Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 A ekziston jeta pas vdekjes?

Shko poshtë 
+52
ELIE
**Lumi_
Fjona
gjakushi
Eva0506
Luki
Eagle Eye
shpendo
Martina
shaban cakolli
shpendkeqi
Xili
beti
Ariani
Loti
Adonisi
Mergimtari
Hana
valoni-peja
njonidrenica
Kushtrimi86
vjoooosssssssaaaa
luan mreti
lilu
Ali Baba Tepelena
tom sojer
Argent
Mister
paioni
Orfe@
loredana
Parapsikologu
**Embelsira**
Anna
murturi
rroni
katunariplak
voglushja
Euridika
MUHAMETII
rolling
echo
spirito
Guximi
xhavo_
Clarence
interesant
Beton
feneri
Kosovarja
E_Bukura
naqeta
56 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4 ... 10 ... 18  Next
AutoriMesazh
E_Bukura
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
E_Bukura

Female
Numri i postimeve : 2009
Age : 37
Vendi : Prishtine
Registration date : 30/09/2007

A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: A ekziston jeta pas vdekjes?   A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 3 EmptySat Aug 09, 2008 1:27 am

Jeten tjeter po u lem personave te pa perspektive, te cilet nuk e kan gjetur veten asku. Dhe vetem kan bredhur sa posht dhe larte, duke e "ngushlluar" veten se ne jeten tjeter do jemi ata qe duhet te jemi...Nuk e di nese do kete vend per te gjithe, pasi qe, jane kogja shume! Me siguri do kete korrupsion edhe atje, ah ah ah. Prap se prap frikacaket s'do ken vend te sigurt edhe atje! ah ah ah.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Parapsikologu
Hero anëtar
Hero anëtar
Parapsikologu

Male
Numri i postimeve : 3125
Age : 56
Vendi : Ferizaj-Kosovë
Profesioni/Hobi : Poezia
Registration date : 18/07/2008

A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: A ekziston jeta pas vdekjes?   A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 3 EmptySat Aug 09, 2008 1:29 am

Me jep mundesine te ta deshmoj ne kete jete, sepse ate tjetern e kam falur hahahha Laughing
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII

Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: A ekziston jeta pas vdekjes?   A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 3 EmptySat Aug 09, 2008 11:08 am

Se pari ju pershendes te gjitheve (postues te fendit).
Por chho-s dua t'i them se nuk e kuptova, per arsye se nuk ekziston asnje mundesi qe te pajtoheni edhe me mua (qe them se ka ringjallje) e ne anen tjeter edhe me parapsikologun (i cili e mohon ate).

echo njehere tha
"mendim interesant (bindes ..???? Rolling Eyes)"
fjala qe per komentin tim!

ndersa pastaj
"pajtohem(per here te pare Razz)me Parapsikolugu-n"

Eshte e pakuptimt te besojme ekzistencen e Zotit, dhe te mos besojme ne ringjallje. Nuk po flase per ata njerez qe nuk besojne Zotin, por per ata qe besojne ne ekzistencen e Zotit.
Pra nje krijese e perzgjedhur nga Krijuesi sic jemi ne, nuk ka mundesi te mos ringjallemi, sepse njeriu eshte e vetmja krijese e cila posedon mendjen, dhe Zoti i Madheruar e ka bere mekembes, zevendes ne toke, ia ka lene te gjitha mundesite ta pushtoj boten, dhe te bej me ate gjithqka qfare eshte ne perputhshmeri me ligjin e Tij.

echo, parapsikologu, E_Bukura a besoni ne Zot?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
katunariplak
Anëtar i ri
Anëtar i ri
katunariplak

Numri i postimeve : 115
Registration date : 23/06/2008

A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: A ekziston jeta pas vdekjes?   A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 3 EmptySat Aug 09, 2008 11:31 am

I nerumi Muhamet, Plaku ju deshiron tana te mirat e kesaj jete qe nai ak caketua Zoti i plot fuqishem,.
Kur lexoj te rit ton qe na mesojen fen ton me te paster ne bote dhe te dashun te Zoti xh.sh. ze,ra ,al me bohet.
Plaku ska qysh shkarravit ketu perveq se me lexu shkrimet e tua ashtu si na uredhenon Zoti i madhenum si mbas Kuranit .
Jeni duke ba nji pune te shkelqyshme ne temen e fes, jemi te bevojeshem per mesime nga Kurani.
Katunari Plak
Mbrapsht në krye Shko poshtë
echo
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar

Female
Numri i postimeve : 1470
Age : 34
Registration date : 29/05/2008

A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: A ekziston jeta pas vdekjes?   A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 3 EmptySat Aug 09, 2008 1:57 pm

Muhamet-a tha dikush qe po besojka ne ekzistencen e Zotit(ne kete rast une sepse per mu ke fjala
e ajo qe e kam shkruar
"mendim interesant (bindes ..???? Rolling Eyes)" besoj se le te nenkuptohet dicka apo jo?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII

Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: A ekziston jeta pas vdekjes?   A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 3 EmptySat Aug 09, 2008 3:09 pm

echo, pikerisht pse nuk tha dikush (ne kete rast ju) se besoj apo jo, ne ekzistencen e Zotit, une jua parashtrova pyetjen, ne lidhje me besimin ne ekzistencene e Zotit!

"e ajo qe e kam shkruar"mendim interesant (bindes ..???? Rolling Eyes)" besoj se le te nenkuptohet dicka apo jo?"

Eshte e vertete qe le te nenkuptohet dicka shume te rendesishme ne fillim, por po le edhe te nenkuptohet, se eshte ne kundershtim me thenjen tjeter, e cila eshte keshtu, ""pajtohem(per here te pare Razz)me Parapsikolugu-n".

Nuk e di sa po kuptohemi, por une thjesht ju pyeta a besoni a jo.

Faleminderit per mirekuptim
Mbrapsht në krye Shko poshtë
echo
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar

Female
Numri i postimeve : 1470
Age : 34
Registration date : 29/05/2008

A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: A ekziston jeta pas vdekjes?   A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 3 EmptySat Aug 09, 2008 4:03 pm

une prap po them qe ajo qe e tha Parapsikologu e qe thash qe pajtohem me te,prap po them qe le te nenkuptohet dicka
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII

Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: A ekziston jeta pas vdekjes?   A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 3 EmptySat Aug 09, 2008 5:15 pm

Ska dyshim se ajo qe i thate parapsikologut, le te nenkuptoj dicka. Por a e di se cka!? Se jeni KONTRADIKTOR!
Ta them troq, dhe pa kurfar tendence, por vetem te verteten po e them.

Sepse eshte e pakuptimt, qe edhe te pajtoheni me ate qfare e kam thene une, e ne anen tjeter, me ate qfare e ka thene Parapsikologu, sepse kane dallime te qarta, diametralisht te kunderta.
Mund ta leme me kaq nese nuk ke dic per te shtuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
echo
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar

Female
Numri i postimeve : 1470
Age : 34
Registration date : 29/05/2008

A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: A ekziston jeta pas vdekjes?   A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 3 EmptySat Aug 09, 2008 5:20 pm

po sigurisht qe kam per te shtuar
ne cilen pjese ju e verejtet qe une pajtohem me ju ???apsolutisht jo,mua mu duk nje mendim interesant por aspak bindes,te lutem
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Parapsikologu
Hero anëtar
Hero anëtar
Parapsikologu

Male
Numri i postimeve : 3125
Age : 56
Vendi : Ferizaj-Kosovë
Profesioni/Hobi : Poezia
Registration date : 18/07/2008

A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: A ekziston jeta pas vdekjes?   A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 3 EmptySat Aug 09, 2008 5:32 pm

Echo kjo puna e bindjes se tjetrit ketu qe MUHAMETII, po mundohet ta bej nuk me dket aspak sipas fese dhe aspak sipas librave fetar (le te jete Kur'ni, Bibla apo ndonje tjeter).

Per ta bindur dike duhet pasur argumente, fakte, tregues konkret dhe jo fjale ne ere. Erdhi dkush nga ajo bote te na tregoj cfare bejne atje, apo ku eshte ajo bote? Shpirtrat shkojne ne qiell, po ku qendrojne ata, sepse qielli nuk ka fund, nuk ka kufi, nuk ka skaj. Prandaj une nuk besoj se ka cfaredo lloj jete pas vdekjes, ndyshe nuk do quhej vdekje. Pastaj perse shkojme ne ngushellime kur dikush vdes? Meqe ai po jetoka ne nje jete tjeter, atehere pse te ngushellojme dike qe ka humbur nje te dashur, nje familjar, nje mik apo cilido qofre relacioni i tyre.
Ka shume kontradikta per te mund te bindem se ka jete pas vdekjes...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII

Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: A ekziston jeta pas vdekjes?   A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 3 EmptySat Aug 09, 2008 10:00 pm

echo, si duket i pasket haruar keto fjale qe i keni thene:
"mendim interesant (bindes ..???? Rolling Eyes)".
Edhe pse ju e keni mendimin tuaj, besimi eshte dicka personale, une nuk mund te detyroj te besosh me dhune.

Nuk jane fjale ne ere ato parapsikologu, sepse Zoti ne Kur'an - liber per te gjithe njerezimin e te gjitha koherave thote: "Ne (i referohet atributeve, cilesive te tij) jemi ata qe i leshojme ererat ato i lekundin rete, dhe nga ato rete leshojme shi, me te cilin ringjallim toke pas vdekjes se saj, kjo eshte vetem nje forme per te shpjeguar ringjalljen.

Se ku qendrojne shpirterat vetem Zoti e di. Por une te them prap se eshte e pakuptimt te besojme Zotin, e te mos beosjme ne ringjallje, zaten Ai per ate edhe na ka krijuar. Duhet ta kuptojme se kjo jete eshte e shkurter, kalimtare dhe eshte vetem shkaktare per ta arritur boten e ardhshme. Muhamdei a.s. ka thene: "jeta eshte tri dite, dje, sot dhe neser, - dhe vazhdon,- e djeshmja ka shkuar, e nesermja nuk dihet se a na pret, pra vleresojeni diten e sotme.
Nese cdo individ ia di vleren kesaj thenje, boten sot nuk do kaplonin lufterat, semundjet e ndryshme, varferia e shume gjera kontraproduktive per qytetaret ane e kend botes.

Parapsikologu tha:
"Erdhi dkush nga ajo bote te na tregoj cfare bejne atje, apo ku eshte ajo bote?"

semundjetNdersa une te them. - Erdhi dikush qe te na tregoj se pas vdekjes nuk ka ringjallje!

Pastaj tha tha:
"Pastaj perse shkojme ne ngushellime kur dikush vdes? Meqe ai po jetoka ne nje jete tjeter,...Ka shume kontradikta per te mund te bindem se ka jete pas vdekjes"

Zotri dua te tregoj se keto qe i thate, nuk jane kurfar argumente per mosringjllje. Njerezit shkojne e ngushllojne familjen e viktimes, sepse me te vertete viktima eshte ndare nga ta.
Do kisha per ju edhe nje pyetje.
- Besoni se shpirti ekziston!?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: A ekziston jeta pas vdekjes?   A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 3 EmptySat Aug 09, 2008 11:11 pm

Kur do te dal shpirti prej trupi te mjerë
Ah...une po ndahem, do te thote njeherë
Ne ate dyshek lëshuar sheh veten e tij,
sheh se si jane mbledhur edhe miqesia
Tri her do te therrase, i vdekuri i mjerë
por ne se ndegjojme, ate zënë e prerë
Lutet edhe thotë,per Zotin e vertete
Uji qe te me lani te mos jet i nxehtë
Se une e kam trupin tash te munduar
nga engulli i vdekjes, por sa kam shpetuar
Kam dhembjen e trupit, leht te me ferkoni
Shume ju lutem une,ju mos me dermoni

Sikur ta degjonte njerezia,ate zene e prere
Shpirt nuk do mbetej,vdesin gjithesia
Trupin e atij shpirti,sikur ta veshtrojme
nje engull i errët do ta kuvendoj
Trupin tend te vdekur, a e sheh i thote ?
Valle,si jetove ti ne atë botë?
Punimet qe duheshin,vallë a i punove,apo
me mëkate jeten ti e qove ?

Në tabut e vënë,ne varr duke e quar
Mbi tabut vjen shpirti atij duke i thene:
O Njeri,me friken time si po je?
Dunjasë se shkrete,mbrapa ti i re
Ia falin namazin,tabutin ia ngrenë
ne varr e mbulojne,ikin vetem e lejnë
Ah...njeriun e shkretë me dhe e mbulojnë
sikur do ta shihnim,por se ne te gjithe
do te shkojmë

Vllezer te vertete,te gjithe ju po shkoni
Te gjithe ju po ikni
por mua mos me harroni
Ku eshte dashuria,me para qe kishit ?
Ku jane edhe fjalet,e embla qe flitshit?
Babai im,ku eshte ? ... Sa fort qe me donte
Ku eshte edhe nëna ? ...Qe pa mua nuk duronte
Ne shtepi te mos isha, ne dere do te dilte
Nje natë,une te mos isha, ata gjum nuk kishin
ne shtepine e varrit ...ah...qe u fute unë...
trupin e kam te zhveshur,me qefin jam i mbulun

Sa isha i gjallë,ne jeten e shkuar
me njerezit e mire,rija i nderuar
Asnjeri nga shoket,si dine hallet e mia
si qenka kjo vdekja, se dine njerzia
Atehere,vjen puna e tij dhe i thote:
A me njeh ti o i mbuluar ?
Njeriu i thote:Une ste kam pare
vall,kush je ti kaq i ndriquar ?
Thote:Jam punimi yt qe ke punuar
ne ket varr qe je, kam per te shpetuar

Ne jeten e shkuar, Zot e pejgamber kujtova
Qdo gje,që qe e mire atje e mesova
Engjujt i thone:me besimin qe ke marrë
pergjigjen tende e dinim më parë
Ah...halli i atij njeriu qe mohoi Zotin
dhe qe nuk punoi mire mbi faqen e dheut
qe i hapi syte e ballit,por jo edhe te zemres ...
O Zot ... O Zoti yne falna ne iman dhe besim
na ndihmo te bejme te miren punë
nga gjithe te ligat ne shpeto ti vetë
dhe ne shtepine e varrit,na ndero përjetë. AMIN !
Muki
Inspiruar prej disa ajeteve Kur'anore,disa haditheve,dhe disa vertetimeve shkencore ne baza kur'anore. Falenderimi i qofte Krijuesit te gjithesise,Zotit te boterave,paqja dhe shpetimi qofte mbi profetin e fundit Muhamed,dhe mbi gjithe ata qe e pasojne kete rruge,deri ne diten e kataklizmes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: A ekziston jeta pas vdekjes?   A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 3 EmptySat Aug 09, 2008 11:35 pm

RINGJALLJA

…Por, njeriu dëshiron të vazhdojë edhe më tej në mëkate. Andaj edhe pyet: "Kur është Dita e Ringjalljes?" E, kur të merren sytë (të parët)? E të zëhet hëna (errësohet), Dhe të bashkohet dielli e hëna. Atë ditë njeriu do të thotë: "Nga të iket!" Jo, nuk ka strehim! Atë ditë vetëm te Allahu yt është caku! (Sure Kijame: 5-12)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: A ekziston jeta pas vdekjes?   A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 3 EmptySat Aug 09, 2008 11:36 pm

Besimi në ahiret (jetën e përtejme)

Besimi në ahiret është njëra prej shtyllave më të rëndësishme të besimit. Në suren e parë të Kuranit, pas atributeve të Tij, “i Gjithëmëshirshmi” dhe “Mëshirëploti”, Allahu pohon se “Ai është Sunduesi i Ditës së Gjykimit” (Sure Fatiha: 4). Në ajetin e tretë të sures tjetër, thuhet se besimtarët janë “…ata të cilët e besojnë të fshehtën…” (Sure Bekare: 3)

Ky koncept i “të padukshmes” përmban po ashtu ringjalljen pas vdekjes, Ditën e Ringjalljes, xhenetin dhe xhehenemin, thënë shkurt, çdo gjë që ka të bëj me Ahiretin. Me të vërtetë, në ajetin vijues, ajetin e 4-të të Sures Bekare, me fjalët “…ata janë të bindur plotësisht për Ahiretin”, theks i veçantë i është vënë besimit në Ahiret.

Besimi në Ahiret është shenjë e besimit të vërtetë dhe si i tillë është shumë i rëndësishëm. Natyra e besimit në Ahiret siç shpjegohet në Kuran jap dëshmi të fortë për sinqeritetin dhe vërtetësinë e një besimtari. Ai i cili beson në Ahiret tashmë ka vënë themelet e besimit të pakusht në Allahun, në Librin e Tij dhe në të dërguarin e Tij. Një individ i tillë e din se Allahu ka fuqi mbi çdo gjë dhe se fjalët e Tij dhe premtimet e Tij janë të vërteta. Rrjedhimisht, ai nuk ushqen kurrë dyshime në mendjen e tij për Ahiretin. Para se t’i shoh dhe të jetë dëshmitarë i këtyre fakteve, ai beson në to sikur t’i kishte parë tashmë ato. Ky është rezultat i natyrshëm i besës dhe besimit që ai ka në Allah dhe i mençurisë që i është dhuruar atij. Veç kësaj, një besim i palëkundur në Ahiret, i dëlirë prej të gjitha formave të dyshimit, përmban besimin në ekzistencën e Allahut si edhe në atributet e Tij, si shpjegohet në Kuran dhe besimin e plotë në të dhe nënshtrimin ndaj Tij. Ky besim bën që njeriu të njeh Allahun dhe ta çmoj Atë ashtu si duhet. Ky është besimi që Allahu e konsideron si të çmueshëm.

Nga ajo që u tha më parë, është e qartë se të kesh bindje të vërtetë dhe të plotë qëndron mbi një besim të vendosur në Ahiret. Në shumë pjesë të Kuranit, ka përmendje të mohimit të Ahiretit nga ana e jobesimtarëve dhe për jovendosmërinë e tyre lidhur me vërtetësinë e tij. Në të vërtetë, shumica e tyre janë njerëz të cilët besojnë në ekzistencën e Allahut. Megjithatë, ajo që i bën ata të devijojnë nga udha e drejtë më së shumti nuk janë çështjet që kanë të bëjnë me ekzistencën e Allahut por me atributet e Tij. Disa besojnë se Allahu fillimisht krijoi gjithçka dhe pastaj i la njerëzit të veprojnë si të duan – të paudhëzuar. Disa, në anën tjetër, mendojnë se Allahu krijoi njeriun, por se vet individi është ai i cili përcakton fatin e vet. Një grup tjetër beson se Allahu nuk i din mendimet intime dhe fshehtësitë e njeriut. Disa të tjerë besojnë në ekzistencën e Allahut, por nuk e pranojnë idenë e fesë. Allahëruesit e kësaj bindjeje të fundit në Kuran karakterizohen si vijon:

Ata (mohuesit) nuk e njohën Allahun sa duhet njohur Atë kur thanë; "Allahu nuk i shpalli gjë asnjë njeriu!" (Sure En’am: 91)

Pra, në vend të një mohimi total të ekzistencës së Allahut “mosnjohja e Allahut sa duhet njohur Atë” dhe si pasojë, mohimi i Ahiretit, përbëjnë bazën e mosbesimit. Me të vërtetë, përqindja e njerëzve që refuzojnë të pranojnë ekzistencën e Krijuesit është mjaft e ulët dhe shumica e tyre shpesh kanë dyshime për bindjet e tyre. Kjo është arsyeja pse në Kuran, nuk përmenden shumë njerëzit të cilët e mohojnë Allahun. Anasjelltas, njeriu gjen përmendje gjithëpërfshirëse për njerëzit të cilët i shoqërojnë shokë Allahut dhe mohojnë ringjalljen prej të vdekurve, Ditën e Gjykimit, Parajsën, Ferrin dhe të gjitha elementet dhe shpjegimet që janë të lidhura me besimin në Ahiret.

Edhe pse Ahireti është një e vërtetë e cila nuk mund të perceptohet përmes pesë shqisave, Allahu e krijoi atë së bashku me dëshmi të panumërta ashtu që mendjet tona të munden me lehtësi ta kuptojnë atë. Në të vërtetë, si një gjë e nevojshme për të kaluar provën e kësaj bote, njeriu duhet ta kuptoj këtë fakt, jo përmes pesë shqisave, por me anë të mendjes dhe si çështje të ndërgjegjes. Çdo person i rëndomtë, pas një meditimi, lehtë e kupton se gjithçka në mjedisin ku jeton, duke përfshirë edhe veten e tij, nuk ka mundur të vjen në jetë si rezultat i rastësisë së thjeshtë por më tepër përmes ushtrimit të fuqisë, dijes, vullnetit dhe kontrollit superior të një Krijuesi. Pastaj, ai rrjedhimisht e kupton se krijimi i Ahiretit është një gjë e thjeshtë për Allahun dhe se kjo është pasojë më se e natyrshme dhe e arsyeshme e kësaj bote. Për më tepër, ai e kupton se urtësia dhe drejtësia e Allahut kërkojnë ekzistencën e Ahiretit.

Edhe pse kjo është aq e qartë, ai i cili është i pabindur ndaj urdhrave të Allahut, nuk do ta pëlqente idenë e ringjalljes prej të vdekurve. Si njeri i cili kalon jetën e tij duke kënaqur dëshirat e tij të kota, nuk do të dëshironte të qëndrojë përpara Allahut për të dhënë llogari për atë që ka vepruar gjatë tërë jetës së vet. Kjo është arsyeja pse, përkundër posedimit të një kuptimi të plotë të ekzistencës së Allahut, ai do të zgjidhte të ndrydhë zërin e ndërgjegjes së tij dhe të mashtrojë vetveten. Duke qenë i mbyllur në një dimension të tillë, një jobesimtar fillon të bëjë krahasime të paurta, të paqëndrueshme dhe të paarsyeshme pa vlerësime afatgjata, vetëm për ta mohuar ringjalljen dhe Ahiretin:

Ai na solli Neve shembull, e harroi krijimin e vet e tha: "Kush i ngjall eshtrat duke qenë ata të kalbur? (Sure Ja Sin: 78)

Mirëpo, kjo pyetje, e bërë thjeshtë për t’iu shmangur realitetit dhe për të përkrahur vet-mashtrimin, ka një përgjigje të qartë:

Thuaj: "I ngjall Ai që i krijoi për herë të parë, e Ai është shumë i dijshëm për çdo krijim. (Sure Ja Sin: 79)

Në Kuran, Allahu e bën të qartë se bërja e krahasimeve të tilla të paqëndrueshme është një veti e veçantë për jobesimtarët:

Shembulli i keq u takon atyre që nuk besojnë botën tjetër, ndërsa Allahut i takon shembulli më i lartë. Ai është fuqiploti, i urti. (Sure Nahl: 60)

Disa, në anën tjetër, përpiqen të arsyetojnë qëndrimin e tyre duke dhënë disa të ashtuquajtura shpjegime:

Ata (idhujtarët në dynja) thonë: "A thua do të bëhemi përsëri kështu si jemi?" A edhe pasi të jemi bërë eshtra të kalbur?" Ata thanë: "Atëherë, ai kthim do të jetë dëshpërues për ne!" (Sure Nazi’at: 12)

Në të vërtetë, përkundër të qenit të bindur për këtë, ata nuk ngurrojnë të pranojnë se ekzistenca e Ahiretit nuk iu shkon për shtati qëllimeve të tyre në jetë.
Jobesimtari zvogëlon urtësinë e vet me vullnetin e vet. Duke e kuptuar paarsyeshmërinë e pohimeve të tij, ai prapëseprapë e trajton këtë çështje me kryeneçësi sentimentale dhe bën gjithçka për të gjetur kënaqësi psikologjike në të:

Ata u betuan në Allahun, me betimin e tyre të fortë se "Allahu nuk e ringjall atë që vdes!" Po, (i ringjall) ai është premtim i Tij i prerë, por shumica e njerëzve nuk dinë. (Sure Nahl: 38)

Duke i marr teket dhe dëshirat e tyre për Allaha të tyre, këta njerëz thonë fjalë të kota për të lehtësuar ndërgjegjet e tyre dhe pastaj gjejnë prehje në to. Allahu përshkruan natyrën e këtyre njerëzve të cilët mohojnë ekzistencën e Ahiretit:

Ne krijuam shumë nga xhinët e njerëzit për xhehenem. Ata kanë zemra që me to nuk kuptojnë, ata kanë sy që me ta nuk shohin dhe ata kanë veshë që me ta nuk dëgjojnë. Ata janë si kafshët, bile edhe më të humbur, të tillët janë ata të marrët. (Sure A’raf: 179)

Në një pjesë tjetër të Kuranit, gjendja e këtyre njerëzve përshkruhet si vijon:

A e ke parë ti (Muhammed) atë që teket dhe dëshirat e tij i merr si Allah të vetin - të cilin Allahu e ka humbur me dashje, ia ka vulosur të dëgjuarit dhe zemrën e tij, i ka vënë perde mbi të parët e tij? Më thuaj, pos Allahut, kush mund ta udhëzojë atë? Pra a nuk merrni mësim?

A nuk merrni mësim? Ata edhe thanë: "Nuk ka tjetër, vetëm se kjo jetë jona në këtë botë, po vdesim dhe po lindemi dhe asgjë nuk na shkatërron tjetër pos kohës. Ata për këtë nuk dinë asgjë, ata vetëm fantazojnë. (Sure Xhathije: 23-24)

MesazhTitulli: Re: A ekziston jeta pas vdekjes?   A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 3 EmptySun Aug 10, 2008 5:42 pm

Parapsikologu kerkoj nga ju qe te jeni me serioz per kete qeshtje qe jemi duke diskutuar. E jo ta leni kete qe eshte shume me e rendesishme e te merreni, me lojen e shkronjes se fundit, apo me shpulla.
Edhe pse kjo eshte zgjedhja juaj por te pakten tregoni se jeni terhequr nga ky debat, per hire te se vertetes dhe korrektesise e them.
Sepes po dalim shume serioz.
Emri i forumit eshte shume i qelluar, por si duket disa antare nuk e kane gjete adresen e duhur.

Me t'mira
Mbrapsht në krye Shko poshtë
E_Bukura
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
E_Bukura

Female
Numri i postimeve : 2009
Age : 37
Vendi : Prishtine
Registration date : 30/09/2007

A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: A ekziston jeta pas vdekjes?   A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 3 EmptyMon Aug 11, 2008 12:06 pm

MUHAMETII shkruajti:

echo, parapsikologu, E_Bukura a besoni ne Zot?

Muhamet me habite ky fakte, qe nuk e pasket kuptuar nese besoj apo jo, ne zote! E kam thene shume here se i takoj fes islame, por deri me sot, nuk kam qen asnjeher ne xhami ( nese do me jepet rasti do shkoje), gjithashtu nuk i permbahem shume obligimeve tjera qe i kerkon feja Islame. Mirepo, perkunder gjithe ketyre, nuk jam bere dicka tjeter...Nuk me intereson nese eshte xhami apo kishe, kur te kem raste te shkoj dhe te mesoj ( ndegjoj dicka te mire) do e bej pa ngurruar ( ne dallim prej juve) qe shkoni vetem ne xhami. Pra, me pak fjale, gjithnje do mbetem e ketill cfare jame, shqiptare e perkatesis religjioze islame, me nje besim spekulativ, abstrakt, filozofike mbi zotin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
E_Bukura
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
E_Bukura

Female
Numri i postimeve : 2009
Age : 37
Vendi : Prishtine
Registration date : 30/09/2007

A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: A ekziston jeta pas vdekjes?   A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 3 EmptyMon Aug 11, 2008 12:10 pm

Biligoa e prishe krejt mousin ( duke bere copy-paste). Ne cdo teme te njejten gje e ben! Te gjithe dijme ashtu, edhe nje femije i cili e njeh Pc mire, mund ta beje te njejten gje dikur ju, bile edhe me mire. Trego dicka...ne menyre qe mos te mendojm se e keni koken vetem per mos t'ja prishur hijeshin vetes....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII

Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: A ekziston jeta pas vdekjes?   A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 3 EmptyMon Aug 11, 2008 1:46 pm

E_Bukura, ju me heret e keni thene kete:
"Jeten tjeter po u lem personave te pa perspektive, te cilet nuk e kan gjetur veten asku."

Me dukeni shume e dyshimte ju. Cdo njeri qe e sheh kete qe e keni thene ju do te dyshonte ne besimin tuaj. Se te thash edhe me pare, se eshte e pakuptimte te besohet ne Zot, e te mos besohet ne ringjallje. Kjo eshte e gjithe esenca.
Por ju vazhdoni e mabni qendrimin tuaj, e respektoj edhe pse nuk pajtohem.

A mund te na tregosh me gjeresisht per kete besimin abstrakt dhe filozofik mbi Zotin?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
echo
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar

Female
Numri i postimeve : 1470
Age : 34
Registration date : 29/05/2008

A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: A ekziston jeta pas vdekjes?   A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 3 EmptyMon Aug 11, 2008 3:23 pm

MUHAMETII shkruajti:

echo, parapsikologu, E_Bukura a besoni ne Zot?

per mos me e zgjate me shume,them qe JO! dhe ai mendimi interesant bindes.??? -qysh po e sheh edhe vet i ka 3 pikepyetje mbrapa
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII

Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: A ekziston jeta pas vdekjes?   A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 3 EmptyMon Aug 11, 2008 4:05 pm

O echo, po ato pikepyetje nuk paraqesin ate qfare ju keni pretenduar, une keshtu mendoj. Nuk ke nevoj te thuash, "interesant bindes.???", me pikepyetje, por thuani qarte, sikurse e the tani.
Por kam pase edhe nje pyetje per ju te tre.

Besoni se shpirti ekziston!?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
echo
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar

Female
Numri i postimeve : 1470
Age : 34
Registration date : 29/05/2008

A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: A ekziston jeta pas vdekjes?   A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 3 EmptyMon Aug 11, 2008 4:13 pm

shpirti -eshte trupi,mendja,zemra ...nuk besoj ne ate qe trupi vdes e shpirti jo e kesi gjerash
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Parapsikologu
Hero anëtar
Hero anëtar
Parapsikologu

Male
Numri i postimeve : 3125
Age : 56
Vendi : Ferizaj-Kosovë
Profesioni/Hobi : Poezia
Registration date : 18/07/2008

A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: A ekziston jeta pas vdekjes?   A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 3 EmptyMon Aug 11, 2008 4:16 pm

MUHAMETT - nuk dua te humb kohe duke te bindur sepse nuk dua te imponoj mendimin tim tek askush (sikur e ben ti). Nese pyet a ekziston shpirti, don te pyesesh a ekziston mendja, a ekziston kujtesa, a ekziston logjika, a ekziston .... ka shume pyetje te ngjashme.

Te te pyes ty vetem nje gje: A beson ne shkence?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII

Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: A ekziston jeta pas vdekjes?   A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 3 EmptyMon Aug 11, 2008 4:24 pm

Jo gabim jeni echo.
Vetem nje pyetje e kam, si e shihni ju vdekjen klinike, aty nuk funksion as edhe nej qelize e vetme.

Parapsikologu si po mendoni ia imponoj une dikujt besimin, nuk eshte imponim ky qe e bej une, une thjesht jap mendimin tim dhe asgje tjeter, por kur hyn ne nje teme, dhe e leshoni nje fjale duhet te keni te qarte se ke hyre ne debatm, dhe duhet te ju pergjigjesh atyre qe kerkojne pergjigjje nga ti.
"Nese pyet a ekziston shpirti, don te pyesesh a ekziston mendja, a ekziston kujtesa, a ekziston logjika, a ekziston .... ka shume pyetje te ngjashme. "

Por une te pyeta vetem per shpirtin. Njeri qe beson ne shpirt eshte e pakuptimt te mos besoj ne Zot, sepse as shpirti nuk shihet, por ai ekziston.

Normal qe une besoj ne shkence. Por jo tek shkenctare, ndoshta e ke te qarte.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
echo
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar

Female
Numri i postimeve : 1470
Age : 34
Registration date : 29/05/2008

A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: A ekziston jeta pas vdekjes?   A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 3 EmptyMon Aug 11, 2008 4:38 pm

e di nga pervoja qe eshte e pamundur te debatohet per fe me njerezit te cilet jane te dhene shume mbas saj

mire e the edhe vet se nese beson ne Zot ateher beson edhe qe elziston shpirti por per mua vlen ajo qee thash me pare sa i perket shpirtit e qe njekohesisht pajtohem me Parapsikolgu-n \

e sa i perket vdekjes klinike-aty njeriu eshte pothuajse i vdekur edhe si eshte nje shprehje "vetem shpirti nuk i ka dal " ama kjo dmth qe zemra punon por ne nje ritem te ngadalshem apo nashta ketu edhe jam gabim ,s'jam e sigurt
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content

A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: A ekziston jeta pas vdekjes?   A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 3 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
A ekziston jeta pas vdekjes?
Mbrapsht në krye 
Faqja 3 e 18Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4 ... 10 ... 18  Next
 Similar topics
-
» A egziston jeta pas vdekjes.....
» A Ekziston Djalli ?
»  A ekziston dreqi apo jo
» Cilat jan situatat kufitare te vdekjes?
» Shqiptaret ne Mal te Zi - Midis jetes dhe vdekjes!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shkencë-
Kërce tek: