Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 MARRËVESHJA PËR ÇARMATIM MES NATO-S DHE UÇK-SË

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

MARRËVESHJA PËR ÇARMATIM MES NATO-S DHE UÇK-SË Empty
MesazhTitulli: MARRËVESHJA PËR ÇARMATIM MES NATO-S DHE UÇK-SË   MARRËVESHJA PËR ÇARMATIM MES NATO-S DHE UÇK-SË EmptyWed Jul 16, 2008 12:08 pm

IRJM / Arkivi
/ Marrëveshje / Ushtria Çlirimtare Kombëtare

Shkup, 16 gusht 2001,
10:20 (KeL) - "UÇK-ja për
hirë të krijimit të këti dokumenti
e përtrinë dhe e verteton pëlqimin
e saj, siç qëndron në deklaratën
e armëpushimit të datës 04.07.2001
dhe verteton pëlqimin e saj, për çarmatim
të tërësishëm dhe për
bashkëpunim me NATO-n në operacionin
TASK FORCE HARVEST (operacioni "Korrje të
domosdoshme"). Çarmatimi i UÇK-së
është pjesë përbërëse
e zgjidhjes paqësore të krizës
momentale në Republikën e Maqedonisë
(RM).
UÇK-ja mirëpret dhe përkrah
marrëveshjen e Dokumentit politik kornizë
(Political Framework Dokument) dhe të tre
anekseve të tij të konkluduara në
Ohër dhe të nënshkruara në
Shkup me 13 gusht 2001 prej partive politike për
sigurimin e ardhmërisë së demokracisë
në Maqedoni, si dhe për lejimin e përparimit
të marrëdhënieve më të
afërta dhe më të integruara ndërmjet
RM-së dhe komunitetit evro-atlantik.
UÇK-ja e mirëpret synimin e NATO-s
për vendosjen e TASK FORCE HARVEST (THF)
me mision që të udhëheqë operacione
të kufizuara në RM,ku është
paraparë edhe mbledhja dhe sistematizimi
i armëve , municionit , minave dhe eksplozivëve
prej çarmatimit të UÇK-së
si pjesë përbërëse e procesit
për zgjedhjen e krizës në RM.
UÇK-ja do që të përfitojë
nga mundësit e ofruara nga ana e Qeverisë
për t'u riintegruar në shoqëri
në përputhje me planin e kryetarit Trajkovski
dhe në përputhje me Programin për
tejkalim të krizës. Në këtë
kontekst, UÇK-ja mirëpret dhe pranon
deklaratën e shkruar nga ana e kryetarit
Trajkovski drejtuar Sekretarit gjeneral të
NATO-s të 13 gushtit 2001, se Qeveria e Maqedonisë
do të ofrojë imunitet prej veprimeve
penale për të gjithë ish anëtarët
e UÇK-së të cilët vullnetarisht
janë çarmatosur, në përjashtim
të atyre për të cilët dyshohet
se kanë kryer krime të cilat janë
kompetencë e Tribunalit për Krime i
Kombevetë Bashkuara për ish-Jugosllavinë.
UÇK-ja jep pëlqim t'i dorëzojë
armët , municionin, minat dhe eksplozivet
e saja TFH-së në vendet për mbledhjene
armëve të cilat do të përcaktohen
nga ana COMTFH-së (Komandës së
TFH-së), si dhe jep pëlqimin t'i zhdukën
uniformat amblemat dhe benxhat dhe merr për
sipër ndjekjen e direktivave të COMTFH-it
për kryerjen sa më të shpejtë
të misionit të TFH-së, siç
është parapar brenda afatit 30 ditësh
prej fillimit të operacionit. Kjo periudhë
do të udhëhiqet kryesisht në mënyrë
paralele kah adaptimi i amandamenteve legjislative
nga ana e Parlamentit maqedonas siç është
paraparë në Dokumentin politik kornizë.
Ajo veçanërisht merr përsipër
të sigurojë lëvizje plotësisht
të lira në rajonet e krizës, në
çka është përfshirë
edhe nxjerrja e minave dhe mjeteve tjera të
paeksploduara. Kjo nënkupton se anëtarët
e UÇK-së, të cilët ia dorëzojnë
armët, municionin, minat dhe eksplozivet
e tyre TFH-së nuk do të arrestohen,
me përjashtim të atyre që marrin
pjesë në incidente të cilat janë
pasojë e masave të marra për vetëmbrojtje,
për mbrojtje të forcave, ose për
kryerje më efikase dhe më efektive të
misionit të TFH-së.
UÇK-ja pranon që municionin dhe mjetet
tjera eksplozive të cilat do t'i dorëzojë,
nga ana e TFH-së, të asgjesohen në
RM, ndërsa armët të asgjesohen
në një shtet të tretë , pos
nëse gjykohet nga ana e COMTFH se është
jo e sigurtë të veprohet ashtu.
Në këtë pëlqim qëndron
edhe ajo se anëtarët e UÇK-së
mund të zgjedhin që armët , municionin
minat dhe eksplozivet t'ua dorëzojnë
trupave të KFOR-it në kufi me Kosovën.
Ata të cilët veprojnë kështu
nuk do të arrestohen, pos nëse ka dëshmi
për të bërë diçka të
tillë brenda mandatit të KFOR-it. Në
të kundërtën, ndaj anëtarëve
të UÇK-së të cilët
do të kapen me armë në Kosovë,
do të merren masa në përputhje
me rregulloret momentale të UNMIK-ut dhe
KFOR-it.
UÇK-ja e ka të qartë se TFH-ja
do të jet e autorizuar të përdorë
forcë në vetëmbrojtje dhe për
mbrojtje të forcave.
UÇK-ja pranon dhe e ka të qartë
se, po të dështojë bashkëpunimi
me TFH-n, të thehet armëpushimi, ose
në ndonjë mënyrë të rezikohet
mjedisi i lejuar ku vepron TFH-ja, atëherë
NATO do të rishikojë pozicionin e saj.
UÇK-ja e ka të qartë se NATO-ja
paraprakishtë do të vendos lidhje me
Qeverinë RM-së me qëllim që
të ketë transparencë dhe përgjegjësi
të plotë në udhëheqëjen
e operacionit .
Pas mbarimit të misionit , si dhe çarmatimit
dhe shpërbërjes vullnetare të UÇK-së
, pritet që forcat maqedonase të sigurimit
së bashku me policë shqiptarë të
bëjnë detyra të shtruara në
kuadër të normave ligjore në gjithë
teritorin e Maqedonisë pa kundërshtim
ose pengesa, me atë që forcat e sigurimit
rreptësisht do t`i respektojnë standardet
ndërkombëtare humanitare, si dhe principet
e përgjithshme të të drejtave të
njeriut dhe do të pranojn monitoringung përkatës
nga ana e EUMM-së (Misionit të Bashkësisë
Europiane për Monitoring) dhe OSCE-së
(Organizata për Sigurim dhe Bashkëpunim
Europian). Forca jo të rregullta ose grupie
civile të armatosura nuk do të jen të
autorizuar të veprojn në rajonin e krizës.

Në këto pika UÇK-ja do të
dakordohet për plan detal për mbledhjen
e pajisjeve ushtarake, i cili do të zhvillohet
nga ana e TFH-së. Shtojca e konceptit gjeneral
për tubimin e armëve është
përpiluar nga ana e TFH-së, dhe është
dhënë pëlqim nga ana e UÇK-së
për të.

Për UÇK-në,
Ali Ahmeti

14 gusht 2001
KOMUNIKATË
Pas nënshkrimit të marrëveshjes
politike me 13.08.2001 në Shkup të Dokumentit
Politik Kornizë nga partitë politike
për sigurimin e ardhmërisë së
demokracisë në Maqedoni, me 14.08.2001,
u zhvillue takimi mes të dërguarit special
të NATO-së z. P.Feith dhe përfaqësuesit
politik të UÇK-së z.Ali Ahmeti,
me ç'rast u nënshkrua marrëveshja
ushtarake në ora 14:00 në Shipkovicë
të Tetovës. Në marrëveshje
parashifet pajtimi për ardhje të trupave
të NATO-s, çmilitarizimi i saj (UÇK-së)
krahas miratimit dhe implementimit të marrëveshjes
nga parlamenti i IRJM-së dhe Bashkësisë
Ndërkombëtare. Marrëveshjen e paraqesim
në tërësi:

Ali Ahmeti
Përfaqësues Politik
Ushtria Çlirimtare Kombëtare
Te nderuar antar te forumit ''bashkimikombetar'' si mendoni ju per kete marveshje çarmatimin mes Natos dhe UCK-së ?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
 
MARRËVESHJA PËR ÇARMATIM MES NATO-S DHE UÇK-SË
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: