DEMONSTRATA
Tërë Tërnoci është çuar në këmbë dhe kërkon me ngulm Birin e vet të madh. Është hedhur në demonstrata të fuqishme, ndërsa disa pleq më radikalë kanë shpallur grevë urie deri në vdekje.
Oh Zot, e kërkojnë me qiri e me pishë, gjallë a vdekur:
Daci është Biri ynë. Këtu ka luajtur së pari guralecë, fuzash e guxhas.
Ah, mësuesi ynë i parë i katundit! Të kërkojnë malet e varret, o Dac! Edhe macet mjaullijnë.
Qysh more Dac na ktheve shpinën, vera t’u bëftë dimën!
Ti Kosovën e çlirove, po Tërnocin e harrove.
Dil një herë në Tërnoc, qysh na le kështu në lloç!
Ti mrekullia hyjnore. Alkimisti i famshëm! Ah, P. Kyri ynë! Ave Maria Kyri! Oh Justiniani ynë nga Tauresi!
Thonë se je bërë poet magjik: me kryet e Platonit, zërin e Orfeut dhe gjuhën e Ciceronit.
Mjaft shkëlqeve nëpër botë. Kujto një herë Çajupin:
Mjaft punove për të tjerë,
o fat-keq
Kujto vëndë tek ke lerë
dhe tek heq.
Hajde Dac, more shoq, hipi Fordit dil në Tërnoc!
Merre, merre Akademinë, se mu këtu e ka selinë.
Hajde Dac në Tërnoc, të bajmë të parin në Bujanoc.
More Dac, moj Bukuri, lum Tërnoci që të ka Ty!
Ç’po këndon gjithë ky njeri: edhe këtu zien Zepteri.
Ty të pret, Dac, Nobeli!