|
| Katedrale katolike apo politike? | |
|
+7...... Kostandin fatlum xhema detektivi xhiti Mexhid Yvejsi 11 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
Mexhid Yvejsi Anëtar
Numri i postimeve : 429 Age : 74 Vendi : Gjakovë, Kosovë Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Katedrale katolike apo politike? Mon Sep 06, 2010 12:31 pm | |
| Mexhid YVEJSI, Gjakovë
KATEDRALE KATOLIKE APO POLITIKE?
Në Prishtinë, me 5 shtator, 2010, dita e 26 e muajit të bekuar Ramazan, në prag të Natës së Madhe të Kadrit, u përurua katedralja me emrin e Nënë Terezës.
Katedralja: simbol i bashkimit apo i përçarjes ?
“Njerëz të pabesë! A nuk e dini se miqësia me botën është armiqësi me Hyun? Kushdo, prandaj, do të jetë mik me botën, shndërrohet në armik me Zotin” ( Bibla, Letra e Jakobit, 4)
Fillimi i katedrales
Të premtën, në mesditë, me 26 gusht 2005, në zemër të Prishtinës, në hapësirën e Gjimnazit “Xhevdet Doda”, u vu gurthemeli i Katedrales katolike. Gurthemelit të Katedrales i mungonte leja e ndërtimit. Përmes një komunikate për shtyp, lëshuar me 26 gusht 2005, zyrtarët komunal të Prishtinës vënien e gurthemelit të Katedrales e kanë cilësuar të nxituar, sepse nuk janë plotësuar procedurat administrative dhe nuk janë përmbushur obligimet…”
Me gjithë këtë, vënien e gurthemelit të Katedrales katolike e ka bërë ish kryetari i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, i cili, ndër të tjera, tha:
“Ne jemi të bindur se ndërtimi i Katedrales “Nëna Tereze” do të jetë simbol i bashkimit, i tolerancës dhe i mirëkuptimit…”
A qëndron kjo? Jo! Po, çka tregon kjo? Kjo tregon, përveç të tjerave, papjekurinë fetare. Papjekuria fetare, siç thoshte Kanti (1724-1804), është jo vetëm më e dëmshmja, por edhe më e pandershmja nga të gjitha.
Ç’është katedralja?
Në një fjalor amerikan për katedralen shkruan:
“Kishë zyrtare e një peshkopi, çdo kishë e madhe, e rëndësishme”
(New Webster’s Dictionery of the English Language, faqe:81, botuar në New York – Chicago, 1975.)
Kurse në Fjalorin e Shqipes së Sotme shkruan:
“Kisha kryesore në një qytet, ku ushtron veprimtarinë e vet një peshkop.”
(Fjalor i Shqipes së Sotme, faqe: 556, botuar në Tiranë, 2002.)
Pra, sipas këtyre fjalorëve, katedrale do të thotë:
“Kishë kryesore, zyrtare, ku ushtron veprimtarinë e vet një peshkop.”
Ç’është kisha?
Fjala kishë vjen nga fjala greke “eklesia” që domethënë: Tubimi, asambleja, kuvendi, mbledhja e popullit”
Sipas Fjalorit Biblik të I. Nikë Prelës, faqe: 122, botuar në Ferizaj, 1994.)
Këto shpjegime për katedralen dhe kishën janë fjalë të nxjerra nga fjalorët që janë libra njerëzorë, të cilat mund të kuptohen dhe të peshohen. Por, siç thoshte dijetarja besimtare Madleine Delbrel, fjalët e librave njerëzorë mund të kuptohen dhe të peshohen; por është Fjala e Zotit ajo që na peshon ne. Në mes të Fjalës së Zotit, Fjalës Hyjnore, dhe vullnetit tonë duhet të ndërtohet një ujdi jetësore.
Vënia e gurthemelit të Katedrales pa leje, pa ujdi njerëzore, pa vullnetin e shumicës së popullsisë, mendoj, kjo tregon se kryetari Rugova nuk niset nga motivet e pastra fetare, por u bë për qëllime të tjera, vetëm për t’iu përshtatur botës perëndimore e kurrsesi nga besimi i mbrendshëm fetar, apo kombëtar.
Në letrën dërguar romakëve, Shën Pali shkruan:
“Po ju përbej me mëshirën e Zotit, o vëllezër. Mos iu përshtatni parimeve të botës, por shndërrojeni e ripërtërini mendjën tuaj, në mënyrë që të dalloni vullnetin e Zotit: ç’është e mirë, çfarë i pëlqen Atij…!
(Bibla, Romakëve, 12:1-2.)
Themeli i fesë
Dashuria ndaj Zotit, me zemër, me shpirt, me mendje; dashuria ndaj njëri-tjetrit, porsi ndaj vetvetes, janë themeli i fesë.
Feja është faktor pëcaktues për jetë a vdekje, qoftë si individ apo si shoqëri dhe në gjirin e saj ajo përfshin gjërat më themelore: rregullin, kuptimin apo domethënien e jetës.
A është e rregullt vënia e gurthemelit të Katedrales nga ana e ish kryetarit Rugova, pa leje ndërtimi ? A mund të jetë Katedralja simbol i bashkimit, ku nuk muarr pjesë asnjë përfaqësues i bashkësive tjera fetare? Nuk muarr pjesë asnjë përfaqësues, mandje, as i kishës orthodokse, të cilën Don Lush Gjergji e quan kishë motër! Nuk muarr pjesë asnjë përfaqësues i partive politike të opozitës…Pra, aty ku nuk marrin pjesë as vëllezërit as motrat, a mund të jetë Katedralja simbol i bashkimit…?
Katedralja jo vetëm që është e nxituar, por ajo është e nxitur jo nga ndjenjat e pastra fetare, por vetëm për t’iu përshtatur botës, kinse për t’u miqësuar me të, kundër të vërtetës, në dëm të vetvetës…!
Në Bibël shkruan:
“Njerëz të pabesë! A nuk e dini se miqësia me botën është armiqësi me Hyun? Kushdo, prandaj, do të jetë mik me botën, shndërrohet në armik me Zotin.” (Bibla, Letra e Jakobit,4.)
Kosova jonë e dashur ka nevojë për Zotin, jo të armiqësohet me Te…
Përurimi e katedrales
Me gjithë këtë, në Prishtinë, me 5 shtator, 2010, dita e 26 e muajit të bekuar Ramazan, në prag të Natës së Madhe të Kadrit, u përurua katedralja me emrin Nënë Terezës. Në ceremoni morën pjesë përfaqësues të lartë të klerit katolik, të Bashkësisë Islame të Kosovës si dhe të institucioneve vendase e ndërkombëtare. Përurimi katedralës u bë në kuadër të veprimtarive me rastin e 100 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës. I dërguari i Papa Benediktit të XVI, arqipeshkvi i Tivarit, Zef Gashi, i cili udhëhoqi meshën e shenjtë, tha: "Në këtë tokë të Kosovës, ku para shumë dekadash Hyu i ka folur shpirtit të Nënë Terezës, sot ngritet kjo Katedrale kushtuar Nënë Terezës. Në këtë Katedrale do të kumbojë fjala e ungjillit, pa të cilën nuk është e mundur ta mendojmë Nënë Terezën", tha arqipeshkvi Zef Gashi. Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës Katedralen në Prishtinë e kanë quajtur si një tempull nacional, fetar, kulturor e shpirtëror.
Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava, i cili mori pjesë në hapjen zyrtare të katedrales, ndër të tjera tha se ndërtimi i Katedrales në qendër të Prishtinës tregon se ky popull është i orientuar kah toleranca fetare, paqja dhe dinjiteti. Ai kërkoi nga institucionet dhe politikanët e Kosovës që të jenë më racional karshi kërkesave shpirtërore të popullit, ndërsa bëri thirrje për ndërtimin e një xhamie të përmasave të njëjta me të katedrales m’u përballë saj. Ai iu kujtoi udhëheqësve institucional shembullin e mbështetjes së presidentit amerikan, Barak Obama, për ndërtimin e xhamisë në qendër të Nju Jorkut.
Ndërsa kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ndër të tjara tha: “Kjo Katedrale, që qëndron madhështore në zemër të kryeqytetit të Kosovës, në Prishtinë, është simbol i fesë katolike, i bashkëjetesës, i humanizimit dhe i tolerancës fetare që e karakterizon kombin tonë që nga lindja e tij”. Që katedralja qëndron madhështore në zemër të kryeqytetit të Kosovës, në Prishtinë, kjo po duket, por që katedralja të jetë simbol i bashkëjetesës, i humanizmit dhe i tolerancës fetare që karakterizon kombin tonë, atëherë le të ndërtohet përball katedrales edhe një xhami, që besimtarët mos të falen rrugëve nëpër borë e shi… Vetëm atëherë kjo tolerancë dëshmohet, vërtetohet… Përndryshe, vetvetiu shtrohet pyetja: Katedralja në zemër të Prishtinës a është katedrale katolike apo politike?
Mexhid YVEJSI, Gjakovë
| |
| | | xhiti Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1858 Age : 64 Vendi : Prishtine Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve Registration date : 26/03/2009
| Titulli: Re: Katedrale katolike apo politike? Mon Sep 06, 2010 2:41 pm | |
| Kjo me shkurt eshte katedralja e Popit I.Rugova nje shites feje nje shites i kombit nje tradhtare qe kurre sju falet. Nje katedrale me permasa aq te medha per 2% katolik e 4 % ortodox . Kjo eshte me shume per ata Tradhtare te kombit qe kinse te shiten se ne jemi me katolik se Papa. PO jo ore te mjere se ju jeni berllogu i ketij populli. Te prishte nje shkolle e te hapet nje katedrale eshte turp per ju te mjere qe lepini kockat e te huajve qka ja qesin.E ne fuinde do tju hudhin si qent e zhuagafte ne ndonje prrocke. Dhe kurre sdo tju permend askushe. Pra duhet ndertue nje gjami edhe me emadhe se kjo katedrale qe ska te beje fare me tolerance . PO kete e u vendose me vendimin e tradhtarit Rugova sepse ky nderroi fene e vete muslimane ne nje te pa fe ,ku beson ne figura e jo ne zote. Allahu i mallkofte te gjithe ata qe vendosen nje katedrale te tille ne mes te Kryeqitetit tone .duke pas plote kisha tjera qe marrin pjese nga 4,5 vete se ska me shume te fese katolike. ne kete katedrale do punojne edhe popat serbe greke etj. U arrit qellimi i serbise ,,se kinse shqiptaret i ka bere musliman turku me zore" e tashe po ju kthehen kinse fese se te pa feve.. Edhe sote maqedonasit serbet dhe kundershtaret e shqiptareve e thojne kete. Te mallkuar qofshin e denofte zoti si eshte me keq. keta te pa fe.. Duhet nje gjami edhe me e madhe te ngritet qe tja humb pamjen kesaj katedrale te shkijeve shqiptare ... | |
| | | detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 44 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: Katedrale katolike apo politike? Wed Sep 08, 2010 10:35 am | |
| siq thote xhiti me mire te quhet katedralja e popit Rugova se ai pis naj ngriti ne mijdis te qendres se prishtines katedralen pa nevoje per 2% katolik dhe ortodoks.. Haj medet Politikane te qmendur...e popull gjumash.. | |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Katedrale katolike apo politike? Wed Sep 08, 2010 11:49 am | |
| Ne kemi tradit me hanger me dy lug, kem me mbetur pa sanja, pom duket se kjo esht lloj qitje pluhur syve te tanve edhe krishterve edhe muslimanve , kur te vin njera pal hajde shkojm ne kadedrale, kur te vin tjetra pal hajde ne xhami, sa dot shkon dhe sa dot pi uj se di. taktik e rrezikshme por perfitime te hatashme nese arrin qellimin. ja jem tejet te menqur ja budallenj.
PS-thot nji fjal popullore nji qingj qe don te i thith dy nana jet pasnjeren! | |
| | | xhiti Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1858 Age : 64 Vendi : Prishtine Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve Registration date : 26/03/2009
| Titulli: Re: Katedrale katolike apo politike? Wed Sep 08, 2010 11:52 am | |
| keta disa e dojne papen e papa masmrami ka me ja rrase....keq e sun kane me nzerr kurre...
| |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Katedrale katolike apo politike? Fri Sep 10, 2010 1:09 am | |
|
MBROJTËSI I TË SË VËRTETËS !
. . . Ia kanë dhënë çmimin "N O B E L" për paqe "Motrës së MADHE" apo, "NËNËS SË SHQIPTARËVE"
Vetëm dhe vetëm, sepse "Motrës së M A DH E" apo, "NËNËS SE SHQIPTAREVE" -kurrë nuk ia ka NDI për shqiptarët -asfare!?!
"Motrën e Madhe" apo, "Nënën e shqiptarëve" e kanë shpërblyer me çmimin "N O B E L" -ta merr mendja . . . sepse, "Motra e Madhe" apo, "NËNA E SHQIPTARËVE" Tërë jetën e vet -me P I E T E T Iu shërbeu ZOTAVE, VENDEVE dhe POPUJVE të huaj
veç, -aspak vendit dhe popullit të vet!?!
Fakti pėrfundimisht BINDËS, -se, "Motrės sė Madhe" apo, "Nënës së shqiptarëve" nuk ia ka NDIE për shqiptarët aspak dhe ASKURRË është e V E R V Ë R T E T A e padiskutueshme
se, AJO -nuk denjoi, -madje, as edhe të VARROSEJ -as në Shqipëri, as në Maqedoni dhe, as në Kosovë!?!
Prandaj, "Motrën e Madhe" apo, "Nënën Shqiptare"
"N O B E L I S T E"
e mbështesin dhe e vlerësojnë . . . -veçanërisht -ata sh q i p f o l ë s, të cilët ose, janë të mangët e të mjerë -nga K O K A
apo, janë shërbëtorë të DJAJVE -më antishqiptarë -që ka B O T A !?!
| |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Katedrale katolike apo politike? Fri Sep 10, 2010 1:21 am | |
| BIJA SHQIPTARE,NËN UNIKATE E GJITHË NJERZISË! Publikuar më 04 shtator, 2010 në orën 22:19 ( Para 5 ditë e 1 ore ) Gani Qarri | Kulturë | Në një Botë plot halle vuajtje dhe varfëri Në vendin tonë një Dritë e sapolindur po ndriste Kishte lindur një Fenomen që i mungonte njerzimit Vepra e së cilës mbar Botën do ta mahniste
Kishte lindur në Shkup në Kryeqytetin e Dardanisë E njohur me Emrin Gonxhe bijë e Familjes Bojaxhiu E cila anë e mbanë botës do rritej si Nën e gjithë njerzis Që nga lindja e perëndimi, Jugu dhe Veriu Vuajtjet e shumta të njerzve nëpër Botë
Nga luftrat,shkatrrimet,sëmundjet dhe Varfëria
E kishinë bër dhe Nën Terezen që të pyeste me lot
Se si mund ti lejonte të gjitha këto Perëndia
Por Perëndia i ishte përgjigjur me hirësin e tij
Se shpëtim për ta, Ty Engjull të kam krijuar
Dhe ti do jesh e dërguara ime për nevojtarët
Tu ofrosh ndihmën ,që atyre u ka munguar
Ndaj Nën Tereza do bëhej Nën për secilin nevojtar
Nën e jetimit,të varfërit, të sëmurit,plakut dhe fëmisë
Një Nën Fenomen e lindur nga gjiri i Kombit Shqiptar
E cila do ti arrinte të gjitha me ndihmë të Perëndisë
Gonxhen tonë as vdekja, nga jeta se largon
Ngase,Vepra e saj vijon për hallexhinjë edhe sot
Emri i Nën Terezes,bashk me nevojtarët e shumtë Jeton
Duke iu ofruar ndihma kudo nëpër Botë
Nëse Skënderbeu me luftërat kundër otomanve Ishte mbrojtës i Europës nga zgjedha e pushtimit Edhe Nën Tereza mbetet në gjithë Botën Shpëtimtare e të varfërve të të gjith Njerzimit
Vepra e Nën Terezes në gjithë hapsirën Botrore Ishte shpëtimtare e pranuar dhe mirëpritur Ndaj Papa Gjon Pali me të drejt e shpalli Shenjëtore Se ishte një FENOMEN e vetme dhe e papërsëritur!
Dhe ne si Shqiptar kudo në Botë, ndjehemi të privilegjuar për veprën tuaj të madhe,të cilën me krenari e kujtojmë ndaj falënderojm dhe Zotin për kët përvjetor të bekuar i cili ditëlindjen tuaj të shenjët na ofroi neve ta festojmë
Gani Qarri Cyrih 05.09.2010 SHKA JEN KAQ KONTRAVERS MORE VLLA NJANI KESHTU TJETRI ASHTU!!! | |
| | | fatlum Anëtar
Numri i postimeve : 272 Vendi : Prishtina/MEdvEgJë Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Katedrale katolike apo politike? Fri Sep 10, 2010 12:24 pm | |
| Gjithsesi kjo eshte Katerdrale POLITIKE ,dihet mir qe eshte rrenu nje qerdhe e dijes per tu ngritur nje objekt fetar te krishter ne mes mu ne qender te muslimaneve.Mirpo per kete se fajsoj askend per veq priftave qe kan shfrytzu fen e tyre te shtetet me ndikim dhe e kan keq- perdor kete mundesi dhe gjithqka edhe e kan nderlidh me status.
Rugova ka qen i detyruar te beje nje gje te till,ne menyr qe prishtina te marr ,,pamjen e evropiane'' . E theme kete ne thojza nga se ky nuk eshte justifikim. | |
| | | fatlum Anëtar
Numri i postimeve : 272 Vendi : Prishtina/MEdvEgJë Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Katedrale katolike apo politike? Fri Sep 10, 2010 12:25 pm | |
| Edhe diqka me duket e palogjikshme,si mund te quhet Nënë dikush qe kurr se ka shiju kete ndjenj! | |
| | | Kostandin Fillestar/e
Numri i postimeve : 68 Age : 60 Vendi : Skrapar Registration date : 09/09/2010
| Titulli: Re: Katedrale katolike apo politike? Sun Sep 12, 2010 11:10 pm | |
| Pse kjo kishe pranohet mes nesh si Komb cfare duhet kjo kishe, kujte i duhet skemi nevoje per kisha e xhamia, duhen shpija per popullin dhe jete te begat jo trillime keto jane gjera qe nuk na perkasin si Komb Shqiptar | |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: Katedrale katolike apo politike? Sun Sep 12, 2010 11:12 pm | |
| Nese jetojm ne demokraci, duhet te respektohet lirija e besimit te cdo religjionit,Komunizmi ka vdek.. | |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: Katedrale katolike apo politike? Sun Sep 12, 2010 11:12 pm | |
| Nese jetojm ne demokraci, duhet te respektohet lirija e besimit te cdo religjionit,Komunizmi ka vdek.. | |
| | | Kostandin Fillestar/e
Numri i postimeve : 68 Age : 60 Vendi : Skrapar Registration date : 09/09/2010
| Titulli: Re: Katedrale katolike apo politike? Sun Sep 12, 2010 11:18 pm | |
| Un nuk fola gje per Komunizem se edhe ne komunizem jane qen, ata gjera nuk duhet te jene fare | |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: Katedrale katolike apo politike? Sun Sep 12, 2010 11:19 pm | |
| Perderi sa ti ja mohon tjetrit lirin e besimit, kjo ne menyre direkte njihet si hije komunizmi.. | |
| | | Kostandin Fillestar/e
Numri i postimeve : 68 Age : 60 Vendi : Skrapar Registration date : 09/09/2010
| Titulli: Re: Katedrale katolike apo politike? Sun Sep 12, 2010 11:22 pm | |
| Ik lexo Marksizemleninizmin te tregon te gjitha nese flet kunder apo pro ok e nderuar Per temen nuk ka nevoje per Kisha e Xhamia . | |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: Katedrale katolike apo politike? Sun Sep 12, 2010 11:25 pm | |
| Mbasi nuk ndihesh mir ne ket tem ,..kalo tek temat tjera ke sa te duash,ama meso te respektosh tjetrin sepse kultura eshte per njerzimin.... | |
| | | Kostandin Fillestar/e
Numri i postimeve : 68 Age : 60 Vendi : Skrapar Registration date : 09/09/2010
| Titulli: Re: Katedrale katolike apo politike? Sun Sep 12, 2010 11:31 pm | |
| Besoj se kame te drejte te shkruaj ne cilen teme te jete apo duhet te pyes ketu se ne cilen teme te shkruajm nuk fyej askend dhe temat jane per te dhene mendimin tjeret apo jo | |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: Katedrale katolike apo politike? Sun Sep 12, 2010 11:33 pm | |
| Shum e vertet ama edhe ti lexosh rregullate ne hyrje te forumit ,do hasesh se shkruan te respektosh dhe te mos fysh njeri eshte rregull obligativ... | |
| | | Kostandin Fillestar/e
Numri i postimeve : 68 Age : 60 Vendi : Skrapar Registration date : 09/09/2010
| Titulli: Re: Katedrale katolike apo politike? Sun Sep 12, 2010 11:39 pm | |
| Un nuk fyejta njeri e nderuar me vjen keq gjej nje postim tim qe une jame drejtuar njerit nga antaret me sharje e se flas per fe them mendimin tim sa lexova ketu pashe qe jeni ju ata qe fyejni Antaret dhe kisha kujdes nga ju qe mos hij ne debat se pashe fjalorin tuaj te pa edukate e them me keqardhej nuk dua te kalojme jashte teme skame nevoj per keshilla qe ju jepni sepse regullat e keti Forumi i lexuam mire ne regull tani. | |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: Katedrale katolike apo politike? Mon Sep 13, 2010 12:21 am | |
| Sikur ti lexon rregullate nuk do fyni fen tim siq mu drejtove ti kushe eshte Allahu! un vetem i kunder pergjigjem kurr nuk fy njeri por e verteta dhemb dhe sinqeritet shum kujt i pengon prandaj ty te duket se un fy tjetrin pa njohur ne esenc njeriun... | |
| | | Kostandin Fillestar/e
Numri i postimeve : 68 Age : 60 Vendi : Skrapar Registration date : 09/09/2010
| Titulli: Re: Katedrale katolike apo politike? Mon Sep 13, 2010 12:23 am | |
| Une nuk fyej fen e askujte e nderuar une thashe per mua nuk ekzistojne asnje fe e as fjalen ALLAH se njof dhe ase muhamedin qe thua pris ok NJofe Kombin tim Shqiperine time dhe GJERGJ KASTRIOT SKENDERBEUN aDON ME PER BELULIN E NDERUAR | |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: Katedrale katolike apo politike? Mon Sep 13, 2010 12:30 am | |
| - Cito :
- Une nuk fyej fen e askujte e nderuar une thashe per mua nuk ekzistojne asnje fe e as fjalen ALLAH se njof dhe ase muhamedin qe thua pris ok
NJofe Kombin tim Shqiperine time dhe GJERGJ KASTRIOT SKENDERBEUN aDON ME PER BELULIN E NDERUAR Simbas teje ti thuash dikujt u ***** ? qenka e vetemja fyrej E ajo ti thuash tjetrit nuk njoh krijusin tende nuk qenkaq fyrje? | |
| | | Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: Katedrale katolike apo politike? Mon Sep 13, 2010 12:33 am | |
| Fiona do ishte me me vler qe ti te na sjellish historin e kesaj Katedrale, dhe qe mos te zihem kot ne mes veti, ti e di se kush ka ber ket projekt, idoli yt, me sa di une ndoshta jame gabime. | |
| | | Kostandin Fillestar/e
Numri i postimeve : 68 Age : 60 Vendi : Skrapar Registration date : 09/09/2010
| Titulli: Re: Katedrale katolike apo politike? Mon Sep 13, 2010 12:38 am | |
| Po normal nuk e njoh une krijusin tende moj goce se sme ka lind baba i jot mua une kame babin time dhe memen time dhe ato jane kryjuesit e mi ok
| |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: Katedrale katolike apo politike? Mon Sep 13, 2010 12:50 am | |
| - Cito :
- Po normal nuk e njoh une krijusin tende moj goce se sme ka lind baba i jot mua une kame babin time dhe memen time dhe ato jane kryjuesit e mi ok
Ket ta besoj plotsisht sepse jam mese bindur se nuk jetojm ne te njejtin planet...ai qe beson ne nje krijues dhe ai ne kotsi?. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Katedrale katolike apo politike? | |
| |
| | | | Katedrale katolike apo politike? | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |