrimin e Zvicrës.Me këtë rast dy persona humbën jetën . Vdiq Naser Veliu (33) nga Gostivari dhe bashkëudhëtarja e tij Nurije Zekaj (23) nga Peja. Shoferi i veturës " Mazda" me regjistrim të Zvicrës, Naser Veliu ka parakaluar kolonën e cila ishte bërë për shkak të një ndeshjeje të mëparshme në magjistralin e Ibrit dhe drejtpërdrejtë u ndesh me autobusin e "Autoprevozut" të Vërnjaçka _ Banjës.

Vetura " Mazda" në të cilën vdiqën të dy udhëtarët, u shkatërrua shumë, ndërsa në autobus u shkaktua një dëm bukur i madh. Pas kësaj ndeshjeje ndodhi një shpërthim në spondin e veturës me regjistrim të Zvicrës, pas së cilës gjë shpërtheu zjarri, i cili ma vonë u shua.Në po këtë veturë u gjend material propagandistik me përmbajtje armiqësore të cilën organet e hetuesisë me gjukatësin Lubivoje Kovaqeviq e morën, ndërsa procedura e hetimeve vazhdon.

Tanjug
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Naser VELIU : PRILLI I PLAGOSUR Empty
MesazhTitulli: Re: Naser VELIU : PRILLI I PLAGOSUR   Naser VELIU : PRILLI I PLAGOSUR EmptyThu May 01, 2008 1:02 pm

NASER VELIU






HAPËRIME POETIKE


(Poezi )
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Naser VELIU : PRILLI I PLAGOSUR Empty
MesazhTitulli: Re: Naser VELIU : PRILLI I PLAGOSUR   Naser VELIU : PRILLI I PLAGOSUR EmptyThu May 01, 2008 1:10 pm

LULET E PAVDEKSHME TË KOSOVËS

(Kushtuar Fahri Fazliut e Afrim Zhitisë )


Kur në ditët e vjeshtës
dolër shesheve të Kosovës
mal duke i qëndruar dhunës
botës i kujtuat lavdinë.

Historia hapi një faqe për ju
emrat bënë kolonën atje
Fahri Fazliu, Afrim Zhitia...
motrat përlotën sytë.

Kosovës i falët jetën
mizori nga Kalamegdani ju vrau
gjyshet ngushëlluan nipat
me trimërinë e djemve që ranë.

Dheu ju mori brenda
shpirti u kthye me funeralin
që të ngroh zemrat djaloshare
për përleshje të reja.

Lule do të dalin mbi varret
e Afrimit e Fahriut
dy grushta viktori
Kosovën s'do ta zërë gjumi.

Tanket tek shkelin
e plumbat tek vërshëllejnë
pëllumbat gëzohen
liria merr vula garancie.

Rruga drejt Republikës
shtrohet e gjërë
Në Kalemegdan zënë të
krrokasin kukuvajkat.


Wot, 20 dhjetor 1989
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Naser VELIU : PRILLI I PLAGOSUR Empty
MesazhTitulli: Re: Naser VELIU : PRILLI I PLAGOSUR   Naser VELIU : PRILLI I PLAGOSUR EmptyThu May 01, 2008 1:35 pm

VARGJE KRENARIE

(Nafije Zendelit)


Ç'sy shqiponje motra jonë!
O ç'buçimë te Komiteti !
Më bëjnë sytë, je Nafia ?
Ti e bëre këtë farë rrëmeti?

"Eni motra, ecni përpara!
Të mos trembet këtu njeri!
Eni djema çoni grushtet
për liri e dituri"

Vijnë policë të armatosur
dhe vërsulen mbi fëmijë,
vijnë dhe marrin motrën tonë
dhe e shpiejnë në burg të zi!

"Fol për shoqe, trego shokët,
që shkaktuat atë tollovi"!
"Lereni o ju të mjerë !
S'kemi lindur për tradhëti !

Ti Nafije sërmnovare,
na dhe zemër e krenari,
Gostivari e Tetova
dhe Prishtina të lëvdojnë Ty.

Edhe thonë kur t'vijë Nafija,
e pret malli, gëzohet guri,
fryn puhiza , dhe do tundet,
në lartësi dyngjyrësh flamuri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Naser VELIU : PRILLI I PLAGOSUR Empty
MesazhTitulli: Re: Naser VELIU : PRILLI I PLAGOSUR   Naser VELIU : PRILLI I PLAGOSUR EmptyThu May 01, 2008 2:04 pm

KUR NË VLORË U NGRIT FLAMURI


Historinë e gjallë në jetë
penë e kombit e shkroi vetë
duke e lagur atë në gjak rinie
gjak lirie e pavarësie.

Pavarësi o pavarësi
shumë filiza ranë për ty
Ismaili qëndron në ballë
me Isain trim të rrallë!

Toka e qielli kanë shumëplagë
nga të cilat rrodhi gjak
kullë arbërore rrite trimin

Ismaili e Boletinin!

Harta e trollit Ilirik
u coptua, u bë finik
Për t'u ndarë nuk u ndanë
Shpirt i lidhur si gjerdan.

Kralë të egër të Sërbisë
si sulltanë të osmanlisë
deshën pranga t'i vënë trollit
të atij trimit , Mic Sokolit,

Shqipja mbushi malet trima
vasha t'rrebta si vetëtima
siç qe Shota n'Radishevë
dhe Haliti në barilevë.

Lindi dielli, lind dhe hëna
lindin trima, lindin zana
lindin shqipe nëpër shkrepa
nëpër shkrepa si në djepa.

Ngrit flatrat skifteri trim
ngjit lartësitë e qiellit tim
le t'dëgjojë armik i zi
britmat tona për liri.

Vlorën trime në breg deti
me ''12 e tund tërmati
fitimtarë të larë me gjak
ngriti Isamili një bajrak.

çprej atëherë i shtrenjti flamur
u kalua nga dora në duar
për t'i rënë rreth e përqark
tokës amtare larë në gjak.

Aty fletë e historisë
shënon emrat të trimërisë
Nis n'lashtësi te Iliriani
dhe arrin te Ismail Qemali.

Pa harruar trima të tjerë
Skenderbeun tanë me vlerë
Që fitoj ndër shumë beteja
duke sjellë ditë të reja.

Duke e lënë amanet
gjithë shqiptarëve brez pas brezi

Për Liri e për Atdhe
jepni jetën si me le!

Dhe këtë zë e dëgjoi burri
i Krasniqes Bajram Curri
e dëgjoj edhe trimi
i Shalës - Isa Boletini!

Dhe për hatër të Gjergjit trim
Mic Sokoli fluturim
mbuloj topin me gjoks të tij
shkoi me shqipet në ajri.

Vulë e kombit, e dyta herë
u vu në Vlorë tek ajo derë
dhe u vu tek ai prak
la nga deti ynë plot gjak.

Nëpër mote si jehonë
Vlora trime na kujton
borxhin që e kanë shqiptarët
të bashkojnë tokat e t'parëvet .

30.10.1989
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
Adem Berisha


Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

Naser VELIU : PRILLI I PLAGOSUR Empty
MesazhTitulli: Re: Naser VELIU : PRILLI I PLAGOSUR   Naser VELIU : PRILLI I PLAGOSUR EmptyThu May 01, 2008 2:15 pm

I nderuari Naser Veliu,
kam nderin dhe knaqësinë e veçantë të shpreh admirimin tim për ty dhe familjen tuaj, të kaluaren dhe të tashmen tuaj, veçanërisht për të tre engjut e tu të cilëve ju deshiroj jetë të gjatë e më të lumtur se sa babait të tyre.
Më entuziazmuan edhe shkrimet tuaja poetike veçanërisht "Vargje krenarie". Shpresoj dhe besoj se vargje të këtilla të mrekullueshme nga ty do të kemi në vazhdimësi.
Urime dhe suksese nga i juaji xhaxhi Adem.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Naser VELIU : PRILLI I PLAGOSUR Empty
MesazhTitulli: Re: Naser VELIU : PRILLI I PLAGOSUR   Naser VELIU : PRILLI I PLAGOSUR EmptyThu May 01, 2008 3:15 pm

KËNGË KUSHTUAR XHEMIL ISLAMIT


Në Raven të Gostivarit
fshat malor shtëpish prej guri
lindi Xemil Islami
trim me besë, fjalë burri.

Në përpjekje ky djalosh
nga armiku s'kishte frikë
vendit duhej dalur zot
hasmit duhej zënë çdo pritë.

Qysh i ri , gati fëmijë
kishte dhënë një betim
që shpeshherë na thoje ne :
do luftoj për vendin tim!

Kur të morën në arrest
Gostivari u mbush me lot
Poshtë tradhëtia the me zë
shokë të mi mos qani sot.

Do të kthehem prap mes jush
burgun shpejt do ta mbaroj
çdo mundimi e çdo torture
i qëndroj dhe e duroj.

Ne të prisnim pa durim
që të vije prap ndër ne
porse hasmi gjakatar
pabesisht të shtriu për dhe.

As Raveni fshati yt
as Pollogu vend bujar
Xhemilin nuk e harrojnë
djalin trim, këtë zog shqiptar.

Në tetor në demonstrata
brohorit mbarë rinia
e Xhemilit më e drejta
dhe e shenjta porosia!

Përse të vranë e dimë ne mirë
por s'arritën atë qëllim
që marrëzisht e patën pritur
emri yt u bë kushtrim.

Rrugës sate do të shkojmë
me flamur ngritur përpjetë
fjalët tua s'i harrojmë
sa të jemi në këtë jetë.

Sa të jemi ndër të gjallë
për këtë gjuhë e këtë flamur
soji ynë do të luftojë
dhe s'do shtrohet sot as kurrë.

20.12.1988
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Naser VELIU : PRILLI I PLAGOSUR Empty
MesazhTitulli: Re: Naser VELIU : PRILLI I PLAGOSUR   Naser VELIU : PRILLI I PLAGOSUR EmptyThu May 01, 2008 7:42 pm

PRANVERAT NË FSHATIN TIM

Me radhë shkojnë e vijnë pranvera
lile të kuqe si gjak hapin fletë
plagët më bëhen të rënda
flaka po e djeg Dardaninë.

Çdo rrënjë lulelje një pikë gjaku
pranvera e madhe i la amanet brezit
mos lejoni të shkelin mbi lulet tjera
qelbësirat e shekullit.

Ç'janë këto krisma e këto rafale
lulet nuk i tund shpërthimi i topit
pas zingjirëve të tankut
ngrenë krye lulet e reja.

Nëna e motra u përleshën me kuçedrën
baballarët e djemtë zunë istikamet
një këngë djalit heshtazi ia këndoi vasha
e ai mësonte të luaj syrin duke marrë në shënjestër .

Cyrih 20.08.1988
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Naser VELIU : PRILLI I PLAGOSUR Empty
MesazhTitulli: Re: Naser VELIU : PRILLI I PLAGOSUR   Naser VELIU : PRILLI I PLAGOSUR EmptyThu May 01, 2008 8:05 pm

ZEMRAT U BËNË PËRMENDORE

(Mësuesit të popullit , Sefer Selimit )

Ishe një ndër shumë luftëtarë
që shqipes i dole zot
populli të kujton
dhe me kujtimin tënd shënon fitore.

Të kishim mësues të dashur
që na mësoje historinë tonë
plot gjak e terror
dhe na hapje një shteg lirie.

Tash ata që mësove ti
janë burrërua ashtu si deshe
djemtë e vajzat nuk harrojnë
mësuesin e dashur Sefer.

Ne të ngritëm një përmendore
prej mermeri të bardhë
nxierrë nga zemrat tona
dhe me gjakun tonë shkruam epitafin.

I ndjen tufat e luleve
ne po ti sjellim të freskëta
për çdo stinë kështu
kujtimi freskohet.

Dëgjo se ç'cicërojnë zogjtë e pranverës :
Po vjen liria e vonuar
Mermeri do të bëjë një vrimë
që të shohin trimat.

Gjakatarë ku do të strukeni
ku do të fshihni deklaratat ju tradhëtar
a se shihni se dimrin plot acar
e borën mes prrockash në lum po e grah pranvera.

Mësues i dashur, një tufë e vogël
poezie e lidhur me drojtje
po vendoset mbi emrin e veprën tënde
që të kesh besim në ne.

Nga malet ushtima then qafën lugjeve
Kuçedra e Dragoni po i japin fund mejdanit
krushq të dasmës së parë të lirisë
nusja po u jep ngjatjetën.

Wot 18.02.1989
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Naser VELIU : PRILLI I PLAGOSUR Empty
MesazhTitulli: Re: Naser VELIU : PRILLI I PLAGOSUR   Naser VELIU : PRILLI I PLAGOSUR EmptyThu May 01, 2008 8:14 pm

YJE TË PASHUAR


Lart në qiell yjet ngjitur
vezullojnë sytë e trimit të rënë

terr burg ashgjë s'shihet
toka hesht e frikshme nga nata

shpërthen një llavë vullkani
si një kapuç i bardhë i hedhur përpjetë

kërkëllima tankesh rëndë e mundojnë kalldërrmin
një fëmijë është ngjitur me flamur mbi të

Kush ua hapi derën mysafirëve pa ftesë
njëmijë vjet u bënë e gjumë në sy nuk keni

shqiponjat po vëzhgojnë trollin
dhe bishat që i janë sulur tufës

shqipja po mban evidencën e kryersëve të krimeve
e trimave po u mat lartësitë e lapidarëve

nga lotët lumë Kosovës po i shërohen sytë
Kosovës me kësulë të bardhë dardane.

Shkurt, 1990
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Naser VELIU : PRILLI I PLAGOSUR Empty
MesazhTitulli: Re: Naser VELIU : PRILLI I PLAGOSUR   Naser VELIU : PRILLI I PLAGOSUR EmptyFri May 02, 2008 9:46 pm

JO SHQIPONJA S'ËSHTË PLAGUE,
AS KOSOVA S'ËSHTË NËNSHTRUE !

Shtriga plakë keq është tërbue
don shqiponjat me i farue
me gjak shqipesh s'u ngop kurrë
don që gjaku të rrjedhë lumë.

Një faltore kanë ndërtue
shkje e shkina janë tubue
hedhin helm tue kuvendue
forcë të madhe kanë gatitë
tanke, helm, automatik.

Ju gjakpirësa
çka mendoni
s'asht Kosova siç kujtoni
kurrë atë ju s'do ta shtroni
se atë tash e njeh bota
si Isanë që e njohu Londra
si Pirroja kundër romakut
Skenderbeu kundër sulltanit
e ne kundër sërbomadhit.

Çka po don e zeza Sërbi
deri kur kjo shkurtpamësi
deri kur ky terrorizëm
kjo gjakderdhje, ky fashizëm.

N'Beograd diçka festojnë
një fitore fantazojnë
s'asht fitore siç mendojnë
asht mashtrim që s'e shikojnë.

Kot luftoni, torturoni
kot mundoni, masakroni
gjuhën tonë -
kurrë s'e mohoni.

Mos vajto nanë me lot në sy
mos rri nanë me duar në gji
ngrite zanin t'dëgjojë bota
ti lind trima e i rrit Kosova.

Dy t'i vranë tre t'i burgosin
Idealin kurrë s'ta sosin
Ideal asht gjaku i tyre
ranë përdhe pa njolla ftyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Naser VELIU : PRILLI I PLAGOSUR Empty
MesazhTitulli: Re: Naser VELIU : PRILLI I PLAGOSUR   Naser VELIU : PRILLI I PLAGOSUR EmptyFri May 02, 2008 9:47 pm

PRANVERË E PËRGJAKSHME


Pranverë e hershme na erdhi
Bora dhe shiu u ndalën,
Kullosa e re ngadalë po rritet
Nëv vend të ujit, me gjak po ujitet.

Gjaku po derdhet rrëke anembanë
Në ty pranverë e përgjakshme
Që do të mbetesh përherë e kuqe
po rrit lulegjaku në Kosovë.

Jeta e shumë bijhua si qiriu
Por drita e tij nuk shuhet kurrë,
Në kambë janë të gjithë, plaku dhe i riu
Dhe ty Kosovë s'të lënë me u përkulë.

Beograd vrasës lufta nuk është ndalë
Për ne lufta kaherë ka nisë,
Krimet e bëra askush nuk ua falë
Kosova do shpagim për lulet e lirisë.

Rinia krenare e Kosovës heroike
Vazhdon rrugën e të parëve tanë,
Kërkesë e pandryshuar si para nëntë vitesh
Kosova Republikë e drejtë që na takon.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Naser VELIU : PRILLI I PLAGOSUR Empty
MesazhTitulli: Re: Naser VELIU : PRILLI I PLAGOSUR   Naser VELIU : PRILLI I PLAGOSUR EmptyFri May 02, 2008 9:48 pm

Meqë, Naser Veliu, dhe Nure Zekaj ranë, përkujtimi dhe vdekja e tyre i motivoi masat që ta shpiejnë amanetin e tyre dhe ta bëjnë në përmasën e shqiptarëve aksionin " Pajtimi i gjaqeve ".

Poezia që po e shënojmë u recitua nëpër gjithë tubimet dhe ishte një përkujtim për Naserin dhe Nurijen .

LUFTËTARË TË ANTON ÇETTËS


Në Raushiq e në Sërmnovë
Dy katunde në dy nahi
Që të dyja në Kosovë
Lindën shqipet mrekulli.

O Naser, Naser Velia
Cila motër ish me ty ?
Ish me mua motër Nuria
Me vështrimin si stuhi.

Po ti nur i Dukagjinit,
ku u nise me aq vrap?
I Mic Sokolit muaj i prillit
po kërkonte nga ne gjak.

Si vardari, si Bistrica
që nuk ndalin t'vetat valë,
s'nalej djali s'trembej çika
nga tërthorja që ki'n marrë.

Kishin dhënë fjalët e veta
dhe s'i shkelnin për të gjallë,
profesorëve Cana e Çetta,
që u prinin kudo n'ballë.

Kishin nder e krenari,
kur pajtonin fshat më fshat,
plagë hakmarrjesh, tragjedi,
derdhur kot i shtrenjti gjak.

Luftëtarë të Anton Çettës,
tok dy trima tufë lirie,
nisur rrugës së të dfrejtës,
Ti Naser e ti Nurije !

Dy tufë lule t'një pranvere,
rritë në fshat e djeg' në mërgim,
u ngrit dora kriminele
dhe na veshi në pikëllim.

Dorë e zezë, dora gjaksore,
ndau nga ne këta të ri'
Por kujtimi mbetet prore,
Vëlla Naser, Motër Nuri' !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Naser VELIU : PRILLI I PLAGOSUR Empty
MesazhTitulli: Re: Naser VELIU : PRILLI I PLAGOSUR   Naser VELIU : PRILLI I PLAGOSUR EmptyFri May 02, 2008 9:49 pm

Ferit RAMADANI :

VËLLA NASER, MOTËR NURI'


Jeta nuk ndalet..., në blerim e stuhi -
ju dy martir që ndizni trimëri

ndër ne çdo herë shfaqeni meteor
vezulloni për liri dhe shtrihej në kurorë

Aty ku dëshmorët bëjnë log heroik
JU të dy e shpieni gjakun Ilirik

Ja ! Për lirinë e falim jetën , rritën !
Shqiptarët e meritojnë bashkimin dhe dritën !

Këto fjalë jehonë e kushtrimit pë nderin e Atdheut
Ju - nipër e mbesat e Skenderbeut !

Në dy ura - harkore lidhjesh që i do tërësia
Të bëhet për brezat Iliria!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

Naser VELIU : PRILLI I PLAGOSUR Empty
MesazhTitulli: Re: Naser VELIU : PRILLI I PLAGOSUR   Naser VELIU : PRILLI I PLAGOSUR EmptySat May 03, 2008 12:48 am

Naser Veliu, ky martir që shkoi përpara kohe, duhet gjithmonë të përkujtohet ! Edhe pse i ri, krijoj shumë shkrime gazetareske në Zëri i Kosovës, ku me nivel dhe me vendosmëri luftoj Jyfederalizmin titist atë perandori famëzezë që edhe sot na zgjohet si lugan dhe murtajë e kuqe !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Naser VELIU : PRILLI I PLAGOSUR Empty
MesazhTitulli: Re: Naser VELIU : PRILLI I PLAGOSUR   Naser VELIU : PRILLI I PLAGOSUR Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Naser VELIU : PRILLI I PLAGOSUR
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shkarkohet Naser Osmani
» AGRESIONI I FASHIZMIT DHE DISFATA E TIJ 7 PRILLI – DITA E TR
» 29 Prilli "Dita e të pagjeturve"në Kosovë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: