Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Shqiperia dhe Kroacia marrin ftesen per ne NATO, Maqedonia m

Shko poshtë 
+14
Beton
eri M
Nezir Myrta
Lavdi
Riki30
Urata
petritkola
rrebelja
tom sojer
feneri
naqeta
Euridika
Mysafir
Orfe@
18 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 112
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

Shqiperia dhe Kroacia marrin ftesen per ne NATO, Maqedonia m - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiperia dhe Kroacia marrin ftesen per ne NATO, Maqedonia m   Shqiperia dhe Kroacia marrin ftesen per ne NATO, Maqedonia m - Faqe 2 EmptySat Apr 05, 2008 11:59 pm

jo maqedonia ne NATO!

do ta bëjmë shtetin e ardhshëm Makedhonia illire!

Makedhonia
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

Shqiperia dhe Kroacia marrin ftesen per ne NATO, Maqedonia m - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiperia dhe Kroacia marrin ftesen per ne NATO, Maqedonia m   Shqiperia dhe Kroacia marrin ftesen per ne NATO, Maqedonia m - Faqe 2 EmptySun Apr 06, 2008 1:17 am

Nezir Myrta shkruajti:
jo maqedonia ne NATO!

do ta bëjmë shtetin e ardhshëm Makedhonia illire!

Makedhonia

Zotëri Nezir Myrta, është e vërteta se ajo tokë që e quani ju Makedhonia, është e ilirëve dhe është quajtur EMADHIA ! Jash saj rrëshqanorët e kaukazit dhe bashkëpunëtorët e tyre integrist !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Shqiperia dhe Kroacia marrin ftesen per ne NATO, Maqedonia m - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiperia dhe Kroacia marrin ftesen per ne NATO, Maqedonia m   Shqiperia dhe Kroacia marrin ftesen per ne NATO, Maqedonia m - Faqe 2 EmptySun Apr 06, 2008 1:56 am

Nezir Myrta shkruajti:
jo maqedonia ne NATO!

do ta bëjmë shtetin e ardhshëm Makedhonia illire!

Makedhonia

Makedhonia eshte Shqiptare dhe i takon Shqipris .

A po jo Nezir Myrta.?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Shqiperia dhe Kroacia marrin ftesen per ne NATO, Maqedonia m - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiperia dhe Kroacia marrin ftesen per ne NATO, Maqedonia m   Shqiperia dhe Kroacia marrin ftesen per ne NATO, Maqedonia m - Faqe 2 EmptySun Apr 06, 2008 2:53 am

Urime Shqipëri që të erdhi dita të futesh në paktin e NATO-s, suksese edhe në të ardhmen.

Maqedonis ju refuzua hyrja në NATO sepse po krijon histori të falsifikuar sikurse Greko-fanariotët ( Maqedonia e vjetër dhe Greqia e vjetër) që në të vërtetë janë Pellazgo-Shqiptare.
Maqedonin duhet bashkuar me Shqipërin, kurse populli do të mbes për një kohë popull minoritar derisa t'ua mësojm gjuhën tonë të ëmbël shqipe. Arrow
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 112
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

Shqiperia dhe Kroacia marrin ftesen per ne NATO, Maqedonia m - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiperia dhe Kroacia marrin ftesen per ne NATO, Maqedonia m   Shqiperia dhe Kroacia marrin ftesen per ne NATO, Maqedonia m - Faqe 2 EmptySun Apr 06, 2008 5:56 am

Beton shkruajti:
Nezir Myrta shkruajti:
jo maqedonia ne NATO!

do ta bëjmë shtetin e ardhshëm Makedhonia illire!

Makedhonia

Makedhonia eshte Shqiptare dhe i takon Shqipris .

A po jo Nezir Myrta.?

Po pra Beton, i takon Shqipërisë! Manastirin e Kongresit të Shqipes, duhet çliruar!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Shqiperia dhe Kroacia marrin ftesen per ne NATO, Maqedonia m - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiperia dhe Kroacia marrin ftesen per ne NATO, Maqedonia m   Shqiperia dhe Kroacia marrin ftesen per ne NATO, Maqedonia m - Faqe 2 EmptyMon Apr 07, 2008 1:01 am

Si do qe te mos jeni dakort me postuesit ju lutem permbajeni veten dhe mos shkisni nga goja.

Sa per ceshtjen shqiptare ajo po vendoset ne qendrat shqiptare dhe te huaja ku sllavet dhe greko-fanariotet nuk kane influence.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhavo_
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
xhavo_


Male
Numri i postimeve : 782
Registration date : 20/03/2008

Shqiperia dhe Kroacia marrin ftesen per ne NATO, Maqedonia m - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiperia dhe Kroacia marrin ftesen per ne NATO, Maqedonia m   Shqiperia dhe Kroacia marrin ftesen per ne NATO, Maqedonia m - Faqe 2 EmptyMon Apr 07, 2008 1:20 am

Populli shqiptar dhe shoqëria shqiptare nuk guxon te lejoj qe skenat politike dhe shoqërore shqiptare te udhëhiqen nga njerëz mediokër, te pamoralshëm, te pandershëm, te panjerëzishëm - ashtu siç ka ndodhur dhe po ndodh edhe tani.
Disa komandant te Bllaces e patriota me bataria iu kanë fut frikën profesorëve te urtë dhe intelektit te vertetë shqiptar, kudo ne trojet shqiptare, dhe kanë marr në dorën fatin e kombit tonë. Shiqojeni edhe sot se si skenat politike shqiptare udhëhiqen jo 
nga akademikët, profesorët dhe te diturit, por nga njerezit qe rrjedhin 
nga interesat partiake e personale. Kjo është vertetë shqetësuese, por 
fajin e kanë edhe vetë intelegjenca shqiptare e cila ende e ndjekë prrallen 
e moqme "lshoni rrugë budallës". Jo mos i lëshoni rrugë budallës, por 
prejani ne mes.

Liria dhe qështja kombtare nuk falen me asnjë çmim, sepse gjithmonë kemi fituar kundër shkaut e grekut edhe pse me mund, por kemi humbur brenda vetvetes, te bazuar nga "te kaluara", duke lejuar qe mbi ne te qëndrojnë njerëz të paskrupullt, qe e keqja e tyre ska kufi. Njerëz qe i marrin lirinë dhe te drejtat popullit e shoqërisë per interesa te ngushta dhe budallakina persoale.
Prandaj e verteta, liria dhe e drejta duhet te mbrohen me çdo çmim, për të ndertuar një shoqëri te ndritshme, te njerezishme, perparimtare dhe qe te na ketë lakmi e tërë bota. Dhe pastaj NATO do te na luste qe te futemi aty, e jo t'i lusim tash ne ata.

Shkrimet e disave këtu janë thjeshtë pasqyrim i zbrazjes shpirtërorë që bëri regjimi komunist kudo.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Shqiperia dhe Kroacia marrin ftesen per ne NATO, Maqedonia m - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiperia dhe Kroacia marrin ftesen per ne NATO, Maqedonia m   Shqiperia dhe Kroacia marrin ftesen per ne NATO, Maqedonia m - Faqe 2 EmptyMon Apr 07, 2008 4:48 am

Priten ndryshime


Duke ftuar Shqiperine ne NATO, Amerika ndeshkoi politiken dhe politikanet antishqiptar te ketyre 18 viteve te fundit.

Duke ftuar Shqiperine ne NATO, Amerika afirmoi edhe nje here se eshte me popullin shqiptar dhe i kerkon atij te beje ndryshimet e nevojshme qe ti paraprije sfidave te tashme dhe te ardhme.

Me ftesen e marre per ne NATO, politika serbo, greko-fanariote, ruse e realizuar me fanatizem nga veglat e tyre shqiptare per ti ndare shqiptaret nga aleatete e tyre qe ashtu ti coptojne dhe gelltitin me kollaj pothuajse kapitulloi. Gerdeci, edhe kjo perpjekje e fundit e veglave shqiptare (politikane dhe qeveritare) per te ndalur marshimin shqiptar deshtoi. Procesi eshte i pakthyeshem. Pritet pastrimi i Shqiperise. Do te kete ndryshime ne terren.

Ftesa per ne NATO, ky sinjal i fuqishem amerikan pas atij te Fushe Krujes duhet te na japi force dhe shprese per te ndryshuar Shqiperine.

E treta, e verteta. Kete radhe (dy te parat pavarsia e Kosoves, NATO) nuk ka te beje me arenen nderkomebtare. Kete radhe ndryshim do te thote Shqiperi. Kete radhe ndryshimin do ta bejme ne. Le te sherbeje Gerdeci si nje moment per te pastruar Shqiperine nga fara e keqe e te shiturve, korruptuarave, kontrabandistave, krimineleve, kenibaleve ne pushtet dhe politike. Le te sherbeje Gerdeci si nje fshese gjigande, si nje garanci qe nuk do te kemi Gerdec tjeter por dite te harreshme.

Te gjithe ne shesh! Mos te ndalim deri sa te dalin fajtoret! Te mos ndalim deri sa te veme para pergjegjsise vrasesit e femijeve tane te urritur!

Priten ndryshime. Ndryshimin do ta bejme ne.



Petrit Kola
Mbrapsht në krye Shko poshtë
tom sojer
V.I.P
V.I.P
tom sojer


Male
Numri i postimeve : 945
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer
Registration date : 20/09/2007

Shqiperia dhe Kroacia marrin ftesen per ne NATO, Maqedonia m - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiperia dhe Kroacia marrin ftesen per ne NATO, Maqedonia m   Shqiperia dhe Kroacia marrin ftesen per ne NATO, Maqedonia m - Faqe 2 EmptyMon Apr 07, 2008 3:21 pm

Petritkola, ketu jam dakord me ty. Futja ne NATO ishte tamam dru dhe prerje duarsh e agjenteve serbofil. Ndryshimet nese nuk jane tek koka, nuk jane ndryshime.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Shqiperia dhe Kroacia marrin ftesen per ne NATO, Maqedonia m - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiperia dhe Kroacia marrin ftesen per ne NATO, Maqedonia m   Shqiperia dhe Kroacia marrin ftesen per ne NATO, Maqedonia m - Faqe 2 EmptyMon Apr 07, 2008 9:33 pm

Maqedonia, ky shtet okupator i tokave shqiptare, me këtë qeveri të hurit e litarit dhe plumbit, e cila nuk ngurron kurrë për t´i larë në gjak shqiptarët andej nga malësitë tona, aspak nuk e meriton hyrjen në NATO, pavarësisht se diplomacia botërore, para këtyre krimeve si vrasja e të rinjve shqiptarë, ish-ushtarë të UÇK-re, dhe burgosja e tyre, dhe ofensiva si ajo e Brodecit, po i mbyllë sytë!
Por, të jemi realistë e ta themi të vërtetën e hidhur troç: si mund ta ngritë zërin diplomacia botërore (sado demokratike qoftë ajo) kur përballë këtyre tragjedive po heshtë vet ”politika e hollë”, diplomacia shqiptare, që nga Shkupi, Tirana, Prishtina e më tej?
Këto marrëzira dhe cinizma politike, të cilat rrënjët i kanë vetëm tek etja e tyre për të mbajtur pushtetin deri në ditën e ”amshimit”, pa qoftë dhe me popullin e përgjakur dhe të nëpërkëmbur nga të huajt - të fyer rëndë dhe të sulmuar në gjuhë dhe në flamur!
Shkurt, ata po duan të jenë prijës të stilit bajraktarë, apo ”sheikë” të pasur nga kapitali i huaj, por të varfër nga shpirti liridashës dhe idealist shqiptar!
Bota demokratike e pa që: Greqia fqinje reagoi dhe e bllokoi Maqedoninë, vetëm për çështjen e emrit; kurse ”politikanët” servilë pro-evropianë dhe kundër-shqiptarë, ”demokratë” me damka të zeza nga korrupsioni dhe krimet; nuk reaguan as për gjakun e dredhur në trojet tona etnike, as për flamurin, as për tendencat e Maqedonisë shoviniste për t´i vënë embargo Shqipërisë Londineze, me vizat, as nuk reaguan për bllokadat e Maqedonisë që po ia bënë Kosovës, madje duke mos e njohur as këtë ”pavarësi me kusht” pa u zgjidhur problemi kufitar – kuptohet pa fituar ekspansionizmi i saj mbi zgjerimin e mëtejshëm mbi trojet tona.
Përse udhëheqja shqiptare e Shkupit nuk e dërgoi një protestë në Bukuresht, për padrejtësitë e mëdha që Maqedonia po i bënë ndaj shqiptarëve?! Pastaj, nga kjo të përfitonte mundësinë për përkrahje nga Qeveria e Tiranës dhe ajo e Prishtinës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum


Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Shqiperia dhe Kroacia marrin ftesen per ne NATO, Maqedonia m - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiperia dhe Kroacia marrin ftesen per ne NATO, Maqedonia m   Shqiperia dhe Kroacia marrin ftesen per ne NATO, Maqedonia m - Faqe 2 EmptyTue Apr 08, 2008 12:13 am

Shqiptaret ne vitin 2008 kan disa ngjarje te medha per mbar shqiptaret nga do qe jan.

Se pari shpallja e Pavarsis se Kosoves pa dyshim se ishte ngjarja me rendesishme qe e kam perjetu gjat jetes.

Pastaj marrja e Fteses se Shqiperis meme per tu integruar ne strukturat e Natos si dhe lirimi i ish kryeministrit te Kosoves nga Akuzat e Tribunalit te Hages me te vertet ishin disa ,,mrekulli'' per te gjith shqiptaret...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Shqiperia dhe Kroacia marrin ftesen per ne NATO, Maqedonia m - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiperia dhe Kroacia marrin ftesen per ne NATO, Maqedonia m   Shqiperia dhe Kroacia marrin ftesen per ne NATO, Maqedonia m - Faqe 2 EmptyTue Apr 08, 2008 12:14 am

Fort i dashtuni Baca Ramis Alia!

Une qe po te shkruej jam Barbuqeja prej Malmoas t'Suedise afer Kovenhagenit.
Une Baca Ramiz po t'shkruj ne emnin tim personal ene te kushrinit tem Sadri Mollkuqes prej Tropoje t'Vjetne qe bon arrtiklla ne gazeten Korriera ene Nev Jork Taim.
Ene nje favor t'madh po ta kerkojme o Bace. E ne duna qe ate njeirun ton prej Tropoje at zotnin sali Berisha ta lironi prej detyres s' kryetares se Partise Demokratike qe juve e krijut na vitet nontedhjete, me e liru ene prej detyres se Kryeministres. Ai pasha Zoten ju ka sherby me plote besnikri e juve tash duhet me gjete ndonje ma te ri ne moshe se Salia me e manipulu publiken. Nje zgjedhje for e bukur asht Arben Malaj, qaj inxhinera e firmes piramidale. Ai inxhiniera e firmes piramidale ene ne don me dal prej vallje nuk e len greku se kot nuk e ka pagu. Juve e dini ma mire se mu ene kushrini tem, sadri Mollkuqja prej Tropoje t'Vjetne se pse juve vete na e sollet ene at kolonel Janulla-tosen qe ta rrembeje ate kishen e Fan Noles prej Korce t'Amerikes.
Ja pra baca Ramiz neve ju dham ene kerkesen ene zgjedhjen, ndaj kerkojmve prej juve Bace me na i plotsu kerkesen ton. Juve BacRamiz munde te thoni se ene po e leshut juve nuk e leshon serbi sal Berishen se e ka pagu forte mire per ti kry do porosi. Hic mos ke gajle per qeta. Juve bani pjesen tuj e un Barbuqja me kushrinin tem Sadri mollkuqen prej Tropoje t'Vjetne kena me kontaktu direkt njat UDB-n. Kena me shku e kena me ja kthy paret mbrapsht qe jane kone dhane Sales ton. Kena me i thone merrini mor paret se nuk ka sal berisha nevoj per to. Njaj sala i jon asht biznesmen mor, a ka ba plote pare nga bumjet e Gerdecit, e turrli korrupsiona te tjena. Ata kan me ma thane Da, da e neve kena me i than zdravo! E najshtu mbyllet ene kjo historia e demogracise qe na i solli sa Sal berisha ne shqypni me porosine tuj o bacaRamiz e me urdhen t'serbit.
E sal Berisha si e kemi tonin ka me ardh me na ne tropoj e kena me za peshk me dinamit a me bumje te Gerdeces se Sala e jon asht bisnesmen dhe ka rrujt do por dite te mira dhe liga.

Qe pra Baca Ramis Alia mbylle ket historri a tollovi, ene ju ne dashti ejani me na me pjek do peshk trofte qe ke na me e zan me dynamit te Gerdeec, n'Valbon tropojes.

Barbuqja prej malmoas t'Suedis afer Kovenhagenes ene kushrini tem Sadri Mollkuqja prej Tropojes t'Vjeteme


Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Shqiperia dhe Kroacia marrin ftesen per ne NATO, Maqedonia m - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiperia dhe Kroacia marrin ftesen per ne NATO, Maqedonia m   Shqiperia dhe Kroacia marrin ftesen per ne NATO, Maqedonia m - Faqe 2 EmptyThu Jul 31, 2008 1:12 am

SHBA ngre dyshime për hapa mbrapa të qeverisë ‘Berisha’

Nga Mero Baze

Shqipëria rrezikon të mos bëhet brenda këtij viti anëtare me të drejta të plota në NATO, për shkak të hezitimit në rritje që kanë disa kancelari perëndimore dhe veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës rreth deformimeve që po ndodhin në jetën e institucioneve demokratike në vend. Një burim diplomatik amerikan në Tiranë i tha gazetës “TemA” dhe disa medieve të tjera shqiptare se, pavarësisht marrëdhënieve shumë të mira që SHBA ka me Shqipërinë dhe rëndësinë që ajo iu kushton këtyre marrëdhënieve, në Uashington po rritet shqetësimi për disa hapa mbrapa që po vihen re në politikën e qeverisë nga pranvera e këtij viti. SHBA janë të shqetësuara veçanërisht për përpjekjen për të vënë nën kontroll institucionin e Prokurorisë së Përgjithshme, duke e dobësuar atë përmes një projektligji të nxituar ose duke e poshtëruar publikisht, për imazhin e keq që krijohet nga konflikti me presidentin, për përpjekjet për të vënë nën kontroll Shërbimin Informativ, për përpjekjet që Kuvendi ka bërë për të njehsuar qëndrimin e vet me qëndrimet e të akuzuarve për çështjen e Gërdecit, për përpjekjet e qeverisë kundër misionit të OSBE në Tiranë, si dhe për degradimin publik të imazhit të kryeministrit, siç ishte rasti i fundit në Kuvend. Shqetësimet e diplomatëve amerikanë në Tiranë mbështeten mbi një sërë zhvillimesh që ata i konsiderojnë negative prej pranverës së këtij viti, pas ngjarjes së Gërdecit dhe që kanë në themel të tyre përpjekje të dyshimta për të dobësuar institucionet demokratike në vend dhe për të shtuar kontrollin mbi to. Dyshimet shkojnë deri te përpjekjet për të deformuar vullnetin e zgjedhësve në vitin 2009, dhe këtu shtohen dyshime të arsyeshme për infrastrukturën e zgjedhjeve, si dhe sulmet ndaj misionit të OSBE në Tiranë
Shqetësimi kryesor ka të bëjë me institucionin e Prokurorisë së Përgjithshme. Një projektligj, i cili pritet të futet me nxitim në axhendën e Kuvendit në vjeshtë, parashikon ulje të profilit të Prokurores së Përgjithshme dhe dobësim të vendimmarrjes së saj, rritje të ndikimit politik dhe trajtim poshtërues në disa raste i këtij institucioni. Diplomatët amerikanë, të cilët kanë bërë demarshe ndaj Ministrisë së Drejtësisë për të kuptuar thelbin e kësaj iniciative, janë të shqetësuar, se kanë mbetur ende pa një përgjigje të qartë se çfarë qeveria ka ndërmend të bëjë me këtë gjë dhe kjo ka shtuar dhe më tepër dyshimet. Lidhur me Prokurorinë e Përgjithshme përveç shqetësimeve publike që ka shprehur ambasadori amerikan në Tiranë, shikohet me shqetësim fakti që Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur një qëndrim poshtërues ndaj prokurores, kur ajo është paraqitur të raportojë dhe ky konsiderohet sinjal i keq në Uashington.
Shqetësimi i dytë ka të bëjë me transparencën rreth skandalit të Gërdecit. Burimi diplomatik në Tiranë i tha gazetës “TemA” se Uashingtoni nuk është i interesuar kush është fajtor apo deri sa lart shkon përgjegjësia, por është i interesuar vetëm të zbardhet e vërteta. Shtetet e Bashkuara të Amerikës e quajnë gurë prove këtë proces për qëndrimin që qeveria mban ndaj drejtësisë në një çështje, ku zyrtarë të saj janë të përzierë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë parë si një zhvillim shumë negativ faktin që kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka fotokopjuar fjalimin e Fatmir Mediut në seancën e Kuvendit dhe i ka rekomanduar Prokurores së Përgjithshme të orientojë hetimet sipas deklaratave të zotit Mediut. “Kjo do të thotë të diktosh hetimet dhe të kërkosh çfarë duhet hetuar e çfarë jo”, - tha burimi diplomatik amerikan në Tiranë.
Më tej akoma, shqetësimi i SHBA shkon te raportet e deformuara të shumicës me presidentin dhe sidomos përpjekja për të rrënuar autoritetin e Gjykatës së Lartë, duke hedhur poshtë në bllok gjashtë kandidaturat e para. “Është e pamundur që në gjashtë kandidatë asnjë të mos jetë i mirë”, - tha burimi diplomatik, ndaj ai votim ishte sinjal negativ për imazhin e Shqipërisë, pasi shumica shihej qartë që po përpiqej të diktonte përbërjen e asaj gjykate sipas shijeve të saj politike. Ata po ashtu shikojnë me dyshim sulmet ndaj Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe përpjekjes për ta vënë atë nën kontroll.
Shqetësim serioz përbën dhe një përpjekje e kryeministrit Berisha për të ngritur një superagjenci shërbimesh sekrete, sipas modelit që ka drejtuar këshilltari i tij i jashtëm, Tom Ridge, në SHBA pas 11 Shtatorit. Burimet diplomatike amerikane në Tiranë i thanë gazetës “TemA” se kjo është një gjë që shikohet si e panevojshme dhe më shumë akoma, me dyshim në Uashington.
Po aq shqetësuese, sipas këtij burimi, mbetet një përpjekje e qeverisë shqiptare për të sulmuar misionin e OSBE në Tiranë. Burimet i referohen një fjalimi të ambasadorit shqiptar në OSBE, në Vjenë, i cili ka lënë të kuptohet se misioni është i panevojshëm në Tiranë. Diplomati tha se “ka dhe sinjale të tjera negative kundër misionit të OSBE që nuk mund t’i themi tani, por mund të themi se është koha më e keqe dhe e papërshtatshme të kërkosh largimin e OSBE nga Shqipëria.” Sipas tyre, kjo këmbëngulje shtron pyetjen: Përse duhen larguar monitoruesit e procesit zgjedhor në një vit elektoral nga Shqipëria? Dhe kjo është një pyetje që ngre dyshime të vjetra për qeverinë aktuale.
Shqetësimet, të cilat janë shtuar dhe përbëjnë një arsye të fortë për të vënë në pikëpyetje ratifikimin nga disa vende perëndimore, përfshi SHBA, të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, po shqyrtohen me kujdes në Uashington, me qëllim që gjendja të mos rëndohet. Burimet diplomatike në Tiranë thanë se Shqipëria është një vend mik i SHBA dhe se presidenti Bush ka një simpati të veçantë për Shqipërinë. Presidenti i ka kërkuar Senatit të ratifikojë anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe, nëse kjo bëhet sot, Senati mund ta votojë. Por, prej sot e deri ditën që Senati do të votojë, ka shumë ndryshim. Sipas burimeve diplomatike amerikane, Senati mund të ndryshojë në favor të demokratëve në nëntor dhe pas kësaj presidenti Bush do ta ketë të vështirë të bindë Senatin për një votë pro, nëse nga Shqipëria nuk vijnë sinjale pozitive. Diplomatët amerikanë në Tiranë thonë se disa vende të Evropës Perëndimore janë shumë hezituese për ta dhënë këtë votë pas këtyre zhvillimeve, por SHBA është e interesuar ta japë, nëse në Tiranë reflektohet dhe gjërat përmirësohen shpejt. Diplomatët flasin për një shtim të imazhit negativ të Shqipërisë, sidomos muajt e fundit, për një degradim të imazhit të kryeministrit pas skandalit në Kuvend me deputetin Balla dhe për një pozicion të vështirë, në të cilin është vendosur diplomacia amerikane për ta konsideruar qeverinë shqiptare dhe mike të SHBA, dhe me devijime të forta demokratike sa i përket qëndrimit ndaj institucioneve demokratike në vend. Ata po ashtu shprehin shqetësimin se ky degradim ka nisur që nga muaji prill, kur disa nga treguesit e qeverisë ishin negativë. Kështu, sipas një sondazhi amerikan, korrupsioni në vend është rritur. Prej atëherë janë vënë re gjithë fenomenet negative që kanë të bëjnë me deformime të institucioneve. “Ne nuk duam të sulmojmë askënd, - tha burimi diplomatik, - por duam të mbrojmë çdo institucion demokratik nga sulmet që vijnë prej një politike jo të drejtë”.
Burimet diplomatike në Tiranë i ndanë këto shqetësime me disa gazetarë shqiptarë gjatë një takimi joformal me ta, duke përsëritur faktin se SHBA e shikon rajonin e Ballkanit si një nga pikat kyçe në zhvillimet botërore dhe se Shqipëria ka një rol të rëndësishëm në vëmendjen amerikane.
Shqetësimet e diplomatëve amerikanë në Tiranë duket se iu janë përcjellë në rrugë direkte shumë qendrave problematike të qeverisjes, si qeverisë, Ministrisë së Drejtësisë, Kuvendit dhe zyrave të tjera të përfshira në këtë problematikë të nxehtë, por duket se nuk kanë gjetur mirëkuptim. Përpjekja për t’i bërë ato publike përmes medias duket se është një zhvillim shumë negativ për raportet e qeverisë me disa kancelari të rëndësishme perëndimore. Nëse ftesa për në NATO nuk ratifikohet nga disa vende anëtare të NATO-s, Shqipëria rrezikon të mos pranohet në Samitin e vitit të ardhshëm, duke e shtyrë këtë anëtarësim pas zgjedhjeve të vitit 2009, çka do të përbëjë një shuplakë shumë të rëndë për qeverinë e kryeministrit Sali Berisha.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Shqiperia dhe Kroacia marrin ftesen per ne NATO, Maqedonia m - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiperia dhe Kroacia marrin ftesen per ne NATO, Maqedonia m   Shqiperia dhe Kroacia marrin ftesen per ne NATO, Maqedonia m - Faqe 2 EmptyFri Oct 17, 2008 11:24 pm

Për shkak të bllokadës së Maqedonisë, Greqia në SHBA me viza

Te tjera ... Shqiperia dhe Kroacia marrin ftesen per ne NATO, Maqedonia m - Faqe 2 Printer Shqiperia dhe Kroacia marrin ftesen per ne NATO, Maqedonia m - Faqe 2 Email
Shqiperia dhe Kroacia marrin ftesen per ne NATO, Maqedonia m - Faqe 2 Viza
Uashington - Greqia nuk ka hyrë në listën e vendeve, qytetarët e të cilave do të udhëtojnë pa viza në SHBA, si ndëshkim për shkak të bllokadës së anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, pohojnë zyrtarë grekë dhe grupe greko-amerikane. Greqia nuk do të jetë në mesin e shtatë vendeve, aleate të SHBA-ve, për të cilat sot kryetari amerikan Xhorxh Bush duhet të publikojë pezullimin e vizave.

Negociatat midis SHBA-ve dhe Greqisë, e cila prej kohësh dëshiron t`u bashkangjitet vendeve tjera evroperëndimore në programin pa viza "hasën në gozhdë", pas asaj që Qeveria greke dhe grupet greko-amerikane u ankuan se vendi ndëshkohet për shkak të mosmarrëveshjeve politike me Uashingtonin.

Javën e kaluar, ministrja greke e Punëve të Jashtme Dora Bakojani, vendimin e paralajmëruar të SHBA-ve që ta anashkalojë vendin e saj e quajti të paarsyeshëm, shkruan Asoshiejted pres.Makfaks
17/10/2008 23:40
Mbrapsht në krye Shko poshtë
tom sojer
V.I.P
V.I.P
tom sojer


Male
Numri i postimeve : 945
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer
Registration date : 20/09/2007

Shqiperia dhe Kroacia marrin ftesen per ne NATO, Maqedonia m - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiperia dhe Kroacia marrin ftesen per ne NATO, Maqedonia m   Shqiperia dhe Kroacia marrin ftesen per ne NATO, Maqedonia m - Faqe 2 EmptyFri Oct 17, 2008 11:36 pm

Nuk besoj kurre se Sala ka pasur ndonjehere ndermend qe te fusi Shqiperine ne NATO, perkundrazi ... dhe ia del.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Shqiperia dhe Kroacia marrin ftesen per ne NATO, Maqedonia m - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiperia dhe Kroacia marrin ftesen per ne NATO, Maqedonia m   Shqiperia dhe Kroacia marrin ftesen per ne NATO, Maqedonia m - Faqe 2 EmptySat Oct 18, 2008 2:40 pm

Nese qendron ne kete shterpezim ushtarako politik Shqiperise si nevojitet hyrja ne Nato. Perkundrazi, vetem nje Shqiperi e forte ushtarakisht do te kish vlere ne Nato.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Shqiperia dhe Kroacia marrin ftesen per ne NATO, Maqedonia m - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiperia dhe Kroacia marrin ftesen per ne NATO, Maqedonia m   Shqiperia dhe Kroacia marrin ftesen per ne NATO, Maqedonia m - Faqe 2 EmptyWed Oct 22, 2008 1:09 am

Arrihet marrëveshja për bashkëpunim ushtarak midis SHBA-ve dhe Serbisë

Te tjera ... Shqiperia dhe Kroacia marrin ftesen per ne NATO, Maqedonia m - Faqe 2 Printer Shqiperia dhe Kroacia marrin ftesen per ne NATO, Maqedonia m - Faqe 2 Email
Shqiperia dhe Kroacia marrin ftesen per ne NATO, Maqedonia m - Faqe 2 Mullen
Beograd(Start)- Pavarësisht mosmarrëveshjeve të shumta midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Serbisë, ata kanë pranuar që midis tyre të zhvillojnë një bashkëpunim ushtarak. Për herë të parë që nga viti 1952, një gjeneral amerikan viziton Beogradin zyrtar me misionin e zhvillimit të marrëdhënieve të këtij lloji. Shefi i përgjithshëm i Shtabit të Bashkuar Amerikan, Majkëll Mullen, ka zhvilluar takime me përfaqësues të ushtrisë serbe. Ai takoi gjeneralin Zdravko Ponosh me të cilin kanë rënë dakord për nevojën e bashkëpunimit ushtarak midis dy vendeve.

Marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara janë dëmtuar gjatë viteve të fundit për një sërë çështjesh, përfshirë Kosovën. Shtetet e Bashkuara ishin ndër vendet e para që njohën pavarësinë e Kosovës.
Nga Start
21/10/2008 21:15
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Shqiperia dhe Kroacia marrin ftesen per ne NATO, Maqedonia m - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiperia dhe Kroacia marrin ftesen per ne NATO, Maqedonia m   Shqiperia dhe Kroacia marrin ftesen per ne NATO, Maqedonia m - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shqiperia dhe Kroacia marrin ftesen per ne NATO, Maqedonia m
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» SHqiperia NE NATO
» A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A
» Nato per FSK?
» A do ekzistojë Maqedonia si shtet?
» MARRËVESHJA PËR ÇARMATIM MES NATO-S DHE UÇK-SË

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: